Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 4.1.2008, 08:55   1

Shkrim i cituar "Gazprom"-i rus shtrihet nė Ballkan


Citim:
Tiranė: Qeveria marrėveshje me "Gazprom"-in

Qeveria shqiptare ka nėnshkruar me kompaninė ruse Gazprom njė marrėveshje qė parashikon kalimin nė tokėn tonė tė njė degėzimi tė tubave qė ēojnė gazin rus drejt Perėndimit.

Kjo nismė ende pret tė konkretizohet, pasi nuk ėshtė hedhur asnjė hap tjetėr.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=13918
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2008, 10:43   2

Shkrim i cituar Moskė: Nėnshkruhet sot marrėveshja energjetike Serbi-Rusi


Kryeministri i Serbisė, Mirko Cvetkoviē konfirmoi se tė mėrkurėn do tė nėnshkruhet nė Moskė traktati mbi marrėveshjen energjetike mes Serbisė dhe Rusisė. Pas bisedimeve maratonė dhe kundėrshtimeve tė shumta tė njė pjese tė qeverisė, opozitės dhe disa mediave serbe, tekstin e traktatit e ka parapėrcaktuar qeveria e Serbisė.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2008/12/081224_serbi_energjirusi.shtm...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2008, 16:21   3
Citim:
GAZPROM-i rus bleu NIS-in serb

Rusia dhe Serbia kanė nėnshkruar sot marrėveshjen pėr shitjen e Industrisė sė Naftės sė Serbisė (NIS) kompanisė shtetėrore ruse, GAZPROM, pėr 400 milionė euro dhe dokumente pėr ndėrtimin e gazsjellėsit "Rrjedha jugore".

Presidenti i Rusisė, Dmitry Medvedev dhe ai i Serbisė, Boris Tadiē, kanė nėnshkruar deklaratėn e pėrbashkėt, e cila do tė jetė garantuese politike se Serbia do ta fitoj gazsjellėsin e pėrmendur dhe depon nėntokėsore tė gazit.

Agjencitė e lajmeve raportojnė se GAZPROM-i do tė ketė 51% tė aksioneve nė industrinė serbe tė naftės.

http://www.evropaelire.org/Content/News/1363275.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2009, 13:05   4
Citim:
Gazi, kompania serbe shkrihet me "Gazprom"

Kompania shtetėrore e gazit nė Serbi dhe Gazpromi rus raportohet se planifikojnė tė formojnė kompani tė pėrbashkėt nė 17 nėntor pėr tė ndėrtuar pjesėn serbe tė gazpėrcjellėsit "Rryma e Jugut".

Drejtuesi i Srbijagas Dushan Bajatoviē ka thėnė se Gazpromi do tė ketė 51 % tė aksioneve nė kompaninė e re, kurse Srbijagas 49 %.

Gazsjellėsi nė vlerė prej 20 miliarda euro duhet tė kompletohet deri nė vitin 2015. Ai do tė kalojė nga Rusia nėn Detin e Zi nėpėr Bullgari, Serbi dhe Hungari, pėrpara se tė degėzohet nė Evropėn Perėndimore.

Pjesa nėpėr Serbi do tė jetė e gjatė 450 km, me kapacitet prej tė paktėn 20 miliarda metėr kub gaz natyror.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=37626
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2009, 14:09   5
Citim:
Rusia dhe Maqedonia rifirmosin marrėveshjen pėr gasifikim

Rusia dhe Maqedonia nė dy mandatet e Qeverisė Gruevski pėr herė tė dytė firmosin marrėveshje tė njėjtė pėr ndėrtimin e rrjetit tė gasifikimit nė vend. Marrėveshja e parė me rusėt u firmos nė muajin tetor tė vitit 2007.

Sipas ministrit tė Financave Zoran Stavreski, ndėrtimi do tė fillojė nė vitin 2010, ndėrsa do tė financohet me borxhin e kliringut tė cilin rusėt e kanė ndaj Maqedonisė, vlera e tė cilit arrin shifrat prej 60 milion dollarė. Gjithė projekti kushton mbi 200 milion dollarė, ndėrsa Qeveria do tė marrė pjesė me 15 milion dollarė.

“Gasifikimi duhet tė fillojė nė vitin 2010, studimi fizibiliti pothuajse ėshtė gati. Mbetet kjo ēėshtje dy tre muajt e ardhshėm tė kalojė nė kuvend pėr ratifikim dhe menjėherė do tė shkohet nė realizimin e tij. Do tė thotė pres nė vitin 2010 me siguri tė filloj ndėrtimi i rrjetit tė gazifikimit”, theksoi Zoran Stavreski, ministėr i Financave.

Projekti ka parashikuar ndėrtimin e rrjetit tė gasifikimit prej Kumanove deri nė Gjevgjeli, ndėrsa njė pjesė e tij do tė shkoj drejt Strumicės.

“Gasifikimi qendror ėshtė ai qė kalon prej Kumanove nė Gjevgjeli me njė pjesė e cila do tė kalojė nė Strumicė. Dua tė them se nuk ka dilema pėr pėr shtyrjen e ndėrtimit tė gasifikimit”, tha ministri i Financave, Zoran Stavreski.

Numri njė i financave Stavreski theksoi se ndėrtimin e gasifikimit nė Maqedoni pritet ta realizojė kompania ruse e naftės Gasprom.

http://alsat-m.tv/index.php/ekonomi/20607.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2009, 22:22   6
Citim:
Rusia ndėrton gazsjellėsin nė Maqedoni

Rusia do ta kthej njė borxh prej 60 milionė dollarėsh tė kliringut ndaj Maqedonisė, duke e ndėrtuar gazsjellėsin, ka njoftuar Ministria e finanacave e Maqedonisė.

“Pala ruse ėshtė pajtuar, qė Maqedonia ta fitojė mbėshtetjen maksimale nga Gazpromi, nė realizimin e kėtij projekti, i cili ka rėndėsi shumė tė madhe pėr Maqedoninė”, tha ministri i financave, Zoran Stavrevski.

Vlerėsohet se vlera e projektit tė gazsjellėsit nė Maqedoni, kap shumėn prej 200 e deri nė 300 milionė dollarė, varėsisht nga traseja.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=38211
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2010, 05:52   7
Citim:
“Gazprom” kėrkon naftė dhe gaz afėr liqenit tė Shkodrės

Gjiganti rus i naftės, “Gazprom”, konfirmon planin pėr zgjerim rrjeti edhe nė Ballkan, konkretisht nė rajone rreth Malit tė Zi.

Pas kėrkimeve tė shumta dhe intensive, drejtuesit e kompanisė ruse kanė dalė nė pėrfundimin se nė zonėn Crmnica tė Malit tė Zi, pranė liqenit tė Shkodrės ka rezerva tė konsiderueshme nafte dhe gazi.

Pas kėtij zbulimi, kompania ėshtė e interesuar tė marrė pjesė nė procedurėn e koncesionit, qė pritet tė hapet nė tetor nga qeveria e Malit tė Zi. Dy janė zonat ku konstatohen burime tė sigurta nafte dhe gazi: nė veri tė Malit tė Zi, nė kufi me Bosnjėn dhe pjesėn e jugut dhe pranė liqenit tė Shkodrės, nė kufi me Shqipėrinė. Ekspertėt e “Gazprom” disponojnė prova dhe kanė arsye tė mendojnė se ka pasuri tė mėdha nafte edhe nė disa zona brenda kufijve me Shqipėrinė dhe Bosnjėn, duke paralajmėruar njė shtrirje tė punimeve brenda kufijve tė kėtyre vendeve, pasi tė nisin operacionet nė dy pikat e identifikuara.

Agjenci tė ndryshme lajmesh u referohen disa burimeve pranė kompanisė ruse, sipas tė cilėve ka nisur eksplorimi nė pjesėn e Shqipėrisė, pa specifikuar qartė vendndodhjen, ndėrsa nė Bosnjė dhe Hercegovinė do tė nisė sė shpejti. Pėr Bosnjėn rusėt vlerėsojnė se 4 burimet e naftės kanė njė vlerė monetare tepėr tė lartė, rreth 27 miliardė dollarė dhe mendohet se e njėjta vlerė do tė zbulohet edhe nė Mal tė Zi, nė zonėn afėr liqenit tė Shkodrės, transmeton TCH.

Sakaq, ministri i Ekonomisė i Malit tė Zi, Branko Vujoviē, deklaron se nė muajin tetor do tė shpallet tenderi pėr ofertat e koncesionit nė kėrkimin e naftės dhe gazit nė kėto zona. “Interesi i deritanishėm vjen nga dy kompani ruse, por ne besojmė se do tė rritet, pasi dy zonat ofrojnė mundėsi tė mėdha pėrfitimi”, tha ministri pėr agjencinė “Analitika”, ndėrsa lajmi konfirmohet edhe nga agjencia tjetėr, “Energetika”.

Sipas ligjit malazez tė koncesioneve, kontratat lidhen pėr periudha 30-vjeēare, ndėrsa pėr kėrkimet jepen leje 7-vjeēare, kurse pėr prodhim 20 vjet. Tė dhėnat zyrtare tė paraqitura nė Strategjinė pėr Zhvillimin Energjetik vlerėsojnė se Mali i Zi ka rezerva nafte qė vlerėsohen deri nė 7 miliardė fuēi, kurse gazi natyral vlerėsohet nė 425 miliardė metėr kub.

Prania e “Gazprom” nė Shqipėri ka intriguar ekspertėt e ekonomisė dhe politikėn nė tėrėsi, ndėrsa pėr vite me radhė, sidomos nė tre tė fundit, zėrat pėr projekte tė mundshme janė intensifikuar. Takimin e parė rusėt e zhvilluan tre vjet mė parė nė Tiranė, nė kuadėr tė njė delegacioni biznesesh tė Dhomave tė Tregtisė, por asgjė mė shumė, duke u mjaftuar tė mėsonin mbi situatėn ekonomike nė vend. Prania e rusėve gati sa nuk u konkretizua me ndėrtimin e njė parku energjetik nė Korēė nga njė kompani greke, ku “Gazprom” zotėron 50 pėr qind tė aksioneve. Ky projekt i firmosur nga qeveria shqiptare ka mbetur ende nė letėr.

Vetė Kryeministri Berisha ka pranuar se ka njė interes nga “Gazprom” pėr ndėrtim tubacionesh gazi, por kompania nuk e konfirmon njė plan tė tillė. Sa i takon liqenit tė Shkodrės, ka pasur tentativa tė ndryshme pėr ndėrtim parqesh energjetike dhe impiante nafte, por asgjė mė shumė, ndėrsa njė plan pėr central nuklear u hodh poshtė pas protestave tė banorėve tė zonės.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=77866
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.10.2010, 22:12   8
Citim:
“Gazprom” sytė nga Shqipėria pėr nxjerrje gazi

Moskė – Kompanitė ruse tė gazit do tė fusin nė hartėn e tyre edhe Shqipėrinė pėr shpėrndarjen e lėndė djegėse.

Mėsohet se kompani ruse do tė zhvillojnė kėrkime nė liqenin e Shkodrės, pėr tė nxjerrė gaz natyror.

Kompania e fuqishme ruse “Gazprom”, ka kryer studime mbi pasuritė e naftės dhe gazit nė Malin e Zi si dhe nė shtetet fqinje, si Shqipėri. Pėr kėtė arsye, zėvendėsministri i Jashtėm rus, mund tė vizitojė Shqipėrinė gjatė kėtij muaji ku pritet tė nėnshkruhen edhe marrėveshjet. Megjithatė, lajmi ende nuk ėshtė zyrtar.

http://www.gazetastart.com/lajme/Ekonomia/25307/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2010, 03:45   9
Citim:
Titov: Shqipėria mund tė pėrfshihet nė gazsjellėsin rus

Zėvendės ministri i jashtėm rus, Vlladimir Titov, tha se Rusia ndoshta mund ta pėrfshijė Shqipėrinė nė gazsjellėsin Rrjedhja e Jugut, qė do ta dėrgoj gazin rus nė Evropėn juglindore.

Sipas kumtesės sė qeverisė sė Shqipėrisė, zoti Titov tha se Rusia do ta shqyrtoj zgjerimin e gazsjellėsit tė planifikuar, edhe pėr kėtė vend ballkanik.

Kėto komente Titov i bėri pas takimit me kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha.

Agjencia AP nga Tirana raporton se gazsjellėsi Rrjedha e Jugut ka pėr qėllim ta godasė gazsjellėsin rival Nabuko, qė mbėshtetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Austria, Serbia, Hungaria, Sllovenia, Greqia, Italia, Bullgaria dhe Kroacia janė tė kyēura nė projektin Rrjedha e Jugut, qė do tė shkoj nė Bullgari, nėn Detin e Zi.

Kjo ndėrmarrje e pėrbashkėt e Gazpromit rus dhe e kompanisė italiane Eni, do tė hapet nė vitin 2015.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=83601

Citim:
Rusia mundėsi pėr kalimin e gazit nė Shqipėri

Tiranė – Edhe pse jo fort tė mira, marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Rusisė po marrin njė drejtim tė ri.
Gjatė ditės sė sotme nė Tiranė, mbėrriti pėr njė vizitė zėvendėsministri i Jashtėm tė Federatės Ruse,Vladimir Titov, i cili ka zhvilluar njė takim me kryeministrin Sali Berisha.

Gjatė takimit, ai i bėri me dije Kryeministrit Berisha se ndodhet nė Shqipėri pėr kėtė vizitė, si njė shenjė e dėshirės sė Rusisė pėr tė thelluar bashkėpunimin mes dy vendeve. Sektorė tė tillė si ai i hidroenergjetikes, turizmit, industrisė minerare dhe hidrokarbureve u konsideruan si fushat ku ekziston hapėsirė pėr zhvillimin e bashkėpunimit ekonomik dhe shkėmbimeve tregtare.

Zėvendėsministri Titov i bėri me dije Kryeministrit Berisha se nė kuadėr tė bashkėpunimit dypalėshe Shqipėri - Rusi, Federata Ruse do tė shqyrtojė edhe mundėsinė e degėzimit tė linjės sė gazsjellėsit South Stream, nė mėnyrė qė edhe Shqipėria tė ketė mundėsi tė pėrfitojė nga avantazhet qė sjell ky burim energjie. Gjithashtu, u theksua nevoja e shqyrtimit tė mundėsive pėr linjat direkte ajrore pėr tė lehtėsuar kontaktet mes dy vendeve.

Nė takim u vlerėsua mbledhja e radhės sė Komisionit tė pėrbashkėt Ekonomik Shqipėri – Rusi si njė eveniment i rėndėsishėm pėr bashkėpunimin mes dy vendeve dhe u rishpreh interesi i palėve pėr tė kompletuar kuadrin ligjor pėr zhvillimin e kėtij bashkėpunimi. Zėvendėsministri Titov e garantoi Kryeministrin Berisha se Rusia do ta mbėshtesė aspiratėn e Shqipėrisė pėr tė kryesuar OSBE-nė nė tė ardhmen.

Nė vijim tė takimit u diskutuan edhe zhvillimet e fundit nė rajon, ku u vlerėsua rezoluta e fundit e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara si njė kontribut pėr konsolidimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe promovimin e dialogut e bashkėpunimit nė rajon. Kryeministri Berisha theksoi se ėshtė e rėndėsishme qė serbėt dhe shqiptarėt tė lėnė pas tė kaluarėn dhe tė shohin pėrpara pėr tė ardhmen e tyre evropiane./S.Lleshi/

http://www.gazetastart.com/lajme/Politike/26309/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.3.2011, 22:37   10
Citim:
Kryeministri rus Putin nė Slloveni pėr ēėshje energjetike

Kryeministri rus Vladimir Putin do tė vizitojė Slloveninė dhe Serbinė kėtė javė pėr bisedime qė pritet tė pėrqendrohen nė fushėn energjetike.

Serbia dhe Sllovenia kanė rėnė dakord tė lejojnė kalimin e njė tubacioni nga Deti i Zi pėr nė destinacionet e Evropės perėndimore pėrmes territoreve tė tyre.

Sot, zoti Putin do tė takohet me presidentin slloven Danillo Tyrk dhe kryeministrin Borut Pahor nė kryqytetin Lubljana pėr tė qartėsuar detajet e fundit pėr zbatimin e projektit South Stream ose Rrjedha e Jugut. Tė dy palėt gjithashtu pritet tė nėnshkruajnė edhe projekte tė tjera tė bashkėpunimit ekonomik.

Tė mėrkurėn, delegacioni rus i udhėhequr nga zoti Putin ndalet nė kryeqytetin serb, Beograd. Serbia nėnshkroi njė marrėveshje tė rendėsishme me Rusinė nė vitin 2008, e cila gjithashtu pėrfshin marrjen e kompanisė serbe tė naftės NIS nga Gazpromi rus. Serbia e konsideron Rusinė tė jetė partneri kryesor ekonomik si dhe aleati i saj politik.

http://www.voanews.com/albanian/news...118410109.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.1.2012, 17:21   11
Citim:
Gazprom afėr largimit nga Greqia

Diplomatė tė lartė rusė kanė negociuar me ministrin e Jashtėm grek qė nė kėmbim tė njė kontrate me Gazpromin, tė nisin kėrkime nafte nė detin Egje

Gjiganti rus i energjisė, Gazprom, po pėrgatitet tė largohet nga Greqia. Lajmi bėhet i ditur nga burime tė Ministrisė sė Jashtme greke, se po negociojnė me Gazpromin, mundėsinė e moslargimit tė kompanisė nga vendi. Por burimet thonė se kjo ka pak gjasa tė ndodhė, edhe pėr shkak tė tensioneve tė fundit nė marrėdhėniet dypalėshe.

Kompania ruse prej disa muajsh ka shfaqur hapur pakėnaqėsinė e saj, si ndaj pasivitetit tė qeverisė greke, ashtu edhe ndaj vendimit tė Bullgarisė pėr pezullimin e ndėrtimit tė naftėsjellėsit Burgaz-Aleksandropolis, njė projekt i shumė i reklamuar nga ish-kryeministri Kostas Karamanalis dhe Kryeministri rus Vladimir Putin nė 2007.

Sipas burimeve, rusėt i kane kėrkuar Greqisė tė ushtrojė presion mbi Sofjen, si dhe tė pėrshpejtojė ndryshimet ligjore qė do tė lejonin ndėrtimin e kėsaj vepre, e cila e kthen Greqinė nė partner kryesor nė transportin e hidrokarbureve nė Evropė, duke shmangur ngushticėn e Dardaneleve.

Ashtu si Bullgaria edhe Greqia duket se i ka shmangur pėrplasjet me lobingjet e fuqishme tė kompanive amerikane, interesat e tė cilave mbėshteten fuqishėm prej administratės Obama.

Projekti Burgaz-Aleksandropolis do tė pasohej nga dy vepra po kaq tė mėdha pėr sa i pėrket rėndėsisė sė tyre strategjike, siē janė degezimi jugor i 'South Stream' dhe gazjellesi 'ITGI', qė do tė sillnin gazin nga fushat e Azerbajxhanit dhe nėpėrmjet Greqisė, do ta dėrgonin drejt Italisė.

Nėse ndodh njė zhvillim i tillė, ai mund t'u japė prioritet tre naftėsjellėsve: Nabuko, projektit Tap, si dhe tė njė projekti tė kompanisė BP, projekte qė kalojnė kryesisht nė Shqipėri, Maqedoni dhe shmangin territorin grek.

Duket se largimi i rusėve tė Gazprom ka dhe prapaskena politike. Diplomatė tė lartė rusė kanė negociuar me ministrin e Jashtėm grek Stavros Dhimas, qė nė kėmbim tė njė kontrate me Gazpromin, tė nisin kėrkime nafte nė detin Egje, pikėrisht nė njė prej zonave me tė nxehta te tij, ishullin Kastelorizo, largėsia e tė cilit prej bregut turk, ėshtė mė pak se 2 kilometra.

Gjithashtu rusėt do tė mund tė kėrkojnė naftė nė detin Jon, nė zonėn e Janinės, dhe nė jug tė Kretės, ku sipas ekspertėve ndodhen rezerva nafte prej 600 miliardė dollarėsh, tė cilat lakmohen po kaq prej kompanive amerikane dhe izraelite dhe qė sipas tė gjitha gjasave, kanė marrė tashmė aprovimin e Athinės.

http://www.standard.al/index.php/nde...ga-greqia.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.2.2012, 20:16   12
Citim:
“Gazprom” anashkalon Maqedoninė dhe Shqipėrinė!

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	01-gaznew_0102122152_1.jpg
Shikimet:	156
Madhėsia:	180,4 KB
NNJ:	3452

Shkup, 1 shkurt - Nė faqen zyrtare tė internetit tė kompanisė ruse Gazprom ėshtė publikuar harta e re, e cila tregon se nga do tė kalojė korridori ndėrkombėtar i tubacioneve tė gazit qė do ta furnizojė Evropėn.

Nė kėtė hartė duket qartė se Maqedonia dhe Shqipėria nuk janė pėrfshirė nė kėtė projekt gjigant, pasi tubacionet parashihet tė kalojnė pėrmes Greqisė sė veriut dhe tė arrijnė nė Itali.

Drejtori ekzekutiv i Gazpromit, Alexey Miller, nė mbledhjen e mbajtur pikėrisht pėr rrjedhėn e jugut mė 20 dhjetor tė vitit tė kaluar, ka folur pėr aktivitetet qė pritet tė fillojnė shumė shpejt qė ky projekt tė bėhet realitet.

“Kemi gjithēka qė ėshtė e nevojshme qė tė shpejtohet fillimi i ndėrtimit tė rrjedhės sė jugut. Kemi bazėn rregullatore, interes tė madh nga ana e pjesėmarrėsve nė kėtė projekt, paratė e nevojshme, si dhe porositė e gazit nėpėrmjet kompanive tė mėdha nga deti i Zi. Interesi pėr projektin ėshtė mjaft i madh, kurse ne jemi tė pėrgatitur qė ta plasojmė atė”, ka thėnė Miller.

Sipas tė dhėnave zyrtare tė Gazpromit, rrjedha e jugut do tė fillojė nga Rusia, nėn Detin e Zi, ku njė pjesė do tė kalojė nėpėr Rumani e Serbi drejt Kroacisė, kurse pjesa tjetėr do tė shkojė drejt Bullgarisė, do tė anashkalojė Maqedoninė dhe do tė kalojė nėpėr Greqi, nė fund do ta anashkalojė Shqipėrinė nė jug dhe do tė ngjitet nėpėrmjet detit Jon me Italinė.

Zyrtarisht ky projekt pritet tė fillojė nė dhjetor tė vitit 2012, nė tė cilin janė paraparė tė investohen miliarda dollarė pėr ta furnizuar Evropėn me energji tė re, shkruan portali Zhurnal.

Megjithatė, ėshtė mjaft domethėnėse dhe tregues shqetėsues pėr Maqedoninė ky projekt. Ēfarė planesh pėrgatiten pėr rajonin nė tė ardhmen, pasi u anashkaluan Maqedonia dhe Shqipėria?

Tė rikujtojmė se nė hartėn e parė tė publikuar tė Gazpromit, ishte paraparė qė tubacionet tė kalojnė nėpėr Maqedoni dhe Shqipėri, e qė do tė ishte distancė mė e shkurtė dhe mė e sigurt pėr rajonin.

http://koha.net/?page=1,3,86353
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2012, 19:56   13
Citim:
Gazprom planifikon shtrirjen nė Shqipėri

Korporata ruse, Gazprom Neft e kontrolluar nga shteti, ka thėnė se njė nga degėt e saj ka nė plan tė rrisė interesat e saj tė biznesit nė Shqipėri dhe Greqi dhe tė analizojė fillimin e operimit nė Angolė.

Revista e korporatės sė Gazprom Neft ka shkruajtur se dega e saj nė Serbi, Industria e Naftės e Serbisė (NIS) – do tė udhėheqė planet e zgjerimit.

NIS ka thėnė se “do tė zhvillojmė biznesin nė Greqi dhe Shqipėri sė bashku me Gazprom Neft, meqė kjo do tė ishte njė detyrė e paarritshme po qė se do tė ndėrmerrej vetėm nga NIS”.

http://rtv21.tv/home/?p=63024&utm_so...en-ne-shqiperi
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.2.2013, 21:06   14
Citim:
"Rrjedha e jugut", kreu i Gazprom mė 28 shkurt nė Serbi

Moskė - Kreu i Gazprom-it rus, Alexei Miller, do tė vizitojė Serbinė mė 28 shkurt, pėr tė diskutuar ndėrtimin e tubacionit tė gazit "Rrjedha e Jugut", si dhe ēmimin e gazit tė Rusisė, raporton agjencia Itar-Tass. Mė 20 shkurt, Kuvendi i Serbisė ka miratuar njė ligj, i cili rregullon ndėrtimin e Rrjedhės sė Jugut.Sipas Itar-Tass, njėri nga seksionet e tubacionit "do tė kalojė nė Kosovė, nga qyteti serb i Nishit, pėr tė furnizuar me gaz Kosovėn dhe Maqedoninė".

Pėrveē kėsaj, seksione tė tubacionit do tė ndėrtohen edhe nė Republikėn Srpska dhe nė Kroaci. Gjatėsia e seksionit tė Serbisė do tė arrijė 450 kilometra dhe pritet tė kapė vlerėn e 1.7 miliard eurove.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/57772/ALB
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.3.2013, 22:50   15
Citim:
Rusia premton Gazprom pėr Shqipėrinė

Ambasadori rus nė Shqipėri, Leonid Grigorieviē Abramov ka deklaruar se kolosi rus i naftės, “Gazprom” ėshtė i interesuar tė investojė nė vendin tonė.

Nė njė konferencė pėr shtyp, Abramov ka bėrė me dije se kompania prestigjoze ruse shpreson nė njė bashkėpunim tė leverdisshėm me Shqipėrinė.

“Ju siguroj se “Gazprom” ėshtė e interesuar qė bashkėpunimi me Shqipėrinė tė jetė i leverdisshėm nė mėnyrė tė ndėrsjelltė. Nėse qeveria e re qė do dalė nga zgjedhjet parlamentare tė sivjetshme do tė mbajė qėndrim konstruktiv, ne do jemi tė gatshėm tė shikojmė mundėsinė e pjesėmarrjes nė tenderin e “Albpetrolit””, ka deklaruar Abramov.

Ai ka theksuar se ambasada ruse nė Tiranė, sikurse cdo ambasadė ruse nė vendet e tjera tė botės, pėrpiqet qė tė afrojė investitorėt nė Shqipėri. Turizmi, sipas tij, ėshtė njė nga fushat e preferuara tė kompanive ruse.

“Mund tė them se pėr njė gjė tė tillė po mendohet dhe ka tre kompani ruse tė intresuara pėr tė shtuar numrin e turistėve rusė gjatė 2013-ės. Pengesa politike kėtu nuk kemi”, ka thėnė ambasadori.

I pyetur nga gazetarėt lidhur me ēėshtjen e Kosovės dhe mosnjohjen e saj nga Rusia, Abramov ka thėnė se, ėshtė e drejtė e ēdo shteti tė vendosė nė bazė tė interesave tė tij.

Ai ka shprehur mbėshtetjen e Moskės pėr dialogun e ndėrmjetėsuar nga BE, ndėrkohė qė ėshtė shprehur kundėr nacionalizmit, fenomen qė sipas tij mund tė ēojė nė ndryshimin e kufijve.

“Patriotizmi ėshtė diēka e kuptueshme dhe pėr ne. Ndėrsa nacionalizmi ėshtė i rrezikshėm se mund tė kalojė tek ēėshtja e ndryshimit tė kufijve. Kategorikisht kjo ėshtė e papranueshme, duke marrė parasysh termin e sallatės ballkanase dhe terrenin e paqėndrueshėm. Ministri i Punėve tė Jashtme tė Rusisė ka thėnė mė herėt se ėshtė diēka e papranueshme jo vetėm pėr interesat e Rusisė, por edhe tė ēdo shteti tjetėr”, ka shtuar Abramov.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...er-shqiperine/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.6.2013, 11:50   16
Citim:
Maqedonia me duar bosh nga Rusia, pėr gazin

Emri:  111_rrjedha_562045679.jpg
Shikimet: 77
Madhėsia:  11,5 KBVetėm njė javė mė parė, zevendeskryeministri Zoran Stavrevski, kishte paralajmeruar se marrėveshja do tė bėhet dhe se nė aktin e nėnshkrimit do tė merrte pjesė edhe kryeministri Nikolla Gruevski

Pėrfaqėsuesit qeveritarė tė Maqedonisė janė kthyer tė zhgėnjyer nga Rusia. Edhe pse ishte paralajmėruar se nė Forumin e Shėn Petersburgut do tė nėnshkruhet marrėveshja pėr pėrfshirjen e Maqedonisė nė projektin e gazsjellėsit “Rrjedha Jugore”, njė gjė e tillė nuk ka ndodhur.

Vetėm njė javė mė parė, zevendeskryeministri Zoran Stavrevski, kishte paralajmeruar se marrėveshja do tė bėhet dhe se nė aktin e nėnshkrimit do tė merrte pjesė edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

I pyetur pėr tė sqaruar “dėshtimin” nė Rusi, zėdhėnėsi qeveritar, Aleksandar Gjorgjiev ka deklaruar se shkak pėr anulimin e nėnshkrimit kanė qenė saktėsimet teknike tė marrėveshjes.

http://www.lajmpress.com/lajme/maqedoni/21831.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:35.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.