Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kulturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 14.11.2007, 18:49   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Tiranė: Panairi vjetor i Librit


Citim:
Panairi 10 i Librit - 14-19 nėntor, QNK "Arbnori"

Tė paktėn 150 shtėpi botuese agjenci shpėrndarje libri, studio grafike e diskografike, shtypshkronja, organizata e subjekte qė kanė si objekt kryesor tė punės sė tyre librin marrin pjesė nė edicionin e 10-tė tė panairit tė Librit Shqip, qė nis nga sot, 14 nėntor deri mė 19 nėntor nė Qėndrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės "Arbnori" nė Tiranė. Ceremonia e hapjes mbahet sot nė orėn 18.00.

Organizimi i njė veprimtarie tė tillė tradicionale bashkon gjithė njerėzit qė merren me letrat shqipe, autorėt, botuesit, lexuesit, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit, veēanėrisht te tė rinjtė, nė kushtet e mungesės sė sistemit tė shpėrndarjes sė librit nė vendin tonė.

Sipas organizatorėve, Shoqata e Botuesve Shqiptarė dhe Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės. Gjatė ditėve tė panairit, do tė organizohen paraqitje librash, biseda e debate, takime me shkrimtarėt etj.

Mendohet qė edhe ketė vit tė vazhdojė tradita e dhėnies sė ēmimeve kombėtare qė jep SHBSH "Shkrimtari i Vitit" dhe "Pėrkthyesi i Vitit", si dhe ēmime tė tjera qė japin organizma tė tjera. Panairi i Librit "Tirana 2007", ėshtė ngjarja mė e madhe kulturore e librit qė zhvillohet jo vetėm brenda kufijve tė Shqipėrisė, por nė gjithė hapėsirėn shqiptare, ku pėrfshihen Kosova, Maqedonia , Mali i Zi dhe diaspora.

Kėtė vit ėshtė gjetur njė lloj zgjidhje pėr hapėsirat e ekspozimit qė sa vijnė e duken mė tė ngushta pėr librin. Pėrveē ambienteve qė ka ofruar QNK "Arbnori" qė janė 2000m2, kėto dy ditėt e fundit janė ngritur ēadra tė bardha dhe kėndshm nė pjesėn ballore tė Piramidės, gjė e realizuar nė bashkėpunim me njė firmė qė merret me panairin nga Italia, e cila i ka tė gjithė komoditet ashtu siē do tė ishin brenda Piramidės, qė nga elementet e ngrohjes, ndriēimi e mė radhe. Pra do tė jetė njė kompleks edhe nga ana arkitektonike.

http://shekulli.com.al/news/53/ARTIC...007-11-14.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.11.2007, 21:49   2
Citim:
Programi & detajet e Panairit te 10-te te Librit

E merkure 14 nentor

Ora 18.00: Celja e Panairit te 10-te te Librit “Tirana 2007”. Film dokumentar i shkurter: “10 vjet Panair Libri ne Tirane”
Ora 18.30: Vizite e te ftuarve neper stendat e Panairit te Librit “Tirana 2007”.
Ora 20.00: Mbyllja e dites se pare.


E enjte 15 nentor:

Ora 10.00: Perkujtimore me rastin e 20-vjetorit te vdekjes se poetit Lasgush Poradeci, organizuar nga shtepia botuese “Argeta Lmg”. Salla A.
Ora 11.00: Paraqitje librit te George W. Bush, “Ne emer te lirise”, botim i QNK “Arbnori”. Salla e Kinemase.
Ora 12.00: Konference shtypi e organizatoreve te Panairit te Librit. Salla A.
Ora 17.00: Paraqitje e librave gjuhesore: R. H. Robins, “Gjuhesi e pergjithshme: Veshtrim hyres” (tekst mesimor), perkthim nga Mariana Ymeri, botim i “Dituria”; L. Buxheli, “Caktimi rasor ne gjuhen shqipe (monografi), botim i “Neraida”, N. Comski, “Gjuha dhe problemet e njohjes”, perkthim nga Blerta Topalli, “Toena”. Salla e Kinemase.
Ora 17.00: Paraqitje libri: Eliot Wainberger, “Gjurmet karmike”, shtepia, “Ideart”. Salla A.
Ora 18.00: Paraqitje libri: Flamur Bucpapaj, “Shirita”, tregime, shtepia botuese “Nacional”.
Ora 18.00: Paraqitje libri: Ali Laze, “Arratisja e pamundur” - “OMSCA -1”. Salla A.
Ora 19.00: Paraqitje libri: Artan Fuga, “Rrota e mundimit”, “Dudaj”. Salla e Kinemase.
Ora 19.00: Paraqitje libri: Ilir Kadiu, “Damaret e ujit”- “Scanderbeg books”. Salla A.


E premte 16 nentor:

Ora 10.00: Paraqitje libri: Muje Bucpapaj, “Invisible victory” - “Marinaj Publishing”, Dallas, Teksas, SHBA. Salla A (kinema).
Ora 10.00: Paraqitje libri: Gazmend Krasniqi, “Apokalipsi i Analtes”, roman, dhe Tonin Kacaj, “Tingulli i heshtjes”, roman ne vargje, shtepia botuese “Medaur”. Salla B.
Ora 11.00: Paraqitje libri: Umberto Eco, “Per letersine”, “Dituria”. Salla A.
Ora 12.00: Paraqitje libri: Gjeke Marinaj, “Lutje ne oren e tete te javes” - “Faik Konica”. Ora 12.00: Paraqitje libri: Gezim Hajdari, “Permbledhje me poezi” - “Besa”. Salla B.
Ora 13.00: Paraqitje libri: Diana Culi, “Gruaja ne kafé”.
Ora 14.00: Paraqitje libri: Robert Elsie, “Driteshkronje” - “Arbi & ATV Media Kompani”
Ora 16.00: Paraqitje libri: Ali Jashari, “Fjalor me shprehje te huazuara ne gjuhen shqipe”, “Dudaj”. Salla e Kinemase.
Ora 17.00: Paraqitje libri: “Iliricum Sacrum”- “Ombra GVG”. Salla A
Ora 18.00: Paraqitje libri: “Isa Boletini, Ismail Qemali dhe Kolonel Tomson, biografi te letrarizuara” - “Migjeni”. Salla e Kinemase.
Ora 18.00: Paraqitje libri: Jeta Bregasi, “Piramidat e loteve” - OMSCA - 1”. Salla A.


E shtune, 17 nentor 2007:

Ora 10.00: Paraqitje libri: Iliaz Bibaj me librat e botuar nga “Argeta LMG”. Salla e Kinemase.
Ora 10.00: Paraqitje libri: Vilhelme Vranari (Haxhiraj), “Rrefim ne te perenduar”-“OMSCA -1”. Salla A.
Ora 11.00: Paraqitje libri: Isa Alibali, “Tano Banushi”- “Pegi”. Salla A.
Ora 11.00 – 15.00: “Konference e Botueseve te Rajonit”, organizuar nga shtepia botuese “Dora D’Istria”. Salla e Kinemase.
Ora 12.00: Paraqitje libri: Click On 3 (tekst i gjuhes angleze i klases se 9-te), i miratuar nga Ministria e Arsimit, si alternative e vetme per shkollat e mesme shteterore, shtepia botuese “Express Publishing”, perfaqesuar nga International Bookshop. Salla A.
Ora 12.00 Paraqitje libri: Ridvan Dibra, “Nje loje me emrin postmodernizem” - “Albas”
Ora 13.00: Paraqitje libri: “Welcome”, “Blockbuster” dhe “Upstream”, tekste te perzgjedhura nga shkollat private dhe universitetet, shtepia botuese “Express Publishing”, perfaqesuar nga International Bookshop. Salla A.
Ora 15.00: Koncert “Polifonia labe”. Salla e Kinemase.
Ora 17.00: Poeti grek Tito Patrikios: Stacione te ndermjetme, poezi. Shtepia botuese “Toena” ne bashkepunim me Ambasaden e Greqise ne Tirane. Salla e Kinemase.
Ora 17.00: Paraqitje libri: “Kolana filozofike” - “Ideart”. Salla A.
Ora 18.00: Paraqitje libri: “Antologjia e Letrave Shqipe” - “Ombra GVG” dhe Bashkia e Leces, Qendra e Koordinimit te Librit. Salla B.
Ora 19.00: Paraqitje libri: “Fjalor greqisht-shqip” i Marko Bocarit, pergatitur nga studiuesi Niko Stillo - “Arberia”. Salla A.



E diel, 1 nentor

Ora 11.00: Paraqitje libri: Gjergj Bubani “Vepra e zgjedhur”, “OMSCA -1”. Salla A.
Ora 12.00: Paraqitje libri: Shaban Sinani, “Prurje kulturore orientale” - “Albas”. Salla A.
Ora 17.00: Paraqitje libri: Ali Podrimja, “Poezi te zgjedhura” - “Ideart”. Salla A.
Ora 17.00: Paraqitje libri: prof. Rexhep Krasniqi, “Kongresi i Berlinit dhe Shqiperia Verilindore”. Botim i QNK “Arbnori”. Salla e Kinemase.
Ora 18.00: Mbremja e Cmimeve: Akordimi i cmimeve tradicionale te Panairit te Librit “Tirana 2007”: Shkrimtari i vitit, perkthyesi i vitit, cmimi i “Mjaft” dhe “UNICEF”, “Odhise Grillo” per librin me te mire per femije, si dhe cmimi i gazetareve te kultures “Stenda me paraqitjen me te mire”. Salla e Kinemase.


E hene, 19 nentor:

Ora 10.00: Paraqitje libri: “Antologji poetike” me poete te rinj te vendit, botim i QNK “Arbnori”. Salla A.
Ora 11.00: Paraqitje libri: “Poezia e te rinjve” - “Ombra GVG”
Ora 12.00: Konference shtypi e organizatoreve ne mbyllje te Panairit te Librit. Salla A.
Ora 20.00: Mbyllja e Panairit te Librit “Tirana 2007”.


Citim:
Shtepite botuese, pjesemarrese ne “Tirana 2007”


LISTA EMERORE, ALFABETIKE, E PJESEMARRESVE

01. ADRION LTD, Tirane
02. AFERDITA, Tirane
03. AKADEMIA E SHKENCAVE TE SHQIPERISE, Tirane
04. ALB AS, Tirane & Tetove
05. ALB - BOOKS, Tirane
06. ALBIN, Tirane
07. ANTI, Athine
08. AQTLASH, Tirane
09. ARBA EDITIONS
10. ARGETA LMG, Tirane
11. ARTINI, Prishtine - Kosove
12. BAUCCHUS, Tirane
13. BARGJINI, Tirane
14. BESA EDITRICE SAS, Itali
15. BOTART
16. BOTIME EDUALBA
17. BOTIME MAX
18. BOTA SHQIPTARE, Tirane
19. BOTIMET USHTARAKE, Tirane
20. BRITISH COUNCIL, Tirane
21. BUK (Biblioteka Ungjillore e Krishtere), Tirane
22. CAMAJ –PIPA, Shkoder
23. CDE, Tirane
24. CELESI, Tirane
25. DITA, Tirane
26. DITA 2000, Tirane
27. DITURIA, Tirane
28. DORA D’ISTRIA, Tirane
29. DUDAJ, Tirane
30. DRITAN, Tirane
31. DUKAGJINI, Peje - Kosove
32. EDFA, Tirane
33. ELTA PRISHTINE
34. ELTA DEVEJA, Tirane
35. ELVE, Tirane
36. FAIK KONICA, Prishtine
37. FAN NOLI, Tirane
38. FRYMA
39. FURKAN, Shkup, Maqedoni
40. GAZETA SHQIPTARE, Tirane
41. GJERGJ FISHTA, Lezhe
42. GLOBUS R., Tirane
43. HELLENIK FEDERAION
OF PUBLISHERS BOOKSELLERS, Athens, Greece
44. HORIZONT, Tirane
45. IDEART, Tirane
46. INFBOTUES, Tirane
47. INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINES
48. INSTITUTI I HISTORISE, Prishtine
49. ISPS (Instituti i Studimeve Politike e Sociale)
50. INSTITUTI SHQIPTAR I MENDIMIT DHE QYTETERIMIT ISLAM
51. INTERNATIONAL BOOKSHOP
52. INSTITUTI I DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT, Tirane
53. JOER, Tirane
54. K&B
55. KESHILLI I EVROPES, Tirane
56. KISHA ORTODOKSE, Tirane
57. KISHA KATEDRALE, Tirane
58. KOKONA, Tirane
59. KONICA, Tirane
60. KUCUKU, Tirane
61. KULT, Tirane
62. KUTELI 2004, Tirane
63. KUVENDI, Lezhe
64. LABOVA, Tirane
65. LIBRARI E LIBRIT TE HUAJ
66. LIBRI SHKOLLOR-Prishtine
67. LIBRI UNIVERSITAR, Tirane
68. LISITAN, Tirane
69. LOGOS-A, Shkup, Maqedoni
70. LOGORECI, Tirane
71. MEDAUR, Tirane
72. MERING, Serbi
73. MESONJETORJA e I, Tirane
74. MIGJENI, Tirane
75. NAIM FRASHERI, Tirane
76. NERAIDA, Tirane
77. NUN, Tetove, Maqedoni
78. OMBRA GVG, Tirane
79. OMSCA-1, Tirane
80. ONUFRI, Tirane
81. ORA, Tirane
82. OXFORD CENTRE LTD, Tirane
83. PAKTI
84. PALDO, Tirane
85. PEGI, Tirane
86. PLEJAD, Tirane
87. PRIZMI, Tirane
88. PROGRESI sh.p.k
89. RILINDJA, Prishtine
90. SEJKO, Elbasan
91. SEREMBE, Shkup
92. SHOQATA E SHKRIMTAREVE PER FEMIJE E TE RINJ:
93. SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARE TE MAQEDONISE, Shkup, Maqedoni
94. SCANDERBEG BOOKS, Tirane
95. SHPRESA, Prishtine
96. SHTEPIA BOTUESE E LIBRIT SHKOLLOR E RE, Tirane
97. TOENA, Tirane
98. TRIMAX, Shkup
99. UDHA E SHKRONJAVE, Tirane
100. UEGEN, Tirane
101. UFO PRESS,
102. UNIVERSAL BOOK Ltd, Tirane
103. VATRA, Tirane
104. VELLEZERIT TAFA, Tirane
105. YLBER, Tirane
106. ZAMBAKU, Tirane
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.10.2008, 12:15   3

Shkrim i cituar Tiranė: Panairi 11 i Librit, 14-18 nėntor, Pallati i Kongreseve


Rreth 150 shtėpi e ente botuese, agjenci shpėrndarjeje libri, studio grafike e diskografike, shtypshkronja, organizata qė kanė si objekt kryesor tė punės sė tyre librin pritet tė marrin pjesė nė Panairin e Librit "Tirana 2008" qė do tė organizohet nga 14-18 nėntor nė Pallatin e Kongreseve.

Panairi i Librit ėshtė i 11-ti qė zhvillohet radhazi nė qytetin e Tiranės. Organizimi i tij ėshtė ngjarja mė e madhe kulturore nė punėn me librin qė zhvillohet jo vetėm brenda kufijve tė Shqipėrisė, por nė gjithė hapsirėn shqiptare, ku pėrfshihen Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=44548
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.10.2009, 18:02   4

Shkrim i cituar Tiranė: Panairi 12 i Librit, 12-16 nėntor, Pallati i Kongreseve


Citim:
“Panairi i librit 2009” nis nė 12 nėntor

Nė 12-16 Nėntor do tė hapet nė kryeqytet Panairi i 12-tė kombėtar i librit “Tirana 2009”. Shoqata e Botuesve shqiptare ka nisur regjistrimin e shtėpive botuese qė do tė marrin pjesė nė kėtė panair, mbi 100 tė tilla, nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Italia qė do tė ekspozojnė titujt mė tė rinj tė librave nė hollin e Pallatit tė Kongreseve.

Kreu i Shoqatės sė Botuesve thotė se interesi pėr kėtė panair vjen duke u rritur, njė shtysė mė shumė pėr tė promovuar dhe ekspozuar aty libra cilėsorė, tė autorėve shqiptare e tė huaj, qė i vlejnė lexuesit.

Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatės sė Botuesve: “E vėrtetė ėshtė qė ka njė tkurrje nė titujt e rinj sepse ka rėnė fuqia blerėse, por kjo nuk ka ndikuar nė botimin e librave tė rinj. Shumica e shtėpive botuese kanė botuar shkrimtarė tė njohur, qė do i promovojnė nė ditėt e panairit. 75 pėrqind e sipėrfaqes sė ekspozueshme ėshtė e prenotuar nga shtėpitė. Pritet mbėshtetje nga Ministria e Kulturės, Bashkia e Tiranės. I ftuari nė kėtė panair do tė jetė Frederiko Moca, autor i dy librave tė botuar. Nė kėtė rast ne do tė promovojmė edhe njė ēmim tė ri “Miqtė e Kulturės”.

Arredimi i mjediseve dhe stendave tė Panairit i ėshtė besuar kėtė herė njė kompanie maqedonase me njė karriere 20-vjeēare dhe qė ka vite qė merret me arredimin e Panairit Ndėrkombėtar tė Librit nė Shkup.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=7631
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2009, 18:04   5
Citim:
Njoftim nga zyra e shtypit
Panairi i 12-tė i librit “Tirana 2009”

Nė datat 12-16 nėntor, nė Pallatin e Kongreseve do tė mbahet edicioni i 12-tė i Panairit tė Librit “Tirana 2009”. Nė kėtė edicion do tė jenė pjesėmarrės mėse 80 shtėpi botuese, shpėrndarės tė librave dhe institute tė huaja qė veprojnė nė Shqipėri.

Ceremonia e Ēeljes sė Panairit:
E enjte, 12 Nėntor 2009, Ora 1800 nė Hollin e katit tė dytė tė Pallatit tė Kongreseve, do tė ēelet nga akademiku Ali Aliu

Orari pėr vizitorėt:
Ēdo ditė 09.00 – 21.00.
Ditėn e Premte dhe tė Shtunė: 09.00 – 22.00.

Hyrja pėr vizitorėt do tė jetė falas.

Ditėn e diel, datė 15.11.2009-ora 12.00 Ndarja e ēmimeve nga organizatorėt e Panairit ne hollin e katit tė dytė tė Pallatit tė Kongreseve.

Nė faqen e dedikuar tė internetit www.tirana2009.noa.al ju mund tė njiheni me tė rejat mė tė fundit pėr Panairin e Librit “Tirana 2009”, intervista, personazhe, promovime librash dhe aktivitete tė tjera pėrgjatė evenimentit vjetor tė librit nė Shqipėri.

Disa tė dhėna pėr Panairin e Librit “TIRANA 2009”:

- Sipėrfaqja ekspozuese mbi 2000 m2;
- Pjesėmarrės ekspozues:rreth 100;
- Pavijone ekspozuesish: rreth 100;
- Ekspozues nga jashtė kufijve tė Shqipėrisė: rreth 30;
- Shkrimtarė, krijues, autorė etj. pjesėmarrės: rreth 300 vetė;
- Veprimtari tė organizuara nė kuadrin e panairit: rreth 100;
- Numri i titujve tė ekspozuar: mbi 40.000 ekzemplarė.
- Tituj tė rinj tė ekspozuar: rreth 1200 tituj.



Programi pėr ditėn e premte, 13 Nėntor

Ora 11.00:
Paraqitje e librit “Serenadė korēare nė Nju Jork”, autor Riza Lahi
Shtėpia Botuese-BOTART, Salla A

Ora 12.00
Paraqitje e librit “Pesha e fjalės shqipe”, autor Gjovalin Shkurtaj
Shtėpia Botuese-Universitare U.F.O Press, Salla A

Ora 12.00
Paraqitje e romanit “Nė kohėn e britmės” i shkrimtarit Visar Zhiti
Shtėpia botuese-OMSCA-1, Salla B

Ora 15.00
Paraqitje e librave “Njė grua me Urdhrin e Ujkut” dhe vėllimit poetik “Lexuesi i buzėve: ar+sy+eja!”
Shtėpia botuese-Globus-R, Salla B

Ora 17.00
Paraqitje e librit “Brenda dhe jashtė parlamentit, maj 2007-2009 “, i autorit Bujar Leskaj Shtėpia Botuese-GEER 2009 dhe Instituti i Studimeve Politike ISMAIL QEMALI, Salla A.

Ora 17.00
Paraqitje e librit ”Aborti vullnetar...pro edhe kundėr”, tė Dr. Tonin Frani
Shtėpia botuese- Gjergj Fishta, Salla A

Ora 18.00
Paraqitje e librit “Syri i Polifemit” i autori Robert Prifti
Shtėpia botuese- OMSCA-1, Salla A

Ora 18.00
Paraqitje e librit “Udhėtarė tė huaj nė gjurmimet arkeologjike nė Shqipėri” i grupit tė autorėve Lik, Holand, Ugolini, Mayzie)
Shtėpia Botuese-Migjeni, Salla B

Ora 19.00
Paraqitje e librave “Qyteti me dy kate” dhe “Unė, agjenti i CIA-s”, tė autorit Pirro Loli Shtėpia botuese-Globus-R, Salla B
Shkrimtarė nė stendė:

Ora 10.00-11.00
Mirela Sula, pėrurim i vėllimit poetik “Kur jetės i bie rruga nga ti” nė stendėn e Institutit tė Librit dhe Promocionit “Toena”

Ora 11.00-12.00
Bardhyl Xhama, nė stendėn nė stendėn e Institutit tė Librit dhe Promocionit “Toena”

Ora 12.00-13.00
Teodor Laēo, nė stendėn nė stendėn e Institutit tė Librit dhe Promocionit “Toena”

Ora 13.00-14.00
Flutura Aēka, nė stendėn nė stendėn e Institutit tė Librit dhe Promocionit “Toena”

Ora 16.00-17.00
Sali Bashota, nė stendėn nė stendėn e Institutit tė Librit dhe Promocionit “Toena”

Ora 17.00-18.00
Diana Ēuli, nė stendėn nė stendėn e Institutit tė Librit dhe Promocionit “Toena”

Ora 18.00-19.00
Ben Blushi, nė stendėn nė stendėn e Institutit tė Librit dhe Promocionit “Toena”

Ora 18.00-19.00
Moikom Zeqo, nė stendėn e Shtėpisė Botuese “Bota Shqiptare”

Ora 19.00-20.00
Josif Papagjoni, stendėn nė stendėn e Institutit tė Librit dhe Promocionit “Toena”

http://www.noa.al/index.php/libri/11...it-tirana-2009
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2010, 11:55   6
Citim:
Panairi i librit "Tirana 2010"

Panairi i Librit "Tirana 2010", ėshtė ngjarja mė e madhe kulturore e librit qė zhvillohet jo vetėm brenda kufijve tė Shqipėrisė, por nė gjithė hapėsirėn shqiptare. Panairi i Librit "Tirana 2010" kėtė vit, mbėrrin nė edicionin e 13-tė tė tij.

Ai vjen nėn organizimin e Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė dhe cilėsohet si njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme kulturore nė vend. Panairi Mbarėkombėtar i Librit “Tirana 2010” kėtė vit mbėshtet nga Ministria e Kulturės.

Panairi do tė nisė nė datė 11 nėntor, pėr tu zhvilluar dhe disa ditė tė tjera. Mendohet qė edhe ketė vit tė vazhdojė tradita e dhėnies sė ēmimeve kombėtare qė jep SHBSH "Shkrimtari i Vitit" dhe "Pėrkthyesi i Vitit", si dhe ēmime tė tjera qė japin organizma tė tjera. Panairi i Librit "Tirana 2010", ėshtė ngjarja mė e madhe kulturore e librit qė zhvillohet jo vetėm brenda kufijve tė Shqipėrisė, por nė gjithė hapėsirėn shqiptare, ku pėrfshihen Kosova, Maqedonia , Mali i Zi dhe diaspora.

Qėllimi kryesor i organizimit tė kėsaj veprimtarie, mbetet ekspozimi dhe bėrja publike nė mėnyrė sa mė tė gjerė tė botimeve shqiptare, kryesisht atyre tė kohėve tė fundit.

Panairi i Librit i Tiranės, prej vitesh ėshtė vendtakimi mė i madh dhe mė i rėndėsishėm i autorėve shqiptarė nga tė gjitha trevat ku jetojnė e punojnė shqiptarėt, por edhe atyre qė vijnė nga emigracioni.

Interes tė veēantė ngjallin pėr lexuesin dhe veēanėrisht pėr median, tė ftuarit e veēantė, kryesisht shkrimtarė tė njohur vendas dhe tė huaj, qė pėrshėndesin kėtė aktivitet tė librit. shkrimtarė, krijues, autorė, etj, qė do tė jenė pjesėmarrės gjatė ditėve tė panairit .

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,21,40784
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.11.2011, 20:53   7
Citim:
Panairi i Librit: Mė pak tituj tė rinj pėr lexuesin

Njė organizim tregtar apo njė ngjarje nė shėrbim tė kulturės sė librit?! Kjo ėshtė pyetja qė shtrohet kur vjen fjala pėr Panairin e Librit nė Tiranė, njė aktivitet tashmė i kthyer nė traditė e qė sivjet do tė shėnojė edicionin e tij tė radhės mė 9-13 nėntor.

Organizuar nga Shoqata e Botuesve tė Shqipėrisė me pjesėmarrjen e botuesve shqiptarė edhe pėrtej kufijve shtetėrorė, nga Kosova e Maqedonia, Panairi konsiderohet prej organizatorėve si ngjarja mė e madhe kulturore nė vend.

Veē prezantimit dhe promovimit tė librave nė salla tė veēanta, nė programin e Panairit ka njė aktivitet pėr arbėreshėt nė kuadėr tė 150-vjetorit tė Bashkimit tė Italisė dhe merr pjesė njė bandė interesante rroku, “Reggea Arbėreshe: Spasulati Band”.

Nga Italia do tė jetė i pranishėm njė shkrimtar i njohur atje, Sebastiano Grasso, i cili do tė prezantojė librin me vjersha “Ti nė grackė, nėn qepallė”.

Sipas kryetarit tė Shoqatės sė Botuesve, botuesit tė “Diturisė”, Petrit Ymeri, nė Panair do tė ketė libra dhe autorė tė mirė.

Nė tė njėjtėn kohė kėta janė edhe atė qė konkurrojnė pėr ēmimet qė Panairi i Tiranės jep tradicionalisht. Njė juri njerėzish profesionistė vlerėsojnė autorin e vitit, Pėrkthyesin e vitit dhe librin mė tė mirė pėr fėmijė. Stendėn me paraqitjen mė tė mirė grafike e zgjedhin gazetarėt e kulturės, mendimin e tė cilėve e merr njė kolege.

Nuk do tė mungojnė as promovimet e shumta, gjithsej 40 tė tillė: 27 nė sallė, 13 nė stendė.

Nga Kosova marrin pjesė 14 botues, “njė numėr mjaft i lartė krahasuar me vitet e kaluara”, nga Italia, Instituti Italian i Kulturės ka stendėn e vet dhe Gjermania tė vetėn me Rrjetin e Pėrkthimeve “Traduki”.

Pėr kėtė vit titujt e rinj janė mė pak: 965, krahasuar me 2010-ėn, kur titujt e rinj ishin 2692.

Ndėrsa pėr sa i pėrket nėse do tė ketė ulje ēmimesh nė panair dhe sa tė ndjeshme do tė jenė ato, sipas Ymerit, “shtėpitė botuese inkurajohen nga Shoqata qė t’i ulin ēmimet, por ajo nuk iu imponohet dot, si atyre qė e pėrgjysmojnė ēmimin, edhe atyre qė shesin me ēmim kopertine”.

Sipas tė dhėnave tė organizatorėve pėr edicionin e kaluar, Panairi i Tiranės ėshtė vizituar nga 60.000 njerėz dhe gjatė pesė ditėve janė shitur 200 mijė libra. Tė ardhurat nga panairi, deklarohen mbi 20 milionė lekė.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72820
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2011, 21:41   8
Citim:
Libri, me kuzhinė e turbo-folk serb

Qoshqet me skara dhe kėngė serbe kanė pushtuar hyrje-daljet e Pallatit tė Kongreseve, nė Tiranė, brenda tė cilit po mbahet Panairi i Librit.

Stenda, restorante dhe kafene tė improvizuara serbe nga Beogradi, Nishi e Leskovci, presin vizitorėt dhe lexuesit e panairit, pėrfshirė kėtu edhe shkrimtarėt. Tė gjithė shijojnė rakinė serbe, tingujt e muzikės serbe dhe qebapin e suxhukun serb.

Edhe shėrbimi bėhet nė serbisht. Por, kjo s’duket se u bėn pėrshtypje tiranasve. Reagime ka vetėm nga vizitorėt nga Kosova e Maqedonia.

Kushtrimi, njė vizitor i rregullt i panairit, shprehet i dėshpėruar nga ajo qė sheh.

”Jam i befasuar me kėtė qė po shoh. Ndoshta ėshtė mungesė e vetėdijes ose injorancė mediokre. Mund tė dukem i bezdisshėm kur them se si njė serb me reklamė nė cirilik dhe me kėngė serbe punon lirshėm nė mes tė Tiranės. Le ta provojė dikush nga Tirana e ta bėjė kėtė gjė nė Beograd, apo diku tjetėr. Pikėrisht kėta serbė i shqyen pikturat e njė piktoreje shqiptare nė Beograd, vetėm pėr shkak se ishte pjesėmarrėse nė njė ekspozitė ballkanike”, shprehet Kushtrimi, vizitorė nga Kosova.

Edhe Anisa, njė studente tetovare nė Universitetin e Tiranės, ndjehet e befasuar me atmosferėn nė hyrje tė panairit.

“Ėshtė ky njė turbo-folk i pėrzier me skarėn serbe, qė pėr neve nuk lė ndonjė shije tė mirė. Ne, si tetovarė, kemi traditėn tonė tė kuzhinės sė begatė. Pse nuk ėshtė ftuar ajo, kur dihet se kuzhina jonė pushton qendrat turistike tė rajonit, Evropės dhe botės. Por, ja qė mentaliteti ynė tregon se jemi tė tillė dhe nuk i vlerėsojmė tanėt. Mė e keqja ėshtė se kėtu mungon njė ndjenjė kombėtare dhe atdhetare”, thekson studentja tetovare.

Njė grup studentėsh kosovarė ndėrkaq apelojnė qė partitė dhe lėvizjet politike tė zgjohen dhe tė shprehin revoltė ndaj kėsaj dukurie.

“E pyesim Aleancėn Kuq e Zi, por edhe ndonjė tjetėr, qė kėtu rrah gjoks pėr kombėtari se ku janė tani. Atje (nė veri tė Kosovės) serbėt vendosin barrikada dhe s’lejojnė shqiptar qė t’i shkel kėmba, e as t’i dėgjohet zėri, e kėtu ndodh e kundėrta - serbėt defilojnė si tė duan dhe nga tė duan”, nėnvizohet , mes tjerash, nė apelin e studentėve kosovarė, qė vizituan Panairin.

Autoritetet dhe institucionet e Tiranės nuk deshėn tė flisnin pėr kėtė ēėshtje, qė pėr shumė vizitorė lė pėrshtypje tė keqe qė nė shikim tė parė.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,18,67020
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.11.2011, 07:45   9
allianz
 
Jo vetėm aq, por dhe firma qė u mor me instalimet e brendshme tė panairit ishte serbe me punėtorė qė s'dinin njė fjalė shqip. Skena tė tėra me shqiptarė qė flisnin nė ajėr dhe barkderra serbė qė bėnin me duar. Tallava panair, i financuar nga Sorosi mes tė tjerash, qė u pėrmend me krenari dhe nė hapje, pavarėsisht se fondet i japin vetė kompanitė pjesėmarrėse. Ėshtė detyrė e biznesit vendas tė krijojė njė panair tė mirėfilltė tė librit shqip, se ky ėshtė marrė peng e ėshtė shndėrruar nė estradė jugosllave.

Kėtu ēdo gjė e jetės publike ėshtė tashmė njė estradė jugosllave, po ndėrkohė qė nuk mund tė ndėrhyjmė nė faktin qė misionet ndėrkombėtare kėtu (qė kontrollojnė jetėn publike) koordinohen tė gjitha nga selitė e tyre tė Beogradit (dhe bibat shqipfolėse ta thonė me plot gėzim), tė paktėn kėto qė s'kanė lidhje me ndėrkombėtarėt ėshtė imperative tė kontrollohen nga biznesi vendas. Kroatėt e kuptuan prej kohėsh, kėtu se kur do e kuptojnė s'dihet, po duke gjykuar nga materiali besoj se do gjallojnė lirisht dhe pėr shumė vite tė tjera.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.11.2011, 20:32   10
Citim:
Qofte dhe aheng serb nė panairin e librit, botuesit: Ndihemi tė fyer

Qofte dhe aheng serb nė panairin e librit, botuesit: Ndihemi tė fyerTIRANĖ- Tė gjithė vizitorėve tė panairit ju ka rėnė nė sy nė hyrje tė Pallatit tė Kongreseve, tenda e ngritur nė tė majtė ku gatuhen e ofrohen qofte Beogradi. E nė mos janė ulur pėr tė ngrėnė ose e kanė parė pa vėmendje, ata kanė dėgjuar muzikėn sllave qė "konkurronte" zėrin e Inva Mulės qė dėgjohej brenda nė panair.

Ndokush nuk e ka parė me vėmendje kėtė dukuri, por tė tjerė janė indinjuar, pse jo edhe fyer. E kjo jo vetėm pėr faktin qė qoftet, nuk shkojnė shumė me librin dhe artin, por edhe me faktin se qoftet vijnė nga Beogradi. A nuk kishte mė afėr?, - pyet ndokush.

Por, qoftet serbe para panairit kanė shqetėsuar jo vetėm me erėn qė pėrhapin apo me muzikėn qė i shoqėron, ku thuhet se ka tekste antishqiptare... Botuesit kosovarė tė pranishėm nė panair reagojnė ashpėr duke argumentuar qėndrimin e tyre. Kėshtu, pėrfaqėsuesit e shtėpive botuese "Dukagjini" Pejė, "Buzuku" Prishtinė, "Faik Konica" Prishtinė, "BSS" Prishtinė njėzėri kundėrshtojnė kėtė dukuri, duke u shprehur tė irrituar pėr faktin qė jashtė shiten qofte serbe, ndėrsa stendat brenda i kanė ngritur po serbėt.

Sipas tyre, paratė qė serbėt po marrin nė Tiranė, mu nė zemėr tė Shqipėrisė e nga shqiptarėt, po pėrdoren kundėr shqiptarėve nė Mitrovicė e mė gjerė.... Mendohet se shuma qė ka marrė kompania serbe pėr ngritjen e stendave mund tė jetė plus-minus 30 mijė euro, ndėrsa botuesit pėrveē se ndihen tė ofenduar, shohin tek serbėt qė ofrohnė qofte e muzikė, edhe njė lloj karshėillėku.

E nė fakt, ne iu afruam atyre pėr t'i pyetur se ku kanė marrė leje qė kanė ngritur tendėn, por kur iu folėm shqip na panė vėngėr, edhe kur iu folėm anglisht po ashtu. Kur i pyetėm nėse flasin anglisht, ata thanė: "No". Edhe kjo, qe vėngėr.

I njėzėri me ta ėshtė edhe Kosta Papa, qė nė panair vjen si autor e botues, e sa i takon profesionit, ėshtė jurist i tė Drejtės Ndėrkombėtare. Papa e ngre zėrin fuqishėm nė intervistėn e mėposhtme.

Nė hyrje tė panairit ėshtė vėnė njė stendė ku vizitorėt mund tė ulen e tė ushqehen me qofte serbe. A shkojnė qoftet me librin kaq shumė?

Fakt i kėndshėm! Nga sa po kuptojmė ne, aspekti teknik i organizimit tė panairit ėshtė lėnė nė duart e serbėve tė Beogradit. Ky fakt, na lė tė aludojmė se kėto firma tė huaja qė mbėshtesin panairin apo e "organizojnė" atė, duke qenė taksapaguese nė vendin e tyre, shkojnė kundra Europės. Pra, firmat pėrmes biznesit qė ushtrojnė nė Tiranė marrin para, taksohen nga qeveritė e tyre, dhe kėto tė fundit me kėto taksa qė shkojnė nė miliona apo miliarda financojnė veprime edhe kundra nesh.

Ēfarė nėnkuptoni me kėtė?

Dua tė them se njė pjesė e madhe e buxhetit serb shkon edhe pėr barrikadat nė Veri tė Kosovės, prej tė cilave shqiptarėt po vuajnė, e thėnė ndryshe kėto para shkojnė edhe pėr anticivilizimin dhe shkeljen e tė drejtave themelore tė qytetarėve, tė lėvizjes e komunikimit tė tyre. Nė kėtė mėnyrė qoftet pranė panairit, dhe para Pallatit tė Kongreseve janė tė njėjtat qofte qė shiten nė rrugėt e Kroit tė Vitakut, nė rrugėt e Jarinjės, dhe janė po ashtu njėlloj me qoftet qė shiten mbas togjeve tė zhavorrit mbi urėn e Ibrit.

Kur folėt pėr organizim teknik, ēfarė nėnkuptoni?

Deri mė tani folėm pėr kuzhinėn ku futen qoftet, por siē duket e tėrė prapavija e panairit nuk ėshtė shqiptare. Ne nuk e dimė se sa pėr qind! Po si ka mundėsi qė nuk u gjend nė 7 republika ku jetojnė shqiptarė, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Greqi, Serbi, Mal tė Zi e Turqi, njė kompani shqiptare qė tė vijė tė ngrejė stendat dhe tė gatuajė edhe qofte para panairit?!

Domethėnė nė mbi 10 milionė shqiptarė qė jetojnė nė 7 republika, nuk u gjet njė biznesmen a njė kompani shqiptare qė tė vijė tė organizojė panairin kryesor tė librit shqip e njė tjetėr tė na ushqejė?! Tek organizimi i panairit futet ngritja e stendave, ku tė gjithė ne ekspozojmė librin shqip e pėrkthimin nė shqip. A mund tė mos e vėmė nė dyshim qė mbas kėtyre teknikėve tė ketė njerėz qė nė fakt na pėrgjojnė nė mes tė Tiranės, nė zemėr tė shqiptarėve, tanimė qė kemi ngritur zėrin pėr ēėshtjen shqiptare?!

A ua keni komunikuar kėtė shqetėsim organizatorėve tė panairit?

Nė kėtė zallamahi tė madhe e me shumė vizitorė, mungon koha e hapėsira pėr tė komunikuar. Aq mė tepėr se tani nuk ka mė kohė pėr tė rikuperuar kėtė gabim. Unė e ngre zėrin vetėm qė tė mos pėrsėritet nė njė herė tė dytė.
Ju sillni nė panair, libra nga arvanitasit...

Ėshtė hera e parė qė u bė njė pėrpjekje privatisht nga idealistėt e ēėshtjes kombėtare pėr tė krijuar njė stendė tė pėrbashkėt pėr shqiptarėt e Greqisė. Kėtu ka libra pėr ta dhe prej tyre. Si pėr herė tė parė arritėm diēka dhe prezantojmė libra qė flasin pėr histori pellazgo-iliro-shqiptare mbi 5000-vjeēare.

Mes kėtyre librave ka edhe nga mė tė rėndėsishmit e kohės qė pėr nga numri i shitjeve, hyjnė nė terminologjinė e best-sellėrave, por nė tjetėr kuptim. Kėtu pėrmendim Niko Stylo me veprėn "Truskishte-toskėrishte", e tė po kėtij autori edhe "Fjalorin katėrgjuhėsh" tė Daniel Voskopojarit, por kemi edhe fjalorin greqisht-shqip tė Panajot Kupitorit. Nė panair ėshtė i pranishėm edhe Jorgo Jero, President i Komitetit tė shqiptarėve tė Greqisė (zėvendės i Aristidh Kolės) dhe Niko Stylo, njė profesor i njohur dhe pellazgolog.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...yer-74003.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2011, 14:58   11
Citim:
Panair, apo qendėr argėtuese?
Edlira Gjoni

Vizitorė ka. Blerės po ashtu (po tė shohėsh me kujdes). Ka polemika, prapaskena, tė qena, tė stisura. Edhe tituj tė rinj ka, megjithėse duhet tė pėrqendrohesh fort pėr t’i gjetur. Por mė shumė se gjithēka, Panairi i Librit nė Tiranė kėtė vit ka pėrdorim politik dhe dyndje shkollash.

Dita e hapjes sė panairit u pėrqendrua e tėra nė pasqyrimin e shkėlqimtė e nė atė tė errėt pėr Kurbanin e kryetarit tė opozitės. Me kohėn dhe hapėsirėn qė ka pasur nė dispozicion tė jetė publik e i lexueshėm mė shumė se njė libėr, Rama vėshtirė se surprizon me pėrmbajtjen e librit, ama vėmendja drejt tij eklipsoi gjithė tė tjerėt qė prisnin tė vinin nė kokė kurora lavdie nga kėto qė prodhon panairi.

Ēudia e dytė e kėtij evenimenti, qė supozohet tė jetė njė lloj tregu e negociatash pėr tė drejtat e autorėve, shitjet, shpėrndarjen dhe promovimin e librave, nuk ka tė bėjė me asnjė nga elementet konceptuale tė ekzistencės sė panairit, por me vizitorėt qė ai pati kėtė vit: fėmijėt. Ata tė shkollave. Madje dhe fillore.

Tė enjten paradite pati disa shkolla, kurse tė premten paradite ishte e pamundur tė depėrtoje nė ambientet e panairit. Nga tė gjitha anėt vėrshonin fėmijė me dhe pa uniforma, nga shkolla publike e jopublike, qė vraponin sikur sapo tė kishin fituar lirinė e lėvizjes, bėrtisnin mrekullisht nė kor pėr gjėra tė ndryshme, pa lidhje me librat, shtynin e shtypnin njėri-tjetrin dhe vizitorėt, e nxitonin shkallėve pėr nė kat tė dytė, “se aty ėshtė kafja”.

Njė furnitor djersiste duke ngjitur shkallėt me kolitė e pijeve tė gazuara, qė fluturonin nga banaku nė duart e fėmijėve brenda pak sekondash. Ata qė duket se ishin nė klasat e epėrme tė nėntėvjeēares shtriqeshin shkallėve duke rrėkėllyer nė mėnyrė demonstrative kanoēe me pije energjike.

Mėsueset (pėrherė femra), mundoheshin tė mblidhnin grupet e shpėrndara e tė pėrziera. As nxėnėsit nuk i afroheshin stendave, as mėsueset nuk merrnin mundimin, as kishin mundėsinė tė shfletonin apo dėgjonin vajzat qė rrinin pas tryezave me libra. Le qė ē’tė thonė vajzat? Ato, ēmimet dhe zbritjet mirė i dinė. Pėr kaq paguhen. Apo?!

Debati shtrihet nė publik dhe nė rrjetin social. Ē’do tė thotė ky vėrshim i fėmijėve nė Panairin e Librit? Se sheshi “Nėnė Tereza” ishte mbushur me autobusė qė vinin nga tė katėr anėt e kryeqytetit e lumi i vizitorėve tė vegjėl nuk kishte tė mbaruar. Sipas gjasave, nė regjistrin e klasave pėrkatėse, vizita do hyjė nė aktivitetet ekstra-kurrikulare. Nėse panairi do t’u ishte i dedikuar librave pėr fėmijė, nuk do tė kishte vend as pėr vėzhgim, as pėr koment.

Edhe sikur nė panairin ekzistues, me atė numėr librash pėr fėmijė qė ka, sėrish do tė ishte e pranueshme dhe inkurajuese pjesėmarrja e tyre, po tė dihej se me qėllim po i drejtohej turma e tė vegjėlve panairit. Por, tė shohėsh se si nė vend tė librave fėmijėt vrapojnė nė kėrkim tė akulloreve, koka-kolės e pijeve energjike, nuk ka se si tė mos ndjesh trishtim.

Panairi po trajtohej njėlloj si tė gjitha qendrat e tjera tregtare dhe nė fakt, as nė pamje nuk ka ndonjė ndryshim tė madh nga to. Pak tė rritur, shumė fėmijė, pak interes e akoma mė pak blerje. Titujt qė shiten numėrohen lehtė. E mes tyre nuk dukej se bėnin pjesė librat pėr fėmijė. Dhe s’kanė si tė bėjnė, pėrderisa as vėmendja e tyre, as e tė rriturve qė i shoqėrojnė nė shkollė apo shtėpi nuk e kapėrcen dot tregtinė politike, kalimin e orėve tė mėsimit apo pėrmbushjen sipėrfaqėsore tė njė detyrimi qė i prek kaq shumė fėmijėt.

Nė ka aftėsi pėr tė cilėn fėmija ndikohet shumė, ėshtė tė lexuarit. Fėmija mund tė nxitet thjesht dhe mjaftueshėm drejt leximit aq sa tė kėrkojė vetė tė shkojė nė bibliotekė, librari apo edhe panair, mjaft qė ta mėsosh qė tė vogėl me magjinė e librit. Por, nėse turmat e kalamajve ēohen nė panair libri pėr ekskursion, nuk ka si tė shpresohet se kjo pėrqasje ndaj librit do tė ndikojė nė dėshirėn e fėmijėve pėr lexim.

E mira do tė ishte qė sė pari, ndikimi tė ishte te tė rriturit, pėr tė cilėt edhe zhvillohet ky panair. Por, duke vėzhguar si titujt, ashtu edhe konsumatorėt potencialė tė tyre, ėshtė e pamundur tė ngelen gjallė shpresat se marrėdhėniet me librin do tė forcohen tani apo do tė trashėgohen mė tutje.

Pėrveē emrave qė mbartin me vete politikė dhe ndikim publik afatshkurtėr, autorėt shqiptarė blihen pak stendave tė panairit. Arsyet mund tė kėrkojnė studim mė vete, por pėrveē familjarėve, miqve, studentėve apo njerėzve qė janė tė detyruar tė blejnė librin e njė autori shqiptar, interesi i publikut qė nuk lidhet drejtpėrdrejt me autorin ėshtė i vakėt. Frikshėm i vakėt. Madje vihet re edhe njė tėrheqje e menjėhershme nga pikat ku autorėt shqiptarė dominojnė. Kėta modernėt tė paktėn.

Kurse fėmijėt as qė vėnė re fare se ka autorė me kombėsi tė ndryshme, qė vijnė po aq mistershėm nė shqip sa edhe shumė prej autorėve shqiptarė. Librat profesionalė e akademikė blihen nga njė grup i caktuar. Shumica blejnė politikisht, letėrsia lėngon dukshėm; po atėherė, pėrse bėhet gjithė ky panair? Justifikimi mė bindės duket se bie nė kategorinė e argėtimit; politik, mediatik, social e tani edhe fėminor. Ky duket si njė panair qė librin nuk e lė tė flasė vetė, por pėrmes politikės e keqpėrdorimit tė aktiviteteve pėr fėmijė.

http://www.panorama.com.al/opinion/p...der-argetuese/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2011, 19:56   12
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Me gjithė kritikat pėr ca gjona, s'po e mor vesh ēa pritet nga i panair... pranej quhet panair... ky madje i pėrmbushte tė tre kuptimet leksikore tė fjalės.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2011, 22:50   13
kalimtar/e
 
Citim:
Mėsueset (pėrherė femra),
...mund tė qėllojnė dhe meshkuj, ka tė drejtė.

Kjo, si ndodh rėndom, ka respektuar kontratėn me redaksinė, ka dorėzuar X rreshta pėr datėn X. Vizitat e fėmijėve janė suksesi i panairit, tė zhurmshėm, pak vandalė, nė rregull, por tė edukohen ta njohin librin dhe dėshira nuk mungon.

Sa pėr letėrsinė qė lėngon, nuk e di, vura re qė romanet e Umberto Ekos, Luixhi Pirandelos (kėta kėrkoheshin me insistim dhe nė origjinal) dhe nga tanėt, Kongoli shiteshin fuqishėm, ndoshta dhe tė tjerė por kėta mė tėrhoqėn vėmendjen.

Personalisht pyetja qė bėj ėshtė pse nuk bėhet dy herė nė vit.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2011, 23:01   14
Cjapi Zi
anėtar/e
 
Cjapi Zi
 
Anėtarėsuar: 6.2009
Vendndodhja: Tiranė, ShP
Citim:
Personalisht pyetja qė bėj ėshtė pse nuk bėhet dy herė nė vit.
Se po t'i hash ato qoftet serbe qė shėrbehen aty 2 herė brenda vitit, 2-fishohet mundėsia qė tė zbulohet qė shkaktojnė kancer

Kjo Edlira e paska kap keq me fmijėt! Se ēa pret nga fmijėt nė 1 panair ku tė gjithė (duke pėrfshi edhe zyshat) shkojn me ble librin e artistit Rama apo dallaveret e gruas sė Kadares, s'e kuptoj....
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2011, 21:08   15
Citim:
Petrit Ymeri: Duam mė shumė hapėsirė pėr librat

Mbyllet edicioni i 14 i Panairit tė Librit “Tirana 2011”. Organizatori Petrit Ymeri e cilėsoi kėtė panair tepėr tė suksesshėm dhe me njė numėr tė lartė vizitorėsh. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Shqip”, Ymeri u shpreh se ky ishte njė panair pėr tė gjithė, pasi u vizitua nga lexues tė tė gjitha moshave. Ndėrsa nė lidhje me librat e politikanėve, tė cilėt triumfuan nė panair, Ymeri tha se librat e tyre nuk ndikojnė nė formimin kulturor tė lexuesit.

Kryetari i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė shprehu gatishmėrinė pėr njė organizim sa mė origjinal tė panairit tė 15 tė librit, i cili pėrkon edhe me 100-vjetorin e pavarėsisė, si dhe foli pėr shtim tė hapėsirave tė stendave, pasi kėtė vit kishte kėrkesa nga shtėpitė botuese pėr mė shumė hapėsira.


Zoti Ymeri, ē’mund tė na thoni pėr Panairin e 14 tė Librit “Tirana 2011”. A ishte pėr ju njė panair i suksesshėm?

Po, mendoj se ishte njė aktivitet i suksesshėm. E them kėtė duke u nisur nga fakti qė panairi u pėlqye shumė nga vizitorėt dhe lexuesit e tė gjitha shijeve dhe tė gjitha moshave. Gjatė ditėve tė panairit pamė tė frekuentonin stendat e shtėpive botuese mosha nga mė tė ndryshmet, qė nga fėmijėt e vegjėl qė vinin me karrocė me prindėrit e tyre, deri te pensionistėt, si dhe pati rini pa fund qė e vizitoi kėtė panair. Njė tregues tjetėr ishte edhe prania e lexuesve jo vetėm nga Tirana, por edhe nga rrethet dhe Kosova, Maqedonia, Tetova. Ky ėshtė njė gėzim i madh pėr ne, pasi tregon se ishte njė panair pėr tė gjithė, vėrtet ajo qė ne duam tė bėjmė ėshtė njė panair pėr lexuesin. Botuesi ėshtė nė shėrbim tė lexuesit. Kjo mendoj se u arrit.

Nėse do tė bėnit njė krahasim me Panairin e 13 tė Librit, cilin do tė vlerėsonit mė lart?

Nga pikėpamja cilėsore nuk mė duket se kishte ndonjė ndryshim tė dukshėm. Edhe panairi i 13 ishte shumė i mirė. Edhe ky qė sapo u mbyll ishte shumė i mirė dhe cilėsor. Pati njė ndryshim tematike nė temat profesionale qė zhvilluam, atė tė kritikės letrare, tė rileximit tė traditės dhe tė pėrkthimit. Pėrfshi kėtu edhe aktivitetin me fėmijėt, tė cilėt pikturonin nė ēdo cep tė panairit.

Nė kėtė panair u vu re qė ishin librat e politikanėve apo publicistėve tė njohur, ata qė bėnė mė shumė bujė dhe patėn dhe numrin mė tė lartė tė shitjeve. Mendoni se fenomeni i politikanėve shkrimtarė la nė hije botimet e tjera qė u prezantuan nė panair?

Unė nuk kam ndonjė vlerėsim tė veēantė pėr kėta lloj librash, ata janė libra stinorė, por nuk janė libra qė ndikojnė nė formimin kulturor tė lexuesve. Kėshtu qė mendoj se nuk pati asnjė ndikim. Lexuesi i vėrtetė kėrkon romanin, poezinė, librin e sociologjisė, historisė, libra qė megjithėse nuk kanė zhurmėn dhe publicitetin qė patėn librat e politikanėve apo publicistėve tė njohur, u morėn nė masė nga lexuesi. Ka me dhjetėra tituj tė tjerė nė panair jashtė kėtyre titujve tė trumbetuar qė u blenė pafundėsisht nga lexuesit nė tė gjitha stendat. Por, ngaqė jeta jonė ėshtė shumė e politizuar, mė shumė se ē’duhet, ka njė tėrheqje ndaj kėtyre librave, por nuk ėshtė lexuesi i vėrtetė ky. Ėshtė thjesht njė lexues i kufizuar, tė paktėn lexuesi ynė. Megjithatė secili ka tė drejtė tė blejė librin qė dėshiron. Ka pasur libra qė janė shitur mė shumė se librat e politikanėve, nė njė shtėpi botuese janė shitur mė tepėr libra se x libra nė njė stendė.

Nė kėtė panair u fol pėr rekorde shitjesh, duke arritur deri nė 20 mijė kopje tė shitura. A ka njė tatim mbi tė ardhurat e shtėpisė botuese?

Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme. Nėse ti thua qė ke shitur 20 mijė kopje, shtėpia botuese duhet tė pėrgjigjet dhe autori duhet tė paguajė 10% tė tė ardhurave. Por kjo nuk ėshtė ēėshtje qė na pėrket neve, pėr kėtė aspekt duhet tė pėrgjigjen shtėpitė botuese. E vėrteta ėshtė se duhet tė ketė njė taksė tė cilėn duhet ta paguajė autori. Ne kemi shtėpi botuese qė nuk janė tė regjistruar nė zyrėn e tatimeve, edhe pse janė ato qė bėjnė zhurmė mė shumė dhe kėrkojnė rregulla.

Nė ēdo panair dalin probleme dhe mangėsira. Ēfarė mendoni se duhet tė pėrmirėsoni nė panairin e ardhshėm?

Ka shumė pėr tė pėrmirėsuar. Sė pari ne kemi nevojė pėr mė shumė vend. Nė panairin e ardhshėm ne po mendojmė tė marrim edhe katin e tretė, sepse ka kėrkesė pėr mė shumė hapėsirė, por kjo kėrkon shuma tė mėdha financiare. Kėtė vit kishte shtėpi botuese tė njohura qė patėn pak vend, edhe pse nga pakujdesia e tyre, por nė tė vėrtetė kėrkojnė mė shumė vend pėr stendat. Qė nė tremujorin e parė tė vitit qė vjen do tė bėjmė aplikimet pėr vitin e ardhshėm, njė vit qė pėrkon edhe me 100-vjetorin e pavarėsisė dhe 15-vjetorin e Panairit tė Librit. Po mendojmė tė bėjmė diēka origjinale, e cila mbetet pėr t’u konkretizuar me Shoqatėn e Botuesve Shqiptarė.

Z. Ymeri, duke marrė shkas nga konfliktet tė cilat e shoqėruan kėtė panair para se tė hapej, a nuk mendoni se ėshtė rasti qė pėr panairin e ardhshėm, i cili pėrkon edhe me 100-vjetorin e pavarėsisė, tė ketė njė bashkėpunim qė nė fillim, me qėllim qė tė mos ketė konflikte dhe mosmarrėveshje mes shtėpive botuese dhe Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė?

Ne nuk kemi qenė asnjėherė kundėr bashkėpunimeve, por ky ėshtė njė aktivitet qė organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarė. Njerėzit qė duan tė grinden e kanė shumė kollaj tė grinden. Ne jemi duke punuar dhe jemi shumė tė sigurt qė punojmė me pasion nė interes tė tė gjithė lexuesve dhe botuesve.

Pas pak ditėsh hapet panairi i Tetovės. Vazhdon tė mbetet problem fakti qė botuesit shqiptarė nuk marrin pjesė.

Panairi i Tetovės zakonisht ėshtė bėrė nė tetor, ndėrsa kėtė vit e kanė shtyrė, kėshtu qė i bie pothuajse njė javė pas mbylljes sė panairit tė Tiranės. Ka edhe njė problem tjetėr, pasi ata nuk lajmėrojnė nė kohė. Por faji nuk mbetet vetėm i tyre, pasi ka shtėpi botuese qė shkojnė pa dokumentacionin qė kėrkon vendi fqinj. Ne duhet tė respektojmė ligjet, rregullat, faturat, doganat. Jemi pėr tė respektuar rregullat dhe ligjet si kėtu edhe jashtė Shqipėrisė. Jemi dy shtete tė veēanta dhe duhet tė respektojmė autoritetet e vendit pritės.

Nė panairin e 15 tė librit, a do tė ketė njė bashkėpunim me Shoqatėn e Botuesve tė Kosovės dhe Maqedonisė pėr tė pasur njė bashkėveprim dhe pėr ta kthyer panairin nė njė hapėsirė mbarėshqiptare?

Ne do tė bėjmė aplikimet, takimet tona, pa dyshim me tė gjithė kolegėt, si dhe me institucionet, sepse kjo gjė nuk bėhet pa ndihmėn e institucioneve. Dua tė theksoj se kėtė vit patėm mbėshtetjen e Bashkisė sė Tiranės. Dua ta nėnvizoj, sepse ėshtė njė mbėshtetje qė na ka munguar pėr vite me radhė. E kemi kėrkuar nėpėr vite, i kemi kėrkuar kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės qė tė ēeli edhe panairin, por ai nuk ka pranuar. Kjo ka qenė njė gjė qė ne na ka shqetėsuar, sepse aktiviteti bėhet nė Tiranė dhe bashkia e ka pėr detyrė ta mbėshtesė panairin, si tė vetmin aktivitet libror.

Sa shtėpi botuese do tė marrin pjesė nė panairin e Lajpcigut?

Akoma nuk ėshtė vendosur. Janė tė ftuara tė gjitha shtėpitė botuese. Pėr autorėt jemi duke punuar, por ėshtė e sigurt qė Helena Kadare do tė marrė pjesė.

http://www.gazeta-shqip.com/kulture/...dd45b0d06.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.11.2012, 20:49   16
Citim:
Ēelet Panairi i 15 i librit nė Tiranė

Tiranė, 14 nėntor - Ka ēelur dyert nė Pallatin e Kongreseve nė kryeqytet Panairi i librit "Tirana 2012", i organizuar kėtė vit pėr tė 15-n herė nga Shoqata e Botuesve Shqiptarė.

Eventi do tė jetė i hapur pėr publikun deri nė datėn 18 nėntor. Nė tė do tė ekspozojnė botimet e tyre rreth 100 pjesėmarrės, ndėr tė cilėt mbi 30 nga Kosova e Maqedonia, raporton Top Channel. Ndėr 60 mijė botimet e paraqitura bėjnė pjesė rreth 1500 libra tė rinj, tė hedhur nė treg gjatė kėtij viti, botime pėr mė tė vegjlit si dhe mjaft libra historikė dedikuar 100-vjetorit tė Pavarėsisė.

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, deklaroi: “Sot po shkohet drejt librit elektronik, por nuk ka gjė mė tė qėndrueshme se sa libri i shtypur nė letėr qė mund tė shfletohet.”

Kėtė herė, pjesė e aktivitetit do tė jenė edhe shumė institucione, ndėr tė cilėt Biblioteka Kombėtare, Ambasada e Spanjės, SHBA-sė dhe Francės, si dhe Instituti Italian i Kulturės. Evenimenti kulturor mbėshtetet pėr tė dytin vit radhazi nga Bashkia e Tiranės. Kryetari i saj Lulzim Basha, i pranishėm nė ceremoninė e hapjes, ėshtė shprehur se ka ardhur koha qė tė bėjmė mė shumė pėr librin: “Bashkia e Tiranės sė shpejti pėrfundon planin urbanistik, ku kemi vendosur ndėrtimin e njė biblioteke tė re pėr kryeqytetin.”

Gjithashtu Basha pohoi se bashkia do tė mbėshtesė tė gjithė ata qė duan tė hapin njė librari, duke vėnė nė dispozicion hapėsirat publike dhe duke u shoqėruar sė shpejti edhe me ofrimin pėr disa kategori nė kryeqytet me eleminimin e ēdo takse lokale nė mėnyrė tė pėrhershme pėr shitjen e librit nė Tiranė.

http://koha.net/?page=1,5,123241
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2012, 20:48   17
Citim:
Botimet historike ne panair

Nėse ka njė fjale kyēe pėr kėtė edicion te 15-te te Panarit te librit, ajo ėshtė botime historike. Kėto te fundit i gjen ne pjesėn me te madhe te stendave, si njė trend qe shtėpitė botuese kane zgjedhur te prezantojnė pėr shkak te 100 vjetorit te pavarėsisė.

Njė prej kėtyre studimeve ėshtė edhe “Lindja e Shqipėrisė” qe mban firmėn e britanikes Nicola Guy. Historiania, njėkohėsisht kėshilltare politike ne Shėrbimet Civile Britanike, ka hulumtuar prej vitesh ne arkiva pasi sic tregon ajo per Vizion Plus, pavarėsisht rritjes se interesit ne pėrgjithėsi ndaj rajonit, periudha e pavarėsisė se Shqipėrisė ka mbetur e injoruar. Guy nėnvizon ne librin e saj se Fuqitė e Medha u sollėn aq keq me njohjen e Shqiperise, sa qe edhe sot ēėshtja nacionale shqiptare eshte e pazgjidhur. Botimet e ngjashme historike, u vlerėsuan edhe nga kryeministri Berisha i cili ne vizitėn e tij tradicionale ne panairin e librit, theksoi rendėsin e kėtyre kolanave.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ure&Itemid=108
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.