Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 28.5.2010, 16:23   21
Citim:
“Plus”, pėrgatitet tė futet nė tregun celular operatori i katėrt

“Plus”, operatori mė i ri nė tregun shqiptar prezantoi dje nė njė konferencė pėr shtyp arritjet e tij tė deritanishme dhe planet afatshkurtra pėr ofrimin nė treg tė shėrbimeve tė tij.

Drejtori Ekzekutiv i “Plus”, Moni Buchnik, njoftoi se kompania ka nėnshkruar tashmė marrėveshjet tregtare me furnitorėt kryesorė tė rrjetit, pas procesit tenderues. Sipas tij, disa kompani shqiptare janė kontraktuar pėr kryerjen e punimeve tė nevojshme pėr ndėrtimin e rrjetit, ndėrtimin e stacioneve tė “backbone”-ve, stacioneve nė terren, stacioneve nė ndėrtesa, ofrimin e shėrbimeve dhe pajisjeve elektrike, mirėmbajtjen e rrjetit si dhe shėrbimin e sigurisė fizike pėr rrjetin etj.

“Nokia Siemens” ėshtė pėrzgjedhur si furnitori i “RAN” (Radio Access Network) dhe pajisjeve tė “Core Network” (centralit). “NEC” ėshtė pėrzgjedhur si furnitor i rrjetit “backbone” dhe linqeve tė tij microwareve. “Comverse” ėshtė kompania e pėrzgjedhur pėr tė ofruar pajisjet “BSS / VAS” (tarifimi dhe shėrbimet me vlerė tė shtuar).

“Plus” ka pėrfunduar procesin e kontraktimit pėr mė shumė se 100 stacione bazė dhe ėshtė aktualisht nė procesin e ndėrtimit tė 50 stacioneve tė tjera. Mbulimi do tė shtrihet nė faza, duke filluar nga zona Tiranė-Durrės-Rinas dhe mė pas do tė shtrihet nė qytetet kryesore dhe rrugėt kombėtare.

Investitorėt kanė planifikuar tė investojnė rreth 100 milionė euro gjatė dy viteve tė para, prej tė cilave rreth 35 milionė janė vendosur aktualisht nė dispozicion nga ana e investitorėve shqiptarė.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=26731
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2010, 19:32   22
Citim:
PTK nė korrik fillon si operator i katėrt nė Shqipėri

Prishtinė, 1 qershor 2010 - Njė verė me ēmime shumė mė tė lira nė aspektin e komunikimit, do tė ofrojė Postė Telekomi i Kosovės si aksionar nė operatorin e katėrt nė Shqipėri. Menaxhmenti i PTK sė konfirmoi se kėtė verė do tė nis funksionimin operatori i katėrt nė Shqipėri dhe GSM "Plus" do tė bėhet realitet qė nė javėn e parė tė muajit korrik.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK sė, dr. Shyqyri Haxha ishte pjesė e panelit publik nė cilėsinė e aksionarit tė parė nė prezentimin e brendit, misionit dhe vizionit tė operatorit tė katėrt nė Shqipėri tė emėrtuar "Plus".

"PTK ja, e cila nė kėtė konzorcium merr pjesė me modelin e ashtuquajtur 'Know How', pėr tė gjithė konsumatorėt e vet, qė do tė udhėtojnė drejt Shqipėrisė, qoftė pėr pushime apo pėr biznes, e tė cilėt janė mbi 500 mijė brenda njė sezoni turistik - do tė ofrojė duke nisur nga korriku, ēmime shumė mė tė levėrdishme se deri mė tash", ka bėrė tė ditur me kėtė rast dr. Shyqyri Haxha.

Sipas tij, kjo tregon se PTK ėshtė nė rrugė tė mirė qė tė bėhet lider nė rajon konform vizionit dhe misionit tė saj nė ofrimin e shėrbimeve telekomunikuse dhe ofertave atraktive. Operatori mė i ri nė tregun shqiptar ka prezantuar arritjet e deritanishme dhe planet afatshkurtra pėr ofrimin nė treg tė shėrbimeve tė tij.

Operatori "Plus" ka pėrfunduar procesin e kontraktimit pėr mė shumė se 100 stacione bazė dhe ėshtė aktualisht nė procesin e ndėrtimit tė 50 stacioneve tė tjera. Mbulimi do tė shtrihet nė faza, duke filluar nga zona Tiranė -Durrės -Rinas dhe mė pas do tė shtrihet nė qytetet kryesore dhe rrugėt kombėtare. Investitorėt kanė planifikuar tė investojnė rreth 100 milionė euro gjatė dy viteve tė para, prej tė cilave rreth 35 milionė janė vendosur aktualisht nė dispozicion nga ana e investitorėve shqiptarė. Kompania do tė vazhdojė tė investojė pėr optimimizimin e rrjetit dhe shtimin e portofolit tė shėrbimeve nė vitet e ardhshme.

http://www.kosova.com/artikulli/62271
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.7.2010, 21:11   23
Citim:
PTK vonohet nė Shqipėri

Prishtinė. Edhe pse ditė mė parė drejtori ekzekutiv i Postės dhe Telekomit tė Kosovės (PTK), Shyqri Haxha, kishte premtuar se gjatė sezonit veror do tė jetė aktive telefonia mobile “Vala”, e cila ėshtė licencuar si operatori i katėr i telefonisė nė Shqipėri, ai ka thėnė se njėherė pėr njėherė nuk mund tė ketė rrjet tė Valės nė Shqipėri

Nė njė konferencė pėr media tė martėn, Haxha ka thėnė se ky investim do tė shtyhet sėrish pėr shkak tė problemeve me infrastrukturėn.

Ai ka shtuar se janė duke bėrė ēmos nė kėtė drejtim dhe shpreson qė shumė shpejt tė fillojnė punėn me operatorin e katėrt tė telefonisė mobile nė Shqipėri.

“Pėr shkak tė terrenit qė ėshtė i vėshtirė pėr instalimin e antenave, kjo ėshtė shtyrė pak. Kemi shpresuar shumė qė tė dalim kėtė muaj, por kjo do tė shtyhet”, ka thėnė ai.

Sipas tij, e gjithė kjo nuk varet drejtpėrsėdrejti nga PTK-ja, por edhe nga investitorėt, tė cilėt janė duke punuar me intensitet.

“Meqenėse nuk e kemi timonin e investimeve ėshtė shtyrė ky proces, besoj qė edhe kolegėt dhe partnerėt tanė nė Shqipėri janė duke punuar qė tė fillohet sa mė shpejt ky projekt”, ka theksuar ai.

Ndėrkohė, PTK-ja ka bėrė promovimin e dy projekteve tė mėdha nė vlerė prej 600 mijė euro, me qėllim tė modernizimit, dhe rritjes sė efikasitetit nė shpėrndarjen e dėrgesave postare brenda territorit tė Kosovės.

Projektet kanė tė bėjnė me shpėrndarjen e dėrgesave, pakove me njė
shpejtėsi shumė tė mirė, si dhe kėmbimi i dėrgesave nė kufi me shtetin e Kosovės, nė mėnyrė qė kjo njėsi tė arrijė qė tė jetė profitabile.

Haxha ka pohuar se bėhet fjalė pėr Posten, si njėsi ndarėse nga Telekomi dhe Vala.

Njėri projekt pėrbėhet prej 16 furgonė qė kap shumėn prej 300 mijė euro si dhe projekti prej 200 motoēikletave, po ashtu nė vlerė prej 300 mijė euro, qė nė total bėjnė 600 mijė euro.

“Kemi marrė edhe 40 biēikleta nga Posta e Shqipėrisė. Kemi bėrė gjithashtu edhe unifikimin e tri postave, asaj tė Kosovės, Shqipėrisė dhe Maqedonisė, nė mėnyrė qė tė ngremė standardin e shėrbimeve tė postes”, ka pohuar ai.

Kėto dy projekte, sipas tij, janė tė rėndėsishme pėr PTK-nė, pasi qė pėrveē faktit qė Qeveria ka vendosur ta privatizoi Telekomin dhe Valėn, pra Posta si njėsi e veēantė do t’i mbetet shtetit.

“Po bėhet ēmos nė ngritjen e standardit tė postės, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen kjo kompani e shtetit tė jetė profitabile”, ka thėnė ai, duke pėrmendur edhe projektin tjetėr atė pėr automatizimin e pikave tė shitjes, nė vlerė prej 1.4 milion euro.

“Besoj qė brenda njė kohe tė shkurtė njėsia e postės qė do t’i mbetet shtetit, do tė jetė njė njėsi profitabile, qė do t’i shėrbejė qytetarėve tė Kosovės”, ka pohuar ai.

Ndėrsa sa i pėrket padisė pėr Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave (MEF), qė ka bėrė PTK pėr shkak tė borxhit, Haxha ka pohuar se tani me MEF-in kanė gjetur njė gjuhė tė pėrbashkėt.

“Besoj se shumė shpejtė do ta paguajnė borxhin. Nė rast tė pagesės ne do ta tėrheqim padinė”, u shpreh Haxha.

http://www.zeri.info/artikulli/2/8/8...t-ne-shqiperi/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.11.2010, 15:06   24
Citim:
Investitorė nga Prishtina dhe Tirana thellojnė bashkėpunimin

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha mori pjesė sot, nė ceremoninė e inaugurimit tė Qendrės sė parė Teknologjike tė Operatorit tė Katėrt tė Telefonisė Celulare, PLUS.

PLUS, operatori celular mė i ri nė vend ėshtė njė ndėr investimet mė tė rėndėsishme tė komunitetit tė biznesit, duke pėrfaqėsuar disa prej bizneseve mė tė suksesshmet shqiptare, si Post Telekomunikacioni i Kosovės (PTK), Aci Enginering, Union Group sh.p.k, Albanian Drink Distribution, etj.

Sė bashku me kryeministrin Berisha merrnin pjesė nė kėtė event, Ministri pėr Inovacionin dhe Teknologjinė e Informacionit e tė Komunikimit, Genc Pollo, Ministri i Financave, Ridvan Bode, Kryetari i Bordit Drejtues tė aksionerėve tė PLUS, Petraq Shomo, si dhe investitorė nga Prishtina, Tirana dhe tė ftuar tė tjerė.

Duke vlerėsuar ekipin e pėrbashkėt tė investitorėve, Kryeministri shprehu besimin se ky operator do tė shndėrrohet nė mė tė mirin e tė gjithė rrjeteve dhe tė gjithė operatorėve nė hapėsirat shqiptare.

http://www.botasot.info/def.php?category=33&id=90300
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.7.2011, 10:35   25
Citim:
Nė tetor ulen tarifat e SMS mes operatorėve

Nga 1 tetori do tė hyjė nė fuqi ulja e tarifave tė mesazheve tė shkruara (SMS), ndėrmjet operatorėve celularė. Drejtori i Rregullimit tė Tregut nė Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Altin Rrapaj, tha se kjo masė ndėrmerret me synimin pėr tė ndikuar nė uljen e tarifave me pakicė.

Sipas analizės sė kostove tė kryer nga AKEP, kostoja e terminimit tė mesazheve tė shkruara ndėrmjet operatorėve ėshtė 0.6 lekė, ndėrsa tarifa qė aplikojnė operatorėt me njėri-tjetrin aktualisht ėshtė 4 lekė.

Tarifat do tė ulen nė mėnyrė graduale, pėr tė arritur nė 0.58 lekė nė Shtator tė vitit 2013. Ndėrhyrja pėr rregullimin e tregut tė mesazheve tė shkruara nuk ėshtė praktikė nė vendet e Bashkimit Europian.

Vetėm Franca dhe Danimarka e kanė ndėrmarrė njė masė tė tillė, por AKEP-i ka gjykuar se nė Shqipėri kjo ishte e nevojshme, pėr shkak se tarifat janė shumė tė larta nė raport me kostot.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...rticle&id=1897
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.7.2011, 22:35   26
Citim:
Albtelekom & Eagle, dy nė njė

Shumė shpejt kompanitė Albtelekom dhe Eagle Mobile do tė bashkohen nė njė tė vetme. Drejtor i Pėrgjithshėm Orhan Coskun tregon nė njė intervistė pėr Top Channel, avantazhet e ketij vendimi.

“Nga njėra anė kemi telefoni fikse nga ana tjetėr kemi telefoni celulare, por nė fund tė fundit tė dyja ofrojnė shėrbime me zė, dhe ne duam qė kėtė shėrbim pa patur lidhje me teknologjinė qė pėrdoret. Ky ėshtė tėrėsisht njė ndryshim i kėrkuar nga pėrdoruesit tanė. Kompanitė nėn njė ēati telekomunikacioni ofrojnė edhe telefoni mobile edhe fikse, nė tė njėjtėn kohė edhe shėrbim televiziv. Kėtė do klienti, dhe kėtė mundohemi qė tė bėjmė edhe ne. Qėllimi ynė ėshtė t’i ofrojmė klientit shėrbim mė cilėsor, t’i japim atij mė shumė liri”, thotė Coskun.

Drejtuesit e Albetelekom thone se qe nga vitit 2007 kompania ka investuar mbi 150 milione euro ne Shqiperi duke modernizuar tregun e telefonise ne vend dhe rritur sherbimet e ofruara.

“Gjatėsia e fibrave optike kur morėm pėrsipėr Albtelecom-in ishte vetėm 370 km dhe tani ėshtė 1500 km, dhe po e zgjasim edhe mė shumė. Kemi ndėrtuar njė sistem fibrash optike tė mbrojtura, qe mbron klientin nga cdo avari. Me investimet qė kemi bėrė qė nga viti 2007 e rritėm shpejtėsinė e internetit 8 herė, ndersa ēmimet kanė pėsuar njė rėnie mjaft tė dukshme. Qėllimi ynė ėshtė ky: Kompania tė udhėhiqet jo nga teknologjia, por nga kėrkesat e klientit, ku ky i fundit tė gjejė ēdo shėrbim nėn njė ēati. Pra kėnaqėsia e klientit ėshtė aspekti mė parimor pėr ne, t’i ofrojmė atij shėrbimin mė tė shpejtė dhe mė cilėsor”, thotė Coskun.

Se fundmi kompani po planifikon edhe futjen e telefonave multimedial ne vende publike, te cilet bejne te mundur perves sherbimeve klasike edhe perdorimin e internetit, fotokopjeve apo sherbime te tjera

http://www.top-channel.tv/artikull.p...=rss&id=215966
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.9.2011, 20:48   27
Citim:
Celularėt, epoka e “bollėkut” po mbaron

Sipas tė dhėnave tė Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, tė ardhurat e operatorėve celularė nė vitin 2010 ranė pėr tė dytin vit rresht nė 41.9 miliardė lekė. Krahasuar me vitin 2009, rėnia ishte 11.2%, ndėrsa krahasuar me vitin 2008 tė ardhurat e operatorėve celularė ranė me 14.5%.

Altin Rrapaj, drejtor i Rregullimit Ekonomik nė AKEP, thotė pėr RTV Scan se, shkaqet e rėnies sė tė ardhurave duhen kėrkuar te ulja e tarifave pėr shkak tė konkurrencės, por edhe si rezultat i ndėrhyrjeve tė Autoritetit Rregullues.

Kompania qė ka vuajtur mė shumė nė dy vitet e fundit rėnien e tė ardhurave ėshtė AMC. Pėr vitin 2010, kompania shqiptare e grupit “Cosmote” realizoi njė xhiro nė vlerėn e 16.5 miliardė lekėve, me njė rėnie prej 17.5% krahasuar me vitin 2009. Nė njė masė mė tė ulėt kanė rėnė tė ardhurat e “Vodafone Albania”, qė pėr vitin 2010 realizoi njė xhiro prej 20.2 miliardė lekėsh, me njė rėnie vjetore 11.8%.

Ndryshe nga dy operatorėt e mėdhenj, “Eagle Mobile” realizoi njė performacė nė rritje tė tė ardhurave nė dy vitet e fundit. Pėr vitin 2010, “Eagle” realizoi njė xhiro prej 5.2 miliardė lekėsh, me njė rritje vjetore 18.2%.

Nė garėn mes operatorėve, “Vodafone Albania” kryeson ndjeshėm dhe nė vitet e fundit e ka thelluar avantazhin ndaj AMC. Nė fund tė vitit 2010, “Vodafone Albania” zotėronte mbi 48% tė tregut, ndėrsa AMC mė pak se 40%. Tre vjet pas nisjes sė aktivitetit, operatori i tretė, “Eagle Mobile”, arriti nė 12.4% tė tregut.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...po-mbaron.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2011, 21:34   28
Citim:
Shqipėria, komunikimi celular mė i shtrenjtė nė Europė

Celulare-fShqiptarėt vazhdojnė tė jenė konsumatorėt qė paguajnė mė shumė pėr telefoninė celulare. Nė analizėn e Unionit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacioneve, ITU, rezulton se, shporta bazė e shėrbimeve celulare nė Shqipėri ėshtė mė e shtrenjtė se nė ēdo vend tjetėr tė Rajonit dhe Europės. Sipas ITU-sė, ēdo shqiptar shpenzon 7.7% tė tė ardhurave mujore pėr shportėn bazė tė shėrbimeve celulare.

Sipas metodologjisė sė ITU-sė, shporta bazė e shėrbimeve celulare pėrfshin 30 thirrje dalėse me destinacione tė ndryshme dhe 100 mesazhe tė shkruara. Kroacia ėshtė vendi i Rajonit ku shėrbimet celulare kanė mė pak peshė nė xhepat e konsumatorėve. Njė kroat shpenzon vetėm 1.5% tė tė ardhurave mujore pėr shportėn bazė tė shėrbimeve celulare.

Vijojnė me radhė Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Turqia dhe Maqedonia. Megjithėse nė vitet e fundit tarifat e telefonisė celulare nė Shqipėri janė ulur, sidomos nė segmente tė veēanta, analizat krahasuese tregojnė se komunikimi i lėvizshėm pėr Shqiptarėt ėshtė, nė raport me tė ardhurat, mė i shtrenjti nė Europė. Sipas ITU-sė, ky raport ėshtė mė i ulėt madje edhe nė vende si Sri-Lanka, Libani apo Botsvana. Megjithėse ėshtė vendi qė ka numrin mė tė lartė tė operatorėve dhe megjithėse ngelet i vetmi vend qė ka ndėrhyrė direkt nė uljen e tarifave celulare me pakicė, Shqipėria ka ende nevojė tė perfeksionojė rregullikin e tregut tė komunikimeve celulare.

http://www.scan-tv.com/lajmet/lajmet...ne-europe.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2012, 22:04   29
Citim:
Tenderi i licencės sė tretė 3G, ofertat mė tė ulėta se ēmimi i kėrkuar

Ofertat pėr licencėn e tretė 3G nė Shqipėri kanė rezultuar ndjeshėm mė tė ulėta se ēmimi minimal i kėrkuar nga qeveria, duke ēuar tenderin drejt dėshtimit, bėjnė tė ditur mediat nga Tirana.

Komisioni i vlerėsimit tė ofertave ka hapur ofertėn e kompanisė Eagle Mobile prej 3.55 milionė euro, ndėrsa Plus Communications ka ofruar 2.2 milionė euro. Nė kėtė tender ēmimi minimal i pranueshėm pėr kualifikimin e ofertave ishte 12.5 milionė euro.

“Rezultojnė tė dorėzuara brenda afatit kohor dy oferta, njėra ėshtė nga Eagle Mobile dhe Plus Communications”, tha Kreu i Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, Frederik Kote.

Gjatė ditėve tė ardhshme pritet qė komisioni i vlerėsimit tė ofertave tė shpallė zyrtarisht tė pavlefshme propozimet e bėra nga dy kompanitė celulare. Kjo do tė ēojė edhe nė dėshtimin e tenderit. Nė vijim pritet qė Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tė shpallė njė tender tė ri pėr licencėn e tretė 3G.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,143457
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2012, 16:12   30
Citim:
Ēdo shqiptar me 3 karta, pėrdorin celularin mė shumė se nė BE

Emri:  akep.jpg
Shikimet: 238
Madhėsia:  14,6 KBTiranė - Megjithėse mė tė shtrenjtė se telefonat fiksė, celularėt janė kthyer tashmė nė mani tė vėrtetė pėr shqiptarėt. Madje njė pėrdorues mund tė ketė edhe 3 numra. Ndėrsa nė krahasim me qytetarėt evropianė, i pėrdorim telefonėt celularė katėr herė mė shumė se ata fiksė.

Nė raportin e Autoritetit tė Komunikimeve Telefonike e Postare bėhet e ditur se numri i kartave nė pėrdorim nė vitin 2011 arriti nė 5.2 milionė, nė njė popullsi qė sipas tė dhėnave tė INSTAT arrin nė rreth 2.9 milionė banorė.

Raporti u paraqit pėrpara Komisionit tė Veprimtarisė Prodhuese, ku u theksua se nė 2011 ka njė rritje tė pėrdoruesve tė telefonisė celulare edhe asaj fiske, me 15 Ka pasur ulje tė tarifave pėr shėrbimet e telefonisė, ndėrsa bartja e numrave ka arritur nė 55 mijė numra aktualisht , nga 41 mijė nė fund tė vitit 2011.

Tė dhėnat janė bėrė tė njohura nga Piro Xhixho, kryetar i Autoritetit tė Komunikimeve Telefonike e Postare

Deputetėt u interesuan nėse do tė hyjė njė operator i pestė celular nė tregun vendas. Kreu i AKEP u shpreh se 4 operatorė janė maksimalisht tė mjaftueshėm pėr njė vend si Shqipėria.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/32402
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2012, 13:10   31
Citim:
"OTE" mund tė shesė njė prej degėve nė vendet ballkanike

Organizata greke e Telekomunikacioneve, SA, (HTO), e njohur si "OTE" mund tė shesė njė prej degėve tė saj nė Shqipėri, Bullgari apo Rumani. Kjo lėvizje do tė bėhet pėr tė siguruar mjete financiare pėr shėrbimin e borxhit. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga e pėrditshmja, "Naftemporiki", e cila nuk ka cituar burime.

Sipas kėsaj gazete, "OTE", e cila pėrballet me njė mungesė fondesh nė intervalin 500 deri nė 700 milionė euro do tė marrė njė vendim, pėr mėnyrėn se si tė rrisė likuiditetin dhe tė shkurtojė kostot operacionale, nė fund tė gjysmės sė parė tė kėtij viti.

http://www.scan-tv.com//lajmet/bota/...-shqiperi.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.5.2012, 17:17   32
Citim:
Kosovarėt shpenzojnė 220 milionė euro nė thirrje telefonike

Prishtinė, 27 maj – Kosovarėt nuk po i kap kriza ekonomike. Shpenzimet vazhdojnė t’i rrisin. Kjo tregohet edhe nė faturat e tyre tė telefonave. Vitin e kaluar kosovarėt kanė shpenzuar rreth 20 milionė euro mė shumė nė thirrjet telefonike sesa njė vit mė parė.

Tė dhėnat e fundit tė Autoriteti Rregullator tė Telekomunikacionit tregojnė se kosovarėt kanė rritur mė sė shumti shpenzimet e tyre nė thirrjet telefonike me telefona mobilė, por nuk kanė lėnė pa thirrur edhe mė shumė me telefonat e tyre fiks. “Segmenti i telefonisė mobile ka shėnuar rritje prej rreth 9.94 pėr qind ndėrsa segmenti i telefonisė fikse ka shėnuar rritje prej 0.67 pėr qind”, thuhet nė raportin e ART-sė, tė publikuar kėtė fundjavė.

Sipas tė dhėnave tė ART-sė, gjatė vitit 2011 kosovarėt kanė shpenzuar hiē mė pak se 199 milion euro, apo 18 milionė euro mė shumė se gjatė vitit 2010, kur kishin harxhuar 181 milionė euro, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas gazetės, nė thirrje pėrmes telefonisė fikse, kosovarėt gjatė vitit 2011 kanė shpenzuar mbi 20 milionė euro. Sipas tė dhėnave tė ART-sė, nė krahasim me njė vit mė parė kosovarėt kanė shpenzuar rreth 14 mijė euro mė shumė.

Kėto tė dhėna tregojnė se mesatarisht ēdo kosovar nė thirrje telefonike shpenzon 126 euro brenda vitit, duke pėrfshirė kėtu edhe fėmijėt e porsalindur.

http://koha.net/?page=1,13,101032
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.5.2013, 22:24   33
Citim:
Aksionet e PTK-sė nė Shqipėri, vetėm 3 %

PTK-ja nuk ka aksione mė shumė se 3 % nė Shqipėri, ndonėse ėshtė raportuar shpeshherė pėr njė vlerė mė tė madhe, ndėrsa pėrfitimet qė i ka ajo me operatorin e katėrt nė Shqipėri, PLUS Comunication janė nė ofrimin e shėrbimeve mė tė lira pėr qytetarėt e Kosovės, tė cilėt vizitojnė shtetin shqiptar. Tė pyetur nė lidhje me aksionet e PTK-sė, si udhėheqėse e privatizimit tė PTK-sė, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nuk ka dashur tė jap ndonjė koment.

Ditė mė parė nė mediat e vendit ėshtė raport se milionave tė PTK-sė nė Shqipėri, nuk u dihet pronari, por zėdhėnėsi i PTK-sė, Menduh Abazi, ka hedhur poshtė kėto pretendime duke thėnė se nuk bėhet fjalė pėr miliona.

“Nuk bėhet fjalė pėr miliona, sepse i gjithė opinioni ėshtė i njoftuar me kohė se PTK nuk ka investuar as edhe njė cent tė vetėm nė ngritjen e operatorit tė katėrt nė Shqipėri, operatorit PLUS. Pra, nuk bėhet fjalė pėr miliona as edhe pėr qindarka. PTK ka qenė pjesė e konzorciumit tė kompanive nga Shqipėria me rastin e fitimit tė tenderit tė operatorit tė katėrt tė telefonisė mobile derisa ka ardhur momenti i investimeve dhe ngritjes sė kapaciteteve tė kėtij operatori”, ka thėnė Abazi.

Pėr mė tepėr, ai ka shtuar se mė vonė pėr shkak tė procesit tė privatizimit dhe proceseve tjera qė kanė pėrcjell PTK ėshtė vendosur qė tė mos investohet me mjete nė Shqipėri dhe me kėtė pėr shkak se korporata nuk ka investuar nuk ka pasur mė as aksionet qė ishin nė fillim 30 % dhe pėrfundimisht aksionet e PTK-sė mbeten simbolike 3 %.

“Pas vendimit tė Bordit tė Drejtorėve tė PTK dhe te aksionarit nė atė kohė qė tė mos investohet nga ana jonė ne ngritjen e operatorit PLUS, edhe mjetet e dhėna nga PTK pėr pagesėn e licencės sė operatorit tė katėrt nė Shqipėri nė vlerėn e 30% tė aksioneve janė kthyer nė xhirollogarinė e PTK-sė”, ka theksuar ai.

Pėrfitimet qė i ka PTK-ja nga operatori PLUS, janė vetėm nė ofrimin e shėrbimeve pėr qytetarėt e vendit tė cilėt vizitojnė shtetin shqiptar, ku kanė tarifa me ēmime tė volitshme.

“Pėrfitimet kryesore nga pjesėmarrja e PTK nė kėtė konzorcium me sistemin KNOW HOW apo kėshillėdhėnies dhe ofrimin e ekspertizės, janė shkuar direkt pėr konsumatorėt tanė tė telefonisė mobile. Vetėm gjatė muajve tė verės rreth 500 000 konsumatorė tanė vizitojnė bregdetin shqiptar dhe duke lidhur me operatorin PLUS pėrfitojnė tarifat mė tė ulėta tė mundshme nė tregun e telefonisė mobile. Pra, ėshtė lehtėsuar tejmase komunikimi dhe ky ėshtė njė pėrfitim i madh pėr tė gjithė konsumatorėt tanė”, ėshtė shprehur Abazi.

Njė pėrgjigje nė lidhje me kėtė, nuk ka dashur tė jap Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila, edhe pas disa ditė pritjes, nuk kanė qenė e gatshme t’u pėrgjigjet pyetjeve tė Kosovapress-it.

PTK-ja nė operatorin PLUS, ka vetėm 3 pėr qind tė aksioneve. Kjo pėrqindje nuk ėshtė bėrė e ditur se kujt do t’i takojė nė tė ardhmen - Qeverisė sė Kosovės apo blerėsit tė ri tė aksione tė PTK-sė.

Njė muaj mė parė, Komisioni Qeveritar pėr Privatizimin e Postė-Telekomit tė Kosovės, ka shpallur ofertėn financiare tė kompanisė gjermane "AXOS- Capital”, nė konsorcium me “Najafi Companies LLC", dhe me partnerėt e saj si ofertėn mė tė mirė pėr shitjen e 75 pėr qind tė aksioneve tė PTK-sė.

Ky konzorcium ka ofruar 277 milionė euro pėr PTK-nė. /Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,165229
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.7.2013, 21:26   34
Citim:
2012, tregu i komunikimeve u rrit me 6.65%

Tė ardhurat totale tė sipėrmarrėsve ne tregun e komunikimeve elektronike pėr vitin 2012 ishin rreth 55.4 miliardė lekė. Sipas tė dhėnave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, kjo vlerė pėrfaqėson njė rritje me rreth 6.65 % nė krahasim me vitin 2011. Rritja e volumit tė sektorit ka ardhur kryesiht nga rritja e tė ardhurave tė operatorėve celularė dge e operatorit mė tė mahd tė telefonisė fikse, Albtelecom. Ndėrsa tė ardhurat e opertorėve mė tė vegjėl apo alternativė siē pėrkufizohen nga AKEP, pėsuan njė rėnie me rreth 15% krahasuar me vitin 2011.

Megjithatė, edhe nė tregun e komunikimeve tė lėvizshme rritja e tė ardhurave nuk ėshtė aspak uniforme. Rritje tė xhiros kanė realizuar Vodafone Albania dhe Plus Comunication, ndėrsa AMC dhe Eagle Mobile kanė pėsuar rėnie. Vodafone vazhdon tė dominojė tregun dhe pėr vitin 2012 raportoi njė xhiro prej 23.5 miliardė lekėsh, me njė rritje vjetore mbi 16%. Vodafone po provohet aktori mė i suksesshėm pėrmes sfida tė krizės ekonomike dhe tė konkurrencės shumė tė ashpėr. AMC pėsoi pėrsėri tkurrje vitin e kaluar nė 12.3 miliardė lekė, 6.1% mė pak krahasuar me vitin 2011.

Dikur operatori mė i madh nė tregun e komunikimeve, AMC pėsoi rėnie pėr tė katėrtin vit radhazi dhe xhiroja vitin e kaluar ra pothuajse nė gjysmėn e vlerės sė vitit 2008. Nė rėnie pėr tė dytin vit radhazi edhe Eagle Mobile, qė deklaroi xhiro nė vlerėn e 4.3 miliardė lekėve, me njė rėnie prej rreth 12% krahasuar me vitin 2011. Plus Comunication rriti tė ardhurat nė 1.8 miliardė lekė, nga rreth 760 milionė lekė nė vitin 2011, por sėrish zė njė pjesė tė vogėl tė tregut. Pas njė rėnie prej dy vitesh radhazi, operatori mė i madh i telefonisė fikse, Albtelecom, i rriti tė ardhurat me rreth 12% krahasuar me vitin 2011.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...it-me-665.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.7.2013, 07:30   35
Citim:
“Z Mobile” merr 100 mijė numra “dhuratė”
Enis Veliu

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	zmobile.jpg
Shikimet:	125
Madhėsia:	174,7 KB
NNJ:	5652Operatori virtual “Z Mobile”, pronė e biznesmenit pejan, Blerim Devolli ėshtė shpėrblyer edhe me 100 mijė numra tė rinj telefonikė, tė cilėt ua ka bėrė “dhuratė” Ekrem Hoxha, kryetar i Autoritetit Rregullativ tė Komunikimeve Elektronike e Postare(ARKEP), i cili para se tė vije nė kėtė pozitė pėrmes projekteve tė ndryshme ka qenė bashkėpunėtor i kompanisė “Devolli”, e cila mė parė ka qenė pronė e pėrbashkėt e dy vėllezėrve pejanė.

Ky operator mobil virtual ėshtė fuqizuar tej mase nga njė vendim i tillė, pasi qė tashmė ka nė dispozicion hiē mė pak se 300 mijė numra telefonik, ndonėse kompania nė fjalė nuk ka pėrgjegjėsi pėr asnjė investim dhe mirėmbajtje tė pajisjeve telekomunikuese, pėrmes tė cilave ajo bėn biznes dhe pėrfiton shuma marramendėse parash nga kompania publike Postė Telekomi i Kosovės.

Kreu i bordit tė ARKEP-it, Ekrem Hoxha, mohon se ka ndikuar te bordi i ARKEP pėr t’i ndarė operatorit virtual “Z Mobile” edhe 100 mijė numra shtesė. Po ashtu, ai mohon se ka qenė i angazhuar direkt si bashkėpunėtor nė kompaninė e vėllezėrve pejanė.

“Unė nuk kam punuar pranė kompanisė tė cilėn ju po e potenconi, por pėr sqarimin e juaj unė pėr 4 vite kam shėrbyer si konsulent pranė misionit /projektit kėshillues tė USAID-it, si dhe 5 vite tjera pėr zyrėn teknike tė BERZH-it ku kam asistuar/kėshilluar nė angazhim zyrtar shumė biznese vendore pėr ēka kam fituar dhe vazhdoj ta gėzoj respektin e tyre. Vendimet e rregullatorit janė vendime kolektive tė bordit profesional, si dhe ēdo vendim ėshtė i apelueshem nė procedura tė rregullta tė apelimit”tha Hoxha pėr gazetėn “Zėri”.

Ai mė tej ka bėrė tė ditur se vendimi pėr ēėshtjen nė fjalė ėshtė i publikuar nė ueb zyrtarė tė ARKEP-it. Mirėpo, nė realitet njė gjė e tillė nuk ėshtė e vėrtetė. Ne ueb faqe tė kėtij Autoriteti ėshtė i publikuar vendimi paraprak me numėr 380, dhe vendimi i fundit me numėr 382. Por, vendimi i parafundit me numėr 381, qė ka tė bėjė me ēėshtjen e “Z Mobile”, asnjėherė nuk ėshtė publikuar nė ueb zyrtare tė ARKEP-it.

Por, mė tej nė vendimin e ARKEP-it, tė cilin e ka siguruar gazeta “Zėri” thuhet se nė mbledhjen e mbajtur mė 4 korrik tė kėtij viti, bazuar nė shqyrtimin e materialeve tė pėrgatitura dhe tė prezantuara nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike lidhur me ecjen e ndarjes sė resurseve shtesė numerike pėr ofertuesit e shėrbimeve virtuale, si nevojė e krijuar pėr vazhdimin e mėtutjeshėm tė aktivitetit nė ofrimin e shėrbimeve tė telefonisė mobile, si dhe me qėllim tė jetėsimit tė dispozitave tė legjislacionit, ARKEP-ja ka vendosur qė tė rezervojė pėr operatorin virtual tė telefonisė mobile “Z Mobile” serinė numerike 045 7XX XXX.


“Z Mobile” bėhet me 300 mijė numra

Mė tej, nė vendimin tė cilin e ka siguruar gazeta shihet se mė 24 janar tė kėtij viti, ARKEP-i ka pranuar njė shkrese nga “Dardafon.Net” pėrmes tė cilės kjo e ka njoftuar autoritetin nė fjalė lidhur me pamjaftueshmėrinė e resurseve aktuale numerike nė shfrytėzim “045 5XX XXX” dhe “045 6XX XXX”, tė alokuara deri mė tash nga ARKEP-i.

Pas shqyrtimit tė raporteve, ARKEP-i ka ardhur nė pėrfundim se ndėrmarrja “Dardafon.Net”, ka njė shfrytezueshmėri tė resurseve tė alokuara nė masėn mbi 95 pėr qind, ndėrsa operatori “VALA” te prefiksi 045 ka njė shfrytzueshnmėri nėn masėn prej 35 pėr qind, po thuajse 200 mijė numra tė pashfrytėzuar nė seritė ”045 8XX XXX” dhe “045 9XX XXX”, si dhe njė shfrytzueshmeri prej 1 pėr qind nė serinė e numrave “045 7XX XXX”.

“Duke marrė pėr bazė gjendjen e mėsipėrme nė pėrputhje me obligimet ligjore tė ARKEP-it, me qėllim tė realizimit tė njė zgjidhje tė qėndrueshme, si dhe duke e marrė pėr bazė ecurinė e shfrytėzimit tė deritanishėm tė resurseve numerike, duke ditur se njėri nga faktorėt kryesor nė ndarje ėshtė shfrytėzimi efikas dhe efektiv i tyre , atėherė Departamenti i Komunikimeve Elektronike nė konsultim me Departamentin Ligjor ka ardhur nė pėrfundim pėr rekomandimin e ndarjes sė njė serie tė numrave pėr shfrytėzim nga ndėrmarrja “Dardafon.Net”, brenda serisė numerike 045”,thuhet nė vendimin qė e ka siguruar gazeta “Zėri”.

Pėr kėtė ēėshtje gazeta e ka kontaktuar edhe drejtorin e “Z Mobile”, Milot Gjikolli, por ky i fundit tė mėrkurėn nuk ka qenė nė gjendje tė bisedojė pėr kėtė ēėshtje.“Pėr kėtė mund te flasim vetėm nesėr nė zyrat tona, tė cilat i kemi nė periferi tė Fushė Kosovės”tha ai pėrmes telefonit.


“Z Mobile” konkurrent nė “VALA” dhe “IPKO”

Nė anėn tjetėr, jozyrtarisht zyrtarė nga dy operatorėt e telefonisė mobile nė vend, thonė se mė kėtė vendim ARKEP-i po e barazon operatorin virtual me dy kompanitė e telefonisė mobile nė vend, ku IPKO-ja vetėm pėr licencė ka paguar hiē mė pak se 75 milionė euro.

Gazeta “Zėri” ka provuar pėr kėtė ēėshtje tė kontaktojė me zyrtarė tė PTK-sė, por kėta nuk kanė qenė nė gjendje qė zyrtarisht tė flasim pėr kėtė ēėshtje.

Ndėrkaq, Alban Kastrati nga kompania “IPKO” thotė se kompania ku punon ai ėshtė gjithnjė e gatshme tė operojė nė baza tė konkurrencės sė shėndoshė.

“Ndėrsa lidhur me kėtė rast, ne besojmė se ARKEP para marrjes sė ndonjė vendimi, i ka vlerėsuar rrethanat dhe situatėn ekzistuese nė treg, si dhe i ka marrė parasysh tė gjitha pėrcaktimet e parapara me ligj”,ka thėnė ai.

http://www.zeri.info/artikulli/10507...-numra-dhurate
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.9.2013, 21:58   36
Citim:
Bie numri i pėrdoruesve tė telefonisė celulare

Tiranė – Numri i pėrdoruesve tė telefonisė sė lėvizshme nė Shqipėri ėshtė tejet i lartė, duke e kapėrcyer madje edhe numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė.

Megjithatė, njė numėr i konsiderueshėm pėrdori dy karta telefoni tė kompanive tė ndryshme. Numri prej 3.5 milionė abonentėsh qė ishte nė fund tė vitit 2012, zbriti nė 3.3 milion nė gjysmėn e parė tė kėtij viti.

Sipas ekspertėve tė AKEP, arsyeja kryesore e rėnies sė numrit tė pėrdoruesve ėshtė portabiliiteti i numrit, i cili ka bėrė qė pėrdoruesit tė mos mbajnė mė nga shumė numra, por t’i reduktojnė ato.

Ndėrkohė, tė dhėnat e INSTAT pėr tremujorin e parė 2013 bėnė tė ditur se shifra e afarizimit nė vlerė nė tregun e telekomunikacioneve ėshtė rritur me 0.5% me bazė vjetore nė tremujorin e parė tė vitit, duke ngadalėsuar ndjeshėm ritmet e rritjes nė raport me dy tremujorėt e mėparshėm, kur u panė norma dyshifrore zgjerimi.

http://www.gazetastart.com/index.php...id=14832&cat=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.10.2013, 21:42   37
Citim:
Albafone: Tre kompanitė tjera celulare tash e kuptojnė ēfarė peshe kemi ne si komb dhe si treg

19 Tetor - Hyrja nė tregun e telefonisė celulare e kompanisė "Albafone" a ndikuar edhe tre kompanitė tjera celulare tė ndryshojnė qasjen ndaj klientėve shqiptarė. Kėshtu thuhet nė kumtesėn e fundit tė kompanisė "Albafone".

Pa kaluar akoma njė javė nga fillimi i punės sė Albafone, ėshtė duke u bėrė revolucion me tregun e telekomunikimit nė Maqedoni. Qėllimi po arrihet, shqiptarėt po trajtohen mė mirė. Shėrbimet janė pėrmirėsuar nė pikat e shitjes sė konkurentėve tanė mė tė mėdhenj. Numri i shqiptarėve tė punėsuar po shtohet ēdo ditė, dhuratat dhe beneficionet qė u jepen shqiptarėve po shtohen ēdo ditė, dhe mė e rėndėsishmja, tani kanė filluar ta kuptojnė sa tė rėndėsishėm dhe ēfarė peshė kemi ne si komb e si treg.

Para disa ditėsh filluan tė lėshojnė SMS nė gjuhėn shqipe pėr herė tė parė nė histori, t'i thėrrasin shqiptarėt nė telefon t'u ofrojnė kontrata tė reja me beneficione shtesė (iPhone 5s - sa mirė), dhe tani kanė filluar t'i thėrrasin njerėzit nė telefon dhe t'i pyesin "A ju pėlqen Albafone?", "Ēka ju pėlqen te Albafone?", "A do ta ndėrroni numrin tuaj nė Albafone?".

Por ne nuk jemi kėtu qė dje, i mbajmė mend tė gjitha vitet e kaluara, tė gjitha trajtimet e padrejta, tė gjitha refuzimet dhe nėnvlerėsimet. Sepse mund ta bėnin atė, por jo mė!", pėrfundon kumtesa e Albafone.

http://www.tvkoha.tv/15133/albafone-...e-si-treg.html
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:00.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.