Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.11.2007, 23:15   1

Shkrim i cituar MASH: Pėrparėsi anglishtizimi i fėmijėve shqiptarė, pėr botėn e re


Citim:
Tiranė - Tė gjithė do tė flasin anglisht. Tė paktėn gjimnazistėt qė do t’i nėnshtrohen maturės shtetėrore duhet tė dinė ta shkruajnė dhe ta flasin rrjedhshėm, pasi Anglishtja do tė jetė provimi i tretė me detyrim.

Ky ėshtė propozimi i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, e cila po mendon qė njohuritė nė Anglisht tė jenė njė kriter bazė pėr vlerėsimin e performancės edhe tė administratės publike, qė do tė shoqėrohet me rritje page.

Tė gjitha prioritetet qė po i jepen gjuhės angleze, ministri Pollo i ka argumentuar, gjatė takimit me shoqatėn e mėsuesve tė anglishtes, me rolin e madh qė ka kjo gjuhė nė tregun global tė punės.

http://balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=25631
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.12.2007, 22:51   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Mu mė duket qė nuk ėshtė e nevojshme qė gjithkush tė mėsojė anglishten. Mjafton ta mėsojnė ata qė iu duhet, psh tregtarė, pėrkthyes, politikanė.

Se nėse bėhet gjuhė e dytė pėr tėrė popullin, atėherė ėshtė shumė e lehtė qė tė krijohen zhargonet e reja anglo-shqiptare. Por nėse vetėm njė pakicė e njeh anglishten, kėto zhargone nuk kuptohen dhe injorohen nga shumica e zhduken kėto tendenca tė prishjes sė gjuhės.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.12.2007, 00:28   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Kjo mėnyrė argumentimi ėshtė shumė interesante:

Citim:
Tė gjitha prioritetet qė po i jepen gjuhės angleze, ministri Pollo i ka argumentuar ...me rolin e madh qė ka kjo gjuhė nė tregun global tė punės.
Si me thėnė qė po prodhojmė fuqi punėtore pėr "tregun global". D.m.th. e mbushėm dhe e tejkaluam Shqipėrinė me rini dhe punė dhe tani po i kualifikojmė qė t'i qesim me shkelma nga vendi, sepse tė mėsuarit e gjuhėve tė huaja dhe tė ikurit nga vendi pėr tė punuar jashtė ėshtė aspirata mė e lartė dhe ėndėrr e parealizuar e brezit qė na qeveris!

Kėta janė tė tėrė me simptoma paskomuniste. E kanė ndarė mendjen qė do e qesin rininė nga vendi dhe po e ambalazhojnė siē duhet...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.12.2007, 00:36   4
darwin
anėtar/e
 
darwin
 
Anėtarėsuar: 7.2006
Arsyetim i frikshėm i kėtij ministrit. Tė lė pa gojė. Nuk ėshtė se e shikoj si diēka tė pavlefshme mėsimin e detyrueshėm tė anglishtes, duke u nisur nga aspekti qė informacioni dhe njohuritė sot, duke u mundėsuar nga interneti, qarkullojnė nė njė shpejtėsi tė paimagjinueshme deri para disa vitesh, pra diēka qė nė brendi ka dhe gjėra pozitive.

Duke qenė se 90 % e kėtij informacioni (nga i cili: 80% lumpen - 10% i dobishėm) mundėsohet nė gjuhė angleze dhe pjesa e mbetur nė gjuhėt e tjera tė botės, atėherė, ky hap mbase ka dhe efekte pozitive nė pėrgatitjen e rinisė.

Por, ta shikosh nga kėndvėshtrimi ministror, ėshtė rrėnqethėse dhe ..e trishtueshme.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.12.2007, 01:03   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Mėsimi i gjuhės sė huaj s'ėshtė i keq nė vetvete, por ėshtė i keq kur kryhet nė masė. Mėsimi masiv dhe pėrdorimi i vazhdueshėm i kėsaj, do tė thotė bastardim sintakse. Pėrjashtohen pėrkthyesit qė e mbarojnė tėrė kėtė punė si profesion, por njeriu i rėndomtė nis prej aty e e flet shqipen anglisht (raste konkrete nė jetėn e pėrditshme). Madje ka dhe mė keq: bastardim gramatikor bashkė me sintaksor (raste konkrete nė mediat e pėrditshme, nė reklama shoqėrish tregtare, nė seancat e kuvendit, nė konferencat e shtypit, nė shkresat shtetėrore, pa i hyrė faqeve tė internetit ku bėhet kėrdia)... Disa mendojnė anglisht dhe pėrkthejnė shqip kur flasin; Dukuri nė pėrhapje e sipėr.

Pra, kėtej e tutje, ne e kemi problem kombėtar detyrimin e anglishtes nė masė n.q.s. jemi tė paaftė ta flasim shqipen shqip. Dhe kur je i paaftė tė flasėsh shqipen shqip, nuk shikon shkollat e Norvegjisė qė e japin anglishten e detyruar, sepse ata janė fanatikė pėr gjuhėn e tyre nė radhė tė parė (e veē kėsaj e mėsojnė dhe anglishten mė mirė se anglezėt).

Pra, kur nisemi tė kopjojmė shtetet si Norvegjia (shtysa pas "reformave" nė Shqipėri) duhet mė parė tė kalojmė ca shkallė evolucioni e mandej tė mos argumentojmė me "tregje globale".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.12.2007, 01:07   6
darwin
anėtar/e
 
darwin
 
Anėtarėsuar: 7.2006


Por, ka dhe diktaturė tė shqipes (nqs do tė ketė seriozitet nga strukturat arsimore - pasiguria tė pushton).

nejse, tė shpresojmė pėr mirė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2008, 21:06   7
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Thėnė nga darwin

nejse, tė shpresojmė pėr mirė.
...dhe t'i lutemi zotit.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.4.2008, 00:02   8
bnik
 
Mos tė ketė merak Polloja, se sė shpejti gjuha mė e kėrkuar do jetė kinezja dhe jo anglishtja...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.5.2008, 17:03   9

Shkrim i cituar Tiranė: Dyfishohet numri i orėve tė anglishtes


Citim:
Tiranė - Niveli shumė i dobėt i nxėnėsve, i reflektuar edhe te studentėt gjatė viteve tė fundit, ēon nė domosdoshmėrinė e shtimit tė numrit tė orėve tė lėndės sė anglishtes nė shkollat e mesme. Mėsues dhe pedagogė tė anglishtes, nė bashkėpunim me specialistė tė Ministrisė sė Arsimit, kanė hedhur idenė qė gjuha angleze tė bėhet mė intensivisht. Duke qenė se asaj i jepet prioritet nė kuadėr tė nismės "Shqipėria Anglofone", domosdoshmėria pėr shtimin e numrit tė orėve, rritet akoma mė shumė.

http://www.kohajone.com/html/artikull_25468.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.11.2009, 20:51   10
Citim:
Pėr dy vjet anglishtja provim i detyruar nė maturė

Tiranė - Procesi i pranimeve nėpėrmjet maturės shtetėrore do tė pėsojė ndryshime tė tjera nė vitet e ardhshme. Krahas nismave tė marra pėr reformimin e sistemit arsimor nė vend drejtuesit e Ministrisė sė Arsimit pohojnė se do tė punohet mė shumė pėr pėrshtatjen e sistemit tonė me atė evropian, nė mėnyrė qė nxėnėsit shqiptarė qė duan tė vijojnė studimet jashtė vendit tė mos detyrohen tė japin provime ekstra pėrveē atij tė gjuhės.

Pėr kėtė ėshtė pohuar se brenda njė harku kohor prej dy vjetėsh edhe lėnda e anglishtes do tė pėrfshihet nė provimet e detyruara tė maturės.

Kreu i Ministrisė sė Arsimit, Myqerem Tafaj, ka pohuar se “duke i qėndruar parimit tė gradualitetit, ne do tė punojmė nė kėtė mandat pėr tė siguruar tė gjitha kushtet qė tė sigurojmė mėsues pėr gjuhėn angleze tė mjaftueshėm pėr ēdo shkollė dhe nė rast se do ta arrijmė tė kemi nė tė gjitha shkollat mėsues me kualifikimin pėrkatės pėr tė bėrė mėsim nė gjuhėn anglisht, unė nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė matura shtetėrore nė vitin e fundit tė mandatit, pra nė vitin shkollor 2012-2013, tė ketė provimin e anglishtes tė detyruar nė maturė”.

Kjo do t’u vijė nė ndihmė gjimnazistėve qė hyjnė nė universitet tė kenė mundėsi tė marrin leksione nė gjuhėn angleze nga pedagogė tė huaj.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=62676
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2010, 11:28   11
Citim:
Prishtinė: Anglisht nga klasa e parė

Prishtinė - Nga shtatori i kėtij viti, gjuha angleze do tė fillojė tė hyjė si lėndė obliguese pėr klasat e para, krahas lėndėve tė tjera. Kėshtu ėshtė paraparė sipas Kornizės sė Kurrrikulumit tė Kosovės, e cila ėshtė hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė.

Edhe ekspertėt pėr ēėshtje tė arsimit idenė pėr futjen e gjuhės angleze nė klasat e para e konsiderojnė si mundėsi pėr formimin e shkathtėsive te fėmijėt. Sipas tyre, Kosova nuk ėshtė vendi i parė qė praktikon futjen e gjuhės angleze nė klasat e para, edhe pse ata kėrkojnė qė kjo ide duhet tė pėrcillet me njė plan tė detajuar tė zbatimit, nė mėnyrė qė mos devalvohet nė tė ardhmen.

Drejtori i Departamentit tė Arsimit Parauniversitar, Alush Istogu tha se nė bazė tė Ligjit tė arsimit parauniversitar dhe me ndryshimin e Kurrikulumit tė Arsimit nė Kosovė, ėshtė vendosur qė gjuha angleze tė fillojė prej klasės sė parė tė vitit shkollor 2010-2011.

“Ministria e Arsimit ėshtė duke diskutuar anėn buxhetore dhe mendohet se do tė mbahen nga dy orė nė javė nė kėtė lėndė ”, tha Istogu. Lidhur me librat e gjuhės angleze pėr klasat e para, sipas tij, nuk ėshtė diskutuar akoma diēka konkrete, pėr faktin se pėr kėta nxėnės duhet tė aplikohen mė shumė vizatimet.

Ai tha se drejtoritė komunale tė arsimit kanė pasur takim edhe me drejtorėt e shkollave, ku ėshtė diskutuar rreth kornizės sė Kurrikulit, ndėrsa nga javėt e ardhshme, drejtorėt komunalė tė Arsimit do tė kenė takim me tė gjithė drejtorėt e shkollave fillore, dhe sė bashku do tė shprehin sugjerimet dhe komentet e tyre.

Megjithatė, drejtorėt e shkollave fillore janė skeptikė lidhur me aplikimin e Kornizės sė re tė Kurrikulumit tė Kosovės, pėr futjen e gjuhės angleze nė klasat e para duke filluar nga 1 shtatori 2010.

Drejtoresha e shkollės fillore “Faik Konica”, Kumrije Sahiti, tha se nuk ėshtė njoftuar zyrtarisht me Kornizėn e Kurrikulumit, pėrveē asaj qė ka dėgjuar nga tė tjerėt.


“Nuk na ka ardhur ndonjė njoftim zyrtar, lidhur me futjen e gjuhės angleze nė klasat e para, dhe deri mė tani nuk kemi marrė ndonjė vendim se ēfarė do tė bėjmė lidhur me kėtė”, ka thėnė ajo.

Ndėrsa eksperti pėr ēėshtje tė arsimit, Halim Hyseni kėrkoi qė fillimisht tė pėrgatitet personeli mėsimor qė, sipas tij, ėshtė deficitar. Ajo ēka ėshtė me rėndėsi ėshtė futja e secilės lėndė nė fushėn e arsimit, dhe kėrkon shkarkimin e sistemit tė arsimit me lėndė tė tjera qė janė tė panevojshme.

“Futja e gjuhės angleze, domosdoshmėrish shtron nevojėn e shikimit tė mbingarkesės tė nxėnėsve tė klasės sė parė deri nė klasėn e tretė”, konsideron ai.

Korniza e Kurrikulumit, e cila ėshtė hartuar nė prill tė kėtij viti, nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), pritet tė zbatohet nė shtator.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/7...-klasa-e-pare/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2010, 12:28   12
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Pėrfundimisht NWO.

Kjo duhet luftuar me ēdo mjet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2011, 16:47   13
Citim:
Anglishtja, kriter pėr tė ndjekur studimet master

Studentėt qė e kanė nisur masterin gjatė muajit shtator tė vitit tė kaluar duhet tė mbrojnė edhe gjuhėn angleze, e cila duhet tė certifikohet nga njė organizėm ndėrkombėtar. Por, kjo sipas drejtuesve tė fakulteteve, ka kosto tė lartė financiare pėr xhepat e studentėve. Kjo pėr shkak se ata do tė jenė tė detyruar tė paguajnė pėr atė pasi pa mbrojtjen e gjuhės angleze studimet master nuk do tė konsiderohen tė pėrfunduara.

“Ėshtė kostoja qė krijon mbrojtja e njė diplome e gjuhės sė huaj nė bazė tė kėtyre organizmave ndėrkombėtarė qė e certifikojnė njohjen e gjuhės sė huaj qė ėshtė njė kosto relativisht e madhe qė shkon tė paktėn 500 euro pėr person, duke nėnkuptuar ēmimin qė paguan pėr tarifėn, por dhe njė farė pėrgatitjeje nė kėto institucione qė ne kemi”, tha Rrokaj.

Dekani Rrokaj, njėkohėsisht senator i Universitetit tė Tiranės shtoi se kjo kosto mund tė jetė mė e ulėt pėr studentėt nėse Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja do tė jepte diploma tė mbrojtjes sė gjuhės tė njohura nga organizmat ndėrkombėtarė.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...25ca8d3a5.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.4.2011, 23:52   14
Citim:
Kryeministri Berisha: Kombi ynė duhet tė jetė bi-lingual, gjuha e garės ėshtė anglishtja

Tiranė, 5 prill 2011, NOA- Kryeministri Berisha gjatė ditės sė sotme ishte i pranishėm nė ceremoninė e nėnshkrimit tė Memorandumit tė Mirėkuptim midis Universitetit tė Tiranės dhe ETS Global.

Gjatė fjalės sė mbajtur me kėtė rast Kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo ėshtė njė nga marrėveshjet mė tė rėndėsishme qė firmoset me njė institucion privat tė SHBA, si ETS Global.

Duke theksuar faktin se pėr njė vend tė lirė, gara ėshtė konstantja e tij mė e madhe, Kryeministri tha se sot, gjuha e garės ėshtė anglishtja. “Ndaj edhe vendimi i qeverisė, i kėsaj maxhorance, e bėn Shqipėrinė, sipas dijenisė sime, vendin e vetėm nė Europė, “anglishtja me ligj”, theksoi Kryeministri.

Por sipas tij, duke i dhėnė njė pėrparėsi tė padiskutueshme gjuhės angleze nė vendin tonė, nuk zvogėlohet aspak hapėsira pėr gjuhėt e tjera tė bukura kombeve tė Evropės e botės, por pėrkundrazi, u jepet atyre njė dimension i ri, i merituar.

Ndėr tė tjera, Kryeministri inkurajoi rektoratet e universiteteve tona qė tė pėrparojnė gjithnjė e mė shumė testet nė tė gjitha fushat, sepse ato janė objektiva ambiciozė e fisnikė pėr t’u realizuar, janė rrugė e sigurt pėr tė rritur cilėsinė nė sistemin tonė arsimor.

Kombi duhet tė jetė bi-lingual, me gjuhė shqip dhe anglisht. Tė gjitha kombet qė kanė arritur kėtė standard kanė pėrfituar shumė prej tij dhe kanė arritur nivele tė larta tė zhvillimit, – natyrisht jo vetėm nga ky standard, por para sė gjithash e mbi tė gjitha sepse kanė qenė kombe tė lira. Por ne sot jemi njė komb i liri dhe duhet tė lakmojmė standarde tė larta”, u shpreh kreu i qeverisė gjatė fjalės sė tij.

Sipas kėsaj marrėveshjeje tė nėnshkruar gjatė ditės sė sotme, tė dy institucionet bien dakord pėr tė ndėrtuar njė marrėdhėnie partneriteti afatgjatė, i cili pėrfshin tė gjitha shėrbimet qė ofron ETS.

Kjo marrėveshje do tė fillojė me ofrimin e dy testimeve tė gjuhės angleze tė lėshuara nga ETS, tė cilat janė TOEFL dhe TOEIC nga Universiteti i Tiranės.

Kėto dy testime tė cilat jepen nė formėn “paper- based” do t’i jepen Universitetit tė Tiranės si ekskluzivitet pėr Shqipėrinė.

Tė dy institucionet ranė dakord qė partneriteti i tyre do tė vazhdojė nė pėrfshirjen edhe tė testimeve tė tjera tė njohura ndėrkombėtarisht, tė lėshuara nga ETS.

Ndėrkaq tė pranishėm nė kėtė ceremoni ishin Ambasadori i SHBA nė Tiranė Aleksandėr Arvizu, Rektori i Universitetit tė Tiranės Dhori Kule, Drejtori i Pėrgjithshėm i ETS Global, Zoubir Yazid si dhe pedagogė e studentė.

http://www.noa.al/2011/04/kryeminist...te-anglishtja/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.4.2011, 20:16   15
reparti kimik
 
Si ndodh qė gjithė komunistėt e llogarisin kombin 3 milionė?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.7.2011, 20:10   16
Citim:
Shkollė nė italisht. Projekti nė Tiranė, Shkodėr e Korēė

Tė rinjtė e gjimnazeve nė tre rrethet e vendit, nė Tiranė, Shkodėr dhe Korēė, qė do te ndjekin dhe lendet ne gjuhen italiane do tė mund tė pajisen pas tre vitesh edhe me diplomė tė kėsaj gjuhe.

Kėta maturantė nėse do tė dėshirojnė tė studiojnė nė universitetet e shtetit fqinjė do ta kenė mė te lehtė pasi diploma qė atyre iu ėshtė lėshuar do tė njihet nga kėto institucione.

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj e dha kėtė deklaratė pas nėshkrimit pėrfundimtar tė marrėveshjes pėr shkollat bilinguale me Italinė.

“Nė pėrfundim tė shkollės sė mesme tė kenė njė diplomė tė gjimnazit plotėsisht tė njohur edhe nė Itali. Statistikat tregojnė se mė shumė se gjysma e studentėve tė huaj qė studiojnė nė universitetet italiane janė nga Shqipėria”- tha Tafaj.

Ambasdori italian nė vendin tonė, Saba D’elia tha se rreth 50 mijė nxėnės shqiptarė mėsojnė gjuhėn italiane nėpėrmjet lėndėve apo librave qė atyre iu ofrohen nė shkollat shqiptare, ndėrkohė qė rreth 20 mijė studentė shqiptarė studiojnė nė universitetet italiane.

Ky projekt i shkollave bilinguale tashmė nė Tiranė, Shkodėr dhe Korēe do shtrihet dhe nė qytete tė tjera u shpreh ambasadori italian.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...r-e-korce.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.7.2011, 07:25   17
Citim:
Anglishtja nga klasa e parė

Nxėnėsit e klasės sė parė, nga viti i ri shkollor, krahas abetares nė ēantė, do ta bartin edhe librin e gjuhės angleze. Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė (MASHT) parasheh qė kėtė vit tė fillojė pilotimin e futjes sė gjuhės angleze si lėndė obligative nga klasa e parė, nė 15 shkolla fillore nė Kosovė.

Pastaj, prej vitit tjetėr, faza-faza do tė praktikohet nė tė gjitha shkollat e mėsimit fillor. Por, ekspertėt e arsimit vlerėsojnė se futja e kėsaj lėnde nė plan-programe kėtė vit ėshtė "nonsens".

Ata thonė se ky hap do tė ishte edhe njė dėshtim tjetėr, nė vazhdėn e dėshtimeve qė po ndodhin pėr shkak tė improvizimeve, pa siguruar kushte optimale pėr t'i jetėsuar ato ndryshime.

Gjuha angleze, si lėndė mėsimore nga klasa e parė, parashihet edhe me Kornizėn e re tė kurrikulumit tė Kosovės, qė tanimė ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė rishikimit. Pas kėsaj, kjo pritet tė miratohet sė bashku me Ligjin pėr arsimin parauniversitar. Nė fund do tė hapet konkursi pėr pėrzgjedhjen e kompanisė, e cila do tė merret me nxjerrjen e njė teksti adekuat.

Se sa do tė arrijnė t`i realizojnė kėto, do tė shohim nė javėt e ardhshme. Aktualisht gjuha angleze mėsohet nga klasa e tretė fillore, mirėpo ekziston nėpėr shkolla edhe si lėndė zgjedhėse nga klasa e parė.

Kėshilltari pėr ēėshtje politike nė MASHT, Ragip Gjoshi, tha pėr "Lajm" se janė nė fazėn finale tė hartimit tė Kornizės, ku pastaj nė bazė tė dinamikės do tė fillojė implementimi i saj.

"Kėtė vit nuk mund tė bėhen pėrgatitjet e nevojshme pėr tė filluar nė tė gjitha shkollat me lėndėn e gjuhės angleze nga klasa e parė. Sė pari, duhet tė aprovohet edhe Ligji pėr arsimin parauniversitar".

Sipas tij, kėtė vit do tė bėhet pėrgatitja e kuadrove, e teksteve, por vetėm pėr 15 shkolla fillore nė Kosovė. Nė rast tė vonesės sė miratimit tė ligjit deri nė shtator, Gjoshi tha se nuk merren me paragjykime, por shpresojnė se do tė miratohet, meqė, sipas tij, ėshtė i barasvlefshėm me ligjet e rajonit e nė pėrputhje me standardet tė Bashkėsisė Evropiane.

"Nuk ka arsye pėr mosmiratimin e ligjit. Shpresojmė se kjo do tė ndodhė para shtatorit. Tė gjitha grupet parlamentare kanė shprehur miratim formal nė leximin e parė", tha ai. Rreth pėrpilimit tė teksteve adekuate, Gjoshi tha se ka kontratė me "Librin shkollor" dhe me "Dukagjinin".

"Do ta shpallim konkursin nė momentin qė aprovohen Ligji dhe Kurrikuli. Tani pėr tani ėshtė duke u kryer projekti pėr trajnimin e arsimtarėve", tha ai. Rreth kėtij vendimi, ekspertėt e arsimit mendojnė se aktualisht ėshtė i pamundshėm realizmi i tij.

Sipas tyre, Kosova ka vuajtur dhe po vuan nga nismat e shumta "reformuese" , tė cilat kanė dėshtuar, po dėshtojnė dhe do tė dėshtojnė pėr shkak tė improvizimeve, futjes sė ndryshimeve nė praktikė, pa siguruar kushte optimale pėr t'i jetėsuar kėto ndryshime.

Halim Hyseni, edhe pse mendon se mėsimi i gjuhės angleze ėshtė me interes nacional pėr qytetarėt e Kosovės, tha se nuk ka mundėsi qė kėtė vit gjuha angleze tė futet nga klasa e parė, sepse mungon personeli mėsimor i pėrgatitur, mungojnė kurrikulat lėndore, mungon koncepti pėr heqjen e mbingarkesės sė nxėnėsve tė kėsaj klase me lėndė dhe pėrmbajtje anakronike, me dije deklarative - memorizuese.

"Po u fut gjuha angleze si lėndė obligative, do tė jetė njė "atak" i rėndė mbi tė drejtat e fėmijės, sepse ata do tė mbingarkohen edhe mė shumė e nuk do tė pėrfitojnė asgjė, sepse nė mėsonjėtore do tė futen ata qė nuk janė pėrgatitur pėr ta bėrė kėtė punė me efikasitet", tha Hyseni.

http://www.gazetalajm.info/aktuale/1...klasa-par.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.9.2011, 21:05   18
Citim:
Gjuhėt e huaja, Tafaj: Mėsim dhe nė kopshte

Nė Shqipėri ka pak qendra pėr studimin e gjuhėve tė huaja, ndėrsa nuk ka kapacitete pėr tė pėrballuar tė gjitha kėrkesat e nxėnėsve apo tė rriturve pėr tė mėsuar njė gjuhė tė huaj.

Kreu i arsimit, Myqerem Tafaj ka zgjedhur shkollėn e mesme tė gjuhėve tė huaja nė Tiranė “Asim Vokshi”, pėr tė dhėnė kėtė mesazh me rastin e Ditės Evropiane tė Gjuhėve.

"Ėshtė shumė e rėndėsishme tė krijohen qendra tė gjuhėve tė huaja ku tė ofrohen shumė gjuhė pėrmes kurseve jashtė programit mėsimor. Kėto qendra mund tė ofrojnė si shėrbim dhe kushte pėr tė rritur, por qė janė tė interesuar tė mėsojnė gjuhė tė huaja. Zotėrimi i disa gjuhėve ėshtė parėsor, jo vetėm pėr tė rritur shanset pėr punėsim pėr tregun kombėtar dhe ndėrkombėtar tė punės, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr tu ndjerė i barabartė dhe i integruar nė njė shoqėri demokratike", tha Myqerem Tafaj, ministėr i Arsimit.

Ministri Tafaj u shpreh se gjatė kėtij viti, nė tė gjitha shkollat e vendit do tė fillojė tė zbatohet projekti “Si tė njohim Europėn”, ndėrkohė qė po diskutohet mundėsia qė edhe nė klasat parashkollore, ku fėmijėt janė vetėm 5 vjec tė mėsojnė elementėt e parė tė njė gjuhe tė huaj.

Sot nė vend rreth 35 pėrqind e maturantėve qė mbarojnė gjimanzin, konkurojnė ne degė tė ndryshme qė kanė bazė gjuhėt e huaja.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...e-kopshte.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.11.2011, 21:07   19
Citim:
MASH tė heqė “Toeflin” si kusht diplomimi

Rikthehen sėrish protestat nė radhėt e studentėve. Kėsaj radhe bėhet fjalė pėr heqjen e detyrimit qė saktėson ligji i arsimit tė lartė mbi mbrojtjen e gjuhės angleze (nėpėrmjet testeve ndėrkombėtare, siē ėshtė ai i “Toeflit”) pėr diplomimin nė studimet “master”.

Protesta ėshtė nisur nga studentėt e masterit shkencor tė Teorisė Politike nė Fakultetin e Shkencave Sociale tė Universitetit tė Tiranės, ku kanė deklaruar se nė rast tė mosndėrhyrjes protesta do tė pėrshkallėzohet mė tej.

Me pankarta nga mė tė ndryshmet studentėt kanė kėrkuar nga Ministria e Arsimit tė heqė detyrimin e “Toeflit” si kusht pėr marrjen e diplomės sė masterit, pasi kostoja financiare deri nė marrjen e testimit paraqitet tė jetė e lartė dhe e papėrballueshme prej tyre, por nga ana tjetėr kėrkon edhe kohė, duke rrezikuar marrjen e diplomės pėrkatėse nė mbyllje tė ciklit tė studimeve.

Studentėt protestues konfirmojnė mė tej se certifikimi i gjuhės angleze bazohet nė ndryshimet e bėra nė ligjin e ri tė arsimit tė lartė, i cili u shoqėrua me debate edhe nė radhėt e akademikėve, ndėrkohė qė aktualisht pėrballja me kėto ndryshime ka rėnė nė kurriz tė tyre, duke qenė se janė nė prag tė diplomimit nė programet e caktuara tė masterit.

“Nė njė universitet nuk mund t’i detyrosh studentėt qė tė mbrojnė njė gjuhė tė huaj, aq mė tepėr t’i kushtėzosh pėr t’u diplomuar nė master. Kjo bie ndesh me liritė dhe tė drejtat e njeriut. Me anė tė njė peticioni, qė do tė qarkullojė nė tė gjitha fakultetet, do tė kėrkohet heqja e kėtij detyrimi”, - konfirmon njėri prej protestuesve.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72701
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.11.2011, 20:59   20
Citim:
Ministri Tafaj: Nė vitin 2013, gjuha angleze do tė jetė provim i detyruar

Pėrveē matematikės dhe letėrsisė, nė vitin 2013 si provim i detyruar i maturės shtetėrore do tė jetė dhe gjuha angleze.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, pranoi se njohuritė e anglishtes nė shkollat e zonave rurale janė problematike, por vitet e fundit numri i maturantėve qė kanė zgjedhur gjuhėn angleze si lėndė me zgjedhje nė provimet e maturės ka ardhur nė rritje.

Kėtė deklaratė ministri Tafaj e bėri gjatė njė takimi me nxėnės tė shkollės sė mesme artistike “Jordan Misja” nė Tiranė, tė cilėt u ēertifikuan pėr TOEFL, projekt i mbėshtetur nga Ambasada amerikane.

I pranishėm nė kėtė ceremoni ishte dhe Ambasadori amerikan nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu, i cili nxiti tė rinjtė tė rrisin pėrgatitjen akademike pėr tė pėrballuar konkurrencėn.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=20573
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 07:30.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.