Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset > Propaganda a/sh
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 14.6.2007, 13:11   1
kalimtar/e
 

Vė re! Prop:GR/ Vorio-Epiri


Nga Vangjel Koēa, Nė udhėn e shqiptarizmės. Shkrimi nuk mban datė, por duke iu referuar personave nė brendėsi, mundet tė jenė vitet 1941-44.

Citim:
Radio Londra dha, pardje mbrėma, njė lajm... humoristik: Njė njė drekė qė i shtroi nė Londėr kolonia greke e atjeshme, kryetari i Qeverisė Greke tė Gjergjit tė II-tė, bankieri i City-sė nė Athinė, Tsudheros, tha midis tė tjerave se “shumė shpejt Greqia do tė ringjallet edhe do tė futė prapė nė gjirin e saj “Vorio-Epirin”, Maqedoninė, Dodekanezin dhe Qipron, sado qė shqiptarėt e bullgarėt janė pėrpjekur ta ndėrrojnė karakterin etnologjik tė kėtyre viseve”.

Kėtu e nja 25 shekuj mė parė, kėtė gjė e shkruan Platoni nė “Timėun” e tij- njė prift egjiptian i paska thėnė Solonit se “Grekėt janė gjithmonė ēiliminj”. Kėshtu, fjalėt e kėtyre “ēiliminjėve” tė jugut ne shqiptarėt i marrim, sikundėr i kemi marrė kurdorherė... veresie, edhe u japim rėndėsinė qė kanė fjalėt qė dalin nga goja e ēiliminjėve!

Bankieri Tsudheros bėn fjalė edhe pėr “Vorio-Epirin”. Mirė po ē’prallosnin grekėt gjatė luftės sė fundit? Kur peripecitė e luftės e hodhėn Korēėn tonė shqiptare pėr ca kohė nė dorė tė grekėve, kryeministri i asaj kohe Metaksas paska thėnė se “Greqia lufton pėr tė shpėtuar edhe indipendencėn shqiptare”...

Sot na vjen Tsudherosi, muhaxhir midis tė mbrojturve fatalė tė Anglisė, edhe na thėnka se pėr sė shpejti Greqia do ta futė prapė nė gjirin e saj “Vorio-Epirin”, domethėnė Gjirokastrėn e Korēėn gjer nė Shkumbin, domethėnė vise krejt shqiptare.

A nuk duket sikur janė nė kundėrshtim nė mes tė tyre fjalėt e Metaksait pėr “shpėtimin e indipendecės shqiptare” me fjalėt e Tsudherosit pėr tė futur prap nė gjirin grek “Vorio-Epirin”, domethėnė Shqipėrinė e Jugut? Aspak! Kundėrshtimi ėshtė vetėm nė formė, se nė themel fjalėt thonė tė njėjtėn gjė.

Metaksai foli si diplomat, domethėnė pėr oportunizėm diplomatik, pėrkundrazi, veprat e administratės ushtarake greke gjatė sundimit tė shkurtėr grek nė Korēė e nė Gjirokastėr kanė qenė krejt nė kundėrshtim me fjalėt e Metaksait, kurse Tsudherosi foli si patriot grek i tipit tė “Megali Idhea”-s, e cila e vuri Greqinė nė gjum, e pėrkundi njė shekull tė tėrė nė djepin e utopive, e zvarrisi nė katastrofėn e Prillit tė shkuar.

Njė konstatim klinik: Greku vuan akoma nga kjo murtajė e “Idesė sė Madhe” me ėndrėn e sė cilės janė nanunisur kaq breza greke. Nuk i shėroi dot as tragjedia e 1922-it nė Anadoll, kur ushtritė nacionaliste tė Mustafa Qemalit i hodhėn nė det pėrpara syve tė anglezėve mbrojtės, qė i kishin shpėnė grekėt nė ato vise pėr hatėr tė vajgurit tė Mosulit. Njė filozof i dėgjuar i Darmstadit, Kayserling, i ka quajtur grekėt “popull tragjik”. Vetėm kėshtu mund tė kuptohet se si ky popull dhe krerėt e tij nuk e ndjenė tragjedinė me tė cilėn ėshtė mbrujtur shpirti grek, tragjedi e cila shpejt do tė pėrfundojė sigurisht dhe nė “katarsin” aristotelian!

Po “Megali Idhea” greke u mbyt pjesėrisht kėtu e njėzet vjet mė parė nė ujėrat e kaltėrta tė Jonisė. Ajo qė mbetet tani nė hirin e kėsaj “Ideje” tė ēmendur ėshtė Greqia lakuriq, Greqia tragjike, me njė tė nesėrme tė rėndė tė panjohur.

Dhe pikėrisht nė mes tė njė realiteti tragjik tė tillė, na del Tsudherosi dhe nga City-ja e vet mėkatare trumbeton se pėr sė shpejti Greqia do tė rringjallet dhe do tė futė prapė nė gjirin e saj edhe “Vorio-Epirin”, Shqipėrinė tonė tė Jugut!

Ne shqiptarėt i dimė mendimet e dėshirat e vėrteta greke pėr sa shikon vendin tonė. Kemi 60 vjet tė tėra, qė nga koha e Lidhjes sė Prizrenit e tėhu, qė i kemi pėrpjekur armėt me grekėt nė ēdo shesh: nė sheshin e diplomacisė, nė sheshin e politikės, nė sheshin e shkollės, nė sheshin e kishės, nė sheshin e gjuhėsisė dhe nė sheshin e armėve. Dhe i kemi dalė zot tė drejtės sonė. Dhe kur kemi qenė fill tė vetėm e tė dobėt nė djepin tonė shtetėror.

Kryeministri i fundit i Qeverisė sė Gjergjit II-tė shtoi se jemi pėrpjekur tė ndėrrojmė karakterin etnologjik tė “Vorio-Epirit”, domethėnė tė viseve tona shqiptare. Pėrkundrazi, ne shqiptarėt kemi bėrė diēka tjetėr pėr grekėt: i ēliruam nga Turku me gjakun tonė shqiptar, i bėmė Shtet mė vete dhe u dhamė-kjo rraca jonė shqiptare-burra tė mėdhenj qė e lulėzuan dhe e shpunė pėrpara Greqinė.

Pra, s’e ka dashur puna qė ta ndėrrojmė karakterin etnologjik tė “Vorio-Epirit”. S’na ka lėnė perėndia t’ja ndėrrojmė sepse perėndia qė prej kohėsh s’mbahen mend ka ngulur nė kėto vise shqiptare gjuhėn shqipe dhe ka urdhėruar tė qarkullojė nė rrembat e tyre gjaku shqiptar.

Pastaj grekėt e dinė fare mirė- dhe kėtė gjė e kanė pohuar me pikėllim- se ēfarė paskan gjetur nė vise tė Korēės dhe Gjirokastrės gjatė pushtimit tė tyre ushtarak tė shkurtit tė fundit.

Po nė qoftė se, me gjithė kėto, Tsudherosit me shokė u pėlqeka “Vorio-Epiri”, domethėnė Shqipėria e Jugut, atėheė ne i ftojmė po me fjalėt e Leonidhės sė tyre: -“Mollon llave”, Hajde ta marrėsh!

Ndryshuar sė fundmi nga sub674843 : 14.6.2007 nė 13:19.

  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:58.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.