Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Lindor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.3.2013, 13:07   181
Citim:
Digjen shtėpitė shqiptare nė Maqedoni

Pas mbarimit tė tubimit nga VMRO diku nga ora 00 30 pas mesnatė disa simpatizantė tė VMRO kanė sulmuar dy shtėpi shqiptare nė kėtė lagje. Nė kėtė lagje kėto shtėpi janė tė vetme qė janė me qytetarė shqiptarė. Simpatizantėt kanė hedhur nė to shishe tė plot me benzinė me qėllim djegien e tyre. Dardania shkruan qė ata kanė thyer xhamat e shtėpive dhe kanė ushtruar dhunė mbi pronarėt e shtėpisė.

http://www.kosova-sot.info/politike/...re-ne-maqedoni
Citim:
Radishan, huliganėt sulmojnė shtėpitė shqiptare

Familja Zeqiri nga Radishani, ėshtė sulmuar mbrėmė me kokteje molotovi, nė tentim pėr ti djegur pronat e tyre. Sulmi ka ardhur gjysmė ore pas mesnate, kur persona tė maskuar, tė strukur nė oborrin e ēerdhes pėrballė shtėpisė sė familjes Zeqiri, kanė sulmuar me shishe xhami tė mbushura me benzinė truallin e kėsaj familjeje. Pėr fat tė mirė, asnjė nga anėtarėt e familjes nuk ėshtė lėnduar, dhe sulmuesit nuk kanė arritur qėllimin, qė tė djegin shtėpitė e tyre. Familjarėt shpjegojnė se nuk ėshtė hera e parė qė tė jenė viktimė e sulmeve vandale, pasi edhe disa herė mė parė, shtėpia e tyre ėshtė sulmuar me gurė, shishe xhami, madje edhe bomba dore.

“Na kanė gjuajtur me benzinė, me shishe. Nė shtėpi, nė oborr, ja ku kanė rėnė shishet. Kemi qenė nė gjumė, ora 12:30 e natės. Jemi zgjuar dhe kemi parė oborrin gjithė flakė e zjarr. Nuk kemi ditur nga tė dalim. Nuk ėshtė kjo hera e parė, shumė herė jemi nė vuajtje, me tė kėqija. Askush nuk ka dalė nė ndihmė deri ditėn e sotit”, deklaroi Zyber Zeqiri, banor i Radishanit.

Kryefamiljari Zeqiri thotė se sulmet e kėtilla nuk do t’ia arrijnė qėllimi qė ai tė shpėrngulet nga ky vend ku jeton me vite tė tėra, por ndėrkohė kėrkon nga institucionet tė ndarrmin masa pėr mospėrsėritjen e sulmeve.

“Ata janė duke na djegur. Por ėshtė fat i mirė qė ne nuk frikohemi, dhe nuk lėshojmė vendin, se sa pėr ato qė kemi nė Qeveri, dhe shqiptarėt qė na pėrfaqėsojnė, ata edhe kėta fėmijė do tė na kishin djegur. Mbrėmė ka qenė sulm i madh, organizim i madh. Bėj apel tė merr nė dorė dikush kėtė punė, se mund tė ndodh diēka qė nuk duhet tė ndodh”, tha Faik Zeqiri, banor i Radishanit.

Nga policia konfirmojnė rastin, por theksojnė se akoma nuk kanė detaje pėr autorėt apo motivet e sulmit.

"Kur tė kemi, do t’i publikojmė", tha Gordana Jankullovska, Ministre e Punėve tė Brendshme.

Nga sulmi i huliganėve nuk ėshtė shėnuar ndonjė dėm mė i madh material. Megjithatė, fėmijėt dhe gratė e kėtyre familjeve, siē shpjegojnė familjarėt, janė tmerruar nga frika, dhe ėshtė dashur qė tė intervenojė ndihma e shpejtė pėr tė qetėsuar fėmijėt e trishtuar.

http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/43...shqiptare.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.6.2013, 18:21   182
Citim:
Huliganėt maqedonas rahin barbarisht disa tė rinjė shqiptarė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	inc6.jpg
Shikimet:	124
Madhėsia:	33,0 KB
NNJ:	5264Rrihen barbarisht 4 tė rinjė nė qendėr tė Shkupit vetėm se janė shqiptarė. Njė grup prej 40 huliganėsh maqedonas, tė cilėt kanė protestuar dje kundėr javės sė LGBT-sė nė Shkup, kanė rrahur pa arsye 4 tė rinj nė Qendėr tė Shkupit. Tė rinjtė kanė pėrfunduar me lėndime tė dukshme trupore nė spital.

Pėr Alsat M ka dėshmuar njė prej tė rrahurve, Sherif Rexhepovski, i cili tha se janė sulmuar pa asnjė arsye deri sa po shėtisnin nė Qytetin e Shkupit.

Babai i Sherifit shprehet i revoltuar dhe kėrkon nga organet e rendit qė tė identifikojnė sulmuesit duke shfrytėzuar kamerat e vendosura nė qendėr.

http://www.tvkoha.tv/13836/huliganet...shqiptare.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.7.2013, 21:58   183
Citim:
Maqedoni, 8 shqiptarė dėnohen me 60 muaj burg

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	spot12686-16688-maqedoni_8_shqiptare_denohen_me_60_muaj_.jpg
Shikimet:	114
Madhėsia:	42,1 KB
NNJ:	5441Tetė nga 17 tė shqiptarė e akuzuar pėr protestėn e dhunshme tė 2 marsit ne Shkup janė dėnuar me 60 muaj burg.

Gjykata i ka shpallur ata fajtorė pėr veprėn “pjesėmarrje nė turmėn qė kryen vepėr penale”.

“Relativisht jemi tė kėnaqur nga vendimi i gjykatės, sepse vetėm njėrit prej tė akuzuarve qė gjendet nė arrati ėshtė shqiptuar dėnim prej njė viti, kurse tjerėve u janė shqiptuar dėnime nėn 1 vit”, thotė avokati Alispahiē.

Tė dėnuarit akuzohen se kanė marrė pjesė nė aktivitetet e dhunshme tė 2 marsit, tė cilat erdhėn si pasojė e protestės sė njė dite mė parė tė njė grupi huliganėsh maqedonas, tė cilėt dhunuan barbarisht nė qendėr tė Shkupit disa nxėnės dhe kalimtarė shqiptarė.

Edhe pse huliganėt maqedonas kanė dhunuar deri nė pėrgjakje tė rinjtė shqiptarė dhe jo vetėm, drejtėsia maqedonase nuk ka ndėrmarrė asnjė hap pėr kėrkimin dhe arrestimin e tyre, duke u justifikuar gjithnjė me vėshtirėsinė e identifikimit tė tyre.

http://www.gazetastart.com/index.php...d=12686&cat=10
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.7.2013, 21:09   184
Citim:
Xhaferri: Shqiptarėt, grada tė larta nė ushtri

Emri:  TaLAT_Xhaferri_893231728.jpg
Shikimet: 123
Madhėsia:  14,1 KBShqiptarėt synojnė pozita tė larta nė strukturėn drejtuese tė Armatės sė Maqedonisė. Mė 18 gusht, nė ditėn e Ushtrisė, Ministri i Mbojtjes, Talat Xhaferi, pritet tė avancoj nė detyre disa oficer shqiptarė pėr ti hapurr rrugėn vendosjes sė tyre nė pozicione mė tė larta udhėheqėse nė armatė. Xhaferi, nuk pranoi tė jep mė tepėr detaje pėr numrin e oficerėve shqiptarė qė pritet tė avancohen, duke thėnė se tė gjitha hollėsitė pėr kėtė ēėshtje, do shpalosen me rastin e shėnimit tė 21 vjetorit tė Armatės.

“Pėr ēėshtjen e gradimeve dhe pėr ēėshtjen e shėnimit tė 18 gushtit, ditės sė armatės mendoj qė nė njė eveniment tjetėr do tė kemi mundėsi ti shpalosim tė gjitha hollėsitė”, tha Talat Xhaferi, Ministėr i Mbrotjes.

Aktualisht, nė Ministrinė e Mbrotjes, rreth 16% e tė punėsuarve janė shqiptarė. Burime pranė kėtij dikasteri, thonė se ministri Xhaferi, ėshtė i interesuar pėr rritjen e kėtij numri, edhe atė jo vetėm brenda ministrisė por edhe nė strukturat komanduese tė ARM-sė. Kėto komente ministri Xhaferi i bėri sot gjatė vizitės sė Qendrės pėr Stėrvitjen e pilotėve ushtarakė nė kazermėn Petrovec tė Shkupit, e cila pritet tė shndėrrohet nė qendėr rajonale pėr trajnim pilotėsh.

“Qėllimi i MO-sė qė pas 8 viteve duhet tė marrė nė menaxhim tė plotė Qendrėn pėr stėrvitje tė pilotėve ėshtė qė kjo qendėr tė jetė e karakterit rajonal dhe ndėrkombėtar pėr stėrvitjen e pilotėve ushtarak. Ne kemi pėr intencė qė kėtė qendėr tua prezantojmė jo vetėm publikut nė Maqedoni por edhe tė gjithė palėve tė interesuara jashtė shtetit, pėr mundėsin dhe kapacitetet qė ka qendra”, u shpreh Talat Xhaferi, Ministėr i Mbrotjes.

Nė Qendrėn pėr Stėrvitje tė pilotėve nė Shkup sot pėrfundoi faza e parė e trajnimit tė grupit tė parė tė kadetėve. Paralelisht, kėtyre ditėve po zhvillohet edhe procedura e pėrzgjedhjes sė 128 kadetėve nga grupi i tretė tė paraqitur gjatė konkursi tė fundit.

http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/79...ne-ushtri.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2013, 21:41   185
Citim:
Lagjja e Aerodromit, zonė e ndaluar pėr shqiptarėt

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	largea_aerodrom-shkup1375126615.jpg
Shikimet:	115
Madhėsia:	55,9 KB
NNJ:	5736“Komuna e Aerodromit ėshtė shndėrruar nė bastion tė maqedonasve, ku kėmba e shqiptarėve nuk mund tė shkelė. Shumica e akteve tė dhunės ndaj shqiptarėve; sulmimet, rrahjet, ngacmimet janė bėrė pikėrisht nė kėtė komunė. Por, nga kėtu brenda askush nuk komenton incidentet”

Kryetari i Komunės sė Aerodromit Ivica Konevski nuk pranoi qė tė prononcohet pėr televizionin Alsat lidhur me rrahjet sistematike ndaj shqiptarėve nė Komunėn e tij. Rasti I fundit ishte para dy ditėsh me 18 vjeēarin Jusuf Islami i cili pas mesnate ishte sulmuar brutalisht nga persona tė panjohur. Nga komuna thonė se ėshtė kompetencė e policisė tė zbardhė incidentet e tilla. Por,heshtje mbretėron edhe nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Zv/ministri , Zimri Qamili tha se hetimi ėshtė nė rrjedhė, por nuk deshi tė prononcohet deri nesėr, pėr kur sipas tij, priten edhe rezultatet e para nga hetimi. Ndėrkohė zėdhėnėsi i MPB-sė Ivo Kotevski, si gjithmonė tha se policia po punon nė zbardhjen e rastit.

“Ministria e Punėve tė Brendshme menjėherė pas denoncimit tė rastit filloi tė veprojė. Kėto ditė po punohet intensivisht nė vėrtetimin e identitetit tė sulmuesve, gjetjen e tyre dhe sjelljen para drejtėsisė”, deklaroi Ivo Kotevski, zėdhėnės i MPB-sė.

Kotevski nuk ka pėrgjigje se dhuna sistematike qė po ushtrohet ndaj shqiptarėve nė Komunėn e Aerodromit a ėshtė e organizuar, dhe a vjen nga autorė tė njėjtė.

“Po bisedohet edhe me viktimėn edhe me persona tė tjerė qė mund tė na japin informata rreth identitetit tė autorėve qė mund tė na ndihmojnė nė pėrfundimin dhe realizimin e hetimit. Kėshtu qė pėr momentin nuk mund tė dalim me pėrfundime dhe tė paragjykojmė pėr motivet dhe autorėt, qė tė themi se ata edhe mė herėt kanė qenė tė involvuara nė kėto lloj incidente”, tha Ivo Kotevski, zėdhėnės i MPB-sė.

Rasti i fundit i rrahjes brutale tė tė riut Jusuf Islami nė Komunėn Aerodrom pėrsėri ka aktualizuar rastet e mėparshme nė kėtė komunė, qė kanė mbetur pa u zbardhur. Duke filluar qė nga janari i kėtij viti, kur 5 tė rinj shqiptarė u shtruan nė spital nga lėndimet. Nė shumicėn e rasteve, viktimat e dhunės dhe dėshmitarėt tregojnė se dhuna buron kryesisht nga njė grup huliganėsh tė Komunės sė Aerodromit, tė ashtuquajtur “Family Aerodrom”.

http://www.botasot.info/maqedonia/23...er-shqiptaret/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2013, 21:53   186
Citim:
Tė rinjve shqiptarė u thyhen eshtrat, politikanėt nė gjumė

Emri:  111__28_korrik__Isuf_Islami_777890259.jpg
Shikimet: 172
Madhėsia:  9,5 KB12 huliganė maqedonas kanė rrahur brutalisht njė tė ri shqiptar nga Shkupi, duke ia thyer atij eshtrat. Ka reaguar vetėm Diaspora Shqiptare nė Maqedoni, ndėrsa partitė politike kanė vazhduar tė pushojnė pėr vikend

Tė rinjtė shqiptarė qė jetojnė nė Shkup, vazhdojnė tė jenė pre e nacionalistėve maqedonas, tė cilėt nuk e kanė ndėrprerė pėr asnjė moment dhunėn e tyre. Rrahjet brutale tė tė rinjve shqiptar nga ana e huliganėve maqedonas vazhdojnė. Viktimė e radhės qė pėrfundoi me disa eshtra tė thyera ishte 18 vjeēar, Isuf Islami tė cilin e rrahėn brutalisht 12 huliganė maqedonas pak kohė pas mesnatės sė shtunė. Ngjarja ka ndodhur nė lagjen Lisiēe tė Shkupit rreth orės 01.30 pas mesnatės, kur Isufi sapo u nda nga shokėt e tij dhe u prit nga 12 huliganė qė nuk kursyen as shkopinjtė e bejzbollit pėr t’ia thyer eshtrat tė riut shqiptar.

Sapo e kanė mėsuar se i riu ėshtė shqiptar, huliganėt sit ė tėrbuar janė vėrsulur drejt tij duke e lėnė tė alivanosur nė mes tė rrugės. Sė pari e ka goditur njėri nga cubat me shkop bejzbolli, e mė pas tė tjerėt kanė vazhduar duke e qėlluar me shqelma e grushte. Ka qenė njė kalimtar i rastit ai qė ia ka shpėtuar jetėn tė riut shqiptarė, i cili ka lajmėruar ndihmėn e shpejtė dhe policinė. 18 vjeēari ėshtė dėrguar nė spitalin shtetėror tė Shkupit, ku mjekėt kanė konstatuar se Isuf Islami e ka tė thyer nofullėn e poshtme, kockėn ballore, ndėrsa ka pėsuar dėmtime serioze edhe nė unazat e qafės dhe boshtin kurrizor.

Pas rrahjes sė tė riut shqiptarė ka reaguar vetėm Diaspora shqiptare nė Maqedoni, ndėrsa partitė politike kanė vazhduar tė pushojnė pėr vikend, njėjtė siē nuk e hapin gojėn gjatė gjithė vitit pėr raste tė ngjashme si ky.

“Urrejtje patologjike ndaj shqiptarėve e kultivuar nga mentorėt tė cilėt mė shumė janė tė interesuar qė tė integrojnė Maqedoninė me Beogradin dhe Moskėn se sa me EU dhe SHBA, rrezikon seriozisht marrėdhėniet ndėretnike dhe me kėtė stabilitetin e vendit”, thuhet nė reagimin e Diasporės shqiptare, ku edhe i bėhet thirrje institucioneve qė urgjentisht ta zbardhin rastin. “Injorimi i kėtyre rasteve dhe mos zbardhja e tyre, rrezikon kundėrpėrgjigje dhe revanshizėm gjė qė mund tė nxisė njė spirale tė dhunės ndėrmjet tė rinjve dhe mund tė merr pėrmasa serioze. Nėse dikush mendon se mund tė rrahė dhe maltretojė shqiptarė kur dhe ku t’u kujtohet, gabohet shumė, pasi durimi ka kufi”, thuhet ndėr tė tjera nė reagim.

Rrahja e tė rinjve shqiptar nga ana e huliganėve maqedonas, aktivizohet herė pas here nė Maqedoni, e sidomos kur nė shtet ka probleme tė tjera.

http://www.lajmpress.com/lajme/maqedoni/23107.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2013, 19:06   187
Citim:
Rama-Ivanovit: Jemi tė shqetėsuar pėr mos zbatimin e marrėveshjeve

Pėr kryeministrin shqiptar Edi Rama zbatimi i marrėveshjeve pėr harmonizimin e bashkėjetesės mes shqiptarėve dhe maqedonasve ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr bashkėpunimin mes dy vendeve.

Nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp me presidentin maqedonas Georgi Ivanov, kryeministri Rama se qeveria shqiptare mbetet e shqetėsuar pėr implementimin e marrėveshjeve tė dakordėsuara mė parė mes dy shteteve pėr harmonizimin e bashkėjetesės etnike.

“Ne mbetemi tė shqetėsuar pėr implementimin e marrėveshjeve dhe mekanizmave tė dakordėsuara lidhur me mbarėvajtjen e bashkėjetesės mes shqiptarėve dhe maqedonasve nė Maqedoni. Nga ana e tij Zoti president shprehu shqetėsim qė tė ketė mė shumė vėmendje dhe hapėsirė pėr pakicėn maqedonase nė Shqipėri dhe unė e marr kėtė mesazh jo thjeshtė si njė detyrim i shtetit ndaj pakicave por edhe si shprehje e njė pakti tė thjeshtė pasi ne nuk mund ti kėrkojmė tė tjerėve atė qė ne nuk mund ta plotėsojmė vetė.

Unė shpresoj qė fqinj dhe si miq do tė ēojmė pėrpara njė proces bashkėpunimi ku implementimi i marrėveshjeve pėr tė harmonizuar bashkėjetesėn do tė jetė i patjetėrsueshėm”,- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisė gjithashtu theksoi se pėr Shqipėrinė, integriteti i Maqedonisė ėshtė shumė i rėndėsishėm. “Kjo jo vetėm se atje jeton njė pjesė e rėndėsishme e popullsisė shqiptare” tha Rama por Maqedonia ėshtė e rėndėsishme pėr tė mbajtur tė gjithė ekuilibrin e rajonit.

Sipas tij, me arritjen e marrėveshjes Kosovė-Serbi shėnohet edhe njė kohė e re pėr marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė si dhe pėr rritjen e bashkėpunimit mes dy vendeve.

“Sigurisht qė ne kemi qenė dhe do tė mbetemi shumė tė interesuar pėr tė forcuar bashkėpunimin mes dy vendeve dhe dy fqinjėve. Padyshim qė kjo ėshtė njė kohė e re qė ka nisur me marrėveshjen Serbi-Kosovė dhe padyshim do tė jetė edhe njė kohė e re edhe pėr marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė nė mėnyrė tė tė dyja shtetet tė shohin pėrpara me vizion tė ri dhe projekte tė reja”,- shtoi Rama.

Gjithashtu kryeministri shqiptar theksoi se me presidentin maqedonas shkėmbeu edhe pikėpamjet lidhur me rrugėn e pėrbashkėt tė tė dyja vendeve nė Bashkimin Europian.

Ndėrsa Presidenti i Maqedonisė George Ivanov theksoi se mes tij dhe kryeministrit Rama u zhvillua njė bisedė konstruktive ku kryesore ishte tema e integrimit.

“Diskutuam ēėshtje qė na preukupojnė ne si rajon, sepse bėhet fjalė pėr ēėshtje qė janė rajonale, e gjithė kjo nė favor tė mirėqėnies sė popujve tonė, qė kanė nevojė pėr komunikim, biznes, pėr t’u njohur me njėri-tjetrin. Rruga drejt BE ėshtė ajo ēka ndryshon realitetin tonė, tė gjithė e njohim tė kaluarėn e Ballkanit, por ėshtė hera e parė qė kemi diēka qė na bashkon pėr tė ardhmen. Pra me kėtė, duke qenė tė pėrkushtuar me axhendėn europiane pėr tė gjithė do i bėjmė ballė dhe atyre qė nuk e duan kėtė”, – u shpreh Ivanov.

http://www.gazetarepublika.al/2013/0...marreveshjeve/

Citim:
Bumēi: Deklarata e Ramės me Ivanov, dėmton themelet e fqinjėsisė sė mirė

Tiranė, 18 shtator 2013 - Deklaratė tė paprecedentė e ka quajtur ish ministri i Jashtėm, Aldo Bumēi, deklaratėn e bėrė nga kryeministri Rama gjatė takimit me presidentin e Maqedonisė, Ivanov.

Nė njė deklaratė pėr mediat, jashtė Kuvendit, Bumēi ka theksuar se Rama se pari nuk ka kuptuar pėrgjegjėsinė e re shtetėrore qė ka marrė, dhe keshtu po dėmton themelet e fqinjėsisė sė mirė qė deri tani kemi zhvilluar me fqinjėt.

“Rama nuk pėrmendi marrėveshjen e Ohrit qė i dha fund konfliktit nė Maqedoni, dokumenti mbi tė cilin duhet tė zhvillohen marrėveshjet. Nė njė deklaratė tė paprecedentė ai vuri barazimin mes pakicės maqedonase nė Shqipėri dhe shqiptarėve nė Maqedoni. Kjo ėshtė cartisje, shqiptarėt e Maqedonisė atje pėrbėjnė 25% tė popullsisė. Nga ana tjetėr, nė tė gjitha raportet e BE, KE, OSBE, Shqipėria vlerėsohet me notat mė tė larta pėr respektimin e tė drejtave tė pakicave. Rama duhet t’i tregojė shqiptarėve, edhe atyre nė Maqedoni se ēfarė ėshtė kjo politika e re”- tha Bumēi.

http://www.kosova.com/artikulli/97930
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.9.2013, 21:26   188
Citim:
Videoja e Ramės, censurohet fjala pėr minoritetet

“Ne nuk u kėrkojmė tė tjerėve atė qė ne vetė nuk jemi nė gjendje ta plotėsojmė pėr tė tjerėt”. Kjo ėshtė deklarata qė shkaktoi reagimin e ashpėr tė opozitės shqiptare. Ndėrkaq stafi i kryeministrisė me zellin pėr tė pasqyruar nė faqen on line tė gjitha aktivitetetet e kryeministrit tė ri, ka publikuar menjėherė takimin e kryeministrit Rama me presidentin e Maqedonisė, George Ivanov.

Por pas reagimeve qė erdhėn nga opozita por edhe nga shqiptarėt nė Maqedoni, e kanė parė tė udhės ta heqin kėtė fjali. Nė videon prej 11 minutash tė konferencės sė pėrbashkėt, Ramės i pritet fjala nė mes dhe 13 sekondat e deklaratės: “qė ne nuk u kėrkojmė tė tjerėve atė qė ne vetė nuk jemi nė gjendje ta plotėsojmė pėr tė tjerėt”, janė fshirė.

Fjala e kryeministrit pritet pa kuptim dhe vijon pa kuptim, nė pėrpjekje pėr tė “fshehur” atė qė opozita e konsideroi gafė tė rėndė. Edhe pse ėshtė fshirė nė faqen zyrtare tė Kryeministrisė, tashmė kjo deklaratė edhe pse kaq e shkurtėr, vetėm 13 sekonda, e ka dhėnė efektin e saj. Opozita nė Tiranė e ka dėnuar ashpėr, ashtu si edhe partitė politike shqiptare nė Maqedoni.

http://www.gazetarepublika.al/2013/0...r-minoritetet/

Citim:
Kryeministria fshin fjalinė e Ramės pėr shqiptarėt e Maqedonisė (VIDEO)

Tiranė – Duket se stafi i kryeministrit Edi Rama, e ka “ndrequr” gabimin e shefit tė tyre gjatė takimit me Presidentin e Maqedonisė, Gjorgje Ivanov, ku bėri njė barazim midis pakicės maqedonase nė Shqipėri dhe shqiptarėve tė Maqedonisė, tė cilėn zėnė rreth 40% tė popullsisė.

Nė faqen e Kryeministrisė ėshtė publikuar videoja e konferencės pėr shtyp midis Ramės dhe Ivanovit, ku mungon pjesa “por edhe si shprehje tė njė fakti tė thjeshtė, qė ne nuk u kėrkojmė tė tjerėve atė qė ne vetė nuk jemi nė gjendje ta plotėsojmė pėr tė tjerėt”.

Nė momentin qė duhej tė vazhdonte kjo fjali (minuta e 4-t), nė video ka njė pauzė pa zė dhe pa figurėn e dy personaliteteve. “Nga ana tjetėr zoti president mė shprehu shqetėsimin e tij qė tė ketė mė shumė vėmendje dhe mė shumė hapėsirė pėr pakicėn maqedonase nė Shqipėri, dhe unė e marr kėtė mesazh jo thjeshtė si njė detyrim tė shtetit tonė ndaj ēdo pakice, por… por edhe si shprehje tė njė fakti tė thjeshtė, qė ne nuk u kėrkojmė tė tjerėve atė qė ne vetė nuk jemi nė gjendje ta plotėsojmė pėr tė tjerėt”, pat thėnė Rama atė ditė nė konferencėn e drejtpėrdrejt nė televizione, por nė videon e publikuar mungojnė mė shumė se 15 sekonda.

Fjala e kryeministrit shkaktoi jo pak debate, teksa opozita me anė tė ish-ministrit tė Jashtėm, Aldo Bumēi, e konsideroi si tė paprecedentė deklaratėn, duke bėrė njė barazim midis numrit fare tė vogėl tė pakicės maqedonase nė Shqipėri (thuajse njė fshat nė Pogradec) me shqiptarėt e Maqedonisė, qė zyrtarisht shkojnė nė 25% tė popullsisė atje, ndėrsa realisht numri ėshtė mė i madh. “Rama nuk pėrmendi marrėveshjen e Ohrit qė i dha fund konfliktit nė Maqedoni, dokumenti mbi tė cilin duhet tė zhvillohen marrėveshjet. Nė njė deklaratė tė paprecedentė ai vuri barazimin mes pakicės maqedonase nė Shqipėri dhe shqiptarėve nė Maqedoni. Kjo ėshtė ēartisje, shqiptarėt e Maqedonisė atje pėrbėjnė 25% tė popullsisė. Nga ana tjetėr, nė tė gjitha raportet e BE, KE, OSBE, Shqipėria vlerėsohet me notat mė tė larta pėr respektimin e tė drejtave tė pakicave. Rama duhet t’i tregojė shqiptarėve, edhe atyre nė Maqedoni se cfarė ėshtė kjo politika e re”, tha Bumēi atė ditė./Start/

http://www.gazetastart.com/index.php...id=15135&cat=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.9.2013, 15:03   189
Citim:
Shqipėria njeh Manastirin me emėrtimin sllav Bitola

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	foto-lajmi-1.jpg
Shikimet:	116
Madhėsia:	57,8 KB
NNJ:	6158Qyteti i Manastirit pėr Ministrinė e Jashtme tė Shqipėrisė njihet me emėrtimin sllav Bitola. Ky fakt ėshtė publikuar nė njė komunikatė tė Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė, lidhur me takimin e zhvilluar tė ministrit tė ri tė jashtėm Ditmir Bushati me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Popovski, nė kuadėr tė sesionit tė 68-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė nė Nju Jork.

Ja se ēfarė shkruhet nė pjesėn e komunikatės, ku pėrmendet qyteti i Manastirit apo “Bitola” sipas MPJ-sė.

“Projektet infrastrukturore qė lidhin mė shpejt dy vendet tona si, rruga Durrės-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Bitola-Elbasan, mbeten nė linjėn e prioriteteve infrastrukturore nė shėrbim tė tė dy vendeve. Thellimi i dialogut nė nivel politik nė tė gjitha fushat e interesit tė pėrbashkėt ėshtė njė mundėsi qė adreson qartasi ēėshtjet mes tė dy

vendeve, sidomos nė kuadėr tė procesit tė integrimit evropian”, thekson komunikata e MPJ-sė.

Lidhur me kėtė emėrtimi ka reaguar shoqata “Kongresi i Bashkimit” me seli nė Manastir, e cila ka kėrkuar urgjentisht korrigjimin e kėtij skandali tė bėrė nga shėrbimet pėr informim tė MPJ-sė nė Tiranė.

Lajmi ka nxitur reagime tė mėdha nė rrjetet sociale, pasi qė MPJ nuk guxon tė bėj gabime tė mėdha nė emėrtimet e toponimeve tė vjetra shqiptare. Lidhur me emėrtimet e toponimeve shqiptare, kohė mė parė Qeveria Shqiptare pranoi ndryshimin e emrave tė komunave dhe vendbanime nė pjesėn e kufirit me Maqedoninė, ku sidomos komunės Liqenas i`u ndėrrua emri dhe u vendos emėrtimi sllav Pustec, pas kėrkesave tė partisė minore tė pėrfaqėsuar nga maqedonas tė kėsaj zone kufitare.

http://www.gazetarepublika.al/2013/0...-sllav-bitola/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.9.2013, 22:10   190
Citim:
Manastirin e quan Bitola, pas reagimeve MPJ korrigjon deklaratėn e takimit Bushati-Popovski

TIRANE- Qyteti i Manastirit pėr Ministrinė e Jashtme tė Shqipėrisė njihet me emėrtimin sllav Bitola. Por menjėherė pas reagimeve nė media, ministria e Jashtme ėshtė kujdesur tė korrigjojė gabimin, duke vėnė emėrtimin nė shqip Manastir.

Lajmi shkaktoi reagime nga shoqata “Kongresi i Bashkimit” me seli nė Manastir, e cila kerkoi urgjentisht korigjimin e kėtij skandali tė bėrė nga shėrbimet pėr informim tė MPJ-sė nė Tiranė.

Reagimi erdhi pas komunikatės sė Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė , lidhur me takimin e zhvilluar tė ministrit tė ri tė jashtėm Ditmir Bushati me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Popovski, nė kuadėr tė sesionit tė 68-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė nė Nju Jork.

Deklarata e parė

Ja se ēfarė shkruhet nė pjesėn e komunikatės, ku pėrmendet qyteti i Manastirit apo “Bitola” sipas MPJ-sė.

“Projektet infrastrukturore qė lidhin mė shpejt dy vendet tona si, rruga Durrės-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Bitola-Elbasan, mbeten nė linjėn e prioriteteve infrastrukturore nė shėrbim tė tė dy vendeve. Thellimi i dialogut nė nivel politik nė tė gjitha fushat e interesit tė pėrbashkėt ėshtė njė mundėsi qė adreson qartasi ēėshtjet mes tė dy vendeve, sidomos nė kuadėr tė procesit tė integrimit evropian”, thekson komunikata e MPJ-sė.

Deklarata e korigjuar

Siē shihet edhe nga fotografite tashmė eshte vene edhe emėrtimi nė shqip; “…rruga Durrės-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Manastir- Elbasan ( Bitola-Elbasan), mbeten nė linjėn e prioriteteve infrastrukturore nė shėrbim tė tė dy vendeve. “

Lajmi nxiti reagime tė mėdha nė rrjetet sociale. Lidhur me emėrtimet e toponimeve shqiptare, kohė mė parė Qeveria Shqiptare pranoi ndryshimin e emrave tė komunave dhe vendbanime nė pjesėn e kufirit me Maqedoninė, ku sidomos komunės Liqenas i’u ndėrrua emri dhe u vendos emėrtimi sllav Pustec, pas kėrkesave tė partisė minore tė pėrfaqėsuar nga maqedonas tė kėsaj zone kufitare.

http://www.panorama.com.al/2013/09/3...oni-skandalin/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.10.2013, 21:14   191
Citim:
Komitėt sonte sulmuan autobusin me shqiptarė nė Shkup

Shkup, 13 Tetor - Shkupi vazhdon tė mbetet qytet i pasigurtė pėr tė udhėtuar me autobusėt urban qė i lidhin lagjet e kėtij qytetit. Posaēėrisht nėse udhėtohet me autobusėt qė ndėrlidhin lagjet shqiptare tė kryeqendrės.

Kėtė e dėshmon edhe ngjarja e mbrėmjes sė sontme kur rreth orės 20:20 nga njė grup huliganėsh ėshtė sulmuar autobusi me numėr 2 qė ēonė pėr nė Saraj. Dėhshmitarėt okular rrėfejnė pėr Almakos se tifozėt tani mė tė njohur “Komiti”, pasi kanė zbritur nga autobusi, tek stacioni afėr pompės sė benzinės “Makpetroll” nė lagjen Porta Vllae, kanė sulmuar me gurė autobusin nė tė cilin ka pasur njė grup tė rinjsh shqiptarė tė vendosur nė katin e dytė tė tij.

Nga ky sulm i huliganėve maqedonas nuk ka tė lėnduar. “Ishte e tmerrshme, ishim tė frikuar pa masė nga sulmi i papritur qė na erdhi nga “Komitėt” pasi ndodhi atėherė kur zbritėn nga autobusi. Nuk e dinim as pse gjuajnė as me ēka na gjuajnė dhe cila ishte arsyeja qė na sulmuan”, – rrėfen pėr Almakos, E.R. njėri nga tė rinjtė qė ka qenė prezent nė autobus gjatė sulmit.

Pėr mė tepėr informata MPB pritet tė dalė ditėn e nesėrme.

http://www.tvkoha.tv/15079/komitet-s...-ne-shkup.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.6.2015, 15:25   192
Citim:
Operacioni, Policia sėrish nė Kumanovė, kėtė herė pėr trafikantėt e emigrantėve

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	kumanove.jpg
Shikimet:	106
Madhėsia:	153,6 KB
NNJ:	7342Policia maqedonase ka kryer sėrish njė aksion policor nė Kumanovė gjatė ditės sė shtunė, kėtė herė jo pėr tė shkatėrruar njė grupim terrorist, por njė rrjet trafikantėsh tė emigrantėve.

Njėsia speciale e policisė, e shoqėruar me mjete tė rėnda, ka rrethuar kėtė herė lagjen “Dardania”, gjithashtu tė banuar nga shqiptarė, duke kryer edhe bastisje banesash.

Ministria e Brendshme konfirmoi nė njė njoftim zyrtar se aksioni ėshtė zhvilluar ndaj njė grupi kriminal qė ėshtė marrė prej kohėsh me trafikimin e emigrantėve, por nuk ka publikuar ende numrin e tė arrestuarve.

Operacioni i policisė zhvillohet vetėm tri ditė pasi parlamenti maqedonas vendosi t’u japė emigrantėve leje kalimi tė rregullt pėr 72 orė, nė pėrpjekje pėr t’i shtyrė ata tė largohen sa mė shpejt nga vendi e pėr tė mos u bėrė pre e rrjeteve tė trafikantėve.

Duke mos u lejuar tė pėrdornin transportin publik, mijėra vetė, kryesisht sirianė, enden nė kėmbė nė rrugėt e qyteteve maqedonase, nė pėrpjekje pėr tė kaluar nė Serbi, e mė pas nė Hungari pėr t’u futur kėshtu nė zonėn Shengen.

http://www.oranews.tv/rajoni/policia...e-emigranteve/
Citim:
Kumanovė, Xhamia simbol i strehės pėr emigrantėt

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	200306.jpg
Shikimet:	142
Madhėsia:	51,2 KB
NNJ:	7343Dita ndėrkombėtare e emigrantėve, e gjen Maqedoninė nė gjendje tė mjerueshme, dhe tė pėrshkueshme nga emigrantėt. Njė numėr i madh i tyre, ndalen nė xhaminė e Kumanovės, pėr tė marrė veten nga kėmbėt me flluska pėr shkak tė ecjes sė gjatė.

“Ne duam qė pėrmes Serbisė tė shkojmė nė Gjermani apo vend tjetėr Evropian. Qėllimi ynė ėshtė Evropa dhe jo Maqedonia. Nė kėtė vend njerėzit janė shumė tė mirė dhe shumė ndihmėtar, por kėtu ka grupe mafioze qė na vjedhin dhe na e marrin gjėrat, madje nė ato grupe janė tė infiltruar edhe emigrantė”, u shpreh njė emigrant.

“Ky ėshtė vendim shumė i mirė. Ne prej fillimit jemi duke u kujdesur pėr ato. Tė gjithė po kujdesimi, i gjithė qyteti por edhe qytetet tjera. Ēdoherė qė kanė nevojė, jo vetėm kėta por edhe bashkėvendėsit e tyre janė tė mirėseardhur”, deklaroi Ramadan Xhelili, Pėrgjegjės i xhamisė.

Emigrantėt gjithashtu mirėpresin vendimin e institucioneve, qė ata tė kenė tė drejtė tė shfrytėzojnė transportin publik.

“Ėshtė mirė pėr tė gjithė emigrantėt, tė cilėt pas kėsaj do tė mund tė udhėtojnė lirshėm dhe si ēdo qytetarė nė botė duke blerė biletėn dhe duke udhėtuar. Me kėtė, nuk do tė ketė nevojė tė paguajmė mijėra euro pėr njė biletė”, tha njė Emigrant.

Mirėpo, pavarėsisht gatishmėrisė sė institucioneve pėr t’i mbrojtur emigrantėt, ata nuk janė tė sigurt nė rrugė. Njė familje, sot nė mėngjes derisa po vinte nė Kumanovė, mes fshatit Agino Sello dhe Rramanlisė, emigrantėt janė sulmuar dhe plaēkitur nga njė grup personash.

“Po na kanė sulmuar. Shoku im ėshtė nė rrezik pasi e kanė goditur nė kokė dhe mua, ja, siē po mė shihni”, theksoi njė tjetėr emigrant.

“Nė ishim duke ecur. Disa persona para nesh na thirrėn dhe na thanė se ne ju dėrgojmė nė Serbi, por ne i treguam se duam tė shkojmė vetė. Mė pas kanė ardhur dhe na kanė goditur me shufra hekuri dhe na kanė rrahur. Ne kishim me vete fėmijė dhe gra, si mund ta bėjnė kėtė. Ēfarė burrash janė ata”, tha njė emigrant.

Pėrveē kėtyre problemeve, emigrantėt hasin edhe nė njė problem tjetėr, atė tė blerjes shtrenjtė tė biēikletave me tė cilėt udhėtojnė drejt Serbisė. Udhėtimi i tyre mbetet ende i pashpresė, sidomos pasi Hungaria ka vendosur murin kufitar, pėr frenimin e tyre.

http://alsat-m.tv/News/200309/kumano...per-emigrantet
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.7.2015, 22:27   193
Citim:
Banorėt e “Lagjes sė Trimave” pranuan paratė e kompensimit tė dėmeve

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	kumanova-640x480.jpg
Shikimet:	100
Madhėsia:	105,8 KB
NNJ:	7378Banorėt e “Lagjes sė Trimave” nė Kumanovė kanė marrė partė nė formė kompensimi pėr dėmet e shkaktuara gjatė pėrleshjeve tė armatosura mė 9 dhe 10 maj.

Derdhja e mjeteve financiare ėshtė bėrė gjatė fundjavės, kanė njoftuar autoritetet. Edhe banorėt kanė deklaruar se komensimi deri tek ato ka arritur, ndėrsa disa prej tyre kanė nisur edhe tė punojnė pėr rindėrtimin e shtėpive tė shkatėrruara.

Nga luftimet e majit nė “Lagjen e Trimave” janė shkatėrruar 66 shtėpi dhe 121 familje kanė pėsuar dėme materiale.

Nė konfliktin e Kumanovės humbėn jetėn tetė policė dhe dhjetė pjesėtarė tė grupit tė armatosur, ndėrsa mbetėn tė plagosur dhjetėra tė tjerė. 30 prej grupit tė armatosur u dorėzuan, ndėrsa ministria nė deklaratėn e 9 majit tha se grupi i organizuar kishte qėllim sulme terroriste ndaj institucioneve tė Maqedonisė. Zyrtarisht janė ngritur padi ndaj 33 personave.

http://rtv21.tv/web/?p=40149
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2015, 08:48   194
Citim:
Maqedonia nė udhkėryq!
Sali Berisha

Njė fillim jo i lehtė, pak histori!

Maqedonia e pas Luftės sė Dytė Botėrore, shtrihet nė njė territor dikur me histori sherri, pėr dominimin e tė cilit por mė sė shumti pėr zhdukjen e shqiptarėve, nė emėr tė Serbisė, Bullgarisė, Greqisė sė Madhe u bėnė dy luftra ballkanike. Ajo, qė nė ish-Mbretėrinė Jugosllave tė para Luftės quhej “Banovina e Vardarit”, u shpall pas luftės nga Josif Bros Tito, si Republikė e Maqedonisė nė kuadrin e RF tė Jugosllavisė. Tito, gjatė sundimit tė tij, bėri gjithēka pėr tė paraqitur para botės si tė veēanta dhe te konsoliduara kombin, gjuhėn dhe kulturėn maqedonase.


Nė fillimin e viteve 1990, pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, Republika e Maqedonisė arriti, nė sajė tė urtėsisė tė presidentit Gligorov dhe mbėshtetjes ndėrkombėtare, tė shkėputet paqėsisht nga Federata Jugosllave dhe tė shpallė me referendum, nė shtator tė vitit 1991, pavarėsinė e saj. Po nė kėtė vit, ky vend miratoi Kushtetutėn, nė preambulėn e tė cilės, Maqedonia shpallej si shteti i maqedonasve.


Shqiptarėt ishin promotorė tė rėndėsishėm tė pavarėsisė sė Maqedonisė. Por, ata bojkotuan referendumin e Pavarėsisė, mbasi asnjė nga kėrkesat e tyre tė drejta: pėr barazi etnike; shkollim nė gjuhėn amtare nė tė gjitha ciklet e sistemit arsimor; pjesėmarrje proporcionale nė tė gjitha nivelet nė institucionet e vendit, nuk u pranuan nga udhėheqja maqedonase. Po kėshtu, ato nuk votuan Kushtetutėn e Maqedonisė, mbasi ajo shpallte maqedonasit pronarė tė shtetit tė tyre. Nė kundėr reagim, nė janar tė vitit 1992, shqiptarėt nė Maqedoni mbajtėn referendumin e tyre, pėr njė autonomi territoriale, kulturore.


Shpallja e Maqedonisė si shtet i pavarur u prit me skepticizėm nga Komuniteti nderkombetar. Nė maj tė vitit 1992 kam pritur nė Tiranė tė ndjerin Lary Igellberger, asokohe Sekretar Shteti nė detyrė i SHBA, me tė cilin biseda pothuaj gjatė njė dite tė tėrė u pėrqėndrua pėr zhvillimet nė ish-Jugosllavinė, Kosovėn, Maqedoninė dhe Bosnjėn. Nė kėtė takim Igelberger ndėr tė tjera mė pyeti direkt: se ēfarė mendoja unė, a duhet tė njihet Maqedonia si shtet i pavarur? Pyetjes sė bashkėbiseduesit tim, unė ju pėrgjigja se: nė mendimin tim, Maqedonia duhet tė njihet dhe tė pranohet si shtet i pavarur. Lary pėrsėri m’u kthye: mirė, cilat janė argumentet tuaja, pse ajo duhet tė njihet? “Mendoj se Maqedonia duhet tė njihet dhe tė ekzistojė si shtet i pavarur, qoftė dhe si hipotezė pune”, iu pergjigja unė. Duhet tė pranojė se, pėrgjigja ime “qoftė dhe si hipotezė pune” ishte si tė thuash sui generis dhe vinte, mė sė shumti, nga background-i im shkencor dhe jo politik. Nė kėrkime shkencore je i detyruar tė ndėrtosh hipoteza, modele pune edhe jo pėrfundimtare.


Larry, rrudhi pak sytė dhe mu kthye disi i ēuditur: si mund tė pranohet njė shtet i pavarur si hipotezė pune, ēfarė nėnkuptoni ju me hipotezė pune? Pėrgjigja ime ishte se: “nėnkuptoj, me kėtė, krijimin e njė shteti tė pavarur, mbasi besoj se kjo do mund tė parandalojė konfliktin e pėrgjakshėm nė Jugun e Ballkanit, para tė cilit ai i veriut do tė dukej shumė i vogėl”. “Nė Maqedoni, pėr ndarjen e territoreve tė saj, disa shtete tė rajonit mund tė hynin nė njė luftė tė pėrgjakshme. Ndėrsa me njė Maqedoni tė njohur nga SHBA dhe vende tė tjera tė mėdha, por edhe tė garantuar nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, si shtet i pavarur, konflikti nė jugun e Balkanit pėr ndarjen e territoreve tė saj, mund tė shmanget. Do eci apo jo ky vend i pavarur, do t’i rezistojė dot kohėrave, atė nuk mund ta themi, le tė presim dhe tė shohim. Rėndėsi kapitale, aktualisht, ka shmangia e konfliktit pėr ndarjen e territoreve tė saj, konflikt qė do tė ndezi Ballkanin si kurrė ndonjėherė”.


Bashkėbiseduesi im kishte kaluar vite tė tėra me detyrė nė Beograd, ishte njohės i shkėlqyer i ish-Jugosllavisė dhe rajonit, por nė atė bisedė tė gjatė qė pata me tė, nė Tiranė dhe nė Krujė, mė tha nė njė moment se, “mendoja se dija ēdo gjė pėr ish-Jugosllavinė, por gjėrat po zhvillohen krejt ndryshe”. E vėrteta ėshtė se, SHBA e njohėn Maqedoninė vetėm nė vitin 1994, pra rreth 3 vjet pasi ky vend kishte shpallur pavarėsinė. Por, nga ana tjetėr, nė dhjetor tė vitit 1992, me angazhimin e tyre Kėshilli i Sigurimit tė OKB miratoi rezolutėn e vendosjes sė UNRPROFOR-it nė Maqedoni, qė do tė shndėrrohej nė vitet e mėvonėshme nė UNPREDEP. Pas miratimit tė rezolutės tė OKB, SHBA dislokuan, nė kufirin midis Maqedonisė dhe Shqipėrisė,me mandat tė OKB, njė batalion paqeruajtės tė ushtrisė sė tyre, kurse nė kufirin me Serbinė u vendos njė batalion paqeruajtės nga vendet nordike. Nė kėtė mėnyrė, SHBA u bėnė garant dhe mbrojtės i shtetit tė pavarur tė Maqedonisė, tė cilin ende nuk e kishin njohur, duke dhėnė kėshtu njė kontribut historik nė parandalimin e njė konflikti qė do mund tė pėrfshinte, sė paku, pesė shtete tė rajonit.


Hezitime pėr njohjen e Maqedonisė sė pavarur treguan dhe vende tėBE-sė. Ndonėse Komisioni Badinter rekomandoi njohjen e saj si shteti pavarur, para republikave tė tjera, vendet e BE-sė njohėn tė parat Kroacinė dhe Slloveninė dhe, ndofta edhe pėr shkak tė ndikimit tė Greqisė, njohėn vetėm mė vonė Maqedoninė. Kundėrshti serioze dhe pėrpjekje tė hapura pėr pengimin e njohjeve tė saj ndėrkombėtare, vinin nga Beogradi dhe Athina. Beogradi nuk mund tė besonte se Maqedonia (e Vardarit ) e cila, nė mėndjen e serbėve dhe skicėn (nacertonia) e tyre, ishte thjeshtė Serbia e jugut, kurse banorėt e saj sllavė ishin serbė, do tė dilte nga vatha dhe nuk do tė ishte pjesė e Serbisė sė Madhe.


Ndėrsa Athina, nuk mund tė pranonte kurrėsesi njė shtet tė ri me emrin Maqedoni. Nė thellėsitė e psiqikės greke, emri Maqedoni ėshtė ngulur gjerė nė nėnvetėdije. Me kėtė emėr njihet Veriu i Greqisė apo Maqedonia e Egjeut. Pėr Greqinė, njė shtet qė me kėtė emėr hynte si pykė midis asaj dhe Serbisė, ishte kėrcėnim dhe i papranueshėm, pa lėre pastaj mė pėrvetėsimin e Aleksandrit, tė Maqedonisė dhe simboleve tė tij. Nė ligjin grek, po tė ofendosh Aleksandrin, dėnohesh deri 5 vjet burg dhe kjo ka ndodhur, ndėrsa po tė ofendosh Krishtin, je thjeshtė ateist, nuk ke sanksione ligjore. Greqia, njohu Maqedoninė pas arritjes sė marrėveshjes interim, midis saj dhe Maqedonisė nė vitin 1995. Kurse Serbia, do tė njihte fqinjin e vet tė ri, nė vitin 1996. Vetėm dy fqinjėt e tjerė direkt tė saj, Bullgaria dhe Shqipėria, mirėpritėn pavarėsinė e Maqedonisė: Bullgaria, do tė ishte vendi i parė qė do njihte shtetin e Maqedonisė, por jo kombin dhe gjuhėn e tij, mbasi pėr kėtė vend, sllavėt e Maqedonisė ishin bullgarė, kurse gjuha e tyre ishte dialekt i bullgarishtes. Kėto kundėrshti do tė zgjidheshin mė vonė bazuar nė referencat kushteuese respektive Shqipėria, do tė ishte ndėr vendet mė tė para qė e njohėn shtetin e pavarur tė Maqedonisė pa kushte, pėrveē barazisė etnike, kushtetuese,ligjore tė shqiptarėve dhe do tė vendoste me kėtė vend marrėdhėnie shumė tė mira dhe bashkėpunim tė gjithanshėm.


Ndėrkohė qė njohjet ndėrkombėtare vazhdonin dhe Maqedonia u pranua dhe anėtare e OKB dhe nė organizata tė tjera, duhet thėnė sepavarėsisht nga kėto, hartat, intrigat dhe projektet pėr ndarjen e sajmidis fqinjėve qarkulluan deri nga fillimi i vitit 1995. Nė kėto harta, qė kishin pėr origjinė Athinėn dhe Beogradin, Shqipėria shpėrblehej me njė territor tė gjėrė tė saj, por kėrkohej qė Serbia tė shpėrblehej me njė territor tė gjėrė tė Kosovės. Vija e ndarjes sė Kosovės zbriste pothuaj nė Rrafshin e Dukagjinit. Pjesa tjetėr e Maqedonisė do i bashkohej Serbisė dhe Bullgarisė. Greqia nuk mbetej pa gjė, por pretendimet e saj territoriale nuk ishin tė mėdha. Ajo kishte njė objektiv strategjik madhor: kufirin e pėrbashkėt me Serbinė, sipas tyre, kundėr harkut islamik Bosfor-Adriatik. Ndaj dhe Maqedonia nuk duhet tė ekzistonte. Plotėsishti i bindur se, ēdo ndarje e re nė trevat shqiptare ishte nė kundėrshtim me interesin tonė kombėtar, kėto propozime mirrnin gjithnjė njė pėrgjigje tė prerė, negative nga Tirana.Nė kėtė kuadėr dhe pėr kėtė qėllim, Kryeministri i Greqisė mori inisiativėn e njė takimi trilateral nė Athinė, tė nivelit mė tė lartė: Miloshevic-Micotaqis–Zhelev. Ky takim tė kujtonte apo evokonte lidhjet e dikurshme ballkanike, qė kishin si qėllim kryesor zhdukjen e shqiptarėve dhe ndarjen e territorit tė Maqedonisė. Ndaj kėsaj nisme, si njė lidhje ortodokse ballkanike e re, reagova publikisht por edhe me rrugė diplomatike, duke deklaruar se rajonit nuk i duhen aleanca mbi baza fetare. Takimi dėshtoi sepse i ndjeri President Zhelev, kundėrshtoi ftesėn. Ky bullgar i madh, burrė shteti i shquar dhe mik i ēmuar i paqes, nė njė takim qė pata mė vonė nė Sofje, do tė mė thoshte se: sakrificat e tmerrshme dhe humbjet e mėdha tė jetėve qė ka patur kombi im, kur ėshtė implikuar nė luftra pėr territore tė Maqedonisė, rreshtimi i tij i gabuar, duke besuar se mund t’i marrė ato territore, e bėnė atė tė mos pranonte kurrė tė pėrfshihej nė skenarė ndaj atij vendi.


Pėrveē kėtyre, dua tė theksoj se, asokohe pėr njė lloj ndarje tjetėr, ishte dhe partia aktuale maqedonase nė pushtet VMRODPMN, udhėheqja e tė cilės ndjehej krejtėsisht bullgare dhe lobonte, fatmirėsisht pa sukses, nė Sofie pėr shpėrbėrjen e Maqedonisė. Pėrsėri, gjatė periudhės sė konfliktit ndėretnik tė vitit 2001, nė tė cilėn qeveriste VMRODPMN me kryeministėr Lubēe Georgievski, qė sot mban pasaportė bullgare, autoritetet maqedonase, nėpėrmjet Akademisė sė Shkencave, filluan tė bėnin hartat pėr ndarjen e territoreve (tė banuara nga shqiptarėt) tė Maqedonisė, por dhe shkėmbim territoresh me Shqipėrinė


- Maqedonia dhe Albanofobia


Pas shpalljes sė pavarėsisė, nė vitet nė vazhdim tė dekadės sė fundit tė shekullit qė shkoi, Maqedonia arriti konsolidimin e pozicionit tė saj ndėrkombėtar, i rezistoi pėrpjekjeve tė Milosheviēit dhe bllokadave tė Greqisė pėr destabilizim. Por duhet thėnė se, qė nė muajt e parė tė jetės sė saj, njė faktor tjetėr pre-ekzistues qė ishte kultivuar pėr gjatė shekullit qė kaloi, me potencial destabilizues, madje dhe mė tė madh se tė gjithė faktorėt e tjerė, doli fuqishėm nė skenėn e shtetit tė pavarur tė Maqedonisė. Kjo dukuri ishte albanofobia, frika e etnisė maqedonase ndaj shqiptarėve.


Natyrisht, albanofobia nuk ėshtė njė fenomen specifik i Maqedonisė, ajo ka qėnė dhe vazhdon tė jetė omniprezente tek fqinjėt e tjerė direkt tė shqiptarėve nė Ballkan. Por, pėr njė seri arsyesh nė kėtė vend ndofta ka qėnė, herė herė, dhe mė e harbuar. Tito, pėr tė garantuar epėrsinė e maqedonasve, sundimin e tyre, ndoqi ndaj shqiptarėve nė kėtė republikė politikėn e:

• spastrimit tė tyre tė qetė, tė planifikuar etnik, nėpėrmjet emigracionit tė organizuar;

• mosshkollimin e tyre, duke menduar se kėshtu do tė dizinteresoheshin pėr vehten dhe tė drejtat e tyre;

• asimilimin e qindra dhe mijėra shqiptarėve ortodoksė tė Rekės dhe zonave tė tjera nė kėtė vend.


Para pavarėsisė sė Maqedonisė, terrori ndaj shqiptarėve nė kėtė vend ishte i njėjtė me atė tė Milosheviēit nė Kosovė. Aty, historia e shqiptarėve, gjuha shqipe, flamuri, kėngėt patriotike gjer edhe muret rrethuese tė banesave, konsideroheshin armiqėsore.

Por, pas shpalljes sė pavarėsisė dhe sanksionimit me kushtetutė tė Maqedonisė si shtet i maqedonasve, albanofobia, si trashėgimi e tė shkuarės dhe proces i pandalshėm, do tė dėshmohej njė gjyle e rėndė nė kėmbėt e kėtij shtetit dhe shumė shpejt, do minonte stabilitetin e tij. Kjo dukuri primitive shprehej, nė politika tė qarta zyrtare, diskriminuese antishqiptare. Banorė tė trojeve tė tyre shekullore, dhe me identitet tė konsoliduar shqiptarėt, konisderoheshin nga maqedonasit, njė rrezik real, ndaj dhe duheshin shtypur dhe mbajtur si qytetarė tė dorės sė dytė.


Vendet e Ballkanit jane te pasura ne minoritete nder to Maqedonia, ėshtė njė vend multietnik. Nė tė gjitha regjistrimet zyrtare, edhe pas genocideve shfarosėse tė luftrave ballkanike ndaj shqiptarve, edhe pas njė spastrimi etnik tė gjatė, tė heshtur tė tyre, siē theksova mė sipėr, tė programuar pėr dekada tė tėra nga Tito dhe me gjithė manipulimet e kėtyre regjistrimeve, qytetarėt me origjinė maqedonase pėrbėjnė jo mė shumė se 60 - 63% tė popullatės nė kėtė vend. Ndėrsa 27-30% e saj janė shqiptarė, tė tjerėt turq, serbė, bullgarė, romė, etj, etj. Pra, Maqedonia ėshtė vend me mazhorancė tė vogėl dhe minorancė tė madhe. Shqiptarėt, nė kėtė republikė, sikundėr kudo nė Ballkan nė tėrėsi, janė njė vazhdimėsi etnike e gjeografike dhe jo enklave.


Pavarėsisht nga kjo pėrbėrje qartėsisht multietnike, autoritetet nacionaliste maqedonase shpallėn, muajt e parė tė ekzistencės tė shtetit tė tyre tė pavarur nė preambulėn e Kushtetutės, Maqedoninė si shtet nacional tė maqedonasve, pra si shtet tė bazuar nė parimin etnik. Ata, sanksionuan me kushtetutė, maqedonasit si primarė tė shtetit tė tyre, ndėrsa shqiptarėt dhe kombėsitė e tjera i shpallėn si qytetarė tė barabartė nė njė shtet nė tė cilin maqedonasit do ishin “mė tė barabartė se tė tjerėt”. Ata, krijuan kėshtu bazėn kushtetuese tė hegjemonisė sė maqedonasve ndaj shqiptarėve dhe diskriminimit tė kėtyre tė fundit dhe tė tjerėve. Kushtetutat kthehen nė satra, pėr ato qė u mohojnė qytetarėve. Kjo Kushtetutė, i mohonte shqiptarėt si element konstitutiv i shtetit tė vendit tė tyre tė Maqedonisė. Ky pėrjashtim do tė ēonte vendin, pashmangėrisht, drejt njė konflikti tė rrezikshėm ndėretnik.


Pluralizmi dhe Pavarėsia e Maqedonisė, nuk sollėn zbutjen, zvogėlimin e albanofobisė. Pluralizmi politik nė Maqedoni, nisi jetėn e tij me sloganet elektorale “vdekje shqiptarėve”, nė fushatėn zgjedhore tė parė pluraliste nė kėtė vend. Marrėdhėniet ndėretnike nė Maqedoninė e pavarur pėrbėnin, qė nėfillim, njė shqetėsim serioz jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr komunitetin ndėrkombėtar. Prandaj dhe SHBA, BE dhe OSBE u angazhuan seriozisht nė pėrmirėsimin e standarteve ekzistuese tė marrėdhėnieve ndėretnike me kėtė vend.


Presidenti Klinton ngarkoi pėr kėtė ēėshtje, njė nga kėshilltarėt e tij mė tė mirė, ambasadorin Bob Froėick; OSBE, ish-Ministrin e Jashtėm tė Hollandės Hans Van der Shtoel; Bashkimi Europian diplomatin Gert Ahrens. Shqipėria, nė kėtė aspekt, dha ndihmesėn e saj nė bashkėpunimin direkt, tė ndėrsjelltė por dhe ndėrkombėtar. Natyrisht, mė duhet tė them se, megjithė pėrpjekjet e mėdha dhe arritjet e pamohueshme rezultatet nė pėrmirėsimin e marredhėnieve ndėretnike nė kėtė vend, nė tėrėsi, ishin modeste. Shqipėria ishte ndėr vendet mė tė para qė njohu Maqedoninė. Nė tė gjitha bllokadat e saj nga Greqia ne qėndruam nė anėn e saj, duke paguar dhe kostot absurde tė zemėrimit helen. Nė tė gjitha rastet, Tirana ka inkurajuar forcat politike shqiptare tė vendit fqinje, tė respektojnė institucionet dhe tė marrin pjesė nė to. Ndonėse pėrfaqesuesit e shqiptarėve mernin pjesė nė qeveri dhe parlament, nė tėrėsi, kjo ishte thjeshtė pjesėmarrje e udhėheqjes por jo integrim i shqiptarėve nė qeverisje, pėrkundrazi diskriminimi dhe segregacioni vazhdonte tė thellohej.


Nė takimin tim tė parė me Presidentin Gligorov nė Pogradec dhe Ohėr, nė vitin 1992, duke konstatuar problemet madhore qė kishte me shkollimin e popullatės shqiptare nė Maqedoni, i kėrkova atij qė tė hapej njė fakultet mėsuesie pėr shqiptarėt nė Universitetin e Shkupit. Presidenti Gligorov mė premtoi se, vitin tjetėr akademik, Fakulteti do tė hapet dhe unė e njoftova kėtė zotim publikisht, si njė arritje tė takimit tonė. Por, njė vit mė vonė, kjo nuk ndodhi. Nė takimin tonė pas njė viti, pėrgjigja e Presidentit Gligorov ishte se: ky Fakultet nuk mund tė hapet, pasi nuk pranon pala tjetėr. Senati dhe Rektori e kundėrshtojnė. Pra, pala tjetėr, udheheqja e etnisė maqedonase, kishte frikė, nuk toleronte dhe nuk lejonte shkollimin nė gjuhėn amtare tė etnisė shqiptare. Ajo ishte dakord tė dėnonte shqiptarėt me padije, sepse ata nuk konsideroheshin tė barabartė me maqedonasit shtetformues dhe duhet tė mbeteshin si qytetarė tė dorės sė dytė, prandaj dhe si tė tillė ata, dhe as mėsuesit e tyre, nuk mund tėshkollohen nė arsimin e lartė, nė gjuhėn e tyre.


Nė kėto rrethana, akademikė shqiptarė tė Maqedonisė, me inisiativėn private, hapėn universitetin e Tetovės. Trupa akademike e universiteteve tė Prishtinės dhe Tiranės dhanė ndihmesė nė kėtė Universitet. Pėrsėri bėmė ēdo pėrpjekje vetė direkt, por dhe me miqtė tanė nė Europė dhe SHBA, qė autoritetet maqedonase tė “legalizonin universitetin” e Tetovės, tė njihnin diplomat e tij dhe tė parashikohej edhe njė buxhet pėr tė. Qėndrimi i autoriteteve maqedonase ishte i prerė, “kjo ėshtė e pamundur”. Ata shumė shpejt e shpallėn tė paligjshėm kėtė universitet dhe ndėrmorrėn sulmin, terrorin shtetėror policesk ndaj Universitetit tė Tetovės, nė tė cilin u vra njė student, u plagosėn shumė tė tjerė, u arrestuan drejtuesit e Universitetit,qeveritarėt vendorė tė Tetovės dhe Gostivarit dhe qindra student,studente dhe qytetarė me origjinė shqiptare. Ndėrkohė, forcat e sigurisė, shėrbimet sekrete tė kėtij vendi, inskenonin skenarė dhe terrore shtetėrore nė zonat me shumicė shqiptare si nė Strugė, Ladorisht, Bit Pazar, Shkup, Tetovė, Gostivar, nė tė cilat u vranė apo u burgosėn, torturuan qindra e qindra shqiptarė. Por pasojat e kėsaj politike nuk u vonuan. Ishin studentėt e Universitetit tė Tetovės dhe jo vetėm ata qė, me shumicė, vitin e pare tė kėtij shekulli, do tė rroknin armėt, do tė rrjeshtoheshin nė rradhėt e UĒK dhe pavaresisht nga disa anatemime fillestare tė padrejta tė Tiranės zyrtare dhe ndėrkombėtarėve, ata, nė njė luftė guerile tejet eficente, do luftonin pėr liritė dhe tė drejtat e munguara dhe shpejt do tė krijonin mirėkuptim dhe mbėshtetje tė gjėrė pėr kauzėn e tyre tėdrejtė.


Marrveshja e Ohrit dhe zbatimi zemerthyer i saj!


Falė ndėrhyrjes energjike dhe pėrcaktuese tė SHBA dhe BE, gadishmėrisė tė palėve ndėrluftuese pėr dialog, realizmit tė Presidentit Trajkovski, konflikti nė Maqedoni do tė zgjidhej brenda disa muajve. Ky konflikt i rrezikshėm, do tė pėrfundonte me marrėveshjen historike tė 13 Gushtit 2001, firmosur nė qytetin e Ohrit, nga pėrfaqėsues tė lartė tė BE, SHBA dhe palėve nė konflikt. Marrėveshja e Ohrit, pėrbėn njė arritje historike, madhore nė pėrpjekjen e shqiptarėve tė Maqedonisė pėr tė drejtat e tyre tė munguara. Zbatimi i saj i sinqertė dhe pa komplekse, besoj se do mund tė shndėrronte, atė dokument dhe anekset e tij, nė njė marrėveshje paqe tė vėrtetė pėr vendin fqinj, do mund tė shėrbente si bazė solide pėr njė shtet multietnik dhe shoqėri multikulturore nė Maqedoni. Kjo marrėveshje, i jepte fund ndėshkimit kushtetues tė shqiptarėve si etni jo shtet-formues dhe do tė mund tė shėnonte kalimin e Maqedonisė nga shtet etnik nė shtet multietnik nė tė vertetė post-etnik.


Nė zbatimin e marrėveshjes sė Ohrit dhe anekseve tė saj, nė rrafshin institucional, ka progres thelbėsor dhe askush nuk mund ta mohojė. Sot, nė funksionimin e parlamentit ekzistojnė, po tė respektohen, mekanizmat mbrojtėse nga abuziviteti i maqedonasve ndaj shqiptarėve dhe tė tjerėve nė kėtė vend, si mekanizmi Badinter apo “shumica” Badinter. Arritjet nė fushėn e arsimit, me gjithė diskriminimin qė pėrsėri ekziston, janė qartėsisht pozitive dhe realisht tė mėdha. Por ky ėshtė progres zemėrthyer dhe jo i plotė.


Dhe tani, pas kaq vitesh, pėrsėri nene shumė tė rėndėsishme tė Marrėveshjes sė Ohrit nuk janė zbatuar, ligji pėr gjuhėt nuk shpreh frymėn e Marreveshjes se Ohrit. Decentralizimi ėshtė gjysmak dhe i paralizuar nga nacionalizmi maqedonas dhe unitarizmi i tij kushtetues, diskriminim i thellė konstatohet nė alokimin e fondeve pėr kulturėn dhe arsimin, dhe mė e keqja ėshtė se diskutimet pėr zbatimin e tyre bėhen si midis palėve ndėrluftuese dhe jo palėve qė shikojnė nė marrėveshje, dokumentin e bashkėjetesės sė tyre nė paqe dhe stabilitet. Vėshtirėsi serioze nxirren pėr zbatimin e Marrveshjes sė Ohrit nga autoritetet maqedonase. Kjo ka ringjallur mosbesim pėr vlerėn e saj. Nga disa kėrkohet tejkalim i kėsaj marreveshje me dokumenta tė reja.


Kėshtu, nė zbatim tė marrėveshjes, janė mijėra e mijėra shqiptarė qė janė emėruar nė detyra tė ndryshme por, diku pėr mungesė "strehimi", diku pėr mungesė "zyrash", ata paguhen 70% tė rrogės dhe nuk dalin nė punė ndėrkohė qė, pėr shkak tė mungesės sė tyre nė punė, emėrohen nė ato detyra maqedonas. Ēdo vit miratohen nė buxhet investime nė projekte jetike pėr Maqedoninė Perėndimore, e banuar kryesisht nga shqiptarė, ndėrkohė qė ky ėshtė thjesht njė miratim formal, sepse asnjė investim i qensishėm, nuk ėshtė bėrė kėto 20 vjet nė Maqedoninė Perėndimore. Investimet kanė vėrshuar tė gjitha drejt Maqedonisė Lindore dhe kryesisht nė projektin grandoman “Shkup 2014”, projekt qė synon maqedonizimin me ēdo kusht tė qytetit, kryeqendėr e dikurshme e shqiptarėve dhe, de facto, ndarjen e tij nė pjesėn moderne maqedonase, tė lavdisė sė Aleksandrit qė kurrė nuk e ka patur, tė ndėrtuar edhe me taksat e shqiptarėve dhe, nė atė tė prapambetur, tė banuar kryesisht nga shqiptarė.


Nė vizitėn time tė fundit nė Maqedoni, nė vitin 2013, u ktheva nė Shqipėri me ndjenjėn dhe pėrshtypjen sikur kisha vizituar jo njė, por dy vende tė ndara dhe aspak miqėsore njėra me tjetrėn, pėrshtypje tė cilėn nuk e pata nė vizitėn para saj. Por, nga ajo kohė, ėshtė kaluar nė njė seri aktesh albanofobie tė rrezikshme nė tė cilat rol kryesor kanė patur nė tėrėsi, autoritetet zyrtare tė Maqedonisė. Kėshtu rasti i Sopotit, vrasjes sė pesėfishtė tė dėnuar me ashpėrsi nga tė gjitha forcat politike shqiptare kudo qė janė, shndėrrohet nė njė mollė tėvėrtetė sherri. Kjo, pėr shkak tė procesit krejtėsisht jo transparent tėtrajtimit tė kėtij akti tė rėndė krimnal. Autoritetet maqedonase e shpallėn atė, fillimisht, njė akt tė terrorizmit islamik, qė nuk ishte absolutisht i tillė. Pra, pėrdorėn besimin fetar pėr tė goditur etninė shqiptare. Nė takimin tim tė radhės pyeta Kryeministrin Gruevski seėrse ata vrapuan t’a quanin atė njė akt terrorist islamik,?. Ai mė dha pėrgjigje absurde se, sipas tij: t’a quanin ndėretnik, ishte mė e rėndė, ndėrkohė qė nė mes qėndronin grindje pėr ēėshtje civile kontraktuale.Nė maj tė kėtij viti doli se nė njė bisedė telefonike tė regjistruar ish Ministrja e brėndėshme e Maqedonisė Jankullovska thotė se ata i dėnuam pa prova.


Vetėm tre vjet mė parė, nė kundėr pėrgjigje tė vizitės dhe nderimit ceremonial me vendosjen e njė kurore tė Ministrit tė Mbrojtjes sė Republikės sė Maqedonisė, shqiptarė me origjinė, nė varrezėn e luftėtarėve tė UĒK, sakrifica e tė cilėve qėndron nė themelin e Marrėveshjes sė Ohrit, Kryeministri Gruevski, jo vetėm dėnoi publikisht aktin e Ministrit tė kabinetit tė tij, por me shpejtėsi tė rrufeshme, dėrgoi nė parlament ligjin pėr shpėrblim, pensionin e paramilitarėve maqedonas, banditė tė vėrtetė qė, njėlloj si ēetnikėt serbė, kishin bėrė masakėr nė fshatrat shqiptare. Ky akt zgjoi zemėrimin dhe reagimin e shqiptarėve, tė cilėt e bllokuan ligjin nė parlament, nėpėrmjet paraqitjes sė mijėra e mijėra amendamenteve pėr tė. Nė vizitėn e fundit nė Tiranė, i kėrkova kryeministrit Gruevski qė, nė ligjin nė fjalė, tė pėrfshihen edhe luftėtarėt e UĒK-sė dhe mė kėtė, bėnte njė xhest pajtimi dhe mbyllte njė kapitull tė historisė sė vendit tė tij. Pėrgjigja e tij ishte se: kjo nuk mund tė bėhet. Kjo do, sė paku, 30-40 vjet pėr t’u bėrė. Pra mora njė pėrgjigje tė ngjashme me atė qė mė dha Presidenti Gligorov 21 vjet mė parė pėr Fakultetin e Mėsuesisė nė gjuhėn shqipe nė Shkup.


Nė fushatėn e parė pluraliste zgjedhore nė Maqedoni, nacionalistėt maqedonas kėrkonin votėn e qytetarėve tė tyre me slloganet: “vdekje shqiptarėve”, “Maqedonia ėshtė e maqedonasve”. Sot, 24 vjet mė vonė, nė fushatėn e fundit elektorale, kryeministri i vendit do tė lėshonte nė njė komunė tė banuar mė sė shumti nga shqiptarė thirrjet: “Kėrēova ėshtė e maqedonasve” ndėrkohė qė aty,pėr shkak se shumica e banorėve janė shqiptarė, fitoi kandidati i tyre.Ai, pasi humbi aty, kėrkoi falje pėr slloganet qė pėrdori nė fushatė.Kėtu, mjerisht, mė duhet tė them se, nė jetėn time politike kam takuar vetėm njė politikan kryesor tė kėtij vendi, njė ish kryeministėr i cili ishte thellėsisht i bindur nė domosdoshmėrinė jetike tė marrėdhėnieve tė mira me shqiptarėt dhe qė ishte i pėrkushtuar ndaj tyre.


Sot, edhe 14 vite pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Ohrit, pėrsėri mund tė thuhet, siē provoi ngerci nė zbatimin e saj si dhe rasti i Sopotit dhe ne vecanti i Kumanovės se nė Maqedoni baruti i albanofobisė ende nuk ėshtė lagur dhe se, ky progres i shėnuar nė kėto vite nė zbatimin e kėsaj marrėveshjeje, nuk ka ngushtuar kanionin e frikshėm qė ndan shqiptarėt dhe maqedonasit nė kėtė vend. Pėrkundrazi, ai ėshtė sot i thellė, nė disa aspekte psikologjike e shpirtėrore, ndofta sa ē’ishte nė fillimin e viteve ’90.


Maqedonia si laborator i klonimit te nacionalizmave!


Pse ndodh kjo? Cili ėshtė shkaku qė ndryshimet e mėdha ligjore dhe kushtetuese, progresi i pamohueshėm nė zbatimin e marrėveshjes sė Ohrit nuk ka ngushtuar hendekun qė ndan, nė qėndrimet ndaj njėri-tjetrit, dy etnitė kryesore nė kėtė vend? Shkaqet mund tė jenė tė shumta, por mendoj se: Sė pari, shkaku mė kryesor qėndron nė shndėrrimin nė kėto vite, tė Maqedonisė nga autoritetet zyrtare maqedonase nė laborator tė klonimit, farkėtimit dhe kultivimit tė nacionalizmave.


Fill pas firmosjes sė marrėveshjes sė Ohrit, kur erdhi problemi tek formulimi i amandamenteve kushtetuese dhe ligjeve tė jetėsimit tė saj, qė i jepnin fund shtetit etnokratik, pala maqedonase u pėrpoq pėrsėri, nėpėrmjet interpretimit, pėr njė legjislacion minimialist, gjė qė kėrkoi ndėrhyrjen direkte tė ndėrkombėtarėve nė hartimin dhe miratimin e tyre. Nė kundėrshtim me pėrcaktimin e marrėveshjes sė Ohrit pėr njė shtet postetnik, d.m.th. qė nė preambulėn e Kushtetutės tė mos citohej asnjė etni, udhėheqja maqedonase e refuzoi atė, shkeli marrveshjen. Maqedonia me ndryshimet kushtetuese nė preambulė u pėrcaktua si shteti i “Qytetarėve tė Republikės sė Maqedonisė, popullit maqedonas si dhe popujve qė jetojnė nė teritorin e saj dhe janė pjesė e popullit shqiptar, turk, vlleh, serb, rom, bosnjak dhe tė tjerė”.


Pervec kėtyre duhet thėnė se ndonėse marrėveshja e Ohrit krijoi njėfrymė besimi dhe klime pozitive tė pamohueshme midis palėve, ende pa u tha boja e firmave, pėrfaqėsuesi i shumicės Maqedonase qė e kishte firmosur marrėveshjen e Ohrit si kryeministėr i vendit, Ljubēe Georgevski, do tė parashtronte projektin e organizimit tė Maqedonisėnė zona tė pastėrta etnike dhe propozojė gjer ndarjen me mure tėshqiptarėve nga kėto zona, nė rast se ata e refuzonin kėtė plan. Me kalimin e kohės u bė e qartė se, jo zbatimi i marrėveshjes sė Ohrit nė gėrmė dhe nė frymė pėr njė Maqedoni shtet multietnik, multikulturor por, nė vend tė saj, do tė vazhdonim tė kishim njė Maqedoni laboratori nacionalizmit mė tė ri dhe mė paranojak, siē ėshtė nacionalizmi shtetėror maqedonas antik, i cili po rritet si shartės me anėt mė tė zeza tė nacionalizmit maqedonas sllave dhe nė djepin e tij. Ky nacionalizėm, me shpejtesi po ēon marrėdhėniet ndėretnike midis shqiptarėve dhe maqedonasve, nė kohėrat tė vėshtira, duke privuar kėshtu nga shpirti apo fryma, dhe efektet pozitive, arritjet e padiskutueshme tė marrėveshjes sė Ohrit. Autoritetet maqedonase, nga njėra anė pretendojnė, se pajtohen me faktin se Maqedonia ėshtė njė vend multietnik, sė fundi, vet kryeministri Gruevski deklaroi kėtė, nė njė konferencė nė Bruksel, kurse nga ana tjetėr, ata farkėtojnė, ditėn dhe natėn, me tė gjitha mjetet institucionale nacionalizmin shtetėror maqedonas antik.


Nė sheshin qėndror tė Shkupit nė zbatim tė Projektit 2014, nė kėtė qytet i cili 100 vjet mė parė ishte kryeqendra e kombit shqiptar mbretėrojnė statuja e buste tė mbretėrve, perandorėve, gjeneralėve, dietarėve, kryengritėsve, luanėve e kuajve druaj mė tė shumtit nė numėr se ata tė Londrės dhe Parisit, tė marra sė bashku duke i dhėnė njė pamje qė ai nuk e ka patur as nė kulmin e lulėzimit tė mbretėrisė Dardane si kryeqytet i saj. Nė vizitat nė pallatet qeveritare tė Maqedonisė, nga statujat dhe reliket e sallave dhe koridoreve, tė duket sikur hyn nė njė muzeum arkeologjik, nė zyrėn kryesore tė tė cilit tė pret Kryeministri apo Presidenti, qė besojnė se kryesojnė qeverinė dhe shtetin pasardhės tė Aleksandrit.


Krahas kėtyre dhe nė funksion tė kėtij nacionalizmi dhe kundėr shqiptarėve, autoritetet zyrtare maqedonase me qėllim, angazhohen nė njė politikė filoserbe e filoruse dhe i lėshojnė, haptas dhe me dashje, terren nacionailzimit serb. Sigurisht, Maqedonia do tė ketė marrėdhėnie tė mira me Serbinė, por ėshtė absurde qė, nė njė akt tė hapur armiqėsor ndaj shqiptarėve nė tėrėsi dhe vecanėrisht atyre nė Maqedoni, festohet zyrtarisht 100 vjetori i betejės sė Kumanovės, betejės sė genocidit tė egėr dhe shfarosjes sė shqiptarėve nė tė cilėn, sipas raporteve tė Lev Davidovic Trockit, asokohe korrespondent lufte nė Shkup dhe raporteve tė tjera, Vardari u mbush me koka dhe trupa tė shqiptarėve civil tė masakruar. Po nė kėtė kontekst, ėshtė edhe vendosja nė Shkup e shtatores sė Dushanit. Shkupin me Dushanin e lidh vetėm pushtimi i egėr i Carit mė mizor nė historinė e Ballkanit, nga barbaritė e tė cilit kombet e gadishullit, pėrveē shqiptarėve, e humbėn pėrfundimisht identitetin e tyre dhe nuk u zgjuan mė ata qė ishin. Udhėheqja maqedonase ju fryn pandėrprejre borive tė nacionalizmit shtetėror maqedonas antike, ndonėse ėshtė plotėsisht e vetėdijshme se kjo ėshtė njėkohėsisht nxitje e nacionalizmave tė tjera: serbe, bullgare, greke dhe atij shqiptar nė kėtė republikė.


Mirėpo, ky nacionalizėm, tė duket se beson se nacionalizmi bullgar, serb dhe grek, pavarėsisht se nga njėra anė vertetė i kėrcėnojnė dhe i kėrkojnė atij kishėn, emrin, gjuhėn, identitetin por, nga ana tjetėr, tėduket sikur ai mendon se pavarėsisht nga kėto rivendikime i shėrbejnė atij pėr t’u konsoliduar gjithnjė e mė fort si i tillė, dhe pėr tė mos thėnė se ndonjėherė tė krijohet pėrshtypja se atyre, maqedonasve tė pasigurt nė identitetin e tyre, ju duhen tė gjithė nacionalizmat e kėtij rajoni kundėr nacionalizmit shqiptar. Ky nacionalizem i ri, njėlloj si ai i vjetri pra, nacionalizmi maqedonas sllav, konsideron si rrezik mė madhor pėr sigurinė e tij tė brendshme, pra konsideron armikun e tij tė brendshėm, nacionalizmin shqiptar. Ky i fundit nė dallim nga nacionalizmat e fqinjėve tanė qė vuajnė nga anemi dhe brishtėsi tė identitetit dhe pėr rrjedhojė ndjenja thuajse gjenetike e pasigurisė dhe agresivitetit primitiv qė e shoqėron kėtė brishtėsi, identitetin e ka me bollėk. Kjo sepse nė rastin tek shqiptarėt, identiteti nuk bazohet nė besimet fetare apo mithet e hershme mesjetare por bazohet nė gjuhėn shqipe dhe kulturėn dhe nė njė farė mase dhe Skendėrbeun qė ėshtė njė realitet dhe mith sa shqiptar aq dhe perėndimor. Me kėto dua tėthem se shqiptarėt nė Maqedoni, nė trojet e tyre shekullore, problemet e identitetit dhe tė nacionalizmit tė tyre, nuk i pengojnė pėr tė jetuar nė bashkėjetesė pa komplekse dhe dinjitoze si qytetare tė barabartė para ligjit me tė tjerėt.


Si pėrfundim, mund tė thuhet se, ata qė ende besojnė nė mundėsinė e ndėrtimit tė njė shteti multietnik dhe multikulturor nė Maqedoni nė statuquonė aktuale, druaj shumė se nuk janė realistė. Ngjarja tejet tronditėse e Kumanovės, e cila pati mė shumė viktima se tė gjitha aktet e terrorit shtetėror tė autoriteteve maqedonase, tė marra sė bashku tė Ladorishtit, Bit Pazarit, Tetovės, Gostivarit dėshmon se, klonimi i nacionalizmit dhe shoqėria multietnike nuk bashkėjetojnėdhe se, nacionalizmi maqedonas antik ėshtė i gatshėm tė ndėrmarrė akte terrori kundėr shqiptarėve. Pas marrėveshjes sė Ohrit, Maqedonia “de jure” ėshtė njė shtet multietnik ndėrsa “de fakto” ėshtė pėrsėri njėshtet etnik, mė sakt i nacionalizmit tė ri maqedonas antik dhe kjo pėrbėn njė problem madhor pėr stabilitetin e kėtij vendi.


Maqedonia midis Perendimit dhe Rusise!



Sė dyti, kriza aktuale e Maqedonisė ėshtė njė krizė shumė planėshe dhe Maqedonia sot ėshtė nė udhėkryq tejet tė rrezikshėm. Kriza aktuale nė kėtė vend ėshtė krizė politike pra e marrdhėnieve pozitė opozitės maqedonase, ėshtė krizė e integrimit europian dhe euroatllantik, pėr shkak tė bllokimit nga veto greke e procesit tė integrimit dhe krize e thellė besimi nė marredheniet ndėretnike midis shqiptarėve dhe maqedonasve. Ish-ambasadori amerikan, lėshoi disa muaj mė parė, para largimit tė tij nga Shkupi, paralajmėrimin serioz pėr lidershipin politik tė kėtij vendi, se: nė rast se vazhdoni nė kėtė mėnyrė, do tė pėrballeni me skenarin e Ukrainės. Nė realitet, kriza e Maqedonisė pėrbėn krizėn mė tė ndėrlikuar, mė tė zgjatur dhe tė rrezikshme tė Europės, pas asaj tė Ukrainės. Kjo sepse, nė kėtė vend, nuk pėrballen vetėm qeveria dhe opozita e tij apo vetėm nacionalizmat ballkanike serbe, greke, bullgare, maqedonase, shqiptare, por e vėrteta ėshtė se aty pėrballen haptas Perėndimi dhe Rusia. Maqedonia, sic ka theksuar shkurtin qė kaloi Sekretari Kerry, me disa vende tė tjera europiane “ndodhet nė linjen e zjarrit, kur ėshtė fjala pėr marrėdhėniet midis Uashingtonit dhe Moskės”. Nė kėtė pėrballje, qėndrimi i Perėndimit, qė ka bėrė investime kolosale nė kėtė vend, ėshtė pėr njė Maqedoni europiane multietnike, multikulturore, shtet i qytetarėve tė lirė dhe tė barabartė para ligjit, me perspektivė tė qartėpėr t’u anėtarėsuar nė NATO dhe BE.


Kurse pėr ngjarjen e Kumanovės, BE dhe SHBA, kėrkuan hetim serioz dhe tė gjithanshėm tė kėsaj ngjarje dramatike dhe nuk pranuan tezat e autoriteteve maqedonase pėr njė akt tė njė grupi terrorist me mbėshtetje nga jashtė. Ndėrsa, qėndrimi i Moskės ndaj Maqedonisė, ėshtė krejt tjetėr, madje i kundėrt me tė Perėndimit. Cilido qė ka ndjekur zhvillimet nė kėtė vend, konstaton lehtė se Maqedonia nga njė vend, nė tėrėsi, pas shumė kohe i parėndėsishėm pėr Rusinė, ėshtė shndėrruar sė fundmi, nė njė vend i njė rėndėsie nevralgjike, si zonė influence pėr ndikimin e saj nė Ballkan, dhe si territor kyē pėr kalimin drejt perėndimit tė gazsjellėsit “South Stream 2” apo “Turkish Stream”. Kjo ėshtė shprehur qartė nė qėndrimin negativ tė Lavrov ndaj anėtarėsimit tė Maqedonisė nė NATO dhe akuzat e tij tė hapura ndaj perėndimit se, po pėrpiqet tė rrėzojė qoftė edhe me puē qeverinė pro ruse tėGruevskit, apo akuzat e tij banale se, dy vende anėtarė tė NATO-s, Shqipėria dhe Bullgaria, qė janė edhe miqtė mė tė mira tė Maqedonisė, kanė plane pėr ndarjen e saj.


Ndaj dhe nė kėtė kontekst kriza e brėndėshme politike maqedonase dhe sidomos ngjarja e Kumanovės, me shpejtėsi u ndėrkombėtarizuan, nė formėn e njė pėrballjeje midis Perėndimit dhe Rusisė. Lavrov, nė vizitėn e tij nė Maj tė kėtij viti, nė Beograd, do tė deklaronte se, nė axhendėn e tij pėrveē marrėdhėnieve bilaterale, dyishin ēėshtjet kryesore qė ai do tė diskutonte me Beogradin – Kosova dhe kriza e Maqedonisė. Pėr Ministrin e Jashtėm Rus “trazirat nė Maqedoni janė tė nxitura nga Perėndimi dhe kanė si shkak refuzimin e Gruevskit pėr t’ju bashkuar sanksioneve kundėr Rusisė dhe vullnetit tė tij pėr tė bashkėpunuar nė ndėrtimin e linjės sė gazsjellėsit Turkish Stream”. Natyrisht, Moska nuk harron asnjeherė qė pėr tė akuzuar shqiptarėt tė denoncojė edhe pėrpjekjet inekzistente pėr krjimin e Shqipėrisė sė Madhe.


Nė kėtė pėrballje, midis Perėndimit dhe Rusisė, autoritetet maqedonase, nė aparencė janė me qėndrimin e parė por, nė esencė me qėndrimet, veprimet dhe disa vendime tė tyre, anojnė qartas nga i dyti. Ata vėrtet kanė kėrkuar antarėsimin nė NATO, por nuk kanėdenoncuar pushtimin hitlerian tė Krimes nga Moska dhe nuk janė bashkuar me sanksionet perėndimore ndaj saj. Dekleratat e tyre, pėr zhvillimet e fundit nė Maqedoni, janė tė njėjta apo tė sintonizuara me Moskėn dhe Beogradin. Sipas autoriteteve zyrtare maqedonase, ngjarja e Kumanovės pėr tėcilėn pothuaj mjerisht nuk flitet mė, ėshtė vepėr e njė grupi terrorist shqiptar, tė nxitur nga jashtė, qė nėnkuptojnė Kosovėn por edhe dhe Perėndimin. Kėtė linjė mbajnė pa kushte edhe Moska dhe Beogradi.Ndėrkohė, tė dhėna dhe indicie qė nuk mund tė injorohen, pohojnė se Kumanova ėshtė vepėr e shėmtuar e fundit e albanofobisė, njė skenar terrori shtetėror, ndaj popullatės civile shqiptare i stisur nga shėrbimet maqedonase, mbase me ndihmesėn edhe tė shėrbimeve ruse dhe tė Beogradit. Ky skenar u paralajmėrua me qėllim, tre javė para se tė ndodhte, me njė letėr nga kreu i shtetit tė Maqedonisė, dėrguar disa homologėve tė tij. Nė kėtė kontekst, njė hetim i paanshėm ndėrkombėtar, do tė ishte vendimtar pėr tė gjithė transparencėn e kėtij skenari, gjetjes sė shkaqeve, qėllimeve, autorėve dhe organizatorėve tė tij.


Ky hetim, nė ēdo aspekt, kushton shumė mė pak se sa pasojat e hetimit tė njėanshėm apo mos hetimit tė kėsaj ngjarje. Uroj qė, komuniteti ndėrkombėtar ta konsiderojė nė mėnyrėn mė serioze hetimin e kėsaj ngjarjeje, i cili duhet t’u japė pėrgjigje disa pyetjeve:


Sė pari, a ishte kjo ngjarje, siē pretendojnė autoritetet maqedonase,vepėr e njė grupi terrorist shqiptar tė UĒK dhe pėr rrjedhojė fillimi i njė lufte tė re nė Maqedoni? Gjer sot, asnjė forcė politike shqiptare nėMaqedoni, Kosovė, Shqipėri apo gjetiu, nuk ėshtė gjetur se qėndron prapa kėtij grupi. Sė dyti a ishte ky njė skenar i autoriteteve maqedonase, shėrbimeve tė kėtij vendi dhe shėrbimeve tė tjera aktive nė rajon, ruse dhe serbe, pėr tė ndihmuar qeverinė Gruevski, dukekrijuar njė dominancė tensioni tjetėr jashtė Shkupit, ku ēmimin duhet ta paguanin shqiptarėt, nė mėnyrė qė Gruevski dhe Zaevi tė pajtoheshin pėr shkak tė “Anibalis anti portam”? Dhe se treti, a mos ishte kjo njė grishje e nacionalisteve maqedonase pėr tė nisur ndarjen e vendit tė tyre dhe sė fundmi cili ishte roli i rusėve dhe serbėve nė kėtė skenar? Padyshim, ajo qė ndodh nė Shkup, nė njė plan ėshtė njė krizė politike, njė pėrballje pėr pushtet midis shumicės dhe opozitės maqedonase.Kjo e fundit, pėr vite ėshtė pranuar si njė nga opozitat mė tė dobėta por, e rėnė nė njė burim informacioni regjistrimesh, ajo, nėpėrmjet tyre ka nxjerrė nė pah afera kriminale dhe korruptive tė mazhorancės nė pushtet, e cila me sa duket, kontrollon ēdo gjė dhe nuk do t’ia dijė pėr aferat e publikuara nga opozita.


Komuniteti ndėrkombėtar, gjer para ngjarjes tragjike dhe terrorit shtetėror nė Kumanovė, i pėrcolli zhvillimet nė Shkup me njė farė apatie. Pas Kumanovės, qėndrat ndėrkombėtare u alarmuan. Brukseli u vendos nė krye tė pėrpjekjeve pėr zgjidhjen e krizės politike.Posaēėrisht, Komisioneri Hahn, u angazhua direkt dhe intensivisht me takime nė Bruksel dhe Shkup me udhėheqsit kryesorė politikė tėMaqedonisė si dhe ambasadorėt e BE dhe SHBA nė Shkup. Kėto pėrpjekje u kurorėzuan me sukses me ndėrmjetėsimin e Komisionerit Hahn nė vizitėn e tij tė fundit nė Shkup. Marrveshja e fundit nė mes katėr forcave politike tė Maqedonisė jo vetėm zgjidhi kirzėn midis qeverisė dhe opozitės maqedonase, por mendoj se zgjidhi njė problem madhor pėr qytetarėt dhe shoqėrinė e kėtij vendi. Kjo marrveshje pėrcaktoi rregulla qė bėjnė tė mundur njė process zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm nė Maqedoni.


Por Marrveshja politike e Shkupit nuk trajtoi dhe nuk zgjidhibllokimin e anėtarėsimit nė NATO dhe BE tė kėtij vendi nga Greqia pėr kundėrshtitė tashmė tė njohura. Marreveshja druaj se nuk i dha pėrgjigjen e merituar, qėndrimit rusofil tė qeverisė sė Maqedonisė tejet tė dėmshėm dhe kėrcėnues pėr shoqėrinė e ketij vendi? Dhe sė fundi ajo le siē ishte krizėn mė tė thellė, tė kėtij vendi, krizėn ndėretnike pėr tė cilėn konstatoj se dhe nuk ka dėshirė tė flitet.


Kancelarja Angela Merkel, nė Samitin e Dubrovnikut vitin e kaluar, sipas mediave ka pranuar se, ajo ėshtė marrė dhe duhet tė merret me zgjidhjen e kundėrshtive dhe arritjen e njė kompromisi midis Greqisė dhe Maqedonisė pėr ēėshtjen e emrit tė vendit dhe problemet, ndofta,edhe mė tė ndėrlikuara tė pas emrit, d.m.th. gjuhės dhe identitetit etj.Ndofta ky nuk ėshtė momenti mė i pėrshtatshėm por, jam i bindur se,kjo ėshtė ēėshtje kohe, dhe do tė ndodhė. Kjo zgjidhje nuk duhet tė shtyhet nga palėt nė kalendat greke, ajo ka rėndėsi shumė tė madhe pėr avancimin e perspektivės europiane dhe euroatlantike tė kėtij vendi dhe distancimin e tij nga ndikimi rus. Askush nuk duhet tė injorojė se kusht i njė bashkėjetese tė qėndrueshme midis shqiptarėve dhe maqedonasve nė kėtė vend, ėshtė kursi pro europian, pro perėndimor i tij. Shqiptarėt nuk janė tė prirur tė pranojnė njė Maqedoni vasale tė Rusisė tė njė shteti historikisht me qėndrime tė njohura antishqiptare dhe qė edhe sot nxit maqedonasit kundėr shqiptarėve. Mjafton tė rikujtoj kėtu se pikėrisht nė kėtė kontekst, Lavrov, nė njė bisedė informale me autoritete maqedonase jo pa cinizėm dhe pėr ti ndėrsyer kundėr shqiptarėve, do t’i pyeste ata se “pse nuk pėrdorin emrin Republika shqiptare e Maqedonisė”. Shkėputja e Maqedonisė nga ndikimi rus ėshtė i njė rėndėsie kapitale pėr stabilitetin e kėtij vendi por edhe tė rajonit. Shqiptarėt nė Maqedoni nuk mund tė pajtohen, tė qėndrojnė, pėr interesat ruse apo nacionalizmave ekstreme maqedonase, jashtė Bashkimit Europian dhe NATO-s.


Kriza nderetnike ne Maqedoni duhet zgjidhur!


Maqedonia qe tani sė fundmi, zgjidhi me njė marrveshje krizėn politike dhe mund dhe do tė zgjidhė dhe ēėshtjen e emrit dhe te pas emrit me Greqinė, dhe do tė hapė negociatat me BE-nė, ajopėrsėri, mbetet njėlloj e kėrcėnuar nga Albanofobia dhe pasojat e saj. Krizėn, tensionin nė mardhėniet ndėretnike nė kėtė vend tė gjithė e prekin, e ndjejnė, e shohin atė tė pranishme kudo, por mė shumė kanėtendencė t’a anashkalojnė. Patatja e nxehtė ėshtė pėrvėluese. Mirėpo pa zgjidhjen e kėsaj krize, stabiliteti i Maqedonisė ėshtė i rremė, jo i vėrtetė, ėshtė i pėrkohshėm dhe jo i qėndrueshėm.


Kėsaj krize qė ka nė themel albanofobinė do mund ti jepej pėrgjigjia e duhur vetėm duke mbajtur parasysh :


Se pari, se Maqedonia europiane nuk mund tė jetė tjetėr, veēse realisht dhe jo fiktivisht, njė shtet multietnik. Maqedonia tjetėr, ajo e hegjemonisė sė etnisė maqedonase, e mbėshtetur nga Moska dhe Beogradi, do tė vazhdojė vendosmėrisht dhe pashmangėrisht tė ecidrejt destabilizimit.

Sė dyti, udhėheqja maqedonase nuk deshiron tė ndėrtojė njė shtet multietnik, ajo punon me tė gjitha mjetet pėr farkėtimin dhe klonizimin e nacionalizmit maqedonas antik, pavarėsisht nga zgjimipėr rrjedhojė, demonėve tė nacionalizmave tė tjera? Mendoj se udhėheqja maqedonase ka dėshmuar qartė e, saktė, se ajo de jureėshtė dakort pėr njė shtet multietnik por de facto e minon atė. Kėshtu qė tė pretendosh njė gjė tė tillė prej tyre ėshtė thjesht njė utopi.

Sė treti, shqiptarėt nuk mund tė ndėrtojnė dhe tė mbajnė nė Maqedoni njė shtet multietnik, tė cilin shumica maqedonase nuk e do. Dhe lidhur me kėtė, shqiptarėt, nuk mund tė pranojnė tė jetojnė pėr hir tė stabilitetit tė Maqedonisė, si qytetarė tė dorės sė dytė, mė sė fundi jo me ligj, por me vullnetin e prerė tė shumicės maqedonase dhe mbėshtetjen serbe dhe ruse pėr kėtė tė fundit.


Shumė e rėndėsishme pėr tė dalė nga ky udhėkryq nė tė cilin ndodhet ky vend, ėshtė njė pėrpjekje e re e fuqishme nė dy drejtime: sė pari, nė zbatimin nė gėrmė dhe nė frymė tė marrėveshjes sė Ohrit, kapėrcimi i tė gjitha qėndrimeve dhe praktikave qė ushqejnė segregacionin. Sot, nuk janė tė pakėt shqiptarėt nė Maqedoni, qė pretendojnė njė marrėveshje tė re. Pėrsėri insistoj se, problemi nuk ėshtė ēėshtja e dokumentit, por ēėshtja e vullnetit dhe mungesės sė tij nga shumica dhe se, dokumenti nuk zėvendėson dot vullnetin. Mendoj se ėshtė e domosdoshme dhe jetike pėr vendin qė, bashkėfirmėtarėt ndėrkombėtare tė marrėveshjes sė Ohrit, BE dhe SHBA, tė ulen sė bashku me autoritet e vendit dhe, me tė njėjtėn vendosmėri, si nė fillim, tė garantojnė si dhe tė monitorojnė zbatimin e plotė tė akteve, neneve tė marrėveshjes sė Ohrit dhe anekseve tėsaja, duke i interpretuar ato nė pėrputhje tė plotė me standartet e shteteve demokratike multietnike perendimore.


Ligji pėr gjuhėt duhet plotėsuar dhe Maqedonia duhet tė pranojė, nė tėgjithė territorin dhe institucionet e saj, bilinguizmin nė interesin mė tėmire tė saj. Gjithashtu, ėshtė e domosdoshme edhe shtrirja e mekanizmit mbrojtės (Badinter), qė parashikohet pėr parlamentin, edhe nė qeveri dhe institucione tė tjera, si Gjykata Kushtetuese, pėr tė mos lejuar diskriminimin mbi baza etnike. Nė kabinetin e Maqedonisė, ministrat shqiptarė nuk kanė asnjė fuqi minorancė bllokuese, kur ėshtė fjala pėr tė mbrojtur interesat legjitime tė popullatės shqiptare. E vetmja e drejtė e tyre, nė kėtė rast, ėshtė tė braktisin mbledhjen, gjė tė cilėn kanė qenė tė detyruar ta bėjnė disa herė.


Sė fundi stabiliteti i Maqedonisė nuk mund tė arrihet duke zhvlerėsuar dhe zvogėluar me manipulime, makinacione politike etj, peshėn rolin e shqiptarėve ne jetėn zhvillimin e vendit tė tyre.


Federalizimi i Maqedonise si zgjidhje perfundimtare e krizes nderetnike!


Per paqen e qėndrueshme tė kėtij vendi, ėshtė e domosdoshme dhe jetike njė autonomi rajonale e garantuar e shkallės sė lartė e tipit te shteteve multietnike federative apo konfederative perendimore. Nė pranverėn e vitit 1992, jam pritur si Presidenti i sapo zgjedhur nė Elize nga Presidenti Mitterrand. E tėrė biseda jonė, nė atė takim, u pėrqėndrua rreth zhvillimeve nė ish-Jugosllavi. Natyrisht, qėndrimet e mia bazoheshin nė bindjen time tė thellė se, Federata Jugosllave ishte federata mė artificiale qė ishte krijuar nė planet dhe e ndėrtuar mbi padrejtėsitė me te medha qė ishin bere ndonjehere, para sė gjithash kombit shqiptar. Nė kėtė mbretėri dhe mė pas federatė tė sllavėve tėjugut, perėndimi kishte krijuar jo Serbinė e madhe por Serbinė e stėrmadhe. Nė atė diksuktim theksova se, problem themelor nė Ballkan ėshtė problemi midis shqiptarėve dhe serbėve, bashkėjetesa e tė cilėve nė njė shtet i ēdo lloji qofte ai, ėshtė e pamundur. Natyrisht, dėnova masakrat serbe nė Bosnjė, sulmet ndaj Dubrovnikut dhe qyteteve tė tjera tė Kroacisė, shpreha mendimin se kantonizimi i Maqedonisė do tė mund t’i jepte kėtij vendi stabilitetin e duhur.


Kurse, Presidenti Mitterrand, ndofta ende vazhdonte tė besonte, nė njėmėnyrė ose nė njė tjetėr, se hegjemonia serbe ishte e dobishme pėr tė vendosur njėfarė “rregulli” nė gadishull, parim mbi tė cilin ishte themeluar, ēerekun e parė tė shekullit qė shkoi, Mbretėria dhe pas luftės sė dytė botėrore, Federata e Jugosllavisė. Memoria dhe shėnimet e mia pėr atė takim tė paharruar, mė rikujtojnė se Presidenti Mitterrand, nė pėrgjithėsi, nuk ishte dakord dhe nuk mbėshteti mendimet e mia, madje megjithė vokacionin e njohur tė tij pėr kulturėn dhe vlerat e saj, ai nuk u tregua i ndjeshėm as me denoncimin qė i bėra bombardimeve tė Dubrovnikut nga forcat e Ushtrisė Jugosllave, qė kishin filluar pikėrisht atė javė pasi, nė pėrgjigjen e tij, mė tha se: Serbia duhet tė ketė njė dalje nė det, iu pėrgjigja se: Ajo nuk ka patur det tė saj ndonjeherė dhe se Ragusa nuk kishte qenė kurrė e saj. Por, nė kėtė takim, Presidenti Mitterrand, vetėm nė njė ēėshtje ishte dakord me mua. Ai mė tha se, ndofta ke tė drejtė me idenė e kantonizimit, ose diēka tė kėsaj natyre, tė Maqedonisė. Qė nga ajo kohė, debate pėr kantonizimin, federalizimin e Maqedonisė, nuk ėshtė mbyllur. Madje, mund tė thuhet se 3-4 vitet e fundit, ky problem po diskutohet mė gjerė.


Memorjet nuk kanė ndonjė rėndėsi tė madhe, por mendoj se, vetėm zbatimi qoftė edhe i ēdo neni tė marrėveshjes sė Ohrit, nuk do tė zgjidhė problemin thelbėsor tė tensioneve ndėretnike tė thellimit tė segregacionit midis shqiptarėve dhe maqedonasve. Unitarizmi kushtetues i Maqedonisė ėshtė njė tjetėr mekanizėm i fuqishėm i albanofobisė ėshtė shpata e Demokleut qė qėndron mbi autonominė, qė duhet tė gėzojnė komunat e banuara nga shqiptarėt. Ai pėrbėn bazėn ligjore pėr autoritetet nacionaliste maqedonase pėr tė vendosur ndaj komunave tė banuara kryesisht nga shqiptarė njė vartėsi qendrore dhe diskriminimi buxhetor. Mendoj se, ėshtė e domosdoshme qė, kushtetuta e kėtij vendi tė clirohet nga nocioni i shtetit unitar. Heqja e unitarizmit tė shtetit maqedonas nga kushtetuta duhet kuptuar jo si njė lėshim ndaj shqiptarėve por si njė interes madhor i paqes dhe stabilitetit afatgjatė tė kėtij vendi.


Unė e di se, udheheqja maqedonase jeton me frikėn e dizintegrimit tė vendit, dhe unitarizmin kushtetues tė shtetit e konsiderojnė garancine e tyre. Por kjo ėshtė plotėsisht e pa justifikueshme. Nė Maqedoni e verteta ėshtė tjetėr. Jeta paralele e etnive kryesore ėshtė realiteti mė i spikatur i kėtij vendi. Nuk ėshtė unitarizmi kushtetues, aq mė pak frika nga dizintegrimi, por liria dhe bashkimi reth vlerave tė saj, ajo qė do sigurojė bashkėjetesėn paqėsore tė etnive tė saj nė kėto vleradhe mbrojnė vendin nga dizintegrimi. Pretendimi se, federalizimi nuk funksionon mbasi nė komunat, me popullatė kryesisht shqiptare apo maqedonase, ka edhe pėrfaqėsues tė komuniteteve tė tjera, ėshtė absurd. Nė vendet e lira ky parim nuk synon tė sigurojė pastėrinė etnike Pėrkundrazi, prania e komuniteteve tė tjera nė njė zonė tė caktuar, vetėm se e bėnė mė funksionale federatėn. Si pėrfundim mendoj se ėshtė jetik tė pėrpunohen mekanizmat ligjorė qė garantojnė autonominė mė tė lartė tė rajoneve tė banuara nga shqiptarėt. Modelet e shoqėrive dhe shteteve multietnike pra, federatave apo konfederatave, nė Europė dhe Perėndim, nuk mungojnė. Vetėm aplikimi me guxim i kėtyre standarteve europiane, pa frikė dhe komplekse nė kuadrin e njė shteti funksional do tė mund tė garantonte stabilitetin e qėndrueshem tė Maqedonisė fqinjė dhe shndėrrimin e saj nė njė shembull pėr rajonin tonė, shumė i rėndėsishėm pėr paqen dhe stabilitetin e rajonit tonė.


Me tė drejtė sot mund tė shtrohet pyetja: Cili ėshtė roli dhe pėrgjegjėsia e forcave politike shqiptare? E vėrteta e pamohueshme ėshtė se, aq sa kanė arritur shqiptarėt nė Maqedoni, i kanė arritur nė sajė tė pėrpjekjeve tė jashtėzakonshme dhe me tė gjitha mjetet tė te tyre dhe forcave politike shqiptare dhe kėtu, ata sė bashku kanė meritėn e madhe. Pakėnaqėsitė, kritikat nuk janė tė pamotivuara.Por nuk mund tė mohoj kontributin e tyre historik dhe askush nuk mund t’i fajėsojė shqiptaret dhe forcat e tyre politike pėr shndėrrimin e Maqedonisė nga udheheqja maqedonase nė njė laborator tė prodhimit dhe klonimit tė nacionalizmave. Po keshtu ato nuk janė pėrgjegjės se pėrfaqėsojnė shqiptarėt, tė cilėt maqedonasit i konsiderojnė si kėrcėnim pėr sigurinė e etnisė sė tyre. Nuk jam aspak kundėr kritikave por jam kundėr pėrpjekjeve pėr ēvelersimin e tyre me sllogane absurde, vlerėsimi nė procese zgjedhore ėshtė rruga e pranueshme demokratike. Jam kundėr tentativave tė Tiranes pėr imponim tė dekleratave tė pėrbashkėta extempora, tė servirura pėr firmė si ē'ndodhi nė takimin Rama - Meta nė Pogradec, me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaēin, si dhe kundėr kėrcėnimit tė ketij vendi me bllokim nga Shqipėria pėr anėtarėsimin nė NATO. Udheheqja politike e shqiptarėve tė Maqedonisė i din mirė qėndrimet qė duhet tė mbajė nė interesin e tyre mė tė mirė.


Por, pėrsėri disa pretendime ndaj tyre jane te drejta. Ato nuk janė pa pėrgjegjesi nė suksesin e pamohueshem tė nacionalistėve maqedonas nė zvogelimin e rolit dhe peshės sė tyre politike nė jetėn e vendit. Mendoj se kanė dėmtuar dhe dėmtojnė qėndrimet dhe interpretimet e tyre krejt tė ndryshme pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit, nė varėsi nga qėnia nė pushtet dhe opozitė si dhe ambjentimi i tyre me statuskuonė e gjendjes nė vend. Po keshtu nuk justifikohet indiferenca e tyre pėr emrin e ri qė duhet tė ketė Maqedonia nė njė marreveshje me Greqine, sikur tė mos jenė qytetarė tė atij vendi qė do tė ndėrroje emrin. Por mbi tė gjitha, ata nė asnjė rrethanė nuk mund dhe nuk duhet tė pajtohen kurrė me shndrimin e Maqedonisė nė vend vasal, zonė influence ruse, gjė qė pėrbėn njė rrezik serioz madhor pėr Shqiperinė, Kosovėn dhe rajonin nė terėsi. Shqiptarėt pavarėsisht nga ēmimi, nuk mundet nė asnjė rrethanė tė mbeshtesin interesat ruse nė rajonin tonė. Sė fundi nė ngjarjen e Kumanoves, mendoj se udhėheqja politike e shqiptarėve nė Maqedoni do mbajė parasysh se coprat e granatave dhe plumbat nuk moren vetėm 22 jete njerzish, nuk kanė shkatėrruar vetėm banesat e qytetarve shqiptarė dhe terrorizuar ata, por kanė plagosur edhe kredibilitetin e tyre. Prandaj dhe hetimi i pavarur ndėrkombetar, do tė kishte njė rėndėsi pėrcaktuese, pėr Maqedoninė, shqiptarėt e Maqedonisė, kombin shqiptar dhe rajonin nė tėrėsi.


Si perfundim Maqedonia eshte nje vend me rendesi te veēante per paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone. Ajo sot ndodhet ne udhekryq e mberthyer nga nje krize shumplaneshe. Shkeputja e saj nga ndikimi rus, ēbllokimi i integrimit te saj ne BE dhe NATO, zgjidhja e krizes nderetnike nepermjet zbatimit te Marreveshjes se Ohrit sipas standarteve perendimore te shteteve multietnike dhe federalizimi i saj do mund te kurorezonte me sukses perpjekjet e medha te popujve te saj per ndertimin e nje Maqedonie europiane qe ata meritojne.

https://www.facebook.com/notes/sali-...88752017952377
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 07:33.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.