Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.12.2007, 09:15   1

Shkrim i cituar Ujqėr dhe arinj - Armatosen fshatarėt


Citim:
Ujqerit dhe arinjte, armatosen fermeret
E Hene, 17 Dhjetor 2007

Ngricat dhe debora duket se ka veshtiresuar jeten e kafsheve te egra ne zonat malore te prefektures se Elbasanit. Sipas te dhenave, ne disa fshatra te Gramshit dhe te Librazhdit jane konstatuar kafshe te egra, si ujqer dhe arinj, te cilet kane kryer vizitat e rastit neper kasollet e fermereve.

Ne Porocan te Gramshit ka njoftime se ujqerit kane demtuar 5 krere te imta. Ndersa ne Rrajce dhe Stravaj egersirat kane sulmuar kasollet e bagetive. Arinjte e kane pasur me te lehte per te siguruar ushqim. Ata kane shqepur disa koceke misri dhe dritherash ne zonen e Shpatit dhe kane rrafshuar disa ara me miser ne fshatrat e Librazhdit.

Egersira ka shkaktuar demtime edhe ne disa drufrutore. Banoret e fshatrave te thelle malore jane organizuar per t’i bere balle sulmit nga kafshet. Ne disa prej tyre jane ngritur skuadrat e mbrojtjes, te cilat jane pajisur me cifte dhe arme gjahu. F. S.

http://www.kohajone.com/html/artikull_15655.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.8.2008, 15:29   2

Shkrim i cituar Gjinokastėr: Ujqit shqyejnė 240 krerė bagėti


Rreth 240 krerė bagėti tė imta por edhe disa lopė, janė shqyer nga ujqėrit gjatė muajve tė fundit nė komunėn malore tė Picarit, nė rrethin e Gjinokastrės. Banorėt shprehen se ujqėrit bėjnė kėrdinė nė kopetė e bagėtive tė tyre ditėn dhe natėn, madje dhe nė afėrsi tė rrugės nacionale Gjinokastėr-Tepelenė.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=42489
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.10.2008, 16:44   3

Shkrim i cituar Kukės: Ujqėrit bėhen "banorė" tė fshatrave


Kopetė e ujqėrve jo vetėm po shfarosin bagėtitė e po tmerrojnė banorėt, por po bėhen rrezik dhe pėr vetė gjahtarėt sportivė tė kėtij rrethi. Lulėzim Lleshi, kreu i Shoqatės sė Gjahtarėve Sportivė, thotė se ujqėrit sivjet janė shtuar nė masė, pasi nuk aplikohet helmimi i tyre nga Pyjorja si dhe nuk ka motiv financiar pėr gjahtarėt pėr t'i vrarė.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=46294
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2008, 18:45   4

Shkrim i cituar Librazhd: Shfaqen tufat e ujqėrve tė bardhė


Dimri i ftohtė qė ka filluar, si dhe reshjet e dėborės qė kanė rėnė nė lartėsitė e maleve tė larta tė zonės sė Librazhdit kanė filluar qė tė vėnė nė “lėvizje” ujqėrit, tė cilėt po bėjnė kėrdinė nė tufat e deleve tė banorėve tė kėtij rrethi. Si pasojė e tė ftohtit tė madh, kopetė e ujqėrve kanė zbritur nė zonat e ulėta tė fshatrave tė kėtij rrethi, dhe duket se as prania e njerėzve nuk i tremb mė.

Nė tė kundėrt, shumė fshatarė janė trembur nga kjo lukuni. Ata shprehen se kanė parė ujqėr tė bardhė, qė duhet tė vijnė nga pėrtej kufirit dhe qė nuk druhen mė nga njerėzit. Sipas kryetarit tė fshatit Vehēan, ShaqirZeneli, nė fshat janė dėmtuar disa dele dhe nė shumė raste, pėrveē dėmit qė bėjnė nė bagėti, ėshtė shtuar frika edhe pėr fėmijėt qė shkojnė nė shkollė apo pėr ata qė rrinė edhe me bagėti gjatė ditės, sepse ujqėrit janė shumė tė rrezikshėm dhe, kur sulmojnė, janė nė kope.

Sipas disave nga banorėt, qarkullojnė nga 2-4ujqėr nė ditė. Rreziku ėshtė pėr fėmijėt, sepse ditėn, sidomos gjatė kohės me shi dhe mjergull, kalojnė nė korije dhe zona tė mbuluara me pyll tė dendur dhe i tremben ndonjė sulmi.

Ndėrkohė, ka pasur dėme nė bagėti tė imta nė fshatrat Hotolisht, Vehēan, Librazhd Katund, Rrajcė, Dragostunjė, Sopot etj. Sipas Xhemal Muratit, atij iu dėmtuan katėr dele pėr pak minuta, pa pasur mundėsi tė reagonte. “Po kullosja bagėtitė kur rreth orės 10:00 dėgjoj qentė qė po lehnin dhe derisa u afrova, ujku m’i kishte prerė tė katra delet. Isha i paarmatosur dhe nuk kisha se ēfarė tė bėja”, rrėfen Murati.

Sipas kryetarit tė Shoqatės sė Gjuetarėve, Demir Leka, nė kėto raste ujqėrit duhet tė asgjėsohen dhe asgjėsimi i tyre duhet tė bėhet me urdhėr, pasipėrbėjnė njė rrezik jo vetėm pėr bagėtitė, por edhe njerėzit.

Para viteve ’90, nė rastet kur kopetė e ujqėrve paraqisnin rrezik pėr bagėtitė dhe njerėzit merreshinin masa pėr asgjėsimin e tyre me mjete tė ndryshme, si: helmime ose ekzekutime me armė.

Sipas barinjve, mė tė rrezikshme pėr ta janė ditėt me shi dhe mjergull, ku edhe kontrolli i terrenit ėshtė shumė i vėshtirė, sepse ulet shikimi nė distanca tė largėta.

http://www.shekulli.com.al/news/45/A...008-12-08.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.1.2009, 09:51   5

Shkrim i cituar Kukės: Ujqit zbresin nė zonat e banuara


Ujqėr tė uritur kanė mėsyrė kėto ditė nė Kukės duke rrezikuar edhe jetėn e njerėzve. Kopetė e tyre janė afruar deri nė rrethinat e qytetit, ndėrsa nėpėr fshatra kanė copėtuar dhjetėra bagėti. Alarmi i dhėnė nga banorėt e disa fshatrave vuri nė lėvizje shoqatėn e gjahtarėve ku u shuan brenda pak orėve katėr ujq tė mėdhenj.

“Kėto ditė nė Kukės janė shtuar kopetė e ujqėrve si rezultat i rėnies sė dėborės. Kafshėt e egra kanė zbritur nga lartėsitė nė kėrkim tė ushqimit.”, pohon Lulėzim Lleshi, kryetar i shoqatės sė gjahtarėve nė Kukės.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=23236
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2011, 22:18   6

Shkrim i cituar Fier: Ujqit e dhelprat shtojnė sulmet


Citim:
Ujqėrit dalin nė kope, dhelprat shtojnė sulmet. Banorėt kėrkojnė fushatė shfarosjeje

Kafshėt grabitqare po bėjnė kėrdinė mes kafshėve tė punės dhe bagėtive nė Cakran tė Fierit. Ujqėrit kanė nisur tė shfaqen gjithnjė e mė shpesh dhe gjithnjė e mė tė rrezikshėm nė zonė. Prej disa javėsh banorėt e fshatrave kishin raportuar pėr zhdukjen e deleve, qengjave dhe kafshėve tė punės.
Ujqėr nė Cakran

Qindra banorė ankohen se po ndiejnė pėr herė e mė shumė kėrcėnimin e ujqėrve dhe tė dhelprės. Sipas tyre, kafshėt grabitqare po rrėmbejnė jo vetėm bagėtitė, por edhe kafshėt e punės.

Fakti shqetėsues pohohet edhe nga kryetari i komunės Cakran, Vladimir Korēari. Sipas tij, rritja e pranisė sė ujqėrve pranė banesave ose kullotave ka ardhur pėr shkak tė dendėsisė sė pyjeve rreth kėtyre zonave, e kjo edhe nė sajė tė kujdesit tė vetė banorėve qė tė mos dėmtojnė pyjet.

Por, fenomeni po bėhet shqetėsues edhe nė fshatrat Gorishovė, Kreshpan ose nė ndonjė fshat tjetėr qė nuk ka pyje afėr. Dhjetėra bagėti janė gjetur tė shqyera nga ujqėrit, tė cilėt dalin nė kope. Nė mjaft raste gjahu i tyre janė bėrė edhe kafshėt e punės si gomarėt, qė banorėt i marrin me vete kur kullosin bagėtitė. Duke i lidhur, pėr tė mos u larguar, ata bien pre e lehtė e ujqėrve.

Nė fshatin Peshtan tė komunės Levan, banorėt shprehen se ujqėrit rrinė lart nė male dhe zbresin nė mbrėmje, por mė tė rrezikshme janė bėrė dhelprat. Ato nuk kanė frikė dhe futen natėn nė qymezet e shpezėve dhe marrin pulat ose shpezė tė tjera.

“Kohėt e fundit dhelprat po bėjnė kėrdinė. Janė shtuar shumė, ndoshta pėr faktin se pylli ėshtė bėrė i dendur. Duhet qė ndėrmarrja e pyjores tė ndėrhyjė duke rralluar pemėt ose tė na i lėnė t’i pastrojmė vetė”, - thotė njė banor i zonės.

Barinjtė nuk mund ta shpjegojnė pse janė rishfaqur kopetė e ujqėrve, por thonė se e vetmja zgjidhje ėshtė riaktivizimi i Shoqatės sė Gjuetarėve pėr tė ndėrmarrė njė fushatė tė gjerė kundėr kėsaj egėrsire qė po shfaros bagėtitė. Ata kėrkojnė ndėrhyrjen e komunės, ndėrkohė qė kjo e fundit ndihet e pafuqishme pėrballė njė fenomeni tė tillė.

“Nė kushtet e krijuara duhet tė ndėrhyjė shoqata e gjuetarėve ose komuna pėr tė na ndihmuar”, - thotė Myrteza Muēi, banor i zonės. Ndėrkohė, kryetari i komunės, Vladimir Korēari, shprehet se kjo ėshtė puna e vetė banorėve, tė cilėt duhet tė tregojnė kujdes pėr ruajtjen e bagėtive. Ndėrkohė qė policia, sipas tij, nuk ka ndonjė ligj qė tė ruajė bagėtitė nga ujqėrit apo tė ndėrhyjė nė tė tilla raste.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...fc7a00f72.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.8.2011, 13:01   7
Citim:
Ujqit sėrish nė aksion, nė Drenicėn veriore

Ndėrmjet natės sė hėnė dhe tė martė, ujqit kanė zbritur nga bjeshkėt dhe kanė rėnė nė vathėn e Skėnder Gorēajt nga Banja, me ē’rast i kanė mbytur katėr dele, tri tė tjera kanė humbur pa gjurmė, ndėrkaq disa tė tjera kanė mbetur tė plagosura.

Pronari i deleve, Skėnder Gorēaj, pohon se delet ju kanė dėmtuar nga ujqit nė vathė para shtėpisė dhe pėr kėtė ka mėsuar nė mėngjes kur ėshtė zgjuar pėr tė hapur vathėn.

Ndėrkaq, inspektori i veterinės Xhavit Bytyēi, deklaron se me tė marrė informacionin, ai ka dalė nė vend tė ngjarjes ku edhe ka bėrė vlerėsimin e dėmeve. Vlera e shkaktuar e dėmit vlerėsohet tė jetė 1000 €, siē thotė inspektori Bytyēi.

Njė rast i tillė ka ndodhur nė muajin qershor edhe nė fshatin Padalishtė, ku ujqit i patėn dėmtuar Musa Imerajt pesėmbėdhjetė krerė dele. /kp/

http://www.gazetaexpress.com/index.p...cid=1,15,60580

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 4.10.2011 nė 20:52.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.10.2011, 18:37   8
Citim:
Shfaqen ujqėrit ne Kukės

Kopetė e ujqėrve kane zbritur deri ne periferi te Kukesit, duke vene ne rrezik jetėn e banoreve. Njė prej kafshėve te egra madje ka tentuar te kaloje mes pėr mes autorrugės Kukės-Morine ku ėshtė goditur nga njė makine. Por ndonėse i ka mbijetuar pėrplasjes, ujku ėshtė vrare nga gjahtarėt pėr te mos rrezikuar kalimtaret.

Shfaqja e egėrsirave ne kėtė stine ne zonat e banuara ėshtė e pazakonte. Gjahtarėt tregojnė se shkaku kryesor i zbritjes se ujqėrve ne qytet ėshtė shtimi i sipėrfaqeve pyjore, sidomos ne brezin kufitar.

“Kohet e fundit ka shtim tė pranisė sė ujqėrve rreth zonave tė banuara, duke dėmtuar dhe bagėtitė e banorėve. Ne e kemi tė ndaluar qė t’i vrasim, por numri i tyre po shtohet shumė. Madje kopetė e ujqėrve vijnė edhe nga bjeshkėt e Kosovės,” shprehet Ismet Nerguti, gjahtar i zones.

Pėr here te fundit lukunitė e ujqėrve ne Kukės u shfaqėn gjatė dimrit tė vitit 2009. Disa prej tyre u vranė ne qytet.

http://www.vizionplus.tv/?option=com...rticle&id=3027
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.2.2012, 21:19   9
Citim:
Ujku zbret nė qytet, panik mes banorėve tė Kukėsit

Kukės - Banorėt e zonave tė bllokuara pėrveēse vuajnė mungesėn e ushqimeve, dhe rrugėve tashmė pėrballen edhe me kafshėt e egra. Ujqėrit kanė filluar tė zbresin deri nė zonat urbane. Nė njė nga lagjet e Kukėsit, banorėt kanė parė mėngjesin e djeshėm njė ujk, i cili ka shkaktuar edhe panik mes tyre.

Banorėt shprehen se menjėherė u njoftua njė gjahtar pėr tė neutralizuar apo vrasė kafshėn e egėr. Por ndėrhyrja e vetė tyre ka bėrė qė kafsha tė largohet sėrish drejt pyjeve mbi qytet. Tre vjet mė parė nė njė dėborė tė ngjashme katėr ujq zbritėn nė qytet nga malet e Hasit ku mė pas u vranė nga gjahtarėt.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/30278
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.9.2012, 21:57   10
Citim:
Tėrbohen ujqėrit nė Bjeshkėt e Rugovės

Emri:  rmt2rj1b.jpg
Shikimet: 429
Madhėsia:  44,8 KBNjė grup ujqish kanė sulmuar nė pikė tė ditės kopetė e deleve tė disa barinjve nė Bjeshkėt e Rugovės, duke u shkaktuar dėme tė shumta.

“Ēdo natė llava e ujqve na sillen rreth vathave dhe krejt ēka mund tė bėjmė ėshtė qė t’i trembim me zjarre dhe drita, si dhe me mjete piroteknike’’, ka thėnė Halim Rexhbogaj, bari nė trevat e Bogės duke shtuar se derisa delet e barinjve kullotnin livadheve tė asaj ane, llava e ujqve prej dhjetėra sish, e kanė sulmuar kopenė nė mesditė dhe nga tufa kanė ndarė afro 30 krerė dele, derisa me to ishte i biri i tij vetėm 16 vjeēar.

Sipas tij, dhjetė krerė dele, ujqit i kanė prerė nė fyt dhe i kanė masakruar aty nė kullosa, ndėrsa 20 krerė tė tjerė, llava e ujqve i ka marrė pėrpara nė drejtim tė malit tė dendur. Ndėrkohė nė kėtė ndjekje edhe gjashtė krerė dele janė dėmtuar rėndė nga kafshimet dhe kthetrat e kėtyre ujqve.

Mė tej, bariu Rexhbogaj rrėfen se si pas dy ditėve, ka hasur nė gjurmė edhe tė dy deleve tė tjera, tė cilat ujqit i kishin ngrėnė, kurse pėr pjesėn tjetėr tė humbur, ka marrė lajme nga barinjtė e Malit tė Zi.

Sipas barinjve tė dėmtuar nga ky rast, pėr ngjarjen ėshtė e njoftuar edhe Drejtoria komunale pėr Bujqėsi dhe ekipi i veterinarėve si dhe inspeksionet pėrkatėse tė cilėt nė vendin e ngjarjes kishin bėrė ekspertizėn dhe vlerėsimin e kėtij dėmi tė shkaktuar.

Ndėrkaq nga ana tjetėr, Tahir Cukaj, drejtor i Drejtorisė komunale pėr Bujqėsi dhe Pylltari ka konfirmuar rastin e bariut, i cili nga komuna ka kėrkuar ndihmė pėr dėmin qė i ėshtė bėrė, si dhe ka bėrė tė ditur sė lėnda nė fjalė ėshtė kompletuar me dėshmi nga komisionet pėrkatėse.

Sipas tij, Drejtoria do tė bėjė atė qė mundet tė ndihmoj kėtė blegtor nga Bogėt e Rugovės.

Bazuar nė sulmet e shpeshta tė kėtyre llavave tė ujqve, blegtorėt duke kėrkuar qė nga institucionet komunale tė ndėrmarrin masa tė duhura, nuk kanė pėrjashtuar edhe mundėsinė qė organet kompetente komunale t’u japin atyre armė gjuetie me leje qė t’i mbrojnė pasuritė e tyre nga kėto egėrsira.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,92404
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.10.2012, 20:57   11
rrėqebull
anėtar/e
 
rrėqebull
 
Anėtarėsuar: 2.2012
Citim:
Thėnė nga VNf

Bazuar nė sulmet e shpeshta tė kėtyre llavave tė ujqve, blegtorėt duke kėrkuar qė nga institucionet komunale tė ndėrmarrin masa tė duhura, nuk kanė pėrjashtuar edhe mundėsinė qė organet kompetente komunale t’u japin atyre armė gjuetie me leje qė t’i mbrojnė pasuritė e tyre nga kėto egėrsira.
A nuk do ish mė mirė pajisja me Deltara Ilir?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.8.2013, 17:52   12
Citim:
Ujqėrit sulmojnė bagėtitė nė Torrivicė

Pėrveē 100 bagėtive tė ngordhura edhe 50 tė tjera janė tė dėmtuara pėrfshirė kėtu edhe qentė e tufės dhe kuajt qė kanė qenė nė fushė nė momentin e sulmit. Tufa e sulmuar nga ujqėrit ka qenė me 160 kokė bagėti, tė blera tė gjitha nė Greqi pėr 200 euro, duke krijuar njė ferme tė mirėfilltė. Tashmė pas sulmit tė ujqėrve, pronari i saj ėshtė larguar nga fshati duke i dhėnė fund punės pėr ngritjen e njė biznesi fitimprurės. Frikės dhe panikut tė blegtorėve tė Torrovicės tashmė i shtohet edhe mundėsia e pėrhapjes sė infeksioneve apo epidemive nga kafshėt e ngordhura. Duke qenė tė shumta nė numėr, ato kanė mbetur tė shpėrndara nėpėr fushė aty edhe ku janė sulmuar nga ujqėrit. Njė pjesė e kafshėve tė ngordhura qė kanė mbetur nė rrjedhėn e lumit pėrbėjnė rrezikun me tė madh, pasi nė atė lumė pinė ujė bagėtitė e tjera tė zonės sė Torrovicės. Blegtorėt thonė se nė kohėn e kooperativave ujqėrit helmoheshin, ndėrsa tani nuk ka njė institucion qė tė marrė pėrsipėr kėtė problem shqetėsues. Vetėm gjatė kėsaj pranvere mbi 200 krerė bagėti janė dėmtuar nga ujqėrit nė zonėn e Torrovicės qė ndodhet 20 km larg qytetit tė Lezhės dhe katėr km larg autorrugės Lezhė – Shkodėr.

http://vizionplus.al/ujqerit-sulmojn...-ne-torrivice/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:03.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.