Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 25.8.2011, 11:43   81
Citim:
Moratorium 10-ditor pėr lėvizje nėpėr pyje

Moratoriumi 10 ditor pėr lėvizje nė rajonet pyjore hyri nė fuqi sot. Me kėtė ndalesė, autoritetet synojnė tė frenojnė rastet e zjarrvėnieve nė viset malore, nė kėtė periudhė tė tė nxehtit afrikan qė ka pėrfshirė vendin. Ministri i Bujqėsisė Lupēo Dimovski saktėsoi se ndalesa pėrfshin orarin nga 17 e mbrėmjes deri nė orėn 7 tė mėngjesit.

“Lėvizja nėpėr male tė jetė e lejuar vetėm pėr tė punėsuarit e ndėrmarrjeve qė kryejnė prerjen e drunjve dhe vetėm me dokumentacionin e posaēėm. MPB-ja, policia kufitare dhe ajo pyjore do tė kryejnė mbikėqyrje 24-orėshe nėpėr tė gjitha viset malore gjatė 10 ditėve tė ardhshme”, tha Lupēo Dimovski, Ministėr i Bujqėsisė.

Kreu i Drejtorisė pėr Mbrojtje dhe Shpėtim Shaban Saliu tha se institucioni i tij ėshtė i gatshėm tė pėrballet me zjarret dhe se tė gjitha ekipet mobile tė kėtij institucioni janė nė terren.

“Drejtoria pėr mbrojtje dhe shpėtim ėshtė nė gjendje mobile dhe nė tė gjitha 35 zyrat tona periferike po vendoset njė sistem kujdestarie tė pėrkohshme, veēanėrisht nė drejtorinė pėr mbrojtje dhe shpėtim nė Shkup dhe zyrėn e avionėve cisternė. Sot, deri nė kėtė moment nuk ka zjarre tė karakterit tė hapur, ai qė ishte nė Kumanovė u shua mbrėmė vonė....”, tha Shaban Saliu, drejtor i drejtorisė pėr mbrojtje dhe shpėtim.

“U bėj apel tė gjithė qytetarėve, qė ēfarėdo lloji zjarri tė hapur qė vėrejnė, ta denoncojnė menjėherė nė qendrėn tonė, nė numrin 195 qė ne tė mundemi tė reagojmė sa mė shpejtė dhe tė alarmojmė tė gjitha institucionet pėrgjegjėse nė vend”, tha Toni Jakimovski drejtor i drejtorisė pėr menaxhim me krizat.

Krahasuar me vitin e kaluar nė Maqedoni, kėtė verė janė regjistruar njė numėr mė i vogėl zjarresh. Nga muaji gusht i kėtij viti janė regjistruar 219 zjarre tė karakterit tė hapur. Bilanci flet pėr 7 mijė hektarė tokė tė shkrumbuar, prej tė cilave 2400 vetėm nė rajonin e Manastirit.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/82844.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.8.2011, 16:19   82
Citim:
Edhe komuna e Pejės pėrfshihet nė zjarre

Temperaturat e larta qė po mbretėrojnė kėto ditė nė komunėn e Pejės kanė shkaktuar ndezjen e shumė vatrave tė zjarrit, mirėpo nė shumė vende dyshohet se zjarri ėshtė vėnė qėllimisht.

Zjarre tė fuqishme kanė pėrfshirė sipėrfaqe tė madhe pyjesh me pisha nė bjeshkėt e Rugovės. Flakėt e zjarreve po zgjerohen duke degraduar hektarė tė shumtė tė pyjeve dhe hapėsirave fushore, ndėrkohė qė pėrpjekjet e zjarrfikėsve pėr lokalizimin e zjarreve po vazhdojnė.

Sipas zyrtarėve komunalė pėr mbrojte dhe shpėtim, njėsiti i zjarrfikėsve ka intervenuar nė 75 raste nė pjesė tė ndryshme tė komunės me qėllim tė mos pėrhapjes sė zjarreve.

Abdyl Lajqi, drejtor nė Drejtorinė komunale pėr Mbrojtje dhe Shpėtim ka theksuar se nė shumė vende tė komunės janė shėnuar ndezje tė zjarreve, ku sipas tij shkaktar kryesor i ndezjes ėshtė pakujdesia e faktorit njeri, por edhe temperaturat e larta.

“Nė Rugovė janė ndezur zjarre nė fshatin Kuqishtė, nė Hagjaj, kemi pas po ashtu njė zjarr tė madh qė po pėrpiqemi ta mbajmė nė kontroll qė tė mos pėrhapet. Dėmet mė tė mėdha janė shkaktuar nė fshatin Pishtan, dhe nė malet nė drejtim tė Rusujave”, tha Lajqi.

Ai, po ashtu, thotė se ekipit tė zjarrfikėsve iu ka dalė nė ndihmė edhe njė ekip i FSK-sė, ndėrsa pėr fat tė keq ekipet e zjarrfikėsve tė komunave tjera nuk kanė mundur t’u ndihmojmė pėr faktin se edhe komunat pėr rreth janė nė gjendje tė jashtėzakonshme si pasojė e zjarreve.

“Fatkeqėsisht, i gjithė regjioni kėto ditė ka qenė i pėrfshirė nė zjarr dhe nuk kemi pasur mundėsi qė tė ndihmojmė komuna-komunėn, pasi qė ekipet e zjarrfikėsve po veprojnė nė komunat e tyre”, ka thėnė Lajqi.

Ai u bėn thirrje qytetarėve qė tė mos ndezin zjarre nė natyrė, pasi qė temperaturat e larta ndikojnė nė pėrhapjen e shpejtė tė zjarrit./Kosovapress/

http://rtv21.tv/home/?p=29316

Citim:
Zjarret nė Kukės, digjen rreth 10 ha pyje

Sipėrfaqje pyjore nė rrethin e Kukėsit janė pėrfshirė nga flakėt e zjarrit, dhė ėshtė e vėshtirė shuarja e tyre pėr shkak se ndodhen larg rrugėve automobilitike.

Gjatė natės flakėt e zjarrit janė rindezur nė qafėn e Zbinecit dhe nė qafėn e Kombit, ndėrsa kanė pėrfshirė masivet pyjorė nė zonėn e Pakishtit, tė Zapodit, nė zonėn e Lojmės me dy vatra zjarri dhe nė afėrsi tė staneve tė Topojanit. Kreu i komunės Zapod, thotė se po punohet pėr tė izoluar zjarret tė cilat kanė prekur parcela me pisha.

“Kemi marrė tė gjitha masat. Kemi ngritur grupe tė veēanta pėr ēdo fshat pėr tė verifikuar dhe parandaluar zjarret”-tha Dan Koloshi, kreu i komunės Zapod.

Sipas prefektit tė qarkut tė Kukėsit, Elez Maēi nga zjarret janė pėrfshirė edhe pyjet nė rrethin e Tropojės.

“Kemi pasur njė seri zjarresh nė komunėn e Zapodit, Koēit, Surroit nė rrethin e Kukėsit. Nė rrethin e Hasit nuk kemi pasur zjarre. Ndėrsa nė Tropojė kemi pasur zjarre nė dy komuna. Nė komunėn e Tropojės dhe tė Dushkut”-tha Maēi.

Deri tani sipėrfaqja e dėmtuar arrin nė rreth 10 ha pyje, ndėrsa flakėt e zjarrit qė kanė rinisur brenda 24 orėve kanė djekur mbi 3 ha pyje.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...0-ha-pyje.html

Citim:
Zjarret shkrumbojnė 25 ha pyje nė Parkun e Lurės

Dibėr, 27 gusht -Zjarret prej dy ditėsh nė zonėn e Dibrės kanė shkrumbuar plot 25 ha pyje nė Parkun e Lurės. Zjarri ėshtė aktivizuar prej ditėsh sė djeshme dhe sot ka pėrpirė sipėrfaqe tė tėra me pyje nga Parku Kombėtar i Lurės.

Nga vendngjarja mėsohet se njė avion ka ndėrhyrė disa herė nga ajri, por pėrsėri nuk ėshtė bėrė e mundur shuarja e flakėve.

Situata paraqitet emergjente pasi temperaturat e nxehta favorizojnė pėrparimin e flakėve. Ndėrkohė qė forcat zjarrfikėse nuk e kanė ndalur asnjė ēast

http://www.koha.net/?page=1,4,67478

Citim:
Zjarret nė Vlorė, policia kap 4 autorėt

Vlorė, 27 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Katėr persona u prangosėn nga blutė e qytetit tė Vlorės, tė dyshuar si autor tė zjarreve qė pėrfshin kėtė qytet nė ditėt e fundit.

Burime zyrtare nga policia e kėtij qyteti bėjnė tė ditur pėr agjencinė e lajmeve NOA se, tė ndaluarit janė Aleks Sallaku, 39 vjeē, banues nė fshatin Delisuf, Feim Koēiaj, 46 vjeē, banues nė fshatin Akėrrni dhe Rrapush Bushaj, 63 vjeē, banues nė fshatin Poro Komuna Novoselė Vlorė.

Pas shoqėrimit nė polici ndaj tyre nisi procedimi penal nė gjendje tė lirė, pasi akuzohen se i kanė vėnė zjarrin nė orėt e para tė mėngjesit tė dy ditėve mė parė njė sipėrfaqeje tė konsiderueshme tė pyllit pranė fshatit Pish Poro nė Vlorė.

Ndėrkaq sipas policisė kėta tre persona, dyshohen si pėrgjegjės pėr zjarrvėnien dhe ndaj tyre po hetohet lidhur me veprėn penale, “Shkatėrrimi i pronės me zjarr”.

Pėr tė njėjtėn vepėr penal po dje u prangos edhe Leonard Haska, 31 vjeē, banues nė lagjen “24-Maji” Vlorė, pasi dyshohet se gjatė mesditės sė djeshme i ka vėnė zjarrin njė sipėrfaqeje tė konsiderueshme tė “Pyllit tė Sodės” pranė ish Fabrikės sė llambave Vlorė.

Ndėrsa Haska po procedohet nė gjendje tė lirė, Prokuroria e kėtij qyteti nisi hetimet pėr veprėn penale, “Shkatėrrimi i pronės me zjarr”.

http://www.noa.al/2011/08/zjarret-ne...kap-4-autoret/

Citim:
Banorėt: E kanė djegur, qė ta kthejnė nė shesh ndėrtimi

Zjarri i rėnė dy ditė mė parė nė pyllin e Poros ka arritur tė djegė njė sipėrfaqe tė konsiderueshme toke tė mbjellė me pisha. Aksioni pėr fikjen e zjarreve ka vazhduar pėr gjatė gjithė natės dhe ka vijuar edhe gjatė ditės sė djeshme. Policia e zjarrfikėset e Vlorės kanė punuar pėr mė tepėr se 30 orė pėr tė neutralizuar flakėt e zjarrit, tė cilat janė tė pėrhapura nė tė gjithė sipėrfaqen e pyllit. Por edhe pse kanė mbėrritur pėr ndihmė, zjarrfikėset e Fierit dhe tė Beratit, flakėt nuk janė mundur tė shuhen.

Gjatė ditės sė djeshme, situata ka qenė mjaft alarmante, pasi disa prej zjarrfikėsve kanė rrezikuar edhe jetėn, duke punuar pėr shuarjen e zjarrit. Prefekti i Vlorės, Eduart Velēani, nė njė lidhje telefonike me “Shqip” ėshtė shprehur se situata ka ardhur duke u pėrkeqėsuar dhe mė shumė gjatė ditės sė djeshme. Zjarri ka pėrparuar dhe mė shumė nė drejtim tė qytetit tė Vlorės.

“Nga 2500 deri nė 3000 ha pyll qė ėshtė, deri ditėn e nesėrme ky pyll do tė pėrgjysmohet nga zjarri. Ėshtė e pamundur qė tė vihen flakėt nėn kontroll. Sot disa punonjės sė zjarrfikėseve tė Vlorės kanė mbetur tė izoluar nė njė pjesė tė pyllit qė po digjej. Ka qenė njė situatė e rėndė pėr njerėzit e policisė, ėshtė nevojitur ndėrhyrja e tė gjithė punonjėsve pėr shpėtimin e tyre”, ka thėnė prefekti Velēani.

Ndėrkohė, ai ka shtuar se shuarja e zjarrit ėshtė e pamundur nga mjetet e zjarrfikėseve pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė.

“Makinat e zjarrfikėsve shpeshherė kanė ngelur nė rėrė dhe ka qenė njė punė e dyfishtė pėr nxjerrjen e tyre, pasi edhe makinat disa herė janė rrezikuar nga zjarri. Mundėsia e vetme pėr fikjen e kėtij zjarri ėshtė vetėm me anė tė ajrit. Pėr kėtė kemi marrė konfirmim nga Tirana pėr ardhjen nė ndihmė tė dy avionėve nga Turqia, por ende nuk kanė mbėrritur”, ka thėnė prefekti.

Ndėrkohė, gjatė ditės sė djeshme, banorė tė zonės sė fshatit Poro kanė ndihmuar pėr fikjen e zjarrit. Njė prej banorėve tė fshatit Poro i pyetur nga “Shqip” sesi ky zjarr me pėrmasa tė tilla nuk ėshtė vėnė re mė parė, ėshtė pėrgjigjur se zjarri nuk ėshtė shfaqur nė njė pikė tė vetme tė pyllit.

“Zjarri ėshtė vėnė nė disa pika tė ndryshme tė pyllit, 100 deri nė 200 metra nga njėra-tjetra. Nuk mendoj se zjarri ėshtė aksidental, por ėshtė vėnė vetė nga dora e njeriut. Ka disa mėnyra pėr tė vėnė zjarrin dhe pėr tė mos u kapur nga rojet e pylli. Njė mėnyrė e cila ėshtė praktikuar nė kėtė pyll ėshtė ajo e djegies sė jashtėqitjeve tė kafshėve, tė cilat digjen gradualisht dhe keqbėrėsit, pasi kanė ndezur zjarrin, janė larguar. Pas 30 minutash, vatra nis tė aktivizohet, duke djegur ēfarė gjen pėrpara. Ky pyll ku ne kemi kaluar rininė e njohim me pėllėmbė, tashmė ėshtė rrethuar me tel dhe nuk e dimė se kush ėshtė pronari i saj. Ne si banorė mendojmė se ky pronar qė ka blerė pyllin i ka vėnė dhe flakėn, pasi kjo zonė ėshtė njė zonė e virgjėr dhe plazhi ėshtė rreth 100 metra larg nga pylli. Pėr tė shfrytėzuar plazhin "pronari" ka menduar qė nė kėtė pyll tė ndėrtojė njė fshat turistik dhe gjėja mė e mirė pėr tė mos shpenzuar pėr prerjen e pemėve, por edhe pėr tė mos pasur probleme me shtetin qė nuk jep dot leje ndėrtimi nė pyll, ka bėrė djegien me dashje. E mendojmė njė gjė tė tillė, pasi nuk ka njė vatėr zjarri, por ėshtė vėnė zjarr ne tė gjitha kuadratet e pyllit, pra mund tė jenė rreth 100-200 vatra zjarri qė tashmė ėshtė e pamundur tė fiken”, ka pėrfunduar banori i Poros, qė nuk ka preferuar tė identifikohet.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...329a00f38.html

Citim:
Zjarret nė vend shkaktojnė dėme tė mėdha

Stina e verės me temperatura tė larta afrikane, po shoqėrohet me zjarre kryesisht nė Shqipėrinė Juglindore, Jugperėndimore dhe nė zonėn Veriore. Nė mjaft raste zjarret, janė bėrė kėrcėnuese edhe pėr shtėpitė e banorėve, sidomos nė zonėn e Shkodrės. Qindra hektarė pyje dhe kullota janė shkrumbuar nga flakėt. Kostot financiare tė dėmeve, ndonėse ende nuk janė llogaritur, mendohet tė jenė tepėr tė larta.

Ndėrkaq, zjarri i rėnė tė Mėrkurėn nė zonėn e pyllit tė Poros, pranė Vlorės, nuk ėshtė vėnė ende nėn kontrollin e zjarrfikėsve dhe terreni ku aktualisht janė shtyrė flakėt, ėshtė tepėr i vėshtirė pėr t’u ndėrhyrė. Pėr tė ndihmuar nė shuarjen e zjarrit ka mbėrritur edhe njė hidroplan nga Italia. Gjatė orėve tė vona tė natės, zjarri ka qenė me pėrmasa tė mėdha dhe ėshtė pėrhapur ne drejtim tė hidrovorit tė kėsaj zone. Nga tė dhėnat paraprake tė zjarrfikėsve mėsohet se, mė shumė se 450 hektarė sipėrfaqe pyll, nga 2500 hektarė nė total, ėshtė pėrfshirė nga flakėt. Sot, Policia e Vlorės ka kryer kallėzim penal nė Prokurorinė e rrethit nė ngarkim tė 43-vjeēarit Festim Toja, pėrgjegjės i njė firme.

Sipas policies, punonjėsit e kėsaj firme duhet tė mbronin pyllin e Poros, por kjo nuk ka ndodhur. Ndėrkaq, situata e zjarreve ėshtė problematike edhe nė zona tė tjera tė vendit. Kėshtu, konfirmohen tė djegura tėrėsisht rreth 8 hekatrė pyje me pisha nė zonėn e Matit. Ndėrsa, mėsohet se 300 hektarė me pyje janė djegur ne malin e Moravės ne Devoll. Pothuajse e njėjta situatė ėshtė edhe nė zonėn e Shkodrės, ku nė kodrat e Bushatit janė shkrumbuar 250 hektarė me pyje dhe kullota.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-te-medha.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.8.2011, 15:11   83
Citim:
Alfred Olli: Deri tani, rreth 12 vatra zjarri tė rrezikshme

Drejtori i pėrgjithshėm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, gjatė njė bisede nė studio ka deklaruar se gjatė kėtyre ditėve nė Shqipėri ka pasur rreth 12 vatra zjarri tė rrezikshme, tė cilat janė vėnė me qėllim nga persona tė paidentifikuar.

Olli theksoi se qeveria ka financuar mjetet pėr shuarjen e flakėve dhe se ndihma e ndėrkombėtareve nė kėtė situatė ka qenė vėrtet e madhe.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=18412
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.8.2011, 21:23   84
Citim:
Zjarret, autoritetet pėrcjellin situatėn me vėmendje

Zjarret pėrsėri u shfaqėn. Zonat mė kritike janė ajo e Manastirit, Radovishit dhe Velesit. Probleme u paraqitėn edhe nė rrethinėn e Shkupit. Drejtori i Drejtorisė pėr mbrojtje dhe shpėtim, Shaban Saliu thotė se zjarri ka qenė afėr ‘Markov Manastirit’.

“Problematike ishte dita e djeshme pasi qė kishim zjarre nė mė shumė pikė, nė mė shumė komuna tė shtetit. Mė specifik ishte zjarri nė fshatin Osinēan tė Shkupit ku kanosej rreziku qė tė digjet ‘Markov Manastiri’, por, me intervenimin nė kohė tė drejtorisė pėr mbrojtje dhe shpėtim dhe me angazhimin e dy aeroplanėve, zjarri krejtėsisht u shua”, deklaroi Shaban Saliu, drejtor i agjencisė pėr mbrojtje dhe shpėtim.

Edhe nė Komunėn e Zhelinės pjesa mė e madhe e zjarrit u lokalizua. Megjithatė, kryetari i komunės thotė se situata po ndiqet me vėmendje.

“Prej dje si duket ėshtė rikthyer zjarri nė territorin e Komunės, ėshtė dėmtuar njė hapėsirė prej 4 hektarėsh, por nuk ėshtė mal me dru sepse janė prerė paraprakisht nė atė pjesė. Sot nga informatat e fundit nga drejtoria e pyjeve dhe agjencioni pėr mbrojtje dhe shpėtim, kemi informacion se zjarri ėshtė lokalizuar 85 pėr qind por ende 15 pėr qind ka rrezik dhe presim se si do zhvillohet mė tutje. Nėse do ketė ndonjė pėrhapje do kėrkojmė nga drejtoria pėr mbrojtje dhe shpėtim ngritjen e aeroplanėve”, tha Fatmir Izairi, kryetar i komunės sė Zhelinės.

Nė korrik kishte 252 zjarre, ndėrsa nė dy javėt e para tė gushtit, 103. Pjesa mė e madhe e zjarreve pyjore janė shkaktuar nga njerėzit.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/84236.html

Citim:
Zjarri afėr Osinēanit i vėnė nėn kontroll

Zjarri qė dje pėrhapej nė afėrsi tė fshatit Osinēan tė Shkupit ėshtė vėnė nėn kontroll, por ekipet zjarrfikėse ende janė nė terren sepse nuk ėshtė e sigurt nėse tėrėsisht ėshtė likuiduar, deklaroi sot nė mėngjes shefi i Shėrbimit zjarrfikės, Blagoja Menkovski.

"Zjarri e kaploi distriktin e fshatit Osinēan dhe arriti nė distancė prej 200 deri 300 metra nga shtėpitė e para, por nuk ka dėme. Nuk lejuam qė tė kaplojė asnjė shtėpi ose shtėpi uikendi. Ėshtė djegur bar i thatė, dėllinjė, pyll i pashfrytėzuar", shtoi Menkovski.

Njėsitė zjarrfikėse e shuan zjarrin gjatė natės, ndėrsa nė orėn 7 nė terren ėshtė dėrguar ekip i ri pėr tė pasur kujdes qė zjarri tė mos aktivizohet sėrish.

http://www.botasot.info/def.php?category=12&id=134447
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.9.2011, 21:17   85
Citim:
Zjarr i fuqishėm nė njė pyll nė Gjirokastėr

Gjirokastėr – Flakėt e zjarrit pėrfshinė orėt e pasdites sė sotme pyllin e Shtėpėzit nė Gjirokastėr.

Zėdhėnėsi i drejtorisė sė policisė sė qarkut tė Gjirokastrės, Gentian Mullai, tha nė linjė telefonike se, "vatra e zjarrit ėshtė e pėrmasave tė mėdha, por aktualisht nuk ka rrezik pėr banesat".

Sipas tij, zjarrfikėsit dhe policia lokale kanė mbėrritur nė vendngjarje, por ndėrhyja ėshtė e vėshtirė pėr shkak tė terrenit malor. "Deri tani janė djegur plotėsisht 20 lisa shekullorė, ndėrsa shkurre pafund vazhdojnė tė digjen duke favorizuar zjarrin", specifikon Mullai.

"Ende nuk dihet shkaku i zjarrit", saktėson ai. Nė qarkun e Gjirokastrės gjatė sezonit veror janė evidentuar deri tani 50-tė raste zjarri, prej tė cilėve 18 janė aksidentalė, 19 nga pakujdesia dhe 13 kanė rezultuar tė jenė zjarre tė qėllimshme. Deri tani janė ndaluar 11 persona si zjarrvėnės, ndėrsa 19 persona tė tjerė ndiqen penalisht nė gjendje tė lirė./S.Ll/Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/41388/

Citim:
Zjarr nė Korēė, mbėrrijnė 2 avionė nga Greqia

Njė vatėr e madhe zjarri ka rėnė sot nė rrethin e Korēės. Flakėt e zjarrit kanė pėrfshirė disa hektarė tė mbjella me lajthi dhe nga zjarri, rrezikon tė digjet edhe pylli i Ēardhakės.

Pėr shuarjen e kėtij zjarri, ėshtė kėrkuar ndihmė nga shteti grek, i cili ka sjellė 2 avionė. Kėta avionė tė mbėrritur nga Greqia po punojnė pėr tė vėnė flakėt nėn kontroll.

Ndėrkohė ditėn e sotme, dy vatra tė tjera zjarri janė shfaqur nė Gjirokastėr dhe Pėrmet. Zjarrėfikset kanė punuar pėr shuarjen e kėtyre zjarreve.

http://www.ora-news.com/v2/index.php...id=26867&nid=1

Citim:
Pyjet nė Maqedoni vazhdojnė tė digjen

Edhe sot dėgjohet ushtima e aeroplanėve kundėr zjarrit nė Prilep dhe rrethinė. Nė kėtė pjesė prej pesė ditėsh po digjet mal cilėsorė i dushkut dhe ahut, si dhe vegjetacioni i ulėt. Beteja me zjarre zhvillohen edhe nė rajonin e Shkupit. Ekipet e zjarrfikėsve dhe tė Qendrės pėr mbrojtje dhe shpėtim janė nė terren.

“Pėr fat tė keq nė Prilep zjarri ende ėshtė aktiv edhe atė nė Komunėn e Dollnenit, nė rajonin e fshatrave Slepēe dhe Cėrnilishtė. Nė atė rajon sot vepruan edhe aeroplanėt tonė. Nė kėtė moment kemi zjarr nė komunėn e Sopishtes. Digjet mal i pėrzier. Kemi struktura tė caktuara dhe njerėz qė veprojnė dhe shpresojmė qė gjatė ditės sė sotme, zjarri do tė shuhet”, deklaroi Shaban Saliu, qendra pėr mbrojtje dhe shpėtim.

Zjarre aktive sot ka edhe nė rajonin e Kėrēovės dhe Makedonski Brodit. Digjet bar dhe mal i pėrzier. Zjarret tjera qė mė parė e kapluan vendin janė vėnė nėn kontroll, ndėrsa disa edhe janė shuar. Qeveria e vazhdoi ndalesėn 24 orėshe tė lėvizjes nė pyje dhe male nė tėrė territorin e Maqedonisė deri mė 10 shtator.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/84605.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.9.2011, 21:24   86
Citim:
“Pastronte” tokėn me zjarr, 61-vjeēari djeg dy makina dhe 1 kasolle

Korēė, 3 shtator, NOA – Njė 61-vjeēar nga Korēa ėshtė arrestuar nga policia pasi i ka vėnė zjarrin pronės sė tij. Dilaver Tahirllari, banues ne fshatin Beras-Korēė, ka qenė nė arė e tij duke punuar nė datėn 1 shtator, kur me anė tė flakės mendonte tė pastronte arėn qė kishte qenė mė parė e mbjellė me grurė. Por veē pronės sė tij, nga pakujdesia, Tahirllari ka djegur dhe dy makina qė ishin lėnė nė cepin e arės sė tij.

Sipas policisė njė nga makinat e djegura ishte me targa KHA 5674, nė pronėsi tė shtetasit F.Jonuzi, 32 vjeē, banues nė Puke dhe mjeti tjetėr ishte me targa greke, nė pronėsi tė N.Fetaj, 29 vjeē, banues po nė Pukė.

Por dėmi i shkaktuar nga 61-vjeēari ka shkuar edhe mė tepėr. Nga flakėt ėshtė djegur dhe kasolle me e cila mbante brenda bazė ushqimore pėr blegtorinė dhe ishte nė pronėsi tė E.Isufllari, 48 vjeē, banues ne fshatin Beras-Korēė.

Ndaj Dilaver Tahirllarit ka nisur procedimi penal pėr “Shkatėrrim e pronės nga pakujdesia”.

http://www.noa.al/2011/09/%e2%80%9cp...dhe-1-kasolle/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.9.2011, 21:18   87
Citim:
Zjarr nė zonėn midis Peshkopisė dhe Drashovicės

Njė zjarr i rėnė qė nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm nė gadishullin e Karaburunit ka bėrė qė tė krijohet njė shtėllungė tymi, e cila ka mbuluar pothuajse gjithė qytetin bregdetar.

Autoritete lokale janė shprehur se situata deri nė orėt e pasdites ka qenė tepėr problematike, pasi reja e tymit ka zhdukur pamjen e qytetit, duke bėrė qė tė mos shihen me sy tė lirė pamje si maja e Shushicės apo tė tjera lartėsi qė nė ditėt normale shihen qartė.

Reja e tymit ka mėse dy orė qė ka mbuluar qytetin bregdetar pasditen e sotme, ndėrkohė qė raportohet se era e tymit ndjehet nė tė gjithė qytetin.

Forcat zjarrfikėse e kanė tė vėshtirė tė ndėrhyjnė pėr shkak tė terrenit dhe mungesės sė infrastrukturės. Era ka ndihmuar nė pėrhapjen e flakėve, e cila nėse vijon me intensitet tė lartė mund tė vėrė nė rrezik parkun e Llogarasė.

http://www.standard.al/index.php/new...ashovices.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.9.2011, 16:16   88
Citim:
Vazhdon zjarri nė Shushicė

Vazhdojnė tė pėrhapen flakėt e zjarrit nė pyllin e fshatit Shushicė,7 km larg Elbasanit. Nė vendin e ngjarjes kanė shkuar zjarrfikėset, policia, inspektorė tė pyjores dhe banorė tė zonės pėr tė lokalizuar zjarrin.

Por zjarri i ndihmuar nga moti, era dhe pylli me pisha e shkurre ka pėrparuar duke djegur deri mė tani njė sipėrfaqe prej rreth 4 hektarėsh.

Pėr shkak tė terrenit tė thyer, zjarrfikėset e kanė pasur tė vėshtirė ndėrhyrjen pėr shuarjen e flakėve tė zjarrit dhe njė kontribut tė madh po japin vetė banorėt e zonės.

Sipas tė dhėnave paraprake zjarri ka shkrumbuar sasi tė konsiderueshme tė pyllit me pisha e shkurre, megjithatė nuk paraqet rrezik pėr banesat e fshatit.

Policia po punon pėr tė zbardhur shkaqet e rėnies sė zjarrit. Deri mė tani janė hedhur dy pista, ajo e shpėrthimit nga pakujdesia dhe ajo e djegies sė qėllimshme.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=18612

Citim:
Vijon zjarri nė Shushicė, kėrkohet ndihma e ushtrisė

Mungesa e mjeteve te zjarrfikseve, mungesa e infrastukturės si edhe era e vazhdueshme kanė bėrė tė pamundur shuarjen e zjarrit qė vazhdon tė djegė prej 24 orėsh pyjet e Shushicės nė Elbasan. Si pasojė e flakėve janė djegur 60 hektarė me pisha si dhe janė rrezikuar disa shtėpi dhe shkolla e fshatit.

Pėrpos punės sė parreshtur tė repartit zjarrfikės tė ndihmuar edhe nga banorėt e zonės nga ana e zyres se emergjencave civile eshte kerkuar edhe nderhyrja e forcave te ushtrise te Repartit te Mbrojtjes Civile pėr izolimin dhe shuarjen e flakėve. Policia dhe grupi hetimor nga provat e mbledhura nė pyjet e Shushicės dhe nė kodrėn e Krastės kanė dalė nė konkluzionin qė zjarri ka rėnė eshte i qėllimshėm dhe po punohet pėr identifikimin dhe ndalimin e autorėve tė tij.

Vatra e zjarrit ėshtė shfaqur paraditen e sė dielės duke zgjeruar terrenin e saj pėr shkak tė erės por edhe tė pemės sė pishės e cila favorizon pėrhapjen e flakėve. Njė tjetėr zjarr ne Komunen e Hotolishtit ne Librazhd ka djegur nje masiv pyjor dhe ka rrezikuar edhe nje pjese tė Parkut Kombetar te Shebenikut.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...-ushtrise.html

Citim:
Zjarre nė Luginėn e Lumėbardhit

Ka shumė dyshime se kėto zjarre janė vepėr e dorės sė njeriut

Emri:  fotoedites-lumbardhi_482309005.jpg
Shikimet: 397
Madhėsia:  12,8 KB

http://www.gazetalajm.info/fotoedite...umbardhit.html

Citim:
Flakėt vėnė nė rrezik disa banesa nė Kropisht, Dervician, Goranxi dhe Labovė e Zhapės

Temperaturat e nxehta tė kėtyre ditėve po shoqėrohen me zjarre tė fuqishme nė zona tė ndryshme tė Vlorės, Gjirokastrės dhe Elbasanit. Raportimet qė vijnė nga emergjencat civile flasin pėr dėme tė konsiderueshme nė pyje e kullota.

Nė Vlorė raportohet se nga flakėt ishte “pushtuar” zona e Pilurit, por dje flakėt nuk kanė kursyer as pjesė qė ndodhen pranė fshatrave Peshkėpi e Kropisht. Vėmendja e zjarrfikėsve ėshtė pėrqendruar pranė njė kodre qė ndodhet nė afėrsi tė fshatrave tė sipėrpėrmendur. Ka qenė era ajo qė ka ndihmuar flakėt tė pėrparonin, duke djegur sipėrfaqe tė tėra e duke u afruar deri nė shtėpitė e banuara.

Luan Kapaj, komandant i njėsisė zjarrfikėse qė ndodhet nė vendngjarje, bėn me dije se po ndėrhyjnė duke mos lejuar pėrparimin e flakėve rreth shtėpive tė banuara, qė ndodhen larg fshatit Kropisht.

E vėshtirė paraqitet situata edhe nė Gjirokastėr. Njė varg i pambarimtė prej dy muajsh i vatrave tė zjarrit qė kanė pėrfshirė territore tė mėdha me pyje, kullota, pemishte e vreshta nė Gjirokastėr, vazhdojnė tė shkaktojnė dėme tė mėdha dhe njė situatė alarmi tė pėrhershme pėr zjarrfikėsit, policinė dhe banorėt e fshatrave, tė cilėt ndihen vazhdimisht tė kėrcėnuar nga pėrfshirja nė flakė e banesave dhe pronave tė tyre.

Mesditėn e sė dielės zjarri u afrua pranė banesave tė fshatit Dervician, ndėrkohė qė vatėr tjetėr zjarri ėshtė pėrhapur nė pyjet e Odries nė afėrsi tė fshatrave Labovė e Madhe dhe Labovė e Vogėl.

Zjarri qė u pėrhap nė shpatet e Malit tė Gjerė nė njė territor midis fshatrave Dervician dhe Goranxi shkaktoi djegie nė sipėrfaqe tė mėdha me pisha tė buta dhe vreshta. Ndėrkaq dy vatrat e mėdha tė zjarrit nė tė dyja anėt e Urės sė Subashit pranė Stėpėzit dhe Labovės sė Zhapės gjatė pasdites u pėrhapėn me shpejtėsi, pėr shkak tė erės dhe sipas burimeve nga zyra e informacionit nė repartin e zjarrfikėsve kanė rrezikuar pėrsėri banesat e fshatarėve nė fshatin Labovė e Zhapės.

Edhe nė Elbasan zjarri ka djegur rreth 60 hektarė me pyje gjatė mesditės sė tė dielės nė Komunėn Shushicė. Sipas burimeve tė njėsisė sė zjarrfikėses, flakėt janė pėrhapur nė njė kohė rekord, duke asgjėsuar njė masiv pyjor me pisha nė kodrat e Krastės sė Vogėl.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...517961e65.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.9.2011, 21:23   89
Citim:
Zjarret, evakuime nė Elbasan dhe Berat

Gushti nuk mori me vete as vapėn as zjarret. Vatra tė mėdha e tė rrezikshme zjarresh kanė qenė aktive edhe dje nė disa rrethe tė Shqipėrisė. Mė i rrezikshėm konsiderohet zjarri nė fshatin Griqan tė Elbasanit, ku pėr shkak tė rrezikut qė i kanoset njė depoje municioni ėshtė bėrė evakuimi i banorėve tė zonės. Evakuime ka pasur edhe nė Berat.
Elbasan

Zjarri i fuqishėm ėshtė shfaqur paraditen e djeshme nė fshatin Griqan tė Elbasanit, ku janė djegur rreth 50 hektarė me shkurre. Vatra ėshtė zgjeruar, duke rrezikuar edhe pėrfshirjen e njė reparti ushtarak qė ndodhet nė zonė. Gjatė pasdites sė djeshme ėshtė dėgjuar njė shpėrthim i fuqishėm, qė sipas banorėve mund tė jetė shkaktuar nga djegia e ndonjė municioni luftarak tė mbetur mes pyjeve gjatė trazirave tė vitit 1997. Shpėrthimi ka ngjallur panik te banorėt dhe njė pjesė e tyre janė evakuuar nga zona. “Kėtu nuk rrihet, sepse ėshtė e rrezikshme, pasi zjarri po afrohet drejt banesave dhe repartit ushtarak. Aty ka me qindra tonė municione. Kėrkojmė ndėrhyrjen e qeverisė pėr tė na ndihmuar, sepse po kėrcėnohemi nga njė tragjedi, jo vetėm ne si lagje, por edhe qyteti i Elbasanit”, thotė Fatmir Balla, banor i zonės. Pranė repartit ushtarak janė dislokuar dy mjete zjarrfikėse dhe forca tė ushtrisė.
Vlorė

Prej mė shumė se tri ditėsh, njė zjarr i madh ka shpėrthyer nė gadishullin e Karaburunit. Zjarri ka pėrparuar nė afėrsi tė majės sė malit tė Kores, aty ku ndodhen dhe antenat e disa operatorėve celularė. Shefi i zjarrfikėsve tė Vlorės, Ernest Pashaj, ka pohuar pėr “Shqip” se situata ėshtė e vėshtirė, pėr shkak tė terrenit tė thyer. “Ne presim qė ky zjarr tė fiket vetė, ndėrkohė po qėndrojnė nė gatishmėri pesė punonjės tė Ndėrmarrjes Pyjore pėr tė penguar pėrparimin e flakėve nė zonėn e parkut tė Llogorasė”, ka thėnė Pashaj. Ndėrkaq, gjatė ditės sė djeshme ka pasur disa vatra tė vogla zjarresh nė fshatrat Llakatund, Peshkėpi, Vllahinė, ku edhe me ndihmėn e banorėve tė zonės, zjarrfikėsit e kanė pasur mė tė lehtė fikjen e tyre.
Berat

Njė zjarr qė ka rėnė mesditėn e djeshme dhe qė ka vazhduar pėr mė tepėr se katėr orė ka shkrumbuar pishat dhe ullishtat nė kodrat pranė fshatit Bilē nė rrethin e Beratit. Flakėt qė dyshohet se janė shkaktuar nga djegia e mbetjeve urbane nė breg tė lumit Osum kanė pėrparuar me shpejtėsi, duke djegur kodrat me pisha mesdhetare, ndėrkohė qė tė ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta flakėt pėrfshinė ullishtat e fermerėve tė zonės. Situata ėshtė rėnduar kur vatrat e zjarrit kanė pėrfshirė kodrat nė vendin e quajtur mali Partizan, duke rrezikuar disa biznese qė veprojnė nė zonėn turistike. Uniformat blu kanė evakuuar me shpejtėsi banorėt e zonės, ndėrkohė qė nė ndihmė tė zjarrfikėsve kanė shkuar edhe ushtarėt e Repartit tė Reagimit tė Shpejtė nė Poshnjė.
Kukės

Zjarret vazhdojnė tė djegin masive tė tėra me pishė tė zezė nė pyjet e Kukėsit. Situata paraqitet mė problematike nė bjeshkėt e Koritnkut, nė Qafėn Komit, si dhe nė Gjallicė. Nė kėtė tė fundit, siē tregojnė specialistėt e pyjeve, qė prej dy javėsh disa vatra zjarri shumė tė furishme po djegin masivet me pishė tė zezė dhe me gjithė pėrpjekjet e njerėzve pėr t’i shuar, flakėt vazhdojnė tė pėrhapen.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...8fa3d4f31.html

Citim:
Zjarr nė Librazhd, Lushnjė e Pėrmet, ndalohet 1 person

LUSHNJE- Njė zjarr i pėrmasave tė mėdha ka rėnė mesditėn e sotme nė njė masiv me pyje nė vendin e quaqjtur Kantund. Flakėt e zjarrit janė pėrhapur me shpejtėsi dhe mėsohet se kanė vėnė nė rrezik njė zonė tė banuar. Zjarrfikėsit ndodhen nė vendngjarje dhe po punojnė pėr shuarjen e flakėve.

Pėrfshihen nga flakėt edhe kodrat e qytetit tė Lushnjės. Zjarri ėshtė aktivizuar mėngjesin e sotėm dhe ka pėrfshirė kodrat me ullishte qė ndodhen sipėr qytetit. Pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė ėshtė e pamundur ndėrhyrja e mjeteve zjarrfikėse. Ndėrkaq efektivėt zjarrfikės dhe banorėt e zonės janė duke u pėrpjekur me mjete rrethanore pėr shuarjen e flakėve.

Ndėrkaq, njė 39-vjecar ėshtė vėnė nė pranga nė Pėrmet pėr zjarrvėnie tė qėllimshme. Burime tė policisė sė qarkut tė Gjirokastrės bėjnė tė ditur se kanė arrestuar shtetasin Sokol Hadaj, banues nė Kėlcyrė tė Pėrmetit, i cili akuzohet se i ka vėnė qėllimishit zjarrin disa arave nė fshatin Bual, ndėrsa situata ėshtė agravuar pasi vatra e zjarrit ėshtė pėrhapur nė kurorėn me pisha nė fshatrat Kutal, Kaludh e Piskove.

Sipas tė dhėnave zyrtare, si rrjedhojė e zjarrit ėshtė djegur njė sipėrfaqe prej 46 hektarėsh me pisha dhe 16 hektarė kullota. Zjarri rrezikoi seriozisht banesat e fshatit Kutal.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...web-69387.html

Citim:
Gjirokastėr, ndalohet njė shtetas pėr zjarrvėnie tė qėllimshme

Policia e Gjirokastrės, ka ndaluar Sokol Hadaj, pasi ky shtetas akuzohet pėr zjarrėvenie tė qėllimshme. Hadaj, i ka vėnė zjarrin disa arave, pėr tė djegur barishtet afėr stacionit tė fshatit Bual tė rrethit Pėrmet. Si pasojė e erės sė fortė zjarri ka dalė nga kontrolli dhe ka pėrfshirė kurorėn e pishave, midis fshatit Kutal, Bual dhe Kaludh deri nė Piskovė tė rrethit Pėrmet, ku janė djegur njė sipėrfaqje prej 46 hektarė pisha dhe 16 hektar kullotė.

Gjithashtu zjarri ka rrezikuar seriozisht banesat e fshatit Kutal. Me gjithė ndėrhyrjen e dy automjeteve zjarfikėse tė Pėrmetit, tė 20 forcave tė policisė dhe tė banorėve, si dhe tė njė automjeti zjarrfikės tė ushtrisė, zjarri pėrfshiu dy mullarė me barė dhe njė kasolle tė fshatit Kutal. Falė ndėrhyrjes nė kohė u bė e mundur shpėtimi i banesave nga zjarri.

Gjatė kėtij sezoni veror nė qarkun e Gjirokastrės janė evidentuar 51 raste zjarri , ku shumica e kėtyre rasteve janė riaktivizuar mbi njė herė. Nga kėto raste, 14 raste kanė qenė tė qėllimshme, ku janė arrestuar 14 autorė. 26 raste kanė qenė nga pakujdesia, ku ndiqen penalisht nė gjendje tė lirė 22 shtetas. Dhe 12 raste kanė qenė aksidentale.

http://www.ora-news.com/v2/index.php...id=27200&nid=1

Citim:
Ndalohet njė shtetas pėr zjarrvėnie tė qėllimshme ne Pėrmet

Njė shtetas ėshtė ndaluar dje pėr zjarrvėnie tė qėllimshme.Ky shtetas mė datėn 02.09.2011, rreth orės 16.00, i ka vėnė zjarrin disa arrave pėr tė djegur barishtet afėr stacionit tė fshatit Bual tė rrethit Pėrmet. Si pasojė e erės sė fortė zjarri ka dalė nga kontrolli dhe ka pėrfshirė kurorėn e pishave ,midis fshatit Kutal, Bual dhe Kaludh deri nė Piskovė tė rrethit Pėrmet ku janė djegur njė sipėrfaqje prej 46 hektarė pisha dhe 16 hektar kullotė. Gjithashtu zjarri ka rrezikuar seriozisht banesat e fshatit Kutal.

Me gjithė ndėrhyrjen e dy automjeteve zjarrfikėse tė Pėrmetit , tė 20 forcave tė Policisė dhe tė banorėve , si dhe tė njė automjeti zjarrfikės tė ushtrisė , zjarri pėrfshiu dy mullarė me barė dhe njė kasolle tė fshatit Kutal. Falė ndėrhyrjes nė kohė u bė e mundur shpėtimi i banesave nga zjarri. Pas evidentimit tė kėtij rasti zjarri, nga ana e Specialistėve tė Seksionit Kundėr Krimeve ndaj Pronės nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr nė bashkėpunim me Specialistėt e Parandalimit dhe Hetimit tė Krimit nė Komisariatin e Policisė Pėrmet , krahas kontributit tė dhėnė nė shpėtimin e banesave nė fshatin Kutal , kanė kryer tė gjitha veprimet hetimore dhe proceduariale , ku mbi bazėn e informacioneve tė marra nė rrugė operative ėshtė bėrė e mundur evidentimi i autorit tė kėsaj zjarrvėnieje.

Nė pėrfundim tė veprimeve tė para hetimore u bė dokumentimi me prova ligjore i autorėsisė sė zjarrvėnies dhe mė pas kapja dhe ndalimi i shtetasit tė lartpėrmendur.Materialet i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Pėrmet pėr veprėn penale tė “Shkatėrrimit tė Pronės me zjarr”, vepėr kjo e parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Theksojmė faktin se gjatė kėtij sezoni veror nė qarkun e Gjirokastrės janė evidentuar 51 raste zjarri , ku shumica e kėtyre rasteve janė riaktivizuar mbi njė herė.Nga kėto raste, 14 raste kanė qenė tė qėllimshme , ku janė arrestuar 14 autorė.26 raste kanė qenė nga pakujdesia , ku ndiqen penalisht nė gjendje tė lirė 22 shtetas.Dhe 12 raste kanė qenė aksidentale.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ore&Itemid=482
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.9.2011, 21:20   90
Citim:
Zjarrvėnia, Prefekti i Beratit kėrkon ndėshkim

Identifikimin dhe daljen e autorėve pėrpara drejtėsisė, kjo ėshtė kėrkesa e Prefektit tė qarkut tė beratit pas situatės tepėr tė vėshtirė tė krijuar nga zjarret tė cilėt iu afruan banesave nė zonėn muzeale tė qytetit duke rrezikuar jetėn e banorėve. Nė njė takim tė shtabit tė emergjencės prefekti Bujar Hoxhaj vlerėsoi angazhimin maksimal tė forcave zjarrfikse dhe atyre tė ushtrisė.

"Ky zjarr ėshtė i qėllimshėm, forca e ligjit do tė bjerė mbi kėdo me kėta njerėz tė cilėt tė pamėshirshėm. Unė nuk do ti konsideroja vrasės me pagesė, po mė shumė se sa kaq. Ata janė vrasės masivė tė cilėt nuk marrin jetė njerėzish po marrin mushkėrinė e qytetit tė Beratit", tha Bujar Hoxhaj, prefekti i Beratit.

Dy ditė mė parė zjarri pėrfshiu plantacionet me ullinj nė fshatin Bilcė duke vėnė nė rrezik banesat e duke u shtrirė si pasojė e erės edhe nė plantacionet me ullinjė dhe shumė pranė banesave tė fshatit Drobonik. Nėpėr kodrat e kėsaj zone si pasojė e flakėve tė zjarrit kanė shpėrthyher gjatė gjithė natės dhe municione tė ngelura nga viti 1997 ēfarė ka vėnė nė rrezik jetėn e punonjėsve tė zjarrfikėses dhe forcave tė ushtrisė qė punonin pėr shuarjen e tij.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...-ndeshkim.html

Citim:
Vazhdojnė ndėrhyrjet e Forcave tė Armatosura pėr shuarjen e zjarreve nė jug dhe veri tė vendit

Vazhdojnė ndėrhyrjet e Forcave tė Armatosura pėr shuarjen e zjarreve nė jug dhe veri tė vendit
Forcat e Armatosura Shqiptare janė angazhuar sėrish nė ndihmė tė komunitetit, duke dhėnė kontributin e tyre tė jashtėzakonshėm pėr shuarjen e zjarreve qė kanė pėrfshirė thuajse tė gjithė territorin e Shqipėrisė. Sipas tė dhėnave zyrtare mbi 1400 ha pyje janė djegur nė tė gjithė vendin qė nga muaji qershor e deri nė muajin gusht tė kėtij viti, ndėrsa numėrohen rreth 160 vatra zjarri.

Kėto tė dhėna vijnė nga specialistė tė Ministrisė sė Brendshme dhe tė Ministrisė sė Mjedisit, tė cilėt prej disa kohėsh kanė angazhuar grupet e tyre tė punės pėr shuarjen e zjarreve. Por, vėshtirėsia me tė cilėn po pėrballeshin punonjėsit e kėtyre institucioneve, si dhe situata emergjente e krijuar nė tė tilla kushte ka kėrkuar domosdoshmėrisht edhe ndėrhyrjen e Forcave tė Armatosura tė cilėt janė treguar tė gatshme pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė zonat ku ndėrhyrja ka qenė e vėshtirė.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	ushtria-zjarr-pisha.jpg
Shikimet:	370
Madhėsia:	77,3 KB
NNJ:	3182

Pėr shumė zona tė vendit muaji gusht ka rezultuar mė problematiku, duke patur parasysh kėtu edhe faktin se ky muaj karakterizohet nga temperatura tė larta dhe thatėsira tė shumta, duke e kthyer situatėn nė njė kėrcėnim serioz pėr komunitetin.

Aktualisht, zjarret kanė pėrfshirė rrethe tė ndryshme me shtrirje pothuajse nė tė gjithė vendin, ndėrsa vazhdojnė tė digjen ende pyje nė Shkodėr, Tropojė, Pukė, Elbasan, Vlorė, Gjirokastėr, etj.

E ndodhur pėrballė njė situate tė tillė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Emergjencave Civile nė Ministrinė e Brendshme, ka kėrkuar ndihmėn e Ushtrisė shqiptare pėr tė shuar zjarret nė ato zona ku ndėrhyrja e pėrfaqėsuesve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Emergjencave Civile, dhe Ministrisė sė Mjedisit ka qenė mjaft e vėshtirė.

Kėshtu, Forcat e Armatosura Shqiptare nga data 26. 06. 2011 nė bazė tė kėrkesės qė ka dėrguar Drejtoria e Pėrgjithshme e Emergjencave Civile nė Ministrinė e Brendshme, me miratim tė Ministrit tė Mbrojtjes z. Arben Imami dhe Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, janė angazhuar me burime njėrėzore teknike dhe materiale nė shuarjen e zjarreve gati nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, me qėllim stabilizimin e kėsaj situate.

Sipas tė dhėnave zyrtare tė marra nga Qėndra e Bashkuar Operacionale, gjatė periudhės qershor – gusht pėr shuarjen e zjarreve, janė angazhuar 2114 efektivė tė Forcave tė Armatosura, nė tė gjithė vendin ku ka pasur raste zjarresh. Nė kėtė proces janė angazhuar 113 mjete transporti, 24 mjete zjarrfikėse si dhe 4 auto-ambulanca. Po kėshtu nė ndihmė tė Ministrisė sė Brendshme dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Emergjencave Civile, ėshtė vėnė nė dispozicion njė helikopter tip BO-105 nga Forcat Ajrore, i cili po bėn monitorimin e vatrave tė zjarrit nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Vlen pėr t’u pėrmendur fakti se BrMR, nė zbatim tė urdhrit tė SHSHPFA, pėr ndėrhyrjen e FA pėr shuarjen e zjarreve, nė pėrmbushje tė misionit tė saj, duke koordinuar masat me pushtetin vendor, nėpėrmjet kontakteve tė vazhdueshme me to, me repartet e saj tė varėsisė e qė mbulojnė drejtpėrsėdrejti zonat e mbuluara nga flakėt, ka dhėnė ndihmė konkrete pėr shuarjen e zjarreve.

Konkretisht:

Komanda e Mbėshtetjes Rajonale Elbasan,me forcat dhe mjetet e saj, pėrkatėsisht 2 mjete dhe njė personel prej 20 vetėsh, ka qendruar me orė tė tėra pėr shuarjen e zjarrit tė rėnė nė Kodėr-Krastė.

Komanda e Mbėshtetjes Rajonale Gjirokastėr, me forcat e mjetet e saj, 1 mjet zjarrfikės, 1 mjet trransporti dhe njė personel prej 25 vetėsh, ka dhėnė ndihmė konkrete nė shuarjen e zjarrit tė rėnė nė fshatin Muzinė, zjarr qė kėrcėnonte Parkun e Syrit tė Kaltėr; ashtu sikurse dhe me 1 mjet zjarrėfikės dhe njė efektiv prej 12 vetėsh, ka ndihmuar nė shuarjen e zjarrit tė rėnė nė fshatin Peshkpi, Dropulli i Poshtėm.

Pėr ti ardhur nė ndihmė grupeve tė punės tė ngritura pėr shuarjen e zjarreve, Komanda e Mbėshtetjes Rajonale Vlorė, ka angazhuar mbi 110 trupa ushtarake me 5 mjete transporti, ndėrkohė qė Brigada e Kėmbėsorisė Malore Vau i Dejės, Shkodėr, ka angazhuar mbi 180 forca ushtarake me 16 mjete transporti.

Gjatė gjithė veprimtarisė sė saj nė ndihmė tė komunitetit civil dhe nė dispozicion tė pushtetit vendor, efektivat e BrMR, kanė treguar profesionalizmin dhe gadishmėrine e tyre nė pėrmirėsimin e normalizimin e situatės emergjente tė krijuar. Mjetet zjarrėfikėse dhe personeli ushtarak e civil i BrMR, dhe i reparteve vartėse tė saj, vazhdojnė tė ndodhen nė gadishmėri tė plotė.

Po kėshtu, njė ndihmė tė jashtėzakonshme nė ndihmė tė komunitetit gjatė kėsaj periudhe kanė dhėnė Forcat Ajrore, Policia Ushtarake dhe Spitali Ushtarak tė cilėt kanė qenė nė gatishmėri tė plotė pėr tė pėrballuar ēdo situatė qė mund tė krijohej nė rastet kur zjarret do tė mund tė kėrcėnonin seriozisht jetėn e ēdo qytetari.

Forcat kryesore qė janė angazhuar: Forcat Tokėsore me Batalionet nė varėsi, Brigada e Mbrojtjes Rajonale, Brigada e Kėmbėsorisė Malore nė Rrethe.

Forcat Mbėshtetėse: Forcat Tokėsore, Brigada Logjistike, Forcat Ajrore, Policia Ushtarake, Agjencia e Sistemit tė Ndėrlidhjes (ASNI) dhe Spitali Ushtarak Qėndror Universitar.

Forcat e Armatosura janė tė angazhuara tė shfrytėzojnė tė gjitha burimet njerėzore teknike dhe materiale nė kėtė situatė tė EC pėr shuarjen e zjarreve qė po kalon vendi. Puna e FA do tė vazhdojė edhe nė ditėt pasardhėse, duke i ardhur nė kėtė mėnyrė nė ndihmė jo vetėm Emergjencave Civile, por edhe banorėve tė rrezikuar nga zjarri, me qėllim qė kjo situatė emergjente qė po kalon vendi ynė tė finalizohet pa pasoja tė mėdha si dhe pa shkaktuar dėme nė komunitet.

Marrėveshje bashkėpunimi ka dhe me vendet fqinje si Italia dhe Greqia qė mbulojnė raste pėr ndėrhyrje nga ajri. Po ashtu, specialistėt italianė kanė pėrgatitur njė hartė dixhitale satelitore pėr mbrojtjen nga zjarri tė gjithė territorit tė Shqipėrisė, e cila nė ēdo ēast shėnon nė kohė reale gjendjen e temperaturave, zjarreve dhe zonave me rrezikshmėri tė lartė.

Nga tė dhėnat e specialistėve deklarohet se mė sė shumti shkak pėr zjarret e deritanishme ėshtė pakujdesia njerėzore. Mbetet ende problematike prej vitesh zjarrvėnia nga barinjtė e zonave tė cilėt u vėnė zjarrin kullotave pėr hapjen e kullotave tė reja. Tė dhėnat tregojnė se rreth 29 % e zjarreve nė pyje e kullota vijnė nga pakujdesia dhe neglizhenca, 61 % nga arsye tė panjohura, 9 % tė qėllimshėm, dhe vetėm 1 % nga ngjarje tė pazakonta.

http://www.abcnews.al//lajme/aktualitet/2/9141
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.9.2011, 18:18   91
Citim:
Zjarre tė fuqishėm nė Kukės dhe Tropojė

Kukės – Zjarret e fuqishme pėrfshinė sot lartėsitė e mėdha tė malin tė Gjallicės, duke e bėrė tė pamundur shuarjen e tyre pėr shkak tė lartėsisė sė madhe.

“Edhe pse nė vendngjarje janė tė pranishme forca tė ushtrisė, punonjės tė ndėrmarrjes sė shfrytėzimit pyjor, si dhe banorė tė fshatrave pėrreth, largėsia e madhe dhe terreni mjaft i thyer, e bėjnė tė pamundur dėrgimin e zjarrfikėseve, ndėrsa shuarja me mjete rrethanore ėshtė thuajse e pamundur”, thotė pėrgjegjėsi i zyrės sė Emergjencave Civili nė Qarkun e Kukėsit, Azem Tema.

Zjarre tė fortė ka pasur edhe nė masivin pyjor tė fshati Pac fare pranė Kepenekut dhe Stroberdės nė rrethin e Tropojės. Pėr shkak tė zgjerimit tė vatrės sė zjarrit, e cila duket se po pėrparon, do tė mblidhet shtabi i Emergjencės Civile pėr organizimin e punės dhe mobilizimin e banorėve tė fshatrave pėrreth. Prefekti i Qarkut, Elez Maci, tha se deri tani zjarri ka djegur kryesisht shkurre, por shtoi se flakėt e zjarrit po i afrohen pyjeve me drurė tė lartė.

Kur temperaturat vazhdojnė tė jenė tė larta, ai thotė se puna pėr shuarjen e kėsaj vatre, ėshtė e vėshtirė. Njė rrezik tjetėr ėshtė se kjo vatėr zjarri, e cila pėrfshiu nė kėto dy ditė njė sipėrfaqe prej mbi 50 ha, kryesisht shkurre, ėshtė se ndodhet pranė qendrave tė banuara. Dy ditė mė parė, kjo vatėr zjarri pėrfshiu dhe dogji krejtėsisht 4 banesa, tė cilat ishin tė pabanuara. /S.Ll/Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/41668/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.9.2011, 21:00   92
Citim:
60 milionė lekė dėmi i zjarreve nė Vlorė

Zjarret e kėsaj vere kanė shkaktuar njė dėm prej 60 milion lekėsh nė qarkun e vlorės. Krahasuar me vitin 2010 numri I zjarreve tė rėna kėtė vit ėshtė rreth 30 % mė i lartė.Si pasojė e 34 vatrave tė zjarrit janė shkrumbuar 634 hektar pyje dhe kullota .Zariqėnoi me mėdha ishte ai i rėnė nė ravenė nė zonėn e karaburunit i cili mbuloi me tym gjithė qytetin e vlorės si dhe dogji rreth 200 hektarė kullota.

"Ėshtė e vėrtetė qė vatrat e zjarrit nuk janė shuar plotėsisht pėr arsye se pėrsėri njerėz tė pandėrgjegjshėm venė dhe rivėnė zjarr nė pjesė tjetėr, tė cilat bashkohen me pjesė tė djegur. Nevoja pėr ndėrhyrje nga ajri ka qenė e domosdoshme, por ndoshta kėto janė mundėsitė e shtetit", tha Xhorxhi Hoxhara, Shef i policisė pyjore.

Dėmet mė tė mėdha nga zjarret janė shėnuar nė pyllin e pish poros i cili ishte i mbuluar me pemė tė reja dhe filiza tė cilat u dogjėn tėrėsisht.Shumica e kėtyre 34 vatrave tė zjarrit rezultojnė tė kenė qenė tė qėllimshme pėr tė cilat janė bėrė 30 denoncime ndaj blegtorėve tė zonave.


http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...-ne-vlore.html

Citim:
Berat, digjen 50 hektarė pisha. 21 zjarre nė javė

21 raste zjarri janė shėnuar nė rrethin e beratit vetėm brenda njė jave, tė cilėt nė disa raste rrezikuan zonat e banurara apo edhe zonėn muzeale tė qytetit. Tė ndodhur pėrballė kėsaj situate dhe mungesės sė infrastrukturės , mjeteve dhe specialistėve , zjarrfikėsit e qytetit megjithatė kanė arritur ti mbajnė nėn kontroll dhe ti shuajnė ato.

"Komuna nuk ka hapur rrugėt nėpėr kėto blloqet me pemė, ėshtė e pamundur futja e mjeteve zjarrėfikėse. Ėshtė pėr tė ardhur keq, njė pakujdesi e madhe e gjithė fermerėve qė nuk tregojnė kujdes nė mirėmbajtjen e blloqeve tė pemėve tė tyre, i lėnė pa pastruar dhe flakėt depėrtojnė brenda njė kohė rekord prej pesė orėsh, pėrfshi gjithė faqen e malit, njė sasi prej 80 hektarėsh me ullinj", tha Shpėtim Gorica, drejtori i Repartit tė Zjarrfikėses.

Si pasojė e kėtyre zjarreve nė rrethin e Beratit janė djegur 50 hektarė me pisha dhe qindra rrėnjė ullinj, koha e shuarjes sė vatrave tė tyre arrinte edhe nė 12 orė pėr shkak te terrenit tė thyer. Pas hetimeve tė kryera nga specialistėt rezultoi se kėto zjarre tė kenė qenė tė qėllimshme dhe po punohet pėr identifikimin dhe ndalimin e autorėve tė tyre.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...e-ne-jave.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.11.2011, 22:22   93
Citim:
Digjen malet e Plavės

Malet e fshatit Martinaj tė komunės sė Plavės, tė cilat pėrbėjnė mė se gjysmėn e hapėsirės pyjore tė Malėsisė sė Plavės dhe tė Gucisė, qė nga e diela janė pėrfshirė nė flakė. Zjarri ėshtė shtrirė nė njė perimetėr prej 30 kilometrash.

Pėrfaqėsues institucionesh thonė se pėrpjekjet pėr lokalizimin e zjarrit vazhdojnė-banorėt lokal thonė tė mos ketė patur ndonjė pėrpjekje. Pėrderisa edhe tash e kėsaj ore zjarri vazhdon tė pėrpij mijėra hektarė tė kėsaj trashėgimie natyrore.

Zjarri, i cili qė nga e diela ka pėrfshirė kėtė zonė tė banuar me popullatė shqiptare, s“ ėshtė mė shumė se 500-600 metra larg vendbanimeve. Por, sipas Tahir Gjonbalaj, sekretar pėr inspekcion dhe procedura kundėrvajtėse nė komunėn e Plavės, deri nė mesditėn e sotme nuk ėshtė bėrė asnjė hap pėr lokalizimin e tij.

“Zjarri e ka kapluar Majėn e Vizitorit, e cila shtrihet mbi liqenin e Plavės. Rrėzė fushėgropės sė Plavės dhe rrėzė kėtij mali ėshtė fshati Martinaj, i banuar me shqiptar, tė cilit zjarri i ėshtė afruar shumė afėr, rreth 500-600 metra. Mirėpo, deri mė sot asnjė institucione nuk ka marrė masa pėr shuarjen e tij. Askush, absolutisht!”, ka thėnė Gjonbalaj, raporton Blue Sky.

Ndėrkohė, banorėt lokal ishin tė pafuqishėm tė intevenojnė karrshi njė zjarri tė pėrmasave tė tilla, i cili pasuritė e rritura ndėr shekuj po ua gllabėronte brenda nate. Ndėrsa, dėmet janė tė pallogaritshme, thotė Naim Prelvukaj nga fshati Martinaj.

“Dėmi i shkaktuar nė kėto hapėsira ėshtė i pallogaritshėm, se bėhet fjalė pėr mijėra hektarė tė pyjeve halorė dhe tė drunjve tė ahut, ndėr mė cilėsorėt dhe mė gjigantėt, ndoshta nė gjithė Gadishullin Ballkanik e tė cilat nė njė mėnyrė janė ne kontest tė transformimit pronėsor, qė tė bėn tė dyshosh se zjarrvėnia nė kėto pyje tė lashta e bėri njė dorė dhe njė ndėrgjegje e deformuar. Sepse, kėtu kryesisht digjen pyje tė sektorėve shqiptar, duke pėrfshire edhe Vizitorin e legjendave, Bjeshkėt e Martinajve si: Vali, Qafa e Vizitorit, Tbanishta, Lugu i Valit, Kodra e Ujkut, Kodra e Tinajve, Kodra e Keqe”, thotė Prelvukaj, nga dritarja e shtėpisė sė tė cilit mund tė shihen flakėt dhe tymi qė ka pėrshkuar kėtė zonė.

Por, tė qindra metrat qė ndajnė shtėpitė e kėtij fshati nga rreziku i zjarrit, pėr kryetarin e komunės sė Plavės, Skėnder Sarkinovic, rriten nė disa qindra kilometra. Por realiteti ėhstė se nga Martinajt deri tek zyra e kryetarit tė Komunės sė Plavės nuk ka mė shumė se gjashtė kilometra.

“Unė sapo isha nė vendin e ngjarjes dhe atje janė policia, zjarrfikėsit, pėrfaqėsues tė shėrbimit tė mbrojtjes, tė cilėt janė pėrpjekur tė shuajnė zjarrin aq sa ka qene e mundur, ngaqe terreni ėshtė i pakalueshėm... Falė Zotit tashmė kanė filluar edhe shirat dhe besoj se me ndihmėn e Zotit zjarri nė mbrėmje do tė lokalizohet”.

Por banorėt e Martinajve demantojnė tė ketė ēfarėdolloj intervenimi pėr lokalizimin e zjarreve qe kanė kapluar kėtė zonė. “Deri nė kėto ēaste nuk jemi tė njoftuar me ndonjė intervenim nga kushdoqoftė. Thuhet nga zyrtarė komunal se gjoja kanė bėrė pėrpjekje pėr fikjen e zjarrit. Ėshtė shumė e pavėrtetė! Ne deri nė kėto ēaste nuk kemi parė asnjė nga strukturat pėrgjegjėse, qoftė nga afėr apo nga larg. Thuhet se gjoja zjarret na qenkan larg nga lokalitetet e banuara me qindra kilometra, dhe se helikopterėt e shtetit tė cilėt janė donacione tė dhėna shtetit tė Malit tė Zi pėr fikjen e zjarreve, janė nė njė remont. Na paskan qenė tė prishura pėr momentin kur bėhet fjalė pėr hapėsira shqiptare? Ēdoherė neglizhohen kėshtu ēėshtjet shqiptare”, ka thėnė ndėr tė tjera Prelvukaj. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=18519
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.2.2012, 19:08   94
Citim:
Librazhd, zjarr i fuqishėm nė njė masiv me pisha

LIBRAZHD- Zjarr nė njė masiv me pisha nė Librazhd. Mėsohet se zjarri i rėnė mesditėn e sotme nė afėrsi tė fshatit Kuturman ėshtė i pėrmasave tė mėdha.

Drejt vendngjarjes janė nisur dy zjarrfikėse, por terreni i vėshtirė e bėn tė pamundur ndėrhyrjen e tyre pėr shuarjen e flakėve.

Nuk dihen ende shkaqet e rėnies sė zjarrit, por sic deklaron shefi i shėrbimit tė stacionit zjarrfikės, nė Librazhd, Safet Qarri, zjarri mund tė jetė i qėllimshėm.

Qarri shprehet se nė fshatin Kuturman janė disa vatra zjarri, prandaj ka edhe dyshime se mund tė jenė ndezur qėllimisht.

Fatmirėsisht prej zjarrit nuk rrezikohen banesat e fshatit, por terreni I vėshtirė bėn tė pamundur ndėrhyrjen me mjete zjarrfikėse, sic thotė edhe Shefi i zjarrrfikėsve.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.3.2012, 21:26   95
Citim:
Elbasan, masive pyjore nė flakė

Elbasan – Njė masiv pyjor u pėrfshi nga flakėt e zjarri gjatė ditės sė sotme nė fshatin Balėz tė Elbasanit.

Me tė marrė njoftimin, nė vendin e ngjarjes shkuan shėrbimet policore dhe shėrbimet zjarrfikėse, tė cilėt nė bashkėpunim dhe me banorė tė zonės po bėjnė tė mundur fikjen e zjarrit, megjithėse terreni ėshtė shumė i thyer.

Policia e Elbasanit pas veprimeve tė para dhe pas informacioneve tė marra konstatoi se zjarri ėshtė vendosur aksidentalisht. Ėshtė bėrė i mundur identifikimi i autorit shtetasi A. Gjoni, 56-vjeē, banues po nė fshatin Balez. Ky shtetas kishte ndezur njė zjarr nė tokėn e tij, me qėllim pėr tė djegur disa shkurre.

Si pasojė e pėrmasave tė mėdha tė zjarrit, ka marrė njė sipėrfaqe shumė e madhe me pyje. Shtetasi A,Gjoni, ėshtė shoqėruar pranė Komisariatit policisė Elbasan, pėr tė bėrė tė mundur zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/50801/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.3.2012, 21:46   96
Citim:
Zjarri nė Mirditė dhe Lezhė, e pamundur ndėrhyrja e zjarrfikėses

MIRDITĖ- LEZHĖ- Vijon ende vatra e zjarrit nė Mirditė, konkretisht nė Qafq Mollė dhe nė fshatin Fang. Sipas drejtuesve lokalė flakėt kanė intensitet tė ulėt dhe pa rrezik pėr banesat, ndėrsa ndėrhyrja ėshtė e vėshtirė pėr shkak tė terrenit.

Ndėrkaq njė vatėr zjarri ka shkaktuar panik pėr banorėt nė Komunėn Ungrej. Flakėt u janė afruar banesave deri nė distancėn 100 metėr, ndėrkohė qė banorėt kanė ndėrhyrė me mjete rrethanore pėr tė shmangur perfshirjen e shtėpive tė tyre nga zjarri.

Ende nuk dohen shkaqet e zjarrit, ndėrkohė policia ka nisur hetimet.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1

Citim:
Lezhė, zjarr i fuqishėm nė njė sipėrfaqe pyjore, rrezikohen 4 banesa

Njė sipėrfaqe pyjore nė komunėn Ungrej tė Lezhės ėshtė pėrfshirė mėngjesin e sotėm nga njė zjarr i fuqishėm. Zjarri i pėrmasave tė mėdha ka vėnė nė rrezik edhe katėr banesa pėrreth. Nė vendngjarje kanė mbėrritur menjėherė forcat e zjarrfikėsve, por terreni i vėshtirė dhe era e kanė vėshtirėsuar shuarjen e flakėve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndėrkohė qė policia ka nisur hetimet.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ore&Itemid=482

Citim:
Elbasan, zjarr i madh nė fshatin Mengel, Zjarrfikėsit: E pamundur ndėrhyrja

Emri:  49838_2.jpg
Shikimet: 387
Madhėsia:  25,4 KBElbasan- Flakėt e zjarrit kanė pėrfshirė mesditėn e sė shtunės masivin e pishave, nė fshatin Mengėl tė Komunės Labinot Fushė, nė rrethin e Elbasanit, duke djegur tė paktėn 20 rrėnjė pisha

Tė mbėrritur nė vendin e ngjarjes, efektivat e Shėrbimit Zjarrėfikės tė Elbasanit bėnė tė ditur se, terreni i thyer nė kėtė zonė vėshtirėsoi mė shumė situatėn e krijuar, ndėrkohė qė nė ndihmė tė tyre shkuan banorėt e fshatit, tė cilėt ndihmuan me mjete primitive pėr shuarjen e flakėve, te cilat te favorizuara nga era u pėrhapen me shpejtėsi.

Policia nė vendngjarje ka nisur hetimet dhe ka marrė nė pyetje banorėt pėr tė bėrė tė mundur identifikimin e autorit tė ngjarjes. Njė ndėr shkaqet mendohet tė jetė zjarrėvėnia e qėllimshme.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
Citim:
Njė zjarr i fuqishėm ka pėrfshirė ne mesditė njė masiv tė madh pyjor, nė fshatin Mengel tė qytetit tė Elbasanit. Forca tė shumta zjarrfikėse, tė cilat mbėrritėn menjėherė nė vendngjarje, e kanė patur te pamundur ndėrhyrjen, pėr shkak tė mungesės tė infrastrukturės nė kėtė zonė. Ky pyll u dogj disa herė edhe vitin e shkuar, ndėrkohė nga hetimet paraprake bėhet me dije se zjarri mund tė ketė qene i qėllimshėm. Policia po punon pėr ndalimin e autorėve te zjarrvenies.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ika&Itemid=213
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.5.2012, 21:58   97
Citim:
Zjarr nė Gjorgoz tė Fierit, digjen rreth 12 ha me pisha

FIER - Rreth 12 hektarė me pisha shumėvjeēare e ullinj janė pėrfshirė nga flakėt pasditen e sotme, nė fshatin Gjorgoz tė komunės Cakran, nė Fier.

Pėrhapja e flakėve u favorizua nga era e fortė, duke bėrė qė zjarri tė merrte pėrmasa tė mėdha.

Terreni i vėshtirė ka bėrė tė pamundur ndėrhyrjen e mjeteve zjarrfikėse, ēka ka bėrė qė efektivėt e ardhur nga Patosi e Fieri tė neutralizonin flakėt pas rreth 3 orė e gjysmė, duke shmangur edhe rrezikun pėr disa banesa qė ndodheshin aty pranė.

Paraprakisht dyshohet pėr zjarrvėnie tė qėllimshme, pėr tė hapur kullota tė reja nė zonė.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1

Citim:
Zjarri djeg pisha e ullinj

Njė zjarr i pėrmasave te mėdha ka pėrfshirė masivin pyjor te pishave ne fshatin Gjorgos, te komunės Cakran ne Fier. Zjarri ėshtė diktuar rreth orės 14 te pasdites se premte ndėrsa flaket kane pėrfshire fillimisht njė pjese te pishave qe ndodhen ne afėrsi te aksit rrugor Fier-Ballsh. Banoret kane lajmėruar zjarrfikėset qe e kane patur te vėshtire te ndėrhyjnė pėr shkak te terrenit.

Zjarri ka pėrfshire edhe njė pjese te kodrės ku ndodheshin peme frutore kryesisht ullinj. Pas disa orėsh, zjarrfikėsit dhe banoret kane arritur te lokalizojnė flaket dhe me pas te shuajnė vatrėn e zjarrit. Pas bilancit te dėmeve te shkaktuara ka rezultuar se janė djegur njė sipėrfaqe prej 6 hektarė me pisha si dhe rreth 100 rrėnje ullinj. Ndėrkohė nuk dihet ende shkak i rėnies se zjarrit.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ika&Itemid=213
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2012, 21:01   98
Citim:
Digjen pyjet ne Kukės

Emri:  kukes_zjarr_ahe.jpg
Shikimet: 267
Madhėsia:  14,9 KBZjarri ne pyjet e KukesitRritja e temperaturave gjate ditėve te fundit ėshtė shoqėruar me rėnien e zjarreve ne pyjet e Kukesit. Ne komunėn Malzi janė djegur mbi pese hektarė me pisha dhe ah.

Zjarri qe vazhdon prej dy ditėsh ne kėtė zone, po pėrfshin edhe sipėrfaqe te tjera, pasi pėr shkak te terrenit te vėshtirė malor, zjarrfikėset e kane te pamundur te ndėrhyjnė. Pėr momentin janė angazhuar vetėm disa efektive, si dhe banore te zonės, qe po punojnė me mjete rrethanore.

Dyshohet se zjarri ka rene nga pakujdesia e ndonjė bariu qe ka hedhur cigaren te ndezur.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ret&Itemid=135
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.7.2012, 21:21   99
Citim:
Zjarri nė pyjet e Deēanit rrezikon tė dalė nga kontrolli

Deēan, 10 korrik - Njė zjarr qė ka rėnė nė pyjet e bjeshkėve tė Deēanit, rrezikon qė tė pėrhapet dhe tė shndėrrojė nė gjendje emergjente, ka thėnė drejtori i BPZHR-sė nė kėtė komunė Nasim Haradinaj.

Sipas tij edhe pse pėr momentin situata ėshtė nėn kontroll, nėse vazhdon kjo gjendje me temperatura tė larta, gjendja mund tė keqėsohet dhe tė dalė jashtė kontrolli.

“Fatmirėsisht zjarri ėshtė duke u zhvilluar nė njė lokacion ku nuk ka pyll tė dendur, dhe kryesisht aty kėtu pos ndonjė lisi zjarri ėshtė duke u pėrhapur pėrmes barit tė thatė, dhe drunjve tė vjetėr e tė tharė”, ka thėnė drejtori Haradinaj, sipas tė cilit vendi ku po zhvillohet zjarri ėshtė jashtėzakonisht i pa pėrshtatshėm pėr intervenim pasi qė ka njė pjerrėsirė tė madhe dhe njė pjesė kryesisht gurore dhe shkėmbore.

Ai tutje ka thėnė qė prej se ka filluar zjarri qė pesė ditė tė jenė duke dėrguar pylltarė dhe vullnetarė tė ndryshėm, porse problemi kryesor sipas tij ėshtė sė ata pylltarė qė do tė mund tė intervenonin me ēka tė mundnin nuk kanė karburante pėr shkuarje lartė dhe pėr intervenim.

“Janė mė shumė se katėr javė qė ne nuk kemi karburante pėr tė bėrė punėn tonė, dhe unė personalisht, e disa pylltarė tė tjerė disa herė nė veturat e punės marrim karburante me mjetet tona pėr tė intervenuar nė fikjen e zjarrit masiv, edhe pse absolutisht kjo nuk ėshtė punė e pylltarėve por nga vullneti pėr tė mos pasur dėme ata edhe kėtė punė bėjnė”, ka thėnė Haradinaj.

Sipas tij sasia e madhe e rrėshirės (lėngu i drunjve halorė), i jap ndihmesė tė madhe zjarrit nė bashkėpunim me temperaturat e larta tė ditėve tė korrikut, gjė qė mund tė heq dilemėn nga ndonjė dilemė e zjarrvėnies sė qėllimshme nga ana e dikujt. Madje ai ka thėnė qė tė ketė kėrkuar ndihmėn edhe nga ana e KFOR-it, porse sipas tij ata nuk janė pėrgjegjur duke thėnė se nuk kanė helikopter, dhe se nuk janė resurse tė tyre dhe dėmet nuk shkojnė nė adresė tė tyre.

Ndėrkaq nė anėn tjetėr mungesėn e karburanteve pėr intervenim tė ngritur nga ana e drejtorit Haradinaj, kryetari Selmanaj e ka quajtur njė film tė tij.

“Jonė tuj punu me zjarrfiksa, dhe sot drejtori i Shėrbimeve Publike ka dėrguar masa shtesė pėr intervenim, e nėse shpallet situatė emergjente ne duhet tė marrim masa tjera pėr fikjen e tij, a sa i pėrket karburanteve Nasimi maron qesi filma”, ka thėnė ai duke pranuar qė tė kenė vėshtirėsi me furnizim me karburante, porse sipas tij jo tė asaj natyre ēfarė edhe e ka ngritur drejtori i BPZHR-sė.

Ndėrsa Admir Hasanaj drejtor Shėrbimeve Publike dhe Emergjencave ka thėnė se pėr katėr ditė rresht edhe sa ėshtė zjarri aktiv tė jenė nė aksion. Sipas tij terreni jashtėzakonisht i vėshtirė ka bėrė qė intervenimet nė kėtė drejtim tė jenė shumė tė vėshtira.

“Po ne vazhdimisht jemi nė terren dhe kohė pas kohe dėrgojme edhe masa shtesė pėr intervenim, mirėpo terreni shumė i thyeshėm na krijon probleme tė jashtėzakonshme qė vende vende nuk kemi se ēka tė bėjmė”, ka thėnė ai.

Sipas tij gjendja pėr momentitn nuk ėshtė alarmante dhe se ėshtė nėn kontroll. Hasanaj ka thėnė qė deri mė tani tė mos kenė pasur ndonjė zjarr tė natyrave tė tilla pėr intervenim dhe se situata sa i pėrket zjarreve pėr momentin ėshtė shumė e mirė nė Komunėn e Deēanit

http://koha.net/?page=1,31,106639

Citim:
Zjarrfikėsit e Fushė-Kosovės nė kompetencė tė MPB-sė

Prishtinė, 10 korrik - Ministria e Punėve tė Brendshme dhe komuna e Fushė-Kosovės nėnshkruan sot memorandum tė mirėkuptimit pėr transferimin e njėsisė sė Zjarrfikėsve nga komuna nė Agjencinė pėr Menaxhim Emergjent tė MPB-sė. Marrėveshja u nėnshkrua nga kryetari i komunės, Burim Berisha, dhe drejtori pėr Parandalim nė AME, Alush Beqiri.

Qėllim i memorandumit tė mirėkuptimit ėshtė transferimi i pjesėtarėve tė Shėrbimit zjarrfikės dhe shpėtimit nga Komuna e Fushė-Kosovės, nė Njėsitin profesional zjarrfikės dhe tė shpėtimit nė kuadėr tė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, respektivisht nė Agjencinė e Menaxhimit Emergjent (AME) pėr vazhdimin e funksionimit dhe krijimin e kushteve mė tė mira pėr shėrbimin e zjarrfikėsve nė tė gjithė territorin e Kosovės.

Komuna e Fushė-Kosovės ėshtė e para nė transferimin e zyrtarėve nga komuna nė nivel qendror.

Nė ditėt nė vijim do tė vazhdohet me transferimin e tė gjitha njėsive tė zjarrfikėsve nga tė gjitha komunat e Kosovės nė Agjencinė pėr Menaxhim Emergjent, me qėllim tė funksionimit unik tė zjarrfikėsve.

http://koha.net/?page=1,13,106666
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.7.2012, 21:15   100
Citim:
Elbasan, 3 vatra zjarri brenda 24 orėve

ELBASAN- Tre vatra zjarri janė shfaqur nė qytetin e Elbasanit gjatė 24 orėve tė fundit, ku sipas burimeve tė repartit te Zjarrfikėses, mėsohet se dy vatrat e para u pėrhapėn me shpejtėsi duke marrė pėrmasa tė mėdha. Nė orėt e vona tė njė nate mė parė nė lagjen "Shėn Koll" u pėrfshinė nga flakėt njė sipėrfaqe e konsiderueshme me ferra e shkurre, tė cilat tė favorizuara dhe nga era rrezikuan edhe disa banesa shumė pranė vatrės.

Ndėrhyrja e shėrbimit zjarrfikės bėri tė mundur evitimin e pėrhapjes sė flakėve drejt banesave dhe shuarjen e tij pasnje ore. Ndėrkaq, thuajse nė tė njė njėtėn kohė njė zjarr tjetėr pėrfshiu njė sipėrfaqe me ferra e shkurre nė periferi tė lagjes "5 Maj" duke rrezikuar edhe nėnstacionin elektrik. Mjete dhe forca tė shumta qė ndėrhynė me shpejtėsi shmangėn rrezikun dhe shuan zjarrin rreth orės 22.00.

Zjarri i fundit ka rėnė nė orėt e para tė mėngjesit ku rreth njė hektar me pisha u pėrfshinė nga flakėt nė afėrsi tė ish- repartit ushtarak tė Mjekėsit, ku u dogjėn plotėsisht rreth katėr dynym me pisha. Nga ky zjarr u rrezikuan depot e ujit, por falė ndėrhyrjes sė komunitetit nuk pati pasoja. Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve tė shfaqjes se kėtyre zjarreve pasi dyshohet se nė tė tre rastet e fundit ato mund tė kenė qenė tė qėllimshme.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:42.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.