Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.8.2013, 21:48   141
Citim:
Ushtarėt maqedonas duan tė shėrbejnė nė Armatėn e Bullgarisė

Shkup, 10 gusht - Ushtarėt profesionistė tė larguar nga Armata e Maqedonisė theksojnė se me rastin e 18 gushtit, Ditės sė Armatės, do tė mbajnė njė protestė, pėrmes sė cilės do tė bėjnė kėrkesė qė tė shėrbejnė nė radhėt e Armatės sė Bullgarisė. Ata kėtė vendim e kanė sjellė nė shenjė revolte pėr shkak tė largimit nga Armata e Maqedonisė.“Jemi marrė vesh qė mė 18 gusht tė dėrgojmė njė kėrkesė drejt ambasadės bullgare pėr tė shėrbyer nė radhėt e armatės sė tyre. Kėtė e kemi bėrė, pasi qė vendi ynė na ka bėrė tė qartė se nuk jemi tė nevojshėm pėr tė shėrbyer pėr Maqedoninė”, kanė theksuar ushtarėt e larguar, raporton Ina.

Janė mbi 120 ish-ushtarė profesionistė, tė cilėve u ka skaduar vendimi pėr angazhim nė Armatėn e Maqedonisė, pėr shkak se kanė mbushur moshėn 38 vjeēare. Sipas ligjit nė fuqi, ata duhet tė braktisin ushtrinė. Ata nuk u pėrfshinė edhe me vendimin e vitit tė kaluar tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr punėsimin e ushtarėve profesionistė deri nė moshėn 45 vjeē.

http://www.koha.net/?page=1,15,155111
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.9.2013, 21:47   142
Citim:
Bruksel: Ekspozitė ku historia e Maqedonisė prezantohet si bullgare

10/09/2013 15:23:00

Nė Bruksel nuk ndėrpriten provokimet bullgare ndaj Republikės sė Maqedonisė, si dhe historisė dhe origjinės maqedonase, ka njoftuar gazetari i MIA-se.

Pasi qė javėn e kaluar diplomatja bullgare grupit punues tė Kėshillit tė Bashkimit Evropian pėr Ballkanin Perėndimor i kėrkoi rekomandim negativ pėr progres-raportin pėr vendin tonė, ndėrsa muajt e kaluar qarkullon dokumenti "non-pejper" bullgar nėpėr institucionet e BE-sė, ku thuhet se populli maqedonas ėshtė artificial dhe se historia dhe gjuha e saj janė tė falsifikuara, kėtyre ditėve nė Komisionin Evropian mbahet ekspozitė eorganizuar nga komisarja bullgare Kristalina Georgieva, ku kėsaj radhe ėshtė nė shėnjestėr historia dhe alfabeti maqedonas.

Sa i pėrket, politikės zyrtare bullgare nė Bruksel, provokimet nuk ndėrpriten dhe ėshtė e paqartė se si Sofja pret nėnshkrim tė marrėveshjes pėr fqinjėsi tė mirė me Maqedoninė, pasi qė vetėm kėtė vit janė bėrė mijėra provokime, me atak tė drejtpėrdrejtė ndaj identitetit, kombit dhe gjuhės maqedonase nga ana e tyre.

http://www.lajmpress.com/lajme/maqedoni/24217.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.9.2013, 21:41   143
Citim:
Venizelos, takimi me Ali Ahmetin, mė ndihmoi t’i kuptoj pozicionet e forcave politike

Athinė, 12 shtator 2013 - Ministri i Jashtėm grek Evangelis Venizelos, konfirmoi edhe njė herė pozicionin grek pėr ēėshtjen e emrit. Pėrpara Komisionit parlamentar pėr politikė tė jashtme, Venizelos u shpreh se Athina kėmbėngul qė pėrcaktimi gjeografik tė qėndrojė pėrpara fjalės Maqedoni, dhe emri i ri tė jetė pėr pėrdorim ‘erga omnes’.

“Pozicioni grek ėshtė shumė i qartė: Po, pėr emėr tė pėrbėrė, por me pėrcaktim gjeografik qė do i referohej fjalės Maqedoni dhe jo fjalės Republikė, dhe me parakushtin i cili do tė paraqiste zgjidhjen finale, tė jetė emėr pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm. Kjo ėshtė edhe domethėnia e ‘erga omnes’. Ėshtė e qartė se, ēdo aktivitet qė ėshtė nė drejtim tė pėrdorimit ideologjik tė historisė, pėr ndėrtimin e njė identiteti tė rrejshėm kombėtar dhe ēfarė do tjetėr qė pėrmban frymė tė irredentizmit, ėshtė e papranueshme pėr Greqinė”.

Ministri i jashtėm grek gjithashtu ėshtė shprehur se takimi para pak kohėsh me kreun e BDI-sė Ali Ahmeti, i ka ndihmuar t’i kuptojė pozicionet e tė gjitha forcave politike nė vend.

“Pėr herė tė parė, pata kontakt nė nivel aq tė lartė me faktorin shqiptar nė IRJM, dhe kjo gjithsesi se lidhet me strategjinė tonė edhe me Shqipėrinė por edhe me shqiptarėt nė pėrgjithėsi nė Ballkanin Perėndimor”, ka shtuar Venizelos.

http://www.kosova.com/artikulli/97729
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.9.2013, 21:39   144
Citim:
Athina: Emri i FYROM tė jetė i pėrbėrė, me pėrcaktim gjeografik

Nju Jork, 23 shtator 2013 - “Jemi nė favor tė njė emri tė pėrbėrė, tė pranueshėm nga tė dy palėt, me pėrcaktim gjeografik, qė ndėrkaq tė vlejė pėr ēdo pėrdorim. Duam njė zgjidhje pėrfundimtare, tė pastėr, funksionale”.

Kėtė ka deklaruar zėvendėskryeministri dhe ministėr i jashtėm i Greqisė, Evangelos Venizelos, pas takimit me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB, Ban Ki-Mun, nė selinė e OKB.

Venizelos, qė ndodhet nė Nju Jork pėr tė marrė pjesė nė sesionin e 68-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB, tha se diskutoi me sekretarin e pėrgjithshėm ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, problemin qipriot, tė ardhmen e OKB, si dhe kontributin e Greqisė nė procedurat dhe aksionet e Kombeve tė Bashkuara pėr Sirinė.

Nga ana e Kombeve tė Bashkuara, nė njė njoftim pėr shtyp vihet nė dukje se “u shkėmbyen mendime” lidhur me perspektivat e zgjidhjes sė ēėshtjes sė emrit, nė mosmarrėveshjet pėr kėtė ēėshtje midis Greqisė dhe FYROM, si dhe pėr rezultatet e vizitės qė kreu para disa ditėsh nė rajon, i dėrguari i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr ēėshtjen e emrit, Matthew Nimic.

http://www.kosova.com/artikulli/98085
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:20.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.