Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 28.5.2013, 17:50   61
Citim:
FIFA s’bėn llaf pėr Kosovėn

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	FIFA_38022.jpg
Shikimet:	127
Madhėsia:	34,3 KB
NNJ:	4778FIFA nuk ka diskutuar fare pėr ēėshtjen e Kosovės, nė mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili u mblodh tė martėn nė Mauritius. Drejtuesit e Federatės sė Futbollit tė Kosovės nuk kanė kurrfarė informate nga kjo mbledhje, por shpresojnė qė pėr futbollin kosovar tė diskutohet nė Kongresin e FIFA-s, qė mbahet kėto ditė.

Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federatės Ndėrkombėtare tė Futbollit (FIFA) nuk ka diskutuar fare pėr Kosovėn.

Shtėpia e futbollit botėror, pėrmes uebfaqes sė vetė zyrtare, i ka publikuar detajet e diskutimeve tė mbledhjes sė mbajtur tė martėn nė ishullin Mauritius, ndėrsa rasti i Kosovės nuk pėrmendet askund.

Natyrisht, Federata e Futbollit tė Kosovės (FFK) nuk ishte nė rend dite tė KE tė FIFA-sė, por drejtuesit e futbollit kosovar besonin fuqishėm se do tė bėhet llaf pėr ta.

Ata nuk kanė kurrfarė informate nga ishulli qė gjendet nė Oqeanin Indian, por shpresojnė qė rasti i Kosovės tė diskutohet nė mbledhjen e Kongresit tė FIFA-sė, qė mblidhet mė 30-31 maj.

“Nuk kemi kurrfarė informate. Ne e kemi bėrė punėn tonė, duke ia dėrguar Sepp Blatterit dy letra, tė cilat kemi informatė se i ka pranuar, ndėrsa e kemi informuar pėr marrėveshjen e fundit Kosovė-Serbi. Pra, e kemi informuar bollshėm”, deklaroi sekretari i pėrgjithshėm i FFK-sė, Eroll Salihu.

“Ne nuk kemi asgjė nė dorė, pasi e kemi bėrė atė qė kemi mundur. Do tė presim informata nga FIFA. Tė shohim nėse do tė diskutohet pėr futbollin kosovar nė Kongres tė FIFA-sė”, pėrfundoi Salihu.

Si herave tė kaluara, ēėshtja e Kosovės nuk ishte nė agjendėn e FIFA-s, por pėr rastin e futbollit kosovar mund tė flitet nė tė ‘zezėn’.

FIFA, muaj mė parė ia kishte lejuar Kosovės tė luajė miqėsore me tė rinjtė dhe me ekipin e femrave, kurse pėrfaqėsueses A ia ka mohuar njė gjė tė tillė.

Pavarėsisht kėsaj, ky vendim ėshtė refuzuar nga FFK, pasi FIFA i kishte kushtėzuar kosovarėt qė ta pyesin Serbinė, kur duan tė luajnė brenda territorit tė Kosovės.

Megjithėkėtė, FFK shpreson qė nė Kongresin e FIFA-sė, Kosovės t’i lejohet qė tė luajė ndeshje me tė gjitha pėrfaqėsueset, pa pasur pengesa.

Mbledhja e radhės e Komitetit Ekzekutiv tė FIFA-s do tė mbahet nė Zurich mė 3 e 4 tetor 2013.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,24,112911
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.6.2013, 22:55   62
Citim:
Blater-Serbisė: ‘Lėreni Kosovėn tė luajė futboll’

Emri:  Blater_Alsat_M_505210688.jpg
Shikimet: 63
Madhėsia:  16,8 KBPresidenti i FIFA-s, Sep Blater, tė mėrkurėn ka qendruar nė Serbi ku edhe njė herė ka kėrkuar qė Kosovės t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve ndėrkombėtare.

Numri njė i futbollit botėror u takua me presidentin e Federatės sė Futbollit tė Serbisė, Tomislav Karaxhiē dhe me Kryeministrin serb, Ivica Daēiē, me tė cilėt foli rreth kėsaj teme.

Blater kėrkoi tė gjendet njė zgjidhje pėr futbollin kosovar. Qėndrimi i Karaxhiē-it ishte se kosovarėt nuk mund tė zhvillojnė ndeshje zyrtare pa u pranuar Kosova nė OKB.

“Jam shumė i lumtur qė takohemi nė kėtė press konferencė, sė bashku me mikun tim Karaxhiq. Jemi kėtu pėr tė kėrkuar njė zgjidhje humane pėr fqiun tuaj Kosovėn, me qėllim qė tė rrinjėve tė kėtij vendi t’ju mundėsojmė tė luajnė futboll. Ky ėshtė njė problem i ndjeshėm, i cili nuk mund tė zgjidhet brenda natės, por hapa pas hapi. Shpresojmė pėr njė tė ardhme mė tė mirė”, deklaroi mes tjerash, Sep Blater.

Numri njė i FIFA-s, Blater, njoftoi se nė muajin shtator do tė ketė njė takim tė pėrbashkėt me presidentin Federatės Serbe tė futbollit, Tomislav Karaxhiē dhe presidentin e Federatės sė Futbollit tė Kosovės, Fadil Vokrrin, ku do tė tentohet tė gjendet zgjedhja e pėrbashkėt.

I pyetur nga gazetarėt rreth shpalosjes sė flamurit tė Republikės sė Kosovės nga ana e Xherdan Shaqirit, pas finales sė Ligės sė Kampionėve, Blatter tha se kjo nuk ėshtė pėrgjegjėsi e FIFA-s, por se gjėra tė tilla janė pjesė e solidaritetit qė kėrkohet pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje.

http://alsat-m.tv/sport/7086-Blater-...%E2%80%99.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2013, 22:18   63
Citim:
“Rally Albania” Njė garė po i tregon botės Shqipėrinė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	rally_albania.jpg
Shikimet:	87
Madhėsia:	62,5 KB
NNJ:	5090Aktiviteti qė ka mbėrritur nė edicionin e nėntė, tani ėshtė bėrė pjesė e kalendarit ndėrkombėtar tė kėtij sporti

Organizatorja Dhamo: Po u shfaqim garuesve disa nga bukuritė e natyrės shqiptare!


“Rally Albania” tashmė ėshtė kthyer nė njė nga aktivitetet ndėrkombėtare qė po sheh gjithnjė e mė shumė popullaritet nga ata sportistė qė duan tė pėrjetojnė aventura dhe tė shohin vende tė reja nėpėrmjet garave me makina. Ndonėse ky aktivitet qė ka mbėrritur nė edicionin e tij tė nėntė po ndihmon nė pasqyrimin sa mė tė mirė tė imazhit tė Shqipėrisė dhe po i tregon botės disa nga bukuritė e rralla tė natyrės shqiptare, mbėshtetja shtetėrore nga institucionet qė merren me turizmin kanė munguar. Kėtė fakt e ka pranuar pėr “Shqip” njė nga organizatorėt e kėtij aktiviteti, Julinda Dhame, e cila zbulon se si “Rally Albania” tashmė ka bėrė Shqipėrinė pjesė tė arenės ndėrkombėtare nė njė sport mjaft emocionues

Zonja Dhame, cili ėshtė qėllimi i kėsaj gare?

Gara “Rally Albania” vjen kėtė vit nė edicionin e nėntė tė saj. Pėr nėntė vjet me radhė Shqipėria ėshtė vizituar nga tė paktėn 130 deri nė 150 pilotė profesionistė nė vit. Tė gjithė tė marrė sė bashku, gjatė kėtyre viteve, kanė pėrshkruar njė itinerar prej 1500 deri nė 1800 kilometra brenda territorit shqiptar. Mund tė bėni llogaritė vetė sesa pilotė tė huaj kanė garuar nė terrenin shqiptar, nė male, lugina, pėrrenj e lumenj, buzė detit apo edhe nė zonat mė tė vėshtira malore e kodrinore. Sigurisht, qėllimi i parė i kėsaj gare ėshtė sportive. Tė gjithė tė huajt, por edhe shqiptarėt qė gjithmonė e mė shumė janė shtuar nė kėtė garė, vijnė me shpirtin e sportistit, pėr ta fituar atė dhe pėr tė parė sesi mund tė garohet nė njė terren tė vėshtirė siē ėshtė Shqipėria “off road”. Qėllimi i dytė ėshtė ai i prezantimit tė Shqipėrisė sonė. Ne shqiptarėt, shumicėn e terreneve nė tė cilėt kanė kaluar gjithė kėta sportistė, nuk i kemi parė. Nė fakt, ne as e njohim vendin tonė. Shkojmė pėr turizėm fushor e malor nė vende tė ndryshme dhe nuk e kemi parė vendin tonė asnjėherė me syrin se investime tė shumta turistike mund t’i kemi edhe kėtu. Tė huajt, garuesit qė vijnė, kthehen e rikthehen e pėr mė tepėr ka shumė prej tyre qė janė kthyer nė sezon pushimesh nė shumė nė zona si: Thethi, Valbona, Dhėrmiu, Voskopoja etj. Sa herė vijnė edhe jashtė garės, sigurisht na telefonojnė pėr tė na thėnė faleminderit.

Po organizimi si bėhet? Si afrohen garuesit nė “Rally Albania”?

Nė muajin shtator gjithmonė hapet nė faqen tonė tė internetit faza e regjistrimit tė garės “Rally Albania” tė vitit pasardhės. Gjatė kohės qė janė nė garė, pothuajse gjithė pilotėt, por edhe stafet e tyre ndihmės, postojnė foto nė “Facebook” apo “Twitter”, e nėpėrmjet rrjeteve sociale bėjnė shumė komente pėr vėshtirėsinė e terrenit dhe tė garės. Ka shumė garues profesionistė qė nuk kanė dėgjuar gjėra tė mira pėr Shqipėrinė, por kur marrin pėrshtypjet nga kolegėt e tyre tė cilėt e kanė parė vendin, kanė shijuar garėn dhe terrenin, bėjnė regjistrimet nė vitin pasardhės. Duhet tė kuptojmė se kjo garė e pėrmasave tė tilla ka njė tarifė regjistrimi shumė modeste, ndėrsa mbėshtetje nga institucionet qė duhet tė merren me sportin e turizmit, ka shumė pak pėr tė mos thėnė aspak, sikurse kėtė vit qė nuk ka asnjė lloj mbėshtetjeje. Jam e sigurt se do tė vijė njė ditė qė do tė kuptohet sesa e rėndėsishme ėshtė kjo garė pėr vendin tonė dhe pėr turizmin. Kėta pilotė janė ambasadorėt mė tė mirė pėr pėrhapjen e fjalės sė mirė pėr vendin tonė nė botė.

Ju thatė stafet ndihmėse, ēfarė do tė thotė?

Njė pilot profesionist, sigurisht qė ka nevojė pėr asistencė e mjete pėr motorin, makinėn apo kuadrin e tij. Kėshtu ata marrin me vete shumė stafe ndihmėse, teknikė, inxhinierė e gjithēka tjetėr pėr tė rregulluar mjetet e tyre pas ēdo dite qė hyjnė nė garė. E nė kėtė kuptim, nuk janė vetėm pilotėt, por mbi 250 tė huaj qė vijnė nė vendin tonė. Mė thoni, cili sport ka sjellė nė Shqipėri kaq shumė njerėz? Dua t’ju them edhe njė detaj: Dy vite mė parė, i kemi ēuar nė Valbonė tė gjithė garuesit dhe stafet e tyre. U ndeshėm atje me njė vėshtirėsi shumė tė madhe: nuk kishte kapacitete strehuese, nuk kishte karburant, nuk mjaftonte ushqimi, madje mbaroi edhe birra. Ja pra, edhe nė aspektin ekonomik pėr vendin, nė vendet ku kalojnė, kjo ka tė mirėn e vet.

Dhe nga cilat vende vijnė nė garė?

Kėtė vit kanė ardhur nga vende tė reja si Estonia, Finlanda, Australia. Por ka edhe nga Sllovakia, Italia, Bullgaria, Anglia, Gjermania, Holanda me njė grup shumė tė madh, Polonia, Danimarka etj. Tė gjithė flasin nė kėto vende pėr Shqipėrinė. Madje, edhe media ndėrkombėtare sportive ka shkruar shumė. “Rally Albania”, tashmė ėshtė bėrė njė garė ndėrkombėtare dhe pėr kėtė, nuk kemi nevojė pėr dokumente.

Dita e djeshme ka pasur shumė surpriza. Shumė prej garuesve nuk arritėn tė mbyllnin garėn. Shumica e tyre mbetėn nė lumin Devoll, me gjerėsi 600 metra dhe qė pėr fat tė keq, duket se ishte disi i rrėmbyeshėm. Tė gjithė kanė arritur tė dalin shėndoshė e mirė nga lumi, por humbėn shumė duke dalė nga gara.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...es-shqiperine/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2013, 20:21   64
Citim:
Shqiptarėt e Maqedonisė: Formojmė federatėn tonė

Situata nė Maqedoni ėshtė acaruar mė shumė se kurrė sa i pėrket futbollit, aq sa drejtues dhe klube shqiptare janė tė gatshėm tė formojnė njė ligė tė tyren, tė gjithėn shqiptare, duke mos duruar mė veton e federatės maqedonase, qė sipas shqiptarėve, vetėm sa i ka “masakruar” ata nė futboll.

Por ēka ndodhur realisht? Vetėm disa orė pas pėrfundimit tė ndeshjes sė “play-off”-it, qė u luajt nė Shtip, mes KF Shkupi dhe Tiveria, kryesia dhe trajnerėt e KF Shkupit nuk kanė pritur shumė, por kanė organizuar njė takim me gazetarėt, ku edhe shprehėn pėrshtypjet e tyre pėr gjykimin skandaloz tė gjyqtarit Markovski dhe skenarit anti-shqiptar tė FFM-sė (Federata e Futbollit tė Maqedonisė).

Ekipi shqiptar nga Shkupi, tė shtunėn, nė ndeshjen shtesė, ka pėsuar disfatė nga Tiveria pas njė penalltie tė dyshimtė. Drejtori sportiv Nexhat Shabani dhe trajnerėt Visar Ganiu e Meriton Berisha u shprehėn tė tmerruar nga e gjithė kjo.

“Ndeshja nisi mirė, por gjatė saj gjyqtari Markovski nuk ishte nė nivel tė detyrės. Situata kulmoi kur ai dha penallti pėr Tiverian, kur tė gjithė ishin tė mendimit se nuk kishte element pėr penallti tė tillė. Mendojmė se ai kishte tendencė ose kishte ndonjė urdhėr”, - deklaroi drejtori sportiv i KF “Shkupi”, Nexhat Shabani, qė vijon:

“Tani s’e dimė nėse ia vlen tė luash futboll nė kėtė shtet tonin. Ne dhe mė herėt kemi qenė tė dėmtuar, por ky ėshtė kulmi. Unė kam qenė edhe trajner te Shkėndija, kam punuar nė klube shqiptare, sepse vetėm aty mund tė punojmė ne, s’mund tė punojmė nė anėn tjetėr, edhe pse si lojtar kam luajtur edhe andej, edhe kėndej. Dhe gjithmonė kam pasur probleme nė rezultatet e mia pėr shkak tė gjykimit. Nėse vazhdohet kėshtu s’ka kuptim tė garohet”.

Ndėrsa trajneri Visar Ganiu iu drejtua kryetarit tė FFM-sė, Ilēo Gjorgjiovski, se ai ėshtė fajtori kryesor pėr padrejtėsitė qė po u bėhen skuadrave shqiptare:

“Askund nė botė njė ekip qė zė vendin e parė nuk mund tė shkojė nė ‘play-off’. Kjo ėshtė jashtė rregullave tė UEFA-s e FIFA-s. FFM ia arriti qėllimit, vendosi pėr tė mos pasur ekipe shqiptare nė Ligėn e Dytė. Do tė njoftojmė UEFA-n dhe FIFA-n, por dhe nė bllokun shqiptar do tė ketė mbledhje. Nėse ka nevojė, do t’i heqim tė gjithė lojtarėt dhe tė gjithė ekipet shqiptare dhe do tė formojmė ligė tonėn paralele. Askush s’mund tė na ndalojė tė formojmė ligė paralele, ku do t’i tregojmė FFM-sė se si organizohet loja nė mėnyrė tė drejtė. Ajo ēfarė ndodhi me Dritėn, neve dhe me ekipet tjera mė herėt, gjykimi kurrė s’ka qenė mė i dobėt, por kjo bėhet me qėllim, kėtu ėshtė e keqja. Kėto urdhra merren nga lart dhe jo nga gjyqtarėt. Kjo rrugė qė ėshtė nisur, mendoj se nuk do tė jetė e gjatė qė ekipet shqiptare tė jenė pjesė e kėsaj federate. Pėr ne do tė jetė e domosdoshme tė marrim njė vendim tjetėr”.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=134357
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:05.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.