Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.12.2009, 09:05   41
Citim:
Pikat e shitjes sė gazit nė Tiranė, tė paligjshme

Tė gjitha pikat qė shesin bombola gazi nė kryeqytet janė tė paligjshme. Kjo pasi ato nuk janė tė pajisur me dokumentacionin qė kėrkon ligji dhe specifikisht, me autorizimin pėrkatės qė lėshohet nga pushteti vendor.

Ky fakt bėhet i ditur nga Inspektorati Qendror Teknik. Ky institucion ka nisur kontrollet nė pikat e shitjes sė gazit, nė kėtė periudhė tė vitit kur konsumi i kėtij burimin alternativ tė energjisė rritet ndjeshėm, si pasojė e pėrdorimit tė tij pėr ngrohje.

Inspektorėt shpjegojnė se problemet nė tregun e gazit janė tė shumta dhe njė prej tyre, ėshtė mospajisja e kėtyre bizneseve me autorizimet qė kėrkon ligji.

“Tė gjitha njėsitė e shitjes nė Tiranė janė pa autorizim pėr tregtimin e bombolave. Kėto autorizime i jep pushteti vendor, i cili pasi shikon vėrtetimin teknik qė lėshon Inspektorati Qendror Teknik, nė bazė tė rregullave tė tyre lėshojnė autorizimet. Te ne nuk janė paraqitur subjekte qė tė marrin vėrtetime qė t’i ēojnė nė bashki“,- shprehet Nevruz Vela, pėrfaqėsues i Inspektoratit Qendror Teknik.

Ai vlerėson si problematike edhe mungesėn e kolaudimit tė njė pjese tė mirė tė bombolave qė shiten dhe mbushen nė pikat e gazit. Pėr kėtė arsye, u bėhet apel qytetarėve qė tė tregojnė kujdes dhe t’i kontrollojnė bombolat pėr tė shmangur ēdo rrezik tė mundshėm.

“Ne bėmė rreth 3 muaj mė parė njė kontroll dhe konstatuam se shumė bombola ishin tė pakolauduara. Nė kėtė drejtim, edhe aktualisht mbetet shumė pėr tė bėrė. Pėr kėtė arsye, qytetarėt duhet tė tregojnė kujdes dhe t’i kontrollojnė bombolat pėrpara se t’i ēojnė nė shtėpi, pasi mund tė kenė edhe rrjedhje gazi. Kujdes duhet treguar edhe pėr tė parė datėn e kolaudimit“,- shpjegon Vela.

Gjatė periudhės sė dimrit, konsumi i gazit nė vendin tonė rritet ndjeshėm, pasi ai pėrdoret si burim alternativ i energjisė pėr ngrohje.

Por gjatė viteve tė fundit aksidentet e shkaktuara nga gazi kanė qenė tė shumta, madje nė disa raste edhe me pasojė vdekjen. Kjo pėr shkak tė mungesės sė sigurisė sė bomblave.

Problem pėr qytetarėt pėrbėjnė edhe vetė pikat e tregtimit tė gazit. Pasi ato janė tė vendosura brenda zonave tė banuara dhe nė shumė raste, edhe nė katet e para tė pallateve, duke u shndėrruar kėshtu nė njė kėrcėnim serioz pėr banorėt.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=11230&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 15:28   42
Citim:
Shkeljet, bllokohen dhjetėra pika gazi dhe bombula

Dhjetėra pika tė tregtimit tė gazit, si pėr automjete, ashtu edhe ato tė tregtimit tė bombulave tė gazit, janė bllokuar nga Inspektorati Qendror i Tiranės. Rreth 80 pika tė tregtimit tė auto-gazit janė bllokuar nga ky inspektorat, pasi kushtet e tregtimit tė gazit kishin shkelje tė rėnda dhe parregullsi.

Po ashtu janė bllokuar dhe bombula gazi, rreth 300, nė disa pika nė Tiranė, pasi kontrolli ka zbuluar se ato pėrbėnin rrezikshmėri pėr qytetarėt, pasi s’kanė qenė tė sigurta.

Inspektorati Qendror i Tiranės, me njė shkresė zyrtare ka informuar dje ministrin Dritan Prifti mbi kontrollin e ushtruar nė subjektet e tregtimit tė karburanteve. Raporti i IQT-sė pranė ministrit ėshtė bėrė pėr inspektimet e bėra gjatė vitit 2009.

Sipas kėtij raporti, qė i ėshtė dorėzuar dje ministrit Prifti, IQT bėn me dije se gjatė njė kontrolli me qėllim respektimin e kushteve dhe normave teknike tė sigurisė, zotėrimin e dokumentacionit ligjor pėr ushtrimin e aktivitetit, plotėsimin e standardeve tė cilėsisė, janė investiguar shkelje apo parregullsi tė ndryshme.

Ky kontroll u ushtrua nė 300 stacione tė tregtimit tė karburanteve pėr automjete, 14 shoqėri tė tregtimit me shumicė tė gazit tė lėngėzuar tė naftės, 12 shoqėri tė tregtimit me shumicė tė karburanteve dhe 26 njėsi tė tregtimit tė bombulave.

Janė kapur shkelje tė tepėrta nė mosrespektimin e kushteve dhe normave teknike tė sigurisė dhe tė standardeve tė cilėsisė sė karburanteve, duke shkaktuar bllokimin e pikave tė shitjes nė 80 auto-gaze, 26 stacione tė tregtimit tė karburanteve, si edhe 105 raste tė trajtuara me masė ndėshkimore pėr gjobė. Gjithashtu janė konfiskuar 350 bombula, bllokuar 26 njėsi tė mbushjes sė bombulave etj.

IQT, - informon z. Prifti, - se nga dt. 21.12.2009 ka filluar riinspektimi i pikave tė bllokuara, duke paralajmėruar subjektet se nė rast thyerje tė bllokimit, do tė propozohet heqja e lejes sė veprimtarisė. Gjithashtu, nėse do tė vėrehen raste tė veēanta ku do tė konstatohen veprimtari tė paligjshme dhe nė rrezik pėr jetėn e komunitetit do tė bėhen kallėzime pėr ndjekje penale.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=25767
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.2.2010, 07:53   43
Citim:
Petromanas Energy completes acquisition of Albania Oil & Gas assets

Petromanas Energy Inc. ("Petromanas" or the "Company") has completed the acquisition from DWM Petroleum AG ("DWM"), a wholly-owned subsidiary of Manas Petroleum Corporation, of all of the issued and outstanding securities of Manas Adriatic GmbH ("Manas Adriatic").

The common shares will commence trading under the name "Petromanas Energy Inc." (symbol PMI.V) on the TSX Venture Exchange on February 25, 2010. Manas Adriatic is the owner of three onshore oil and gas production sharing contracts containing six licenses (the "Licenses") located in Albania.

As consideration for the acquisition, Petromanas has paid DWM $2,000,000 issued 100,000,000 common shares to DWM and reimbursed DWM approximately U.S.$9,500,000 for loans previously made by DWM to Manas Adriatic and its predecessors in title to the Licenses.

Petromanas will issue an additional 150,000,000 common shares to DWM as follows:

1. 100,000,000 common shares on the earlier of June 23, 2011 and the completion of the first well on the Licenses by Manas Adriatic;
2. 25,000,000 common shares upon receipt of a report prepared pursuant to National Instrument 51-101 confirming that the Licenses have 2P reserves of not less than 50,000,000 barrels of oil equivalent ("boe"); and
3. upon Manas Adriatic being in receipt of a report prepared pursuant to National Instrument 51-101 confirming that the Licenses have 2P reserves in excess of 50,000,000 boe, for each 50,000,000 boe over and above the initial 50,000,000 boe, an additional 500,000 common shares will be issued to a maximum of 25,000,000 common shares.

In connection with the completion of the acquisition, the Company changed its name from WWI Resources Ltd. to Petromanas Energy Inc.

Petromanas has also closed a private placement of 100,000,000 units at a price of $0.25 per unit for gross proceeds of $25,000,000.

Each unit consists of one common share and one common share purchase warrant, with each warrant entitling the holder to purchase a further common share at a price of $0.45 per share for a period of 5 years expiring February 23, 2015.

A cash fee of 5% of the funds raised was paid on closing of the private placement. The common shares and warrants are subject to a hold period expiring June 25, 2010.

http://www.resourceinvestor.com/News...as-assets.aspx
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.4.2010, 15:08   44
Citim:
Bankers Petroleum, me koncesion zonėn e Lushnjės dhe Divjakės

Kompania kanadeze Bankers Petroleum e zgjeron hartėn e saj tė koncensionit nė Shqipėri. Territorit tė kėrkimit dhe nxjerrjes sė naftės qė pėrdor kjo kompani pėrvec fushės sė Patos Marinzės i ėshtė shtuar edhe zona e Lushnjės dhe e Divjakės. Marrėveshja pėr dhėnien me koncension tė kesaj zone tė re ėshtė nėnshkruar nė Ministrinė e Ekonomisė mes Ministrit Prifti dhe drejtuesve tė kėsaj kompanie.

"Ėshtė njė marrėveshje pėr mendimin tim nga mė tė rėndėsishmit qė kemi firmosur deri tani. E firmosim me njė kompani e cila ėshtė mbase kompania e huaj nė Shqipėri nė sektorin e naftės dhe gazit qė ka investuar mė shumė se cdo kompani tjetėr nė kėtė sektor", tha Dritan Prifti, ministėr i Ekonomisė.

"Kjo ėshtė njė zonė shumė e rėndėsishme si pėr gazin natyror ashtu edhe pėr naftėn dhe ku ne planifikojmė tė investojmė rreth 14 milion dollarė. Kjo do tė bėjė qė prodhimi ynė ditor i nxjerrjes sė naftės bruto tė kalojė 10 mijė fuci nė ditė", tha Abby Badėi President Bankers Petroleum Albania.

Deri mė tani Bankers ka investuar nė kėrtkim dhe nxjerrje nafte 400 milion dollarė. Kompania zotėron 60 pėr qind tė kėtij tregu dhe qė nga vitet kur ajo ka nisur aktivitetin e deri mė sot sasia e nxjerrjes sė naftės nė vit ėshtė dyfishuar.

http://www.alsat.tv/ekonomi/bankers-...-divjakes.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.5.2010, 05:21   45
Citim:
Berisha: Nafta shqiptare me 6 miliardė fuēi nė ditė

Tiranė, 12 maj 2010 - Investimet nė nxjerrjen dhe pėrpunimin e naftės nė Shqipėri, do tė bėjnė qė brenda vitit tė ardhshėm nafta tė mbulojė nevojat e konsumit nė vend.

Duke folur para investitorėve tė huaj rreth pasurive natyrore qė ka vendi, kryeministri Sali Berisha thotė se pėrveē nxjerrjes sė naftės, njė projekt i rėndėsishėm qė do tė konkretizohet sė shpejti ėshtė gazsjellėsi Trans-Adriatik qė do mundėsojė kalimin e gazit nga Kaspiku nė Europė pėrmes Turqisė, Greqisė dhe Shqipėrisė.

"Nafta shqiptare e zonave tė njohura arrin deri nė 6 miliard fuēi. Vetėm Patos Marinza ka mbi 2 miliardė fuēi. Vitin qė vjen, pritet qė prodhimi i vendit tė plotėsojė plotėsisht nevojat e tij dhe nė vazhdim. Por Shqipėria ka fusha tė tėra tė pa eksploruara siē ėshtė Dumreja, Shqipėria Veriore dhe zona tė tjera tė tėra. Shqipėria nė kėtė fushė, falė pozicionit tė saj gjeografik, pėrbėn vendin mė tė pėrshtatshėm pėr kalimin nė territorin e saj tė gazsjellėsve. Tė gjithė ata qė by pass ojnė Shqipėrinė janė tė "dėnuar" tė bėjnė investime shumė mė tė kushtueshme, sesa po tė kalojnė nė territorin shqiptar. Gazsjellėsi Trans Adriatik ėshtė padyshim gazsjellėsi mė fizibėl dhe unė ju garantoj se do tė jetė mė i shpejti qė do tė ndėrtohet".

http://www.kosova.com/artikulli/61796
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.6.2010, 15:09   46
Citim:
Amerikania “Sky Petroleum” “merr” naftėn e Shqipėrisė

Tiranė – Nė jug tė Shqipėrisė do tė kėrkohet pėr gaz dhe naftė dhe pėr kėtė tashmė ėshtė nėnshkruar marrėveshja. Kėrkimi pėr lėndėt djegėse tejet tė rėndėsishme nė kohėn tonė, i ėshtė besuar kompanisė amerikane "Sky Petroleum".

Investimi i kompanisė Sky Petroleum pėr kėrkimin e naftės dhe tė gazit nė Bllokun 4 dhe 5 dhe nė zonėn e Dumresė ėshtė rreth 7-8 milionė dollarė, ndėrsa parashikimet flasin pėr njė potencial naftė mbajtės deri nė 900 milionė barrela.

Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti, ka sqaruar se kėrkimet do tė bėhen nė disa zona tė vendit. "Sapo kam firmosur njė marrėveshje tė re hidrokarburesh pėr kėrkime nė tre Blloqe tė Shqipėrisė, nė Bllokun 4 dhe 5, si dhe nė bllokun e Dumresė, me kompaninė amerikane "Sky Petroleum", tha Prifti.

"Me zotin Karim Jabanputra kemi marrė angazhimin qė tė kėrkojmė nė blloqet e Jugut tė Shqipėrisė nė bllokun 4 dhe 5, qė pėrfshin Sarandė, Gjirokastėr, Vlorė, deri Tepelenė dhe nė bllokun e zonės Dumresė pėr t’u investuar 7-8 milionė dollarė pėr kėrkimin e naftės dhe tė gazit nė kėtė zonė, e cila ka njė potencial naftė mbajtės deri nė 900 milion barrela, tė paktėn nga parashikimet", tha kreu i METE-s.

Duke besuar tek konfirmimi i shifrave nga kėrkimet, pėrpunimi i tė dhėnave sizmike dy dimensionale, si dhe nga shpimet e reja, qė sipas marrėveshjes do tė bėhen nga kompania amerikane "Sky Petroleum", ministri Prifti u shpreh shumė i kėnaqur, qė kompania ka treguar interes pėr tė kėrkuar nė kėtė zonė tė Shqipėrisė. "Kjo zonė mė parė ka qenė shumė e vėshtirė pėr tė tėrhqeur investitorė pėr tė bėrė investime pėr kėrkime", u shpreh Prifti.

Duke ēmuar kompaninė Sky Petroleum pėr angazhimin e saj pėr tė investuar nė Shqipėri, ministri Prifti bėri tė ditur se me kėtė marrėveshje mbyllet eksplorimi i njė zone shumė tė rėndėsishme tė vendit. Sipas kreut tė Ekonomisė, "me kėtė marrėveshje mbyllet njė zonė shumė e rėndėsishme, qė e mendojmė me potencial tė madh naftėmbajtės dhe gazmbajtės pėr t’u eksploruar plotėsisht dhe deri nė fund, tė paktėn pėr njė hark kohor disa vjeēar, sipas marrėveshjes.

Nė vitin e parė kompania do tė bėjė pėrpunimin e tė dhėnave sizmike dydimensionale, tė cilat janė sot nė arkivat tona, rishikimin dhe pėrpunimin e tyre. Mė pas, nė vitet e tjera ka njė grafikė tė detajuar tė investime dhe kėrkimeve nė kėto zona. "Shpreh kėnaqėsinė dhe falėnderoj pėrfaqėsuesit e kompanisė Sky Petroleum pėr angazhimin qė kanė marrė, bashkė me qeverinė shqiptare, pėr tė investuar pėr kėrkimin e naftės dhe gazit nė kėto zona", theksoi Prifti. Ndėrsa pėrfaqėsuesi i kompanisė Sky Petroleum, Karim Jabanputra vlerėsoi shpejtėsinė dhe lehtėsinė e procesit pėr nėnshkrimit e marrėveshjes me ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

Jabanputra tha se "eksperiencat e mėparshme tė kompanisė kanė treguar qė procese tė tilla kanė qenė shumė tė gjata, ndėrsa nė rastin e marrėveshjes me ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės nė Shqipėri ky proces ka qenė shumė i shpejtė".

Duke shprehur kėnaqėsinė "qė kemi firmosur marrėveshjen sot me ministrinė e Ekonomisė sė Tregtisė dhe Energjetikės", ai vlerėsoi se "hasėm njė proces inteligjent, tė pastėr dhe tė shpejtė. Eksperienca tona tė mėparshme kanė treguar se kėto procese kanė qenė shumė tė gjata, por me ndihmėn e institucioneve dhe tė ministrive procesi ka qenė shumė i shpejtė. Sė shpejti do tė stabilizojmė zyrat tona lokale dhe do tė nisim nga puna pėr eksplorimin e blloqeve tė sipėrcituar". Puna pėr kėto kėrkime do tė nisė brenda tre muajsh, ndėrsa nė fillim tė vitit tjetėr do tė fillojė puna konkrete nė Blloqe"

http://www.gazetastart.com/lajme/Ekonomia/20618/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.7.2010, 17:57   47
Citim:
Shpėrthimi i “Bubullimės” zbulon rezerva tė reja nafte

Kompania “Albpetrol” sh.a, nė bashkėpunim me kompaninė e huaj “Banker’s Petroleum”, ka arritur tė realizojė mbylljen e pusit “Bubullima 14”, qė disa javė mė parė i mori jetėn kryeinxhinierit tė repartit tė Avaro-Shpėtuesve dhe rrezikoi jetėn e disa specialistėve tė tjerė.

Nga studimi qė u bė pėr riparimin e kėsaj avarie u zbulua se nė zonė ka ende rezerva tė naftės qė mund tė shfrytėzohen me anė tė teknologjive tė pėrparuara.

Ferdinand Murati, drejtori i pėrgjithshėm i kompanisė shtetėrore tė nxjerrjes sė naftės, shpjegon se zona e Kallmit i ėshtė nėnshtruar sė fundmi njė studimi tė veēantė. Kjo erdhi si rezultat i avarisė qė ndodhi te “Bubullima 14” dhe tashmė po shihet mundėsia e shfrytėzimit tė nėntokės sė kėsaj zone me metodat e fundit.

Sipas Ferdinand Muratit, i cili bazohet tek rezultati i studimeve tė kryera, konfirmohet se Kallmi do tė jetė objekt i shfrytėzimit horizontal pėr nxjerrjen e “thesarit” tė nėntokės. Deri tani, metoda e pėrdorur nga industria vendase ishte ajo e shpimit vertikal.

Shfrytėzimin e shtresave me metodėn horizontale e kanė futur pėr herė tė parė kompanitė e huaja, edhe pse konsiderohet prej specialistėve vendas si njė metodė shkatėrruese pėr industrinė e naftės.

Por nė kushtet kur shumė prej puseve tė zonės nuk punojnė dhe “Albpetrol” po shton pėrpjekjet pėr tė rritur vlerėn nė treg nė prag tė privatizimit, metoda e shfrytėzimit horizontal po shihet me prioritet.

Pusi “Bubullima 14” ndodhet nė fshatin Kallm, rreth 10 kilometra larg qytetit tė Fierit dhe qė nga viti 1974 ka hyrė nė fondin e puseve tė ndalur. Nė fillim tė muajit maj, ky pus nisi tė ēlirojė nė natyrė gaz dhe mbetje tė tjera nėntokėsore. Kjo vazhdoi pėr disa ditė, ēka bėri qė banorėt e zonės tė shqetėsoheshin.

Ankesa shkoi fillimisht nė komunė dhe kjo e fundit e pėrcolli pranė kompanisė. Sektori pėrkatės pėr defekte tė tilla Avaro-Shpėtuese ndėrhyri menjėherė, por aksioni i specialistėve tė kėtij sektori rezultoi i dėshtuar, pasi nė ndėrhyrje e sipėr kryeinxhinieri humbi jetėn si pasojė e asfiksisė nga gazi.

Pas kėsaj ngjarjeje tė rėndė ka qenė mjaft e vėshtirė ndėrhyrja. Drejtori i kompanisė, Ferdinand Murati shprehet pėr “Shqip” se ēlirimi i gazit nė natyrė nga “Bubullima 14” duhet pranuar se nuk ndodhi vetėm si pasojė e ndryshimit tė natyrshėm tė shtresave, por edhe si pasojė e ndėrhyrjeve tė specialistėve tė huaj tė “Banker’s”.

“Pas ngjarjes sė rėndė nisėm studimin e pusit. Bashkėpunuam me kompaninė e huaj ‘Banker’s’ dhe arritėm qė nė uzinėn mekanike tė mund tė prodhonim materiale speciale qė nevojiteshin pėr mbylljen e kėtij vendburimi. Pas afro dy javėsh ndėrhyrje arritėm qė tė premten tė bėnim mbylljen pėrfundimtare e pusit. Tashmė nuk ka mė ēlirim gazi dhe mbetjesh tė tjera nė natyrė. Pėr kėtė duhen vlerėsuar si specialistėt vendas edhe ata tė huaj, por edhe uzina qė prodhoi pajisjet speciale”, u shpreh pėr “Shqip” Ferdinand Murati.

Drejtori i kompanisė shpjegon se gjatė dy javėve u bėnė manovrime tė ndryshme dhe u trajnuan specialistė vendas pėr raste tė tilla avarie.

http://216.75.13.41/index/ekonomi/bf...5568fd4ed.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.9.2010, 22:57   48
Citim:
Manas, nis projektin e ardhshėm nė Shqipėri

Manas Petroleum deklaroi kėtė javė se dega e saj Petromanas Energy, qė operon edhe nė Shqipėri, zgjodhi javėn e kaluar nė Kalgari tė Kanadasė bordin e drejtorėve tė kėsaj kompanie, me nė krye si drejtor ekzekutiv Glen McNamara-n.

Kompania Petromanas po vazhdon pėrcaktimin e axhendės sė analizės sė eksplorimit dhe punės pėr fillimin e operacioneve tė shpim-kėrkimit pėr vitin 2011.

Ndėrkohė kompania po realizon studimin sizmit tė terrenit, analizėn gjeofizike dhe gjeologjike tė tij, bashkė me planifikimin e shpimeve pėr kėrkim tė naftės dhe gazit.

Programi i planifikuar sizmit mbulon 245 km katrorė sipėrfaqe, me njė kosto prej 15 milionė dollarėsh dhe pritet tė pėrfundojė nė tremujorin e katėrt 2010.

Analiza e eksplorimeve ėshtė nė proces e sipėr, deklaron kompania nėpėrmjet Mark Cooper-it, i zgjedhur kėshilltar madhor pėr eksplorimet dhe drejtues i skuadrės qė operon nė Shqipėri.

Manas Petroleum ėshtė njė kompani ndėrkombėtare nafte dhe gazi, me fokus kryesor eksplorimin dhe zhvillimin nė vendet e Evropės Jug-Lindore, Azinė Qendrore dhe nė Mongoli. Nė Shqipėri, Manas merr pjesė nė njė projekt eksplorimi pėrmes interesave aksionare qė zotėron nė kompaninė Petromanas Energy, njė kompani publike kanadeze.

http://scan-tv.com/welcome/lajmet/ve...-shqiperi.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2010, 03:28   49
Citim:
Rriten me 52 pėr qind tė ardhurat nga prodhimi i naftės nė Shqipėri

Tiranė, 13 shtator - Nė vitin 2009, tė ardhurat nga akcizat e karburanteve nė Shqipėri ishin rreth 21 miliardė e 300 milionė lekė, duke zėnė 65 pėr qind tė totalit, me njė rritje gati 0.7 pėr qind, krahasuar me vitin 2008.

Tė dhėnat publikohen tė detajuara nga Ministria e Financave pėrmes buxhetit faktik, qė pritet tė miratohet kėto ditė nė Parlament. Vihet nė dukje nga ekspertėt e financave, se ka njė ulje tė ardhurash nga karburantet e importuara 6 pėr qind, ose 1.1 miliardė lekė mė pak se 2008-a.

Kjo ulje ka ndikuar pozitivisht pėr tregun vendas, prodhimi i tė cilit ka siguruar pėr buxhetin e shtetit 1.2 miliardė lekė mė shumė tė ardhura, me njė rritje rekord pėr 52 pėr qind.

Karburantet e zhdoganuara pėr periudhėn kanė qenė 428.8 mijė tonė, me njė rėnie 1.8 pėr qind kundrejt njė viti mė parė. Rėnie tė ndjeshme tė zhdoganimit tė karburantit ka pasur nė muajt e fundit tė vitit 2009, duke nisur nga shtatori, krahasuar me periudhat e kaluara.

Sipas Ministrisė sė Financave, rėnia e zhdoganimeve erdhi si pasojė e ndryshimit tė nivelit tė akcizės, e cila nga 75 pėr qind e vlerės, detyrimi, u bė fikse 37 lekė pėr litėr, duke eliminuar efektin e ēmimit mbi tė ardhurat nga kjo taksė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,34176
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2010, 15:44   50
Citim:
Marrėveshje mes ARMO-s dhe Bankers Ltd

Dy kompanitė strategjike nė sektorin e hidrokarbureve, Bankers Petroleum LTD dhe ARMO nėnshkruan njė marrėveshje tė rėndėsishme, qė do tė ēojė nė njė nivel mė tė lartė kėtė sektor tė industrisė. Nė marrėveshje parashikohet shitja e naftės sė nxjerrė nga kompania Bankers, pėr dy rafineritė e naftės sė ARMOs qė gjenden nė Fier dhe nė Ballsh.

Tė pranishėm nė lidhjen e marrėveshjes ishin zoti Abi Badui, President i Bankers Petroleum Ltd, zoti Rezart Taēi President i kompanisė Armo dhe nga Zv/Ministri i jashtėm, Sokol Dervishaj, i cili pėrfaqėsonte qeverinė si pjesė ndėrlidhėse e kėsaj marrėveshjeje.

Aktualisht kompania Bankers prodhon 1700 ton naftė nė ditė dhe ka si synim falė investimeve qė do tė kryejė, tė arrijė nė nė 3 mijė ton nė ditė. Kompania Bankers deri tani ka investuar nė Shqipėri 500 milionė dollarė dhe nė tre vitet e ardhshme, do tė investojė 600 milionė dollarė tė tjera. Marrėveshja e nėnshkruar mes dy kompanive do tė japė efekte pozitive nė tregun e brendshėm tė hidrokarbureve duke plotėsuar kėrkesat gjithnjė nė rritje tė ekonomisė shqiptare.

http://scan-tv.com/welcome/lajmet/ve...nkers-ltd.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.1.2011, 21:16   51
Citim:
Konfindustria: E nevojshme ngritja e Entit Rregullator tė Karburanteve

Tiranė –Konfindustria, nisur nga shenjat e dukshme tė keqfunksionimit tė tregut tė gazit dhe tregut tė karburanteve, ripėrsėriti sot kėrkesėn pėr ndėrtimin dhe fillimin sa mė shpejt tė punės tė Entit Rregullator tė Karburanteve (ERK).

Pėrmes njė deklarate pėr shtyp, Administratori i Pergjithshem i Konfindustrisė, Gjergj Buxhuku shprehet se "ERK duhet tė shėrbejė si vėzhgues dhe rregullator pėr ērregullimet subjektive tė ēmimeve nė tregun strategjik tė karburanteve, pėrfshi edhe tregun e gazit tė lėngshėm, krahasuar me ēmimet e tregjeve ndėrkombėtare dhe pėr shmangien e kostove shtesė pėr bizneset, industrive dhe qytetarėve".

Sipas tij, tregu i karburanteve dhe gazit me njė qarkullim vjetor prej 800-900 milion euro/vit, pėrbėn tregun mė tė madh nė vend, me ndikim tė drejtpėrdrejtė nė gjithė sektorėt e ekonomisė, sidomos industrive dhe ne mirėqenien e qytetarėve.

"Kostot shtesė tė panevojshme tė krijuara nė vazhdimesi nga keqfunksionimi i tregut tė karburanteve ndikojnė nė uljen e fuqisė konkuruese tė prodhimeve vendore ndaj atyre tė huaja duke shtuar problematikėn shqetėsuese nė ekonominė shqiptare, sidomos nė kushtet e pasojave tė krizės globale", thekson Buxhuku.

Konfindustria, nė kushtet kur nuk ka asnjė mjet pėr tė ndėrhyrė drejtpėrdrejt pėr tė rregulluar ērregullimet e tregut strategjik tė karburanteve, kėrkon nga ekzekutivi ngritjen sa mė shpejt tė Entit Rregullator tė Karburanteve.

"Shembuj tė institucioneve tė tilla i gjejmė jo vetėm nė vendet e zhvilluara tė BE dhe botės, por edhe nė vende tė rajonit tone", pėrfundon njoftimi pėr shtyp i Administratorit tė Pėrgjithshėm. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Ekonomia/31244/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2011, 14:51   52
Citim:
Kontrolli i naftės tė jepet me koncesion

Pas kėrkesave tė vazhdueshme nga ana e Shoqatės sė Hidrokarbureve, Kryeministri ka pranuar qė Inspektorati Qendror Teknik tė kalojė nė duart e privatit.

Nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė, Berisha tha se kishte biseduar me ministrin e Ekonomisė, i cili kishte rėnė dakord qė Inspektorati Teknik, i cili ka tė bėjė me kontrollin e cilėsisė, para sė gjithash, tė karburanteve, por

edhe tė teknikaliteteve tė tjera, t’i jepet pėr menaxhim njė kompanie tė huaj. “Problemi i karburanteve ka njė rėndėsi tė shumėfishtė pėr ne. Edhe kėtu, para sė gjithash, ėshtė lufta kundėr korrupsionit dhe kontrabandės, sepse paralel me kėtė shėrbim qė do t’i dorėzohet sektorit privat, po kontraktohet njė kompani tjetėr qė do tė bėjė shėnjimin e naftės”, tha Kryeministri.

Duke e dhėnė me koncesion, Inspektorati, sipas Berishės, do ta ketė shumė mė tė lehtė kontrollin ndaj shoqėrive. Sipas kreut tė qeverisė, nafta e shėnjuar do tė jetė nafta qė pėrmbush tė gjithė parametrat e tregut.

http://www.gazeta-shqip.com/ekonomi/...8d2fecb92.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2011, 09:51   53
Citim:
Ministria e Ekonomisė u heq licencėn 4 shoqėrive tė naftės

Pas paralajmėrimeve tė shumta, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės vendosi dje heqjen e licencės pėr 4 shoqėri tė tregtimit tė karburanteve dhe pezullimin e veprimtarisė me 30 ditė pėr 7 shoqėri tė tjera, pasi aktiviteti ekonomik i tyre nuk zhvillohej nė pėrputhje me ligjin nė fuqi.

Vendimi i ministrisė pėr heqjen e licencės erdhi pas inspektimeve mė tė fundit qė janė bėrė nga Inspektorati Qendror Teknik dhe pas urdhrit tė ministrit tė METE-s, Nasip Naēo, pėr verifikimin e shqetėsimeve qė kishin ardhur nė adresė tė METE pėr tregtimin e naftės bruto jashtė destinacionit ligjor dhe teknik tė pėrdorimit tė saj.

Mėsohet se IQT realizoi 430 inspektime, prej tė cilave 8 janė shoqėruar me akte ndalimi pėr shkelje flagrante tė kushteve teknike tė sigurisė. “Nė tė gjitha kėto inspektime janė plotėsuar akte kontrolli dhe akte inspektimi, duke pėrcaktuar detyra me afate pėr vendosjen e instalimeve sipas kėrkesave teknike tė sigurisė dhe njėkohėsisht duke paralajmėruar subjektet se pėr mosplotėsimin e detyrave do tė vendosen gjoba sipas kėrkesave ligjore”, sqaruan dje burime zyrtare tė ministrisė.

IQT ka ushtruar kontrolle nė disa nga shoqėritė e tregtimit me shumicė tė naftės dhe nėnprodukteve tė saj dhe pas kėtyre kontrolleve kanė ardhur propozimet pėrkatėse nė drejtim tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, e cila vendosi sot pėr heqjen e licencės pėr 4 shoqėri dhe pėr pezullimin e veprimtarisė pėr 7 shoqėri tė tregtimit me shumicė.

Vetėm pak javė mė parė, pas disa shqetėsimeve qė kishin ardhur pranė METE nė lidhje me tregtimin e naftės bruto jashtė destinacionit ligjor dhe teknik pėr pėrdorimin e saj, ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Nasip Naēo, urdhėroi ngritjen e menjėhershme tė grupit tė punės, pėr verifikimin e tė gjitha shoqėrive tė tregtimit tė naftės dhe nėnprodukteve tė saj.

Tregu i hidrokarbureve nė vend ėshtė pėrfshirė nga akuza tė forta pėr shkelje tė ligjit, me pasoja tė rėnda jo vetėm pėr arkėn e shtetit, por edhe pėr shėndetin e njeriut. Mėsohet se tregu shqiptar ėshtė furnizuar me tonelata tė shumta nafte jashtė standardi, dhe ku shoqėri tė ndryshme kanė fituar miliona euro nė kurriz tė shėndetit tė konsumatorėve.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...4617242ff.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2011, 02:57   54
Citim:
Nis kėrkimi masiv pėr naftė nė kufijtė e Shqipėrisė

Greqia ngre kompaninė shtetėrore tė kėrkimeve qė do tė kėrkojė edhe nė zonat nė afėrsi tė Shqipėrisė, ku ka indice pėr naftė. Nėse gjendet ar i zi, do tė pėrfitojė edhe Shqipėria

Greqia do tė nisė brenda pranverės njė kėrkim masiv pėr naftė nė zonat e saj bregdetare, ku ka indice pėr ekzistencėn e arit tė zi. Sipas medieve greke, brenda kėtij muaji, qeveria greke do tė krijojė njė kompani tė re shtetėrore, e cila do tė merret me kėrkimin e naftės nė zonat detare dhe tokėsore, ku ka indice, nga studime paraprake se ka rezerva tė mėdha nafte.

Mediat greke deklarojnė se ndėr kėto zona do tė fillojė kėrkimi masiv i naftės edhe nė bregdetin jonian, pikėrisht nė zonėn pėrreth Korfuzit dhe nė kufirin detar ndėrmjet Italisė dhe Greqisė. Duke qenė se ky kėrkim pėrkon me kufijtė territorial tė Shqipėrisė dhe Greqisė, nėse aty gjendet naftė atėherė sipas specialistėve ėshtė e sigurt se do tė gjenden rezerva edhe nė pjesėn shqiptare.

Pėr mė tepėr, organizata e re shtetėrore e vendit fqinj, qė do tė funksionojė nė formėn e njė shoqėrie aksionere me kapital tėrėsisht shtetėror, do tė nisė kėrkimet edhe nė zonat tokėsore, ku ka indice paraprake pėr ekzistencėn e naftės. Mediat greke piketojnė si zona tė mundshme kėrkimore edhe disa pjesė kufitare me Shqipėrinė, si zona e Prespės, qė ndan Shqipėrinė, Greqinė dhe Maqedoninė.

Edhe nė kėtė rast, gjetja e rezervave tė naftės nė zonat kufitare me Shqipėrinė sjell probabilitet tė lartė qė rezerva tė tilla tė pasura tė ketė edhe nė pjesėn shqiptare tė kufirit. Nė tė njėjtėn kohė, sipas medieve tė vendit fqinj, do tė nis kėrkimi edhe nė disa zona tė tjera bregdetare, kryesisht nė kufirin mes Greqisė dhe Turqisė, si edhe nė detin Mesdhe poshtė ishullit tė Kretės.

Zonat kufitare me Shqipėrinė pėrputhen me ato zona tė publikuara vetėm njė ditė mė parė nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės. Pėrpara dy ditėsh, Ministria e Ekonomisė ka publikuar zonat nė gjithė Shqipėrinė se ku mund tė gjendet naftė. Ministria e Ekonomisė, duke bėrė publikimin, fton investitorėt e huaj tė sjellin kapitalin e tyre dhe ta investojnė pėr nxjerrjen e naftės. Zonat qė janė publikuar nė kėto harta, qė ne po paraqesim, janė

Zona tė Shqipėrisė, qė ofrohen pėr investime te huaja, ku mendohet se mund tė bėhen shpime e kėrkime nafte e gazi, si nė tokė ashtu edhe nė det. Materialin e ka publikuar Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikes, nėpėrmjet Agjencisė Kombėtare tė Burimeve Natyrore (AKBN). Nė harta tregohet cilat janė zonat ku mund tė bėhen kėrkime, tė cilat, siē vihet re, janė jo vetėm nė tokė, por edhe nė det, tė shtrira nė zonat perėndimore tė vendit, verilindore, lindore, jug tė vendit.

http://www.standard.al/http://www.st...ale/18470.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.6.2011, 10:20   55
Citim:
Greqia njofton njė program pėr kėrkime nafte e gazi nė detin Jon

Sipas burimeve tė shtypit grek, qė i referohen zyrtarėve tė Ministrisė greke tė Mjedisit dhe Energjisė, ky program pritet tė pėrfshijė vitin e ardhshėm angazhimin e Kompanive Ndėrkombėtare nė kėrkimet nė kėtė zonė detare.

Kėrkimet, sipas njėrės prej gazetave kryesore greke “To vima”, bazohen nė parimin e "vijės sė mesit, apo distancės sė baraz-larguar nė mes tė tė gjitha territoreve tė vendeve tė interesuara pėr tė vendosur kufijtė e zonės detare tė Detit Jon.

Burimet e shtypit grek pohojnė se Qeveria greke nuk do tė marrė pjesė nė shpenzimet pėr studimet sizmike. Sipas gazetės “To Vima “ qeveria greke synon tė nxjerrė nė pah struktura gjeologjike dhe burimet e mundshme tė naftės, pėr tė nisur nė vitin 2012 njė seri dhėniesh me konēesione nė fusha tė caktuara detare.

Hapat vijnė pas njė serie reformash nė privatizime dhe konēesione qė Qeveria e Jorgo Papandreut ka ndėrmarrė kohėt e fundit pėr tė zbutur efektet e krizės sė rėndė ekonomike qė ka mbėrthyer vendin.

Ndėrkaq Greqia dhe Shqipėria nuk kanė arritur ende tė finalizojnė njė marrėveshje pėr kufijtė detarė mes tė dy vendeve. Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė rrėzoi ne prill te vitit 2010 njė marrėveshje qė Ministrat respektivė tė Punėve tė Jashtme, tė tė dy vendeve firmosėn fundin e Prillit tė vitit 2009 ne Tirane.

Marrėveshja e titulluar: “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse, tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare” kishte pasur ndėr tė tjera , sipas Gjykatės Kushtetuese , mangėsi tė theksura nė pėrmbajtjen e saj dhe binte ndesh me disa nene ne Kushtetutėn shqiptare.

http://www.voanews.com/albanian/news...123667589.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.7.2011, 06:59   56
Citim:
Jaka: Kemi ēmimet mė tė larta tė karburanteve, tė ndėrhyjė qeveria

Tiranė, 11 korrik, NOA – Nė paken e re fiskale qė po diskutohet nė Kuvend, pėrfaqėsuesit e biznesit shqiptarė kanė kėrkuar uljen e cimeve tė karburanteve.

Kreu i Dhomės sė Tregtisė, Nikolin Jaka tha gjatė mbledhjes sė sotme qė po zhvillohet nė komisionin e Ekonomisė pėr paketėn fiskale, se Shqipėria ėshtė vendi qė ka ēmimet mė tė larta nė rajon pėr karburantet. Ai solli shembullin e vendeve fqinje dhe theksoi se ēmimet e karburanteve ndikojnė direkt nė zhvillimin e biznesit.

“Ēmimi i naftės ka arritur nė 1.4 euro pėr litėr. Nuk e di se kė vend konkurrojmė, se dhe Italia dhe Greqia i kanė shumė mė tė ulėt. Ndėrsa edhe vende si Nigeria i e kanė ēmimi me 0.4 cent”, tha Jaka.

Ndaj Jakės, ka reaguar zėvendėsministri i Financave Alfred Rrushaj, i cili ka bėrė dhe prezantimin e paketės para deputetėve. Rrushaj ka theksuar se ēmimet e naftės janė rritur nė gjithė rajonin dhe jo vetėm nė Shqipėri.

http://www.noa.al/2011/07/jaka-kemi-...rhyje-qeveria/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2011, 21:51   57
Citim:
“Albpetrol”, pritet t’i shkurtojė rreth 3 mijė vende tė punės

Niveli i papunėsisė nė Shqipėri pritet tė rritet me 2 pėr qind nė muajin shtator, duke e ēuar nivelin e pėrgjithshėm nė rreth 15 pėr qind.

Ky ėshtė thjesht efekti i parė statistikor qė shkaktohet pėrmes largimit nga puna tė rreth 3 mijė naftėtarėve nė muajt gusht-shtator 2011.

Tė tjera efekte negative, kėsaj here ekonomike, do tė zhvlerėsojnė jetesėn e tė paktėn 12 mijė personave qė banojnė kryesisht nė qarqet Fier dhe Vlorė.

Kushtet e vėshtira ekonomiko-financiare tė kompanisė shtetėrore tė naftės “Albpetrol” kanė detyruar autoritetet mė tė larta qeverisėse tė marrin vendimin pėr shkurtimin e vendeve tė punės.

Plani ėshtė hartuar me kohė, por zbatimi ishte i vėshtirė, pėr shkak tė zgjedhjeve lokale. Kėshtu, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės e kishte shtyrė dy herė zbatimin e reformės, por gjendja dramatike e ish-kolosit tė naftės i detyron qė tė pėrshpejtojnė marrjen e masave.

http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=129311
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.8.2011, 09:30   58
Citim:
Organi Shtetėror i Autorizuar: Koncensionari i Porto Romanos tė realizojė aktivitetin e njė porti tė hapur ndėrkombėtar

Organi Shtetėror i Autorizuar, qė pėrbėhet nga tre ministri: ministria e Ekonomisė, ministria e Transporteve dhe ministria e Mjedisit, ka dalė me njė vendim pėrfundimar pėr marrėveshjen e Koncensionet me Shoqėrinė Porto-Romano.

Nė bazė tė kėtij vendimi, i cili ėshtė firmosuar nga drejtuesit e tre ministrive, shoqėria koncesionare Porto-Romano duhet tė garantojė shkarkimin e tė gjitha shoqėrive tė tjera qė disponojnė depozita gazi tė lėngshėm.

Gjithashtu, sipas kėtij vendimi, shoqėria koncesionare duhet tė veprojė nė pėrputhje me standardet e Autoritetit tė Kunkurrencės, duke garantuar njė treg tė hapur dhe konkurrues nė aktvitetin e transportit dhe tregtimit tė naftės.

Njė vendim i tillė hyn nė fuqi menjėherė. Shqetėsimet nė kėtė port, erdhėn pasi koncesionari i Porto-Romanos nuk lejonte shkarkimin e anijeve qė kishin depozita gazi.

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/8470
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.9.2011, 20:15   59
Citim:
Zgjerohet harta pėr nxjerrjen e naftės, parashikohet ēpimi i 3 puseve nė 2012-n

Potenciali i burimeve natyrore nė Shqipėri tėrheq gjithmonė e mė shumė interesin e investitorėve tė huaj.

Kompania kanadeze e nxjerrjes sė naftės “Petro Manas”, nė bashkėpunim edhe me Agjensia Kombetare te Burimeve Natyrore, kanė forcuar bashkėpunimin pėr zgjerimin e hartės sė shpėrndarjes sė puseve nė veri dhe lindje tė vendit.

Programi pėr vitin e ardhshėm, nga shoqėria kanadeze synon njė revolucionarizim tė konceptit tė vendburimeve naftėmbajtėse nė vend duke e bėrė Shqipėrinė njė vend akoma dhe mė atraktiv pėr investimet.

Kėshtu, Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore dhe kompania kanadeze “Petro Manas” miratuan programin e punės pėr vitin e ardhshėm, 2012.

Nė bazė tė kėtij programi parashikohet ēpimi i tre puseve nga ana e kėsaj kompanie me qėllim nxjerrjen e naftės.

Pas njė studimi nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė, mendohet se kėto tre pika mund tė jenė burim i mėtejshėm i nxjerrjes sė naftės duke zgjeruar nė kėtė mėnyrė hartėn e shpėrndarjes sė puseve naftė-nxjerrėse.

Nė takimin e zhvilluar mes Agjensisė Kombėtare tė Burimeve Natyrore, Drejtori Ekzekutiv i kėsaj agjensie, Besjan Pesha vlerėsoi punėn e kompanisė “Petro Manas”.

Pesha theksoi se “Puna e Petro Manas mund tė revolucionarizojė konceptin e vendburimeve naftėmbajtėse nė vend duke e bėrė Shqipėrinė njė vend akoma dhe mė atraktiv pėr investimet nė kėtė fushė, njėkohėsisht duke zgjeruar hartėn e vendndodhjes sė puseve tė naftės nė zonat veriore por edhe lindore tė vendit”.

Ndėrsa pėrfaqėsuesi i kompanisė “Petro Manas” nė kėtė takim, Malfor Nuri vuri nė dukje e madje vlerėsoi sė tepėrmi bashkėpunimin e ngushtė me Agjensinė Kombėtare tė Burimeve Natyrore dhe ndihmėn qė kjo e fundit ka dhėnė pėr tė lehtėsuar punėn e kėsaj kompanie nė Shqipėri.

Nė bazė tė studimit tė kompanisė ėshtė pėrcaktuar qartė vendndodhja e tre puseve ku synohet tė nxirret naftė. Programi i punės parashikon ēpimin e njė pusi tė ri nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės, njė tjetėr nė afėrsi tė Elbasanit dhe pusi i tretė mendohet tė hapet nė afėrsi tė Beratit.

Takimet kėshillimore mes Agjencisė Kombėtare tė Burimeve Natyrore dhe kompanisė Petro Manas janė tė pėrvitshme dhe kanė pėr synim tė zgjerojnė mė tej hartėn e nxjerrjes sė naftės nė Shqipėri.

AKBN ėshtė Agjensia Kombėtare e Burimeve Natyrore e cila promovon, shqyrton dhe monitoron tė gjitha projektet dhe investimet nė shfrytėzimin e burimeve natyrore.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=19306
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.10.2011, 19:04   60
Citim:
Zbulohen vendburime tė reja nafte nė Shqipėri

Harta e vendburimeve aktuale tė naftės do tė zgjerohet me tre pika tė tjera, nė veri dhe nė lindje tė vendit. Drejtori i Agjencisė Kombėtare tė Burimeve Natyrore, Besjan Pesha, tha pėr RTV SCAN se, do tė hapen tre puse tė reja nafte nė zonėn e Shkodrės dhe tė Beratit.

Pesha thotė se, rezultatet e kėrkimit janė pozitive dhe se pas njė muaji do tė fillojė puna pėr shpimin e puseve tė reja nga kompania koncesionare. Pesha tha se, rezultate pozitive janė marrė dhe nga kėrkimet nė detin Jon e Adriatik.

Gjithashtu, nga kėrkimet e bėra deri tani, mendohet se edhe nė Alpe mund tė ketė njė zonė me vendburime nafte, duke e zgjeruar mė tej hartėn e vendit, gjė qė shpjegon dhe interesin nė rritje pėr investime tė huaja nė kėtė sektor.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-shqiperi.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:57.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.