Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.1.2009, 12:21   21

Shkrim i cituar DLMR mirėpret veprimet pėr ndalimin e naftės D2


Ndalimi i importit tė naftės D2 ėshtė mirėpritur nga biznesi i makinave tė reja qė ushtrojnė aktivitet nė Shqipėri. Shoqata e Distributorėve Ligjorė tė Makinave tė Reja ka vlerėsuar ndalimin e importin e naftės D2, duke nisur nga data 1 janar 2009. Pėr ta, nafta mė cilėsore nė treg do tė thotė mė shumė jetėgjatėsi pėr makinat qė ata tregojnė, duke iu garantuar nė kėtė mėnyrė edhe konsumatorėve markat qė tregojnė. Nafta e cilėsisė sė dobėt bėhet shkak pėr tė dėmtuar shėndetin e njerėzve, pasi dėmton ajrin, por nga ana tjetėr, ajo dėmton edhe makinėn duke ulur kėshtu vitet e jetėgjatėsisė sė njė mjeti.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=14664
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.1.2009, 19:00   22

Shkrim i cituar Manas Petroleum seeks partners for drilling in W.Albania


TIRANA (Albania), January 22 (SeeNews) - Swiss-based Manas Petroleum said it is seeking partners for drilling a shallow exploration prospect and an appraisal well in Albania.

http://seenews.com/news/latestnews/swiss-basedmanaspetroleumseekspartner...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.2.2009, 16:16   23
Nė veri:

Citim:
Ka apo s’ka Kosova naftė?
Nga Prof. dr. Bajram Shabani / Pėr boksitet e Kosovės

Interesimi pėr shikimin e mundėsive pėr gjetjen e vendburimit tė naftės ėshtė shumė i madh. Mundėsitė pėr gjetjen e kėsaj nafte nė Kosovė datojnė qysh nė vitet e gjashtėdhjeta. Hulumtimet e para tė kėsaj nafte kanė filluar nė periudhėn 1963-1968 nga “Naftagasi” i Novi Sadit, me financim 51.4 pėr qind “Naftagasi” dhe 48.6 pėr qind Kosova. Ma vonė nė vitin 1978 kėrkohej nga Miniera e Boksitit qė tė participojė me “Naftagasin” qė bashkėrisht tė jenė bartėsit e hulumtimeve ku me disa kontakte tė shpejta nė atė kohė, nė Novi Sad, arritėm qė tė fillojnė hulumtimet gjeologjike nė ndėrtimin e terrenit dhe eventualisht tė identifikojmė paraqitjet nė sipėrfaqe tė naftės dhe gazit. Po ashtu vazhdohej me hulumtimet e metodave gravimetrike, magnetometrike, gjeoelektrike dhe seizmike.

Gjatė vitit 1978 angazhojmė edhe Ndėrmarrjen Kėrkimore “Indusriaprojekt” nga Zagrebi pėr t’i kryer punimet nė “Sendimentet strati-metalogjenike” dhe nė strukturat foto-gjeologjike, duke pėrfshirė njė sipėrfaqe prej 5.650 km2 pėr hulumtim.

Nė kohėn kur unė pėrcillja hulumtimet janė gjetur tri paraqitje tė bitumen-asfaltit nė fshatin Prapashticė nė jugperėndim tė Ferizajt dhe nė afėrsi tė fshatit Burnik. Nė atė kohė ėshtė konstatuar se trashėsia e sendimenteve tė terciarit ėshtė shumė variabile dhe ėshtė vlerėsuar pėrafėrsisht 1000 m, ndėrsa ajo maksimale deri nė 2000 m. Shtresat e pėrshtatshme tektonike dhe format strukturale pėr hulumtime tė mėtutjeshme nė hidrokarburet ndahen nė rrafshin e Prizrenit, Rahovecit dhe Pellgut qymyrėmbajtės tė Dukagjinit.

Hulumtimet po ashtu kanė treguar nė mundėsitė e gjetjes sė kolektorėve te kėta shkėmbinj, duke pėrfshirė mundėsinė e ekzistimit tė shkėmbinjve, mbrojtjes tė cilėt kanė penguar daljen e gazit nga hidrokarburet me gjasė nėse kanė ekzistuar akumulime tė tilla. Shikimet e bėra pėr pėrcaktimin e lokacioneve mė precize pėr dy shpime kanė qenė tė nevojshme, qė sa mė parė tė bėhen hulumtime plotėsuese gjeofizike si dhe tė pėrfundojė pėrpunimin stratimetrik dhe fotogjeologjik i pėrpunuar nė pjesėn lindore tė Kosovės.

Hulumtimet plotėsuese gjeofizike janė pėrpunuar pėr shkak tė disa paqartėsive dhe pėr t’i vėrtetuar shėnimet e fituara nga teknika e vjetėr, pėr ēka ėshtė e nevojshme qė edhe sot tė punohet metoda tredimensionale e mbulesave tė shumėfishta shkėmbore (DTA) pėr tė bėrė korreksionet e shėnimeve nė lokacionet mė tė pėrshtatshme pėr tė vendosur shpimet kėrkimore. Pėr vlerėsimin e perspektivitetit tė hulumtimeve tė mėtejshme tė naftės dhe gazit duhet tė punohen programet shtesė dhe tė bėhen investime tė fuqishme pėr tė ardhur deri te njė vėllim i punėve minimale, pa tė cilat nuk mund tė vijė deri te vlerėsimi i kėtyre vendburimeve.

Me sigurimin e mjeteve investive, pėr njė kohė tė shkurtėr mund tė vijė te mundėsitė reale pėr udhėheqjen e kėtyre punimeve deri nė vitin 2015. Bazuar nga pikėpamja e mundėsive tė tanishme dhe kritereve financiare, kėrkimet e bėra deri mė tani janė tė njė shkalle tė ulėt tė perspektives me njohuri tė terreneve naftėmbajtese pėr tė cilat nė 30 pėr qind tė zonave tė hulumtuara nuk mjafton tė themi a ka apo nuk ka naftė nė vendin tonė. Nėse marrim pėr bazė nevojat e naftės nė tregun botėror dhe krizat ekonomiko-financiare, tani ia vlen qė shteti - Republika e Kosovės t’u qaset seriozisht kėrkimeve nė hulumtimin e gazit dhe naftės duke pėrfshirė edhe ujėrat termale si kompleks i veēantė nė zgjidhjen e krizės energjetike nė vend dhe jashtė vendit.

Pra, momenti ėshtė i duhur, sepse bota ėshtė nė kėrkimin e alternativave tė reja tė prodhimit tė energjisė elektrike, ku nėse ne tani vonohemi, dikur do tė bėhet vonė pėr tė ardhur nė rend pėr kėrkimin e lėndėve djegėse tė lėngėta tė njė rėndėsie tė veēantė pėr shtetin tonė mė tė ri nė botė- Kosovėn.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=23&id=5422
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.2.2009, 11:11   24

Shkrim i cituar Bankers Petroleum: Proven oil reserves in W.Albania exceed estimates by 23%


TIRANA (Albania), February 16 (SeeNews) - Canadian oil and gas company Bankers Petroleum said the proven reserves in its two Albanian oilfields totalled 62.6 million barrels, 23% higher than the 2007 estimates.

http://seenews.com/news/latestnews/canada_sbankerspetroleumraisesprovedo...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.3.2009, 20:03   25

Shkrim i cituar Durrės: Depozitat e naftės kalojnė nė Porto-Romano


Brenda vitit 2009, do tė largohen nga territori portual tė gjitha depozitat e karburanteve tė vendosura prej 15 vitesh atje. Drejtuesit e portit tė Durrėsit, bazuar nė njė vendim tė KM-sė shprehen se “brenda vitit 2009, depozitat gjigande do tė transferohen drejt Porto Romanos, atje ku edhe do tė ngrihet parku energjitik”.

Depozitat, aty ku ndodhen, pėrveē rrezikut qė paraqesin pėr jetėn e banorėve po mbajnė peng dhe njė investim prej 34 milionė eurosh, qė do tė pėrdoret pėr ndėrtimin e terminalit tė kontejnerėve.

Nė portin detar tė thonė se brenda marsit do tė nisė realisht zhvendosja e depozitave nė drejtim tė Porto Romanos. Atje ka kohė qė po ndėrtohet njė port pėr pėrpunimin e anijeve tė karburanteve si dhe parku pėr ndėrtimin e depove tė reja.

Edhe nga ministria pėrkatėse ka sinjale pėr fillimin e zgjidhjes sė kėtij problemi. Nė pjesėn lindore tė portit tė Durrėsit funksionojnė 14 depozita gjigande karburantesh. Pjesa mė e madhe e tyre pėrdoret pėr depozitimin e naftės dhe tė benzinės dhe njėra pėr karburant avionėsh. Pėrveē tyre janė edhe dy depozita tė cilat janė tė mbushura me ujė me qėllim pėrdorimin e tij pėr shuarjen ndonjė zjarri tė mundshėm. Kapaciteti total i depove tė karburantit ėshtė 30 mijė tonė.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=16711
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2009, 15:36   26
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shfytyrimi i tregut shqiptar tė karburanteve


Ėshtė nė anglisht, por ėshtė njė shikim i nevojshėm mbi katrahurėn e tregut tė karburanteve nė shtetin Perėndimor. Pėr shembull:
"Shqipėria [Perėndimore] ka njė numėr tė jashtėzakonshėm pikash shitjeje karburanti qė numėrojnė rreth 1'200 gjithsej nė krejt vendin. Ky numėr rezulton dhe mė i lartė nėse krahasohet me numrin e popullsisė, ku kemi 2'667 banorė/pikė karburanti, dhe me sipėrfaqen, ku kemi 4.17 pika karburanti/100 km, ndėrsa kėto tė dhėna nė rajon dhe BE janė shumė mė tė ulėta (Mesatarja e BE-sė ėshtė 4'000 banorė/pikė karburanti dhe 3.2 pika karburanti/100km). Gjithashtu dhe sasia e shpėrndarjes pėr pikė shitjeje karburanti ėshtė shumė mė e ulėt se mesatarja evropiane.

Pėrqendrimi i njė numri tė madh pikash shitjeje karburanti nė brezin Tiranė-Durrės ėshtė njė tjetėr problem. Vetėm nė autorrugėn Tiranė-Durrės ka 39 tė tilla, pothuaj tė ndara nė nr. tė barabartė nė tė dy anėt e rrugės. Gjithashtu nė qytetin e Durrėsit ka thuajse 80 pika karburanti ndėrkohė qė, f.v., nė krejt territorin e Malit tė Zi, me afėrsisht 700'000 banorė, numėrohen vetėm 75 tė tilla."
retail_market_08_02_2008.pdf
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.4.2009, 17:43   27

Shkrim i cituar Durrės: Aksion i pėrgjithshėm ndaj pikave tė karburantit


Prej njė jave ka nisur, nė shkallė qarku, verifikimi dhe kontrolli i tė gjitha pikave tė gazit dhe karburanteve, tė cilat pėrbėjnė rrezik serioz pėr jetėn e banorėve. Vatrat mė tė rrezikshme deri tash janė gjendur jo nė komuna e bashki tė vogla, por pikėrisht brenda vijės sė verdhė nė vetė qytetin e Durrėsit.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=17747
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.4.2009, 20:59   28

Shkrim i cituar Tiranė: Aksion pėr pikat e paligjshme tė gazit


Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės ka nisur aksionin pėr evindentimin dhe mbylljen e pikave tė paligjshme tė lėndėve djegėse qė ndodhen nė afėrsi tė pallateve, duke pėrfshirė gazin natyror dhe karburantet.

"Ky aksion ėshtė parashikuar tė mbyllet brenda tre ditėsh. Pas Tiranės operacioni do tė vazhdojė nė qytete tė tjera tė vendit, si Durrės e Shkodėr, e mė pas do tė vazhdojmė edhe me impiantet dhe instalimet e furnizimit me naftė tė automjeteve. Situata ėshtė shumė e vėshtirė, Ka pasur njė bum tė krijimit tė kėtyre pikave ilegale tė cilat janė shumė pranė zonave tė banuara e kėrcėnojnė cdo ditė jetėn e njerėzve," tha zv/ministri i Energjetikės, Neritan Alibali.

Drejtuesit e Ministrisė sė Energjetikės shpjegojnė se ėshtė konstatuar se procesi i mbushjes sė bombolave gaz nė pika shitje e ambjente brenda zonave tė banuara, pa lejet pėrkatėse, ėshtė i pasigurtė pasi nuk ka asnjė element sigurie teknike, ėshtė proces i pakontrolluar, kryhet nė prezencė tė qytetarėve, ambjentet janė tė papėrshtatshme dhe kanė personel tė pakualifikuar. Ky proces ėshtė klasifikuar nė grupin e katėrt tė nivelit tė sigurisė, qė do tė thotė se ka rrezikshmėri tė lartė pėr jetėn e qytetarėve dhe pronėn e tyre.

Gjithashtu ministria ka identifikuar instalime tė paligjėshme tė autogazeve pranė stacioneve tė karburanteve pėr automjete brenda zonave tė banuara, tė cilat klasifikohen me nivel rrezikshmėrie tė lartė dhe si tė tilla duhet tė mbyllen.

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=36718
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2009, 00:50   29

Shkrim i cituar Island Oil & Gas steps up W.Albania exploration program


TIRANA, Albania -- Island Oil & Gas is negotiating new fiscal terms for its Durresi production sharing contract offshore Albania, following the introduction of a Royalty Tax last August. The company hopes the new terms will be presented shortly to Albania's Council of Ministers for review. Currently it is looking for a contractor to acquire 3D seismic over its acreage early in 2010. This program is designed to re-evaluate Chevron/Agip's oil and gas discovery A4-1X.

http://www.offshore-mag.com/display_article/360337/9/ONART/none/DRLCM/1/...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.5.2009, 19:33   30

Shkrim i cituar IFC, EBRD combine to develop Patos oil field in W.Albania


The European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) and the International Finance Corporation (IFC) are together providing $121 million to help modernise the Patos Marinza oil field in southern Albania, one of the largest onshore oil deposits in continental Europe.

The financing will be used to support an extensive development programme including environmental improvement by the Canadian oil and gas company Bankers Petroleum Albania Ltd,...

http://www.tradefinancemagazine.com/Article/2205732/Sectors/23007/IFC-an...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.7.2009, 20:32   31
Citim:
Kompanitė greke: Tė shtyhet afati pėr depozitat e naftės

Sėrish kompanitė e karburanteve qė kanė depozita nė Portin e Durrėsit janė shprehur kundėr zhvendosjes nė zonėn e Porto Romanos. Tė pesta shoqėritė, kryesisht greke, vazhdojnė t‘i qėndrojnė kontratės qė kanė me qeverinė, firmosur nė 2001-shin, ku u jepet e drejta ta ushtrojnė aktivitetin pėr dhjetė vjet dhe mundėsi shtyrjeje tė afatit pėr dhjetė vjet tė tjera.

Nga ana e saj, qeveria nuk duket se do tė lėshojė pe, kur jo mė larg se njė javė mė parė fuqizoi vendimin pėr kthimin e Portit tė Porto Romanos dhe Petroliferės nė Vlorė, nė zona tė ligjėruara pėr transportimin, furnizimin dhe tregtimin e naftės.

Pėrkundėr pretendimit tė kompanive greke, ministri Ruli e cilėson projektin e Porto Romanos tė njė standardi tė lartė. "Kėto depozita do tė jenė tė njė cilėsie dhe standardi tė lartė sigurie, shumė herė mė tė lartė se ato qė ka sot vendi". Ministria sqaron se kompanitė duhet t‘i rialokojnė investimet e tyre nė zonėn e parkut energjetik tė Porto Romanos. Ėshtė pikėrisht vendi nė tė cilin faktikisht ka filluar ngritja e depozitės, tė cilat do tė jenė sė paku rreth 50 herė mė tė larta se depozitat ekzistuese.

Pas fillimit tė punės nė parqet e depozitave tė naftės nė Porto Romano dhe nė Vlorė nga Petrolifera parashikohet qė, me futjen nė punė tė kėtyre depozitave tė mėdha, tė ketė njė ulje 20 pėr qind tė kostove tė transportit dhe stokazheve tė nėnprodukteve tė naftės.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=68222
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.9.2009, 01:10   32
Citim:
Shqipėria, njė nga burimet mė tė mėdha tė naftės nė Evropė
Vocus Press Release, Zvicėr

Njė nga burimet mė tė mėdha tė naftės, me mbi 2 miliard fuēi ndodhet nė Patoz Marinėz nė Shqipėri. Por duket se, rezervat potenciale tė vendit mund tė jenė shumė mė tė mėdha. Njė nga fushat mė tė mėdha tė rezervave tė naftės nė botė pritet tė jetė pikėrisht nė zemėr tė Europės.

Ky lajm i mrekullueshėm erdhi nė vitin 2007, kur njė studim nga njė firmė inxhinierike ndėrkombėtare Gustavson & Associates, u bė publik, pasi u vunė re struktura gjigante naftėmbajtėse nė veri tė Patoz Marinzės. Inxhinierėt thonė se, kjo zonė mund tė mbajė njė rezervė spektakolare prej 2.9 milion fuēi nafte e papėrpunuar, njė lajm i mirė ky pėr kompaninė zvicerane tė naftės Manas Petrolium, e cila ėshtė aktualisht e listuar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Kjo ishte shumė befasuese veēanėrisht pėr investitorin, meqenėse kėrkimet pėr naftė nė Shqipėri ishin thuajse njė ēėshtje e mbyllur. Pėrmendi Shqipėrinė njė analist energjie dhe do tė merrni njė shikim qortues nė kėmbim, pavarėsisht fushave naftėmbajtėse tė vendit dhe njė histori e gjatė nafte qė shkon deri nė kohėn e Romės sė lashtė.

Mbi tė gjitha Europės i duhet njė burim i qėndrueshėm nafte, por nga ku?

Rusia po bėhet e rrezikshme. Rebelėt nigerianė kanė vėnė nė shėnjestėr eksportet. Prodhimi i saj nė Detin e Veriut po bie dhe Lindja e Mesme zien nga konfliktet. Koha pėr Shqipėrinė mė nė fund ka ardhur, meqenėse tashmė ajo ėshtė njė vend demokratik pas 40 vitesh diktaturė komuniste. Shell Oil dhe Corparex-i i Francės kanė mbėrritur tė parat nė vend. Ata kanė shpenzuar 25 milion dollarė pėr kėrkime nė fillim tė viteve 1990, duke zbuluar struktura tė thella me njė potencial rezervash rreth 820 milion fuēi nafte.

Lajme tė mira, kohė tė vėshtira

Ēmimi i naftės ra nė 12 dollar pėr fuēi pėr shkak tė shpėrthimit tė luftės nė Kosovė dhe nė Shqipėri nisi njė rebelim i armatosur dhe tė dy kompanitė u larguan nga vendi. Sot, tė gjitha kėto janė pjesė e historisė. Nafta e papėrpunuar sot ėshtė 70 dollarė pėr fuēi dhe Shqipėria ėshtė njė vend anėtar i NATO-s, nė tė cilin ekonomia po lulėzon.

Zhvillimi i fushave naftėmbajtėse nė Shqipėri tani po lėviz nė drejtimin e duhur. Fusha me rezerva deri nė 820 milion fuēi nafte tani kontrollohet nga Manas Petrolium, e cila mori aprovimin pėr kėrkimin dhe prodhimin e naftės dhjetorin e kaluar.

Manas, tani ka njė hapėsirė prej 3 000 km katrorė nė Shqipėri, por e gjithė kjo ėshtė vetėm maja e ajzbergut. Njė strukturė tjetėr gjigante me rezerva potenciale nafte ėshtė zbuluar tashmė. Gustavson, qė kėshillon Big Oil tė Departamentit tė Shtetit pėr Energjinė dhe IRS-nė, e konsideron tė ardhmen "mrekullisht tė pėrcaktuar dhe virtualisht gati pėr shpime".

Puna e Gustavson tregoi se, mund tė bėhet fjalė pėr njė potencial rezervash prej 2.9 milion fuēi nafte dhe 3 milion metėr kub gaz natyral.


Lindja e njė gjiganti kėrkimi?

Manas Petrolium ėshtė njė produkt i rėnies sė komunizmit dhe i shitjeve tė mėdha qė e pasuan atė. Mbi tė gjitha studimet e pavarura amerikane dhe britanike vlerėsojnė se, Manas tani ka rikuperuar ekuivalentin e rreth 4 miliard fuēive naftė nė kategorinė e burimeve, duke marrė njė total mė shumė se 30 fuēi nga shpėrndarja.

Ndėrsa ajo vazhdon tė zhvillojė kėtė gjigant, Manas ka potencialin tė bėhet njė nga kompanitė e naftės qė rritet mė shpejt nė botė. Sigurisht, qė kjo ndihmon kur je afėr linjės frontale gjatė shitjeve mė tė lira nė histori. Manas Petrolium po shfrytėzon dhe zhvillon fusha gjigante naftėmbajtėse dhe gazmbajtėse nė pesė vende tė ndryshme me njė hapėrirė prej miliona hektarėsh.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=31550
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.10.2009, 16:35   33

Shkrim i cituar Tiranė: Shkarkohen krerėt e IQT-sė dhe tė "Albpetrol"-it


Citim:
Cilėsia e karburanteve, Prifti shkarkon kreun e IQT-sė

Tiranė – Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės Dritan Prifti ka shkarkuar sot drejtorin e Inspektoratit Qendror Teknik, Ilir Kurti, teksa ka hedhur kritika tė ashpra ndaj kėtij institucioni, qė merret me kontrollin e karburantėve nė vend.

Duke kėrkuar reforma tė thella nė kėtė drejtim, Prifti ka lėnė njė afat tre mujor pėr tė ndryshuar gjendjen nė kėtė inspektorat.

“Ka abuzime nė tregun e karburantėve. Situata aktuale ka kosto pė konsumatorėt”, theksoi ministri Prifti. Ai shtoi se cilėsia e karburantėve nė treg ėshtė e dobėt, duke akuzuar subjektet private tė tregtimit tė karburantėve se ambuzojnė me lėndėn djegėse tė makinave.

"Brenda tre muajsh do kontrolloj vetė situatėn dhe nėse do tė shoh qė sikur vetėm njė karburant i vetėm nuk i zbaton rregullat sipas ligjit problemin e kam me ju dhe inspektorėt qė merren me kėtė lloj kontrolli”- paralajmėroi ministri Prifti.

Sipas Priftit, ėshtė absurd fakti qė nė vitin 2008 u vendosėn vetėm 60 gjoba pėr shkelje nga kompanitė nga inspektorėt nė terren, qė sipas tij, janė "peshq tė vegjėl dhe nuk ėshtė gjobitur, asnjė nga kompanitė e mėdha qė kanė shkelur ligjet"

"Ėshtė i patolerueshėm fakti qė ende nga ky Inspektoriat nuk janė mbledhur 27 milionė lekė gjoba", u shpreh Prifti. Nė kėtė drejtim, ai nėnvizoi faktin se ka bashkėpunim ndėrmjet kėtyre dy aktorėve, ndėrsa theksoi se nuk do tė tolerohet tė vazhdojė kjo situatė.

Ministri Prifti tha se nga inspektimet e bėra, rezulton se asnjė nga pikat e karburanteve nė vend nuk ka njė shenjė tė importuesit, ē'ka e konsideroi njė shkelje, nga e cila importuesit vendas kanė pėrfituar. "Nėse pikat e karburantit do t'i kishin vendosur shenjėn e importuesit tė karburantit, vetė kompania nga ėshtė importuar karburanti nuk do tė lejonte prishjen e cilėsisė sė karburantit", deklaroi Ministri Prifti.

Ai kėrkoi qė nė ndryshimet ligjore tė pėrfshihet vendosja e njė numri jeshil nė tė gjitha pikat e tregtimit tė karburanteve, nė mėnyrė qė konsumatori tė ketė mundėsi qė tė ankohet pėr ēdo abuzim. Gjithashtu, ministri Prifti kėrkoi vendosjen e barrikadave qė nė port pėr karburantet pa cilėsi nga inspektorėt,

"Nė METE do tė ngrihet njė strukturė e posaēme, qė do tė kontrollojė tregun e karburantit", deklaroi Prifti, duke shtuar se "do tė shtohen edhe laboratorėt lėvizės nė rrethe pėr bėrjen e analizave pėr tė rritur edhe intensitetin e punės".

Sipas Priftit, mosfunskionimi i tregut tė karburanteve po ndikon dhe nė procesin e integrimit, pasi nuk po zbatohen standardet evropiane, qė i konsideroi si kusht pėr kėtė proces. Ministri Prifti ka emėruar nė kėtė post tė Virgjil Joti

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...alitet&nr=6795

Citim:
Kėshilli Mbikqyrės i Albpetrolit shkarkon drejtorin Gjoni

Tiranė - Drejtori i Albpetrolit, Ylli Gjoni ėshtė shkarkuar nga detyra vetėm njė ditė pas deklaratave tė ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti, se kompania ėshtė nė situatė tė vėshtirė pėr shkak tė keqadministrimit.

Kėshilli Mbikėqyrės i kėsaj kompanie ka zhvilluar dje njė mbledhje nė tė cilėn ėshtė vendosur pėr shkarkimin nga detyra tė Ylli Gjonit, duke e zėvendėsuar atė me Ferdinand Muratin. Shkak i shkarkimit tė Gjonit ka qenė ecuria jo e mirė e kompanisė, ku sipas ministrit Prifti, ajo nuk ka mundėsi pėr tė paguar as punonjėsit.

Krahas kėsaj, gjatė konferencės pėr shtyp tė dy ditėve mė parė, Prifti lajmėroi fillimin e procedurave pėr privatizimin e Albpetrolit, duke e parė si tė vetmen mėnyrė pėr nxjerrjen e saj nga vėshtirėsitė.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...onomia&nr=6835
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2009, 10:04   34
Citim:
Tregtarėt pėrziejnė karburantet

Importuesit e karburanteve kanė mbėshtetur qėndrimin e Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės pėr tė vendosur rregull nė treg, njė qėndrim ky i deklaruar publikisht nga kreu i kėtij dikasteri, Dritan Prifti.

Nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp, Shoqata e Shoqėrive tė Hidrokarbureve deklaron se ka kėrkuar gjatė njė takimi me ministrin Prifti qė tė ndėrhyhet nė mėnyrė ligjore nė treg pėr njė sėrė problemesh tė rėndėsishme qė shqetėsojnė sipėrmarrjet e naftės dhe tė gazit, dhe qė duan ndėrhyrjen e menjėhershme tė diskaterit pėr zgjidhje adekuate dhe institucionale.

“Kryesia e shoqatės ėshtė e inkurajuar nga ndėrhyrjet e ministrit Prifti dhe angazhimi i tij qė organet e mbikėqyrjes sė tregut tė garantojnė cilėsinė pėr konsumatorėt pėrmes sigurisė sė produkteve. Mungesa adekuate e kėsaj mbikėqyrjeje dėmton jo vetėm konsumatorin shqiptar, por mė sė shumti kompanitė lider nė tregun e hidrokarbureve, krijon njė imazh jo real tė sipėrmarrjeve tė tyre, i dėmton ato ekonomikisht dhe financiarisht dhe i hap rrugėn abuzivizmit qė vjen nga tregtarė karburantesh tė pandėrgjegjshėm, detyra e vetme e tė cilėve nė treg duket se ėshtė vetėm pėrzierja e produkteve tė importit ( me standarde tė certifikuara tė cilėsisė) me produktin vendas, qė nuk ėshtė certifikuar tė tregtohet pėr automjete dhe gjeneratorė, sipas vendimeve tė njėpasnjėshme tė qeverisė shqiptare”,- theksohet nė njoftimin pėr shtyp.

Importuesit e karburanteve bėjnė tė ditur se edhe mė herėt, i kanė kėrkuar qeverisė dhe enteve nė vartėsi tė saj, tė ndėrhyjnė nė treg, duke krijuar njė sistem monitorimi efikas pėr tė gjitha kompanitė e licencuara nė kėtė treg, duke filluar qė nga inspektimi nė porte e deri nė rafineri, me qėllim garantimin maksimal tė sigurisė sė tregut dhe domosdoshmėrish edhe tė konsumatorėve shqiptarė.

“SHSHH ėshtė shprehur periodikisht se ka ardhur koha tė rishikohet plotėsisht ligji ‘Pėr hidrokarburet’ dhe se nevojitet rregull i plotė i tregut, sidomos nė ndėrtimin e stacioneve tė shitjes me pakicė tė hidrokarbureve si dhe tė instalimeve bregdetare. Nė kėtė kuadėr ėshtė i nevojshėm rregullimi ligjor nė pėrputhje me rregullat e standardet e Bashkimit Europian, pėrsa i pėrket numrit tė stacioneve tė shitjes me pakicė nė raport me numrin e popullsisė, numrin e stacioneve nė 100 km2, si dhe mjetet motorike”,- theksohet nė njoftim.

Mė tej, grosistėt bėjnė tė ditur, se edhe nė takimin e para pak kohshėm me ministrin Prifti, Shoqata e Shoqėrive tė Hidrokarbureve dhe kryesia e saj ėshtė shprehur e shqetėsuar lidhur me cilėsinė e produkteve hidrokarbure nė treg, duke kėrkuar nė tryezėn e ministrit qė tė pėrcaktohet ligjėrisht standardi i cilėsisė pėr prodhimin vendas, njė organizėm shtetėror tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė nė kontrollin e standardit tė produkteve vendase tė hidrokarbureve, duke e deklaruar kėtė standard dhe tė lėshojė certifikatėn e cilėsisė pėr produktet e prodhuara nė vend, njėlloj si certifikatat e importit tė kėtyre produkteve.

“Shoqata e Shoqėrive tė Hidrokarbureve, duke vlerėsuar edhe njėherė angazhimin e drejtpėrdrejtė tė kreut tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nė respekt tė konsumatorėve tė tregut tė hidrokarbureve dhe nė mbėshtetje tė ligjit ‘Pėr Mbrojtjen e Konsumatorit’ kėrkon nė mėnyrė urgjente qė emėrtesat nė tabelat e stacioneve tė shitjes sė karburanteve tė pėrputhen me logon e kompanisė furnizuese, emėrtimi i produktit tė shitur tė jetė i njėjtė me produktin qė shitet, tė lihet njė afat kohor i negociueshėm pėr heqjen e emėrtimeve abuzive nga tabelat e vendosura nė stacionet e shitjes sė karburanteve dhe tė unifikohen ato sipas emėrtimeve tė bursės sė produkteve”,- njoftojnė importuesit e karburanteve.

Angazhimi i Ministrisė sė Ekonomisė vlerėsohet nga Shoqata e Shoqėrive tė Hidrokarbureve, si njė angazhim ligjor nė drejtimin e duhur, qė rregullon nė mėnyrė pėrfundimtare tregun abuzues tė derisotėm, mbron ligjėrisht konsumatorin dhe i vendos nė pozita tė barabarta dhe konkurrencė tė ndershme shoqėritė e hidrokarbureve.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=10387&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2009, 10:05   35

Shkrim i cituar ShP: 154 shoqėri lėndėsh djegėse


Citim:
Tregu i karburanteve: Funksionojnė 154 kompani

Nė vendin tonė funksionojnė rreth 154 kompani tė tregtimit me shumicė dhe pakicė tė karburanteve, ndėr tė cilat 19 janė nė listėn e kompanive VIP tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve.

Sipas tė dhėnave tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve dhe asaj tė Doganės rezulton se nga viti nė vit, nė Shqipėri janė importuar dhe prodhuar mė shumė sasi nafte, me njė rritje mesatare 5-8 pėr qind.

Sipas tė dhėnave nga Shoqata e Shoqėrive tė hidrokarbureve, tregu i shumicės sė naftės pėr vitin 2008 arriti njė vlerė rekord prej afro 77 miliardė lekėsh, me njė rritje nė vlerė prej rreth 40 pėr qind, nė krahasim me vitin 2007.

Nė total, gjatė vitit tė kaluar, u importuan rreth 550 mijė tonė karburante, me njė rritje 5 pėr qind krahasuar me vitin 2007.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=10387&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2009, 21:05   36
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009
Citim:
Tiranė - Drejtori i Albpetrolit, Ylli Gjoni ėshtė shkarkuar nga detyra vetėm njė ditė pas deklaratave tė ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti, se kompania ėshtė nė situatė tė vėshtirė pėr shkak tė keqadministrimit.
Prapavijė e qartė politike qė vjen si pasojė e ndarjes sė administratės me LSI-nė. Gjithashtu pėrveē Albpetrolit (nė situatė 'vėshtirsie') edhe Agjencia Nacionale e Kontrollit Ajror (ANTA) i ėshtė dorėzuar tė kuqve tė vegjėl. Madje sot ėshtė liruar nga detyra edhe drejtori i pėrgjithshėm. Pritet qė dalė-ngadalė tė pastrohet edhe stafi. Kuptohet jemi pėrherė larg e mė larg njė administrate meritokratike.

p.s Kjo e dhėnė vjen nga burime tė sigurta dhe tė brėndshme
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2009, 11:31   37

Shkrim i cituar Durrės: Manas Petroleum nis kėrkimin pėr naftė


Citim:
Nis kėrkimi pėr naftė nė Durrės

Nėntoka e Durrėsit ėshtė pėrfshirė nė njė nga ekspeditat mė tė ethshme pėr gjetjen e gjurmėve dhe liqeneve naftėmbajtės. Kompania zvicerane Manas Petrolium ka paraqitur njė raport pak kohė mė parė nė Agjensinė Kombėtare tė Burimeve Natyrore lidhur me gjurmėt e regjistruara nė terren.

Nė shtatorin e kėtij viti palėt kanė nėnshtruar marrėveshjen lidhur me finalizimin e financimit tė projektit pėr kėrkime nafte nė disa zona. Kompania Manas Petrolium ka tashmė kontratėn e nėnshkruar pėr ndarjen e prodhimit prej 6 blloqesh.

Fillimisht kishte katėr blloqe naftėmbajtės, tė cilėn mė parė e kishin kompanitė e huaja Shell Oil dhe Corporex. Tė dy kompanitė shpenzuar rreth 25 milionė USD pėr kėrkime e shpime dhe u tėrhoqėn gjatė rrėmujave tė vitit 1997.

Zviceranėt kanė fituar tė drejtėn pėr kėrkime nafte nė zonėn A,B,C,D me njė sipėrfaqe kėrkimi tė pėrgjithshme prej 3 mijė km2. Fillimisht kėtė tė drejtė kėrkimi nafte e kishin dy kompanitė hollandeze Shell Oil dhe Corporex por pas vitit 2008 nė terren ka nisur tė operojė Manas Petrolium.

Zona A dhe zona B gjendet nė hapėsirėn nga Shkodra deri nė Kavajė duke pėrfshirė nė kėtė hartė edhe Gjiun e Lezhės dhe atė tė Durrėsit. Damari tjetėr i kėrkimeve ka nisur nė zonėn nga Tirana deri nė Papėr tė Elbasanit dhe sė bashku me pjesėn tjetėr pėrgjatė bregdetit zė hapėsirėn mė tė konsideruar tė projektit.

Plot 7 milion dollarė ka shpenzuar nė dy vite kompania zvicerane gjatė projekteve kėrkimore. Kompania ndėrkombėtare e kėrkimeve pėr gaz dhe naftė ėshtė e pėrqendruar nė Evropėn Juglindore, Azinė Qendrore dhe nė Amerikėn e Jugut.

Pilotat e sondave tė makinerive tė kompanisė kanė rėnė nė gjurmėt e damarėve tė fuqishėm tė naftės nė nėntokėn e Durrėsit duke e bėrė gjirin shumė premtues pėr tė ardhmen.

Fusha naftėmbajtėse nė vendin tonė sipas studimeve dhe rezultateve tė kėrkimeve nga zviceranėt mėsohet se ka njė kapacitet deri nė 2 miliard fuēi naftė, ndėr mė ta pasurat nė Evropė

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=62698
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2009, 13:45   38
Citim:
Manas now has what it considers Albania's greatest exploration assets as it controls 100% working interest in 6 giant exploration blocks in Albania with a proven oil system.

Work by US engineering firm Gustavson & Associates (They also have done work for America’s IRS, Department of Energy, the World Bank and companies like Conoco and Chevron) concludes the potential reserves exceeds a tremendous 3 billion recoverable barrels.

The prospects include conventional exploration targets involving sub-thrust hydrocarbon accumulations in fractured carbonates. These projects clearly have excellent economics as Gustavson estimates that the cost of production for any deep oil developed from Manas' light oil resource to be a mere $2 per barrel.

In its assessment, Gustavson reported: "The probability of success for a wildcat well in a structural complex area such as this is relatively high (because) it is in a structurally favorable area (and) proven hydrocarbon source and analogous production exists only 20 to 30 kilometers away."

http://www.prweb.com/releases/manas/...web3188944.htm
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2009, 21:51   39
Citim:
Projekti 800 MW nė Porto Romano. Ministria e Ekonomisė po vlerėson ofertat

Shkaku qė vonon fillimin e ndėrtimeve ka tė bėjė me garėn mes dy gjigantėve energjetikė: italianėve tė ENEL dhe konsorciumit gjermano-grek RWE. Tė dyja kompanitė kanė shprehur interes pėr ndėrtimin e termocentralit me kapacitet prodhues 800 megavat.

Zyrtarė nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės thonė pėr "Shqip" se gara mes dy kompanive mund tė pėrzgjidhet nė muajin janar 2010, nė mėnyrė qė t‘i hapet rrugė ndėrtimit, me plan brenda vitit qė vjen.

Kompanitė i kanė dorėzuar projektet duke aplikuar pėr ndėrtimin e TEC-it, kurse specialistėt e ministrisė janė duke vlerėsuar ofertat. Plani i qeverisė pėr fillimin e negociatave konkrete me njėrėn nga kompanitė ėshtė pėr t‘u mbyllur nė fillim tė vitit.

Mendohet qė ndėrtimi i termocentralit do tė kėrkojė katėr vjet, me vlerė investimi mbi 1 miliard euro. Sasia e energjisė qė do tė prodhohet konsiderohet tepėr e lartė, pėrtej nevojave tė vendit tonė, pėr pasojė ėshtė menduar qė gjysma tė mbetet nė Shqipėri dhe diferenca tė eksportohet.

Aktualisht nuk ka ende njė pėrllogaritje tė saktė sesa do tė jetė ēmimi i energjisė qė t‘i shitet palės shqiptare, por ministria mendon se do tė jetė me koston e prodhimit.

Nė total projekti pėr ta kthyer Porto Romanon nė park tė madh energjetik kushton rreth 4 milionė euro. Brenda zonės parashikohet tė ndėrtohet njė rigazifikator, dy termocentrale, depozita karburanti dhe port pėr anijet.

Pėrveē kėsaj parashikohet tė krijohet dhe njė zonė e lirė ekonomike pėr bizneset industriale. Tė gjitha investimet do tė kryhen nga privati, por mė parė qeveria shqiptare duhet tė shpenzojė ca para pėr t‘i kthyer zonės kushtet optimale pėr investim, si rrugė, drita dhe ujė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=76097
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.12.2009, 08:37   40
Citim:
Jepet me koncesion blloku F nė Myzeqe

Kompania "Bankers Petroleum" njoftoi se ka arritur tė marrė miratimin pėr fillimin e punės sė kėrkimit dhe zhvillimit tė bllokut gjeologjik F (pranė Fierit) nga Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore. AKBN nuk ka bėrė njoftim zyrtar nė lidhje me kėtė vendim.

"Aplikimi pėr eksplorim ėshtė pranuar nga agjencia dhe bisedimet pėr Marrėveshjen e Ndarjes sė Prodhimit do tė fillojnė menjėherė me qėllimin qė nė janar tė dorėzojmė aplikimin pėr miratim final nga Qeveria e Shqipėrisė", njoftoi kompania.

Blloku F ndodhet nė vijimėsinė perėndimore tė zonės sė Patos-Marinzės, (burimi mė i rėndėsishėm i naftės nė Shqipėri) dhe ka njė sipėrfaqe prej 740 kilometrash. Tė pėrjashtuara nga zona e koncesionit gjenden tri zona naftėmbajtėse qė aktualisht shfrytėzohen nga "Albpetrol".

Sipas "Bankers", studimet paraprake kanė nxjerrė boshllėqe sizmike qė ka mundėsi tė mbajnė naftė ose gaz natyror.

Pjesa mė e madhe e zonave naftėmbajtėse tė Shqipėrisė janė dhėnė sakaq me koncesion pėr t‘u shfrytėzuar nga kompani tė huaja. Kompania shtetėrore "Albpetrol" ka hequr dorė gradualisht nga njė pjesė e konsiderueshme e puseve tė veta, tė cilat u janė transferuar privatėve pėr rizhvillim dhe rehabilitim.

Vitin e kaluar, prodhimi i naftės nė Shqipėri arriti nė 580 mijė tonė, nga tė cilat vetėm 215 mijė tonė i pėrkisnin shtetėrores "Albpetrol".

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=76987
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:56.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.