Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Arsim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.1.2012, 21:17   21
Citim:
Masteri, studentėt protestė kundėr provimit tė Toefl-it

Studentėt e universitetit shtetėror kanė zhvilluar ditėn e djeshme protesta kundėr stazhit tė detyruar pas pėrfundimit tė studimeve, testit tė Toefl-it dhe financimet e universiteteve private me para publike. Protestat janė zhvilluar para ēdo fakulteti gjatė pasdites sė sotme.

Studentėt paralajmėrojnė protesta tė tjera nė ditėt e ardhshme. Sipas ligjit tė arsimit tė lartė, tė gjithė ata qė kanė pėrfunduar studimet pėr master profesional nė vitin akademik 2010-2011 nuk mund tė marrin diplomėn qė u njeh kėtė kualifikim, pa iu nėnshtruar mė parė provimit tė zotėrimit tė gjuhės angleze.

Kėtij detyrimi duhet t’i nėnshtrohen edhe ata qė do tė pėrfundojnė studimet pėr master shkencor nė vitin akademik 2011-2012.

“Ėshtė njė ēmenduri qė universitetet private tė financohen me paratė e taksapaguesve, me paratė tona, nė njė kohė kur shtetasit nuk pėrfitojnė asnjė benefit nga kėto pseudouniveristete”, - shprehet Meritan Elezi, njė nga studentėt e pėrfshirė nė protestė.

“Me sa duket universitetet private kanė gjetur njė mėnyrė tė lehtė pėr tė fryrė fitimet e tyre tė ekzagjeruara”, - ka thėnė studentja.

Pankartat qė ata mbanin nė duar ishin mė tė ashpra nė lidhje me provimin e detyruar tė anglishtes. Sipas tyre, dhėnia e provimit tė Toefl-it jo vetėm qė ėshtė njė procedurė mjaft e kushtueshme pėr ta, por duke e bėrė anglishten tė detyrueshme, diskriminohen gjuhėt e tjera.

Ata thonė qė sė paku tė rinjtė tė kishin mundėsi tė zgjidhnin njė nga gjuhėt qė duan tė japin nė pėrfundim tė kėtij cikli studimesh, siē ėshtė italishtja, frėngjishtja apo gjermanishtja.

Ndėrkohė ata pretendojnė se vendosja e kriterit tė detyrueshėm pėr t’iu nėnshtruar Toefl-it, ka tė bėjė edhe me favorizime tė subjekteve private tė ndryshme.

Aktualisht Universiteti i Tiranės ėshtė i vetmi universitet nė vend qė ka marrė tė drejtėn pėr administrimin e kėtij testi qė njihet ndėrkombėtarisht. Por, nėse testi kushton nė total 66 euro, kurset parapėrgatitore pėr kėtė testim kushtojnė nga 400 deri nė 500 euro.

Ndėrsa drejtuesit e universiteteve ashtu si kanė thėnė edhe nė protestat e mėparshme qė kanė bėrė studentėt kanė sqaruar se nėnshtrimi i testit tė TOEFL-i ėshtė njė detyrim i pėrcaktuar me ligj. Ligji ka hyrė nė fuqi nė 2010 dhe i detyron tė gjithė tė rinjtė qė nisin studimet pėr master shkencor apo profesional se nuk mund ta marrin diplomėn, nėse mė parė nuk marrin njė notė kaluese nė testin e TOEFL-it.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=109929
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.1.2012, 16:14   22
Citim:
Elbasan, studentė nė protestė kundėr “Toefl”-it

Elbasan – Qindra studentė tė Universitetit “Aleksandėr Xhuvani" nė Elbasan, protestuan sėrish sot pėr tė hequr mbrojtjen e Toefl-it si kusht pėr marrjen e diplomės.

“Nuk ėshtė e drejtė qė tė gjithė ata qė kanė pėrfunduar studimet pėr master profesional nė vitin akademik 2010-2011 nuk mund tė marrin diplomėn, qė u njeh kėtė kualifikim, pa iu nėnshtruar mė parė provimit tė zotėrimit tė gjuhės angleze", thanė studentėt.

Ata e kanė cilėsuar dhėnien e provimit tė Toefl-it njė procedurė mjaft tė kushtueshme pėr ta. "Ne nuk jemi tė aftė qė tė japim testin e provimit tė gjuhės angleze sepse nuk kemi njohuritė e duhura, pėr kėtė qėllim vendimi i Ministrisė sė Arsimit cenon drejtpėrsėdrejti tė gjithė studentėt. Janė tė paktė nė numėr ata studentė tė cilėt janė tė gatshėm qė tė testohen, dhe nė kėtė kuadėr kėrkojmė qė Ministria tė rishikojė edhe njė herė ligjin sepse ėshtė treguar mjaft e nxituar nė miratimin e tij", tha studentja Xhensila Gaspari.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/48455/

Citim:
Studentėt: Testi i Toeflit diskriminon gjuhėt e tjera

Testi i Toeflit, stazhi i papaguar dhe reforma financiare nė universitet e vendit, kanė krijuar debate tė ashpra mes rektorateve, studentėve dhe Ministrisė sė Arsimit. Ndonėse senatet akademike tė universiteteve publike nė vend janė mė tė shqetėsuar pėr reformėn financiare, e cila do t’i drejtohet pėr miratim Kėshillit tė Ministrave, studentėt janė tė preokupuar pėr testin e Toeflit, si kusht diplomimi dhe stazhin e papaguar.

Nė kėtė kuadėr, ata kanė zgjedhur protestat parapara dyerve tė Ministrisė sė Arsimit, si shenjė revolte pėr kėto vendime, qė sipas tyre janė tė padrejta.

Studentėt e Universitetit tė Tiranės protestuan paraditen e djeshme pėrpara Ministrisė sė Arsimit me pankarta qė kundėrshtonin ashpėr testit e Toeflit si kusht diplomimi. 
Tė rinjtė thanė se tė gjithė ata qė kanė pėrfunduar studimet pėr master profesional nė vitin akademik 2010-2011 nuk mund tė marrin diplomėn qė u njeh kėtė kualifikim, pa iu nėnshtruar mė parė provimit tė zotėrimit tė gjuhės angleze. 
Njėlloj si kolegėt e universiteteve tė tjera nė vend, dhe studentėt e Universitetit tė Tiranės e cilėsojnė dhėnien e provimit tė Toeflit si njė procedurė mjaft tė kushtueshme pėr ta. Sipas studentėve, duke e pėrfshirė anglishten si gjuhė tė detyrueshme, diskriminohen gjuhėt e tjera.

“Nėpėrmjet kėsaj praktike diskriminohet gjuha shqipe si gjuhė e popullit, i mohohet shqipes barasvlefshmėria me gjuhė tė tjera si bartėse dhe nxitėse e shkencės e kulturės. Ndėr gjuhėt e huaja privilegjohet duke u ngritur nė rang absolut gjuha angleze, ēka ėshtė e padrejtė”, - tha njė studente, pjesėmarrėse nė protestė.

Tė rinjtė sugjerojnė mundėsinė e zgjedhjes sė njė prej gjuhėve qė duan tė japin nė pėrfundim tė kėtij cikli studimesh. Nga ana tjetėr, ata pretendojnė se vendosja e kėtij kriteri synon tė favorizojė subjektet private, njėsoj si reforma financiare, e cila, sipas tyre, stimulon privatėt dhe rrėnon shtetėrorėt.

Aktualisht, Universiteti i Tiranės ėshtė i vetmi universitet nė vend qė ka marrė tė drejtėn pėr administrimin e kėtij testi qė njihet nė arenėn ndėrkombėtare. Kjo, pėr shkak se nė muajin maj tė vitit tė kaluar, ky institucion nėnshkroi zyrtarisht marrėveshjen me partnerėt ndėrkombėtarė pėr marrjen e tė drejtės sė certifikimit tė gjuhės angleze pėr studentėt shqiptarė, ndėrkohė qė mėsohet se ēmimi do tė jetė mė i ulėt se institucionet e tjera private qė operojnė nė tregun vendas.

Megjithatė, studentėt nuk protestuan vetėm pėr testin e anglishtes, por edhe pėr stazhin si punė e papaguar. Sipas tyre, vendimi i ministrit tė Arsimit, Myqerem Tafaj, cenon parimin kushtetues tė sigurisė juridike dhe shton barrėn financiare pėr studentėt dhe familjet pėr mė shumė vite.

Krahas protestave dhe pėrpjekjeve tė panumėrta tė studentėve tė Universitetit tė Tiranės pėr tė ndryshuar vendimin pėr stazhin e papaguar dhe testin e Toeflit si kusht diplomimi, mėsohet se kėto vendime janė marrė tashmė dhe nuk do tė ndryshohen. E vetmja shpresė mbetet tek reforma financiare, e cila nuk ėshtė miratuar ende.

http://www.gazeta-shqip.com//sociale...d0a8da58a.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.2.2012, 21:59   23
Citim:
Provimi i TOEFL, Studentėt: Do hyjmė nė grevė urie

Elbasan - Studentėt e universitetit "Aleksandėr Xhuvani" nė Elbasan paraljmėrojnė hyrjen nė grevė urie. Ata kundėrshtojnė ligjimin pėr arsimin e lartė, qė detyron tė gjithė ata qė kanė pėrfunduar studimet universitare pėr master nė vitin akademik 2010-2011, nuk mund tė marrim diplomėn, pa iu nėnshtruar mė parė provimit tė "TOEFL" pėr zotėrimin e gjuhės angleze.

100 studentė, nga 450 gjithsej, qė mė parė kanė mėsuar gjuhėt tė tjera tė huaja, e kanė tė pamundur edhe financiarisht dhėnien e kėtij provimi, qė nė tėrėsi kėrkon rreth 500 euro.

Studentėt sugjerojnė qė tu jepet mundėsia tė zgjedhin njė nga gjuhėt qė zotėrojnė nė pėrfundim tė kėtij cikli studimesh.

Testi i "TOEFL" ėshtė njė detyrim i pėrcaktuar me ligj dhe ka hyrė nė fuqi nė vitin 2010. Ky ligj detyron tė gjithė studentėt e masterit qė pėr tė marrė diplomėn, mė parė tė kenė marrė njė notė kaluese nė kėtė test.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/30143
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.2.2012, 21:40   24
Citim:
Provimi i TOEFL-it: Ta japin nė fillim pedagogėt, mė pas studentėt

ELBASAN- Studentėt e Fakultetit tė Shkencave Sociale nė Universitetin e Elbasanit kanė protestuar sėrish kundėr vendosjes sė anglishtes ndėrkombėtare si test i detyrueshėm para marrjes sė diplomės.

Ata janė mbledhur nė oborrin e kėtij fakulteti tė gjithė sė bashku, me pankarta nė duar, njė zėri kėrkojnė nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit t’i respektojnė ata dhe tė mos vėnė kushte, si: rregullimi tė stazhit pėr profesionet, imponimin e provimit tė anglishtes si kusht diplomimi dhe financimin e institucioneve tė arsimit tė lartė.

Nė kėtė protestė qė ka zgjatur mė shumė se 40 minuta, tė gjithė kanė thėnė fjalėn e tyre duke qenė kundėr. Arsyeja e protestės lidhet me ndryshimin e ligjit tė arsimit tė lartė, pika ku flitet pėr mbrojtjen dhe certifikimin e gjuhės sė huaj.

Sipas studentėve, MASH, e cila ka propozuar kėto ndryshime, ka cenuar tė drejtėn e studentėve nė disa aspekte. Studentėt thonė se ata do tė vazhdojnė tė protestojnė madje do ta pėrshkallėzojnė grevėn duke hyrė nė grevė urie nėse ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, do tė vazhdojė tė heshtė para grevės sė tyre.

Mė shumė se 200 studentė e kanė mbėshtetur protestėn edhe pse temperaturat e ulta dhe era e bėnė tė vėshtirė tubimin e tyre kundėr anglishtes.

Protestat e studentėve kanė nisur pas mė shumė se 1 vit e gjysmė pas miratimit nė Parlament tė tė gjitha amendimeve nė ligjin e arsimit tė lartė.

Sipas kėtij ligji, tė gjithė ata studentė, tė cilėt kėrkojnė tė vazhdojnė njė studim pasuniversitar, master apo doktoraturė, nuk marrin titullin nė rast se nuk kanė marrė kualifikimin dhe nuk kanė kaluar testimet ndėrkombėtare tė njohura pėr certifikimin e gjuhės angleze.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=74043
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.2.2012, 21:00   25
Citim:
Berisha: Gjuhė e dytė nė shkolla, ajo kineze

Tiranė, 15 shkurt 2012, NOA- Nė fjalėn e tij nė mbledhjen e Qeverisė, kreu i saj Sali Berisha u ndal sot nė reforminin qė tha se nevojitet nė ligjin pėr arsimin parauniversitar.

Berisha tha se Qeveria e ka shpallur dhe vazhdon t'i qėndrojė motos se mėsuesi ėshtė nė epiqendėr tė pėrpjekjeve pėr reformim dhe i vuri theksin gjuhės sė dytė nė shkolla qė tha se do tė jetė ajo kineze.

“Nė vitet e shkuara, pati braktisje nga arsimi nga arsimtarėt dhe shkak pėr kėtė u bė paga. Por rrogat e mėsuesve nė Shqipėri janė rritur dhe ne jemi ndėr vendet e pakta qė kemi rritur rrogat. Kjo ka ngjallur konkurrencėn dhe ka konsoliduar trupėn pedagogjike, reforma tė thella ka njohur botimi i teksteve, shtrirja e internetit nė ēdo shkollė, nė njė hark kohor tė shkurtėr janė rritur disa tregues shumė tė rėndėsishėm. Vitin e kaluar dhe kėtė vit mbi 91% e nxėnėsve qė mbarojnė arsimin e detyrueshėm hyjnė nė shkollat e mesme, ky ėshtė njė nga treguesit mė tė lartė ndėr mė tė lartėt. Po nė kuadėr tė arsimit janė bėrė pėrpjekje pėr kualifikimin mė tė mirė tė mėsuesve, janė ndėrtuar mbi 1200 shkolla dhe vijon ndėrtimi i tė tjerave”, u shpreh Berisham raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas tij, ky ligj, vendos nė themel tė arsimit parauniversitar standardet mė tė mira tė shkollimit, ky ligj do e bazojė kėtė arsim nė dy disiplina kryesore, gjuhėn amtarė, leximin, matematikėn dhe se ky ligj, krijon tė gjitha mundėsitė pėr njė zgjerim mė tė shpejtė tė arsimit parauniversitar.

Berisha tha se projektligji i kushton njė rėndėsi tė veēantė mėsimit tė dy gjuhėve tė huaja, dhe ky ėshtė njė dimension tjetėr i rėndėsishėm i shkollimit tė fėmijėve nė Shqipėri, pasi tha se shqiptarėt janė poliglot tė lindur, por se askush nuk ka aparatin formės mė tė pėrshtatshme pėr tė folur lehtėsisht ēdo gjuhė se sa shqiptarėt dhe prej kėtėj buron edhe pasioni i tyre pėr gjuhėt e huaja.

“Gjuha e parė ėshtė pėrcaktuar me ligj, por nuk duhet harruar se shqiptarėt janė frankofonė, por duhet tė hapen edhe drejt italishtes, spanjishtes dhe gjermanishtes por detyrimisht drejt asaj kineze. Si gjuhė e dytė duhet tė pasqyrojė botėn nė tė cilėn jeton, dhe kjo botė flet vetė ndaj ėshtė e domosdoshme qė nė sistemin tonė arsimor krahas gjuhėve tė tjera tė mėdha detyrimisht tė jetė si e dytė dhe gjuha kineze”, tha ndėr tė tjera Berisha.

Ai vlerėsoi se ligji merr parasysh edhe reforma nė sistemin arsimor profesional dhe se kjo nismė ka ecur, pasi sic vuri nė dukje ai, 11% e nxėnėsve vijojnė mėsimet nė shkollat profesionale.

http://www.noa.al/3/artikull.php?id=150212
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.5.2012, 17:49   26
Citim:
Berisha: Tė rishikohen tarifat pėr gjuhėn angleze

Ministria e Arsimit do tė mbledhė rektorėt e universiteteve pėr tė diskutuar mbi mundėsinė e uljes sė tarifave, kryesisht pėr gjuhėn angleze, ashtu sikurse pėr problematika tė tjera qė janė nė kėtė sektor.

Nė konferencėn pėr gjuhėn angleze, organizuar nga British Council, kryeministri Berisha tha se nė sistemin arsimor shqiptar duhet tė pėrshpejtohet mėsimi i kėsaj gjuhe, duke pasur si synim dy drejtime kryesore, cilėsinė dhe tarifat.

Nė vijim tė fjalės sė tij, kryeministri tha se nė sistemin e ri arsimor qė aplikohet pas vitit 2015, mėsimi i gjuhės angleze duhet tė aplikohet duke nisur nga klasa e tretė nė fillore. Ndėrsa, pėrsa i pėrket stafit mėsimdhėnės, kryeministri tha se, zotėrimi i gjuhės angleze duhet tė jetė njė kusht pranimi.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...n-angleze.html

Citim:
Tė gjithė mėsuesit e Shqipėrisė mė 2015 anglishtfolės

Tiranė, 18 maj 2012 - Nė vitin mėsimor tė 2015-s, ēdo mėsues duhet tė jetė anglishtfolės. Kėshtu u shpreh kreu i qeverisė gjatė fjalės sė mbajtur nė konferencėn e gjuhės angleze. Kryeministri, Sali Berisha, theksoi se duhet punuar qė studentėt shqiptarė tė pėrballojnė me lehtėsi testet e ‘gjuhės globale’.

“Deri nė vitin 2015-tė, ēdo mėsues nga klasa e parė duhet tė jetė anglishtfolės. Jo se do ta fillojmė anglishten qė nė klasė tė parė por nė klasė tė tretė do ta fillojmė. Ne jemi nė ndryshim tė vazhdueshėm”, tha Berisha. “Ne duhet ta bėjmė anglishten jo njė taksė por njė pasion, njė dije themelore pėr nxėnėsit. Ēdo shqiptar duhet tė mėsojė anglisht sa mė mirė”.

Kryeministri gjatė prononcimeve pėr kėtė ēėshtje ėshtė shprehur se Shqipėria duhet tė pėrcaktojė si gjithė tė duhet gjuhėn kineze. Pavarėsisht se opozita e trajtojė me sarkazėm njė propozim tė tillė, kreu i qeverisė ka insistuar duke thėnė se kjo do t’i ndihmonte shqiptarėt pėr t’u punėsua pasi Kina ėshtė superfuqi ekonomike.

http://koha.net/?page=1,14,99924
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.5.2012, 00:11   27
kalimtar/e
 
Citim:
Tė gjithė mėsuesit e Shqipėrisė mė 2015 anglishtfolės
Edhe mėsuesit e frėngjishtes?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2012, 22:03   28
Citim:
Mėsimi i italishtes, hapet seksioni dygjuhėsh tek "Ismail Qemali"

Tiranė - Shkolla e mesme e pėrgjithshme "Ismail Qemali" nė kryeqytet, iu bashkua metodės mė tė re tė seksioneve dygjuhėshe nė shkollimin e nxėnėsve. Pas aplikimit tė seksioneve tė tilla nė qytetin e Korēės dhe atė tė Shkodrės, tashmė nxėnėsit krahas formimit nė gjuhėn shqipe, tė njėjtat studime mund ti kryejnė dhe nė gjuhėn italiane.

I pranishėm nė inagurimin e kėtij seksioni ishte dhe ambasadori italian nė Shqipėri, Masimo Gaiani, i cili u shpreh optimist nė praktikimin e kėsaj metode.

"Pjesėmarrja e nxėnėsve ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr iniciativa tė tilla qė prekin aspekte tė ndryshme tė jetės, duke bėrė kėshtu qė seksioni tė ndihet njė trup i vetėm. Njė ndėrthurje midis mėnyrės tradicionale tė mėsimdhėnies dhe asaj tė modelit italian, do tė jetė diēka mjaft positive dhe njė vlerė e shtuar mes dy kulturave tė ndryshme pėr tė pasur njė rezultat tė pėrbashkėt, atė ku nxėnėsit do tė pėrfitojnė mė shumė", deklaroi ambasadori italian.

Gjatė aktivitetit u promovua dhe gazeta e parė e botuar nga ky seksion, ndėrsa zėvendėsministri i Arsimit, Halit Shamata, tha se komisioni i Arsimit, pėr herė tė parė, parashikon ngritjen e seksioneve dygjuhėshe nė Shqipėri.

Nga klasa e 10-tė deri nė klasėn e 12-tė parashikohet zhvillimi i njė kurrikule 50 ė gjuhėn shqipe dhe 50 ė gjuhėn italiane. Krahas mėsimit tė gjuhės dhe letėrsisė Iitaliane, po nė kėtė gjuhė do tė zhvillohen dhe lėndėt ekzakte si matematika, fizika dhe kimia.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/39652
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.6.2012, 21:05   29
Citim:
Matura, viti shkollor 2012-2013 gjuha e huaj provim i detyruar

TIRANE - Duke filluar qė prej vitit shkollor 2012 - 2013 maturantėt e tė gjithė vendit do tė japin si provim tė detyruar edhe gjuhėn e huaj. Kėshtu ka deklaruar drejtori i Arsimit Parauniversitar nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, Fatmir Vejsiu.

Ai ka sqaruar se fillimisht maturantėt do tė japin gjuhėn e huaj, tė cilėn studiojnė gjatė pesė viteve tė fundit, ndėrkohė qė nė njė tė ardhme do tė shkohet drejt dhėnies me detyrim tė gjuhės angleze. Aktualisht maturantėt japin vetėm dy provime tė detyrueshme qė janė Gjuha Shqipe e Letėrsia dhe Matematika.

Ndėrkohė qė, krahas tyre, ata iu nėnshtrohen edhe provimeve me zgjedhje. Pėr herė tė parė kėtė vit maturantėt kishin tė drejtėn tė zgjidhnin nga dy lėndė, ndėrsa numri maksimal i provimeve me zgjedhje ishte 3. Sipas specialistėve tė Agjencisė Kombėtare tė Provimeve lėnda mė e preferuar e maturantėve ka qenė gjuha angleze, ndėrsa pas saj renditen lėndėt shoqėrore e sidomos historia.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:46.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.