Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 14.11.2007, 18:20   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Vlorė: Ekspozitė e armėve historike nė Amanti


Citim:
Ekspozite e armeve me te cilat kane luftuar shqiptarėt ne shekuj

NGA GėZIM LLOJDIA
14/11/2007 - Metropol - Drejtor i Parkut Arkeologjik Kombėtar tė Amantias

Fillojnė nė Vlorė aktivitetet pėr shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare. Parku Arkeologjik Kombėtar i Amantias organizoi hapjen e ekspozitės me armė, me tė cilat shqiptarėt kanė luftuar gjatė shekujve nė pėrpjekjet e tyre pėr liri dhe pavarėsi kombėtare. Nė kalanė e Amantias u ekspozuan 49 armė trofe tė koleksionistit privat, tė gjitha tė licencuara dhe tė kataloguara.

Drejtori i Parkut Arkeologjik Kombėtar tė Amantias, Gėzim Lojdia, shprehet se qėllimi i kėsaj ekspozite ėshtė qartėsisht i lexueshėm: njohja me armėt me tė cilat shqiptarėt kanė luftuar nėpėr kohėra kundėr pushtuesit tė huaj. Kjo krahinė ka njė kontribut tė veēantė nė luftėrat pėr liri dhe pavarėsi. Dhe pika lidhėse ėshtė mes tė shkuarės qė zbret nga koha e antikitetit te mesėm, ku qytetėrimi amantin shpreh identitetin ilir, ndėrsa qyteti malor 630 m mbi det ka qenė kryeqendra e njė qytetėrimi qė zgjatej deri nė buzė tė detit. Ky qytetėrim jetoi njė periudhė njėmijėvjeēare dhe ka lėnėn pas emrin e mirė tė njė qytetėrimi ilir, gjurmėt e tė cilės ne i kemi sot prezent nė kėtė kodėr tė fshatit Kudhės-Gėrhot.

Ndėr armėt e ekspozuara bėnte pjesė pisqolla me pėrbėrje bronz, hekur, argjend e periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Kjo ėshtė pėrdorur nė luftėrat kundėr pushtuesit otoman. Pisqolla ėshtė prodhim i armėtarėve vendas, kryesisht Shqipėria e jugut dhe mbushja bėhej nga gryka. Jatagan me material hekur, bronz e kohės sė Rilindjes me gjatėsi 57cm, ėshtė pėrdorur kryesisht nė kryengritjen e Shqipėrisė sė Jugut nė 1878 dhe ėshtė prodhim i armėtarėve vendas. Njė armė tjetėr ishte harbia me pėrbėrje hekur dhe bronz e kohės sė Rilindjes, rreth 37cm, e cila shėrben pėr ngjeshjen e barotit tė armėve qė mbushen nga gryka. Ėshtė prodhim i trevės. Vezmja ėshtė njė mjet tjetėr interesant i kulturės arbėrore e kohės sė Rilindjes shqiptare qė peshon rreth 600 gr dhe shėrben pėr pėrdorim vetjak nė luftėrat e popullit kundėr pushtuesve, me pėrbėrje aliazh dhe argjend. Ka edhe nagant me material metali dhe dorezė druri e prodhimit italian e kohės sė viteve 1880, qė ėshtė pėrdorur nė Luftėn e Parė Botėrore dhe ėshtė trofe. Njė ndėr objektet qė zgjoi interes ėshtė palcorja me material aliazh e argjend e teknikės artizanale me derdhje e kulturės arbėrore me dimensione 6 cm x 3.5 x 2.5 cm. Periudha e pėrdorur ėshtė kohė e Rilindjes shqiptare dhe ky mjet shėrben pėr pėrdorim vetjak nė luftėrat e popullit tonė kundėr pushtuesve osmanė, sidomos nė kryengritjet e Shqipėrisė sė Jugut tė vitit 1847. Ajo ėshtė prodhuar nė jug nga vendasit dhe pėrdorej pėr tė mbajtur palcėn me tė cilėn vaisej arma. Ėshtė pjesė e armėve tė zjarrit me strall dhe ruhet nė gjendje shumė tė mirė me tė gjitha elementėt e zbukurimit me motive gjeometrike floreale.

Njė koleksion mė vete pėrbėnin nagantet dhe pisqollat. Mes tyre ėshtė edhe naganti i Mbretit Zog, nė dorezė tė tė cilit shkruhej A. Zogu. Pushkė stralli quhet armatimi i njė lloj punimi artizanal i shek. XIX e periudhės sė Rilindjes, e cila ka kėto dimensione: 143 cm me kalibėr 16 mm. Arma ėshtė pėrdorur nė rrethinat e Vlorės nė kryengritjet e vitit 1910-1911. Tek tyta ka njė mbishkrim “Zarzamino-Ominozo” e punuar nė dru arre. Pushkė me kapsulė e shekullit tė XVIII rreth 125 cm, me kalibėr rreth 16 mm dhe ėshtė gjetur nė njė terren ku ka kryer aktivitetin klubi patriotik “Labėria”. Shpatat e pėrdorura nga ushtria e Ali Pashė Tepelenės kundėr pushtuesit osman.

Ka revolver tė prodhimit 1908 –1942, prodhim gjerman pėrdorur nė Luftėn e Dytė tė pėrbotshme. Beretė italiane e vitit 1934 me peshė 660 gr, prodhuar me material tė cilėsisė sė parė. Njė material tė veēantė pėrbėnin pushkėt trofe prodhime tė vendeve tė ndryshme tė shekujve tė ndryshėm, tė zėna trofe. Mes tyre veēojmė pushkė prodhim i huaj rreth 3 kg pesha, belēik gjerman rreth 4.3 kg e pėrdorur nė Luftėn e Parė Botėrore, ėshtė pėrdorur nga luftėtarėt popullorė nė rrethinat e Vlorės gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Njė patickė italiane e vitit 1941 me dimensione rreth 92 cm e gjatė, qė ėshtė pėrdorur nė Luftėn e Dytė Botėrore, pushkė e gjatė italiane e vitit ‘34, pushkė e shkurtėr ruse e vitprodhimit ’44, qė ėshtė pėrdorur nė rrethinat e Vlorės pas ēlirimit, pushkė gjermane e vitprodhimit 1880. Armėt e gjuetisė qė janė pėrdorur si mjet luftarak. Midis armėve luftarake ka edhe pushkė austriake, amerikane.

Kjo ekspozitė u vizitua nga banorė, historianė, nxėnės shkolle. Qėllimi, sipas drejtorit tė parkut, ėshtė nxitja dhe interesi pėr tė tėrhequr vizitorė nė kėtė qytezė tė historisė sonė sė lashtė, e cila ka filluar tė ndiejė ripėrtėritjen e saj nė kėto muajt e fundit. Duhet theksuar interesimi qė ka shfaqur edhe MTKRS-ja pėr kėtė zonė arkeologjike. Vetė ministri Ylli Pango e ka eksploruar kėtė zonė. Investimet, si pėrfundimi i rrugės deri nė kala, rrethimi i siteve, pastrimi i objekteve e rrethimi dhe mbjellja e pemėve kanė ndryshuar fytyrėn e saj duke tėrhequr deri turistė tė huaj, ku numri i pėrgjithshėm i vizitorėve shkon nė 630, shifėr kjo e panjohur nė 60 vjetėt e fundit. Ndėrsa pritet qė nė dy vitet e ardhshme, ky park nė kėtė zonė rurale tė kapė kuotat e vizitorėve tė Apolonisė.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=47054
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:08.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.