Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.12.2007, 22:55   1

Shkrim i cituar Z1: Telefonia celulare


Citim:
Eagle Mobile plans March debut

Thursday, 20 December 2007

Albtelecom has selected Huawei as its main equipment vendor for the construction of a GSM-based network for its wholly owned subsidiary Eagle Mobile, writes Cellular News. According to the terms of the agreement Huawei will construct a complete 3G-ready network, which is expected to begin commercial operations in March 2008.

Earlier this year a 76% stake in Albtelecom was sold to Turkish consortium Calik Enerji Telekom for EUR120 million (USD144 million); the remainder is state-owned. Turk Telekom has a 20% interest in Calik Enerji Telekom.

http://www.telegeography.com/cu/arti...ticle_id=21052
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.1.2008, 07:50   2
Citim:
Vodafone Albania Probes SMS Dispute
09 January 2008 

Tirana _ Mobile Phone operator, Vodafone Albania announced Tuesday it is launching an internal investigation into claims some of its customers were excessively billed for SMS messages sent on New Year's Eve.

The probe follows an outcry in local media that some Vodafone Albania subscribers were billed up to five times for a single text message sent on 31 December 2007.

...

A complaint was also lodged with another mobile phone operator, Albania Mobile Communications, AMC, although the company says it has not found any problems with SMS messaging during the New Year.

...

In November, the two companies were fined 3.7 million euros by Albania’s Competition Authority for abusing their dominant position in the market by setting unfair prices.

http://www.balkaninsight.com/en/main/news/7264/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.12.2008, 17:25   3

Shkrim i cituar ShP: Arrin nė 2,5mln numri i pėrdoruesve tė celularėve


8 nė dhjetė persona kanė tė paktėn njė telefon celular. Sipas tė dhėnave zyrtare, deri nė korrik tė vitit 2008 numri i shqiptaroperėndimorėve qė zotėrojnė njė telefon tė lėvizshėm ėshtė rritur ndjeshėm. Madje, nė total kjo shifėr ėshtė 2,5 milionė pėrdorues pėr tė tre operatorėt qė funksionojnė nė treg.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=56320
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.1.2009, 18:32   4

Shkrim i cituar Tiranė: Pritet hyrja e operatorit tė katėrt nė SHTL


Kompani ndėrkombėtare nga mė tė njohurat nė telefoninė e lėvizshme kanė shprehur interes pėr tė marrė licensėn e katėrt nė tregun shqiptaroperėndimor. Kreu i AKEP Ilir Shehu tha se pjesė e interesit janė edhe sipėrmarrės shqiptarė tė cilėt mund tė krijojnė ndėrmarrje tė pėrbashkėta me tė huajt.

Me futjen nė treg tė operatorit tė katėrt autoritetet synojnė tė sjellin ulje tė metjshme tė tarifave nė shėrbimin e telefonisė sė lėvizshme. Fituesi i licensės sė katėrt shpallet mė 23 janar 2009 dhe afati i hyrjes nė treg do tė pėrcaktohet njė vit. Nė Shqipėri raportohet tė jenė 2.3 milion pėrdorues tė telefonisė sė lėvizshme.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=2829
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.4.2009, 14:44   5

Shkrim i cituar Tiranė: Albtelekomi po vjedh klientėt


Qytetarėt tė pajtuar nė telefoninė fikse tė Albtelekomit, ankohen se kjo shoqėri prej disa kohėsh po abuzon me faturat mujore tė shėrbimit telefonik, tė cilat vijnė mbi vlerėn e impulseve tė konsumuara.

Reagimet dhe ankesat e shumta nga pajtimtarėt, janė shpėrfillur nga zyrat pėrkatėse tė Albtelekomit, duke nxjerrė justifikime tė ndryshme. Kjo gjendje haset ēdo ditė nė sportelet e shoqėrisė turke nė kryeqytet, ku klientėt largohen tė revoltuar pa paguar faturėn e duke qenė kėshtu nė rrezik tė kamatė-vonesės.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...rticle&id=7862
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.4.2009, 00:29   6

Shkrim i cituar Tiranė: Eagle Mobile po vjedh klientėt


Shoqėria turke e telefonisė lėvizėse, Eagle Mobile, ka mashtruar klientėt e saj pėr ēmimet e shėrbimit telefonik nėpėrmjet mungesės sė informacionit pėr koston e bisedave. Sipas pajtimtarėve, kompania nuk ka respektuar tarifat e pėrcaktuara dhe tė miratuara nė qeveri, pėr shėrbimin telefonik, pėr pajtimtarėt me parapagesė. Kostoja e thirrjeve ėshtė mė e lartė sesa tarifat e deklaruara, nuk ka informacion pėr vlerėn e telefonatės sė kryer brenda-pėrbrenda rrjetit Eagle Mobile as me rrjetet e tjera, si brenda ashtu dhe jashtė vendit.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=8025:...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.4.2009, 17:34   7
ZANOR
anėtar/e
 
Anėtarėsuar: 3.2008
vk edhe e kta. E nis mesazhin sot, shko neser.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.4.2009, 20:05   8

Shkrim i cituar SHKSH: Shėrbimet qė ka zhdukur Albtelekomi


Kryetari i Shoqatės sė Konsumatorit Shqiptar, dr. Islam Cani, shprehet se 90% tė qytetarėve tė ankuar iu mungon fatura analitike, gjithashtu po rritet numri i prishjes e kontratave pėr shėrbimin” ADSL” si rrjedhojė e mosfunksionimit normal si dhe tė kontratave tė paqarta, pra qė iu mungon informacioni i garantuar me ligj.

SHKSH-jaka ka regjistruar gjatė 6 muajve tė fundit ankesa tė konsumatorėve pėr telefoninė fikse, pėr shėrbim telefonik jocilėsor, jotransparent, jokorrekt me kontratėn dhe Ligjin Nr. 9902, datė 17.04.2008 “Pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve”, neni 40 pika 3.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...rticle&id=8126
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.4.2009, 14:13   9
Citim:
Kompania Albtelekom asnjė investim, turqit mashtrojnė me portat ADSL si investim i tyre

Para disa ditėsh, gazeta “SOT” nė shkrimin e saj me titullin “Turqit e Ēalik pėrgatisin shitjen e Albtelecom, fitime marramendėse nga transaksioni” sqaronte lexuesit e saj se Ēalik Holding do tė shesė aksionet e tij nė investimet nė Shqipėri, Albtelecom dhe Eagle Mobile. Tė indinjuar nga ky shkrim, turqit e Calik nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp sqaruan se:
“Korporata jonė ndjeu nevojėn pėr tė bėrė kėtė deklaratė lidhur me kėtė lajm, qė nuk ka asnjė lidhje mė tė vėrtetėn, ėshtė i pabazė, nuk pėrputhet me ndershmėrinė e gazetarisė dhe botohet me qėllim mashtrimin e opinionit publik. Siē dihet nga tė gjithė Ēalik Holding; nė vitin 2007 me blerjen e Albtelecom, operatorit mė tė madh tė telefonisė fikse dhe internetit dhe nė kuadėr tė kėsaj kompanie edhe Eagle Mobile me qėllim bėrjen e tij operatorin mė tė pėrzgjedhur nė Shqipėri, investoi nė vend mėse 50 milionė euro. Krahas sektorit tė telekomunikacionit, me investimet edhe nė fushėn financiare, Ēalik Holding njė nga investitorėt e huaj mė tė mėdhenj nė Shqipėri, cilėson tėrėsisht si larg tė vėrtetės pretendimet se nuk ėshtė bėrė asnjė investim”.
Duke kėrkuar tė sqarojė mė sė miri opinionin publik kompania turke Calik sqaron klientėt e saj se ka bėrė njė sėrė investimesh nė sektorin e telefonisė, duke marrė dhe ēmim nė kėtė fushė.
“Me investimet e kryera dhe ndihmesėn e krijuar pėr ekonominė e Shqipėrisė nga Ēalik Holding, kompania tjetėr nė kuadėr tė kėsaj korporate Albtelecom, kompania lider nė fushėn e internetit, me shėrbimet e cilėsisė sė lartė tė ofruara, pa ndėrprerje, me infrastrukturėn e fuqishme teknike dhe fushatat speciale, po e shton pėrditė ndikimin nė tregun e abonentėve individualė apo institucionalė. Pas investimeve tė kryera, abonentėt e shėrbimit ADSL tė Albtelecom nė muajin Gusht 2008 shėnonin shifrėn e 1500 personave. Ndėrsa nė Dhjetor 2008 Albtelecom shėnonte 18110 abonentė tė kėtij shėrbimi duke marrė kryesimin nė kėtė treg nė njė kohė shumė tė shkurtėr. I gjithė ky shtim i numrit tė abonentėve me gjithė rritjen e sasisė sė shėrbimeve, ka sjellė rritjen serioze tė vlerės sė Eagle Mobile dhe Albtelecom nė treg”.
Nė fakt turqit e Ēalik nėpėrmjet kėsaj deklarate kėrkojnė tė manipulojnė opinionin publik, duke pretenduar se kanė bėrė 50 milionė euro investime duke futur shėrbimin ADSL si njė shėrbim qė ėshtė bėrė nga kjo kompani. Nė fakt, gazeta “SOT” ka ditė qė boton mungesėn e investimeve nga Ēalik pėr Albtelekom. Nėse shteti shqiptar i ofronte klientėve nėpėrmjet Albtelekom shumė shėrbime, tė cilat i krijonin lehtėsi klientėve tė kėsaj kompanie, kėto shėrbime janė hequr pėrfundimisht nga gjigandi i telefonisė fikse.

Tashmė turqit e Ēalik, duke mos pasur ndėrmend tė merren me futjen e kėsaj kompanie nė treg me cilėsinė e kėrkuar apo dhe me kushtet qė kanė pranuar nė firmosjen e kontratės, mjaftohen duke vjelė fitimet nga situata monopol qė kanė nė treg.

Siē thamė dhe mė sipėr, nė deklaratėn e tyre turqit e Ēalik pretendojnė se kanė realizuar investime pėr abonentėt e ADSL duke kaluar nga 1500 abonentė nė 18110 tė tillė. Nė fakt investimi i mėsipėrm pėrsa i pėrket portave ADSL duket qartė qė ėshtė njė mashtrim nga ana e turqve, tė cilėt nuk kanė as minimumin e pėrgjegjėsisė pėr tė qenė korrekt me klientelėn e tyre. Investimi i portave ADSL prej 13 milionė USD ėshtė bėrė nga kompania shtetėrore Albtelekom nė momentin kur turqit e Ēalik nuk e kishin marrė ende nė zotėrimin e tyre kėtė kompani.

Ky investim i kryer nė atė kohė nga drejtori i asaj kohe, Ilir Kuko, pėrbėn njė skandal mė vete pėrsa i pėrket shfrytėzimit tė tė ardhurave tė Albtelecom, tė cilat duhet tė futeshin nė buxhetin e shtetit shqiptar, por qė nėpėrmjet manovrave tė Kukos krijuan njė aferė skandaloze me tė cilėn gazeta “SOT” do tė merret nė njė periudhė tjetėr.

Problemi i turqve tė Ēalik qėndron nė faktin se pėrveē mashtrimit qė bėn duke e konsideruar tė sajin investimin shqiptar tė bėrė me lekėt e taksapaguesve, kėrkon tė krijojė idenė se kjo kompani ka pėrmbushur kushtet e vendosura nė kontratėn me qeverinė shqiptare. Turqit e Ēalik, jo vetėm qė nuk kanė bėrė investime nė kompaninė Albtelecom, por e kanė shndėrruar kėtė kompani nė ditėt mė tė zeza tė saj.

E njėjta situatė qėndron edhe nė telefoninė celulare me kompaninė Eagle Mobile, kompani e cila pėrsa i pėrket shėrbimeve qė ofron ėshtė nė nivelet mė tė mjerueshme nė krahasim me kompanitė e tjera konkurrente.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...nomi&Itemid=56
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.4.2009, 16:51   10
Citim:
Eagle Mobile nuk ofron shėrbimet themelore pėr abonentėt

Kompania telefonike Eagle Mobile, pothuajse nuk ofron pėr abonentėt e saj shėrbimet mė themelore, nė krahasim me dy kompanitė e mėparshme tė telefonisė, gjithashtu nė kundėrshtim me ligjin pėr “Mbrojtjen e Konsumatorit”. Mė konkretisht, qytetarėt nuk informohen pėr koston e bisedės telefonike, nuk informohen nė lidhje me ofertat dhe shėrbimet qė ofron kjo kompani, gjithashtu as pėr afatin e skadimit tė kreditit, pėr shkak tė mos rimbushjes sė kartės pėr njė kohė tė caktuar.

Ndėrkaq, numri 139, tė cilin kompania e ka vėnė nė shėrbim tė abonentėve pėr problemet qė mund tė ndeshin ato gjatė shėrbimit telefonik, ky shėrbim funksionon vetėm kundrejt njė pagese, e cila ėshtė e papėrballueshme financiarisht. Ndonėse shėrbimi pėr informimin e klientit duhet tė jetė falas, qytetarėt pėrballen me njė realitet ndryshe.

I vetmi shėrbim qė ka ofruar kjo kompani pėr abonentėt, ėshtė menuja zanore, pra kontakti fala me numrin 141, i cili shėrben pėr tė informuar pajtimtarin pėr gjendjen e llogarisė sė mbetur, pėr kohėn e bisedės, pėr koston e bisedės dhe pėr kadencėn e kartės, por edhe ky shėrbim ėshtė i cunguar. Sekretaria telefonike e Kompanisė Eagle Mobile, me tė cilėn bėhet e mundur lidhje nėpėrmjet numrit 141, informon vetėm pėr kohėn e bisedės dhe pėr kreditin e mbetur, duke i zhdukur kėshtu 3 komponentė tė tjerė shumė tė rėndėsishėm pėr klientin.

“Shėrbimi i qė ofron Kompania Eagle Mobile, punon jo pėr qytetarin, por pėr vetė kompaninė. Sepse shėrbimi ėshtė i pėrballueshėm dhe ekonomik vetėm nėse pėrboret brenda rrjetit tė numrave Eagle. Ndėrkaq, ēdo informacion qė i nevojitet abonentit ėshtė zhdukur, si pėr tarifat, kostot e bisedave, skadimi i kreditit, informacion mbi shėrbimet e reja dhe ofertat. Kėshtu, mungon edhe njė menu zanore falas, qė do tė shėrbente pėr tė zgjidhur problemet e ndryshme”, u shpreh pėr gazetėn “SOT”, Mirela Gjoka.

Zhdukja e kėtyre shėrbimeve, diskriminojnė abonentėt dhe shkelin njė sėrė ligjesh pėr “Mbrojtjen e Konsumatorit”, i cili gėzon tė drejtėn e informimit falas pėr ēdo detaj nė lidhje me shėrbimin nga ana e kompanisė.

Megjithatė, Kompania Eagle Mobile ėshtė e pėrzgjedhur dhe legalizuar nga Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nėpėrmjet njė komisioni tė vlerėsimit tė ofertave dhe shėrbimeve qė u shpallėn nga operatorėt celularė. Pėrzgjedhja e kompanisė u vendos menjėherė dhe pa konkurrent tė tjerė nė garė. Mbase komisioni i vlerėsimit ka harruar tė mendojė pėr shėrbimet qė do tė ofrojė kompania dhe pėr tė drejtat e konsumatorėve.

Abonentėt me parapagesė tė kėsaj kompanie ankohen jo vetėm pėr shėrbimin e kufizuar, i cili ofrohet kundrejt njė kostoje financiare, por edhe pėr mos ekzistencėn e disa shėrbimeve tė tjera qė ofrohen vetėm nga dy kompanitė e tjera, shėrbime kėto jo pėr shkak tė vullnetit tė mirė dhe humanizmit tė kompanisė, por respektim i tė drejtave tė abonentėve.

“Shėrbimet qė ofron Kompania e re Eagle Mobile, duket nė pamje tė parė e lirė dhe konkurruese, por shėrbimet kryesore mungojnė. Pėr kėtė arsye, unė e mbyll pėrfundimisht numri e ri Eagle, sepse nuk mė jepte mundėsinė pėr tė matur koston e bisedave kundrejt numrave tė llojit tjetėr dhe ēdo informacion jepej kundrejt pagesės. Thonė se tarifat janė shumė tė lira, por ne nuk kemi sesi ta besojmė kėtė”, theksoi Sonila Sina.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...iale&Itemid=64
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2009, 18:31   11

Shkrim i cituar Tiranė: "Eagle Mobile" kontratė me administratėn


Kompania turke e telefonisė lėvizėse "Eagle Mobile" do t'u ofrojė institucioneve publike nė shtetin Perėndimor shėrbimet e saj me tarifa tė veēanta. Marrėveshja u nėnshkrua dje me Ministrinė e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, pėr 8 dikastere qė pėrfshijnė rreth 70.000 punonjės tė administratės publike.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=57284
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.4.2009, 22:39   12

Shkrim i cituar Tiranė: Partneritet shqiptar operatori i katėrt i TL


Kėshilli i Ministrave nė shtetin Perėndimor ka kėrkuar nga Kuvendi qė leja pėr operatorin e katėrt tė telefonisė lėvizėse t'i jepet partneritetit shqiptar ku bėjnė pjesė Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovės (PTK), "Union Grup", "Infosoft", "Albania Drink Distribution" dhe "ACI Engineering sh.p.k.", me ofertė tenderi 7.2 milionė euro.

Vendimi ka mbėrritur nė Kuvend ku dhe pritet tė kalojė nė komisionet pėrkatėse e mė pas nė seancėn plenare pėr miratim.

http://balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=36550
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.4.2009, 23:33   13

Shkrim i cituar Tiranė: Partneriteti shqiptar, operatori i katėrt i TL


Partneriteti shqiptar, ku PTK ka 30% tė aksioneve dhe pjesa tjetėr mbulohet nga investues shq/perėndimorė, ka fituar licensėn pėr operatorin e katėrt tė telefonisė lėvizėse nė shtetin Perėndimor. Komisioni i veprimtarisė prodhuese miratoi pasditen e sotme projektligjin qė i jep Partneritetit dritėn e gjelbėr pėr nisjen e veprimtarisė.

Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit ka vlerėsuar se kompania plotėson kriteret ligjore dhe kushtin pėr tarifa tė ulėta.

http://www.gazetaexpress.com/index.p...o/6497/C4/C14/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2009, 21:00   14

Shkrim i cituar Tiranė: Kuvendi miraton operatorin e katėrt tė TL


Kuvendi shq/perėndimor miratoi dje me 74 zėra pėr, 2 kundėr dhe 1 abstenim operatorin e katėrt tė telefonisė lėvizėse nė vend. Njė partneritet ky i pėrbėrė nga PTK dhe njė grup investitorėsh tė tjerė shqiptarė, me ofertė 7.2 milionė euro. Operatori i katėrt do tė hyjė nė treg 6 muaj nga data e marrjes zyrtarisht tė licensės, duke mbuluar me sinjal rreth 85% tė territorit tė vendit dhe 95% tė popullsisė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=63034
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.5.2009, 14:43   15

Shkrim i cituar Tiranė: "Infosoft" del nga partneriteti pėr operatorin IV tė TL


Shoqėria "Infosoft Systems" ka vendosur tė tėrheqė aksionet e saj nga partneriteti pėr operatorin tė katėrt tė telefonisė sė lėvizshme nė shtetin Perėndimor. Shoqėria gjithsesi do tė kryejė ndėrmjetėsimet e nevojshme pėr blerjen e teknologjisė, qė kishte marrė pėrsipėr nė partneritet.

http://www.shekulli.com.al/2009/05/05/infosoft-terhiqet-nga-operatori-i-...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.6.2009, 17:36   16

Tiranė: Operatori i katėrt i TL paguan 7,2 mln €


Bashkimi i Ofertuesve, pėrfaqėsuar nga Postė Telekomunikacioni i Kosovės, ka derdhur nė llogari tė buxhetit tė shtetit pagesėn prej 7,2 milionė eurosh. Ministria e Punėve Publike njoftoi se tashmė Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar fituesin pėr tė kryer pagesėn pėr pėrdorimin e frekuencave dhe tarifėn e shėrbimit pėr shėrbimet e radiokomunikimit, pėr brezat e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800.

Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, nė emėr tė qeverisė siguroi se efekti ligjor qė krijon zbatimi i ligjit pėr dhėnien e sė drejtės sė pėrdorimit pėr 15 vjet nė brezin e frekuencave e GSM dhe GSM 1800 do t’i shėrbejė, nxitjes sė konkurrencės nė tregun e telefonisė sė lėvizshme nė vend dhe reduktimit tė mėtejshėm tė tarifave tė telefonisė celulare.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=60207
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.10.2009, 12:53   17

Shkrim i cituar ShP: Nga janari numrat e celularėve "pronė publike"


Citim:
Celularėt, nga janari mund tė ndėrrosh kompaninė, por jo kartėn

Tė gjitha kompanitė celulare prej janarit 2010 do tė nisin tė ofrojnė shėrbimin e ndėrrimit tė kompanisė duke mbajtur tė njėjtėn kartė. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shpallur tė gjitha specifikimet teknike dhe rregullat apo limitet tarifore qė do tė lidhen me kėtė shėrbim.

Sipas drejtuesve tė AKEP-it, ndėrtimi dhe zbatimi i strategjisė sė portabilitetit tė numrave do tė jetė njė nga zgjidhjet mė tė domosdoshme dhe mė efikase nė kėtė treg. Nė kėtė mėnyrė, Shqipėria do tė arrijė njė nga standardet qė vendet perėndimore e kanė arritur shumė kohė mė parė, qė nėnkupton se kartat SIM do tė konsiderohen si “pronė publike”, ndėrsa kompanitė celulare do tė ofrojnė thjesht shėrbimin dhe do tė konkurrojnė vetėm nėpėrmjet tarifave.

Zbatimi i parimit tė portabilitetit tė numrave celularė nė vendet ku ėshtė praktikuar ka dhėnė efekte nė rritjen e konkurrencės mes kompanive celulare. Tanimė ky parim konsiderohet si jetik pėr harmoninė e tregut tė telefonisė sė lėvizshme.

Shėrbimi i ndėrrimit tė kompanisė do tė jetė kundrejt njė pagese jo shumė tė lartė, e cila do tė jetė standarde dhe do tė shpallet paraprakisht nga kompanitė duke e njoftuar klientin nėse aplikon pėr ndėrrimin e kėtij shėrbimi.

Arbitėr i kėtij procesi do tė jetė AKEP-i, ndėrsa kompanitė tashmė do tė duhet tė investojnė nė teknologji shtesė pėr tė siguruar aparaturat e posaēme qė e mundėsojnė kėtė shėrbim.

Megjithatė, pėr kompanitė celulare do tė ketė dy mundėsi pėr ofrimin e kėtij shėrbimi, ku sipas rastit kompanitė do tė zgjedhin njėrėn prej tyre medoemos.

Nė sektorin e telefonisė celulare janė lėshuar katėr autorizime individuale qė mė parė quheshin licenca:
- “AMC, sh.a”,
- “Vodafone Albania, sh.a”,
- “Eagle Mobile, sh.a”,
- “Mobile 4 Al sh.a”.
Operatori “Mobile 4 Al” ėshtė operatori i katėrt celular GSM, tė cilit iu akordua autorizimi individual nga AKEP-ja mė datė 26.06.2009.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=62430
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2010, 15:38   18
Citim:
Skandali me telefoninė celulare, AMC favorizohet nga AKEP nė kurriz tė konsumatorėve shqiptarė
Altin Goxhaj

Kompanitė celulare tashmė janė kthyer nė bizneset mė tė pakontrollueshme nė treg duke u kthyer nė njė gangrenė pėr konsumatorin shqiptar. Kėto kompani ruajnė nė mėnyrėn mė tė paskrupullt nė treg hegjemoninė e tyre, duke pasur njė akord pėr mos uljen e ēmimeve nė treg, si dhe duke ofruar shėrbime mizerabėl pėr konsumatorėt shqiptarė.

Nėse vėmė re me vėmendje njė nga kompanitė mė problematike ėshtė kompania AMC, e cila prej vitesh nuk ėshtė prekur nga konkurrenca, duke ruajtur ēmimet e saj nė tė njėjtat nivele me ato tė shumė viteve mė parė. Njė nga faktet mė sinjifikative tė mungesės sė konkurrencės nė tregun e telefonisė celulare ėshtė ruajtja me fanatizėm e ēmimeve tė abonentėve me kontratė me kompaninė AMC.

Mjafton tė shikosh ēmimin e mesazheve qė kjo kompani vjel nga abonentėt me kontratė, i cili ėshtė nė tė njėjtat nivele me tė njėjtėn kohė qė kjo kompani ėshtė privatizuar nga padronėt grekė. Kėto kompani kanė qenė nė gjendje tė mbyllin gojėn e institucioneve kontrolluese, tė mediave deri dhe nė parlamentin shqiptar duke paralizuar edhe shumė ligje tė cilat merrnin nė mbrojtje konsumatorin shqiptar.

Siē rezulton nga letra e hapur e Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve drejtuar zyrtarėve tė AKEP pėr tė ngrirė vendimin pėr miratimin e kontratave tip tė AMC me konsumatorėt, AMC po ia arrin qė tė sigurojė njė kontratė tip e cila do tė miratohet nė mėnyrė tė njėanshme dhe nė favor tė kompanisė sepse zyrtarėt e AKEP po shkelin ligjin.

Pyetja ėshtė se pse zyrtarėt e AKEP janė tė gatshėm tė shkelin ligjin pėr tė favorizuar AMC? Ēfarė arsyesh, ēfarė interesash kanė ata qė janė tė gatshėm tė shkelin edhe ligjin vetėm e vetėm qė tė favorizojnė AMC?

Pėrse ata kanė frikė tė dėgjojnė zėrin e konsumatorėve dhe u mohojnė atyre tė drejtėn qė tė shprehen pėr kėtė kontratė? Siē dihet AMC ėshtė njė kompani shumė e fuqishme dhe ka arritur tė blejė gati tė gjithė median shqiptare dhe askush nuk guxon tė denoncojė aferat e tyre ēka dhe i ka dhėnė besim drejtuesve tė AKEP pėr tė shkelur ligjin sepse kanė pasur bindjen se askush nuk do tė reagonte.

Siē dihet kontrata e deritanishme e AMC me konsumatorėt ka qenė nė kundėrshtim me ligjin pėr mbrojtjen e konsumatorėve tė vitit 2008 dhe ka favorizuar nė mėnyrė tė njėanshme kompaninė nė dėm tė konsumatorėve dhe kjo pėr faj tė AKEP qė e ka lejuar kėtė paligjshmėri.

Por tashmė kėrkesat e ligjit duhen respektuar dhe ky ėshtė njė detyrim pėr tė gjithė kompanitė qė deri mė tani kanė shfrytėzuar pasivitetin e zyrtarėve tė shtetit dhe heshtjen e medias.

Arsyeja pse mbledhja pėr miratimin e kontratės sė re tip tė AMC-sė ėshtė pėrshpejtuar ka tė bėjė pikėrisht me faktin se AMC-sė duket se nuk i intereson qė AKEP tė dėgjojė pretendimet e Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve dhe tė palėve tė tjera pasi kur tė merrej vendimi, AKEP do tė ishte e detyruar qė tė modifikonte draft kontratėn pėr tė vendosur balancėn e munguar midis konsumatorėve dhe kompanisė.


AKEP ka shkelur ligjin duke pėrjashtuar konsumatorėt nė vendimmarrjen pro AMC

Citim:
Ligj Nr. 9918, dt.19.05.2008
Pėr komunikimet elektronike nė Republikėn e Shqipėrisė

Neni 10
Kėshilli Publik

1. AKEP-i, nė procesin e pėrgatitjes sė dokumenteve rregullatore pėr tregun e komunikimeve elektronike dhe pėrpara marrjes sė vendimeve, tė cilat kanė njė ndikim tė ndjeshėm nė tregun e komunikimeve elektronike, ėshtė i detyruar tė marrė dhe tė vlerėsojė mendimin e palėve tė interesuara nėpėrmjet kėshillimit publik.
2. Nė procesin e kėshillimit publik, AKEP-i publikon dokumentet rregullatore tė propozuara dhe kėrkon paraqitjen me shkrim tė mendimit tė palėve tė interesuara, brenda njė afati kohor tė publikuar, i cili nuk duhet tė jetė mė pak se 30 ditė.
3. Nė rast se AKEP-i e gjykon tė nevojshme, kryen edhe seancėn dėgjimore, ftohen palėt e interesuara pėr tė parashtruar mendimin pėr dokumentet rregullatore tė propozuara.
4. Pas pėrfundimit tė afatit tė pėrcaktuar nė pikėn 2 tė kėtij neni dhe para miratimit tė dokumenteve rregullatore, AKEP-i duhet tė publikojė mendimet dhe komentet e palėve tė interesuara, duke respektuar konfidencialitetin e informacionit.

Ligji qė i ka bėrė tė pavlefshme kontratat aktuale tė konsumatorėve me kompanitė e telefonisė qė nga Maji 2008

Citim:
LIGJ Nr.9902, datė 17.4.2008 PĖR MBROJTJEN E KONSUMATORĖVE
PJESA V
Kushtet e padrejta tė kontratave dhe pėrputhshmėria kontraktuale

KREU I
Kushtet e padrejta nė kontratat me konsumatorėt

Neni 27

Kushtet e padrejta
1. Kushti kontraktual, i cili nuk ėshtė negociuar veēmas, ėshtė i padrejtė nė qoftė se shkakton pabarazi tė ndjeshme dhe tė dallueshme nė tė drejtat dhe detyrimet e palėve, qė rrjedhin nga kontrata, nė dėm tė konsumatorėve.
2. Njė kusht do tė konsiderohet si i panegociuar veēmas, kur ai ka qenė hartuar mė parė nga tregtari dhe, si pasojė, konsumatori nuk ka qenė nė gjendje tė ndikojė nė pėrmbajtjen e kushtit, veēanėrisht nė tekstin e kontratės standarde, tė formuluar mė parė.
Nė rast se disa aspekte tė kushtit ose njė kusht specifik kanė qenė tė negociuara veēmas, nuk pėrjashtohet zbatimi i paragrafit tė parė tė pikės 2 te pjesa tjetėr e kontratės, nėse njė vlerėsim i pėrgjithshėm i kontratės tregon se ajo ėshtė njė kontratė standarde e formuluar mė parė.
Kur tregtari pretendon se njė kusht standard ka qenė i negociuar veēmas, barra e provės bie mbi tė.
3. Padrejtėsia e kushtit kontraktual do tė vlerėsohet duke mbajtur parasysh:
a) natyrėn e mallrave dhe shėrbimeve, pėr tė cilat lidhet kontrata;
b) kohėn e lidhjes sė kontratės;
c) rrethanat shoqėruese tė lidhjes sė kontratės,
ē) kushte tė tjera tė kontratės ose kontratė tjetėr, nga e cila ėshtė e varur.
4. Janė kushte tė padrejta nė kontrata tė drejtat e tregtarit, kur:
a) pėrjashtojnė ose kufizojnė pėrgjegjėsinė ligjore tė shitėsit ose furnizuesit, pėr shkak tė vdekjes sė konsumatorit ose dėmtimit personal tė tij, si pasojė e njė veprimi ose mangėsie tė tregtarit;
b) pėrjashtojnė ose kufizojnė nė mėnyrė tė papėrshtatshme tė drejtat ligjore tė konsumatorėve pėrballė tregtarit ose palės tjetėr, nė rast tė njė mospėrmbushjeje, tėrėsore ose pjesore, apo pėrmbushjeje tė pamjaftueshme nga tregtari tė ēdo detyrimi kontraktual, pėrfshirė tė drejtėn e zgjedhjes sė kompensimit tė borxhit ndaj tregtarit kundrejt ēdo pretendimi, qė konsumatori mund tė ketė kundėr tij;
c) e bėjnė njė marrėveshje detyruese pėr konsumatorin, ndėrsa furnizimi i shėrbimit nga tregtari ėshtė subjekt i njė kushti, realizimi i tė cilit varet vetėm nga ai vetė;
ē) lejojnė tregtarin pėr tė mbajtur shumėn e paguar nga konsumatori, kur ky i fundit vendos pėr tė mos e pėrfunduar ose pėrmbushur kontratėn, pa parashikuar pėr konsumatorin marrjen e kompensimit tė njė shume ekuivalente nga tregtari, kur ky i fundit ėshtė pala qė ndėrpret kontratėn;
d) i kėrkojnė ēdo konsumatori, i cili nuk arrin tė pėrmbushė detyrimin e tij, tė paguajė si kompensim njė shumė tė lartė joproporcionale;
dh) autorizojnė tregtarin tė prishė kontratėn, mbi bazė tė lirė tė tė vepruari, kur njė lehtėsi e tillė nuk i ėshtė dhėnė konsumatorit, ose lejon tregtarin tė mbajė shumėn e paguar pėr shėrbimet ende tė pafurnizuara nga ai, kur ėshtė vetė tregtari qė prish kontratėn;
e) i mundėsojnė tregtarit t’i japė fund kontratės pėr njė kohėzgjatje tė pacaktuar, pa njoftim tė arsyeshėm, me pėrjashtim kur ka bazė tė rėndėsishme pėr ta bėrė kėtė;
ė) zgjasin automatikisht njė kontratė, qė ka njė afat kohor tė caktuar, kur konsumatori nuk ėshtė shprehur ndryshe, kur afati i fundit kohor, qė i lihet konsumatorit pėr tė shprehur dėshirėn pėr moszgjatje tė kontratės, ėshtė i paarsyeshėm;
f) detyrojnė konsumatorin tė mos anulojė kushtet, me tė cilat ai nuk ka mundėsi reale pėr t’u bėrė i njohur, pėrpara pėrfundimit tė kontratės;
g) i mundėsojnė tregtarit tė ndryshojė kushtet e kontratės nė mėnyrė tė njėanshme, pa njė arsye tė vlefshme, qė specifikohet nė kontratė;
gj) i mundėsojnė tregtarit tė ndryshojė, nė mėnyrė tė njėanshme, pa njė arsye tė vlefshme, ēdo karakteristikė tė mallit ose shėrbimit qė ėshtė pėr t’u ofruar;
h) parashikojnė pėr ēmimin e mallit tė pėrcaktohet nė kohėn e shpėrndarjes ose lejojnė shitėsin e mallit apo ofruesin e shėrbimit tė rrisė ēmimet, pėr tė dy rastet, pa i dhėnė konsumatorit tė drejtėn e ndėrsjellė pėr tė anuluar kontratėn, nėse ēmimi pėrfundimtar ėshtė shumė mė i lartė se ēmimi, pėr tė cilin ishte rėnė dakord kur kontrata ishte pėrfunduar;
i) i japin tregtarit tė drejtėn pėr tė pėrcaktuar nėse malli ose shėrbimi i ofruar ėshtė nė pėrputhje me kontratėn ose i japin atij tė drejtėn ekskluzive pėr tė interpretuar ēdo kusht tė kontratės;
j) kufizojnė detyrimin e tregtarit pėr tė mbajtur angazhimet e marra nga agjenti i tij, ose i bėjnė angazhimet e tij subjekt tė pajtimit me njė formalitet tė veēantė;
k) detyrojnė konsumatorin tė pėrmbushė tė gjitha detyrimet e tij, ndėrsa tregtari nuk pėrmbush detyrimet e tij;
l) i japin tregtarit mundėsinė tė transferojė tė drejtat dhe detyrimet e tij, sipas kontratės, kur kjo mund tė shėrbejė si pakėsim i garancive pėr konsumatorin, pa pėlqimin e kėtij tė fundit;
ll) pėrjashtojnė ose pengojnė tė drejtėn e konsumatorit tė ndėrmarrė veprime ligjore ose tė ushtrojė ēdo kompensim tjetėr ligjor, veēanėrisht duke i kėrkuar konsumatorit tė paraqesė mosmarrėveshjet ekskluzivisht nė arbitrazh tė pambuluar nga dispozitat ligjore, duke kufizuar padrejtėsisht tė dhėnat nė dispozicion pėr tė, ose duke i ngarkuar konsumatorit barrėn e provės, e cila, sipas nenit 12 tė Kodit tė Procedurės Civile, i bie palės tjetėr tė kontratės.

Neni 28
Kėrkesat e transparencės
1. Nė rastin e kontratave, ku tė gjitha ose disa kushte qė u ofrohen konsumatorėve janė tė shkruara, atėherė kėto duhet tė paraqiten me njė formulim tė kuptueshėm. Nė rast se ka dyshime rreth kuptimit tė kushtit tė kontratės, atėherė interpretimi ėshtė nė favor tė konsumatorėve.
2. Nė rastin kur kushti konsiderohet i padrejtė, ai quhet i pavlefshėm nga koha qė ėshtė lidhur kontrata. Kushtet e tjera kontraktuale mbeten detyruese pėr palėt dhe zbatimi i mėtejshėm i kontratės ėshtė i mundshėm.


Skandali i AKEP: Kėrkon tė miratojė kontratėn e re tip nė favor tė AMC dhe nė dėm tė konsumatorėve

Letėr e hapur e Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve drejtuar
Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike dhe Postare – AKEP

ZMK - Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve proteston ndaj vendimit tė AKEP pėr tė miratuar modelin e ri tė kontratės sė AMC-sė me konsumatorėt shqiptarė duke mos i dhėnė mundėsi pėrfaqėsuesve tė konsumatorėve tė shprehen pėr kėtė kontratė.

Ky akt ėshtė vazhdim i historisė sė injorimit tė zėrit tė konsumatorėve qė prej 10 vjetėsh nga ERT dhe tashmė AKEP duke pėrjashtuar zėrin e konsumatorėve nė miratimin e drafteve tė kontratave tė kompanive telefonike mobile dhe fikse duke krijuar njė situatė paligjshmėrie nė marrėdhėniet kontraktuale midis kompanive telefonike dhe konsumatorėve shqiptarė.

Plani i AKEP pėr tė miratuar me shpejtėsi dhe pa u konsultuar me grupet e interesuara siē e kėrkon dhe ligji, sot nė dt. 4 Mars 2010 tė kontratės tip tė AMC-sė mė abonentėt e vet, pavarėsisht se ka njė kėrkesė tė ZMK-sė qė nė datė 23 Shkurt 2010 pėr seancė dėgjimore kur njė ndėr pikat ishte pikėrisht kėrkesa jonė pėr tė shprehur qėndrimet tona mbi njėanshmėrinė nė kontratat e kompanive tė telefonisė ku pėrfshihej normalisht si gjithė tė tjerat edhe kompania AMC.

Prej 10 vjetėsh tė gjitha kontratat e konsumatorėve me kompanitė telefonike vuajnė nė mėnyrė tė rregullt nga njėanshmėria e plotė nė favor tė kompanive telefonike dhe nė dėm tė konsumatorėve.

Por nėse nė 2003 psh nuk kishte kush tė pėrfaqėsonte interesat e konsumatorėve, nė 2010, Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve ėshtė njė ndėr zėrat e fortė tė konsumatorėve e njohur edhe nė nivel ndėrkombėtar, ēka e bėn mbledhjen e sotme tė AKEP pėr miratimin e modelit tė kontratės sė AMC me konsumatorėt pa dėgjuar paraprakisht palėn e konsumatorėve, njė mbledhje tė dyshimtė pėr motivet e njėanshmėrisė dhe mbi tė gjitha njė mbledhje qė demonstron hapur se kontrata e re e AMC-sė me konsumatorėt do tė jetė njė Kontratė e cila cėnon rėndė interesat e konsumatorėve.

Entet rregullatore dhe autoritetet mbikqyrėse tė tregut kanė pėr detyrė parėsore tė mbrojnė interesat e konsumatorėve dhe tė krijojnė ekuilibra dhe balanca midis palėve, kur dihet shumė mirė se konsumatori pėrfaqėson palėn vunerabėl dhe tė dobėt pėrballė fuqisė miliardėshe tė superkompanive qė kanė studio ligjore tė tėra nė dispozicion tė plotė.

Pikėrisht kontratat janė i vetmi instrument qė duhet tė garantojnė mbrojtje pėr konsumatorėt dhe duke pasur parasysh qė ato nė bazė ligjit formulohen paraprakisht nga kompanitė telefonike nga superavokatėt e vet ndėrkombėtarė duhet medoemos qė Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – AKEP qė tė dėgjonte paraprakisht edhe zėrin e konsumatorėve shqiptarė nėpėrmjet organizatave pėrfaqėsuese apo nėpėrmjet sondazheve dhe seancave publike dėgjimore me grupe pėrfaqėsuese tė konsumatorėve.

Ndaj edhe Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve i kėrkoi para njė jave AKEP-it tė drejtėn e njė seance dėgjimore ku njėra ndėr pikat ishte edhe paraqitja e pretendimeve pėr kontratat e kompanive telefonike.

Por natyrisht, urgjenca e thirrjes sė mbledhjes pėr miratimin e kontratės sė AMC-sė pa realizuar njė seancė dėgjimore me konsumatorėt tregon tendenciozitetin e pastėr tė AKEP pėr tė pėrjashtuar konsumatorėt nga shprehja e pretendimeve tė tyre nė kontratėn me AMC-nė duke favorizuar kėshtu hapur dhe nė kundėrshtim me ligjin kompaninė private.

ZMK konstaton me shqetėsim se praktika e njėanshmėrisė ekstreme nė vendimmarrjet e AKEP nė favor tė kompanive private dhe nė dėm tė konsumatorėve ėshtė nė tė njėjtėn situatė edhe me kontratat e Vodafon, Eagle dhe Albtelekom.

Aktualisht konsumatorėt shqiptarė disponojnė kontrata tė papėrshtatura me Ligjin e Konsumatorėve qė nga mesi i viti 2008 pasi ato kontrata janė formuluar para hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji dhe nuk i pėrgjigjen standardeve tė reja tė legjislacionit nė fuqi ēka i kthen nė kontrata nė kundėrshtim me ligjin dhe nė dėm tė konsumatorėve shqiptarė.

AKEP ka lejuar kėtė paligjshmėri prej 1 viti e gjysmė duke dėmtuar rėndė interesat e konsumatorėve shqiptarė dhe duke favorizuar kompanitė miliardere ēka tė bėn tė dyshosh pėr motivet e kėtij pasiviteti.

Vendimi i AKEP pėr tė miratuar me shpejtėsi kontratėn e re tė AMC-sė pa i lejuar konsumatorėt shqiptarė qė tė dėgjohen para miratimit tė kėsaj kontrate ėshtė shkelje e ligjit bazė tė marrėdhėnieve kontraktuale (Kodi Civil dhe Kodi i Procedurės Civile) pasi njė kontratė jo vetėm qė duhet tė firmoset me vullnetin e lirė tė tė dy palėve por edhe duhet tė shprehė vullnetin e lirė tė tė dy palėve qė nė formulim.

Vendimi i AKEP ėshtė nė kundėrshtim edhe me legjislacionin qė rregullon komunikimin elektronik nė Shqipėri pasi AKEP ka detyrim pėr tė organizuar seanca dėgjimore me publikun dhe ku ti jepet e drejta konsumatorėve dhe pėrfaqėsuesve tė tyre qė tu dėgjohet zėri para se tė merren vendime qė ndikojnė mbi ta.

Po ashtu drejtuesit dhe zyrtarėt e AKEP me mosveprimin e tyre pėr tė ndaluar paligjshmėrinė nė marrėdhėniet kontraktuale me konsumatorėt shqiptarė rrezikojnė edhe dėnimin penal bazuar tek shpėrdorimi i detyrės pėr zyrtarėt publikė.

Ndaj dhe ZMK i bėn thirrje publike AKEP, qė tė ngrijė procesin e vendimmarrjes mbi kontratėn e AMC-sė dhe tė organizojė sa mė shpejt tė jetė e mundur seancėn dėgjimore qė i ka kėrkuar ZMK ku tė paraqiten edhe pikėpamjet e konsumatorėve pasi tu jetė shpėrndarė draft kontrata e pėrgatitur nga AMC pasi vetėm mbi tė mund tė jepen gjykimet dhe vlerėsimet pėrkatėse.

Nėse AKEP do tė bėjė veshin e shurdhėr dhe do tė ndėrmarrė hapin e gabuar pėr tė miratuar modelin e kontratės tė pėrgatitur nga AMC pa dėgjuar zėrin e konsumatorėve, atėherė ZMK do tė ndėrmarrė hapat e duhur ligjorė pėr tė prapėsuar kėtė vendim tė AKEP dhe do tė ēojė nė Prokurori tė dhėnat e duhura pėr drejtuesit dhe zyrtarėt e AKEP qė vėrtetojnė se ata kanė shpėrdoruar detyrėn dhe kanė dėmtuar interesat e qytetarėve dhe tė institucioneve publike dhe private.

Pėr tė gjithė kėto probleme, Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve do t’i drejtohet Komisionit Parlamentar pėr Veprimtaritė Prodhuese pėr ti kėrkuar AKEP tė raportojė shkeljet e kryera dhe njėkohėsisht do ti drejtohet Avokatit tė Popullit pėr tė ndėrmarrė hapat e duhur pėr kėtė qėllim.

Pėr ZMK-nė
Drejtor Ekzekutiv

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=24050
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.4.2010, 15:44   19
Citim:
“Vala” nė Shqipėri nis nė qershor

Prishtinė, 8 prill - Posta dhe Telekomi i Kosovės (PTK) do tė fillojė punėn si operatori i katėrt i telefonisė mobile nė Shqipėri brenda njė periudhe tė shkurtėr.

Zėdhėnėsi i PTK-sė, Menduh Abazi tha se puna ėshtė nė proces dhe shumė shpejt pritet tė bėhet publik fillimi i punės.

“Procesi ėshtė nė fazėn finale tė implementimit dhe besojmė se me fillimin e sezonit turistik nė Shqipėri do tė nisė edhe operimi i ‘Valės’ atje”.

Abazi tha se konsumatorėt e “Valės” do tė bisedojmė me ēmime shumė tė lira dhe do tė cilėsohen si thirrje lokale.

“Konsumatorėt tanė do tė pėrfitojnė shumė dhe thirrjet e tyre do tė jenė shumė tė lira”, tha ai.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,17694
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.4.2010, 13:39   20
Citim:
Ēdo qytetar, pa ndėrruar numrin e tij celular, mund tė pėrfitojė shėrbime nga operatorė tė ndryshėm

Rregullorja pėrfundimtare pėr portabilitetin e numrit ka marrė dje miratimin nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike. Ky i fundit pas konsultimesh tė gjata me operatorėt, ka miratuar dokumentin mbi bazėn e tė cilit do tė mundėsohet ndryshimi i operatorit, duke mbajtur tė njėjtin numėr.

Portabiliteti do tė jetė i vlefshėm si pėr numrat fiksė, ashtu edhe pėr ata celularė. Rregullorja parashikon qė bartja e numrit tė bėhet brenda tre ditėsh pune nga paraqitja e kėrkesės.

Pėrdoruesi qė dėshiron tė bartė numrin e tij tek njė operator tjetėr mund ta bėjė kėtė me njė ndalesė tė vetme dhe kjo ndalesė do tė jetė operatori marrės, pra ai ku pėrdoruesi dėshiron tė kalojė.

AKEP i njeh tė drejtėn operatorėve dhėnės qė nė kontratat me pėrdoruesit tė vendosin qė nė fillim njė tarifė pėr bartjen e mundshme tė numrit, por kjo tarifė nuk mund tė jetė mė e lartė se 600 lekė.

Operatori marrės ėshtė i detyruar t'i njoftojė ēdo numri qė thėrret njė numėr tė bartur, pėrpara kryerjes sė thirrjes faktin qė ky numėr ėshtė bartur dhe operatorin ku ėshtė bartur. Kjo ėshtė e detyrueshme tė bėhet pėr shkak tė transparencės nė tarifim, sepse dihet qė thirrjet drejt rrjeteve tė ndryshme kanė ēmime tė ndryshme.

Ende nuk ka njė afat tė qartė pėr implementimin e plotė tė kėsaj rregulloreje dhe mundėsimin e bartjes sė numrit, megjithatė sipas AKEP-sė, gjithēka do tė jetė gati mes fundit tė kėtij viti dhe fillimit tė vitit tė ardhshėm. Ekspertėt e kėtij institucioni janė duke punuar pėr nxjerrjen e plotė tė rregullores qė do tė mundėsojė ndryshimin e ofruesit tė shėrbimit pa qenė nevoja e ndryshimit tė numrit tė telefonit.

E thėnė ndryshe, ēdo qytetar, pa ndėrruar numrin e tij celular, mund tė pėrfitojė shėrbime nga operatorė tė ndryshėm. Nė raportin vjetor tė kėtij institucioni qė u ėshtė dėrguar pėr miratim deputetėve tė Kuvendit, shpjegohet se tashmė ka rinisur puna pėr zbatimin e portabilitetit tė numrit.

Me iniciativėn e kompanisė konsulente tė projektit DDL, qė nga hartimi i dokumentit deri tani janė organizuar dy takime me operatorėt kryesorė, si AMC, Vodafone, Eagle Mobile dhe Albtelekom si dhe grupet e interesit, pasi pėr finalizimin e kėtij procesi takimet me operatorėt kryesorė janė tė njė rėndėsie tė veēantė, me qėllim caktimin e modaliteteve.

http://www.rilindjademokratike.com/R...ll/sociale.htm

Citim:
Operatori "4 Al", tarifat edhe mė shumė drejt uljes

Tarifat e telefonisė celulare priten tė pėsojnė njė ulje tė ndjeshme dhe kjo pėr shkak tė shtimit tė operatorėve qė do tė veprojnė nė tregun shqiptar. Sipas raportit, hyrja nė treg e kompanisė "Eagle Mobile" ndikoi ndjeshėm nė uljen e ēmimeve nė tregun e telefonisė sė lėvizshme.

Operatori i katėrt celular "4 Al" do tė fillojė punėn mė 8 korrik tė kėtij viti. Lajmi bėhet i ditur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Nė raportin vjetor autoriteti nėnvizon se sipas kontratės sė nėnshkruar ky operator duhet tė fillonte punė mė 26 korrik tė vitit tė kaluar, por konsorciumi i pėrfaqėsuar nga Postė Telekomunikacioni i Kosovės ka kėrkuar shtyrjen e afatit pėr implementimin e rrjetit GSM.

Nga ana e tij, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, pas konsultimeve me ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi dhe duke marrė nė konsideratė interesin publik dhe shtetėror pėr mundėsimin e futjes sa mė parė nė treg tė rrjetit tė katėrt GSM dhe tė shėrbimeve qė do tė ofrohen prej tij vendosi qė data pėrfundimtare e daljes nė treg tė operatorit tė katėrt tė jetė fillimi i muajit korrik tė kėtij viti.

http://www.rilindjademokratike.com/R...ll/sociale.htm
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:03.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.