Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.11.2007, 22:47   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Z1: Lindshmėria preket nga emigrimi dhe ligjet kundėr lindjes


Citim:
Lindshmėria, 50 mijė lindje nė vit mė pak se para viteve '90-tė

"Fakti qė kemi rreth 50 mijė lindje nė vit, mė pak se para viteve '90-tė, tregon qartė se popullsia jonė si shumė vende tė tjera ėshtė drejt mplakjes", pohojnė specialistėt, duke shtuar se numri i lindjeve nė vendin tonė ka shėnuar njė rėnie nė masėn 52%, krahasuar me vitin 1990-tė.

Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, nėse plot 16 vite mė parė (1991) numėroheshin mė shumė se 85 mijė lindje nė vit, sė fundmi (2007) janė regjistruar vetėm 40 mijė lindje, madje gjatė vitit tė kaluar (2006) pati vetėm 35 mijė lindje.

Kėshtu specialistėt shpjegojnė se kjo ka sjellė uljen e moshės mesatare nė vendit tonė. Nėse vite mė parė mosha mesatare e popullsisė ka qenė 29-vjeē, sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, aktualisht mosha mesatare ėshtė 31.7 vjeē. Ndėrsa sa i takon gjinisė, femrat janė mė jetėgjata se meshkujt.

"Vėrehet se nė totalin e vdekjeve, meshkujt janė ata qė vdesin mė shumė nė krahasim me femrat, rreth 56% tė totalit. Ndėrkohė qė femrat shqiptare jetojnė mė shumė se meshkujt",- bėhet e ditur nga tė dhėnat e Institutit tė Statistikave, ku shtohet se zgjatja mesatare e jetės nė Shqipėri nė vitin 2004 ishte 77.2-vjeē pėr femrat dhe 72.4-vjeē pėr meshkujt.

"Dy fėmijė janė shumė dhe njė ėshtė pak". Thėnia e dėgjuar, duket se ka gjetur mirė vend nė familjet shqiptare, tė cilat preferojnė gjithmonė e mė shumė numėr tė paktė fėmijėsh. Tendencėn, pas statistikave tė Shėndetėsisė dhe sqarimeve tė specialistėve tė Shėndetit Riprodhues, e dėshmon raporti mė i fundit, "Femra dhe Meshkuj nė Shqipėri".

"Nė vitin 1960, ishte mė shumė se 5 fėmijė pėr njė nėnė. Nė vitin 2005, sipas tė dhėnave, ky indeks ėshtė ulur nė 1.6 fėmijė pėr njė nėnė",- thuhet nė studim. Sipas specialistėve, ky tregues ėshtė mjaft domethėnės dhe ka tė bėjė me riprodhimin e popullsisė. Madje, mbi bazėn e kėtyre tė dhėnave, specialistė qė merren me Shėndetin Riprodhues, theksojnė se treguesi nė fjalė do tė vazhdojė tė bjerė. Nė raportin e grupmoshave, mė shumė lindje janė regjistruar pėr nėna tė moshės 25-29 vjeē. Ndėrkohė, sipas statistikave, njė vit mė parė janė shėnuar mė shumė lindje nė grupmoshėn 20-24 vjeē, pra nė nėna mė tė reja.

31.7-vjeē Ėshtė mosha mesatare e popullsisė sonė, ndėrkohė qė pak vite mė parė ishte 29-vjeē

5 fėmijė Pėr njė nėnė ka qenė indeksi sintetik i fekondimit (tregues i riprodhimit) nė vitin 1960, tashmė ka rėnė nė 1.6 fėmijė

Numri i lindjeve nė vendin tonė ka ardhur duke u pakėsuar, dhe kjo lidhet me disa faktorė. Megjithatė, fajtorin kryesor nė lidhje me kėtė fenomen, drejtori i maternitetit "Mbretėresha Geraldinė", Halim Kosova, bėn dukurinė e emigracionit, dukuri kjo qė u shfaq nė vendin tonė pikėrisht pas viteve '90-tė.

"Mendoi se rėnia e numrit tė lindjeve lidhet me emigracionin. Duhet tė theksojmė se nga vendi ynė janė larguar rreth 1 milon shqiptarė, dhe padyshim se pjesa mė e madhe e tyre janė tė rinj, ēka do tė thotė se ėshtė mosha aktive riprodhuese",- shpjegon doktor Halim Kosova.

Ndėrkohė ai pohon se rėnia e numrit tė lindjeve lidhet edhe me disa faktorė tė tjerė siē ėshtė ligji i aborteve, vendimi i njė kategorie prindėrish pėr tė ndjekur karrierėn, por edhe varfėria sipas tij ndikon nė uljen e numrit tė lindjeve.

http://shekulli.com.al/news/50/ARTIC...007-11-26.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.5.2008, 05:40   2
Citim:
Shqiperia plaket, pakesohen lindjet

Ne Shqiperi gjate 15 viteve te fundit eshte ulur ndjeshem numri i lindjeve, me pothuajse 45 mije per cdo vit. Keshtu nese perpara viteve '90 regjistroheshin deri ne 90 mije lindje ne maternitetet e vendit, sot regjistrohen vetem 35 mije. Pavaresisht kesaj uljeje te madhe, perseri vendi yne vazhdon te renditet ne vendet qe ka nje numer te larte te lindjeve.

"Gjate 15 viteve te fundit, vihet re nje kujdes me i madh per nenat, por ka nje ulje te madhe te numrit te lindjeve. Keshtu nese vite me pare regjistroheshin 90 mije lindje ne vit tashme kemi vetem 35 mije", kane pohuar ekspertet e fushes.

Po sipas tyre, megjithese kjo shifer eshte pergjysmuar, perseri vendi yne renditet nder te paret per numrin e madh te lindjeve. Por e njejta situate eshte edhe me numrin e madh te vdekjeve per keto foshnjave. Sipas studimeve te kryera rezulton se nga 1 mije lindje 14 foshnja nuk mund te vazhdojne te jetojne per shkak te problemeve qe kane. Matjet tregojne se vdekshmeria e te miturve nga 0 deri ne 5 vjec eshte 14 ne 1 mije femije.

"Nga levizjet e pakontrolluara te popullates, nga mos regjistrimi i njerezve aty ku kane shkuar, vdekshmeria e femijeve eshte me e larte. 14 per 1 mije eshte e larte, por nese kemi mundesi verifikimi me te sakte ajo do te jete akoma me e larte", jane shprehur mjeket gjinekologe gjate nje studimi qe kane kryer per lindjet dhe vdekjet foshnjore ne vendin tone.

Nga ana tjeter objektivat e mijevjecarit per vendet e tjera evropiane tregojne per nje ulje te numrit te vdekjeve te foshnjave deri ne 2/3, perseri vendi yne vazhdon te regjistroje shifra te larta. Ekspertet vleresojne se, nese fondet e buxhetit te shtetit per mjekesine po rriten cdo vit, por vdekshmeria nuk po ulet.

Sipas tyre, rreziku dhe mundesia e vdekjeve ne spitale eshte ne nivele me te larta evropiane, dhe po te krahasohemi me vendet e BE-se mundesia e vdekjes per 1 mije banore ne Shqiperi eshte me e larte nga 15 vendet anetare te BE-se qofte per femijet, grate dhe burrat.

Kurse per sa i perket fenomenit te plakjes se popullsise, vendi yne vazhdon te renditet si nje shtet me popullsi te re, por kjo jo ne te njejtat shifra ashtu si edhe para dy dekadash.

"Plakja e popullsise po shqeteson gjithe boten, por nderkohe qe ne keto vende ky fenomen shkaktohet per shkak te emancipimit te shoqerise, ne vendin tone ndodh pikerisht e kunderta", pohojne specialistet e fushes.

Shqiptaret ende nuk jane futur ne vendet problematike per sa i perket plakjes se popullsise, por vitet e fundit vihet re nje ulje e numrit te lindjeve ne vend. "Akoma nuk jemi vend i "plakur", por nese ky fenomen vazhdon per nje kohe te gjate, atehere patjeter qe Shqiperia do rrezikohet nga te gjitha problemet ekonomiko-sociale qe mbart me vete", thuhet ne studim.

Specialistet sqarojne se rritja e numrit te personave mbi 60 vjec, gjate viteve te fundit eshte rritur pikerisht prej emigracionit te personave ne moshe te re dhe me aftesi riprodhuese.

"Nese vazhdohet me te njejtat ritme emigracioni dhe shkaqet e tjera, ndersa per keto vite grupmosha riprodhuese qe largohet jashte vendit ka zene rreth 12.1 per qind te popullsise, ne vitin 2010 ajo do te zere rreth 13,1 per qind", thuhet ne studim.


Nje tjeter shkak i ndryshimit te moshes se popullsise eshte edhe rritja e moshes se marteses. Ciftet preferojne te krijojne nje baze ekonomike para se te krijojne nje familje te qendrueshme dhe per pasoje edhe lindja e nje femije shtyhet.

35 mije lindje ndodhin cdo vit ne vendin tone
10 mije prej tyre regjistrohen ne kryeqytet
90 mije lindje ishin para viteve 90 ne Shqiperi
14 ne 1 mije lindje eshte vdekshmeria foshnjore
0 deri 5 vjec eshte mosha me e rrezikuar e femijeve
15 vendet anetare te BE-se kane vdekshmeri me te ulet
2/3 eshte synimi i uljes se vdekshmerise foshnjore

http://www.kohajone.com/html/artikull_25704.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.1.2010, 21:48   3
Citim:
Abortet ilegale, nė Shqipėri lindin 19 mijė fėmijė mė pak

Profesori i sociologjisė, Zyhdi Dervishi, thotė se standardi i jetesės nė Shqipėri e kufizon numrin e fėmijėve pėr familje. Ai tregon se arsyeja kryesore pse shumė ēifte kanė vendosur tė kenė vetėm njė fėmijė, ėshtė pasiguria pėr punė.

Shqipėria po pėrballet vitet e fundit me njė rėnie tė lindshmėrisė. Sipas Institutit Shqiptar tė Statistikave, nė vitin 2007, vendi regjistroi rreth 33.200 lindje, nė krahasim me 52.000 lindje tė regjistruara nė vitin 2006.

Nga viti 1990 kur lindjet ishin nė shifrėn 82.000, duket se shifrat tregojnė njė rėnie relative. Zyhdi Dervishi, profesor i sociologjisė, thotė se standardi i jetesės nė Shqipėri e kufizon numrin e fėmijėve pėr familje.

Ai tregon se arsyeja kryesore pse shumė ēifte kanė vendosur tė kenė vetėm njė fėmijė, ėshtė pasiguria pėr punė. Dervishi thotė se mundėsitė e divorceve dhe kėrkesa e tė rinjve pėr karrierė, janė tė tjerė faktorė frenues pėr lindjen e fėmijėve veēanėrisht tek ēiftet e reja.

Ministria e Shėndetėsisė e lidh rėnien e lindshmėrisė, me emigracionin, me zhvillimet demografike dhe abortet. Gjatė viteve 1990, rreth 25% e popullsisė lanė Shqipėrinė, shumica e tyre ishin tė moshės riprodhuese, sipas tė dhėnave tė INSTAT-it.

Shqipėria e ka ndaluar abortin para viteve 1990, ndėrsa tani e lejon atė, shkruajnė mediat e huaja. Burime jozyrtare raportojnė se klinikat private shėndetėsore janė kthyer nė njė biznes fitimprurės pėr kryerjen e aborteve tė pa raportuara.

Abortet rrjedhin kryesisht nga rrethanat e vėshtira ekonomike. Infermieret nė Spitalin Materniteti e Tiranės thonė se ndihma ekonomike pėr ēiftet e rinj ka ndikim nė fenomenin e aboreteve. Nė Tiranė bashkia ofron ndihmė financiare pėr ēiftet e reja pa punė nė vetėm 42 euro nė muaj.

Socialogu Dervishi thotė se shpeshherė kur ēiftet marrin vesh se do tė lindin vajzė, ndėrpresin shtatzaninė dhe kjo sipas tij shpjegon edhe faktin pse shumica e fėmijėve qė lindin janė djem. Mosha mesatare nė Shqipėri ėshtė rritur nė 29 vjeē ndėrkohė qė nė vitet 1900 ishte vetėm 27 vjeē.

Shqipėria qėndron nė krye tė listės pėr lindshmėrinė nė vendet e rajonit, megjithate rėnia ėshtė po ashtu mė e larta nė rajon.

http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=3760
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2010, 21:25   4
Citim:
Nataliteti nė Kosovė ka rėnė drastikisht

Drejtori i Klinikės Obstretike Gjinekologjike tė QKU-sė, dr. Shefqet Lulaj, i ka thėnė tė pėrditshmes “Zėri”, se pėr nėntė vjet numri i lindjeve nė Kosovė ka rėnė 27, 9 pėr qind.

Sipas pohimeve tė tij, vjet kishte 10.913 lindje mė pak se para nėntė vjetėsh. Kėto lindje janė regjistruar nė institucionet publike dhe private tė shėndetėsisė, ku kryhen 95 pėr qind e lindjeve nė Kosovė.

“Ne po shkojmė drejt minimumit tė lindjeve. Ēdo vit po bie numri i lindjeve” – citohet tė ketė thėnė ai.

Sipas tij, pėr 10 vjet Gjermania ka pasur 15,3 pėr qind mė pak lindje, Austria 13,4 pėr qind, ndėrsa Zvicra 6,5 pėr qind lindje mė pak. /Zėri/KD/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=7533
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.6.2010, 22:56   5
Citim:
Rėnie e natalitetit nė Kosovė

Prishtinė, 22 qershor - Nataliteti nė Kosovė ka shėnuar rėnie shqetėsuese nė vitet e fundit. Sipas ekspertėve tė kėtij lėmi, nėse krahasohet me vendet evropiane, Kosova ka pėrqindjen mė tė lartė tė rėnies sė natalitetit. Shkaktar i kėsaj dukurie ėshtė cilėsuar tė jetė edhe Ligji pėr lehoninė.

Nataliteti nė Kosovė ka shėnuar rėnie shqetėsuese viteve e fundit, thotė Shefqet Lulaj, drejtor i Klinikės Gjinekologjike nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės, raporton Radio Evropa e Lirė.

Sipas tij, numri i lindjeve prej vitit 2000 deri mė 2009 ka shėnuar rėnie. Nė vitin 2000 kanė qenė tė raportuara 39 mijė lindje, ndėrsa nė vitin 2009 - 28 mijė lindje, qė do tė thotė se janė raportuar 27.8 pėr qind mė pak, krahasuar me periudhėn e vitit 2000.

Lidhur me kėtė, Lulaj thotė:

”Nėse krahasohet me vendet evropiane, Kosova ka pėrqindjen mė tė lartė tė rėnies sė natalitetit. Kjo duhet t’i shqetėsojė edhe institucionet dhe faktorėt relevantė, tė cilėt kujdesen pėr shėndetin e nėnės dhe fėmijės nė Kosovė”.

Nė rėnien e natalitetit nė Kosovė, sipas ekspertėve, ndikojnė shumė faktorė. Njė nga ta thuhet se ėshtė edhe Ligji pėr lehoninė, i cili lehonave u lejon vetėm 12 javė pushim.

Fadil Rracaj, drejtor i Departamentit Ligjor nė Ministrinė e Punės dhe Mirėqenies Sociale, thotė se kjo gjendje do tė vazhdojė edhe mė tej, pėr shkak tė, siē thotė ai, pamundėsisė pėr t’i paguar lehonat mė gjatė nė pushim.

“Janė pėrcaktuar tė drejtat minimale prej 12 javėsh, pėr shkak tė rrethanave nė vendin tonė. Duke marrė parasysh zhvillimin ekonomik, institucionet nuk kanė mundėsi financiare ta kompensojnė mė gjatė, e as sektori privat”, shpjegon Rracaj.

Edhe Agron Gashi, nga UNICEF-i, konfirmon trendin e rėnies sė natalitetit, duke cekur faktorėt qė ndikojnė nė kėtė ēėshtje.

Sipas Gashit, zyra e UNICEF-it ka pėrkrahur mbledhjen e tė dhėnave qė nga viti 2000, nė bashkėpunim me Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė edhe me Ministrinė e Shėndetėsisė.

“Nė bazė tė tė dhėnave qė kemi, ka rėnie tė numrit tė lindjeve. Nuk ėshtė bėrė ndonjė analizė se pse ėshtė duke ndodhur, mirėpo ndikon gjendja ekonomike, pastaj planifikimi familjar. Edhe pushimi i lehonisė ėshtė shkaktar qė ndikon nė rėnien e natalitetit”, thekson Gashi.

Ndėrkaq, sipas Skėnder Sylajt, udhėheqės i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė nė Kosovė, Ligji i lehonisė do tė duhej tė ishte sė paku 6 muaj pushim, sepse, sipas tij, rekomandimet janė qė fėmija tė ushqehet me qumėsht gjiri 6 muaj.

Sylaj shprehet se ende nuk ka ligj pėr sigurime shėndetėsore, e as ligj tė punės. Andaj, nė tė ardhmen, OBSH-ja rekomandon fuqimisht qė tė ketė njė bashkėpunim mė tė mirė ndėrmjet Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe asaj tė Punės dhe Mirėqenies Sociale.

“Kjo ēėshtje duhet tė analizohet dhe tė hartohen dhe pėrpilohen ligjet, bazuar nė kushtet qė ekzistojnė, por gjithmonė duke pasur nė fokus gruan dhe shėndetin e saj”, pėrfundon Sylaj.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,25845
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.6.2011, 21:27   6
Citim:
Bota po arrin 7 miliardė banorė, nė Evropė vetėm Shqipėria po i shton lindjet

Moskė, 30 qershor, NOA – Popullsia e botės po i afrohet shifrės sė 7 miliardė banorėve. Ky lajm ėshtė dhėnė nga Akademia Ruse e Shkencave, pėrmes anėtarit tė saj, Vasili Zhukov, i cili gjithashtu ka marrė nė konsideratė dukurinė e ecurisė pozitive demografike nė Shqipėri.

Analiza pėrkatėse ėshtė bėrė nė Samitin Demografik tė Moskės, ku ėshtė cituar fakti se nė tė gjitha vendet evropiane, pėrveē Shqipėrisė, ka njė rėnie tė normave tė lindjes.

Nė kėtė Samit, siē citojnė mediat ruse, ėshtė shtuar gjithashtu edhe fakti se pėr momentin, situata demografike nė botė ėshtė zhvilluar nėn ndikimin e vėshtirėsive dhe ka qenė nė njėfarė mėnyre, njė pėrgjigje e kushteve tė veēanta socio-ekonomike .

“Pėrveē Shqipėrisė, nė vendet e tjera evropiane po zhvillohet kryesisht njė politikė e kufizimit tė rritjes sė popullsisė“, tha ai.

Akademia Ruse e Shkencave ka pohuar nė kėtė Samit pėrshembull se nė Rusi pėr ēdo 100 martesa, ka tė paktėn 60 divorce.

“Ky tregues tregon statusin e ulėt tė familjes nė vendin tonė”, tha shkencėtari Zhukov.

Pėrveē kėsaj, ai sugjeroi edhe disa masa qė mund tė kontribuojnė nė rritjen e popullsisė, nė veēanti, promovimi i jetesės sė shėndetshme, reduktimi i aksidenteve, siguria e punės, parandalimi i abortit etj.

http://www.noa.al/2011/06/rusia-bota...shton-lindjet/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.6.2011, 21:50   7
allianz
 
S'po merret vesh, ka rritje apo rėnie? Pėr Perėndimorin statistikat e Ministrisė sė Shėndetėsisė ndalojnė nė vitin 2006-2007 (botuar nė 2008) qė ishte nė rėnie, kurse Veriori s'ka fare. Pastaj tė gjithė shifrat e tjera janė spekulime pa vlerė nga sondazhe tė OJF-ve tė financuara nga jashtė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.1.2012, 21:45   8
Citim:
10 mijė e 440 lindje gjatė 2011-ės

Nė Klinikėn Obstetrike Gjinekologjike gjatė vitit 2011 janė kryer 10 mijė e 440 lindje, prej tė cilave 2800 lindje janė kryer me prerje cezariane. Ndėrkaq krahasuar me vitet e kaluar, numri i vdekjeve maternale ka rėnė dukshėm. Gjatė vitit 2011, nė tė gjithė Kosovėn ka pasur vetėm dy vdekje maternale. Po ashtu edhe numri i vdekjeve tė foshnjave ka shėnuar rėnie.

Drejtues tė kėsaj Qendre kėrkojnė angazhim mė tė madh tė institucioneve relevante pėr pėrmirėsimin e kushteve, si teknike, ashtu edhe infrastrukturore, pasi qė sipas tyre, ky ėshtė Institucioni i vetėm i nivelit terciar dhe i fundit ku qytetarėt mund t’i marrin shėrbimet e veta tė nevojshme.

Prof. dr. Shefqet Lulaj, ka treguar pėr Kosovapress, punėn, sfidat dhe sukseset e Klinikės Gjinekologjike gjatė vitit 2011. Duke thėnė se viti qė lamė pas, ishte karakterizuar nga vėllimi i madh i punės, frekuencės sė madhe tė pacientėve. Ai ka treguar, se nė Klinikėn Gjinekologjike tė QKUK-sė, realizohen njė e treta e tė gjitha lindjeve qė bėhen nė Kosovė. Po ashtu sipas tij, karakteristikė e vitit 2011, ka qenė edhe numri i vogėl i vdekjeve tė nėnave gjatė procesit tė lindjes, mirėpo ka shtuar se numri i lindjeve me prerje cezariane ka shėnuar rritje.

“Klinikėn Gjinekologjike nė vitin 2011 e ka karakterizuar njė vėllim i madh i punės, njė frekuencė e madhe e pacientėve, njė numėr i madh i lindjeve. Sa pėr tė akceptuar mund tė ju them se nė Klinikėn tonė Kosovė. Gjatė vitit 2011 kanė qenė 10 mijė 440 lindje, prej tyre diku rreth 2800 lindje janė kryer me prerje cezariane. Ndėrsa pjesa tjetėr e lindjeve janė kryer me rrugė natyrore, mirėpo me njė numėr tė konsiderueshėm ėshtė kėrkuar ndihma e mjekut, intervenimi, aplikimi i metodave ndihmėse pėr tė ndihmuar lindjen. Ėshtė njė e dhėnė e mirė se gjatė kėtij viti edhe nė klinikėn tonė, edhe nė bazė tė informacioneve qė i kemi nga regjionet, e karakterizon numri i vogėl i vdekjeve maternale. Kanė qenė vetėm dy vdekje maternale nė gjithė Kosovėn, qė krahasuar me vitet tjera ėshtė njė numėr i vogėl”, tha ai.

Lulaj, ka bėrė tė ditur, se gjendja jo e mirė financiare e Ministrisė sė Shėndetėsisė, ka ndikuar edhe nė punėn dhe suksesin e kėsaj klinike, duke aluduar nė mungesėn e barnave nga lista esenciale dhe investimet kapitale.

“Janė disa faktorė qė na pengojnė nė realizimin e punėve tona, dhe ulin suksesin e punės tonė, nga njėherė edhe e komprometojnė atė punė fisnike qė e bėjnė punėtorėt tanė. Ėshtė gjendja financiare e shėndetėsisė nė pėrgjithėsi. Vėshtirėsitė qė i kanė edhe Ministria e Shėndetėsisė, buxheti i ultė pėr shėndetėsinė. Mandej komplikimet qė rrjedhin si pasojė e tenderimit tė barnave nė Kosovė, e cila ėshtė njė procedurė mjaftė e koklavitur dhe e komprometon edhe punėn e mirėfilltė tė institucioneve. Sepse shpesh ndodh prolongimi, ritenderimi, rizgjatja e furnizimit me barna, me material harxhues dhe material tjetėr sanitar qė ėshtė i nevojshėm nė pėrditshmėrinė tonė. Kjo sjellė deri te mos furnizimi nga lista esenciale e disa produkteve kohė pas kohe qė e vėshtirėson punėn”, ka thėnė ai.

Dr. Lulaj mė tej ka shtuar, se nga pas lufta nė Qendrėn Obstetrike Gjinekologjike, janė bėrė disa investime, ndėr to ka pėrmendur ndėrrimin e kulmit qė ka qenė donacion i Qeverisė sė Luksemburgut. Mirėpo, sipas tij, nė tre vjetėt e fundit nė kėtė Klinik nuk ėshtė bėrė asnjė investim kapital.

“Thash qė janė bėrė investime pas luftės, mirėpo nuk kanė qenė kualitative, pėrpos njė renovim qė ėshtė bėrė serioz ka qenė kulmi i klinikės, me investim tė Qeverisė sė Luksemburgut, ndėrsa punėt i ka realizuar Karitasi i Luksemburgut. Ėshtė bėrė njė punė e madhe, kulmi ka mbi 4 mijė metra katror, i cili ka zgjidhur problemin e shirave, borės dhe nuk ka rrezik nga vėrshimi i klinikės nga lartė. Ėshtė bėrė edhe renovimi i neonatologjisė dhe lehonave. Mirėpo, investime tė tjera nė tri vjetėt e fundit nuk ka pas”, ka thėnė ai.

Klinika e Gjinekologjisė nė QKUK, ėshtė i vetmi institucion i nivelit terciar dhe pėr numrin mė tė madh tė banorėve tė Kosovės ėshtė stacioni i fundit ku mund t’i marrin shėrbimet e veta tė nevojshme, prandaj Lulaj, Klinikėn Gjinekologjike e ka quajtur edhe si institucion me rėndėsi kombėtare.

“Prandaj ne themi se ėshtė institucion me rėndėsi Kombėtare dhe ėshtė i vetmi Institucion i nivelit terciar dhe pėr numrin mė tė madh tė banorėve tė Kosovės ėshtė stacioni i fundit, ku mund t’i marrin shėrbimet e veta tė nevojshme. Pėr kėtė arsye ne, kėtė vit do ta ngrisim zėrin, do t’i bėjmė publike tė gjitha kėto. Do tė kėrkojmė qė klinika jonė tė ketė prioritet, tė investohet nė tė, tė krijohen kushte optimale pėr punė, tė sigurohet teknologjia bashkėkohore pėr punė, pa tė cilėn ne sot nuk mund tė punojmė. Sepse me teknologji neve na sfidojnė edhe ambulancat private, tė cilat kanė aparaturė mė tė mirė se qė ka klinika”, ka thėnė ai.

Ndryshe, Klinika Obstetrike Gjinekologjike ėshtė njėra ndėr klinikat mė tė mėdha. Me njė hapėsirė rreth 22 mijė metra katror. Ėshtė njė Klinikė e vjetėr me njė infrastrukturė tė dėmtuar edhe pse janė bėrė disa investime, tė cilat kanė qenė nganjėherė edhe jo kualitative. Prapė se prapė klinika mbetėt me njė infrastrukturė tė dėmtuar dhe kėrkon mbikėqyrje, kėrkon investim dhe vullnet tė mirė nga ata qė janė pėrgjegjės pėr mirėmbajtjen dhe kujdesen e institucioneve publike. (Kosovapress)

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,71061
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2012, 21:38   9
Citim:
Aborti, u hiqet e drejta klinikave private, pėr arsye sigurie

TIRANĖ- Duke filluar qė nga marsi i vitit 2012 ndėrprerjet e shtatzėnisė do tė kryhen vetėm nga spitalet private tė liēensuara me shtretėr.

Sipas specialistes tė Institutit tė Shėndetit Publik Alba Merdani, ėshtė Qendra Kombėtare e Liēensimit e cila do tė liēensojė spitalet private qė kanė shtretėr pėr tė kryer ndėrprerje shtatzėnie.

Kjo masė merret pėr arsye sigurie, nė rast se gjatė procedurave tė abortit mund tė lindin komplikacione pėr gratė qė bėjnė ndėrprerjen e shtatzėnisė.

Vendimi i Kėshillit tė Ministrave ka hyrė nė fuqi qė nė vitin 2009, por meqenėse shumė klinika nė atė kohė e kishin marrė mė parė liēensėn nuk mund tė bėhej anulimi i saj.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:53.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.