Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.1.2008, 12:20   1

Shkrim i cituar Lirimi i vizave me rajonin


Mbulim.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.1.2008, 12:21   2

Shkrim i cituar Struga & Pogradeci: Hiqni kufirin!


Citim:
Kryetarėt e qyteteve tė Strugės dhe Pogradecit, Ramiz Merko dhe Artan Shkėmbi kėrkuan sot liberalizimin e regjimit kufitar, heqjen e vizave dhe taksave kufitare doganore ndėrmjet dy vendeve.

Dy kryetarėt e Qyteteve nė takimin e pėrbashkėt nė Strugė riafirmuan nevojėn pėr liberalizimin e regjimit tė kalimit kufitar me interes tė perbashket.Ata kanė shprehur kritika ndaj institucioneve qeveritare tė tė dyja vendeve pėr mospėrmbushjen e kėrkesave tė tyre, qė kanė tė bėjnė me lėvizjen e lirė tė qytetarėve shqiptarė dhe maqedonas.

Kryetari i Bashkise sė Pogradecit, Artan Shkėmbi tha se njė kohė tė gjatė nė takimet me kryetarėt e bashkive tė Ohrit dhe Strugės ka theksuar nevojėn e liberalizimit tė vizave, njė kėrkesė qė sipas tij nuk po gjen mbėshtetje. Kėtė kėrkesė e kemi pėrcjellur edhe nė ministritė tona, por si duket, nuk ka gatishmėri pėr njė liberalizim tė tillė, theksoi Shkėmbi.

Merko dhe Shkėmbi kanė shprehur mbėshtetje pėr vėnien nė funksion sa mė shpejt tė linjės ujore Ohėr-Strugė-Pogradec, projekt qė ishte nxitur nga Ministrat e Transportit dhe Telekomunikimeve tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė.

http://www.a1tv.al/index2.php?faqe=lajmi&lajmID=15793
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.1.2008, 12:50   3
Citim:
Vizat, Maqedonia "mbyll kufirin" pėr shqiptarėt - Kėrkohet garanci

Maqedonia ndryshon procedurat e dhėnies sė vizave pėr shtetasit e huaj, pėrfshi nė veēanti edhe ata shqiptarė. Duke filluar nga muaji shkurt, pėr pajisjen me vizė apo edhe pėr kalimin tranzit nė territorin maqedonas do tė aplikohen forma mė rigoroze, ēka pritet tė kufizojnė ndjeshėm lėvizjen e lirė qė ka ekzistuar deri mė sot. E thėnė ndryshe, pėr tė hyrė nė fqinjin tonė lindor tashmė do ndiqen tė njėjtat procedura si nė vendet e Bashkimit Europian.

Lajmi ėshtė publikuar dje nga e pėrditshmja "Koha" qė botohet nė Shkup, e cila citon nė shkrimin e saj zėdhėnėsin e Ministrisė sė Jashtme, Sasho Kokallanov.

Njė prej ndryshimeve tė reja ėshtė pikėrisht vendi i marrjes sė vizės. Kompetencat pėr dhėnien e saj do t'i kalojnė shumė shpejt zyrave tė pėrfaqėsive diplomatike, duke i pėrjashtuar pikat e kalimit kufitar, si zyra paralele qė kishin tė drejtė deri mė tani pėr tė pajisur me viza. Ndėrkohė, nuk dihet ende se sa do tė jetė tarifa e aplikimit pėr pajisjen me vizė maqedonase. Aktualisht, taksa e pajisjes me vizė nė pikat kufitare me Maqedoninė ėshtė 10 dollarė.


Garancia

Njė prej kushteve tė tjera ėshtė edhe garancia. Shtetasit shqiptarė nuk mund tė pajisen me njė vizė hyrėse ose transit, e pėr rrjedhojė nuk mund tė kalojnė territorin nėse nuk kanė ftesė, ose letėr garancie nga personi ose institucioni qė i fton. Nė rregulloren e re, nė pikėn 5 tė saj, thuhet se aplikanti duhet tė posedojė dokumente, tė cilat vėrtetojnė qėllimin dhe rrethanat pėr qėndrimin e planifikuar nė Maqedoni.


Turistėt dhe biznesmenėt

Turistėt dhe biznesmenėt shqiptarė do tė jenė dy kategoritė qė do tė preken tė parat nga ndryshimi i procedurave tė dhėnies sė vizave. Kėrkesat pėr marrjen e vizės me karakter turistik ose privat, duhet tashmė tė shoqėrohen patjetėr me ftesė nga personi te i cili turisti apo biznesmeni shqiptar do tė shkojė pėr vizitė, ose dokumente qė vėrtetojnė pagesėn e shėrbimeve turistike, tė rezervimeve turistike ose tė udhėtimeve nė grup. Pėr vizita zyrtare duhet tė posedohet ftesė nga organet shtetėrore, shoqėri tregtare ose edhe persona juridikė pėr pjesėmarrje nė takime ose edhe ngjarje tė tjera qė lidhen me tregtinė, industrinė e tė tjera.

Ky vendim i qeverisė maqedonase do tė ndikojė edhe tek tė gjithė ata turistė apo biznesmenė qė pėr tė udhėtuar nė rrugė automobilistike drejt Bullgarisė, Rumanisė, Turqisė apo vendeve tė tjera tė Lindjes, duhet tė kalojnė patjetėr transit nga Maqedonia. Pasi edhe pėr kalimin transit ėshtė e nevojshme pajisja me vizė maqedonase.


Studentėt

Nėse shtetas shqiptarė do tė kėrkojnė tė pajisen me vizė me qėllim pėr tė ndjekur studimet e larta, kurse ose kualifikime tė tjera profesionale nė Maqedoni, duhet tė kenė me vete edhe vėrtetimin nga institucioni pėrkatės.


"Mbyllja" e kufirit

Shtetasit shqiptarė janė ndėr tė vetmit fqinjė tė Maqedonisė qė do tė preken nga forma e re e aplikimit tė vizave, pėr arsye se Maqedonia me Serbinė dhe Kosovėn nuk aplikon viza si edhe pėr dy fqinjėt e tjerė, Greqinė dhe Bullgarinė, anėtare tė BE-sė ndaj tė cilave e ka ndėrprerė regjimin e vizave.

Rregullorja e re nė Ambasadės e Maqedonisė nė Shqipėri pritet tė zbatohet nė muajin shkurt, ndėrsa gjatė kėsaj periudhe shtetasve shqiptarė i jepet mundėsia qė tė informohen mė shumė pėr ndryshimet e reja. "Lėvizjet e shtetasve mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė janė tė mėdha, ndryshimet e reja nuk do t'i kufizojnė, por kanė qėllim qė tė kryhen sipas standardeve evropiane. Eliminimi i dhėnies sė vizave nė kufi, pėrveē disa rasteve tepėr urgjente, ėshtė njė prej kushteve tė BE-sė pėr tė reduktuar numrin e dhėnies sė vizave nė kufi, qė vetėm vitin e kaluar arriti nė 75 mijė", - ka sqaruar pėr tė pėrditshmen maqedonase "Koha", zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme, Kokallanov.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=14044
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.1.2008, 18:24   4
Citim:
Terhiqet Gruevski: Tė shtyhet afati pėr vizat me Shqiperine

Shtyhet pėr njė afat tė papėrcaktuar vendosja e regjimit tė vizave ndėrmjet Shqipėrisė dhe Maqedonisė. Presioni i qarqeve shqiptare detyroi mbrėmė Kryeministrin Nikolla Gruevski tė deklarojė tėrheqjen nga aplikimi i procedurave tė reja tė pajisjes me vizė pėr shtetasit shqiptarė deri nė gjetjen e zgjidhjeve tė reja.

Ky vendim ėshtė marrė pas njė takimi kokė mė kokė qė shefi i qeverisė sė Shkupit zhvilloi mbrėmė me kreun e Partisė Demokratike Shqiptare, Menduh Thaēin, aleat nė qeverisje. Lajmi ėshtė konfirmuar pėr mediat nga vetė Thaēi, qė nė pėrfundim tė kėtij takimi ka zhvilluar njė bisedė telefonike me ministrin e Jashtėm tė Shqipėrisė, Lulzim Basha, tė cilin e ka siguruar “pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė vizave pėr shtetasit shqiptarė dhe heqjen e procedurave, deri nė gjetjen e zgjidhjeve tė reja pėr ēėshtjen e vizave mes dy vendeve”.

Ndėrkohė, vetė Gruevski nuk ka preferuar tė bėjė dje asnjė deklaratė pėr mediat. Nga ana tjetėr, agjencitė maqedonase tė lajmeve konfirmojnė se tashmė do i lihet rrugė e hapur negociatave dypalėshe. Megjithatė, bėhet e ditur se tėrheqja e Gruevskit nuk ėshtė e formės pėrfundimtare, por se shtyrja pėr njė afat tė papėrcaktuar e regjimit tė vizave me Shqipėrinė synon gjetjen e njė tė mesmeje tė artė pėr dy vendet.

Zv/kryeministri

Sekretari i pėrgjithshėm i PDSH-sė dhe zv/kryeministri i qeverisė, Imer Aliu konfirmoi gjithashtu mbrėmė rreth orės 19:16 faktin qė Shkupi zyrtar ka pranuar shtyrjen e aplikimit tė regjimit tė vizave. Sipas tij, falė negociatave mes Thaēit dhe Gruevskit ėshtė vendosur qė zgjidhjet e qėndrueshme pėr kėtė ēėshtje tė gjenden nė njė takim tė nivelit tė lartė ndėrqeveritar ndėrmjet Maqedonisė dhe Shqipėrisė, qė pritet tė zhvillohet gjatė muajit shkurt nė Tiranė.

“Muajin e ardhshėm nė Tiranė ėshtė paraparė realizimi i njė takimi tė nivelit tė lartė ndėrqeveritar pėr tė gjetur zgjidhje tė qėndrueshme pėr kėtė ēėshtje, konform standardeve evropiane dhe nė interes tė qytetarėve tė Maqedonisė dhe Shqipėrisė”, - theksoi zv/kryeministri i qeverisė sė Maqedonisė, Aliu.

Ministri i Jashtėm

Zhvillimet e mbrėmshme nė Shkupin zyrtar ishin tė paparashikuara, pasi nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp rreth mesditės, Ministria e Jashtme e Maqedonisė i mėshoi rishtazi nevojės sė vendosjes sė regjimit tė vizave me Shqipėrinė. Njoftimi nė fjalė kėmbėngulte mbi nevojėn e zbatimit tė ligjit tė ri pėr qėndrimin dhe lėvizjen e tė huajve pėr tė gjitha shtetet me tė cilat Maqedonia ka politika tė vizave.

MPJ-ja maqedonase angazhohej pėr politikė sa mė tė lehtė me tė gjithė fqinjėt, por me respektim tė marrėveshjeve bilaterale dhe parimeve tė BE-sė. “Na vjen keq qė nė vitin 2007 Shqipėria njėanshėm ėshtė tėrhequr nga marrėveshja bilaterale pėr udhėtime tė ndėrsjella. Ripėrtėritja e kėsaj marrėveshje bilaterale edhe mė tej ėshtė pjesė e konsultimeve tė dy ministrive tė punėve tė jashtme, mbledhja e fundit e tė cilave nė nivel profesional u mbajt mė 14 dhjetor vitin e kaluar nė Tiranė”, - thuhej nė deklaratė, ku nėnvizohej gjithashtu se marrėveshja pėr qarkullim kufitar mes Maqedonisė dhe Shqipėrisė nga viti 1997 ende ėshtė nė fuqi dhe se ajo mundėson kalim tė kufirit vetėm me leje tė posaēme, e ka tė bėjė me qytetarėt qė jetojnė nė rripin kufitar nė gjerėsi prej 30 km, qė i pėrfshin komunat kufitare.

http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=14249
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.1.2008, 17:27   5
Citim:
Vizat me Maqedoninė, tė enjten negociatat
29/01/2008 - 08:45

Ekipe ekspertėsh tė Maqedonisė dhe Shqipėrisė do tė fillojnė tė enjten dhe tė premten, nė Shkup bisedimet pėr rregullimin e regjimit tė vizave mes dy vendeve. Kjo erdhi pasi Maqedonia ka miratuar rregulloren e re, nė bazė tė sė cilės ndėrpritet praktika e deritanishme e dhėnies sė vizave nė vendkalimet kufitare. Nga burime tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Maqedonisė, Maqedonia nuk planifikon tė kthejė regjimin e deritanishėm tė dhėnies sė vizave nė vendkalimet kufitare, por do tė propozojė njė listė tė gjatė pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave pėr kategori tė caktuara tė shtetasve shqiptarė.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=15231
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.2.2008, 15:26   6
Citim:
MIA: Macedonia, Albania establish visa free regime
1 February 2008 | 15:42 | FOCUS News Agency

Skopje. Macedonia and Albania have agreed to establish a visa free regime, which will be formalized during the upcoming visit of Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski to Tirana, the Macedonian MIA agency reported.

“Macedonia and Albania agreed their positions about visas. The issue will be solved by an agreement that will lift the visa regime imposed in 1997 between the two countries. The accord will comply with the new act on foreigners and with the European directives,” government’s Spokesperson Ivica Bocevski confirmed for MIA.

Until the new agreement is enforced the current visa regime will be applied for the citizens of Albania, i.e. visas will be issued on the border.

http://www.focus-fen.net/index.php?id=n132735
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2008, 09:07   7
Citim:
Shqiperi-Maqedoni, arrihet marreveshja per vizat
05/02/2008 - 16:35

Ekspertet e ministrise se jashtme shqiptare dhe maqedonase kane rene dakord per nje marreveshje te re e cila do te siguroje nje regjim te lire pa viza dhe taksė hyrėse ndėrmjet dy vendeve. Mbi bazėn e kėtij teksti pėr tė cilin ėshtė rėnė dakord, shtetasit e tė dy vendeve do tė mund tė udhėtojnė dhe qėndrojnė lirisht nė vendin tjetėr, pėr njė periudhė kohore prej 90 ditėsh brenda njė afati kohor prej 180 ditėsh.

Gjithashtu, delegacionet diskutuan dhe ranė dakord pėr njė tekst tė pėrmirėsuar, i cili do tė bėhet protokolli i ri dhe pjesė pėrbėrėse e kėsaj marrėveshjeje mbi lėvizjen e shtetasve qė jetojnė nė zonat kufitare qė ndodhen brenda njė distance prej 20 km larg kufirit.

Kjo Projekt-Marrėveshje sė shpejti do t’u paraqitet autoriteteve tė duhura pėrkatėse vendimmarrėse tė tė dy vendeve. Nė vijim, ajo pritet tė nėnshkruhet nė Tiranė nga Kryeministrat Sali Berisha dhe Nicola Gruevski, gjatė vizitės zyrtare nė Shqipėri tė Kryeministrit Maqedonas, e cila pritet tė zhvillohet nė njė datė pėr tė cilėn do tė bihet dakord pėrpara mbarimit tė kėtij muaji.

Tė dy delegacionet theksuan se ky tekst i ri do tė lehtėsojė dhe rrisė mjaft kontaktet njerėzore, ai do tė jetė njė instrument i rėndėsishėm pėr forcimin e lidhjeve dhe do tė mbėshtesė zhvillimin nė tė gjitha fushat e veprimtarisė tė tė dy vendeve. (Erion Kacorri/news24)

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=15608
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.6.2008, 21:50   8

Shkrim i cituar Kroacia sė shpejti lehtėsim i regjimit tė vizave me Shqipėrinė Perėndimore


Ministri i Punėve tė Jashtme dhe Integrimit Europian tė Republikės sė Kroacisė, Gordan Jandrokoviē, konfirmoi se nė datėn 20 qershor, Kroacia do tė nisė konsultimet pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave me Shqipėrinė.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shf...t=AktualitetID
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2008, 07:09   9

Shkrim i cituar Maqedonia heq vizat pėr qytetarėt e Shqipėrisė


Parlamenti i Maqedonisė nė seancėn e sotme plenare, me 62 vota pro e ratifikoi marrėveshjen pėr heqjen e vizave mė Shqipėrinė.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=1187
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.9.2008, 18:22   10

Shkrim i cituar Maqedonia shkel marrėveshjen pėr vizat


Maqedonia vijon tė zbatojė regjimin e vizave pėr shtetasit shqiptarė, duke shkelur nė mėnyrė tė njėanshme marrėveshjen e qarkullimit tė lirė me Shqipėrinė, e cila ėshtė duke u respektuar vetėm nga kjo e fundit.

Deri dje nė mesditė, autoritetet kufitare maqedonase kanė refuzuar kalimin e kufirit pėr tė gjithė ata shtetas shqiptarė qė nuk kanė qenė tė pajisur me vizėn pėrkatėse. Incidentet kanė ndodhur nė tė gjitha pikat kryesore tė kalimit kufitar, ndėrkohė qė, qoftė Ministria e Punėve tė Jashtme apo edhe ajo e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, jo vetėm qė nuk kanė dėrguar rregulloren e re tė aplikimit tė marrėveshjes, por as qė kanė qenė nė dijeni tė kėsaj problematike.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=42956
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2009, 23:18   11

Shkrim i cituar Shqipėri P.- Kroaci: Hiqen vizat brenda 2009-ės


Kryeministri i Kroacisė, Ivo Sanader, ka siguruar homologun e tij shqiptaroperėndimor, Sali Berisha, se “Zagrebi zyrtar, do tė heqė sivjet vizat pėr shtetasit e Shqipėrisė [Perėndimore]”. “Pėr momentin nuk mund ta them se kur do tė bėhet kjo, por sigurisht kėtė vit”, ka shtuar Sanaderi.

Berisha, i cili sė bashku me njė delegacion shqiptar, po qėndron pėr njė vizitė zyrtare nė Kroaci, i ka quajtur shumė tė rėndėsishme marrėveshjet e nėnshkruara ndėrmjet dy shteteve adriatike.

http://www.rtklive.com/?categoryId=3&newsId=32012
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.3.2009, 14:47   12

Shkrim i cituar ShP, Mal i Zi: Liri nė qarkullimin e njerėzve dhe mallrave


Liberalizimi i plotė i shkėmbimeve tregtare ka qenė tema kryesore e diskutimeve nė takimin qė patėn kreu i dhomės sė tregtisė Tiranė me kreun e dhomės ekonomike Podgoricė. Ky hap qė tashmė ėshtė ndėrmarrė me shtetin e Veriut dhe IRJM-nė vlerėsohet si njė mundėsi mė shumė nė masat qė po merren pėr minimizimin e efekteve tė krizės ndėrkombėtare ekonomike.

"Liberalizimi i plotė tregtisė sė mallrave, i vizave, do tė bėjė qė kufiri midis Shqipėrisė [Perėndimore] dhe Malit tė Zi tė jetė njė kufi virtual", tha Gjokė Uldedaj, kryetar i DHTI-sė, Tiranė.

Nė takim ėshtė folur edhe pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės rrugore dhe bashkėpunimin institucional.

http://www.alsat.tv/lajme/ekonomi/shqiperi_mali_i_zi_liberalizim_i_plote...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.3.2009, 12:55   13

Shkrim i cituar Tiranė: Hiqen vizat me Bosnje-Hercegovinėn


Tashmė pėr nė Bosnjė-Hercegovinė nuk do tė nevojitet vizė, pasi shteti Perėndimor dhe ai boshnjak miratuan marrėveshjen pėr lėvizjen e lirė tė njerėzve. Qytetarėt shqiptaroperėndimorė, si edhe ata boshnjakė, do tė udhėtojnė pa viza, me tė njėjtin regjim qė ekziston me Malin e Zi dhe shtetin e Veriut. Nuk do tė ketė taksa pėr t'u paguar nė kufi (siē ende ndodh me IRJM-nė).

Qytetarėt mund tė rrinė nė vendet pėrkatėse pėr tre muaj pa pasur nevojėn e vizės, por pa tė drejtė punėsimi. Nėse u duhet tė qėndrojnė mė gjatė, atėherė duhet tė kėrkojnė vizė pranė konsullatave tė hapura pėrkatėsisht nė dy shtetet.

Nė marrėveshje ekzistojnė dhe sanksione tė tipit palėt kanė tė drejtė tė refuzojnė hyrjen dhe qėndrimin e shtetasve tė padėshiruar nė bazė legjislacioni, ose se marrėveshja pezullohet nė raste "fatkeqėsish natyrore, epidemish apo ēėshtjesh tė sigurisė kombėtare dhe tė rendit publik".

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=35183
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.11.2009, 20:57   14
Citim:
Nga sot pa viza drejt Bosnjė-Hercegovinės

Duke filluar nga data 1 nėntor, shtetasit shqiptarė mund tė lėvizin pa viza drejt Bosnjė- Hercegovinės dhe anasjelltas.

Ministria e Jashtme e Shqipėrisė bėri me dije se kjo nismė vjen si pjesė e marrėveshjes sė nėnshkruar nga tė dy palėt mė 24 mars tė kėtij viti, si pjesė e angazhimit tė qeverisė shqiptare pėr zgjerimin e hapėsirave tė komunikimit me vendet e rajonit dhe krijimin e mundėsive pėr lėvizjen e lirė tė shtetasve nė kėto hapėsira.

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme, Ralf Gjoni konfirmoi se Shqipėria synon tė nisė negociatat edhe me Serbinė pėr heqjen e vizave ndėrmjet dy shteteve, ndėrsa kujtoi se shtetasit shqiptarė mund tė lėvizin lirisht drejt Maqedonisė, Kosovės dhe Malit tė Zi.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4285
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2009, 19:33   15
Citim:
Rocen, Metės: Mali i Zi, jo ndryshim lėvizjes sė lirė me Shqipėrinė

Edhe pasi Mali i Zi tė pėrfitojė liberalizimin e vizave me BE-nė, ky shtet nuk do tė ndryshojė regjimin e vizave me Shqipėrinė dhe qytetarėt shqiptarė dhe ata malazezė do tė vazhdojnė tė udhėtojnė pa viza drejt vendeve respektive. Kjo garanci iu dha dje nė Podgoricė zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm, Ilir Meta, nga homologu malazez, Milan Rocen.

Gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp, z. Meta u shpreh optimist pėr marrėdhėniet qė ekzistojnė mes dy vendeve, duke i cilėsuar ato si "model pėr vendet e tjera fqinje qė duan tė ecin nė rrugėn e integrimit".

“Shqipėria dhe Mali i Zi kanė marrėdhėnie tė shkėlqyera”, - u shpreh Meta duke shtuar: "Kėto vende kanė njė vizion dhe njė objektiv tė pėrbashkėt pėr tė ardhmen: anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian, si dhe zgjerimin e NATO-s me anėtarėsimin e Malit tė Zi".

Meta theksoi se me anėtarėsimin e Malit tė Zi nė NATO, bregdeti i Adriatikut do tė jetė i integruar nė kėtė organizatė tė rėndėsishme dhe do tė shtojė sigurinė nė rajon, duke kontribuar kėshtu edhe nė rritjen e zhvillimit ekonomik, kurse ministri i Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi, z. Milan Rocen, trajtoi ēėshtjen e lėvizjes sė qytetarėve tė dy vendeve duke theksuar se edhe pasi Mali i Zi tė pėrfitojė liberalizimin e vizave me BE-nė, vendi i tij nuk do tė ndryshojė regjimin e vizave me Shqipėrinė.

Ministri i Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi shprehu gjithashtu besimin se "edhe Shqipėria do tė jetė sė shpejti nė listėn e Shengenit".

http://www.standard-al.com/tekst.php?idt=23419
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.3.2010, 00:00   16
Citim:
Kreu i Ekzekutivit, ministrit kroat: “Kroacia tė heqė vizat pėr Shqipėrinė”

Kryeministri Sali Berisha i ka kėrkuar ministrit tė Brendshėm kroat, Tomislav Karamarko, qė Kroacia tė marrė nė konsideratė heqjen sa mė tė shpejtė tė vizave pėr qytetarėt shqiptarė.

Nė takimin e zhvilluar sot mes kryeministrit dhe ministrit kroat, Berisha e ka vlerėsuar kėtė nismė mes dy vendeve, si njė shėrbim tė madh nė veēanti pėr qytetarėt shqiptarė qė jetojnė jashtė vendit, tė cilėt pėr t’u rikthyer nė Shqipėri kalojnė pėrmes territorit tė Kroacisė.

Gjatė takimit, ministri kroat e informoi kryeministrin Berisha se marrėveshja qė do tė nėnshkruhet mes dy vendeve pėr bashkėpunimin policor nė vijim tė kėsaj vizite do tė sjellė njė hov tė ri nė kėtė aspekt.

Ministri Karamarko vlerėsoi si shumė tė rėndėsishme dhe domethėnėse arritjet dhe suksesin e qeverisė shqiptare nė shkatėrrimin e bandave kriminale, nė luftėn kundėr krimit e trafiqeve dhe u shpreh se vendi i tij e ka ndjekur me vėmendje kėtė progres tė Shqipėrisė dhe mbetet i gatshėm tė pėrfitojė nga pėrvoja e institucioneve shqiptare nė kėtė fushė.

Gjithashtu, ministri i Brendshėm i Kroacisė, Karamarko, i rikonfirmoi kryeministrit Berisha mbėshtetjen e plotė tė Kroacisė pėr punėn qė po bėhet nga qeveria shqiptare pėr pėrgatitjen e vendit pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave, duke i ripohuar kryeministrit gatishmėrinė e Kroacisė pėr shkėmbimin e pėrvojave edhe nė kėtė drejtim.

Gjatė bisedės, vizita e ministrit Karamarko dhe e delegacionit qė e shoqėronte u konsiderua si kontribut tjetėr shumė i rėndėsishėm pėr thellimin e bashkėpunimit midis tė dy ministrive dhe organeve tė ruajtjes sė rendit, nė veēanti nė fushėn e luftės ndaj krimit trafiqeve, korrupsionit dhe bashkėpunimin policor.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=24648
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.4.2010, 22:24   17
Citim:
Shqipėria heq vizat me Serbinė

Qeveria shqiptare ka miratuar tė martėn njė vendim pėr heqjen e vizave pėr qytetarėt serbė qė duan tė udhėtojnė nė Shqipėri.

Burimet zyrtare bėjnė tė ditur se kjo masė do tė lehtėsojė lėvizjen edhe tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe tė gjithė shtetasve serbė me kombėsi shqiptare, tė cilėve pėr shkak tė regjimit tė vizave, qė tė hyjnė nė Shqipėri, u duhet tė marrin vizė nė ambasadėn shqiptare nė Beograd.

Nuk ka njoftime nėse njė vendim reciprok do tė merret edhe nga Beogradi.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...s_serbia.shtml
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.5.2010, 23:33   18
Citim:
Tė hapen vendkalime tė reja kufitare midis Maqedonisė e Kosovės

Strugė, 22 maj- Rajonet kufitare midis Maqedonisė, Shqipėrisė dhe Kosovės janė ndėr mė tė varfrat nė Evropė, andaj nevojitet ndihma urgjente nga qeveritė e tė gjitha vendeve. Ka qenė kjo porosia e pjesėmarrėsve tė Forumit pėr bashkėpunimin ndėrkufitar dhe ndėrkombėtar qė kėtė fundjavė u zhvillua nė Strugė.

Ata kanė thėnė se ka ardhur koha qė barrierat kufitare ndėrmjet vendeve tė Ballkanit t'i takojnė tė kaluarės dhe tė mos paraqesin pengesa pėr bashkėpunimin dhe zhvillimin ekonomik dhe social.

Sipas pjesmarrėsve vėmendje e veēantė duhet t'i kushtohet hapjes sė kalimeve tė reja kufitare dhe pėrmirėsimit tė infrastrukturės rrugore, qė, aktualisht janė nė njė situatė tė dėshpėruese.

Ėshtė paralajmėruar se qeveritė e Maqedonisė dhe Kosovės tashmė kanė formuar komisione ekspertėsh tė cilėt do tė punojnė nė hapjen sa mė tė shpejt tė kalimeve tė reja kufitare me qėllim tė prosperitetit ekonomik tė rajonit.

Kryetari i Komunės sė Gjilanit, Qemal Mustafa ka thėnė se e nevojshme ėshtė tė hapen vendkalime tė reja kufitare sidomos pjesėn qė lidh me Kumanovėn e Likovėn me Kosovėn. Pėr kryetarin e komunės fqinje tė Strugės, Peshkopisė, Ilir Krosi, njė vėmendje e veēantė duhet t’i kushtohet ndėrtimit tė infrastrukturės rrugore, por edhe tė projekteve nga fusha e mjedisit, ku sė bashku me Strugėn kanė punuar nė njė projekt pėr kontrollin e sasisė sė ujėrave tė zeza qė derdhen nė lumin e Drinit tė Zi.

Kryetari i Komunės sė Strugės, Ramiz Merko, konsideron se komunat duhet t’i pėrfitojnė deri nė maksimum burimet financiare nga fondet evropiane. Ndryshe, krahas paralajmėrimeve dhe ftesave, nė konferencėn e Strugės nuk erdhi asnjė pėrfaqėsues i Qeverisė sė Maqedonisė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,22395
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.6.2010, 11:07   19
Citim:
Gjatė verės, shqiptarėt pa viza nė Kroaci

Kryeministri Berisha priti sot nė njė takim ambasadorin e Kroacisė nė Shqipėri, zotin z. Darko Javorski. Gjatė kėtij takimi, Ambasadori kroat i bėri me dije kryeministrit Berisha vendimin e qeverisė kroate, pėr tė hequr vizat, pėr qytetarėt shqiptarė, pėr periudhėn 1 korrik-31 tetor 2010, si njė shprehje marrėdhėnieve tė ngushta tė partneritet dhe miqėsisė qė ekzistojnė midis tė dy vendeve, tė cilat u anėtarėsuan se bashku nė NATO dhe kanė ndėrtuar njė gamė tė gjerė bashkėpunimi tė shkėlqyer nė tė gjitha fushat nė dobi tė sė mirės sė ndėrsjelltė tė tė dy popujve.

"Ky vendim vjen edhe si shkak i rezultateve tė larta tė qeverisė shqiptare nė pėrmbushjen e kritereve pėr liberalizimin e vizave me BE, ēka ka bėrė tė mundur qė kontrolli i kufijve dhe siguria e dokumenteve nė Shqipėri tė jetė nė standardet mė tė larta nė Europe dhe ne presim qė sė shpejti shqiptarėt tė marrin lajmin e mirė pėr lėvizjen pa viza nė BE, u shpreh ambasadori kroat Javorski.

Kryeministri Berisha e falėnderoi Ambasadorin kroat pėr ketė lajm tė madh e tė gėzuar qė ai u sjell sot shqiptarėve dhe pėrmes ambasadorit Javorski i pėrcolli kryeministrit tė Kroacisė Kosor falėnderimet dhe pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=11378
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.6.2010, 07:07   20
Citim:
Shqipėria kėrkon shengen ballkanik

Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha deklaroi sot se presidenca shqiptare e Inisiativės Rajonale pėr Migrimin, Azilin dhe Refugjatėt (MARRI) ka synim kryesor krijimin e njė Shengen-i ballkanik.

“Synimi ynė kryesor ėshtė tė pėrcaktojmė brenda njė kohe tė shkurtėr njė kalendar realist pėr arritjen e Shengenit ballkanik, lėvizjes sė lirė tė qytetarėve tė gjithė vendeve tona pa barriera administrative, kufitare dhe tarifore”, deklaroi Basha gjatė fjalės sė tij nė njė workshop tė MARRI-t qė zhvillohet nė Tiranė pėr pėrmirėsimin dhe intensifikimin e aksesit pėr informacion dhe shkėmbimit tė tė dhėnave mbi migracionin dhe refugjatėt midis vendeve tė rajonit me moton ''pa viza, pa tarifa, zonė e lėvizjes sė lirė mes vendeve tė MARRI-t''.

Duke pėrmendur si prioritete tė kėsaj inisiative forcimin e kontrollit tė kufijve dhe krijimin e njė banke tė dhėnash tė pėrbashkėt mbi tė gjitha fenomenet e migracionit me tė cilat pėrballen vendet tona, Ministri Basha nėnvizoi edhe rėndėsinė e rajonalizimit tė pėrvojės tė Qendrės Ndėrinstitucionale Operacionale Detare, e cila operon me sukses tė plotė nė Durrės.

Basha informoi pjesėmarrėsit ndėrkohė se qeveria shqiptare ka miratuar njė strategji tė plotė dhe tė gjithanshme pėr riintegrimin e tė rikthyerve sė bashku me plan veprimin dhe kostot pėrkatėse financiare, duke mbyllur nė mėnyrė tė plotė kėtė detyrim tė ri tė paraqitur Shqipėrisė nė mars nga Komisioni Europian.

-Shpreh bindjen se hapat domethėnės qė janė hedhur nė plotėsimin e tė gjitha kushteve, duke pėrfshirė edhe kushtet shtesė pėr liberalizimin e vizave do tė konkretizojnė sė shpejti lėvizjen e lirė edhe pėr qytetarėt e Shqipėrisė dhe Bosnjė Hercegovinės,-tha Ministri Basha.

Ndėrsa vlerėsoi mbėshtetjen e homologut serb Z. Ivica Dacic pėr Shengenin ballkanik dhe tė homologut malazez Z. Ivan Brajovic pėr bazėn e pėrbashkėt tė tė dhėnave, Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha u pėrsėriti vendeve tė MARRI-t dhe Komisionit Europian, kėrkesėn nė emėr tė presidencės shqiptare tė MARRI-t dhe tė qeverisė shqiptare pėr pėrfshirjen e Kosovės nė kėtė inisiativė rajonale.

Synimi i presidencės shqiptare njėvjeēare tė MARRI-t pėr krijimin e njė Shengen-i ballkanik, i shprehur nga Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha, u mbėshtet edhe nga kreu i Delegacionit tė Komisionit Europian nė Tiranė Z. Helmut Lohan.

-Nė kėtė mėnyrė vendet e rajonit do tė mund t'i japin njėri-tjetrit njė votė tė ngjashme tė besimit, tė njėjtė me atė qė u ėshtė dhėnė atyre nga Bashkimi Europian. Mbėshtetja e bashkėpunimit rajonal ka qenė gjithnjė prioritet i Bashkimit Europian, nė aspektin politik dhe nė atė financiar. Sigurisht ne do tė vazhdojmė tė ofrojmė mbėshtetjen tonė pėr inisiativat rajonale,-u shpreh ambasadori Lohan. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...5f631f34c&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:14.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.