Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.6.2007, 07:51   1

Vė re! Rrėqebulli rrezikohet nė gadishull


Citim:
Rrėqebulli nė rrezik zhdukjeje

Sipas Shoqatės pėr Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror nė Shqipėri, vlerėsimet paraprake pėr popullatėn autoktone tė rrėqebullit nė Ballkanin jugperėndimor tregojnė se popullata e tij nė kėtė hapėsirė ėshtė mė e rrezikuar krahasuar me pjesėn tjetėr tė planetit.

Situata bėhet edhe mė alarmante po tė mendohet se rrėqebulli i Ballkanit konsiderohet si subspecie mė vete, Lynx lynx martinoi. Gjendja e tij nuk njihet mirė, por numri i gjithė popullatės mendohet tė jetė nėn 100 individė e pėrqendruar kryesisht nė Shqipėri dhe Maqedoni.

Nga tė dhėnat e deritanishme, mendohet se nė Shqipėri jetojnė 20-25  individė rrėqebujsh.

Shoqata pėr Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror nė Shqipėri ka ndėrmarrė njė projekt lidhur me mbrojtjen e Rrėqebullit tė Ballkanit.

Sipas kėsaj shoqate nė kėtė nismė marrin pjesė organizata ndėrkombėtare si Grupi Specialist i Maceve tė Egra tė Botės (IUCN SSC/Cat Specialist Group), Organizata Zvicerane pėr Menaxhimin e Mishngrėnėsve tė Mėdhenj (KORA), Fondi Evropian pėr Trashėgiminė Natyrore (Euronatur) dhe Instituti Norvegjez pėr Kėrkimet Mjedisore (NINA).

Nė nivelin rajonal, zbatuese tė projektit do tė jenė Shoqata pėr Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror nė Shqipėri (PPNEA) dhe Shoqata Ekologjike Maqedonase (MES).

Projekti shumėpalėsh i njohur si “Programi pėr Rikuperimin e Rrėqebullit tė Ballkanit” nė fazėn e parė synon ndalimin e rėnies sė mėtejshme tė popullatės sė rrėqebullit nėpėrmjet studimit dhe monitorimit tė species, sensibilizimit publik, forcimit tė kuadrit ligjor dhe shpalljen e zonave tė mbrojtura.

Nė njė periudhė mė afatgjatė pritet tė konkretizohet njė Plan Veprimi pėr specien dhe tė konsolidohet njė Qendėr Monitorimi Kombėtare pėr Mishngrėnėsit e Mėdhenj nė bazė tė eksperiencės sė vendeve partnere nė projekt.

Mjedisi SOT 115 | Nėntor 2006 | 14
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2007, 16:45   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Emri:  rreqebulli.jpg
Shikimet: 1449
Madhėsia:  23,3 KB
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.5.2011, 15:38   3
Citim:
Zbulohet rrėqebulli i parė i Ballkanit nė Shqipėri

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	rreqebulli1.jpg
Shikimet:	335
Madhėsia:	44,7 KB
NNJ:	2913Shoqata pėr Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror nė Shqipėri (PPNEA) pohoi sot se ekipi i saj kėrkimor nė terren mori fotografinė e pare tė rrėqebullit tė Ballkanit ne Shqipėri me ane te pėrdorimit tė kamerave-kurth

Tiranė, 27 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana – Shoqata pėr Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror nė Shqipėri (PPNEA) konfirmoi sot se ekipi i saj kėrkimor nė terren nxori foton e parė tė Rrėqebullit tė Ballkanit (Lynx lynx martinoi) nė gjendje tė egėr, nė rajonin malor tė Shqipėrisė veriore me anė tė pėrdorimit tė kamerave-kurth.

Individi nė fjalė ishte fotografuar nga njė kamerė-kurth nė 26 Mars 2011, nė orėn 18:48.

Rrėqebulli i Ballkanit ėshtė njė nga llojet e faunės mė tė rrezikuar nė Shqipėri dhe qė prej vitit 2006, PPNEA sė bashku me partnerė ndėrkombėtare nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia dhe Norvegjia, ka ndėrmarrė njė program pėr studimin dhe ruajtjen e popullatės sė tij (Programi pėr Rimėkėmbjen e Rrėqebullit tė Ballkanit.

Vlerėsimet mė tė fundit tė ekspertėve tregojnė se numri i rrėqebujve nė Shqipėri nuk i kalon 15 – 20 individė nė total dhe si i tillė ėshtė i klasifikuar si njė lloj i kėrcėnuar nė mėnyrė kritike (CR – Lista e Kuqe, 2007).

Gjithsesi, nga kėrkimet e PPNEA-s ndėr vite me metoda bashkėkohore shkencore, deri mė sot nuk ishte provuar prania e rrėqebullit nė gjendje tė egėr nė Shqipėri dhe shenjat e prezencės sė tij vinin kryesisht nga individė tė vrarė dhe tė ruajtur si trofe ose nga informacione tė rastėsishme tė marra nga popullsia e zonave rurale.

Si rrjedhojė, ky ėshtė njė nga rezultatet mė tė rėndėsishme tė arritura deri mė tani pasi provon nė mėnyrė definitive praninė e rrėqebullit nė vendin tonė dhe pėrbėn njė thirrje tė fuqishme pėr marrjen e masave tė menjėhershme pėr ruajtjen e tyre dhe tė habitateve ku ata jetojnė.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	rreqebulli2.jpg
Shikimet:	240
Madhėsia:	45,0 KB
NNJ:	2912
Metodologjia e pėrdorur nga PPNEA pėr monitorimin e faunės nė vend, ka nė thelb pėrdorimin e pajisjeve tė quajtura “kamera-kurth”, me anė tė tė cilave u realizua dhe fotografimi i rrėqebullit tė parė nė vend.

PPNEA tregon pėr agjencinė NOA se kamerat-kurth janė aparate me shkrepje automatike, tė pajisura me njė sensor i cili dedekton lėvizjen e kafshėve me gjak tė ngrohtė dhe i fotografon ato nė momentin qė kalojnė pėrpara pajisjes.

Kėto pajisje montohen nė pemė apo kunja tė posaēme tė vendosura nė pyje, pranė shtigjeve ku njihet lėvizja e kafshėve tė egra. Kjo metodė, ėshtė njė metodė jo-invazive pėr studimin e faunės, pasi gjeneron informacion nė lidhje me praninė dhe abundancėn e llojeve tė ndryshme pa i shqetėsuar ato.

Rrėqebulli ėshtė njė lloj plotėsisht i mbrojtur dhe gjuetia e tij ndalohet rreptėsisht nė bazė tė Ligjit pėr Mbrojtjen e Faunės sė Egėr (Nr. 10 006 / 2008) dhe Ligjit pėr Gjuetinė (Nr. 10 253 / 2010).

Rrėqebulli ka patur njė mbrojtje tė plotė ligjore nė vend qė prej vitit 1969. Ai klasifikohet nė Listėn e Kuqe tė Shqipėrisė (Urdhėr nr. 146 / 2007) me statusin CR (i rrezikuar nė mėnyrė kritike pėr zhdukje).

Rrėqebulli mbrohet edhe nga konventa ndėrkombėtare, si Konventa e Bernės dhe Konventa Ndėrkombėtare pėr Tregtinė e Specieve nė Rrezik (CITES) tė cilat janė ratifikuar nga Republika e Shqipėrisė.

Situata e rrėqebullit tė Ballkanit ėshtė edhe mė alarmante po tė mendohet se ai pėrbėn njė popullatė dhe nėnlloj (subspecie) mė vete dhe tė diferencuar gjenetikisht nga popullatat e rrėqebujve tė tjerė nėpėr botė. Kėsisoj, ai ka vlera tė mėdha pėr diversitetin biologjik dhe trashėgiminė natyrore tė vendit tonė dhe pėrbėn njė thesar tė natyrės shqiptare.

Projekti pėr ruajtjen dhe monitorimin e rrėqebullit tė Ballkanit ėshtė njė projekt shumė-palėsh, i ndėrmarrė nga Shoqata pėr Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror nė Shqipėri (PPNEA) dhe Shoqata Ekologjike e Maqedonisė (MES) nė bashkėpunim me partnerėt ndėrkombėtarė KORA, Euronatur, NINA dhe IUCN/SSC Cat Specialist Group.

http://www.noa.al/2011/04/zbulohet-r...t-ne-shqiperi/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2012, 21:15   4
Citim:
Fotografohet rrёqebulli i dytё nё Shqipёri

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	rreqebulli_shqiperi.jpg
Shikimet:	160
Madhėsia:	139,8 KB
NNJ:	3718Tiranė, 24 prill 2012, NOA – Edhe pse mendohej e zhdukur, njė popullatė e vogėl e rrėqebullit tė Ballkanit, specie tejet e veēantė e rrėqebullit euroaziatik, me rėndėsi madhore pėr ruajtjen e jetės sė egėr nė Ballkan, mendohet se po mbijeton nė truallin Shqiptar. Plot njė vit pas tė parit, rrėqebulli i dytė ballkanik fotografohet rishtas nė Shqipėri...

Ishin dy kėrkuesit shkencorė Aleksandėr Trajēe dhe Bledi Hoxha, tė Shoqatės pėr Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror nė Shqipėri (PPNEA), tė cilėt fotografuan mė 21 prill njė rrėqebull tė dytė tė Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), i cili ndodhet nė gjendje tė egėr nė Shqipėri, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Dy kėrkuesit thanė pėr agjencinė e lajmeve NOA.al se rrėqebulli u fotografua me anė tė pajisjeve kamera–kurth, mė datė 28 mars 2012, nė orėn 08:33, nė rajonin malor tė Shqipėrisė sė veriut.

Duke qenė se edhe rrėqebulli i parė ballkanik u zbulua nė Shqipėri mė 21 Prill 2011, plot njė vit mė parė, nė tė njėjtėn zonė, kėrkuesit mendojnė se ekzistojnė mundėsitė qė njė popullatė sado e vogėl rrėqebujsh po mbijeton edhe nė vendin tonė.

Rrėqebulli i Ballkanit ėshtė specie me rėndėsi madhore pėr ruajtjen e jetės sė egėr nė Ballkan, dhe qė nga viti 2006 PPNEA ka ndėrmarrė aktivitete tė ndryshme pėr rimėkėmbjen e popullatės nė bashkėpunim me partnerė ndėrkombėtarė nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia dhe Norvegjia.

Aktualisht, puna nė terren mbėshtetet nga Fondacioni Kombėtar Zvicerian i Shkencės (SNF) nė kuadrin e programit SCOPES pėr bashkėpunim me vendet e Ballkanit Perėndimor.

Nga tė dhėnat e grumbulluara deri mė tani mendohej se popullata e rrėqebujve nė Shqipėri mund tė ishte zhdukur, ose, nė rastin mė tė mirė, pėrbėhej vetėm disa individė kalimtarė me origjinė nga popullata e qendrueshme nė Maqedoni.

Studiuesit duke iu referuar tė dhėnave tė mbledhura gjatė pesė viteve punė nė terren tė kryer nga PPNEA, mendojnė se pėrllogaritjet e hamendėsuara se popullata e rrėqebujve mund tė shkonte nga 15-20 individė duken tashmė tejet optimiste dhe tė ekzagjeruara. Pjesa mė e madhe e shenjave pozitive nė kėtė drejtim vijnė nga njohuria lokale e komuniteteve rurale dhe rrėqebujt e vrarė, tė cilėt ruhen si trofe.

Ky lloj ėshtė i klasifikuar nė Librin e Kuq nė Shqipėri, prej vitit 2007 nga Ministria e Mjedisit, me statusin CR (i rrezikuar nė mėnyrė kritike).

Ky fakt ėshtė veēanėrisht shqetėsues pasi rrėqebulli i Ballkanit ėshtė njė popullatė e veēantė dhe nėnlloj mė vete i Rrėqebullit Euroaziatik, qė do tė thotė se ėshtė gjenetikisht i ndryshėm nga popullatat e tjera tė rrėqebujve nė botė, dhe pėrfaqėson njė trashėgimi natyrore unike nė llojin e vet pėr Shqipėrinė dhe rajonin.

Rrėqebulli i Ballkanit nė Shqipėri mbrohet de jure qė prej vitit 1969.

Ai gėzon mbrojtje ligjore nga konventa tė ndryshme ndėrkombėtare tė ratifikuara nga vendi tonė, tė tilla si Konventa e Bernės dhe Konventa Ndėrkombėtare pėr Tregtinė e Llojeve nė Rrezik (CITES).

Megjithatė nė realitet, gjendja mbetet alarmante pasi faktet, qė mund tė provojnė praninė e rrėqebullit tė Ballkanit nė territorin e Shqipėrisė janė shumė tė pakta.

Kėrkuesit shkencorė thonė se individėt e mbetur do tė vazhdojnė tė jenė nė rrezik tė vazhdueshėm nėse nuk merren masa tė menjėhershme kundėr gjuetisė sė paligjshme dhe shkatėrrimit tė habitateve natyrore.

Sipas kėrkuesve tė PPNEA-s, mbas fotografimit tė rrėqebullit tė dytė ka mė shumė arsye tė shpresohet se mund tė ketė ende njė popullatė e vogėl, e cila ka nevojė tė menjėhershme pėr marrjen e masave tė ruajtjes sė natyrės dhe vėmendjen e duhur.

Programi i Rimėkėmbjes sė Rrėqebullit tė Ballkanit ėshtė njė nismė shumė-kombėtare, e ndėrmarrė nga Shoqata pėr Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror nė Shqipėri dhe Shoqata Ekologjike e Maqedonisė nė bashkėpunim me partnerėt ndėrkombėtarė KORA, Euronatur, Instituti Norvegjez pėr Kėrkime Natyrore dhe IUCN/SSC Cat Specialist Group.

http://noa.al/news/artikull.php?id=178294
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.8.2012, 21:02   5
Citim:
Faktohet prania e rrėqebullit ballkanik nė Shqipėri

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	sk9tsri1.jpg
Shikimet:	146
Madhėsia:	64,5 KB
NNJ:	3917Tiranė, 15 gusht - Vėrtetohet prania e rrėqebullit ballkanik nė Parkun Kombėtar tė Shebenik-Jabllanicės. Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes sė Mjedisit Natyror nė Shqipėri (PPNEA) ka fotografuar specien e rrallė mė 7 gusht, nė zonėn e parkut tė Shebenikut.Sipas kėrkuesve tė PPNEA, Aleksandėr Trajēe dhe Bledi Hoxha, nė zonėn e Shebenikut janė kryer dy sesione intensive monitorimi gjatė viteve 2009 dhe 2011, tė cilat nuk mundėn tė provonin ekzistencėn e rrėqebullit nė zonė. Ndėrkohė qė gjatė vitit 2012, u kryen monitorime sporadike tė cilat, edhe pse tė kufizuara nė hapėsirė dhe kohė, rezultuan tė suksesshme.

Shpallja e Shebenikut zonė e mbrojtur nė vitin 2008 u bė pikėrisht nisur nga vlerat e rajonit si njė habitat i rėndėsishėm pėr gjitarėt e mėdhenj dhe nė veēanti nė lidhje me mundėsinė e pranisė sė rrėqebullit ballkanik.

Drejtuesit e shoqatės thanė se zbulimi i provės sė parė tė ekzistencės sė rrėqebullit brenda kufijve tė kėtij parku ngjall shpresa se nė tė ardhmen kjo popullatė do tė jetė mė e mbrojtur, duke u shndėrruar nė simbol tė trashėgimisė natyrore tė zonės, transmeton agjencia Noa.

Shoqata bėn thirrje pėr veprime tė koordinuara dhe sinergjike ndėrmjet grupeve tė ndryshme tė interesit pėr menaxhimin dhe ruajtjen e parkut, nė mėnyrė qė tė jemi optimistė se rrėqebulli do tė vazhdojė tė endet i lirė nė pyjet shqiptare dhe se do tė jetė burim frymėzimi dhe krenarie edhe pėr brezat e ardhshėm.

http://koha.net/?page=1,7,111622
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:41.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.