Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 14.7.2009, 00:39   21
Citim:
H1N1-Serbi: 49 raste deri tani

Nė Serbi janė konfirmuar 49 raste tė infektuar me virusin e gripit tė ri, nė mesin e tė cilėve janė edhe gjashtė pjesėmarrės tė Universiadės dhe tetė vizitorė tė festivalit muzikor Exit, u njoftua tė hėnėn nga Instituti pėr Shėndet Publik tė Serbisė ‘Dr Milan Jovanovic Batut’.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../11258/C5/C18/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.7.2009, 15:47   22
Citim:
Ardhja e emigrantėve, ISHP dyshon pėr 8 raste, sot analizat

Ardhja e emigrantėve shqiptarė prej vendeve qė tashmė janė prekur nga gripi i derrave, ka shtuar masėn e vigjilencės dhe alarmit tė bluzave tė bardha nė vend.

Tė dyshuarit pėr H1N1 janė dy fėmijė tė vegjėl nga Vlora tė sapombėrritur nga Greqia, njė i ri maqedonas si dhe njė 27-vjeēar nga Shkodra i cili sapo ishte kthyer nga Anglia. Pranė ISHP-sė janė depozituar edhe katėr mostra tė tjera qė priten tė analizohen por me simptoma mė tė lehta.

Deri tani ISHP ka analizuar mbi 90 raste tė dyshuara nga gripi i derrit prej ku fatmirėsisht asnjė prej tyre nuk ka rezultuar ai me virus AH1N1.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=19687
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.7.2009, 08:11   23
Citim:
Konfirmohet rasti i parė me gripin e derrit nė Shqipėri

Burimet zyrtare tė shėndetėsisė bėjnė me dije se i prekuri me virusin A/H1N1 ėshtė njė student nga Gjirokastra.

Sipas burimeve zyrtare mėsohet se pėrgjigja ka mbėrritur sot nga laboratori i referencės nė Rumani. "Analizat e bėra pėr mostrėn e dėrguar kanė dėshmuar se studenti shqiptar ėshtė i prekur me virusin e gripit tė derrit"- thonė burimet.

Nuk jepet asnjė e dhėnė pėr identitetin e tė prekurit, kurse pėr gjendjen e tij shėndetėsore thuhet se ėshtė e mirė. Ndėrkohė theksohet se analizat pėr tė janė dėrguar javėn e parė nė laboratorin e referencės.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=3412

Citim:
Nga 10 monstrat e personave tė dyshuar qė ishin ēuar pėr verifikim nė kėta laboratorė, 4 kanė rezultuar pozitiv pėr virusin A-H1N1.

Njėri prej tė infektuarve ėshtė njė student 21 vjeēar nga Gjirokastra, i cili studion nė Tiranė. Ai ėshtė paraqitur rreth njė javė mė parė me simptoma tė gripit nė spitalin infektiv tė kryeqytetit. Specialistėt e ISHP-sė konfirmojnė se virusi ka qenė i njė forme mjaft tė lehtė e pėr rrjedhojė pacienti ėshtė shėruar tėrėsisht.

Mėsohet se studenti nuk ka ardhur nga jashtė. Ky fakt tregon se virusi ėshtė i pranishėm nė Tiranė e gjetkė.

Sa u pėrket tre tė infektuarve tė tjerė, ata janė shtetas filipinas. Pas shfaqjes sė simptomave ata janė paraqitur nė spitalin e Durrėsit, ku edhe u janė marrė analizat.

“Tre marinarėt filipinas tashmė janė larguar nga Shqipėria, por ne na intereson tė evidentojmė rastet qė kanė hyrė nė Shqipėri me kėtė virus”, sqaruan specialistėt.

Gjithashtu, ata pohuan se priten pėrgjigjet edhe pėr dy foshnjat nga Greqia, qė u trajtuan nė spitalin e Vlorės. Tė gjitha gjasat janė qė edhe ato tė kenė virusin A-H1N1.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=30832
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.7.2009, 14:25   24
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009
Citim:
Rasti i parė me gripin e derrave nė Shqipėri

Rasti ėshtė zbuluar tė njė person 20 vjeēar por pacienti ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsorė, ka bėrė tė ditur Ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo.

Tiranė - Pas shumė dyshimesh konfirmohet rasti i parė me gripin e derrave nė Shqipėri. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shėndetėsisė e cila njofton se i prekuri ėshtė njė student nga Gjirokastra. Analizat e kryera nga Instituti i Shėndetit Publik nė Rumani treguan se i riu ishtė prekur nga njė formė e lehtė e virusit. Nga analizat rezultoi se studenti e kaloi gripin si njė grip normal. "Studenti i prekur mė virusin A/H1N1 ėshtė njė rast i izoluar" njofton ISHP duke pohuar se priten rezulatet edhe pėr 5 raste tė tjera. Gjithashtu mėsohet se i riu ka qenė shtruar nė repartin infektiv nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" ku dhe iu mor mostra pėr kontroll.Prania e virusit u konfirmua nga analizat e bėra nė Rumani ku njė 20 vjeēar rezultoi pozitiv.[...]

http://www.botasot.info/home.php?category=6&id=24656
Besoj se ky grip mbivlerėsohet, dhe ky mbivlerėsim vjen si pasojė e fushatės pėr shitjen e vaksinave.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.7.2009, 22:50   25
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Gripi i derrave, teori globalizimi apo manipulimi
Anjola Hamzaj

Virusi i gripit tė derrit ėshtė shndėrruar nė shqetėsimin mė tė madh tė strukturave tė Shėndetėsisė. Ajo qė qytetarėt perceptojė, pėrveē masave tė rekomanduara nga Instituti i Shėndetit Publik dhe Ministria e Shėndetėsisė, ėshtė paniku.

Nė gjithė Europėn janė 17.000 raste gjithsej, prej tė cilave 10.000 nė Britaninė e Madhe, vetėm 320 nė Itali dhe 4 raste tė dyshuara nė Shqipėri. A ėshtė kjo njė pandemi?

Flitet pėr 4 raste: Njė student 21 vjeēar nga Gjirokastra, i cili pėr shkak tė formės sė lehtė tė gripit nuk ėshtė mjekuar me tamiflu, dhe tre marinarė tė huaj, tė cilėt tashmė janė larguar nga Shqipėria

Kjo situatė solli deklaratėn e ministres sė Shėndetėsisė, Anila Godo, 2 ditė mė parė:

"Virusi qarkullon nė Shqipėri, presim raste tė tjera”.

Mė shumė se shqetėsuese, duket njė thirrje pėr tė krijuar klientelė.

Sipas raportit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Institutit tė Shėndetit Publik, janė pajisur me njė sasi antiviralėsh tamiflu tė gjithė spitalet rajonale dhe ruhet njė stok nė ISHP. Ndėrkohė ėshtė porositur dhe pritet tė sigurohet shpejt njė sasi prej rreth 100 000 tabletash anti- virale tamiflu. ISHP ka prodhuar nė muajin mars njė poster pėr udhėtarėt me 2 mijė kopje, tė shpėrndara nė tė gjithė pikat kufitare.

Gjithashtu janė prodhuar 20 000 fletėpalosje pėr udhėtarėt dhe 20 mijė tė tjera pėr qytetaret. Te gjitha kėto janė shpėrndarė tashmė. Janė vlerėsuar kapacitetet e programit kombėtar tė vaksinimit dhe janė pėrcaktuar paraprakisht grupet e popullatės me prioritet pėr vaksinim

Edhe pse Ministria e Shėndetėsisė i ka marrė tė gjitha masat pėr njė pandemi frikėsuese dhe qeveria gjithashtu ėshtė e gatshme tė sigurojė fonde pėr parandalimin e gripit, ende nuk ėshtė certifikuar njė vaksinė specifike pėr virusin e ri pandemik, megjithėse ka filluar prodhimi i saj dhe pritet qė njė sasi e papėrcaktuar ende, tė jetė gati nga vjeshta.

E gjitha kjo ka njė kosto tė lartė financiare, por ajo qė ėshtė thelbėsore, ėshtė qetėsia e popullatės. Shoqėria ėshtė njohur me gripin e derrit dhe pasojat e tij nė muajin mars tė kėtij viti, pas shfaqjes sė tij pėr herė tė parė nė Kanada. Pas disa muajve, paniku mori pėrmasa globale. Tani qė situata nė botė ėshtė normalizuar, duke kuptuar se teoritė e globalizimit tė njė fenomeni nuk kanė ndodhur pėr herė tė parė, nė Shqipėri trajtohet me entuziazmin e fillesave.

Ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo, inspektoi dje aeroportin e Rinasit, ku kėrkoi shtimin e masave dhe ndėrgjegjėsimin e pasagjereve pėr t’u mbrojtur nga virusi i gripit tė derrave.

“Kemi porositur 10 mijė doza tamiflu”,- deklaroi ministrja. Zonja Godo ka inspektuar masat e marra edhe nė portin e Durrėsit pėr parandalimin e gripit tė derrave.

Reagimi i kryeministrit Sali Berisha, dje, nė lidhje me virusin A/H1N1 nė njė konferencė pėr shtyp ishte njė pasqyrė reale e asaj qė po ndodh .

Ai u bėri thirrje qytetarėve tė ruajnė qetėsinė sepse gripi ėshtė shfaqur nė formė tė butė.

Z.Berisha bėri tė ditur gjithashtu se qeveria ėshtė e gatshme tė pėrballojė blerjen e medikamenteve dhe vaksinave pėr kėtė virus.

“Po bėhen pėrpjekjeje pėr prodhimin e vaksinės, provat e para janė bėrė nė Australi, por besohet se do tė jenė tė gatshme nga shtatori. Disponojmė mijėra doza tamiflu. Natyrisht qeveria ėshtė e gatshme tė importojė sasinė e nevojshme tė tamiflusė, qė do t’i duhet pėr tė kuruar tė sėmurėt”,- u shpreh Berisha.

***

Agjencia Reuters dje njoftonte se virusi H1N1 ka qenė njė “shpėrblim” pėr kompaninė Glaxo Smith Kline (GSP), e cila prodhon ilaēet kundėr sėmundjeve nė sistemin e frymėmarrjes, vaksina dhe maska speciale antivirusale. Edhe vetė kompania pranon se virusi H1N1 erdhi si njė dhuratė pėr tė.

GSP ėshtė kompania e dytė mė e madhe nė botė pėr prodhimin e vaksinės kundėr H1N1.

Si rezultat, kompania ėshtė duke pritur njė rritje tė prodhimit vjetor tė Relenza-s deri nė 190 milionė paketa trajtimi deri nė fund tė vitit 2009. Kjo e rrit trefishin prodhimin dhe fitimin e kompanisė, nga 60 nė 190 milionė. Glaxo tani ka kontrata me 60 qeveri nė tė gjithė botėn.

Edhe media italiane (La republika, etj.), ditėt e fundit po shprehen tė shqetėsuara pėr njė “industrializim” tė psikozės mbi rrezikun e gripit tė derrit. Gazeta e lartpėrmendur, nė edicionin e pardjeshėm, bėnte kėtė llogari: Detyrimi ėshtė qė secili, nė moshėn 4 deri 28 vjeē nė Itali tė vaksinohet kundėr H1N1, kur ¼ e popullsisė kėshillohet qė tė marrė vaksinėn kundėr gripit, kjo nėnkupton njė biznes shumė fitimprurės pėr kompanitė e prodhimit tė vaksinės dhe pėr organizatat e shėndetėsisė qė lėshojnė alarmin pėr njė pandemi tė rrezikshme. Aq mė tepėr qė nė Itali, prej rreth 60 milionė banorė, dyshohen si tė infektuar vetėm 320 persona.

Pas njė kohe disa mujore mbi alarmin e gripit tė derrit, tani duket se po largohet frika pėr njė realitet virusal dhe po afrohen disa pyetje mbi pėrfitimet kolosale financiare tė kompanive prodhuese dhe distributorėve tė ilaēit. Mund tė vijė njė ditė qė ta thėrrasin, jo gripi i derrit, por gripi i Mafias.


http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=9145&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.9.2009, 18:33   26
Citim:
“Gati vala e dytė tė pandemisė”

“Vala e dytė e pandemisė sė gripit tė derrave ėshtė pranė, ndaj duhet qė gjithė shtetet tė jenė tė pėrgatitur”. Ky ėshtė apeli qė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė u ka bėrė autoriteteve qeveritare nė mbarė botėn Drejtoresha e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH) Margaret Chan iu drejtua komunitetit ndėrkombėtar me kėrkesėn pėr t’u pėrgatitur, duke nėnvizuar se qeveritė do tė pėrballen me sfida, pėrsa i pėrket furnizimit me vaksina.

“Nuk mund tė thuhet se mė e keqja ka kaluar ose deri nė ēfarė pike ėshtė’’, deklaroi Chan. OBSH-ja njoftoi nė fillim tė javės se vendet e Hemisferės sė Veriut kanė kėrkuar mė shumė se njė miliard doza vaksinash kundėr gripit tė derrave (A)H1N1 nga laboratorėt farmaceutikė, qė do tė nisin shpėrndarjen e njė sasie tė kufizuar vaksinash nė fillim tė vjeshtės.

Sipas tė dhėnave tė fundit tė kėsaj organizate, virusi A(H1N1) ka shkaktuar vdekjen e 1799 personave nė tė gjithė planetin.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=31897
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.9.2009, 22:57   27
Citim:
Gripi i derrit, tashmė analizat nė Shqipėri

Tiranė – Nė Shqipėri tashmė mund tė bėhen analizat pėr tė pėrcaktuar praninė e virusit tė derrit tek njerėzit. Ndryshe nga sa ka ndodhur gjer mė tani, ku analizat bėheshin nė Rumani, nė vjeshtė spitalet shqiptare do tė jenė tė gatshme tė pėrballojnė njė rritje tė mundshme tė tė prekurve me A(H1N1). Ministrja e Shėndetėsisė Anila Godo, pat deklaruar njė ditė mė parė se nė vjeshtė do tė bėhet i mundur analizimi i monstrave tė tė sėmurve nė laboratorin viral nė Tiranė.

Zyra pėr Evropėn e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė po organizon nė Durrės njė seminar dyditor me drejtues spitalorė dhe pėrfaqesues tė shėndetėisė tė vendeve tė rajonit. Nė kėtė seminar do tė diskutohen program konkrete tė emergjencave spitalore dhe menaxhimin e pandemisė sė gripit tė derrave.

OBSH ka kėrkuar nga pjesėmarrėsit qė tė ndajnė provojat e tyre dhe tė shkėmbejnė praktika dhe mėsime rreth kėtij gripi nga ana e ekspertėve tė saj. Mė 11 qershor tė kėtij viti, OBSH e ka ēuar nė 6 nivelin e rrezikut tė pandemise nė tė paktėn dy rajone tė saj.

Nė vendin tonė, janė konfirmuar zyrtarisht 30 tė prekur nga ky grip. Fatmirėsisht deri mė tani nuk ka pasur humbje jete. Ndėrkohė nė disa shtete tė botės, dhjetėra persona kanė humbur jetėn nė shumė shtete tė botės.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...alitet&nr=4598
Citim:
Gripi i derrit, Shqipėria do ta blejė vaksinėn nė Gjermani

Nė njė seminar tė zhvilluar dje nė qytetin e Durrėsit nga pėrfaqėsues tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė dhe Ministria e shėndetėsisė, pėr pėrhapjen e virusit A/H1N1, Anila Godo, ka deklaruar se Shqipėria mund tė sigurojė vaksinėn edhe pėr tė gjithė popullatėn, nėse do tė nevojitet.

“Tashmė kam lajme tė mira, pasi Gjermania mund tė angazhohet pėr tė na futur nė listėn e saj, duke na siguruar njė sasi prej 600 mijė vaksinash. Kam premtim edhe nga drejtoresha e Sėmundjeve Ngjitėse nė Evropė pėr tė na siguruar 300 mijė vaksina. Jam e qetė, sepse sasi vaksinash do tė ketė me bollėk”,- u shpreh Godo.

Nė planin e Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr pandeminė e virusit A/H1N1, fillimisht do tė vaksinohen grupet e riskut si: punonjėsit e shėndetėsisė, tė sėmurėt kronike, gratė shtatzėna dhe fėmijėt.

Sipas pėrllogaritjeve tė pėrafėrta, pėr fazėn e parė tė vaksinimit mund tė nevojiten rreth 300 mijė vaksina.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=20328
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.10.2009, 08:51   28
Citim:
Gripi i derrit, zbehet rreziku nga virusi AH1N1 nė vend

Rreziku nga gripi i derrit ka pėsuar zbehje gjatė dy muajve tė fundit. Aktualisht nuk ėshtė shėnuar asnjė rast tjetėr me virusin AH1N1, si dhe nuk ka asnjė rast nė listėn e personave tė dyshuar.

Drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli, sqaroi pėr gazetėn “Albania” se situata ėshtė nėn kontroll dhe nuk ka raste tė shfaqjes sė virusit. Ai theksoi se pavarėsisht kėsaj, epidemiologėt nė tė gjithė vendin duhet tė jenė nė gatishmėri tė plotė, pėr tė mos pasur ndryshim tė situatės.

ISHP-ja ka mbledhur deri mė tani rreth 860 mostra nė tė gjithė vendin, tė cilat kanė rezultuar negative, pas ekzaminimeve tė kryera.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=21257
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.10.2009, 21:20   29
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
In Holland, the Public Face of Flu Takes a Hit

Science 16 October 2009:
Vol. 326. no. 5951, pp. 350 - 351
DOI: 10.1126/science.326_350b


For the past 6 months, one could barely switch on the television in the Netherlands without seeing the face of famed virus hunter Albert Osterhaus talking about the swine flu pandemic.

Or so it has seemed. Osterhaus, who runs an internationally renowned virus lab at Erasmus Medical Center, has been Mr. Flu. But last week, his reputation took a nosedive after it was alleged that he has been stoking pandemic fears to promote his own business interests in vaccine development.

As Science went to press, the Dutch House of Representatives had even slated an emergency debate about the matter.

http://www.sciencemag.org/cgi/conten...326/5951/350-b
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.10.2009, 14:13   30
Citim:
Nė Gjermani debat i nxehtė pėr vaksinėn e gripit tė derrave

Berlin, 20 tetor Njė javė para nisjes sė aksionit kombėtar tė vaksinimit kundėr gripit tė derrit, sigurimi i preparateve tė ndryshme pėr politikanė, nėpunės, ushtarė dhe pėr pjesėn tjetėr tė popullsisė ka shkaktuar njė debat tė ndezur.

Eksperti socialdemokrat i shėndetėsisė, Karl Lauterbah, tha nė njė intervistė pėr njė gazetė se nė ēėshtjen e vaksinimit po krijohet pėrshtypja e njė "mjekėsie me dy klasa".

Ministria e shėndetėsisė, qė kishte porositur vaksina pėr nėpunėsit, e hodhi poshtė akuzėn.

Nėpunėsit, ushtarėt dhe politikanėt do tė marrin vaksina pa njė substancė tė caktuar shtesė, efektet anėsore tė sė cilės nuk janė ende krejt tė qarta. Pėr shumicėn e popullsisė u porosit njė vaksinė me pėrforcues shtesė.

http://www.kosova.com/artikulli/56891
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.10.2009, 23:05   31
Citim:
Serbi: Viktima e parė nga H1N1

Njė grua 46 vjeēare ka vdekur sot nė qendrėn klinike nė qytetin e Kragujevcit nga pasojat e gripit tė ri, duke u bėrė viktima e parė nė Serbi nga virusi H1N1.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=13&id=35269
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.10.2009, 13:26   32
Citim:
5.7 milionė amerikanė tė infektuar nga H1N1

Mė shumė se 5.7 milionė amerikanė janė infektuar nga virusi H1N1 qė nga fillimi i pandemisė, kanė bėrė tė ditur shėrbimet sanitare tė SHBA-ve.

Punėtorėt e shėndetėsisė nė Shtetet e Bashkuara kanė vlerėsuar se ndėrmjet 1.8 deri 5.7 milionė amerikanė janė sėmurė nė periudhėn prill – korrik.

Ata pohojnė se numri i tė infektuarve sipas tė gjitha gjasave ėshtė mė i lartė, por se shumė tė infektuar me simptoma tė lehta tė gripit nuk kanė kėrkuar ndihmė mjekėsore.

http://alsat-m.tv/index.php/bota/20014.html

Citim:
A/H1N1, ofensivė dyditore e gripit nė Serbi

Vetėm gjatė dy ditėve tė fundit, nė Serbi janė regjistruar 19 raste tė infektimeve tė reja me gripin e derrave, prej tė cilėve 16 fėmijė.

Gjimnazi Ushtarak nė Beograd ėshtė mbyllur, pasi qė aty janė konfirmuar katėr raste tė tė sėmurėve me virusin A/H1N1, ndėrkohė qė prania e virusit po analizohet edhe te dhjetė nxėnės tė tjerė.

Sipas ditores serbe ‘Blic’, edhe dy raste tė reja tė infektimit tė rėndė me virusin e gripit tė derrave janė shfaqur tek njė fėmijė 7-vjeēar nė Paraqin, i cili tash katėr ditė ndodhet i shtrirė nė Institutin Majka i Dete (Nėna dhe Fėmija), ndėrkohė qė edhe njė studente e mjekėsisė nga Kragujevci raportohet tė jetė infektuar me formėn mė tė rėndė tė kėtij gripi. Ajo ėshtė hospitalizuar, ngase ėshtė konstatuar se vuan nga ndezja e dyanshme e mushkėrive.

Pėrndryshe, pėrveē nė Gjimnazin Ushtarak virusi i gripit tė derrave ėshtė regjistruar edhe nė njė gjimnaz tjetėr beogradas, pastaj, nė njė shkollė fillore nė Cacak, por edhe nė njė shkollė fillore dhe nė njė ēerdhe fėmijėsh nė Kralevė.

Nė Kralevė pėr vetėm njė ditė janė konfirmuar pesė raste tė reja, prej tė cilave njėri ėshtė fėmijė i moshės parashkollore, ndėrkaq 4 rastet tjera janė fėmijė tė shkollės fillore. Prania e virusit tek ata u konstatua gjatė vizitave te pediatri.

Ndėrkohė, edhe nė Cacak virusi i sulmoi tre nxėnės dhe ata po ndjehen mirė, ndonėse simptomat tė njėjta kanė edhe dhjetė nxėnės nga e njėjta klasė, tė cilėve edhe pse nuk iu bėnė analizat udhėhiqen si raste tė mundshme.

Sipas mjekėve serbė, nė Serbi mund tė pritet njė rritje numrit tė tė sėmurėve me grip tė derrave. Numri madje mund tė shkojė diku mes 400,000 dhe 600,000, 20,000 prej tė cilėve mund tė hospitalizohen.

Sipas mjekėve, deri mė tani ėshtė dėshmuar prania e virusit kryesisht ėshtė konfirmuar te popullata mė e ndejshme, gjegjėsisht te fėmijėt dhe adoleshentėt.

Megjithatė, sipas tyre, ende nuk ka arsye pėr mbylljen e shkollave dhe ēerdheve, ndonėse prindėrit duhet tė kenė kujdes nėse fėmijėt e tyre kanė temperaturė tė lartė, kollitje dhe teshtimė. Fėmijėt me kėto simptoma nuk duhet tė shkojnė nė kolektive, sepse vetėm kėshtu mund tė parandalohet pandemia.

Ndryshe, numri i pėrgjithshėm i rasteve tė regjistruara tė gripit tė derrave nė Serbi deri tė enjten pasdite ishte 152.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../18076/C5/C18/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2009, 07:49   33
Citim:
Shpallet gjendje e jashtėzakonshme nė Nju-Jork

Guvernatori i shtetit tė Nju-Jorkut, David Paterson, ka shpallur gjendjen e jashtėzakonshme pėr shkak tė virusit tė gripit A H1N1.

Kjo masė, siē shpjegoi Paterson, u mor pėr t'ua mundėsuar mjekėve administrimin mė tė mirė tė vaksinave, pėr shkak tė kėrkesave tė mėdha nga popullata. Nė tė gjithė Amerikėn mėsohet se ka arritur nė 75 numri i tė vdekurve nga ky virus, ndėrsa 5.7 milionė ėshtė shifra e personave tė infektuar.

Peterson tha se shpallja e gjendjes sė jashtėzakonshme nuk ka pėr qėllim qė tė pėrhapė panik, por tė shpėrndajė burimet e nevojshme pėr ta luftuar nė mėnyrė efektive gripin H1N1.

http://www.kohavision.net/index.php?...ac=0&Itemid=68

Citim:
Ukrainė: 34 tė vdekur nga gripi i derrave

Zyrtarėt nė Ukrainė njoftuan se nga virusi H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrave, kanė humbur jetėn 34 persona.

Autoritetet shėndetėsore thanė se pjesa qėndrore e Ukrainės ishte mė e prekur nga gripi i derrave.

Nė kėtė rajon 80 mijė persona raportohet tė kenė shfaqur simptoma tė gripit. Pėr shkak tė ngjashmėrisė mes gripit tė derrave dhe virusit tė gripit tė zakonshėm punonjėsit shėndetėsorė e kanė tė vėshtirė tė thonė numrin e saktė tė tė prekurve nga virusi.

http://alsat-m.tv/index.php/bota/20043.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2009, 18:20   34
Citim:
Ukraina kėrkon ndihmė kundėr gripit tė derrave

Ukraina ka kėrkuar ndihmė urgjente nga fuqitė botėrore pėr tė luftuar gripin e derrave. 60 persona vdiqėn brenda javės si pasojė e problemeve me frymėmarrjen.

Presidenti i Ukrainės Jushēenko kėrkoi ndihmė nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja pėr tė luftuar virusin H1N1. Polonia dhe Sllovakia kanė qenė dy vendet e para qė i janė pėrgjigjur thirrjes sė Jushēenkos.

http://alsat-m.tv/index.php/bota/20091.html

Citim:
Rumani, 40 studentė u infektuan me virusin H1N1

Njė hotel nė qendrėn malore rumune Sinaja ėshtė mbyllur pasi 40 studentė rumunė dhe tė huaj tė drejtėsisė janė infektuar nga gripi i ri A (H1N1). Studentėt kanė qenė pjesėmarrės nė njė konferencė ndėrkombėtare.

Ministria rumune e Shėndetėsisė njoftoi se 40 persona janė pranuar nė Spitalin infektiv me simptoma tė gripit tė ri, nga forma e thjeshtė e deri tek ajo mė e rėndė. Virusi ėshtė pėrhapur nga njė turiste portugeze, e cila nuk ka dashur tė hospitalizohet dy ditė pasi i ėshtė konfirmuar se ėshtė infektuar me virusin.

Tė infektuarit kanė qenė pjesė e 260 studentėve nga 31 shtete evropiane, tė cilėt kanė qenė nė konferencė njė javė nė Sinaja, nė qindra kilometra nė veri tė Bukureshtit. Nga komuna njoftuan se do tė dezinfektohen tė gjitha vendet ku kanė qenė pėr vizitė studentėt. Autoritetet po tentojnė t'i identifikojnė njerėzit tė cilėt kanė pasur kontakt me tė infektuarit.

http://alsat-m.tv/index.php/bota/20095.html

Citim:
Gripi A vazhdon tė pėrhapet

Gripi A nė Itali ka shėnuar viktimėn e rradhės. Bėhet fjalė pėr njė grua 45-vjeēare nga Napoli, e cila ndodhej nėn kujdesin e mjekėve prej mė shumė se 10 ditėsh. Shteti fqinj ėshtė pėrfshirė nga njė gjendje paniku qė pas vdekjes sė njė vajze 11-vjeēare pak ditė mė parė.

Disa media nė shtetin fqinj thonė krahas infektimit me gripin A, vajza kishte probleme me zemrėn. Vetėm nė kėto ditėt e fundit, numri i fėmijėve qė janė dėrguar nė emergjencė ka shėnuar njė rritje me gati 80 %. Sipas autoriteteve nė vend, nė gjendje tė rėndė janė edhe njė vajzė tjetėr 12-vjeēare dhe njė burrė 79-vjeēar.

Ndėrkaq, qeveria nė Ukrainė ka kėrkuar ndihmėn e ndėrkombėtarėve pėr ndalimin e pėrhapjes sė gripit A H1N1. Qeveria ka blerė nė mėnyrė urgjente nga Zvicra 300 mijė doza Tamiflu pėr tė nisur menjėherė kurimin e personave tė infektuar.

Tė dhėnat nga Ministria e Shėndetėsisė tregojnė se deri tani, gripi A ka shkaktuar 53 viktima. Bėhet fjalė pėr 185 mijė tė prekur, 7400 nga tė cilėt janė kuruar nė spital. Numri i rasteve tė konfirmuara e po kėshtu pjesa mė e madhe e viktimave janė regjistruar nė krahinat lindore tė Ukrainės.

Pak ditė mė parė, qeveria vendosi tė mbyllte shkollat, kopshtet dhe gjithė institucionet nė pjesėn perėndimore tė vendit, dhe hapjen e karantinave nė 9 zona, pėr tė shmangur pėrhapjen e mėtejshme tė sėmundjes.

Nė njė situatė gati emergjente paraqitet Rumania. Mėsohet se nė njė hotel rezortin malor tė Sinaia, 40 nga 260 studentė rumunė e tė huaj janė infektuar me virusin A h1n1. Studentėt e infektuar janė izoluar. Por Rumania ėshtė vetėm njė ndėr vendet nė Europė qė po pėrballet me njė pėrhapje tė shpejtė tė gripit A.

Autoritetet nė Bullgari bėhen gati tė shpallin epideminė, pėr shkak se numri i tė infektuarve nė muajt qė vijnė mund tė arrijė nė 2 milionė, nė njė kohė qė Polonia e Sllovakia kanė bėrė blerje tė mėdha tė Tamiflusė.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=7810
Citim:
Serbi: 28 raste tė reja tė A/H1N1

Javėn e kaluar, gjegjėsisht deri tė shtunėn, nė Serbi janė shėnuar 28 raste tė reja tė gripit tė derrave (A/H1N1), njoftoi Instituti pėr Shėndet Publik i Serbisė ‘Dr. Milan Jovanovic Batut’.

Numri mė i madh i tė infektuarve janė fėmijė tė moshės shkollore, ndėrkohė qė rastet e reja janė shėnuar nė Beograd, Cacak, Kralevė, Kragujevc, Nish, Paracin, Pirot, Uzice, Pancevė, dhe Novi Sad, thuhet nė kumtesėn e institutit, tė publikuar tė hėnėn.

Sipas tė dhėnave tė Institutit pėr Virusologji, Vaksina dhe Serume ‘Torlak’, nė Beograd, deri mė tani nė Serbi janė konfirmuar 162 raste tė infektimit me gripin e derrave.

Sipas tė njėjti burim, kontaktet e personave tė sėmurė janė nėn mbikėqyrje tė organeve shėndetėsore.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../18286/C5/C18/

Citim:
Kroaci: 1.104 tė infektuar me virusin H1N1

Nė Kroaci janė regjistruar 1.104 raste tė tė infektuarve me virusin H1N1, ka njoftuar kėshilli pėr ndjekjen e pandemisė sė gripit tė ri.

Te 313 persona tė infektuar ėshtė konfirmuar virusi i tipit A (H1N1), ndėrsa shtimi i rasteve tė reja ėshtė shėnuar nė Zagreb dhe Split.

Nė Evropė ka 64 mijė tė sėmurė, kurse deri tash janė evidentuar 280 tė vdekur si pasojė e kėtij virusi.

http://www.ina-online.net/Default.as...8fb329c0a&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2009, 09:02   35
Citim:
Gripi i derrit, as mirė as keq

“Virusi A/H1N1, ose siē e njohim ndryshe “gripi i derrit”, nuk pėrbėn asnjė shqetėsim pėr vendin tonė”. Kėshtu ka deklaruar njė ditė mė parė ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili.

Sipas Ministrit, “vdekjet qė po ndodhin ditėt e fundit nė Greqi nga gripi i derrit, nuk kanė asnjė ndikim nė Shqipėri. Dhe po kėshtu, pėrhapja me ritme tė shpejta e virusit tė gripit tė derrit nė shumė vende tė botės nuk ėshtė kėrcėnuese pėr Shqipėrinė”.

Ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili, ka deklaruar se situata nė vend ėshtė normale dhe se janė marrė tė gjitha masat e nevojshme.

“Situata po ndiqet hap pas hapi, Shqipėria nuk ka zhvillime as tė rėndėsishme as tė parėndėsishme , ka njė zhvillim normal. Nuk kemi raste tė reja tė gripit tė derrit. Kemi njė situatė nga mė tė mirat nė rajon” deklaroi Vasili, duke hequr ēdo ankth tė shqiptarėve.

Ministri i Shėndetėsisė bėri tė ditur se brenda pak ditėsh do tė bėhet ekzaminimi i rasteve tė dyshuara nė laboratorin qė do tė ngrihet nė vend, ndėrsa theksoi se nga muaji dhjetor do tė nisė vaksinimi i grupeve mė tė rrezikuara, fillimisht mjekėt e mė pas zyrtarėt.

“Brenda pak ditėsh ne do tė kemi laboratorin tonė tė ekzaminimit ashtu sikurse kishim premtuar dhe njėkohėsisht brenda muajit dhjetor do tė fillojmė dhe vaksinimin e grupeve tė rriskut”,- tha Vasili, duke shmangur nė kėtė mėnyrė laboratorėt e ekzaminimeve nė Rumani, vendi ku janė konfirmuar ,deri mė tani, 34 rastet e shqiptarėve tė dyshuar apo tė prekur nga ky virus, por qė nuk kanė paraqitur asnjė problem tė mėvonshėm.

Vasili konfirmoi gjithashtu se pėr tė gjitha rastet ka njė dhomė tė veēantė nė spitalin infektiv tė Tiranės dhe garantoi se qeveria me masat qė ka marrė nė pikat kufitare ka mbajtur nėn kontroll tė plotė tė gjithė situatėn e virusit A/H1N1.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=10530&l=a

Citim:
Vaksinė e parrezikshme

Vaksina kundėr gripit tė derrave do t’iu jepet kosovarėve sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Pėrpos dozės prej rreth 450 mijė copė tė vaksinave qė pritet tė blihen nga Qeveria e Kosovės, nė vend pritet tė vijnė edhe rreth 200 mijė tė tjera tė dhuruara nga OBSH-ja.

“Ne kemi dėgjuar para pak kohėsh se janė bėrė disa debate lidhur me efektet anėsore tė vaksinės kundėr gripit A H1N1. Mirėpo, pasi qė ekspertėt nga OBSh-ja kanė marrė vendim qė kjo vaksinė nuk ėshtė e dėmshme, atėherė edhe ne do t’iu pėrmbahemi rekomandimeve tė saj”, thotė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Shėndetėsisė, Faik Hoti.

Ai tha se po ashtu, OBSH-ja ka marrė vendim pėr shpėrndarjen pėr njė numėr tė vaksinave falas pėr 16 vende nė zhvillim, nė mesin e tė cilave pritet tė jetė edhe Kosova.

Zėdhėnėsi Faik Hoti tha se momentalisht MSH-ja ėshtė duke negociuar pėr blerjen e kėtyre dozave me prodhuesit e vaksinės nga firma “GlaxoSmithKline”.

Para disa ditėsh, mediat gjermane patėn raportuar nė lidhje me efektet anėsore tė vaksinės kundėr gripit tė derrave. Me kėtė rast ėshtė cituar kryetari i Shoqatės gjermane tė mjekėsisė familjare, Michael Cohen, i cili iu ka rekomanduar mjekėve qė tė mos e japin kėtė vaksinė, sidomos fėmijėve dhe grave shtatzėna, pasi qė, sipas tij, rreziku mė i madh vjen nga kjo vaksinė.

Kritikėt gjermanė tė shėndetėsisė kanė thėnė se kanė frikėn qė me kėtė vaksinim, industria farmaceutike qėllimisht ėshtė duke bėrė njė eksperiment tė madh farmakologjik.


Po ashtu ėshtė thėnė se qytetarėt e rangut tė lartė do tė marrin njė vaksinė ndryshe nga ajo qė do ta marrin masa e gjerė e popullit, qė sipas ekspertėve gjermanė, kjo vaksinė ka mė pak efekte anėsore pasi qė nuk ka konservativė dhe aditivė tė tjerė qė e forcojnė veprimin e vaksinės.

“Pėr dallim nga vaksina “Bacster”, tė cilėn do ta marrin personat pėrgjegjės pėr rendin dhe qetėsinė nė vend, nė mėnyrė masive popullata do tė marrė vaksinėn e prodhuar nga firma “GlaxoSmithKline”, e cila ka pėrforcues”, ėshtė thėnė nė mediat gjermane.

(...)

MSH-ja theksoi se vendi posedon sasi tė konsideruara tė medikamentit Tamiflu, i cili mund tė pėrdoret pėr trajtimin klinik tė rasteve tė reja eventuale tė gripit A H1N1.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../18313/C4/C15/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2009, 09:18   36
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Dhe ne qė kujtonim se Tamiflu-ja ishte pėr "gripin e shpendėve"... Bagėti e bujqėsi.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.11.2009, 09:45   37
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Sėmundja e vetme kėtu ėshtė vaksina.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.11.2009, 11:28   38
Citim:
Rritet numri i tė vdekurve nga gripi i derrave nė Ukrainė

Kryeministrja e Ukrainės, Julia Timoshenko ka deklaruar se numri i tė vdekurve nga gripi i derrave nė kėtė vend ka shkuar nė 72 veta.

Sipas mediave ukrainase, gripi i derrave ka goditur veēanėrisht pjesėn perėndimore tė Ukrainės.

Pėr shkak tė situatės sė krijuar, qeveria ka urdhėruar kafeteritė, kinematė dhe teatrot nė qytetin Lviv qė tė ndalin ēdo aktivitet, ndėrsa mė shumė se njė e treta e popullatės nė rrugė shihen tė kenė vėnė maska nė fytyrė.

Rusia dhe Sllovakia kanė shtuar masat e sigurisė nė kufirin me Ukrainėn nga frika e bartjes sė gripit tė derrave.

http://alsat-m.tv/index.php/bota/20144.html

Citim:
Serbi, me hudhra e turshi kundėr H1N1

Mjekėt dhe epidemiologėt serbė nė luftimin e gripit tė derrave, pėrveē masave standarde mjekėsore, i kėshillojnė qytetarėt qė si preventivė kundėr virusit tė pėrdorin mjekėsinė popullore me qėllim tė rritjes sė imunitetit ndaj infektimit.

Shefi i Klinikės Infektive nė Beograd, Zarko Rankovic, u sugjeron tė gjithėve qė kundėr gripit tė derrave tė mbrohen pėrmes “turshive tradicionale”.

"Tė gjithė i kanė pėrlotė bodrumet me lakra, speca dhe turshi tė tjera, qė cilat janė shumė tė pasura me vitaminė C. Pikėrisht kėto turshi duhet konsumuar nė sasi sa mė tė mėdha. Turshitė e pėrgatitura nė mėnyrė tradicionale, pa shtojca artificiale, kanė mjaft vitamina, e rrisin imunitetin dhe mbrojnė nga virusėt. Ato janė njė preventivė e shkėlqyeshme, andaj edhe ua propozojė tė gjithėve’, pohoi ai.

Ndėrkaq, epidemiologu dhe anėtari i Grupit Punues pėr luftimin e pandemisė, dr. Branislav Tiodorovic, pėrkujton se gjatė ditės duhet ngrėnė tė paktėn njė thelb hudhėr, e pastaj tė konsumohen shumė pemė dhe lėngje.

"Duhet pirė lėngė tė lakrave turshi, verė tė vluar, raki tė zier, sa mė shumė limonadė, ēaj dhe pije tė nxehta. Me konsumimin e lėngjeve nga organizmi largohen bakteret. Po ashtu, duhet ngrėnė tushi shtėpiake, qė e pėrgatisim vetė, pa shtojca artificiale, si konservansi. Turshitė me konservans nuk duhet assesi t’ua japim fėmijėve”, theksoi dr. Tiodorovic.

Nė Serbi deri mė tani janė regjistruar 169 raste tė infektuar me virusin A/H1N1.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../18344/C5/C18/

Citim:
IRJM: 47 tė infektuar me virusin A(H1N1)

Shkup, 2 nėntor - Pėrhapja e madhe e gripit i tipit A(H1N1), ēdo ditė e mė shumė po merr pėrmasa shqetėsuese. Njė konstatim i tillė ka ardhur nga situata nė shtetet finje tė Maqedonisė, por edhe nė vend, ku njėri nga dy tė hospitalizuarit, konstatohet se ėshtė i infektuar me gripin A(H1N1).

Bėhet fjalė pėr njė studente 22-vjeēare tė mjekėsisė, e cila ėshtė kthyer nga Bullgaria, ndėrsa numri i pėrgjithshėm i tė infektuarve nga ky virus arrin nė 47. Ky rast, por edhe rezultatet qė vijnė nga shtetet pėr rreth, ka ngritur nė kėmbė institucionet relevante tė vendit pėr tė marrė masat mbrojtėse.

Por, nga Ministria e Shėndetėsisė, edhe pse kishin paralajmėruar se vaksinat kundėr virusit A(H1N1) sė shpejti do tė vijnė, por pa precizuar datė konkrete.

"Ne si Ministri kemi porositur gjithsej 800 mijė vaksina kundėr gripit tė derrave, ku ata tė fazės sė parė pritet tė arrijnė gjatė kėtij muaji, rreth 100 mijė vaksina, e tė cilėt janė dedikuar sė pari pėr ekipet mjekėsore, fėmijėve deri mė 6 muaj dhe nėnat shtatzėne.

Edhe nė fazėn e dytė, ku janė parashikuar 100 mijė tjera, do tė pėrfshihen personat tjerė. Ndėrkohė, tani veēmė ka filluar vaksinimi i personave nga gripi sezonal, i cili u jepet kryesisht personave tė moshės mbi 60 vjet dhe e njėjtat kushton 400 denarė", tha Jovanka Kostovska, udhėheqėse e sektorit pėr mbrojtje preventive. (F.K)

http://www.koha.com.mk/a12.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.11.2009, 19:54   39
Citim:
Tre tė infektuar nga gripi i derrave nė Kosovė

Nė Kosovė janė regjistruar tri raste tė reja tė infektimit nga gripi i derrave.

Bėhet fjalė pėr pacientė tė pėrkatėsisė serbe nga Graēanica, Mitrovica dhe Gorazhdeci i Pejės, analizat e tė cilėve janė bėrė nė Institutin Torllak nė Beograd, ka konfirmuar pėr mediat serbe Rada Trajkoviē, drejtereshė e Shtėpisė sė shėndetit nė Graēanicė afėr Prishtinės.

Nė Graēanicė me virusin e gripit tė ri ėshtė infektuar njė vajzė 13 vjeēare, e cila bashkė me dhjetra nxėnės tė tjerė ditė mė parė ka qenė nė eskursion nė Serbi ku edhe ėshtė infektuar.

Tė gjithė kėta tė sėmurė po mjekohen nė shtėpi dhe thuhese jeta e tyre nuk ėshtė nė rrezik.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/20178.html

Citim:
AH1N1 po pėson mutacion

Virusi i gripit tė derrave A/H1N1 ka nisur tė pėsojė mutacion. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ėshtė verifikuar rasti i parė i bartjes sė kėtij virusi nga njeriu tek kafshėt.

Verifikimi i rastit tė parė i modifikimit dhe bartjes sė virusit tė gripit tė derrave ėshtė bėrė nė Iowa, ndėrsa viktima ishte njė mace. Analizat e kryera kanė konstatuar se virusi tashmė ėshtė i aftė tė kalojė tek macet.

Kjo kafshė shtėpiake ėshtė diagnostifikuar me kėtė virus, pasi pronarėt e maces kohė mė parė kishin shfaqur simptoma tė gripit tė derrave.

http://www.kohavision.net/index.php?...ac=0&Itemid=68
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2009, 09:20   40
Citim:
Mbi dy milionė grekė do tė preken nga gripi i derrave

Parashikimet e kėshillit nacional pandemik nė Greqi thonė se mė shumė se dy milionė grekė do tė sėmuren nga gripi i derrave gjatė javėve tė fundit, ndėrsa gripi do tė zgjasė rreth disa javė.

Duke u referuar mjekėve, nė rastin mė tė keq 0,1-0,2 pėr qind e tė sėmurėve nga gripi i derrave do tė kenė nevojė pėr tretman mjekėsor, prej tyre 15-20 pėr qind do tė duhej tė shėrohen nėn kujdesin intensiv.

Zyrtarėt shėndetėsorė njoftojnė se vaksinimi kundėr virusit A/H1N1 nė Greqi fillon mė 16 nėntor dhe fillimisht do tė pėrfshihet personeli mjekėsor.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=5416
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 22:01.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.