Kthehu   Kreu > D2 > D2L
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 29.8.2007, 22:53   1

Lėndė burimore Kanuni i Lekė Dukagjinit (varianti i Pukės)


Citim:
Kanuni i Lekė Dukagjinit, varianti i Pukės, Xhemal Meēi
Prof. Dr. Mark Tirta

Emri:  kanuni-lekes-puka-meci-vargmal.jpg
Shikimet: 4633
Madhėsia:  22,9 KBNė lėmė tė kėrkimeve shkencore mund tė vėrehen, ndėr tė tjera, dy rrjedha tė kundėrta: punė kėmbėngulėse e pa zhurmė, nė heshtje, ose ana tjetėr: zhurmė pa punė: pa prodhuar, shkrime pa dritė, Kėto tė fundit janė njė rrugė rrjedhėse e lehtė; ngritur nė plagjiatura, nė reklamė; shfrytėzim konjukturash e pozite drejtuese nė hulumtime tė kėsaj natyre, Puna kėmbėngulėse e pėrkushtuar, lėruar nė heshtje e pėr njė kohė tė gjatė, mund tė bėhet e njohur me shumė vonesė; por mbetet e pavdekshme, ndėrsa ajo tjetra pėr njė farė kohe mund tė fryhet shumė sa zė edhe dritėn e diellit, po shuhet shpejt se ėshtė pa gjak tė vetin, pa jetė, atė e asgjėson koha.

Studiuesi Xhemal Meēi i takon rrjedhės sė punės kėmbėngulėse, tėrė frymėzim, nė heshtje. Ka mė tepėr se njė ēerek shekulli qė ky njert; dashurues i dt jes e i kulturės, i etur pėr tė nxjerrė nė dritė tė fshehtat e shekujve, krahas punės sė tij si arsimtar, merret nė mėnyrė intensive me kėrkime shkencore nė lėmė tė etnologisė; tė folklorit e tė htstorisė nė Malėsitė e Veriut, Si eksplorator, gjurmues i etnokulturės nė mjedtset fshatare tė shoqėrisė malėsore, i ka tė pakėt shokėt. Puna e tij nė kėrkime u ngjanė rrjedhave ujore tė nėndheshme, qė ashtu nė heshtje, nė mugėtirėn e thellėsive shkėmbore, u japin jetė gurrave e krojeve tė luginave e shpateve mes malesh e pyjesh.

Xhemal Meēi u lind nė Kabash tė Pukės mė 1936; qė nga viti 1954 e kėtej banon nė qytetin e Pukės, Ka mbaruar arsimin e lartė nė specialitetin gjuhė shqipe, letėrsi dhe histori. Gjithnjė ka kryer detyrėn e arsimtarit nė shkolla tė rrethit tė Pukės, Qė kur ka mbaruar arsimin e lartė e kėtej merret me hulumtime nė lėmė tė historisė; tė etnologjisė e tė folklorit kryesisht nė Pukė, nė Mirditė; nė Malėsi tė Gjakovės, nė Pult e nė vise tė tjera tė malėsive tė Veriut; kėshtu po ijep dt jes albantstike punime me vlerė, Ka qenė pėr njė kohė (1969-1975) kryetar i Kėshillit Shkencor tė Shoqatės Shkencore tė Arsimtarėve tė rrethit tė Pukės ku u ka dhėnė g;allėri jetės e veprimtarive shkencore e kulturore nė kėtė rreth, Ėshtė frymėzues e organizues i shumė veprimtarive tė kėtij lloji, Ka qenė ideator e organizues kryesor i botimit tė pėrmbledhėsit “Puka dhe Shkolla”, nė disa vėllime, me kontributet hulumtuese tė intelektualėve tė atij rethi. Ka drejtuar dhe organizuar mbledhjen e materialeve burimore e tė dokumentacionit tė shkruar pėr traditat historike, atdhetare e tė etnokulturės sė krahinės sė Pukės nė masėn rreth 1500 faqe, tė sistemuara nė 13 vėllime, tė depozituara nė Muzeun Historik dhe nė Bibliotekėn e Pukės, Punės sė tij i pėrket edhe njė pjesė e historisė sė Pukės me rreth 180 faqe dorėshkrim, Nga ky njeri i kėrkimeve shkencore Janė mbledhur g;atė viteve 1968-1983 4 vėllime me kėngė popullore: kėngė htstorike, tė punės, dasme, erotike e tjerė; rreth 600 faqe, Ka shkruar dhe punime kushtuar rapsodit tė Kabashit, Artistit tė Merituar Prendush Gega.

Bashkė me to si shtesė ka mbledhė e sistemuar tėrė kėngėt e krijuara e tė kėnduara nga ky rapsod, ashtu si edhe kujtime, anekdota e gazmore nga jeta e tij; tė g;ttha kėto tė sistemuara nė dy vėllime, rreth 400 faqe, tė pėrgatitura pėr botim (punė U-vjeēare), Kėrkimeve tė ttj u pėrkasin edhe 12 vėllime me materiale tė natyrės etnologjike e historiko-kulturore, gjurmuar, mbledhur, sistemuar e daktilografuar, punė eksplorimesh nė Pukė; nė Malėsi tė Gjakovės e nė Mirditė; depozituar nė Arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore nė afro 1500 faqe, Mbi 2000 faqe tė tjera i ka tė pasistemuara, materiale tė radhitura nė disa fletore, Nė kėrkimet e !tj njė vend tė veēantė i ka kushtuar mbledhjes sė tė drejtės dokesore, kanuneve popullore, nė malėsitė e Pukės, tė Mirditės, tė Pultit, tė Malėsisė sė Gjakovės, sistemuar nė 10 vėllime, nė Arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore nė Tiranė; rreth 1500 faqe, Mbėshtetur nė kėrkimet e ttj nė terren dhe nė hulumtimet nė literaturė e nė arkiva, ka shkruar njė rradhė punimesh shkencore e i ka botuar nė shtypin shkencor e kulturor, si nė: “Kultura Popullore”, nė “Etnografia Shqiptare”, nė “Revista Shkencore”, nė “Ēėshtje tė Folklorit shqiptar”, nė “Puka dhe Shkolla”, nė “Shkodra nė shekuj”, nė “Drita”, nė “Rilindja” e kėshtu me radhė, Gjatė kėtyre 30 vjetėve tė fundit ka marrė pjesė me kumtesa nė 47 veprimtari shkencore, si: sesione shkencore, simpoziume, konferenca e kongrese (tė profilit shkencor) ku ka dhėnė kontributin e tij me shumė vlerė nė shpalosjen nė dritė tė dijės, tė vlerave mė tė mira tė traditave etnokulturore tė popullit tonė.

Emri:  xhemal-meci.jpg
Shikimet: 3582
Madhėsia:  20,5 KB
Xhemal Meēi
Veprimtaria kėrkimore shkencore e kėtij studiuesi ėshtė shumė e gjerė, Tė duket si e pabesueshme qė ky njeri t'i ketė bėrė tė tėra kėto hulumtime, t'i ketė sistemuar e daktilografuar me duart e tija. Pėr mė tepėr, ky jetonte nė Pukė; mes malėsive, me punė nė fshatra larg shtėpisė e nė kushte jetese e tė punės mjaft tė vėshtira, veēse pranė popullit prej tė cilit ėshtė ushqyer nė kėto kėrkime,

Nga njerėz tė politizuar tė diktaturės ai pati edhe pengesa nė punėn e tij kėrkimoreshkencore, Biografia e tij me “cen” e ndoqi prapa kudo, Megjithėse ia dinin zotėsitė e tij nė fushėn e hulumtimeve, nuk ia krtjuan kushtet e duhura pėr kėrkime, Pėrkundrazi e transferuan 13 herė sa nė njė vend nė njė tjetėr nė fshatra e vende tė vėshtira, Kur mė 1981 Instituti i Kulturės Popullore e inkuadroi Xhemal Meēin nė ekipin e hulumtimeve e tė botimit tė sė drejtės popullore shqiptare nė disa vėllime, drejtuesit partiakė tė rrethit tė Pukės e penguan duke u nisur nga “cenet” biografike, Po ky njeri mendjendritur nė ato kushte tė vėshtira e pėrmes sa e sa pengesash e vazhdoi punėn, Vėshtirėsitė nuk e mposhtėn, Dashuria pėr popullin, pėr Pukėn e tij, pėr njerėzit, pėr Atdheun e bėnė atė tėfuqishėm, e kurorėzuan atė fitimtar nė kėrkimet shkencore,

Nė interesat shkencore tė kėtij studiuesi njė vend tė veēantė, ndoshta nga mė themelorėt, zunė kėrkimet nė fushė tė etnologjisė juridtke shqiptare, pasqyruar nė mbledhje tė normave kanunore dhe, nga ana tjetėr, nė punime shkencore sintezė pėr aspekte tė veēanta tė kėsaj sė drejte popullore, nė variantet e zbatuara nė Malėsitė e Veriut, si: Pukė, Mirditė e mė tej. Vepra qė i paraqitet dijes shqiptare nga ky autor ėshtė frut i njė pune shumė vjeēare, duke filluar qė nga viti 1968, nė mbledhje, sistemim e kodifikim tė normave dokėsore tė Kanunit “tė Lekė Dukagjinit”, ashtu si ėshtė zbatuar nė krahinėn e Pukės,

Krahina e Pukės, ashtu si dhe Mirdita e Luma, bėn pjesė nė Dukagjinin mesjetar, pra dhe e drejta dokesore u pėrgjigjet traditave tė kėsaj treve, Po siē dihet, ēdo krahinė krahas anėve tė pėrbashkėta me krahina tė tjera mė tė afėrta a mė tė largėta, ka dhe elementė tė veēantė nė pėrkim me organizimin shoqėror tradicional krahinor tė pėrgjithshėm, nė pėrkim me popullsinė; nė pėrkim me burimet ekonomtke, nė pėrkim me konfiguracionin gjografik, natyror e klimatik, krahinė mė e mbyllur a mė e hapur ndaj ndikimeve tė krahinave fqinje e sidomos tė qendrave urbane, tė qyteteve me njė forcė rrezatuese mė tė fuqishme, Puka ndodhet nė njė arterje rrugore ndėrballknike qė shkonte nga Shkodra, nė Pukė, nė Prizren, nė Tetovė, nė Shkup e kėshtu deri nė Selanik e Stamboll nė antikitet e gjatė gjithė Mesjetės, Kjo rrugė e mirėnjohur si mjet i fuqishėm komumkimi ekonomik e kulturor, doemos, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr ka ndikuar nė formimin e evolucionin e veēanėsive tė saj. Rruga e ka bėrė diēka krahinė tė hapur, po terreni malor e tepėr i pėrthyer, po kėshtu dhe kushtet histortke qė e kanė vėnė gjthnjė nė pozita mbrojtėse, kanė kushtėzuar njė mbyllje tė dukshme tė saj. Nė kėto rrethana janė ruajtur relikte e institucione tė njė kohe tepėr tė herėshme, nė kėtė mes dhe veēori arkaike e mirėfilltėsore tė sė drejtės popullore shqiptare, me fizionomi tipike krahinore,

Libri Kanuni i “Lekė Dukagjinit”, Varianti i Pukės, i studiuesit Xhemal Meēi, punuar me kujdes e me seriozitet shkencor, na zbulon mjaft tė panjohura pėr Pukėn e na sqaron mė tej veēori tė sė drejtės dokesore shqiptare nė pėrgjithėsi, Vepra na paraqet njė tėrėsi normash tė sė drejtės popullore, pėr tėrė aspektet e jetės e tė organizimit shoqėror. Njė hyrje e autorit sqaron mirė karakteristikat e krahinės sė Pukės me dukuritė historike e etnokulturore tė saj, si shtrat i vjetėr i kėtij varianti tė sė drejtės dokesore shqiptare. Praktikat e zbatimit tė normave kanunore, tė vėna si ilustrime nė fund tė librit, e pasurojnė mjaft kėtė tė drejtė me ngjyrat e saj lokale, Dukuritė e ndryshme dokesore bėhen dhe mė tė qarta pėr lexuesin, pėr specialistin e veēantė tė etnologjisė juridike shqiptare,

Mund t'i lind dikujt mendimi se, me qė ėshtė botuar njė herė Kanuni i “Lekė Dukagjinit” nga Shtjefen Gjeēov-Kryeziu; variantet e ndryshme, tė mbledhura mė vonė nė trevėn e Dukagjinit mesjetar nuk kanė vlerė tė dukshme mirėfilltėsore, Jo, pėrkundrazi, kėto vepra e pasurojnė mė tej dijen tonė nė fushė tė sė drejtės popullore, Nė rastin konkret, Varianti i Pukės mbledhur, sistemuar e kodifikuar nga Xhemal Meēi ka vlera tė posaēme tė njė vėshtrimi krejt origjinal dhe ja pse:

1. Krahina e Pukės nuk ka qenė ndonjėherė qendėr e njė mbledhje shterruese tė sė drejtės dokėsore me veēoritė e saj lokale, as nga Gjeēovi; as nga mbledhės tė tjerė; ndonėse kjo nuk ka mbetur jashtė vemendjės sė hulumtuesve tė ndryshėm tė kėsaj sė drejte popullore. Pra janė zbuluar jo pak elemente e praktika kanunore tė panjohura mė parė,

2. Nė ēdo krahinė ku janė bėrė hulumtime ka dhe plot norma kanunore tė pambledhura, ose tė mbledhura nė mėnyrė tė zbehtė; tė mangėt e tė paqartė. Ēdo mbledhje e re bie me vete dhe vlera tė reja, tė panjohura mė parė, mbėshtetje pėr punė studiuese nė rrafsh krahasues ndėrkrahinor e mbarėkombėtar. Sa mė shumė dėshmi nė rrafsh tė gjerė gjeografik aq mė shumė vėrtetėsi nė argumenta, nė analiza e nė deduksione do tė kishte.
.
3. Shpesh herė nga mbledhės tė ndryshėm tė normave kanunore ka pasė pasaktėsi, po dhe njė bashkim mekanik tė normave kanunore thjeshtė tė traditės me ndikimet e ndryshme tė ligjeve shtetėrore a tė kanon eve tė religjioneve tė ndryshme, si fe monoteiste, tė organizuara. Kjo mbledhje i sqaron mė mirė dhe mė qartė gjėrat e dyshimta e lajthitjet,

4. Meritėn mė tė madhe e kanė ata qė mblodhėn e studiuan tė parėt kėtė tė drejtė popullore shqiptare, Nga kjo punė e madhe e bėre prej tyre u krijua njė pėrvojė, por dhe metoda e punės hulumtuese ka ecur pėrpara, pėr t'u mbledhur, pėr t'u kuptuar e pėr t'u shpjeguar nė njė rrugė mė bashkėkohore. Gjykimet e sotme nuk janė si njė shekull mė parė. Mandej kėto norma kanunore vėrehen nė evolucion, nė njė kėndvėshtrim tė sė sotmes, me tėrė ndryshimet, humbjet e risimet qė kanė pėsuar. 5, Autori i kėsaj vepre, si bir i denjė i krahinės sė Pukės, e ka studiuar e njohur atė nė imtėsi nė rrafsh historik e etnologjik, me dashurinė e vendlindjes sė tij: si njė identitet kulturor. Ka njohur psikologjinnė e virtytet e njerėzve tė atij vendi, Si rrjedhojė, si askush tjetėr, ka mundur tė mbledhė njė material tė gjerė e tė shumėanshėm pėr atė krahinė, Ka mundur tė hyjė thellė nė shpirtin e popullit, nė doket e traditat e tij e t'i nxjerrė ato nė dritėn e dijes. Atė qė ata njerėz e paraardhėsit e tyre, tė afėrm e tė largėt, kanė krijuar, ruajtur e zhvilluar nė shekuj me njė prakticitet e menēuri tė ēuditėshme, ky studiues e mblodhi e ia dha dijes albanistike.

Emri:  malesore-pukiane.jpg
Shikimet: 4342
Madhėsia:  35,7 KB
Malėsorė pukianė, foto e vitit 1905.[/djth]Tė rejat qė sjell kjo vepėr nė trajtimin e normave kanunore, ndryshe nga botimet e mėparshme, janė tė shumta, po ne po Sjellim kėtu disa prej tyre:

1. Familja nė Variantin kanunor tė Pukės ėshtė trajtuar gjėrėsisht, me tėrė veēoritė lokale, me lidhjet farefisnore e njėsitė etnologike mė tė vogla tė kėsaj krahine, Trajtohen farefisnitė nė Pukė dhe nėndarjet e vėllazėrtve, orgamzimi familjar me shtėpitė e mėdha e nė zė dhe me shtėpitė e vogla, Janė pasuruar shumė nenet e ka dhe 15 nene shtesė nė krahasim me Kanunin e “Lekė Dukagjinit” tė Gjeēovit, Jepet rreshtimi i bajrakėve dhe i fiseve tė Pukės sipas rėndėsisė sė tyre, pėrcaktuar me norma kanunore. Sipas traditės sė Vjetėr tre fiset e mėdha kanė qenė: i Kabashit, i Thaēit, i Berishės; Pastaj vine 5 fise tė vegjėl: i Qerretit, i Dushit, i Mgullės, i Kėēirės, i Midhės. Fiset e tjera tshin tė vogla e tė shpėrndara, Vėrehet njė shkallė gjerarqike tepėr e pėrcaktuar nė gruptmet farefisnore e pozitėn e tyre nė jetėn shoqėrore,

2. Njė vend me rėndėsi ka zėnė kujdestaria pėr jetimėt, duke u trajtuar shumė mė gjėrė se nė shkrimet e mėparėshme: jetimi nė familje, nė kushrinj, te daja apo nė fqinj; ėshtė pėrcaktuar nė mėnyrė krejt tė re, ndryshe nga mbledhjet e mėparėshme, pozita e jetimit nė lidhje me pronėn, nė shtėpinė e babait tė tij ku ka tė drejtė trashėgimie, mbi tokė e truall, natyrisht, vetėm kur ėshtė djalė,

3. Me material tė shumtėn krejt tė ri e tė panjohur mė parė ėshtė trajtuar miku, me detyrat e tė drejtat e tij. Jepen 7 nene tė reja pėr mikun e shoqit, pėr mikun nė festė, nė gosti, nė dasmė; nė mort. Janė trajtuar detyrat e mikut ndaj mikpritėsit, tė patrajtuara nė variantet e botimeve tė mėparėshme,

4. Kisha dhe xhamia nė pozitėn e tyre shoqėrore nė Pukė nuk kanė ndryshime, Ato kanė bashkėjetuar si institucione tė jetės shpirtėrore pa pasur dallime kanunore midis tyre,

5. Orgamzimi i fisit, i katundit, i bajrakut, i dheut, i mbarė krahinės, me pleq me krenė; me bajraktarė dhe zotni, pasqyruar gjėrėstsht nė kėtė vepėr, pėrbėn njė arritje me rėndėsi nė plotėst'min e “Kanunit tė Lekė Dukagjinit” me 23 nene shtesė pėr karakterin lokal tė kėsaj sė drejte dhe pėr vlerat e saj me rėndėsi mbarėkombėtare, Jepet radha e bajraqeve, sipas normave tė kanunit, nė kuvend, nė luftė; nė ndeje,

6. Janė trajtuar gjerėsisht, me nene tė veēanta, marrėdhėniet e lidhjet fqinjėsore, sipas grupimeve gjeografike, pa marrė parasysh lidhjet e gjakut, Pra njėsia territoriale nė organizimin si katund a bajrak merr kėtu njė vlerė tė posaēme si shprehje e njė zhvillimi shoqėror tė jetės sedentare, si bashkėsi fshatare tė lira, nė kundėrshtim me mendimin e gabuar tė orgamzimit primitiv tė rendit fisnor endacak,

7. Nenet pėr marrėdhėniet ekonomtke janė njė arritje tjetėr e re nė Variantin Kanunor tė Pukės, Ato janė trajtuar gjerėstsht me 76 nene, ndryshe nga botimet e mėparėshme, tė cilat kėto dukuri i kanė paraqitur me mangėsi, Kėtu janė trajtuar udhėt dhe shtigjet, bujtina e dugaja, ndarja e shtėptsė, shitblerja a dhėnia e tokės me fitim e ndėrrim (tramt), punėtori hua, me pagė ose dhe pėr borgj; dėmi dhe dėmet, 8, Mbrapshtinat kundėr jetės me vrasjet e pėrdhunimet, si edhe gjakmarrjet, pajtimet e gjaqeve dhe masat kanunore tė parandalimit tė vrasjeve zėnė njė vend tė rėndėsishėm e me njė trajtim tė gjerė e me veēori lokale,

9. Janė dhėnė mbi 90 praktika tė zbatimit tė normave kanunore qė konkretizojnė kodifikimin e bėrė nga autori, Pėr kėtė ka marrė tė dhėna nga mė tepėr se 200 persona, Kėto kanė njė rėndėsi tė paēmueshme nė vlerėsimin e veēorive tė kėsaj sė drejte, elemente tė panjohura nga mbledhėsit e mėparėshėm,

10. Rreshtimi i pjesėve e i krerėve, i neneve, ėshtė bėrė gati krejt i ri: i mbėshtetur nė njė metodikė klasifikuese shkencore bashkėkohore,

Vepra Varianti Kanunor i Pukės pėrbėn njė arritje tė shėnuar nė shkencėn e etnologjisė juridike shqiptare, pėr materialin e gjerė qė i jep nė dorė lexuesit tė thjeshtė e specialistit studiues tė dukurive tė kėtij lloji, pėr sistemimin e tij me kritere bashkėkohore, pėr sqarimet e interpretimet qė autorzi jep nė hyrje e nė shėnime tė ndryshme,

http://puka.shqiperia.com/index/arti...ti%20i%20Pukes
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2007, 19:11   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Kanuni i Lekė Dukagjinit
(varianti i Pukės)



RENDI SHOQĖROR


1.FAMILJA

Kreu I

Fisi


NENI 1. Gjak e fis
Gjak e fis janė tė gjithė ata qė brez mbas brezi i pėrkasin nji katragjyshi prej kohėsh qė s'mbahen mend.
Prej Bjeshkėve tė Namuna e deri te brigjet e Fanit, Kanuja njeh 12 fise tė Lekė Dukagjinit: Hotin, Morinėn (Orosh, Spaē, Kuzhnen), Kabashin, Gashin, Dukagjinin (Shala e Shoshi), Kelmendin, Krasniqen, Thaēin, Gruden, Berishėn, Shkrelin, Bytyēin.
Me kėtė rend zanė vend nė prije e Kuvend, nė ndeje e sofėr, nė kuvendet ndėrkrahinore, nė festa, nė dasma e morte.
Me u shkel ky rend, do tė peshohet e tė gjykohet me pleq. I rami nė faj lan gjobėn.

NENI 2. Vllaznia e fisit
Ēdo fis ka degt e veta tė dalun prej katragjyshit tė vet. Tė fisit tė Kabashit janė tė dalun prej Lekė Kolojės; tė Thaēit prej Gjeē Gjonajt, tė Berishės prej Kojel Berishės, tė Kēirės prej Karakols Zi. Degėt e fisit janė vllaznit e fisit. Tė Kabashit janė: Koklekajt, Qaflekajt, Lushlekajt, e Hadėrlekajt. Tė Thaēit janė: Buēgjeēajt, Dodgjeēajt, Geggjeēajt e Pregjeēajt. Tė Berishės janė: Deskajt, Doēajt, Tetajt e Marojt. Tė Kēirės janė: Lekajt, Palajt, Dodajt e Nikajt. Me pri ka tė drejt vllaznija e vllajt tė madh.
Vllaznit dahen nė vllazni tė vogla, nė kushrini. Kushrijt bahen prej shpish tė dame nji zjarmi.
Rendi i vllaznive asht tagėr Kanuje si pėr fiset.

NENI 3. Brezat nė fis e vllazni
Brezat nė fis e vllazni vin me radhė prej katragjyshi e babgjyshi. <Katėrqind brezash> me shkue fisi e vllaznija e <katėrqind> zjarmesh me u da e me u shpėrnda te len e prendon fis e gjak jesin pėr jetė ndėr veti.
Brezat numrohen prej babe e babgjyshi djalė mbas djali. Brezat pėr babe janė tė caranit.

NENI 4. Bijat nė gjini
Bijat s'lan breza. Ato lanė gjininė bi mbas bije e nip mbas nipi. Nip e mbesė bijash janė ai varg djemsh e ēikash qė dalin prej bijash, tė martueme nė fise tjera. Shpitė e fisit numrohen pėr zot shpije. Tė zot t'e shpive janė pjesėtarėt e fisit. Pjesėtarėt e fisit kushdo qofshin pleq a kren, sterpleq a vogjli, nė katund e fis janė tė barabartė nė tė drejta e detyra.

NENI 5. Fisi bahet me tym pėr shpi nė njė katund a nė disa katunde si fis i vetėm a i pėrziem me fise tė tjera. Shpitė e fisit numrohen pėr zot shpije. Tė zot e shpive janė pjesėtarė fisi. Nė fis janė barabarė: si kren, si pleq, si vegjli.
U largue kush jashta fisit, pjestar fisit jet brez mbas brezi, kurdo qė tė kthehet. Shiti tokė e truell, ujė e mulli e u largue, pjesė ma nė bashkari tė katundit e fisit nuk ka, veē tė drejtė zani e Kuvendi, besėlidhjeje e djelmnie, sa herė tė vinė si shoq a pėr raste lufte.

NENI 6. Anėtarėt e fisit
Anėtarė tė fisit janė gjithė burrnimi i fisit <nė 7 e 70>. Antarėt e fisit kanė tė drejtė tė hyjnė nė djelmninė e fisit dhe ku do qė tė jenė, t'i dalin zot fisit tė vet. Mos me i dal kush zot fisit tė vet me fjalė e me armė, do tė japin arsye para fisit. Edhe mos me mbet fajtorė, me marre jesin. <I ktheve shpinėn fisit tand, vend ma ndėr burra s'ke>.

NENI 7. Tė fisit janė gjithė granimi: ēikė e bi. Kudo qofshin kanė tė drejtė me diftue e me u krenue pėr fisin e vet dhe me ju gjet krah. Bija fisnike ka detyrė ndere me i mbajt krah fisit tė vet edhe kur bje ndesh me fisin e burrit tė saj.
Burrnimit tė fisit tė vet, ēikat e bijat kanė detyrė mu thanė e me i kqyrė pėr vlla.
Fisi i tyne, sado larg qoft nė breza e dhena, ka detyrė ndere me u thirrė e me i kqyrė pėr motra. Bani e u kthej shpinėn, jet me marre para fisit tė vet e fisesh tjera.

Kreu II

Shtėpia (Familja)


NENI 8. Shpija
Shpi janė gjindja me lidhje gjaku qė kanė pėr kulm nji zot shpije e ēelen mbas fjalės sė tij.
Shpija asht e nji kulmi edhe pse ka kullė e shpi, ksollė e tbana nė vrri e nė bjeshkė, mbrenda e jashtė katundit, pėr derisa ka nji zot shpije e ēelet mbas fjalės sė tij. Shpija asht e vogėl dhe e madhe, por nė katund e fis janė barabar nė tė drejta e detyra.

NENI 9. Shpija e vogėl
Shpija e vogėl asht me pak gjind, me nji a dy kunorė. Gjindt e saj me burrė e grue, djalė e ēikė, ndeje e sofėr i kanė bashkė. Mik e shoq i presin rreth ēasaj votre. Pse asht shpi e vogėl kush s'ka tė drejtė me e ndėrkambė. Ka krah fisin e vet e katundin mbarė.

NENI 10. Shpija e madhe
<Shpija e madhe ka gjind e gja, sofėr e za>
Shpija e madhe asht me shumė gjind, tri a ma shumė kunorė me lidhje tė afėrt e tė largėt gjaku. Burrnimi i saj ndeje e sofėr i kanė tė dame me grani e fmij. Burrnimi rri nė kullė a nė odėn e miqve. Granija me fmijė rrinė nė jerevi a nė odėn e grave.
Djemt mbas veti rrinė me burrat e miqt. Rrogtart rrinė veēas kur ka miq nė za, ja rrinė bashkė me burrat, por ndejen e kanė tė lehtė e zanin tė ulėt, veē kur pyeten.
Me u dasht ndoj shėrbim, rrogtari ēohet i pari.
Shpija e madhe ka detyrė ndere me ju gjet krah nė hall e nė nevojė shpisė sė vogėl e jo me i zanė frymėn: <Pse je shpi e madhe, mos i hap kraht pėrtej pashit tand>.

NENI 11. Shpija derė e parė
Derė zotnie e kreu, bajraktari e vojvode, derė plaku e stėrplaku ka tagėr Kanuje prije nė dhé e nė bajrak, nė fis e nė katund, nė vllazni e lagje.

NENI 12. Shpija djalė fisi
U ba ndoj shpi nė katund, nė vllazni e fis, e njoftun pėr kah zotsia e urtia, i zoti i shpis sė saj merret prej pleqsh djal mbas krensh e pleqsh dhe xehet djalė fisit.
Me u dallue si djalė fisit deri nė tre brez, hyn nė krent e reja tė katundit e tė fisit me mirvet tė krenve tė vjetra dhe tė Kuvendit tė fisit, tė katundit a tė bajrakut ku fiton vendin e ri; me ēat ditė dera e tyne hyn nė derė krensh me tagėr Kanuje.

Kreu III

Zoti i shtėpisė


NENI 13. I zoti i shpisė
Ēdo shpi ka tė zonė e vet. Zotshpije shkon pėr vlla tė madh. Kur e do e mbara dhe e mira e shpisė, pjestarėt bashk me ma pleqtė e shpisė caktojnė kuvendisht ma tė zotin e tyne. Ky mund tė jetė i ri a i vjetėr, i martuem a i pamartuem. <Ke caktuen e si e caktuen e dinė shpijakt vet>. <Shpija tyne, puna tyne>.

NENI 14. Ndihmsit e tė Zot shpisė
Nė shpitė e mdha pėr kah gjindja e gjaja e gjallė, i zoti i shpisė, me mirvet tė pjestarėve tė shpisė, cakton ndihmsin e vet. Nė shpit e mdha fort caktohen dy ndihmės tė zot shpisė.
Ndihmsit e zot shpisė i kanė detyrat e caktueme: njani pėr lavėr me gjan e gjall, tjetri pėr shteg e treg.
Tė drejtat pėr ku janė caktue, i kanė si i zoti i shpisė, veē pa i ra ndesh ati.

NENI 15. Kujdestari i shpisė
I zoti i shpisė pėr dazėm e mort a ndoj gostė tė madhe me mirvet tė pjestarėve tė shpisė cakton kujdestarin e shpisė. Kujdestari i shpisė caktohet ma i zoti i tė damve nji zjarmi a prej kushrijve tė ngat. Ai asht mkamsi i tė zot tė shpisė pėr sa ditė tė vazhdojė dazma, morti a gosta.
Ndera ja do me e ruejt tė zonė e shpinė e tij dhe me e qit me nder e me faqe tė bardh para shoksh e miqsh.

NENI 16. Tė drejtat e tė zot t'shpisė
I zoti i shpisė mban qesen. Fitimet e shpisė i dorzohen qeses sė shpis. <Shpija nė za, nji qese ka>.
I zoti i shpisė ka tė drejtė me drejtue e me porositė pėr ēdo punė gjindt e shpisė. Porosia e ti duhet tė kryhet si qe se s'qe aty. Pėr punėn e pabame e tė bame dosido i nepet arsye tė zot tė shpisė.
Ēdo gja blehet a shitet, lehet peng a nepet uha, me fjalė tė zot shpisė do tė bahet. S'u ba me fjalė tė zot tė shpisė, malli do tė kthehet dhe basi i ksaj pune do tė jap arsye.
Pėr tokė e trull, pėr mal e ujė, pyeten pjestart e shpisė; pėr qe e almise, pyetet lavertari; pėr gjanė e gjallė, ēobani i shpisė.

NENI 17. Dėnimet e tė zot t'shpisė
Pėr gjinden e shpis qė s'binden, bajnė sherr e shamatė, i zoti i shpisė ka tė drejtė dėnimi mbi to: u heq armėn, i dan shpijet, i leēit. Kryekcyemit e ngucakeqit i gjen mėnyrėn e i jep rrugė, ja e danė shpijet nė pjesė tė vet. Grues sė pabindme e me tė kqija i pret thekun, ja e dan shpijet nė pjesė tė vet. Rrall fort dėnon me dekė pėr kori tė bame ēdo tė shpisė: burr a grue, djal a ēikė qoftė, dhe jep arsye.

NENI 18. Detyrat e tė zot t'shpisė
I zoti i shpisė me ndihmsit e vet ka detyrė me u gjet nė krye tė punve ditėn e natėn; me u rrek me urti e me punė me mbajt shpinė, me i dhanė ēdo ditė kah e mara tuj e largue kah fika; me u kujdesė pėr ēdo nevojė tė gjindve tė shpisė si pėr kah haja e pija, vesha e mbatha, shtroje e mbloja; si pėr kah arma e nevoja, shndeti e halli pa dallim, tė vjetri e tė riu, tė madhit e tė voglit. Secilit simbas nevojės sė vet: djemve me u gjet e me u marr nuse, ēikave me jau caktue burrat e me i pas kujdes pėr bija kudo qofshin.

NENI 19. Kur ndrrohet i zoti i shpisė
I zoti i shpisė ndrrohet: kur nuk punon me drejtėsi; kur s'e vret menden pėr me i dhan shpisė kah e mbara e mira; kur fut shpinė nė ngatėrresa e borxhe pa nevojė; kur nuk e merr vesh me arsye fjalėn e pjesėtarve tė shpisė; kur nuk i del zot me tė drejtė shpisė sė vet para shoqit a tė hujt qė donė me tė kcye nė qafė, ja para vllaznisė a katundit qė donė me tė ulė me tė padrejtė.
Pjestart e shpisė e ndrrojnė kuvendisht tuj thanė arsyet pėr ēka po e ndrrojnė. I zoti i shpisė, ose i shtrohet arsyes, ose lyp dae e del pjesė nė vedi.

NENI 20. Nderet pėr tė zonė e shpisė
Ndėr pjestart e shpisė sė vet i zoti i shpisė ka vendin e parė nė ndeje e kuvend, nė sofėr e rrugtim. Ndera ja do me e nderue ma plakun e shpisė. <Ma plaku, te oxhaku>.
Nė dazėm e mort, nė darka e gzime, nė kuvend e djelmni herė-herė cakton pjesėtarė tė tjerė nė kambė tė vet.
Cerga e takami i kafes me mulli e dollap, me tepsi e filxhana janė ndera e tė zot tė shpisė dhe shkojnė mbas tij.
Nė shpi dhe dyer tė mdha i zoti i shpisė ka tė drejtė me mbajt kal shale e djelm mbas veti.

Kreu IV

E zoja e shtėpisė


NENI 21. E zoja e shpisė
Zojshpije asht nja prej grash, e caktueme prej tė zot tė shpisė me mirvet tė pjestarve tė shpisė, pėr me gatue e shtrue bukė e hae pėr gjindt e shpisė, pėr miq e punėtorė.
Ēdo grue s'mund tė bahet zoj shpije. Ajo duhet tė jetė ma e zoja pėr punė shpijet.
E zoja e shpisė asht ma e vjetra e shpisė.
Me u ba zot shpije ma i vjetri i shpisė a vllaj i madh, zoj shpije caktohet e shoqja. Me u ba zot shpije nji vlla tjetėr, zoj shpije jet e ama, ja e shoqja e vllajt tė madh.
<Kopshtije e bylmet janė pasqyra e zojė shpisė>.

NENI 22. Ndihmsja e tė zojės shpisė
Nė shpitė e mdhaja i zoti i shpisė, me mirvet tė pjestarve dhe tė zojė shpisė, cakton nji a dy ndihmse tė zojė shpisė. Njana caktohet me gatue dhe tjetra pėr kopshtijet. Pėr punėn e tyne i japin arsye zojė shpisė e ndihmsave tė zot shpisė. Bukėn e kopshtijet ka tė drejtė me i pėrdor e zoja e shpisė. Ato vetėm me ba shėrbimin. Me pasė nevojė pėr to nė mjeljen e pllejave, ndihmset i ndihmojnė, kur janė tė lira.

NENI 23. Tė drejtat e zojė shpisė
E zoja e shpisė ka tė drejtė me marr e me dhanė uha ndėr shokė e kushrij sa ku ban: nji qinshe krypė a tlyn, nji gogėl djath, nji bukė miell, nji e zieme grosh, pa pasė nevojė me pyet tė zonė e shpisė e ndihmsit e tij.
Me shit e me ble ka tė drejtė veē sa pėr vegshat e cingat qė i duhen pėr punė shpijet dhe farishtat e kopshtijeve.

NENI 24. Detyrat e zojė shpisė
E zoja e shpisė ka detyrė me u kujdes pėr bylmet e kopshtije. Me marr a me dhanė janė pėr dore tė saj. Kush nuk ka tė drejtė me ju pėrzie nė to.
E zoja e shpisė ka detyrė me gatue dy ha bukė ma shumė se i duhen. Me ardh miku pėr shpejt, do bukėn gati.
Pėr miq e nevojtarė bukėn e shtron e zoja e shpisė pėr mende tė vet. Pėr miqt e largėt e dashamirėt kryekrejet porosinė e merr prej tė zot shpisė dhe e ka pėr detyrė ta kryej si ja cakton ai.
Mos me ndodh burrnimi nė shpi, e zoja e shpisė ka detyrė me prit e me qit miq e nevojtarė, me ēue nė punė gra e fėmi simbas porosisė tė zot t'shpisė.

NENI 25. Kur ndrrohet e zoja e shpisė
Me ndodh, me dal brace a sherr; - mos me shėrbye me drejtėsi e mos me ja krye porosit tė zot t'shpisė pėr hanat pėr miqt, tuj randue atė e burrnimin, atėherė i zoti i shpisė, me mirvet tė pjestarve tė shpisė, e ndrron. Me ba faj tė randė, i pret edhe thekun, jase e dan shpijet me gjithė burr tė vet e qet pjesė nė vedi.

Kreu V

Njerėzit e shtėpisė


NENI 26. Gjindja e njaj shpije
Gjindja e shpisė janė: gjyshi e babgjyshi, gjyshja, gjyshja e madhe, babė e nanė, nip e axhė, burra e gra me fmijt e tyne. Me gjindt e njaj shpije hyjnė edhe bijat e veta, kushrij e kushrina tė mbetuna shkret, qė jetojnė nė atė shpi.
Gjind tė njaj shpije janė edhe kur disa prej tyne jetojnė e punojnė jashta katundit, bajrakut a dheut, <te len e prendon>, pėrderisa kanė tė njajtin zot shpije.

NENI 27. Tė drejtat e gjindve tė shpisė
Pjestarėt e shpisė kanė tė drejtė pjese: banese e truelli, toke e uji, gjaje tė gjallė, bletė e fitime tė shpisė.
Grania s'kanė pjesė toke e banese, veē pjesė goje. Punojnė e jetojnė nė pjesė tė burrnimit tė vet.
Veshė e mbathė, ha e pi gjindja e shpisė i gzojnė prej tokės e fitimeve tė shpisė. Dallime nė burra, dallime nė gra, dallime nė fmi, i zoti i shpisė nuk mund tė bajnė as pėr veshė e mbathė, as pėr ha e pi, veē kur janė shėndetlig a nisen pėr shteg.
Nipa e stėrnipa, prej bijash, e mbesa, miq e djalė mbas veti, ēobanė e rrogtarė, tė shpisė janė, po pjesė nuk kanė edhe nė ndejshin tanė jetėn me gjindt e shpisė.

NENI 28. Detyrat e gjindve tė shpisė ndaj njani tjetrit
Secili prej gjindve tė shpisė ka vendin e vet. Ky vend asht: pjestart mbas t'zot t'shpisė, burrat e tjerė mbas pjestarve, gratė mbas burrash, ēikat mbas djemsh, e reja mbas vjehrrės. Kunata e re a nuse mbas kunatės sė vjetėr. Nė shpi e kudo qofshin kanė pėr detyrė mos me i ra ndesh njani tjetrit, por tuj shkue gjith-herė pėr fjal tė zot t'shpisė.

NENI 29. Detyrat e gjindve tė shpisė jashta pragut
Gjindt e shpisė, jashta pragut kanė detyrė tė jenė si grushti i njaj dore pėr me mbrojt nderin e tė drejtėn e shpisė sė vet nė ēdo ndeje e kuvend, nė ndore e besė. Me ba me ju shmang kush i shpisė ksaj detyre, ka marren e faqen e zezė. Para shpisė sė vet e deri tė damve nji zjarmi do t'u japin arsye. Ndryshe, leēitet prej tyne.

Kreu VI

Shtėpia nė katund e nė bajrak


NENI 30. Tė drejtat
Ēdo shpi me tė zonė e vet nė bashkari tė lagjes, tė katundit a tė bajrakut ka tė drejtė kullose, mali e fushe, bjeshke e vrrini; ka tė drejtė lande e dushqesh, mullini e uji, rruge e shteku; ka tė drejtė nė fitimet e bashkarisė e tė vaut dhe nė pjesėn e gjobės katundisht.
Ēdo shpi ka tė drejtė vendi e zani nė ndeje e kuvend nė besėlidhje e djelmni nė katund e fis, bajrak e dhé.
Ka tė drejtė e detyrė pėr nder e burrni nė lagje e katund, nė fis e bajrak: me prit e me pėrcjell mikun e shtegtarin, lypsin e nevojtarin, me marrė dhe me kėrkue ndore e besė.
Ka tė drejtė qė tė ngujuemin pėr gjak e hasėm mbas shpine me e mbajt nė shpi deri nė 30 ditė.

NENI 31. Detyrat nė katund
Ēdo shpi ja ka detyrė katundit rrethas:
1) Benė e motmotit;
2) Puntorin rrethas nė rrugė e ura dhe nė vi uji e mullini
3) Kujdesin e ndihmėn tė vetit e shoqit para tė huejt e hasmit
4) Me ju gjegj kushtrimit <me burrė pėr shpi, nė 7 e 70>
5) Me ju bind sulleve tė katundit e tė fisit tė caktueme nė kuvend
6) Me u gjegj me gjithė gjindt e shpisė pėr ēdo dam e faj nė lagje, katund e fis.

NENI 32. Detyrat nė bajrak e nė dhé
Ēdo shtėpi ja ka detyrė bajrakut e dheut:
1) Me ju gjegj kushtrimit me burrė pėr shpi
2) Me ju gjet krah djelmnisė sė bajrakut me ujė e bukė, me armė e fishekė, sa herė tė jetė nė luftė me hasmin e vet e anmikun e vendit
3) Me dal nė be pėr betar sa herė caktohet me emėn nji prej burrave, kur caktohet me krenė e pleq
4) Me marrė pjesė nė besėlidhje tė bajrakut e dheut e me i ndej besnik deri ditėn e caktueme
5) Me e fal gjakun e gjakut sa herė dalin katund mė katund e shpi pėr shpi pajtusit e gjaqeve tė bajrakut, tė dheut a tė malit mbarė
6) Me qit puntorin me katund rrethas pėr ndreqjen e rrugės sė madhe a me e lirue prej boret pėr karvane e shtegtarė, sa herė e kėrkon bajraku a dheu.

Kreu VII

Gruaja nė katund e bajrak


NENI 33. E drejta e grues pėr ndore e ndėrmjecė
Grues s'i pritet ndorja. I ra kush ndore njaj grueje qė i doli para, grueja ka tė drejtė me e mbrojt. Ja preku kush ndoren grues sė huej, koritet e leēitet.
Grues s'i pritet ndėrmjeca. Sulmoi kush nji shpi dhe grueja e shoqit u pshtet pėr derė tė asaj shpije, hasmi s'ka tė drejtė me e prek. <Grueja e huej s'preket me dorė>. I vuni kush zjarmin shpisė huej e grueja filloi me e shkim, kush s'ka tė drejtė me ju pėrzie.
Nxorėn pushkėt dy burra a dy lagje burrash me u vra nder vedi dhe hyni grueja ndėrmjet tyne tuj thanė: <Hiqni pushkt, bre burra!> burrat kanė detyrė ndere me ja njoft ndėrmjecėn.

Kreu VIII

Shoqi kufijar (Fqiu)


NENI 34. Pėrbashkėsija me shoqin kufijar
Pėr tej pragut ke shoqin kufijar. Me shoqin ke tė drejta e detyra tė pėrbashkėta pėr kufinin e bashkarinė, vllaznimin e kumbarinė. Me shoqin ke gaz e vaj, dazėm e mort, besė e kuvend, ndeje e sofėr, djelmni pėr gjobė e luftė.
Shoqi kufijar ka tė drejtė me tė thirr pėr mirė e pėr hall nė ēdo kohė tė ditės e tė natės.
Shoqi ban zį jashta gardhit ose me tė hymė nė oborr. U pėrgjegj zį burri, hyn nė shpi. U pėrgjegj zį grueje, o kthehet nė punė tė vet, o flet jashta pragut pėr ēa erdh deri aty.
Shoqi ka tė drejtė me tė lyp ndihmė me punėtorė e pare uha, simbas rastit. Kur asht nė mbjellje e miha, nė korrje e ēarim, nė gjeth e kosė i jepet puntorė uha, me pare a falas.
Me ba shpi, i ndihmohet falas me shoqninė rrethas pėr me bajtė landt e me ngreh kulmin. Ma shumė falas: sot un pėr ty e nesėr ti pėr mue.
Mbet shoqi kufijar pa kulm mbi krye, ke detyrė ndere me i ba strehė nė shpi tande pėr do kohė, sa tė bajnė hall.

NENI 35. Detyrat e shoqit pėr dam e faj
Shoqi shoqit kufijar ka detyrė me ja shmang damin me gja, me fmi a gjatė punės qė ban. S'mund ja shmangu, ka detyrė ndere me i kallzue se ku ja bani. Ta fali, dija pėr nder. Ta lypi, baja nja pėr nja. Ja mshehe damin a i bje moh, do t'i pėrgjigjesh tuj dhanė arsye, ndryshe lanė dame gjobė.
Malli e gjaja e shoqit nuk preket.

Kreu IX

Martesa


NENI 36. E drejta pėr martesė
Tė drejtė martese ka gjithkushi: djali e ēika, i riu e i vjetri, i shndoshti e sakati, i miri e i keqi.
Burri vejė ka tė drejtė tė bajė martesė tė dytė e tė tretė. Po kėshtu edhe burri me kunorė, kur nuk ka fmi ose djalė me gruen tjetėr.
Edhe grueja vejė a thekpreme ka tė drejtė pėr martesė tė dytė e tė tretė.

NENI 37. Tagri i Kanusė pėr mnyrėn e martesės
Kah Kanuja ēdo martesė asht e njohun. Martesa me shkuesķ e miqsķ asht ma pėlqyeshmja.
Martesa mbi kunorė, me dhunė a me tė grabitme nuk ėshtė me Kanu. <E bane, puna jote. Kush tė mirė s'ta ban>. Martesa me dhunė e tė grabitme ka gjakun nė shpinė.

NENI 38. Ndalime martese nė fis
Martesa nė fis asht e ndalueme. Edhe <katėrqind> breza me u ba, martesė nė fis nuk bahet.
Para se me hy pėr martesė, pyet pėr fis e gjak. <Doli ēika e fisit tand, hiq dorė prej saj>. <Martesė nė fis s'mund bash. Bane guxove, ke fisin nė shpinė>.
Me ndodh ēika mbesė mbas mbese, Kanuja s'ta jep deri nė shtatė gjini.
Ke detyrė me ja lyp gjininė mbas gjinije. U banė shtatė s'e ke mį gjak. <Nė pesė brez dahet gjaku>.

NENI 39. Ndalim martese nė kumbari e vllaznim
Me ndodh djali a ēika tė shpive tė lidhuna me kumbari ndėr veti, martesa s'mund tė bahet pa kalue pesė brezė. <Mujte me gjet nuse gjeti, kumbarinė mos e prish as nė pesė brez. Ndera ta lyp me e ruejt pėr jetė>. Martesa nė shpitė me vllaznim gishtash nuk mund tė bahet pėr deri sa tė mbahet mend ai vllaznim brez mbas brezi. <E ke ba gjak gishtash. Me ja lyp ēikėn pėr nuse ēon marren ke shpija>.Kush prish kumbari e vllaznim me martesė: marrohet; prej vllaznijet e fisit leēitet.

Kreu X

E drejta e kujdesit pėr martesė


NENI 40. Kujdesi pėr martesė
Me xan, me marr e me dhanė nuse mendon e punon i zoti i shpisė. Baba i djalit e baba i ēikės kanė detyrė mos me ja prish tė zot shpisė.
Nana e djalit e nana e ēikės s'ka tė drejtė me u pėrzie. <Kanuja fmitė ja njeh babės e jo nanės>.
U ndodh i jati i djalit a i ēikės nė miqsi a dashamirėsi me nji tjetėr e ja dhanė fjalėn njani-tjetrit me i lidh fmijt e tyne me martesė, kush s'ka tė drejtė me i pengue; po tė zot tė shpisė i duhet dhanė arsye.
E dha fjalėn i jati e s'mund e bindi tė zonė e shpisė o i shtrohet tė zot tė shpisė, o jet me dal pjesė nė veti.

NENI 41. Burri vejė pėr martesė tė vet
Burri i mbetun vejė flet vet pėr martesėn e vet, po pa mirvet tė tė zot t'shpisė s'mund e merr.
Ja la tė zot t'shpisė, ky ka detyrė me e pyet pėr mikun dhe ēikėn, tė vejėn e thekpremen qė do me ja prue pėr grue.
Pa mirvet tė burrit vejė i zoti i shpisė s'jep fjalė as nuk kput fjalė. <Burri vejė e di ēa asht jeta>.

NENI 42. E drejta e grues vejė
Grueja e vejė a thekpreme ka tė drejtė me fol vet pėr martesė tė vet.
Bani e pėlqei pa pyet tė zonė e shpisė, s'mundet me e marrė pa mirvet tė ti. E mori, me gjini prishet e leēitet. Ja la martesėn e vet nė dorė tė tė zot t'shpisė, ky ka detyrė ndere me e shoshit mirė para se ta jap fjalėn.

NENI 43. Daja pėr martesėn e nipit e mbesės mbet shkret
Me i marrė daja nip a mbesė mbet shkret e me i rrit, ka tė drejtė e detyrė me u kujdes edhe pėr martesė. Shkues e nuse pėr nipt i cakton vet. Si ta martojė, ma detyrė nuk i ka. E ēon nė pjesė tet.
Pėr mbesėn kujdeset me e lshue nė derė tė ndoj miku tė mirė. E dha nuse, detyrė <gjinie> s'i ka, po <ndera ja do mos me e lan si bķ pa njeri>.

Kreu XI

Shkuesia dhe fejesa


NENI 44. Me caktue shkues
Nusja xehet me shkuesi. Shkues caktohet burr e jo grue. Shkues cakton ana e djalit. <Me lyp lypet nuse pėr djalt. Marrja e ēon shkuesin derė mė derė me lut kėnd me i xan ēikėn tjetėrkujt>.

NENI 45. Shkuesi
Shkuesi duhet tė jetė i zoti i gojės, burr zakoni qė i shkon fjala e di ta baj mikun pėr veti sa me ja <fal> ēikėn.
Shkuesin lype nė kushrijt a miqt e dashamirt e tu qė s'kursehet me hec pėr ty me xan nuse tė mirė si ēikė e si shpi.

NENI 46. Detyrat e shkuesit pėr me xan ēikė
Shkuesi ka detyrė me ju vu punės me e bind mikun me ja <fal> ēikėn pėr mik. Shkuesi ka detyrė mos me e lan fjalėn me nji tė thanme. <As lisi s'pritet me nji tė rame spate>. Detyra e ti asht me nxerr ēat ēikė qė ja la amanet i zoti e jo me lyp ēfardo ēike nė vend tė sė parės.
Shkuesi ka detyrė mos me pėrgojue gjeti dy shpitė qė po lidhen me miqėsi ndėr veti.
Shkuesit, pėr mundin qi ban, i jepen <opangat>.

NENI 47. E xanmja e ēikės, fjala e kputme
Ēika quhet e xanme kur shkuesi merr fjalėn e kputme: <Ta paēim fal>.
Me fjalėn e kputme ana e djalit a shkuesi vetėm lshon kaparin nė tabake tė kafes.
Kapari s'kthehet ma. <Lidh pėr laku fjalėn e kputme>.
Me i ra moh kaparit, ndiqet pėr besėprem. <S'tė pata borxh qė ma la kaparin peng>.

NENI 48. Sheji i tė xanmes sė ēikės
Ēika bahet e nxanme, kur ēohet sheji. Shejin e ēon i zoti i shpisė me shkuesin pėrpara.
Sheji asht: rizė e unazė e nji qese me pare.
Riza duhet rubė mndashi, unaza duhet sermit.
Rizė e unazė i nepen sams' ēikės. Ajo i le nė krye tė arkės. Sheji tregon se ēika u lidh pėr jetė pėr djalin qė e xu. Qesen e merr i zoti i shpisė pėr shpenzimet e shpisė.

NENI 49. Tė prumet pėr veshėn e nuses
Natėn e shejit, si lehet rizė e unazė, miku lyp me i pre edhe tė prumet e cakun e tė lames sė tyne.
Ana e ēikės tė prumet ja cakton atė natė. Ma ndodh ēika e vogėl ja cakton mbas do kohe.
Tė premet janė gjashtė qese. Herėt ishin 3 qese.
Po ana e ēikės pėr tė prueme mund tė kėrkojė mė shumė se aq.
Ana e djalit ja lyp cakun e tė lames me kiste. Ana e ēikės ja cakton krye 6 muejsh e deri 9 muej kistin prej kisti.
Kistet caktohen dy qesesh njiheri. Me ndodh miku hallxhi, ana e ēikės ja danė qese-qese deri sa t'i lajnė.

NENI 50. Tė shtumet pėr veshė e tė fala
Ana e ēikės mbas tė prumeve mund tė kėrkojė edhe tė shtuemet.
Tė shtuemet janė edhe nji deri nė dy palė tesha nusesh mbi tė prumet dhe leshi pėr ēorapėt, tė falat e nusės ditėn e dazmės.
Ana e ēikės mund tė kėrkojė tė shtueme mbi tė shtueme, po nderė vedi nuk i le.
Ana e djalit s'ka tė drejtė me ba fjalė. Ajo ka detyrė me la, me e lanė qesen hapt pėr mikun. <O laj, o lsho ēikėn e huej. Kush me zor s'tė ka ba me xanė>.

NENI 51. E drejta e anės sė djalit me e lshue ēikėn
Ana e djalit ka tė drejtė me hek dorė prej ēikės sė xanme, kur bindet se ēika a miku s'bajnė pėr to. Me ndodh me hek dorė, anės sė ēikės so t'i jap arsye. <Nuk lshohet ēika huej aq kollaj. Vet e deshte, vet e xune>.
E lshove ēikėn, ana e saj ka borxh me tė kthye shejin. Tė prumet, si shumė, si pak, nuk kthehen; jesin <gjobė>.

NENI 52. Ēika nuk mundet me e lshue djalin
Ēika e xanme s'mund ta lshojė djalin pėr tė gjallė tė tij. Ajo ka detyrė me ul kryet e me mendue veē pėr me shkue nuse vetėm nė derė tė djalit qė e ka xan. S'deshti me shkue me mirvet, do shkojė me pėrdhunķ. Me ndodh e me marr burr tjetėr, pa hek dorė ana e djalit, bje nė gjak si gjinia, si shpija qė e merr nuse.

NENI 53. Djali s'duhet me e pa ēikėn e xanme
Djali vet a kush i tij s'ka tė drejtė me u pėrpjek me e pa ēikėn e xanme. <E pėlqeve para se me xan. Ēa do me i pa tash?!>
I qiti rruga e u pėrpoqėn me ēikė, nuk duhet me ja lshue sytė veē me ndodh me padije. Ja lshuen sytė me dije, kanė gjobėn nė shpinė.

NENI 54. Detyrat e shpisė sė ēikės sė xanme
Ana e ēiks ka detyrė ndere me ja ba gati teshat e nusisė ēaē sa ka lį tė prueme e tė shtueme ana e djalit.
Detyrė Kanuje ka mos me i luejt fjalėsh. <Do ēika, s'do ēika, burri s'ban llafe!> <Ēika e xanme s'mund i hiqet mikut>. Ja hoq, i ka borxh gjakun. <E ke korit!>

Kreu XII

Raste tė veēanta tė martesės sė grues


NENI 55. Martesa e sė vejės pa fmijė
Grueja vejė ka tė drejtė me u largue prej shpisė ku asht e martueme ēat ditė qė hi i shoqi nė dhé, po ndera ja do me ndej pesė deri 40 ditė.
Pėr nder tė vjehrrisė a se mos ka mbet me barrė, ka tė drejtė me ndej deri nė 12 muej.
I doli fati tjetėr, ka tė drejtė me u martue e kush tė keqe nuk ja ban. <Nuk asht e drejtė me e bjerr tė rit e vet. I gjalli me tė gjallt>.
Grueja vejė ka tė drejtė ta kalojė ene gjithė jetėn nė shtėpinė e burrit tė dekun.

NENI 56. Martesa e sė vejės me fmijė
Me ndodh grueja vejė me fmi pėr gjinit, ka detyrė ndere me ndej nė derė tė burrit tė parė nji motmot. Po me i dal fati ma pėrpara ka tė drejtė ma e lanė fminė pėr gjinit e me u martue. Me e kėrkue fmijėn me u rrit te daja, nuk mund ta marrin pa mirvet tė caranit.

NENI 57. Martesa e grues thekpreme
Grueja me thekė tė preme asht e lirė me u martue ku tė duen. Kush s'mundet me i qit pengesa, veē kishės.
Tė katundsin ndera nuk e ēon me e marr gruen e shoqit qė i preu thekun. E mori, dan dashakeq e i paburr. Me shpinė e tė damėt nji zjermi tė burrit qė i ka pre thekun, jet i leēitun.

NENI 58. Martesa e grues me barrė
Me ndodh e me u martue grueja me barrė, ka detyrė me i kallzue burrit tė dytė e gjinisė sė vet sa ta diktoj vedin. I shoqi e gjinija ka detyrė me i kallzue caranit tė barrės.
Fminė ka detyrė ma mbajt e ama me burrin e dytė deri nė 7 ditė mbas tė lemes, aq ditė sa duhen me lajmrue shpinė e caranit tė fmisė e sa kohė u duhet me ardh e me e marrė.
Mos me pasė kush me e marrė, e ama me burrin e dytė ka detyrė ndere me e mbajt deri sa tė bahet i zoti i vedit.

NENI 59. Martesa e grues me barrė tė vrame
Martesa e grues vejė bahet me fjalė tuj vue kushtet. Kushtet janė: Me thanė grueja vet e vjehrria e parė se asht me barrė tė vrame, burri i dytė ka detyrė me kthye fminė e parė deri nė tri vjet mbas martese. Fjalė tjera s'ka. Ndryshe ke pleqt gati.

Kreu XIII

Marrėdhėniet nė familje
(Babai, fėmijėt, fisi)


NENI 60. E drejta e babs mbi fmijėt
Kur fmija bahet i zoti i vedit, i jati ka tė drejtė me e ēue nė punė simbas porosisė sė tė zot t'shpisė pėr me punue nė arė e nė vneshtė, mbas gjaje nė mal e nė vrri, puntor falas a rrogtar ēoban, argat apo djal mbas vedi.
Pėr punėn e mėson, e ēorton dhe i lyp arsye.
Fitimet ka tė drejtė me ja kėrkue pėr qesen e shpisė.
Baba ka tė drejtė me e mėsue dhe mos me e lan fmin e vet me i kthye fjalė, me dal para tij a ma tė madhit: Nė fjalė e ndeje, nė kuvend e sofėr. Djali ka vendin mbas.

NENI 61. E drejta me e dėnue tė birin e tė binė
Edhe djalin burr e binė e martueme ka tė drejtė me e mėsue, me e ēortue, me e urdhnue, me e dėnue, me e da shpijet e me e leēit.
Baba, pėr korķ e zhburrnim, pėr nder tė marrun, pėr besėpremje e pėr mikprem ka tė drejtė me e vra fminė e vet, ja me ja dorzue fisit me dorė tė vet qė ta vrasin katundisht.

NENI 62. Detyrat e babs pėr fminė e vet
Baba ka detyrė me u kujdes pėr fminė e vet: pėr veshė e mbathė, pėr ha e shndet, pėr strehė mbi krye e jetesė nė jetė, pėr mėsim e ēortim pėr punė, nder e burrni.
Baba ka detyrė tė kujdeset pėr ēdo hall e nevojė tė fmisė sė vet kudo qė tė jetė.

NENI 63. Detyrat e babs pėr sjelljen e fmisė sė vet
Para shpisė, kushrijve, shoqit e katundit, fisit, miqve e tė huejt do tė jap arsye e do tė pėrgjigjet me gjobė e ēdo detyrė tjetėr pėr ēdo dam e gabim, faj e gjak tė fmisė sė vet.

NENI 64. Detyrat e nans pėr fminė e vet
Nana ka detyrė pėr fminė e vet pėr msim e ēortim, porosi e urdhnim simbas porosisė sė burrit tė saj.
Para burrit ka detyrė tė kujdeset pėr veshė e mbathė e ēdo shėrbim tjetėr qė kanė nevojė fėmijt. S'i bani kėto, bje nė marre e pėrgjigjet para tė shoqit.
Grueja burrneshė, edhe kur e ka burrin argat a rrogtar nė derė tė huej, ka nderė e detyrė me u kujdes pėr fminė si tė ishte i shoqi nė shpi.

NENI 65. Detyrat e fmisė
Fmijt nė ēdo moshė qofshin: nė vogli a rini, burr para a mbas martese, kanė detyrė me ju bind babs e nans. Nė mungesė tė tyne, me ju bind vllajt tė madh e motrės sė madhe, dads.
Kur fmijt janė jetim, kanė detyrė me ju bind e me shkue pėr fjalė tė kushrinit e dajės qė i rrit.
Pėr porosi e ēortim pėr dėnim dhe deri leēitje prej babs e nans e dajės e kushrinit qė i mbajnė, pėr punė, nder e burrni nė shpi e jashta saj, fmijt kanė detyrė bindjen; ndryshe, marrin dėnim tė rand simbas fajit.
Me ndodh e me vu gojė e dorė nė babė e nanė, fmija bje nė marre. Nder e burrni nė kushrini e shoqni rrethas nuk kanė ma.

NENI 66. Detyra tė veēanta tė ēikės
Ēikat 7 vjeēe e nalt kan detyrė me vue kapolėn nė krye. Ball e flokė mos me ja pa as rrezja e diellit. Sytė pėrtokė e kryeulėt nė shpi, punė, rrugė e kudo. Ndryshe koritet.
Ēika ka detyrė me ruejt ftyrė e nder. S'i ruejti, ka ēortim e dėnim deri me vrasje prej babs, vllajt, shpisė, kushrinisė e shoqnisė rrethas katundisht.
<Korinė e ēiks nuk mund e durojnė malet>.
Vuni ēika kapolen, ka detyrė pundoren me ba <ēorapet e burrit>. Deri sa tė martohet do tė shkoj nė ēdo punė ku e ēon shpija.

NENI 67. Detyrat e bijve pėr babė e nanė pleq
Bijt nuk kanė gojė e dorė pėr babė e nanė pleq.
Babs e nans pleq, djemt u kanė pėr detyrė veshė e mbathė, tė hangmen e tė piemen dhe nderet e prindit.
Kur babė e nanė janė tė damė, bijt u kanė detyrė <mgojen> pėr ēdo motmot.
Mgoja asht tri barrė drithė pėr njanin e tri barrė pėr tjetrin.
Pėr mort u kanė detyrė drekt e tė pamin me tė pritme e me tė qitme pėr kryeshėndosh.
Mbas deke u kanė detyrė feje: tė falme e lutje pėr shpirt.

NENI 68. Detyrat e bijave pėr babė e nanė shkret
Bijat pėr babė e nanė mbet shkret kanė detyrė ndere, me mirvet tė shpisė ku janė martue, me i ndihmue me veshė e mbathė, me tė hangme e tė pime nė shpi tė vet ose tuj i marrė nė shpi tė burrit.
Me ndej ēika virgjneshė pėr me u ba <djalė> pėr tįnė pėr jetė tė vetė, kush s'mund ta pengojnė e tė keqe kush s'ja ban.

NENI 69. Tė drejtat e djemve
Djemt kur tė rriten kanė tė drejtėn e burrnimit nė shpi. Ato kanė tė drejtė ndeje ndėr burra e me miq. Jashta shpisė kanė tėd rejtė me mbajt armė, me marrė pjesė nė Kuvend e djelmni, me marr nderet e me hy ndėrmjet, me mbrojt nder e burrni.
Kur dahen, kanė tė drejtė pjese nė pjesėn e tet e fitimet e bame.

NENI 70. Tė drejtat e ēikave
Ēikat kanė tė drejtė me jetue nė pjesėn e tet e vllazėnve tė tyne pėr deri sa tė martohen e tė shkojnė nė derė tė burrit.
Pėr sa tė kenė kohė tė lirė, kanė tė drejtė me marrė pjesė nė ēdo gzim tė shpisė si dhe me ba ēdo pundore qė kanė nevojė a pėr martesė.
Me ndodh rrallė fort e me e pa me vend me ndej virgjneshė krah babs pa djalė a me djalin nėpėr kambė, kush s'ka tė drejtė me e pengue.

NENI 71. Tė drejtat e bijave nė gjini
Bijat kanė tė drejtėn e tė panit mot pėr mot nė gjini dhe gjinis ka detyrė mos me ja pengue kush.
Pėr ēdo tė padrejtė qė u bahen nė shpi tė burrave tė tyne a prej kushrinisė, vllaznisė, katundit a fisit tė burrave tė tyne, kanė tė drejtė t'i qahen gjinisė.
Me mbet vejė a shkret kanė tė drejtė me shkue e me jetue nė gjini: me babė e nanė, a vllaznit e kushrijt qė gzojnė tokėn e tet.

NENI 72. Tė drejta tė veēanta tė vllajt tė madh
Bijt pėr vlla tė madh kanė tė drejtėn e vendit e tė prijės qė ka pasė i jati i tyne: nė shpi, nė vllazni, nė katund, nė fis, nė bajrak e dhé.
Kanuja tagrin e babs ja njeh vetėm vllajt tė madh.
Me ndodh vllau i madh nė moshė tė parritun, pa u burrnue, tagrin e vllaut tė madh e gzon axha i djalit a nji i kushrinisė, i caktuem nė kuvend. U rrit djali i madh, do tagrin e tet. S'ja kthej axha me mirvet, djali e kėrkon nė kuvend dhe ky ja ban detyrė axhės me lshue tagrin e vendit e tė prijes.
Me t'ju dhanė tagri i vllaut tė madh, ka tė drejtė me xanė kambėn e tet nė ndeje e prije, nė za e kuvend, nė djelmni e beslidhje.

NENI 73. Kur i hiqen tė drejtat e veēanta
Nuk qe i zoti vllau i madh pėr tagrin e tet, vllaznit, kushrinija e vllaznia kanė detyrė me e porosit e me i lyp arsye. Nuk mund dha arsye, presin e kqyrin brezin e tij mbas. S'duel i zoti as brezi i dytė, nė brezin e tretė kushrinija, vllaznija, katundi, fisi e krent e bajrakut, simbas shkallės sė tagrit, e dajnė me kuvend se kujt me ja caktue atė tagėr, po tagri i vllaut tė madh s'del jashta kushrinisė a vllaznisė sė tij.
<S'mund e mbajte tagrin e babs dy brez, nė tė tretin ta kapin pėr duersh>.

Kreu XIV

Burri dhe grueja


NENI 74. Tė drejtat dhe detyrat e burrit pėr gruen e vet
Burri ka tė drejtė dhe detyrė tė kujdeset pėr grun e vet pėr ha e pi, mbathė e veshė, mblojė e shtrojė, pėr shndetin, e hallet e saja. Mbi tė gjitha, ka tė drejtė e detyrė ta ruej e ta mbroj nderin e saj. <Nderi i grues, asht nderi i burrit>.
Nė shpitė e mdha e ka detyrė i zoti i shpisė me burrnimin mbarė.
Burri pėr dam e faj tė grues jep arsye nė shpi. Kur asht zot shpije jep edhe nė kushrini, vllazni, katund, fis a nė bajrak.
Burri ka detyrė me e msue dhe me e ēortue gruen kur, ban gabime e nuk i shkon pėr fjale e nuk i ban punėt qė i pėrkasin.
Kur grueja ja pėrbuzė fjalėn burrit, kur i ban faj e dhunė, burri ka tė drejtė me e dėnue gruen: me e rrah, me e dėnue me bukė e punė. Por, burri s'ka tė drejtė me e ndrydh punė e pa punė si robė i xanė. <Me gruen kalon jetėn. Gruen e ke nanė fmish>.

NENI 75. Kur e ndan burri gruen
Burri e ndan gruen kur: s'di me mbajt e me rritė fminė, kur asht gojaēe a brace, kur shkon nė gjini pa leje a kthehet kur don vetė.
Grueja ndahet edhe kur s'ban fmijė a djem.
Kanuja e jep me e da gruen me tė drejtė vetėm pėr me largue shpijet fikėn e korinė.
Grueja dahet kur i pritet theku. Theku i pritet tė zot t'shpisė tė gjinisė. Para se me dhanė thekun, i zoti i shpisė lyp arsye.
U bind, zgjat brezin e mesit. I zoti i shpisė tė vjehrrisė i pret nji fill theku.
Grueja niset nė gjini vetėm me teshat veshė. Tjetėr gja s'ka tė drejtė me marrė. Fmijt i mban i jati. <Janė tė caranit>.

NENI 76. Kur ka tė drejtė burri me e vra gruen
Burri e vret gruen kur e gjen nė punė tė keqe.
<Leka e ka lan me e vra gruen pėr tri punė: pėr kurvni, hjeksi e hajni. Nji grue qė ban hajni, ban edhe kurvni e hjeksi>. Te vona Kanuni e la me u vra burr e grue nė punė tė keqe <si peni nė gjylpanė>. Po burr e grue xehen nė punė tė keqe edhe kur burri kapet me tirq pa mėrthye e me gruen e huej nėpėr kamė.
<Burr e grue, vra nė punė tė keqe, shkojnė gjakhups>.
Grueja e burri s'mund tė vriten pėr fjalė a pėr dyshim. I vrave, bje nė gjak.

NENI 77. Detyrat e grues
Grueja ka detyrė si nanė fmijsh e grue burri me mbajt e me rrit fmijt; me ba ēdo punė shpije, nė arė e nė kopsht, nė mal e nė mulli, me mbajtė e me kullotė gjanė e gjallė. Mos me i ba, do tė pėrgjigjet.
Grueja ka detyrė bindjen para burrit.
Grueja ka detyrė: mos me shkue kund jashta shpije pa dije tė zot t'shpisė e tė burrnimit; mos me u ndal me tė huejn nė rrugė a nė krue, nė punė a me gja tė gjallė nė kullosė.
<Punė e rrugė i ka me tė shpisė. Me tė huejn s'e lidh gja, veē n'i diftoft rrugė e shtek si i huej qė pyet>.

NENI 78. Tė drejtat e grues
Grueja ka tė drejtė jetesėn e gjallnin, veshėn e mbathėn dhe mbrojtjen e jetės e tė nderit tė saj prej shpisė sė burrit, nė shpi e jasht saj, pėr sa tė jet gjallė.
Grueja ka tė drejtė ta mbrojė me ēdo mjet nderin e saj e tė shpisė sė burrit; tė mbrojė mallin e gjanė e gjallė.

Kreu XV

Gjinia e gruas


NENI 79. Detyrat e gjinisė
Gjinia s'ka detyrė pėr veshėn e ēikės nuse e pėr pajėn e saj. I bani gja, ndera e saj. Detyrė nuk mund t'i bahen.
Gjinia ka detyrė qė tė prumet e tė shtuemet me ja ba veshė e pėr tė fala ēikės nuse pėr ditėn e martesės sė saj.
Mos me ndigjue ēika me u ba nuse pėr tė gjallė, gjinia ka detyrė me e qeth e me e lanė virgjen pėr jetė. Mikut me i kthye tė lamet e me i vue dorzantė pėr me e sigurue se ēika nuk martohet gjeti.
Rizė e unazė gjinia i mban pėr shejė pengese e mos me u martue ēika e xanme gjeti.
Do me e ruejt miqsinė gjinia, i jep nji ēikė tjetėr. Ndera e saj. Po e para e pengueme jet se jet.

NENI 80. Tė drejtat e gjinisė me mbrojtė binė
Gjinia ka tė drejtė e detyrė ndere me lyp arsye e me i dal zot bisė nė derė tė burrit pėr ēdo tė padrejtė e dhunė qė i bahet.
Me e dhunue kush binė e martueme, bje nė gjak me gjinin e saj. I shoqi lyp nderin e burrit, gjinia nderin e bisė. Mund u pajtue gjinia me gjakmarrjen e tė shoqit, kush tė keqe s'ja ban. <Qėndroj i shoqi. Boll e pat!>
Me e vra shpija e burrit, gjinia gjakun lyp aty.

NENI 81. Kur bje nė gjak gjinia
Me ndodh (rrallėherė) e me e vra bija ndokend ja me u ba bespreme me hjeksi, gjaku lypet nė gjini. Me u vra bija pėr kėtė punė, gjinia lahet me ēaē. <S'i la gja nė dorė gjinisė>.
Me e vra vet gjinija binė, detyrė ma s'ka. Ja qitėn pleqt edhe nji gjysė gjaku, do ta lajnė. <Gjaku i grues: gjysė gjaku>. Ndryshe, lahet me nji gjak burri tė gjinisė.

Kreu XVI

Pasojat e vdekjes


NENI 82. Deka e dhandrrit
Me dekė djali, Kanuja e liron ēikėn e xanme. Pat djalė tjetėr, i jati i djalit ka tė drejtė t'ja kėrkojė pėr te. Ja dha i jati ēikėn pėr djal tjetėr, ndera e tij. S'ja dha detyrė s'mund t'ja bajnė.
U lirue ēika me dekė tė djalit, ana e ēikės kthen shejin dhe tė prumet. Kapari i tė folmes e qesja e dhanme natėn e shejit nuk kthehen. <Ato s'pėrmenden ma. Mbesin pėr tė falme>.
Tė prumet i jati i ēikės i lanė kiste-kiste. I jati i djalit s'mund t'ja bajnė detyrė: <O sot, o s'ka!>
Me dekė dhandrri mbas martese, edhe nji natė mbasi ta ketė marrė nusen, teshat e nuses, pos atyne qė ka veshė, i mbesin shpisė sė dhandrrit. Gjinija lahet me ēaē me mikun. Ka la shpija ma pak a ma shumė, ka pru nusja ma pak a ma shumė, ēashtu jesin krye mė krye.
Nusja kthehet nė gjini me teshat qė ka veshė.
Prindja e nuses ka detyrė ndere mos me dhanė binė nuse nė katund tė djalit tė dekun.

NENI 83. Deka e nuses
Me dekė ēika e xanme, sheji, kapari e qesja me to nuk kthehen. Shkojnė bashk me ēikėn. <Desin bashkė me ēikė>.
Tė prumet nuk kthehen. I bahen ēiks tesha nusije e futen nė dhe bashkė me to. <Ēato ishin fati i saj. Djali pastė fatin e vet!>
Me dekė nusja, gjina s'merr gja prej veshės sė saj, veē zbukurimet e gjoksit e tė qafės pėr kujtim tė saj. Sado tė kushtueshme qofshin, dhandrri e shpija e tij nuk kanė tė drejtė me ja pengue gjinisė. Ma ja pengue, ajo punė jet me u zgjidh me pleq.
Me i pasė qit tesha prej vedi, qė janė ba me dije ditėn e martesės, gjinia i merr edhe ato.
Arka me teshat e tjera i mbesin dhandrrit.

NENI 84. Deka e grues
Me dekė grueja pa fmi, gjinia ka tė drejtėn e vet si pėr nusen.
Me dekė grueja e me lanė fmi, gjinia merr pėr kujtim ndoj palė vath.
Teshat me gjithė ēka ka arka jesin pėr fmi.

NENI 85. Deka e nanės
Me dekė nana me ēika tė martueme, teshat e saja, tė veshme e tė paveshme, nė arkė e jashta saj, u pėrkasin tė bijave. Ato i ndajnė ndėr vedi me mirvet mes tyne.
I biri, qoftė i martuem, qoftė i pamartuem, ka detyrė ndere me jau kthye. <Marrja e ēon me jau ndal>.
Me ndodh baba gjallė e don me u martue rishtas, bijat teshat n'ja lashin, ja lanė pėr nderė. Me u takue u takojnė tė bijave. <Nanė e bi arkė e dry>.

NENI 86. Deka e babės
Me dekė baba, djalit tė madh i jesin bashkė me teshat, zbukurimet: me sahat e ēastek, qelibar e kuti duhani, sumbllat e sermit e deri te armėt e brezit.
Me ndodh djali i dytė me moshė afėr tė madhit, e ama ka tė drejtė me i dhanė diēka tė dytit, o jau dan simbas zotsisė qė kanė.
Pushkėn e gjatė e merr djali i madh. Mos me mrri pjekurin e burrnimit, e merr nji i shpisė ma nė moshė.
Edhe me ndodhė djemt prush pėr tokė, i zoti i shpisė ka detyrė ndere mos me jau prek as mos me lanė kend tjetėr tė shpisė me vue dorė mbi gjanat e tet. <U pėrkasin tė bijve, - ka than Leka>.

Kreu XVII

Kujdestaria pėr jetimėt


NENI 87. Kujdesi i tė zot' shpisė
Me dek ndonji prej burrave, i zoti i shpisė me burrnimin ka detyrė ndere me u kujdes pėr fmijt jetim si tė ishin me babė gjallė.
I zoti i shpisė sė madhe djemt jetimė i thrret nė odė tė miqve qysh tre vjeē. <Kanė vendin e tet>. Mikut i tregohet se <u ka dekė i jati tuj i lanė pėr tokė>.

NENI 88. Kujdesi i vllajt tė madh
Nė shpitė e vogla me dekė baba a me e lanė kyveti e shėndeti, vllau i madh hyn nė kamb' tet e kujdeset pėr vllaznit e motrat ma tė vogla. Pėr sa mundet ka tė drejtė e detyrė me u kujdes pėr to, me i mėsue e me i ēortue, me i dėnue e me i urtue deri sa tė bahen tė zot t'e vedit.
Me mbet vllau i madh zot shpije, ka detyrė me u kujdes pėr martesėn e tyne.
Mbetėn motrat bija veja shkret, ka detyrė me i marrė e me i mbajt bashkė me gjindt e tjerė tė shpisė.

NENI 89. Kujdesi i nanės vejė
Nana vejė ka detyrė ndere me ndej e me rrit fmit. Ajo ka detyrė ndere me u kujdes pėr to pėr ēdo gja qė kanė nevojė dhe me i mėsue e me i ēortue si tė ishin me babė gjallė. Nana vejė, burrneshė e fisnike, i ruen kah hasmi e ēdo e keqe, i marton e i rahaton. <Grueja fisnike ze vendin e burrit dekė, rrit fmit e mban shpinė nė kamė>.

NENI 90. Kujdesi i tė damit nji zjarmi
Mbet kush shkret a jetim, tė damėt nji zjarmi e kanė detyrė ndere para kushrijve, vllaznisė e katundit me jau hap derėn e me i bashkue me gjindt e vet.
Ndera jau do mos me i da prej gjindve tė vet nė ndeje e sofėr, nė veshė e mbathė.
Nė punė i ēon me gjindt e shpisė e u kėrkon pėr sa kanė shėndet e forcė.
Jetimve: si djalit, si ēikės, pėr deri sa nuk dalin nė veti, jau ka borxh martesėn.
Me dalė nė veti para martese, mos paēin shpi a prish e tynja, jau ka borxh nji strehė sa me fut kryet.

NENI 91. Tokė e gja e jetimve
E more tė damin nji zjarmi, gjind e gja i bashkon, po tokė e kufij jo. Me i bashkue: i mbetuni shkret mjerohet; jetimi t'i do nesėr; katundi s'ta ban tė mirė.
Tokė e gja tė jetimve ke detyrė me i kqyrė e me i punue si tokėn tande. Ndera ta kėrkon mos me e lanė tokėn me dalė rrezmit.
Ditėn qė del jetimi nė vedi, ja ke detyrė gjanė ēaē sa e ka pasė e nė ēat moshė; tokėn nė ēato kufij.

NENI 92. Detyrat e tė damve nji zjarmi
Me ba me i mundue jetimėt, me i da prej gjindve pėr kah haja, vesha e mbatha, kushrijt kanė tė drejtė me i lyp arsye. Nuk e bindėn, jetimėt i merr nji kushri dhe tė damėve nji zjarmi u le marren nė derė.
Me ndodh e me shitė tokė tė jetimėve ai qė i ka marrė jetimėt, ditėn e daes prej tyne ka detyrė Kanuje me ja dhanė ēaē tokė prej arėse sė vet nėn shpi.

NENI 93. Kujdesi i dajės pėr nip e mbesė jetim
Me mbet nip e mbesė jetim e mos me pasė ku me fut kryet ndėr kushrij, i merr daja.
Daja ka detyrė ndere me i rritė si tė ishin tė gjindve tė shpisė.
U ban nip e mbesė pėr martesė, o i marton, o i ēon nė tokė tė vet. Gjanė ja kthen nipit si ja pat marrė. Mund e kapi, e ndihmon me ndreq nji strehė a shpi tė re.
Tokėt ja kthen i kushrini a nja i vllaznisė qė i ka punue pėr vedi.
Daja ka detyrė ndere me qit pushkė pėr nip e mos me e lanė nipin gjakhups.

NENI 94. Kujdesi i nipit pėr dajėn
Me mbet daja shkret a jetim, nipi ka detyrė ndere me e marrė nė shpi tė vet e me u kujdes pėr tė si kujdeset daja pėr nip.
Me pasė daja tokė e gja, nipi shkon te daja e kujdeset pėr tokė e gja dhe ja mban shpinė nė kambė. Mbas deks' dajės, ma vend aty nuk ka, veē me e lanė fisi i dajės.
<Toka e dajės i pėrket fisit tė vet>.
Nipi ka detyrė ndere me qit pushkė pėr dajėn.

Kreu XVIII

Tė ardhurit nė shtėpi e katund


NENI 95. Vlla pėr nane
Vllazėn e motra pėr nanė i pėrkasin tė njajtės nanė, por janė dy a ma shumė babash, tė nji fisi e fisesh tjera, em tė cilėt asht martue ajo, si ka mbet vejė apo asht da prej burrit tė parė
Sejcili vlla pėr nanė tokėe truell i ka nė fis tė babės sė vet. <Fmija shkon mbas babės>.
Martesė nuk mund tė bahet nė mes tyne brez mbas brezi.
Me ndodh grueja vejė me fmij e me u kthye grue nė shpi pėr nji burr tjetėr, fmijt e tjerė do tė jenė vllazėn e motra pėr nane tė njaj shpije.
E ama ka tė drejtė tė kujdeset njilloj pėr tė dy palėt e fmijve. I shoqi ka detyrė mos me ba dallime nė mes fmijve tė grues sė vet mbrenda shpisė.
Kur tė vinė dita e daes, sejcili vlla del nė pjesė tė babės sė vet. <Djali gzon pjesėn e tet>.

NENI 96. Babė dhe nanė tė gjetun
Baba i gjetun asht njerku, burri i dytė i nanės. Mos me pasė ku me shkue fmit e grues, njerku ka detyrė me u kujdes pėr fmit e grues si pėr fmit e vet. Me vu dorė nė to faj e pa faj, ka faqen e zezė nė derė. I sakatoi a i mbyti, katundi e leēit, fisi i fmisė i lyp <gjakun e vet>.
Nana e gjetun asht njerka, grueja e dytė e babės.
Njerka ka detyrė para burrit e nderė para shoqnisė rrotull me u kujdes pėr fmit e burrit si pėr fmit e vet. Po <Njerka s'bahet nanė. Nana: diell e njerka: hanė>.

Kreu XIX

Vllazėrimi e kumbaria


NENI 97. Vlla e motra gishtash
<Vlla e ban, gjak s'e ban>
Vlla gishtash janė ato qė pinė gjak prej gishtash tė njani-tjetrit. Me ēat ditė bahen vllazėn.
<Vlla gishtash e ban, po tė caranit s'mund e ban>.
Besė e nder, dazėm e mort i ke bashkė, po vlla pjese nuk e ke.
Me e pre mbas veti, katundi tė leēit e tė ban gjamėn pėr dekė (Berishė) e ti mbetesh bespremė pėrjetė.
Martesat e shpisė me shpi tė motrave gishtash e nė mes fėmive tė tyne nuk mund tė bahen. <Fmitė e tyne i kanė nanat "motra">

NENI 98. Kumbaria
Kumbaria asht tri duersh: kumbari flokėsh, kumbari kunore e kumbari djepash. Pėr kah Kanuja, kumbaria ma e fortė asht kumbaria e flokėve.
Ju morėn flokėt fmisė, fmitė u banė famull e famulleshė, burrat ndėrveti u banė kumbarė, e gratė ndrikulla. Shpijat me shpi tė lidhuna me kumbari nuk marrin as nuk japin nuse ndėr veti.
Dazėm e mort i kanė bashkė.
"Kumbaria asht e shejt"

NENI 99. Detyrat e kumbarės
Kumbara ka detyrė ndere e burrnie para shpisė sė lidhun me kumbari dhe para mbarė fisit e katundit, shoqnisė rrotull, me e kqyrė ndrikullėn si binė e gjinisė sė tij.
Me e marrė nė dazėm e nė gzim si binė nė gjinķ.
Famullit a famulleshės, qė ja ka marrė flokėt, me i thirr si nipin e mbesėn te daja dhe sa herė tė kenė nevojė tė madhe, me u kujdes pėr to.
Me ndodh e me dal kumbara i pabesė e me lakmue ndrikullėn, i jet faqja e zezė nė derė. Shoqnija rrotull e leēit.

NENI 100. Detyrat e ndrikullės
Ndrikulla ka detyrė ndere me e prit e me e qit kumbarėn si vllan e vet dhe mos me lakmue pėr burrė nė sa motra vllanė. Bani faqen e zezė kumbara, ajo ka detyrė me e mbrojt nderin e vet, e kumbarės sė pabesė me i kallzue rrugėn e me i mbyll derėn.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.9.2007, 00:35   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
2. LIDHJET RITUALE TĖ FAMILJES

Kreu I

Tė marrurit e flokėve e vėllazėrimi


NENI 101. Tė marrunit e flokėve
Fmisė flokėt i merren me kumbar. Por jo pa mbush vjetin e pa fillue me u cac.
Me marr flokėt, s'duhet grue, por burrė prej nji fisi a katundi tjetėr. Bane kumbar nji katolik apo musliman puna jote. Kushte feje pėr kumbarėn Kanuja s'ka.
Pa ju marrė flokėt fmisė, gershana s'ja prek. Shkoi gjatė pa ju marr e ju rritėn shumė, i digjen me flakė tė pishės.
Me dek fmija, nuk futet nė dhé pa ju marrė flokėt. Mos mund ardht kumbara i largėt, merr nji shoq katundi e kėtė do ta kesh kumbarėn ma pėr zemėr, <tu gjet nė ditė tė hallit>.

NENI 102. Mnyra e tė marrunit tė flokėve e tė falat
Kumbaria bahet me hanė pėrpjetė nji ditė jave veē tė hanes dhe tė prendes. Kumbara pritet me kafe e duhan e darka i shtrohet me tė gjitha tė mirat.
Kur i merren fmisė flokėt e ama e fmisė sjell gėrshant mbi nji rubė tė mndashtė e fminė pėr dore. Kumbara ja pret kaj ēubė floksh nė tre vende: te balli e nė dy anėt, te tamthat. Flokėt e gėrshanė bashkė me 50 grosh kumbara i ven mbi rubėn e mndasht tuj urue: <Me har kumbaria>!
Ndrikulla tuj marrė rubėn me ēa ka sipėr i pėrgjigjet: <Har e tė mirė paē kumbaro!> Kumbarės i fal kmish e tlina tė bardha, brez mesit e ēarapė. Grues sė kumbarės, i ēon rubė e ēarapė.
Ne nesre kumbara e merr ndrikullėn bashkė me famull a famulleshėn nė shpi tė vet pėr 3 net si binė nė gjini. Mbas tri ditsh e netsh e pėrcjell deri ngjitun katundit tė saj.

NENI 103. Mnyra e vllaznimit
Me u ra gjaku e zemra dy burrave fisesh, bajrakėsh, dhenash a feshė tė ndryshme, kėrkojnė me u vllaznue ndėr veti. Pėr kėt punė marrin pėlqimin e tė zot t'shpive e tė babave tė tyne. Vllaznimin kush s'mundet me e ba, pa pėlqimin e dy shpive. <I vllaznuemi tė bahet i shpisė>.
Vllaznimi bahet me hanė pėrpjetė nji ditė tė caktueme, veē tė martes e tė prendes. Atė natė te njana shpi bahet nji darkė e urohet vllaznimi i ri.
Vllaznimi bahet tuj jau pre i zoti i shpisė bulat e gishtave e tuj jau hedh pak gjak nė dy filxhana me raki a nė dy rriska sheqeri. Tė vllaznuemit ja kojnė njani-tjetrit filxhanin a rriskėn e sheqerit me gjak. Merren ngrykė e i shtrėngojnė duert njani-tjetrit.

Kreu II

Dasma


NENI 104. Dita e dame
Nuse e dazėm nuk ka pa la ana e djalit tė prumet e tė shtumet. U lįnė krejt me tė madhe e me tė vogėl, ana e djalit ka tė drejtė me lyp ditėn e dame, me lyp fenė. Fenė e ditėn e dame i cakton ana e ēikės. Me caktue ka tė drejtė, po me kėrkue jo. E kėrkoi lshon tė binė nė marre, <Ēika kėrkon burrė>. E kėrkon, kur don me e ba anėn e djalit me hek dorė doemos. <O merre o lsho, e xanmja ka cak>.
Dita e dame pėr fenė e ēikės e dazmėn e djalit caktohet 7 deri nė 9 javė para. Me ēat ditė i ke krushit nė derė. Dita e dame asht si dita e dekės, me nji cak. <Dita e dame as dekės s'i lshon rrugė>.

NENI 105. E bamja gati dhe e thirrmja nė dazėm
Me u ba gati pėr dazėm, fillohet me t'u da dita e fesė.
I zoti i shtėpisė ka detyrė me u sigurue me kohė: me bukė, miell gruni, mish, raki, djath, oriz, kafe, sheqer, me tlyn e mjalt. <Dazėm pa mish nuk ka, banu gati pra!>
Tė thirrmit nė dazėm janė: krusht e krushka, kujdestari i shpisė, thirrcit, magjatorja, akshia, kafexhia, puntorėt e shėrbimit, kujdestarėt e sofrave dhe dazmort: me kushrij e kimbarė, bija e nipa, miq e shokė.
Krusht thirren 3 javė para ditės sė dazmės. Tė tjerėt thirren dy javė para. Krusht i thrret i zoti i shpis. Tė tjerėt i thrrasin thirrcit. Thirrcit janė farefis i djalit. Detyra e tyne asht me thirr shpi mė shpi e emėn pėr emėn, simbas porosisė sė tė zot t'shpisė.

NENI 106. E thirrmja nė fé dhe detyrat e tė thirrunve
Nė fé thirren miq e shokė ma pak se nė dazėm. Me thirr ēohen thirrcit dy javė para. Tė shkuemit nė fé kanė detyrė me prit e me qit miqt simbas zakonit. Shkojnė 2-3 orė para krushve e largohen 2-3 orė mbas tyne. Bijat vinė ditėn qė xihet ēika.
Veshatarja e nuses vjen nji ditė para krushve.
Puntorėt e shėrbimit me magjatore, akshi, kafexhi, kujdestar sofre etj., mbahen pėr cillė e pushojnė pėr qef tė vet.

NENI 107. Rendi me shkue nė dazėm
Magjatorja, akshija, kafexhija e puntorėt e shėrbimit vinė ditėn qė do tė mbrrijnė krushit e largohen nji ditė mbas krushve. Ato e kanė nė dorė mallin e shpisė. I zoti i shpisė ka detyrė me jau ēue para. Masėn e si me i pėrdor e dinė vetė. Detyrė kanė mos me lanė gjį mangu pėr me nder tė zotin e shpisė me gjith pjestarėt e vet.
Kujdestari i shpisė vjen i pari. Ky asht njeriu ma i afėrt e ma i besuemi i shpisė. Ai ka detyrė ndere me mbajtė rregullin pėr tė thirrmit: miq e shokė, kushrij e bija me nipa e mbesa. Ai asht syni e veshi, fjala e kujdesi i tė zot t'shpisė mbrenda e jashta shpisė.
Mkamsit e sofrave ndihmojnė akshinė e kujdesen pėr rregullin nė sofėr: me raki, bukė, mish e ēdo gjį tjetėr.

NENI 108. Tupanxhia nė dazėm
Tupanxhinė e thrret nė dazėm i zoti i shpisė.
Ai vjen para krushve miq. Detyra e tķ asht me i rį tupanit sa herė t'ja kėrkojnė krushit e dazmorėt simbas rregullit tė shpisė. Mundin ja lan i zoti i shpisė, simbas marrėveshjes. I falen gjį dazmort, ndera e tyne. Ky s'ka tė drejtė me kėrkue gjį.

NENI 109. Rreshtimi i krushve
Rreshtimi i krushve bahet me Kanu tė Lekės: nji shoq, nji mik. I zoti i shpisė, nė fund me kalė pėr dore. Radhėn e rendin e krushve e kėrkon dhe e cakton i zoti i shpisė. Detyrė ka me ja dhanė gjithkuj vendin e vet. S'ja dha, i ka borxh. Ai ka tė drejtė me ju largue dasmet.
Krushkapar asht nji shoq i vllaznisė sė tė zot tė shpisė a i ēasaj vllaznije fisi, me tė cilėn ka tė thirrme bashkė pėr krushk. Krushku i dytė ėshtė daja i dhandrrit. Tė tjerėt: shoq e miq pa harrue kumbarė e dashamirė. Deveri, me kalė pėr dore. Deverin, i zoti i shpisė e cakton prej kushrijve tė besuar, ja shkon vet. Numri i krushve s'duhet tė jet me i madh se ja ka caktue ana e nuses; gjithmonė duhet tė jetė tek, 7, 9, 11, 13 a 15 krush.

NENI 110. Nisja e krushve
Nisja e krushve bahet tue kėndue dy palė kajkatarė <kajkėn pėrpjetė>. Krushkapari i uron e qet me pushkė. Gratė i pėrcjellin me kajkėn <Udhambarė>

Kreu III

Krushq e nuse nė fé e dasėm


NENI 111. Pėrgatitja e nuses
Ēika s'duhet me ditė gjį pėr ditėn e dame. Po ajo tėrthorazi e merr vesh. Asaj i tregohet vetėm tri ditė para.
Ēikės sė xanme i gjyhen flokėt tė zeza e thojt me kįnė. Me tė fle e ama ja grueja qė i ban shėrbim.
Veshatarja e vesh e stolis nusen nė tė dalė tė dritės. E bani gati, e ēon nė odėn e grave. Aty falet e pėrfalet me tė shpisė e me kushrijt. Ulet mbi nji shkamb me duvak mbi krye e pret tė vjehrrin. I zoti i shpisė i ve detyrė ndere veshatares mos me e vonue nusėn pėr mos me i pengue krushit qė lypin me u nis sa ma heret.

NENI 112. Krushit nė shpinė e nuses, pritja e pėrcjellja
Krushit vinė te miku pa ra muzgu. Tė shpisė me miq e shokė u dalin para nė oborr. Me kėndue pėrpjetė e me qit pushkė, s'munden pa leje. Me tė fillue kajkėn, ēika fillon me kajt me <eh, eh, eh!> sa ku me ndie krushit.
Mbrendė hyjnė mbas tė zot t'shpisė. Nė odė ulen simbas radhės qė kanė mbas krushkut tė parė. I zoti i shpisė u thotė: <Lirohi, bre burra!> Mbas ēasaj fjale, kanė tė drejtė krushit me hek apangat e teshat e randa. I caktuemi pėr me i ruejt, i merr e kujdeset mos t'u humbin. I humben kujt, do t'ia japin tė reja i zoti i shpisė.
Mikut ndera ja do me i prit e me i qit mirė krushit. <Me zor kush s'ta ka msye shpinė>. Askush s'ka tė drejtė me i tandue krushit. Llafe do tė bajnė, po jo me i randue kush. Cila palė ta tandojė shoqin, jet me dhanė pengun e ma la gjobėn.
Kur t'i thonė vjehrrit: <Nusja asht gati>, ai hyn nė odėn e grave dhe i vjen rreth nuses tri herė rrotull krés me dorėn grusht. Tuj hap dorėn, prej ku binė paret pėr tokė, uron: <Na koftė pėr har e martoshi djelt>.
Krushqit dalin heret prej shpije. Kndojnė pėrpjetė e qesin pushkė.
Nusja del me kambėt zhag e tuj u kap mbas dyersh. Pėr krahsh e marrin nji burrė e nji grue tė shpisė tuj e ndihmue me hec. Mbas krushve shkon kambė a nė kalė e pėrcjellun prej krushkės e deverit a me pėrcjellės.

NENI 113. Krush e nuse rrugės pėr nė dazėm
Nji kanop kali mbas krushve nusja shkon tuj kajt me za deri sa tė dalin prej lagjes a katundit tė vet.
Me shkue nė kalė, do t'a mbajė kryet ulė deri te jelet e kalit. Me mbet nusja larg, krushit hecin ma javash deri sa t'i mrrijė.
Kalimtarėt u lshojnė rrugėn krushve. Prej katundi nė katund i urojnė e qesin nji pushkė. Krushit u pėrgjigjen me nji pushkė ma shumė.
Me u ndesh dy palė krush rrugės, krusht vendas u lshojnė rrugėn krushve miq. Kanuja thot: Mbrenda katundit, fisit a dheut tė vet, krush e nuse bien nėn rrugė. Nė katunde tė hueja bajnė marrėveshje: njana palė krushėsh mbi rrugė e nusja nėn rrugė, ose krusht nėn rrugė e nusja mbi rrugė.
Kur t'i afrohen katundit, krusht nisin nė shpi lajmsin. Lajmsi ka detyrė me shkue fluturim e me lajmue dazmorėt se krush e nuse ja mrrinė. Tė shpisė i falin njė palė ēarapė dhe i shtrojnė para petulla ma mjaltė.

NENI 114. Nusja nė pjekje (Iballė me Brigje)
Nusen nė pjekje krusht e presin nji mes vendi, ndėrmjet katundit qė nep e katundit qė merr. Pjekja bahet simbas marrėveshjes: te nji mriz, krue, lendinė, qafė etj.
Koha e pjekjes asht mjesdita. Tė dy palėt duhet tė jenė aty pėrnjiheri. Prej palės sė ēikės vinė rreth 11 pėrcjellės: burra e gra. Prej palės sė djalit vinė ēaē a pak ma tepėr ku falen e pėrfalen. Secila palė ka bukėn e vet pėr rrugė. Nė pjekje ndrrojnė duhan e ka nji gotė raki. Krusht kėndojnė pėrpjetė e qesin pushkė. Nusja rri larg tyne.
Mbas kajkės marrin rrugė e tuj u da miqsisht me urime ndėr veti.Me ba mos me e qit nusen nė pjekje, shpija e saj bje nė gjak me krusht.

NENI 155. Nuse e pėrcjellės natėn e dazmės
Me tė dal krusht me nuse ball shpijash, kėndojnė pėrpjetė e qesin pushkė. Gratė rreshtohen e kėndojnėpėr mirėseardhjen e nuses.
Nusen e ndalin nė oborr. Tė shpisė sjellin nji djalė 4-5 vjeēsh. Pėrcjellsit e kalojnė tri herė nėn bark tė kalit e sipėr tij, rreth e rreth. Sė fundi, ia ulin nė prehėr. Nusja i ve nė qafė nji palė ēarapė. Pėrcjellsit e ulin tuj i ra njė shpullė, sa tė qaj pak.
Pėrcjellsit nusen e marrin peshė prej kalit e deri te pragu i derės. Nana e dhandrrit hedh mbi kryet e nuses: grun, oriz, kokrra kafje e rriska sheqeri. Pragun e derės nusja e prek me gishta, lye me mjaltė.
Prej derės sė shpisė, nusen e ēojnė nė kthinėn e vet. Pėrcjellsit me nuse ulen e pushojnė. I zoti i shpisė me njė mik e shoq tė vetin u bajnė shoqni e ju shtrojnė nji darkė tė shpejtė.
Sa tė rrinė pėrcjellsit me nuse, krush e dazmorė as kndojnė, as kcejnė. <Tupani rri pushim>. Pėrcjellsit pėrciellen deri nė tė dal katundit. Kur janė tė largėt fort, ēohen te nji shoq a dahsamir i tė zotit tė dazmės. Shpija, ku kanė me fjet pėrcjellsit, duhet tė jet larg sa mos me u ndi lodėr as kajkė. Ne nesre largohen nėpėr dritė, pa i pa kush.
Mbas darke dhandrri u thot krushve <natėn e mirė> dhe del me tė shpejt e shkon te nusja. Krushit kinse tė pezmatuem se po jau pret nusen <mik> ēohen e gjuejnė me stole, apanga drejt tķ a ja pėrplasin mbi derė. Rreshtohen e tė kapun krahė mbi krhaė kėndojnė kajkėn e dhandrrit tuj e rrit hovin e gzimit nė dazėm. Me ba me u plague dhandrri prej krushve kah ban me ik kush me faj s'mund tė bahet. <Krusht ishin tuj u mahit. Dhandrri tė ruhet>.

NENI 114. Nusja nė pjekje (Iballė me Brigje)
Nusen nė pjekje krusht e presin nji mes vendi, ndėrmjet katundit qė nep e katundit qė merr. Pjekja bahet simbas marrėveshjes: te nji mriz, krue, lendinė, qafė etj.
Koha e pjekjes asht mjesdita. Tė dy palėt duhet tė jenė aty pėrnjiheri. Prej palės sė ēikės vinė rreth 11 pėrcjellės: burra e gra. Prej palės sė djalit vinė ēaē a pak ma tepėr ku falen e pėrfalen. Secila palė ka bukėn e vet pėr rrugė. Nė pjekje ndrrojnė duhan e ka nji gotė raki. Krusht kėndojnė pėrpjetė e qesin pushkė. Nusja rri larg tyne.
Mbas kajkės marrin rrugė e tuj u da miqsisht me urime ndėr veti.Me ba mos me e qit nusen nė pjekje, shpija e saj bje nė gjak me krusht.

NENI 155. Nuse e pėrcjellės natėn e dazmės
Me tė dal krusht me nuse ball shpijash, kėndojnė pėrpjetė e qesin pushkė. Gratė rreshtohen e kėndojnėpėr mirėseardhjen e nuses.
Nusen e ndalin nė oborr. Tė shpisė sjellin nji djalė 4-5 vjeēsh. Pėrcjellsit e kalojnė tri herė nėn bark tė kalit e sipėr tij, rreth e rreth. Sė fundi, ia ulin nė prehėr. Nusja i ve nė qafė nji palė ēarapė. Pėrcjellsit e ulin tuj i ra njė shpullė, sa tė qaj pak.
Pėrcjellsit nusen e marrin peshė prej kalit e deri te pragu i derės. Nana e dhandrrit hedh mbi kryet e nuses: grun, oriz, kokrra kafje e rriska sheqeri. Pragun e derės nusja e prek me gishta, lye me mjaltė.
Prej derės sė shpisė, nusen e ēojnė nė kthinėn e vet. Pėrcjellsit me nuse ulen e pushojnė. I zoti i shpisė me njė mik e shoq tė vetin u bajnė shoqni e ju shtrojnė nji darkė tė shpejtė.
Sa tė rrinė pėrcjellsit me nuse, krush e dazmorė as kndojnė, as kcejnė. <Tupani rri pushim>. Pėrcjellsit pėrciellen deri nė tė dal katundit. Kur janė tė largėt fort, ēohen te nji shoq a dahsamir i tė zotit tė dazmės. Shpija, ku kanė me fjet pėrcjellsit, duhet tė jet larg sa mos me u ndi lodėr as kajkė. Ne nesre largohen nėpėr dritė, pa i pa kush.
Mbas darke dhandrri u thot krushve <natėn e mirė> dhe del me tė shpejt e shkon te nusja. Krushit kinse tė pezmatuem se po jau pret nusen <mik> ēohen e gjuejnė me stole, apanga drejt tķ a ja pėrplasin mbi derė. Rreshtohen e tė kapun krahė mbi krahė kėndojnė kajkėn e dhandrrit tuj e rrit hovin e gzimit nė dazėm. Me ba me u plague dhandrri prej krushve kah ban me ik kush me faj s'mund tė bahet. <Krusht ishin tuj u mahit. Dhandrri tė ruhet>.

NENI 116. Dita e parė e dazmės
Nadje, nė tė rame tė diellit, nusja shkon nė krue me nji djalė tė shpisė para. Te kroni mbush bucelėn me ujė e djalit i fal nji palė ēarapė. Gratė pėr kundruell kėndojnė kajkėt e gzimit se <msoj nusja rrugt e kronit>. Sa vjen nusja prej kronit, u qet krushve ujė sysh prej mashtrabe, pa u kput deri sa tė soset. E kputi ujin, bje nė marre. Si tė lajn krushit sytė, nusja rri me duer e sy palutė. Gratė kėndojnė kajkė dazme e krusht kcejnė me haré. Dazmort fillojnė lojėn me krush. U mbyllin derėn e shpisė. Krusht, <tė pezmatuem>, me spata, huj e leva sulmojnė derėn deri sa e hapin. Dazmortqė mbyllen derėn <dėnohen> prej krushve.
<Hine nė lojė, s'ke pse qahesh. U vrave kund, banja shyqyrin qė pshtove me ēaē. Theve kambė a dorė, rrezik e pate>. Me ba kush lojė tė randė me qėllim me shitue kand, ja pret mik tė zot t'shpisė. <Loja-lojė, po edhe ajo ka cak. Dazmort kan ardh pėr gzim e gzimi s'banė dhunė>Pak para mjesdite diftohen teshat e nuses. Nusja rri palutė krah teshave qė i difton e vjehrra. Para nusės vehet nji tepsi, ku krush e dazmorė falin <paret e nuses>. Paret e nuses janė tė falme deri 1 grosh. Kujdestari <i pareve tė nuses> uron sejcilin pėr bujarinė e tij.

NENI 117. Mbarimi i dazmės e tė falat e nuses
Mbas mjesdite krush e dazmorė rreshtohen me u da nėpėr shpijat e veta. Nusja mban nė dorė tė falat, ēarapt e krushve. Atyne jau jep nė dorė e kunata e nuses, qė i rri ngat. Krusht i lanė ka 1 grosh. Gratė kndojnė kajkėt e mbarimit tė dazmės. Krusht e dazmorėt e largėt kthehen prap me lutjen e tė zot t'shpisė e flejnė aty edhe atė natė.
Nusja vjehrrisė u bje tė fala kmishė e tlina, ēarapė e brez. Kunatave, rubė e sapun.
Mos me i prue tė falat nusja si lypen, bje nė marre.
Me sha kush dazėm e nuse, bje nė fal para shoqit e katundit.

NENI 118. Nusja nė konak
Nji javė mbas dazmės nusja thirret nėpėr konaqe. Konakun e nuses e kanė detyrė ndere: tė damt nji zjarmi, shoqi nė derė e tė afėrmit e nuses nė atė katund.
Me thirr shkon e zoja e shpisė. Thrret nusen me tė vjehrrėn e me njė kunatė. Nė konak thirret edhe ka nji grue prej shpive qė ja kanė borxh konakun nuses, krejt nji sofėr gra. Burrat gjajnė rast e nuk rrinė nė konak tė nuses. Gratė kanė tė drejtė pėr kajkė e valle pėr gzim tė nuses.
Nusja nė konak rri pėr nuse. Nuk flet, veē kur e pyesin. Pėrgjigjet me zį tė ulėt sa ku hap gojėn. Para e mbas buke ma shumė rri nė kambė, paluet. Ndryshe jet me marre.

NENI 119. Nusja spanispar
Nusja shkon nė gjini spanispar dy javė mbas martese e rri dy javė. Tpanit tė madh, tpanit tė zakonshėm, shkon mbas tre muejsh e rri tri javė. <Vjetin e parė nusja e ka lejen me pash>. Detyra e nuses dhe e gjinisė asht mos me e thye cakun e tpanit. E thej, nuses i pritet rruga e gjinisė.
Spanispar gjinia vinė me e marr: miq spari. Ashtu shkon edhe ana e dhandrrit, miq spari. pėr miq spari, dy palt shtrojnė darkė. Nusja ēon e bjen kulaē gruni. Kulaēt e nuses janė gjithmonė ma shumė se ka gjind shpija.

Kreu IV

Morti (Vdekja)


NENI 120. Tė thirrmit nė mort
Me dekė kush, ēohen lajmsit shpi pėr shpi me thirr ato me tė cilėt kanė dazėm e mort: kushrij e shokė, miq e dashamrirė, bija e nipa. Tė thirrmit ngushllojnė: <Qofshi vet, mor me gjith kį keni> etj
Nė mort shkon me pa kushdohi: tė thirrmit e tė pathirrmit, mik e anmik: As gjaksi s'ka ndalesė nė mort. Me ardh pėr kryeshėndosh, pritet e pėrcillet; <Tė erdh pėr kryeshėndosh!>
Tė thirrmit bahen gati e shpejtojnė me shkue nė mort para varrimit. Tė thirri tjetri nė mort ke detyrė ndere me i shkue.

NENI 121. Gjama
Kur dalin ball shpisė, miqt fillojnė gjamėn e parė. Nė tė hymė tė oborrit, fillojnė gjamėn e dytė. Gjamėn e tretė e bajnė nė kohėn kur bahen gati me u nisė pėr nė vorre. Gjamatarėt rreshtohen nė oborr nė gjysmėrrethi.
Gjama bahet me prijės. Prin kush asht gjamatari ma i zoti. Tė tjerėt e ndjekin njiherash mbas tķ.
Gjama te vorri bahet nja 20 m larg tė tė vdekunit. Rreshtohen nė heshtje dhe pėr pak minuta qėndrojnė me vėshtrim mbi rrobat. Pastaj i japin kokės e trupit njė drithmė, vejnė gishtat nė bel (mesit) dhe lėshojnė tė gjithė njėherit mbas njė drithme njė britmė tė gjatė: <Mjeeer!> tue i dhanė gjith trupit lėvizje tė mundimshme. Vazhdojnė me britmėn tjetėr po aq tė gjatė e tė thekshme: <Mjer, u vllaj jem!>. Tue e ngrit kryet me mundim, lėshohet britma tjetėr si e para: <Mjer u' !>. Me dorėn e majtė kapet hunda dhe tue e mbajt si nė grusht, lėshohet me hundė e me gojė rėnkim me britma vajtuese: <Ah, ah, ahah!>... pėr nja dy minuta. Gjama vazhdon me britmėn e gjatė e tė thekshme, si pėrpara: <Mjeri u', vllaj jem!>. Nė angth ngrihen grushtat e, si nxirret gjoksi para me njė pėrkulje mbrapa i bihet gjoksit pėr disa sekonda. Bahet pėrkulje ngadalė e nė mundim tė trupit pak para tue gėrvisht tamthat nė anėt e faqeve deri sa rrjedh gjak. Gjama pėrsėritet prej fillimit pėr 9 herė tue u afrue pak nga pak drejt rrobave. Qėndrohet ashtu pėr pak, mandej bihet nė gjunj. Ngrihet koka e nxirret gjoksi para tue i ra prap me grushta. Ata qė ndigjuen gjamėn, i kapin gjamatarėt pėr krahėsh e rrobash pėr t'i ngritun prej aty. Gjamatarėt mbas nji farė ngurrimi, ēohen tė mjeruem e largohen ma larg tė vdekunit.
Kjo lloj gjame u bahet kryesisht tė vramve, aq ma tepėr atķ qė asht vra nė dhé tė huej, vorri i tė cilėve, asht hapun, vetėm si simbol i vorrimit nė vorret e pėrbashkėta.
Gjama vazhdon prej miqve e farefisit dhe tri ditė mbas vorrimit tė tė vramit. Te vorri rreshtohen teshat e tė vramit si t'i kishte veshė bashkė me rrypin e fishekėve mbi brez me armėn pėr bri.

NENI 122. Vaji
Ball teshave vajton nana me gratė e shpisė e tė shpive tė shokve rrethas. Mbas vajtimit tė saj fillojnė vajnė e motra a e bija.
Pėr gratė e djalin nėn 7 vjeē s'bahet gjamė. Bahet vaj e vajtim.
Vajtimin e fillon e ama me nji grue tė farefisit. <Gratė vajtojnė, po nuk grishten si burrat nė gjamė>. Vajtim mund tė bajnė edhe e bija, e shoqja e nji grue shoqi. Pėr vajtim tė fortė thirret njė vajtore e zoja. Vajtorja jashtė katundit vjen pėr nder tė atķ qė e thrret. Pėr mund e rrugė s'merr gjį. Vajin e ban pak pa e qit shpijet tė dekmin.

NENI 123. Vorrimi
Vorrin e drrasat e vorrit i bajnė shoqnia rrethas. Vorrimi bahet me ndihmėn e farefisit e tė shoqnisė rrethas. Nė vorre i dekmi qohet me vig. Vigun e mbajnė 4-6 pėrcjellės. Pėrcjellės janė farefisi e shoqnia rrethas. Kur ndrrohen pėrcjellsit, vigu nuk ulet pėr tokė, veē po ke vendi i keq fort pėr kalim.
Vorrimi bahet tuj e fut tė dekmin me teshat e dekės apo me qefin. Teshat e dekės duhet tė jenė tė reja e simbas moshės. Me dekė ēika nė moshė pėr nuse, futet nė vorr me teshat e nusisė.
Qefini duhet kambrik i ri, i paqepun.

NENI 124. Vorret
Vorret e katundit bahen rreth kishės a xhamisė. Lagjet e largta fort i caktojnė vorret nė vende bashkari a tė nji shpie qė e fal pėr shpyrt. Shpia me shpi i ka vorret e dame dhe kush nuk ban me ju pėrzie.
Vorret nuk i preken as nuk i trazohen kuj. As hasmit. I paburri ka punė me vorret e hueja.
Me trazue kush vorret e hueja, gjykohet me pleq e bje nė gjobė tė katundit.
Mėkatarėt e tė huejt i kanė vorret veē tjerėve.

Kreu V

Drekėt, doket dhe normat kanunore qė lidhen me to


NENI 125. Drekt nė mort
Drekt janė cilla e ditės sė vorrimit. Po drekt janė edhe darka e cilla qė shtrohen nė dy ditėt e para tė dekės. Kushrijt e shoqnia rrethas ndihmojnė me bukė, djathė e kos.
Bien edhe sofra, kupa, vegsha, lugė, qilima etj. pėr sa tė vazhdojnė drekėt. Ndima katundisht asht nji bukė furre, njė cingė kos e nji mshere djathė.
Drekėt u bahen gjindve tė shpisė e tė mbetunve shkret qė kanė hy nė gjindt e shpisė. Me ndodh e me dekė bija nė gjini, gjinia ja ka detyrė ndere drekėt. <Nuk ēohet e dekme te i shoqi>. Drekėt shtrohen pėr tė thirrmit nė mort e pėr kush tė vinė me to. Drekėt me mish.

NENI 126. Tė mbajtmit zķ
Zija mbahet deri nji motmot. Nė zķ nuk kndohet as nuk i bihet fyllit, lahutės, ēiftelisė, a lodrės. Gjatė zisė gratė mbajnė rubė tė zezė ja tė bardhė.
Zija s'mund e shtyn ditėn e dazmės. Ndoj ditė nė shej: festė em miq a gzim tė madh, zija pritet. Zinė e pret nja ma i afėrti i dekmit: baba, vllai, i biri, e ama a e motra. Mbas ēatķ rasti vazhdon prap zija.

NENI 127. Katundi e miku nė ditėt e para tė mortit
Nė mort pėr 7 ditė e net nuk ka kush tė drejtė me bza asaj shpie nė detyrė katundi e bajraku, dami e gjobe, uhaje e borxhi. <Ka mort e zI, pret e qet pėr kryeshėndosh>.
Me i ra miku nė derė shpisė nė mort, me dije e padije pėr mortin, e me i kėrkue me i krye nji detyrė ndere, i zoti i shpisė e pret e qet si pėr mik. <Sido tė jesh, mikut s'i kthehet shpina. Morti-Mort, miku-mik! Ndryshe koritesh>.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.9.2007, 17:28   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
3. PARIME THEMELORE TĖ KANUNIT

Kreu I

Nderi vetiak


<Burri pa nderė si shpia pa derė>.

NENI 128. Nderi e burrnia
Nderi e burrnia janė nja, nuk dahen. Burri ka nderė e burrni. <Burri pa nder asht i dekun kah Kanuja>. Burri mbi nder s've as pasuni as jetėn e vet.
Nderi e burrnia nuk i preken kuj. Ju prekėn <qėndro e fiku, ja ul kryet e koritu>. Burri qė s'ruen burrni e nder, s'asht burr. <Ha bukė e marre>. <Ēdo gja falet, po nderi s'falet>. Ju mśr kuj ftyra, nder e burrni s'ka ma ndėr shokė e miq.

NENI 129. Nderi s'lahet me gjobė
Ju mśr kuj nderi me tė shame a tė rame, me dhunė a pėrdhunė, me pré a vrasė, peng e pleq s'mund lyp, gjobė s'ka. Burri qė asht burr e ven vet nderin nė vend. Dorasin e fajtorin e vret ja i hyp shkelma e le taralang. <Kush tė keqe s'ja ban. I dul zot nderit tė vet>. Burri i fort di edhe me fal. <Burri i fort s'fal pėr tutė, po pėr burrni. Miq e dashamirė s'mund i kthen mbrapsht.> <Burri ēfarė s'fal pėr hatėr tė mikut e tė dashamirit>.

NENI 130. Kur i merret burrit nderi
Nderi i merret:
-me e pshty, me i ra a me e kap pėr mustakėsh;
-me ja dhunue kush bukė e mik, punėtorin a rrogtarin, besėn a ndorėn, ndėrmjecėn a dorzaninė;
-me ja dhunue kush motėr a nanė, ēikė a grue, kunatė a tė gjakut para sysh;
-me ja gjit me barrė ēikė a motėr jase vejushėn nė shpi;
-me ja grabit ēikėn a motrėn, nusen a gruen apo me ja hek e me ja dhanė kuj apo me ja ēue gjinisė sė vet;
-me ja hek, me ja marr ose me ja grabit armėt e krahut a tė brezit;
-me ja vra kush qenin nė hekra, ja ogiēin e kumbonės mbas gjasė sė vet, mbas gjindve tė shpisė a tė kti vet pa pas punė me ndoken;
-me ja hek gjan e vet pėrdoret, ja me i thye shpi e vath, bletė e ēarranik e me i grabitė gjanė e gjallė e pasuninė.

NENI 131. Kur i bihet ndesh burrit
Me i thanė rrene faqe burrash, me e sha, me ju mat; me ju shpif pėr ndoj punė tė keqe, me ja prish kuvendin e fjalėn faqe burrash; me e kėrcnue e me i bėrtit nė ndeje a kuvend burrash.
Burri nuk ngutet, po i kėrkon arsye vet a me pleq, kurse katundi i ve gjobė. <I ra nė qafė faqe burrash, jau preu "mik">.

Kreu II

Nderi i shtėpisė


NENI 132. Nderi dhe shpia
Gjindėt e shpisė tė mirėn e tė keqen ta binė nė shpi. Nderi i gjindėve tė shpisė asht barabar. Me u korit nja prej tyne, koriten tanė gjindėt e shpisė. Qėndroi, e zbardhi faqen, nderoi tanė shpinė e zjarmin e vet.
E mbara e shpisė, kur pret puna, e do qė tė pyetet i zoti i shpisė me qit a mos me qit pushkė. Kur s'pret puna, gjindėt e shpisė kanė tė drejtė me qėndrue burrnisht e shpija do t'jau bajnė <pėr har>.

NENI 133. Nderi i grues
Nderi i grues asht edhe nderi i tė shoqit e i gjinisė sė saj. Grueja e ēika kanė detyrė me ruejt nderin e vet. U koritėn vetė ato, koritėn edhe shpi e gjini, babė e burrė.
Grueja e ēika fistare dinė me e ruejt nderin e vet. Tė keqit i tregojnė rrugėn. Mujtėn me qėndrue, <aferim u koftė>. Vranė e shituen kand pėr nder, shpi e gjini, jau bajnė pėr har e u dalin zot. S'e ruejtėn nderin me dashje, i pret dėnimi me jetė.

NENI 134. Kur i merret nderi grues a ēikės sė huej
-Me i dhunue e pėrdhunue a me i gjit me barrė;
-me ja marr ruben e kresė a ndoj veshė tė trupit;
-me e shkye e pėrshkye teshash a me e rreh;
-me i marr bulerėn, barrėn e shpinės, ja me ja thye, me ja shprish a hallakat, i merret nderi ēikės e grues.

Kreu III

Miku


NENI 135. Miku, ndera e shpisė
Rrugtari a lypsi, dashamiri a miku dhanė e marrė nuse, i hueji a hasmi, ma tė ra nė derė, tė bahen <miku i shpisė>. Mik e ke pėr sa ta kesh nė shpi e nė bukė tande. Doli prej teje e hangėr bukėn e huej, pėr mik ma s'tė njihet. <Ndrroi bukė, ndrroi mik>. <Shpija asht e zotit e e miqve. Shpi pa mik mos pastė!> Me hy miku nė shpi, shpija kthehet kah miku. Nderet i bahen mikut. Burrnimi ndjek qefin e tķ. Shpija qė nderon mikun, merr zį e burrni, ndryshe koritet.

NENI 136. Miku nė oborr
Miku thrret nė oborr tė zonė e shpisė. <Thirre nė oborr, o prit pėrgjigje, o ik e shko gjeti>. Bani za miku, i zoti i shpisė a dikush prej burrnimit pėrgjigjet pa prit me dal jashtė. Del jashtė, falet me mik e i prinė mbrenda nė shpi. S'qėlloi burr, del e zoja e shpisė. Kjo thrret nji shoq me ardhė e me ndej me mikun, me i ba kuvend e mos me lanė me u mėrzitė.

NENI 137. Pritja e mikut nė shpi
Miku shkon mbas atķ qė prin. Hyni nė odė a te votra, hek armėt e krahut e ja nep shpijakut tue than: <Koft mirė!>. Shpijaku ja merr armt e krahut e i vjerr ball mikut. Mikun e uron me <Mirse erdhe! Paē ardh me faqe tė bardh!> I difton kryet e votrės a tė oxhakut. Kryet e vendit i lshohet mikut edhe nė ēdo ndeje e kuvend.
Grues mikeshė i lshohet kryet e votrės ndėr gra.

NENI 138. Nderet e mikut nė sofėr
Mikut i nep duhan e i ēon kafe. Me hangėr e ul nė krye tė sofrės. Pėr nder tė tķ sofra mbushet plot.
Shpijaku e ka detyrė ndere ta lus mikun me raki e me tė ngranme. Mbas tķ ha edhe <40 kashatė>. Rakia nuk hiqet pa thanė miku: <S'pi ma> e pa e lyp bukėn. Pa lanė bukėn miku, i shpisė s'mund e lanė. E la para mikut, ka tandue mikun.
Ēdo gja qė sillet nė sofėr; raki e meze, bukė e hae, nuk soset krejt. Diēka, do tė lehet pėr mik. U sos e nuk u la gja, i koritet sofra mikut. Miku ka tė drejtė me lshue pengun pėr gjygj e pleq.

NENI 139. Nderet e mikut mbas darke
Mbas buke mikut i pėrpushet zjarmi si dimėn, si verė. Mbas darke miku rri sa tė ket qef. Burrnimi s'mundet me fjetė pa thanė miku: <Po bim me fjet tash>. Miku ēohet pėr qef tė vet. Shpijakėt s'kanė tė drejtė me ja prish gjumin mikut nė nade.

Kreu IV

Detyrime ndaj mikut


NENI 140. E pėrcjellmja e mikut
Mikut, para se me marr rrugė, i piqet kafja. Mbas pak i ēohet buka para a i nepet me veti. Mikut ja ke borxh pėrcjelljen deri nė fund tė oborrit. Mikun e largėt, qė nuk i di rrugėt e katundit, ke detyrė ndere me e pėrcjell deri nė rrugėn kryesore. Me ta kėrkue miku me e pėrcjellė deri nė katundin shoq, ja ke detyrė ndere.

NENI 141. Detyrime tė veēanta pėr mikun
Mikut me hasėm mbi krye ja ke detyrė ndere tė pėrcjellmen deri sa ta ēosh ku lyp ai a ta sigurosh me ndoj shoq a dashamirė pėr aty.
Mikun e largėt, qė ka ardh pėr besėlidhje dheu a malesh, ke detyrė ndere me pėrcjell vetėm a me shokė nėpėr bajrak e deri nė bajrakėt e tjerė tė dheut tand.
<Mikun pėrcille e ruje. Por kujdesu qė tė mos bajnė ndoj dhunė a mbrapshti nė lagje a katund>. Bani dhunė a mbrapshti, katundi kėrkon t'i japish arsye. <Ti i dhae bukė e strehė, ti do tė lajsh pėr dam e faj tė tķj>. More gja prej mikut pėr sa lave pėr ta, puna jote. Katundi s'do me ditė gja. <Miku i keq, tė keq me katund>.

Kreu V

Miku i mikut


NENI 142. Miku i mikut tė shpisė
Me tė ardh miku i shpisė me njė mik: shoq, vlla gishtash, kumbar a dashamir tė vetin, mik shpije a mik i largėt, do t'i napėsh kryet e vendit. Mikun e shpisė do ta ulish mbas tķ. Mos me desht miku i mikut pėr arsye moshe a fisi, asht ndera e tķ. Detyrė s'mund t'ja bash, por nderet e tė ndejtmen kuvendisht do t'i kesh ma shumė pėr te. <E ke mikun e mikut. Miku i mikut asht dy herė mik: mik si ēdo mik e miku i mikut>.

NENI 143. Miku i mikut vetėm
Me tė ardh kush me fjalė tė mikut tė shpisė a me tė thanė: <Jam miku i mikut tand>, shoq a vlla gishtash, kumbar a dashamir, mik shpije a mik i largt, ja ke pėr detyrė nderet e mikut nė za.
Mikut tė mikut tė shpisė, kur vjen sė parit, i ban pritje e mbi pritje. <Miku i mikut asht dyherė mik: mik si ēdo mik dhe mik nė vend tė mikut tė shpisė>.Me e qit puna me miq tjerė, vend e ndeje ja jep simbas rradhės sė fiseve tė Lekės e prej tyne nuk mund e dajsh. E dave veē pėr ndeje e sofėr, koritesh para miqsh e katundit.

Kreu VI

Miku i shoqit kufijar


NENI 144. Detyra ndere pėr mikun e shoqit
Me u ba me mikun e shoqit rrugės a shtekut, ja me tė pyet nė qafė tė shpisė pėr shpinė e shoqit tand, ku do me shkue mik, ja ke detyrė ndere me i diftue rrugė e shtek, ja me pri deri nė oborr tė shoqit.
E pėrcolle mikun deri nė oborr tė shoqit, ndera ta kėrkon tė mos ja kthesh shpinėn, pa i thirrė shoqit. T'u pėrgjegj za burri, ma detyrė s'i ke. S'tu pėrgjegj kush, ja t'u pėrgjegj za gruje, ndera ta do me ndej me mikun e me prit ndoj burrė, sa tė kthehet nė shpi, ja i prinė te shpija jote; ndryshe, me dasht me shkue kund gjeti e pėrcjell.
Me tė ēue fjalė e zoja e shpisė sė shoqit me shkue e me i ndej me mikun e shpisė sė saj, sa t'i vinė ndonjani prej burrash, ke detyrė me lanė ēdo punė e me shkue.
E muer vesh se i erdh shoqit ndoj mik dashamirė a ndojė mik nė za, ke detyrė ndere me i shkue mbas darke me shokė rrethas pėr me i ba shoqni nė ndeje e kuvend, kajkė e lojna.

Kreu VII

Miqtė nė festė, gostė, dasėm, mort


NENI 145. Rendi i ndejes sė miqve
Nė festa a nė gzime, nė dazma a nė mort, miqt vinė si t'i qes puna dhe rrinė nė ēat rend qė vinė. Ma plakut e ma tė fismit miqt i bajnė nder e vend vetė. I zoti i shpisė s'ka tė drejtė me u thanė si me ba.
Nė sofėr i zoti i shpisė e ka pėr detyrė t'u jap vendin qė u takon. I thrret me emėn me la duert prej tė parit deri te i fundit e u cakton vendin prej sofrės sė parė deri te sofra e fundit.
S'ja dha i zoti i shpisė vendin qė i takon gjithsecilit, u bje ndesh e u bahet borxhli dasht e pa dasht. <Gjithkush do vendin e vet. Lypja e gjeja>.

NENI 146. Miqt ndėr veti
Ndeja e sofra i ban miqt ndėr veti shokė e kufijar. Nderi e burrnia jau kėrkon ta nderojnė shoqi-shoqin si e kėrkon sofra e t'zot t'shpisė. Me tandue miku-mikun, tandon edhe shpijakun. Miku asht ndorja e shpijakut. Ngucakeqin e ban zap shpijaku. Miqt e tjerė kanė detyrė tė marrin anėn e shpijakut.
Me ba me ardh miq e hasėm ndėr vedi, shpijaku kujdeset tė mos marrin hak nė bukė tė tķ. U lyp besė e hi dorėzanė. Cakton njerzit e vet me i pėrcjell veē e veē nė kishė a xhami, nė lagje a katund, deri sa tė dalin jashtė katundit.

NENI 147. Besa e fisit pėr miqt e festės
Fisi ban sull e ve besė pėr festėn me miq (Brigjet e Dush). Besa vehet pėr natėn e festės e ēaē ditė sa ka festa. Dita e fundit, Ditori i festės, ka besė deri sa tė prendoj dielli mal mė mal. Besa asht ndorja e mbarė fisit qė e ka vu.
Me hy miku mbrenda fisit qė po lut festėn, bahet ndorja e mbarė fisit. I bani kush dhunė apo e vrau, fisi mbarė kėrkon nder e gjak.
Qe i fisit dorasi, i digjet shpija e gjaja i merret gjobė. Dorasi ndiqet pėr gjak. Me e xan, fisi e vret katundisht, tue e lanė gjakhupės.

Kreu VIII

Detyrat e mikut ndaj mikpritėsit


NENI 148. Miku rri pėr mik
Miku i mirė tė nderon, miku i keq tė korit. Prite e qite me nder, po kujdesin t'ja kesh. Me dal miku <Ha bukė e pėrmbys kupė>, i ka borxh shpijakut e ky i lyp <bukėn e dhunueme>.
Mikut i bahet nder pėr mik, po zot shpije asht nė shpi tė vet. Miku s'ka tė drejtė me u pėrzie nė punėt e gjindve tė shpijakut. E pyeti kush me i marr mendim, pėrgjigjet. S'e pyeti kush, ban sikur s'shef e s'ndin. Me ba me e pa miku, se shpijaku vetė a gjindėt e shpisė bajnė gabime e faj nė shpi a katund, lyp leje me i msue e me i qortue si mik. Shpija ka detyrė me e ndigjue e me ja ditė pėr nder. <Pėr tė mirė e ka>.
Miku s'ka tė drejtė me e nxit a me i pri shpijakut a gjindve tė tij nė dhunė e hasmėni nė lagje e katund. Miku, me sa mundet, ka detyrė me i shue.

NENI 149. Vendi i mikut nė shpi tė huej
Me tė shkel miku nė oborr e deri sa tė dalin prej shpije, lagjeje a katundi, hec mbas shpijakut. Shpijaku ka detyrė me i pri, miku ka detyrė me e ndjek mbas. Ēaty ku ta lanė shpijaku, ēaty ngul miku.

NENI 150. Miku bri votrės
Miku s'ka tė drejtė me prek gja bri votre a oxhakut, veē nė ja lyptė shpijaku. Vegshin e ka pėrpara, po rrasen s'ka tė drejtė me ja lujtė.
Bani e ja hoq rrasėn vegshit, ka tandue shpijakun. <E di rrasa ēa ka vegshi>. Prush e unė s'ka tė drejtė me i trazue as me i than pėr to shpijakut. Me pėrpush zjarmin miku, tandon shpijakun. <E di shpijaku kur pėrpushet zjarmi>.

NENI 151. Miku nė sofėr
Miku nė sofėr s'ka tė drejtė me lyp gja veē asaj qė bje shpijaku. Bukėn e njomė, kur t'i thon shpijaku: <Bujrum mik! Bukė e krypė e zemėr!>. Bukė e ha i le para shpijakut. Miku s'duhet me u lshue nė sofėr tė huej, si nė mall pa zot, ndryshe bje nė marre.
Me e nderue shpijaku mikun me krye berri, miku ka tė drejtė me hangėr vetėm gjysėn e kresė. Gjysa tjetėr i pėrket tė zot t'shpisė. Me u ba nė sofėr dy a ma shumė miq, miku i dytė nuk e mban gjysėn e kresė. Ja kalon pėr nder mikut tė tretė e me radhė. Miku i fundit ja kalon tė zot t'shpisė tue i thanė: <Qebesa s'e ha kush pos teje. Mjaft kena njanėn gjysė>.

Kreu IX

Mikpremja


NENI 152. Kur pritet dikush mik
Me dal nja i huej prej shpisė sate e me e dhunue kush rrugės apo me e vra, tė pritet mik. <Asht mik i shpisė sate>. Me ardh kush e me hangėr bukėn tande ose me ja dhanė nė dorė e me dhunue kush rrugės ose me e vra, tė pritet mik. <Asht nė bukė tande>. Dole me mikun pėr rrugė a ndėr shokė, t'i ra kush ose ta dhunoi, ta pren mik. <Asht miku yt>.
Me thirr kush para pritės: <O jam miku (i filanit)!> - para se me e vra, i pritet mik ēatķ qė i pėrmendi emnin edhe pa ja hangėr bukėn. <Fjala mori dhén se ti mbete mikpremė>.

NENI 153. Kur nuk pritet mik kush
Kishės a xhamisė, mullinit a vanicės, farkės a tregtores nuk i pritet kush mik. Nderin e tyne pėr mikpremė e lyp famullia e xhemati, katundi mbarė. Kto lypin arsye, bajnė gjygj e pleqni dhe e dėnojnė fajtorin me gjobė, djegie shpie a me vrasė katundisht.

NENI 154. Kur mbetet burri me qit pushkė pėr mik
I zoti i tregtores, mullinit a vanicės lyp arsye e garanci para katundit, ja qėndron e qet pushkė. <Tregtoren, mullinin, vanicėn teme gjete ti me qit pushkė. Borxh s'ta pata me vra puntorin tem>. S'qite pushkė, mikpremė s'mbetesh, po pa marre s'dahesh. <S'ke i zoti me qėndrue>. <T'u vra ndėr sy e s'ke i zoti me qėndrue si burrat>.

NENI 155. Gjaku i gjakut e gjaku i mikut
Ju pre kuj miku, ka detyrė ma la vedin tue qit pushkė pėr ta. Qiti pushkė e vrau dorasin, me ēat ditė mikpremė ma s'asht. S'mund qėndroi, mbeti i koritun ndėr shokė e miq. Kafja i nepet nėn gju e gota e rakķs gjymt (Iballė). Dorasit, hasmit, gjaku i gjakut i falet, po gjaku i mikut s'mund t'i falet. Kush tė drejtė me ja lyp me e fal s'ka. As Kanuja s'ja kėrkon.

Kreu X

Besa pėr gjaksin nevojtar


NENI 156. Besa pėr hall e nevojė
Me lyp a me dhanė besė asht Kanu.
Dorasi e shpija e tij pėr hall e nevojė: nė gzime e dazėm, pėr shtek e mjekim, me mbjell e me korr; nė zi e mort, lyp besė te shpija e tė vramit.
Besa nepet dy javė deri nji muej. Ditėn qė mbarohet besa, dorasi do tė ruhet. <E ndjek pushka e hasmit>.

NENI 157. Besa nė rast lufte
Me ba me hi nė luftė me anmikun, si katund, si bajrak, si dhé, si mal a malet sė bashku, puna e parė e Burrave tė Dheut nė Kuvend asht me vu besė ndėr veti. Besa vehet me sull e sulli shpallet gjithkah. Hasmėnia pritet e burrat si vllazen shoq me shoq luftojnė veē me i dal zot vendit. Besa pėr rast lufte caktohet tre deri nė gjashtė muej ose dhe nji vjetė. Po besa nuk mbaron me ēat ditė, pa e pleqnue edhe nji herė Burrat e Dheut nė Kuvend e pa lajmue se ka mbarue lufta e gjithkushi asht kthye ndėr shpijat e veta.

NENI 158. Dorzanė pėr besė gjaku
Dorzanė gjaku asht ai qė i lyp besė shpisė sė tė vramit. Dorzani shkon vetėm a me ndoj kushri a mik tė shpisė sė tė vramit e kėrkon besė.
I zoti i shpisė sė tė vramit duhet tė jap arsye kur e kthen pa gja bestarin. Me ba mos me i dhanė besė pėr kryqnēsi a s'do me njoft pėr dorzanė, e tandon. Bestari kso raste ka tė drejtė me dhanė besė pėr mende tė vet tuj than: <Tė erdha si mik e mė pėrzune si qen. Ma bane borxh>.
Dorzani merr siguri me besė prej tė zot t'shpisė sė tė vramit. S'e mbajti besėn dhe e vrau dorasin, dorzanit ju pre mik. Pėr rast lufte dorzanė bahet katundi, bajraku a dheu mbarė e kush s'ka tė drejtė me jau pre dorzaninė.

NENI 159. Detyra e shpisė nė besė
Dorasi e shpija e tij nė besė do tė rrinė njerzisht e pa i ra kund ndesh shpisė sė tė vramit qė i dha besė. Kur asht kufijar, tė mos i rrin me kreni, por t'i ruhet sherrit e damit.
I ndej dorasi me kreni, me sherr e dam, punė e pa punė, shpisė sė tė vramit qė i dha besė, dorzani ka tė drejtė me e qortue, jase mos me ndej me dorzanė e shpija e tė vramit me ja pre besėn e gjakut. Besėn e gjakut shpija e tė vramit s'ka tė drejtė me ja pre dorasit pa lajmrue dorzanin, sido qė tė bahet puna.

Kreu XI

Llojet e besės kundėr gjakderdhjes


NENI 160. Besa e mortit 24 orshe
Me e vra i katundsi tė katundsin e vet, i zoti i shpisė sė tė vramit e ka detyrė ndere me lajmue dorasin bashkė me zjarmin e tij me i shkue nė mort. Me i ardh pa thirr pėr shoq, shpija e tė vramit pėr deri sa t'i ketė nė mort, i ka "mik".
Besa e mortit pėr dorasin katunds asht 24 orshe. Mos me ja dhanė besėn e mortit, dorasi me tė kushrijt duhet tė ruhet nė ēato 24 orė. Mbas 24 orėsh ka tė drejtė me ndjek pėr gjak vetėm dorasin e shpinė e tij, ndryshe s'merr gjak, po bje nė gjak.

NENI 161. Besa e katundit, e miqve e dashamirve
Besė te shpija e tė vramit ka tė drejtė me lyp katundi rrethas pėr dorasin katunds. Ndera ja do mos me kthye katundin mbrapsht. Besa e katundit asht nji muej ditė.
Besė kanė tė drejtė me lyp edhe miq e dashamirės, shokė e kumbarė.
Besė me sull pėr rast lufte e festash ka tė drejtė me ba ēdo katund, fis, bajrak, dhé e mali mbarė.

Kreu XII

Barazia e njerėzve pėr nga gjaku


NENI 162. Barazia e gjindve kah Kanuja
Nė Kanu tė Lekė Dukagjinit djali me djalė, burri me burr, ēika me ēikė e grueja me grue njihen barabar ndėr vedi si tė jenė tė nji shpije a tė nji fisi, si tė jenė fisesh tė ndryshme.

NENI 163. Barazia e gjindve kah gjaku
Nė Kanun tė Lekės mashkujt me mashkuj, femnat me femna, edhe nė bark tė samės me ndodh, nji gjaku ēmohen ndėr vedi.
Me vra kush zot shpije a nji djalė lidhė nė djep, njė burrė dheu a ēoban dhish, ndėr kren e pleq a tė mbetun sakat nė shpi, zotni a lavėrtar, nji gjak ēmohen e gjak pėr gjak pleqnohen. <Gjak pėr gjak e la Leka>.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.9.2007, 23:34   5
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
4. ORGANET DHE INSTITUTET KRYESORE TĖ KANUNIT

Kreu I

Kuvendi, tagri i tij


NENI 164. Kuvendi i burrave
Kuvendi asht ai bashkim burrash tė nji vllaznije, fisi, katundi, bajraku, dheu a mali qė peshon e i nep rrugė ēdo pune qė u pėrket tė gjithve tym pėr shpi. Tė zot t'e shpive janė Burrat e Dheut nė Kuvend. Nė pamundėsi me shkue i zoti i shpisė, ēon nė kambė tė vet nji pjestar tė shpisė.

NENI 165. Barazia nė Kuvend
Burrat e Dheut bashkė me krenė e pleq janė barabar para Kuvendit. Nė Kuvend s'ja duron kush kuj fjalėn e randė e tė germushmen. Bani e i tha kush kuj <rren> nė Kuvend, gjobitet nji ka. I ktheu kush kuj pushkėn nė Kuvend, pushka i hiqet e shpija i digjet. Me vra kush kand nė Kuvend, dorasi grihet kuvendisht, shpija i digjet e gjindja i nxirret prej bajrakut (Berishė), jase i digjet shpija dhe jet i leēitun pėr nji brez (Puka mbarė).

NENI 166. Tagri i Kuvendit
Kuvendi ka tager gjygjesh e peshimesh, dėnimesh e gjobash, sullesh e besėlidhjesh.
Mbi ujdinė dhe sullet e Kuvendit nuk mundet me dal kush. Pakica i bindet shumicės e nuk mundet me ba kryemveti.
Ujdi e sulle tė Kuvendit mbrenda e jashtė tij i ēojnė nė vend burrat e dheut me pleq e krenė, vojvodė e bajraktarė. Lajmsit shkojnė derė pėr derė. Me ndodh e mos me u bind kush, shtėrngohet me gjoba e gjobtarė, me unė zjarmi e pushkėt e djelmnisė. Mos me u bind prap, ja qitet jashta katundit, ja leēitet pėr nji brez si shpi.

Kreu II

Llojet e Kuvendit


NENI 167. Kuvendet e vogla
Kuvendet janė tė vogla e tė mėdha.
Nė Kuvendet e vogla bashkohen kreu i vllaznisė e i fisit, krenėt e fisit, pleqt e katundit e stėrpleqt, djemt e fisit, lajmsit e katundeve e ēdo zot shpije nė tym pėr shpi.
Me u tubue fiset e Lekės (Kabash, Thaē, Berishė) a bajraku mbarė, nė krye tė tubimeve vinė krenėt e bajraktari.
Nė Kuvendet e vogla peshohen e zgjidhen punėt e vllaznisė e tė fisit, tė katundit e tė bajrakut.

NENI 168. Kuvendet e mėdha
Kuvendet e mdha tubohen me fjalė tė krenėve tė Dheut a tė Malit. Nė kėto Kuvende tubohen Burrat e Dheut, tė parėt e kushrinive, krenėt e djemt e fiseve, pleqt e katundeve e sterpleqt, lajmės e gjobtarė, krenėt e bajraktarėt me djelmninė e vet mbas, zotnia i Dheut, Dera e Dizdarit (Pukė) a dera e zotnisė (Pukė, Iballe e Malzi) me djemt mbas vedi.
Kuvendet e mdha bajnė gjygje e peshime, sulle e besėlidhje, pėr faje e kufij, pėr paqtim e nevoja lufte kundėr anmikut tė vendit.

NENI 169. Kuvendet e fisit
Kuvendet e fisit janė tri duersh:
-kuvendet e krenve tė fisit,
-kuvendet e djelmnisė sė fisit
-dhe kuvendet e mbarė fisit.
Kuvendet e fisit tubohen mbas fjalės tė kreut tė fisit.
Nė kuvendet e krenve hyjnė: pleqt e sterpleqt, krenėt e vjetra e krenėt e reja. Kreu i fisit hap e mbyll kuvendin, shtron punė kufijsh, kullotash, ujnash, shtigjesh e rastet kur cėnohet nderi i fisit, etj. Pėr punė mbrenda sulleve tė fisit krenėt e pleqnojnė e i japin vet rrugė punės.
Pėr punė me randsi e rreziqe pėr tan fisin fjalėn e tyne krent ja kalojnė kuvendit tė fisit pėr me i dhanė rrugė vet fisi me kren.
Kuvendi i fisit me zotshpije tym pėr shpi vendos pėr sulle tė reja tė fisit simbas Kanunit tė Lekės. Jashta Kanunit s'lan fiset e dheut.

NENI 170. Kuvende pėr ēėshtje katundi
Kuvende pėr sulle kullose, lavrash, livadhesh, pėr kufij e pré, pėr besė e nder, pėr rrugė e mulli, uj e vķ, pėr benė e motmotit; mos me i dhanė kuj besė e ndore nė dam tė katundit (Qerret e Kėēirė); mos me i martue ēikat nė myslimanė, mos me marr kunatėn pėr grue etj janė kuvende katundi.

NENI 171. Kuvende tė bajrakut
Kuvendi i bajrakut mblidhet gjithmonė nė njė vend tė caktuem nėn kryesinė e kreut tė bajrakut me krenėt e bajraktarin qė rrinė ballė burrave tė dheut.
Kuvendi pleqnon pėr punė e halle, sulle e besėlidhje bajraku. Po ēdo pleqni e sulle ka detyrė me i ba ma Kanu tė Lekės. Me ndodh e mos me i ba si mė Kanu tė Lekės, ka tė drejt me ja prish Kuvendi i Dheut a i Malit mbarė.

NENI 172. Kuvende tė Dheut
Kuvendet e Dheut i kėrkojnė krenėt e mdhaja nė ditėn dhe vendin e caktuem. Bajrakėt nė Kuvend vinė katunde-katunde me krenė e bajraktarė, me pleqt e katundeve dhe sterpleqt e fiseve bashkė me djelmninė e lasjmsit mbas tyne.
Nė ball ulen krenėt e mdhaja tė vendit me Dizdarinė a Zotninė nė mes. Nė dy krahėt e tyne ulėn krenėt e tjera tė Dheut. Pleqt e stėrpleqt, Krenzit me djelmni e lajms mbas tyne, ulen nė gjysė rrethi bashk <me burrė pėr shpi>.
Kuvendi i dheut peshon e gjykon ngatėrresa e grindje mes katundesh e bajrakėsh. Sulle e Besėlidhje ban mes bajrakve tė vet e me bajrakė e dhena tė Malit tė Pukės a tė nji mali tjetėr kufijar.

NENI 173. Kuvendi i Shtatė Bajrakve tė Pukės
Raste grindjesh e ngatrresash ndėr bajrakė e dhena mbrenda e jasht Malit tė vet i peshojnė krenėt e Shtatė Bajrakėve tė Pukės nė Kuvendin e tyne nė Lam-Lushaj, nė Grykė-Kabash a tė ndonji vendi tė caktuem ma parė me marrėveshje.
grindjet e ngatrresat me bajrakėt e malit kufijar, krenėt e Pukės me djelmninė mbas vedi, i peshojnė e u napin rrugė bashkė me krenėt e malit tjetėr nė Kuvendin e tubuem bashkarisht nė vendin e caktuem.
Vetėm Kuvendi i Shtatė Bajrakėve ka tė drejtė me ba sulle e besėlidhje pėr mbarė Malin e Pukės.

NENI 174. Kuvende pėr nevoja lufte
Kuvendi pėr nevoja lufte, i tubuem me djalė pėr shpi, ban tė ditun tė thirrmen e katundit, bajrakut, dheut a Malit mbarė pėr luftė kundėr anmikut tė vendit. Me tė ra Kuvendi nė ujdi pėr luftė, bahet besėlidhja e Shtatė Bajrakėvet tė Pukės pėr besė e pajtim shpija me shpi e katundi me katund pėr sa kohė do tė vazhdojė lufta.
Kuvendi cakton djelmninė pėr luftė, ditėn e nisjes; cakton rrugėt e qafat qė do tė zihen me prita. Pėr luftė jashtė bajrakut cakton <burr pėr shpi>; mbrenda bajrakut <7 e nė 70 vjeē>. Djalin e vetėm nuk asht Kanu me e marr djelmnia nė luftė. <Shpija s'duhet qit fare>.

Kreu III

Zhvillimi i Kuvendit


NENI 175. Thirrja nė Kuvend
Thirrja nė Kuvend bahet me lajms, me poterė e kushtrim. Katundi cakton lajmsin e vet qė e paguen rrethas pėr nji motmot. Lajmsi thrret shpi pėr shpi pėr ditėn e Kuvendit simbas fjalės sė kreut tė fisit a tė plakut tė katundit. Lajmsi s'ka tė drejtė me lanė bedel, veē nji pjestar tė shpisė sė vet, kur asht i lig a ka marrė leje prej plakut tė katundit.
Kuvendi pėr punė tė ngutshme e nevoja lufte thirret me poterė e kushtrim: <Auuu! Kushtrim, moreee, kushtrim! T'hiqni burra!> Potera lshohet edhe me tri tė shtime pushke.

NENI 176. Koha e tubimit tė Kuvendit
Me kushtrim tubohen nė kuvend, natėn e ditėn, nė kohėn kur jepet kushtrimi, nė vendin e zakonshėm a nė nji vend tjetėr, ku e lyp nevoja.
Kuvendet e zakonshme mblidhen ditėn e caktueme, si tė ketė dal dielli dy pash, sa me hanger ndraten e me pėrcjell mikun. Burrat vinė zjarme-zjarme, vllazni-vllazni e zanė vend nė lam tė kuvendit simbas radhės e rendit.
Kuvendi dahet me dy pash diell, sa ku me mrri me dritė nė shpi. Mos me mbarue punė ēat ditė, tubohen nesret prap nė ēat kohė.

NENI 177. Vendi i burrave tė dheut nė Kuvend
Burrat e dheut nė Kuvend rrshtohen me pleqt, me sterpleqt e krenzit e vet simbas rendit tė vllaznive e fiseve. Gjithkush ulet nė vend tė vet rrashit kambkryq me armt e krahut pshtet mbi gjujė.
Krenė e pleq me bajraktarė e zotnin e dheut ulen simbas prijes e tagrit, ballas me burrat e dheut qė rrinė gjysė rrethi, sa ku tė shohin shoqi-shoqin e tė kenė shteg me dal ndėr krenė e pleq sa herė tė thirret kush prej tyne.
Me burrat e dheut u hueji e grat s'kanė vend nė Kuvend, veē me u thirr prej Kuvendit pėr fjalė e gjygj. Virgjnesha me armt ngjesh ka tė drejtė nė kambė tė tet nė kuvend tė katundit.
Miku e fetari nė Kuvend kanė ballin e vendit. Tė drejtė fjale kanė vetėm kur pyeten e kur vinė me ndihmue pėr besėlidhje me dhenat a malet tjera tė vendit.

NENI 178. Rendi i fjalės nė Kuvend
Nė kuvendine katundit i pari merr fjalėn plaku i katundit; nė Kuvendin e fisit, i pari, kreu i fisit; nė bajrak, kreu i bajrakut; nė dhé e mal, zotnia i dheut. Sa flet njani, tė tjerėt ndigjojnė. Me ja pré kush kuj fjalėn nuk ka tė drejtė.
Mos me pranue vegjlia fjalėn e krenve nė Kuvend, atėherna sterpleqt, krenzit e vegjlisė, dahen veēas me krenė e pleq me e peshue rishtaz e me gjet fjalėn e goditun para vegjlisė, Kuvendit.

NENI 179. Vendi ku tubohet kuvendi
<Vendi i Kuvendit, nė zemėr tė vendit>
Vendet ku tubohen Kuvendet janė tė pėrhershme. Ato janė caktue me sulle Kuvendi qysh kryeheret a ma vonė prej nevojave tė kohės. Sot vendet e Kuvendeve pėr vllazni e fis, katund e bajrak, dhé a mal nuk mund tė ndrrohen, veē prej vet Kuvendit, kur ky e sheh me vend kėtė ndrrim pėr nevoja lufte.

Kreu IV

Pleqt e stėrpleqt


NENI 180. Pleqt e fisit, krenėt e tij
Nė krye tė fisit drejtojnė pleqt e fisit, krenėt e fisit. Rendi e ndeja e pleqve tė fisit janė simbas rendit e ndejės qė kanė pasė qysh kryeherės vllaznitė e fisit.
Pleqtė e fisit janė me trashigim brez mbas brezi pėr vlla tė madh.
Nė vllazni e fis kanė tė drejtė pleqnije.
Pėr pleqni tė bame krenve u takojnė apangat.

NENI 181. Kreu i fisit
Kreu i fisit asht plaku i vllaznisė sė parė tė fisit. Pleqtė e tjerė, krenėt e fisit, vinė mbas tij.
Kreu i fisit ka tė drejtėn e prķjės e tė vendit tė parė nė fis tė vet; tė drejtėn me tubue Kuvendin e fisit dhe djelmninė e fisit.

NENI 182. Vojvoda i fisit, prijsi i djelmnisė sė fisit
Vojvoda asht nja prej pleqve tė fisit qė i prinė djelmnisė sė fisit pėr gjobė e unė zjarmi nė katund e fis, pėr pushkė e luftė nė fis a me fiset tjera kundėr anmikut tė vendit.
Vojvoda nė bajrak rri nė krye tė djelmnisė sė vet, por mbas bajraktarit.

NENI 183. Stėrpleqtė e fisit e krenzit dhe tė drejtat e tyne
Stėrpleqtė janė krenėt e vogla a krenzit, qė i pėrkasin vegjlisė.
Nė stėrpleq hyjnė edhe krenzit tė dalun prej djelmsh tė fisit. Djemėt e fisit, kur dallohen nė vegjli pėr zotsi e urti, caktohen prej vegjlisė krenz e deri krenė, krenė tė reja.
Stėrpleqt kanė tė drejtė mos me e pranue fjalėn e krenėve, kur ajo bje ndesh me vegjlinė.
Krenėt e fisit me stėrpleq "bajn hije mbi fisin e vet". Ato kanė tė drejtė gjygjesh e pleqnish, damesh e gjobash, leēitjesh e unė zjarmi brenda fisit tė vet. Pėr gjygje e pleqni tė bame mbrenda fisit, s'ka kush tė drejtė me u lyp arsye a me u ba ndalime. Me nxjerr kend prej vendi a me gri katundisht kanė tė drejtė, si tė jetė peshue me krenėt e bajrakut. Vojvodės ktu i prinė bajraktari.
Pleqtė e stėrpleqtė s'kanė kurrfar tė drejte mbi tokė e truell, mal e vrri, uj e mulli, gja e pasuni tė shpijakve plangēuer, veē damit e gjobės pėr gabim e faj si mbas Kanśsė.
Sulle e besėlidhje nuk kanė tė drejtė me ba. Pėr ksi punėsh asht Kuvendi i fisit e i bajrakut.

NENI 184. Pėrgjegjėsija e pleqve dhe e stėrpleqve para fisit
Me ba kush ankesė mbi pleq e stėrpleq, Kuvendi i fisit ka tė drejtė me i pleqnue me pleq tė caktuem bashkėrisht. U gjetėn, kanė detyrė me lshue pengun. Por, prej vendit nuk qiten e me u leēit nuk leēiten.
Me u gjet kush prej tyne nė faj tė randė fort, Kuvendi ka tė drejtė me ja hek tagrin e me e lshue nė kushrijt a vllazninė e tij. Me u gjet nė tradhti kundėr fisit a vendit mbar tuj u ba besėpremė grihet katundisht si ēdo tjetėr.

Kreu V

Pleqtė e katundeve


NENI 185. Katundi e tė drejtat e tij
Katundi asht tym pėr shpi me troje e tokė, me uj e mulli, me mal e me bjeshkė, mbrenda kufijve tė vet.
Katundi asht tri duersh: katund nji vllaznije, katund vllaznish tė njė fisi, katund vllaznish e fisesh tė ndryshme.
Askush s'ka tė drejtė me ju pėrzie mbrenda kufijve tė vet.
Katundi me katundin kufijar janė si vllazėn e shokė ndėr vedi. Detyrė ndere kanė me ja njoft e me ja pėrkrah kufinin njani-tjetrit.
Ngatrresat e grindjet kanė detyrė me i zgjidh me pleqt e vet ose pleqt e fisit a tė bajrakut.

NENI 186. Pleqt e katundit
Ēdo katund ka tė drejtė me caktue pleqt e vet.
Pleqt i cakton Kuvendi i katundit ēdo 3 vjet.
Njanin prej tyne pleqt e caktojnė kryeplak.
Numrin e pleqve e cakton Kuvendi simbas nevojės sė katundit tė vet: me 4 pleq (Kabashi, Qelza, Qerreti etj.) me 6 (Dardha), 11 (Dushi), 12 (Karma, Kėēira) dhe deri nė 24 pleq (Iballja).

NENI 187. Tė drejtat e detyrat e pleqve tė katundit
Kryeplaku me pleq ka tė drejtė me thirr nė Kuvend katundin mbarė e simbas lagjesh sa herė ta shohin tė nevojshme.
Pleqt e katundit kanė tė drejtė me prķ nė Kuvend e djelmni, nė gjygj e pleqni tė katundit tė vet. As krenėt e fisit, as krenėt e bajrakut a tė dheut s'kanė tė drejtė me ba nė katund, as pleqni, as Kuvend, as me vś gjoba e me ba dėnime pa pasė me veti pleqt e katundit.

NENI 188. Detyrat e pleqve tė katundit
Pleqt e katundeve kanė detyrė tė punojnė pėr tė mirėn e katundit, tė shuajnė grindje e ngatrresa tė shpisė me shpi, tė lagjes me lagje, tė lagjes me katund dhe tė katundit tė vet me katundin kufijar.
Nė Bajrak e dhé kanė tė drejtė e detyrė me mbrojtė tė drejtėn e katundit tė vet baras me ato tė katundeve tjera.
Para fisit e Bajrakut, dheut a Malit, pleqtė kanė detyrė me katundin mbar:
-t'u pėrgjigjen sulleve e besėlidhjeve tė tyne;
-t'i gjinden krah djelmnisė sė tyne sa herė tė gjinden nė katund a nė kufi me to;
-tė pėrgjigjen nė ndreqjen e sigurimin e rrugėve nė kufijt e katundit tė vet.

NENI 189. Pėrgjegjėsia e pleqve para katundit
Pleqtė e katundit, ashtu si pleqtė e fisit, kanė detyrė nė ēdo punė bashkarķ si ēdo katunds.
Ranė nė dam a nė faj, do t'i shtrohen gjobės e dėnimit, si tė gjygjohen prej krenzve nė Kuvend tė katundit.
Mos me i krye ndonjani detyrat e katundit si duhet a me u gjet nė faj tė randė, Kuvendi ka tė drejtė me e hek e me caktue nji tjetėr. Me ndodh i caktuem me tė drejtė brez mbas brezi (Dush, Koman etj.), tagri i plakut s'mund i qitet jashta zjarmit a kushrinisė sė vet.

Kreu VI

Bajraku, krenėt, bajraktari dhe djalėria


NENI 190. Bajraku dhe tė drejtat e tija
Bajraku bahet prej disa katundesh tė dheut me kufij sa ato tė fisit (Berishė) a tė disa fisesh (Kabash, Pukė, Qerret, Iballė e Malzi) nėn prijėn e krenėve e tė bajraktarit tė vet.
Ēdo grindje e ngatrresė mbrenda bajrakut peshohen e pleqnohen prej krenėve e bajraktarit. Kur janė tė randa peshohen bashkė me krenėt e bajraktarin edhe me pleqtė e stėrpleqtė e fisit dhe pleqtė e katundit.
Pėr raste grindjesh tė katundit me katund nė bajrak a me bajrakun kufijar, si dhe pėr luftė e besėlidhje peshon e pleqnon Kuvendi i Bajrakut.

NENI 191. Shtatė Bajrakt e Pukės
Nė Malėsinė e Pukės Kanuja njeh shtatė bajrakė. Nė Shtatė Bajrakėt e Pukės hyjnė: Tre Bajrakėt e Epėr (i Bugjonit, i Iballės, i Berishės), Tre Bajrakėt e Poshtėm (i Kabashit, i Qerretit, i Terthores) dhe Bajraku i Malit zķ.
Rend e radhė i kanė tė caktuem simbas Kanśs:
-Bajraku i Kabashit -i pari
-Bajraku i Bugjonit -i dyti
-Bajraku i Qerretit -i treti
-Bajraku i Terthores -i katėrti
-Bajraku i Iballės -i pesti,
-Bajraku i Malit zķ -i gjashti
-Bajraku i Berishės -i shtati

NENI 192. Krenėt e bajrakut, tė drejtat e tyne
Krenėt e bajrakut janė prej krenėsh tė mdhaja tė fisit a prej vojvodėve tė katundeve.
Me Vezirin Bushatlķ, e mbrapa krenėt e bajrakut kanė tė drejtė tė thirren krenė veziri brez mbas brezi nė fis e bajrak.
Ēdo bajrak ka tė drejtė me pasė katėr kren veziri dhe bajraktarin mbas tyne qė bahen pesė.
Krenėt kanė tė drejtė me xanė vend para bajraktarit, <Bajraktari s'mund hyp mbi krenė>.
Ēdo pleqni e Kuvend nė bajrak fillon e mbaron nėn prijėn e krenėve tė bajrakut tė vet.
Pleqnķ e Kuvend pa krenė s'kanė tė drejtė me ba as krenėt e dheut me zotninė para vedit. Doli e bani kush prej krenve tė dheut a zotnia vetėm, bien nė grindje e ngatrresė me krenėt e bajrakut mbarė.
Krenėt e bajrakut me bajraktarin kanė tė drejtė me ba sulle e besėlidhje mbrenda bajrakut a me bajrakun kufijar tė dheut tė vet a tė nji dheu tjetėr.

NENI 193. Kreu i Bajrakut
Prijėn e krenve tė bajrakut e ka tė drejtė kreu i bajrakut, i pari i krenve tė bajrakut.
Pa kreun e bajrakut s'mund tė tubohen nėr Kuvend e pleqni krenėt e tjera e bajraktari.
Mori pjesė, s'mori pjesė nė pleqnitė e bajrakut, pėr deri sa bahen pėr fjalė tė tij, kreu i bajrakut ka pjesė nė ēdo gjobė e apanga pleqnie tė bajrakut. <Pjesėn e vet ja ēojnė krent te dera>.

NENI 194. Bajraktari, tė drejtat dhe detyrat e tij
Bajraktarin e ka caktue kryeherės Kuvendi i bajrakut. Ky asht nja prej prijsve ma tė zot tė djelmnisė sė bajrakut.
Bajraktari asht prijsi i djelmnisė sė bajrakut pėr luftė e unė zjarmi. Nė luftė ka detyrė me prķ i pari me flamur nė dorė.
Mbas lufte flamurin e ēon nė shpi tė vet, ku e mban me kujdes. Flamuri i pėrket bajraktarit brez mbas brezi.
Me u vra nė luftė e me e pshtue flamurin nji kushri i vllaznisė sė tij, flamuri i kthehet tė birit. S'pat djal a qe i vogėl, e mban i kushrini.
Bajraktari s'ka tė drejtė me ik prej djelmnie. Me ba me ik a me ja kap anmiku flamurin, koritet e ma nuk e njeh kush pėr bajraktar.
Bajraktari pėr ēdo pleqni nė bajrak ka pjesėn e vet. <I pėrkasin apangat edhe atķ>. Ke krye, pjesa nė apanga i ēohet te dera edhe mori a s'mori pjesė nė pleqni.
Pėr ēdo luftė ka tė falme nė pare e plaēkė prej Vezirit. Apangat i merr prej Vezirit edhe sa herė thirret pėr punė lufte nė Pukė a nė Shkodėr.
Pėr ēdo luftė kundėr anmikut a unė zjarmi nė dorė kundėr tė pabindunve nė bajrak e dhé, bajraktari ka detyrė me i lshue kushtrimin djelmnisė sė bajrakut.
Bajraktari ka detyrė ēdo prijsi me djelmninė e vet me i dhanė vendin qė i takon nė djelmninė e bajrakut.
Me i ik kush prej djelmnije, ka tė drejtė e detyrė me i hek armėn krahut e me ja mbajt peng deri sa tė pleqnohet me pleq.

NENI 195. Detyrat e djelmnisė sė bajrakut
Djelmnia e bajrakut me prijsit e vet ka detyrė me u tubue me pushkė nė dorė katunde-katunde sa herė t'ja lshoi kushtrimin bajraktari.
Pėr veshė e mbath, pushkė e fishekė dhe bukėn pėr tri ditė i ka detyrė me i marrė prej shpisė sė vet.
Djelmnia bashkė me prijsit e vet ka detyrė me ju gjet krah si bajraktarit, si flamurit tuj i pasė nė kujdes e nė mbrojtje gjatė luftės kundėr anmikut.
As nji djalė s'ka tė drejtė me ju shmang kushtrimit tė prijsit tė tij a tė bajraktarit. Bani e ju shmang a iku prej lufte tuj u da shokėsh, bajraktari me djelmni ka tė drejtė e detyrė me i hek armėn krahut e me ja djeg shpinė. <Djalit qė ja hek pushkėn djelmnia, s'ka ma vend ndėr burra. Mbetet i koritun>.

NENI 196. E drejta me ēu mkamės nė djelmni
Me ndodh ndoj shpi e mos me pasė "burrė tė zot" pėr luftė, i zoti i asaj shpije ka tė drejtė me u pajtue me dikė tjetėr e me e ēue nė djelmni nė kambė tė njanit prej burrave tė shpisė sė vet.
Shpisė sė djalit, qė ēoi nė djelmni, i ka detyrė ēat ditė 12 qese nė pare a gja e ēdo gja, si tė jetė marrė vesh me te. <Janė paret e gjakut>. Me u vra nė luftė, gjakun ja ka la. S'u vra, paret s'i kthen ma tė zot. I gzon ai qė i mori pėr "pare gjaku".

NENI 197. Tė drejtat e djelmnisė gjatė luftės
Mbas tri ditėsh djelmnisė bukėn e njomen ja ka detyrė bajraku ku ka xan vend djelmnia. Me shkue nė ndihmė tė Vezirit tė Shkodrės kundėr anmikut tė vendit, bukė, njome e fishekė ja ka detyrė Veziri si ushtarėve tė vet.
Plaēkėn e luftės, kapun ushtarėve tė anmikut, djelmnija ka tė drejtė me e da ndėr veti mbas luftės. Plaēka dahet nė pjesė tė barabarta. Me u lshue kush mbas plaēke gjatė luftės, bajraktari me djelmni ka tė drejtė me i hek pushkėn dhe me e lanė pa pjesė plaēke.

Kreu VII

Dheu, krenėt


NENI 198. Dheu, tė drejtat dhe detyrat
Dheu bahet prej njaj bajraku (Malizķ) a tre bajrakėsh (Pukė dhe Iballė) me krenėt e bajraktarėt e zotnin e vet.
Pėr ēdo grindje e ngatrresė katundesh e bajraqesh mbrenda dheut peshon e pleqnon, ve gjobė a besė Kuvendi i Dheut a krenėt e tij.
Dheu ka detyrė para malit tė Pukės qė dheun kufijar me e pasė "shoq e vlla", me pleqnue e me shue ēdo grindje e ngatrresė kufijsh e kullotash ndėr veti.
Mos me mrri me u dhanė rrugė grindjeve me dheun tjetėr do tė japin arsye para krenve tė malit tė Pukės. U thirri dhenave tė tjera pėr luftė kundėr hasmit tė vet, ato kanė detyrė ndere ta pėrkrahin. S'e pėrkrahėn, borxh nuk mund t'jau bajnė kush, veē besėlidhja e Shtatė Bajrakėve tė Pukės.

NENI 199. Krenėt e dheut, tė drejtat e tyne
Krenėt e dheut janė krent e bajraktarėt e gjithė bajrakėve sė bashku. Dheu i Pukės ka 13, Dheu i Iballės 13, Dheu i Malitzķ 4.
Ndėr krenėt e bajraktarėt e dheut kryesojnė katėr krenėt e mdhaja. Dheu i Pukės nė katėr krenėt e mdhaja ka 2 krenė tė bajrakut tė Kabashit e tė Pukės dhe dy krenė tė bajrakut tė Qerretit.
Dheu i Iballės nė katėr krenėt e mdhaja ka 2 tė Thaēit e 2 tė Berishės.
Dheu i Malitzķ ka kreun e Dukagjinit (Hoxhėn), tė Mgullės, tė Kalimashit e Bajraktarin e Shikės.
Krenėt e mdhaja pleqnojnė nė dhé e bajrak dhe kanė tė drejtė me thirrė nė Kuvend krenėt e dheut a vetė dheun.

NENI 200. Detyrat e krenėve tė dheut
Krenėt e dheut bashkė me kryesinė e vet kanė detyrė me pleqnue e me peshue ēdo ngatrresė e grindje mes katundesh tė bajrakėve tė dheut a tė bajrakut me bajrak.
Pėr besėlidhje mes Shtatė Bajrakėve tė Pukės kanė detyrė me shtrėngue ēdo bajrak e katund tė dheut tė vet me ruejt besėlidhjen e me krye ēdo detyrė pėr luftė simbas kėsaj besėlidhje. Ndryshe pleqnohen prej krensh tė Malit tė Pukės.

NENI 201. Zotnia i dheut
Zotnia i dheut asht derė e parė nė dheun e vet. Kėtė tagėr ja la me Kanś Lekė Dukagjini qysh kohėn e vet.
Zotnia asht i pari i dheut. Krenė e bajraktarė vinė mbas tij. Vend e za kanė mbas zotnisė. Mbi fjalėn e tij s'mund dalin kush, veē n'i raft ndesh Kanusė.
Nė sofėr e ndeje zotnia ka kryet e vendit.

NENI 202. Tė drejtat e zotnisė pėr pleqni e Kuvende
Zotnia ka tė drejtė me peshue e me pleqnue me krenė e bajraktarė dhe pleq e stėrpleq, grindjet katund me katund e bajrak me bajrak, nė katund tė vet.
Kuvendi i dheut thirret pėr fjalė tė zotnisė. Krenė e bajraktarė, pleq e vojvodė a'munden me ba gjygje e pleqni, kuvende e besėlidhje nė emėn tė dheut pa zotninė a derėn e tij.

NENI 203. Tė drejtat e Zotnisė nė Malin e Pukės
Nja prej zotnive, tė Pukės, tė Iballės a tė Kryeziut ka tė drejtė me kryesue dhenat e Malit tė Pukės (Shtatė Bajrakėt), nėkuvende e pleqni, besėlidhje e djelmni.
Me kryesue del Zotnia qė asht dallue e njoft prej krensh e bajraktarėsh ndėr pleqni e kuvende. Zotnit e tjerė s'kanė tė drejtė me e pengue a me i dal kundra. Banė e dulen, i prapojnė krenė e pleq, bajraktarė e vojvodė tė Shtatė Bajrakėve.

NENI 204. Tė drejtat e zotnisė nė rast lufte
Nė rast lufte kundėr anmikut tė vendit zotnia ka tagėr me thirr nė Kuvend pėr besėlidhje krenė e pleq, bajraktarė e vojvodė pėr me caktue vendin e luftės e me da ditėn e msyemjes.
Kur lufta s'pret, zotnia lshon za nėpėr dhé e bajrak pėr kushtrim tė djelmnisė dhe bajraktarė e vojvodė me djelmninė mbar kanė detyrė t'i pėrgjigjen. S'ju pėrgjigjen, zotnija me krenė e pleq ka tė drejtė me kėrkue pėr to dėnim e ndėshkim me unė zjarmi nė dorė.

NENI 205. Kufizimi i tė drejtave tė zotnisė
Zotnia s'ka tė drejtė me ba kryemveti pa krenė e pleq, pa vojvodė e sterpleq. Bani kryemveti a u bashkue me anmikun e vendit tuj thye Kanś e Besėlidhje, krenė e pleq, vojvodė e djelmni kanė tagėr me i ra pré dhe me e djeg e me e pjek.
Me ba me korit ndoj fis, fisi ka tagėr prej dheut me i ra pré me unė nė dorė. Una e fisit e pėrket derėn e zotnisė. Pėr nder e gjak i shtrohet Kanusė si kushdohi. Po ēado me ba, me u leēit nuk leēitet e prej vendit nuk qitet.

NENI 206. Tė drejtat e zotnisė si shpijak
Zotnia si ēdo shpijak ka tė drejtė me dhanė e me marrė tokė uhį, me shit e me ble, me dhanė qesim a me argat; me dhanė gja tė gjallė pėr gjysė a pėr kryes, kį me hś a kafshė pune me hak. Me tokėn e ujin, me mallin e gjanė e vet ban si tė donė. <Ja pranove kushtet zotnisė e u bane rrogtari ja argati i tij, puna jote. Vaji e dhuna s'tė njihen. Kush me zort s'ta bani. Zotnia asht me Kanu>
Po zotnia s'ka tė drejtė me vu dorė nė bashkari, tokė a pasuni tė tjetrit. <Mbrenda kufijsh tė vet, tjetėr tagėr nuk ka>.

NENI 207. Detyrat e zotnisė nė katund e bajrak
Zotnia nė katund e bajrak ka detyrė me u pėrgjegj si ēdo shpijak. Pėr rrugė e shtek, pėr vķ e mulli ka detyrė me qit puntorin. <Qiti rrogtar ja argat, njilloj asht. Puntor i xihet>.
Pėr dam do t'i shtrohet damit, pėr faj duhet t'i shtrohet pengut e do tė pleqnohet me pleq Kanuje.

Kreu VIII

Mali i Pukės (Shtatė Bajrakėt)


NENI 208. Mali i Pukės e krenėt e tij
Dhenat e Pukės, Shtatė Bajrakėt e Pukės, bajnė Malin e Pukės me krenėt e bajraktarėt e vet.
Mali i Pukės, tė Shtatė Bajrakėt, kanė 30 krenė e bajraktarė. Ndejen e rendin e kanė simbas rendit nė dhé e bajrakėt e vet.

NENI 209. Besėlidhja e Shtatė Bajrakėve
Besėlidhja e Shtatė Bajrakėve asht e drejta e Kuvendit tė Shtatė Bajrakėve.
Kuvendi i Shtatė Bajrakėve me krenė e bajraktarė, pleq e stėrpleq fisesh dhe pleqsitė e katundeve me lajmtarėt e djelmninė mbas tyne, bajnė besėlidhjen e Shtatė Bajrakėve ndėr vedi di dhe tė Shtatė Bajrakėve tė Pukės me malet e dhenat e tjera kufijar.

NENI 210. Sullet e Besėlidhjes
Sullet e Besėlidhjes sė Shtatė Bajrakėve janė:
1) me ba pajtime gjaqesh nė mbarė dhenat e Pukės;
2) me vś besė pėr me ndalue gjakmarrjet e shpisė me shpi pėr aq kohė sa e ka caktue Besėlidhja mbrenda Shtatė Bajrakėve si edhe pėr rastet e Besėlidhjes me dhenat e malit apo tė atyne kufijar;
3) me caktue detyrat pėr djelmnitė e bajrakėve pėr me shkue nė luftė kundėr anmikut tė vendit a me ndihmue Vezirin e Shkodrės pėr me mbrojt kufijt e vendit;
4) me i djeg shpinė e me i marrė gjįnė gjobė kur then Besėlidhjen.

NENI 211. Detyrat e djelmnisė nė kuvendet e nė besėlidhjet e Pukės
Djelmnia, nė gjyqe e pleqni, nė Kuvend e nė Besėlidhjen e dheut e tė malit tė vet a me malin kufijar nuk ka za. Ka detyrė mos me u pėrzie nė punėt e krenėve e tė bajraktarėve, tė pleqve e stėrpleqve dhe tė pleqsive.
E drejta e detyra e saj asht me ruejt krenėt e veta prej njaj kryekcyemi e ngatrrestari.
Me kėrcnue e me ba vrasė s'ka tė drejtė; por me marr gjak flakė pėr flakė, po. <Djelmnia sigurinė me pushkė e ka. Pėr ēat punė thirret e mbahet mbas>.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.9.2007, 23:55   6
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
5. SHĖRBIME DHE VEPRIMTARI TĖ TJERA SHOQĖRORE TĖ KANUNIT

Kreu I

Gjyqi i pleqve e dhėnia e drejtėsisė


NENI 212. Kur thirren pleqt pėr pleqni
Pleqt i thrret nji shpi a vllazni, katund a fis, bajrak a dhé pėr me peshue e pleqnue me zemėr nė dorė ngatrresė a dhunė, varrė a gjak tė bame prej nji shpie a vllaznije, katundi a fisi, bajraku a dheu tjetėr.
Pala e lanun nė faj ka tė drejtė me thirr pleqt e vet. Tė dy palėt, me marrėveshje, mund tė lanė me pleqnue tė njėjtin plak a tė njėjtėt pleq.

NENI 213. Kush thirret pėr plak pleqnije
Pleq merren tė parėt e vllaznive, pleq katundi e krenė fisit. Pėr pleqni tė zorshme merren krenėt e bajrakut a tė dheut. Pėr ksi pleqnish merren edhe burra nė za pėr urtķ e burrni, regjun nė gjygje e pleqni. <Tagri i tyne ka tagrin e Kanśs>.
Krenėt e bajrakut a tė dheut, tė malit a dera e zotnisė s'mund tė thirren e tė vinė vet pėr pleqni pa pleqt e katundit e krenėt e bajrakut. Hynė e ban pleqni pa to, pleqnia s'u njihet e djelmnia me vojvodėt e vet e bajraktarin ka tė drejtė me pėrzan me forcė.
Pėr pleqni mes katundesh a bajrakėsh tė maleve tė ndryshme, thirren krenė prej dy malesh e dėshmitarė prej malesh kufijar.

NENI 214. Pengjet
Pleqni pa peng nuk bahet. Pengjet u lėshohen pleqve para. Jau lėshove pleqve pengun jau ke dhanė tė drejtėn me tė pleqnue. Pengjet duhet me i lėshue tė dy palėt. Pleqt i kthejn pengjet mbasi tė kenė ba pleqnin.
Pėr peng lshohet: kutia e duhanit, cigarishtja e ēelibart, koburja e brezit. Koburja lshohet pėr pleqni tė vėshtira e tė randa.
(Herėt fort pėr peng lshohej shpata e shkurtė a shigjeta).

NENI 215. Betimi i pleqve
Plaku para se me fillue pleqnin ka detyrė me ba be pėr pleqni tė ndershme <pa hater e huter>. Benė e ban pėr pleqni tė randa atėherė, kur ja kėrkojnė palt nė ngatrresė e hasmėni. S'ja kėrkoi kush benė, s'e ka detyrė me e ba.

NENI 216. Pleqnija
Pleqt pleqnin e bajnė nė vendin e caktuem, kur asht ngatrresė kufijsh e damesh. Pėr raste tjera pleqnin e bajnė nė shpi tė atķ qė ka ba ankimin, a nė ndonji shpi tjetėr me mirvet tė dy palėve nė ngatrresė e hasmėni.
Pleqt mbajnė vesh ankesėn e njanės e tjetrės palė. U desht me pa dam e damtim, me pyet kand qė ka pa a ka ndie gjį, do ta bajnė pėr me e peshue ankesėn si nė bisht tė kandarit. Mbas ktyne pleqt peshojnė e pleqnojnė sė bashku dhe dajn pleqnin.

NENI 217. Apangat e pleqve
Pleqnia e bame ka apangat e pleqve. Apangat e pleqve me Kanś janė ni okė kafe deri ni dhķ a sjap.
Kush thrret pleqt, u ka borxh apangat.
Hanė, pinė e tė fjetmen i hek shpia qė ban ankim e lshon pengun e para.

Kreu II

Shtim pleqsh


NENI 218. Kundėrshtimi i pleqnis sė bame
Mos me u marr vesht pleqt ndėr veti, palėt nė ngatrresė kanė tė drejtė me thirr pleqt tjerė. Plaku qė gjindet nė faj, humb apangat.
Nuk i ndej njana palė pleqnisė sė bame ka tė drejtė me thirr pleq tė tjerė. S'u bind as me ato pleq ka tė drejtė me lyp pleqni deri nė tri pleq. Pleqninė e tretė kanė tė drejtė me e kput krenėt e mdhaja nė dhé a mal. Krenėt a mdhaja shkojnė vet a caktojnė pleq nė za nė kambė tė tyne.
Mbi atė pleqni, nuk ka pleqni tjetėr.

NENI 219. Pleqnija rishtas
U gjet nė faj nji plak katundi, krenė bajraku a dheu, ka detyrė me jau lshue pengun sterpleqve e krenėzve tė katundit, tė bajrakut a tė dheut e me u pleqnue prej tyne. Nuk lshoj pengun, stėrpleq e krenėz kanė tė drejtė me kėrkue prej krenėsh e bajraktarėsh me e lshue nė arsye me forcėn e djelmnisė.
Zotnia pleqnohet prej krenėsh tė dheut a tė malit. Kur ka tė baj me nji katund a fis, nė pleqni thirren e pyeten edhe stėrpleqt krenėz. Fjala e tyne do peshue e marr parasysh prej krenėsh.

NENI 220. Mohuesi i fajit
U ēue kush e mohoi fajin qė ja vesh ankuesi, atėherė ankuesi ka tė drejtė me e qit ndėr pleq. Pleqt kanė tė drejtė me ia kėrkue benė mohuesit. Janė tė bindun pleqt se faji i pėrket tjetėrkujt, hetojnė basin e fajit deri sa ta gjejnė.
S'u gjet basi i fajit, mohuesit i lypet beja e ky jet me e ba. S'e bani benė, jet nė faj. <Ban bé e laju>, thot Kanuja.

Kreu III

Beja, llojet e besė


NENI 221. Me ba bé
Beja bahet kur dikush kėrkon me ju lį tjetri se nuk i ka <as hak as hile> pėr sa i bje nė qafė. <Beja asht gjį e shejt>. Me ba bé domethan me ja lan nė dorė Zotit. <Beja e rrejshme herėt a vonė e vret tė zonė>.
Beja i lypet edhe plakut tė pleqnisė, kur ankuesi, ja krenėt a Kuvendi, ja kėrkojnė pėr me mbajtė drejtėsi pėr pleqninė qė ka me ba.
Beja mund tė lypet edhe pėr nji amanet qė ja la dikush. Po, beja pėr amanet nuk mund tė bahet detyrė. Por, po nuk u ba, e le nė dyshim para atķ qė e kėrkon benė dhe atyne qė e morėn vesh atė punė.

NENI 222. Beja ka me u ba si tė lypet
Beja ēashtu si tė lypet, ēashtu ka me u ba prej tė zot tė besė. Kanuja njeh kto lloj beshė:
1) benė mbi kryet e fėmive
2) benė mbi bukė e krypė
3) benė mbi zjarmin e votrės
4) benė me gur nė krah
5) benė mbi vorret e tė parėve
6) benė mbi kishė a xhami, mbi kryq a teqe, mbi ungjill a qitape, vetėm a me pleq beje.

Benė e cakton ankuesi. Nuk e bani benė i zoti i besė si ja lyp ankuesi, atėherė e dajn pleqt si me u ba beja.

Kreu IV

Beja e motmotit


NENI 223. Beja me katund
Beja me katund asht detyrė e ēdo katundsi.
Para pranveret, nė nji ditė kuvendi, katundi pėr shpi ban Benė e Motmotit. Benė e fillon i pari kryeplaku e mbas tij ēdo zot shpije me radhė prej vllaznisė sė parė deri te i fundit, a simbas fisesh.
Beja e motmotit bahet <me gurė nė krah>:
<Shete beja Zotit. Si e basha, mė ndimoftė! Nuk kam me vjedh gjį tė hujen nė sa ban nji dorė krande e pėrpjetė, as s'kam me hjeksue kand mbranda kufive tė katundit>.

Me ndodh, me mungue kush, beja i shkon pėr derė kujt mungon. I zoti i shpisė ka detyrė me dalė nė derė e me ba benė <me gurė nė krah> ja me dorė mbi ungjill a qitap, simbas fesė sė tķ.

NENI 224. Detyrat e shpijakėve mbas besė
Kur tė bahet beja me katund, i zoti i shpisė ka detyrė me i shtrėngue gjindėt e shpisė pėr mos me e thye kush benė.
Me e thye kush benė dhe me vjedh a me hjeksue nė katund, lįn dy-pėr-njahen. Pėr hjeksi lypet si besėpremė pėr faj a gjak. Para katundit mbetet besėpremė e gjoba i bahet detyrė.

Kreu V

Betarėt


Beja lįn gjak e varrė.
Beja lįn tokė e kufi, gjį e ēdo gjį.


NENI 225. Kur caktohen betarėt
Betarėt caktohen kur dikush kėrkon me ju la mohuesi me pleq béje simbas Kanunit. Para se me u caktue betarėt, ankuesi ka detyrė me i shkue nė derė mohuesit e me i lyp arsye. Nė derė i shkon vetėm a me tė parin e vllaznisė. Nuk ju la me arsye mohuesi a nuk mund e bindi ankuesin, atėherė duhet t'i lahet me betarė.
Betarėt i caktojnė pleqt e pleqnisė nė mirėkuptim me ankuesin e mohuesin. Pleqt me i pleqnue i caktojnė bashkė dy palėt.
Betarė caktohen burra tė njohun pėr burrni: tė ndershėm, tė drejtė, qė s'kanė hatėr a mnķ me kurrnjanėn palė e qė s'janė gjetė nė be-rrejshme. Pala ankuese dhe mohuese mund tė kėrkojnė me hek deri nė tre betarė pėr tė cilėt nuk u fle zemra.

NENI 226. Betarė tė njehun e tė panjehun
Kanuja betarėt i ka me cak simbas fajit a gjakut tė bamė me 6, 12, 24. Pėr vrasė burri beja bahet me 24 betarė, pėr vrasė gruje me 12.
Nė 24 betarė, 12 caktohen me emėn prej pleqve tė pleqnisė. Kėto janė 12 burra tė njehun. 12 betarėt e njehun kanė tė drejtė me caktue me gisht deri nė 12 betarė me mirvet tė dy palėve. Me 12 betarė: 6 tė njehun; me 6 betarė: 3 tė njehun e 3 tė panjehun.
Betarė tė panjehun caktohen ēato burra qė mund tė dinė ndoj gjį pėr mohuesin e kshtu ndihmojnė me i dhanė rrugė besė.

Kreu VI

Hetimet e gjurmimet


NENI 227. Koha e hetimit
Hetimi do kohėn e vet. Sa ma e ngatrrueme qė tė jetė puna, ēaē ma shumė kohė do me u vś pėr rrugė. Pėr sa kohė duhet e caktojnė pleqt e besė, tė njehun e tė panjehun. Po pleqt e besė e kanė detyrė qė benė tė mos e shtyjnė ma se 12 muej. Krye 12 muejsh o bahet beja, o lihet mohuesi nė faj.

NENI 228. Gjurma e fajit
Gjaja e vjedhme ndiqet pėr gjurmė. E ēoj i zoti gjurmėn nė katund tė huej, ka punė me katund e katundi o ja gjen gjįnė me bé, o me shtrėngim; jase i gjen gjurmėn dal prej katundi.
Gjurmė faji mund tė jetė edhe ndoj shej i lanun prej dorasit si: ndoj teshė trupi, pushka, kutia, cigarishtja e duhanit etj.
Kėto gjurmė i hetojnė e i gjykojnė betarėt me pleqt e pleqnisė.

Kreu VII

Kapucari e pritarėt


NENI 229. Kapucari
Kush e di fajin e mohusit, ka detyrė para pleqve tė besė e katundit mbarė me e diftue, me u ba kapucar. Nuk diftoj me tė mirė, pleqt e besė kanė tė drejtė me ja lyp benė. Kapucari o mbetet me ba bé qė s'di gjį, o difton pėr sa di.
Kapucar mund tė bahet dikush edhe me dėshirė tė vet tuj vśe kushtet e veta.
Kapucari ka detyrė me diftue drejt. Ma dal rrenc kapucari, lanė gjobėn pėr presė tė bame. Me dal fajtor a pjestar fajit, lanė simbas Kanusė.

NENI 230. Mshehtėsia e kapucarit e pritarėt
Kėpucari mbahet msheht, veē nė dasht vet me dal pėr fushė. Ai ka tė drejtė me dį anash atė betar tek i cili i fle zemra e me ja kallzue punėn. Deri nė tre betarė mund t'ju kallzojnė atė qė di, po tė tjerėve s'ka detyrė t'u shfaqet.
Betarėt mund t'a hetojnė vet kapucarin a mund tė caktojnė pritarė, burra tė regjun nė hetime e peshime pėr kapucarė.
Detyra e pleqve pritarė asht me mbajt msheht emnin e kapucarit. Me e kallzue, bahen besėpremė.

NENI 231. Apangat e kapucarit
Pėr dy gjana ka tė drejtė kapucari: me ja mbajt emnin mshehėt e me marr apangat.
Apangat i lahen ēaē sa kėrkon kapucari. Po kapucari s'ka tė drejtė me lyp ma shumė se sa ban vet gjaja.
Kur kapucari kallzon pėr mohuesin, mohuesi ka detyrė ma la gjysėn e apangave. Gjysėn tjetėr, ai qė i zotohet kapucarit. Me i thanė ma pėrpara mohuesit, se ka kapucar, e mos me u bind, atėherė kapucarit apangat ja lanė mohuesi i fajit.

Kreu VIII

Barra e provės me bé


NENI 232. Beja i takon mohuesit
Benė s'e ban ai qė kėrkon, po ai qė mohon. <Ban bé e hup!> - thot Kanuja. Kush lėshohet e kėrkon, mund tė baj edhe bé ma kollaj hak e pahak. Mohuesit i takon beja, me u mbrojt me tė drejtė prej ankuesit, po jo me ja hup tė drejtėn atķ.

NENI 233. Beja e merr gjanė e gjetme
Me ja gjet i zoti i gjasė dikuj gjanė e hupme: pėr dore, nė tufė, pėr rrugė, nė oborr a nė shpi, i ban bé e ja merr. Para mohuesit e pleqve tregon pėr gjanė e vet kur e ku i ka hup e shejet e dallimet qė ka. Benė pėr gjanė e gjetme Kanuja ja njeh tė Zot e jo mohuesit.

Kreu IX

Dita e besė me pleq


NENI 234. Kush vje nė bé
Ditėn e besė vinė pleqt e pleqnisė bashk me betarėt, tė zotin e fajit e pala shikuese. Me pa benė mund tė vinė kushdohi.
Ditėn e besė shikuesi a pala ankuese duhet tė vinė me pa benė. Mos me ardh, pleqt e pleqnisė me ndihmėn e krenve i shtrėngojnė me ardh, ndryshe s'u njihet ankimi.
I zoti i besė me betarėt ban benė para krenėve e pleqve e lahet.

NENI 235. Mbi ēka bahet beja
Beja bahet te kisha, xhamia a teqja (Malizķ), ku ta shoh kushdohi. Beja bahet mbi nji gjį tė shejtė: me gurė nė krah, mbi kishė, xhami a teqe tue prek murin me dorė.
Beja bahet simbas kėtij rendi: i pari benė e ban i zoti i besė i mbetun nė faj, mbas tķ betarėt e panjehun, nė fund betarėt e njehun.

Kreu X

Pasojat e besė


NENI 236. Berrejshmi i humb tė gjitha
Me dal beja me betarė e rrejshme, tė zot tė besė betarėt kanė tė drejtė t'ja kėrkojnė gjobėn sa krejt gjaja e tij e gjallė (Kabash) dhe ai e ka pėr detyrė me jau hap vet derėn e vathit.
Pos gjasė sė gjallė, berrejshmi humb shpyrt e nder nė katund e fis. Pėr burr ma kush s'e njeh.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.9.2007, 01:19   7
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
6. VETĖGJYQĖSIA (HAKMARRJA)

Kreu I

Preja si vetėgjyqėsi
<Preja si rrfeja. Lshoja rrugėn!>


NENI 237. Preja
Mos me ju pėrgjegj dikujt dikush me Kanś pėr ēka e ka tandue, i bje pré tufės a gjasė mbarė ku ta ketė: nė mal a nė vrri. Preja ma sė forti merret pėr kufi kullotash, po merret edhe pėr ngatrresa tė tjera.
Preja bahet shpi me shpi, katund me shpi e katund me katund.
Prenė pretari e mban pėr deri sa i pretuemi tė mos i pėrgjigjet pretarit pėr ēka asht nė faj tė tij.

NENI 238. Kur pėrkrahet preja
Mbet me i ra dikuj dikush i katunds pré me tė drejtė, katundi mbarė deri edhe katundet kufijar kanė tė drejtė me ju ba krah.
Me i ra pre me tė padrejtė, askush s'ka tė drejtė me ju ba krah pretarit. Me ju ba mbesin pjestarė faji.
I pretuemi shpi a katund ka tė drejtė ta baj prenė nė ēdo pjestar qė tė mundet.

NENI 239. Kthimi i presė
Preja shpi me shpi pleqnohet me katund. Preja katund me katund pleqnohet prej krenėve tė bajrakut a tė dheut. Preja do arsye. U pleqnue preja me ju kthye tė zot, ajo duhet t'i kthehet ditėn e caktueme. Prenė e kthen ndėrmjeca. Ndėrmjecėn e cakton katundi, bajraku a dheu, si tė jetė pleqnue preja.
Gjaja e damtueme bahet krye mė krye, si tė jetė marrė vesh ndėrmjeca me tė pretuemin. Tufėn i zoti e do sa e ka pasė kur ju ba preja.
Bani e s'e kthej prenė pretari, i pretuemi ka tė drejtė me ja marrė prenė me pré. U ba gjak gjatė presė, gjaku mbetet gjak e kėrkohet si nė Kanś, <Gjaku-gjak e preja-pré>.

Kreu II

Gjakmarrja (vrasja si vetėgjyqėsi)
<S'ka mbetė gjak pa u marrė>


NENI 240. E drejta me marr gjak
Me vra dikush ndoj njeri, shpija e tė vramit ka tė drejtė me ja marr gjakun. Nuk pat kand tė shpisė, tė drejtė me ja marr gjakun ka i dami nji zjarmi, i kushrini a i vllaznisė. S'pat asnja sish, ka tė drejtė fisi i vet. Tė drejtė me qit pushkė ka edhe daja pėr nipin, nipi pėr dajėn, i vllaznuemi pėr vlla gishtash.
Me ju vra kuj miku, ka tė drejtė me qitė pushkė pėr mik e me ja marr gjakun. <Qite pushkė pėr gjak, ke faqen e bardh me "Tė lumt gryka e pushks"!... Ēasaj i thonė pushkė e mirė>, - thot Kanuja.

NENI 241. Gjaku s'hup kurr
<Gardhi kalbet e gjaku s'kalbet>
<Gjakun shtat pash nėn dhé me msheh, ai prap del mbi dhé>.
Me u vra dikush, lypet gjaksi. Mos me dal gjaksi pėr fushė, jet gjak nė moh. Po shpija, kushrijt, vllaznija, a vetė fisi kanė detyrė mos me e lan gjakhups. E lyp gjakun me sheja e kapucar deri sa tė gjindet.
I shkove dikuj nė derė pėr gjak, ai s'mund tė lahet veē nė baft bé me betarė.

Kreu III

Gjaksi dhe shtėpia e tij
Gjaku shkon pėr gisht


NENI 242. Gjakun gjaksi e ēon te shpija e vet
Kush bje nė gjak, gjakun e ēon te shpija e vet. Gjindt e shpisė ēelen nji dere; tė mirėn e tė keqen e dajn bashkė. Ēdo pjestar shpije asht pjestar gjaku nė vrasjen qė ka bį nja sosh.
Shpija e tė vramit me vra nja prej burrash tė shpisė sė gjaksit, merr gjakun e vet si me vra vet gjaksin.
Burri s'vret fmi pėr gjak. <Burri i fort ndjek e vret gjaksin, dorasin> - thot Kanuja. As vllan shpi mė veti, Kanuja s'ta nep me e vra. <Asht shpi m'veti>.
Me gra e rrogtarė tė shpisė sė gjaksit nuk merret gjak, po bje nė gjak. Ato janė gjak i huej.

NENI 243. Gjak me ndihmės-gjaku
Me u ēue kush e me marr nė pritė shokė e kumbarė, miq e dashamirė, gjaku jet pėr ēate qė i del zot. Tė tjerėt i pat puntorėt e vet. S'ka kush punė me to.
Vrasja mund t'i besohet edhe nji ndihmės-gjaku tė shtymė pėr pare. Ky s'merr gjak mbi veti, gjaku i jet atķ qė i rreh gjoksin, veē me i ra mohit. Atbotė bje nė gjak. <Mos hec me kambt e tua e me mendt e huja!>

NENI 244. Gjak me pjestarė gjaku
Pjestarė gjaku bahen tė gjithė sa qesin me pushkė e vrasin dikė. Qiten 3 vet, 5, 9 a 12 e s'e morėn veē 2 a 3 plumba, pjestarė gjakut mbesin tė gjithė sa qitėn. Do me i ra mohit ndonjani, mohi s'i xehet. DO me u la me bé, beja s'i xehet. <Vet hine pjestar gjaku; s'tė bani kush me zor. S'dihet cili plumb e ka marr>.
Me u ēue kush mbrenda katundit e bajrakut tė vet dhe me ndihmue nji tė huej pėr me ba vras nė katund e bajrak, bahet pjestar gjakut. Shpija i digjet e ai leēitet.

NENI 245. Mashkulli i leēitun kah gjaku
Shpija e gjaksit ka tė drejtė me i kėrkue shpisė sė tė vramit me ja leēit ndoj mashkull prej gjakut. Prej gjakut leēitet mashkulli qė asht djal i vetėm ndėr vllaznit e asaj shpije. Po mund tė leēitet edhe ndoj mashkull i lig, qorr etj. Me ju zotue shpija e tė vramit se ja ka leēit atė mashkull pėr kah gjaku, shpija e gjaksit s'ka pse druhet pėr te. Me ja vra, shpija e tė vramit koritet. <Qiti pushkė tė keqe!> Gjak merr, po kush tė mirė s'ja ban.

Kreu IV

Dita e gjakut
<Dita e gjakut ka gjakun e xet. Ruju gjakut tė xet>


NENI 246. Gjakmarrja pėr 24 orėt e gjakut
Dita e gjakut asht 24 orė. Fillon me t'u bį vrasja e vazhdon nji ditė e nji natė. Burri pret sa tė qetėsohet gjaku. <Flakė pėr flakė asht pushka>.
Ditė gjaku bahet edhe kur vdes i varruemi.
Ditėn e gjakut duhet tė ruhet edhe djali zhagaz, plaku i mbetun e deri grueja me barrė; duhet tė ruhen edhe vllai i damė, tė damėt nji zjarmi e deri kushritė e gjaksit. Shpinė e tė vramit e kanė nė shpinė ku janė e ku s'janė.
Mbas Ditės sė Gjakut tė kushrijt, tė damit nji zjarmi e deri vllai i damė i ēojnė shpisė sė tė vramit pleqt e i bajnė me ditė se s'kanė punė me gjaksin. Me ba me i vra, shpija e tė vramit gjak s'merr, po bje nė gjak.

NENI 247. Damet e preja
Ditėn e Gjakut, kur vrasja bahet mbrenda katundit, shpija e tė vramit me tė kushrijt kanė tė drejtė qė gjaksit e deri edhe kushrijve tė tij me u ba ēdo gja dam: me i djeg shpitė, me i pre pemėt dhe me i bį pré gjanė e gjallė.
Damet e preja e Ditės sė Gjakut shkojnė hups.
Me u ba mbas Ditės sė Gjakut, jesin pėr gjak.

NENI 248. Detyrat e gjaksit Ditėn e Gjakut
Gjaksi ka pėr detyrė:
1) me ta vrį dike, me shkue e me e kthye mbarė. Mos me mrri puna, ka detyrė me ja lanė amanet dikuj qė takon rrugės;
2) me lajmrue shpinė e tė vramit qė tė mos i binė kuj nė qafė pa faj;
3) me t'u bį vrasja, me u largue prej shpijet me tanė meshkujt me tė madh e me tė vogėl e me u msheh nder miq e dashamirė.

Me ta krye vrasėn, gjaksi e mashkujt e asaj shpije kanė vetėm tė ikmen e ngujimin. Ka hijen e gjakut mbas shpine. <Gjaku kėrkon gjak. Rrugė e shtigje i bahen prita gjaku>.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.9.2007, 22:06   8
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
7. NDĖRMJETĖSIA DHE PAJTIMI

Kreu I

Ndėrmjetėsia


NENI 249. Ndėrmjeca
Ndėrmjeca bahet me ndal grindje e ngatėrresa, dhunė e rrėnim, zjarr e pushkė; bahet me shafit gjakun e xet e me pshtue jeta njerzish. Me hy ndėrmjet ka tė drejtė kushdohi: burri e grueja, shoqi e udhtari, miku e dashamiri, prifti e hoxha. Ndėrmjeca asht me Kanu. Me hy ndėrmjet s'asht detyrė. Por, hyne ndėrmjet, mbete borxh me qėndrue, ndryshe koritesh.

NENI 250. Kushtet e ndėrmjecės
Burri ja njeh ndėrmjecėn kujt hy ndėrmjet. Me ndi ndoj zį a me pa dikė qė thot: <Prani pushkėn, burra, jam (filani) ndėrmjet!> - detyrė asht me e prį pushkėn e me u marr vesht me ndėrmjetsin. Ndėrmjeca ka cak. Caku i ndėrmjecės asht 10 minuta deri nė 24 orė. Pėrtej cakut s'i ke detyrė ndėrmjetėsit.
Ndėrmjeca bahet edhe dorė gjaku. Dorėgjaku mbron ditėn e gjakut a tė dėnimit shpinė a gjanė e gjaksit a tė fajtorit pėr me ndalue zjarm e gjobė. Ndėrmjetėsi lirohet kur mbaron caku i marrveshjes.

NENI 251. Ndėrmjeca nuk i pritet kuj
Me bį mos me ja njoft ndėrmjecėn ndėrmjetsit, bje nė gjak e ky e ka tė drejtė me ja fillue pushkės. Pushkėn s'ka tė drejtė me e nis, pa thirrė: <O ndėrmjeca, o fillova pushkėn!>
Me bį me ja pre ma vonė ndėrmjecėn, ndėrmjetėsi jet mikprem dhe i duhet me e ēue nė vend nderin e mikut.

Kreu II

Ndorja


NENI 252. Ndorja lypet
Pėr hall tė madh e rrezik jete kushdohi ka tė drejtė me i ra dikuj ndore. Ndore i bihet tandit e shoqit, tė njohunit e tė panjohunit, mikut e anmikut, burrit e grues. Kur s'pret puna, ndore i bihet edhe shpisė sė fortė edhe pa e pį ndokend tė saj. Por duhet tė pėrgjigjet nji zį njerit, sa ku me ndigjue hasmi: <Ooo, asht me ndore (tė filanit) ēai>.
Kur i bihet ndore dikuj, duhet me thirr sa ku me u ndie prej hasmit dhe atij qė po i bje ndore: <O ndore tande, (filani)!>.
Pėr ndore lypet burri i fort. Kur s'pret puna kush tė dalin para.

NENI 253. Ndorja tė bahet mik
Detyrė ndere e burrnie e ke me i dal zot, edhe anmik me e pasė. Tė ra dikush ndore, ke detyrė me i thirr hasmit tė tķ: <Mos ma prek, bre burr, se mė ka rį ndore!> <Tė rį ndore, jetėn e nderin e vet ta besoi ty. Ti shpinėn s'mund t'ja kthejsh, veē nė mos paē kurrfar burrnie>.
Nuk ja more ndoren dikuj, mbetesh i koritun e i leēitun nė shokė e miq, pėr kush tė njef e tė di. S'mund e more, banja borxh shoqit tė fort e shkarkoje ndoren. <Ndoren bane ndore>.

NENI 254. Ndorja s'i pritet kuj
Burri nuk ja prek ndoren tjetrit, jo pėr frigė e ligshtķ, po pėr nder e burrni. <Nesėr tė ban vakķ ty>. Mos me ja njoft tjetrit ndoren, bje nė gjak e le mikprem. <Ju morėn nder e burrni.>
<Mos me t'u njoht ndorja: o me qindrue e me u fik, o me u korit e me u leēit>.
Ndorja lypet pėr nji cak kohet. I pshtoj rrezikut tė parė mbrenda atķ caku, ndorja e lįn vedin.
E gjet gja jasht atķ caku, ndorja s'i ka ma borxh.

Kreu III

Pajtimi i gjakut
<Burri i fort e fal gjakun>


NENI 255. Pleqt e paqit
Mbas Ditės sė Gjakut hyjnė pleqt e paqit. Pleqt e paqit janė shokė e dashamirė katunds a nė bajrak, miq e kumbarė e deri mik mbas miku tė dy palėve pėr me ba pajtimin e shpisė sė tė vramit me hasmin, kur ky drejtohet si mik bujarisht.
Si tė jetė xerr besa, hihet pėr pajtim gjaku. Pajtimi i gjakut bahet me ndėrmjecė. Pajtimi i gjakut asht me Kanś. Shpija e gjaksit ka tė drejtė me lyp pajtim. <Burri i fort e fistar di me e fal gjakun; i ligu s'di me fal kurr>. Shpisė nė tė dalun fare i falet gjaku bujarisht.

NENI 256. Mndyra e pajtimit
Pajtimi i gjakut bahet me katėr mndyrėsh:
1) me ndėrmjetėsinė e shokėve e tė miqve deri edhe tė gjindve tė shpisė qė janė bind me u pajtue;
2) me ndėrmjetėsinė e priftit nė emėn tė famullisė a tė hoxhės nė emėn tė xhematit;
3) me fjalė tė zot t'shpisė sė tė vramit pėr burrni tė dorasit;
4) me ndėrhymjen e krenve tė bajrakut a tė dheut kur vehet beslidhja e shtatė Bajrakve pėr luftė kundėr anmikut tue pajtue shpinė me shpi e katundin me katund.

Kreu IV

Ēmimi i gjakut


NENI 257. Ēmimi i gjakut
Me pajtimin e gjakut ēdo vrasė burri ēmohet nji gjak, 12 qese; gjaku i gruas - gjysė gjaku, 6 qese. Gjaku i grues nė luftė krahas burrave, vehet me nji gjak burri tė palės ngucatare. Gjaku i gruas pa hak e hile me fmijt prush e pėr gjini, ēmohet nji gjak burri.
<Gjaqet i la Leka: gjak pėr gjak e kry pėr kry>
Gjaku i varrės pleqnohet me pleq. Pleqt e pleqnojnė varrė ēdo varrė sakate. Varra e burrit lahet me tri qese. Varra e grues pahiri, gjysė pėr gjysė. Varra e grues deshtas, baraz me nji varrė burri.

NENI 258. Lamja e gjakut
Gjaku i lahet shpisė sė tė vramit me kiste. Kistet caktohen me cak prej pleqve tė pleqnisė. Shpija e gjaksit ka detyrė me i ēue nė cakun e vet.
E lamja e gjakut nuk kthehet. Me ba me ja kthye shpisė sė gjaksit e me marr gjak, shpia e tė vramit bje nė gjak me dorzant e gjakut. Shfajsimi <Paret t'i ktheva e gjakun e mora, se me pare nuk mund e ndrrova>, - nuk njihet mbas pajtimit.

NENI 259. Dorzant e gjakut
Me pajtimin e gjakut shpija e gjaksit lyp e cakton 2 dorzanė gjaku. Dorzant e gjakut i bajnė me ditė shpisė sė tė vramit se janė dorzanė gjaku pėr gjakun e falun.
Dorzant e gjakut rrin ndėrmjet pėr gjithmonė a pėr deri sa t'i lajmrojnė shpija e tė vramit se nuk rri ma me dorzanė gjaku. Dorzant kėrkojnė kohė sa me lajmrue shpinė e gjaksit se asht pa dorzanė ose rrinė dorzanė simbas fjalės sė dhanme ma parė.
Shpija e gjaksit u ka detyrė dorzanve nji qese pėr shoq. Dorzant nuk i lypin. Ato jau fal vetė shpija e gjaksit.

Kreu V

Riti i pajtimit


NENI 260. Darka e gjakut
Pajtimit tė gjakut i ven kapak darka e gjakut.
Darkėn e gjakut e shtron shpija e gjaksit nė kohėn qė e cakton shpija e tė vramit.
Nė darkėn e gjakut vjen i zoti i shpisė sė tė vramit me dy dorzant e gjakut, si tė ketė ra terri i natės. Para derės sė shpisė, mbrendė dhe nė sofėr u bahen nderet e mikut si pėr festė.
Me urue tė dy palėt nė pajtim, vinė miq e dashamirė.

NENI 261. Kumbarķ e miqsi gjaku
Mbas darkės sė gjakut, miq e dashamirė tė dy palėve hyjnė me i afrue ma shumė shpitė e pajtueme. U lypin tė bahen kumbar ndėr veti. Kur janė fisesh tė ndryshme u lypin martesa ndėr veti. Martesa asht ora e pajtimit tė gjakut. <Dorzan mbi dorzan>.
Shpitė e pajtueme, kur janė kufijar a nė tė njejtėn skej katundi, e kanė detyrė ndere, qė bashk me shokt tjerė, me i hi e me i dal njani-tjetrit pėr gzime e festa, pėr dazėm e mort.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.9.2007, 23:27   9
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
8. KISHA E XHAMIA DHE SHĖRBIMI FETAR

Kreu I

Kisha e xhamia nė katund


NENI 262. Kishė e xhami, pėr urdhėn tė tė parit tė fesė
Kishė e xhami hapen e mbyllen pėr urdhėn tė tė parit tė fesė e kush nė katund a bajrak nuk ka tė drejtė me ju pėrzie. E pau me vend i pari i fesė me e hap nji kishė a xhami, katundi e famullia a xhemati rrethas kanė detyrė em u kujdes me ēdo gja pėr te.
E pau me vend i pari i fesė me e mbyll nji kishė a xhami, atėherė ajo do tė mbyllet e kush tė drejtė nuk ka me ja kthye urdhnin.
<Kanuni, Kanś e feja, fé. I kan punt e dame>.

NENI 263. Kishė e xhami nė fis e katund
Kishė e xhami s'bajnė pjesė nė asnji fis e vllazni nė katund a jashta tij. Fisi e katundi kanė punėt e veta. Kisha e xhamia janė pėr punė fejet e pėr ēate kanė detyrė tė kujdesen. Kishė e xhami s'i kanė detyrė katundit as pėr djelmni, as pėr pleqni tė bame ndėr krenė e pleq. Kisha s'ka puntuer pėr rrugė a shtek, pėr vi a mulli. Ato janė punė katundi. Mori gja pėrsipėr kisha me famullitar a ipeshkv, xhamia me dorzanė a hoxhė me ndihmue ndoj punė katundi, ndera e tyne. Detyrė s'mund u bahet prej ndokujt.

NENI 264. Hija e kishės
Hija e kishės asht rrethi i kishės. Rrethi i kishės asht muri qė rrethon pėr mbrenda vedit kishė e vorre, ēelė e oborr.
Mbrenda rrethit tė kishės zotnon kisha me famullitar. Aty s'ka tė drejtė kush me ndėrhye as pėr kishė, as pėr vorre, as pėr ēelė prifti, as pėr tė hime e tė dalme tė saj. Kishė e ēelė kanė tė zonė ashtu si katund e bajrak, pleq e krenė.

NENI 265. Tė drejtat e kishės nė famulli tė vet
<Kisha ban tym nė famulli. Po famullia s'i numron pėr tym tė vetin as kishė, as ēelė>.
Kisha ka tagėt mbi rrethin e kishės e mbi ēdo pasuni tjetėr qė e ka ba tė vetėn: ara e vneshta, livadhe e pyje, gja tė gjallė e pare. Nė mal e vrri tė katundit e tė famullisė ka tagėr kullose.
Kisha ka tagėr me shit e me ble nė pasuni tė vet; me marr tė falunat pėr shpyrt mbi kryq e ltere tė famullis sė vet. Me to ban si ta shoh me rrugė, po jashta kishet kuj hesap s'i nep.
Kisha ka tagėr me hy ndėrmjet me kryq e ungjill, me famullitar e kumbon kishe kudo nė famulli tė vet. Ndera e kishės asht ndera e famullisė. Famullia ja mbron nder e pasuni. Vuni kush dorė, i pari i fesė me famulli ja kėrkon me i kthye.

NENI 266. E drejta plangēore e kishės.
Me tokė e pasuni tė kishės s'ka kush punė. Toka e pylli i kishės edhe 300 vjet nė mbetshin pa kishė e prift, dorė kush pėr to nuk ka. Me i shit ipeshkvia, i merr ai katunds qė lanė pėr to ma shumė. Pyllin e kishės s'ka tagėr me prek kush, veē kur nxirren landė pėr trenėt e kishės.
La kush tokė pėr shpyrt pėr kishė a xhami, kėto e bajnė tė veten, si tė jenė la me Kanś para kushrijve tė atyne qė lanė tokėn.

NENI 267. Dorzanėt e kishės e tė xhamisė
Dorzanėt caktohen nė Kuvend tė katundit. Ato caktohen prej pleqsh e stėrpleqsh, prej burrash tė njohun pėr nder e burrni, urti e trimķ. Numrin e dorzanėve e cakton vet katundi nga 12 deri nė 24.
Pėr ēdo punė qė ka kisha e xhamia me katund janė dorzanėt nė mes. Fetari: prifti a hoxha, s'kanė tė drejtė me nxit famullinė e xhematin kundėr njani-tjetrit qoftė edhe tė ndonji dhunuesi, pa fjalė tė dorzanėve. Fetari s'ka tė drejtė me urdhnue dorzanėt, veē me ba vaj e ankesė tek ato.

NENI 268. Detyrat e dorzanėve
Dorzanėt e kishės e tė xhamisė kanė detyrė me mbrojt kishė e xhami, prift e hoxhė, prej ēdo dami e faji tė ngucakeqit e tė hasmit, prej hajnit e cubit. Me dhunue kush kishė e kryq, xhami a teqe, prift a hoxhė, dorzanėt kanė detyrė me u dal zot. Dhunuesin kanė tė drejtė me e dėnue simbas fajit a dhunės. Me ndodh faji e dhuna e randė fort, dorzanėt kanė tė drejtė me thirr Kuvendin e katundit e ky ka detyrė me dhanė dėnim e gjobė. Nder e pasuni tė kishės i mbrojnė dorzanėt me famulli e xhemat.

Kreu II

Fetari (prifti, hoxha)


NENI 269. Fetari, pėr fjalė tė parit tė fesė
Fetarin e cakton i pari i fesė: priftin, ipeshkvi; hoxhėn, myftia. Vetėm ai ka tė drejtė me e hek a me e ndrrue me nji tjetėr. Jeta e nderi i tyne ndorja e famullisė a e xhematit tė katundit, ku asht kisha e xhamia. Petku i fetarit asht roja e tij. Dorzanėt e kishės e tė xhamisė janė ndėrmjetėsit e tij. Me i ra kush nė qafė fetarit, i pari i fesė ka punė me dorzanėt.

NENI 270. Fetari, mik nė katund
Fetari ėshtė miku i parė ndėr miqt e katundit.
Pėr sa tė jetė nė shėrbim tė fesė, asht nė bukė tė katundit.
Me ndodh e me e vra kush fetarin, i pritet mik katundit. Dorzanėt e kishės e tė xhamisė me djelmninė e bajrakut gjaksin e grijnė katundisht, shpinė ja djegin, gjindėt ja qesin jasht bajrakut dhe tokėn ja lanė pėr kishė, gjaja e gjallė bahet gjoba e djelmnisė.

NENI 271. Nderet e mikut pėr fetarin
Nė ndeje e kuvend ka vendin e parė, ka nderet e mikut tė parė ndėr miq; para fetarit nuk mund ulet kush; as miku ma i largti, as ai ma nė za se tjerėt; as krenė as pleq.
As djelmnia e fisit a e bajrakut, kur i shkon mbrapa pėr siguri, nuk mund i dalin para as nė vende pritash. Ksi vende shkojnė para fetarit ma se nji kanopkali.

NENI 272. Tė drejtat e fetarit nė punėt e fesė
Fetari ka tė drejtė me mėsue, me qortue dhe me dėnue pėr punė feje ēdo besimtar tė vetin, ku shėrben, ashtu si e lyp puna e fesė.
Kurkush prej katundi, fisi a bajraku, qofshin edhe krenė e pleq, s'kanė tė drejtė me ju pėrzie nė punė feje, veē i pari i fesė sė vet.
Fetari ka tė drejtė me ja mohue shėrbimet fetare atyne qė shkelin porositė e fesė e tė drejtat e kishės a tė xhamisė ose tė drejtat e vet fetarit.

NENI 273. Shpėrblimi i fetarit
Fetari, pėr punė fejet, gzon hakun e vet. Haku rrotull vitit nepet njiherė. Fetari shkon shpi pėr shpi e mbledh hakun e tij.
Mos me ja dhanė kush hakun, me detyrė katundi, famullija nuk mund t'ja bajnė, por keqet me fetar e ky i mohon shėrbimet e fesė.
Besimtari, pat s'pat, ka detyrė me ja la hakun fetarit. <Edhe nė kosh tuj lyp, fetarit jepi hakun e vet>.

NENI 274. Dėnimet pėr mohuesin e shpėrblimit
Me ndodh ndokush e mos me ja la fetarit hakun e vet, prifti ka tė drejtė me ja pre shėrbimet fetare:
1) mos me ja bekue bukėn ditėn e pashkėve;
2) mos me i pranue rrfim, kungim a kunorė kishet. <Haku i kishės asht haku i Zotit>.
Hoxha ka tė drejtė mos me ja ba shėrbimet fetare pėr dekė shpisė e cila s'ja ka la hakun.
Besimtari s'ka gojė as dorė kundėr fetarit, pse i ka mohue shėrbimet fetare. <Asht nė hak tė fetarit. S'i ka kush faj>.

NENI 275. Detyrat e fetarit
Fetari ka detyrė me i ba tė gjitha ato shėrbime feje qė ja lyp kanuni i fesė sė vet. Me i ba kuj dam me fjalė tė vet a me gja e pasuni tė kishės, damin e lanė, po gjobėn jo. Fetari s'bje nė gjobė.
Fetari ka detyrė me u kujdes pėr kishė a xhami e pėr pasuni tė saj. Fitimet e kishės e tė pasunive tė saj janė pėr dorė tė fetarit. Fitimet e tokės sė xhamisė e tė falmet pėr shpyrt janė pėr dorė tė dorzanėve. Ata kujdesen qė me to tė bajnė meremetime nė xhami. Hoxha ka tė drejtė me i nxit dorzanėt pėr ato rregullime.
Fetari ka detyrė mos me u pėrzie nė punėt e katundit. Nė kuvend shkon veē, kur ta thirrin. Me ba me shkue, rri me krenėt e flet kur pyetet. Hoxha i katunds ka tė drejtė si ēdo shtėpi. Fetari s'ka detyrė me u thirrė pėr betar. Me u thirr, beja e tij njihet pėr 12 betarė.

NENI 276. Fajet e fetarit
Me ba ndoj faj fetari, dorė e konop kush mbi ta s'mund tė venė. Faji qitet ndėr dorzanė e kto qahen te i pari i fesė e i kėrkojnė me e hjek prej aty. Me ba faj tė rand fort fetari, pengun e shtron fetari qė vjen pėr fjalė tė tė parit tė fesė. Faji i tij peshohet me pleq.
Me vra kend famullitari, nė gjak bje shpia e tij. <Grueja e famullitari s'bin nė gjak, po lshojnė n'gjak shpin e vet>.
Sado me ra nė faj e nė gjak shpija e famullitarit, ky s'bje nė faj as nė gjak. Me vra kend hoxha, bje nė gjak ky e shpija e tij, po dorzant ja djegin shpinė pėr tagėr dorzanie atķ qė merr gjak mi hoxhė.

Kreu III

Gjaja e gjallė e rrogtarėt e kishės


NENI 277. Gjaja e gjallė
Gjaja e kishės asht pėr dorė tė famullitarit. Famullitari pėr gja tė kishės gjen ndoj ēoban qė ja merr pėr shpyrt bashkė me tė vetėt. Po gja tė gjallė pa ēoban s'mund tė lshojnė. S'gjet ēoban, ka tė drejtė me gjet rrogtar. Rrogtari me gja ka rrugė e kullosė pėr ku shkelin gjaja e katundit.

NENI 278. Rrogtarėt e puntorėt e kishės
Rrogtarėt e puntorėt e kishės punojnė nė rrogė a pėr shpyrt te famullitari nė ēelė e rrethim, nė arė e vneshtė, me gja tė gjallė a kafshėt e punės. Me pas ankim pėr famullitarin, qahen te dorzanėt e kishės. Famullitari ka detyrė me i la simbas fjalės sė vueme. Me vu kush gojė a dorė nė rrogtarė tė kishės, ja kanė pre mik kishės e kisha i pritet mik famullisė.
Me vra kend rrogtari a puntori i kishės, lshon nė gjak vedin e shpin e vet. <Kisha s'lan gjobė as gjak>.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.10.2007, 14:35   10
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
RENDI EKONOMIK


1. PRONA DHE KUFIRI

Kreu I

Toka, gjaja e sendet e shpisė
<Toka ka tė zonė>


NENI 279. Plang e rrang
Ēdo shpi kulmi ka plang e rrang tė veten: truell e oborr, arė e vneshtė, kopsht e livadh, prozhem e mal, kullotė e tbuna, ksollė e vithna, ēarranik e koshar, mulli e vanicė nė kufijt e vet. Ja ka lanė babė e babėgjysh, i ka ble e ba ndrrim, i ka prej kushrish tė lana shkret, Kanuja ja njeh pėr tė vetat. Kush tjetėr nė to nuk mund i pėzihet. I punon a i le djerr, i le arė a vneshtė, livadhe a kullosė, punė pėr te. <I zotnon ai>. Kush s'ka tagėr t'ja zaptoj ose ta ēoj prej vendit pse asht ma i fort.

NENI 280. Caku para shpisė
Ēdo shpi ka pėr cak rreth vedit oborrin e shpisė. I jashtapragut s'ka tė drejtė me e kalue kėtė cak pa i pri nji i shpisė.
Miku e shoqi, rrogtari e lypci thirrin nė oborr. Mos me u pėrgjegj kush, rrinė e presin a largohen nė punė tė vet. <Nė shpi tė huj s'hyhet pa tė zonė>. Gjete gja nė oborr tė shpisė huej, tė drejtė me e prek nuk ke. <Gjaja e huej s'preket>.

NENI 281. Pasunia tjetėr e shpisė
Ēdo shpi ka pasuninė e vet: gjanė e gjallė, lopė e qe, dhi e dhen, kalė e gomar, derr e qen, pula e bletė, drithė e kopshtije, bylmet e pije, vezė e mjalt, leshė e kmendė, grazhdije e gjeth; pemėt e almiset, veglat dhe rraqet e shpisė.

Kreu II

Prona e pėrbashkėt


NENI 282. Bashkaria e katundit
Katundi ka bashkarinė e tij. Pyll e kshteja, kullota e mrize, malet e largėta me pishė e ah janė bashkarķ tė katundit. Tė gjitha shpitė kanė pjesė nė bashkarķ.

NENI 283. Kullotja nė bashkarķ
Kullotja nė bashkarķ bahet simbas sulleve tė katundit. Ēobani s'ka tė drejtė me pré degė lisash a shkurresh pėr gjanė e vet nė malet e kufijarėve tė damė me kufi. <Kullote barin! Me lisat e shkurret e tjetrit s'ke punė>. Nė kullotat e katundeve kufijar as s'mundet kush me hy, as me lanė kand pa sulle katundi.

NENI 284. Kullotja nė ara e livadhe me kufi
Kullotja nė ara dhe livadhe me kufi nė brigje shpijash asht e lirė Ditėn e Shinkollit (6 dhjetor) deri ditėn e Shingjergjit tė Ri (23 prill). Nė ara e livadhe kanė tė drejtė vetėm shpitė e njaj vllaznie e lagjje tė vogėl kufijarėsh. Vllaznit e lagjet e tjera s'kanė tė drejtė me hy pėr kullosė nė arėt e livadhet e brigjeve kufijarsh.
Kullota nė arė e livadhe pritet ditėn e Shingjergjit tė Ri tuj ngul ēdo shpi nė livadh nji thuper shelne tė lvorueme. Shelna e ngulun nė livadh asht shej ndalese. Askush s'ka tė drejtė me e prek shelnen e bardhė, tė ngulun nė livadh. Rrallė fort me ndodh kush e me hek dhe me fut gjanė nė livadh a brigje, do tė pėrgjigjet para katundit pėr shkelje sulli.

NENI 285. Mali bashkarķ
Nė malet bashkarķ nuk mundet me ngul kush pėr rrah e livadh, pėr kopsht a pemė, pa dhanė leje katundi rrethas, pjestarė tė bashkarisė.
Mali i caktuem bashkarķ, afėr shpijash ruhet pėr landė, drrasa e dru pėr rastet kur ka dikush dasėm a mort pėr kohė tė keqe ose kur lagjja dhe katundi ngushtohet prej borės sė madhe. Nė malet e largėta bashkarķ landa e drrasa, pisha e pezhkvja pėr nevoja shpijash nxirret prej secilit pėr sa i duhet. Pėr fitim nxirren e shiten bashkarisht me kushrij, vllazni a lagje.
Fitimi dahet simbas punėtorėve tė bamė prej secilės shpi.

NENI 286. Uji i malit bashkari
Uji i burimeve prej malit bashkari u pėrket shpijave pjestare nė atė mal. Ato kanė tė drejtė me hap vi e me pėrdor pėr arėt e livadhet e veta, pėr mullijt e vanicat.
Me ndodh bashkarija dy lagjesh: lagjeja e epėr dhe lagjeja e poshtėr, vija e lagjes sė poshtme merr ēa kullon prej jazit tė visė sė epėr. Lagjeja e epėr e xen jazin e visė vetė fund e krye. Ato tė lagjes sė poshtme s'kanė tė drejtė me hap vi nė jazin e visė sė epėr. Vaji nė pleq e Kuvend s'u nxihet. Tjetėr kush s'ka tė drejtė me u pėrzie nė atė uj e nė ato burime.

Kreu III

Fitimi i pronėsisė


NENI 287. Tbuni e hija e tij
Nė bashkari tė lagjes a katundit ēdo shpi e kėsaj bashkarije ka tė drejtė me ngul tbunin e vet. Rreth tbunit ka tė drejtė me rrethue vath e kopshtije se ku hedh gurin me nėndorė. Tbunin s'ka tė drejtė kush me e ba nė mallim tė gjasė, mbi rrugė e shteg tė bjeshkės. Hija e tbunit s'mundet me e zanė burimin e ujit. Uji i bashkarisė asht i tė gjithėve.
Tbuni, u hap a u la mshel, kush punė me ta s'ka ma pėr jet. Me ik a me dal fare i zoti, janė tė kushrijt gjallė.

NENI 288. Pemė e mrize
Nė kullotat bashkari pjestarėt e kėsaj bashkarije kanė tė drejtė me mbjell pemė e me ba mrize. Kokrrat e pemės ka tė drejtė me i hangėr ēdo kalimtar. Landa asht e tė zot.
Mrizin s'ka tė drejtė me ja zanė kush me gjanė e vet. Me ja xanė, i zoti i mrizit ka tė drejtė me ja nxjerr gjanė prej mrizit e me fut tė vetat. <Mos e xe mrizin e huej! Ban mrizin tand si shokėt>.

NENI 289. Toka e gjetme shkret
Me u gjet nji tokė shkret a mos me ju dit i zoti, ka tė drejtė me e xan kush ja ngul kufijt i pari. Me dal i zoti ma vonė e me provue me pleq se asht toka e vet, ky qė e xuni ka tė drejtė me marrė bimėn, qė mbolli, e me ja lshue tė zot. U ndreq me tė zonė me ja ble a me ja mbajt <me qira>, puna e tyne. Me zort s'mund ja mbajnė. Edhe me ja mbajt, Kanuja pėr zot s'e njeh. <I zoti tokėn, puna bimėn> - thotė Kanuja.

NENI 290. Tė pėrdoruemit e tokės nė mungesė tė zot
Me dal dikush prej tokės vet e me humb nė dhé tė huej tuj e lanė tokėn djerr, kushrijt kanė tė drejtė me e punue pėr vedi. Me i pasė kushrijt nė breza barabar, ato kanė detyrė ta dajnė ndėr vedi. Mos me pasė kushrij, e kullotė vllaznija si bashkari tė vetėn.
Me ardh nji ditė i zoti, toka i kthehet atķ. Kush s'mund t'ja ndalin. Po as i zoti s'ka tė drejtė me lyp gjį pėr tokėn e punueme. <Puna merr bimėn. Me punė toka ruen zalinė e vet. Puna e zalija e tokės, krye mė krye me njana-tjetrėn>.

NENI 291. Toka bashkarķ e pėrdorun me mirėvet tė lagjes
Me pasė dikush nevojė tė madhe me mbjellė thekėn nė malet bashkarķ, lagjeja a vllaznia mund t'ja lanė pėr nevojė. Po, detyra kanė tė drejtė me i vue.
Detyrat janė kėto:
1) rrihnat ka me i mbjellė aq vjet sa ja le bashkaria;
2) pėr rrihnat ēobanėt nuk kanė detyrė me prishė mallimin e gjasė sė vet as me ja ruejt rrihnat mos t'i bahen dam;
3) rrihnat me thekėn i ruen i zoti. Ju larguen damit ēobat, ndera e tyne;
4) s'mund i mbolli ma, kush s'ka tė drejtė me i mbjellė pa lyp lejen e bashkarisė.

NENI 292. Toka e fitueme me ēmim pune, me rrezik jete
Me i krye dikush dikuj ndoj punė me rrezik jete mbi krye, mbasi i zoti i punės ja ka falė nji pjesė toke, tokėn ka tė drejtė ta marrin i zoti i punės simbas Kanusė. Me u ēue bajraktari e me vue kufijt e me u ba dishmitar i tokės sė falun, merr pjesė nė tokėn e fitueme me ēmim pune.

NENI 293. Toka e fitueme me gjak
Tokėn pa kufi e merr kush derdh gjak pėr tė. Me u ēue dy shpija a dy vllazni, ose katunde, e me u shtye kah njani tjetri nė tokėn e pacaktueme me kufi deri sa tė kėrcas pushka e tė derdhet gjaku, ēaty ku bje gjaku e bahet murana, ēaty ngulet kufini. Ai kufi s'lot ma pėr jetė.
Rrallė fort toka merret edhe pėr gjak. Me u vra dy shpi a dy katunde ndėr vedi pėr gjaqet e bame merret toka. Iku shpija e gjaksit, toka tė mbet ty pėr gjak. Pėr pajtim gjaqesh katundi i vramė pėr kufij, ka tė drejtė me lyp tokė. Me u pleqnue gjaqet me tokė, tokėn e merr pala e vrame e kush s'ka tė drejtė me ba vja ma pėr tė.

NENI 294. Toka e fitueme prej kufijsh tė ngushtuem
<Kufini kufinin e ha>
Kufijarit tė ngushtuem ndėr kufij me kufi mbi shpi, shoqi fistar i lshon aq tokė sa me ja largue damin shpijet e me i hap rrugė e shtek. Shoqi i ngushtuem nė kufi s'mundet me ja ba borxh kufijarit. Ja lshoj vet, ndera e tķ. <Past e dhasht!> Me ēat ditė kufini shtyhet me plak kufini e jet ēashtu pėr gjithmonė.

NENI 295. Toka e fitueme me tė falme
Shoqit me pak tokė a tė huejt pa tokė katundi rrethas ka tė drejtė me ja falė aq tokė sa me jetue nė atė katund. Toka e falme katundisht caktohet me pleq kufini. Me t'u ngul kufijt me pleq, me atė tokė s'ka kush punė ma. Bahet pėr jetė e atyne qė u asht fal.

NENI 296. Uji i fituem me kalim kohe
Mos me e marr vije epėr pėr 30 vjet ujin qė i takon, mbas 30 vjetsh s'ka tė drejtė me e marrė ma i zoti i asaj vije. Vija e poshtme me ēat ujė ka shtue tokė tė re e ka gjallnue shpijat nėn tė. <30 vjet s'jau more. Tash don me jau marrė pėr smiranaze e pėr me i fikė. Me ba dhunė s'tė le lagja me katund. Pse s'fole pėr 30 vjet! - thotė Kanuja.
Uji mes dy katundesh, i lanun pėr prrue ma se i faqe njeri, bahet i ēatķ qė e qet vinė i pari.

NENI 297. E drejta e katundit mbi tokėn vetiake
Nevoja e katundit pėr rrugė e vķ, nuk mund tė ndalet nė tokėn vetiake. Pėr nji shpi nuk thahet nji lagje a katund. Edhe midis trollit a votrės me tė ra vija e katundit, ti s'mund e ndalish.
Damin kanė detyrė me ta lį rendtart e visė. Me u mundue me e ndal katundin, dami tė bahet gjobė e vija qitet. <S'i mbyllet vi e rrugė nji katundi pėr nji shpi>.

NENI 298. Puna shtyn rrugė e shtek
Me ndodh rruga vend i mirė pėr punė apo bri oborrit e kopshtit, rrugėn e shtynė dhe vendin e punon ja e mbron kah dami.
Rrugė e shtek shtyhen, po pa dam tė lagjes a tė katundit. Rruga e shtyme s'duhet tė jetė ma e keqe se e para. E shtyne rrugėn ke detyrė me e ba me dije katundin. Katundi do tė bindet.
Hape rrugė e shtek pėr nder e tė dolėn dhunė, ke tė drejtė t'i mbyllish prap, kush me detyrė s'mund t'i bajnė. <I hape, ndera jote; i mbylle, puna jote>.

Kreu IV

Kufiri


NENI 299. Kufini i vuem
Shpija me shpi, lagjeja me lagje, katundi me katund, bajraku me bajrak, dheu me dhé, tokė e mal, bjeshkė e vrri, i kanė tė dame me kufij.
Kufini asht gur a meteh. Ara me arė, vneshta me vneshtė, livadhi me livadh, vrrini me vrri, dahen me gurė kufini. Bjeshka me bjeshkė dahen pėr meteh, me kah rrjedh ujėt.
Guri i kufinit asht nji gur i madh nė ēdo cep. Gurėt e ndėrmjemė janė ma tė vegjėl. Ēdo gur kufini nė tri anėt e tij duhet tė ketė tre gurė tė futun nė dhet.

NENI 300. Tė ngulunit e kufijve
Kufini ngulet njiherė e pėrgjithmonė. Me kalue shumė kohė e mos me u duk kufijt, ja me u shemb vendi a nė dae, kufini ngulet me gurė e dishmitarė mbas. Gurin e ngul plaku i kufinit tuj thanė: <Ky asht kufini. Kush e luejt i randoft sa mali me bjeshkė mbi krye nė kėtė jetė e nė atė jetė!> Mbas ksaj fjale kufini s'luhet ma. Ēdo ngatrresė ma vonė, zgjidhet me pleq. Po, kufini jet aty.

Kreu V

Luajtja e kufijve


NENI 301. Tė ankuemit pėr kufijt
Me u ēue dikush si shpi a katund e me u ankue pėr kufijt qė ka me kufijarin, pleqt kanė detyrė me i pa e me i pleqnue a janė ku ishin, a janė lujt, a janė vu me tė drejtė. Me pasė humb a me i pasė lujt kush, kanė detyrė me i vu me plak kufini ku ishin. Vaji pėr kufijt e vuem nji herė, s'merret parasysh. <Kufi mbi kufi, Kanuja nuk njeh.>

NENI 302. Kufijt e harruem
Kufijt e harruem ngulen rishtas me bé.
Pleqt kanė detyrė me kėrkue plak kufini njeriun ma tė drejtė qė s'i mban krah kuj. E ky kufinin e ngul tuj ba bé nė gurė, nė kishė a xhamķ, mė ungjill a qitap. Kanuja e hershme njeh benė <me gurė nė krah>. Plaku i kufinit gjithkah kalon me vu gurėt e kufinit, <me gurė nė krah> do tė kalojnė.

NENI 303. E luejtmja e kufijve
Me ndodhė e me i shty kush kufijt pėr me marrė tokėn e huej a me ia bashkue dikuj tjetėr qė e paguen pėr kėtė punė, ja i luen pėr me i pėrzie shpinė me shpi a katundin me katund, hetohet me krenė e pleq. Me u gjet, i shtrohet dėnimit simbas Kanusė e faqen e zezė tepėr.

NENI 304. Dėnimet pėr kufinin e luejtun
Pėr kufinin e luejtun shpis me shpi a katundi me katund Kanuja ka dėnimin e fajtorit pėr damin e bamė tė zot, dhe gjobėn pėr faj para katundit a bajrakut.
Gjoba asht nji ka a krejt tufa e gjasė. Kau ndahet okė pėr shpi ja hahet katundisht nė log tė kuvendit. Tufa ndahet kambė berri pėr derė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.10.2007, 01:19   11
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
2.BUJQĖSIA DHE GJĖJA E GJALLĖ

Kreu I

Lavėrtari


NENI 305. Tė drejtat dhe detyrat
Lavertari ka tė drejtė e detyrė me drejtue e me urdhnue gjindėt e shpisė pėr punimin e tokės: me hap tokė, me zbutė, me e plehnue, me mbjellė, me mihė, me ujit, me ēarue; me kositė dhe me bajt nė lam e nė hambar etj.
Kur fillohet puna e si punohet e di lavėrtari; tė zot t'shpisė i jep arsye.
Me u dasht punėtorė ma shumė, ja lyp tė zot t'shpisė. Mos me prit puna, i lyp vet nė katund.

NENI 306. Lavertari nė tokė tė zotnisė
Lavertari pėr nevojė toke lyp me punue tokėn e zotnisė. Zotnia i lėshon nji tokė, ja dan me kufi e bje nė godi me te se sa me i lį. Me Kanu: toka asht e zotnisė, bima pėrgjysė. Ēdo gjį qė mbin mbi tokė tė zotnisė, ky i do gjysėn lavertarit. Gjysėn e merr: nė drith e grunė, thekėn e groshė, sanė e atavė dhe nė ēdo pemė veē qershisė e mandit.

NENI 307. Shėrbimet e tokės e veglat e punės
Shėrbimet e tokės i ka detyrė lavertari. Veglat e punės si tė bajnė me zotninė. Ja mori pėrsipėr me ja dhanė zotnija, mirė. Ndryshe do t'jau baj hallin vet lavertari me gjindėt e vet.
Rendi i ujėt asht i zotnisė e lavertari ujit me ēat rend. Shėrbimet e visė janė tė lavertarit.

NENI 308. Mbajtja e gjasė sė gjallė
Lavertari ka tė drejtė me mbajt gja tė gjallė sa tė donė. Me i kullotė ka tė drejtė nė mal e vrri tė zotnisė.
Me ja dhanė zotnia pėr kryes, pėr gjysė a me hś, ka detyrė me ju pėrgjegj si nė Kanu.
Pėr dimėn lavertari ka detyrė me ja mbajt nji lopė shterp zotnisė me grazhdijet e veta.

NENI 309. Kopshti i lavertarit nė tokė tė zotnisė
Lavertari ka tė drejtė me hap vend nė tokė tė zotnisė pėr kopshtije e duhan sa pėr vedi. Me ba kopshtije e duhan pėr me shit nuk ka tė drejtė.
Hapi kopshtije e vend pėr duhan pėr me shit, zotnisė i ka detyrė gjysėn.

NENI 310. Puna angarķ pėr zotninė
Puna angarķ nė arat, livadhet e gjethėt e zotnisė asht 30 ditė nė vjet pėr ēdo shpi lavertari nė tokė tė zotnisė. Lavertari punėn angarķ ka detyrė ma ja ba zotnisė kur t'ja kėrkojnė, ditė-ditė a krejt sė bashku. Ja bani 30 ditė punė, detyrė ma s'i ka. Pėr ditėt angarķ buka asht e zotnisė.

NENI 311. Afati me mbajt tokėn e zotnisė
Nė tokė tė zotnisė je me afat. Me dasht me tė lanė zotnia edhe ma shumė se nji faqe njeri, tė le. Po me detyrė s'mund t'ja bajsh. Kryemotmotit me dasht zotnija tė ēon. Si t'ja kesh marr tokės koren e atij vjeti, me zotninė u lave. Bje nė godi me zotninė me ndej pa afat, rri. Tė kėrkojė zotnia me u ēue, qou. <Asht toka e vet> Edhe me ndej nė atė tokė brez mbas brezi me babė e babėgjysh, i ngulun s'je, plagēor nuk xehesh. <Asht toka e huej>. Rį zotnija nė godi me ta shit e ti ja bleve dhe i bane darkėn tokės, me zotninė e kreve. <U bane i zoti i tokės>.

Kreu II

Bariu (Ēobani)


NENI 312. Tė drejtat e detyrat e ēobanit
Ēobani ka tė drejtė e detyrė mbi gjanė e gjallė. Shėrbimet e gjasė i banė ēobani me ndihmėsit e tij burra e gra. Kullosėn e gjasė e ndjek vet verė e dimėn. Kohėn se kur me i lėshue nė kullosė dhe me i sjellė nė shpi a tbuna, se kur me i qeth e me i mjel, e di ēobani. Kush s'mund t'i pėrzihet. Leshin e bylmetin ka detyrė me ja dorzue tė zot t'shpisė.
Berrin me e pre a me e shit ka tė drejtė me e kėrkue i zoti i shpisė, me marrė ka detyrė ēa t'i japin pėr kambe ēobani. <Ēobani e di ēa me hek e ēa me lanė pėr mbarė.>

NENI 313. Detyrat e tė zot t'shpisė pėr ēobanin
I zoti i shpisė me ndihmėsit e tķ ka detyrė krye dy javėsh me i shkue ēobanit te tbuni me miell e plaēkat qė i duhen.
Me dalė nė bjeshkė e me u ul prej bjeshke ka detyrė me e ndihmue i zoti i shpisė me gjindėt tjerė.
Tbunė e ksollė ka detyrė me ja ndreq i zoti i shpisė. Gjindėt, qė i duhen ēobanit me ruejt gjanė dhe pėr bylmet, ka detyrė ma ja caktue i zoti i shpisė me mirėvet tė ēobanit.
Grazhdijet pėr dimėn ka detyrė me ja sigurue i zoti i shpisė bashkė me lavertarin.

Kreu III

Qeni dhe i zoti i tij


NENI 314. Mbajtja e qenit
<Qeni asht roja e shpisė e gjasė>
Shpi pa qen nuk ka; po qeni i shpisė ka hekrat e stelin e vet drita me diell. Shpija e mirė qenin e mban lidh. Shpija me droje a nė gjak, qenin natėn e le zgidh. Kush tė keqe nuk ja ban.
Qenin mbas gjasė sė gjallė ēobani ka detyrė me e mbajt nėn kujdes mos t'i lėshohet kuj. Qenin e egėr e qė lėshohet, e merr pėr hekrash deri sa tė largohet shpijash. Me ba me ardh nė shpi para gjasė, gratė a e zoja e shpisė kanė detyrė me e lidh sa ta shohin.

NENI 315. Qeni nė punė tė vet
Qenit tė huej nuk i bėrtitet kot, as nuk ngucet, as nuk preket. <Asht nė punė tė vet.>
Me nguc qenin mbas ēikės a grues sė huej, je tuj prekė nė nderė e je tuj ra nė faj. <Shih punėn tande!>
Me vra qenin e huej pa arsye tė fortė, ke koritė tė zonė.

NENI 316. Kur vritet qeni i huej
Qeni i huej vritet pėr tė madh gazep e kur s'mbetet rrugė tjetėr. Me t'u lėshue qeni ditėn e natėn, kah je pėr rrugė apo nevoja tė ēoj me i thirr tė zot t'shpisė, ke tė drejtė me e tremb qenin e me i thirr tė zot t'a ndjellin. Si tė paum si s'tė pau kush, ke detyrė t'i thirrish: <O, ndille, qenin, mor! Hiqma qenin, mor!> Ndigjoj kush, s'ndigjoj kush, tjetėr borgj nuk i ke. S'mund e prite, e sheh se po tė ha dhe mbete me e vra, plumbi duhet me i kap ballin a gjoksin, ndryshe jet nė dyshim e bahesh me faj.
Qenin e huej me kambė tė berrit tand nė gojė, e vret. Po tė zot ke detyrė me i dhanė arsye.

Kreu IV

Bleta


NENI 317. Bleta nė zgjue tė zot
Bletėn nė zgjue i zoti e mban rreth shpisė sė vet si dhe nė rreth tė shpisė sė huej me pėlqimin e tė zot. Ja pranove kuj bletėn nė rreth tė shpisė tande, detyrė ke me ja ruejt mos me ju ba dam. Me ju ba dam, do t'i japish arsye.
Bletėn e tjetrit s'ka kush tė drejtė me hapė e me pa, as me ja prekė e me marr nė to. <Nė blet e hueja s'hyhet pa tė zonė>. Hyne, do tė japish arsye. Humbi ndonji prej tyne i zoti ka tė drejtė me tė ēue nė bé.

NENI 318. Bleta e lėshueme
Lėshoi bleta e i zoti e ndoq mbas, ēaty ku tė xan vend, ka tė drejtė me i vue zgjonin. Hyni nė rreth tė shpisė a nė tokė tė kufijarit, e ti je tuj e ndjek mbas, ke detyrė me i kallzue kufijarit se po mbledhė bletėn tande. Kufijari s'ka tė drejtė me tė ndal. Tė ndali ēoja pleqt nė derė. S'e ndoqe mbas, e merr kush e gjen. <Bleta s'ka sheja.>

NENI 319. Bleta e gjetun
Bletėn nė mal e merr kush e gjen. Nė lis, e merr me gjithė lis. Te vona, nė mal me kufi bletėn e merr me mirvet tė zot tė malit. Ta lypi damin e lisit, do t'ja lajsh. S'ta la lisin, jet me i lanė gjysėn e bletės.
E gjeti, s'e gjeti kush bletėn nė brigje tė tjetrit, ajo i pėrket tė zot tė brigjeve. <S'ka kush rrugė e punė nė brigje tė hueja>.

NENI 320. Kur i vjedhet bleta tė zot
Me ia vjedh kuj bletėn, vjedhci lanė 500 grosh gjobė pėr <shpi tė thyeme> dhe dypėrnjahen. Me i vjedh njė bletė, do t'i lahen dy.

Kreu V

Pulat dhe vezėt


NENI 321. Koteci e pulat rreth shpisė
Pulat kanė kotecin e vet e koteci ka tė zonė. Me e thye kush, fjatori lanė 500 grosh pėr <shpi tė thyeme>. Pulat e hueja as ndiqen, as ndjellen. Ja ndoqe a ja ndjelle, do t'i japish arsye tė zot. <S'ke punė me pulat e hueja>. Ja vodhe, lan dy pėr nja.
Me dal pula e shoqit nė vend tand, ti trembe e ktheje mbrapsht. Po mos e damto, as mos ve leqe pėr te. Ndryshe ke plakun nė derė.

NENI 322. Voja nė furrik
Voja nė furrik ka tė zonė e vet. Qe furriku rrotull shpisė a ndoj ferr nė krah tė shpisė, kush i huej s'ka tė drejtė me e prek. <Asht gja e huej>. U msue pula e shoqit nė furrik tand, detyrė ke me i kallzue tė zojės sė shpisė sė shoqit. Ja dha vonė mirė. S'ja dha, detyrė s'mund ta bajnė. <E bani, s'e bani vónė, s'ruej pulėn tande>.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2007, 13:45   12
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
3. MJETET DHE SHĖRBIMET NĖ KATUND E BAJRAK

Kreu I

Rrugėt dhe gjerėsitė e tyre


NENI 323. Rruga e madhe
Rruga asht tri duersh: rrugė e madhe, rrugė dhe shtek. Rruga e madhe ka drejtimin e vet katund mė katund, bajrak mė bajrak, dhé mė dhé e pėr tej. Rruga e madhe s'ka tė ndalun: as ditė, as natė, as pėr gjind, as pėr gjį tė gjallė, as pėr karvane. Kush s'ka tė drejtė ma pyet a me ndal kend: <Kush je e kah po shkon?!> Nė rast lufte me anmikun e vendit, rruga e madhe mbyllet e hapet me sulle tė dheut.

NENI 324. Detyrat e katundit pėr rrugėn e madhe
Katundi s'ka tė drejtė me i ndrrue drejtimin rrugės sė madhe. <Rruga e madhe asht e hershme fort.> Kufini ndjek rrugėn e madhe e jo rruga e madhe kufinin. Dimnit e pėr kohė tė keqe rruga e madhe bje edhe pėrmes arės. Katundi s'ka tė drejtė me qit pengesa.
Katund e bajrak kanė detyrė mos me lanė ndoj kufijar me ngushtue rrugėn e madhe. Rruga e madhe do pashin e vet: sa me kalue kali me barrėn ma tė madhen a qetė me zgedhė nė qafė.
Me i ra kush pré rrugės sė madhe, katundi ku u bį preja ka detyrė me gjet fajtorėt e me la vedin, ndryshe do tė pėrgjigjet para bajrakut, dheut e Vezirit tė Shkodrės. <Rruga e madhe s'preket. Ajo ka tagrin e vet.>
Me lyp kush ndihmė nė rrugė tė madhe, katundi ka detyrė ndere me i shkue ndihmė. Udhėtarėve nė nevojė me jau hap derėn bujarisht.

NENI 325. Rruga e lagjes dhe e katundit
Rruga e lagjes dhe e katundit asht me sulle si rruga e madhe. As natė, as ditė nuk ka tė ndalme. Natėn pyetet i panjohuni: <Pėr ku or mik?>. Rruga do pashin e vet: 8 pllambė. Me ra pėr kufi: 4 pllambė lshon njana shpi, 4 pllambė tjetra. E ngushtoj kush, do tė jap arsye para katundit. Rruga e katundit mbyllet e hapet me sulle tė katundit. Kush i huej nuk mundet me ba pritė nė rrugė tė katundit.

NENI 326. Ndalesat pėr rrugėn e lagjes
Nė rrugė e shtek lagjesh s'ka tė drejtė kush me u ul e me ndej. Ndalimi nė rrugė e shtek lejohet sa me ndrrue duhan a me pyet kambas. <Rruga ka punė.> Askush s'ka tė drejtė me ndal a me i shkue mbas ose para grues a ēikės sė huej. Shumė-shumė mund tė pyeten pėr ndoken e drejtim shpijash.
As i huej, as i vendit s'ka tė drejtė me shmang rrugė e shteg. <Pse po hi pa rrugė e shtek?!> Shmange, lagjes do t'i japish arsye.
Nė rrugė e shtek bri shpijash s'ka kush tė drejtė me qit pushkė, veē pėr hall a gėzim tė madh fort.

NENI 327. E drejta pėr rrugė e shtek
Si katundi, si lagjet, si shpijat kanė tagėr rruge me u lidh me rrugė tė madhe, me katund, me lagje, shpija me shpi; shpija em krue, me mulli e me mal pėr gjind e gja tė gjallė. Me u da shpija me shpi, pa rrugė e shtek nuk qitet kush nė vedi. Me u dasht shtek i ri, kanė detyrė me e caktue pleqt e dįsė. Vaj pėr me ndal rrugė e shtek nuk i kqyret kuj. Pleq mbi pleq Knuja s'njeh. <Asht pleqnue nji herė ajo punė>.

NENI 328. Detyra nderi pėr gjatė rrugės
Kalimi nėpėr rrugė e shtek ka rregullat e veta. Rregullat janė caktue herėt fort prej pleqsh: i lėshon rrugėn i vendit tė huejt; gruja, burrit; i vogli, tė madhit; gjindja, shtasės; shtegtari, krushqve e mortarėve me tė vdekun; i vetmi e pakica i lshon rrugėn shumicės. Gjithherė burri hec para, gruja mbrapa; burri kalon mbi rrugė, grueja nėn rrugė. Marrja e ēon gruen e ēikėn me kalue rrugės mbi burra e mos me ra nėn rrugė. Nuk i kreve ēeto, tjetri ka tė drejtė me tė lyp arsye. <Hec si asht me hec e mos hi nė sherr!>

Kreu II

Kalimi mbi vį


NENI 329. Dorzania e vaut
Vau mbi Dri asht si rruga e madhe. S'ka ndalesė as ditė, as natė. Pėr siguri tė vaut caktohen dorzanė. Dorzanėt janė tė caktuem prej bajraqesh tė dy anėve tė Drinit: Iballė e Brigje me Krasniqe, Gash e Bytyē. Vau asht nė besė tė dorzanėve. Me u ba vrasė, dorzanėt i bien nė shpinė gjaksorit pėr besė tė preme. <Nė vį s'i dilet kuj nė pritė. Gjaksorėt tė lypin vend tjetėr.>

NENI 330. Kalimi nė vį
Kalimi nė vį bahet me radhė. Kush shkon i pari, ka tė drejtė me zan trapin. Trapi ka masėn e vet. Si tė hypin tė parėt, tė tjerėt kanė detyrė me prit radhėn. Me pasė ndoj hall tė madh ndonjani, u lyp leje tė tjerėve para vedi. E lanė me hyp nė trapė para, ndera tyne. S'e lanė, detyrė s'mund t'jau bajnė. Me zor para tjerėve, s'mund hypin kush. I zoti i trapit ka detyrė mos me e prishė radhėn. E prishi, do tė jap arsye para dorzanėve tė vaut.

NENI 331. Mbyllja e vaut
Mbyllja e vaut bahet me sull tė dheut vetėm kur msyn hasmi i vendit. Djelmnia e dheut me bajraqet e veta xe ēdo vį mbi Dri pėr sa kohė caktohet me sull. Kush i huej s'ka tė drejtė me e mbyll vaun e tjetrit, veē nė ardhėt pėr ndihmė.
Me ja mbyll vaun dheut, do t'i japin arsye njani-tjetrit, ja do tė pleqnohen me pleq. <Vau s'mund tė jes i mbyllun.>

NENI 332. Fitimet e vaut
Vau kalohet me pagesė. Pagesa i lahet tė zot tė trapit. Zot i trapit asht nja prej vllaznish tė katundit tė vaut. Me luejt trapin caktohen me rend prej secilės vllazni. Rendet janė dį kryeheres me sull katundi. Fitimin e marrin rendtarėt simbas punėtorėve tė bamė.
Secila anė e vaut ka tė zonė e vet. Kush i anės sė pėrtejme s'mundet me qit kend nė anėn tjetėr, veē me dalė e me i marrė. Ndryshe bajnė marrveshje me ja lanė njanės anė.

Kreu III

Vija e ujit dhe ujitja


NENI 333. Ndreqja e visė bashkarķ
Vija e ujit asht me tagėr Kanuje. Ajo asht e moēme fort, e caktueme prej pleqsh. Rendtarėt e saj kanė detyrė bashkarie me qit vinė vit pėr vit dhe sa herė tė prishet prej shiut.
Me u prish vija vedit gjatė ujitjes, rendtari i radhės ka detyrė ta ndjek dhe ta dnreē vetė. Me u ba shembje e madhe rendtarėt rrethas kanė detyrė me i shkue nė ndihmė. Mos me i shkue, rendtari i radhės ka tė drejtė me lyp shtymjen e radhės derisa ta ndreqi vet vinė.

NENI 334. Puna e ēon vinė
Puna e ēon vinė e ujit po nuk e ul. Do me hap kush tokė, do me ba mulli a vanicė, nė vi tė ujit tė lagjes a tė katundit, ka detyrė me lajmue rendtarėt rrethas. Puna do tė shihet me pleq pa u ba dhe si tė jetė ba. Puna nė dam tė rendtarėve, nuk ka tagėr kanuje. <Mulli e vanicė ban, po vija e ujit pa dam.> Puna me ēue vinė do tė bahet pa fillue ujėt. <Filloj uji, nuk preket ma.>

NENI 335. Shati ndjek vinė
Rendtari ka tė drejtė me hec pėr vi tė ujit me shat nė krah, sa herė tė bahet marak se po i pakohet uji. <Nė rend tand ndiqe vinė me shat nė krah edhe nėpėr oborr dhe nė arė tė shoqit. Ti ke punė me vinė. Shoqi a kush tjetėr s'mund tė bajnė ndalesė>. Me ba kush ndalesė, rendtari ka tė drejtė me i ēue pleqt nė derė. Katundi lyp arsye. <Pse e ndale rendtarin?!>

NENI 336. Rendi i ujėt pėr bashkari
Ujėt e visė bashkari asht me rend. Rendet janė caktue kryeherės me sull katundi.
Shtesė rendi pėr tokė tė re a shpi tė dame bahet me mirėvet tė rendtarėve. Kur ujėt e visė nuk i mbulon rendet e shtueme, rendtarėt e bajnė me sull cakun e rendeve. Sado tė ēohet kush me shtue rendet, vaj e pleq nuk i kqyren ma.
Me lyp kush vi mbi vinė plangēore, lypa nuk i njihet pa mirvet tė rendtarėve tė visė sė vjetėr. <Vi mbi vi Kanuja nuk njeh.>

NENI 337. Rendet ndjekin radhėn
Rradha e rendeve caktohet nė Kuvend tė rendtarėve nė fillim tė ujitjes. Rradha e rendeve asht tri duersh:
1. Simbas kohės sė mbjelljes e nevojės sė arėve
2. Me short
3. Nji herė e pėrgjithmonė.

Si tė caktohet rradha nji herė, rradhė tjetėr nuk ka. Kush lyp tjetėr, le tė ndreqet vet me shoqin. Rendtari ka detyrė me ja lėshue ujin shoqit me tė leme tė diellit e nė tė perėnduem tė tij, si tė jenė rendet. Me ndodh vranėsinė uji lėshohet nė ēat kohė sa tė shihet sheji i pushkės. Mos me ja lshue nė ēat kohė, rendtarit i lanė damin, katundit i lanė gjobėn.

NENI 338. E drejta e rendit
Rendi nuk ndalet as nuk hiqet. E drejta e rendit asht me Kanu. Rendi nuk mund t'i ndalet kuj pėr dam e faj, grindje e ngatėrresė, pėr hasmėni e gjak. Rendi nuk mund i ndalet kuj as pse s'ka dalė me qit vinė rrethas me shokė. Pėr kėtė ka detyrė me kthye punėtorėt e me dhanė arsye bashkarisė. Sėpat arsye, ja falet, ja lanė gjobėn.

NENI 339. Kufizime pėr shitjen e rendit tė ujit
Me pasė nevojė kush e me shit ndoj rend uji, ka detyrė me lut rendtarėt e asaj vije tuj fillue prej kushrijve ma tė ngat e deri te ma i largėti shoq rendtar.
S'u gjet ndoj rendtar te shpija, ka detyrė me e prit sa tė vinė e mos me e shit ujin jashta rendtarėve, pa hek dorė secili prej rendtarėve shpi pėr shpi.
Bani e u shit rendi pa pėlqimin e ēdo rendtari, shoqi ka detyrė me dhanė arsye jase me u leēit. Blesi i rendit kthen rendin, e merr paret e veta. S'e kthej me mirvet, e kthen me pleq e pleqni tė bame.

Kreu IV

Vija e mullinit dhe mullini
<Nė daē me pa tė mbaren e katundit, shihi mullit>.


NENI 340. Vija e mullinit
Vija e mullinit nuk mundet me tha vinė e ujitjes.
Mullini i verės e ka vendin nė vi tė ujitjes, po pa dam tė saj. Vija e mullinit si vija e ujitjes ndreqet bashkarisht prej rendtarėve. Rrall herė me ndodh e me prish kush deshtas vinė e mullinit e me e da ujin pėr inat a ngatėrresė, fajtori ka detyrė em la damin e gjobėn. Gjoba merret katundisht.

NENI 341. Ndreqja e mullinit bashkari
Nji lagje, vllazni a katund merret vesh ndėr vedi e ndreqin mullinin bashkarisht. Punėn e bajnė me puntorė barabar pėr shpi: si shpi e madhe, si e vogėl. <Je shpi e vogėl sot, bahesh e madhe nesėr.>
Shpija me mjeshtėr caktohet pėr mjeshtėritė e mullinit: me ba bucelėn, lugun, me cakat gurėt e tjerė. Punėtorėt, ose u zbriten prej punėtorėve tė visė, ose u lahen rrethas prej rendtarėve.

NENI 342. Mullini bashkari lshohet me rend
Mullini i ka ditėt e blojės tė dame me rend qė kur lėshohet kryeherės. Shpitė e dame nė veti, bluejnė mbas shpisė sė vjetėr prej sė cilės janė da. Rradha e rendit tė huej nuk xihet. <Ke radhėn tande.> E xune, rendtari i rradhės ka tė drejtė me ta da blojėn e me fillue tė vetėn. Tė la me e krye, ndera e tij. Detyrė nuk mund t'i bahet.
Kur lagja asht e vogėl, radha e mullinit asht me kush e xe i pari derėn e mullinit.

NENI 343. Pėrjashtime radhe e rendi
Pėr dazėm e mort shoqit rendtarėt i lėshojnė radhė me mirvet. E kanė detyrė ndere. <Sot ti, nesėr unė.>
Me ardh shoqi me blue nji bukė miell, se i ka miqt mbrend, ja bluen pėr nder rendtari aty pėr aty.
Ndoj rendtar mund ta fus me blue ndoj shoq tė lagjes a katundit kufijar pėr raste halli e nevoje. Po do tė rrinė me te deri sa tė mbaroj blojėn dhe rendtarėve do t'ju baj me dije.

NENI 344. Bloja nė mullinin bashkari
Bloja bahet dy duersh: me mullis dhe prej vet rendtarit. Mullis caktohet nja prej rendtarėve qė ja di mullinit. Mullisi jau bluen drithin rendtarėve simbas rradhės sė rendit. Pėr punėn e bame mullisi merr ujemin simbas marrveshjes me rendtarėt. Po ujemi i mullinit pėr rendtarėt asht ma i vogėl se i mullinit vetiak.
Bloja nuk bahet prej duersh tė fėmijve, veē prej tė mdhejve. Burrat e gratė kanė detyrė me blue vet. E gjetėn mullinin prish, ja e lanė tė prishun, kanė detyrė me u kallzue rendtarėve dhe me ndreq bashkarisht o me mjeshtėr.

NENI 345. Mullini vetiak
Bane mulli mė veti, puna jote. Le kend me blue pėr nevojė tė vet, ndera jote. S'e la, me detyrė s'tė bahet. E lshove me ujem pėr fitim, e drejta jote. Po, tollovi nė katund, lagje e vllazni, s'ta ka kush borxh. Mullisi ka detyrė me i porosit bluejtsit, mos me ba tollovi nėpėr lagje e katund.

NENI 346. Shitja e rendit
Katundi mikut tė largėt, tė ikun prej hasmit, mund t'ja shes nji rend mullini. Rendi shitet vetėm me sull katundi e mirvet tė rendtarėve. Po miku s'ka tė drejtė me ja shit kuj, veē mbrenda rendtarėve.
Rendtari tokėn e shet, po rendin e mullinit mund ta ruej pėr sa tė donė vet. Don me e shit, ka detyrė me lut rendtarėt. Nuk e bleu kush ndėr rendtarėt, i zoti rendit mund ta shesi ku tė duen. Po detyrė ndere ka mos me u fut shokėve kedohin nė rend.

Kreu V

Vanica


NENI 347. Vanica bashkari
Vanica punėn e ka pa fillue ujitja. Ndryshe, do tė presin rradhė mbas ujitjes sė arave e blojės sė mullive. Me pasė ujė mė veti punon nė ēdo kohė. Visė e vanicės puna i bahet si mullinit. Edhe puna nė vanicė bahet me mjeshtėr tė caktuem prej rendtarėve a prej vet rendtarit t'vet.

NENI 348. Vanica vetjake
Vanica vetjake asht si mullini me ujem. Fitimin e merr i zoti nė pare e ēdo gja, simbas ujdisė sė bame. Me thye kush vanicėn ashtu si mullinin vetjak do tė pėrgjigjet pėr <shpi tė thyeme.>

Kreu VI

Farka


NENI 349. Farka nė katund
Farkėtari nė katund tė huej punon simbas ujdis tė bame me katund. Me ardh farkėtari i huej, s'mundet me ngul nė katund pa mirvet tė katundit.
Bani e nguli, po nuk pranoi kushtet e katundit, ka detyrė me u ēue ēat ditė qė t'i thot katundi.
Farkėtari vendas ka tė drejtė me ngreh farkė nė vend tė vet si pat farkė tjetėr, si s'pat. Kush s'mund e pengojnė. <Asht nė vend tė vet.>

NENI 350. Detyrat e katundit pėr farkė
Farkėtarit tė huej katundi i siguron tokėn me ngreh farkė e kolibe, me hap kopsht e me mbajt gjį tė gjallė.
Pėr sigurinė e farkėtarit katundi cakton pėr dorzanė pleqsinė e vet. Askush s'mund tė venė dorė mbi farkėtarin e gjindėt e tij, as mbi farkė e veglat e saj.
Pėr punėn e sjelljen e tij jo tė mirė, mund tė bahet ankim nė pleqsi e kuvend tė katundit.

NENI 351. Detyrat e farkėtarit
Farkėtari ka detyrė me punue mirė e simbas godisė sė bame me katund dhe mos me ba dallimenė shpitė e gjindėt e katundit. Ai punėn jau ka detyrė barabar e simbas rendit.
Me ba dallime, ka detyrė me dhanė arsye e me u shtrue para pleqsisė sė katundit.

NENI 352. Farka e ka me rend
Farkėtari punėn e banė me rend. Ēdo katundės ka tė drejtė me lyp rendin e vet. Rendin ka detyrė me ja caktue farkėtari. Rendin e cakton pėr nji javė deri nė dhetė ditė. Nė ēato ditė rendtari ka ditėn e rendit tė vet me ardhė e me ndreq veglat e almiset si shpijak.
Kush s'mundet me ja xanė rendin kuj veē me fjalė tė tij, kur tjetri ka nevojė tė madhe.

NENI 353. Kur shtyhet rendi nė farkė
Nuk mund tė presin rend e radhė: hekrat e qenit, umi i qeve e veglat e mullinit. Ju kputėn kuj hekurat e qenit, ja umi i qeve ose u thye kryqi i mullinit, farkėtari ka detyrė me ja ndreq tė zot aty pėr aty, edhe pse ka fillue punėn rendtari i caktuem. <Qeni s'lihet zgidh; ara s'lihet pa u punue; mullini s'lihet pa blue. Ēato s'presin rend e radhė.>
Pėr raste deke e fatkeqsish farkėtari ka detyrė me ja ba veglat qė i duhen tė zot, tuj ja shtye radhėn rendtarit tė caktuem.

NENI 354. Detyrat e rendtarit
Rendtari ka detyrė me prue nė farkė ditėn e rendit:
1) veglat e bulkisė qė ka me ndreq rrotull vjetit, bashkė me hekrat e qenit e vargojt e zjarmit nė votės;
2) hekurin qė duhet me i ndreq veglat e bulkisė;
3) eshkėn pėr farkėn.
Nė farkė rendtari ka detyrė me luejt rremin e rrshiqit e tė grihės pėr sa kohė ja kėrkon farkėtari.
S'i bani ēeto, farkėtari ja le punėn pa bį.
Eshkėn qė tepron asht detyrė me e lanė nė farkė.

NENI 355. Pėrjashtime prej detyrash tė rendtarit
Grues me jetima farkėtari s'ja banė detyrė as hekurin as eshkėn. Mundohet me ja dnreq veglat me hekurin dhe eshkėn qė ja lanė rendtarėt.
Grues me burrat nė ngujim prej gjaqesh nuk i bahet detyrė eshka. S'mund e pruni ja ban me dije me kohė farkėtarit. Ky ka detyrė ndere me ja bį eshkėn me puntorėt e vet. Shpija nė ngujim i lanė mundin e bamė prej puntorėsh.

NENI 356. Buka e farkėtarit
Rendtari ditėn e rendit, farkėtarit i ka detyrė bukėn e cillės. <I zoti i puns, puntorit ja ka borxh bukėn e njomen>.
Rendtari ka detyrė ndere me e thirrė pėr darkė kryemjeshtrin. Kryemjeshtri ka detyrė ndere me ja pranue tė thirrmen kur mundet me u kthye me fjetė nė shpi tė vet, ku duhet tė jetė gati qė me dritė.

NENI 357. Mundi i farkėtarit
Mundi i farkėtarit lahet simbas shpive. Shpija e madhe do tė lajnė njė shekė drithė. Shpija e vogėl do tė lajnė gjysė sheke drith.
Mundin e vet farkėtari e mbledh shpi pėr shpi ditėn e lamit.
Mos me ja la kush mundin, farkėtari ka tė drejtė mos me ja punue ma veglat tuj mos i dhanė ma rend pa lį borgjin e parė.

NENI 358. Tė drejta tė veēanta tė farkėtarit
Farktarin s'ka tė drejtė me e thirr kush nė luftė.
<Katundi s'mund tė jes pa farkė.>
Farkėtari ka tė drejtė me blue nė mulli tė rendtarėve tė vet pa ujem dhe pa rend.
Katundit pėr puntorin e visė e tė mullinit, tė rrugės e tė urave, ka detyrė me i ndreq ndoj vegėl hekuri sa herė t'i duhen. Detyrė tjetėr nuk i ka.

Kreu VII

Bujtina e dugaja


NENI 359. Bujtina e dugaja nė katund
Bujtinė e dugajė nuk mundet me hap kush i huej nė katund, pa mirvet tė katundit. Me ndodh i katunds, s'ka pengesė prej kuj. Pleqt e katundit janė ndėrmjetės pėr ēdo gjį qė mund tė ketė bujtina e dugaja me katund.

NENI 360. Detyrat e bujtinės e tė dugajės
Bujtina e dugaja e huej, banė e randuen katund e fis, do tė japin arsye, ndryshe qiten jashta katundit.
Bujtina e dugaja pėr dam lajnė damin, pėr faj lajnė gjobėn, pėr gjak i shtrohen gjakut, pėr hjeksķ i shtrohen katundit e tė damtuemit simbas Kanunit tė Lekės.

NENI 361. Bujtina e dugaja nė punė tė vet
Bujtina e dugaja kanė punėn e vet me prit e me qit, me ble e me shit. Kush pėr ēato punė nuk mund t'u pėrzihet.
Bani e nuk ja lau borxhin njana palė tjetrės, katundi s'pėrzihet. <Tė ndreqen vet ndėrveti.>
Humbi a u vodh gjį mbrenda pėrmbrenda, katundi s'i ka faj tė zot. <Gjį e mall i ruen i zoti.>

NENI 362. Detyra tė veēanta nė katund
Mos me ndodh i katunds i zoti i bujtinės e i dugajės detyrė si i katundsi para katundit e bajrakut nuk ka pėr puntorė e djelmni. Me dhanė gjį pėr nderė, ndera e tij, detyrė s'mund i bahet.
Pėr luftė kundėr anmikut ka detyrė ndere mos me u da me katund. U da, jep arsye.

NENI 363. Bujtina e dugaja pėr mik
Bujtinės e dugajės nuk i pritet kush mik, <Asht nė bukė tė vet.>
Ndera ja do tė zot tė bujtinės e tė dugajės mos me i ra kush nė qafė atķ qė ka mbrend. I ra nė qafė e ja dhunoi ose ja vrau, mik nuk i pritet, po i koritė bujtinėn e dugajėn. <S'ta kam me borxh me ma bį bujtinėn teme vend preje e pritash.>
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2007, 22:27   13
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
4. GJUETIA

Kreu I

Gjuetia nė tokė


NENI 364. E drejta pėr gjah
Gjahu asht i lirė nė malet tona rrotull vjetit pėr kedohin, vetėm a me pjesėtarė.
Gjahu nuk asht i ndaluem as nėpėr vendet e dame me kufi, por tuj ju ruejt damit.
Gjahu ndiqet pėr gjurmė. Gjete gjurmėn, ke tė drejtė me e ndjek pėr gjah.
E vune gjurmėn para, erdh dikush mbas teje qė e ka nis para teje, ke detyrė me ja lshue.

NENI 365. Gjahu me pjestarė
Sa vetė tė bahen mbas gjahut, bahen pjestarė gjahu. T'u bashkue kush rrugės mbas gjahut e ndej me ty, deri sa ta kapish, i ke borxh pjesėn.
Gjahu me pjestarė dahet nė ēaē pjesė sa pjestarė tė jenė si qenė me pushkė, si qenė pa pushkė, si qitėn, si s'qitėn.
Kush vret gjahun, ka tė drejtė veē pjesės me marr kryet e gjahut.
Kush ka zagar me veti merr dy pjesė.
Me u ba gjueti e madhe, i ēohet nji pjesė priftit tė katundit a tė famullisė si detyrė ndere.

NENI 366. Kur pjestarėt s'kanė pjesė
Me ta vra gjahun para, pa i thanė me qit, ja ke borxh fishekun e i thue: <T'lumt pushka!> Borxh pjese nuk i ke.
<Gjahun isha te vra vet. A t'u lut kush?!>
Me u ba shumė pjestarė mbas gjahut, i pari i gjahut ka tė drejtė me e vu gjahun me kusht. Gjahun e merr kush e fiton kushtin.

NENI 367. Gjahu me shejė nė te
U gjet gjahu i rrethuem me shej tė vuem, mos rri aty se s'ke pjesė. Gjahu i pėrket atķ qė e ka ngujue.
Tė bani zį me i ndihmue me e qit prej rrethimit, ju bane pjestar. <Tė thirri vet.>

NENI 368. Kufizim gjahu nė katund
Gjuetari nuk ka tė drejtė me hi pėr gjah nėpėr tė mbjella e kopshtije. Do me hi aty, ka detyrė me i lyp lejen tė zot.
Afėr shpijash gjahun e ndjek, po nuk ka tė drejtė tė qes pushkė. M'gjah qet si tė largohet shpijash.

NENI 369. Dami pėr gjahun
I bane kuj dam ti a zagari, lan damin. Ja bane kuj damin me dashje a ja mshehe, lanė damin a gjobėn.
S"lave dam e gjobė, i zoti i mallit tė le nė faj, katundi ku u ba dami, s't'jep tė drejtė me gjuejt ma nė kufit e vet. Tė xuni, tė dėnon katundisht.

NENI 370. Kur pritet mik gjahtari
Gjahtari me ndodh i huej e me e vra kush, i pritet mik katundit ku u vra. Katundi ka detyrė me gjetė dorasin e me u la para shpisė e kushrijve tė gjahtarit.
Me u vra gjahtari kur asht me pjestarė, pjestarėt ose gjejnė dorasin, ose jesin mikpremė.
Ndera jau do me i ndihmue shpisė tķ me ja marrė gjakun.

Kreu II

Gjuetia e peshkut


NENI 371. Gjuetia e peshkut nė vend me kufi
Gjuetinė e peshkut e banė gjithkush nė dajlanin e vet. Ja la shoqit dajlanin me pjesė a falas, puna e tij. Me detyrė kush s'mund t'a bajnė.
Gjuetija e peshkut nė fund tė arės, i pėrket tė zot tė arės. Kush aty s'mund tė hynė, pa lejen e tė zot. <Asht vendi i huej. Tė zon e ka gjallė.>

NENI 372. Gjuetija e peshkut nė vende pa kufi
Gjuetija e peshkut nė ujė e hurdha tė tokės bashkari, bahet simbas radhės sė xanme. Rend nuk ka. Ra e xune radhėn i pari ti, kush s'ka tė drejtė me t'u pėrzie; po si nji ditė e nji ditė radhėn nuk mund e xash ti i pari. Kanė tė drejtė edhe tė tjerėt. <Asht bashkari. S'asht vendi yt.>

Kreu III

Gjuetia me leqe e kurtha


NENI 373. Edrejta me gjue me leqe e kurtha natėn
Me vu leqe e kurtha pėr gjoje nė mal e tokė tė vet, nė mal e nė tokė bashkari ka tė drejtė kushdohi. Po leqe e kurtha vehen nata me natė.
Dita me ditė i zoti ka detyrė me i shkreh. S'i shkrehu e ra gja a shpend i huej e u ba dam, i zoti i tyne lan damin.

NENI 374. Kufizime pėr leqe e kurtha
Leqe e kurtha bri rrugės e shtekut a nė rrugė e shtek s'ka tė drejtė me vu kush. <Rruga e shteku punojnė natė e ditė.>
I vune, katundi tė le borxh. I vune prapė e u ba gja dam, lanė dam e gjobė. E pėrsėrite, lanė dypėrnjahen dam e gjobėn tepėr.

NENI 375. Leqet e kurthat janė tė zot
Leqe e kurtha tė vume me Kanu, nuk i preken kuj. Ja preke, i ke borxh tė zot. Katundi s'ta ban tė mirė. <I ke ra nė qafė pa tė drejtė.>
Ja vodhe kuj leqe e kurtha, ja prishe, ose ja vodhe gjahune ramė nė te, ka detyrė me ja kthye a me ja la gjahun. Kurthė e leqe i lanė dy pėr nja. Me pėrsėrit, veē damit, katundit do t'i japish arsye. Tė fali katundi, dija pėr nder e hiq dorė mbrapshtish, ndryshe lanė dam e gjobė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2007, 22:10   14
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
5. NDAMJA DHE TRASHĖGIMIA

Kreu I

Ndamja nė shtėpi
<Zjarmi dahet, gjaku s'dahet>


NENI 376. E drejta me u da
Tė drejtėn me lyp dae e ka secili pjestarė nė shpi. <Me zor nuk mbahen bashkė gjindėt e shpisė.> Kush do me u da, i lyp danė tė zot t'shpisė dhe ky ka detyrė me e qit nė pjesė tė vet.
Me ba me lyp tė gjithė pjestarėt, i zoti i shpisė ka tė drejtė me u lyp arsyen e daes.

NENI 377. Dita e daes
Si tė lypet daja, caktohet dita e daes. Dita e daes caktohet shtatė ditė deri nė dy javė.
Gjatė kėsaj kohe lejmrohen miq e bija, tė vllaznuem e kumbarė. Kėto kanė detyrė ndere me u pėrpjek mos me i lanė me u da. <Daja asht e randė. Tė banė shoq me vllanė>.
Me ndodh ndoj pjestar shpije larg, i ēohet fjalė me ardh pėr ditėn e daes. Ditėn e daes gjindėt duhet tė jenė nė shpi.
Pėr ditėn e daes i zoti i shpisė ka detyrė me u ba gati pėr ēdo gjį bashkė me gjithė ndihmsa e pjestarėt me fitime e borxhe, me gjį tė gjallė, rraqe e plaēka.

NENI 378. Caktimi i gjanave pėr dae
Me Kanu ditėn e daes do tė dahen:
1) kullė e shpi, ksollė e tbuna, mulli e vanicė
2) arė e vneshtė, bahēe e livadhe, troje e male drush dhe gjethesh
3) rendi i ujit e i mullinit
4) fitime e borxhe
5) almise e mjeshtri
6) rraqe e plaēka
7) gjanė e gjallė me kalė e mushkė
8) bletė e shpendė
9) drith e ēdo bimė aret
10) venė e raki, bylmet e kopshtije
11) me ndodh vjeshtė a dimėn, dahen edhe grazhdijet e bagėtive

NENI 379. Mnyra e tė damit
Me dį, dan vllaj i madh pėr ēdo gjį e mbi ēdo gjį. Me zgedh, zgedh i vogli e me radhė deri te i madhi. I fundit merr i madhi.
Kur ka edhe nipa e kushrij jetim, ato kanė tė drejtė me zgedh tė parėt ose simbas radhės qė do t'i takonte babės sė vet.
Pėr jetimėt zgedh kujdestari i tij: daja, kumbara, i vllaznuemi ose i dami nji zjarmit; ndryshe i kanė kujdes pleqt e daes.

NENI 380. Damja e shpisė nė mes kushrijve
Damja e shpisė sė madhe nė mes kushrijve bahet, sė pari, pėr vlla tė madh kryeheret tuj fillue te gjyshat e babgjyshat e teposht. Danė ktu e ban plaku i daes.
Mbasi tė bahet damja nė mes tė kushrijve, bahet damja tjetėr nė mes djemve tė axhave dhe, e fundit nė mes vllazėnve.

NENI 381. Damja e tokės qė tė mbetunve shkret
Shpija e toka e tė mbetunve, tė bashkuem me kėtė shpi, dahet pėr vlla.
Me ndodh tė shpisė kushrij ndėr veti, toka e tė mbetunve shkret u pėrket pėr vlla kushrijve qė kanė ma tė ngat kah gjaku.
Toka e tė mbetunit shkret nuk dahet para se tė vdes ai.

Kreu II

Ndamja nė plang e rrang


NENI 382. Damja e shpisė me ksollė e tbuna
Damja e shpisė dahet pėr vlla. Sa vllazėn janė aq pjesė dahet shpija.
Kur shpija nuk asht e mbarė nė dae, ose i kthehet pjesa njanit vlla nė pare e gja e ēdo gja simbas pleqnisė, ose i bahet shpi nė veti sa i takon pjesa e vet.
Ksollė e tbuna i merr vllaj qė mori tokėn e malin ku janė ata. Tė vllazėnve u ka borxh pjesėn nė pare a gja e ēdo gja.

NENI 383. Damja e tokės dhe e ujit
Tokė e mal, arė e livadh, kopėsht e vneshtė, kullot brigjesh e vrrini dahen pėr vlla. Ka vllaj djelm shumė a pak, Kanuja s'do me ditė gja. <Sot ke djelm pak, nesėr ke shumė.>
Toka e bleme, mbas dekės babės, dahet pėr burrė, nė sa toka e babės pėr vlla.
Uji dahet nė ēat rend pėr pjesė toke.

NENI 384. Damja e mullinit vetjak
Mullini e vanica dahen pėr vlla. Vllaj qė i merr, u lanė pjesėn vllazėnve tė tjerė.
Me u lanė mullini bashkari, ēdo shpi ka rendin e vet. Rendet dahen ditėn e daes. Punimet e visė e tė mullinit bahen rrethas.

NENI 385. Damja e gjasė sė gjallė, e bletėve dhe e shpendėve
Gjaja e gjallė e zgjojt me bletė dahen pėr vlla. Gjaja e vueme mbas dekės sė babės dahet pėr burrė, shpendėt dahen pėr kunorė.
Me ndodh qe e lopė, kalė a mushkė, ma pak se pjesėt e vllazėnve, kėto dahen tuj u barazue me gja tė imta.

NENI 386. Damja e rrangėve
Almise e vegla pune, reme e hekurishta tė tjera, vozga e gavixha, teneqe, lugė e enė, mbloja e shtroja dahen pėr vlla.
Veglat e mjeshtrisė i qiten vllajt mjeshtėr e ai kthen ēmimin e pjesės pėr vlla.

Kreu III

Ndamja nė raste tė veēanta


NENI 387. Damja e fitimeve dhe e borxheve
Fitimet e borxhet janė tė shpisė. Ditėn e daes i zoti i shpisė ka em detyrė bashkė me ndihmėsit e vet me u kallzue pjestarėve tė shpisė sa fitime e borxh ka. Fitimet dahen pėr kunorė.
Borxhet lahen ditėn e daes me gja e ēdo gja, o dahen pėr vlla. Vllazent kanė detyrė me ja dorzue borxhet tė zot shpisė sė vjetėr e ky i lanė. <Uhadhanėsit pėr borxhet e dhanme njohin nji zotshpije>

NENI 388. Nuk futen nė dae
Shpenzimet e martesės pėr djalin qė do tė martohet brenda motmotit, nuk hinė nė dae. Ato i qiten tet para se tė bahet daja.
Nė dae nuk futėn:
1) gja e mall tė vueme me fitimet mbi fitimet e shpisė
2) gjaja e malli i fituem me punėdore tė grave
3) paja e dhantitė e nuses
4) armėt e burrave tė shpisė, kur janė dhanė pėr burrė
5) tokė e gja e jetimėve
6) gjaja e malli i huaj i lanun me marrveshje apo me amanet

NENI 389. E damja pėr nder
Tė zot tė shpisė asht detyrė ndere me i qit tepėr tjerėve takamin e kafes dhe cergėn.
Kali i shalės i qitet tė zot shpisė me ndrrim; gja me gja.
Tė zojė shpisė i qitet tepėr tjerėve magjeja e bukės. Ēobanit, ogiēi i tufės; lavėrtarit kau pėr zemėr e almiset, por me ēmim pjese.

NENI 390. Baba e pjesėt e daes
Baba s'ka pjesė shpije e toke e gjithēka tjetėr qė dahet pėr vlla. Nė dae i caktohet mgoja, 300 okė drithė. Edhe nanės djelmt i kanė borxh mgojėn sikur babės. Ēaē marrin si dulėn mė veti, si ndejen me njanin vlla. Vllaznit mgojėn e dajnė ndėr veti me pjesė. Pėr dekė tė babės e tė nanės kanė detyrė ka nji kį pėr drekėt e tyne. Kaun e shpenzimet e tjera pėr drekėt i pjestojnė ndėr veti.

NENI 391. Raste tė veēanta tė damjes sė tokės pėr vlla
Toka pėr vlla dahet nji herė. Me i lé babės tjetėr djal mbas daes, ky hyn nė pjesė toke me vllan qė ndej baba. Me i pasė dhanė tokė nė vend tė mgojes, i jet ēajo tokė.
Vllai i lemė mbas daes, pa pjesė nuk lehet. O i blehet nji pjesė tokė, o toka pjestohet rishtas pėr vlla.

Kreu IV

Pleqtė e ndamjes


NENI 392. Plaku i daes
Plak damje zakonisht mirret nji kushri a shoq kufijar tek i cili i fle zemra secilit pjestar damje. Ksi rastesh plaku i daes rri kujdestar damje njilloj pėr tė gjithė. <Apanga> plaku nuk merr. Cillė e darkė i ka aty. <Asht puntori i tyne.>

NENI 393. Pleqt e daes
Kur pjestarėt e daes kanė kundėrshtim ndėrveti, merret ka nji plak pėr pjestar.
Pleqt e daes janė burra tė njoftun pėr dae me drejtėsi. Pleqt e daes pjestojnė plang e rrang simbas Kanues.
<Apangat> e pleqve tė daes i ka detyrė kush i thrret. Pėr <apanga> duhet kambė dhije pėr plak.

NENI 394. Pleqt pėr ankesė damje
Me ndodh e me ju ndrrue mendja pjestarėve e mos me u pajtue ndėr veti pėr damjen, kanė tė drejtė me thirrė pleqt e tjerė e me pleqnue damjen e bame.
Kėto ose pleqnojnė si tė parėt, ose bajnė pjestim tjetėr. <Apangat> jau lanė kush i ka thirrė. Pleqt e parė nuk kanė punė me pleqt e dytė. <Apangat> e marrme pleqt e parė nuk i kthejnė. <Kanė marrė apangat pėr punėn e bame, u pėlqei, s'u pėlqei tė damve kjo punė.>

Kreu V

Mbas ndamjes sė shtėpisė


NENI 395. Tė pamit e daes
Mbas ditės sė daes hapet tė pamit e daes. Tė pamit zgjat pesė ditė.
Nė tė pamė vinė shokė e kumbarė, miq e dashamirė pėr urim e ngushllim: <U shkoft mbarė daja e pėr tė shėndosht! Buka u daft, gjaku mos u daft!.>Gjatė pesė ditėve tė tė pamit pjestarėt e shpisė kanė detyrė ndere me ndej bashk si pėrpara e me shkue pėr fjalė tė zot shpisė sė kishin.
Pėr ēka duhet me bukė e hana pėr pesė ditėt e tė pamit, plaku i daes ka detyrė me i qit veē e mos me i fut nė dae.
Me ndodh e me u zgjatė tė pamit deri nė dy javė, kur asht shpija e madhe, pjestarėt e daes kanė detyrė ndere me i prit miqt nė odėn e miqve qė kanė pasė sė bashku e shpenzimet me i hek rrethas. <Shpija e mirė ka shpijakė tė mirė e s'koriten.>

NENI 396. Bashkimi i shpive tė dame
Tė damit nji zjarmi a kushrijt kur s'mund tė gjallnojnė dhe e shohin se janė vorfnue nė mashkuj dhe e kanė vėshtirė me jetue sejcili shpi mė veti, merren vesh e bahen nji shpi. Kush tė keqe s'jau ban. <Bashkimi ban fuqinė.>
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.11.2007, 00:17   15
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
6. E DREJTA E DETYRIMEVE

Kreu I

Detyrime pėr fjalėn e dhėnė
<Kah del fjala, del shpyrti>


NENI 397. Fjalė burrash
Ta lypi kush fjalėn pėr nji punė, pėr njė shkuesi a pėr nji kallzim dhe ti ia dha, mbete i lidhun mbas fjalės sate. Mbete peng e u bane borxhli pėr fjalėn e dhanme. Burri i rri nė ta fjalės sė dhanme.
<Burri lidhet pėr fjale, kau lidhet pėr brinash, qeni lidhet pėr hekrash.>
Edhe gruja e fmija e shpisė fisnike i rrinė fjalės sė dhanme me <fjalė burrash>.

NENI 398. Kur shkelet fjala e dhanme
Mos me i ndej kush fjalės sė dhanme, del i paburr. Jet njeri lojc. Bahet rrenc. <Burrin e korit rrena. Ēdo kori e lanė pushka. Rrena e burrit s'lahet me kurrgja. Mbete rrenc, hupe nder e besė>.
Burri rrenc jet i leēitun pėr kah farefisnia, shoqnia e miqsia pėr sa tė jet gjallė. I zoti i shpisė rrenc e le shpinė e vet tė leēitun pėr nji brez.
Me u ba zakon pėr at shpi shkelja e fjalės sė dhanme, atėherė ajo jet e koritun dhe e leēitun deri nė tre brez.

Kreu II

Detyrimi i porosisė me bé (Amaneti)

<Amaneti asht ma i randė se toka>


NENI 399. Amanet
Amaneti lehet pėr hall a pėr nji nevojė tė madhe fort. Amaneti asht si ndorja. Amanet i le nji shoqi, nji miku a dashamiri. Kur s'pret puna, amanet i le edhe nji shtegtari tė huej, deri hasmit me <Amanet ta paēa lanė!>

NENI 400. Amaneti tė bahet detyrė
Me ta lanė dikush nji gjį amanet, ta ban detyrė ndere. Amanet pėr dam e dhunė nuk ka detyrė kush me marrė. Fmi a i ri, burrė a grue, mbi amanetin s'duhet me qit gjį tjetėr. Amaneti s'lehet nė rrugė. Kush asht burr a fistar amanetin ja kryen ditėn e dekės edhe hasmit. Sado barrė e randė me t'u bį amaneti, detyrė ke mos me e lanė nė gjysė tė rrugės.

NENI 401. Kur shkarkohesh prej amanetit
Mos me ta mrri puna me e krye amanetin pėr ndoj hall tė fortė qė tė rį, ja le amanetin dikuj qė mund t'a kryej: tandit a tė huejt me <Ta paēa lanė amanet ty!> Me ēaē u shkarkove.

Kreu III

Detyrimet nė shitblerje


NENI 402. E drejta me shit e me ble
Me shit e me ble ka tė drejtė ēdo shpi. Po ēdo gjį e shpisė shitet e blehet me mirvet e pėr fjalė tė zot shpisė.
Nė treg si ai qė shet, si ai qė blenė janė barabar para njani-tjetrit.
Kush blen ka tė drejtė me ble ēka i pėlqen atij.

NENI 403. Detyrime tregu
Me ba dallim nė blesė faqe tjerėve, ai qė shet i bje ndesh tjetrit, e tandon. <E tandove tjetrin, do t'i pėrgjigjesh. S'mund ju lave, tandimi tė bahet dhunė edhe pse je nė mall tand.>
Dole me shit, detyrė ke me ja dhanė ēatij qė ta lypi i pari e ta pranoj ēmimin me mirvet. Erdh tjetri mbas tė parit, detyrė ka mos me e lyp pėr veti. <Dy dhandur me nji nuse nuk xehen.>
Kush blen, s'ka tė drejtė me shį mallin e huej. <E pėlqeve bleje; s'e pėlqeve le. Gja me zort s'po tė nep kush.> Ēmimin e mallit e cakton i zoti. Tė zbriti gjį, puna e vet. <Tė pėlqej me ēat ēmim, merre. Me ēmimin qė do ti s'mund t'ja marrėsh. Ēmimin e fundit e pret i zoti i mallit.>

NENI 404. Gjaja e malli i vjedhun nė treg
Kush blen ka tė drejtė me pyet: <Kush e shet kėtė mall?!> pėr me u sigurue se gjaja a malli shitet pėr fjalė tė zot. <S'due me ble gjį e mall me fjalė.>
Me ndodh e me ble gjanė e mallin e vjedhun me <padije> kuj borxh s'i ke, por me ta kap i zoti, ke detyrė ma ja kthye. <I zoti merr gjanė e vet>. Ka punė me ēat qė ja ke ble. <Hapi sytė kur blen e shet!>

NENI 405. E blemja me kusht
Gjaja e gjallė mund tė blehet edhe me kushte. Kushtet ka tė drejtė me i vue kush blen. Me i pranue kushtet i zoti, e merr blesi. Mos em i pranue, me detyrės'mund t'ja bajnė kush.
Me i ble lopėn kuj e me tė than: <Mos dalt barės, prejumbas meje> - ti ke tė drejtė me ja kthye, me tė dal shterpė. I zoti tė kthen paret. Hanger fjalėt e veta, ke tė drejtė me i lyp benė. Ta bani benė, me ēaē mbyllet ajo punė. S'ta bani benė, me detyrė s'mund ia bash. <T'ka thanė, s't'ka thanė, borxh s'mund e lanė.> E bleve gjanė pa kusht e s'duel si kujtove, s'ke pse i shkon te dera tė zot. <Ku i pate sytė.>

NENI 406. Tė drejta tė veēanta tė burrit
Pjestarėt e shpisė deri ēdo burr ka tė drejtė me ble e me shit e me hi dorzan pėr mende tė vet, kur e sheh me arsye, pėr sa u bajnė armėt e sahati, kuti e qelibar deri ndoj gja me vleft veshė; po, jo sa me u zhburrnue faqe tjerėve. U zhburrnue, keqet me shpi e kushrit rrethas. Burrat kanė tagėr me ble e me shit ēdo gjį kur asht puna me pshtue krena njerėzish ose mos me mbet shpi e fis nė kori e marre.

NENI 407. E drejta e grues me shit
Grueja shet e blen pėr fjalė tė tė shoqit e ky me mirvet tė zot tė shpisė. Grueja ka tė drejtė me shit e me ble pėr sa i pėrket pundorės sė vet. Fitimet prej pundores e tė falmet prej gjiniet, i shet a i ban tram, puna e saj.
Me shit grueja gja tė gjallė, ja rraqe shpijet, blesi duhet tė sigurohet nėse janė pėr fjalė tė zot t'shpisė.

NENI 408. Kapari me pare
Burri bje nė godi me dikė me ble e me shit, me ba ndoj punė a rrugė. Me tė ra nė godi ja ban <Pėr har!> dhe i jep kaparin. Kapari i jepet tė zot tė mallit apo atij qė ka me ba punėn.
Kapar asht 1 grosh deri nė 50 grosh. Bashk me kapar caktohet edhe dita e dame. Me kalue dita e dame, kapari humb e gjaja hiqet. Kush merr kaparin detyrė ma nuk ka pėr tej dits sė dame. Tė priti pėrtej cakut, dija pėr nder, po detyrė s'mund t'i bahet. Me ta hek kush gjanė, mallin a punėn nėn kapar, tė jetė borxh e borxhi tė bahet detyrė dhune.

NENI 409. Kapari me <Qe besa>
Ma ja lyp nji gjį tė zot e ky me ta fol me <qe besa>, ka detyrė ndere me i ndej fjalės si burrat, ndryshe jet i koritun. <Qe besa e burrit> asht kapari e dorzani ma i miri ndėr burra.
Me u marr vesh me dikė pėr nji punė a nji gjį qė do me ble apo me shit dhe si kapar i asaj godije e le me <qebesa>, jet detyrė pėr tė dy palėt. I tha: <A ta la nė besė tande!> dhe ju pėrgjegj: <Qe besa, le!> - i jet borxh. I doli fjalet, jet rrenc.

Kreu IV

Panairi, detyrime tė veēanta


NENI 410. E drejta pėr panair
Panairi bahet vit pėr vit Ditėn e Luleve nė Lam Lushaj, Grykė-Kabash, pėr mbar krahinėn e Pukės. Nė panair ka tė drejtė me marr pjesė kushdohi: plaku e i riu, burri e grueja, krenė e vegjli, i vendit e i huej, pukjanė e mirditorė, hoxhė e prift.
Do me ardh ndokush prej dhenash tjera me shit a me ble, nuk ka kush tė drejtė me i thanė: <Kah po shkon?!> apo <Ēa do ktu?!>
Nė panair, tė largtit: vendas a tė huej, kanė tė drejtė me ardh me mallnat e veta nji natė para e me ndej gjithė ditėn e panairit deri dy sahat pa u errė.
Nė panair, si natėn, si ditėn, gjithkushi ka tė drejtė me e shpall mallin e vet me za pėr gjat panairit.
Gjatė panairit kajka e vallja, gurapeshi e pushka nė shej, kanė ditėn e vet. Kush ndalesė pėr to nuk mund t'i bajė kuj.

NENI 411. Detyrat e pjesėmarrėsve nė panair
Gjatė panairit ēdo pjesėmarrės ka detyrė mos me i ba kuj dhunė e ngatėrresė, tė shame e tė shtyme, tė rame e tė vrame. <Lyp vend gjeti pėr ēato punė!>
Nė tė dy anėt e panairit janė kishė e xhami, kryq e vorre. Gjithsecili e ka detyrė mos me i prek as mos me i dhunue. Janė ndorja katundit e fisit tė Kabashit. Pėr rreth panairit janė shpi e prona tė katundit. Kush punė me to nuk ka, veē nė u shkoftė mbrend pėr mik.

NENI 412. Detyra tė veēanta tė Kabashit nė panair
Katundi i Kabashit me fisin mbar ka detyrė me caktue rojet rreth panairit. Lajmėsit kanė detyrė me lajmue pjesmarrėsit mbar pėr sullet e Kabashit. Sullet janė:
1) kush vjen nė panair ka detyrė me ardh me shit e me ble, me pa e me ndie, pa bį dhunė e ngatrresė
2) kush ve prit e ban pré mbrenda kufijve tė Kabashit, ban mikprem fisin e Kabashit
3) ēdo shpi nė Kabash e ka pėr nder me prit e me qit pėr mik ēdo pjesėmarrės nė panair
4) ēdo i kabashės ka pėr detyrė mos me pengue kand gjatė panairit me shit e me ble, me kėndue e hedh valle, me u ra veglave e tupanit, me qit nė shej a pėr qef, si ditėn si natėn
5) kush del kundėr sulleve ka Kabash e Pukė nė shpinė

Kreu V

Dhėnia e tokės me fitim


NENI 413. Kufizime nė dhanien e tokės
Me pasė nevojė e me e lėshue tokėn me fitim, kush nuk mundet me ja ndal kuj.
Toka me fitim nepet nė tri mėnyra: me tė tretė, pėr gjysė ose qesim. Pėr kėtė punė bahet marrėveshja nė mes tė zotit tė tokės e marrėsit tė saj me fitim.
Fjala kėputet ditėn qė jepet toka. Fjala e kėputme bahet tagėr kanuje. E treta, gjysma ose qesimi i jepet tė zot tė tokės simbas marrėveshjes: nė vjeshtė a kryemotmoti, me gjį e ēdo gjį a me pare.

NENI 414. Kushtet e punimit tė tokės
Marrėsi tokės me fitim, ka detyrė me e punue simbas kushteve tė vueme prej tė zot.
Kushtet janė:
1) me e plehnue krye tri vjetėsh
2) me ja punue skejet me tarrakop ēdo vjet
3) mos me i lanė stomet pa mure
4) me i ruejt pemėt prej damtimit

I zoti i tokės ka tė drejtė me e pa tokėn vjet pėr vjet. Mos me ja plotėsue kushtet, ky ka tė drejtė nė pranverė me ja hekė tokėn marrėsit, ndryshe ja le pėr sa kohė ka marrėveshjen.

Kreu VI

Ndėrrimi i tokės


NENI 415. E drejta me ndrrue tokė
Me ra nė ujdi shpija me shpi pėr me ndrrue ndėr vedi copa tokash pėr nevojė tė tyne, kush s'mund ta ndalin. <Ndrrova tokė me tokė.> Vetėm kushrinija e fisi ka tė drejtė me tė vue kushtin: jashta fisit, mos me ba ndrrim toke. Ndrrimi i kėtyne tokave bahet kur tokėt janė larg njana-tjetrės dhe kufijari nė mes. Po ndrrimi bahet edhe tokė me tokė bashkė me shpijat.
Ndrrimi bahet me dishmitarė. Dishmitarėt janė prej kushrijve e shoqnisė rrethas. Me ndodh ndoj ngatrresė nė mes dy shpive, dishmitart diftojnė kushtet e bame kryeherės. Me u pendue njana shpi, tjetra s'ka detyrė me ju pėrgjegj ma.

NENI 416. Kufijari nė tokėn e ndrrueme
Shoqit kufijar qė vjen nė tokėn e ndrrueme kushrijt e ndrruesit kanė tė drejtė me i caktue kushtet e veta pa e cėnue nė kufi, rrugė, rend e bashkari.
Shoqnija rrethas kanė detyrė ndere kufijarin ardhės me e prit e me ja hap derėn pėr shoq. Edhe shpija qė vjen ka detyrė me u sjell si e lyp e mira e shoqnisė rrethas.

Kreu VII

Shitblerja e tokės


NENI 417. E drejta e shitjes sė tokės
Tokėn e vet ka tė drejtė ta shes kushdohi. <Do me shit, shite. Toka jote asht. S'ka kush punė me tokėn tande.>
Toka shitet e blehet me pleq. Pleqt janė ndėrmjetės nė mes dy palėve. Pleqt kanė tė drejtė me caktue afatin e kisteve tė pareve, kur tė dy palėt fillojnė mos me u marr vesh ndėr veti.
Toka shitet e blehet simbas Kanunit tė Lekės. Kanuja thot: <Kush do me shit tokė, ka detyrė me jau ēue kushrijve e fisit pėr derė. Pa u lut ēato, toka nuk mund tė shitet gjeti.>Si t'i lusish ato, ke tė drejtė me lyp bles gjeti (Pukė e Iballė).
Jashta fisit toka nuk mund tė shitet (Kabash e Berishė).
Me desht me e shit tokėn e bleme, ke detyrė me e lut tė zotin qė ta shiti e kushrijt e tij rrethas. Mandej, lyp blesė gjeti.

NENI 418. Darka e blemjes sė tokės
Me t'u shit tokė, blesi ka detyrė me shtrue darkėn e tokės. Natėn se kur shtrohet darka, e cakton blesi i tokės ose pleqt ndėrmjetės. Nė darkė veē pleqve, thirren kushrij e kufijarė tė tė dy palėve, gjithsejt nji sofėr burra. Darka e tokės i ve kapak blemjes sė tokės.

Kreu VIII

Grazhdijet


NENI 419. Shitblemja e grazhdijeve
Shitja e grazhdijeve bahet nė vjeshtė ose nė pranverė. Me pasė nevojė kush me shit grazhdije, ka detyrė ndere me lut kushrijt e kufijarėt pėr derė. Nuk i pyete, detyrė s'mund ta bajnė, po del dashakeq.
Mos me mujt me i la dikuj borxhin e tė lypi grazhdijet pėr borxh, detyrė ke me ja dhanė. <Borxhi do la.>

NENI 420. Detyrat e tė zot tė grazhdijeve mbas shitjes
Tė lypi blesi afat me ja mbajt grazhdijet e bleme nė rreth tė shpisė tande, detyrė ndere ke me ja mbajt. Ja mbajte, detyrė ke mos t'i bahen dam prej gjajet. <Ja ke me borxh me ja ruejt si tuat. Ja dhe fjalėn.>
Me ba me ja ndrrue me grazhdije tė tjera ma tė kqija, ke detyrė me i kthye grazhdijet e veta ja me i dhanė paret. Ndryshe para katundit ke faqen e zezė.

Kreu IX

Gjėja e gjetun


NENI 421. Gjaja e gjetme lyp tė zonė
<Mos ju gzo gjasė sė gjetme. Gjaja e gjetme asht e hueja.>
Me ndodh e me gjet ndoj gja tė gjallė e mall tė huej rrugės a nė tokėn tande, detyrė ka me mbajt haptas dhe me ba me ditė kedohin pėr te. Me pasė treg afėr, detyrė ndere ke me pague lajmsin pėr me ba me dije njerėzit pėr gjanė e mallin e gjetun.
Me t'u gjet msheht, ndiqesh pėr vjedhjen e saj.
Me ardh i zoti, i dorzohet me dishmitarė.

NENI 422. Detyrime pėr gjanė e gjetme
E more nė shpi gjanė e gjallė, detyrė ke me e mbajt me mbarshtrim. Me ndodh kafshė pune detyrė ke mos me e mundue sa me e damtue. E damtove, ke detyrė me i la damin.
I zoti i gjasė ka detyrė me la pėr sa ka hangėr gjaja. Me ndodh kafshė pune nuk lan gja. <Ēa ka hangėr e ka la me punė.>


NENI 423. Kur gjaja e gjetme bahet e jotja
Gjaja e gjetme bahet e jotja, kur nuk del i zoti. E mbajte haptas dhe hape fjalė se e ke gjetė e s'duel i zoti, bahet e jotja. Borxh ma s'i ke kuj.
Me ndodh e me e gjet vetė i dytė a vetė i tretė, dahet me pjesė ose e merr njani dhe lanė pjesėt tjera.
Gjanė e gjetme mos me e pa i pari, po i dyti; i pari s'ka pjesė. <Ku i pate sytė? Pėr ty s'ke tuj u gjet.>

Kreu X

Dhania e gjasė sė gjallė me fitim


NENI 424. Mėnyrat e kushtet e mbajtjes
Me marrveshje gjaja e gjallė i jepet tjetrit nė dy mėnyra: pėr kryes e pėr gjysė.
Gjaja e marrun pėr kryes e ka tregun e bamė me Kanu: 10 okė drith pėr krye tė berrit ditėn e lamit a deri Shėnkollit (6 dhjetor). Gjaja pėr gjysė, pllejat, e ka me Kanu: kmendė a lesh pėr gjysė njė javė mbas qethjes. Shtimin e gjasė: pėr gjysė pėr vjet. Shtesėn e merr nė vjeshtė.

NENI 425. Kushtet e kthimit
Gjaja e mbajtun me fitim do t'i kthehet tė zot simbas marrveshjes: vitin e caktuem, ditėn e vjeshtės, nė ēat moshė qė asht marr. Pjellakėt, simbas viteve tė pjelljes.
Me u la lahet edhe me i kthye me copė. <Ēaē tė pata borgj, ēaē tė ktheva. As njeriu s'rri gjithmonė i ri.> Po, marrsi jet burr lojc e i paburrni.

Kreu XI

Dhėnia e kaut me hu


NENI 426. Marrja e kaut me hu
Kau me hu asht gjithmon i tė zot.
Shpija nė nevojė e merr pėr punė pėr sa i duhet asaj a pėr sa vjet ja le i zoti. Kau me hu jepet <me qe besa> me u kujdes si pėr tė vetin dhe me e kthye nė afatin e caktuem. Nuk u kthye nė cak pėr vorfni tė marrsit, fundja lahet edhe sa me u gjet pėr ka. <Ka tė mora, ka tė solla, borxhit tė dola.> Por marrėsi jet burr lojc.

NENI 427. Marrja e fitimit prej tė zot
Kau me fitim e ka nji hu drith vit pėr vit ditėn e Shėnkollit. Me tė pranue i zoti edhe gja e ēdo gja nė vend tė drithit, lahesh me te. Po, Kanuja pėr kaun njeh nji hu drith.
E preve pėr mort e pėr dazėm, ja e shite, i zoti s'do me ditė gja. <Kau hec nė hulli deri ditėn qė t'ja ēojsh tė zot nė derė.>

NENI 428. Pleqnija e kaut tė bamė dam
Me u ba dam kau me hu pėr faj tė marrsit, ky i ka borxh tė zot kaun e fitimin pėr te, deri sa t'ja ēojnė nė derė. I jet pėr faj: kur rrxohet, i plas nė hulli a ja ha ujku. <S'tė ka borxh i zoti pse nuk e ruen ti.> Ta hangri ujku nė tufė tande, tė zot s'i ke borxh.
Me u ba dam pa faj, tė zot i ēohet lkura e lahet me ēaē. Shkon pa faj: kur cof prej gjrapnit a pse ligshtohet vedi. <Gjarpnit e t'ligt s'u ka pshtim as njeri.>

Kreu XII

Bashkim qesh pėr mbjellje


NENI 429. Marrveshja pėr bashkim qesh
Shpijakėt, qė kanė vetėm nga nji ka, bien nė godi ndėr vedi me i ba pendė e me mbjell me to arėt e veta. Pėr rendin e mbjelljes merren vesh qysh me bashkimin.
Shpijakėt me <bashkim kijesh> me ba me mrri me ja mbjell tokėn ndonji shoqi tjetėr, fitimin e ndajnė mes tyne. Me ju ba lavėrtarit dam kau i shoqit, dami pleqnohet si pėr kaun me hu.
Me ba me i nga qet vetėm lavėrtari i njanės shpi, shpija tjetėr i ka borxh punėtorėt, simbas marrveshjes, zakonisht, dy punėtorė pėr njė ditė pune lavėrtari.
Me pasė njana shpi ma shumė tokė, ajo shpi ka detyrė me i kthye punėtorėt pėr sa ditė arė ka ma shumė.
Mos me i pasė almiset njana shpi, kjo ka detyrė me ja la me punėtorė shpisė tjetėr. <S'i kėrkoj gja, ndera e saj.>

NENI 430. Grazhdimi i qeve
Secili shpijak me <bashkim kijesh> kaun e vet natėn e merr nė shpi. Grazhdijet darkė e ndratje ja hek vet.
Gjatė punės grazhdimin e ka detyrė shpijaku qė mbjell arėn e vet. Grazhdimin ka detyrė ma jau ba qeve barabar, pa i da prej njani-tjetrit. Me u hetue se ban dallime njani lavėrtar, tjetri ka detyrė me e prish lidhjen me tė pėr <bashkim kijesh>, ja me i marr gjobėn pėr faj tė bamė.

Kreu XIII

E falura


NENI 431. E falmja pėr detyrė ndere
Shoqit qė i digjet shpija a gjaja e malli, ja ke detyrė ndere tė falmen nė drith, nė berr e punėtorė falas. Mos me pas ku fut kryet, ja ke detyrė ndere edhe strehėn nė shpi tande. Shoqit nė katund qė i digjet shpija e ka detyrė ndere nji i katunds bujar me i pri nėpėr katund tuj than: <Kti shoqit ju dogj shpi e mall. Ta ndihmojmė me ēa tė mundena.>
Shoqit nė derė e katundit rrethas ja ke detyrė ndere me i ndihmue falas me nji puntor kur banė landėt e shpisė dhe qet landėt e ngrehės sė re; kur ka mort: me i ba vorrin, me nxjerr drrasat e vorrit, ja me i ba arkivolin. <Sot ai, nesėr ti.>
Gruaja grues sė shoqit ja ka borgj ndere me e ndihmue falas: kur end pejė pėshtjellakėsh, brezash, zhgunash dhe shtroje e mbloje.

NENI 432. E falmja pėr detyrė feje
Tė falat pėr shpyrt janė detyrė fejet, po jo Kanujet. Pėr shpyrt falet <sa ta thot zemra> ose sa e ka caktue fetari. Tė falat a ndihmat jepen nė gja tė gjallė, punėtorė a pare.
Rrallė herė jepet edhe tokė. Po toka do tė pleqnohet me Kanu. Nuk fale pėr shpyrt pėr detyrė feje, bje nė marre para fetarit dhe katundit rrethas. <Danė i pashpirt e pėr kasneci.>

Kreu XIV

Shtegtari me pagesė


NENI 433. Shtegtari nė rrogė
Shtegtari mė rrogė lidhet me tė zonė e punės pėr nji kohė tė caktueme. Shtegtari ka detyrė me e ba punėn, prej katundit e mė qytet, vetėm a me kal. Me e pasė kalin e tė zot tė punės, do tė kujdeset si pėr tė vetin. Me ja gjet gja, do t'i jap arsye tė zot. I zoti i punės ka detyrė me ja la rrogėn shtegtarit simbas ujdķs sė bame. <Edhe puna me qira, nė cak tė vet e ka me u la.> Me ju damtue barra e tė zot, ja me ju pretue rrugės shtegtari jet me u gjegj pėr damin. <Pėr ēate paguhet.>

NENI 434. Kur asht ndorja e tė zot tė mallit
Shtegtari mė rrogė nuk asht ndorja e kuj. Me ba me e vra, ja me e plaēkit kush pa dal prej sysh tė zot tė punės, i pritet mik tė zot.
Me i thanė kush se po e plaēkit e po e dhunon, ja po e vret pėr inat tė tė zot tė punės, i pritet mik tė zot. S'i doli pėr zot ky, jet mikprem.

Kreu XV

Huaja


NENI 435. Uhaja pėr kushri e shoq
Kushrinit e shoqit nuk ndalet uhaja. Ta lypi, jepja kur e ke. <Sot ti, nesėr ai.> Me uha i pshtohen fmit e ftyra shoqit nė hall. Me i shkue miku nė derė dikujt e mos me i gjet bukė mbrend, ka tė drejtė me ta lyp uha nė pik tė mjesnatės e ti s'ke nder e burrni me e kthye duerthat.
S'e ktheve uhanė, jet nė marre me katund. Ta fali, ndera e ti. Mos me ta pranue gjanė tė damtueme, ke detyrė me ja ble tė re e me u la me tė. <Gjaja uha me ju ba dhunė, borxh s'ta ka.> Uhaja s'nepet me qari, qoft gja, qoft pare.
Me tė dhanė kush uha <Pare me qari>, detyrė ke me ja la. <Vet ke ra nė godi me ta.> <Me Kanu s'i ke borxh qarin (kamatėn). Parja nuk shtohet si gjaja e gjallė.>

NENI 436. Kush ka tė drejtė me dhanė uha
Me marr e me dhanė uha pėr gjanė me randsi ka tė drejtė vetėm i zoti i shpisė. Nė mungesė tė tij, ndihmsit e tė zot t'shpisė.
Pjestarėt e shpisė deri burrat mbarė pėr nevojė tė madhe fort kanė tė drejtė kanė tė drejtė ma marr e ma dhanė uha sa ku u bajnė armt e veta.
Gruaja nė shpi ka tė drejtė me marr e me dhanė uha sa ku i bajnė tė falat e tė fituemet e veta, po me mirvet tė burrit.

NENI 437. Caku i uhasė
Uhaja merret pėr nji cak kohe. Ditėn e caktueme ja ke detyrė me ja kthye. Uhaja merret me <Qe besa kam em ta kthye ditėn e caktueme!> S'mund e ktheve ditėn e caktueme, tė zot do t'i japish arsye. E la pa kthye pėr pakujdesi, bje nė marre e del i paburrė.

NENI 438. Detyrat pėr uhanė
Uhaja jepet: <Si ta dhash, me ma kthye ditėn e caktueme.>Gjaja e marrun me uha: vegėl pune, tesha veshe e shtroje, e ke me detyrė me ja kthye tė zot si ja ke marr.
Me ba me ju damtue ndoj gja, e ke me detyrė me ja diftue damin e me ju pėrgjegj.

Kreu XVI

Dorzania dhe pengu


NENI 439. Detyrat e dorzanit
Uhaja me vleft jepet me dorzanė. Me u sigurue uhasi, lyp dorzanė. Uhamarrsi ka detyrė me ja gjet. Dorzani hyn me detyrė me la nė vend tė uhamarrėsit, kur ky s'ka mundsi me la. <Shpyrti pare s'ban.>
Dorzani hyn me mirvet. Ky hyn dorzan pėr njerzi, <me pre konop mbi krye.>
Dorzan hyjn burrat e jo gratė. Dorzani pėr gratė nuk bahet. Pėr gruen vej e virgjneshė mund tė hyjė dorzan dikush prej kushrijve tė tyne.
Gruaja ka tė drejtė me hy dorzan tuj lanė peng ndoj gja tė shpisė qė e pėlqen uhasi, vetėm kur asht puna me pshtue nderin e shpisė a jeta njerzish.

NENI 440. Detyra e uhamarrsit
Uhamarrsi ka detyrė me ja kthye uhanė tė zot simbas marrveshjes sė bame. E bani uhanė gati, ka detyrėme ja ba me dije dorzanit, para se t'ja ēojė uhasit. S'mund e bani, i drejtohet dorzanit me la ai pėr te.
Uhamarrsi ka detyrė me u lodh e me ja kthye borxhin dorzanit qė po lanė pėr te. Nuk u lodh me la prej kasnecije, bje nė gjobė tė katundit. Katundi do ta shtrėngoj me <mbajt besėn e dhanme.>

NENI 441. Pengu pėr uhanė
Uhaja me randsi merret edhe me anė tė pengut, tuj lanė nji gja me vleft deri sa tė kthehet uhaja. Pengu i tokės, i ujit i mullinit jepet rrallė fort. Po, edhe kur jepet, duhet tė bahet me mirvet tė kushrijve e tė fisit.
Pengu s'kthehet pa u kthye uhaja edhe 100 vjet me kalue. <Kthe uhanė, merr pengun!> Me u pendue kush pėr pengun, s'mund tė baj vaj e ankesė ndėr pleq. Vaji e ankesa s'i njihen. <Ku e pate menden, kur dha pengun?!>

Kreu XVII

Bariu shoq


NENI 442. Marrveshja me ēobanin shoq
Mos me pas ēoban pėr gja, merresh vesh me ēobanin shoq me t'i ruejt me tė vetat. <Gjaja don ēobanin> Ēobanin shoq do ta lajsh krye motmotit pėr krye tė berrit. Me ēa e me sa e lanė, si tė jesh godit me ta.
Kur e ku me ja qit e me ja marr gjanė ēdo ditė, merresh vesh njiherė e mirė.

NENI 443. Detyrat e ēobanit shoq
Ēobani shoq ka detyrė me e ruejt gjanė e shoqit si tė vetėn.
Me ju ba dam a me i humb, ka detyrė me i kallzue se ku ju ba dami a i humbi. Me mbet sheji i gjasė sė damtueme, ja ēon shejn tė zot.
Me ja vjedh cubi, s'ka detyrė me e ndjek. Me i shkue ndihmė shoqit, i shkon pėr nder.
Gjatė ditės s'ka tė drejtė me ja mel ndoj berr, veē m'ja past lanė vet i zoti i gjasė.

Kreu XVIII

Bariu me pagesė


NENI 444. Detyrat e ēobanit rrogtar pėr gjanė e gjallė
Ēobani rrogtar ka pėr detyrė ma ja vu menden gjasė sė gjallė pėr kullosė, pėr bishė, pėr vend tė keq e cuba pa dam tė tufės e pa dam tė kuj. <Pėr ēat punė asht mė rrogė.>
Po u ba dam ndoj berr prej bishet a vendit tė keq, ēobani i ka me detyrė tė zot shejin e berrit tė bamė dam.
Me i humb gja a me ja vjedh kush, ka detyrė me i kallzue tė zot pėt vendin. E kėrkoi i zoti i gjasė me dalė bashk me lyp gjanė, ka detyrė me shkue mbas ti. Mos me i besue i zoti pėr tė hupmen, ēobani ka detyrė me ju la me be.

NENI 445. Pėrgjegjėsia e ēobanit nė shpi e katund
Ēobani ka detyrė mos me u pėrzie nė fjalė, nė hajni e hjeksi as nė shpi tė zot, as nė katund tė zot. <Tjetėr punė veē berresh nuk ka.>
Ēobani s'ka detyrė me ba vrasė e dhunė pėr me i dal zot gjasė sė tė zot. <Gjak e dhunė i mbesin pėr krye.> N'i past thanė i zoti i gjasė pėr gjak e dhunė, ka tė drejtė me ja shkrakue tė dera. Mos me ju pėrgjegj, i zoti i gjasė koritet, kurse ēobani pėrgjigjet pėr ēa ka ba.

NENI 446. Detyrat e tė zot tė gjasė
I zoti i gjasė ja ka detyrė ēobanit: pagesėn simbas fjalės sė vueme, tri hat e ditės e tė fjetmen. Bukėn e tė fjetmen, ka veē gjindve tė shpisė.
E uli nė sofėr rrethas me tjerėt dhe i shtroi me fjet nė odė tė miqve, ndera e ti. Detyrė s'mund i bahet.
Damin e ēobanit pėr gjanė e gjallė e lanė i zoti. Ēobani ka ēortim, po dami gjobė s'mund t'i bahet.
Ja vrau kush ēobanin, gjakun ja ka gjaksi, po i zoti i gjasė jet mikprem. <Ishte nė bukt tande.>
Me u vra nė punė tė keqe, shkon gjakhups e marren mbas.

NENI 447. Detyra tė veēanta tė zot t'shpisė pėr ēobanin rrogtar
Me desht i zoti i gjasė dhe me e hek ēobanin rrogtar pa e gjet nė faj, rrogėn e vjetit rrumbullak ja ka pėr detyrė.
Me desht i zoti i gjasė e me u ēue prej aty pėr me ngul gjeti dhe ēobani mos me e ndjek, i ka detyrė rrogėn deri nė at ditė e lahet.
Desht me i shkue mbas, po nuk e muer ai vet, i ka detyrė rrogėn rrotull motmotit.
Me ndodh e me e sha keqas, ja me vue dorė mė ta, i zoti i gjasė ka detyrė me ju pėrgjegj me Kanu. <Tė shame e dhunė s'ja ka me borxh.>

Kreu XIX

Punėtori hua
<Puntori uha asht si vllai me vlla>


NENI 448. Puntori uha
Nė lagje e katund shpit me shpi marrin e japin puntorė uha pėr me qit pleh, me mihė arėt, me kosit, me vue gjeth, me korr e me ēarue arėt etj.
Puntori uha asht detyrė me u thirr 3 ditė deri nji javė para ditės sė caktueme pėr me xanė radhė e me sigurue puntorin.
Pėr punė tė veēanta puntori uha thirret me emen, ndryshe nji puntor prej gjindve tė shpisė.

NENI 449. Detyrat e puntorit uha
Puntori uha, kur s'e ka mjetin e punės, i thot pėr te tė zot tė punės qysh ditėn qė e thrret.
Ditėn e caktueme ka detyrė me i shkue te shpija pa u fillue puna. Me pas hall tė madh fort, i kallzon hallin, ja i gjen nji puntor tjetėr nė vend tė vet.
Gjatė gjithė punės punon me sa mundet pa i ba hile tė zot tė punės dhe pa ju pėrzie nė punėt e gjindėve tė shpisė.

NENI 450. Detyrat e tė zot tė punės
I zoti i punės ka detyrė mos me ju gėrmush puntorit uha. As me e shtye me punue ma shumė se i takon. Bukėn ja ka detyrė si gjindėve tė vet.
I zoti i punės ka detyrė me u kujdes mos t'i binė kush nė qafė puntorit. Puntori asht nė bukė e nė besė tė zot tė punės. Me ja gjet gja, jet mikprem.
<Hasmi tė lypin vend gjeti e jo nė bukė teme!>

Kreu XX

Punėtori me pagesė e pėr borxh


NENI 451. Marrveshja pėr puntorin
Kanuja pėrveē puntorit uha njeh edhe puntorin pėr borxh dhe puntor me pagesė.
Kush ka nevojė me ba ndoj punė, si: mur a shpi, em nxjerr trenė a drrasa, me hap tokė a me mbjell, me korr a me ēarue, me kosit a me vu gjeth, i ven fjalėt me mjeshtėr e puntorė. Me tė pasė borxh ja lyp me ta la borxhin me puntorė. Godia pėr ksi punsh bahet kryesisht ditėn e panairit nė Lam Lushaj, Kabash.

NENI 452. Detyrat e tė zot tė punės pėr mjeshtrin
I zoti i punės mjeshtrit e puntorit ja ka detyrė tri hat e ditės: ndrate, cillė e darkė dhe rrogėn pėr punėn e bame. Me ndodh tė largėt, u ka borxh edhe tė fjetmen.

NENI 453. I zoti i punės s'ka tė drejtė pėr punė mjeshtrije
Mbas fjalės sė lidhme, i zoti i punės s'ka tė drejtė me ju pėrzie nė punė mjeshtrit e puntorit. <Mjeshtri e puntori e dinė vet punėn e tyne.> Me tė pyet: <Si tė duket?> - ke tė drejtė t'u thuesh fjalėn tande. Ndryshe, <shih e mos fol!>
Kur fillon e mbaron, kur rri a punon, e di mjeshtri vet me puntorėt e tķ. I zoti i punės s'ka tė drejtė t'i pėrzihet.
Mjeshtrit e puntorit nė rrogė, jau ke detyrė borxhin ditėn e caktueme. Luejte fjalsh, veē koritesh. Rrogėn e vet, me pare a gja e ēdo gja, mjeshtėr e puntorė e marrin me mirvet a me pleq.
Pėr sa tė jenė nė punė e nė bukė tė tė zot, janė ndorja e tij.

NENI 454. Detyrat e mjeshtrit
Mjeshtri si vetėm, si me puntorė ka detyrė me ja ba punėn tė zot simbas marrveshjes sė bame. S'ja banė, do t'i japin arsye e do t'i lahen.
Qau puna mbrapa, borxh ma tė zot nuk i kanė, veē humbin zanin pėr mjeshtėr tė mirė.

NENI 455. Kur mjeshtėr e puntorė s'kanė tė drejtė
Mjshtri e puntorėt nuk kanė tė drejtė me u pėrzie nė punėt e tė zot t'shpisė e tė gjindve tė asaj shpije.
Mjeshti e puntorėt nuk kan sy e vesh pėr ēka bahet nė shpinė e tė zot. <Sy e veshė i kanė pėr punė e mjeshtri.>
Me u kėrkue i zoti i punės ndihėm pėr me mbrojt nder e burrni, me detyrė s'ja kanė. Ju pėrgjigjen ndera e tyne. I zoti i punės ka detyrė mos me i lanė borxhli pėr dam e faj, gjobė e gjak.
<Tė ndihmoj si burrat, mos e kthe nderen dhunė.>

Kreu XXI

Rrogtari pėr punėt e shtėpisė


NENI 456. Tė drejtat e tė zot ndaj rrogtarit
Shpit e mdha e dyert e para kanė tė drejtė tė marrin edhe rrogtarė pėr punė shpije. Por rrogtarin e marrin me mirvet tė tķ. Pėr punėt qė do tė kryejnė i zoti ka tė drejtė t'ja caktojė detyrat qysh kryeheret, po edhe gjat ditės me pasė nevojė.

NENI 457. Detyrat e tė zot
Pėrveē punėvet i zoti s'ka tė drejtė me e ngarkue me tjetėr gja rrogtarin. <Rrogtari punėn ka pėr zanat>.
Rrogėn ja ka detyrė simbas marrveshjes sė bame. Veē rrogės, i ka detyrė bukėn e tė fjetmen.
Pėr sa ta ketė rrogtarin nė bukė tė vet, dora e huj s'mund t'ja prekin. Ja rrehi a ja vrau kush, jet <mikprem>, ja qet pushkė e nderet.

NENI 458. Detyrat e rrogtarit
Rrogtari ka detyrė nė ēdo punė qė ja kėrkon i zoti pėr arė e vneshtė, pėr livadh e me bajt, pėr jashta shpijet e mbrenda shpijet. Rrogtari s'ka tė drejtė me thanė: <U lodha>. <Pėr punė ka ardhė me rrogė, e pėr punė paguhet.>
Me gjindt e shpisė e pėrzien puna, pėr tė tjerat gjana dahet veē tyne.

NENI 459. Rrogtari zot shpije
Me ra nė gjak shpija e me u gjet rrogtari i zoti mund ta bajnė zot shpijet pėr sa tė jenė burrat pėrjashta. Ky ka detyrė me shėrbye me nder e besė. Ndryshe del i pabesė e koritet. Pėr besė tė preme i ka borgj tė zot dhe shpisė e kushrinisė sė vet.

Kreu XXII

Djali mbas veti


NENI 460. Mbajtja e djalit mbas veti
Zotnit, krenėt e bajraktarėt, tė zot e shpive tė mėdhaja kanė tė drejtė me mbajt djalė mbas veti pėr sigurinė e jetės e tė drejtave tė tyne.
Djalin mbas veti e zgjedh i zoti. E zgjodhi nė vllazni e fis, nė miq e dashamirė, nė kumbarė a tė huej, puna e tij. Kush s'ka tė drejtė me i thanė <Pse?!>

NENI 461. Detyrat e djalit mbas veti
Detyra e djalit mbas veti asht me shkue mbas tė zot kurdo e kudo ai: larg a afėr, natėn a ditėn, pėr kohė tė mirė a tė keqe, qetėsisht a me pushkė pėr faqe nė roje tė jetės a tė nderit, tė pasunisė a tė fjalės sė tij.
Djali mbas veti ka detyrė t'i jetė besnik tė zot. T'i baj sytė katėr e tė mos pres me i thanė i zoti: <Priti se mė vranė!> Po, flakė pėr flakė ta pshtoj tė zonė prej hasmit tė tij.
<Djali mbas veti ka zanat pushkėn.> <Pėr ēat punė asht djalė mbas veti.>
Nė ndeje e sofėr, rri mbas tė zot. Nė sofėr tė vogėl e ka vendin.

NENI 462. Detyra tė veēanta tė djalit mbas veti
Djalin mbas veti i zoti e ēon edhe pėr fjalė e lajm nė kambė tė vet. Fjala e tij asht fjala e tė zot. Po ky ka pėr detyrė fjalė e lajm t'i ēoj e t'i thot si ja ka thanė, sakt.
Mund tė ēohet edhe me marr uha a borxh, me marr gjysmat e lavertarit nė tokė tė zotnisė. Detyrė ka me i marrė si tė ishte i zoti vet, pa shtue e pa pakue gja.

NENI 463. Detyrat e tė zot
Zotnia ka detyrė me mbajt djalin mbas veti si nja prej burrave tė shpisė. Nė bukė e tė fjetme mos me e nda si rrogtarin.
Rrogė s'i ka detyrė. <Djali mbas veti s'asht rrogtar. Ai asht djalė.> Po, pa gja nuk e le. E di vet ēa me i fal. Me ju vra mbas veti, shpisė sė tij i lanė gjakun me pare a me tokė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.2.2008, 17:32   16
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
7. DETYRIMET NGA SHKAKTIMI I DĖMIT

Kreu I

Dėmi dhe pashtraku


NENI 464. Dami dhe rastet e gjobės
Dami nuk ndalet. Brigjet, vija e ujit, shteku e rruga, mali e kullota me kufi, kanė edhe damin pahiri a me hiri. Dami pahiri ēmohet e lahet pėr dam. Damit pa hiri s'mund t'i bahet gjobė. Dami i mshehun e me hiri, veē damit i ka edhe gjobėn katundit e apangat pleqve.
Dami i fmisė ēmohet pėr dam fmije, ēmohet ma i vogėl se i tė mdhejve. Damin e fmisė e lanė shpija e tij.
Me u gjet fmija nė dam, kapet pėr dore e ēohet te shpija e vet. I damtuemi thrret nė oborr tė shpisė e jau dorzon fminė tuj u diftue damin e tij.

NENI 465. Gjaja nė dam
Me u gjet gjaja nė dam, i thirret ēobanit e i kallzohet dami i bamė. Me u gjet gjaja nė dam pa ēobanin e vet, i damtuemi e kap gjanė pėr qafe e ja ēon tė zot nė oborr tuj i kallzue pėr damin e bamė. Mos me e njoftė gjanė e huej, ja me ja ditė menden tė zot se nuk i shtrohet kollaj damit, i damtuemi ka tė drejtė me e fut gjanė nė vath tė vet. Tė zot i ēon fjalė me ardh e me marr. Gjanė ja lshon nė prani tė dorzanėve a pleqve tė damit.

NENI 466. Dami i visė
Dami i visė sė ujit dhe i visė sė mullinit asht me ēmim tė caktuem me sulle katundi. Me u da vija e ujit a vija e mullinit nė tokė tė dikuj, ky ka detyrė ndere me e kthye. Nuk e kthej, ka detyrė me lajmue rendtarin e ujit. Nuk e lajmroi, ka detyrė t'i lahet me sedije.
Kush e danė vinė e ujit me gja ja me kafshė pune si em hiri, si pahiri ka detyrė me la nė vejshtė 80 okė drith gjobė.

NENI 467. Detyrat e shpisė sė damēorit
Kush i ban dam kuj me gja tė gjallė a nė mėnyra tė tjera, ka detyrė me i shkue nė derė vet a me i ēue ndoj shoq nė kam tė vet e me i thanė: <Ta kam ba ēet dam pahiri. Tė jam borxh me ta la.>
Me u ba dam i madh, shpija e damēorit ka detyrė me ju shmang gjakut tė xet tė tė damtuemit, deri sa tė ndėrmjetėsojnė shokė e miq.

NENI 468. Mohimi i damit
Basi i damit ka detyrė mos me e msheh damin dhe mos me ia humb nė moh. Ndryshe bje nė faj.
Me u mundue damēori me e humb damin nė moh, ka detyrė me ba benė. Me u diktue me kėpucar, lanė gjobėn, fajet e kapucarin. Mos me i ndej damit as me kapucar, lanė edhe apangat e pleqve.

NENI 469. E drejta e tė damtuemit
I damtuemi ka tė drejtė me ja kėrkue damin damēorit kujdo qoft. Me ndodh disa damēorė, damin jau kėrkon veē e veē ose sė bashku, siē e kanė ba.
Kur dami bahet me hiri, i damtuemi lyp pleqt me i pleqnue fajin. Me pasė damēori hjeks e ortak, i damtuemi ka tė drejtė me kėrkue me i ba pjestarė faji e dami.
I damtuemi me arsye e mirvet mund t'ja ulin damēorit ēmimin e damit, po detyrė s'mund t'ja bajnė kush.

NENI 470. Caku i tė lames sė damit
Pėr lamjen e damit lehet nji ditė e caktueme. Ditėn e cakton i damtuemi, ja pleqt e damit. Me e caktue damin me u la em drith, dita e caktueme do tė jetė dita e lamit ose dita kur futet kallamoēi nė kosha.
U caktue dami me u la em kambė tė berrit, ja me pare ose gja e ēdo gja, dita e caktueme lehet nė dy deri tri javė.

NENI 471. Pashtraku pėr dam e faj kullose
Me u kap tufa e huej nė mal a nė vrri tė tjetrit, i zoti i tufės do tė laj pashtrakun. Sa tufa tė jenė, ēaē herė do tė lajnė pashtrak.
Pashtraku lahet me berr pėr qafe. Me u kap nė lavėr gjaja e katundit tė huej me tė imta e me tė trasha, pėr pashtrak merret njė ka, ose kambė berri pėr 80 copė tė imta. Pashtrak mbrenda katundit merret nji ka a katėr desh, kur i zoti i tufės fut gjanė nė lavėr a livadhe para ditės sė caktueme prej katundit.
Ogiēi i kumbonės as merret, as jepet pashtrak. Asht ndera e tufės.
Pashtraku dahet katundisht, ja lihet pėr nevoja tė xhamisė.

NENI 472. Pashtraku i nepet tė zot tė kullotės
Pashtrakun ka detyrė me e la i zoti i tufės. I zoti ka detyrė me e kap nji berr pėr kambe dhe me ja dorzue tė zot tė kullotės.
I zoti i kullotės s'ka tė drejtė me shtri dorėn e me zgjedh gjanė ma tė mirėn. Do ta marr prej dorės sė ēobanit. Me kundėrshtue ēobani e mos me e dhanė berrin, i zoti i kullotės, ka tė drejtė me marr vet nji ēdo. <Pashtrakun me tė mirė a me tė keq do ta napish.>

NENI 473. Pashtraku me pré
Me kundėrshtue ēobani me pushkė pashtrakun, i zoti i kullotės ka tė drejtė me ira pré me katund tė vet. Katundi tjetėr s'ka tė drejtė t'i pėrkrahet katundsit tė vet. <Pashtraku asht me Kanu.>
Kur i zoti i tufės vetėm a me katund as pashtrak nuk lan, as gjanė s'e hek prej kullotės sė huej, atėherė tė zot e kullotės kanė tė drejtė t'i bien pré rrethas me katund e bajrak dhe t'ja marrin pré tė gjithė tufėn. Preja kthehet sa ta pleqnojnė pleqtė fajin.
Me u vra kush prej pretarėve, preja jet pėr gjak, ndryshe, gjaku-gjak e preja-pré.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.3.2008, 11:51   17
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
1. PJESA E PĖRGJITHSHME

Kreu I

Ndėshkimet


NENI 474. Dėnimet pėr mbrapshtina
Vet shpija, katundi, fisi e bajraku mbarė pėr fajtorin pėr mbrapshtina nė shpi, lagje, katund, bajrak e dhé, kanė dėnimin simbas fajit tė bamė.

NENI 475. Llojet e dėnimeve
Dėnimet qė jep Kanuja simbas mbrapshtinash janė kėto:
1) e hekmja e armės prej tė zot t'shpisė a bajraktarit me vojvodė e djelmni
2) gjoba me gja e pare
3) pashtraku
4) leēitja prej kushrijve, katundit, fisit a bajrakut
5) djegia e shpisė dhe e premja e pemėve
6) e nxjerrmja prej bajraku me gjindėt e shpisė, lanja e tokės djerr tri vjet
7) vrasa katundisht prej fisit a bajrakut

Kreu II

Caktimi dhe zbatimi i ndėshkimeve


NENI 476. Caktimi i dėnimeve
Caktimi i dėnimeve mbrenda shpisė bahet prej tė zot t'shpisė me mirvet tė ndihmsave tė zot t'shpisė dhe tė pjesėtarėve tė shpisė; nė kushrij, lagje e katund, prej pleqve nė krenėt e fisit e bajraktarin nė kuvend me burrat e dheut. Nė dhé dėnimi jepet prej pleqve me krenė, bajraktarė dhe zotninė nė Kuvendin e Dheut.

NENI 477. E kryemja e dėnimeve
Kryemjen e dėnimeve em gjobė e bajnė pleqt e gjobės. Kur fajtori nuk bindet, bashk me pleqt e gjobės shkojnė edhe djelmnia e fisit ja e bajrakut.

Kreu III

Ndėshkimi kundėr lagjes e katundit


NENI 478. Dėnime kundėr lagjes
Bani me i dalė kundėr katundit nji lagje, katundi ka tė drejtė me e leēit si katund. Me ndodh kundėrshtimi me dam tė madh pėr katundin e fisin, fisi e bajraku ja e leqit, ja me djelmninė e vet a tė dheut e shtrėngon me veprue simbas sulleve tė katundit e tė fisit.

NENI 479. Dėnime kundėr katundit a bajrakut dal rruge
Me ndodh e me ba katundi sulle e dėnime ndryshe prej Kanunit tė Lekės, bajrakėt e tjerė kanė tė drejtė me e shtrėngue me pleq a me dhunė katundin e bajrakun e dalun rruge me shkue mbas Kanunit tė Lekės.

2. PĖRGJEGJĖSIA NDĖSHKIMORE

Kreu I

Kundėr marrėveshjeve pėr bashkėpunim mbrapshtishė


NENI 480. Tė ndalunit e pritės
Prita nuk xehet nė katund tė huej. Me ba me hetue, katundi ka tė drejtė me e rrethue dhe me e ēue pritėn e katundit a tė bajrakut tė huej. Me ba me u hetue mbas vraset, katundi i lyp arsye. S'mund u la me Kanu, bajraku i vet ka detyrė me e shtrėngue me i la gjobėn e katundit <pėr dhunė kufini>
Mos me u pėrgjegj as bajraku, atėherė katundi, i dhunuem prej prite, bashkė me bajrak tė vet e leēit katundin e huej pėr ēdo marrje e dhanie, pėr udhė e shtek deri sa tė pleqnohet prej dheut.
Prita pėr gra e fmi asht e ndalun me Kanu. Qiti e vrau kend, prita bje nė marre pėr pushkė tė keqe.

NENI 481. Pengimi i pėrkrahėsve
Kush i bahet krah dhunuesit e vrasit, si: hjekės a si ndihmės i tij, jet pjesėtar faji a gjaku. Me i hetue i rrezikuemi pėrpara, ka tė drejtė me jau ēue pleqt nė derė tuj u thanė tė hekin dorė prej ksi mbrapshtish. S'u pėrgjigjėn, ka tė drejtė me u ankue nė krenė e pleq. Krenė e pleq tė katundit e tė fisit, ja tė bajrakut kanė detyrė t'i shtrėngojnė e t'i gjobisin. Me u ndodh dhunuesi i katundit a i bajrakut tė huej, krenė e pleq kanė tė drejtė me u djeg shpinė pėr shkelje sulli e tė besės me katund.

Kreu II

Pėrgjegjėsia e bashkėpunėtorėve


NENI 482. Hjekėsi e pėrkrahėsit nė dhunė e vrasė
Hjekėsi e pėrkrahėsit kur hetohen, ja dalin ballas, bahen pjestarė dhune e vrase tė dorasit. Kush bahet jataku i dorasit me dije, gjobitet e leēitet prej katundit tė vet. <Jataku merr hisen e dorasit>
Pėrkrahėsit me pare a pėr nder, kur s'dalin haptas dhe mbrapshtinė e tyne e merr pėrsipėr dorasi, s'ka punė me to. <Asht nja qė rreh gjoksin>

NENI 483. Uhasi i pushkės
Me i lyp dikush dikuj pushkėn e ky me vra dike me tė, nė gjak bje dorasi. <Gjaku shkon pėr gisht>
Me pasė dijeni uhasi i pushkės se pėr ēa e ka pushkėn dorasi, bje nė faj, po jo nė gjak. <Nė gjak bje dorasi>
I zoti i pushkės ka detyrė mos me ja dhanė kuj pushkėn veē pėr hall tė madh. Me mbrojt jetė e nder, shpi e pasuni, jepet e merret pushka uha si ēdo send tjetėr. Kush e jep pushkėn uha pėr ksi rastesh asht fistar e faqebardh ndėr shokė e miq. Pėr raste tė tjera pushka nuk i jepet kuj.

Kreu III

Pėrgjegjėsia pėr raste tė veēanta mbrapshtish


NENI 484. Ngucatari
Ma dal dikush e me nguc dikė pėr faj tė bamė a veē pėr kryeneqėsi ja pėr smiranaze dhe me u ba dhunė e gjak, dėnimi peshon gjithmonė ma rand kah ngucatari. <Ti e nguce, ti e fillove e me arsye s'u shtrove>
Me ndodh ngucatar nji mahall a katund, pleqnohen me krenė e bajraktarė tė bajrakėve tė dheut.

NENI 485. Shtiekeqi
Me shtie dikush dikė me ba dhunė e gjak, shtiekeqi bje nė faj, dorasi bje nė faj e nė gjak. Pėr faj shtiekeqin e ndjek shpija e damtueme a e vrame. Mahalla e katundi e leēit, fisi e gjobit. Me i dhanė shtiekeqi dorasit fjalė e besė se ka me e ndihmue ditėn e mbrame dhe me i dalė rrenc, me u faktue, shpija e damtueme ka tė drejtė me e ba pjestar. Qe mbrenda fisit, fisi e djeg pėr besėpremė.

3. PJESA E VEĒANTĖ

MBRAPSHTINA E VRASJE NĖ SHOQĖRI

Kreu I

Mbrapshtina kundėr rendit shoqėror

<Ma e ēmushmja n'ket jetė, asht nderi vetė>



NENI 486. Mbrapshtina kundėr shoqnisė mbarė
Mbrapshtinat kundėr nderit tė ēdokujt tuj e korit, janė mbrapshtina kundėr vllaznisė e fisit tė tij, kundėr katundit e bajrakut tė vet. Vllaznia e fisi ka detyrė ndere me ju ba krah tė vetit, kur tjetri i bje nė qafė dhe e korit. Katundi e leēit dhe e gjobit, kurse bajraku e pėrze prej vendit, i djeg shpinė e ja le tokėn 3 vjet djerr, sa herė koritja e njaj shpije bahet shkak pėr trazime e vrasje nė lagje a nė katund, pėr vllazninė a fisin mbarė.
Me ba ndonjani mbrapshtina me tė shame a tė rame, me tė pshtyme a tė shtyme, me tė grabitme a dhunė, bje nė faje e nė gjobė tė katundit. <Ka trazue katundin>
I korituni ja qet pushkė e nderet, jase jau fal miqve e dashamirėve, fisit e katundit qė ta gjykojnė e ta peshojnė, kur fajtori bje nė pendesė e lyp tė falun faqe burrash.

Kreu II

Mbrapshtina kundėr nderit tė grues (Koritja e grues)

<Nderi i grues asht si gastarja. U thye, s'gjitet ma>


NENI 487. Grueja e pėrdhunueme
Tri gjana s't'i lyp Kanuja me i falė: premjen e mikut, grabitjen e pushkės dhe tė koritmen e grues. Tė trija kėto s'i lanė gja veē gryka e pushkės. Koritja s'lahet me gjobė e me pare. Peng e pleq s'lypen. Burri i fortė qet pushkė e lahet. Gruen e koritun me pėrdhunė, s'ka kush tė drejtė me e leēit a me e dėnue. <Grueja dhunės sė burrit s'mund i dalin>

NENI 488. Grue e burr tė marruem
Me u gjet burr e grue a ēikė e djalė nė punė tė keqe me dashjen e tyne, ato janė tė marruem. Burri i grues, i ati a i vllai i saj, ja shpit e tyne, kanė tė drejtė t'i vrasin tė dy palėt. Tė vramėt shkojnė gjakhupės. Me pshtue e me ik, janė tė leēitun prej farefisit e tė qitun pėr jetė prej dheut tė vet.
U martuen ēika e djali, shpija e ēikės e shpia e djalit ndreqen me pleq. Tė marruem s'jesin. Ke ēika e xanme, <Marren e lan pushka>

NENI 489. Grue e ēikė me barrė nė fis
Me u gjet me barrė grueja vejė, grueja e lshueme a ēika, fisi e katundi i vret katundisht, ndryshe ja le ta vrasin shpija e vet.
Ēika e bame me barrė prej nji burri tė nji fisi tjetėr vritet. Burri i fisit tjetėr jet nė gjak. Me ba me u bind shpia e ēikės sė koritun prej shpisė qė e koriti pėr me u lidh me martesė, bahen miq.

NENI 490. Dėnimi i burrit qė korit gruen a ēikėn
Burri qė korit gruen a ēikėn hetohet tue shtrėngue gruen a ēikėn ose me kapucar. Me ndodh i fisit kapet prej fisit e digjet a vritet katundisht bashk me gruan a ēikėn e koritun.
Me ndodh i fisit tjetėr, ndiqet pėr gjak deri sa tė vritet. Rrallė fort mund tė pajtohen tue mbyll atė punė me martesėn e tyne ndėr veti.

NENI 491. Ankesa e gjinisė pėr binė e vrame
Me ba me u ankue gjinia pėr binė e vet bashkė me shpinė e burrit tė vramė se nuk janė vra pėr punė tė keqe, gjaksi ka detyrė t'ju lahet me prova e dėshmitarė, ja me be me betarė simbas Kanunit. Mujti me u la gjaksi, detyrė tjetėr nuk u ka. Me kaq kanė detyrė me i thanė: <Tė lumt pushka!> e me i la fishekun me fishek. S'mujti me u la, bje nė gjak tė gjinisė sė grues e tė shpisė sė burrit tė vramė.

Kreu III

Mbrapshtina kundėr martesės


NENI 492. Me ja hek a me ja grabit gruen kuj
Grueja nuk i hiqet kuj me hjeksi a me tė grabitme. Ndryshe bje nė gjak pėr nder tė marrun. Shpija e tė vramit s'ka tė drejtė em lyp gjak, veē me ba pajtimet e me marr paret e gjakut. Nuk e la nderin e vet me hjeksinė e grues dhe e vret edhe atė qė ja muer gruen, atėherė edhe kėsaj shpije ja ka borxh paret e gjakut. Don em marr gjak shpija e tė vramit, kush pushkė tė mirė s'ja ban. <Vetė e pate fajn: i more gruen, e korite>

NENI 493. Me e kthye gruen
Me dek ndoj burr nė shpi a nė tė damit nji zjarmi, gruen e tij e kthen pėr veti nji burrė tjetėr i shpisė me kėrkesė tė zot t'shpisė. Mos me dasht grueja vej, kush me forcė s'ka tė drejtė me e mbajt. <Grueja vej flet vet pėr martesė tė vet> Do grueja, po s'do gjinia e saj, gjinia s'mund tė pėrzihet. Pėr binė e kthyeme gjinisė i nepet nji kį e <i mbyllet goja>
Kisha nuk e jep me kthye kush gruen nė shpi.

NENI 494. Me ik ēika e xanme
Me ik prej shpije ēika e xanme e me u martue gjeti em mirvet tė gjinisė, gjinia bje nė gjak me mikun e parė. Mos me i parė hak as hile gjinia, i lahet me bé. Atėherė bje nė gjak ai qė grabiti ēikėn e xanme.
Me ik ēika e xanme, por me jau kthye krushve pa u ba nuse gjeti, gjinia lahet e miku pshton me nder. S'mund e gjet ēikėn, krushve u ban nuse ēikėn e dytė. Mos me pasė ēikė tjetėr pėr nuse, ka detyrė me ju lut tė damėve nji zjarmit e kushrijve me ja fal nji pikė pėr me nxjerr nuse prej shpije.

NENI 495. Me ik grueja me kunorė
Me i ik grueja burrit me shkue nė gjini pa arsye, veē se nuk do me i ndej burrit tė parė, gjinia ka detyrė me ja kthye prap burrit. Mos me u gjegj grueja, gjinia ka detyrė me ja lanė shtekun hapt burrit pėr me ardh e me marr me zort.
Me ik grueja e me u martue gjeti, gjinia do t'i lahet me bé burrit tė parė se nuk i ka hak as hile. Me ēaē i del borxhit. Atėherė <Ku shkon pshtjellaku, shkon gjaku>

Kreu IV

Mbrapshtina e vrasje nė besė


NENI 496. Shkelja e besėlidhjes
Me vra kush nė besėlidhje tė fisit, tė dheut a tė 7 Bajrakėve, ndiqet pėr gjak e grihet katundisht. Nė besėlidhje tė dheut a tė 7 Bajrakėve, i digjet shpija i priten pemėt dhe leēitet.
Me shkel kush besėlidhjen tuj i dhanė krah anmikut tė vendit, i digjet shpija e i bahet tufa pré.

NENI 497. Mbrapshtina kundėr dorzanėve
Bje nė gjak e nė gjobė: kush vret gjaksin a shpinė e tij mbas pajtimit tė gjakut, kush vret gjaksin gjatė besės sė dhanme. Gjakun e kėrkojnė dorzanėt e gjakut a tė besės, gjobėn e kėrkon katundi pėr mikprem. Gjoba e katundit asht me i ra pré tufės sė tij e me e leēit prej katundit.
Kush vret nė moh, bje nė gjak tė shpisė sė tė vramit. Katundi e leēit pėr paburrni. <Qeni ha tinėz>

NENI 498. Vrasje e mikut nė besė
Ma e madhja kori pėr kah Kanuja asht me pre mikun nė besė. Kush pret mikun nė besė: nė shpi a nė rrugtim tuj e vra vet a tuj e heksue te hasmi pėr pare, asht i dekun kah Kanuja. <Dek e pa hi nė dhé> Fisi i ban gjamėn nė oborr e pėr drektė e mort i merr gjobė nji pend qe e i danė katundisht si bajrak tuje leēit pėr tre brez atė shpi (Berishė). Kush pret mikun nė besė, digjet e leēitet si shpi prej fisit e bajrakut tė vet (Kabash, Thaē, Qerret e Malzi).

NENI 499. Vrasje nė vende beset
Katundi me katundin kufijar cakton me Kuvend tė pėrbashkėt vende beset pėr ta.
Kėto vende janė rrugėkryq: ku bahen kuvende; ku merret drejtimi pėr te njani a tjetri katund; ku qitet nusja nė pjekjeē ku jepet kushtrimi katund me katund; ku bahet mallimi i gjasė nė kullosė.
Me vra kand nė ksi vende beset, gjaksi grihet katundisht e shkon gjakhupės. Me u vra kush nė moh, do tė hetohet me kapucar e betarė prej dy katundeve tė vendit nė besė.

NENI 500. Vrasje pėr me marr hisen shkret
Me vra kush kushrinin a vllan pėr me ja lanė hisen shkret pėr me e marr vet, grihet katundisht prej fisit tė vet. <Asht nė besė tė fisit tė vet> Me e vra nė moh e me i lind dyshimi fisit do tė lahet me bé e me betarė. E lanė betarėt mbrend, grihet katundisht.
Me e vra kinse ka korit fis e katund pėr mik a besė, do tė hetohet deri sa tė gjindet e vėrteta.

NENI 501. Vrasja e rrogtarit tė huej
Grueja, pushka, miku e rrogtari s'i preken kuj. Kush i prek, bje nė gjak. Me ja vra kuj rrogtarin, <ja ke pre mik>. <Ishte nė bukė tė tė zot> Me ja rreh e me ja dhunue rrogtarin kuj, e ke korit. <Ja ke pre mik. Asht nė besė tė tij>

Kreu V

Mbrapshtina e vrasje kundėr kishės e xhamisė


NENI 502. Dhunimi i kishės a i xhamisė
Kush dhunon kishė e xhami tuj e sha si fé e vend fejet, tuj hy e krye vrasje a mbrapshtina nė oborr, te dera a mbrendė; tuj thye kishė a xhami me e poshtnue a me e vjedh: bje nė faj e nė gjobė. Nderin e gjobės e kėrkojnė dorzanėt e kishės e tė xhamisė, dami i kthehet kishės a xhamisė.

NENI 503. Fetari kur dhunohen kishė a xhami
Fetari: prifti a hoxha nuk kanė tė drejtė me e nxit e me shty famullinė a xhematin pėr hakmarrje. Ato kanė detyrė me lajmue dorzanėt e kėto vetėm a me katund ēmojnė fajin e damin e ngucakeqit a tė cubit.
Me u ba dhuna nė moh, dorzanėt kanė detyrė me hetue vet e me kapucar deri sa ta gjejnė fajtorin. Dorzanėt me katund ja marrin fajtorit dam e gjobė krejt tufėn e gjasė ja njė pjesė toke nėn shpi. Fetari s'ka tė drejtė me u pėrzi.

NENI 504. Mbrapshtina kundėr fetarit
Me sha kush, me kėrcėnue a me vue kush dorė nė fetar: nė prift a hoxhė, pėr punė fejet, dorzanėt me famulli a xhemat lypin nderin e fetarit. Asht nė besė tė tyne. Fajtorėve, sa tė jenė u digjet shpija, ja u merret ka nji kį gjobė e dahen katundisht.
Qiti pushkė prifti pėr nder tė marrun, lshon nė gjak shpinė e vet. Prifti e grueja nuk vriten pėr gjak.
Qiti pushkė hoxha, ky bje nė gjak vet bashk me shpinė e vet. Katundi gjobėn e merr prej fajtorit ngucatar <pėr mikprem>

NENI 505. Vrasja e fetarit
Vrasja e fetarit pėr punė fejet a pėr me e grabit, fajtori kėrkohet prej dorzanėve e vritet katundisht. Shpija i digjet e gjindėt nxiren prej fisit e bajrakut. Me u vra prifti nė kishė, kisha mbyllet. Fajtorėt grihen katundisht, shpija u digjet, gjindėt qiten jashta fisit e bajrakut. Toka u merret pėr kishė e kisha e re bahet nė truell tė tyne. Rrallė fort, me ndodh e me u vra fetari nė punė tė keqe, shkon gjakhups. Me u vra pėr gjak, dorzanėt jesin mikprem. Gjakun e marrin katundisht e lahen.

NENI 506. Mbrapshtina kundėr rrogtarit a puntorit tė kishės
Me i ra kush nė qaf rrogtarit a puntorit tė kishės me tė shame a tė rame, jau pret mik dorzanėve tė kishės. Famullia merr gjobė njė mzat dhe e danė katundisht e dorzanėt lahen.
Me i ra nė qafė kuj nėpėr katund rrogtari a puntori i kishės, kush dorė mbi s'mund tė ven pa jau ba dert dorzanėve. Me ndodh faji i rand e mos me prit puna, tė damtuemit venė dorė e bajnė zap. Para dorzanėve japin arsye e lahen.

NENI 507. Vrasja e rrogtarit a e puntorit tė kishės
Me e vra kush rrogtarin a puntorin e kishės, ja se gjinden nė punė tė keqe, u digjet shpija prej dorzanėve me katund. Gjakun e merr shpija e rrogtarit a e puntorit ose kėrkon paret e gjakut. Dorzanėt jau nxjerrin gjaksorėve paret e gjakut e bajnė pajtimin me kishė e me shpi tė vramit.

Kreu VI

Mbrapshtina e vrasje tė rrogtarit


NENI 509. Mbrapshtina tė rrogtarit pėr fjalė tė zotnisė
Me vra kend rrogtari me fjalė tė zotnisė, dam e gjak i ēon nė derė tė zotnis. <Gjaku shkon pėr gisht, por gishti asht pėr fjalė tė zotnisė> Rrogtari asht puntor i zotnisė e ka detyrė me bį ēat punė qė ja cakton zotnia.
Me i ra mohit zotnia a me e bį rrogtari vrasen nė krye tė vet, damin e lanė zotnia e gjakun rrogtari. Rrogtarit ka detyrė me i dahnė rrogėn e me e largue shpijet.

NENI 509. Mbrapshtina e ēobanit rrogtar e i zoti i tij
Me u xanė ēobani rrogtar me ēobat e huej nė kullosė, jep arsye para tė zot dhe dam e faj i ka pėr krye tė vet. Me ja kėrkue katundi me e largue, i zoti ka detyrė me e largue shpijet rrogtarin.
Me vra kend ēobani, gjakun e ēon nė shpi tė vet, damin e banė pėr shpinė i zoti. <Ishte nė bukė tande> Me vra cub a hajn tuj ruejt gjanė e tė zot, gjakun e ēon nė shpi tė vet. Me ja marr pėrsipėr i zoti, prej gjakut lahet.

4. MBRAPSHTINA KUNDĖR JETĖS E SHĖNDETIT

Kreu I

Vrasja

<Pushka pėr hall, ka uratėn>


NENI 510. Pushka pėr hall
Pushka pėr hall asht pushkė e mirė.
Pushka e mirė qitet: kur pritet miku; kur i merret burrit ndera; kur qet me marr gjak. Pėr ēeto tri punė i urohet burrit pushka me <Tė lumt gryka e pushks!> Pushka pėr hall ka ndoren e ndėrmjecėn gati. Kush qet pushkė pėr hall, gjen strehė e vendin e mikut kudo qė shkon. Pushka e mirė asht me Kanu tė Lekės.

NENI 511. Pushka e keqe
Pushka e keqe qitet pėr hajni e cubni, pėr dhunė e pėr dhunim, pėr kreni e me poshtnue tjetrin. Pushkė e keqe asht edhe kur merr gjak nė gra e fmi, nė pleq e nė tė ligj. Pushka e keqe s'ka tė uruem veē tė shame e tė mallkueme: <Ju xift gryka e pushkės!> Pushka e keqe s'asht me Kanu tė Lekės.

NENI 512. Kur pėrgjigjesh pėr vrasjen
Nė ēdo faj e dam me tė ra kush, me tė fik e me tė korit kush dhe ti e vret, bje nė gjak. <Gjaku pėr faj s'jet> - thotė Kanuja. Vrave kėnd, ndiqesh pėr gjak. Ta bani borxh e vrave, <Tė lumt pushka!> Po rae nė gjak: <Gjaku-gjak>

NENI 513. Pėrgjegjėsia e shpisė sė tė vramit
Me i ra nė dam a nė faj shpija e tė vramit shpisė sė gjaksit, shpija e gjaksit s'mund t'ja hupin gjakun pėr atė dam a faj. Dam e faj pleqnohen me pleq e lahen simbas Kanusė.
Me i ra pré tufės shpija e tė vramit shpisė sė gjaksit, kur e msyn pėr gjak, preja i jet pėr gjak.
<Preja mbas Ditės Gjakut, lanė gjakun>
Ja ktheve prenė prep si nė Kanu, gjaku jet gjak.

NENI 514. Vrasja ndėrmjet njani-tjetrit
U vran dy vet ndėr vedi, shkojnė gjak pėr gjak. Shpitė e tyne s'kan ēa i kėrkojnė njana-tjetrės.
Me mbet njani i varruem e tjetri i vramė, shpija e tė varruemit i ka borxh gjysė gjaku. Mos me i ndej nė tė shpija e tė vramit e me vra tė varruemin, shkojnė gjak pėr gjak. Me vra nji tjetėr tė shpisė tė tė varruemit, i ka borxh gjysė gjaku. Me u ba pajtimi, lanė paret pėr nji gjysgjaku. <Pushka ja merr gjak, ja lshon nė gjak. Pushka gjobė s'ka, veē kur qitet nė besė>

NENI 515. Vrasė e varrė
Me u vra dikush e me u ēue shpija e tė vramit e me varrue nji herė a deri njizet herė gjaksin a dike tjetėr tė asaj shpije, nji gjysė gjaku i xihet. <Si nji, si njizet varrė, gjysė gjaku se gjysė gjaku> Gjysa tjetėr do t'i lahet shpisė tė tė vramit. Me dek i varruemi prej plagėsh, shkon krye mė krye me vrasen e parė.
Me u vra njani e me mbet dy tė varruem nė anė tjetėr, jesin gjak pėr gjak; krye mė krye: <Dy tė varruem, nji gjak>

NENI 516. Vrasja e mungueme nė Kuvend e nė besė
Pushka e shkrepun nė Kuvend e nė besė a besėlidhjee lshon tė zonė nė gjobė.
Me u xanė dy vet e me ja kthye njani pushkėn tjetrit dhe me i shkrep, bje nė gjobė tė Kuvendit. Kuvendi i djeg shpinė pėr <mikprem> edhe pse s'u vra kush.
Me i dalė nė pritė kuj kur asht nė besė, ja asht mbrenda besėlidhjes sė bajrakut, dheut a malit, e me i shkrep pushkėn, i digjet shpija prej besėlidhjes pėr <mikprem> edhe pse s'mbet kush. Me hi puna ndėr pleq e me pleqnue pėr kadalė, gjoba e pushkės shkrepme lahet me nji kį katundisht a bajrakut.

Kreu II

Vrasja nė familje


NENI 517. Vrasja e fėmisė sė vet
Me ndodh e me e vra pėr ndoj mbrapshti i jati tė birin a tė binė, s'bje nė gjak me kend, ka vra "vedin". Kush vret vedin shkon gjakhups. Kushrijve a dajs, u jep arsye, po borxh s'mund t'ja bajnė. Me ndodh rrall fort e me vra e ama tė birin a tė binė pėr ndoj mbrapshti qė mund ta vriste edhe i shoqi, baba i fmisė, lahet kur ky o thot: <Tė lumt pushka grue!> Me ba mos me u bind i jati, grueja lshon nė gjak gjininė.

NENI 518. Vrasja e babės e nanės
Me ndodh rrall fort e me vra i biri tanė, nė gjak kuj s'i bje. I xehet se ka vra vedin para axhės e kushrijve, por nė marre bje e i leēitun jet.
Me ndodh me e vra i biri tamėn, bje nė gjak me dajėn, gjininė e nanės. Me ndodh faji i nanės i randė fort, daja i thot: <Tė lumt pushka!> Ndryshe ja e vret, ja ia falė gjakun.

NENI 519. Vrasja e vllajt
Me ndodh e me vra vllai vllanė pėr faje tė randa fort kushrijve u jep arsye e gjaku i vllajt shkon gjakhups. Pat lanė djalė, kur tė rritet, ka tė drejtė me kėrkue me pleq arsyen e gjakut tet. Me vra vllanė pėr hise grihet ma gjakhupės katundisht prej fisit. Gjindja i jesin tė leēitun.

NENI 520. Vrasja e motrės
Me vra vllai motrėn, u jep arsye gjindėve e kushrijve e motra jet gjakhupės. Me ndodh e xanme, mikut i jep arsye dhe i kthen shej e tė prume. Me vra vllaj motrėn e martueme, i jep arsye tė birit e lahet. S'mund e bindi tė birin, nipin e vet, bje nė gjak tė tij.
Me ja vra kush tė motrėn kuj, bje nė gjak tė vllajt tė saj.

NENI 521. Vrasja e grues
Me e vra i shoqi a shpija e tij gruen, veē pėr gabim e faj a pėr fjalė goje, se ban punė tė keqe, i shoqi a shpija e tij binė nė gjak tė gjinisė. Shpija e burrit jep arsye e lanė gjysė gjaku. S'i ndej nė te gjinia, e vret, i ka borxh gjysė gjaku shpisė sė burrit.

NENI 522. Vrasja e burrit prej grues
Me ndodh rrall fort e me e mbyt grueja burrin e vet, ajo s'bje nė gjak, po lshon gjininė nė gjak. Me e vra gjinija binė e vet, i jet gjysė gjaku shpisė sė burrit. Me qit pushkė e me marr gjak nė gjini, gjaqet jesin krye mė krye. Me e vra gruen shpija e burrit merr gjak me nji gjysė gjaku. Gjinija e lanė gjysėn tjetėr tė gjakut e lahet.

NENI 523. Vrasja e kunatės
Me ndodh e me e vra kunatėn nė punė tė keqe, kunata jet gjakhups, gjinija bje fishekun me <Tė lumt pushka!> Pėr hjeksi e vrasė tė vllajt, nuk vritet. Nė gjak bje gjinija.

Kreu III

Vrasja e grues shtatėzėnė


NENI 524. Vrasja e grues me barrė prej shpisė a gjinisė sė vet
Me ndodh e me e vra gruen me barrė shpija e burrit a gjinija e vet pa hiri a nė punė tė keqe, grueja e barra e saj jesin gjakhups. Me u ba gjaqe tė tjera me shpinė e burrit vra nė punė tė keqe me gruen me barrė, barra vehet pėr gjak.

NENI 525. Vrasja e grues sė huej me barrė
Me ndodh e me e vra kush gruen e huej me barrė, bje nė gjak. Me u bind shpija e grues e gjinija e saj se asht vra pahiri, gjaksi u ka borgj gjakun e grues e tė barrės. I lau gjaqet, ma pėr ēato gjaqe nuk ndiqet.

NENI 526. Tė ēmuemit e gjakut tė grues me barrė
Gjakun e grues e kėrkon gjinia. Gjakun e barrės e kėrkon i jati i barrės. Gjaku i grues asht 6 qese. (Herėt qe 3 qese). Gjaku i barrės 6 qese. Mos me u bind i jati, ēelet grueja. Doli djalė, ka 12 qese; doli ēikė, ka 6 qese.

Kreu IV

Vrasja padashje


NENI 527. Vrasja pa hiri
Me vra kush kend pahiri, s'ndiqet pėr gjak, por lanė gjak. Deri sa tė provohet vrasja, gjaksi do tė rrinė nė ngujim nė miq e dashamirė.
Me ba mos me u bind shpija e tė vramit pėr vrasė pahiri, gjaksi i ka borxh benė me 24 betarė. S'mund ja bani, ndiqet pėr gjak.

NENI 528. E shkrepmja e pushkės pahiri
Me u shkrep pushka kuj pahiri e me vra ja me varrue kand, i zoti i pushks s'ndiqet pėr gjak, por lan gjak. Me shkue mik e me e varė pushkėn nė krrab, e me u kput rrypi, ja me e lanė ngreht e shkrepet pushka, e vret kend, i zoti i pushkės ka borgj gjakun, lan gjakun. <Pushka e qeni don hekrat nė gojė> Me u kthye krraba e me u shkrep pushka dhe me u vra kush, i zoti i krrabs lan gjakun. <Kujn e ke pėr krrabė e jo pėr kurth>

NENI 529. Vrasja e vedvedit
Me vra ja me varrue kush vedin, shkon gjakhups. Gjak e varė s'mund i kėrkohen kuj.
Me vra kush vedin kah se s'ja la tjetri vendin tuj i ndej shkype mbi krye e mos me mujt me ja dalė kah se asht shpi e fortė, gjakhups jet, po shpija qė i ka ra nė qafė jep arsye nė katund e bajrak. U ba ndojherė shpija e tė vramit e fortė, lyp gjakun e vet. Shpija e mbetun nė faj ja i lan gjakun, ja i rri gjakut pėr gjak. <S'mė la rrugė ēel dhe rash e theva qafėn. Pėr faj tand diqa!>
Vrau vedin kah se s'ja pau ēajren tė vllajt a tė birit gjakhups shkon, po i vllai a i biri jesin tė leēitun nė kushri e katund.

NENI 530. E mbytmja prej qenit a shtasės
Me ndodh e me lanė ndoken dekėt qeni, kau, dashi, kali, mushka a gomari, i zoti bje nė gjak. Me mbyt mashkull, ka borxh nji gjak; me mbyt femėn, ka borxh gjysė gjaku. <E mbyti shtasa jote, po shtasa ka tė zonė. Shtasen bane zap pėr hekrash a pėr konopi, ja lshoje me ēoban. Ndryshe bje nė gjak>

NENI 531. Mbytja barrės sė huej pahiri
E pave gruen e huej, ke detyrė mos me e frigsue, me e kėrcnue, as mos me qit pushkė kund afėr saj. Ndryshe, ndodhi grueja me barrė e ju ba barra dam, bje dyfish nė faj: gjakun e barrės e nderin e marrun tė grues huej. I re moh fajit tand, pleqnohesh me pleq. <Deka e barrės pėr faj tand, tė lshon nė gjak>
Bane e vune dorė a dhunė nė gruen e huej, e asaj ju ba barra dam, prap dyfish nė faj bje. <Grueja e huej s'preket me dorė. Largoju grues sė huej. Mos lyp sherr!>

NENI 532. Pėrgjegjėsia e tė zot tė shtasės pėr barrėn e huej
Asht grueja huej pėr rrugė a nė oborr tė shoqit dhe e hangėr qeni yt e grues ju ba barra dam, ti bje nė gjak. <Qeni do hekrat e hekrat janė nė dorėn e tė zot>
E vrau gruen e huej kau a dashi, kali a mushku yt, dhe asaj ju ba barra dam, ti bje nė gjak. <Gjanė mbaje me ēoban. Qeni, kau, dashi, kali e mushku tė lėshojnė nė gjak>

Kreu V

Dėmtime dhe gjymtime tė shėndetit


NENI 533. Varra sakate
Mbet kush i varruem prej pushke, varra sakate me Kanu ēmohet gjysė gjaku, 6 qese. Varra sakate si mbi brez, si nėn brez, nji ēmim ka, 6 qese. Varra sakate nė burra tė rij tuj e lan me jetue nė kraht e gjindėve tė shpisė, ēmohet nji gjak burri tė palės ngucatare.

NENI 534. Varra e qenit
Me ndodh e me hangėr qeni dikė, i zoti i qenit i ka varrėn borxh. Me ndodh i varruemi udhtar a lypės, ja ka borxh mjekimin, tė fjetmen e bukėn deri sa tė bahet i zoti pėr rrugė. Me detyrė e ka ta mbajnė e tė kujdeset pėr te edhe 6 javė me i mbet nė votėr. Ta fali i varruemi varren e qenit, dija pėr nder.

NENI 535. Varra e kaut, e kalit dhe e mushkut
Me ndodh ndoj kį taroē vrastar, kalė a mushk dhe me varrue kend, i zoti i shtasės i ka borxh varren tė varruemit. Varra do tė lahet pėr varrė tė letė a pėr varrė sakate, si tė jetė pleqnue me pleq. Shtasėn qė vret i zoti ka detyrė me e mbajt lidh a me ēoban mbas tij. Ēobani ja e mban lidh, ja e kullot larg njerėzve. Ma kalue kush afėr, ka detyrė me e porosit tė ruhet prej shtaset qė vret.

5. MBRAPSHTINA E VRASJE KUNDĖR KAFSHĖVE E PASURISĖ

Kreu I

Vjedhja


NENI 536. Shpija e thyeme
<Shpija e thyme, ka 500 grosh> Kanuja e Lekės thot: me ja thy kuj shpinė pėr hajni, pėr dam a hjeksi, fajtori lanė 500 grosh gjobė pėr shpi tė thyeme. Nė shpi tė thyeme hinė: kullė e shpi, ēarranik e vath, ksollė e tė buna, bletė e kotec pulash.
Ja hape dikuj shpinė pėr ndoj sherr a hjeksi, me u hetue, lanė 500 grosh gjobė. Ja hape dikuj vathin a ksollėn dhe berret hynė e banė dam nė arė a kopshtije, fajtori lanė 500 grosh pėr <shpi tė thyeme> e damin tepėr. Ja vodhe a ja rrxove koritat e tamlit nė qarranika zhgonin e bletės, lanė 500 grosh gjobė e damin tepėr.
Me u gjet tuj hap shpinė, vathin e ksollen e huej, do tė lajsh 500 grosh pėr shpi tė thyeme.
Nė oborr tė huej nuk hyhet pa i thirr tė zot t'shpisė. Si t'i kesh thirr tri herė, sėmund tė thotė kush: <Ēa po ban aty, mor?!>

NENI 537. E vjedhmja
E vjedhmja asht tri mnyrash: grabitje (e vjedhme me forcė); cubni (e vjedhme e msheht prej cubash); hajni nė gja e sende tė hueja, nė arė e kopshtije, nė pemė e vneshtė, nė ēarranik e bletė etj. prej nji shoqi a nji tė huej.
E vjedhmja e kamės berrit ka dypėrnjahen. <I vodha gja, laj dy> Hajnitė tjera lahen nja me nja. Me u dasht kapucar, hajni ka detyrė me la edhe kapucarin e apangat e pleqve; faqen e zezė tepėr. Me u ba gja dam kah vidhet, edhe damin e ka pėr krye vjedhci.
Grabitja asht ma e randa. <Dami lahet, po nderi s'lahet> I zoti i gjasė ja qet pushkė e vret dorasin, ja i bje pre grabitēarit tuj i marrė dy pėr nja, ja e fal pėr ndėrmjetėsinė e krenėve dhe tė pleqve, tė miqve e dashamirėsve.

Kreu II

Vrasja e kafshėve shtėpiake

<Vrave qenin, vrave rojėn e tė zot>


NENI 538. Vrasja e qenit
Me i vra kuj qenin nė hekra, nė punė tė vet, mbas gjasė a ēobanit, bje nė gjak. I zoti i qenit jet i koritun. Ai nderet, kur qet pushkė e vret dorasin, jase ja le pėr gjykim katundit, kur katundi hyn ndėrmjet e dorasi lyp pendesė.

NENI 539. Tė ēmuemit e vrasjes sė qenit
Gjaku i qenit ēmohet gjysė gjaku.
Me ndodh tė vramė e tė varruem mes dy palėsh, kur tė bahet pajtimi, gjaku i qenit vehet me nji varrė burri, jase me nji gjak grueje. <Asht e randė fort vrasja e qenit>

NENI 540. Vrasja e kaut
Kau nuk i vritet kuj pėr kollaj. Me ndodh e me i vra kush kuj kaun e kularit, veē damit, poshtnon tė zon e kaut. Me at vrasė i diftohet tė zot se e ka nguc tjetrin pa i pas borxh, pa hak e hile; me vrasen e kaut i diftohet tė zot mos me e nguc tjetrin ma shumė pėr mos me e shty nė vrasė e gjak! <Mos i nguc grenzat me krande se je tuj nguc tė zezėn tande>
<Mė nguce keq, tė vrava kanė. Nė daē po i lamė krye mė krye, nė daē kap pushkėn e po vritna!>

NENI 541. Tė ēmuemit e vrasės sė kaut
Me t'ju vra kau dikuj prej dikuj tjetėr, tė dy palėt jesin nė ngujim. Vrasja e kaut bahet shkas pėr vrasė ndėr vedi. Katundi hyn ndėrmjet dhe pleqnon dam e faj. Damin pėr vrasėn e kaut dhe fajin e tė zot t'kaut. Ma Kanu tė Lekės vrasa e kaut e faji i tė zot kaut jesin <gjak pėr gjak, krye mė krye> Mos me u pleqnue faji pėr faj, vrasja e kaut ēmohet gjysė gjaku, 6 qese. <I bane dam kanė, i la art pa mbjell e i ra ndesh nderit tė zot. Laj tash 6 qese e tė mbyllet me kaq kjo punė>

NENI 542. Vrasjae kėndezit
Me ndodh e me ja vra kush kuj kėndezin, korit tė zonė e kėndezit. Me Kanu vrasa e kėndezit ēmohet gjysė gjaku. <Ja vrave kėndezin me e poshtnue. Laj gjysė gjaku, pra!>
Me u ēue i zoti i kėndezit nė ēat gjak tė xetė e me ja vra fajtorit qetė nė hulli, qetė shkojnė gjak pėr gjak me kėndezin.

NENI 543. Vrasja e ogiēit tė kumbonės
Ogiēi a sjapi i kumbonės nuk i vritet kuj as pėr dam, as pėr smiranaze, as pėr kryeneqsi a trimni. <T'bani dam, lum shoqi, t'laj damin>
Me i vra kuj ogiēin a sjapin me kumbonė nė qafė nė kullosė, rrugės a nė mriz para tufės, i zoti i ogiēit, a i sjapit tė kumbonės jet i koritun para shokėsh e miqsh. <Ta vrau ma t'poshtnue. Ja qit pushkė e laj vedin, ja mbete kryexan pėr jetė>
Hyni katundi me pleq pajtimi, i zoti i ogiēit a i sjapit tė kumbonės i shtrohet arsyes sė katundit. Vrastari lanė gjysė gjaku, ja lanė dypėrnjahen e i bje ogiēin e vet pėr dore tepėr.

NENI 544. Vrasja e gomarit e ēmimi i tij
Me ndodh e me ja vra tjetrit gomarin nė pré a me e poshtnue, gomari ēmohet gjysė gjaku. Me u ba vrasė e varrė ndėrmjet dy palėve, nė pajtim gjaqesh vrasa e gomarit vehet me nji varrė burri. <Pse vrave magarin e huej?! Vet deshe, vet laj pra! Pleqni tjetėr s'ka>

Kreu III

Raste tė veēanta mbrapshtishė


NENI 545. Me e vjedh mikun
Me ndodh e me ta vjedh kush mikun nė shpi tande, vjedhcit i kėrkohet shpija e thyeme e nderi i mikut tė premė, 500 grosh pėr tė parėn e 500 grosh pėr tė dytėn.
Me ndodh ndoj shpi brace e pamarre dhe me e vjedh vet mikun, ka <faqen e zezė>, gjobėn prej katundit dhe t'leēitmen pėr 1 brez.

NENI 546. E vjedhmja e fmisė
Me ba me vjedh fmija gjanė e huej, prindja lajnė gjobėn e kthejnė gjanė e vjedhme. Me u damtue gjaja e vjedhme, lajnė sa tė ēmohet me pleq.
Pėr fmi gjoba asht sa pėr gjysė tė tė madhit. <Paj fmi bre burr!> <Fmi, fmi, po venja menden fmis. Fmija i keq tė fikė derėn>

NENI 547. E vjedhmja e grues
Me ndodh gruaja brace nėpėr shpi, qortohet e dėnohet. Mos me ndrrue rrugė, i pritet theku e lėshohet, ja qitet pjesė nė vedi me tė shoqin.
Me ba me u mėsue grueja e me vjedhė nėpėr mahallė a katund, i shoqi lanė damin e gruen ka detyrė me e lėshue. Me ba mos me e lėshue, lanė gjobėn e tė vjedhmen simbas Kanusė.
Herėt i shoqi e vriste. <Grueja qė vjedh edhe hjekson, edhe kurvnon>

NENI 548. Shitja e gjasė sė vjedhme
Me u kap kush tuj shit gjanė e vjedhme, do t'i lahet tė zot tė gjasė me Kanu. Mos me ja pranue ankesėn tė zot tė gjasė sė hupun dhe mos me e dhanė pėr tė vjedhme gjanė pėr dore, atėherė do t'i lahet ankuesit me prova e bé. <I ngjan njeriu-njeriut, jo mė berri berrit>
Me u kap gjaja a sendi i vjedhun mbasi tė jet shit, blesi i kthen gjanė tė zot. <I zoti merr gjanė e vet ku ta gjejnė> Me u kap cubi qė e shiti, ja lanė tė zot simbas Kanusė: gjobėn e dypėrnjahen.

Kreu IV

Grabitja dhe preja


NENI 549. Grabitja dhe preja nė rrugė tė madhe
<Rruga e madhe ka punėn e vet> <Burrit qė asht burr nuk i del punė me rrugė tė madhe>
Me dalė kush e me grabit rrugėn e madhe, tandon katundin. Me ndodh i katunds, katundi i merr gjobė nji kį dhe e danė katundisht. Tė zot i kthehet gja e vet. Me ndodh grabitėsi i huej, i kthen gjanė tė zot e katundit i ka borxh 500 grosh, pėr rrugė tė thyeme.
Me i dal dikush dikuj nė pritė nė rrugė tė madhe e me i ndalė me pushkė nė dorė nji berr pėr berrin qė ja ka pas borxh, kush tė keqe s'mund t'ja bajnė. <Mori borxhin e vet>

NENI 550. Preja pėr detyra tė ndryshme
Me Kanu preja nuk merret pėr detyrė: pėr fjalė tė dhanun, pėr tė rame ndesh a pėr ndoj hajni tė bame a ndoj punė tjetėr. Preja e parrugė do t'i kthehet tė zot. Pėr trazim tė bamė, i lanė gjobė katundit; pėr faj e dam, i lanė tė zot simbas pleqnisė sė pleqve.

Kreu I

Pjesėtarėt e pėrjashtimeve


NENI 551. Pėrjashtime tė kishės e tė xhamisė
Kisha e xhamija pėrjashtohen prej ēdo tė dhetė e xhelep, pėr ēdo gjobė e ndėshkim, pėr ēdo detyrė nė punėt e katundit e tė bajrakut. Pėr djelmni katundi e bajraku s'kanė detyrė as pėr bukė, as pėr strehė. Deshtėn me ndihmue, ndera e tyne.

NENI 552. Pėrjashtime pėr fetarin
Fetari pėrjashtohet prej djelmmnie nė katund, nė bajrak e dhé. Kush tė drejtė s'ka me i thirrė me djelmninė nė luftė. Shkuen vet me u dhanė zemėr e bekim, ndera e tyne, detyrė s'mund t'u bahen.

NENI 553. Pėrjashtime tjera pėr djelmni
Me Kanu farkėtari e djali i vetėm i shpisė sė vogėl s'mund tė thirren nė djelmni. <S'mund tė jes katundi pa farkė, as s'mund tė qitet fare nji shpi pėr me ēue djalin e vetėm nė djelmni>
Me ndodh e me hi djali i vetėm nė djelmni, bajraktari ka detyrė me e lut tė dalė prej djelmnije e tė kthehet nė shpi. S'u bind djali vet, djelmnija me zor s'kanė tė drejtė me e qit prej rreshtit.

Kreu II

Pėrjashtime pėr raste tė veēanta


NENI 554. Nuk ndiqen pėr gjak
Fetarė: qoftė prift, qoftė hoxhė, s'ndiqet pėr gjak. Asht nė besė tė katundit. Me ra nė gjak shpija e fetarit, fetarin s'ka kush tė drejtė me e ndjek pėr gjak. Me ndodh rrallė fort e me qit pushkė prifti e me vra a varrue kend, ai s'bje nė gjak; po lshon shpinė e vet nė gjak. <Prifti e grueja s'binė nė gjak, po lshojnė nė gjak> Prifti e grueja nė Kanu nuk ndiqen pėr gjak.

NENI 555. Nuk mund tė ngushtohet pėr bé
Fetarit nuk mund t'i bahet detyrė beja si betar.
Me ndodh rrallė fort e me ju kėrkue me ba bé pėr faj e dhunė tė fetarit, fetari s'mund tė detyrohet. Me desht ai ban bé me dorė nė ungjill a qitape, po detyrė s'mund t'ja baj kush. Me u dasht beja me doemos, i apri i fesė cakton dike tjetėr me ba bé pėr te.
Burrit tė grues me barrė s'mund t'i bahet detyrė me ba bé ndėr betarė.

Kreu III

Ndalime tė kanunit pėr gruen


NENI 556. Ndalesa kanuje pėr gruen
Kanuja nuk e lejon gruen me u marr plak, kapucar, pėr vend e za nė Kuvend, me pas tė drejtė pjese as nė gjini, as te burri i saj. Burri ka detyrė me e mbajt pėr jetė.

NENI 557. Virgjneshat
Virgjneshat, pse veshen si burrė e ngjeshin armėt, s'kanė tė drejtė zani e Kuvendi, veē kur janė mbrenda katundit nė kambė tet plak, tė mbetun rreth votrės.


F U N D
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.3.2008, 13:19   18
interesimi
 

varianti i Pukes ?


desha te pyes a mund te na tregosh
qka eshte ky varianti i Pukes a eshte i botuar?
as variante tjera ka , nese ka?
cilat jan dallimet mes ketij dhe atij te sh. gjeqovit?
ose qkado infrmata tjera rreth temes
flm
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2008, 18:50   19
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Po ėshtė i botuar qe disa vite, autor Xhemal Meēi (me sa duket paskam harruar tė vė tė dhėnat), pėr dallime, mund t'i vėresh tė hulumtosh, meqė veē janė tė botuar kėtu, edhe ky edhe ai i Gjeēovit.

Variant i Pukės dmth, ashtu siē ėshtė nė kėtė krahinė, me veēoritė e saj lokale.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:54.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.