Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 5.1.2008, 22:31   1

Z1: Njėsimi i kampionateve sportive


Mbi njėsimin e kampionateve dhe organizimeve sportive nė rang kombėtar.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.1.2008, 01:09   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Albania Hosts 1st Rally Championship
04 January 2008

Tirana _ Albania marked its entrance into the world of motorsports on Friday with the start of the Petrela Grand Prix, the first stage of the 2008 Albanian Rally Championship.

Rally Albania 2008 is the first professional motorsport race to be held in the country, and will include various contests, such as go-cart, motocross and off-road racing.

“This year the rally in Albania comes in the shape of a championship, with five races and a championship title,” race commissioner Edvin Kasimati explained at a news conference.

In a country where only two decades ago private ownership of cars was banned, and a vehicle was the privilege of a few communist party cadres, rally races have generated an incredible media buzz and caught the public’s imagination.

A number sponsors, such as Vodaphone and Birra Tirana, have jumped on the bandwagon to support the event.

“We are surprised by the number of participants this year, it definitely exceeds our expectations,” Kasimati said.

After the Petrela Grand Prix, on the outskirts of Tirana, races will be held in Lezha, Korca, Vlora and Saranda.

The 2008 event has also captivated regional attention with 20 teams coming from Kosovo, Macedonia, Greece and Italy.

http://www.balkaninsight.com/en/main...nd_style/7227/
Citim:
Emri:  33.jpg
Shikimet: 101
Madhėsia:  50,7 KB

Emri:  62.jpg
Shikimet: 101
Madhėsia:  53,0 KB

Emri:  78.jpg
Shikimet: 89
Madhėsia:  38,6 KB

Emri:  110.jpg
Shikimet: 96
Madhėsia:  53,2 KB

Emri:  193.jpg
Shikimet: 95
Madhėsia:  35,9 KB

Citim:
Faqja zyrtare: http://www.oca-albania.com/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.3.2008, 22:49   3
Citim:
Rally Albania do tė zhvillohet nė Lezhė

Rally Albania do tė zhvillojė ditėn e dielė garėn e dytė tė vitit 2008 pėr kampionatin e Motorkrosit. Lezha Grand Prix do tė jetė njė garė me 5 kategori tė ndryshme dhe do tė zhvillohet nė dy etapa, e para nė pistėn e aeroportit tė vjetėr tė Gjadrit. Sipas organizatorėve tė Relli Albania, do tė jenė 120 makina e motorra qė do tė marrin pjesė, tė ndarė sipas cilindratėve.

Njė tjetėr e vecantė e kėsaj gare, do tė jetė pjesėmarrja e 20 pilotėve kosovarė, qė kanė fituar ēmime edhe nė garat e zhvilluara nė Ish-Jugosllavi.

Gara e Lezhės ėshtė e dyta pėr kėtė sezon e kampionatit tė Motorkrosit. Nė Ēmimin e Madh tė Petrelės, nė muajin janar, pjesa kryesore, ajo e kategorisė 4 x 4 u fitua nga Renti Sina pėr makina dhe Klodian Voko pėr motorrė.

http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=18690
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.4.2008, 22:07   4
Citim:
Kosova, gati dokumentet pėr anėtarėsim nė FIFA

Pas Shqipėrisė ėshtė gėzuar menjėherė edhe Kosova! Federata e Futbollit tė Kosovės i ka sytė nga FSHF-ja pėr anėtarėsimin e saj nė FIFA, pasi federata shqiptare ėshtė caktuar mbikėqyrėse e saj pėr plotėsimin e kushteve te FIFA-s pėr anėtarėsim.

Burime pranė federatės-motėr, bėjnė me dije se FFK-ja ėshtė duke bėrė gati dokumentet e fundit dhe do t'i dėrgojė shumė shpejt pėr shqyrtim nė FIFA dhe mė pas, nėse gjithēka do tė shkojė mirė, bota do tė ketė dy pėrfaqėsuese shqiptare.

Ishte vizita e presidentit te FFK-sė, Fadil Vokrri, mė 28 shkurt nė Tiranė, ajo qė i hapi rrugė bashkėpunimit tė ngushtė vėllazėror. Nė tė gjitha temat e bisedimeve u vu re njė pėrputhje e shkėlqyer e ideve dhe e strategjive qė do tė ndėrtohen nė tė ardhmen nė tė mirėn e futbollit.

Federata Shqiptare e Futbollit u angazhua pėr ta ndihmuar FFK-nė nė tė gjitha drejtimet, deri sa ajo tė arrijė tė ingranohet si anėtare me tė drejta tė plota nė FIFA dhe UEFA. Tė ndėrgjegjshme se ky proces do te jetė njė sfidė serioze, qė do tė kėrkojė kohė dhe angazhim tė madh, tė dyja Federatat ranė dakord nė takimin e tyre nė muajin shkurt, qė pėrveē strategjisė, qė do tė ndėrtohet nė mėnyrė bilaterale, Federata Shqiptare e Futbollit tė pėrdorė tė gjithė autoritetin dhe lidhjet e saj, pėr tė bėrė tė mundur sa mė shpejt afrimin e tij.

Por, autoriteti i FSHF-sė u vu nė diskutim gjatė periudhės 46-ditore, nė tė cilėn Shqipėria ishte e pezulluar nga FIFA dhe UEFA, por me rikthimin e gjendjes nė normalitet, Komisioni Koordinues i Bashkėpunimit, nėn drejtimin e dy bashkėkryetarėve, qė do tė jenė sekretaret e pergjithshėm Arben Bici (FSHF) dhe Heroll Saliu (FFK) do tė vijojnė tė ndjekin strategjinė e pėrbashkėt, nė lidhje me anėtarėsimin sa mė tė shpejtė tė FFK-sė nė UEFA dhe FIFA si edhe nė probleme tė pėrmirėsimit tė statutit dhe tė ndėrtimit tė strukturės sė Federatės sė Kosovės.

Pas takimit mes presidentit te FSHF-sė, Armand Duka, dhe atij tė FFK-sė, Vadil Vokrri, u theksuan fort marrėdhėniet vėllazėrore mes dy federatave. Pikėrisht kjo marrėdhėnie ėshtė edhe kyēi i anėtarėsimit tė Federatės sė Futbollit tė Kosovės nė FIFA, pasi FSHF ka njė rol thelbėsor.

Kur organizmi mė i lartė botėror i futbollit vendosi t'i mbylle dyert federatės shqiptare, kjo gjė u ndje shumė edhe nė Kosovė, pasi shteti mė i ri i botės ėshtė nė hapat e para tė njohjes nė ēdo organizėm botėror dhe ka nevojė pėr mbėshtetjen maksimale. Nė rastin konkret, FFK-ja ėshtė e para qė i gėzohet heqjes sė pezullimit tė FSHF-sė, pasi kjo i hap rrugė anėtarėsimit tė saj nė FIFA.

http://www.kohajone.com/html/artikull_24316.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2008, 17:43   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Rally Albania mbėrrin deri nė Prishtinė


Gara 4x4 e qershorit 2008 pėr "Rally Albania"-n do tė shtrihet tashmė deri nė zemėr tė Dardanisė. Rrugėtimi do tė ndjekė vijėn Tiranė - Shkodėr - Prishtinė - Prizren - Pogradec. Nė zyrat qendrore tė "Rally Albania-s 4X4" gjithēka ėshtė drejt pėrfundimit dhe pilotėt do tė kenė ēdo gjė gati pėr veprimtarinė qė nis pasnesėr.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=21545

Sipas pėrpilimit fillestar rrugėtimi ka qenė ndryshe, me sa duket paska nja dy ndryshime nė lidhje me Korēė-Durrėsin, qė do pėrfundojnė nė Pogradec. Ky mė poshtė ishte varianti fillestar:

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	rally-albania-qershor-2008.jpg
Shikimet:	108
Madhėsia:	70,9 KB
NNJ:	1399

http://www.oca-albania.com
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.6.2008, 19:09   6
Vistar
 
Pėr mendimin tim kjo ėshtė njė ndėr mėnyrat mė te mira pėr tė "fshirė" kufijtė. Bravo "Rally Albania"!
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2008, 14:05   7
Citim:
Rally Albania 2008 ndez motorėt, ja etapat


Pėrveē pilotėve shqiptarė nė kėtė garė marrin pjesė dhe pilotė nga Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Bosnja, Italia dhe Finlanda. Gara ėshtė e tipit Rally Raid dhe gjatėsia e saj do tė jetė 1000 km, nga tė cilat 450 km janė etapa speciale.

Emri:  rally.jpg
Shikimet: 179
Madhėsia:  18,5 KB

Programi i '4x4 Rally Albania 2008':


E martė, 3 Qershor

09.30 Nisja nga Parc Ferme pėr nė Pikėn e Startit
11.30 Starti i etapės sė parė Boville
15.30 Finish Velipojė
Nisja nė drejtim tė Shkodrės nė sheshin Parc Ferme pėrballė hotel "Rozafa"
20.30 Ceremonia e ndarjes sė ēmimeve tė etapės sė parė

E mėrkurė, 4 Qershor

09.00 Nisja nga Shkodra nė drejtim tė Komanit
10.30 Udhėtimi i gjithė garės me traget
12.30 Mbėrritja nė Bajram Curri
13.00 Kufi Qafė Morinė , kalimi i kufirit
13.30 Shkohet nė startin e etapės sė dytė nė varrezat e UĒK, nė Junik
16.30 Nisje autokolonė pėr nė Prishtinė, nga rruga nacionale
19.30 Mbėrritje nė Parc Fermė Prishtinė
20.00 Ceremonia e ndarjes sė ēmimeve tė etapės nė sheshin pėrballė hotel "Grand", i ftuar Kryeministri Hashim Thaēi, Kryetari i komunės Prishtinė, Ministri i Brendshėm , Ministri i Transporteve, biznesmenė tė ndryshėm nga Kosova.

E enjte 5 qershor

10.00 Nisje nga Prishtina autokolonė
11.30 Reēan (drejtimi Tetovė)
12.30 Starti i etapės sė tretė
15.30 Finish Lokice
16.00 Nisje autokolonė pėr nė Prizren, hotel "Nafron"

E premte 6 Qershor

06.00 Nisje nga Prizreni autokolonė pėr nė kufi me Shqipėrinė, Kukės
9.30-10.00 Start Kalimash
12.30 Finish Rreps
13.30 Nisja autokolonė pėr nė kampin e Rrepsit
14.30-15.00 Ceremoni e ndarjes sė ēmimeve tė etapės. I ftuar Ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe titullarė tė firmės amerikano-turke (Bechtel), koncert rroku, grupi Burn.
17.30 Nisje pėr nė start Bulqizė
18:30 Start
20.30 Finish Librazhd
21.30 Nisje autokolonė nė drejtim nė Pogradecit
22.30 Park Fermė Pogradec

E shtunė, 7 Qershor

10.00 Ceremonia e ēmimeve tė ndarjes sė etapės
11.30 Nisje autokolonė nė start
12.00 Start Udenisht
15.30 Nisja Qafė Pllocė
16.30 Kthim nė Park Fermė Pogradec
18.00 Ceremonia e ndarjes sė ēmimeve, i ftuar Deputeti Eris Hoxha dhe kryetari i Bashkisė Artan Shkėmbi.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shf...shkat=SportiID
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2008, 22:22   8
Citim:
Rally Albania nis me spektakėl

Eshtė padyshim gara mė e rėndėsishme shqiptare, njė eveniment qė rrallė mund ta ndeshėsh nė vendet e tjera ballkanike. Rally Albania do tė nisė sot garėn e qershorit, mė e madhja nė historinė e kėtij sporti tė ri tė Shqipėrisė. Nė Parc Ferme, qė kėtė herė ka qenė nė Sheshin “Skėnderbej”, janė grumbulluar 50 makina dhe 50 motorrė, nė pritje tė shenjės sė nisjes ditėn e sotme.

“Do tė jetė njė garė ndryshe nga herėt e tjera, sepse pėr herė tė parė do tė pėrfshijė Shqipėrinė dhe Kosovėn”, tha Julinda Dhame, njė prej organizatoreve tė garės. “Ne jemi dy shtete, por duhet ta pranojmė se jemi njė komb dhe ky ėshtė qėllimi qė shkojmė edhe nė Kosovė”, thotė mė tej ajo.

Njė garė e “Rally Albania” nis gjithnjė e mė ndryshe. Dje, nė sheshin kryesor tė kryeqytetit, pilotėt janė bashkuar nėn tingujt e muzikės tė pijeve, ndėrsa kureshtarėt kishin mbushur pjesėn anės rrugės. Kuriozė pėr makinat, pėr ata qė garonin apo pėr vajzat qė ishin pjesė e spektaklit qė ofron njė garė e tillė. “Duket si startet e Formula 1”, thoshte njė prej tė apasionuarve tė kėsaj gare teksa shihte makinat e frikshme qė kontrolloheshin.

Nė fakt, dje ka qenė kontrolli, ndėrsa nisja e makinave pėr nė Bovillė, qė do tė shėnojė edhe pikėn e startit pėr etapėn e parė, bėhet sot nė orėn 9.30. Mė pas, vijohet me garimin rrugė pa rrugė deri nė Velipojė, njė etapė qė pėrfshin terrenin malor dhe atė ranor bashkė. Do tė kalohet mė pas nė Prishtinė, ku kryeministri Hashim Thaēi ka programuar gjithēka nė detaje.

Duket njė etapė e zakonshme, por rėndėsia qėndron nė faktin se pėrfshin pėr herė tė parė shtetin mė tė ri nė botė. Mė pas, etapa e tretė deri nė Prizren, derisa hyhet tek “pjesa serioze” e garės sė qershorit.

“Etapa mė e vėshtirė ėshtė e katėrta, ajo qė nis nga Prizreni”, thotė kryekomisari Edvin Kasimati. “Ajo do tė kalojė nė segmentin e rrugės sė re qė po ndėrtohet, nga Kalimashi nė Rreps, ku nė fund do tė bėhet edhe njė ceremoni pėr ndarjen e ēmimeve”, sqaron ai. Aty do tė jetė edhe ministri Sokol Olldashi.

“Ka qenė njė nga njerėzit qė na ka ndihmuar mė shumė dhe duhet ta falėnderojmė”, thotė organizatorja Julinda Dhame. Nė fakt, Rally ėshtė pasion, por shpenzimet financiare janė tejet tė larta.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=37748
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.3.2009, 22:20   9
Citim:
"Plani B" i Kosovės: Njė ligė tė pėrbashkėt me Shqipėrinė

Trajneri dhe eksperti Bylbyl Sokoli mendon se futbolli i Kosovės nuk mund ta pėrballojė shumė izolimin ndėrkombėtar. Sipas tij, nėse vonon pranimi nė UEFA dhe FIFA, Kosova duhet tė pėrgatitet dhe tė zbatojė, siē e quan ai, "Planin B". Me kėtė plan, ai nėnkupton integrimin e futbollit kosovar nė atė shqiptar.

"Ne nuk duhet tė lejojmė asnjė ditė mė shumė tė vazhdojmė tė funksionojmė nė kushtet e izolimit. Duhet t'i themi stop kėsaj gjendjeje. Pasojat janė tė tmerrshme dhe mund tė shtohen edhe mė shumė nėse nuk ndėrmarrim hapa tė shpejtė. Njė ligė e pėrbashkėt mes klubeve mė tė mira nga Kosova dhe Shqipėria do tė ishte shansi mė i mirė qė jo vetėm tė ngjallet futbolli i Kosovės, por tė rritet cilėsia dhe popullariteti i futbollit", ka theksuar Sokoli.

Ideja e tij nuk ėshtė e re, por fare pak e debatuar nė nivele drejtuesish, andej dhe kėndej kufirit. Kryesisht ajo ėshtė mbyllur nė biseda individuale. Prandaj, sipas Sokolit, aksioni mbarėkombėtar do tė ishte sfidues edhe ndaj atyre, tė cilėt, tė zėnė peng nga qėndrimet politike, refuzojnė ēfarėdolloj integrimi tė sportistėve kosovarė nė arenėn ndėrkombėtare.


"Ėshtė e paimagjinueshme sa shumė kemi humbur, apo nė tė kundėrtėn sa shumė do tė pėrfitonte sporti dhe vetė vendi nga dalja ndėrkombėtare. Ėshtė pėr tė ardhur keq sesi dhe vetė autoritetet e UEFA-s, siē ėshtė presidenti Mishel Platini, bėhen peng i statuteve dhe i vetė politikės. Dhe, meqė ende nuk ka vullnet nga ndėrkombėtarėt, atėherė ne kėrkojmė pėrgjegjėsi nga autoritetet e vendit dhe mirėkuptim nga zyrtarėt e futbollit nė Shqipėri pėr projektin e njė lige tė pėrbashkėt nė futboll".

Trajneri, ndėr mė tė suksesshmit nė Kosovė, thotė se FSHF-ja ka pak shanse tė bjerė nė konflikt me UEFA-n pėr shkak tė ligės. Por, edhe nėse kjo ndodh, ai mendon se pėr interes nacional FSHF-ja duhet t'i sfidojė institucionet ndėrkombėtare.

"UEFA nuk besoj se mund tė paraqesė pengesė pėr njė projekt qė ka nė bazė interesin e futbollit. Njė ligė me skuadra qė janė tė forta edhe ekonomikisht dhe me ndeshje qė mund tė mbledhin deri nė 30 mijė shikues, nuk do tė ishte antireklamė pėr UEFA-n, pėrkundrazi. Por, nėse ka reagime ndaj projektit, atėherė FSHF-ja duhet tė jetė kėmbėngulėse".

Mirėpo, pikėrisht qėndrimi i FSHF-sė ėshtė njė dilemė pėr Sokolin. Ai ka marrė sinjale pozitive nga disa trajnerė nė Shqipėri, por nuk ėshtė i sigurt nėse kjo pėlqehet nga zyrtarėt e Federatės Shqiptare tė Futbollit.

"Tė gjithė kolegėt e mi nė Shqipėri, me tė cilėt kemi hapur kėtė temė, kanė treguar mirėkuptim dhe e kanė vlerėsuar si njė iniciativė me dobi tė shumėfishtė. Kėtė nuk mund ta them pėr kreun e FSHF-sė, sepse nuk e di qėndrimin e tyre. Mirėpo, nėse krijohet njė opinion i gjerė pozitiv, madje edhe nė nivelet qeveritare, atėherė kujtoj se arritja e marrėveshjes do tė jetė e pashmangshme".

Sokoli kėrkon qė strategjinė ta bėjė Komiteti Olimpik i Kosovės bashkė me Federatėn e Futbollit. Nė bashkėpunim me FSHF-nė ai thotė se do tė projektohet forma e ligės, pra sa klube do tė marrin pjesė dhe cilat janė kriteret.

"Njė skuadėr nga Lihtenshtejni bėn gara nė Zvicėr. Ajo ka pranuar tė mos sigurojė daljen nė kupa nėpėrmjet garave nė Zvicėr, meqė kėtė e ka tė sigurt nga vendi amė. Mirėpo, ne mund tė merremi vesh si do tė pėrfaqėsohemi nė kupa. Po qe se ėshtė nevoja, Prishtinėn ose ndonjė tjetėr skuadėr nga Kosova do ta paraqesim si skuadėr nga Kukėsi apo Bajram Curri. E jona ėshtė tė bėjmė tė pamundurėn pėr tė shmangur tė keqen qė ka kapluar futbollin tonė, e qė mund tė pėrkeqėsohet nė tė ardhmen".

Federata nuk e ka nė axhendė ligėn e pėrbashkėt. Ajo qė propagandon trajneri Sokoli nuk ėshtė fare nė idetė e FFK-sė. Madje, zyrtarė tė federatės thonė se pėr kėtė duhet pyetur UEFA, ndonėse Kosova nuk ėshtė fare pjesė e saj. "Kjo nuk ėshtė nė rend tė diskutimit nė KE. Ne duhet tė presim ēfarė do tė ndodhė nė fund tė kėtij muaji", ka thėnė Eroll Salihu, sekretar i FFK-sė.

"Njė ligė e pėrbashkėt nė tė vėrtetė do tė ishte ligė nė mes tė dy shteteve, e ngjashme me ato rajonale. Edhe pėr kėtė ligė do tė duhet tė marrim leje nga UEFA. Kjo pėr momentin ėshtė e parealizueshme". Nga Salihu bėhet e ditur se as Federata Shqiptare nuk e ka pėrmendur kėtė ligė ndonjėherė nė bisedat zyrtare.

Panorama Sport
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.9.2010, 23:09   10
Citim:
FFK-ja kėrkon ndihmėn e FSHF-sė pėr tė licencuar arbitrat

Tiranė, 22 shtator - Sekretari i pėrgjithshėm i Federatės sė Futbollit tė Kosovės (FFK), Eroll Salihu, tė martėn ka zhvilluar njė takim nė Tiranė me homologun e tij tė Federatės Shqiptare tė Futbollit (FSHF), Eduard Prodani. Sipas gazetės "Panorama Sport", nė takim ėshtė diskutuar ndėr tė tjera edhe pėr sistemin e referimit nė Kosovė dhe asistencėn qė mund tė japi Federata Shqiptare e Futbollit nė kėtė drejtim.

"Jam kėtu pėr tė takuar sekretarin Prodani", ka thėnė Salihu. "Kishim pėrcaktuar njė takim prej njė muaj mė parė sa i pėrket ndihmės qė mund tė japė FSHF-ja pėr trajnimin e arbitrave kosovarė dhe pėr pajisjen e tyre me licencė tė UEFA-s. Futbolli ynė nė njė tė ardhme tė afėrt do tė anėtarėsohet nė FIFA dhe nė UEFA, por duhet tė jemi tė pėrgatitur. Nuk mendoj se ka ndonjė gjė tė keqe nėse kemi disa gjyqtarė me licencė tė UEFA-s dhe tė trajnuar mirė qė mund tė jenė edhe shembull nė tė ardhmen. Deri tani kemi bashkėpunuar me Zvicrėn, por mendoj se janė mundėsitė qė tė bashkėpunojmė mė shumė edhe me federatėn shqiptare nė kėtė aspekt", ka shtuar Salihu. Ai ka "dribluar" te pyetja se si do tė regjistroheshin arbitrat kosovarė, nė kursin pėr tė marrė licencėn e UEFA-s, nėpėrmjet FSHF-sė.

"Kėto janė gjėra teknike tė cilat do t'i diskutojmė me zyrtarėt e FSHF-sė", ka shtuar ai.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,42,35033
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.11.2010, 22:25   11
Citim:
Kola: Njė ligė e vetme Shqipėri-Kosovė, ide e shkėlqyer

Tre muaj mė vonė Kosova do tė festojė trevjetorin e shpalljes sė pavarėsisė, por nuk ėshtė njohur ende nga OKB-ja dhe pėr rrjedhojė futbolli i kėtij vendi nuk mund tė njihet nga UEFA dhe FIFA. Vetėm pasi tė jetė pranuar anėtare e dy organizmave tė lartė tė futbollit ndėrkombėtar, Kosova do tė konkurroje me njė ekip tė vetin kombėtar, ashtu sikurse edhe klubet e saj tė futbollit do tė kenė mundėsi qe tė garojnė ne kompeticionet evropiane, "Champions" dhe "Europa Lige".

Para se UEFA dhe FIFA tė marrin vendimin, pėr tė pranuar njė vend anėtar edhe Kosovėn, ėshtė hedhur ideja qė klubet e futbollit tė Kosovės tė formojnė njė ligė tė pėrbashkėt me klubet e futbollit nė Shqipėri, ēka do tė thotė se mė tej futbolli kosovar nuk do ta presė me padurim njohjen ndėrkombėtare nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s.

Kanali televiziv "ABC news" ka hapur njė emision tė posaēėm nė lidhje me njė organizim tė tillė tė futbollit mes dy vendeve, madje nė kontinentin evropian kjo nuk do tė jetė eksperienca e parė. Klubet e futbollit tė Uellsit, nė Britaninė e Madhe, luajnė nė njė ligė tė pėrbashket me ato tė Anglisė, ndėrsa Skocia dhe Irlanda e Veriut kanė organizuar kampionatet e tyre. Tė katėr kėto vende janė pjesė pėrbėrese e Britanisė sė Madhe. Kėshtu, do tė jetė e mjaftueshme qė tė arrihet njė ujdi mes dy Federatave tė Futbollit, qė Kosova dhe Shqipėria tė formojnė njė ligė tė tyren tė pėrbashkėt, nė njė tė ardhme tė afėrt.

Ideja e zhvillimit tė njė kampionati tė vetem, mes Shqiperisė dhe Kosovės, ka gjetur pėrkrahjen e ish-lojtarėve dhe trajnerėve tė shquar tė ekipit tonė kombėtar. Agustin Kola, nje emėr i madh i futbollit shqiptar nė vitet 80', theksoi pėr "Koha Jonė" se e pėrkrah kėtė ide dhe shtoi se njė kampionat i pėrbashkėt mes Kosovės dhe Shqipėrisė mund ti japė njė zhvillim meė tė madh futbollit shqiptar, si dhe do tė ndikojė pozitivisht nė zbulimin e talenteve.

Tifozėt kuqezi gjatė ndeshjeve tė fundit, njė pjese e mirė e tė cilėve vijnė nga Kosova, janė shprehur pro njė ekipi kombėtar tė vetėm, me moton: "njė komb, njė kombėtare". Paralelisht, - "Mė duket njė ide e shkėlqyer," - theksoi Kola. - "Futbolli kosovar dhe ai shqiptar mund tė hedhin sė bashku hapa mė tė sigurtė, nė tė ardhmen."

Pas shpalljes sė pavarėsisė, ekipet kosovare pas pėrfundimit tė garės nuk kanė pasur mundėsi qė tė luajnė nė kompeticionet evropiane. Nė rast se mė tej do tė organizohet njė lige e pėrbashkėt, futbolli mes dy vendeve do tė ketė mė tepėr afrimitet dhe sigurisht ekipet shqiptare dhe ato kosovare do tė shkėmbejnė eksperiencė mes njėra-tjetrės. - "Futbolli kosovar ka pėrvojė tė madhe," - theksoi Agustin Kola. - "Edhe ekipi ynė kombėtar, po tė shohim, nė vitet e fundit ka pasur dhe pėrbėhet aktualisht nga mjaft lojtarė tė shquar kosovarė. Emrat e tyre njihen nga tė gjithė."

Agustin Kola i pėrket njė plejade tė shkėlqyer nė vend, kur nė vitet 80' futbolli shqiptar ishte shumė pranė ėndrrės sė madhe, pėr tė prekur njė kompeticion me rėndėsi. Kola ishte pjesė e ekipit tonė pėrfaqėsues, nė fitoren historike 2-0 ndaj Belgjikės, qė i afroi kuqezinjtė nė atė kohė shumė pranė shansit tė madh dhe historik, pėr t'u kualifikuar nė finalet e Botėrorit 86'.

Kanali televiziv "ABC news", nė njė emision tė posaēėm televiziv qė ka nisur prej dy ditėve, hapi debatin nė lidhje me krijimin e njė lige tė pėrbashkėt mes Shqiperisė dhe Kosovės. Trajnerė dhe ish-lojtarė e kanė mbėshtetur kėtė ide, sepse mė shume klube do tė thote mė tepėr cilėsi dhe konkurrencė.

Kosova pas shpalljes sė Pavarėsisė ka krijuar ligėn e futbollit, por ekipet kosovare nuk konkurrojnė nė kompeticionet evropiane. Gjatė kėtij sezoni gara po zhvillohet me rivalitet tė fortė. Prishtina konsiderohet favorite, pėr titull. Renditja: Prishtina 36 pikė, Hysi me 30 pikė, Besa 25, Liria 25, Trepēa 23...

http://www.kohajone.com/html/artikull_57281.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2010, 22:11   12
Citim:
Bashkimi Shqipėri-Kosovė, vetėm dėshirė

Ditėve tė fundit, ka filluar tė flitet me tė madhe pėr formimin e njė lige tė pėrbashkėt nė mes tė Shqipėrisė dhe Kosovės, ide qė ishte dhėnė edhe para disa viteve, por qė nuk ishte bėrė shumė e madhe.

Mirėpo, ideja pėr formimin e kėsaj lige, ėshtė ringjallur sėrish. Kėtė iniciativė e ka marrė televizioni shqiptar, ABC News, i cili ēdo ditė ėshtė duke i kushtuar njė minutazh tė madhe kėsaj ideje.

Kjo iniciativė po pėrkrahet nga shumė njerėz qė merren me sport, si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė. Madje edhe kryeministri nė largim i Kosovės, Hashim Thaēi ka e pėrkrahur fuqishėm kėtė ide.

Por a ėshtė e realizueshme kjo ide nė realitet? Drejtuesit e Federatės sė Futbollit tė Shqipėrisė (FSHF) kėtė iniciativė e shohin vetėm si njė dėshirė, e cila nuk ka gjasa tė ndodhė.

“Kjo ėshtė vetėm njė dėshirė, e cila edhe neve do tė na pėlqente tė ndodhė. Ēdo shqiptar e ka kėtė dėshirė, por ėshtė e pamundur tė realizohet, sepse nuk lejojnė institucionet. Sikurse nė aspektin politik qė nuk lejohemi t’i bashkojmė trojet tona shqiptare”, ka thėnė njė zyrtarė i lartė i FSHF’sė nė kushte anonimiteti pėr Express.

“Tė bėsh gjėra tė tilla nė kėtė kohė, nuk e di …! Ėshtė e pakuptueshme. FFK-ja po synon tė hyjė nė FIFA e UEFA. Ne veē jemi anėtar tė FIFA-s dhe UEFA-s. Ne nuk mund tė bėjmė kampionat tė pėrbashkėt, pėrkundėr dėshirės. Kjo ėshtė e sigurt”, ka vazhduar ai.

Zyrtari i lartė i FSHF’sė tregon se me Federatėn e Futbollit tė Kosovės kanė mėnyra tė tjera tė bashkėpunimit shumė tė ngushtė, tė cilat dita-ditės po shkojnė duke u zhvilluar mė shumė.

“Pėr shembull, mė 28 nėntor organizohet ‘Kupa Pavarėsia’, pėr tė cilin trofe merr pjesė edhe Liria nga Prizreni, njė ekip tjetėr nga Maqedonia dhe njė nga Mali i Zi. Ne i kemi nisur kėto forma, por kjo nuk bėhet kėshtu vetėm hajde po organizojmė kampionat tė pėrbashkėt”, theksoi ai.

Nė anėn tjetėr, edhe sekretari gjeneral i Federatės sė Futbollit tė Kosovės (FFK), Eroll Salihu ka treguar se ideja pėr formimin e ligės sė pėrbashkėt ėshtė edhe nė kundėrshtim me rregullore tė UEFA’s.

“Ne shumė mirė i njohim rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, kėshtu qė e dimė se ėshtė e pamundur nė kėtė moment tė realizohet ajo. Kurrsesi nuk mund tė ndodhė. Do tė ishte kėnaqėsi tė luanim ashtu, sikur tė ishim njė shtet i pėrbashkėt, por kjo, dy shtete dhe tė luajmė nė njė ligė, nuk ėshtė reale. Ka shumė probleme tė mėdha, sa qė ideatorėt e kėsaj teze nuk i kanė tė qarta”, ka deklaruar Salihu.

“Kjo nuk ėshtė ide e FSHF-sė, por ajo ėshtė ide jashtėinstitucionale. Ata qė e kanė dhėnė kėtė ide, duhet pyetur pse nuk e kanė nisur kėtė temė nė vitet 1999, 2000, 2001 …”, ka shtuar ai.

Para dy javėve, mediat serbe shkruanin se Kosova do tė marrė pjesė nė eliminatoret pėr Kampionatin botėror Brazili 2014. Sipas Salihut, kėto shkrime nuk janė krejt tė rastėsishme.

“Tema nė mediet serbe nuk ėshtė e rastit. Ėshtė e vėrtetė se ka lėvizje. Por, zyrtarė tė FIFA-s dhe UEFA-s nuk guxojnė tani tė japin deklarata nė favor tonin, sepse janė zgjedhjet. Zgjedhja e njė kryetari tė UEFA-s dhe FIFA-s ėshtė shumė mė e madhe sesa zgjedhja e njė kryetari shteti, sepse nė kėto organizata ka shumė shtete dhe financa tė mėdha”, tregon Salihi, i cili beson se FFK-ja brenda dy viteve do tė bėhet pjesė e FIFA’s dhe UEFA’s.

Mundėsia e realizimit tė ligės sė pėrbashkėt

Drejtori i kompanisė Think +, qė merret me projekte tė futbollit, Valon Syla mendon se e vetmja mėnyrė e realizimit tė kėsaj ideje ėshtė regjistrimi i klubeve kosovare nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit.

“Klubet kosovare do t’i nisnin garat nga liga e tretė e Shqipėrisė dhe do tė vazhdonin derisa tė ngjiteshin nė Superligė. Por me kėtė metodė mendoj se nuk pajtohen as drejtuesit e FSHF-sė, e as tė FFK-sė”, thotė Syla.

Sipas Sylės, ideja pėr formimin e ligės sė pėrbashkėt mund tė jetė presion pėr UEFA-n e FIFA-n pėr tė gjetur zgjidhje mė tė shpejtė pėr Kosovėn, pasi kėshtu kėrcėnohen kėto dy organizata.

Ish-drejtori komercial i FC Prishtinės, tregon se e vetmja mundėsi ėshtė organizimi i njė kupe, nė formė turneu, i cili do tė pėrshtatej nė protokollin dhe orarin e garave, sidomos pėr ekipet shqiptare qė luajnė nė gara ndėrkombėtare.

“Ky eveniment do tė ishte i favorshėm edhe pėr Kosovėn, sepse klubet kosovare do tė zhvillonin mė shumė ndeshje, sepse dihet se pushojnė gjatė, e po ashtu lojtarėt kosovarė do tė dilnin jashtė kufijve dhe mund tė shiteshin tė paktėn nė ndonjė ekip tė Shqipėrisė”, deklaroi ai.

http://www.gazetaexpress.com/index.p...cid=1,24,42131
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.12.2010, 23:14   13
Citim:
UEFA nuk pengon klubet e Kosovės tė anėtarėsohen nė FSHF

Kosova ėshtė njė rast i veēantė nė kontinent, prandaj ideja e hedhur kėto ditė pėr organizimin e njė lige tė pėrbashkėt profesioniste me Shqipėrinė, para se tė marrė formė zyrtare duhet tė gjejė mė parė pėlqimin dhe mė pas miratimin nga UEFA e FIFA.

Nė Kosovė organizohet njė lige futbolli, prandaj UEFA nė bazė tė statusit duhet qė tė zgjidhe problemin e klubeve tė kėtij vendi, qė ato tė kenė mundėsi pėr tė konkurruar nė arenėn ndėrkombėtare. Organizimi i njė lige tė pėrbashkėt mes Kosovės dhe Shqipėrisė, edhe nė rastin se do tė arrihet njė marrėveshje mes dy federatave tė dy vendeve, mund tė pranohet pse jo nga FIFA dhe UEFA.

Federata Shqiptare e Futbollit pranon se do tė jenė organizmat ndėrkombetarė ata qė do tė vendosin nė lidhje me zhvillimin e njė lige tė pėrbashkėt dhe mė konkretisht, Kosova, si njė rast i veēantė nė kontinent, duhet shqyrtuar vetėm nga qeveritė e futbollit ndėrkombėtar. Keshtu as shembulli i Uellsit qė bėn pjesė nė Mbreterinė e Bashkuar dhe qė njihet si njė vend anėtar i UEFA-s dhe FIFA-s, por konkurron nė njė ligė tė pėrbashkėt me Anglinė, apo rastet e mikroshteteve evropiane, si Lihtenshtejni, Andorra, apo San Marino, ekipet e tė cilave luajnė nė kampionate tė vendeve tė tjera, nuk shėrbejnė si paralelizma, pėr tė pretenduar njė "ok" tė shpejtė.

http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=57341
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.1.2011, 22:03   14
Citim:
Liga Kosovė-Shqipėri nė basketboll

Basketbolli pretendon ta bashkojė edhe mė shumė shtetin e Kosovės me atė tė Shqipėrisė. Kjo synohet tė arrihet nėpėrmjet krijimit tė ligės sė pėrbashkėt. Siē dihet nė fund tė vitit 2010, pėrkatėsisht mė 29 dhjetor, drejtuesit e Federatės sė Basketbollit tė Kosovės dhe ata tė Federatės Shqiptare, nėnshkruan marrėveshjen me tė cilėn zotohen tė veprojnė bashkėrisht nė shumė fusha. Kjo sidomos do t’i ndihmonte Kosovės, e cila ende nuk ėshtė e pranuar nė FIBA, qė nėpėrmjet Shqipėrisė, e cila ėshtė anėtarė e kėtij Asociacioni, t’i bashkėrendojnė punėt e tyre, sidomos nė ēėshtje praktike.

Tanimė draft-marrėveshja e hartuar nga pala shqiptare i ėshtė dorėzuar FBK-sė dhe kjo e fundit pritet t’i shtojė sugjerimet e saj, pastaj nė njė tė ardhme tė afėrt tė bėhet edhe jetėsimi i saj.

“Ne kemi pasur njė marrėveshje mė herėt me FSHF-nė, por ka qenė e vjetruar. Ndėrsa sė fundmi, ne e rivazhduam atė me disa modifikime. Draft-marrėveshja e re ėshtė hartuar nga Federata Shqiptare dhe tani neve na mbetet qė ta shqyrtojmė atė dhe t’i shtojmė propozimet tona. Sa i pėrket nėnshkrimit tė saj, e gjithė kjo pėr momentin ėshtė vetėm draft. Sigurisht se me jetėsimin e saj, basketbolli i Kosovės do tė pėrfitonte shumė”, tha pėr “Sport” nėnkryetari i FBK-sė, Artan Rugova.

Por, cili ėshtė pėrfitimi i palės kosovare nga kjo marrėveshje dhe krijimi i kėsaj Lige Rajonale, me pretendime qė mė vonė tė futen edhe shtetet tjera tė Ballkanit. Sipas Rugovės, kjo ligė fillimisht do tė nisė me vetėm katėr skuadra, dy nga Shqipėria dhe dy nga Kosova. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, Shqipėria zotohet pėr ndihmė nė basketbollin e Kosovės, sidomos nė lobimin pėr anėtarėsim nė FIBA. Kjo nėnkupton edhe pėrfaqėsimin e pėrbashkėt tė Kosovės e Shqipėrisė nė shumė takime tė niveleve tė larta.

“Shqipėria nė ēdo takim do tė lobojė pėr ndėrkombėtarizimin e basketbollit tė Kosovės dhe anėtarėsimin e tij nė institucionet mė tė larta tė basketbollit tė Kosovės. Pėrveē kėsaj, Shqipėria do ta ndihmojė vendin tonė nė organizimin e seminareve tė ndryshėm pėr avancimin e trajnerėve e gjyqtarėve. E mira e kėsaj marrėveshjeje ėshtė se basketbolli ynė ėshtė i barabartė me Shqipėrinė, duke u pėrfaqėsuar edhe nė shumė takime ndėrkombėtare”, vazhdoi mė tej i dyti i FBK-sė.

Federata e Basketbollit tė Kosovės ėshtė duke u angazhuar qė pėr nder tė 3-vjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės, mė 17 shkurt ta organizojė edhe njė turne. Nėnkryetari Rugova tha se janė duke bėrė pėrpjekje qė t’i ftojnė disa shtete. “Ne kemi ftuar dy Pėrfaqėsuese tė huaja, emrat e tė cilave pėr momentin nuk mund t’i zbulojmė. Sidoqoftė, nėse dėshtojmė me to, atėherė ne synojnė qė sė paku pėr nder tė Pavarėsisė ta zhvillojmė njė miqėsore me Shqipėrinė”, pohoi Rugova./gazetasport/

http://www.gazetaonline.net/informac...ne-basketboll/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.3.2011, 22:05   15
Citim:
FIFA i lejon Kosovės tė luajė nė miqėsoret ndėrkombėtare?

Shtėpia mė e madhe e futbollit nė botė, FIFA, ka vendosur t’i lejojė Kosovės tė luajė nė ndeshjet miqėsore ndėrkombėtare.

Siē raporton Klan Kosova, lajmi ėshtė konfirmuar nga nėnkryetari i FFK-sė, qė FIFA i ka lejuar ekipeve kosovare dhe pėrfaqėsueses tė zhvillojnė ndeshje miqėsore ndėrkombėtare.

Zyrtarė tė FFK-sė kanė thėnė se merita mė e madhe i takon kryetarit tė FSHF-sė, Armando Duka. Sipas Klan Kosovės, letra zyrtare tė do tė arrijė nė zyret e federatės kosovare tė enjten. Nė Zurich tė Zvicrės po qėndron edhe kryetari i FFK-sė, Fadil Vokrri.

Lejimi i zhvillimit tė ndeshjeve ndėrkombėtare miqėsore do tė shėnonte suksesin mė tė madh tė futbollit kosovar qė pas pėrfundimit tė luftės. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/sport/fifa-...e-92-0-57.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2011, 02:50   16
Citim:
Duka: Kombėtarja luan nikoqire nė Prishtinė

Nėse nuk bėn pėrfaqėsuesja e Kosovės tė luajė nė Prishtinė ndeshje ndėrkombėtare, atėherė bėn kombėtarja shqiptare. Kjo ėshtė kėrkesa qė pritet tė dėrgohet nė FIFA dhe UEFA nė ditėt e ardhshme nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Stadiumi kombėtar “Qemal Stafa” nė shtator tė kėtij viti do tė rrėnohet pėr tė filluar ndėrtimi i stadiumit tė ri ambicioz me 30.000 vende, po aty. Duke pasur vetėm stadiumin e Durrėsit, “Niko Dovana”, tė pranuar pėr ndeshje ndėrkombėtare, FSHF ėshtė duke menduar seriozisht qė ndonjė ndeshje ndėrkombėtare ta luajė nė stadiumin e Prishtinės.

Kjo ide ėshtė hedhur edhe gjatė takimit tė punės qė kanė pasur presidenti i FSHF-sė, Armand Duka dhe presidenti i ekipit tė Prishtinės, Remzi Ejupi, tė hėnėn nė mbrėmje nė Tiranė.

“Kemi pasur njė takim pune, ku ka lindur ideja e zhvillimit tė ndeshjeve tė kombėtares shqiptare tė futbollit nė stadiumin e Prishtinės. Dihet se kombėtarja ka shumė tifozė edhe nė Kosovė, kurse kapaciteti i stadiumit tonė dhe kushtet e tij janė mė tė pėrafėrta me kėrkesat qė mund tė ketė vetė FSHF-ja dhe standardet ndėrkombėtare”, tha Ejupi.

Stadiumi i Durrėsit ka njė kapacitet prej vetėm 8000 shikuesve, qė konsiderohet mė pak se gjysma e kapacitetit tė stadiumit nė kryeqytetin e Kosovės.

Sipas Ejupit, Duka i cili ka udhėtuar tė martėn pėr nė Paris, ku ėshtė duke marrė pjesė nė kongresin e UEFA-sė, pritet tė diskutojė kėtė ide pėr tė marrė leje paraprake edhe nga instancat teknike tė saj e tė FIFA-sė.

Nė njė bisedė tė shkurtėr telefonike nga Parisi, Duka ka pranuar se kjo ide do tė mundohet tė vihet nė jetė shumė lehtė.

“Po, Prishtina ėshtė njė nga alternativat tona pėr zhvillimin e ndeshjeve tė kombėtares sa tė fillojė rrėnimi i stadiumit aktual ‘Qemal Stafa’. Kėtė ide jemi duke e pėrgatitur t’ia prezantojmė UEFA-sė dhe FIFA-sė pėr ta shqyrtuar. Nė Prishtinė kombėtarja do tė luante sikur nė Tiranė”, tha ai.

Por, stadiumi i Prishtinės nuk i ofrohet standardeve tė UEFA-sė e FIFA-sė.

“Stadiumi i Prishtinės ka njė bazė tė mirė, kurse detajet e pėrmirėsimit tė standardeve do tė mund tė pėrmirėsoheshin edhe me njė inspektim tė pėrgjegjėsve tė FIFA-sė e UEFA-sė. Kemi kontrolluar edhe statutin dhe nuk ka asnjė pengesė ligjore pėr tė zhvilluar ndeshjet aty. Thjesht i mbetet vullnetit tė mirė”, tha Duka.

Pas ndeshjes sė 2 shtatorit nė Tiranė me Francėn, e cila konsiderohet e fundit nė “Qemal Stafa”, Shqipėria deri nė fund tė kualifikimeve pėr Euro 2012 nga grupi D, do tė jetė edhe njė herė vendėse nė ndeshjen e 11 tetorit mė Rumaninė.

Kombėtarja shqiptare ka luajtur ndeshjen e parė nė Prishtinė mė 2002, ndėrsa atė tė fundit mė 2010 tė dyja kėto miqėsore me pėrfaqėsuesen e Kosovės.

http://www.zeri.info/artikulli/5/15/...-ne-prishtine/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.4.2011, 11:28   17
allianz
 
Shqipėria ėshtė ngjitur nė vend tė 50 nė renditjen e FIFA-s (+23 vende).

http://www.fifa.com/worldfootball/ra...llranking.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.4.2011, 10:38   18
Citim:
Prishtina shpreson t’i shėrbejė kombėtares kuqezi

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dėrguar njė shkresė zyrtare KF “Prishtina”, nėpėrmjet tė cilės i ka kėrkuar njė raport nė lidhje me gjendjen e stadiumit rreth mundėsisė qė kombėtarja shqiptare tė luajė ndeshjet e ardhshme nė “gjigantin” kosovar.

“FSHF dėshiron t’iu bėjė me dije se sė shpejti mund tė fillojnė punimet nė Stadiumin Kombėtar ‘Qemal Stafa’, gjė e cila do ta detyronte FSHF-nė tė kėrkojė njė stadium tė pėrshtatshėm afėr Shqipėrisė, ku ne do tė mund t’i zhvillojmė ndeshjet ndėrkombėtare zyrtare. Duke marrė shkas nga kjo nevojė qė i paraqitet FSHF-sė dhe duke parė qė ne e vlerėsojmė stadiumin e KF ‘Prishtina’ si njė mundėsi pėr tė zhvilluar kėto ndeshje, kėrkojmė nga ju qė tė na paraqisni njė raport nė lidhje me standardet infrastrukturore dhe logjistike tė stadiumit tuaj, nė mėnyrė qė tė kemi njė ide mė tė qartė”, thuhet nė shkresėn e FSHF-sė tė nėnshkruar nga sekretari i pėrgjithshėm, Eduard Prodani, drejtuar KF “Prishtina”, e tė cilėn krerėt e klubit bardhekaltėr e kanė bėrė publike tė enjten, nė njė konferencė me gazetarė, nė hapėsirėn e gjelbėr tė Stadiumit tė Qytetit.

Me kėtė rast, kryetari i klubit bardhekaltėr, Remzi Ejupi, ka kėrkuar pėrkrahje nga tė gjitha institucionet pėr tė bėrė investimet e nevojshme nė stadium, nė mėnyrė qė tė plotėsohen kriteret e UEFA-s e FIFA-s pėr zhvillimin e ndeshjeve ndėrkombėtare.

“Falėnderoj presidentin e FSHF-sė, Armand Duka, i cili neve si klub na ka nderuar, duke na bėrė kėrkesė qė tė bėhemi gati pėr ta pritur kombėtaren shqiptare nė stadiumin tonė. Kjo ėshtė njė mundėsi shumė e mirė qė ta sjellim Francėn nė kryeqytetin e Kosovės dhe nuk bėnė ta humbim si rast. Pra, kemi mundėsi pėr tė dėshmuar se edhe ne mundemi tė organizojmė ndeshje tė nivelit ndėrkombėtar si kudo tjetėr nė botė”, ka theksuar Ejupi, sipas tė cilit stadiumi i Prishtinės nuk ėshtė larg kritereve tė UEFA-s e FIFA-s.

“Stadiumi mund tė aftėsohet me disa investime, tė cilat pėr institucionet tona nuk do tė ishin problem i madh. Me njė angazhim tė pėrbashkėt tė Kuvendit Komunal tė Prishtinės, si dhe institucioneve tjera shtetėrore, besoj se brenda 45 ditėve do t’i kryenim tė gjitha punimet e nevojshme dhe stadiumi do tė ishte i gatshėm pėr ndeshjet ndėrkombėtare. Pėr kėtė arsye ftoj tė gjitha institucionet qė tė mos e humbim kėtė rast, sepse ardhja e Francės apo e Rumanisė nė kėtė stadium do tė ishte njė marketing i mirė pėr futbollin kosovar, por edhe pėr shtetin tonė”, ka nėnvizuar Ejupi.

Sipas tij zhvillimi i ndeshjes sė kombėtares shqiptare nė Kosovė nuk do tė ketė kurrfarė pengesa ligjore.

“Kam biseduar me presidentin e FSHF-sė, Armand Duka dhe nuk do tė ketė asnjė pengesė qė Shqipėria tė luajė nė Prishtinė, por gjithēka ka tė bėjė vetėm me standardet qė duhet t’i plotėsojė stadiumi”, ėshtė shprehur tutje numri njė i klubit bardhekaltėr.

Drejtuesit e Prishtinės janė zotuar se shumė shpejt do tė bėjnė njė pėrllogaritje tė shumės qė duhet investuar nė stadium dhe do tė nisin bisedimet me tė gjitha institucionet pėr tė filluar punimet. Nė anėn tjetėr, sekretari i pėrgjithshėm i Federatės sė Futbollit tė Kosovės, Eroll Salihu, ka thėnė se nuk kanė marrė ndonjė shkresė nga FSHF-ja pėr mundėsinė qė kombėtarja shqiptare tė luajė nė Kosovė, derisa ka vlerėsuar se nuk ka pengesa ligjore qė diēka e tillė tė realizohet.

Megjithatė, Salihu shprehet skeptik. “Stadiumi i Qytetit nė Prishtinė kėrkon investime tė mėdha pėr t’u shndėrruar nė njė stadium tė standardeve evropiane. Koha pėr t’i bėrė kėto investime ėshtė e shkurtėr, prandaj jam skeptikė qė stadiumi do tė pėrgatitet pėr ndeshjet qė kombėtarja shqiptare i zhvillon kundėr Francės apo Rumanisė. Ne si FFK nuk kemi mundėsi pėr tė investuar, por sikur tė kishim mundėsi do t’i dilnim nė ndihmė me kėnaqėsi FSHF-sė”, ėshtė shprehur Salihu.

Ndeshjen kundėr Francės kuqezinjtė e zhvillojnė mė 2 shtator, por vendin ku do tė luajnė duhet ta paraqesin nė UEFA dy muaj mė herėt, prandaj edhe gjasat qė kombėtarja shqiptare tė zhvendoset nė Prishtinė realisht janė tė vogla.

http://www.kosova-sot.info/sport/pri...betares-kuqezi
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.4.2011, 22:31   19
Citim:
Zgjohu: Kombėtarja tė luaj nė Shkup

Tė dielėn ėshtė lėshuar zyrtarisht nė pėrdorim stadium ‘Filipi i Dytė’ nė Shkup, i rikonstruktuar dhe i pėrshtatshėm sipas rregullave moderne tė instancave mė tė mėdha tė futbollit europian dhe botėror.

Njė ditė pas ceremonisė sė lėshimit nė pėrdorim tė stadiumit ‘Filipi i Dytė’, lėvizja qytetare ‘Zgjohu’ del me kėrkesė tė hapur lėshuar kryetarit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, z. Armad Duka, nga i cili kėrkohet tė shqyrtojė mundėsinė qė ‘kuqezinjtė’ tė luajnė nė Shkup.

“Lėvizja ZGJOHU! ėshtė e gatshme tė ndihmojė nė pėrgatitjet e nevojshme pėr realizimin e kėsaj iniciative dhe garanton stadium tė mbushur pėrplot me tifozė shqiptar nga Maqedonia, por edhe nga Shqipėria dhe Kosova. Ndeshja e kombėtares shqiptare me Rumaninė qė duhet tė zhvillohet mė 11 tetor ėshtė shans i mire qė kombėtarja tė zhvillojė ndeshje gjithandej ku ka shqiptarė, e nė veēanti nė tre kryeqendrat shqiptare, Tiranė, Prishtinė dhe Shkup. Stadiumi nė Shkup plotėson tė gjitha kriteret qė i kėrkon FIFA e UEFA si dhe mundėson 35.000 zėra shqiptarė nė pėrkrahje tė fuqishme pėr djemtė kuq e zi dhe kombėtares shqiptare”, thuhet nė kumtesėn e Zgjohut.

“Lėvizja ZGJOHU! tradicionalisht ndihmon tifozėt shqiptar nga Shkupi pėr t’i ndjekur ndeshjet e kombėtares nė Tiranė, Korēė, Shkodėr dhe kudo qė luan kombėtarja jonė. Tifozėt nga Shkupi pėrgatitėn flamurin e parė gjigant kombėtar me pėrmasa 50x10 metra si dhe koreografinė JEMI NJĖ nė ndeshjen me Bosnjėn. Jemi tė bindur qė bashkėrisht do t’a stėrmbushim stadiumin nė Shkup dhe do tė pėrgatisim spektakėl nė ndihmė tė Lorik Canės dhe shokėve drejt fitoreve tė radhės”, vazhdon mė tej kumtesa e Zgjohut. Kjo e fundit fton Presidentin e Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armando Duka, tė merr nė konsideratė kėtė gatishmėri dhe mundėsinė qė t’a sjell kombėtaren shqiptare mė afėr shqiptarėve gjer nė pėrfundimin e Arenės sė Shqiponjave nė Tiranė.


Biznesmenėt shqiptarė sponsorizojnė ardhjen e Kuqezinjve nė Shkup

“Lajm” nga burimet tė saj merr vesh se biznesmenė shqiptarė nga Shkupi janė fortė tė interesuar qė tė sponsorizojnė ardhjen e Kombėtares shqiptare nė Shkup, nėse dėshtojnė pėrpjekjet pėr t’i zhvilluar ndeshjet nė Prishtinė. Shqipėria nė Shkup mund tė pres Francėn mė 2 shtator dhe Rumaninė mė 11 tetor tė kėtij viti.

http://lajmpress.com/sport/8826.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.5.2011, 12:35   20
kalimtar/e
 

Lindor: Kombėtare shqiptare nė IRJM


Citim:
Zv.trajneri i Kombėtares sė Shqipėrisė, Xhemal Mustedanagiē ka propozuar krijimin e njė pėrfaqėsueseje tė shqiptarėve tė IRJM-sė, nė pėrpjekje pėr tė ndalur rrjedhjen e talenteve kuqezi.

“Xhemo” ishte nė Tetovė fundjavėn e kaluar ku ndoqi kampionen e re tė Maqedonisė, Shkėndijėn. Nė bllokun e tij tė shėnimeve pėrfunduan disa futbollistė cilėsorė tė kėsaj skuadre, por menjėherė pas ndeshjes ai mori vesh se tė gjithė, nė njė formė a njė tjetėr kishin luajtur tė paktėn nga njė ndeshjet me ekipet pėrfaqėsuese tė Maqedonisė.

Ėshtė njė fatkeqėsi pasi disa lojtarė mund t’i shėrbenin pėrfaqėsueses sonė. IRJM, i merr i fut vetėm nga njė ndeshje duke i djegur dhe mė pas nuk kujtohet mė pėr ta”, tha Mustedanagiē, dje nė Tiranė.

Ish-futbollisti i madh boshnjak ka mund tė shohė nė Tetovė, megjithatė dėshirėn e tė gjithė lojtarėve tė Shkėndijės qė njė ditė tė mund tė veshin fanellėn kuqezi. “Secili ėndėrronte tė vishte njė ditė fanellėn e Shqipėrisė. Unė u propozova qė tė krijonin njė ekip tė shqiptarėve tė IRJM-sė dhe tė vinin tė luanin ndeshje miqėsore nė Shqipėri. Nė kėtė mėnyrė do tė mund tė ishin pėrherė nėn vėzhgimin e trajnerėve tė pėrfaqėsueses. Nė Shqipėri do tė kenė pėrherė mė shumė vėmėndje sesa nė IRJM”, mbylli zv.trajneri i kombėtares, Xhemal Mustedanagiē.

http://www.sportekspres.com/contenti...ok=3089&id=542

Ndryshuar sė fundmi nga sub674564763 : 26.5.2011 nė 12:40.

  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:27.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.