Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.10.2009, 08:01   21
Citim:
Partitė shqiptare kundėr referendumit

Partitė shqiptare nė Maqedoni, BDI dhe PDSH janė shprehur kundėr referendumit pėr ēėshtjen e emrit, pėr tė cilin u deklarua sot kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Greuvski.

Anėtari i lartė i kryesisė sė BDI, Xhevat Ademi deklaroi se Bashkimi Demokratik pėr Integrim nuk i pėlqen ideja e mbajtjes sė referendumit.

“Partitė politike serioze, nė momente historike, duhet tė kenė guximin tė demonstrojnė pėrgjegjėsi dhe tė marrin vendime, tė cilat pėr momentin mund tė mos jenė aq tė popullarizuara nė mesin e tė gjitha shtresave tė shoqėrisė, por janė vizionare, janė tė rėndėsishme dhe janė nė funksion tė perspektivės euroatlantike tė shtetit dhe fatit tė qytetarėve”, theksoi Xhevat Ademi

Ndėrkaq, lideri i PDSH-sė, Menduh Thaēi tha se shqiptarėt nuk duhet tė marrin pjesė nė kėtė referendum qė ėshtė njė mashtrim i radhės pėr shqiptarėt.

“Jo, mendoj se nuk duhet tė marrin pjesė pėr shkak se ky referendum ka njė prapavijė qė do ti dėmtojė shqiptarė. Ne votojmė diēka hipotetikisht qė nuk e dimė ēka do tė thotė. Ua japim tapinė gjithė maqedonasve se ēėshtje kryesore qė bisedohet nė vend ėshtė maqedonizma, flamuri maqedonas, emri maqedon,identiteti maqedon. Mendoj se shqiptarėt nuk kanė nevojė me dorėn e vet dikujt t’ia japin tapinė” tha Thaci.

Sipas tij hapja e temave tė referendumeve hap edhe tema tjera dhe nėse dikush dėshiron tė hyjė nė referendume atėherė mund tė organizohen referendume a pajtohen shqiptarėt e Maqedonisė me kėtė regullim Juridiko-Kushtetues qė e kanė, a duan shqiptarėt e Maqedonisė qė ky vend tė jetė shtet federal midis shqiptarėve dhe maqedonasve etj. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...beccaaba0&ln=3

Citim:
Fuere i kundėrpėrgjigjet Gruevskit

Ambasadori i BE-sė, Ervan Fuere i ėshtė kundėrpėrgjigjur kryeministrit Nikolla Gruevski lidhur me referendumin pėr emrin.

“Ju i keni dėgjuar tashmė tė gjitha porositė qė kanė ardhur nga komisionioneri pėr zgjerim Oli Rhen dhe Havier Solana se cfarė mendojnė ata pėr idenė dhe organizimin e referendumit. Sidoqoftė prap po themi se ėshtė njė ēėshtje qė duhet tė vendosė vetė vendi. Nėse prapė nė fund vendoset qė tė organizohet referendum neve presim qė ky referendum dhe vetė Qeveria tė sigurojnė klimėn mė tė mundshme, mė tė mirė dhe mė pozitive me qėllim qė gjėrat tė rrjedhin ashtu siē duhet dhe gjithė kjo para se tė organizohet, tė arrihet konsenzus midis tė gjitha partive politike pėr shkak se flasim pėr njė ēėshtje qė ėshtė shumė e ndjeshme dhe ėshtė shumė me rėndėsi qė vetė qytetarėt tė udhėzohen mirė para se tė organizohet”, ka theksuar Fuere, duke shtuar se ėshtė pak herėt tė mendohet pėr ēėshtjen e referendumit sepse sipas tij, ekzistojnė edhe shumė ura tjera qė duhet tė kalohen. (ina)

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=36043
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2009, 13:56   22
Citim:
Shqiptarėt s’kanė ēka tė dalin nė referendum

Profesori i sė drejtės kushtetuese, Osman Kadriu thekson se referendumi ėshtė njė ēėshtje diskutabile, dhe njė “Kuti e Pandorės”, qė mund tė hap edhe ēėshtje dhe iniciativa dhe provokime tė reja

Qarqet intelektuale dhe tė analistėve shqiptarė janė shprehur kundėr idesė sė referendumit, pėr shkak se sipas tyre, ky vendim vetėm se do tė dėmtojė tė ardhmen e vendit dhe se shqiptarėt nuk do tė fitojnė asgjė nga ky referendum.

Por nga ana tjetėr, janė shtuar zėrat se njė referendum i tillė, mund tė provokojė edhe referendume tė tjera, tė cilat do tė inicohen nga subjekte tė ndryshme politike dhe shoqata joqeveritare, pėr ndryshime juridiko-kushtetuese nė Maqedoni dhe pėr ndryshime tė tjera politike nė vend, qė mund tė jenė provokim pėr tė ardhmen e vendit.

Profesori i sė drejtės kushtetuese, Osman Kadriu thekson se referendumi ėshtė njė ēėshtje diskutabile, dhe njė “Kuti e Pandorės”, qė mund tė hap edhe ēėshtje dhe iniciativa tė reja, qė pėr ndonjė pale nuk do tė jenė tė kėndshme, por edhe pėr tė ardhmen e vendit. “Kjo ēėshtja e referendumit ėshtė e saktėsuar me kushtetutė dhe ēdo vendim qė del nga ai, pastaj ėshtė i domosdoshėm dhe tejet obligativ”, ka theksuar Kadriu.

Sipas tij, partitė politike shqiptare rreth kėtij referendumi duhet tė marrin qėndrim unik dhe tė njoftohet popullata shqiptare, sepse pėrndryshe do tė jetė njė pėrgjegjėsi kapitale dhe historike.

“Jam i mendimit se nuk ka nevojė qė tė dilet nė referendum. Por gjithashtu shqiptarėt nga kjo nuk fitojnė asgjė dhe andaj nuk ka nevojė ata tė mbėshtesin atė”, ka theksuar Kadriu.

Analisti dhe publicisti Avni Halimi thekson se shqiptarėt nuk kanė nevojė tė diskutojnė apo tė jenė pjesė e njė referendumi, qė vjen si propozim kokė mė vete nga kryeministri Nikolla Gruevski.

“Pse tė votohet nė kėtė referendumit, pėr tė cilin tha Gruevski ėshtė pjesė e programit tė VMRO-DPMNE. Cila ėshtė pjesa e shqiptarėve kėtu. Nė kėtė situatė, shqiptarėt duhet tė mendojnė pėr kundėrpėrgjigje tė saktė dhe unike rreth kėsaj ēėshtje, pėr t’iu pėrgjigjur provokimit me provokim”, ka theksuar Halimi.

Ai ka theksuar se a thua vallė cili politikan apo parti shqiptare nė kėtė rast do tė bėjė thirrje nė referendumin e Gruevskit.

“Cili lider shqiptar do tė ngritet pėr tė sensibilizuar opinionin shqiptar nė tė mirė tė maqedonasėve tė cilėt pa rreshtur dhe nė mėnyrė permanente shkelin, degradojnė dhe mohojnė identitetin kombėtar shqiptarė.Emri i ri i kėtij shteti asgjė nuk do tė thotė pas zgjidhjen e tė gjitha kontesteve tė shqiptarėve nė Maqedoni”, ka theksuar publicisti Avni Halimi.

Edhe njė pjesė e analistėve dhe politikanėve maqedonas janė deklaruar hapur kundėr referendumit tė shpalosur tashmė nga kryeministri Nikolla Gruevski. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...1ec026f16&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.11.2009, 12:21   23
Citim:
VMRO-DPMNE synon referendum tė suksesshėm me 200 mijė vota fiktive

“Problem kryesor mbetet lista e votuesve, e cila akoma nuk ėshtė pastruar nga votuesit fiktiv, qė ishte njė dukuri problematike e shpalosur nė zgjedhjet e fundit”, ka theksuar kryetari i KSHZ-sė, Aleksandar Novakovski

Pėrshpejtimi i procesit tė mbajtjes sė referendumit ėshtė njė skenar i qarqeve qeveritare, para pastrimit tė listės zgjedhore nga votuesit fiktiv, qė ishte njė problem dominant dhe shqetėsues nė zgjedhjet e fundit lokale dhe presidenciale.

Bashkėsia ndėrkombėtare apeloi nė zgjedhjet e fundit qė urgjentisht tė bėhet pastrimi i listės sė votuesve nė mbarė vendin, pėr shkak tė pranisė sė mėtejshme tė votuesve fiktiv apo fantom, qė gjithnjė janė keqpėrdorur nga partitė politike nė pushtet. Skenaret e VMRO-DPMNE janė qė tė shkohet nė referendum para se tė pastrohet lista zgjedhore, njė proces qė po kryhet nga Ministria e Drejtėsisė me ngadalėsi dhe qė deri tani ka pėrfshirė vetėm dy komuna.

Nė Maqedoni rezultojnė rreth 200 mijė votues fiktiv, tė cilėt kanė ngelur nėpėr listat votuese dhe nuk janė pastruar nga organet pėrgjegjėse. Komisioni Shtetėror Zgjedhor ka bėrė tė ditur se ėshtė gati pėr referendumin eventual, mirėpo ai ka sugjeruar qė paraprakisht tė pastrohet lista e zgjedhėsve, pėr shkak tė votuesve fiktiv dhe fantom.

Ky sugjerim pėr praninė e numrit fiktiv tė votuesve, qė nuk konsistojnė me numrin e pėrgjithshėm tė popullėsisė dhe pėr pastrimin e listave zgjedhore ishte bėrė edhe nga OSBE/ODIHR dhe organizatat e tjera vėzhguese tė zgjedhjeve. Menjėherė pas zgjedhjeve, Ministria e Drejtėsisė ka nisur punėn pėr pastrimin e listave zgjedhore dhe se deri tani ky proces ėshtė realizuar vetėm nė dy komuna.

Kryetari i KSHZ-sė, Aleksandar Novakovski ka theksuar deri tani nuk ka marrė ndonjė pėrgjigje apo nismė zyrtare pėr referendumin, por pėrveē qė janė njoftuar nga mediat. “Nė adresė tonė nuk ka ardhur diēka pėr t`u pėrgaditur pėr referendum eventual. Dua tė ju them se teknikisht jemi tė pėrgaditur. Por problem, kryesor mbetet lista e votuesve, e cila akoma nuk ėshtė pastruar nga votuesit fiktiv, qė ishte njė dukuri problematike e shpalosur nė zgjedhjet e fundit. Kjo ėshtė problem dhe duhet tė pėrfundojė, pasi qė edhe pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė theksuan se nuk ėshtė i saktė numri i votuesve nė krahasim me numrin e pėrgjithshėm tė popullėsisė”, ka theksuar Novakovski, duke shtuar se me prioritet ėshtė zgjidhja e kėsaj problematike.

Kryeministri Nikolla Gruevski nė deklarimin e tij pėr referendumin kishte theksuar se kjo nismė e rėndėsishme ėshtė edhe pjesė e programit politik zgjedhor tė partisė sė tij VMRO-DPMNE dhe se pėr kėtė ai i ka premtuar edhe elektoratit maqedonas. Nė rast se do tė votojnė mbi 50 pėr qind tė votuesve nė referendum pėr mosndryshimin e emrit, atėherė ai do tė jetė i suksesshėm pėr tė bllokuar procesin e integrimit tė vendit nė strukturat evroatlantike. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...c142a157c&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.11.2009, 19:56   24
Citim:
Shqiptarėt tė ndarė pėr referendumin e emrit

Politika shqiptare, ėshtė e ndarė nė qėndrime rreth mbajtjes sė referendumit pėr ēėshtjen e emrit. BDI-ja e Ahmetit ėshtė pėr konsensus tė gjerė politik dhe ndėretnik. Ndėrsa DR-ja e Selmanit kėrkon qė kjo ēėshtje tė shtrohet nė parlament dhe jo nė referendum. E prerė PDSH-ja e Thaēit e cila thotė se shqiptarėt duhet t’a bojkotojnė referendumin eventual.

Subjektet politike shqiptare shprehen tė vetėdijshme se koha pėr Maqedoninė po ecėn shpejt dhe se deri mė 7 dhjetor nuk ka shanse, as teorike e as praktike pėr mbajtjen e njė referendumi eventual.

“Ne akoma nuk kemi pyetje, situatė apo dilemė tė qartėsuar e cila eventualisht do tė dilte nė referendum pėr deklarim nga ana e qytetarėve madhor tė RM-sė. BDI-ja kėmbėngul qė ēėshtja e emrit si problemi kryesorė pėr rrugėtimin e Maqedonisė drejtė integrimeve euro-atlantike tė zgjidhet, tė gjendet njė kompromis i pranueshėm pėr tė gjitha palėt dhe insiston nė njė koncenzus tė gjerė, mundėsisht sa mė tė gjerė, gjithėpėrfshirės politik dhe ndėretnik. BDI-ja ėshtė e gatshme tė luaj rolin e atij katalizatori tė arritjes sė unitetit dhe konsensusit tė gjerė politik e ndėretnik”, thotė Xhevat Ademi, deputet i BDI-sė.

Kryetari i DR-sė Selmani, akuzon krerėt e shtetit pėr mungesė ideje pėr zgjidhjen e kontestit shumėvjeēar me fqinjin jugor dhe shpreh qėndrimin se ēėshtja e emrit duhet tė zgjidhet nė suaza tė parlamentit dhe jo tė shtrohet nė referendum.

“Nė qoftė se elita politike, kryeministri, kryetari i shtetit kanė vullnet pėr ta realizuar ėndrrėn e qytetarėve tė Republikės sė Maqedonisė duhet tė dalin, sot ėshtė vonė, u dashtė dje pardje me zgjidhje konkrete, kjo ėshtė parimore, a do tė ketė referendum ose jo kjo ėshtė ēėshtje krejtėsisht teknike dhe nuk duhet tė fokusohemi nė atė pyetje. Pyetja sot ėshtė ne si shtet, a kemi zgjidhje ose jo. Ēėshtja e referendumit ėshtė ēėshtje teknike, unė preferoj qė kjo zgjidhje tė bėhet nė suaza tė parlamentit”, vlerėson Imer Selmani, kryetar i DR-sė.

Ndėrkohė edhe ministri i Drejtėsisė Mihajlo Manevski thekson se nė bazė tė ligjit, nuk ka kohė pėr organizim dhe mbajtje tė referendumit deri nė 7 dhjetor.
“Ligji ka afate, ligjet kanė afate dhe ato afate duhet marrė parasysh”, theksoi Mihajllo Manevski, ministėr i Drejtėsisė.

Me gjithė paralajmėrimet nga Brukseli se Maqedonia nuk ka kohė pėr referendum, kryeministri Gruevski ėshtė shprehur i vendosur se pėr ēėshtjen e emrit do tė vendosin qytetarėt pėrmes referendumit. /alsat-m/

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4369
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.11.2009, 14:22   25
Citim:
Maqedonia nuk ėshtė gati pėr tė hyrė nė BE

Analisti i njohur i ēėshtjeve tė Ballkanit, Sam Vaknin ka deklaruar se integrimi i Maqedonisė nė Bashkim Evropian nuk do tė ndodhė nė tė ardhmen e afėrt.

“Jo unė nuk mendoj ashtu. Maqedonia nuk ėshtė gati pėr tė hyrė nė BE dhe burokracia e BE e di kėtė shumė mirė. Maqedonia ka marrė njė datė pėr fillimin e negociatave vetėm sepse BE-ja ėshtė shqetėsuar shumė pėr gjendjen shpėrthyese nė Bosnjė, Kosovė, dhe nė Maqedoninė Perėndimore ku shqiptarėt janė nė shumicė”, theksoi Vaknin duke u pėrgjigjur nė pyetjen se a do tė integrohet Maqedonia nė BE nė vitin 2012.

Ndėrkaq, lidhur me deklaratėn e njė anėtari tė BDI-sė se ēėshtja e emrit duhet tė zgjidhjet deri nė dhjetor, ai thotė kjo nuk do tė thotė asgjė.

“Kjo do tė thotė asgjė. Ēėshtja nuk do tė zgjidhet deri nė dhjetor, natyrisht. Megjithatė, Qeveria do tė jetė nė gjendje tė tregojė njė progres procedural, tė bėjė disa propozime "krijuese" dhe BDI do tė shprehet e kėnaqur me kėto "arritje", theksoi Vaknin pėr revistėn portugeze “Politika”.

Ndėrkaq, pėr PDSH-nė ai ka theksuar se ky subjekt do tė tentoj qė pėrmes metodave demokratike dhe paqėsore ta rrėzoj partinė e Ali Ahmeti.

“PDSH ka marrė porosi tė qartė nga shqiptarėt nė Shqipėri dhe nė Kosovė dhe nga komunitetit ndėrkombėtar se njė tjetėr luftė civile (tė tilla si ajo e 2001) nuk do tė tolerohet. Ata janė tani nė kėrkim tė njė alternative, strategji mė tė qetė pėr rrėzimin e BDI-sė, ndėrsa nė pėrputhje me rregullat e lojės demokratike”, theksoi Vaknin.

Analisti Vaknin ka theksuar se Maqedonia akoma ballafaqohet me shumė probleme, tė jashtme dhe brendshme, ndėrsa ka ngecje edhe pėrmbushjen e reformave nė gjyqėsi dhe ekonomi.

“Gjykatat vazhdojnė tė jenė tė politizuara, bllokuara, tė korruptuara etj. Ligji zbatohet nė mėnyrė selektive kundėr kundėrshtarėve politikė dhe gazetarėt hetues. Procedimet janė shpesh aq tė ngadalta qė e dėmtojnė tepėr drejtėsinė”, theksoi Vaknin.

Ndėrsa sa i pėrket ekonomisė ai thotė se Maqedonia mban njė deficitit tė madh tregtar (e barabartė me 45% tė PBB-sė), sepse tregjet e saj tė eksportit nuk janė tė larmishėm, industria e saj ėshtė jo-konkurruese dhe shumė probleme tjera sepse reformat e bėra kanė qenė mė shumė kozmetike. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...856dcbed9&ln=3

Citim:
Ahmeti takim me Cėrvenkovskin

Kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim Ali Ahmeti nesėr pasdite nė selinė e BDI-sė nė Tetovė do tė realizojė takim me kryetarin e Lidhjes sociale demokrate tė Maqedonisė (LSDM), Branko Cėrvenkovski.

Nė kėtė takim siē merr vesh agjencia e lajmeve INA do tė bisedohet pėr zhvillimet e fundit nė Maqedoni, me theks tė veēantė ēėshtjen e emrit kushtetues dhe procesin eurointegrues tė vendit. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...e8a465fad&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.11.2009, 14:46   26
Citim:
Ahmeti dhe Cėrvenkovski “merren vesh” pėr emrin

Lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti tė mėrkurėn nė Tetovė ka realizuar njė takim me kryetarin e LSDM-sė, Branko Cėrvenkovski. Pas kėtij takimi tė dy bashkėbiseduesit kanė deklaruar se janė marrė vesh se do tė bashkėpunojnė nė mėnyrė konstruktive pėr zgjidhjen e ēėshtjen sė emrit kushtetues.

Lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti theksoi se ėshtė optimist, pėr faktin se ardhmėria e Maqedonisė ėshtė nė NATO dhe Bashkim Evropian. Ndėrkaq, lideri i opozitės maqedonase shprehu brengosjen se njė muaj pas rekomandimit tė KE-sė, asgjė nuk ėshtė bėrė.

Cėrvenkovski pėrsėri theksoi se kryeministri Gruevski e ka mbėshtetjen e plotė tė partisė sė tij pėr zgjidhjen e kontestit tė emrit.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4407
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2009, 17:58   27
Citim:
Zgjidhja pėr Maqedoninė, njė emėr i pėrbėrė

Mediatori i OKB-sė, pėr ēėshtjen e emrit, Metju Nimic mbrėmė nė njė Nju Jork ka realizuar njė takim me negociatorin grek, Adamntis Vasilakis.

Siē njoftojnė mediat greke, Vasilakis nė takim sėrish ka ritheksuar qėndrimin e Athinės se zgjidhja e kontestit ėshtė njė emėr i pėrbėrė me pėrcaktim gjeografik, pėr pėrdorim nga tė gjithė.

Negociatori grek ka theksuar se pa zgjidhjen e kontestit tė emrit nuk ėshtė i mundur fillimi i negociatave pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė Bashkim Evropian.

Metju Nimic, nesėr do tė takohet me negociatorin maqedonas, ambasadori, Zoran Jolevski, kurse pas kėtij takimi pritet njė takim i pėrbashkėt me pėrfaqėsuesit e tė dy vendeve, palė nė negociata.

Ndėrkohė, zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme tė Greqisė, Dimitris Drucas deklaroi se propozimi i fundit i Nimicit “ Republika Veriore e Maqedonisė” do tė mund tė ishte bazė pėr vazhdimin e negociatave pėr emrin. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...6bc26867d&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.11.2009, 23:05   28
Citim:
Stema mbetet pa yll

Shkup, 16 nėntor - Parlamenti i Maqedonisė me 80 vota "pėr" dhe 18 "kundėr", ka votuar tė hėnėn Ligjin pėr Stemėn. Ligji ėshtė miratuar pa ndonjė debat edhe pse opozita deri mė tani ishte mė e zėshme pėr ndryshimet.

Me kėtė Ligj nga Stema, hiqet ylli pesė-cepėsh dhe kėshtu ajo paraqet fushė tė rrethuar me kallinj gruri, tė cilat lidhen nė maje, tė thurur me fryte tė afionit dhe gjethe duhani, qė janė tė lidhura nė fund tė shiritit me laramani motivesh popullore.

Pėrdorimi i stemės nė formularėt pėr letėrnjoftime do tė aplikohet nė afat prej dy vjetėve nga dita e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.

Nė njėsitė rajonale, ndėrkaq, nė Ministrinė e Drejtėsisė nė vijim ėshtė grumbullimi i nėnshkrimeve tė nismės qytetare tė iniciuar nga VMRO-PP, pėr propozimin e tyre luan i artė-i verdhė me prapavijė tė kuqe, respektivisht Stema nga viti 1620 do tė jetė stema e vendit.

Paraprakisht deputetėt nuk e votuan propozimin e Marjanēo Nikollovit nga LSDM-ja pėr heqjen e propozim-ligjit pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr pronėsi dhe tė drejta tė tjera. (F.B)

http://www.koha.com.mk/a05.html

Citim:
Liderėt shqiptarė s'duan ta takojnė Jolevskin

Shkup, 17 nėntor - Negociatori pėr emrin Zoran Jolevski do tė jetė nė dispozicion tė liderėve partiakė, nėse dėshirojnė tė informohen pėr procesin.

Ka qenė ky qėndrimi i ministrit tė Jashtėm, Antonio Milloshoski, pas koordinimit tė kreut shtetėrorė me ndėrmjetėsin Zoran Jolevski. Ky mesazh i ėshtė drejtuar edhe kampit politik shqiptar, por ėshtė njė problem nė vete se sa liderėt e tyre janė tė interesuar ta takojnė personalisht ndėrmjetėsuesin Jolevski.

Partneri nė koalicion, Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI), thekson se lideri i tyre Ahmeti nuk ka nevojė ta takojė personalisht atė.

"Ne informohemi drejtpėrdrejtė pėrmes pėrfaqėsuesit tonė nė bisedime, Abdilaqim Ademi dhe nuk kemi nevojė ta takojmė Jolevskin", tha zyrtari i lartė i BDI-sė, Xhevat Ademi.

Edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), nuk tregon interes qė tė bėjė tė njėjtėn. Ata thonė se takimet e liderėve deri mė tani kanė qenė farsė dhe marketing politik i Nikolla Gruevskit dhe pėr kėtė arsye, siē pohojnė, "kreu i partisė disa herė i ka bojkotuar kėto takime pasi nuk ėshtė ofruar dialog serioz".

"Pra ēėshtja e emrit dhe referendumit janė vetėm 'kamuflazh' pėr t'i mbuluar problemet e shqiptarėve siē janė diskriminimi mė arsim, buxhet... PDSH lidhur me emrin mbetet nė qėndrimin e vjetėr", thonė nė partinė e Menduh Thaēit.

Tė prerė nė kėtė drejtim janė shprehur edhe nė Demokracinė e Re (DR). Sipas liderit tė kėsaj partie, Imer Selmani, i papranueshėm ėshtė propozimi qė Milloshovski ta drejtojė partitė pėr informata tek negociatori maqedonas.

"Mendoj se kjo nuk ėshtė fare njė qėndrim konstruktiv i tij. Sepse, Jolevski vėrtetė ėshtė person, i cili po merr pjesė aktive nė bisedime me Greqinė, por ai nuk ėshtė person qė mund tė sjellė vendime. Ato vendime duhet t'i sjellin institucionet e vendit. Ky shtet ka edhe kryeministėr, kryetar shteti, Qeveri dhe Parlament, tė cilėt mund tė sjellin vendime", tha Selmani.

Bisedimet pėr zgjidhjen e kontestit tė emrit vazhdojnė edhe pėrskaj propozimeve maksimale tė Greqisė. Ministri i Punėve tė Jashtme, Antonio Milloshovski, ka vlerėsuar se Maqedonia edhe mė tej do tė jetė e kyēur nė kėtė dialog bilateral, i cili mbahet nėn mbikėqyrjen e OKB-sė dhe se pret qė fqinji jugor do tė mbahet nė normat nga kjo marrėveshje e pėrkohshme dhe nė mandatin qė e ka ndėrmjetėsuesi Nimic.

Megjithatė, kreu shtetėror nuk ka dhėnė detaje pėr qėndrimet e fundit tė Greqisė, tė cilat u liferuan nė disa media, ku sipas atyre informatave, Athina para Nimicit ka parashtruar disa kėrkesa, si: ėshtė dakorduar me emrat 'Republika Veriore e Maqedonisė', 'Republika Maqedonia e Re' ose 'Republika Maqedonia e Epėrme'.

http://www.koha.com.mk/a04.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.11.2009, 18:36   29
Citim:
Serbia mbėshtetė Greqinė nė kontestin pėr emrin

Serbia mbėshtetė qėndrimin e Greqisė nė kontestin pėr emrin e Maqedonisė, pėr tė cilin konsideron se ėshtė i arsyeshėm, i baraspeshuar dhe racional.

Kėtė e porositi ministri serb i Punėve tė Jashtme, Vuk Jeremiē, pas takimit nė Beograd me ushtruesin e detyrės ministėr i Punėve tė Jashtme tė Greqisė, Dimitris Drucas.

Jeremiēi tha se Serbia ka mirėkuptim pėr qėndrimin e Greqisė lidhur me ēėshtjen e emrit tė shtetit kryeqytet i tė cilit ėshtė Shkupi, duke marrė parasysh se kjo ėshtė ēėshtje shumė delikate, transmetoi agjencia Fonet.

Ministri grek nė kuadėr tė turneut ballkanik do t`i vizitojė edhe Malin e Zi, Bosnjėn e Hercegovinėn dhe Shqipėrinė.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4483

Citim:
Ivanov: Jam i zhgėnjyer nga Jeremiēi

Presidenti Ivanov ėshtė thellė i zhgėnjyer nga deklarata fatkeqe e ministrit tė Jashtėm serb, Jeremiē i cili dje publikisht mbėshteti qėndrimin e Greqisė nė mosmarrėveshjen rreth emrit tė Maqedonisė, pėr tė cilin tha se ėshtė i arsyeshėm, racional dhe i ekuilibruar.

Nga Kabineti i Ivanovit, i cili sot nė Beograd me ftesė tė homologut tė tij serb Tadiē, mori pjesė nė varrimin e patriarkut Pavle, thonė se deklarata e Jeremiēit nuk i kontribuon marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė.

Ivanov nė shenjė proteste sot nuk mori pjesė nė pritjen pėr pėrfaqėsuesit e shteteve tė pranishėm nė ceremoninė e varrimit qė e organizoi ministri serb.

Vallė pas kėsaj Serbia edhe haptazi paralajmėroi se do ta ndryshojė qėndrimin e vet lidhur me kontestin maqedonas-grek? Pėr kėtė nuk u arritė merret njė pėrgjigje nga Ministria e Jashtme e Serbisė. Beogradi Maqedoninė e njohu me emrin kushtetues, por tani pėrmes Jeremiēit hapi dilemėn pėr pozitėn e tyre aktuale drejt problemit qė i bllokon integrimet e Maqedonisė.

Ai pas takimit me ushtruesin e detyrės ministrit tė Jashtėm tė Greqisė, Dimitris Drucas, dje aspak nuk e pėrmendi emrin e vendit si Maqedoni. Agjencia serbe e lajmeve FONET bėri tė ditur se Jeremiē ka thėnė se "Beogradi ka mirėkuptim pėr pozicionin e Greqisė pėr ēėshtjen e emrit tė shtetit, kryeqyteti i tė cilit ėshtė Shkupi".

Si jo korrekte dhe nė kundėrshtim me pėrpjekjet pėr marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė e vlerėsuan kėtė deklaratė edhe nga LSDM-ja opozitare. Ata thonė se nuk janė tė befasuar, pasi e kanė pritur pėr shkak tė, sipas tyre, politikės sė keqe tė VMRO-DPMNE-sė nė pushtet.

"Ėshtė e qartė se nė kėtė kontekst pėr Maqedoninė ėshtė me rėndėsi thelbore qė tė aderojmė nė NATO dhe BE dhe tė jemi nėn kėtė ombrellė, pėr tė mos na ndodhur gjėra tė tilla. Andaj, i bėjė thirrje edhe njėherė Gruevskit qė deri mė 7 dhjetor tė hyjė nė negociata thelbore dhe tė bėjė njėfarė pėrparimi nė drejtim tė afrimit me BE-nė dhe NATO-n. Nėse nuk ndodhė kjo, ėshtė e qartė se faturat nga anė tė ndryshme do tė fillojnė tė arrijnė", deklaroi nėnkryetari i LSDM-sė, Gordan Georgiev.

Autoritetet serbe kanė filluar tė pėrdorin njė retorikė mė tė ashpėr pasi vendi e njohu pavarėsinė e Kosovės. Zėvendėskryeministri, Ivica Daēiq, menjėherė pas njohjes deklaroi se vendi i tij duhet ta rishqyrtojė vendimin pėr njohjen e emrit kushtetues tė Maqedonisė.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/20605.html

Citim:
Ivanov: Beogradi mbetet nė anėn e Maqedonisė

Lidhur me skandalin e djeshėm nė relacionet me Serbinė, tė shkaktuara nga deklarata e ministrit tė jashtėm serb, Vuk Jeremiē, i cili tha se e mbėshtet qėndrimin e Greqisė nė kontekstin e emrin, presidenti Ivanov sot theksoi se Beogradi mbetet nė anėn e Maqedonisė, gjė ėshtė dėshmuar me komunikatėn e pėrbashkėt e publikuar pas takimit me Tadiēit.

“Pėrgjegjės pėr politikėn e jashtme tė Serbisė ėshtė presidenti Tadiē dhe ai pėrmes qėndrimit tė shprehur nė komunikatė nė njėfarė mėnyre mbylli kėtė ēėshtje dhe mendoj se kjo ėshtė pozitive pėr tė dyja vendet”, deklaroi Gjorge Ivanov, president i Maqedonisė.

Ndėrkohė, deklarata e presidentit Tadiē se Serbia mbetet pas vendimit pėr njohjen e Maqedonisė me emrin kushtetues, ėshtė pėrshėndetur nga VMRO-DPMNE.

Kanė reaguar edhe partitė politike shqiptare. BDI-ja vlerėson se deklaratat e zyrtarėve serbė janė shprehje e nervozizmit pas vendimit tė Shkupit pėr njohjen dhe vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Kosovėn.

“Besoj qė kjo ėshtė e dhėnė nė afekt si pasoj e vendimit tė Maqedonisė pėr pėrforcimin e saj nė raportet ndėr fqinjėsore rreth njohjes sė Kosovės dhe vėnies sė marrėdhėnieve diplomatike me tė dhe nė vazhdėn e kėsaj ka qenė e pritshme njė deklaratė e Vuk Jerenmiqit“, tha Talat Xhaferi, deputet i BDI-sė.

Ndėrkohė Demokracia e Re e Imer Selmani konsideron se Maqedonia ka humbur Serbinė si aleate nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė BE.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/20642.html

Citim:
Maqedonia tė quhet “Republika Federale e Maqedonisė sė Veriut”

Bashkimi Demokratik Kombėtar pėrmes nė komunikatė pėr shtyp ka dalė me njė propozim konkret qė Maqedonia tė riemėrtohet me emrin “Republika Federale e Maqedonisė sė Veriut”.

“Duke e pasur pėr bazė pozitėn e rėndė, nė tė cilėn ndodhet aktualisht vendi, e me kėtė edhe shqiptarėt e Maqedonisė, Bashkimi Demokratik Kombėtarė-BDK, me qėllim tė hapjes sė perspektives euroatlantike tė vendit, edhe njė herė kėrkon qė tė gjithė faktorėt e brendshėm politik, tė dalin me qėndrime konkrete rreth definimit tė qartė tė statusit juridiko kushtetues, tė shqiptarėve nė kėtė shtet dhe zgjidhjen e kontestit me emrin”, thuhet nė komunikatėn e BDK-sė.

Nga kjo parti thonė se “duke mos dashur qė vetėm tė shohim nga anash thellimin e krizės politike, si pėr vendin ashtu edhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė, dalim me propozim konkret, qė kjo situate tė tejkalohet me riemėrtimin dhe ridefinimin juridiko kushtetues tė vendit me emrin Republika Federale e Maqedonisė sė Veriut”.

BDK vlerėson se njė propozim i kėtillė ofron zgjidhje tė kėnaqshme si pėr shqiptarėt, ashtu edhe pėr maqedonasit dhe qytetarėt tjerė tė vendit, por edhe pėr Greqinė fqinje e cila tanimė ka dhėnė sinjale se e pranon njė zgjidhje tė kontestit me njė shtojcė gjeografike.

“Pranimi i kėtij propozimi do tė krijonte mundėsinė qė shqiptarėt e kėtushėm tė realizojnė kėrkesėn e tyre pėr barazi tė plotė juridike dhe kushtetuese dhe sė bashku me qytetarėt tjerė tė vendit, tė bėhen pjesė e Evropės sė Bashkuar dhe NATO-s. Prandaj kėrkojmė qė ky propozim i yni tė merret nė shqyrtim serioz nga partitė politike dhe institucionet shtetėrore, por edhe nga diplomacia ndėrkombėtare”, thuhet nė komunikatė. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...e035afb15&ln=3

Citim:
BDI kėrkon zgjidhje deri mė 7 dhjetor

Shkup, 18 nėntor - Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) insiston qė tė arrihet zgjidhje e pranueshme pėr emrin deri nė 7 dhjetor kur edhe duhet Maqedonia tė fitojė datė pėr fillimin e bisedimeve pėr anėtarėsim nė BE.

Ky ka qenė vlerėsimi i zėvendėskryeministrit Abdylaqim Ademi, pas konsultimit tė kreut shtetėror me negociatorin Zoran Jolevski, ku ka qenė edhe vet i pranishėm, ndėrsa deklarimi vjen pas heshtjes disaditore rreth emrit nė kėtė parti.

"Ne jemi pėr zgjidhje tė pranueshme pėr qytetarėt e Maqedonisė dhe pėr tė dyja palėt si pėr Greqinė ashtu edhe pėr Maqedoninė. Kjo zgjidhje do t'i ndihmonte proceset eurointegruese tė Maqedonisė dhe do tė ndikonte sigurisht nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve ndėretnike. Ne si parti nė pushtet gjithmonė kemi dhėnė kontributin konstruktiv, do tė vazhdojmė tė japim atė me qėllim qė deri mė 7 dhjetor qytetarėt e Maqedonisė tė mund tė ndjejnė se ka progres nė kėtė drejtim", tha Ademi.

Lidhur me akuzuat e opozitės shqiptare se nuk kanė pėrfaqėsues tė tyre nė procesin negociator, Ademi me konstatim se shqiptarėt tanimė janė tė pranishėm me pėrfaqėsuesin e tyre nė negociatat pėr emrin.

"Ne kemi kėrkuar vazhdimisht qė tė jemi prezent dhe tanimė jemi aty. Qėllimi ka qenė qė tė jemi tė kyēur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė kontributin tonė pozitiv dhe si qytetarė tė Maqedonisė tė jemi edhe pjesėmarrės aktiv sepse ky problemi nuk ėshtė vetėm i njė bashkėsie etnike por ėshtė i gjithė qytetarėve dhe do tė jemi prezent deri nė zgjidhjen pėrfundimtare tė kėtij problemi", tha Ademi.

Njė ditė mė parė PDSH, vlerėsoi se ēėshtja e emrit dhe referendumit janė vetėm 'kamuflazh' pėr t'i mbuluar problemet e shqiptarėve siē janė diskriminimi mė arsim, buxhet dhe se nuk kanė nevojė tė jenė as pjesė e takimit tė liderėve, derisa DR-ja ka shprehur shqetėsimet e tij pėr kohėn qė Maqedonia po e humb nė gjetjen e njė gjuhe tė pėrbashkėt me Greqinė rreth ēėshtjes sė emrit.

Madje liderėt shqiptarė nuk kanė treguar gatishmėri qė ta takojnė personalisht negociatorin Jolevski pėr t'u informuar gjithēka rreth emrit, gjė tė cilėn e liferoi shefi i diplomacisė maqedonase Antonio Miloshoski.

Kėto bisedime pėr zgjidhjen e kontestit tė emrit do tė vazhdojnė edhe pėrskaj propozimeve maksimale tė Greqisė. Kreu shtetėror ka vlerėsuar se Maqedonia edhe mė tej do tė jetė e kyēur nė kėtė dialog bilateral, i cili mbahet nėn mbikėqyrjen e OKB-sė dhe se pret qė fqinji jugor do tė mbahet nė normat nga kjo marrėveshje e pėrkohshme dhe nė mandatin qė e ka ndėrmjetėsuesi Nimic.

Ndryshe, mė 2 dhjetor nga burime tė larta qeveritare mėsohet se kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso pėr herė tė parė do ta takojė kryeministrin e Maqedonisė, Nikolla Gruevski nė Bruksel nga i cili do tė kėrkohet njė "po" e madhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit.

http://www.koha.com.mk/a06.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2009, 14:43   30
Citim:
Partitė shqiptare propozojnė emra

Partitė shqiptare jashtė-parlamentare nė Maqedoni nuk pajtohen me qėndrimin e partisė shqiptare nė pushtet sa i pėrket procesit tė negociatave mes Athinės dhe Shkupit pėr ndryshimin e emrit kushtetues.

Pėrderisa kohė mė parė Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH), pati propozuar qė emri i ri i Maqedonisė tė jetė "Maqedonia Veriore dhe Shqipėria Lindore", tė enjten ka ardhur edhe njė propozim konkret edhe nga BDK-ja e Hysni Shaqirit.

BDK pėrmes njė komunikate pėr shtyp ka dalė me njė propozim konkret qė Maqedonia tė riemėrtohet me emrin “Republika Federale e Maqedonisė sė Veriut”.

“Duke e pasur pėr bazė pozitėn e rėndė, nė tė cilėn ndodhet aktualisht vendi, e me kėtė edhe shqiptarėt e Maqedonisė, Bashkimi Demokratik Kombėtarė-BDK, me qėllim tė hapjes sė perspektives euroatlantike tė vendit, edhe njė herė kėrkon qė tė gjithė faktorėt e brendshėm politik, tė dalin me qėndrime konkrete rreth definimit tė qartė tė statusit juridiko kushtetues, tė shqiptarėve nė kėtė shtet dhe zgjidhjen e kontestit me emrin”, ka theksuar kreu i BDK-sė, Hysni Shaqiri.

Ndėrkaq, sipas kryetarit tė kėsaj partie, Bardhyl Mahmuti, propozimi "Maqedonia Veriore dhe Shqipėria Lindore", do tė ishte zgjidhja mė e mirė e mundshme dhe nuk do tė ishte diskriminuese pėr shqiptarėt. Edhe analistėt politik thonė se Qeveria e Maqedonisė nuk po tregon vullnetin e duhur pėr zgjidhjen e kėsaj cėshtje tė rėndėsishme pėr integrimin e vendit. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...3d207f797&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2009, 21:17   31
Citim:
VMRO: Maqedonasit s’kanė lidhje me Aleksandrin!

Shkup - Pėr ēfarė nė tė vėrtetė luftojnė maqedonasit e sotėm? A janė ata antikė, apo sllavė? Pse ēėshtja e identitetit ėshtė problemi mė i madh mes maqedonasve dhe grekėve? Janė kėto disa prej pyetjeve qė janė sqaruar nė njė dokument tė Organizatės sė Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) nė vitin 1946.

Dokumenti i siguruar nga gazeta "LAJM" nga arkivi i VMRO-sė qė gjendet brenda Arkivit tė Shtetit tė Maqedonisė.

Historiani Kiril Ivanovi nė njė fjalim tė mbajtur mė 7 mars 1946 para anėtarėve tė organizatės sė tė rinjve maqedonas tė Sofjes me titull "Historia mė e vjetėr e Maqedonisė" ka dhėnė fakte me tė cilat sqaron se maqedonasit e tanishėm janė me prejardhje sllave dhe jo antike.

"Ēfarė na lidh neve, maqedonasit e sotėm me atė popullin e humbur qė moti? A mund qė ne t’i pėrkujtojmė pasardhėsit e tyre historik? Historia jep pėrgjigje negative nė kėtė pyetje. Populli i sotėm maqedonas, i pėrbėrė kryesisht nga fise sllave, tė cilat kanė ardhur nė Ballkan rreth shekullit tė 6-tė p.e.s. dhe nga mbetjet e fiseve tė vjetra ilire tė cilat po humbeshin, ka fizionomi tė tilla etnike, te tė cilat, nuk mund ta zbulojmė fizionominė etnike tė maqedonasve tė lashtė", thuhet nė kėtė dokument.

Kiril Ivanov kėtė teori e ka sqaruar mė poshtė para rinisė maqedonase tė asaj kohe nė Sofje tė Bullgarisė.

"As traditat dhe zakonet e lashta tė maqedonasve tė tanishėm sllavė nuk i pėrngjajnė asnjė prej atyre tė maqedonasve tė vjetėr", ka thėnė Ivanov.

"Lidhja e vetme reale historike me ata maqedonas mund ta shohim vetėm nė kuadėr tė aspektit gjeografik dhe nė pėrgjithėsi mund tė shihen elementet ilire nė pėrbėrjen e tyre", thuhet nė dokumentin e arkivit tė VMRO-sė.

Gjithashtu, ai ka dhėnė sqarime se Maqedonasit nuk janė drejtpėrdrejtė pasardhės tė maqedonasve antikė.

"Kjo ėshtė qė e bėn lidhjen mes tyre nė pranueshmėrinė historike. Lidhje tė pėrafėrt tė atillė kanė grekėt e vjetėr dhe tė tanishėm, si dhe mes romakėve dhe italianėve tė tanishėm", shkruan nė kėtė dokument.

Kiril Ivanov gjatė fjalimit tė tij nė mars tė vitit 1946 vazhdon edhe mė tutje, duke sqaruar dhe duke shprehur se cilat mund tė jenė pasojat historike pėr kėto tė pavėrteta.

"Ta dhunojmė historinė dhe faktet historike me atė qė do t’i vendosim maqedonasit e sotėm drejtpėrdrejtė si pasardhės tė Aleksandrit tė Madh, do tė thotė jo vetėm qė po ndryshojmė tė vėrtetėn historike, por edhe tė shndėrrohemi nė shovinistė qesharak", ka deklaruar para rinisė maqedonase, Ivanov.

Ai ka akuzuar edhe palėn greke, tė cilėn e ka quajtur si agresore dhe ndryshuese tė historisė.

"Mėsimi i asaj parahistorie tė lashtė tė popullit tonė na lidhė me njė ēelik tė padrejtė kundėr falsifikuesve tė shovinistėve tė atij lloji tė Haxhi Taksis, i cili pėr ta arsyetuar rrėmbimin e Maqedonisė lindore dhe jugore nga Greqia, pa turp ‘pohon’ se maqedonasit e lashtė, por edhe tė tanishmit janė grekė", thuhet nė fund tė dokumentin qė u lexua mė 7 mars 1946 nė Sofje.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=7937
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2009, 21:08   32
Citim:
Ademi: Kontesti i emrit nuk ėshtė vetėm ēėshtje e Gruevskit

Kontesti i emrit me Greqinė nuk ėshtė vetėm ēėshtje e Nikolla Gruevskit, por i tė gjitha subjekteve politike dhe qytetarėve. Kėshtu ka deklaruar zėvendėskryeministri Abdilaqim Ademi, duke u shprehur optimist pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtje deri mė 7 dhjetor.

Zėrat pėr radikalizimin e shqiptarėve nėse vendi nuk merr njė datė pėr bisedime, Ademi i cilėsoi si shpėrqendrim tė vėmendjes sė opinionit.

"Supozimet sipas sė cilave shqiptarėt pas shtatė dhjetorit do tė mund tė radikalizohen ose do tė ndėrmarrin hapa mė radikale, mendoj se janė teza pėr tė larguar vemendjen e opinionit dhe pėr tė bartur pėrgjegjėsinė tek shqiptarėt. Shqiptarėt mund tė kenė pjesėn e tyre tė pėrgjegjėsisė, por nuk mund tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr gjithė vendin", tha Ademi.

Ndėrsa, kryetari i PRSD-sė, Tito Petkovski thotė se vet Qeveria ėshtė fajtore pėr pėrfshirjen e identitetit dhe gjuhės si tema nė kėto bisedime.

"Maqedonia pa asnjė mandat e pėrfshiu ēėshtjen e identitetit dhe gjuhės nė bisedime dhe kėtė gjė, askush prej nesh nuk e kishte kėrkuar. Deri nė vitin 2006, gjuhėn dhe identitetin askush nuk e pėrmendte si fakt pėr tu vendosur ne tryezėn e bisedimeve, ndaj mendoj se ne si shtet i papėrgjegjshėm dhe me procesin e antikitetit, vetė e vumė nė pikėpyetje identitetin tonė", akuzon Petkovski.

Me iniciativė tė Bashkimit Europian ėshtė planifikuar qė Gruevski dhe Papandreu deri nė samitin e 7 dhjetorit, tė firmosin marrėveshje vetėm pėr emrin, me tė cilėn do tė evitohej mundėsia pėr bllokimin e datės, pėr fillimin e negociatave.

Mė pas do tė bisedohej rreth formės sė pėrdorimit tė emrit dhe ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me gjuhėn dhe identitetin.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=39027

Citim:
Partitė shqiptare tė ndara pėr ēėshtjen e emrit

Partitė politike shqiptare nė Maqedoni japin vlerėsime tė ndryshme lidhur me zgjidhjen e kontestit tė emrit tė shtetit me palėn greke.

Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) ka shprehur gatishmėrinė pėr tė mbėshtetur partnerin e saj qeveritar VMRO-DPMNE pėr gjetjen e ēdo zgjidhje pėr kontestin e emrit, para takimit tė lartė tė BE-sė nė fillim tė dhjetorit, kur pritet vendimi pėr caktimin ose jo tė datės pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim nė BE.

“Ne jetėsisht jemi tė interesuar, qė Maqedonia tė zė vendin e merituar pranė strukturave evropiane dhe tė NATO-s. Ne si BDI, do jemi pjesė konstruktive dhe e dobishme nė drejtim tė zgjidhjes sė problemit tė emrit”, ka deklaruar Ahmeti.

Partia Demokratike Shqiptare ka bėrė tė ditur se Qeveria e Gruevskit nuk ka kapacitete pėr tė zgjidhur kontestin e emrit, ndėrsa ky subjekt paralajmėron se fillimisht duhet tė zgjidhet ēėshtja shqiptare, si problem mė i madh nė vend.

“Situata ėshtė katastrofale nė Maqedoni. Nuk mund tė them se ėshtė tragjike, por vlerėsojė se ėshtė shumė dramatike. PDSH nuk ėshtė edhe aq kureshtare lidhur me 7 dhjetorin. Ne do tė vazhdojmė tė sensibilizojmė faktin se kėtu zgjidhje ėshtė vetėm protektorati, pėrndryshe situata ėshtė dramatike”, ka theksuar kreu i PDSH-sė, Menduh Thaēi.

Partitė politike shqiptare nuk kanė strategji tė pėrbashkėt pėr tė bėrė presione ndaj palės maqedonase pėr tė zhbllokuar procesin e integrimeve euroatlantike.

Ato janė shprehur edhe kundėr mundėsisė pėr mbajtjen e njė referendumi pėr ēėshtjen e emrit, njė projekt i VMRO-DPMNE dhe kryeministrit Nikolla Gruevski.

Partitė e vogla politike shqiptare nė tė njėjtėn linjė kanė bėrė thirrje pėr zgjidhjen e kontestit tė emrit, duke shpalosur edhe propozime pėr emrin, qė duhet tė jenė pjesė e propozimeve nė negociatat midis Athinės dhe Shkupit, qė udhėhiqen nėn mandatin e OKB-sė.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4511
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.11.2009, 11:19   33
Citim:
Maqedonia kėrkon shpėtim nga “vėllezėrit” bullgar

Burime tė larta diplomatike pėr gazetėn “Lajm” kanė pohuar se Maqedonia nė tė ardhmen do t’i kthehet tėrėsisht bashkėpunimit me Bullgarinė. Ndryshimi i kėtij kursi politik, sipas kėtyre burimeve, ka ardhur si rezultat i pakėnaqėsive tė politikės serbe tė cilat i kanė shprehur ndaj veprimeve tė Gruevskit.

Hapi i parė qė ka prishur miqėsinė serbo-maqedonase ka qenė pranimi i pavarėsisė sė Kosovės dhe vendosja e marrėdhėnieve diplomatike me kėtė shtet. Problem ka qenė edhe dėshtimi i enciklopedisė, qė ishte gatuar nė kuzhinat serbe. Pėrveē se nė kėtė enciklopedi fyheshin shqiptarėt, tė gjithė shtetet e tjera fqinje, pėrveē serbėve ishin trajtuar nė mėnyrė pėrbuzėse.

Nga ana tjetėr maqedonasit janė ndjerė tė nėnēmuar kur kisha ortodokse e Serbisė vazhdon mos ta njohė atė tė Maqedonisė, edhe pėrkundėr faktit se maqedonasit kishės sė tyre tė deritanishme tė quajtur Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) iu shtua prapashtesa arqipeshkvia e Ohrit.

Kryeministri Nikolla Gruevski, duke parė tendencat serbe mbi Maqedoninė, udhėtoi drejt Sofjes ku u prit ngrohtė nga homologu i tij.

“Maqedonasit dhe bullgarėt janė vėllezėr”, pati deklaruar Bojko Borisov gjatė takimit me kryeministrin Gruevski nė Sofje.

Pėrgjigja nga ky gjest i Gruevskit ka mbėrritur tė enjten kur ministri i punėve tė jashtme tė Serbisė, Vuk Jeremiē ka dalė hapur nė mbėshtetje tė Greqisė nė kontestin pėr emrin qė e ka me Maqedoninė.

“Serbia mbėshtet qėndrimin e Greqisė nė kontestin pėr emrin e Maqedonisė, pėr tė cilin konsideron se ėshtė i arsyeshėm, i baraspeshuar dhe racional”, tha Jeremiē nė takimin me ushtruesin e detyrės ministėr i Punėve tė Jashtme tė Greqisė, Dimitris Drucas.

Ministri Serb refuzoi ta pėrmend edhe emrin e Maqedonisė. “Serbia ka mirėkuptim pėr qėndrimin e Greqisė lidhur me ēėshtjen e emrit tė shtetit kryeqytet i tė cilit ėshtė Shkupi, duke marrė parasysh se kjo ėshtė ēėshtje shumė delikate”, tha Jeremiē.

Sipas burimeve diplomatike, Maqedonia shpėtimin e ka kėrkuar nė Bullgari, pasi grekėt kanė filluar njė turne bisedimesh nėpėr Ballkan, duke sqaruar se Maqedonia patjetėr duhet ta ndryshojė emrin dhe nuk ka asnjė tė drejtė tė pėrvetėsojė emrin e njė territori qė nuk ėshtė i saj.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=8059
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.11.2009, 23:38   34
Citim:
Karolos Papulas i kėrcėnohet Maqedonisė

Shkupi duhet tė heqė dorė nga ideologjia e “maqedonizimit”, sepse ajo do t’i kushtojė shumė, ka thėnė presidenti i Greqisė, Karolos Papulas.

Papulas i ka thėnė shtypit grek se Athina do tė vazhdojė tė pėrkrahė perspektivėn evropiane tė Ballkanit Perėndimor, por ka saktėsuar se kjo mbėshtetje nuk do tė jetė e parezervė.

“Monopolizimi i terminit “Maqedoni” nė emrin e njė shteti, nacionaliteti dhe gjuhe nuk pėrkon me realitetin nė rajon dhe paraqet keqpėrdorim”, ka thėnė presidenti grek.

Ai sėrish ka theksuar se Maqedonia nuk do tė bėhet anėtare e NATO-s nėse vazhdon ta mbajė atė kurs.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=38410
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.11.2009, 13:18   35
Citim:
Replika tė ashpra nė PE rreth emrit tė Maqedonisė

Pėrdorimi i emrit tė Maqedonisė, ishte shkak pėr shkėmbim tė ashpėr tė replikave tė sesionit tė mbrėmshėm plenar tė Komisionit Evropian nė tė cilėn u debatua pėr Propozim rezolutėn pėr zgjerimin e Bashkimit Evropian nė Ballkanin Perėndimor, Turqia dhe Islanda, tė propozuar nga Kėshilli i jashtėm politik i Parlamentit.

Deputetit evropian grek Nikolas Salavrakos, i cili kėrkonte nga deputetėt evropianė tė mos e pėrdorin emrin Maqedoni, por tė shėrbehen me referencėn e pėrkohshme, ashpėr iu kundėrshtua deputeti evropian Berndt Poselt.

"Maqedonia ėshtė Maqedoni dhe Maqedoni do tė mbetet. Tė diskutohet pėr kėtė, me siguri se nuk do i ndihmohet asgjė vendit fqinj", tha Poselt duke pėrkujtuar nė qėndrimin e njėjtė tė liderit tė evropianėve tė gjelbėrt Daniel Kohn-Bendit.

Siē njoftoi radio Dojēe vele - programi nė gjuhėn maqedonase, Poselt paraprakisht kėrkoi qė tė zbuten formulimet nė rezolutė, nė tė cilėn ka shumė akuza pėr Maqedoninė kur bėhet fjalė pėr marrėdhėniet bilaterale tė fqinjėsisė sė mirė, pėr shkak se sipas tij, pėrgjegjėsia nuk ėshtė vetėm te ajo.

Kryetari i delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr bashkėpunim me Maqedoninė, deputeti europian gjerman Jorgo Shacirmakakis, konsideron se problemi i vetėm pėr vendin ėshtė problemi me emrin.

"Ėshtė thjesht e nevojshme tė kėrcehet njė hije. Tė dyja palėt mendoj se janė tė gatshme tė ecin njė hap mė larg. Tė premten nė njė takim pesėminutėsh tė kryeministrave tė tė dy vendeve nuk do tė arrihet tė zgjidhet e gjithė ēėshtja. Por, qėllimi ėshtė kryesor, ėshtė e nevojshme mė shumė kohė qė tė gjindet zgjidhj pėrhershme. Nė tė kundėrtėn mundet tė gjindet vendim i shpejtė i cili do tė jetė katastrofal nė plan afatgjatė", porositi Shacimarkakis.

Pėrkujtoi se Parlamenti Europian duhet tė ndihmojė me nxitje tė tė dyja palėve qė tė gjejnė vendim tė pėrhershėm me fushė tė gjėrė tė zbatimit.

Paraprakisht nė deklaratėn pėr radio Dojēe vele tha se ėshtė gjetur vendimi pėr emrin.

"Tė dyja vendet tashmė e kanė gjetur emrin. Por, pėrdorimi i tij ėshtė ajo qė krijon probleme. Por, me frymėn e cila mbretėron pėr momentin, mendoj se kemi mundėsi tė gjejmė vendim tash", deklaroi Shacimakakis.

Deputetėt nė Parlamentin Evropian pas debatit tė mbrėmshėm sot do tė votojnė pėr propozimin rezolutėn pėr zgjerim tė Bashkimit Europian nė Ballkanin Perėndimor, Turqia dhe Islanda.

"Kėshilli i BE-sė nė samitin e 7 dhjetorit ta konfirmojė rekomandimin e Komisionit Evropian pėr fillim tė negociatave inkuadruese me Maqedoninė", kėrkohet nė rezolutė.

Nė dokument, fillimi i negociatave nuk kushtėzohet me zgjidhje paraprake pėr kontestin e emrit, por inkurajohen Maqedonia dhe Greqia t'i intezivojnė pėrpjekjet qė ta pėrfundojnė problemin, pėr arsye se siē theksohet, ėshtė e mundur gjetje e zgjidhjes sė pranueshme tė ndėrsjellė. /mia/

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/20803.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.11.2009, 13:28   36
Citim:
Karl Bild papritur mbėrriti nė Maqedoni

Ministri suedez i Punėve tė Jashtme Karl Bild, sonte vonė nė Shkup u takua me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me ministrin e Jashtėm Antonio Milloshoski.

Bild, i cili mbėrriti nė Shkup nė njė vizitė tė papritur, me kreun qeveritar ka biseduar pėr mosmarrėveshjet me Greqinė rreth emrit.

Nė njoftimin e Qeverisė, theksohet se bashkėbiseduesit kanė shfaqur shpresėn pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė pazgjidhura, siē ėshtė ēėshtja e emrit me Republikėn e Greqisė.

Shefi i diplomacisė suedeze, kryesues i radhės i Bashkimit Evropian, nė Shkup arriti nga Turqia ku qėndroi nė njė vizitė zyrtare. Takimi i sontėm lidhet me takimin e nesėrm midis kryeministrit tė Maqedonisė Gruevski dhe atij tė grek Papandreu nė Pili tė Greqisė.

Bild disa herė ka shfaqur optimizmin se sė shpejti do tė gjendet zgjidhje rreth mosmarrėveshjeve pėr emrin me Greqinė dhe ka dėrguar porosi tė fuqishme pėr kompromis midis tė dyja palėve.

Vėzhguesit vizitėn e tij tė papritur nė Shkup e vlerėsojnė si pjesė tė shatėll diplomacisė sė Bildit. Aktivietet rreth mosmarrėveshjeve pėr emrin janė shtuar nė prag tė samitit tė BE-sė qė do tė mbahet mė 7 dhjetor, nė tė cilin pritet qė vendi tė marrė datėn pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, mundėsi kjo tė cilės i kėrcėnohet bllokimi grek.

Nė njoftimin e sontėm tė Qeverisė gjithashtu theksohet se nė takimin midis Bildit, Gruevskit dhe Milloshoskit ėshtė biseduar edhe pėr procesin eurointegrues tė Maqedonisė.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/20821.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2009, 11:19   37
Citim:
Pa rezultat takimi greko-maqedonas

BE-ja i ka nxit palėt tė shpejtojnė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit
Kryeministri grek Jorgo Papandreu dhe homologu i tij maqedonas Nikolla Gruevski u takuan tė premten nė anėn greke tė liqenit tė Prespės.

Takimi nuk solli pėrafrim tė qėndrimeve mes palėve, edhe pse njė natė para takimit nė Shkup mbėrriti pa paralajmėruar kryesuesi i BE-sė, Ministri i jashtwm suedes Karl Bild.

Kryeministri Nikolla Gruevski tha pas takimit, se pala greke ka pėrsėritur qėndrimet e saj, qė sipas tij, nuk japin mundėsi pėr pėrparim nė gjetjen e njė kompromisi.

Ai gjithashtu kėrkoi qė Greqia tė mendohej dhe njė herė para se tė bllokojė rrugėn e ntegrimeve tė Maqedonisė dhe tha se vendi i tij do tė vazhdojė edhe mė tej bisedimet.

Njė ditė para takikit tė kryeministrave nė Maqedoni u mirėprit miratimi i strategjisė pėr zgjerimin e BE-sė nga Parlamenti Evropian.

Strategjia thotė se Kėshilli Ministror i BE-sė ta bėjė kėtė nė mbledhjen e 7 dhjetorit.

Gjithashtu nė kėtė dokument nuk pėrmenden kushtėzime pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit, por palėt nxiten qė kėtė gjė ta bėjnė sa mė shpejt.

Por vendimet e Parlamentit evropian nuk janė tė detyrueshme pėr Komisionin Evropian, organin ekzekutiv tė BE-sė.

Votimi nė Parlamentin Evropian u bė vetėm njė ditė para takimit mes kryeministrit tė Maqedonisė, Nikolla Gruevski dhe atij tė Greqisė, Jorgo Papandreu.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2..._meeting.shtml
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2009, 21:44   38
Citim:
Bildt: Greqia tė mos e bllokoj Maqedoninė

Karld Bildt, ministėr i jashtėm mi Suedisė, vend qė aktualisht e kryeson presidencėn e radhės sė Bashkimit Evropian, tha se nuk pret qė Greqia do tė paraqesė veto nė pėrpjekjet e Maqedonisė pėr anėtarėsim nė BE, pėr shkak tė kontestit 18 vjeēar pėr emėr ndėrmjet Shkupit dhe Athinės.

“Nuk mendoj se gjėrat do tė shkojnė nė kėtė drejtim”, tha ministri Bildt, nė konferencėn pėr shtyp gjatė vizitės sė tij nė Maqedoni.

AFP mėtutje raporton se zoti Bildt kishte ardhur nė Shkup pėr tė diskutuar mėnyrėn pėr t’ju shmangur vetos sė mundshme tė Greqisė nė hapje tė bisedimeve pėr pranin ndėrmjet Maqedonisė e BE-sė.

Lidhur me kontestin pėr emėr, tashmė Greqia e ka bllokuar pranimin e Maqedonisė nė NATO.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=38715
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2009, 21:59   39
Citim:
Ahmeti: Ēėshtja e emrit tė zgjidhet sa mė shpejtė

Kreu i BDI-sė, Ali Ahmeti deklaroi se Athina dhe Shkupi duhet tė vazhdojnė negociatat deri sa tė arrijnė njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė dyja palėt.

Kjo deklaratė e liderit tė BDI-sė, vjen pas takimit qė u realizua ditė mė parė mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe homologut tė tij grek, Jorgos Papandreu.

“BDI-ja inkurajon tė gjitha autoritetet nė vend, por edhe ato jashtė vendit, qė sa mė parė, tė gjendet njė zgjidhje e pranueshme edhe pėr Maqedoninė edhe pėr Greqinė. Ne duam tė jemi korrekt dhe tė dobishėm, tė inkurajojmė palėt, qė sa mė parė tė mbyllet kjo histori”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-sė.(INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...f1a0d1272&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.12.2009, 21:37   40
Citim:
Greqi: Mund tė bllokohen bisedimet BE-Maqedoni

Qeveria e re socialiste e Greqisė thotė se do t’i bllokoj bisedimet pėr pranimin e Maqedonisė nė BE, derisa nuk zgjidhet ēėshtja e emrit tė saj, raporton AP.

Zėvendėsministri i jashtėm grek, Dimitris Droutsas, ka thėnė se fillimi i bisedimeve pėr kėtė temė nė takimin e BE mė 7 dhjetor, do tė ishte i “pakonceptueshėm” pėrderisa nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja e emrit.

Greqia kėrkon qė Maqedonia ta ndėrroj emrin. Pėr kėtė arsye ajo e ka bllokuar anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO.

Ministri i Jashtėm i Maqedonisė, Antonio Milloshoski, i cili po merr pjesė nė njė konferencė ndėrkombėtare pėr siguri nė Greqi, ka thėnė sė shpreson qė tė dy palėt kanė kohė tė mjaftueshme pėr t’i rishqyrtuar pozicionet e tyre deri nė takimin e BE-sė. /REL/

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4628
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:08.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.