Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1991-2012: Republika e Kosovės > 1991-1999: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 30.12.2007, 11:55   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Historiku i UĒK-sė nė vijė tė pėrgjithshme


Citim:
USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS (UĒK)


Forca politike dhe ushtarake e armatosur dhe e organizuar e popullit shqiptar tė Kosovės, pėr ēlirim nga pushtuesi serb. Zanafillėn e ka nė Lėvizjen politike ilegale, pas Luftės sė Dytė Botėrore, kulmi i se cilės u arrit me demonstratat e vitit 1981, kur studentėt, rinia dhe populli i Kosovės, shprehu vendosmėrinė pėr ēlirimin e Kosovės. Pjesėmarrėsit nė demonstratat e vitit 1981, ndonėse u burgosėn apo u arratisėn, nuk u tėrhoqėn nga rruga e nisur pėr liri. Kudo qė ishin: si refugjatė politikė nė vendet e Evropės Perėndimore dhe ata qė mundėn tė mbijetonin nė Kosovė, gjatė dhjetėvjeēarit 1981-1990, krijuan organizata tė ndryshme, politike. Kėto organizata, nė themel tė programeve tė tyre kishin luftėn e armatosur ēlirimtare. Veprimtarėt e tyre ishin patriotė, tė mbrujtur me idealet e ēlirimit e tė bashkimit kombėtar dhe pėrbėnin bėrthamėn e ushtrisė sė ardhshme tė Kosovės, rruga luftarake e sė cilės kaloi nėpėr katėr faza kryesore:

Faza e parė (1981-1990) ishte faza e kristalizimit tė idesė sė luftės sė armatosur, qė u karakterizua nga pėrpjekjet pėr organizimin politik dhe pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare nė nivelin e pėrgjegjėsisė historike.

Faza e dytė (pranverė 1991 - shkurt 1998) ishte faza e organizimit konkret tė njėsiteve tė vogla guerile dhe fillimi i aksioneve tė armatosura kundėr policisė serbe. Nė vitin 1991 njė grup atdhetarėsh tė ardhur nga Kosova, Zvicra e vende tė tjera, me Adem Jasharin nė krye, u stėrvitėn ushtarakisht pėr rezistendcė tė armatosur guerile. Adem Jashari i pari krijoi grupin e Drenicės dhe nė vitin 1992 filloi aksionet e para luftarake. Mė 5 prill 1993, nė kullėn e tij u organizua njė mbledhje me luftėtarėt e njėsiteve guerile dhe veprimtarėt politikė. Adem Jashari propozoi qė tė gjitha aksionet tė kryheshin nė emėr tė Ushtrisė sė Kosovės. Nė kėtė mbledhje u mor vendimi pėr emėrimin e Adem Jasharit Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė sė Kosovės, e cila nė vjeshtėn e vitit 1994 mori emrin Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ( UĒK ). Adem Jashari i bashkėrendoi veprimet me zonat e tjera, si me grupin e Llapit - qė udhėhiqej nga Zahir Pajaziti etj. me grupin e Dukagjinit qė drejtohej nga Luan Haradinaj, Ardian Krasniqi etj. Nė nėntor tė vitit 1994, pas aksionit nė Drenas (ish-Gllogofc),, UĒK-ja doli me komunikatėn e parė, duke marrė mbi vete tė gjitha aksionet e kryera qė deri atėherė kishin mbetur anonime. Hapur nė publik, ajo u shfaq mė 28 nėntor 1997, gjatė ceremonisė sė varrimit tė arsimtarit Halit Geci nga Llausha e Skėnderajit, tė vrarė nga policia serbe. Nė atė ceremoni, nė tribunė u ngjitėn tė veshur me uniformėn e UĒK-sė luftėtarėt e UĒK-sė dhe komandantėt e ardhshėm: Rexhep Selimi, Mujė Krasniqi dhe Daut Haradinaj. Nė shkurt - mars 1998, Adem Jashari me njėsitin e tij ushtarak, vuri nėn kontrollin e UĒK-sė territorin e Drenicės. Forca tė shumta ushtarako-policore tė armatosura me autoblinda e artileri tė rendė sulmuan Drenicėn. Adem Jashari luftoi tri ditė e net nga kulla e tij, sė bashku me gjithė familjen (prindėr, vėllezėr, gra dhe fėmijė). Asnjė nga anėtarėt e familjės dhe shumė nga farefisi nuk pranuan tė largohen, por luftuan derisa ranė 56 veta: burra, gra dhe fėmijė nga mosha 9 deri 74 vjeē, tė gjithė sa u gjendėn nė kullat e Jasharajve natėn e parė tė luftimit.

Faza e tretė (mars 1998 - shtator 1998) filloi pas rėnies sė Adem Jasharit, kur UĒK-ja u rrit me shpejtėsi dhe u shtri menjėherė nė tė gjitha viset dhe anėt e Kosovės. Gjatė kėsaj faze UĒK-ja ēliroi zona tė tėra, krijoi bazat e veta strategjike, u armatos, u krijuan repartet e rregullta, tė cilat pėrgatiteshin nė qendrat e stėrvitjes, sipas kushteve tė njė ushtrie bashkėkohore. Nė pranverė dhe verė 1998, UĒK-ja vuri nėn kontroll degėzimet e rrugėve mė strategjike nė Kosovėn qendrore. Forcat ushtarako-policore serbe u detyruan tė tėrhiqen nėpėr qytetet e mėdha tė Kosovės. Takimi i diplomatit amerikan Richard Hollbruk (qershor 1998) me pėrfaqėsuesit e UĒK-sė nė Junik, shėnoi njohjen e saj nga SHBA-ja dhe, mė pas nga Europa, gjė qė u konkretizua mė Konferencėn Ndėrkombėtare tė Rambujesė pėr Kosovėn, kur UĒK-ja u njoh ndėrkombėtarisht, dhe mori rolin udhėheqės nė delegacionin shqiptar. Mėsymja e madhe serbe nė gusht - shtator 1998, i shkaktoi UĒK-sė humbje dhe e detyroi tė lėshonte njė pjesė tė madhe tė zonave tė lira. Ajo u tėrhoq nė zonat malore. Forcat ushtarake serbe u futėn nėpėr fshatra dhe nė zonat urbane, qė mbaheshin nga UĒK-ja, si Rahoveci, Malisheva etj., dhe kryen masakra, djegie e shkatėrrime tė mėdha, pėr tė larguar popullsinė , qė ishte mbėshtetja kryesore e UĒK-sė.

Faza e katėrt (tetor 1998 - qershor 1999) filloi pas mėsymjes serbe, kur UĒK-ja, megjithėse mori goditje tė rėndė nuk u asgjesua, siē ishte qėllimi e siē deklaronte Serbia; UĒK-ja u bė dhe mė e fortė se mė parė; u riorganizua shpejt me formacione mė tė mėdha, nė brigada. Kjo fazė u karakterizua nga zhvillimi i luftimeve nė tė gjithė hapėsirėn e Kosovės, pa vija fronti tė pėrcaktuara, duke dhėnė goditje mė tė fuqishme armikut shekullor. Bazat strategjike, Shtabi i Pėrgjithshėm, spitalet, radioja "Kosova e lirė" dhe agjencia "Kosovapress" etj., u mbrojtėn me ēdo kusht nė Malet e Berishės. Nė kėtė fazė, krahas mobilizimit vullnetar, me vendim tė Shtabit tė Pėrgjithshėm u zbatua edhe mobilizimi i detyrueshėm pėr luftė. Thirrjes pėr luftė iu pėrgjegj vullnetarisht populli, por edhe njė pjesė e konsiderueshme tė emigruarish, djem e vajza qė jetonin e punonin nė vendet e Evropės Perėndimore, nė SHBA e gjetiu. Nė SHBA u krijua "Batalioni Atlantik", i cili, pasi u stėrvit dhe u armatos jashtė Kosovės, u fut nė luftė nė frontin e Koshares dhe nė atė tė Pashtrikut. Strategjia e luftės sė Kosovės pėrbėhet nga dy pjesė: strategjia politike dhe strategjia ushtarake. Strategjia politike pėrmbante konceptin e ndėrgjegjėsimit e tė mobilizimit tė popullit shqiptar tė Kosovės pėr luftėn e armatosur kundėr pushtimit serb, si e vetmja rrugė pėr fitoren e lirisė, duke siguruar mbėshtetjen mbarėkombėtare dhe duke bindur faktorin ndėrkombėtar pėr drejtėsinė e luftės. Kjo strategji u pėrpunua nga Drejtoria Politike e UĒK-sė. SHP i UĒK-sė, jo pa vėshtirėsi, ia arriti qėllimit tė bindte shqiptarėt pėr mundėsitė e mposhtjes sė Serbisė me luftė dhe faktorin ndėrkombėtar pėr ta njohur dhe mbėshtetur luftėn e drejt tė shqiptarėve. U hodh poshtė ēdo akuzė ndaj UĒK-sė, si forcė "terroriste", si lėvizje revolucionare "marksiste-leniniste" apo si lėvizje "fondamentaliste islamike". Pėrpunimi i strategjisė politike, bazuar nė parimet universale tė dokumenteve ndėrkombėtare dhe tė zbatuara me korrektėsi nė fushėn e luftės nga UĒK-ja, e cila nuk vriste gra e fėmijė, civilė tė paarmatosur,, robėrit e luftės i trajtonte me humanizėm, nė pėrputhje me normat ndėrkombėtare tė luftės etj., e bindi botėn demokratike pėr drejtėsinė e luftės qė zhvillonte dhe siguroi mbėshtetjen e SHBA-sė e tė NATO-s (shih), si faktorė tė fuqishėm tė jashtėm pėr ēlirimin e Kosovės. Strategjia ushtarake pėrmblidhte konceptin e vazhdimėsisė nė rritje tė luftės sė armatosur, duke kaluar nga njėsitet e vogla nė njėsi tė mėdha, derisa e gjithė Kosova tė ngrihej nė kėmbė dhe tė shndėrrohej nė forcė asgjesuese pėr armikun, pėr ta detyruar atė tė largohej nga toka e okupuar e Kosovės. Megjithė pėrpjekjet qė u bėnė, nuk u arrit qė i gjithė populli tė pėrfshihej nė luftė pėr shkakun kryesor se i mungonin armėt. Taktika e luftės evoloi sipas fazave. Nė fazėn e dytė - luftė sipas taktikės guerile, nė fazėn e tretė - krijimi i zonave tė lira, bllokimi i rrugėve tė komunikacionit dhe mbrojtja e zonave tė lira nėpėrmjet luftės ballore nga pozicione tė pėrgatitura me punime xheniere. Taktika e luftės pozicionale iu imponua UĒK-sė nga domosdoshmėria e mbrojtjes sė popullsisė prej masakrave serbe. Pėrdorimi i kėsaj taktike, me anėn e sė cilės u krijuan zona tė tėra tė lira, ia rriti shpejt autoritetin UĒK-sė nė Kosovė e nė botė. Nė fazėn e katėrt, tė mėsymjes sė madhe serbe pėr spastrimin rrėnjėsor etnik tė Kosovės, ishte e pamundur tė zhvillohej kudo luftė ballore. Prandaj u hoq dorė nga mbajtja me ēdo kusht e zonave tė lira, pėrveē bazave strategjike dhe korridoreve tė furnizimit. Nė kėtė fazė u kalua nė luftėn pa front tė rregullt, duke dhėnė goditje tė fuqishme me reparte e brigada nė tė gjithė Kosovėn. Kėtė e diktoi edhe fakti se me fillimin e bombardimeve tė NATO-s, forcat serbe u shkoqėn, u shpėrndanė e u maskuan nėpėr qendra tė banuara, nė shtėpitė dhe pronat e shqiptarėve. Veprimet e UĒK-sė, gjatė kėsaj kohe, u bashkėrenduan me sulmet ajrore tė NATO-s.

Organizimi. Nė fazėn e parė u krijuan grupet e vogla guerile, sipas skemave tepėr konspirative tė luftės ilegale. Nė fazėn e dytė u zgjeruan grupet, u rrit numri i luftėtarėve, u njohėn komandantėt. Nė fazėn e tretė u krijuan repartet e organizuara nga oficerė profesionistė, qė erdhėn nė Kosovė nga Kroacia, Bosnja, si dhe nga ata qė kishin dezertuar nga ushtria jugosllave e disa vullnetarė nga Shqipėria. UĒK-ja mori plotėsisht formė tė rregullt, me rreshtim organik, me uniformė, me armatim, me kazerma dhe qendra stėrvitore etj., brenda nė Kosovė dhe jashtė saj. Nė fazėn e fundit tė katėrt, struktura organizative u ndėrtua me brigada, si njėsi mė tė fuqishme luftarake. Nė maj 1999 struktura e UĒK-sė pėrbėhej nga: Shtabi i Pėrgjithshėm dhe 7 Zona Operative: Zona Operative Nr.1 e Drenicės me 4 brigada; Zona Operative Nr.2 e Pashtrikut me 6 brigada; Zona Operative Nr.3 e Dukagjinit me 8 brigada; Zona Operative Nr.4 e Shalės me 4 brigada; Zona Operative Nr.5 e Llapit me 4 brigada; Zona Operative Nr.6 e Nerodimjes me 3 brigada; Zona Operative Nr.7 e Karadakut me njė brigadė. Kjo ushtri arriti njė efektiv nga 40.000 deri nė 50.000 mijė veta. Me kėtė forcė UĒK-ja pėrballoi mėsymjen serbe tė pranverės 1999 dhe nė aleancė me NATO-n, ajo nga toka dhe Aleanca nga ajri, e detyruan ushtrinė serbe ta lėshonte Kosovėn. Mė 10 qershor 1999, UĒK-ja u fut ngadhėnjyeshėm nė Prishtinė dhe nė qytetet e tjera tė Kosovės, duke i sjellė popullit tė vet lirinė e ėndėrruar nė shekuj.

Logjistika. Problemi mė i vėshtirė pėr UĒK-nė ishte furnizimi me armė e municione. Ato u siguruan jashtė Kosovės e u futėn nė Kosovė, duke kapėrcyer vėshtirėsi e pengesa tė jashtėzakonshme, qė kushtuan shumė jetė njerėzish. Njė pjesė e vogėl u siguruan nga perėndimi e nga tregtarėt e vendeve pėr rreth. Armatimi i UĒK-sė ishte armatim i lehtė: automatikė, mitraloza, mortaja dhe topa kundėrtankė. Kontributin mė tė madh pėr logjistikėn e UĒK-sė e dhanė populli i Kosovės, djemtė e Kosovės, emigrantė nė Perėndim, nėpėrmjet financimit tė grumbulluar nė fondin " Atdheu nė rrezik, Vendlindja thėrret".

Drejtimi. Shtabi i Pėrgjithshėm u themelua nė nėntor tė vitit 1994, kur doli komunikata e parė. Nė mbledhjen themeluese morėn pjesė: Adem Jashari, Xhavit Haziri, Nait Hasani, Azem Syla, Xhavit Haliti, Sokol Bashota e mė vonė iu bashkangjit edhe Zahir Pajaziti etj, Shtabi i Pėrgjithshėm u zgjerua dhe u kualifikua me zhvillimin e luftės dhe rritjen e UĒK-sė. Ai pėrbėhej nga dy pjesė kryesore: drejtoria politike e drejtuar nga Hashim Thaēi dhe shtabi ushtarak, i pėrbėrė nga drejtoritė operative: tė zbulimit, tė logjistikės, tė personelit dhe mobilizimit, tė ndėrlidhjes, tė financės, tė policisė ushtarake, tė informimit, etj. Shtabi ushtarak u drejtua nga Komandant i Pėrgjithshėm i UĒK-sė Azem Syla. Anėtarė tė shtabit ishin: Hashim Thaēi, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Ramė Buja, Lahi Ibrahimaj Fatmir Limaj etj. Nė pėrbėrje tė drejtorisė politike qenė: Adem Demaēi, Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Jakup Krasniqi, Ramė Buja etj. Karakteristikat kryesore tė UĒK-sė ishte Lufta e drejt dhe pėrcaktimi pėr t'u sakrifikuar pėr lirinė e atdheut.Aktet e saj tė heroizmit pėrbėjnė pika kulmore nga mė tė lartat qė njeh historia jonė kombėtare e kohės mė tė re.

http://www.tmk-ks.org/new/tmk/histor...oriku.php?id=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.5.2009, 16:16   2
Citim:
“Shqiptaro Amerikanėt e UĒK –sė”, parė nga Uk Lushi
25-04-2009

Me rastin e 10–vjetorit tė ēlirimit tė Kosovės ėshtė promovuar libri “Shqiptaro-amerikanėt e UĒK –sė”, i shkrimtarit kosovar Uk Lushi. Me njė pėrmbajtje ndryshe nga librat e tjerė qė pasqyrojnė kėtė ngjarje historike autori ka paraqitur fakte tė pa zbuluara mė parė pėr krijimin e kėsaj ushtrie.

Besnik Mustafaj “Libri i Lush-it, njė prodhim i shtėpisė botuese “Ora” dėshmon dhe analizon me ndershmėri ngjarjet.”

Libri “Shqiptaro-amerikanėt e UĒK-sė” ėshtė i shoqėruar me parathenie nga shkrimtari Ismail Kadare dhe ish –ambasadori amerikan Uilliam Ualker.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=4552
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.2.2013, 21:33   3
Citim:
Mbi 47 mijė qytetarė pretendojnė se kanė qenė pjesė e UĒK-sė

Mė shumė se 47 mijė kosovarė pretendojnė se kanė qenė ish-pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ose kanė ndihmuar kėtė strukturė nė forma tė ndryshme. Kėshtu ėshtė konstatuar nga Komisioni Qeveritar pėr Vlerėsimin e statusit tė veteranit tė UĒK-sė. Ndėrkaq, tė enjten pėrfundon afati i aplikimit.

Kryetari i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, Muharrem Xhemajli, tha pėr Radio Kosovėn se ēdokush qė ka kontribuar nė ēlirimin e vendit ka tė drejtė tė aplikojė pėr statusin e ish ushtarit tė UĒK-sė.

Ai tha se vetėm njė ditė para pėrfundimit tė afatit tė aplikimit pėr njohjen e statusit tė veteranit, dėshmorit, invalidit, pjesėtarit tė UĒK-sė dhe tė internuarit tė UĒK sė gjithsej janė marrė 50 mijė aplikacione, ndėrkaq nėpėr organizatat nė gjithė vendin janė dorėzuar rreth 47 mijė aplikacione tė cilat do tė verifikohen nga Komisioni qeveritarė pėr kėtė ēėshtje.

Sipas Xhemajlit kėrkesa mė e madhe ka qenė pėr njohjen e statusit tė veteranit.

Xhemajli bėri tė ditur se tani Komisioni Qeveritar pėr Vlerėsimin e statusit tė veteranit tė UĒK-sė do tė punojė dy muaj rresht pėr tė bėrė verifikimin e kėtyre aplikacioneve.

Ndėrkaq, sipas tij, tė gjithė ata qė do ta kenė tė njohur statusin e veteranit, invalidit apo dėshmorit, listat do tė jenė publike, me ē’rast edhe qytetarėt mund ta marrin listėn pėr tė dhėnė vėrejtjet e tyre nėse vėrtet dyshojnė nė ndonjė rast. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=29543
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.3.2013, 10:54   4
nisi
anėtar/e
 
Anėtarėsuar: 5.2011
pamje te pa publikuar
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.3.2013, 11:08   5
nisi
anėtar/e
 
Anėtarėsuar: 5.2011
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:36.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.