Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.7.2007, 16:45   1
kalimtar/e
 

Shkrim i cituar Tuma Kamenicės


Citim:
Panorama/ 20 korrik / Jorgjeta Gjanēi

E vetmja e kėtij lloji nė krejt Ballkanin, Tuma e zbuluar 15 kilometėr larg qytetit tė Korēės, ēdo ditė shkelet nga njė numėr i madh turistėsh tė huaj, qė janė tė interesuar pėr arkeologjinė. Ajo ka njė histori 7 shekullore para erės dhe kjo histori bėhet koncize nė filozofinė e vdekjes, nė mėnyrėn e jetesės dhe nė gjithė aktivitetin ekonomik tė shprehur nėpėrmjet ritualeve mortore. Duke vizituar kėtė muze natyror secili kupton se mė se 2500 vjet mė parė rajoni rreth Tumės ka qenė i banuar nga njė komunitet njerėzor me njė kulturė tė veēantė.


Shtrirja

Nė njė sipėrfaqe prej 6500 metrash katrore shtrihen strukturat monumentale tė kodėr-varreve, dhoma muze ku jepen tė dhėna pėr Tumėn dhe mjediset ēlodhėse. Kjo Tumė daton nė shekujt XIII deri VI para erės sė re. Tė dhėnat e para rreth kėsaj Tume u zbuluan nė vitin 2000 dhe mandej ka qenė njė punė e pėrkushtuar e arkeologut Skėnder Aliu, qė bėri tė mundur tė kėmbėngulej pėr zbulimin e tė panjohurave tė saj. U kaluan shumė vėshtirėsi, pėr faktin se edhe fondet qė jepeshin ishin tė pakta. Vetėm kur gėrmimet nė tė u mbėshtetėn financiarisht, me njė fond prej 70.000 eurosh nga Instituti Human Amerikan u mundėsua qė kjo Tumė tė zhbirojė tė fshehtat e saj shekullore dhe tė ecej me sukses deri nė pėrurimin e muzeut natyror tė saj.

Aktualisht sot kjo Tumė ėshtė njė nga objektet mė tė rėndėsishme kulturore nė Qarkun e Korēės pėr vizitorė vendas dhe tė huaj. Tuma e Kamenicės, ndryshe nga Tuma tė tjera nė rajon, ka pėrmasat mė tė mėdha nė rrafshin ballkanik: me njė diametėr 74 metra nė gjatėsi dhe 40 metra nė gjerėsi. Kjo Tumė konsiderohet nga arkeologėt si njė kodėrvarr, ku varret i gjen tė mbivendosur mbi njėri-tjetrin. Mes shumė fakteve qė nėnvizohen nėpėr stendat e muzeut, mėson se nė kėtė Tumė janė zbuluar mbi 430 varre dhe u gjetėn mbi 3500 objekte arkeologjike. Ndėr skeletet e varreve veēohet ai i njė nėne shtatzėnė me njė fėmijė prej disa muajsh nė shtat. Ky muze natyror, i shndėrruar nė njė kompleks tė vizitueshėm, pėrfaqėson njė pikė tė re tė trashėgimisė sonė kulturore historike, jo vetėm pėr rajonin e Korēės, por pėr gjithė vendin.


Muzeu

Informacionet demografike, gjenetike tė zhvillimit tė jetės dhe tė kulteve, tė ceremonive mortore e kėshtu me radhė janė tė gjitha pjesė e njė rrjedhe logjike tė zhvillimeve prehistorike qė vijnė deri nė ditėt tona dhe qė sė fundi janė bėrė pjesė e trashėgimisė kulturore. Unaza e varrit qendror ėshtė ajo qė bie menjėherė nė sy sapo i afrohesh Tumės sė Kamenicės. Mė tej format rrethore tė varreve qė ngjasojnė me petale tregojnė pėr vendosjen e familjeve nė kėto varre sipas pemės gjenealogjike. Komuniteti qė ka jetuar nė periudhėn mes shekujve 13-6 para erės sonė ka qenė pjesė e njė studimi tė gjatė dhe tė hollėsishėm, ku nuk janė pėrjashtuar as analizat e ADN-sė. Muzeu, i projektuar nga arkitekti Kliti Kallamata, jep njė pėrshkrim tė historisė sė varrezės dhe tė rezultateve mė tė rėndėsishme tė kėrkimeve. Brenda nė muze janė tė ekspozuara jo vetėm stolitė e pėrdorura, enėt prej balte dhe mjetet e punės nė bujqėsi, si dhe skeletet, por ajo qė ka tėrhequr mė shumė vėmendjen ka qenė njė manekin i njė vajze tė re nė moshė, qė tregon jo vetėm pėrmasat trupore tė njerėzve tė prehistorisė, por edhe stilin e veshjes. Pėr ngritjen e kėtij muzeu, pėrveē investimit tė Institutit Human Amerikan u investuan dhe 5 milionė lekė nga ana e Qendrės Ndėrkombėtare tė Arkeologjisė shqiptare.

Arkeologjia eksperimentale do tė sjellė nė kėtė Tumė edhe hapjen e aktiviteteve edukuese. Eshtė parashikuar qė nė ditė tė veēanta tė organizohen edhe aktivitetet edukuese me nxėnėsit e shkollave. Varreza masive me forma rrethore, brenda tė cilėve tė rrethuar me gurė gjenden edhe skeletet, janė vizituar nė ditėt e para pas pėrurimit dhe gjatė korrikut nga banorė tė Kamenicės, nxėnės shkollash dhe banorė tė fshatrave rreth, por edhe nga shumė vizitorė shqiptarė dhe tė huaj, tė cilėt kanė ardhur me dėshirėn e tyre pėr tė parė nga afėr historinė e varrezės sė hershme tė kėtij fshati.

Ndryshuar sė fundmi nga sub674843 : 20.7.2007 nė 17:34.

  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:20.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.