Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.10.2011, 22:22   61
Citim:
Vdekja nė minierė, RISHM-i pezullon 10 ditė kompaninė

RISHM-i ka urdhėruar kompaninė “Albanian Chrom” qė tė pezullojė punėn nė minierėn e Bulqizės pėr 10 ditė, duke lėnė njė varg detyrash pėr drejtuesit e ACR-sė. Ky vendim vjen pas kontrollit tė ushtruar nė nivelet e poshtme tė minierės dhe ku konstatohet se pėrqindja e gazit hidrogjen ėshtė ende e lartė dhe se ėshtė e pamundur tė punohet.

Ky pezullim vjen pas njė pezullimi tjetėr qė Ministria e Ekonomisė kishte urdhėruar mė 10 gusht 2011, urdhėr ky qė nuk u zbatua nga drejtoria e ndėrmarrjes, por nisi puna pa matur mirė sasinė e gazit nė galeri. Vetėm njė ditė mė parė drejtuesit e Repartit tė Shpėtim-Minierave morėn masa ndaj ACR-sė, duke e gjobitur atė me shumėn prej 500 mijė lekėsh, pėr “Pėr neglizhencė tė rregullave tė sigurimit teknik nė minierėn e Bulqizės”.

Grupi i punės qė po merret me hetimin e ēėshtjes pėr shpėrthimin e tė martės sė kaluar ka marrė nė pyetje dhe personat e plagosur nė spital, nė Tiranė pėr tė siguruar sa mė shumė dėshmi nė lidhje me momentin fatal, kur njė minator humbi jetėn.

Megjithatė, edhe dje minatorėt e Bulqizės e tė afėrmit e atyre qė u vranė dhe plagosėn nga shpėrthimi, janė shprehur se nuk janė dakord me konkluzionet e RISHM-it pėr shkaqet e shpėrthimit nė nivelin 16-tė, qė e cilėsoi gabim njerėzor. Nė familjen e Naim Shytit, minatorit tė vrarė tė martėn e javės sė kaluar, vijojnė vizitat e shumta tė tė afėrmve tė tij. Ata zbatojnė ritet mortore tė krahinės dhe grumbullohen pėr ta kujtuar tė ndjerin.

Bashkėshortja dhe vėllezėrit e Shytit nuk pranojnė tė prononcohen pėr mediat, por tė afėrm tė familjes shprehen se RISHM-i gaboi kur publikoi si shkaqe tė shpėrthimit cigaret.

“Tė gjithė minatorėt pinė duhan, madje edhe nėn tokė. RISHM-i e ka ditur mjaft mirė kėtė fakt. Nėse kjo strukturė pranė METE-s do tė kishte pasur mirėsinė tė mbronte jetėn e minatorėve, duhet tė kishte urdhėruar minatorėt tė mos ndiznin cigare nė galeri”, tha njėri nga kushėrinjtė e minatorit Shyti.

Po sipas kėtij burimi, RISHM-i prej kohėsh mbron me tė padrejtė ACR-nė, njė firmė kjo qė ka krijuar njė mal me probleme nė minierėn e Bulqizė. Sipas familjarėve tė Naim Shytit, prokuroria e Dibrės nuk duhet tė ndikohet nga raporti i RISHM-it, por tė grumbullojė prova e fakte rreth shpėrthimit, pasi mendohet se pas shpėrthimit dokumentacioni ėshtė grumbulluar me vonesė dhe u ėshtė dhėnė koha e nevojshme drejtuesve tė ACR tė manipulojnė dokumentet.


Xibri: “Gabimi njerėzor” tė hetohet penalisht


Ka reaguar ashpėr kreu i sindikatės sė pavarur tė minatorėve pėr konkluzionet e RISHM-it. “Kjo ėshtė thjesht njė maskaradė nga ana e RISHM-it. Tė arrijė vetė RISHM-i nė kėtė konkluzion, kjo ėshtė disa herė mė e rėndė sesa po qe se kėtė pėrfundim do ta kish arritur njė trupė gjyqtarėsh”, u shpreh Fiqiri Xibri.

Ai deklaron se aksidentet me humbje jete tė tė tretėve pėr gabime tė drejtuesve tė mjeteve trajtohen penalisht, sepse ēdo gabim njerėzor qė sjell pasojė humbje jetė njerėzore, ėshtė faj.

“Po kėshtu pėr aksidentet nė punė. Nė bazė tė Kodit Penal, neni 289, paragrafi i dytė, dėnohet me jo mė pak se 5 vjet burgim, pasi ky “gabim njerėzor” solli vdekjen e njė minatori dhe plagosjen e dhjetė tė tjerėve.

http://www.panorama.com.al/kronike/v...dite-kompanine
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2011, 21:14   62
Citim:
AKBN gjobit 67 subjekte minerare

Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore vendosi masa administrative pėr 67 subjekte minerare. Grupi i punės ka shqyrtuar dokumentacionin qė kėto subjekte kanė paraqitur pranė AKBN-sė dhe ka konstatuar shkelje qė lidhen me moszbatimin e ligjit minerar.

64 subjekte nuk kanė paraqitur planin vjetor tė punės dhe informacionin vjetor financiar, dy subjekte u ka mbaruar afati i lejes minerare dhe nuk kanė paraqitur asnjė dokumentacion. Ndėrsa pėr njė tjetėr subjekt ėshtė propozuar revokimi i lejes minerare sepse qė nga marrja e lejes minerare nuk ka paraqitur asnjė lloj dokumentacioni.

“AKBN-ja bėn me dije se subjektet e gjobitura, pasi tė vihen nė dijeni tė kėtij njoftimi duhet tė fillojnė procedurat pėr tė paguar detyrimet dhe tė merren masa nė mėnyrė qė veprimtaria minerare e tyre tė jetė nė pėrputhje me plotėsimin e detyrimeve dhe kėrkesave ligjore nė fuqi. AKBN bėn me dije se subjektet do tė jenė nė vėzhgim dhe objekt i kontrolleve tė vazhdueshme. Nėse ky institucion vėren se do tė vazhdojė mosrespektimi i detyrimeve ligjore atėherė masat qė do tė merren ėshtė propozimi i revokimit tė lejes minerare”, - thekson njoftimi.

AKBN promovon, shqyrton dhe monitoron tė gjitha projektet dhe investimet nė shfrytėzimin e burimeve natyrore tė Shqipėrisė.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72728
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.11.2011, 17:24   63
Citim:
Shqipėria nis eksportin e mineraleve drejt Kinės

Shqipėria ka nisur zyrtarisht eksportet e mineraleve tė saj drejt porteve dhe tregjeve tė Kinės. Njė anije e tonazhit tė madh, “Bibi M”, ėshtė ankoruar mėngjesin e sė premtes nė kalatėn 11 nė Portin e Durrėsit.

Burimet zyrtare nga Autoriteti Portual Durrės bėjnė me dije se anija me flamur turk do tė ngarkojė 46 mijė tonė mineral hekuri me destinacion Kinėn. Kushtėzuar nga thellėsia e basenit, gjysma e ngarkesės do tė kryhet nė kalatėn 11 dhe pjesa tjetėr do tė realizohet nė radėn e Portit tė Durrėsit, me ndihmėn e dy federave.

Pėrpunimi i anijes do tė jetė i ngjashėm me atė tė ngarkimit tė anijes “Vela” I realizuar nė 3 Tetor 2011. Pjesa e parė e ngarkesės prej 24.0 mijė ton do tė pėrpunohet nė kalatėn 11, ku dhe thellėsia e basenit ėshtė mė e madhe (11 metra). Kjo ngarkesės pritet tė pėrfundojė brenda 48 orėve nga ora e nisjes. Procesi i ngarkimit pritet tė nisė nė orėt e pasdites tė sė martės, vona tė ditės sė djeshme.

Nė ditėt nė vijim do tė vijojė procesi “Douuble Banking” (ngarkimi i dyfishtė), duke realizuar ngarkimin e anijes nė radė me anė tė dy federave 10-mijėtonėshe.

Ndėrkohė burimeve nga Drejtoria te Shėrbimeve Operacionale, pranė portit tė Durrėsit deklaruan dje pėr “standard” se “gjithė procesi “Double Banking” do tė zgjasė 7-8 ditė, procesi do tė menaxhohet me sukses nė bashkėpunim tė plotė nėpėrmjet portit tė Durrėsit agjensisė detare “Gala” dhe kompanisė stevedore “ASC”, qė ka marrė pėrsipėr organizimin e operacionit portual, ēka pėrbėn njė fazė tė re zhvillimi”.

Realizimi i kėtij procesi ėshtė njė arritje shumė e madhe pėr Portin e Durrėsit dhe pėr eksportet nėpėrmjet tij, pasi jemi nė fazėn e realizimit tė objektivave pėr tė pėrpunuar anijet e tonazheve tė mėdha nė portin e Durrėsit duke arritur nė kėtė mėnyrė “Ekonomi Scale”.

Realizimi me sukses i kėtij procesi rrit pozicionin konkurrues tė portit tė Durrėsit nė rajon dhe e ve Autoritetin Portual pėrballė realizimit tė sfidave tė reja qė kanė lidhje me rritjen e kapaciteteve pėrpunuese si dhe zbatimin e projektit tė thellimit tė basenit dhe kanalit hyrės tė tij.

Pėrfitim tė ndėrsjellė ka dhe blerėsi, pasi transporti i njė sasi kaq tė madhe ndryshon ēmimin pėr njėsi tė produktit duke e ulur nė mėnyrė tė ndjeshme koston e transportit pėr njėsi.

http://www.standard.al/index.php/gen...in%C3%ABs.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.11.2011, 20:13   64
Citim:
Minieralizimi i arit nė Shqipėri

“Perspektiva Gjazuj”, identifikohen nėntė ndarje mbi strukturat e arit tė mineralizuar

Rishikimi gjeologjik ka arritur nė pėrfundimin se shpimi nė raundin e parė ka identifikuar tė paktėn nėntė ndarje mbi strukturat e arit te mineralizuar brenda njė sipėrfaqe prej vetėm 400 metra nė tė ashtuquajturėn “Perspektiva Gjazuj”.

Tė gjitha ndarjet e mineralizuara janė tė hapura nė tė gjitha drejtimet dhe do tė kėrkojė shpime tė mėtejshme pėr tu pėrcaktuar plotėsisht.

Shkėmbinjtė ndarės janė pjesė e njė rajoni vullkanik.

Rezultatet e shpimit sugjerojnė se prania e diabaz-it mund tė jetė e rėndėsishme si njė mikpritės pėr mineralizimin mė tė rėndėsishme tė arit.

Ndarja e depozitave tė arit tė cilat gjenden ne Gjazuj janė ndarje tė zakonshme tė cilat ndodhin neper sekuenca vullkanike nė rrugėt e quajtura “gurėgjelbėr”.

Stili i mineralizimit sugjeron se ndarjet e arit mund tė vazhdojnė duke ofruar potencial tė shkėlqyer te tonazhit.

Duke komentuar rishikimin e rezultateve te shpimit presidenti i “Golden Touch Rescues”, Ken tha se "modeli gjeologjik i interpretuar nga raundi i parė i shpimit ėshtė shumė inkurajues.

Kjo nėnkupton se kemi tė bėjmė me njė numėr tė konsiderueshėm te shpimeve dhe se ky ėshtė njė tipar i njohur ne sekuencat e zonave vullkanike “Green Stone” ēka shton dhe potencialin ne zonėn e projektit. "

Raundi i parė i shpimit pėrfshin 26 vrima. Rezultatet e 18 vrimave te para kanė qenė raportuar nė njoftimet e mėparshme. Kėto vrima janė projektuar pėr tė verifikuar mineralizimin e arit tė vendosur fillimisht nga shpimet nė vitet 1980.

Perspektiva Gjazuj ėshtė vetėm njė nga gjashtė zonat e arit nė tokė qė janė identifikuar nė kuadėr tė Projektit “Rubik Gold Area”, mbi njė distancė prej shtatė kilometra nė zonėn gurėjeshil.

Duke pasur parasysh modelin gjeologjik zhvilluar pėr Gjazuj, anomalitė e arit mund te reflektojnė ose dalin pranė sipėrfaqes.

Prandaj kėto anomali janė objektiva tė rėndėsishėm per shpimin nė mėnyrė qė tė rritet shkalla e potencialit pėr Projektin Rubik Gold .

Si rezultat, kompania ėshtė duke planifikuar njė hetim mė tė plotė tė pesė anomalive ne sipėrfaqe tė tjera ari.

Robert Murdoch, Kryetari i “Golden Touch” (Prekjes se Arte ), njė anėtar i Institutit Australasian te Minierave dhe Metalurgjisė po ashtu njė person i kualifikuar, ėshtė pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen teknike dhe informacioneve.

http://www.abcnews.al//lajme/ekonomi/5/11863
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.12.2011, 20:35   65
Citim:
Pasuritė nėntokėsore tė Shqipėrisė

Tiranė – Ministria e Ekonomisė ka bėrė sot publike pasuritė minerare tė Shqipėrisė.

Ky projekt ėshtė pėrmbledhje e materialit arkivor tė Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar, ku pasqyrohet harta e mineraleve tė dobishme nė Shqipėri qė nga viti 1971, harta metalogjenike tė vitit 1989, tė dhėnat tė reja nė kėrkim-zbulimin e mineraleve, si dhe nė disa modele tė hartave mineraleve tė dobishme tė shteteve tė ndryshme si Italia, Greqia, Ēekia, Sllovenia, Japonia, etj.

Sipas shifrave tė bėra publike nga kreu i METE-s, Nasip Naēo, Shqipėria ka rezerva: 437 milionė ton naftė;
rreth 13 miliardė metėr kub gaz; rreth 800 milionė ton qymyr; rreth 57 milionė kromite; 69 milionė ton baker; rreth 300 milionė ton hekur-nikel; rreth 230 milionė ton nikl silikat; rreth 133 milion ton titano-magnetik; rreth 13 milionė ton bokside; mbi 500 milionė ton kripė guri; mbi 108 milionė ton olivinite; mbi 108 milionė ton dolomite dhe rreth 54 milionė ton fosforite.

“Kjo punė kėrkimore zbuluese ka bėrė qė industria minerare nė kėto vite tė realizojė prodhimin e mbi 50 milionė ton naftė, rreth 10 miliardė metėr kub gaz dhe rreth 38 milionė ton qymyr, mbi 25 milionė ton mineral kromiti, mbi 21 milionė ton mineral bakri, rreth 56 milionė ton hekur-nikel dhe dhjetėra milionė ton minerale industriale, materiale ndėrtimi, etj”, sqaroi ministri Naēo.

Sipas tė dhėnave, gjithashtu nė Shqipėri pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime tė mineraleve tė ngurta nga tė cilat: rreth 293 vendburime kromi, mbi 108 vendburime bakri, mbi 21 vendburime hekur-nikel, mbi 45 vendburime qymyrguri, etj. /S.Ll/Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Ekonomia/46059/

Citim:
BURIMET MINERARE SIPAS METE


TĖ ZBULUARA

437 milionė tonė naftė
13 miliardė metra kub gaz
800 milionė tonė qymyr
57 milionė tonė kromite
69 milionė tonė bakėr
300 milionė tonė hekur-nikel
230 milionė tonė nikel-silikat
133 milionė tonė titano-magnetik
13 milionė tonė bokside
500 milionė tonė kripė guri
108 milionė tonė olivinite
108 milionė tonė dolomite
54 milionė tonė fosforite


JANĖ PRODHUAR

50 milionė tonė naftė
10 miliardė metra kub gaz
38 milionė tonė qymyr
25 milionė tonė mineral kromiti
21 milionė tonė mineral bakri
56 milionė tonė hekur-nikel


VENDBURIME NĖ HARTĖ

15 vendburime nafte
6 vendburime gazi
500 vendburime tė mineraleve tė ngurta, nga tė cilat:
293 vendburime kromi
108 vendburime bakri
21 vendburime hekur-nikel
45 vendburime qymyrguri

http://www.panorama.com.al/ekonomi/z...te-e-nentokes/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.12.2011, 17:12   66
Citim:
Kosova bėhet me Strategjinė minerare 2012-2025

Prishtinė, 16 dhjetor – Strategjia minerare tė Republikės sė Kosovės pėr periudhėn 2012-2025, tė enjten, ka marrė bekimin e Komisionit pėr Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturė, Tregti dhe Industri. Kjo strategji pritet tė diskutohet nė mbledhjen plenare tė Kuvendit tė Kosovės. Anėtarėt e Komisionit kanė thėnė se vėrejtjet dhe rekomandimet e tyre do t’i japin nė mbledhjen plenare. Nė mbledhjen e komisionit ka marrė pjesė edhe ministri i Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, dhe drejtori i KPMM-sė, Ahmet Tmava. Ministri Beqaj gjatė mbledhjes ka thėnė se strategjia ėshtė e bazuar nė Ligjin pėr miniera dhe minerale. Ajo, sipas tij, ėshtė nė harmoni me politikat qeveritare, ndėrsa qėllimi parėsor i saj ėshtė zhvillimi ekonomik i vendit.

Nė hartimin e kėsaj strategjie, tha nė vijim ministri, kanė marrė pjesė ekspertė tė fushave pėrkatėse, menaxhmenti i kombinatit metalurgjik “Trepēa” dhe pėrfaqėsues tė KPMM-sė. Duke kėrkuar nga Komisioni qė kjo strategji tė procedohet nė Kuvend pėr shqyrtim mė tė gjerė nga ana e deputetėve, ministri Beqaj po ashtu tha se Strategjia minerare e Republikės sė Kosovės 2012-2025, ka paraparė qė ajo tė rishikohet nė ēdo tre vjet, varėsisht nga rrethanat ekonomike qė mund tė krijohen, ndėrkaq, nga ana e tyre u pajtuan qė strategjia tė pėrkrahet dhe tė procedohet tutje pėr nė mbledhje plenare, me ē’rast do tė paraqesin vėrejtjet dhe rekomandimet e tyre.

Anėtarja e komisionit, Myzejne Selmani, ka thėnė se janė bėrė vetėm disa ndryshime nė strategji, krahasuar me atė tė kaluarėn, ndėrsa nė esencė ėshtė e njėjta strategji.

Ajo ka thėnė se herėn e kaluar kjo strategji ishte kthyer mbrapsht pasi nuk kanė qenė tė definuara kompetencat, sepse nė fuqi nė atė kohė kanė qenė rregulloret e UNMIK-ut. Gjithashtu, edhe ēėshtja e Trepēės ka qenė e padefinuar. Nė fund tė vitit tė kaluar, kjo strategji ishte kthyer mbrapsht nga pėrbėrja e komisionit qė buronte nga legjislatura e kaluar. Atė kohė kishe shumė kritika se kthimi i kėsaj strategjie nė Qeveri ėshtė bėrė mbi bazėn e presionit.

http://www.kohaditore.com/?page=1,3,80887
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.12.2011, 22:37   67
Citim:
Trepēa pėrmbyll vitin me bilanc pozitiv

Mitrovicė, 28 dhjetor 2011 - Ndėrmarrja Trepēa edhe kėtė vit po e pėrmbyll me arritje nė gjithė sektorėt e punės dhe tė prodhimit. Nga minierat e saj, gjatė kėtij viti janė prodhuar 165.000 tonė xehe. Krahasuar me vitin e kaluar prodhimi ėshtė rritur pėr 20% mė shumė. Po kėshtu, janė eksportuar 10.000 tonė koncentrat plumbi dhe zinku dhe rreth 180.000 tonė mbetje industriale. Nga shitja e kėtyre produkteve, janė realizuar mbi 10 milion euro tė hyra, theksohet nė njė komunikatė.

Investimet kapitale janė realizuar 96%, ndėrkaq subvencionet janė realizuar nė masėn 100%.

Nga kalkulimet paraprake edhe kėtė vit ndėrmarrja Trepēa e pėrmbyll me afarizėm pozitiv, ndėrkohė qė raporti pėrfundimtar i afarizmit tė ndėrmarrjes, pėrgatitet pas mbylljes sė vitit fiskal dhe do tė bėhet publik.

Po ashtu gjatė kėtij viti janė pranuar 240 punėtorė tė rinj nė Trepēė, prej tyre 200 vetė janė pranuar pėr punė nė miniera, tė cilėt paraprakisht janė pėrgatitur nė kurse trajnimi. Ndėrkaq, kandidatėt tjerė janė sistemuar kryesisht nė sigurinė fizike dhe njėsitė tjera tė ndėrmarrjes.

Janė kryer edhe shumė punė pėrgatitore nė miniera, ku janė tė gatshme shumė punishte pėr shfrytėzim. Po ashtu, ėshtė investuar nė teknologji dhe pajisje tė reja pėr miniera, tė cilat do ta rrisin efektivitetin e nxjerrjes sė xehes.

Gjatė kėtij viti pagat e punonjėsve tė Trepēės, janė ngritur pėr 8%.

Kompletimi i legjislacionit gjatė kėtij viti, ka ndikuar pozitivisht nė shumė aspekte, sidomos, aspekti juridik i definimit tė statusit juridik tė Trepēės.

Gjatė kėtij viti, ndėrmarrja Trepēa ka fituar dy ēmime nė nivel vendi pėr rezultatet e arritura: "Eksportuesi i Vitit 2011" pėr korporatat, tė cilėn ia ndau Agjencia pėr Promovimin e Investimeve tė Kosovės (APIK), nė bashkėpunim me Shoqatėn Kosovare tė Eksportit (SHKE) dhe nga UNDP ka marrė ēmimin kryesor pėr zbutjen e varfėrisė nė Kosovė.

Pėr vitin e ardhshėm, ndėrmarrja Trepēa ka hartuar projekte kapitale, tė cilat do t'i realizojė nga tė hyrat vetjake.

Nė Kishnicė, fabrika e pasurimit tė mineraleve do tė pajiset komplet me teknologji tė re, ndėrkaq, pas realizimit tė kėtij projekti, njė i ngjashėm parashikohet tė bėhet edhe nė Tunelin e Parė.

http://www.kosova.com/artikulli/78123
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2012, 16:09   68
Citim:
Rivitalizim apo privatizim?

Gjiganti metalurgjik “Trepēa”qė gjendet nė Mitrovicė, ėshtė njė ndėr subjektet mė tė rėndėsishme komerciale nė Kosovė, dhe rrjedhimisht ėshtė ndėrmarrja shoqėrore mė e madhe dhe mė komplekse nė mandatin e Agjencisė Kosovare tė Privatizimit.

Nė fund tė vitit tė kaluar, kjo ndėrmarrje ka kaluar nėn administrim tė Agjiencisė Kosovare tė Privatizimit, nė bazė tė ligjit pėr Riorganizimin dhe Likuidimin e Ndėrmarrjeve tė Caktuara dhe Pasurisė, ku bėn pjesė edhe Trepēa, duke u larguar nė kėtė mėnyrė nga menaxhimi i rregulloreve tė vjetra tė UNMIK-ut.

Arta Gosalci, zėdhėnėse nė Agjencinė Kosovare tė Privatizimit, thotė se rregullorja e UNMIK-ut, nuk ka plotėsuar kushtet minimale pėr njė riorganizim tė mirėfilltė dhe pėr kėtė arsye, sipas saj, ka qenė e domosdoshme qė kjo rregullore tė zėvendėsohet me Ligjin e ri, qė do tė sigurojė qė riorganizimi i Trepēės tė menaxhohet dhe kontrollohet nga AKP-ja.

“Pėrmes kėtij ligji, qė ka hyrė nė fuqi me datė 26 tetor 2011, Agjencia do tė ketė kompetenca pėr tė angazhuar shėrbimet e ekspertėve ndėrkombėtarė pėr miniera dhe josolvencė pėr tė dizajnuar planin e riorganizimit qė do tė jetė mė i pėrshtatshmi pėr kėtė ndėrmarrje komplekse, sė bashku me ekspertėt e specializuar ligjorė pėr t’i trajtuar ankesat”, thotė Gosalci.

Kombinati “Trepēa”, si gjigant ekonomik kosovar me asete dhe degė tė ndryshme tė shpėrndara nė rajone tė ndryshme, jo vetėm nė Republikėn e Kosovės, por edhe jashtė saj, ka qenė njė prej ndėrmarrjeve mė tė mėdha tė ish-Jugosllavisė nė vitet ‘80, me mbi 20 mijė punėtorė.

Sidoqoftė, njohės tė kėsaj fushe konsiderojnė se Trepēa mė nuk mund tė rikthehet nė gjendjen e viteve ‘80.

Pėr kėtė arsye, Blerim Rexha, ish-zėvendėsministėr i Energjisė dhe Minierave, vlerėson se asestet jofitimprurėse tė kėsaj kompanie duhet tė privatizohen, nė mėnyrė qė Trepēa t’u pėrshtatet kushteve tė reja tė tregjeve rajonale.

“Sipas mendimit tim, ajo duhet tė rivitalizohet, asetet mė fitimprurėse tė ndalen dhe asetet jofitimprurėse tė shiten dhe tė largohen dhe t’i kemi asetet fitimprurėse me qėllim qė pėrpunimi i metaleve tė mbetet nė Kosovė”, vlerėson Rexha.

Por, udhėheqės tė kėtij kompleksi, thonė se situatės ekonomike nė vend i nevojitet rivitalizimi dhe jo privatizimi i kompleksit metalurgjik “Trepēa”.

Ferat Shala, menaxher nė kėtė kombinat, thotė se ligji i miratuar vitin e kaluar pėr riorganizimin e ndėrmarrjeve tė caktuara, ku bėn pjesė edhe “Trepēa”, i hap rrugė dhe perspektivė legale kėtij kompleksi pėr riorganizim dhe rivitalizimin e tij.

“Mendimi i gjithė ekipit tim ėshtė qė Trepēa, tash pėr tash, pėr ekonominė e vendit, ka nevojė tė rivitalizohet, rifunksionalizohet me tė gjitha kapacitet e saj minerale dhe metalurgjike. ‘Trepēa’ do tė jetė kontribuuesi mė i madh pėr ekonominė e Kosovės, pėr zbutjen e papunėsisė sė madhe nė vend, pėr tė hyrat e mėdha financiare nga eksporti i metaleve tė ēmueshme dhe metaleve me ngjyra qė mund t’i japė ‘Trepēa’ nė perspektivė, dhe praktikisht do tė ishte subvencionues i mirė buxhetit”, shprehet Shala.

Ky gjigant metalurgjik tash numėron rreth 1500 punėtorė shqiptarė, kurse 1000 punėtorė tė tjerė janė tė komunitetit serb dhe punojnė nė sektorėt e kėsaj ndėrmarrjeje, qė gjenden nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

http://www.botasot.info/def.php?category=23&id=151445
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2012, 21:01   69
Citim:
Deputetė tė PS letėr Berishės: Ministri Naco po shkel ligjin

TIRANĖ- Njė grup deputetėsh tė Partisė Socialiste i kanė adresuar kryeministrit Berisha shqetėsimin e tyre pėr mosmarrjen e njė pėrgjigje nga ana e ministrit tė Ekonomisė Nasip Naco lidhur me njė letėr tė tyre, dėrguar mė 19 dhjetori tė vitit tė kaluar pėr gjendjen alaramante nė minierėn e Bulqizės.

“Pasurimi i paligjshėm me mineralin dhe mungesa e cdo mbikqyrje shtetėrore nė Bulqizė i ka lėnė vendin luftės sė bandave kriminale dhe kartelit mafioz tė shfrytėzimit tė minerarit”-thuhet nė letrėn e deputetėve drejtuar kryeministrit.

Pėr Partinė Socialiste “vdekjet e njėpasnjėshme tė minatorėve, por dhe lufta pėr territore minerali, e bandave tė armatosura, janė kėmbanė alarmi qė nuk duhen toleruar me injorim qeveritar dhe pėrfitime tė paligjshme qė blejnė heshtje dhe nėnshtrim ministrash”,- thuhet nė letrėn e ligjvėnėsve socialistė.

Deputetėt e cilėsojnė shkelje flagrante tė ligjit faktin qė ende qeveria dhe mė konkretisht ministri i Ekonomisė, Nasip Naco nuk ka denjuar ti japė njė pėrgjigje pyetjeve tė formuluara nė kėrkesėn dorėzuar atij nė dhjetor tė vitit tė kaluar.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2012, 20:57   70
Citim:
Rreth 40 mln $ investime nė miniera gjatė kėtij viti

Tiranė - Vitin e fundit buxheti i shtetit pėrfitoi rreth 10 milionė USD nga renta minerare, njė taksė e paguar nga bizneset qė shfrytėzojnė me leje minerare pasuritė minerare tė nėntokės, ndėrsa biznesi privat ka rritur interesin pėr pėrpunimin nė vend tė tyre.

Me paktėn e re ligjore pėr sektorin minerar, tė miratuar vjet bashkė me hartėn e re dixhitale tė burimeve minerare, pėr herė tė parė u realizuan procedurat konkuruese tė hapura pėr dhėnien e licencave minerare. Sipas tij, numėrohen 143 procedura tė tilla tė realizuara me kėtė paketė ligjore gjatė vitit 2011.

"Reforma nė sektorin minerar synon jo vetėm rritjen e prodhimit minerar dhe eksporteve, por sidomos nxitjen e industrisė pėrpunuese me investime tė reja nė fabrikat e koncentrimit dhe pasurimit dhe rritjen e punėsimit nė zonat mė pak tė zhvilluara", thotė drejtori i Minierave nė Ministrinė e Ekonomisė, Sokol Mati. Pėr vitin 2012, sipas planeve tė zhvillimit, biznesi privat do tė investojė mbi 40 milionė dollarė, thotė Mati.

Sipas tij, "pėrpunimi i mineraleve shėnoi trend pozitiv gjatė vitit 2011 pėr industrinė minerare, pasi kapacitetet pėrpunuese tė mineralit tė bakrit u rritėn 170%, tė kromit 120% dhe gurėve dekorativė 70%". Nė fund tė vitit qė shkoi, prodhimi i pėrgjithshėm minerar arriti nė 8.2 milionė ton produkte minerare, me njė rritje prej 32% mė shumė se nė vitin 2010, ndėrsa tė ardhurat e shtetit u dyfishuan. "Vetėm nga renta minerare tė ardhurat u llogaritėn nė 9.8 milionė usd ose 2.5 herė mė shumė se sa nė vitin 2010", tha Mati.

Nga viti 1994 kur nisi tė zbatohet Ligji Minerar dhe deri sot, ministria e Ekonomisė ka dhėnė 829 Leje Minerare, 346 pėr gurė gėlqerore, 273 nė mineral kromi, 12 mineral bakri, 42 pėr argjila, 45 leje minerare pėr kuarc dhe rėra silicore, 47 pėr shfrytėzim hekur-nikel dhe nikel-silikat, 87 pėr minerale tė tjera si qymyre, rėra bituminoze, magnezite, etj.

Treguesit e prodhimit vjetor tė minerareve kanė hėnuar rritje tė ndjeshme nė dy vitet e fundit. Ndėrsa nė fund tė vitit 2011 prodhimi minerar arriti nė 8.2 milionė tonė, nė 2010-tėn u prodhuan 5.9 milion ton, nga 2.27 milionė ton minerare qė u prodhuan nė 2005. Nga 1800 tė punėsuar nė sektorin minerar nė vitin 2005, vjet ky numėr u rrit nė 7200 punonjės. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Ekonomia/48567/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.2.2012, 21:48   71
Citim:
Tė gjithė sytė kah Trepēa

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mė 10 shkurt do tė bėjė dorėzimin dhe hapjen e ofertave pėr angazhimin e autoritetit tė likuidimit, e qė pritet qė pėr 4 vjet tė pėrmbyllet procesi i likuidimit, gjė qė sipas ligjit tė kaluar do bėhej pėr 35 vite. Gjithashtu, pritet tė fillojė studimi i fizibilitetit tė Trepēės, nė mėnyrė qė t’i caktohet vlera e saktė si dhe tė fillojė pėrgatitja pėr riorganizimin dhe rivitalizimin e saj.

Kėto janė vetėm disa nga temat dhe objektivat qė janė shpalosur tė mėrkurėn pas njė takimi nė mes tė pėrfaqėsuesve tė AKP-sė dhe atyre tė Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK).

Gjithashtu nė takim ėshtė biseduar pėr formėn e involvimit tė bashkėpunimit tė sektorit privat nė procese, e sidomos nė atė pėr likuidimin e ndėrmarrjeve shoqėrore.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gėrxhaliu ka pohuar se tashmė ka filluar njė qasje shumė mė serioze ndaj Trepēės dhe se pritet tė bėhet riorganizmi dhe rivitalizimi i saj.

“Vet fakti se Trepēa ka potenciale natyrore, vet fakti qė mund tė ketė njė rėndėsi edhe sociale, edhe ekonomike e edhe strategjike, i ka shtyrė stafin qė tė punohet nė forcimin e partneritetit me donatorė nga jashtė siē janė palėt nga Gjermania qė mė nė fund tė hyhet nė njė pėrgatitje tė riaktivizimit apo rivitalizimit tė Trepēės, tė hartohet njė strategji ose tė kryhet njė studim i fizibilitetit, dhe me siguri pas pėrfundimit tė kėtij studimi tė fizibiliteti do tė dihet fare mirė se cila ėshtė vlera reale e aseteve dhe do tė vendoset ēfarėdo tjetėr do tė thotė forma e qasjes sė Trepēės nė tė ardhmen”, ka thėnė ai.

AKP-ja tashmė nė bazė tė legjislacionit ėshtė administratori i vetėm i Trepēės, dhe duke se kanė filluar tė merren seriozisht me kėtė punė.

I pari i AKP-sė, Shkėlqen Lluka ka pohuar se marrėveshjet qė kanė tė bėjnė me Trepēėn tashme veē kanė filluar.

“Dje kemi konfirmuar nėnshkrimin e marrėveshjes me Ministrinė e Financave tė Gjermanisė pėr asistencė teknike qė do tė ofrojnė nė lidhje me ofrimin e ekspertėve tė tyre pėr tė kryer njė studim, se ēfarė ekspert na duhen pėr tė ardhmen pėr tė kryer studimin e fizibilitetit, dhe edhe njė punė qė shpresojmė tė bėjmė ėshtė edhe plani pėr riorganizimin dhe rivitalizimin e Trepēės. Pėr herė tė parė do dimė saktėsisht se cilat janė kėrkesat kreditore pėr Trepēėn, kush janė pretendues tė kėtyre kėrkesave, kreditore dhe pronėsore, pra do bėjmė fizibilitetin e saj dhe do dimė vlerėn e saktė qė ka Trepēa. Qeveria mund tė jetė njėri ndėr kreditorėt kryesorė tė saj, qė deri mė tani nė tė ka investuar deri nė 100 milion euro”, ka thėnė Lluka.

Sipas bisedave qė janė zhvilluar mes tė dyja palėve, pritet qė nėse do bėhej fizibiliteti i Trepēės do tė fuqizohej mundėsia qė tė hyhet nė njė privatizim tė pjesshėm, ku ata mendojnė se asetet dominonte do tė mbeten nė pronėsi tė shtetit tė Kosovės.

Sa i pėrket procesit tė likuidimit AKP-ja planifikon qė mė 10 shkurt tė shpallė kompaninė fituese pėr pėrmbylljen e procesit tė likuidimit.

“AKP-ja me datėn 10 shkurt do tė bėjė dorėzimin dhe hapjen e ofertave pėr angazhimin e autoritetit tė likuidimit, qė ėshtė proces pėr tė cilin Agjencia ka shprehė shqetėsimet e veta edhe nė tė kaluarėn dhe me tė cilin nuk ėshtė mburrur, proces qė ka stagnuar apo nuk ka lėvizur fare. Ne parashohim qė brenda njė periudhe 4 vjeēare i tėrė procesi i likuidimit tė pėrmbyllet, ku nė bazė tė disa pėrllogaritjeve tė ligjit tė kaluar dhe trendėve tė vazhdimit tė likuidimit tė atyre ndėrmarrjeve do tė duheshin 35 vjet dhe shpenzimi i 200 milion eurove”, ka thėnė ai.

Ndryshe pas takimit tė tė dyja palėve, OEK-ja dukej tė ketė fituar besim tė madh nė punėn e AKP-sė, dhe nuk e ka konsideruar aspak tė vonė bashkėpunimin e tyre nė kėtė proces./Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,142248
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.2.2012, 21:09   72
Citim:
Trepēa rrit pagat e punėtorėve

Mitrovicė, 8 shkurt 2012 - Nga janari i kėtij viti, punėtorėt e Trepēės do t'i marrin pagat me rritje prej 5 pėr qind.

Ecuritė pozitive tė afarizmit tė ndėrmarrjes Trepēa nė kėta tre vjetėt e fundit dhe pėrmbyllja e vitit tė kaluar me bilanc pozitiv, i ka dhėnė mundėsi menaxhmentit tė kėsaj ndėrmarrje, qė edhe kėtė vit, t'i rrisė pagat e punėtorėve.

Me rritjen e fundit, ndėrmarrja Trepēa, ndan vetėm pėr paga pėr ēdo muaj, pėr punonjėsit e vet 730,492.77 euro. Ndėrkaq, qė gjatė vitit tė kaluar ndante ēdo muaj 689,051.28 euro. Thėnė ndryshe, i bie qė gjatė kėtij viti, Trepēa pėr 1510 punėtorėt e vet, do tė harxhoj rreth 500.000 euro mė tepėr se sa vitin e kaluar.

http://www.kosova.com/artikulli/79433
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2012, 21:52   73
Citim:
Bulqizė, policia bllokon 15 ton krom i mbledhur nė mėnyrė tė paligjshme

BULQIZE-Komisariati i Policisė sė Bulqizės ka bllokuar rreth 15 ton krom tė mbledhur nė mėnyrė tė paligjshme. Sipas policisė kamionėt me krom u bllokuan nė ambientet e njė kompanie private, nė afėrsi tė Galerisė 41.

Tė njėjtat burime thonė se kromi ėshtė grumbulluar nė mėnyrė tė paligjshme nga disa punonjės nė llogari tė 2 biznesmenėve.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.5.2012, 17:11   74
Citim:
“Trepēa” fiton mbi 10 milionė nga kontrata me zviceranėt

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	f1_27trepca-jpg1338100958.jpg
Shikimet:	245
Madhėsia:	179,1 KB
NNJ:	3826

Prishtinė, 27 maj - Milionat qė do t’i fitojė nga shitja e koncentratit menaxhmenti aktual i kombinatit “Trepēa”, pretendon t’i fusė nė investime kapitale. Nga shitja e pesė mijė tonėve koncentrat tė plumbit dhe zinkut, kjo ndėrmarrje shoqėrore me status tė veēantė pritet tė pėrfitojė mbi 10 milionė euro, shkruan sot Koha Ditore.

Pėr njė ton koncentrat minerar tė plumbit, kompania qė ka fituar tenderin pėr blerje, “Glencore International”, do t’i paguajė 2639 dollarė amerikanė. Kthyer nė euro, i bie qė njė ton i lėndės sė parė minerare tė plumbit tė shitet me ēmimin prej 2100 eurosh. E pėr koncentratin e zinkut, kontrata parasheh ēmim mė tė ulėt. Njė ton koncentrat minerar i kėtij metali do tė shitet pėr 615 dollarė amerikanė, ose 591 euro.

Kontrata e re me kompaninė zvicerane ėshtė firmosur mė 16 maj. Tė njėjtės kompani i pati skaduar kontrata e blerjes sė xeheve nga “Trepēa” nė ditėn e fundit tė vitit 2011.

http://koha.net/?page=1,3,101025
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2012, 21:10   75
Citim:
Lufta kundėr mafies sė kromit, Shemsi Prenēi fiton betejėn ligjore

Emri:  7em8qw3r.jpg
Shikimet: 642
Madhėsia:  8,5 KB Duket se njė dritė jeshile ėshtė hapur nė favor tė ish-drejtorit tė Policisė sė Qarkut Dibėr, Shemsi Prenēi, ku si trofe mban betejėn qė zhvilloi nė Prokurorinė e Pėrgjithshme kundėr trafikut tė kromit.Kėmbana e alarmit e cila dha sinjalin nė datėn 25 prill 2012  me dorėheqjen e tij, duket se me rrugėn ligjore ka pėrēarė ēdo padrejtėsi. Prokuroria e Pėrgjithshme i ka dhėnė atij dhe policisė qė drejton shenjėn e aprovimit, nė lidhje pėr veprimet procedurale tė kryera nė pėrpjekje pėr tė ndalur trafikun e kromit nga minera e Bulqizės.

Ka qėnė Prokurori Sokol Stojani, i cili ka nxjerrė njė vendim, nė tė cilin shfuqizohet vendimi i Prokurorisė sė Dibrės dhe Matit, pėr vlerėsimin e masės sė sekuestros. Sipas Prokurorit rezulton se nga studimi nė tėrėsi i akteve tė materialit kallėzues, vendimi i vleftėsimit tė sekuestros ėshtė i pabazuar dhe duhet tė shfuqizohet.

Ky vendim hedh poshtė pretendimin e prokurorit tė Burrelit dhe Peshkopisė se sekuestrimi nga policia i makinave tė kromit ėshtė bėrė nė kundėrshtim me ligjin. Prokuroria e Pėrgjithshme thotė se sekuestrimi ėshtė bėrė nė pėrputhje me nenin 300 tė Kodit tė procedurės penale, pasi policia gjyqėsore, e vėnė pėrballė faktit tė njė ngarkese thuajse dyfish i asaj tė raportuar nė fatura dhe nė kushtet kur kjo ngarkesė kishte destinacion Portin e Durrėsit, nuk mund tė kryejė veprime tė mėtejshme, nėse nuk e sekesutron.E duke qėndruar nė tė njėjtėn linjė, prokurori Stojani vendosi shfuqizimin e vendimit tė prokurorit tė Dibrės, Hysni Vata, qė ka marrė njė vendim pėr vleftėsimin e sekuestros, vendosur nga policia qė drejtohej nga Prenēi. Muaj mė parė, Premēi e lidhi dorėheqjen e tij me luftėn nga mafia e kromit.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ike&Itemid=466
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.1.2013, 21:28   76
Citim:
Austriakėt shesin tek shqiptarėt “minierėn” e Bulqizės

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	spot6412-8765-austriaket_shesin_tek_shqiptaret_miniere.jpg
Shikimet:	181
Madhėsia:	30,5 KB
NNJ:	4173Tiranė – Austriakėt dorėzohen nė shfrytėzimin e minierave tė kromit. Kompania `Albanian Chrome`, me pėrbėrje austriakėt `DCM DECOmetal GmbH` dhe ` DCM Beteilinungs GmbH`, qė ka aktivitet konēensionar nė shfrytėzimin e kromit, ka vendosur shitjen e aksioneve tė tij tek grupi shqiptar `Balfin`.

Grupi qė blen ėshtė tėrėsisht shqiptar dhe drejtohet nga biznesmeni i njohur Zamir Mane. Autoriteti i Konkurrencės bėn me dije se mė 17 Janar ėshtė marrė njoftimi i transaksionit tė realizuar me "Marrėveshjen pėr blerjen dhe shitjen e Abanian Chrome Sh.p.k". Kjo marrėveshje ėshtė nėnshkruar mes palėve "Balfin Sh.p.k" nė cilėsinė e blerėsit dhe "DCM DECOmetal GmbH" dhe " DCM Beteilinungs GmbH" nė cilėsinė e shitėsve dhe ka si objekt, pėrftimin e kontrollit tė shoqėrisė "Albanian Chrome" Sh.p.k nga shoqėria "Balfin" Sh.p.k pėrmes transferimit tė 100% tė kuotave.

Autoriteti i Konkurrencės shprehet se nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar ėshtė nė pėrputhje me nenin 10, pika 1, shkronja b dhe 12, pika 1 tė Ligjit nr. 9121 "Pėr mbrojtjen e konkurrencės", i ndryshuar. Ky Autoritet ka ftuar palėt e interesuara tė shprehin opinionet e tyre pėr transaksionin e njoftuar jo mė vonė se 15 ditė nga data 17 janar. "Albanian Chrome" ėshtė pjesė e grupit austriak "Decometal", dhe shitja e kompanisė u bė e ditur disa muaj mė parė pėr shkak tė vėshtirėsive financiare. Kjo kompani zotėronte pjesėn kryesore tė mineralit tė kromit, minierėn e Bulqizės, e cila tashmė duket se po kalon nėn drejtimin e biznesit shqiptar "Balfin".

"Albanian Chrome" ėshtė koncesionari mė i madh nė Shqipėri dhe zotėron minierėn e Bulqizės prej mė se 6 vitesh. Por gjatė punės ka raportuar vazhdimisht njė biznes me humbje. Fillimisht konēesionin pėr minierat e kromit dhe industrinė e ferrokrimit nė Bulqizė dhe Elbasan i mori kompania italiane "Darfo", e cila mė pas ia shiti grupit austriak. Probleme tė mėdha nė shfytėzimin pa kritere shkencore shoqėruan punėn e dy kompanive nė njė zonė ku janė vėrejtur abuzime tė mėdha nė rezervat minerale tė kromit./Start/

http://www.gazetastart.com/index.php...hid=6412&cat=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.4.2013, 22:13   77
Citim:
Fushe Arrez, banoret pushtojne ambientet e Fabrikes se Bakrit

FUSHE ARREZ-Gati njė ‘luftė’ e vėrtetė ka ndodhur sot nė fabrikėn e pasurimit tė bakrit nė Fushė Arrėz. Protestues dhe policia janė pėrleshur pasi njė protestė e banorėve tė zonės ka dalė jashtė kontrollit duke sulmuar dhe kreun e policisė sė zonės.

Fushe Arrez, mberrijne FNSH

Ora 11:00-Forca tė ndėrhyrjes sė shpejtė kanė mbėrritur nė Fuzhė Arrėz dhe kanė tentuar tė hyjnė nė ambientet e fabrikės ku janė vetėizoluar protestuesit. FNSH ndėrhyri nga pjesa e malit pėr tė hyrė nė fabrikė, por dyert e fabrikės janė mbyllur nga brenda nga protestuesit qė nuk pranojnė tė negociojnė. FNSH ndėrkaq ka marrė nė mbrojtje vetėm mjediset e zyrave.

FUSHĖ ARRĖZ, PROTESTUES ‘PUSHTOJNĖ’ FABRIKĖN E BAKRIT

Ora 09:00-Banorė tė Fushė Arrėzit po zhvillojnė njė protestė mbi fabrikėn e pasurimit tė bakrit, dhėnė me koncesion njė kompanie turke. Protestuesit kanė nxjerrė nga ambientet e punės punonjėsit e fabrikės dhe kanė thyer xhama dhe objekte. Policia ka ndėrhyrė me shpejtėsi pėr tė ndalur sulmin, por protestuesit nuk janė tėrhequr. Behet e ditur se shefi i rendit tė Fushė Arrėzit ka qėlluar nė ajėr 3 herė, pasi turma tentoi tė sulmonte. Po kėshtu policia kėrkoi dhe ndėrhyrje me helikopterė tė forcave tė shpejta nga Tirana, pasi situata sipas tyre ėshtė e papėrballueshme. Banorėt e Fushė Arrėzit me bukė nė duar kanė protestuar kundra kompanisė qė ka marrė me koncesion fabrikėn e pasurimit tė bakrit. “Kėrkojmė tė punėsohet edhe pjesa tjetėr e lagjes. Jemi banorė tė sė njėjtės zonė, disa kanė 10 kamiona dhe bėjnė lekė, disa nuk kanė bukė tė hanė sepse janė pa punė. Firma turke merr njerėz nga Turqia i punėson dhe ne na le pa punė”, thotė njėri prej protestuesve.“Nuk ka mė kėtu as turk, pas Pakistan, asnjė nuk do ketė kėtu pėrveē ne qė jetojmė kėtu”, thotė njė tjetėr protestues. “Unė jam pėrfaqėsues i lagjes dhe kryetar i lagjes. Kam kohė qė negocioj me firmėn Bler-alb dhe pushtetin vendor e qėndror dhe kemi bėrė marrėveshje me mirėkuptim dhe procesverbal me tė drejtat e lagjes. Asnjė pikė e marrėveshjes, as ajo e ndotjes sė tokės, sė ujit, sė ajrit nuk janė rishikuar nga firma, por as punėsimi i banorėve qė ishte dhe kryesorja”, thotė njė tjetėr protestues.

http://www.gazetametropol.com/fushe-...kes-se-bakrit/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.5.2013, 22:43   78
Citim:
Krasniqi: Marrėveshja pėr Trepēėn, cenim i integritetit territorial

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka thėnė sot se marrėveshja e nėnshkruar mes kompanisė amerikane dhe Qeverisė serbe pėr Trepēėn, ėshtė cėnimi i integritetit territorial tė Kosovės.

Sipas kryeparlamentarit Krasniqi, pėr kėtė duhet tė pyetet mė shumė Qeveria e Kosovės.

Krasniqi kėto komente i bėri pas mbledhjes sė sotme tė Kryesisė.

Ditė mė parė mediat e Beogradit bėnė tė ditur pėr nėnshkrimin e njė marrėveshjeje bashkėpunimi “afarist e teknik” midis konsorciomit amerikan New Generation Power (NGP) dhe kombinatit “Trepēa”.

Nė njoftim thuhej se nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje do tė hartohet edhe studimi i fizibilitetit pėr investime nė Trepēė. Nė emėr tė “Trepēės” nėnshkrimin e marrėveshjes e ka bėrė ministri i Rezurseve Natyrore dhe Minierave tė Serbisė, Millan Baēeviē, me kryetarin e konsorciumit NGP, Ēirivaxhi Katurija.

http://www.botasot.info/lajme/224172...t-territorial/

Citim:
Synojnė xehet e Kosovės

33 kėrkesa sivjet pėr investime nė miniera

Ekspertėt thonė se rėndėsia e tėrheqjes sė investimeve tė huaja ėshtė e madhe, duke pasur parasysh se pėr hulumtime dhe eksploatime nė sektorin minerar kėrkohen investime tė shumta financiare

Bazuar nė tė dhėnat zyrtare qė janė ofruar pėr gazetėn“Kosova Sot” nga zyrtarėt e MZHE-sė dhe tė Komisionit tė Pavarur pėr Miniera dhe Minerale, mėsohet se vetėm gjatė dy viteve tė fundit ėshtė shtuar tej mase interesimi i investitorėve tė huaj dhe vendorėve pėr pasuritė minerale tė Kosovės. Zyrtarė tė Zyrės pėr Komunikim tė MZHE-sė, duke u bazuar nė tė dhėnat e stafit tė Divizionit tė Minierave tė kėsaj ministrie, thanė se interesimi i investitorėve tė huaj dhe vendorėve pėr mineralet nė Kosovė ėshtė i theksuar dukshėm, duke shtuar se Qeveria e Republikės sė Kosovės ėshtė duke krijuar kushtet ligjore, nė mėnyrė qė tė ndodhė thithja e investimeve konform mundėsive dhe kapaciteteve qė ofron vendi ynė. Zyrtarėt e kėsaj zyre thanė se aktualisht janė 7 kompani tė huaja qė i menaxhojnė minierat e privatizuara tė Kosovės.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/s...ehet-e-kosoves

Citim:
SHBA: Trepēa nėn juridiksionin e Qeverisė sė Kosovės

Ambasada e Shteteve tė Bashkura tė Amerikės nė Prishtinė, nėpėrmjet njė deklarate pėr media ka sqaruar pozicionin e Qeverisė sė SHBA-sė pėr “nėnshkrimin” e njė marrėveshje bashkėpunimi “afarist e teknik” midis konsorciomit amerikan New Generation Power (NGP) dhe Kombinatit “Trepēa”.

“Qeveria e SHBA-sė e njeh Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran. Praktika jonė ėshtė qė tė kėshillojmė cilėndo kompani tė SHBA-sė qė kėrkon tė bėjė transaksion afarist nė territorin e Kosovės qė ta diskutojė kėtė direkt me Qeverinė e Kosovės.

Gjersa ambasada e SHBA-sė nė Prishtinė nuk ėshtė marrė me “New Generation Power”, zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit nė Washington e kanė kėshilluar “New Power Generation” se Kosova ėshtė shtet sovran dhe se Qeveria e Serbisė nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave tė Trepēės.

Departamenti i Shtetit poashtu inkurajoi kompaninė “New Power Generation” qė tė kontaktojė me Qeverinė e Kosovės direkt pėr tė diskutuar lidhur me investimin qė e ka propozuar.

Ne e dimė se rruga para kompleksit tė minierave tė Trepēės ėshtė sfiduese dhe do tė vazhdojmė tė rekomandojmė qė investuesit potencialė nga SHBA-tė tė hulumtojnė tėrėsisht ndėrmarrjen dhe statusin e saj”, thuhet nė deklaratėn e Ambasadės sė SHBA-sė.

http://www.botasot.info/kosova/22422...se-se-kosoves/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2013, 22:37   79
Citim:
5-mujori, jepen rreth 650 leje minerare

Gjatė 5 muajve tė parė tė vitit Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore ka dhėnė 648 leje pėr shfrytėzim minerar nė tė gjithė vendin. Burime nga ky institucion, bėjnė tė ditur se, gjatė vitit tė kaluar nė kėtė sektor janė investuar diēka mė shumė se 50 milionė dollarė, tė pėrqendruara kryesisht nė nxjerrjen dhe shfrytėzimin e kromit dhe hekur-nikelit.

Aktualisht, rezervat kombėtare nė krom arrijnė nė 35 milionė ton, ndėrsa nė hekur-nikel arrijnė nė 230 milionė ton. Burimi minerar qė shėnon rezervėn mė tė madhe nė vend janė gurėt gėlqerorė, duke arritur nė rreth 500 milionė metėr kub rezerva gjeologjike. Pasuri natyrore tė mėdha vendi ka dhe nė gurėt dekorativė, rezervat e tė cilėve arrijnė nė disa qindra milionė metėr kub. Investimet gjatė vitit tė kaluar nė kėtė sektor tejkaluan me rreth 10 milionė dollarė pritshmėritė e qeverisė.

Megjithatė, prodhimi dhe tė ardhurat nga sektori minerar deri nė muajin Maj janė mė tė ulėta nga parashikimet e Ministrisė sė Ekonomisė dhe AKBN-sė. Nuk ėshtė tejkaluar kufiri prej 5% rritje pėr shkak se, pjesa mė e madhe e volumit tė mineraleve pėrbėhet nga ato qė pėrdoren nė industrinė e ndėrtimit. Ky sektor, prej gati pesė vitesh po shėnon rėnie nė vend, kryesisht pėr mungesė investimesh nė infrastrukturė dhe nga bllokimi i nxjerrjes sė lejeve tė ndėrtimit nė qytetet kryesore tė vendit.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-minerare.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.6.2013, 17:32   80
Citim:
Filtrohet Ferronikeli

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	ferronikeli_5_678376.jpg
Shikimet:	110
Madhėsia:	38,6 KB
NNJ:	5196“NewCo Ferronikeli” tregoi se ka investuar nė modernizimin e filtrave duke i pėrmbushur standardet ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e mjedisit, e duke hyrė nė radhėn e kompanive qė cilėsohen si ‘Mike tė natyrės”.

“Sot ėshtė njė ditė historike pėr ne, jo vetėm sepse ne inaugurojmė filtrat e rinj nė furrat rrotulluese, e cila ėshtė njė pajisje e teknologjisė sė lartė e instaluar nga njė kompani lider nga Danimarka, FLS, duke siguruar standardet shumė tė larta tė mbrojtjes sė mjedisit”, ka thėnė drejtori i pėrgjithshėm i “NewCo Ferronikelit”, Ioannnis Muotafis.

Sipas tij, pas kėtij investimi, “NewCo Ferronikeli” pėrmbush njė plan afatgjatė tė angazhimeve dhe veprimeve pėr mbrojtjen e mjedisit, jo vetėm nė pėrputhje me standardet evropiane, por edhe pėrtej tyre, duke u bėrė njė kompani miqėsore ndaj mjedisit.

Ndėrkaq, zv/kryeministrja e Kosovės, Mimoza Kusari Lila ka thėnė se pas kėtij zhvillimi tregohet se ndėrmarrja “NewCo Ferronikeli”, e ka marrė shumė seriozisht modernizimin e tė gjitha proceseve prodhuese nė kompani nė mėnyrė qė kompania tė jetė sa mė miqėsore ndaj mjedisit.

Po ashtu, edhe zv/ministri i MMPH-sė, Shpėtim Rudi, ka thėnė nė kėtė ceremoni kjo ngjarje ėshtė njė dėshmi qė e provon pėrkushtimin e pėrbashkėt tė “NewCo Feronikelit” dhe tė Institucioneve pėr parandalimin dhe reduktimin e ndotjes sė ajrit nga pluhuri dhe nga ndotės tė tjerė.

Deri mė tani, “NewCo Ferronikeli” ka investuar mė shumė sė 12 milionė euro vetėm nė fushėn e mjedisit, tė cilat investime pritet tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,14,114913
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:33.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.