Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.6.2007, 15:52   1

Shkrim i cituar Laguna e Knallės nė kufijtė e ekzistencės


Citim:
Ekolėvizja, 19 janar 2007

Asnjė ndėrhyrje pėr pastrimin e mjedisit tė ndotur


Ndryshe nga angazhimi i madh i pushtetit vendor nė ditėn e katastrofės qė natyrisht problemi kryesor ishte shpėtimi i jetės sė njerėzve, mė pas asnjeri nė nivel lokal nuk ėshtė marrė me rehabilitimin e mjedisit tė ndotur. Ndoshta kėshtu, pasi nė ditėn e katastrofės u prononcuan pėr ngjarjen, autoritet mė tė larta tė Ministrisė sė Mjedisit, ku ndėr referuesit ishte edhe Ministri Lufter Xhuveli. Deri mė tani ėshtė pritur, por pėrsėri nuk ka asnjė prej tyre qė interesohej dhe tė ndjekė problemin e “shėrimit mjedisor”, pa gjeneruar asnjė mundėsi nė kėtė drejtim, e aq mė tepėr si tė prekurit nga kjo ngjarje.

Interesimi i pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Mjedisit nė nivel titullarėsh dhe specialistėsh, apo ekspertėsh, gjatė ditėve tė asaj ēfarė ndodhi nė Knallė kanė hetuar nė tė gjitha aspektet mjedisore kėtė ngjarje. Pasi u morėn garancitė e nevojshme pėr izolimin natyror tė vendit tė ndotur dhe pėrforcimit tė saj nė raste tė nevojshme, ekspertėt e kompanisė ALBPETROL tė thirrur nga kjo Ministri kanė inspektuar zonėn (nė fund tė dhjetorit 06) dhe kanė pėrcaktuar mėnyrėn e largimit tė ndotėsit, naftės sė shpėrndarė.


Emri:  ndotje-knalle-1.jpg
Shikimet: 422
Madhėsia:  9,0 KB
Ministria e Mjedisit vazhdon tė japė shpresė pėr ndėrhyrje


Nė kėtė kuadėr pritet qė ALBPETROLI tė mundėsojė pastrimin e ligatinės sė ndotur nga nafta, evadimin e trajtimin e ndotėsit. Pas saj njė sėrė ndėrhyrjesh mund tė ndėrmerren nė kuadrin e njė plani veprimi qė do tė fuqizonte potencialet rigjeneruese qė ka vetė ligatina, si pastrimin mė tė plotė nga llumrat, e ndotura, mbjelljen e shkurreve nė mjediset e djegura e tė ndotura, aktivitete ndėrgjegjėsuese pėr komunitetin .Veēanėrisht kjo e fundit ka shumė rėndėsi sepse fatkeqėsisht nė komunitete shprehen qendrime jo nga pak veta qė njė vend i ndotur tė bėhet precedent pėr ta ndotur mė shumė si pėr tė hedhur mbeturina etj e jo e kundėrta pėr ta pastruar atė. Kjo zonė e ndotur, duke mos pasur njė komunikim hidrik direkt me vazhdimin e kėtij ekosistemi me tė njėjtat karakteristika mė nė jug tė saj, pas njė ndėrhyrje rehabilituese mund tė pėrfitojė prej saj. Shumė specie tė larguara mund tė riinstalohen duke qenė afėr saj.


Emri:  ndotje-knalle-2.jpg
Shikimet: 419
Madhėsia:  7,4 KB
Aspekti ligjor i dhėnies sė lejes mjedisore


Konform ligjit krahas lejeve tė tjera, leja mjedisore ėshtė dhėnė nga Ministria e Mjedisit, pasi i ėshtė nėnshtruar njė procesi shqyrtimesh tė dokumentacionit tekniko ligjor tė firmės, nga organet e pushtetit lokal, e cila shikon pėrputhshmėrinė me planet e saj tė zhvillimit e jep lejen e ndėrtimit etj, nga Agjencia Rajonale e Mjedisit e Qarkut, e cila detyrim vlerėsimin e ndikimeve nė mjedis tė projektit, e pėrputhshmėrinė me standardet mjedisore tė pėrcaktuara me ligje. Kjo leje ėshtė dhėnė nė vitin 2002 bazuar nė ligjin (e vjetėr) nr 7664 datė 21.01.1993 “Pėr mbrojtjen e mjedisit” ku njė sėrė kushtesh i janė vendosur firmės pėr t’u zbatuar nga ana e saj tė cilat monitorohen nga vetė firma dhe kontrollohen nga Agjencia Rajonale e Mjedisit.

Nė kėtė periudhė ky ligj nuk diktonte kryerjen e njė Raporti tė Vlerėsimit tė Ndikimeve nė Mjedis nga ekspertė tė liēensuar, por ndikimet nė mjedis e masat pėr mbrojtjen e tij ishin pjesė e dokumentacionit tė projektit. Procedurat e Vlerėsimit tė Ndikimeve nė Mjedis pėrcaktohen nė ligjin Nr 8990 datė 23.1.2003 “Pėr vlerėsimin e ndikimit nė mjedis” ku pėrcaktohen kriteret, pėrmbajtja etj e raportit tė Vlerėsimit tė Ndikimeve nė Mjedis e bazuar nė ligjin (e ri) themelor mjedisor Nr 8934 datė 5.9.2002 e amendamentet e miratuara nė zbatim tė tij. Kėto ndryshime tė rėndėsishme ligjore janė bėrė pas marrjes sė lejes mjedisore, por nuk ėshtė penguar monitorimi e kontrolli i vazhdueshėm nga Agjencia Rajonale e Mjedisit i kushteve mjedisore tė lejes nė pėrputhje dhe me kuadrin e ri ligjor tė cilat firma i ka respektuar.

Ėshtė e rėndėsishme pėr rastin tė thuhet se nė kėtė leje mjedisore shkruhet e theksuar “Kjo leje ėshtė e vlefshme pasi tė jetė marre leja nga organet shtetėrore tė mbrojtjes nga zjarri, dhe vetėm nė kushtet e zbatimit rigoroz tė Ligjit Nr 8766 date 5.04.2001 “Tė mbrojtjes nga zjarri”. Siē flitet deri tani pėr kėtė rast, pa pėrfunduar hetimet nga organet pėrkatės, rrjedhja e karburantit nė lagunė nuk ka ardhur nga veprime operacionale tė firmės gjatė aktivitetit tė saj, por nga vendosja e shpėrthimi i lėndės eskplozive nga kundėrshtarėt.

Emri:  ndotje-knalle-3.jpg
Shikimet: 400
Madhėsia:  26,5 KBProblematike mungesa e masterplaneve pėr kėto lloje instalimesh, ose e strategjive qė e pėrfshijnė kėtė drejtim zhvillimi si dhe vendosja e kritereve specifike nė kėtė drejtim. Rreziku i zhdukjes sė shpendėve nė Knallė Katastrofa ekologjike dhe ndryshimi i biodiversitetit tė zonės. Nga zjarri nė depozitat e “TACI OIL” kompani nė Shėngjin, mė 17 dhjetor 2006 janė djegur: 1 depozitė me benzol me 300 ton si dhe depozitat me naftė me 500 e 900 ton. Kanė shpėtuar pa u djegur 2 depozita me naftė me 2000 ton e 3000 ton.

Kjo ėshtė njė panoramė e shkurtėr e asaj ēfarė ndodhi 17 dhjetorin e 2006-ės. Kanė kaluar plot njė muaj dhe asgjė nuk ėshtė bėrė, askush nga organet e pushtetit qendror, aq mė tepėr nga ai vendor, nuk e ktheu kokėn pėr tė parė se ēfarė mund tė bėjnė pėr tė shpėtuar luginėn e pllakosur nga nafta e djegur. Pėrveē panoramės sė shėmtuar janė edhe faktorė tė tjerė madje edhe jetėsorė qė kanė hedhur thirrjen SOS pėr ndėrhyrjen e menjėhershme.

Ministria e Mjedisit, e zėnė me zgjedhjet dhe si ēdo herė tjetėr edhe nė rastin e Knallės ka bėrė tė dy sytė qorr, dhe nuk ka denjuar pėr tu marrė mė me rikuperimin sadopak tė asaj ēfarė ndodhi mė 17 dhjetor, nė Shėngjin. Nė fakt premtimet ishin tė mėdha ditėn e shpėrthimit. Ėshtė pikėrisht ajo ministri qė ka aprovuar lejen mjedisore me tė gjithė dikasteret qė janė nėn varėsi tė saj. Tani bėn veshėshurdhin duke mos dėgjuar aspak as thirrjet e vazhdueshme tė komunitetit qė jeton zymtėsinė e luginės nga bloza e naftės. Meqė mban emrin Ministri e Mjedisit, sa mjedisorė janė kėta zotėrinj?


Fauna dhe Flora e penalizuar


Zona ligatinore e Knallės ėshtė e populluar nga njė shumllojshmėri shpendėsh veēanėrisht falė ushqimit tė kėsaj zone me ujra tė freskėta e tė ėmbėl tė liqenit tė Knallės. Shpendėt janė indikatori kryesor i biodiversitetit tė njė zone, ndryshimet popullatave tė shpendėve janė shprehje e ndryshimeve ekologjike dhe shqetėsimeve tė tjera. Shpendėt ujore ligatinorė mė tipike pėr kėtė zonė janė ēafkat e karabullakėt (Ardeidet e Phalocrocoridet), prej tė cilėve mė prezente janė ēafka e bardhė (Egretta alba) ēafka e bardhė e vogėl (Egretta garzetta ), ēafka e pėrhime (Ardea cinerea) gagthi i vogėl (Ixobrychus minutus), gagthi (Botaurus stellaris), ēafka sqeplugė ( Platalea leucorodia), karabullaku i madh (Phalacrocorax carbo), karabullaku i vogėl (Phalocrocorax pygmaeus).

Krahas ēafkave e karbullakėve vėrehen dhe prania e pulėbardhave (Larus cachinnans), kalorėsi (Himantopus himantopus), kredharaku i vogėl (Tachybabtus ruficollis) etj. Nė kėtė zonė nuk kanė mungur edhe rosat. Aktualisht zona e ndotur prej 60 ha ėshtė e privuar nga prania e shpendėve tė cilat janė spostuar e larguar menjėherė pas ngjarjes.


Pulėbardhat, tė ‘mbijetuarat’ pas katastrofės ekologjike


Tė vetmit shpendė qė mbas ngjarjes po tentojnė tė kėrkojnė ushqim, veēanėrisht nė kufijtė e kėsaj zone janė pulėbardhat (Larus cachinnans), tė cilat nuk arrijnė tė vendosen nė vendin e tyre. Djegia e naftės ėshtė shtrirė nė mjedisin ligatinor nė njė gjatėsi prej 480 m nė drejtim jugperėndimor e gjerėsi qė arrin deri nė 120 m. Nga zjarri janė djegur e dėmtuar mbulesa shkurrore kryesisht me kallamishte e marinė (Tamarix sp).

Liqeni i Knallės shtrihet nė jug tė qytetit tė Shėngjinit, i cili qė nga viti 1981, me bonifikimin e zonės jugore tė tij dhe pjesėrisht tė zonės periferike, humbi pėrgjithėsisht lidhjet me lagunėn e Merxhanit. Ėshtė njė territor me njė sipėrfaqe afėrsisht 47 ha e thellėsi maksimale 8 m. Furnizohet me burime karstike nė pjesėn e brendshme tė tij, nė anėn lindore nga shpati i malit tė Shėngjinit. Vėrehen komunikime ujore tė kėtij liqeni me pjesėn kėnetore tė kėnetės sė zonės Balldre-Torovice (nė veri lindje).
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2007, 15:57   2
Citim:
Ministria e Mjedisit vazhdon tė premtojė - Gati projekti pėr pastrimin e Knallės

Ekolėvizja / 19 janar 2007

Pėrsa i pėrket asaj qė po bėhet nga Ministria e Mjedisit, pėr Lagunė e Knallės, “Ekolėvizja” i mori njė prononcim pėrfaqėsuesve tė kėtij institucioni. Ata u shprehėn se, “Ministria e Mjedisit po vazhdon punėn pėr gjetjen e fondeve dhe angazhimin e forcave pėr pastrimin e lagunės.

Duke u mbėshtetur nė parimin kush ndot paguan, kjo ministri ka zhvilluar biseda me firmėn,”TACI OIL”, pronare depozitave tė naftės sė djegur nė Shėngjin, dhe kanė arritur tė sigurojnė njė fond prej 15 mijė lekėsh, shumė tė cilėn do ta pėrdorim pėr pastrimin me makineri dhe me njerėz tė zonės.

Sipas tyre, ky projekt draft mendohet tė jepet pėr pastrimin e naftės sė djegur firmės “Albpetrol”, me makineritė e saj thithėse. Ata shkojnė mė tej nė prononcimet e tyre kur shprehen se, “Meqėnėse ky aksidente ishte i pari i kėtij lloji nė Shqipėri, me ndotje tė ujėrave, vendi ynė nuk ka eksperiencėn e duhur, ndaj mendohet tė aktivizohen forcat, fizike tė zonės sė Lezhės dhe tė Shėngjinit, nėpėrmjet organizimit tė Shoqatave Mjedisore lokale”.

“Edhe pse sipėrmarrjet janė shumė tė ngadalta ngushėllohemi me shprehjen, ‘Mė mirė vonė se kurrė’”, citon Ministria e Mjedisit.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:41.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.