Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.8.2007, 01:27   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Vė re! Problematika e historisė sė lashtė


Ēėshtjen po e hap si vend pėr tė lėnė ca mendime rreth mėnyrės se si hetohet dhe si vepronte historia e lashtė greko-romake, pra, lėnda e shkruar e mbetur deri sot qė pėrshkruan ngjarjet e asaj kohe.

Ajo qė duhet pat parasysh gjithnjė ėshtė qė nė ēdo vepėr tė historianėve tė lashtė, mbi gjysma e lėndės ėshtė aktualisht opinion i autorit, opinion publik i kohės si dhe mendime e pėrfundime me tė dėgjuar aty-kėtu dhe vetėm njė pjesė tė dhėnash janė dėshmi aktuale tė kohės nė tė cilėn jeton apo tė ngjarjes tė cilėn pėrjeton e pėrshkruan autori.

Pjesa mė e madhe e veprave tė lashta qė na kanė mbetur referojnė referime me burime tė humbura nė thellėsitė e kohės, ose nė zjarret libėrdjegėse tė monoteistėve. Ajo qė problematizon nė kėto raste ėshtė fakti se duke mos e vėnė re kėtė gjendje, shumė njerėz duke u bazuar dhe thjesht nė njė thėnie tė "tė lashtėve" nisen tė pohojnė tė patundur "vėrtetėsi" tė ndryshme tė asaj kohe. Ėshtė e tepėrt tė thuhet se nė kėtė rast mė shumė se kurdo ėshtė ēasti kur duhet tė veprojė mendimi kritik.

Sa herė qė lexojmė tė lashtėt duhet tė kemi parasysh sė pari qė janė njerėz, sė dyti qė shkruajnė nėn njė regjim tė caktuar, sė treti qė njė pjesė e mirė e tyre janė pjesėmarrės aktivė nė vendimmarrjen politike tė regjimit (pra vegla politike), sė katėrti pėr sa i pėrket Ilirisė se nuk kanė qenė asnjėherė nė Iliri, sė pesti se ne na kanė mbėrritur vetėm ato vepra qė kanė kaluar censurėn e zjarrit judaik (kristiano-mysliman) tė viteve pasaleksandrine kur u dogjėn bibliotekat dhe kur ēdo libėr qė binte ndesh me doktrinat semite shndėrrohej nė hi (gjė qė do tė thotė qė veprat mė tė rėndėsishme nuk kanė patur fatin tė mbijetojnė), sė gjashti se ēdo shkrim i tyre nuk adreson asnjėherė zonat rurale qė dihet se mbanin pjesėn mė tė madhe tė popullsisė, por ēdo herė janė duke treguar ngjarje qė pėrfshijnė vetėm jetėn qytetare, pra njė pakicė tė theksuar tė popujve pėr tė cilėt flisnin dhe sė shtati se pjesa dėrrmuese e kėtyre veprave (nė mos tė gjitha) janė kopje tė mėvonshme dhe pėrmbajnė falsifikime.

Kjo lė vend nė mėnyrėn e tyre tė rrėfimit pėr interpretime tė gjithfarshme dhe pėr pėrgjithėsime tė gjithfarshme, gjė qė nuk lehtėson aspak ndriēimin e asaj periudhe se sa jep mė tepėr opinionin publik dhe bindjet e pėrbotshme tė qytetarėve tė qytetit e zonės ku jeton secili autor sipas rastit, apo bindjet vetjake tė kėtij autori qė imponohen mė vonė nga akademikėt si tė ishin dėshmi aktuale tė kohės dhe vendit pėr tė cilin flitet.

Mosdija e tė lashtėve rreth shumė ēėshtjeve si dhe mbėshtetja e kėtyre vetėm nė autorė tė tjerė tė mėparshėm, por jo nė analizė apo dėshmi vete tė parė, bie nė sy kur flasin me tė dėgjuar, apo kur bėjnė disa gafa tė caktuara mitologjike, historike e gjeografike tė cilat tė amplifikuara nga mishmashi pedant i epokės pasaleksandrine (tė shkėputur nga realiteti dhe tė humbur, me plot kuptimin e fjalės, nė virtualitetin e librave tė shumtė tė kohės, pra qė shkruanin pėr vende e sende pa dalė nga katėr muret e bibliotekave, por vetėm duke referuar autorė tė tjerė pararendės e duke pėrjetėsuar dhe gabimet e tyre) mbėrrijnė deri nė ditėt tona si tė ishin tė vėrteta tė palėkundshme apo gurė themeli historik vetėm pse nė atė kohė "besoheshin" pėr tė vėrteta.

Raste ndoresh ka plot, por kėtu mjafton tė thuhen drejtimet kyēe qė disa ndoshta do tė donin t'i mbanin parasysh gjatė leximit tė kėtyre veprave:

- Veprat para erės sonė janė burimore dhe ato pas erės sonė janė referuese tė burimoreve dhe, nga Bizanti e prapa, doktrinale. Pėrveē tė parave gjithė tė tjerat hetohen gjithnjė imtas dhe me mosbesim tė plotė.
- Tė dallohet midis kohės kur shkruan autori dhe kohės pėr tė cilėn flet autori.
- Tė dallohet kur autori jep opinion tė vetin, kur pėrcjell njė autor tjetėr, kur pėrcjell njė thashethem apo opinion a bindje publike dhe kur pėrshkruan aktualisht njė ngjarje tė pėrjetuar nga ai vetė.
- Tė hetohet roli dhe paanshmėria e autorit nėse ėshtė pjesėmarrės nė ngjarje.
- Tė shihet sa pėrgjithėson duke u nisur nga njė gjedhe e pamjaftueshme pėr tė dhėnė pėrfundime pėr njė tėrėsi tė caktuar.
- Tė krahasohet ajo ēka pėrshkruan ai me tė dhėnat arkeologjike qė i pėrkojnė ngjarjeve tė kohės dhe me rrėfime nga autorė tė tjerė.

Kėto janė drejtime tė thjeshta dhe duket si e ēuditshme qė duhen theksuar, por ja qė nė jo pak punime akademike nuk mbahen parasysh. Shumė vetėve iu duket se meqė diēka ėshtė e shkruar atėherė i plotėson kushtet pėr tė qenė e vėrtetė!... gjė qė ėshtė tragjikomike, sepse duke nisur nė vija tė trasha nga era jonė e deri nė ditėt e sotme, kėto 2000 vjet pjesa dėrrmuese e shkruesve kanė qenė pedanto-vegjetativo-murgo-teologo-qullasho-frikaco-mashtrues me diplomė, sidomos bizantinėt, njerėz tė shkėputur nga realiteti me cene tė ndryshme dhe me gėnjeshtėr dhe cmirė nė vend tė gjakut, qė pėrpiqeshin qė paaftėsitė, injorancėn, mangėsitė e komplekset e tyre tė llojllojshme t'i kompensonin nė shkrim. Kėto punime rėndom s'kanė tė bėjnė as me historinė e as me shkencėn, por ndoshta do tė duhet tė shikohen nga psikologėt.

Gjatė hetimit historik nė erėn tonė duhet tė merren mė pėr bazė shkresat zyrtare e dokumente tė tjera personale dhe jo punimet pėrmbledhėse nga autorė integriteti shkencor i tė cilėve ėshtė tė paktėn i dyshimtė.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:22.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.