Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1943-1944: Mbretėria II (Shqipėria e bashkuar II)
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 11.10.2007, 20:11   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shkrim i cituar 1943-44: Bashkėpunimi i Mehmet Gradicės me botėn e jashtme


Citim:
Mehmet Gradica ishte bashkėpuntor dhe besnik i ngushtė i Xhafer Devės. Xhafer Deva ndėr shumė shokė dhe bashkėpunėtorė qė kishte nė Drenicė e anė tjera, besimin dhe kompetencat mė tė mėdha ia lente Mehmet Gradicės. Ndonėse ky ishte trim i pashoq, i pėrbetuar kundėr komunizmit e sllavizmit; qė pėr kėtė ishte njeriu mė i afėrt i tij. Pėr tė thonin Xhafer Deva dhe Bedri Pejani: <Po tė kishte Shqipėria 10 veta si Mehmet Gradica do tė ishte puna ndryshe>.

Meqė Italia kapitulloi, me 8 shtator 1943, konsiderohej se kapitullimi i Gjermanisė po afrohej. Pėrveē luftės qė zhvillonin aleatėt perėndimorė dhe Bashkimi Sovjetik, ata pėrgatitnin terrenin pėr sferat e tyre tė interesit, se kush deri ku do tė ketė nėn ndikimin e vet politiko-strategjik. Njė ndėr kėto pika tėrheqėse ishte Ballkani e posaqėrisht Shqipėria. Shėrbimi propagandistik anglez ishte shumė aktiv duke u orvatur qė me ēdo kusht tė bėhet njė pajtim kombėtar shqiptar mes partive tė konfrontuara nė pikėpamje ideore. Propozimi u arrit nė Mbledhjen e Mukjes, mė 1 e 2 gusht 1943. Kėtė pajtim kombėtar e prishi udhėheqja e PKSH-sė e cila pėrcaktohet jo pėr vetėvendosje tė popullit, duke u deklaruar pėr sistemin socialist-bolshevik tė tipit Sovjetik. Aleatėt anglo-amerikanė dhe gjermanė pėrkrahin idenė qė Shqipėria tė mbetet nėn ndikimin anglo-amerikan e jo ruso-sovjetik.

Njė muaj e gjysmė pas Mbledhjes sė Mukjes, nė shtator tė vitit 1943, me nismėn e Xhafer Devės, afėr Gjakovės u formua Komiteti Nacional Demokratik. Ai shton se: <duhet formuar edhe komitete tjera tė cilat veprimtarinė e tyre do ta drejtojnė kundėr sistemit socialist, kundėr rusėve dhe Jugosllavisė>. Kjo organizatė, nėpėr mes tė Mejdi Elezit, oficer i artilerisė nga Durrėsi, u lidh me anglezė. Kishin pėr qėlim tė pėrvetėsojnė sa mė shumė ithtarė.

Drenica e Kuqe, bashkėpunimin me Angli, sė pari e kishte lidhur nėpėrmes tė Haradin Spahisė, ish-oficer nė ushtrinė gjermane, por pas kapitullimit tė Italisė, nėpėr Trieshtė kalon nė Itali e prej andej nė Angli. Aty inkuadrohet nė shėrbimin sekret anglez dhe pėrparohet nė ushtrinė angleze me gradėn major. Haradin Spahia, nėpėrmes Brahim Behramit lidhet me Miftar Bajraktarin dhe Mehmet Gradicėn e Rexhep Brojėn. Nė fillim tė vitit 1945 u formua Komiteti Qendror Nacional nė krye me Halim Spahinė, me seli nė Prizren.

Pėrfaqėsuesit anglezėtė cilėt kishin rėnė nė kontakt me Miftar Bajraktarin dhe me Mehmet Gradicėn, takimet i kanė bėrė nė kullėn e Hoxhė Bunjakut nga Krasmirofci. Sipas evokimit tė Milazim Bunjakut (nip i Hoxhės), Hoxha ishte njeri i besuar i tė gjithėve ngase nė kullėn e tij i mbajti Mehmet Gradicėn, Miftar Bajraktarin dhe Osman Bunjakun e mė vonė edhe Shaban Polluzhėn. Milazimi shton se tė gjitha bisedat bėheshin pėr mobilizimin e njė lufte me pėrmasa gjithkosovare kundėr Jugosllavisė e komunistėve, ku do tė kėrkojnė tė bėjnė ndėrmjetėsim anglo-amerikanėt nėpėr mes tė cilėve do t'u bėhet e mundur deklarimi me referendum, pėrndryshe sqaronin se Serbia nuk do tė lejojė qė tė shkėputen shqiptarėt nga ajo, sepse rusėt do t'i ndihmonin. Misionarėt anglezė deklaronin se <me kėrkesėn tuaj, aleatėt perėndimorė mund t'u dalin nė ndihmė dhe t'u garantojnė referendum, duke dijtur se ai ėshtė i garantuar nga fuqitė e mėdha (SHBA, Anglia dhe BS).

Mehmet Gradica vazhdimisht ka bashkėpunuar me gjermanė, bashkė me Xhafer Devėn e tė tjerė. Edhe gjatė luftės sė Drenicės, ai pranė vete e kishte njė misionar gjerman i ashtuquajturi Allojz Bergman, i cili gjatė kohės sė para luftės dhe kohės sė luftės emitonte lajmet nė Gjermani dhe vende tjera, pėr luftėn qė zhvillohej nė Drenicė, pėr liri dhe vetėvendosje.

Mė 15 nėntor 1944, njėsitė partizne-komuniste hyjnė nė Pejė, me ē'rast qarqet e pushtetit shqiptar largohen nga qyteti. Marije Shllaku, pėr t'iu kundėrvėnė forcave komuniste, nėpėrmes njė njeriu e pėrcjell postėn, dhe i bėnė thirrje Mehmet Gradicės, nė Skėnderaj, pėr hyrjen e komunistėve nė Pejė dhe pėr t'i pėrzėnė nga Peja. Mirėpo lajmi nuk ra nė dorė tė Mehmet Gradicės dhe shokėve tė tij, sepse njeriun tė cilin e kishte dėrguar Marije Shllaku, ishte shitė pėr para tek qarqet komuniste. Pėrkundėr ndaljes sė postės nė rrugė e sipėr, Mehmet Gradicėn e lajmėrojnė pėrmes kanaleve tjera pėr gjendjen e krijuar nė Pejė. Nė kėtė mėnyrė, Mehmet Gradica i tubon 800 veta nga Drenica si dhe nga ana e Istogut ndėrsa Adem Shala thėrret 200 veta dhe nisėn pėr tė shkuar nė Pejė, ndonėse tash ishte bėrė vonė. Andaj me tė shpejtė kthehen nė Drenicė pėr tė organizuar formacionin ushtarak kombėtar tė Drenicės, pėr luftė kundėr komunistėve.

Dr. Islam Dobra - Krerė dhe prijės tė lėvizjes kombėtare nga Drenica II

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 24.10.2007 nė 10:17.

  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim


Pėrdorimi i ēėshtjes



Ora nė Shqipėri ėshtė 16:28.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.