Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.6.2007, 08:04   1

Shkrim i cituar Bregdet: Deti “sulmon” tokėn, ikin 200 metra


Citim:
Deti “sulmon” tokėn, ikin 200 metra

Relievi i bregdetit nė Durrės, 20 vitet e fundit ka bėrė ndryshime drastike. Ky fakt vihet re fare mirė, po tė kihet parasysh se bunkerėt kanė qenė tė vendosur mė shumė se 10 metra larg, nė breg. Ndėrsa sot, shumė prej tyre janė futur nė ujė pėrreth 150-200 metra.

Ky fenomen ka ardhur duke u bėrė evident vitet e fundit, ku uji i detit po gllabėron gjithnjė e mė shumė sipėrfaqe, tė cilat mė parė kanė shėrbyer pėr plazhe. Vėnia dorė nė bregdet ka shkaktuar fenomenin e pėrmbytjes sė njė pjese tė madhe tė vijės bregdetare. Relievi bregdetar ka pėsuar ndryshime tė ndjeshme pas viteve ‘90. Disa qindra metra plazh tashmė nuk ekzistojnė mė, pasi deti i ka pėrmbytur ato. Tregues i pushtimit tė vijės bregdetare nga ana e ujit janė qendrat e zjarrit (bunkerėt), tė cilėt dikur ndodheshin pranė vijės sė ujit, ndėrsa sot janė 150 deri 200m brenda nė det.

Ky fenomen ka ndodhur nė Porto-Romano, nė Kepin e Palit, nė Rrushkull, Sektorin Rinia si dhe nė tė dyja anėt e grykėderdhjeve tė lumenjve Ishėm dhe Erzen.

Sipas ambientalistit Vlash Grami, “kjo qė ka ndodhur nė vijėn bregdetare tė Durrėsit ėshtė vepėr e mirėfilltė e aktivitetit njerėzor. Depozitimi i mbeturinave inerte nė det dhe pushtimi i sipėrfaqeve detare, shfrytėzimi pa kriter i shtretėrve tė lumenjve, shpyllėzimi i bimėsisė bregdetare, janė disa nga shkaqet tė cilat kanė ēuar nė kėtė fenomen”, - tha ai.

Deti nė njė farė mase ka kompensuar atė qė i ėshtė marrė nė tjetėr vend. Ky fenomen po ndodh edhe pranė plazhit tė Currilave te zona e Bėrrylit. Deti ėshtė afruar mbi 10 metra, duke marrė njė sipėrfaqe tė mirė tė bregut dhe kjo nė kompensim tė pushtimit tė tij mė tej ku janė depozituar mbeturinat inerte.

Sipas ambientalistėve, ky fenomen do tė vazhdojė me tė njėjtin ritėm, derisa tė vendoset paqja mes dorės sė njeriut dhe detit. Fenomeni i ndryshimit tė relievit tė detit ka ndodhur nė harkun kohor tė 20 vjetėve tė fundit. Qendrat e zjarrit apo bunkerėt siē quhen ndryshe nė zhargon, u ndėrtuan nė fillim tė viteve ‘80 dhe qė nga ajo kohė deti vetėm se ka gėrryer tokėn, duke marrė sipėrfaqe rėre qė dikur ishin plazhe tė frekuentueshme nga ana e banorėve tė kėtyre zonave.

“Ndėrkohė, vegjetacioni pas prerjeve tė pyjeve nė bregdet ka nisur ta marrė veten, por ai duhet tė ruhet nga ana e organeve kompetente, si dhe nga vetė komunitetet”, - thotė Grami nė vijimėsi tė shqetėsimit tė tij pėr kėtė fenomen.

Mjedisi SOT 117 | Pranverė 2007 | 4
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.7.2007, 14:32   2
vacuum
 
Po kjo gjė ėshtė shumė e vėrtet, por duhet theksuar se nuk ėshtė vetėm dora e njeriut shkaktare e kėsaj grryerje, vet zona e bregdetit tė Durrėsit ėshtė nė njė ulje tė vazhdueshme tektonike. Qė mė par diheshe pėr avancimin e detit drejt tokės prandaj nuk bėheshin ndertime ne bregdet. Njė te tillė e shohim dhe ne Velipoj ku deti ka gėrryer kto 5 vitet e fundit njė mas tė madhe toke.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.6.2010, 15:51   3
Citim:
Erozioni detar nė situatė emergjente

Erozioni detar paraqet situatė emergjente nė brigjet shqiptare, duke kėrcėnuar qindra kilometra katrorė tokė, por dhe zhdukje tė plazheve. Ndaj, marrja e masave tė menjėhershme ėshtė domosdoshmėri pėr tė ndalur kėtė "sėmundje".

Tė dhėnat e studimit mė tė fundit, tė ndėrmarrė nga specialistėt shqiptarė, tregojnė se ky fenomen ėshtė i pranishėm nė bregdetin shqiptar.

Ndėr zonat me erozion mė kritik, Prof. Ēerēiz Dyrmishi, njė nga hartuesit e studimit, pėrmend zonėn nė krah tė majtė tė grykėderdhjes sė Bunės, pjesa e Velipojės deri nė Vilun, etj.

"Me intensitet paraqitet erozioni nė pjesėn jugore tė plazhit tė Shėngjinit deri nė Tale, nė gjatėsi prej 9.3 km, pjesa kritike ėshtė krahu i djathtė i lumit Erzen, duket pėr shkak tė inerteve nė lumin Ishėm", sqaron Prof. Dyrmishi.

Zona me intensitet janė edhe grykėderdhja e vjetėr e lumit Seman dhe plazhit me tė njėjtin emėr, pjesa nė jug tė Divjakės, etj.

Ndėrsa, nė zonat bregdetare tė pėrbėra nga formacione shkėmbore, mė sensitive, sipas tė dhėnave, janė segmenti Currila-Porto Romano-Kepi i Palit, segmenti nga Shėn Pjetri-Kepi i Rodonit-Darē-Ishėm, ku, veē erozionit detar, vihet re dhe rrėshqitje masive e masave shkėmbore, etj.

"Shkaktarė tė erozionit detar janė natyralė nga ndryshimi i klimės globale, por dhe pėr shkak tė aktiviteteve tė njeriut", thotė Prof. Dyrmishi. Pėr kėto arsye ai shfaqet nė rrugė tė ndryshme. Por, mė i zakontė ėshtė procesi qė lidhet me lėvizjen e vijės sė ujit, ose transgresionin e detit drejt tokės, duke gėrryer apo mbuluar sipėrfaqe tė konsiderueshme tė tokave.

Shkaqe tė tjera janė uljet, apo ngritjet e plazheve, si rezultat i lėvizjeve neotektonike, ngushtimi i plazheve dhe ndryshime morfologjike, ndryshime tė shumta nė vėllimin e rėrės, duke pakėsuar sasinė e sedimenteve ranore, etj.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=14980&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.4.2011, 23:33   4
Citim:
Toka, qė po na ikėn ēdo ditė

Tiranė – Nė Ditėn Botėrore tė Tokės, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, Fatmir Mediu, ishte nė Fakultetin Bujqėsor dhe tė Mjedisit nė Kamėz, nga ku ka theksuar se erozioni i tokės ėshtė shqetėsim pėr Shqipėrinė.

“Kjo dukuri natyrore ėshtė njė nga sfidat qė vendi ynė po pėrballet sot, sfidė pėr tė cilėn ju duhet tė pėrgatiteni tė pėrballeni pas pėrfundimit tė studimeve”, tha Mediu.

Shkaqet e pėrhapjes nė vendin tonė nuk janė vetėm shkaqe nga kushtet gjeoklimatike, si sasia e reshjeve apo pjerrtėsia e theksuar, por shpesh faktor negative ėshtė janė bėrė ndėrhyrjet nė natyrėn shqiptare. Studimet tregojnė se ēdo vit nė Shqipėri gėrryhet nė 20% tė sipėrfaqes sė Tokės. Ēdo vit hidhen nė det, nėpėrmjet rrjetit ujor, mbi 60 milion ton materiale tė ngurta.

“Njė ndėr prioritetet e Qeverisė ėshtė edhe mbrojtja dhe pėrdorimi i qėndrueshėm i biodiversitetit dhe lufta pėr mbrojtjen e tokės nga erozioni, pėr sa kohė kushtet gjeo-klimatike tė vendit tonė e favorizojnė kėtė fenomen”, tha Mediu. Ai shtoi se ky fenomen u shfaq nė mėnyrė tė pėrsėritur dy vitet e fundit sidomos nė zonėn veri-lindore tė vendit, pas reshjeve tė shumta qė shkaktuan pėrmbytje dhe erozion tė theksuar nė zonėn bregdetare.

Nė vendin tonė, dhjetėra hektarė pyje shkatėrrohen ēdo vit nga prerjet pa kriter. “Lufta” ndaj shpyllėzimit nisi pas vitit 1990 dhe vazhdon ende, pa zbatuar asnjė ligj. /S.Lleshi/Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/35732/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.10.2011, 19:36   5
Citim:
Vlorė, deti "ha" tokėn, plazhi pėrfundon nė ujė

Njė sipėrfaqe e madhe plazhi ranor, nė bregdetin e Zvėrnecit nė Vlorė, i vlerėsuar mjaft pėr cilėsinė dhe pastėrtinė dhe i frekuentuar nga mijėra pushues nga Vlora dhe rrethe tė ndryshme tė vendit, ka pėrfunduar nė ujė dhe bashkė me tė edhe dhjetėra bunkerė tė ndėrtuar nė periudhėn e diktaturės.

Kjo dukuri, sipas specialistėve ka ardhur si pasojė e alternimit tė faktorėve natyrorė dhe ndėrhyrjes shkatėrruese tė individėve tė papėrgjegjshėm. Ajo qė nuk ishte bėrė pėr dekada me radhė, po ndodh tani.

Nė kėtė zonė nga 7 deri nė 15 km larg Vlorės, hapėsira detare ka pėrparuar drejt tokės, duke zaptuar njė pjesė tė saj dhe duke vazhduar ta bėjė kėtė. Nė mė shumė se 10 vjet, toka kėtu ėshtė tėrhequr disa dhjetėra metra, duke i lėnė vend detit qė vazhdon nė kėtė tendencė.

Ky fenomen, pavarėsisht se nuk ėshtė nė ato pėrmasa sa nė pjesė tė tjera tė bregdetit shqiptar, gjithsesi ėshtė i pranishėm. Ēdo vit deti pėrparon disa centimetra dhe toka tėrhiqet po aq, duke bėrė qė toka tė ngushtohet dhe njė pjesė e hapėsirės ranore tė vihet nėn pushtetin e ujit.

Specialistėt e mjedisit nė Vlorė shprehen se, fenomeni i gėrryerjes sė tokės dhe pėrparimit tė detit nė Zvėrnec, ėshtė shfaqur vite mė parė, ndonėse jo nė ato parametra sa nė Seman, Fier.

Gėrryerja e tokės dhe pėrparimi i detit u intensifikua nė vitet e fundit, si pasojė e punimeve tė kryera nga individė e subjekte tė ndryshme pėr grabitjen e rėrės. Pėr vite me radhė, mjete tė individėve dhe subjekteve tė ndryshme gėrmojnė dhe marrin rėrėn qė e pėrdorin pėr nevoja tė ndryshme tė ndėrtimit, duke bėrė qė pamja e kėsaj pjese tė bregdetit tė tjetėrsohet.

Ndėrkohė, qė ai vazhdon tė jetė nėn kėrcėnimin e ujėrave dhe sipas specialistėve, do tė vazhdojnė tė pėrparojnė, nėse nuk do tė ndalet grabitja e rėrės. "Tani ndodh mė pak, por disa vite mė parė rėra kėtu ėshtė gėrmuar dhe marrė nė sasi tė mėdha nga kamionė tė tonazheve tė ndryshme", tregon njė banor i zonės.

http://www.rilindjademokratike.com/R...0n%C3%AB%20det
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.1.2012, 21:29   6
Citim:
Durrės: Erozioni detar gėrryen 63 ha tokė nė Rrushkull

Tiranė, 10 janar 2012 - Erozioni detar ka gėrryer rreth 63 hektarė tokė nė veri tė qytetit tė Durrėsit. Burime zyrtare nga Policia Pyjore bėnė tė ditur se fenomeni ėshtė mė i dukshėm nė zonėn bregdetare tė Rrushkullit, qė pėrfshihet nė Bashkinė e Sukthit. Erozioni detar ka pėrfshirė njė gjatėsi bregdetare prej 3 4 km qė nis nė grykėderdhjen e Erzenit nė Jug dhe vijon nė pjesėn Veriore tė Gjirit tė Lalzit. Matjet e bėra qė nga viti 1978 dėshmojnė se, deti ka "gllabėruar" njė sipėrfaqe tė pėrgjitshme prej 63 hektarė, tė cilat janė nxjerrė nga harta e kadastrės me njė vendim tė vitit 2010. Sipas burimeve, fenomeni i erozionit detar vazhdon tė jetė i pranishėm edhe nė pjesė tė tjera tė bregdetit, por dėmtimi mė i madh vihet re nė fshatin Rrushkull dhe nė plazhin pėrballė tij. Njė pjesė e bunkerėve tė instaluar nė mesin e viteve 1970 si dhe disa ndėrtesa tė ndėrtuara nė tė njėjtėn periudhė, tashmė ndodhen krejtėsisht nė ujė, ndėrsa "sulmi" detar ndaj bregut vazhdon edhe tani.

Bashkia e Sukthit gjatė muajve nė vazhdim do tė paraqesė njė projekt qė do tė zbatohet gjatė kėtij sezoni turistik dhe qė pritet tė pėrfshijė edhe mbrojtjen e brigjeve nė zonėn e Rrushkullit.

http://www.kosova.com/artikulli/78367
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2013, 21:31   7
Citim:
Erozioni detar, specialistėt: Shmanget vetėm me masa konkrete nė terren

Tiranė - Erozioni detar nuk mund tė shmanget vetėm nė sajė tė studimeve shkencore qė bėjnė specialistėt. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė zbatohen masa konkrete nė terren, tė cilat aktualisht nė vendin tonė janė shumė ta pakta. Kėshtu shprehen specialistėt e Institutit tė Gjeoshkencave. Ata thonė se deri tani janė bėrė studime vetėm nė letėr pėr kėtė fenomen, i cili do tė jetė shumė shqetėsues pas disa vitesh nė zona tė ndryshme tė vijės bregdetare. Sipas tyre, erozioni detar po vjen gjithnjė e nė rritje edhe nga dora e njeriut.

"Studime ka shumė por mund tė them se nuk ėshtė se mund tė jenė tė pėrmbledhura apo tė jenė bėrė studime tė mirfillta pėr aplikacione qė mund ti zbatojnė ministritė e linjės. Njė nga faktorėt mė negativ qė influencon ėshtė ndėrtimi i digave tė mėdha me rezervuar. P.sh, ndikm shumė tė madh ka pasur pas ndėrtimit tė kaskadės sė lumit Drin sepse kėto sedimente qė vijnė dhe qarkullojnė nėpėrmjet lumenjve, pėrfundojnė nė det. Deti duke i transportuar pėrgjatė vijės bregdetare krijon njė marrėdhėnie stabiliteti ndėrmjet tokės dhe detit", shpjegon specialisti i Institutit tė Gjeoshkencave, Klodian Zaimi.

Bregdeti i Adriatikut thonė specialistėt ėshtė mė i prekuri nga kjo dukuri negative.

"Zona problemtatike shtrihen qė nga Vlora deri nė grykėderdhjen e Bunės, pothuajse i gjithė bregdeti i Adriatikut, i cili ėshtė me karakter tė ulėt e ranor. Ndėrsa pjesė e bregdetit tė Jonit nuk ėshtė e influencuar ose mund tė jetė fare pak", shprehet Zaimi.

Nė kėtė situatė specialistėt thonė se ėshtė e nevojshme qė tė ngrihet njė strategji pėr 20 vitet e ardhshme pėr tė luftuar erozionin detar. Ndėrkaq, ata ju tėrheqin vėmendjen qytetarėve qė tė mos ngrejnė vetė prita apo blloqe betoni, pasi kėto tė fundit me kalimin e kohės ndikojnė negativisht duke e favorizuar kėtė fenomen.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/59932/ALB
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2013, 22:11   8
Citim:
Erozioni nė Lezhė, deti merr ēdo vit 4 metėr tokė

Emri:  5177dfb963553.jpg
Shikimet: 516
Madhėsia:  12,4 KBLezhė - Ritmet e erozionit detar nė qarkun e Lezhės janė tė frikshme. Ato kanė shkaktuar humbjen e mijėra ha tokė, dėmtimin e biodiversitetit si dhe tė zhvillimit ekonomik, kryesisht tė turizmit. Nė njė takim me donatorė tė huaj pėr financimin e projekteve pėr minimizimin e fenomenit, kryetari i kėshillit tė qarkut theksoi se erozioni ėshtė mė i theksuar nė zonėn Shėngjin- Kune-Vain-Patok, ku deti ēdo vit merr 2-4 metėr tokė.

"Erozioni detar i cili ēdo vit po rrit agresivitetin e tij, ka bėrė qė nė pak vite deti tė zaptojė mijėra hektarė tokė duke tjetėrsuar jo vetėm zonat e mbrojtura po dhe duke rėnduar nė jetesėn e komunitetit tė zonės. Veē tė tjerave qė kanė lidhje me klimėn, komuniteti i komunave Shėngjin, Shėnkoll, Fushė- Kuqe po vuan pasojat e pėrmbytjeve qė po bėhen mė tė shpeshta", tha Pashk Gjoni, kryetar i Kėshillit tė Qarkut Lezhė.

Krahas erozionit njė tjetėr problematike janė edhe pėrmbytjet nga deti nė komunat Shėngjin, Shėnkoll dhe Fushė Kuqe. Sipas specialistėve ndryshimet klimaterike janė shkaktari kryesor i erozionit dhe pėrmbytjeve nga deti. Pėrmasat e tyre janė theksuar edhe pėr shkak tė ndėrhyrjes sė njeriut, me shpyllėzimin e zonave tė tėra por edhe me shkatėrrimin apo bllokimin e sistemeve kulluese.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/62008/ALB
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.8.2013, 19:40   9
Citim:
Abrazioni detar rrezikon plazhet nė Durrės

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	abraz-640x340.jpg
Shikimet:	120
Madhėsia:	58,0 KB
NNJ:	5792Kur ėshtė ndėrtuar nė vitin 1993 kompleksi turistik mė i afėrt me detin nė zonėn e Golemit, bregu ka qenė mė shumė se 100 metra larg tij, vitin e kaluar ka qenė 15 metra larg ndėrsa sot bregu i detit ėshtė buzė pishinės.

Njė pjesė e plazheve mė tė bukur tė zonės sė Kavajės dhe Durrėsit janė zhdukur nė njė kohė mjaft tė shkurtėr pėr shkak tė abrazionit detar, ndėrsa fenomeni paraqitet tepėr agresiv duke marrė ēdo vit nga 20 deri nė 25 metra breg nė thellėsi tė tokės.

5 vjet mė parė ekspertėt kanė vėnė alarmin pasi konstatuan humbjen e 97 mije m/2 tokė pas krahasimeve tė bėra ndėrmjet hartave topografike tė vitit 1985 me ato tė vitit 2008.

Zgjidhja e menduar nga privatet duke ndėrtuar prita me gurė nė drejtim vertikal ėshtė tejet e gabuar dhe thekson efektin domino tė humbjes sė plazheve. Sipas specialisteve zgjidhja mund tė huazohet nga vendet fqinj e pėrkatėsisht nga bregdeti i Barit nė Itali.

Forca gėrryese e detit me ritmet e kėtyre viteve tė fundit pėrveē plazheve tė Qerretit dhe Malit tė Robit shumė shpejt pritet tė prekė edhe zonėn e Shkėmbit tė Kavajės dhe Durrėsit nėse ndėrhyrjet do tė vazhdojnė tė mbeten nė iniciativat private dhe nuk do tė ketė njė projekt tė mirėfilltė pėr tė gjithė zonėn bregdetare tė rrezikuar nga fenomeni.

Babėzia e ndėrtimeve pa leje ne zonėn e bregdetit duket se mbetet arsyeja kryesore, qe ndihmon fenomenin e abrazionit.

http://vizionplus.al/abrazioni-detar...het-ne-durres/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2015, 16:37   10
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:44.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.