Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.8.2013, 20:28   81
Citim:
“Trepēa” marrėveshje me “14 Oktobar”

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	trepca.jpg
Shikimet:	42
Madhėsia:	224,2 KB
NNJ:	5790Kombinati “Trepēa” nė veri tė Mitrovicės dhe Industria e Makinave dhe e komponentėve “14 Oktobar” e Kryshevcit tė Serbisė, kanė nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi, tė premten.

Me marrėveshje ėshtė planifikuar angazhimi i ndėrmarrjes nga Krushevci pėr mirėmbajtje tė mekanizmit tė “Trepēės” si dhe investime tė pėrbashkėta.

Sipas nėnshkruesve tė marrėveshjes, drejtorit tė pėrgjithshėm tė “Trepēės”, Jovan Dinkiq dhe drejtorit tė IMK “14 Oktobar”, Dragi Nestoroviē, marrėveshja paraqet kornizėn pėr bashkėpunim tė dy ndėrmarrjeve dhe nė tė janė theksuar qėllimet dhe interesat pėr punė tė caktuara, tė cilat para sė gjithash lidhen me mirėmbajtjen e mekanizmit tė “Trepēės” nga programi i ndėrmarrjes nga Kryshevci, pastaj remonti i makinave dhe aranzhmani: “e vjetra pėr tė re”.

Drejtori i pėrgjithshėm i “Trepēės”, Jovan Dinkiq, tha se me marrėveshje ėshtė paraparė edhe bashkėpunimi nė planin e investimeve.

“Pres qė tė fillohet edhe me realizimin e mėtutjeshėm tė marrėveshjes sonė me kompaninė amerikane nė planin e investimeve nė ‘Trepēė’ dhe nė kuadėr tė saj kemi hartuar edhe projekte, kryesisht pėr furnizimin me teknologji tė re, e bazuar nė atė se ’14 Oktobar’ ėshtė prodhues i njohur, besoj se marrėveshja do tė ketė rėndėsi tė caktuar financiare”, tha Dinkiq, i cili shtoi se marrėveshja ėshtė rezultat i interesave ekonomike dhe ėshtė e mirė edhe pėr faktin se tani janė lidhur mes vete dy sisteme tė mėdha, njėri nė Serbinė qendrore, e tjetri nė Kosovė, gjė qė do ta ngjallė edhe ekonominė lokale.

“Nė kėto momente ‘Trepēa’ ka nevojė pėr disa punė tė cilat dalin nga programi prodhues i ’14 Oktobar’ dhe ne vetėm sa e kemi konkretizuar bashkėpunimin. Ne do t’i vizitojnė repartet e fabrikės do t’i shikojmė mundėsitė tona dhe do ta definojmė bashkėpunimin pėr tė ardhmen, ndėrsa pėr detajet do tė merremi vesh sipas nevojave”, tha ndėrkaq, Dragi Nestoroviē, drejtor i IMK “14 Oktobar”.

Ai shtoi se me kėtė marrėveshje apelohet edhe tė ndėrmarrjet tjera qė ta ripėrtėrijnė bashkėpunimin me Industrinė e Makinave nga Kryshevci.

Gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjes, ka prezantuar edhe drejtori i Zyrės pėr Kosovėn nė qeverinė serbe, Aleksandėr Vulin, i cili tha se marrėveshja pėrbėn dėshmi, se nė “Kosovė nuk banojnė vetėm historia dhe politika, veē edhe vlerat tjera, siē janė ekonomia dhe marrėveshjet e rėndėsisė sė madhe.

“Trepēa’ ėshtė kombinat nga hapėsirat e Kosovės dhe ėshtė pėrcaktuar qė mjetet e veta t’i plasojė nė hapėsirat e Serbisė qendrore. Nuk ėshtė Kosova ajo qė gjithmonė kėrkon dhe pret diēka, kjo ėshtė dėshmi se edhe Kosova ėshtė pjesė e rėndėsishme ekonomike e shtetit tė Serbisė, e cila mund t’i lėvizė edhe pjesėt tjera tė territorit”, tha Vulin.

Nė aktin e nėnshkrimit tė marrėveshjes merrte pjesė edhe kryebashkiaku i Kryshevcit, Bratisllav Gashiq, i cili pėrkujtoi se nė muajin e fundit janė nėnshkruar dy marrėveshje tė mėdha, njėra me “Trepēėn” dhe tjetra me “Kollubaren”, nė vlerė prej 30 milionė euro nė vit.

http://www.zeri.info/artikulli/11741...-me-14-oktobar
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.10.2013, 22:06   82
Citim:
Antikontrabanda aksion nė magazinat doganore tė “Kurum”, konstatohen shkelje

Drejtoria e Antikontrabandės ka zhvilluar sot njė aksion nė magazinat doganore tė “Kurum” nė Elbasan, ku konstatoi mungesėn e 4 mijė tonėve hekur e nėnprodukte, tė cilat kanė dalė nga magazina nė kundėrshtim me ligjet nė fuqi. Burime tė antikontrabandės bėnė tė ditur se me kėtė veprim, subjekti ‘Kurum’ ka shmangur detyrimet e TVSH-sė, nė vlerėn 450 mijė euro. Pas verifikimeve tė nevojshme, antikontrabanda ka bllokuar magazinėn doganore tė “Kurum”. Mėsohet se subjekti “Kurum” duhet tė paguajė detyrim doganor dhe sanksione nė vlerėn 1.400.000 euro. Ky cilėsohet njė tjetėr arritje pėr Drejtorinė e Antikontrabandės pas masave tė marra nė Portin e Durrėsit dhe nė magazinat doganore tė karburantit nė Lezhė.

http://www.gazetarepublika.al/2013/1...ije-ton-hekur/

Citim:
Antikontrabanda bllokon magazinėn e “Kurum”, mungojnė 4 mijė ton hekur

Emri:  kurum.jpg
Shikimet: 47
Madhėsia:  24,0 KBTIRANE - Antikontrabanda bllokon magazinėn doganore tė kompanisė “Kurum” pasi dyshohet se nė tė mungon njė sasi prej 4 mijė ton hekur e pazhdoganuar.

Burime tė antikontrabandės thanė se sasia e hekurit ka dalė jashtė magazinės nė kundėrshtim me ligjet dhe aktet normative nė fuqi. Dyshohet se subjekti me kėtė veprim ka shmangur pagesėn e TVSH-sė, nė vlerė 450 mijė euro.

Ndaj kompanisė “Kurum” ka nisur njė proces hetimi rreth shkeljeve tė mundshme. Nėse faktohet kjo shkelje subjekti do detyrohet tė paguajė jo vetėm detyrimin doganor tė papaguar nė vlerė 450 mijė euro, por dhe sanksione nė vlerėn 1.4 milion euro.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1

Citim:
Antikontrabanda ‘heton’ KURUM: Mungojnė 4 mijė tonė hekur, dėmi 450 mijė euro

Drejtoria e Antikontrabandės nė Elbasan nė bashkėpunim edhe me Drejtorinė e Tiranės ka zhvilluar sot njė aksion nė magazinat doganore tė “Kurum”. Gjatė kontrollit u konstatua se mungonin 4 mijė tonė hekur dhe nėnprodukte tė tjera, tė cilat kanė dalė nga magazina nė kundėrshtim me ligjin.

Sipas policisė me kėtė veprim, KURUM ka shmangur detyrimet e TVSH-sė nė vlerėn 450 mijė euro, duke i shkaktuar njė dėm tė madh shtetit.

Nė kuadėr tė kėtij operacioni, Antikontrabanda ka bllokuar magazinėn doganore tė KURUM. Ky aksion i Antikontrabandės vjen pas dy rasteve tė tjera tė hetuara dhe denoncuara, ai nė Portin e Durrėsit dhe nė magazinat doganore tė karburantit nė Lezhė.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...je-tone-hekur/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.11.2013, 21:53   83
Citim:
Nikolla: Shteti pėrgjegjės pėr katastrofėn. Kishim paralajmėruar njė Gėrdec tė dytė

Tragjedia, 7 tė vdekur, brenda njė dite, nė minierat e Pogradecit dhe tė Librazhdit

Babėzia pėr tė fituar miliona dhe mungesa e shtetit janė pėrgjegjės pėr tragjedinė e humbjes sė jetės sė 7 tė rinjve nė minierat e Pogradecit dhe tė Librazhdit. Tė jesh i varfėr nuk do tė thotė tė shkosh pėr tė vdekur. Nė qoftė se, shteti do merrte masat pėr t’i mbyllur nė pėrputhje me rregullat teknike minierat e vjetra, ata nuk kishin pėrse tė futeshin. Fatkeqėsisht, minierat e vjetra janė njė rrezik mjaft i madh dhe njė varr i hapur, nėse shteti nuk vė dorė nė mbylljen e tyre. Kjo ėshtė papėrgjegjshmėri dhe papėrgjegjėsi e shtetit. Kėshtu shprehet pėr gazetėn “Telegraf” Kryesindikalisti, Kol Nikolla. Pasi shprehu ngushėllimet e tij pėr familjarėt e viktimave, Nikolla u shpreh se “ne kemi kohė qė e kemi ngritur zėrin pėr probleme tė tilla, jo vetėm nė minierėn e Pogradecit, apo tė Librazhdit, por njė aksident i tillė ėshtė kudo prezent: Nė Pukė, nė Mirditė, nė Bulqizė e deri nė Tepelenė, pasi minierat e vjetra qė janė hapur nė kohėn e komunizmit, janė tė gjitha burim aksidentesh, sepse nuk janė mbyllur nė pėrputhje tė plotė me rregullat e sigurisė teknike”. Mė tej, z.Nikolla tregon se prej 15 vjetėsh Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore (AKBN), Reparti i Inspektimit dhe Shpėtimit tė Minierave (RISHM-i), Albakri dhe Albkromi, si ndėrmarrje shtetėrore, qė kanė pėr detyrė pėr tė mbyllė nė mėnyrė ligjore dhe teknike kėto miniera, qė ti bėjnė tė pamundura pėr hyrjen e njerėzve, pėrveēse kanė konsumuar fondet, asgjė tjetėr nuk kanė bėrė. “Njė minierė nuk mbyllet, as me ferra, as me tela dhe as me pllaka betoni, por ka njė rregullore: Tė gjitha mbyllen duke shpėrthyer me dinamit hyrjen e tyre, pėr tė bėrė tė pamundur hyrjen e njerėzve qoftė edhe me anė tė mjeteve mekanik. Fatkeqėsisht, nuk ėshtė vepruar kėshtu, por mbyllen formalisht dhe sot kėto janė burim rreziku, qoftė pėr njerėzit qė e shfrytėzojnė pėr tė nxjerrė mineral, qoftė pėr ata qė e shfrytėzojnė pėr tė nxjerrė hekurishte” shprehet Kryesindikalisti. Nė zonat rurale, varfėria ėshtė e tejskajshme dhe njerėzit duke qenė se kanė probleme ekonomike, futen nė kėto miniera pėr tė nxjerrė qoftė hekur pėr ta shitur; vagona tė vjetra, shina, hekurishte tė tjera, por edhe pėr mineralin e kromit. Nikolla tregon se “nėse njė kile bukė sot bėn 400 lekė tė vjetra, njerėzit qė futen nėpėr zgafellet e minierave tė vjetra, duke rrezikuar edhe jetėn e tyre, 1 kg krom u blihet pėr 200-500 lekė tė vjetra kilja. Nė kėtė kuadėr, RISHM-i dhe AKBN janė totalisht jashtė loje, pasi janė dy institucione qė duhet tė marrin masa pėr ta eliminuar kėtė dhimbje”. Njė faktor tjetėr nė krijimin e kėtyre tragjedive, sipas Nikollės ėshtė mosfunksionimi i Drejtorisė sė Minierave nė Ministrinė e Ekonomisė dhe Industrisė, e cila mbikqyr AKBN-nė dhe RISHM-in. Kėto janė dhe pjesė e problemit, pasi ato duhet tė kontrollojnė projeket, tė miratojnė dhe tė mbikqyrin planin e zbatimit pėr mbylljen e minierave. “Por ato nuk e bėjnė kėtė procedurė, se njė pjesė e inxhinjerave qė janė pjesė e tyre janė gjithashtu tė punėsuar si inxhinjera nė kėto subjekte private dhe kanė konflikt tė hapur interesi. Po kėshtu RISHM-i ka vetėm 36 punonjės ndėrkohė qė janė 700 licensa tė subjekteve qė operojnė nė tregun e minierave. Ėshtė totalisht e pamundur pėrballimi i kontrollit nga ana e inspektorėve, ku duhen minimalisht 120 tė tillė. Plus qė kėta inspektorė janė mbi moshėn 50 vjeē, nė asnjė konventė botėrore nuk mund qė kjo moshė tė kontrollojė minierat, se kanė njė rrisk tė lartė rreziku” shprehet Nikolla. Gjithashtu pėr tė ėshtė fatkeqėsi qė nuk ka asnjė lloj politike shtetėrore pėr kėtė problem. Dhe ky problem, sipas tij, nis qė me shkollimin. “Fakulteti i Gjeologji-Minierė nuk prodhon inxhinjerė minierash, por inxhinjerė tė gjeoshkencės dhe fatkeqėsisht, janė mė shumė vajza se djem, nė njė kohė, kur femrat me konventė ndėrkombėtare ndalohen pėr tė hyrė nė miniera. Kjo ėshtė njė politikė e mbrapshtė nga shteti, pėrsa i pėrket problemit tė kuadrove tė minierave”, pėrfundon Nikolla.

Ngjarja

Ditė tragjike ka qenė kjo e enjte nėntori, pėr zonat Juglindore tė vendit. 7 persona kanė gjetur vdekjen vetėm ditėn e djeshme nė minierat e Pogradecit dhe Librazhdit. Nė Pogradec, ngjarja ėshtė shėnuar orėve tė mesnatės duke u gdhirė e enjtja, nė njė minierė tė braktisur nė fshatin Beragozhd, kurse nė Librazhd, ngjarja ndodhi dje pasdite, kur njė masiv kromi nė minierėn e Gurrės zuri nėn vete 2 punonjės.

Pogradec, 5 viktima

Pesė tė rinj nga njė trung familjar kanė humbur jetėn nė njė minierė nė fshatin Beragozhd, komuna Dardhas nė qytetin e Pogradecit. Viktimat janė tre vėllezėrit Edison, Ledjon dhe Nertil Hamolli, pėrkatėsisht 23, 24 dhe 28 vjeē. Gjithashtu, kanė humbur jetėn edhe dy vėllezėrit Sazan dhe Arjan Hamolli kushėrinj me tre tė parėt. Tė rinjtė ishin futur nė minierė pėr tė nxjerrė skrap. Dyshohet se shkak i vdekjes sė tė rinjve ėshtė bėrė njė gjenerator, me anė tė tė cilit vihej nė punė njė pompė qė shėrbente pėr nxjerrjen e ujit jashtė minierės. Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketė asfiksuar tė rinjtė.Nė shenjė nderimi pėr vdekjen e 5 tė rinjve, Komuna Dardhas shpall dy ditė zie. Sot dhe nesėr komuna do tė mbajė zi pėr vdekjen e 5 djemve nga i njėjti fis qė humbėn jetėn nga asfiksia nė Beragozhd, brenda njė miniere. Komuna Dardhas ka marrė pėrsipėr shpenzimet pėr varrimin e tė rinjve, trupat e tė cilėve janė nxjerrė nga miniera. Ndėrkaq kjo komunė ka bėrė thirrje qė tė mbyllen minierat e nxjerra jashtė aktivitetit zyrtarisht.

Reagon Ministria

Ministria e Energjitikės dhe Industrisė ka reaguar mbi ngjarjen e rėndė nė Dardhas, ose i njohur ndryshe si fshati Beragozhd i Pogradecit, ku 5 tė rinj humbėn jetėn nė njė minierė duke kėrkuar skrap. Nė njė njoftim pėr shtyp nga ky dikaster bėhet e ditur se miniera rezulton pa aktivitet dhe e mbyllur prej 20 vitesh.

Reagimi i Politikės

Rama: Humbėn jetėn nė tentativė pėr tė shpėtuar nga varfėria

Kryeministri Edi Rama reagoi nė Kuvend nė lidhje me tragjedinė e ndodhur nė njė minierė nė Pogradec, ku humbėn jetėn 5 djem tė rinj. Sipas kryeministrit, “5 tė rinjtė humbėn jetėn nė tentativė pėr tė shpėtuar nga varfėria, tė cilėn nuk e solli kjo maxhorancė, por qeveria e mėparshme”. Kryeministri akuzoi qeverinė e demokratėve pėr shpenzimin e parave tė shtetit pėr financimin e fushatės elektorale. “Paratė e bukės sė gojės i keni harxhuar tė tėra ju, duke i bėrė rrush e kumbulla pėr fushatėn e 23 qershorit. Shkuat deri tek rezervat e shtetit, tek ushqimet qė ky shtet duhet ti ketė nė dispozicion nė raste emergjencash humanitare dhe rrėmbyet, fasule oriz e ēizme pėr fushatėn elektorale. Duhet tė ulni kokėn sepse i keni bėrė grosh dhe pilaf ushqimet qė i duhen njerėzve nė rast fatkeqėsie”,- u shpreh Rama.

Basha: Tronditje e madhe pėr mua e pėr ēdo shqiptar

Kryetari i Partisė Demokratike, Lulzim Basha ka ngushėlluar familjarėt dhe tė afėrmit e 7 viktimave qė humbėn jetėn sot nė minierat e Pogradecit dhe Librazhdit.“Ngushėllime familjarėve tė 7 viktimave, ky bilanc tragjik i shėnuar sot ėshtė njė tronditje e madhe pėr mua dhe pėr ēdo shqiptar, fjalėt janė tė pamjaftueshme pėr tė ngushėlluar familjet, zoti ua lehtėsoftė dhimbjen”, – ishte mesazhi ngushėllues i kreut tė PD, Lulzim Basha.

Tahiri: Duhet shembur menjėherė trashėgimia e pushtetit tė kaluar

Ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri ka ngushėlluar familjarėt dhe tė afėrmit e 7 viktimave tė minierave. “Ditė e trishtė dhe e rėndė. Qoftė e lehtė pėr familjarėt e 7 djemve qė humbėn jetėn nė luftėn e tyre tė dhimbshme pėr tė vrarė varfėrinė”, – ėshtė mesazhi ngushėllues i ministrit Tahiri. Sipas ministrit Tahiri : “Kjo qė ndodh sot me minierat dhe humbjen e jetės sė djemve tė pafajshėm, ėshtė trashėgimia mė e hidhur qė na ka lėnė pushteti i kaluar, por qė duhet shembur menjėherė”.

PD: Kryeministri tė mbajė pėrgjegjėsi

Partia Demokratike ngushėllon familjarėt e viktimave nė Pogradec dhe ėshtė thellėsisht e prekur nga kjo dramė e madhe pėr tė afėrmit e tyre dhe gjithė vendin. Zėdhėnėsja e PD-sė, Laura Vorpsi, tha nė njė deklaratė pėr shtyp, se “Partia Demokratike akuzon qeverinė si pėrgjegjėse direkte pėr kėtė humbje tė rėndė tė jetės sė kėtyre tė rinjve”. Vorpsi tha se “ne kėrkojmė qė autoritetet e ngarkuara pėr sigurinė dhe menaxhimin e minierave tė mbajnė pėrgjegjėsi, dhe kėrkojmė qė drejtėsia tė vihet menjėherė nė lėvizje pėr kėtė tragjedi. Ne kėrkojmė qė Kryeministri i vendit tė mbajė pėrgjegjėsi pėr kėto viktima tė pafajshme nė minierat tona”.

Paralajmėrimi i Kol Nikollės: Tė parandalojmė njė Gėrdec tė dytė

Nė datėn 24 tetor, nė gazetėn “Telegraf” Kryesindikalisti Kol Nikolla parashikoi njė Gėrdec tėe dytė, pėrsa i pėrket numrit tė viktimave, pėr shkak tė pėrdorimit ende tė minierave tė vjetra. “…Aktualisht, lėshohet sinjali “SOS”. Aty nga 6 subjekte tė licencuara nė vitet 2001-2008 sot punojnė mbi 30 subjekte tė licencuara dhe po aq subjekte tė palicencuara apo “subjekte pirate” siē quhen rėndomtė. Aty punojnė shqiptarė nė emėr tė subjekteve tė huaja me kontraktim apo me nėnkontraktim. Aty punojnė “skllevėr” me “kokėn nė thes” e “barkun bosh” dhe fitojnė kontrabandistė, politikanė, ish- politikanė, agjencitė tregtare e turistike, pushtetarėve vendor etj., etj.. Nė zonėn D, nė Bulqizė dhe rrugės, deri nė Durrės deri mė sot, ka munguar shteti. Nxjerrja, ngarkimi dhe transporti i kromit qė prodhohet nga miniera apo grumbullohet nga trafikantėt e shumtė, deri nė Durrės bėhet jashtė ēdo rregulli teknik e financiar, pa peshore, pa faturė, pa magazinim, shpesh pa licencė, pa pagesė taksash, etj. Pėr tė gjitha kėto erdhi koha t’i themi ndal kėtij fenomeni vdekjeprurės, tė parandalojmė njė Gėrdec tė dytė. Tė fusim Bulqizėn nė hullinė e zbatimit tė ligjit…”

http://gazetatelegraf.com/nikolla-sh...erdec-te-dyte/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:27.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.