Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 21.2.2013, 22:04   21
Citim:
Pasuria arkeologjike nė Hadrianopolis, nė faqet e njė libri

Gėrmimet arkeologjike nė Hadrianopolis do tė jenė tė analizuara nė faqet e njė botimi, dhe do tė shėrbejnė pėr arkeologė, studentė, etj. Prej vitesh nė Hadrianopolis janė zhvilluar ekspedita arkeologjike dhe rezultatet e kėtij eksplorimi do tė shpallen mė 16 mars, nė prezantimin e librit “Hadrianopolis II”. Prezantimi do tė mbahet nė bibliotekėn e Institutit Italian tė Kulturės nė Tiranė.

Tė gjitha zbulimet qė arkeologėt kanė nxjerrė nga nėntoka e kėtij siti arkeologjik do tė prezantohen pėr herė tė parė me foto nga procesi i gėrmimit, tė dhėna pėr ēdo zbulim tė viteve tė fundit dhe informacione tė tjera tė nevojshme. Zbulimet qė botohen nė kėtė vėllim i pėrkasin misionit tė katėrt arkeologjik tė njė grupi arkeologėsh italo-shqiptarė, qė kanė gėrmuar rreth 7 kilometra nė juglindje tė Gjirokastrės. Nė kėto kėrkime pėrveē arkeologėve italianė dhe shqiptarė kanė marrė pjesė edhe studentė tė Universitetit tė Oxfordit nė Mbretėrinė e Bashkuar si dhe studentė nga Universiteti i Gjirokastrės. Gėrmimet nė Hadrianopolis kanė nisur qė nė vitet ‘80’, por pas viteve 90’ ato janė intensifikuar.

Nė prezantimin e librit mė 16 mars nė Tiranė do tė jetė gjithashtu i pranishėm edhe arkeologu, njėkohėsisht ambasadori i Shqipėrisė nė Itali Neritan Ceka. Nė kėtė site arkeologjik qysh prej 2008-ės ėshtė individualizuar prezenca e njė ndėrtese tjetėr tė madhe (pėrveē teatrit antik) dhe kjo e karakterit monumental, qė ėshtė vendosur nė njė periudhė mė tė vonshme. Ēfarė kanė zbuluar nė kėto 5 vjet arkeologėt do tė prezantohen pikėrisht nė kėtė vėllim. Teatri i Hadrianopolisit kėtė verė ishte objekt restaurimesh te pjesa e orkestrės. Nė bashkėpunim me specialistė tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės dhe Drejtorisė Rajonale tė Gjirokastrės, u bė vendosja e pllakave qė mungonin, si dhe restaurimi i atyre qė janė dėmtuar. Kėrkimet dhe studimet arkeologjike janė pjesė e projektit “Archadrin”, objektivi i tė cilit ėshtė tė kontribuojė nė zhvillimin e qėndrueshėm tė territorit shqiptar pėrmes njohjes dhe vlerėsimit turistik tė pasurisė kulturore dhe arkeologjike tė qytetit romak tė Hadrianopolis dhe tė Luginės sė Drinos. Nė pėrfundim tė misionit u ēel edhe njė ekspeditė fotografike.

http://www.sot.com.al/kultura/pasuri...nj%C3%AB-libri
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.7.2013, 22:12   22
Citim:
Shkatėrrohet Tuma e Valaresė

Katėr varret e fundit nga 15 qe kishin mbetur ne Tumėn e Valaresė, nė komunėn Lunxhėri tė Gjirokastrės janė shkatėrruar. Persona tė paidentifikuar me mjete tė rėnda kanė gėrmuar e dėmtuar kėtė objekt arkeologjik tė shekullit tė 13-tė.

Kėrkesat e pėrsėritura nė vite pėr ta shpallur monument kulture tė kategorisė sė parė nuk janė marrė kurrė nė shqyrtim. Ky zbulim dhe studim nxori ne pah te dhėna pėr kulturėn dhe mėnyrėn e jetesės se kėsaj zone ne shekullin e 13-tė. Pėrveē dėmit studimor, shkatėrrimi i tumės ka hequr nga harta e turistėve njė vend tė vizitueshėm.

Tuma e Valarese ishte njė nga monumentet e rėndėsishme te Luginės se Drinosit. Misionet arkeologjike kishin tentuar tė ruanin katėr varret e mbetura tė saj nga dėmtimet e njėpasnjėshme, qė nga koha e zbulimit nė vitin 1970, por nuk arritėn tė koordinonin punėt me institucionet lokale dhe ato qendrore.

http://vizionplus.al/shkaterrohet-tuma-e-valarese/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.7.2013, 22:18   23
Citim:
Shkatėrrohet tuma 2400-vjeēare!

Emri:  59dumaa.jpg
Shikimet: 75
Madhėsia:  70,7 KBBabėzia e ka bėrė popullin shqiptar tė dhunojė varret! Tė dielėn nė mbrėmje ose mbase nė tė gdhirė tė sė hėnės, persona ende tė panjohur kanė dhunuar dhe shkatėrruar pothuaj tėrėsisht, tumėn antike tė Velaresė.

Varret 2500-vjeēare kanė rėnė pre e keqbėrėsve qė kėrkojnė "thesare" a metale, duke humbur kėshtu mundėsinė pėr tu bėrė pjesė e trashėgimisė sonė kulturore.

Spartak Drrasa, drejtor i Drejtorisė Rajonale tė Kulturės Kombėtare tė Gjirokastrės, rreth qė pėrfshin edhe luginėn e Drinos ku gjendej kjo tumė, ka deklaruar dje pėr "GSH" se ato nuk ishin monument kulture.

"Pavarėsisht vlerave qė mund tė kenė, pėr shkak tė shekujve tė jetėgjatėsisė, kjo tumė nuk ėshtė shpallur monument. Ne nuk e kemi nė inventarin tonė tė pasurisė", thotė Drrasa, i cili ka qenė edhe personi qė iu ėshtė drejtuar uniformave blu pėr tė bėrė denoncimin pėr ngjarjen.

"Duhet thėnė, -shton ai, - se shumė pasuri kulturore nuk janė shpallur monument, hap qė ndėrmerret pas njė sėrė studimesh serioze".

Sipas tij, kishte shumė gjasa qė kjo tumė tė vihej nė mbrojtje nga shteti, mirėpo pas dėmtimit fatal tė sė dielės, shanset janė zhdukur.

"Unė bėra denoncimet nė Policinė e Shtetit, duke e cilėsuar si njė objekt qė do iu shėrbente studiuesve dhe arkeologėve. Por, monument nuk ėshtė shpallur edhe sepse nuk ėshtė studiuar sa duhet. Nga studimet e pakta qė kanė bėrė arkeologėt nuk kanė hasur nė objekte qė ti tėrhiqnin pėr gėrmime mė tė thella", sqaron Drrasa.

Ai thotė se keqbėrėsit mendohet tė kenė pėrdorur mjete tė rėnda pėr tė gėrmuar nė to. Sipas tij, ata kanė hequr kapakėt e varreve, tė cilėt duke qenė tepėr tė rėndė, tė bėjnė tė mendosh se kanė qenė disa persona tė pranishėm.

"Pėr fat tė keq, nuk ėshtė hera e parė qė ndodhin gjėra tė tilla. Keqbėrėsit kontrollojnė pėr gjėra me vlerė. Ata kanė lėvizur pllakat e tre varreve dhe pas kėsaj duket se kanė kėrkuar nė brendėsi pėr materiale me vlerė. Nuk kemi dijeni nėse kanė gjetur apo jo objekte", shpjegon drejtori i kulturės.

Nga kėqyrja e vendngjarjes, nuk rezulton tė ketė gjurmė rrotash makine, pėr tė pėrcaktuar mjetin e pėrdorur, megjithėse sipas Drrasės, pėr shkak tė kohės sė thatė, nuk mbeten gjurmė tė dallueshme nė zonėn pėrreth.

Nė Shqipėri, nuk vidhen vetėm ikona e ikonostase, kisha, muze a galeri, pasi babėzia dhe mungesa e kontrollit, e mungesa e frikės nga ligji a nga shteti, i ka bėrė njerėzit tė dhunojnė edhe varret qofshin ato edhe antike. Katėr varret antike u zbuluan pesė vjet mė parė nga njė ekspeditė arkeologėsh nė qendėr tė luginės sė Drinosit, nė fshatin Valare.

Sipas arkeologėve, ato i pėrkisnin periudhės historike tė shekullit IV- III p.e.s. dhe ndodhen nė fund tė njė parcele ndanė bregut tė majtė tė rrjedhės sė lumit Nimica, njė prej degėzimeve qė pasi zbret nga shpatet e malit tė Lunxhėrisė, ushqen me derdhjet e tij lumin Drino.

Zbulimi i grupit tė varreve antike ėshtė bėrė gjatė inkursioneve tė njė ekspedite informative tė organizuar nga Sektori Arkeologjik i Butrintit, nė bashkėpunim me Parkun Arkeologjik tė Antigonesė pėr tė fotografuar dhe dokumentuar kėshtjellat, sitet dhe objekte tė tjera arkeologjike qė gjenden nė Luginėn e Drinos.

Mė 2008-n, prof.dr.Dhimitėr Ēondi, arkeolog i njohur, u shpreh nė media se "fillimisht varret janė zbuluar nė fillim tė viteve '80 gjatė punimeve tė mjeteve bujqėsore pėr sistemimin e parcelave pėrreth ish-kompleksit tė mbarėshtimit tė gjedhit, por prej asaj kohe askush nuk ka treguar interes pėr gėrmimin dhe studimin arkeologjik tė kėtij objekti tė rrallė tė lashtėsisė".

Ai pati shtuar se objekti monumental nė luginėn e Drinos ( qė shtrihet nė njė zonė rreth 30 metra), qė si rezultat i ndėrhyrjes brutale dhe shkatėrrimit me buldozerė rreth 30 vjet mė parė, tani i kanė mbetur vetėm 4 varre, dy prej tyre tė plotė dhe dy tė dėmtuar pjesėrisht.

"Kemi tė bėjmė me 4 varre tė rregullta tė ndėrtuara me pllaka monolite prej guri nga shtufi i zonės pėrreth, qė janė pjesė e njė varreze mė tė madhe nė formė rrethore, e cila i pėrket periudhės historike antike, tė cilėt pėr ēudi, as janė identifikuar nga strukturat e ruajtjes sė monumenteve dhe as janė gėrmuar deri tani nga ekspertėt e arkeologjisė", ėshtė shprehur arkeologu, Dhimitėr Ēondi.

Varret kishin njė formė paralelepipedi tė rregullt, ku ēdo faqe e varrit formohet nga njė gur i vetėm shtufi me dimensione qė shkojnė nga 1,8 deri nė 2,3 metra tė gjatė dhe nga 0,7 deri nė 1 metėr tė gjerė, ndėrkohė qė trashėsia e gurėve varion nga 18 deri nė 23 centimetra.

Katėr varret e zbuluara sė fundi, tė mbetur nga njė varrezė e plotė, janė tė vendosur nė formė tė harkuar gjysmėrrethore me shtrirje nga lindja nė perėndim, nė njė gjatėsi rreth 18 metra.

Varre tė ngjashme monumentale janė ndeshur edhe nė disa pika tė tjera tė luginės sė Drinos, si nė Antigone, Jergucat, Sofratikė dhe Melan.

"Vlerėsimi i kėtyre varreve antike monumentale tė Valaresė, paraqet interes tė veēantė edhe pėr t'u kthyer nė njė pikė tė vizitueshme, pasi kėtė gjė e favorizon sė tepėrmi, prania e siteve dhe objekteve tė tjera arkeologjike dhe historike nė luginėn e Drinos.

Vendndodhja e tyre rreth 800 metra larg zyrave tė Komunės sė Lunxhėrisė dhe sidomos fakti qė varret ndodhen rreth 200 metra larg "Hanit tė Xharave", ku Ali Pashė Tepelena, masakroi burrat e Kardhiqit nė fillim tė shekullit tė 19-tė, e bėjnė pozicionin e kėtij monumenti mjaft tė pėrshtatshėm pėr t'u vizituar", ėshtė shprehur nė mars tė 2008-s Ėngjėllush Serjani, drejtori i Parkut Kombėtar Arkeologjik tė Antigonesė.

http://www.kosova-sot.info/kulture/s...ma-2400vjecare
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 09:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.