Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.3.2010, 08:31   61
Citim:
Zbulohen detaje pėr atentatin ndaj Gligorovit

Vladimir Gligorov, djali i ish-presidentit tė Maqedonisė, Kiro Gligorov ka zbuluar detaje shokuese lidhur me atentatin ndaj babai tė tij, Kiro Gligorov, qė ndodhi mė 3 tetor tė vitit 1995, si president i vendit.

Gligorov, i cili jeton dhe punon nė Vjenė tė Austrisė, kėto tė dhėna i ka zbuluar nė njė kolumnė tė botuar nė revistėn online “Peshēarnik”.

“Autoritetet maqedonase nuk treguan interes tė veēantė pėr tė gjetur atentatin dhe kjo solli nė njė situatė qė babai im u pajtua me atentatorėt”, ka shkruar Vladimir Gligorov.

Ai e ka krahasuar njėlloj atentatin e babait tė tij Kiro Gligorov njėlloj me ate tė kryeministrit serb Zoran Gjingjiē.

Atentati ndaj ish-presidentit Gligorov ėshtė kryer nė njė konstelacion specifik, menjėherė pasiqė Maqedonia ishte pranuar nė OKB, dhe pas vizitės njėditėshe tė Gligorovit nė Beograd, ku ai sė bashku me presidentin Sllobodan Millosheviē, nėnshkruan Marrėveshjen pėr njohje tė ndėrsjellėt me RSJ-nė e atėhershme.

Edhe avokati i njohur beogradas Toma Fila me origjinė nga Manastiri ka pohuar se atentati ndaj Gligorovi vjen nga “oborri” dhe se ai ėshtė bėrė “nga njerėzit e tij”. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...7af5ae813&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.4.2010, 16:42   62
Citim:
Bullgarėt e IRJM-sė pėrvetėsojnė Nėnė Terezėn dhe nė CNN

Gazetari i njohur i TV rrjetit CNN, Nic Robertson dhe kameramani Simon Pauel po pėrgatisin disa storie televizive nė mesin e tė cilave edhe dokumentarin filmik pėr Nėnė Terezėn.

Nė tregimin pėr rrėnjėt familjare tė Nėnė Terezės janė shfrytėzuar dėshmi tė kryetarit tė asociacionit “Shkupjanja Nėna Terezė”, Stojan Trenēevski, i cili nė ēdo mėnyrė ėshtė pėrpjekur qė t’ia humbė pėrkatėsinė shqiptarė humanistes Nėnė Tereza.

Trenēevski, madje ia ka ndėrruar edhe emrin nėnės sė Gonxhe Bojaxhiut.

Lėvizja Qytetare ZGJOHU! shpreh hezitimin e saj rreth dokumentarit tė pėrgatitur nė Shkup nga gazetari i mirėnjohur i CNN, Nic Robertson, nė lidhje me 100 vjetorin e lindjes sė Nėnės Terezė, pasi Trenēevski, i cili ka fol pėr rrėnjėt e Nėnė Terezės, ishte ndėr iniciatorėt pėr ndėrrimin e vendit tė shtėpisė sė saj.

“Sipas informatave tė pasuara nė media, z. Robertson ėshtė takuar me krye falsifikatorin e emrit dhe veprės sė Nėnės Terezė, Stojan Trenēevski nga shoqata Shkupjania Nėna Terezė, i cili shpifi kombėsinė shkupjane tė Gonxhe Bojaxhiut dhe vazhdon tė kryejė misionin e tij tė de-shqiptarizimit tė Nėnės Terezė”, thuhet nė reagimin e “Zgjohu”-t.

Gjatė ditės sė martė Lėvizja ZGJOHU! ka vendosur kontakt tė drejtpėrdrejt me gazetarin e CNN Nic Robertson pėr tė shprehur shqetėsimet e veta dhe pėr ta informuar rreth tė gjitha zhvillimeve nė lidhje me tendencėn pėr tė falsifikuar pėrkatėsinė kombėtare shqiptare tė Nėnės Terezė, dislokimin e shtėpisė sė lindjes sė saj, ndėrtimit tė kishės ortodokse mbi atė shtėpi si dhe shumė padrejtėsi tjera qė bėhen me faktet qė qartazi e identifikojnė Nėnėn Terezė si njė shqiptare, bijė tė botės mbarė.

“Duke marrė parasysh tė gjitha pėrpjekjet pėr tė zhdukur elementet shqiptare nga sheshi i Shkupit dhe pėr tė pėrvetėsuar figurėn e Nėnės Terezė, ZGJOHU! ka dorėzuar pranė Sekretariatit pėr Implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit njė projekt grandioz pėr tė shėnuar 100 vjetorin e lindjes sė Gonxhe Bojaxhiut nė koordinim me aktivitet qė do tė ndėrmerren nė Tiranė dhe nė Prishtinė.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4142.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.4.2010, 17:16   63
Citim:
Bullgarėt pas shqiptarėve janė dominues nė Maqedoni

Ministri bullgar pėr diasporėn, Bozhidar Dimitrov ka dalė me deklaratėn tjetėr duke shpalosur popullin bullgar, si njė nga popujt e mėdhenj nė Maqedoni. “Bullgarėt janė popullsia e dytė joshumicė nė Maqedoni, pas shqiptarėve”, ka theksuar Dimitrov.

Sipas tij, nga viti 1990 e deri tani, rreth 64 mijė qytetarė tė Maqedonisė kanė marrė shtetėsinė bullgare. “Vlerėsoj se nga 45 mijė e deri nė 50 mijė qytetarė tė kėtij vendi janė me shtetėsi bullgare qė jetojnė nė Maqedoni. Kjo i bėn ata si popullsi tė dytė joshumicė pas shqiptarėve nė Maqedoni”, ka theksuar ministri bullgar.

Ai ka nėnvizuar se nga fillimi i kėtij viti rreth 500 qytetarė nga Maqedonia pėr ēdo javė pėrfitojnė shtetėsinė bullgare. Interesi pas shtetėsisė bullgare vijon edhe mė tej, edhe pas liberalizimit tė vizave pėr Maqedoninė.

Ministria e Brendshme Bullgare ka bėrė tė ditur se qytetarė nga vendi fqinj vėrshojnė sportelet pėr tė pėrfituar shtetėsinė bullgare, e cila u mundėson mė shumė kushte dhe trajtim tjetėr pėr tė udhėtuar drejt vendeve anėtare tė BE-sė, pasi qė edhe Bullgaria ėshtė njė nga vendet e reja anėtare. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...63aefa33a&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.4.2010, 07:50   64
Citim:
Bulgaria Urged to 'Recognise Macedonian Nation'

Branko Crvenkovski, the former prime minister and president of Macedonia, has urged Bulgaria to recognise the existence of a “Macedonian nation.”

Crvenkovski, who is the chair of the Macedonian Social-Democratic Union and was the president of Macedonia from 2005-2009, met Thursday with the acting Bulgarian President Georgi Parvanov, and with the leader of the Bulgarian Socialist Party and ex-PM, Sergey Stanishev, Novinite reports.

“The fact that the Bulgarians are not ready to recognize the independence of the Macedonian nation, the feeling of national identity of Macedonians, is what makes Macedonians have reservations against the Bulgarians,” declared Crvenkovski after his meeting with Stanishev.

“This problem has to be decided on the part of Bulgaria. I claim that, once this has been done, the Macedonians will have no reservations with respect to Bulgaria,” he elaborated, apparently referring to the many Bulgarians who see Macedonia and its population as part of the Bulgarian nation, at least historically, and view the Macedonian language as a dialect of the Bulgarian language.

Crvenkovski denied the claims that he ever spoke against Bulgaria during his time as a Macedonian head of state.

“I insist that nowhere in Macedonia have there been any claims that Bulgaria is not a friend of our country,” said said.

He pointed out that Macedonia would never forget that Bulgaria was the first sovereign state to recognize its independence from Yugoslavia in 1991, or that Bulgaria recognizes Macedonia’s constitutional name (i.e. the Republic of Macedonia rather than FYROM – in contrast to countries such as Greece which insist that Macedonia should change its name in order to avoid any references to territorial claims).

Crvenkovski explained the large number of Macedonians who are applying for Bulgarian passports with Bulgaria’s EU accession, and suggested that if Macedonia joined the EU, there would be people from neighbouring states who would apply for Macedonian citizenship the very same way.

The leader of the major Macedonian opposition party said his formation backed the signing of a “Friendship Treaty” between Bulgaria and Macedonia but stressed that the fate of the treaty is in the hands of the Macedonian government led by the VMRO-DPMNE party.

It recently emerged that the Bulgarian government suggested to Macedonia such a treaty in 2008, but it has not yet been signed or rejected.

Crvenkovski did slam the government of Macedonian PM Nikola Gruevski for lacking a grand strategy and for having bad economic policies in times of crisis. He also said that Gruevski has to find a way out of the name dispute with Greece in order to open the way for Macedonia’s integration in NATO and the EU.

Both Crvenkovski and Stanishev expressed their satisfaction with the relations between Bulgaria and Macedonia back in the time when their respective leftist parties were in power.

http://www.balkaninsight.com/en/main/news/27410/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.4.2010, 08:32   65
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Bullgarėt pas shqiptarėve janė dominues nė Maqedoni
Kjo po i bie qė nėse pėrēahen nė kėtė mėnyrė nė serbė, bullgarė dhe maqedonė, shqiptarėt mbesin shumicė nė shtet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.4.2010, 07:43   66
Citim:
Maqedoninė s’e njohin mbi 30 shtete

Maqedoninė rreth 30 shtete tė botės ende nuk e kanė njohur si shtet i pavarur. Qė nga shpallja e pavarėsisė nga ish-Jugosllavia, Maqedonia edhe pese ėshtė anėtare e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (OKB) ende nuk njihet nga tė gjitha shtetet.

Zėdhėnėsi i ministrisė sė punėve tė jashtme tė Maqedonisė, Petar Ēulev pohon se nė fjalorin diplomatik nuk ka shtete tė cilat pranohen ose nuk pranohen, por ka shtete me tė cilat ka marrėdhėnie diplomatike ose jo.

“Maqedoni deri mė tani ka marrėdhėnie diplomatike me 164 shtete, ndėrsa 124 prej tyre e njohin atė me emrin kushtetues”, thekson Ēulev.

Rreth 30 shtete tė cilat ende nuk e kanė njohur Maqedoninė zakonisht janė shtete tė vogla, por ka edhe shtete tė mėdha me tė cilat nuk janė vendosur marrėdhėnie diplomatike.

“Me shtete tjera nuk kemi vendosur marrėdhėnie diplomatike pasi nuk ka pasur ndonjė interes tė veēantė, ose shtetet janė tė vogla. Aty futen disa vende tė vogla siē janė ishuj afrikane ose latine”, tha Ēulev.

Mosvėnia e marrėdhėnieve diplomatike pėr Maqedoninė ėshtė e njėjtė sikur disa shtete qė nuk e njohin Kosovėn. Megjithatė, zėdhėnėsi Ēulev thekson se Maqedonia ka 20 vite qė ėshtė shtet i pavarur, ėshtė anėtare e OKB-sė dhe nuk ka nevojė tė mendohet se dikush e pranon ose nuk e pranon atė.

“Ne vazhdojmė tė zgjerojmė vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike. Sė fundmi kishim vendosur bashkėpunimin bilateral me Botsuanan, Andorrėn, Kosovėn dhe Fijin”, tha zėdhėnėsi i MPJ-sė.

Maqedonia ka qenė drejtuese e Asamblesė sė 62 tė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara dhe nuk ka pasur ndonjė reagim ose kundėrshtim kundėr kėtij shteti.

Pėrveē mosnjohjes si shtet, Maqedonisė Greqia ia konteston emrin duke e konsideruar se krahina veriore e kėtij shteti quhet me tė njėjtin emėr.

Probleme tė Maqedonisė nė nivelin ndėrkombėtar paraqet edhe njohja e Kishės Ortodokse Maqedonase (KOM) nė mesin e kishave ortodokse botėrore, pasi Serbia konsideron se nė kisha Maqedonase duhet tė jetė si pjesė e kishės serbe.

Problem madhor i Maqedonisė nė formimin e shtetit dhe tė identitetit konsiderohet edhe kontesti me gjuhėn. Bullgaria gjuhėn maqedonase nuk e njeh si gjuhė tė veēantė, por e konsideron si dialekt, ose pjesė tė gjuhės bullgare.

Pėr kėtė kontest, ministri pa resor i Bullgarisė, Bozhidar Dimitrov kishte deklaruar se pas shqiptarėve bullgarėt janė pakica e dytė mė e madhe nė Maqedoni.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4223.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.4.2010, 08:08   67
Citim:
Trpevski i padėshiruar pėr ambasador nė Shqipėri

Autoritetet maqedonase nuk ndjehen tė shqetėsuar nga fakti qė kėrkesa e tyre pėr emėrimin e 28 vjeēarit Vele Trpevski pėr ambasador nė Shqipėri nuk ka marrė pėlqimin e presidentit shqiptar Bamir Topi pėr mė shumė se njė muaj.

Pala maqedonase ėshtė e sigurt se propozimi i tyre nuk do tė refuzohet nga Tirana zyrtare. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme, Petar Ēulev i kontaktuar me telefon tha se pritet qė shumė shpejt autoritetet shqiptare tė japė pėlqimin qė ambasadori i ri maqedonas tė merr detyrėn.

Edhe pse edhe nė Tiranė paralajmėrojnė se do tė pranojnė Trpevskin, vonesa e kėtillė sipas diplomatėve parqet sinjal tė qartė se Shqipėria nuk ėshtė e kėnaqur nga kuadri tė cilin e ka afruar Shkupi pėr ambasador tė vet tė ardhshėm.

Pranimi i Tėrpevskit do tė bėhet pėr t’i ikur skandalit diplomatik dhe ftohjes eventuale tė raporteve mes dy vendeve.


Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov nuk ka dashur tė prononcohet lidhur me vendimin qė nė Shqipėri tė dėrgohet njė ambasadorė pa pėrvojė diplomatike. Ai ka zgjedhur ikjen pėr t’iu shmangur gazetarėve.

Mėsohet se nė pėrzgjedhje e Vele Trepvski pėr ambasador nė Shqipėri i cili nuk ka asnjė pėrvojė diplomatike ka pasur pakėnaqėsi edhe brenda autoriteteve maqedonase pėr shkak se janė anashkaluar kuadro me status diplomatik

Presidenti Bamir Topi akoma nuk ka dhėnė pėlqimin pėr kandidaturėn Vele Trpevskit, pėr ambasadorė tė Maqedonisė nė Shqipėri, pėr shkak tė moshės sė re dhe mungesės sė pėrvojės diploamtike.

Meqė ambasadores sė deritanishme Blagorodna Mingova-Krepieva i ka skaduar mandati dhe tani ėshtė ushtruese e detyrės sė ambasadores, Ministria e punėve tė jashtme nė Shkup ka menduar ta zėvendėsojė me Vele Trpevskin, kėshilltar nė njė nga seksionet e punės tė Kuvendit tė Maqedonisė.

Kandidatura e Vele Trpevskit ka mbėrritur nė Tiranė nė mes tė muajit mars. Protokolli i shtetit nė ministrinė e jashtme tė Tiranės, sipas procedurave nė fuqi, ia ka kaluar dosjen SHISH-it dhe Presidentit Bamir Topi. Duhet qė ky i fundit tė japė pėlqimin e tij, qė zoti Trpevksi tė mund tė akreditohet si ambasador i Maqedonisė nė Tiranė.

Presidenca shqiptare e ka mbajtur tė fshehtė kėtė fakt, nė mėnyrė qė emri i ambasadorit tė ri tė mos tėrhiqte vėmendjen e mediave shqiptare dhe maqedonase gjatė vizitės zyrtare qė Topi bėri nė Shkup javėn qė shkoi. Por analistėt thonė se zgjatja e pėrgjigjes nga Presidenti Topi ėshtė shenjė e mospajtimit me kėtė kandidaturė, qė nga Tirana zyrtare vlerėsohet si tepėr rinore.

Edhe mė herėt mediat kanė raportuar se edhe Prishtina zyrtare ka shprehur vėrejtje pėr ambasadorin maqedonas nė Prishtinė Stojan Karajanov, por poashtu ėshtė pajtuar pėr t’i ikur skandalit diplomatik./lajmpress/

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=57713
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.4.2010, 08:08   68
Citim:
Edhe 458 maqedonas u bėnė bullgarė

458 qytetarė tė Maqedonisė dhe 30 shtetas serbė sot fituan shtetėsi bullgare nė seancėn javore tė Kėshillit pėr shtetėsi bullgare nė Sofje.

Sipas Bozhidar Dimitrov, ministėr pa resor, nėse mbahet ky ritėm, deri nė fund tė vitit gjithsej 18.000 persona do tė bėhen shtetas bullgarė./lajmpress/

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=57698
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2010, 14:10   69
Citim:
Avioni i Gruevskit nuk lejohet tė ulet nė Athinė

Avioni qeveritar i Maqedonisė, nuk ėshtė lejuar tė zbresė nė Greqi, pėr shkak tė emėrtimeve qė pala greke nuk i pranon.

Lajmin e kane bere te ditur zyrtarėt nė Shkup, sipas te cileve, kjo do tė jetė arsyeja se pse kryeministri Nikolla Gruevski nuk do tė marrė pjesė nė njė konferencė nė Athinė, ku mund tė takohej me homologun e tij grek Papandreu.

Ndėrkohė nė Maqedoni kanė vazhduar reagimet pas deklaratave tė kryeministrit Gruevski se propozimi pėr emrin e ri tė vendit Republika Maqedonia Veriore pėr pėrdorim tė pėrgjithshmėm, nuk do tė ishte i pranueshėm.

Uragan politik, kėshtu mund tė cilėsohet deklarata e kryeministrit Nikolla Gruevski.Ndonėse nga Brukseli nuk ka komente zyrtare, mediat citojnė diplomatė evropianė, tė cilėt kritikojnė hapur kryeministrin Nikolla Gruevski.

http://www.ina-online.net/Default.as...edf12f8f6&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.4.2010, 07:49   70
Citim:
Gros: Vdekja e presidentit Trajkovski nuk ishte aksident

Rrėzimi i aeroplanit tė presidentit Boris Trajkovski nuk ėshtė aksident, por vrasje, mendon deputeti zviceran nė Asamblenė parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, Andreas Gros.

Ai e paraqiti qėndrimin pėr vdekjen e Trajkovskit nė debatin e djeshėm nė Strasburg pėr aktivitetet e Byrosė sė Asamblesė parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, duke e kritikuar krahasimin qė e bėnė disa parlamentarė pėr fatkeqėsinė e aeroplanit tė presidentit polak Leh Kaēinksi me fatkeqėsitė ajrore tė presidentit tė Maqedonisė nė vitin 2004 dhe tė Sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Dag Hamerskjeld nė vitin 1961.

Paralelja, sipas grosit, ėshtė fatkeqe, sepse, edhe pse nė tė tre rastet janė rrėzuar aeroplanėt, kėtu pėrfundon krahasimi, transmetoi Dojēe Vele.

"Nė rrėzimin e aeroplanėve tė Hamerskjeld dhe tė presidentit Borios Trajkovski ka tregues tė qartė se ato fatkeqėsi nuk janė raste fatkeqe. Ato ishin vrasje", theksoi Gros.

Sipas Andreas Gros, faji pėr rastin me vdekjen e Boris Trajkovskit "duhet tė kėrkohet nė Perėndim, e jo nė Lindje".

http://www.ina-online.net/Default.as...345447e3f&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.5.2010, 18:22   71
Citim:
Ngrihet flamuri shtetėror para Parlamentit

Sot pėr herė tė parė nė Maqedoni u shėnua dita e flamurit. Me nderime nga garda ushtarake dhe nė ritmin e himnit, u ngrit flamuri shtetėror. Manifestim u mbajt nė mesditė para ndėrtesės sė parlamentit. Nga zyrtarė tė vendit, i pranishėm ishte vetėm ministri i mbrojtjes Zoran Konjanovski dhe disa deputetė tė VMRO-DPMNE.

"Sot jam i gėzuar pėr kėtė ngjarje nė Maqedoni. Hapėm njė faqe tė re, traditė tė re e cila do tė zgjasė me shekuj. Prej sot e mė tej, nė ēdo 15 ditė para parlamentit, presidentit tė shtetit dhe qeverisė nė kėtė mėnyrė, me ceremoni, me respekt tė denjė ndaj flamurit, do ta nderojmė atė", tha Zoran Konjanovski, ministėr i Mbrojtjes.

Tė kėnaqur pėr kėtė manifestim u shprehėn edhe qytetarėt tė cilėt megjithė motin me shi ndoqėn me kėnaqėsi manifestimin.

"Ėshtė njė gjė shumė e bukur, kjo ėshtė mirė, ne jemi shtet i ri dhe duhet t’i kushtojmė vėmendje edhe kėtyre ēėshtjeve sikurse edhe shtetet evropiane".

"Kjo ėshtė e shkėlqyeshme, kjo duhej mė herėt tė ndodhė, si do t’a shprehim kombėsinė tonė, kur te gjithė festojnė flamujt, pse ne te mos festojmė".

"Pse Maqedonia tė mos tregojė se edhe ne kemi stemė, himn dhe flamur, ajo paraqet shtetin".
"Shumė bukur, dhe mendoj se kjo duhet te jetė shprehi".

Pas 15 ditėsh, njė manifestim i tillė pritet tė mbahet para ndėrtesės sė qeverisė, Parlamentit dhe Presidencės.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/40451.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.6.2010, 20:25   72
Citim:
Maqedonasit pėrvetėsojnė figurat e shquara shqiptare

Figurat e shquara shqiptare qė i kanė kaluar kufijtė lokal, duhet tė deklarohen qartė se janė shqiptarė, pasi pas vdekjes sė tyre nuk ėshtė ēudi qė ata tė pėrvetėsohen nga maqedonasit, praktikė tė cilėn po e ndjekin rėndom kohėt e fundit.

Nėnkryetari i Shoqatės sė Historianėve Shqiptarė tė Maqedonisė, Skėnder Hasani thotė pėr gazetėn “Lajm” se ēdo shqiptar qė i ka kaluar kufijtė lokal duhet tė deklarohet se ka pėrkatėsi shqiptare, sepse sipas tij, “si dihet pas 20 30 vjetėve mund tė manipulohet me figurėn e tij pėr ta pėrvetėsuar dhe pėr ti dhėnė orientim tjetėr”.

“Po bashkėjetojmė me njė popull qė ka kompleksin e ardhacakut, ndaj duhet tė ruhemi dhe tė deklarohemi sepse ēdo ditė shohim se ata dėshirojnė tė pėrvetėsojnė figura tė shquara shqiptare qė kanė dhėnė kontribute nė fusha tė ndryshme”, thekson ai.

Pėrvetėsimi i figurave tė shquara shqiptare dhe tė popujve tė tjerė vėrehet shumė nė Maqedoni, pasi siē sqarojnė historianėt, ku popull po mundohet akoma pėr tė gjetur identitetin e vet, dhe duke qenė nė njė udhėkryq, ata mundohen qė nė kurriz tė tė tjerėve tė pėrfitojnė merita.

I tillė ėshtė rasti me Nėnė Terezėn, e cila edhe pse ka deklaruar se ka gjak shqiptari, nė Maqedoni kurrė nuk ėshtė pėrmendur. Duke e quajtur atė vetėm Shkupjane, persona qė punojnė pėr kėtė shtet dhe shfrytėzojnė emrin e saj, shpeshherė ia ndėrrojnė edhe emrin e nėnės duke i dhėnė asaj ngjyrim sllav.

Edhe vetė ish-kryeministri i Maqedonisė, Ljupēo Gjeorgjievski, nė njė emision televiziv ka pranuar se Maqedonia ka vjedhur shumė figura tė shquara shqiptare.

Vjedhja e figurave shqiptare nuk ka nisur sot, por para shumė viteve. Dy postet mė tė larta nė Republikėn e Krushevės i mbanin shqiptarėt, por emrat e tyre s’parapėrmenden nė manifestimin e ASNOM-it. Po ashtu, nga disa historianė ka pas pretendime edhe pėr pėrvetėsimin e figurės sė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriotit Skėnderbeu, duke ia ndryshuar emrin nė Gjorgji.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=64440
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.6.2010, 19:59   73
Citim:
Veliu propozon emrin “Iliro-Maqedonia”

Kreu i Shoqatės sė veteranėve tė UĒK-sė, Fazli Veliu, i mbėshtetur edhe nga anėtarėsia e gjerė e kėsaj organizate, kėrkon qė edhe shqiptarėt e Maqedonisė tė jenė pjesė e bisedimeve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit dhe tė mbėshtesin propozimin qė emri i ri i shtetit tė jetė “Iliro Maqedonia”.

Veliu tha se, "kėtė qėndrim e kanė marrė duke u bazuar nė tė kaluarėn shekullore tė kėtij vendi, tė dėshmuar me fakte tė pakundėrshtueshme dhe nė tė sotmen me vazhdimėsi jetese tė pasardhėsve tė ilirėve, shqiptarėve nė trojet e tė parėve ku trashėgojnė tė gjitha vlerat tė pranuara edhe nga Enciklopedia ndėrkombėtare".

Ai tha se idenė e dhėnies sė emrit Ilir-o, pranė emrit Macedonia (Maqedonia) e kanė bėrė nė pėrshtatje me rrethanat aktuale, pėr ta shpėtuar vendin Ilrio-Macedonia dhe popujt qė jetojnė kėtu.

Shoqata e Veteranėve tė U ĒK-sė thotė se kjo ide ėshtė pėrkrahur nga veprimtar tė dėshmuar tė ēėshtjes kombėtare, tė tė gjitha trojeve shqiptare.

Propozimi u ėshtė dėrguar negociatorėve kompetent ndėrkombėtarė dhe kryetares sė Komisionit pėr Politik tė Jashtme, Teuta Arifit. (INA)

http://www.zeri.info/artikulli/1/4/8...iro-maqedonia/

Citim:
Edhe 7 mijė maqedonas bėhen bullgarė

Ministria e Diasporės e Bullgarisė ka paralajmėruar numrin e madh tė tė interesuarve nga Maqedonia qė synojnė shtetėsinė dhe pasaportėn bullgare.

Ministri i kėtij dikasteri, Bozhidar Dimitrov ka theksuar se rreth 7 mijė maqedonas deri nė fund tė muajit qershor do tė pranojnė shtetėsinė bullgare.

“Vetėm deri nė muajin maj rreth 5 mijė qytetarė tė Maqedonisė kanė pranuar shtetėsinė e Bullgarisė. Ka njė interes tė jashtėzakonshėm pas shtetėsisė bullgare”, ka theksuar Dimitrov.

Edhe pėrkundėr liberalizimit tė vizave, autoritetet bullgare kanė theksuar numrin e shtuar tė qytetarėve tė interesuar nga Maqedonia pėr t`u pajisur me shtetėsi bullgare.

Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Diasporės nė Sofje, gjatė vitit 2009 por edhe nė fillim tė vitit 2010 ėshtė dyfishuar interesi pėr tė ardhur tek fitimi i shtetėsisė dhe pasaportės bullgare.

Dėshmia pėr tė deklaruar origjinėn bullgare ėshtė njė argument i mjaftueshėm qė shumė maqedonas duke filluar nga Kumanova e deri nė Gjevgjeli po pajisen me shtetėsi bullgare, e cila krijon mė shumė hapėsirė tė veprimit dhe punės nė vendet e BE-sė, pėr shkak se Bullgaria tashmė si vend anėtarė i BE-sė gėzon tė gjitha mundėsitė e barabarta.(ina)

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=66153
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.8.2010, 22:15   74
Citim:
Bullgaria, pasaporta pėr shqiptarėt dhe maqedonasit

Gazeta prestigjioze franceze “Le Figaro” shkruan se Bullgaria mund tė ndajė 2.5 milionė pasaporta qytetarėve nga Ukraina, Shqipėria, Moldavia, Turqia, kurse 1.4 milionė do t’i ndajė pėr Maqedoninė.

“Rreth 1.4 milionė maqedonas (apo tre tė katėrtat e popullsisė), mund tė pėrfitojnė nga njė pasaportė europiane. Nė pikėpamje tė disa historianėve, Maqedonia ėshtė njė nga hapat e kombit bullgar. Gjuha maqedonase nuk ėshtė asgjė, vetėm se njė dialekt bullgar”, shkruan gazeta “Le Figaro”.

Nė artikullin e sė pėrditshmes franceze, theksohet se Sofja ėshtė e shqetėsuar edhe nga pomakėt, bullgarė tė konvertuar nė islamikė nė kohėn e pushtimit otoman.

“Kjo pakicė llogaritet nė 900000 veta para rėnies sė komunizmit, kur ishte viktimė e njė politike tė asimilimit tė detyrueshėm qė arriti kulmin nė fund tė viteve 1980. 350000 pomakė kanė ikur pėr nė Turqi si refugjatė dhe nuk duhet pritur pėr njė hyrje tė mundshme tė Ankarasė pėr tė marrė njė pasaportė europiane”, theksohet mė tej nė kėtė artikull.

http://216.75.13.41/index/rajon/2c99...7292f2f7e.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2010, 12:36   75
Citim:
“Greqia e implikuar nė konfliktin e 2001-it”

Kryetari i Partisė Demoratike Shqiptare, Menduh Thaēi, bėri tė ditur sot se faqja e internetit Vikiliks ka publikuar dokumente sekrete nė lidhje me inplikimin e Greqisė nė konfliktin e vitit 2001 dhe disa pėrfaqėsuesve politik shqiptarė nė bisedimet pėr emrin. Duke komentuar rastin e Hysen Musliut, Thaci i bėri thirje kryeministrit Gruevski dhe MPB-sė qė tė arrestojnė edhe pėrfaqėsuesit e faqes VikiLeaks.

“Unė mendoj se zoti Gruevski dhe Ministria e Brendshme duhet tė shkojnė tash ti marin kompjuterat e ĖikiLeaks dhe ta arestojnė udhėheqėsit e ĖikiLeaks-it pėr shkak se ata pardje kanė publiku dokumente shumė sekrete nė lidhje me inplikimin e greqisė nė konfliktin e 2001-shit kėtu, inplikimin e disa shqiptarėve tė Maqedonisė, normalisht jo tė PDSH-sė por shokėve tė Kole Dijamantit nė lidhje me bisedimet pėr emrin. Mozaiku dalėngadalė mbyllet, Sėrbia, Greqia, BDI-ja, Sitelli, Alsati e kėshtu me rradhė”, tha Menduh Thaēi, kryetar i PDSH-sė.

Ndryshe, ditė mė parė, pronari i Faqes “Vikiliks”, Julian Assange, paralajmėroi publikimin e qindra mijėra dokumenteve sekrete nga Departamenti Amerikan i shtetit.

http://www.tv-alb.com/?p=lajm&pid=2&id=1275

Citim:
Wikileaks 522 dokumente sekrete amerikane pėr Maqedoninė

Nė dokumentet e para tė publikuara nga Wikileaks nėpėr faqet e internetit tė gazetave prestigjioze janė pėrfshirė edhe dy dokumente qė kanė tė bėjnė me Maqedoninė. Sipas tė dhėnave tė publikuara janė 522 dokumente qė kanė tė bėjnė me Maqedoni kryesisht korrespodenca, analiza dhe raportime tė pėrfaqėsisė diplomatike amerikane nė Shkup dhe rajon me Departmantin Amerikan tė shtetit.

Nė njė dokument tė publikuar tė 16 shtatorit tė vitit 2009 jepen detaje nga vizita e zėvendės-ndihmės sekretarit amerikan tė shtetit Filip Gordon nė Paris mė 11 shtator 2009 dhe takimi me njė grupi tė diplomatėve francez tė udhėhequr nga kėshilltari i Ministrisė sė Jashtme tė Francės, Jean –David Levitte.

Zgjidhja e kontestit tė emrit dhe modalitetet pėr tė gjetur kompromisin midis dyja palėve janė ēėshtjet qė janė shtruar midis diplomatėve tė lartė amerikan dhe francez, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nė dokumentin e pėrpunuar nga diplomatėt amerikan nga takimi thuhet se “Levitte shprehu optimizėm se njė qeveri e re greke do tė jetė "mė e fortė" dhe do tė lejojė fleksibilitet mė tė madh pėr tė pasur progres nė kontestin greko-maqedonas rreth emrit.

Zėvendės-ndihmės sekretari amerikan Filip Gordon ra dakord se njė qeveri e fortė konservative ose njė qeveri socialiste duhet tė jetė partnere mė e fortė dhe mė fleksibile nė negociatat pėr emrin. Ai shfaqi shpresėn se komuniteti ndėrkombėtar mund tė bindin Maqedoninė tė braktisė idenė e njė referendumi pėr emrin dhe nga ana tjetėr Greqia tė braktisė domosdoshmėrinė pėr ndryshimin e pasaportave. Nė kėtė rast sipas tij, mund tė arrihej pėrparim.

Wikileaks pritet tė publikojė edhe dokumente tė tjera tė diplomatėve amerikan qė nuk pėrjashtojnė Maqedoninė dhe problematikat e saj.

Nė njė dokument tjetėr tė datės 2 shkurt 2009 pėrshkruhet politika shtetėrore greke dhe marrėdhėniet me fqinjėt. Nė pjesėn e marrėdhėnieve me Maqedoninė, jepen detaje rreth shpalljes sė pavarėsisė sė saj, dhe origjinės historike dhe territorit. Nė dokument nėnvizohet se territori i Maqedonisė pėrbėhet prej “39 pėr qind e territorit bėn pjesė nė territorin e rajonit historik tė Maqedonisė sė vjetėr, 51 pėr qind i takon Greqisė dhe 9 pėr qind Bullgarisė”.

Nė dokumentin e tillė pėrshkruhet edhe problemi i kontestit tė emrit dhe nėnshkrimi i marrėveshjeve ndėrkombėtare nė nivel ndėrkombėtar, siē ėshtė marrėveshja e vitit 1995, ndėrmjetėsimi nėn ombrellėn e OKB-sė dhe diplomatit amerikan Methju Nimic.

Grekėt bėn thirrje njė pėr propozim kompromisi me pėrmbajtje gjeografike pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm siē ėshtė propozimi Maqedonia Veriore. Dokumenti sekret pėrmban pastaj edhe veton greke pėr bllokimin e anėtarėsimit nė NATO dhe BE, pėrfshirė Samitin e NATO-s tė vitit 2008. Tė gjitha partitė greke mbėshtesin qėndrimet e qeverisė. Pavarėsisht problemit tė emrit Greqia ėshtė investitori kryesor nė FYROM dhe marrėdhėniet tregtare vlerėsohen tė forta.

Kėto janė disa nga 250 mijė dokumentet e para nga Wikileaks qė u publikuan nė “The Guardian” lidhur me Maqedoninė por edhe nė faqet e internetit tė gazetave prestigjioze botėrore, tė cilat janė pjesė e dokumenteve dhe korrespodencave qė diplomatėt amerikan i dėrgojnė nė Departamentin e Shtetit gjatė trevjeēarit tė fundit, tė cilat u zbuluan nga Wikileaks. Besohet se njeriu i cili qė qėndron prapa kėtyre vjedhjeve tė materialeve tė ndjeshme ėshtė njė oficeri i ulėt ushtarak amerikan, Bradley Manning. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...8e0b7dbfa&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.12.2010, 23:50   76
Citim:
Shkupi pėrmes ambasadorit tė vet sėrish provokon Tiranėn

Shkup, 22 dhjetor- Deputetėt anėtarė tė Komisionit parlamentar pėr politikė tė jashtme tė Parlamentit kanė mbetur “gojėhapur” nga raporti i ambasadorit tė ri tė Maqedonisė nė Shqipėri, Vele Tėrpeski.

Nė vend qė tė pėrqėndrohet nė marrėdhėniet dypalėshe midis Shkupit dhe Tiranės zyrtare, Tėrpeski ka bėrė analiza pėr zgjedhjet nė Shqipėri, raportet midis partive politike atje, retorikėn e ashpėr tė pėrdorur nga politikanėt shqiptarė, pėr procesin integrues tė Shqipėrisė dhe pėr mungesėn e statusit kandidat pėr kėtė vend.

28-vjeēari Tėrpeski u prit keq nga opinioni nė Shqipėri pasi qeveria e VMRO-DPMNE-sė e emėroi si ambasador nė Tiranė, edhe pse nuk kishte asnjė ditė pėrvojė diplomatike. Kjo nga Tirana zyrtare u kuptua si nėnēmim dhe mungesė respekti nga shteti fqinj, me ē’rast presidenti Bamir Topi disa ditė u hamend nėse do t’ia pranojė letrat kredenciale.

Vetėm nė fund tė fjalimit tė tij qė ka zgjatur rreth njė orė, ai ka folur pėr marrėdhėniet bilaterale politike dhe ekonomike mes Maqedonisė dhe Shqipėrisė, pėr pėrforcimin e bashkėpunimit mes parlamenteve tė tė dyja shteteve, pėr ngritjen e Komisionit ndėrshtetėror pėr sigurimin e kufirit maqedonas-shqiptar, pėr mėsimin e gjuhės maqedonase nė shkollat fillore nga pakicat maqedonase, si dhe pėr themelimin e njė katedre pėr gjuhė maqedonse nė Fakultetin Filologjik nė Tiranė.

Duke komentuar punėt e brendshme tė Shqipėrisė Tėrpevski ėshtė lavdėruar se ėshtė takuar me pėrfaqėsuesit politik tė pakicės maqedonase nė Shqipėri.
Ka reaguar opozita, e cila ka cilėsuar raportin e Trpevskit, si njė ish-anėtar i forumit rinor tė VMRO-DPMNE-sė, si provokim tė rradhės ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė, prapa tė cilit dyshohet tė qėndrojė kryeministri Nikolla Gruevski.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,44340
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.1.2011, 21:44   77
Citim:
Studentėt shqiptar tė lodhur me historinė maqedonase

Studentėt tė cilėn studiojnė Historinė pranė fakultetit Filozofik nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT), ankohen se janė tė ngarkuar shumė me historinė maqedonase. “Jemi tė vetėdijshėm qė duhet tė dimė historinė maqedonase, por si fakultet nė tė cilėn mėsohet nė gjuhėn shqipe jemi shumė tė ngarkuar me mėsime qė nuk na nevojiten”, tha njė student.

Dekani i fakultetit Filozofik, Tehari Ramadani bėn tė ditur se studentėt tė cilėt studiojnė Historinė, katėr vite mėsojnė pėr historinė kombėtare shqiptare dhe dy vite pėr historinė maqedonase.

“Studentėt tė cilėt studiojnė nė drejtimin e historisė nė tetė semestra e mėsojnė historinė e kombit shqiptarė, do tė thotė tė gjithė historinė dhe nė katėr semestra atyre u ligjėrohet historia maqedonase”, tha Ramadani.

“Nuk e shohim tė arsyeshme qė aq gjatė tė mėsojmė historinė maqedonase, duhet tė na shkurtojnė kėtė lėndė”, thanė studentėt.

Ata gjithashtu thanė se nė librat e historisė maqedonase ka shumė gjėra tė pavėrteta si dhe pėrmenden shumė personalitete tė cilat i takojnė shteteve tjera si Bullgarisė.

“Libri i historisė maqedonase ėshtė i stėrmbushur me gabime. Personalitetet e ndryshme tė cilat iu takojnė shteteve fqinje i shfaqin si maqedonas si dhe ka shumė tė pa vėrteta tjera”, thanė studentėt tė cilėt studiojnė historinė pranė USHT-sė.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/7408.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2011, 20:08   78
Citim:
Opozita maqedonase braktisi Parlamentin nė Maqedoni

Gati se tė gjitha forcat politike opozitare braktisėn punimet e Parlamentit tė Maqedonisė, nė shenjė revolte ndaj politikės sė qeverisjes aktuale.

Pas vendimit tė Lidhjes Social Demokrate tė Maqedonisė (LSDM), sot pasdite pėr tė braktisur institucion legjislativ vendosėn edhe tre forca tjera opozitare, por ditėve tė fundit pritet edhe vendimi i partisė Demokracia e Re (DR) tė Imer Selmanit.

Janė 23 deputetė tė LSDM, Partisė Liberale dhe deputeti Gjorgje Orovēanec qė braktisėn sot Parlamentin. Mė shumė se njė vit punimet e Parlamentit i ka bojkotuar Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me pesė deputetėt e saj, tė pakėnaqur me politikat mospėrfillėse tė maxhorancės rreth ēėshtjes sė shqiptarėve.

Demokracia e Re (DR) me katėr deputetėt e saj bėri tė ditur se brenda tre ditėve do tė vendosin lidhur me bojkotimin ose jo tė legjislativit.

Nė Parlamentin e Maqedonisė mbetet edhe mė tutje maxhoranca absolute me 63 deputetė tė koalicionit “Pėr Maqedoninė sė bashku” tė udhėhequr nga VMRO-DPMNE, 18 deputetėt e BDI-sė, por edhe katėr deputetė tė Liberal-demokratėve maqedonas dhe dy deputetėt e pavarur shqiptarė Besim Dogani dhe Daut Rexhepi.

Situata e krijuar me braktisjen e Parlamentit ka shkaktuar reagimin e heshtur tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė cilėt pritet tė intensifikojnė takimet me krerėt e opozitės dhe maxhorancės pėr tė arritur njė marrėveshje pėr tejkalimin e situatės.

Opozita bėri tė ditur sot se po e braktisė Parlamentin nė shenjė proteste lidhur me ngjarjet me televizionin A1, pas vendimit tė gjykatės pėr ti bllokuar llogaritė kėtij televizioni dhe tre gazetave tė tjera qė janė tė afėrta me pronarėt e kėtij televizioni. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...322a3c84a&ln=3

Citim:
Krizė politike nė Maqedoni, LSDM braktis Kuvendin

Shkup – Republika e Maqedonisė po i drejtohet njė krize tė plotė politike, pas vendimit tė opozitarėve tė LSDM-sė pėr tė bojkotuar punėn e Kuvendit tė Maqedonisė.

“Gruevski dhe familja e tij pas shkretimit ekonomik, izolimit ndėrkombėtar, gjendjes sė rėndė sociale, pas rrėnimit tė tė gjitha normave dhe standardeve demokratike, e dėrgojnė vendin nė krizė tė thellė politike mė pasoja tė paparashikuara”, deklaroi sot kryetari i LSDM-sė, Branko Cėrvenkovski.

“Maqedonia nėn qeverisjen e Gruevskit, definitivisht nuk ėshtė shtet, as i lirė e as demokratik. Ky regjim ka qėllime tė rrezikshme lidhur me vendin tonė. Ose do ta ndalim, ose do tė bėhemi bashkėpjesėmarrės tė tij. Ne nga LSDM-ja nuk kemi mė qėllim t’i japim legjitimitet kėsaj qeverisje jodemokratike dhe jo popullore. Nga sot, LSDM-ja nuk do tė marrė pjesė nė punimet e Kuvendit tė Republikės sė Maqedonisė. LSDM-ja nga sot kalon nė anėn tjetėr, nė anėn e tė vėrtetės, dhe tė jeni tė sigurtė, nė anėn fituese tė barrikadės, me popullin dhe mes popullit”, theksoi mė tej lideri i socialdemokratėve.

Cėrvenkovski akuzoi kryeministrin Gruevski se po krijon ndarje, konfrontime, tensione dhe ndeshje nė shoqėrinė maqedonase. Populli maqedonas kurrė nuk ka qenė mė i ndarė se tani, as nė kohėn e sundimeve, atė qė nuk arritėn ta bėjnė pushtuesit, po e bėn Gruevski, tha Cėrvenkovski.

Grupi parlamentar i LSDM-sė numėron 18 deputetė. Me vendimin pėr tė bojkotuar Kuvendin, ata iu bashkėngjiten pesė deputetėve tė PDSH-sė, tė cilėt prej dy vitesh bojkotojnė punėn e institucionit ligjvėnės. Tani zė opozitar nė kuvend janė vetėm 15 deputetė, pėrkatėsisht katėr tė DR-sė, pesė tė PRSD-sė, katėr tė PLD-sė, si dhe dy deputetė tė pavarur. /Start/

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/31165/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2011, 22:36   79
Citim:
IIBR: Maqedonia ti bashkohet Greqisė

Instituti grek pėr Marrėdhėnie Ndėrballkanike propozon bashkimin e Maqedonisė me Greqinė nė njė shtet tė vetėm, por me dy Parlamente.

Talis Milonas, president i kėtij Instituti deklaroi se kjo duhet tė ndodhė pasi qė Maqedonisė i kanoset rreziku nga shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt duan tė marrin pjesėn perėndimore tė vendit, ndėrsa edhe Bullgaria ka pretendime territoriale, pas dhėnies masive tė pasaportave bullgare pėr maqedonasit.

“Andaj ideja ėshtė qė Maqedonia tė bashkohet me Greqinė dhe tė ketė njė Parlament tė pėrbashkėt nė stilin e Duma-s ruse. Tė ketė njė Parlament qendror nga shkupjan dhe grekė dhe tė jetė njė shtet, por me institucione tė ndara legjislative. Bashkėrisht me Greqinė atėherė ky vend do tė bėhet pjesė e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe kjo do tė ndodhė menjėherė”, theksoi Milonas, duke shtuar se tani pėr tani nė kėtė gjendje nuk dihet se a do tė bėhet Maqedonia pjesė e strukturave euroatlantike.

Ai propozon nė formė autonomie pėr Shkupin, ku do tė zgjidheshin tė gjitha problemet midis dy vendeve fqinje. Eksperti grek shtoi se pėr termin Maqedoni ekskluzivitet ka Greqia. Ai ka theksuar se politika greke nuk ka guxim tė pranojė zgjidhjen e emrit tė Maqedonisė, njė kontest disa vjeēar midis dy vendeve.

“Mendoj se nė fund nuk do tė inkurajohet askush qė ta bėjė kėtė. Mund tė deklarohen, por nuk do tė kenė guxim ta bėjnė. Sepse populli do tė ngritet nė kėmbė”, theksoi Milonas, duke komentuar qėndrimet e politikės greke lidhur me zgjidhjen e kontestit tė emrit.

Instituti pėr Marrėdhėnie Ndėrballkanike (Institute of Inter-Balkan Relations) ekziston mė shumė se 20 vite dhe ėshtė i njohur pėr bashkėpunimin me OKB-nė, me synimet dhe projektet pėr afrimin e vendeve tė Ballkanit. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...e67f32959&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.1.2011, 16:23   80
Citim:
Demokracia e Re braktis kuvendin

Demokracia e Re e Imer Selmanit braktisi Kuvendin, duke ia bashkangjitur kėshtu partive opozitare maqedonase, tė cilat ndėrmorėn tė njėjtin hap disa ditė mė parė.

Duke arsyetuar vendimin e Kėshillit Qendror tė partisė sė tij, Selmani tha se demokracia nė Maqedoni ėshtė nė rrezik si kurrė mė parė, nga njė maxhorancė dhe pushtet totalitar i cili e ka vendosur tėrė shtetin nė shėrbim tė grupeve tė interesave tė partive nė pushtet, VMRO DPMNE dhe BDI-sė.

Selmani u shpreh se Qeveria ēdo ditė e mė shumė zhvlerėson vlerat dhe frymėn e Marrėveshjes sė Ohrit me vendime diskriminuese pėr shqiptarėt dhe projekte mono-etnike e mono-fetare, dhe pėr kėtė qėllim DR-ja do tė jetė mes popullit.

“Pas konsultimeve disamujore me popullin, me anėtarėt dhe simpatizuesit tanė dhe me organet partiake, Kėshilli Qendror sot ka vendosur tė braktis punėn e Parlamentit. Demokracia e Re nuk dėshiron tė legjitimojė kėtė politikė diskriminuese, pėrēarėse dhe izoluese tė Qeverisė dhe maxhorancės parlamentare VMRO-BDI. Unė dhe e gjithė Demokracia e Re do tė radhitemi edhe mė tė ngjeshur me pronarin e vėrtetė tė demokracisė, qytetarin dhe popullin tonė” tha Imer Selmani, kryetar i DR-sė.

Selmani theksoi se DR-ja do tė jetė jashtė kuvendit deri nė mbajtjen e zgjedhjeve tė parakohshme.

“Qeveria deri tani nuk ka treguar asnjė sens elementar pėr tė realizuar minimumin jo tė kėrkesave tona, por tė interesave tė qytetarėve. Ashtu qė zgjidhja nga kjo krizė e thellė parlamentare tanimė janė vetėm zgjedhjet e parakohshme” tha Imer Selmani, kryetar i DR-sė.

Kreu i Demokracisė sė Re theksoi se Qeveria e ka shndėrruar Parlamentin nė vegėl tė saj, mungon dialogu politik; dėnohen, sanksionohen dhe u mbyllet goja tė gjithė atyre qė mendojnė ndryshe nga kjo Qeveri.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/47409.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 09:58.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.