Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.2.2013, 21:03   21
Citim:
"Dukat" pėrkohėsisht i tėrheq nga shitja tė gjitha llojet e qumėshtit

21 shkurt-Me kėtė, prodhimet e "Dukat"-it nga seria e re e cila pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore do tė porositet pėr tregun e Maqedonisė, do tė jenė tė parat dhe tani pėr tani tė vetmet dyfish tė kontrolluara dhe tė qumėsht tė sigurt nė treg.

Pėrfaqėsia e "Dukat"-it nė Maqedoni vendosi qė pėrkohėsisht t'i tėrheqė nga shitja tė gjitha llojet e qumėshtit nga ky brend qė gjenden nė tregun e Maqedonisė edhe krahas asaj qė pėr to Agjencia pėr Ushqim dhe Veterinari konfirmon se janė tė sigurta dhe tė shėndetshme, gjegjėsisht se nuk pėrmbajnė mikotoksina mbi kufijtė e pėrcaktuar ligjor.

Tėrheqja nga vendet e shitjes do t'i pėrket vetėm qumėshtit afatgjatė. Prodhimet tjera qumėshtore, dhalli, kosi, djathi, ajkat, nuk do tė tėrhiqen sepse, sipas kompanisė, tani mė janė kontrolluar me konfirmim.

Dėrgesa tjetėr nga cilido lloj nga qumėshti "Dukat" e cilado tė porositet nė rrjetin shitės nė Maqedoni, krahas tė gjitha kontrolleve tė rregullta mikrobiologjike qė zbatohen nė pajtim me rregullat dhe rregulloret ligjore, do tė kalojė edhe nėpėr sistemin e ri paralel pėr kontroll tė pranisė sė aflatoksinės M1 nė qumėshtin e papėrpunuar, qė kompania e para nė rajon nė mėnyrė shtesė e vendos nė tė gjitha kapacitetet e saj prodhuese edhe pse kjo nuk ėshtė obligim ligjor i qumėshtoreve.

Me kėtė, prodhimet e "Dukat"-it nga seria e re e cila pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore do tė porositet pėr tregun e Maqedonisė, do tė jenė tė parat dhe tani pėr tani tė vetmet dyfish tė kontrolluara dhe tė qumėsht tė sigurt nė treg.

"Pėrfaqėsia e kompanisė vendosi nė kėtė hap me qėllim tė vetėm, ta kthejė besimin te konsumuesit nė qumėsht tė sigurt dhe kualitativ 'Dukat' dhe t'i bindė se nuk ka arsye qė tė ndjejnė pasiguri dhe druajtje gjatė konsumimit tė tij".

http://www.tvkoha.tv/12305/-dukat-pe...qumeshtit.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.2.2013, 21:01   22
Citim:
Drejtori i Primalat siguron konsumatorėt, Ministria e Bujqėsisė: Nė proces analizimi

Pas lajmit tė publikuar nė mediat kosovare, se Agjensia e Ushqimit dhe Veterinės e Kosovės pėr heqjen nga tregu tė disa llojeve tė qumėshtit me origjinė nga Shqipėria, ka reaguar drejtori i Primalat, Vigan Dervishi. Ai ka dekaruar se nuk ka njė informacion zyrtar nga Autoritet e Kosovės nė lidhje me zbulimin e tyre pėr prezencė tė aflatoksinės nė qumėsht, ndėrsa siguroi konsumatorėt se Primalat ėshtė njė produkt i kontrolluar dhe i shėndetshėm. Ai shtoi mė tej se Primalat operon prej njė viti nė Kosovė, fabrika e prodhimit ėshtė suedeze dhe qumėshti ėshtė me paketim universal tetrapak.

Lidhur me kėtė ēėshtje ka reaguar edhe Ministria e Bujqėsisė, ku pėrmes njė deklarate pėr shtyp sqaron se Autoriteti Kombėtar i Ushqimit nė Shqipėri, ka marrė me urgjencė mostra tė llojeve tė qumėshtit qė dyshohet se kanė pėrmbajtje Alfatoksine. Sipas saj, shumė shpejt do tė publikojė pėrgjigjet e analizave.

Ministria e Bujqėsisė bėn me dije se Autoriteti Kombėtar i Ushqimit ka bėrė kontrolle periodike apo dhe tė befasishme te prodhuesit dhe importuesit e qumėshtit, tė cilėt i nėnshtrohen analizave dhe nė kontrollet e bėra nė tė shkuarėn nuk ka rezultuar pėrmbajtja e Alfatoksinės. Ēdo produkt qė del nga njėsitė e prodhimit nė treg, apo hyn nė Shqipėri nga subjekte importuese shoqėrohet me certifikatat e nevojshme veterinare.

http://www.sot.com.al/aktualitet/dre...oces-analizimi
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.2.2013, 21:13   23
Citim:
Qumėshti, cfarė po ndodh ndėrkohė nė Rajon

TIRANE-Edhe vendet e tjera tė rajonit anė vendosur tė heqin qumėshtin nga pėrdorimi, por askush nuk ka saktėsuar se sa kohė mund tė zgjasė ky problem. Qumėshti “Dukat” dhe “Vindi, prodhime kroate, por edhe njė lloj konservash tuna “Rial” nga Tajlanda, janė tėrhequr prej shumicės sė tregjeve nė rajon pėr shkak tė pėrmbajtjes kancerogjene.

Kėtė gjė e kanė bėrė nė Mal tė Zi, Kroaci, Bosnjė, ndėrkaq Serbia kėtė prodhim e merr nga Bosnja dhe sipas tyre nuk ka pasur pėrbėrje kancerogjene.

Janė katėr lloje tė kėtij qumėshti qė janė tėrhequr nga tregu dhe bėhet fjalė pėr qumėsht me afat tė gjatė tė qėndrimit.

Ekspertėt kanė theksuar se konsumatorėt nuk mund ta dallojnė qumėshtin me kėtė pėrbėrės, pasi qumėshti ka nė vetvete aflatoksin qė ėshtė njė mikotoksin qė ndikon nė krijimin e kėrpudhave organike qė mund tė shkaktojnė kancer.

Sipas ekspertėve, ushqimet duhet tė kontrollohen mė shpesh pėr shkak se thatėsira e verės sė kaluar ka krijuar mundėsi nė zhvillimin e substancave tė ndryshme.

Pas Kroacisė, Bosnjės dhe Malit tė Zi, edhe nė Serbi janė gjetur pėrbėrje kancerogjene nė qumėsht. Ndonėse fillimisht ishte thėnė qė njė gjė e tillė nuk ėshtė vėrtetuar, Ministria e Bujqėsisė ka njoftuar se pas analizave tė mėtejshme, ėshtė vėrtetuar se nė disa prej prodhimeve ekziston pėrbėrja e aflatoksinės, qė ėshtė njė nga elementėt mė kancerogjen.

Kjo ka ardhur si pasojė e thatėsisė sė lartė dhe kafshėt kanė ngrėnė misėr dhe ushqime tė tjera qė kanė pasur pėrbėrje tė lartė kancerogjene, ndėrsa disa mostra do tė dėrgohen pėr testim nė Holandė pasi ka pasur rezultate tė ndryshme.

Sipas ministrisė, nuk ka rrezik tė veēantė nė kėtė fazė, ndonėse informacionet thonė se nga 35 testime 29 mostra kanė rezultuar me pėrbėrje tė tillė.

Shoqata e konsumatorėve tė Serbisė ka kėrkuar dorėheqjen e dy ministrave tė tregtisė dhe atij tė bujqėsisė, pasi kanė mbajtur larg publikut informacione tė tilla.

Por, pas kėsaj, nė Serbi ėshtė shtruar pyetja se ēfarė do tė ndodh edhe me mishin apo kafshėt qė kanė prodhuar qumėshtin e tillė.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...on-121973.html

Citim:
AKU: Aflatoksinė mbi normėn nė produktet e qumėshtit

Disa marka tė qumėshtit tė prodhuar nė Shqipėri, me destinacion eksportin kryesisht drejt Kosovės, kanė rezultuar zyrtarisht me pėrmbajtje tė aflatoksinės. Drejtori i Autoritetit Kombėtar tė Ushqimit, Artan Gjergji, konfirmon se sipas rezutateve paraprake tė analizave tė bėra pranė Institutit tė Sigurisė Ushqimore dhe Veterinarisė, rezulton qė nė partitė e kontrolluara tė disa subjekteve shqiptare dhe atyre tė importit vėrehet pėrmbajtje e aflatoksinės mbi normat e lejuara tė Bashkimit Europian.

Ndėrkaq, Gjergji nuk bėn me dije pėrqindjen e kėsaj lėnde tė rrezikshme qė ka rezultuar nga analizat. Drejtori i Autoritetit Kombėtar tė Ushqimit, qetėson konsumatorėt, duke siguruar se situata ėshtė nėn kontroll dhe se sipas tė dhėnave paraprake, mendohet se shkaqet e gjetjes sė aflatoksinės janė tė karakterit sezonal.

Gjergji ka zhvilluar njė ditė mė parė njė takim me prodhuesit e qumėshtit duke u kėrkuar tė tėrheqin nga tregu tė gjitha produktet e dyshuara me pėrmbajtje aflatoksine, deri nė pėrfundimin e analizave mbi tė gjitha paritė, si dhe verifikimin e tyre nė laboratorėt e Bashkimit Europian. Ndėrkaq, nga vėzhgimi i bėrė nė disa njėsi tregtare tė kryeqytetit rezulton se ende nuk janė marrė masa pėr largimin e kėtyre produkteve dhe ato vijojnė tė tregtohen pėr konsumatorėt.

http://www.scan-tv.com/lajmet/lajmet...qumeshtit.html

Citim:
AKU ndėrrmerr masa pėr qumėshtin e dyshuar me Aflatoxinė

Nė vijim tė komunikimit dhe bashkėpunimit qė Autoriteti Kombėtar i Ushqimit ka patur me Agjencinė e Ushqimit dhe Veterinarisė sė Kosovės, Drejtoria e Pėrgjithshme e AKU ka reaguar gjatė ditėve tė fundit pėr tė verifikuar dyshimet pėr gjetjen e Aflatoksinės nė sasitė e qumėshtit tė prodhuar nė Shqipėri, me destinacion EKSPORTIN (kryesisht drejt Kosovės).

Rezultatet e analizave paraprake (e theksoj, paraprake) qė u bėnė gjatė sė hėnės nė laboratorėt e Institutit tė Sigurisė Ushqimore dhe Veterinarisė na bėjnė tė dyshojmė pėr pėrmbajtje mbi normat e lejuara nga Bashkimi Europian, tė Aflatoksinės nė partitė e kontrolluara tė disa subjekteve shqiptare dhe atyre tė importit. Kėto rezultate mbeten paraprake, pasi ISUV ende nuk ėshtė laborator i akredituar pėr analizat e Aflatoksinės.

Pavarėsisht kėsaj, Autoriteti Kombėtar i Ushqimit, duke menduar sė pari pėr sigurinė e konsumatorit shqiptar, ka zhvilluar dje me urgjencė njė takim me subjektet nė fjalė dhe po brenda ditės sė djeshme, dt 25 shkurt, u ka kėrkuar atyre qė tė tėrheqin vullnetarisht tė gjitha produktet e dyshuar pėr pėrmbajtje Alfatoksine nga tregu, deri nė pėrfundimin e analizave mbi tė gjitha partitė e mallit qė janė gjendje nė magazina apo nė rrjetin shpėrndarės.

Gjithashtu, ne do tė marrim tė gjithė masat qė kėto analiza qė janė kryer tashmė, por edhe ato qė do tė vijojmė tė kryejmė, tė konfirmohen nė olandw, laboratorė tė akredituar nga Bashkimi Europian. E marrim kėtė masė, pėr arsye se as laboratorėt e Shqipėrisė dhe as ata tė Kosovės, ende nuk janė akredituar pėr kryerjen e analizave tė mykotoksinave.

MBUMK dhe AKU kanė nėn kontroll tė plotė situatėn. Nga tė dhėnat paraprake, gjykojmė qė shkaqet tė jenė tė karakterit sezonal pėr arsye se institucionet tanė e kanė mbajtur vazhdimisht nėn monitorim kėtė industri dhe kanė zbatuar me pėrpikmėri Planin Kombėtar tė Mbetjeve, pėr tė cilin raportojmė ēdo vit nė Bruksel. 17 analizat e kryera vetėm pėr Aflatoksinėn nė zbatim tė kėtij plani pėr vitin 2012  kanė rezultuar negative.

Dua tė sqaroj opinionin publik se nė shtete tė ndryshme normat e lejuara tė Aflatoksinės janė tė ndryshme. Dua tė sjell shembullin e SHBA-ve, tė cilat kanė njė normė tė lejuar 10 herė mė tė lartė se norma e BE-sė dhe e Shqipėrisė. Dhe rezultatet e analizave mbi tė cilat ėshtė ngritur dyshimi ynė tregojnė njė normė shumė mė tė ulėt se sa ajo e lejuar nė SHBA.

Dua tė pėrfitoj nga ky rast qė falėnderoj autoritetin homolog tė Kosovės, me tė cilin bashkėpunojmė ngushtėsisht, nė funksion tė mbrojtjes sė konsumatorit dhe ruajtjen e standardeve tė sigurisė ushqimore nė tregjet respektive. Po kėshtu, njė falėnderim tė veēantė dua t’u bėj mediave tė tė dy vendeve tona, pėr sensibilizimin e tyre qytetar, pėr ēėshtjet me ndjeshmėri tė madhe pėr publikun.

http://www.aku.gov.al/aku/?p=559
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.2.2013, 21:34   24
Citim:
Aflaktosina nė qumėsht, mostrat nė Itali pėr analiza tė thella

Tiranė, 27 shkurt 2013 - Ministria e Shėndetėsisė sė Shqipėrisė deklaron se deri mė sot nuk ka tė dhėna qė tė konfirmojnė se nė Shqipėri ėshtė konsumuar qumėsht i kontaminuar. Megjithatė ministria ka nisur hetimin epidemiologjik dhe mostrat qumėshtit do tė dėrgohen deri nė laboratorin superior nė Romė pėr tė verifikuar nivelin e aflaktosinė.

Pėllumb Pipero, Drejtor i Politikave nė Ministrinė e Shėndetėsisė dha sot njė konferencė pėr shtyp, nė tė cilėn theksoi se nė Shqipėri nuk ka asnjė tė dhėnė pėr konsum qumėshti tė kontaminuar, qė tė shfaqė patologji tė rėnda.

‘Aflaktoksinat janė toksina qė prodhohen nga kėrpurdhat; ndėr to, njėra ėshtė mė toksike dhe quhet aflaktosina B1. Ato rriten nė ushqimet e mykura qė konsumojnė bagėtitė, pėrfshirė lopėt dhe shkaktojnė cerozė apo kancer nėse qumėshti konsumohet pėr njė kohė tė gjatė. E theksojmė, pėr njė kohė tė gjatė, sepse doza e tyre ėshtė shumė e vogėl nė qumėsht dhe rastet e helmimeve tė tilla janė shumė tė rralla”, tha Pipero nė konferencė.

“Mostrat e tregtuara do t’i ēojmė nė Itali pėr analiza tė thella, nė laboratorin superior tė Romės. Qumėshti i atyre subjekteve qė u publikuan, nuk do tė konsumohet mė dhe hetimi do tė vazhdojė. Do hetohet se ku ėshtė tregtuar ai qumėsht, cila ėshtė gjeografia e shpėrndarjes sė tij, ku ėshtė konsumuar dhe nė ato grupe popullate, konsumatore tė tij, do tė merren analizat”, tha ai.

http://www.kosova.com/artikulli/91092

Citim:
Ndalohet qumėshti nė ēerdhe e kopshte

Ministria e Shėndetėsisė ka nxjerrė njė urdhėr pėr ndalimin e konsumit tė qumėshtit tė dyshuar pėr pėrmmbajtje kancerogjene nė institucuionet publike, kryesisht ēerdhe dhe kopshte. Kjo ėshtė masa e dytė qė merret nga autoritetet shqiptare, pas kėrkesėS qė Autoriteti Kombėtar i Ushqimit u ka bėrė subjekteve, pėr tėrheqjen e kėtyre produkteve nga tregu.

Ministria e Shėndtėisė njoftoi se autoritetet shėndetėsore ndėrhyjnė nė rastet kur ka tė dhėna pėr shtim tė pazakonshėm tė lėndėve helmuese, ndodhi nė grupe njerzish apo kur ka sinjale tė pranisė sė rrezikut qė kėrkojnė hetim tė menjėhershėm. Nė kėtė rast, nė bashkėpunim me institucionet e sigurisė ushqimore, bėhet identifikimi i tė gjitha rasteve me problem shėndetėsor pėr tė gjetur shkaqet.

Ndėrkohė, Ministria e Shėndetėsisė ka vėnė nė gadishmėri kapacitetet e saj njerėzore dhe laboratorike, pėr tė qartėsuar ēėshtjen e kontaminimit tė qumshtit me aflatoksinė dhe ndikimet e deritanishme nė shėndetin e qytetarėve. Nga ky institucion bėhet e ditur se deri tani nuk ka asnjė tė dhėnė qė tė konfirmojė se nė Shqipėri ėshtė konsumuar qumėsht i kontaminuar me pasojė shfaqen e patologjive kronike apo sėmundjes sė kancerit. Ministria e Shėndetėsisė pritet tė nisė njė hetim mė tė gjerė pėr tė sqaruar se ku ėshtė tregtuar ky qumėsht, gjeografinė e shpėrndarjes dhe personat qė e kanė konsumuar.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...e-kopshte.html

Citim:
Bllokimi i qumėshtit, me sfond konflikti tregtar?

Paniku pėr “qumėshtin kanceroz” duket tė ketė nė prapavijė njė konflikt tregtar. Gjasat flasin pėr kėtė, kur pala kosovare bllokoi 5 marka tė qumėshtit tė importit nė tregjet e veta dhe deklaroi se prodhimi vendės ėshtė i sigurt. Kjo ka qenė deklarata zyrtare e Autoritetit Kosovar tė Ushqimit. Pėrkundėr kėsaj mediat kosovare kanė pohuar dje se 70 pėr qind i misrit nė tregun kosovar u vlerėsua i kontaminuar mė 2012, duke e bėrė kėshtu tė pamundur tezėn se qumėshti i prodhuar nė Kosovė ndryshon nga qumėshti kroat, boshnjak, shqiptar etj. Ndėrkohė hije dyshimi mbi cilėsinė e analizave ka hedhur edhe Autoriteti Kombėtar i Ushqimit, i cili pranoi se as nė Tiranė dhe as nė Prishtinė nuk mund tė bėheshin analiza tė sakta mbi kėtė ēėshtje. Sidoqoftė autoriteti vendosi dje siē njoftoi kreu i tij Artan Gjergji tė tėrheqė nga tregu kėtė qumėsht qė sipas tyre ishte kryesisht pėr eksport dhe qė rezulton i kontaminuar mbi normėn nė analizat paraprake. Megjithė kėtė ndryshe nga autoritetet nė Kosovė, nė Tiranė emrat dhe markat u mbajtėn sekret, ndėrsa u theksua se kishte disa pėrfshi edhe qumėsht importi dhe se pėrmendja do tė bėhej pas saktėsimit tė analizave nė laboprator tė BE.


Akuza nga biznesi

Tezės sė sulmit pėr konkurrencė i mėshon edhe drejtori i prodhimit nė kompaninė ‘Primalat’, Vigan Dervishi, i cili deklaroi se vendimi i agjencisė kosovare ėshtė i pamenduar dhe tendencioz, pasi analizat e bėra nga kjo agjenci mund tė kenė probleme. Qumėshti qė prodhohet nė kėtė kompani ėshtė i garantuar dhe i kontrolluar nė laboratorėt mė tė njohur, sqaron mė tej ai. Sikur ky rast do tė ishte i vetmi nė historinė e marrėdhėnieve tregtare Shqipėri-Kosovė pas luftės, askush nuk do tė dyshonte se kėto metoda paniku tė frikshme do tė pėrdoreshin pėr dominim tregjesh. Por e vėrteta ėshtė se, Shqipėria dhe Kosova nė petkun e nacionalizimit kanė plot konflikte tregtare, qė kanė pėrfshirė edhe instancat mė tė larta shtetėrore tė dy vendeve. Rasti mė i fundit ishte kėtė verė, kur pala Kosovare vuri hiper tarifa pėr ēimenton shqiptare. Kjo masė ishte rrjedhojė njė politike tė ngjashme qė pala shqiptare aplikoi ndaj patates kosovare, pak para se tė ndodhte historia e ēimentos.


Pėrplasja e madhe

Historia e qumėshtit tė rrezikshėm ka njė precedent pėrtej tregut tė vogėl ballkanik, ku sidoqoftė bllokime tė qumėshtit janė bėrė edhe nė Kroaci, Bosnjė dhe Malin e Zi. Qė kur Europa vuri standardin 0.05 pėr Alphatoksinėn, qumėshti nga ShBA dhe Azia nuk do tė mund tė tregtohej nė tregjet e saj pėr shkak se niveli i mykotinės nga kėto vende ėshtė mė i lartė se nė Europė. Ekspertėt shqiptare shpjeguan se ky standard i BE mė shumė se nė mbrojtje tė konsumatorėve ka qenė pėr mbrojtjen e tregjeve. Ndėrkohė dy qumėshte kroatė u bllokuan disa javė mė parė nė Bosnjė-Hercegovinė dhe Malin e Zi. Tonelata tė tėra qumėshti u kthyen pas nė dogana pėr shkak tė niveleve tė larta tė Aflatoksinės.

http://www.mapo.al/2013/02/27/blloki...likti-tregtar/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.3.2013, 21:28   25
Citim:
MBU: Asnjė rrezik nga qumėshti shqiptar, konsumojeni

TIRANE- Ministria e Bujqėsisė reagon pas nivelit mė tė lartė se norma e lėndės sė rrezikshme aflatoksinė nė disa prej markave tė qumėshtit shqiptar.

Sipas tyre nuk duhet tė krijohet panik lidhur me sigurinė ushqimore nė vend, ndėrsa kėshilojnė qytetarėt tė konsumojnė qumėsht shqiptar pa asnjė lloj problemi.

“Ju informojmė qė analizat paraprake na tregojnė qė niveli i aflatoksinės ėshtė pak a shumė i njejtė nė tė gjithė llojet e qumėshtit tė prodhuar nė tė gjithė vendet e Ballkanit, pėrfshi kėtu edhe Kosovėn. Shkaqet e pranisė nė qumėsht janė tė njė karakteri sezonal. Nė pritje tė analizave nga njė laborator i akredituar nė Breshia tė Italisė, ne garantojmė qytetarėt se shėndeti i tyre nuk ėshtė aspak i rrezikuar. Nivelet e dyshuara janė shumė larg normave tė rrezikut pėr shėndetin e tyre. U bėjmė thirrje fermerėve dhe biznesmenėve nė fushėn e qumėshtit qė tė vazhdojnė punėn e tyre”.

Sipas kėsaj deklarate bėhet me dije se do tė publikohet edhe norma e aflatoksinės nė qumėshtin shqiptar, pasi tė dalin analizat nga laboratori i akredituar nė Breshia tė Italisė.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1

Citim:
Tavo: Qumėshti me aflatoksinė, zhurmė pėr efekt konkurrence. Brace kerkon intereperlance me ministrin Ruli

Ministri i Shėndetėsisė, Vangjel Tavo deklaroi mbrėmė se nuk janė konstatuar deri tani probleme me qumėshtin shqiptar. Sipas tij, zhurma pėr “Aflatoksinėn” mund tė jetė thjesht pėr efekt tė konkurrencės. ”Te qumėshti nuk ėshtė provuar asnjė rast me Aflatoksinė. S’kemi laborator pėr tė pėrcaktuar rezultatin konkret tė analizės. Ēdo e dhėnė e deritanishme ėshtė hamendėsim, por ne mendojmė dhe dyshojmė se ėshtė konkurrencė e tregut tė biznesit. Gjithsesi, jemi nė pritje tė analizave zyrtare. Nga tė dhėnat paraprake nuk ka probleme me qumėshtin”, deklaroi ministri Vangjel Tavo nė emisionin “Natė me Xhaxhiun” nė televizionin “News 24″. AKU ka marrė nė total 89 mostra qumėshti nga Shqipėria dhe Kosova dhe sipas rezultateve paraprake ka rezultuar se edhe qumshti kosovar ka tė njėjtin nivel Aflatoksine si ai shqiptar. Megjithatė, rezultatet e laboratorėve tė huaj do tė zbardhin edhe realitetin mbi pėrbajtjen kancerogjene nė qumėsht.

http://www.gazetametropol.com/tavo-q...t-konkurrence/

Citim:
Ambasada Amerikane, niveli i aflatoksinės mė i ulėt se nė SHBA

Mediat vendase dhe ndėrkombėtare kanė raportuar gjatė ditėve tė fundit pėr pėrmbajtje aflatoksine tek qumėshti nė Ballkan. Aflatoksina ėshtė njė lėndė toksike qė krijohet gjatė rritjes sė disa kėrpudhave apo mykrave tek qumėshti, dhe vjen nga ushqimi i mykur qė konsumojnė bagėtitė. Kjo lėndė toksike mund tė jetė e dėmshme nėse qumėshti e pėrmban aflatoksinėn nė doza tė larta dhe konsumohet pėr njė kohė tė gjatė.

Lidhur me kėtė ēėshtje nė faqen zyrtare tė Ambasadės Amerikane, thuhet se produktet shqiptare tė qumėshtit nuk pėrbėjnė rrezik pėr qytetarėt. Duke u bazuar nė rezultatet paraprake nga instituti Shqiptar i Sigurisė Ushqimore dhe Veterinarisė, vihet re se nivelet e gjetura tė aflatoksinės tek qumėshti janė mė tė larta se nivelet e lejuara nga BE. Por sipas njoftimit tė ambasadės pėr qytetarėt amerikanė rezident nė Shqipėri, kėto nivele janė mė tė ulėta se ato tė lejuara nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Vende tė ndryshme, shpesh here bėjnė kontrolle rutinė pėr tė testuar praninė e aflatoksinės tek qumėshti, dhe pėr tė larguar nga tregu ato produkte qė e pėrbajnė kėtė lėndė toksike nė nivele tė larta. Ndėrkohė qė sipas rezultateve paraprake, nė vendin tonė kėto nivele nuk janė mbi limitet e lejuara.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...e-ne-shba.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.3.2013, 21:04   26
Citim:
Konfindustria: Qumėshti i kontaminuar, sajesė

Konfederata e Industrive i ka quajtur si luftė tė pandershme konkurenciale dyshimet e ngritura pėr kontaminimin e disa prodhimeve shqiptare tė qumėshtit.

Konfindustria thotė se situata e krijuar cenon prodhimin si nė Shqipėri po ashtu dhe nė Kosovė.

Sipas Konfindustrisė, nė industrinė e qumėshtit vitet e fundit janė investuar dhjetėra milionė euro, ēka e ka pėrafruar kėtė industri me standardet evropiane.

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=28839
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.3.2013, 23:55   27
Citim:
Aflatoksina nė qumėsht, Ruli: Luftė e pandershme e vendeve tė rajonit

Tiranė - Ministri i Bujqėsisė Genc Ruli e ka quajtur luftė tė pandershme tė vendeve tė rajonit ēėshtjen e aflatoksinės nė qumėshtin shqiptar. Duke folur nė ceremoninė e 85-vjetorit tė Shėrbimit tė Veterinarisė Shqiptare, ministri garantoi se qumėshti i prodhuar nė Shqipėri nuk pėrbėn asnjė rrezik pėr konsumatorin.

"Duke dhėnė garanci absolute nga autoriteti im si ministėr konsumatorit shqiptar, se asnjė rrezik nuk i vjen atij nga qumėshti i prodhuar dhe i ambalazhuar nė stabilimentet shqiptare,duke kuptuar qartė se ēėshtja e aflatoksinės nuk lindi si njė problem dhe pėrkujdesje ndaj konsumatorit, por si njė luftė e pandershme tregtare mes vendeve tė rajonit", deklaroi Ruli.

Ai tha se institucionet shqiptare kanė vepruar me korrektėsi nė trajtimin e ēėshtjes, deri nė marrjen e njė vendimi.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/58378/ALB

Citim:
Konfindustria: Qumėshti vendas u godit pėr shkaqe konkurrence

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	qumshtism.jpg
Shikimet:	211
Madhėsia:	113,9 KB
NNJ:	4210Konfindustria, mbėshtetur nė tė gjithė analizėn e fakteve dhe zhvillimit tė ngjarjeve tė zhvilluara nė Shqipėri dhe Kosovė lidhur me ēėshtjen e disa prodhimeve tė qumėshtit me origjinė shqiptare, deklaroi dje zyrtarisht se shkaqet kanė lidhje me luftė tė pandershme konkurrenciale, goditjen e prodhimit vendor nė favor tė grupeve importuese, si dhe me pėrpjekjet pėr krijimin e tregut tė pėrbashkėt mbarėshqiptar.

“Konfindustria vlerėson, se pasojat e luftės konkurrenciale dhe mungesės sė profesionalizimit institucional nė Shqipėri dhe Kosovė rrezikojnė tė jenė tė rėnda nė dy drejtime kryesore: Sė pari goditet prodhimi vendor nė Shqipėri dhe Kosovė duke ndihmuar qartėsisht grupet importuese tė prodhimeve me origjinė nga BE dhe Serbia, nė kushtet e ashpėrsimit tė luftės ndėrkombėtare pėr tregje pėr shkak tė krizės financiare, si dhe tė pasojave tė rėnda tė zbatimit tė marrėveshjeve MSA dhe CEFTA”, sqarohet nė njoftimin e Konfindustrisė.

Sipas tė dhėnave tė ekspertėve tė konfindustrisė ėshtė pėr t’u theksuar qė ngjarja nė fjalė u shėnua pikėrisht atėherė kur nė industrinė e qumėshtit me ruajtje afatgjatė nė Shqipėri janė kryer dhe sapo kanė filluar prodhimin investime tė rėndėsishme me vlerė disa dhjetėra milionė euro, me teknologjinė mė bashkėkohore, qė garanton siguri ushqimore tė standardeve mė tė mira ndėrkombėtare dhe me kapacitete tė mėdha pėrpunuese. Natyrshėm investime tė tilla janė nė kundėrshtim tė qartė me interesat e grupeve importuese, qė deri pak vite mė parė kishin pushtuar nė masėn 100% tregun shqiptar.

“Krijimi i industrisė vendore tė qumėshtit tė pėrpunuar tashmė ka krijuar kushtet pėr uljen e ndjeshme tė importeve nė mė shumė se 50% tė tregut me pasojė tė drejtpėrdrejtė kryesore miliona euro tė qėndruara brenda vendit dhe punėsimin e mijėra punėtorėve dhe dhjetėra mijėra fermerėve shqiptarė. Goditja e industrisė shqiptare tė qumėshtit me ruajtje afatgjatė shkon drejtpėrdrejt nė pengimin e pėrmbushjes sė qėllimit strategjik tė krijimit tė tregut tė pėrbashkėt mbarėshqiptar 7 milionėsh si njė qėllim me pėrfitime tė jashtėzakonshme pėr zhvillimin e ekonomisė prodhuese kombėtare dhe mirėqenien e tė gjithė shqiptarėve”, sqaroi Konfindustria.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...e-konkurrence/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2013, 17:34   28
Citim:
Aflatoksina pa rrezik, Italia sjell pėrgjigjen e analizave

Tiranė - Autoriteti Kombėtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisė Ushqimore dhe Veterinarisė heq pezullimin pėr tregtimin e qumėshtit dhe produkteve tė bllokuara deri mė tani pasi kėto produkte nuk cėnojnė sigurinė ushqimore dhe mund tė konsumohen normalisht. Vendimi u mor pas marrjes sė pėrgjigjeve zyrtare pėr analizat e kampionaturave tė markave tė ndryshme tė qumėshtit nga instituti italian "Bruno Umbertini".

Rezultatet e analizave, tregojnė qė prania e Aflatoksinės te qumėshti prodhim shqiptar ėshtė pak a shumė nė nivele tė njėjta dhe nė qumėshtin qė prodhohet nė vendet fqinjė dhe nė rajon. Kėto rezultate rikonfirmojmė faktin qė prania e shtuar e Aflatoksinės nė qumėsht, nė tė gjitha vendet e rajonit ėshtė e karakterit sezonal dhe mendohet qė ky lloj myku ta ketė prejardhjen nga ushqimi i kafshėve.

Megjithatė nė analiza kanė rezultuar lloje tė qumėshtit me pėrmbajtje tė Aflatoksinės 2 deri nė 3 herė mė shumė se niveli qė rekomandohet nė Bashkimin Europian, por kėto nivele janė rreth 7 apo 8 herė mė tė ulta se niveli qė lejohet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kanada dhe shumė vende tė tjera tė zhvilluara. Kėshtu, pėr partitė e qumėshtit qė rezultojnė me pėrmbajtje tė Aflatoskinės mbi normativat e BE e qė kanė destinacion eksportin nė shtete qė aplikojnė kėtė normė, mbetet nė fuqi pezullimi mbi tregtimin.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/58457/ALB

Citim:
Agjencia e Ushqimit nė Kosovė: Aflatoksina u shkaktua nga thatėsira

Pėr Agjencinė Kosovare tė Ushqimit, niveli i lartė i aflatoksinės nė qumėsht ka ardhur si pasojė e thatėsirės nė verėn e kaluar. Nė faqen zyrtare tė kėtij institucioni, qė bllokoi i pari qumėshtin shqiptar dhe atė boshnjak, jepen detajet e takimit tė zhvilluar mes dy drejtuesve tė institucioneve homologe nė Shqipėri dhe Kosovė, pas alarmit pėr aflatoksinėn. Duket se “gabimi” pėr tė mos vėnė nė dijeni autoritetet shqiptare nuk do tė pėrsėritet mė. Nė takimin e datės 26 shkurt mes kreut tė AKU, Artan Gjergji dhe atij tė AUV, Valdet Gjinovci, u ra dakord qė tė shkėmbehen informacione tė pėrditshme pėr analizat qė kryhen nė dy vendet. “Synim i pėrbashkėt ėshtė ruajtja e konsumatorėve tė dy vendeve. Nė kėtė drejtim do tė shkėmbehen informatat nė baza ditore pėr analizat qė janė duke u kryer nė tė dyja vendet. Pėr tė gjitha dyshimet qė do tė lindin pėr produkte tė caktuara, do tė njoftohen mes vete tė dy autoritetet, qė intervenimi tė jetė mė i shpejtė, pėr tė mos lejuar tė hyjnė nė treg produkte tė dyshimta pėr konsum”, thuhet nė deklaratėn zyrtare tė AUV-sė.

Sipas kėtij institucioni, zbulimi i aflatoksinės nė qumėsht mbetet i vėshtirė, pasi asnjė vend nuk bėn analiza rutinore pėr mykotoksina, sepse janė raste shumė tė rralla kur ato paraqiten dhe pėr kėtė arsyeje nuk ka laboratorė referente nė rajon tė akredituara pėr analiza tė detektimit tė aflatoksinės nė kėtė rast. “Nė tė gjitha rastet kur rezultatet tregojnė pėrqindje mė tė lartė tė aflatoksinės sesa limiti i pėrcaktuar nga Bashkimi Europian, qė ėshtė 0,05 mikrogram pėr kilogram, atėherė mostrat do tė dėrgohen jashtė vendit pėr ri-testim nė laboratorėt referentė tė akredituar”, thuhet nė deklaratėn e AUV-sė. Nga ky institucion gjithashtu nuk ka asnjė pėrgjigje pėr analizat pėrfundimtare qė vijnė nga laboratorėt e referencės.

http://www.panorama.com.al/2013/03/0...nga-thatesira/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.3.2013, 21:49   29
Citim:
Mali i Zi i kthen Serbisė 500 tonė qumėsht me aflatoksinė

Podgoricė, 7 mars – Mali i Zi do t’ua kthejė vendeve eksportuese, kryesisht Serbisė, 500 tonė qumėsht me aflatoksinė, ka thėnė Spaso Popoviē, ndihmėsdrejtor nė Drejtorinė pėr ēėshtje inspektuese, njoftojnė medie nga Podgorica.

Popoviē ka thėnė se nga Serbia janė importuar 600 tonė qumėsht dhe pritet qė asaj t’i kthehen ndėrmjet 400 e 500 tonė, pasi qė u verifikuar se ky qumėsht pėrmban aflotoksinė.

http://www.koha.net/?page=1,15,137727
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2013, 22:33   30
Citim:
Nė Shqipėri shiten ilaēe indiane tė falsifikuara

Tiranė, 15 maj - Ndonėse u pėrpoq tė ishte sa mė i kuptueshėm me grosistėt e ftuar nė bashkėbisedim nė Ministrinė e Shėndetėsisė sė Shqipėrisė, deklarata e ministrit Halim Kosova prek direkt mijėra tė sėmurė, tė cilėt blejnė shtrenjtė medikamente jocilėsore. “Kam sinjalizime pėr sasi ilaēesh qė vijnė nga njė vend dhe ambalazhohen nė njė vend tjetėr. Ne po verifikojmė nė terren, por mė duhet tė them se kjo ėshtė e papranueshme”, tha Kosova, raporton Panorama.

Ndėrkohė, burime tė sigurta pranė grosistėve tė barnave pohuan se ilaēet me ambalazhe false prodhohen nė Indi dhe ambalazhohen nė Qipro. Pa pėrmendur emra shtetesh, ministri u tėrhoqi vėmendjen grosistėve, duke u ofruar nga ana tjetėr mbėshtetje pėr problemet qė ata kanė nė lidhje me regjistrimin e barnave.

“Ka firma qė pėr dy javė mund ta marrin lejen e importit, ka firma qė mund t’u ngelet leja e importit njė vit e mė shumė dhe nuk e marrin pėr hir se ndonjė dhe mund tė paguajė diku tė stopohet konkurrenca. Mungesa e konkurrencės jo vetėm nė sektorin shėndetėsor, por kudo, ēon te pacientėt ēmime tė larta. Unė dua t’ju garantoj se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė mė. Askush nuk do tė paguajė qoftė pėr tė pasur lehtėsira pėr vete, por qoftė edhe pėr tė bllokuar konkurrentin”, tha Kosova.

Ai theksoi se i gjithė sistemi farmaceutik do tė vendoset nėn kontroll. “Ne do tė nisim inspektimet pėr tė parė si tregtohen medikamentet, ēfarė hapėsire kanė farmacitė dhe nėse plotėsohen kushtet e mbajtjes sė ilaēeve”. Ai nėnvizoi se firmat farmaceutike nuk do tė duhet mė tė japin para nėn dorė pėr tė fituar njė tender nė strukturat publike spitalore. “Parimi im dhe i stafit qė drejtoj ėshtė se gara do tė jetė e hapur pėr tė gjithė dhe fituese do tė shpallet ajo firmė qė ofron ēmim mė tė ulėt, cilėsi mė tė mirė dhe kosto efektiviteti mė tė ulėt pėr pacientėt”. Ministri Kosova dha garanci se procedurat e tenderėve do tė jenė transparente. “Numri im i telefonit do tė afishohet nė Qendrėn e Kontrollit tė Barnave dhe unė do tė vlerėsoj ēdo informacion apo shqetėsim tė ngritur prej jush, i cili ėshtė pėr tė mirėn e pacientit”, tha Kosova.

Duke iu pėrgjigjur interesimit tė gazetarėve pėr barnat qė tregtohen pa recetė, ministri u shpreh se zgjidhja e vetme pėr t’u dhėnė fund abuzimeve ėshtė informatizimi i gjithė rrjetit, ku ēdo ilaē qė nga momenti i hyrjes nė doganė e deri sa shkon te pacienti tė kontrollohet. “I gjithė sistemi farmaceutik, siē e thash, do tė vendoset nė njė kontroll rigoroz. Nuk do tė lejohen mė ēantat e ilaēeve qė shiten nė farmaci’, pėrfundoi Halim Kosova.

http://www.koha.net/?page=1,14,145883
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.7.2013, 21:02   31
Citim:
Barnat serbe, vazhdojnė tė qarkullojnė nė Kosovė

Nė farmacitė e vendit vazhdojnė tė qarkullojnė barnat e tri kompanive serbe, Jugoremedia, Hemofarm dhe Fhi Zdravlje, tė cilat Agjencia Kosovare e Produkteve Medicinale nė Kosovė ditė mė parė paralajmėroi se do tė ndalojė importin e tyre nė Kosovė dhe do t’i tėrheqė nga tregu, transmeton KTV.

Vendimi pėr ndalimin e importit dhe shitjen e tyre kishte ardhur pasi qė Interpoli kishte njoftuar AKPM-nė se kėto tri kompani serbe nuk kanė certifikata tė produkteve farmaceutike nė Agjencinė e Barnave nė Serbi.

Por, duket se AKPM-ja ende nuk ka ndėrmarrė hapa konkretė pėr ndalimin e kėtyre produkteve.

KTV-ja ka siguruar dy lloje tė barnave tė prodhuesit tė Serbisė Hemofarm, tė cilat shiten nė barnatoret e kryeqytetit pa asnjė problem.Njėri produkt pėrmban banderrollėn e Kosovės, ndėrsa tjetrit ka banderollėn e Serbisė.

Farmacistėt ndonėse nuk pranojnė tė flasin para kamerės pėr kėtė ēėshtje, thonė se ata deri tash nuk kanė marrė ndonjė vendim nga AKPM-ja pėr tėrheqjen e kėtyre produkteve serbe nga tregu./Koha/

http://www.zeri.info/artikulli/10738...e-palicencuara
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.8.2013, 21:14   32
Citim:
Konfiskohen barna tė dyshuara me prejardhje nga Serbia

Policia e Kosovės nė bashkėpunim me Doganėn dhe Administratėn Tatimore kanė konfiskuar produkte medicinale tė dyshuara me prejardhjes nga Serbia.

Mė datėn 6.8.2013, Njėsiti Rajonal i Hetimeve pėr Krime Ekonomike dhe Korrupsion- Mitrovicė, me pėrkrahjen e Njėsitit Special Operativ, Forenzikės, zyrtarė tė Doganės, Administratės Tatimore, si dhe Agjencisė pėr Produkte Medicinale ka realizuar planin operativ “Farmacia” duke kryer kontroll nė katėr lokacione nė Pejė dhe atė nė dy shtėpi banimi me objekte pėrcjellėse, njė barnatore dhe njė depo tė produkteve medicinale.

Operacioni ka filluar rreth orės 08:00, duke u bazuar nė urdhėresė tė gjyqtarit tė procedurės paraprake pėr dyshimet e kryerjes sė veprave penale: Veprimtari e pandėrgjegjshme ekonomike, keqpėrdorim i autorizimeve ekonomike, shmangie nga tatimi dhe kontrabandim i mallrave.

Gjatė kontrollit tė kryer janė konfiskuar: disa dokumentacion/fletore/fatura, njė shtėpize kompjuteri, llager lista tė produkteve dhe barna tė kontrabanduara, 13.324 paketime tė vogla tė llojeve tė ndryshme tė barnave me prejardhje nga Serbia.

I gjithė operacioni ėshtė zhvilluar nėn mbikėqyrjen e prokurorit tė Prokurorisė Themelore nė Pejė dhe sipas udhėzimeve tė mara nga ana e tij lėnda shkon nė procedurė tė rregullt. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=34851
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2015, 22:02   33
Citim:
Alarmi, buka e infektuar po helmon shqiptarėt

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	mielli-2-c1200x600.jpg
Shikimet:	98
Madhėsia:	67,2 KB
NNJ:	7386Njė skandal tjetėr shfaqet nė jetėn e shqiptarėve, me burim neglizhencėn dhe pazaret e shtetarėve me tregtarėt nė sektorin ushqimor shqiptar, me pasoja tė rėnda pėr jetėn e njerėzve. E kemi fjalėn pėr bukėn qė prodhohet nga “vrasėsit” e padukshėm tregtues, prodhues e mos kontrollues buke, tė cilėt nė emėr tė fitimeve e pėrfitimeve, nė bashkėveprim e ortakėri tė pisėt me shtetarėt importojnė dhe pėrdorin grurė e miell kancerogjen, grurė tagji kafshėsh e miell tė skaduar me “moshė” prodhimi deri 40 vjeēare me origjinė nga Serbia e Rusia dhe e pėrdorin pėr bukė pėr popullatėn e prodhime brumi nė Shqipėri. Nė muajin dhjetor 2014, gazeta “Telegraf” zbuloi, investigoi dhe denoncoi publikisht deri nė organet e drejtėsisė shqiptare, krimin jetėsor qė bėhej me miellin dhe grurin serbo-rus qė futej nė Shqipėri nga firmat dhe shpėrndahej nėpėr prodhuesit e bukės e madje edhe tė pastiēerive, duke u lejuar nė dogana e nė treg, prej vetė institucioneve kontrolluese tė shtetit shqiptar. Atėherė, pati 24 orė reagime dhe skena demagogjie pėr tė gjoja bllokimin e kėtij mielli e gruri “vrasės”, por nuk pati veprime, pėr tė ndalur kėtė krim masiv ushqimor. Sot, gazeta “Telegraf”, po publikon njė tjetėr skandal-krim jetėsor, lidhur me bukėn qė prodhohet e konsumohet nė Shqipėri.

Plas sėmundja e “Coli Bacil” nė bukėn e prodhuar me miell tė infektuar

Katėr ditė mė aprė, nė redaksinė e gazetės “Telegraf” erdhi njė denoncim nga njė mjek mikorbilog, lidhur me bukėn qė prodhohet nė Shqipėri. Pas vėzhgimit me sy tė lirė tė cilėsisė sė bukės, ai konstatoi njė ēregullim strukturor tė bukės qė pordhohet dhe tregėtohet nė Tiranė. Si ekspert i fushės, i nxitur prej dyshimeve qė kishte pėr problemet mikorbilogjike nė bukė, mjeku konstatoi se buka qė ai blinte nė dyqanin e lagjes nė Tiranė dhe pas testimeve tė bėra edhe nė 160 pika shitje e furra buke nė Tiranė, ishte me sėmundjen e rrezikshme me emrin “Coli Bacil”, ose siē njihet nė gjuhėn popullore “Sėmundja e patates”! Pas denoncimit tė argumentuar tė mjekut mikrobiolog, gazeta “Telegraf” realizoi njė investigim lidhur me kėtė skandal e krim njerėzor qė bėjnė tregtarėt dhe prodhuesit e bukės nė Shqipėri dhe qė shteti i lejon deri edhe duke i pajisur me letra importi, me analiza laboratorike mielli e fleta analize sigurie prodhimi buke me tė dhėna false si “tė rregullta”, nė shkėmbim tė pėrfitimeve me ryshfete. Kujtojmė, qė 435 zyrtarė tė sektorit tė bujqėsisė, ushqimit, tatimeve e doganave e pushtetarė lokalė nė shkallė vendi, janė tregtarė mielli, gruri e prodhues buke nė Shqipėri dhe ky fakt ndoshta i ka “qepur gojėn”, i ka “vulosur veshėt” e i ka “verbuar” sytė shtetit pėr tė mos vepruar kundėr krimit me ushqimet, sidomos me bukėn, brenda tė cilės ėshtė edhe kanceri i grurit dhe miellit tė helmatisur serbo-rus qė hyn pa asnjė kontroll por me letra false nė dogana! Po ēfarė ėshtė kjo sėmundje qė ėshtė shfaqur gjatė muajit qershor e korrik tek buka nė Shqipėri? Sėmundja “Coli Bacil” krijohet nė bukė dhe nė gjithė prodhimet e brumit deri tek picat, simitet, ėmbėlsirat dhe kaushėt e akulloreve, qė kanė si bazė miellin e infektuar me virusin “Coli Bacil”. Kjo sėmundje, sipas specialistėve, nis qė nė fazėn e pjekjes sė grurit tė mbjellė prej farės sė infektuar dhe vazhdon deri nė produktin miell, kur ky nuk mbahet nė kushte mjedisore sipas kushteve tė pėrcaktuara tė sigurisė. Nė fazėn e prodhimit tė grurit deri nė korrje shfaqet virusi i rrezikshėm “Coli Bacil”, i cili depoziton “vezėt” e tij aktivisht nė pėrmasa tė mėdha nė miellin qė prodhohet prej kėtij gruri tė infektuar. Kėto “vezė” tė lėshuara prej virusit “Coli Bacil”, gjejnė terren “ēelje” e aktivizimi infektues deri me efekt degradues, helmues e kancerogjen nė organizimin e konsumuesit tė miellit ose bukės sė prodhuar prej kėtij mielli, nė rastet kur mielli nuk magazinohet nė kushte sigurie larg lagėshtirės dhe ndotėsve tė tjerė mjedisor e atmosferikė. Nė kėtė rast, sipas ekspertėve mikorobiologė, “vezėt” e virusit “Coli Bacil” shumėzohet nė pėrmasa tė mėdha aq sa kur mielli kthehet nė bukė ose produkte tė tjera quhet absolutisht e pa konsumueshme dhe shenjat e saj dalluese me sy janė lagėshtira e tulit tė bukės, gjendje e qullėt e bukės, ngjyra e zbehet ė tulit tė bukės, deformimi fizik i formės sė bukės, korrja e djersitur e bukės, ngitja e tulit tė bukės nė lėkurėn e duarve, krijimi i kokėrrizave tė qullėta tė tulit tė bukės, tharja e menjėhershme e bukės... mjafton tė jenė kėto shenja nė bukė dhe duhet thėnė se buka ėhstė me sėmundjen e rrezikshme pėr jetėn tė quajtur “Coli Bacil”.

Shenjat qė jep konsumi i bukės me sėmundjen “Coli Bacil”

Gazeta “Telegraf” ka zhvilluar kėto ditė, takime me 30 mjekė infeksionistė, laborantė, mikrobiologė, ekspertė tė sigurisė ushqimore, specialistė bujqėsie dhe mjekė tė shėndetit publik, prej tė cilėve ka marrė denoncime, prova e pėrgjigje konkrete tepėr alarmante pėr plasjen e sėmundjes sė bukės “Coli Bacil”, pėr pasojat dhe shenjat qė shfaq tek konsumatori i bukės me kėtė sėmundje. Ēfarė shenjash dhe pasojash krijon konsumimi i njė buke, pice, ėmbėlsire, apo ēdo lloj produkti tjetėr, qė prodhohet me miell tė infektuar me virusin “Coli Bacil”? specialistėt, konfirmojnė, se buka me sėmundjen “Coli Bacil” nėse konsumohet krijon dhimbje barku, diare, marrje mendsh, ulje tensioni, tė vjella tek fėmijėt e moshės 1-10 vjeē, dobėsi fizike, nevojė e shpeshtė pėr ujė, djersitej tė qafės dhe fytyrės, kruarje tė lėkurės nė duar dhe nė pjesėn e mesit tė trupit e nė gjoks, rėndesė nė sistemin nervor, shpeshtim tė rrahjes sė pulsit, shpėrqendrim vėmendjeje gjaėt bisedave, mungesė vullnetit pėr punė, nervozizėm pa shkak... Pasojat qė shkakton kjo sėmundje janė tre: rrezikun e humbjes sė imunitetit tė trupit, “njolla infeksioni” nė mėlēi dhe komplikacione tė pėrhershme nė sistemin urinar. Por nėse doza e infeksionit “Coli Bacil” ėshtė e lartė, shkakton edhe rrezik pėr jetėn, kjo sidomos tek individėt me sėmundshmėri kronike, tek diabetikėt, tek tė sėmurėt me zemėr dhe astmė.

Alarmi, 2230 raste me “Coli Bacil” prej bukės me miell tė infektuar, mjekėt i cilėsojnė “viroza stine”

Skandali me sėmundjen e bukės “Coli Bacil”, ky krim jetėsor qė krijohet prej tregut tė pisėt tė miellit e grurit tė infektuar dhe kancerogjen qė importohet nga Rusia e Serbia pėr nė tregun shqiptar, 60% e tė cilit ėshtė prodhuar qė nė kohėn e mardhenieve me ish-Bashkimin Sovjetik, fshihet edhe nga mjekėt shqiptarė nėpėr qendrat shėndetėsore, ku njerėzit shkojnė pėr vizita mjekėsore ditore. Sipas investigimit tonė dhe sipas deklarimit tė vetė qendrave tė urgjencave ambulancave, ēdo ditė paraqiten pėr vizita afro 10 mijė persona nė shkallė vendi. Vetėm nė Tiranė, paraqiten ēdo ditė afro 4000 persona pėr vizitat. Por ēfarė ndodh? Mjekėt pasi i vizitojnė i pėrcjellin me shprehjen shabllone: “Janė viroza stine, mos qėndroni nė diell, lagni duart, kokėn e kėmbėt me ujė tė ftohtė”! po e vėrteta cila ėshtė? Gazeta “Telegraf”, nė bashkėveprim me mjekė tė qendrave shėndetėsore dhe me me disa laboratorė privatė, ka zbuluar se shumica e atyre qė pėrcillen me shabllonin “Janė viroza stine”, nė fakt janė tė prekur nga sėmundja e rrezikshme e bukės “Coli Bacil”. Numri i atyre qė janė prekur nga kjo sėmundje arrin shifrėn rekord 2230 raste pėr muajt qershor-korrik 2015, nga tė cilėt 1540 raste janė evidentuar vetėm nė muajin korrik 2015! Por mjekėt tė cilėt nė kėtė periudhė janė nė testim(provim) prej ministrit Beqja, nga frika e mbetjes nė provim nuk ua thonė sėmundjen e vėrtetė edhe tė instruktuar prej ministrit Beqja, pėr tė mos pėrhapur panik, duke fshehur krimin qė krijon tregu i grurit, miellit dhe bukės sė infektuar me “Coli Bacil”.

Nga vjen mielli i infektuar?

Afro 80% e sasisė qė shet tregu dhe qė pėrdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me ēfarė mielli prodhojnė ato? Shqiptarėt hanė bukė dhe produkte brumi tė gatuara me miell qė del prej siloseve qė bluajnė drithėra tė infektuar me doza, kancerogjene qė duhen groposur dhe tė destinuar pėr pėrdorim si tagji kafshėsh, tė cilat nė 90% tė sasisė futen ilegalisht, ose me “letra tė rregullta” doganore e analizash laboratorike sigurie,??. Kėto futen pėrgjithėsisht nga Serbia e Rusia, vende ku kėto drithėra nuk lejohen pėr t’u pėrdorur, mbasi pėr nga standardi i cilėsisė, moshės sė prodhimit, kalorive dhe sigurisė janė skeduar si tė papėrdorshėm pėr konsum njerėzor. Sa pėr kujtesė, lidhur me importet, po citojmė tė plotė kėtė vendim tė Ministrisė sė Bujqėsisė e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve tė cilat janė te pashoqėruara me certifikata veterinare, fito-sanitare si dhe fletė analize pėr aflatoksinat si dhe tė lejohen pėr konsum vetėm pasi tė pajisen me fletė analize nga ISUV me pėrqindje aflatoksinė nė zbatim tė Udhėzimit Nr. 13 datė 29. 09. 2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale pėr disa kontaminues nė produkte ushqimore”, si dhe Urdhrit tė Ministrit Nr. 192 datė 06.06.2011 “Mbi Substancat e padėshiruara nė ushqimin pėr kafshėt”.

Sėmundja “Coli Bacil” shitet bashkė me bukėn, AKU bėn sikur nuk shikon, lėshon letra sigurie fiktive

Po AKU ēfarė po bėn? A e dini se cli institucion e ka kėtė sigėl”? ėshtė Autoriteti Kombėtar i Ushqimit. Ka njė “ushtri” prej 470 shefash e zyrtarėsh qė paguhen ēdo muaj nga taksat e shqiptarėve sa 8-12 pensione mujore pleqėrie dhe nuk kontrollojnė, ose mė saktė bėjnė sikur kotrollojnė, dalin nė aksione ose kur u plas ndonjė skandal, ose kur u boshatisen xhepat, dollapėt e ushqimeve dhe frigoriferėt. Natyrisht qė disponojmė edhe mera shefash e inspektorėsh terreni e zyrash tė AKU, tė cilėt e bėjnė kėtė marifet, madje edhe duke u justifikuar se “punojnė” pėr shefat, emra tė cilėt do t’’i publikojmė! Problemi ėshtė tek skandali aktual i tregut tė bukės me sėmundjen “Coli Bacil”. Nė vend qė AKU tė mbajė nėn kontroll kėtė treg delikat me rrezikshmėri tė lartė pėr jetėn, manifeston heshtje, shpėrfillje ndaj ankesave, bėnė pazare me importuesit, prodhuesit, tregtarėt e grurit prodhuesit e miellit e bukės, madje edhe me prodhuesit ilegalė tė bukės, batėrdi institucionale dhe krim jetėsor ky, qė AKU e njeh, e shikon ēdo ditė por e lejon qysh nė hyrje prej importit, qysh nė sillosėt e fabrikave tė miellit (jo tė gjitha) e deri tek furrtarėt, qė pėr nga kushtet dhe siguria higjenike, shumica janė edhe vetė me “infeksion ndotje”, me pamje “zhulsi”, tamam si ish furrxhinjtė e furrave tė fshatrave skajorė pėrpara viteve 1990! Fakti ėshtė ky: Nė Tiranė dhe nė krejt Shqipėrinė, prej 2 muajsh, po shitet bukė masive pėr popullatėn dhe prodhime brumi, tė prodhuara nga miell me sėmundjen “Coli Bacil”

Ja 15 pyetjet e bėra 8 muaj mė parė nga gazeta “Telegraf””, tė cilave nuk ėshtė dhėnė poėrgjigje

1. Me ēfarė mielli, pėrgatitet buka dhe produktet e pėrditshme qė konsumojmė?
2. Me ēfarė gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli qė pėrdoret pėr bukė e produkte ushqimi?
3. Nė Shqipėri prodhohen drithėra buke sa pėr tė ushqyer 100 pula nė vit, ndėrsa fabrikat prodhojnė deri 100 ton miell nė ditė, nga importohet kjo sasi?
4. Ēfarė cilėsia kanė kėto drithėra importi?
5. Pėrse drithėrat e bukės, qė hyjnė e pėrdoren nė fabrikat nė Shqipėri, nė vendet e origjinės quhen skarcitete?
6. Pėrse lejohen tė importohen pėrbėrės kimik qė nxitin tregues artificial nė prodhimin e miellit e bukės?
7. A lavazhohen teknologjikisht drithėrat bukės, pėrpara se tė pėrfundojnė nė mullinjtė e blojes?
8. A kontrollohen realisht drithėrat e importit nga inspektoratet dhe laboratorėt pėrkatės si gjendje fizike e analiza konkrete dhe tė sakta, pėr sigurinė dhe cilėsinė nė pikat hyrėse doganore shqiptare?
9. Po analiza e sigurisė dhe standardeve tė drithėrave, a kontrollohet direkt nė fabrikė, pėrpara se ai tė futet nė prodhim mielli?
10. Po analiza e sigurisė dhe standardeve tė tjera tė prodhimit, a bėhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?
11. Si shpjegohet qė nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit tė dhėnė, janė bėrė 2785 kontrolle nė dogana, nė tregje, nė furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e ,??nuk ėshtė zbuluar,?? asnjė rast ,??shkelje,?? nė standardet e drithėrave tė bukės e tė miellit tė importuar e tė prodhuar?
12. Si ėshtė e mundur, qė nė 1 vit ,??nuk ėshtė zbuluar,??, nuk ėshtė ndaluar, nuk ėshtė kthyer mbrapa ose nuk ėshtė sekuestruar asnjė maune me drithėra tė skaduar e tagji kafshėsh?
13 Nga dhe si hyjnė nė Shqipėri, maunet me grurė importi, kur nė pikat doganore tė Malit tė Zi e Kosovės, kontrollohet realisht?
14. A ka Shqipėria laboratorė tė specializuar nė dogana e nė qendrat laboratorike, pėr tė bėrė analizat e drithėrave tė bukės e tė miellit tė importuar, nėse jo, mbi ē,??bazė tė dhėnash i plotėson certifikatat e cilėsisė e tė sigurisė, kur ēdo ditė e natė ka importe, prodhim vendas mielli e buke?
15. Kur do tė kontrollohen realisht drithėrat, mielli dhe pėrbėrėsit qė importohen pėr tė fshehur falsitetin e cilėsisė dhe standardet e tyre tė munguara?


http://telegraf.al/sociale/alarmi-bu...lmon-shqiptart
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:54.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.