Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 7.11.2009, 08:11   41
Citim:
Njoftim per shtyp lidhur me situaten e virusit AH1N1 ne vend

Sot, ne oren 12 u mblodh Komiteti i Eksperteve prane Ministrise se Shendetesise per te analizuar situaten lidhur me virusin AH1N1, masat e marra dhe orientimin e masave ne vazhdim.

Pas nje periudhe qetesie gjate muajve Shtator-Tetor, virusi AH1N1 po rifillon te qarkulloje ne popullate. Gjate kesaj jave jane identifikuar 9 raste te reja.

Te gjitha rastet kane pasur shenja te lehta dhe jane trajtuar ne sistemin tone shendetsor, kryesisht ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane.

Nderkohe jane identifikuar raste me grip jo AH1N1 c’ka deshmon se ne popullate po qarkullon edhe virusi i gripit sezonal.

Venia ne funksionim e teknologjise se re testuese dhe fillimi nga puna ne laboratorin e ri ne ditet qe vijojne forcojne aftesite e sistemit shendetsor lidhur me shpejtesine e vendosjes se diagnozes dhe mbeshtetjen e klinicisteve ne menaxhimin e rasteve.

Para dy ditesh ka mberritur ne ISHP nje sasi e re preparati antiviral Tamiflu qe mjafton per te trajtuar rreth 10 000 raste ndersa te gjithe spitalet rajonale jane te furnizuar me nje sasi baze dhe mund te marrin sasi te reja nga Instituti i Shendetit Publik.

Nderkaq ne farmacite e vendit ka nje sasi te mjaftueshme me vaksine kunder gripit sezonal dhe Ministria e Shendetsise, bazuar ne udhezimet e OBSH inkurajon me force qytetaret ta blejne dhe ta perdorin kete vaksine e cila aplikohet falas prane Qendrave Shendetesore per tu mbrojtur nga gripi sezonal.Qytetaret mund te keshillohen gjithashtu falas prane mjekut te tyre te familjes lidhur me grupet me te rrezikuara nga gripi sezonal.

Gjithashtu, Ministria e Shendetsise eshte duke perfunduar procedurat e prokurimit te vaksines kunder gripit te ri pandemik te quajtur ndryshe AH1N1. Brenda disa javesh ne Shqiperi do te filloje vaksinimi kunder gripit te ri pandemik per disa grupe te popullates. Ky program do te mbulohet krejtesisht nga Ministria e Shendetsise.

Pervec punes per ndergjegjesimin e te gjithe popullates lidhur me masat higjenike permes spoteve televizive dhe fushatave te tjera mediatike, po punohet ne menyre me specifike me mjeket e shkollave dhe po bashkepunohet me personelin e sistemit arsimor me qellim kufizimin maksimal te qarkullimit te virusit ne nxenesit e shkollave.

http://www.moh.gov.al/NjoftimShtypi.php?Lajmi=98

Citim:
OBSH: Mbi 6 000 tė vdekur nga gripi i derrave

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė njoftoi sot se mbi 6 000 persona kanė humbur jetėn deri tani nga gripi i derrave H1N1, qė prej shfaqjes sė tij para shtatė muajsh.

"Numri i tė vdekurve deri mė 1 nėntor ėshtė tė paktėn 6 071 persona nė 199 vende dhe territore tė planetit", njofton OBSH-ja nėpėrmjet njė raporti. Bilanci i mėparshėm, i publikuar mė 30 tetor, tregonte njė rritje me 14 pėr qind tė numrit tė tė vdekurve brenda njė jave.

"Po konstatohet njė pėrhapje intensive dhe e vazhdueshme e gripit nė Amerikėn e Veriut, por nuk ka tė dhėna pėr arritjen e pikut tė tij", shpjegoi OBSH-ja.

Kontinenti amerikan, ku nė pranverė u shfaq pėr herė tė parė virusi pandemik, vazhdon tė ketė numrin mė tė madh tė viktimave me 4 399 tė vdekur.
Rajoni i Azi-Paqėsorit regjistroi 1 159 tė vdekur (+89 vdekje), kundrejt "tė paktėn 300 (+89) nė Evropė.

OBSH-ja bėri thirrje dje pėr tė mos ulur vigjilencėn kundėr virusit qė mbetet "shqetėsues" dhe i kėrkoi popullatės tė mos i nėnvlerėsojė vaksinat.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=37388
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.11.2009, 15:15   42
Citim:
Gripi i derrit po bėhet mė i rrezikshėm nė Evropė

A/H1N1 mund tė vrasė deri 40 mijė persona nė mbarė Evropėn dhe mund tė pasohet nga gripi sezonal qė, po ashtu, mund tė shkaktojė po tė njėjtin numėr tė tė vdekurve, bėjnė tė ditur ekspertėt evropianė tė shėndetėsisė.

Nė njė raport nga Qendra Evropiane pėr Parandalimin dhe Kontrollin e Sėmundjeve me bazė nė Suedi, thuhet se epidemia nga virusi A/H1N1, qė njihet si gripi i derrave, tashmė ka prekur gati tė gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

Ajo qė ėshtė e sigurt, sipas raportit, ėshtė se pandemia do tė vazhdojė tė vrasė mijėra persona dhe shumė pacientė do t’i vėrė nė pėrkujdesje intensive.

Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, 5 mijė e 712 persona kanė vdekur nė mbarė botėn, qė kur u zbulua virusi A/H1N1 nė fillim tė kėtij viti.

http://www.kohavision.net/index.php?...ac=0&Itemid=68

Citim:
Serbia nė prag tė shpalljes sė epidemisė nga gripi i derrave

Serbia ėshtė afėr pėr tė shpallur epideminė nga gripi i derrave, prej tė cilit deri tani kanė vdekur pesė persona, ndėrsa gjashtė tė tjerė janė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore.

Autoritetet informuan se prej gripit H1N1 nė Serbi janė infektuar 244 persona.

"Ēdo ditė paraqiten raste tė reja prandaj jemi shumė afėr qė tė martėn tė shpallim epideminė nė mbarė tėrritorin", deklaroi drejtuesi pėr ndjekjen e gjendjes me pandeminė Predrag Kon.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/20259.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.11.2009, 20:02   43
Citim:
Katėr tė infektuar me gripin nė rrezik pėr jetė nė veri tė Mitrovicės

Katėr persona janė nė rrezik pėr jetė nga gjithsej tetė pacientė me simptome tė gripit tė derrave, tė cilėt ndodhen nė spitalin nė veri tė Mitrovicės, ka thėnė pėr mediat serbe drejtori i spitalit dr. Milan Jakovleviē.

Ai ka bėrė tė ditur se bėhet fjalė pėr dy pacientė tė cilėt gjatė fundjavės javės janė sjellė nga Graēanica nė spitalin e Mitrovicės si dhe pėr dy persona tė cilėt tashmė kanė qenė pėr mjekim nė kėtė spital qė qeveriset nga serbėt.

Sipas kėtij mjeku, ėshtė rritur numri i personave tė cilėt po kėrkojnė ndihmėn e mjekut me simptome tė gripit.

Gjatė fundjavės 329 pacientė kanė pasur shenja klinike tė gripit, ndėrsa numri mė i madh ėshtė evidencuar nė Leposaviē, pastaj nė Mitrovicė dhe Zveēan, tė gjitha kėto mjedise me popullsi serbe. /qik/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=6182

Citim:
IRJM: 20 tė infektuar tė rinj

Shkup, 8 nėntor - Gripi i derrave ēdo ditė e mė shumė po merr hovė drejt tė pėrhapjes alarmante. Infektimit tė 12 nxėnėsve tė shkollės sė mesme "Llazar Tanev" i janė shtuar edhe 8 tė tjerė, me ēka numri i tė prekurve me kėtė virus, gjatė 24 orėve, ka arritur nė 20.

Ministria e Shėndetėsisė ka informuar se tė gjithė nxėnėsit janė lėshuar nė shėrim shtėpiak. Nė spitalin infektiv, gjatė orėve tė fundit janė analizuar edhe 12 raste tė tjera, tė cilat kanė dhėnė shenja tė dyshimta se mund tė jenė tė prekur nga gripi A(H1N1). Ėshtė konstatuar se 10 prej tyre kanė udhėtuar jashtė vendit. Institucionet e shėndetėsisė kanė konstatuar se virusi nuk vjen vetėm nga jashtė, por ajo zgjerohet edhe brenda vendit.

"Nė kėto raste duhen tė kyēen tė gjitha institucionet qė mund tė japin ndihmėn e tyre nė njė apo tjetėr mėnyrė, siē janė ministritė, inspektoratet, komunat, klinikat e ndryshme, mjekėt amė etj", tha Bujar Osmani, ministėr i Shėndetėsisė. Nė Ministrinė e Shėndetėsisė janė duke analizuar mundėsinė e mbylljes sė shkollės sė mesme "Llazar Tanev".

http://www.koha.com.mk/a02.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.11.2009, 13:23   44
Citim:
Serbia shpall epideminė e gripit tė derrit

Ministria e Shėndetėsisė e Serbisė e ka shpallur sot gjendjen e epidemisė pėr shkak tė shfaqjes sė gripit tė derrit.

Ministri i Shėndetėsisė, Tomica Milosavljevic, ka thėnė se shpallja e epidemisė, mes tjerash, nėnkupton marrjen e masave tė jashtėzakonshme tė mbikėqyrjes epidemiologjike, ndalimin e mbledhjeve nė vende publike, pėrfshirė shkollat dhe institucionet parashkollore nė tė gjithė vendin ose nė disa pjesė tė vendit, nėse kėtė e vlerėsojnė si tė nevojshme institucionet shėndetėsore pėrkatėse.

Vendimi u mor pas njė takimi tė grupit punues pėr parandalim tė pandemisė.

Branislav Tiodorovic, anėtar i grupit punues, ka thėnė se bazuar nė vlerėsimin e situatės epidemiologjike dhe mbi bazėn e njė vlerėsimi se si ajo do tė zhvillohet nė muajt e ardhshėm, ekzistojnė tė gjitha kushtet pėr tė deklaruar njė epidemi. “Kemi konfirmuar zyrtarisht 258 raste, tė cilat sigurisht qė do tė rriten nė periudhėn e ardhshme. Janė tė gjitha kushtet dhe faktorėt e rrezikut pėr pėrhapjen e epidemisė nė tė gjitha pjesėt e Serbisė nė bazė tė kėsaj janė absolutisht tė gjitha kushtet pėr tė deklaruar njė epidemi”, ka thėnė Tiodorovic, transmeton agjencia B92

Tiodorovic ka thėnė se nė kėtė fazė, qė ende vlerėsohet si njė valė e butė pandemike, nuk do tė mbyllen tė gjitha shkollat, ēerdhet e fėmijėve, nuk do tė ndalohet mbajtja e koncerteve, shfaqjeve teatrale dhe kinematografike etj.

http://www.gazetaexpress.com/index.p.../18849/C5/C18/

Citim:
Shkup: Shtohen shqetėsimet pėr gripin e derrit

Nė Maqedoni, autoritetet thonė se po ndėrmarrin tė gjitha masat pėr tė parandaluar sa munden pėrhapjen e gripit tė ri. Me uljen e temperaturave ėshtė rritur dhe rreziku pėr pėrhapjen e virusit tė gripit tė ri, tė njohur si gripi i derrit.

Autoritetet nė Maqedoni kanė bėrė tė ditur se nė ditėt e fundit ėshtė rritur numri i atyre qė janė konfirmuar se janė prekur nga virusi. Megjithatė, ata thonė se numrat e personave tė prekur qė janė rreth 100, janė tė ulėt nė krahasim me vendet e tjera.

Por njoftimet pėr shtimin e tė prekurve nga virusi H1N1, ka rritur edhe shqetėsimet tek qytetarėt. Nė njė shkollė nė Shkup, prindėrit nuk kishin dėrguar fėmijėt nė njė numėr tejet tė madh.

Nga Ministria e Shėndetėsisė thonė se ende nuk parashikohen masa drastike qė do tė sugjeronin mbylljen e shkollave. Nga atje bėjnė thirrje pėr tė ndėrmarrė masat tė cilat rekomandohen vazhdimisht dhe qė kanė tė bėjnė me mirėmbajtje tė higjienės personale.

Nė Maqedoni ende nuk ka mbėrritur vaksina kundėr gripit tė derrave, ndėrkohė qė farmacitė bėjnė tė ditur se pėrdorin shumė vaksinat kundėr gripit tė zakonshėm.

Ajo qė insistojnė autoritetet ėshtė qetėsia. Njoftimet pėr pėrhapje masive tė virusit H1N1 nė Serbi kanė bėrė qė njerėzit tė tregojnė nivele tė larta shqetėsimi.

Autoritetet thonė se shifrat nė Maqedoni janė ende tė ulėta dhe bėjnė thirrje qė tė gjithė tė dyshuarit tė bėjnė kontrolle mjekėsore. /bbc/

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4404
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2009, 17:54   45
Citim:
Specialistėt: Gripi sezonal, mė i rrezikshėm se A H1N1

Gripi sezonal qė po qarkullon nė vendin tonė ka rrezikshėmri mė tė lartė se virusi pandemik A H1N1. Specialistėt e shėndetėsisė deklarojnė se nė 24 orėt e fundit janė identifikuar 11 raste tė reja 8 prej tė cilave janė me gripin sezonal A dhe 3 me virusin AH1N1. Ata spjegojnė se komplikacionet qė vijnė nga influenca stinore janė mė tė forta se sa pritej.

“Janė identifikuar 11 ratse, influenca stinore ka dalė pėrpara A H1N1, simtomat janė mė tė rrezikshme se tė A H1N1, rreth 30 % e rasteve tė identifikuar janė me virusin A nga 10 % qė ishte ditė mė parė, kjo do tė thotė se ai po pėrparon me rritme tė shpejta.”

Asnjė prej rasteve tė identifikuar me grip sezonal apo virusin pandemik nuk u pėrket nxėnėsve tė shkollave pėr tė cilėt po bėhet njė monitorim i hollėsishėm. Gjithashtu specialistėt rekomandojnė marrjen e menjėherėshme tė vaksinės kundėr gripit sezonal, e cila krijon 76 % mbrojtje.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=7997

Citim:
Greqia ka shpallur epideminė e gripit A/H1N1

Pas Serbisė dhe Bullgarisė, sot edhe autoritetet e Greqisė kanė shpallur epideminė e gripit A/H1N1. Numri i pėrgjithshėm i tė prekurve me gripin e derrave ėshtė 3 mijė persona, nga tė cilėt 330 tė infektuar janė shėnuar vetėm gjatė ditėve tė fundit. Deri mė tani nė Greqi kanė vdekur tė paktėn 5 vetė.

Pėr shkak tė epidemisė, janė mbyllur 158 shkolla, por Ministria e Shėndetėsisė ende nuk ka vendosur pėr mbylljen e tė gjitha shkollave.

Ekspertėt konsiderojnė se epidemia e gripit H1N1 do tė zgjasė gjashtė deri tetė javė, ndėrsa qeveria e Athinės planifikon qė tė fillojė vaksinimin e popullatės gjatė ditėve tė ardhshme. Beogradi dhe Sofja epideminė e shpallėn gjatė javės.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/20411.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2009, 23:39   46
Citim:
Polonia ndaloi vaksinimin kundėr gripit tė derrave

Ministrja e Shėndetėsisė sė Polonisė Eva Kopaē ka urdhėruar ndalimin e vaksinimit tė popullatės por edhe furnizimin me vaksina kundėr gripit tė derrave. Njė akt i tillė, i hodhi mė shumė benzinė zjarrit tė debateve qė po zhvillojnė ekspertėt nė botė, lidhur me sigurinė e vaksinės.

Vendimi i ministres Kopaē u prit me kritika tė ashpra nga organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Sot ndėrkohė u shėnua edhe viktima e parė nga ky grip, njė burrė 37 vjeēar.

”Nė situatėn kur unė duhet t’u rekomandojė njerėzve njė medikament, unė i shtroj pyetjen vetes: A do t’ia kishte dhėnė kėtė ilaē nėnės time tė moshuar, apo fėmijės sime.”, tha Eva Kopaē, ministre e Shėndetėsisė sė Polonisė.

Ministrja tha se pėr vaksinėn po kėshillohet me kolegėt e saj me pėrvojė, ekspertė pėr vaksina dhe se gjatė negociatave me prodhuesit ka hasur nė tė paktėn 20 pika tė dyshimta.

"Cila ėshtė detyra e ministrit? Tė nėnshkruaj kontrata qė janė nė interes tė popullit polak, apo kontratave nė interes tė kompanive farmaceutike – pyeti ajo, duke fituar duartrokitjet si shenjė mbėshtetjeje nga ligjvėnėsit.


”Pėrse vetėm 13 pėr qind e gjermanėve ranė dakord qė tė vaksinohen kundėr gripit tė derrave, edhe pse 23 pėr qind e popullatės marrin vaksinė kundėr gripit sezonal? Aq mė tepėr, kur qeveria e tyre ua ofron falas vaksinat. Pėrse nuk i kemi rezultatet e ekzaminimeve klinike ose informacionin lidhur me efektet anėsore tė vaksinės”, shtroi njė varg dyshimesh Eva Kopaē, ministre e Shėndetėsisė sė Polonisė.

Ministrja Kopaē ishte precize se nuk do tė lejojė pėrdorimin e vaksinave tė patestuara, nga tė cilat mund tė vdesin njerėz.

”Unė nuk do tė lejojė pėrdorimin e vaksinave qė nuk janė testuar plotėsisht dhe qė mund t’u shkaktojnė vdekjen mė shumė njerėzve se sa nga vetė gripi”, parlajmėroi Eva Kopaē.

Nė kėtė vendim, ministrja Kopaē ėshtė mbėshtetur edhe nga kreu i qeverisė Donald Tusk. Nė Poloni, sot u shėnua viktima e parė, nga gripi, njė burrė 37 vjeēar. Po ashtu, deri tani janė regjistruar 234 raste tė infektuarish.

http://alsat-m.tv/index.php/bota/20466.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2009, 13:53   47
Citim:
A/H1N1 pėrfshin tė gjitha qytetet e vendit

- Tirana, me numrin mė tė madh tė rasteve tė prekura nga gripet
- Specialistėt: Gripi sezonal po shfaqet mė ashpėr se pandemiku

Gjeografia e pacientėve tė ekzaminuar me virusin pandemik A/H1N1 pėrfshin tė gjitha qytetet e vendit dhe pse numrin mė tė madh e mban Tirana. Pjesa dėrrmuese e tamponėve qė kanė shkuar pėr ekzaminim nė Institutin e Shėndetit Publik janė marrė nga klinikat e Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”.

Ditėt e fundit mjekėt vėrejnė njė rritje tė rasteve pėrkatėsisht nė 110 raste nė ditė, ku 50 raste janė shėnuar me gripin stinor dhe 60 me virusin pandemik. Me gjithė rritjen e rasteve tė prekura, mjekėt kėshillojnė tė gjithė qytetarėt dhe veēanėrisht prindėrit pėr tė treguar njė kujdes maksimal dhe pėr tė mos neglizhuar asnjė situatė gripale.


Pėrhapja

Gripet tashmė janė shtrirė nė ēdo qytet. Vetėm gjatė javėve tė fundit mostrat e analizuara nė ISHP kanė konfirmuar raste me virusin pandemik dhe atė sezonal nė tė gjithė vendin. Sipas tė dhėnave mė tė fundit spitali infektiv nė Tiranė raporton numrin mė tė madh tė rasteve me 93 tė infektuar.

Spitali pediatrik me 25 raste dhe poliklinikat e kryeqytetit me 27 raste tė konfirmuara. Virusi ka shtrirė “tentakulat” e tij edhe nė qytete tė tjera, ndonėse me mė pak raste.

Kėshtu Durrėsi ka 13 raste tė prekur me virusin pandemik, Mati 6 raste, Shkodra 4 raste, Delvina 3 raste dhe qytete si Berati, Vlora, Fieri, Gjirokastra, Devolli, Saranda, Dibra, Gramshi, Kavaja dhe Mirdita raportojnė 1-2 raste personash tė prekur nga H1N1.

Pėrkatėsisht nė 1878 mostra tė analizuara nga Tirana dhe rrethet, tė konfirmuar me virusin A/H1N1 rezultojnė 190 persona. Numri mė i madh i mostrave ėshtė marrė nė grupmoshėn 15-24 vjeē ku dhe vihet re dhe numri mė i madh i rasteve tė konfirmuara.

Mosha mesatare e rasteve tė prekura nė total ėshtė 21 vjeē, ndėrsa e rasteve tė javės ėshtė 17.5 vjeē. Konkretisht deri tani rezultojnė 7 raste tė moshės 1-4 vjeē, 53 raste tė moshės 5-14 vjeē, 79 raste tė moshės 15-24 vjeē, 34 raste tė moshės 25-44 vjeē dhe 14 raste 45-59 vjeē ndėrsa vetėm 3 raste tė moshės 60 vjeē.

Shumica dėrrmuese e rasteve janė tė konfirmuara nė Tiranė. Pėrveē virusit tė ri pandemik ēdo ditė konfirmohen raste me virusin e gripit tė zakonshėm stinor ēka dėshmon qarkullimin e pėrbashkėt tė tė dy viruseve nė popullatė. Rreth njė e treta e rasteve tė konfirmuara laboratorikisht janė me gripin A stinor.


Rastet

Specialistėt e Institutit tė Shėndetit Publik si dhe mjekė tė spitalit infektiv nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” shprehen se shenjat klinike tė rasteve tė konfirmuara gjatė dy javėve tė fundit kanė qenė tė lehta dhe mesatare.

Ėshtė regjistruar njė rast i rėndė (sindrom i rėndė respirator akut), i shtruar nė spitalin pneumoftiziatrik dhe njė rast tjetėr i rėndė me gripin stinor i shtruar nė spitalin infektiv, QSUT.

Temperatura e lartė, kolla e fortė, dhimbje fyti, dhimbje muskulare, dhimbje koke dhe dijare janė disa prej shenjave tė virusit stinor dhe atij A/H1N1.

Sipas mjekėve, mjaftojnė dy a me tepėr se kėto shenja qė qytetarėt tė kėrkojnė ndihmėn e mjekut tė familjes dhe tė mos neglizhojnė situatėn. Nga ana tjetėr ata theksojnė se me uljen e temperaturave stinore, pritet qė rastet me viruse stinore dhe ato me A/H1N1 tė pėsojnė njė rritje tė ndjeshme.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=24146
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2009, 18:14   48
Citim:
Personeli mjekėsor ende heziton tė vaksinohet kundėr AH1N1

Me gjithė vaksinimin publikisht tė ministrit Alush Gashi me vaksinėn kundėr virusit A/H1N1, personeli mjekėsor heziton tė marrė kėtė lloj vaksine.

Ministria e Shėndetėsisė i ka dhėnė njė javė afat personelit mjekėsor tė vaksinohet, nė tė kundėrtėn vaksinat e ndara pėr ta do tė shpėrndahen pėr kategori tjera.

Numri i tė vdekurve nga ky grip nė vendin tonė ka arritur nė 7, ndėrsa dyshohet edhe pėr tri raste tė tjera.

Mostrat e rasteve tė kosovarėve tė vdekur nga virusi A/H1N1 do tė dėrgohen pėr njė analizė shtesė nė Londėr.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=34104
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.12.2009, 23:24   49
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Swine Flu Gate: Is Virologist Albert Osterhaus the Ringleader?

According to Russian, Danish and now Swedish newspapers, the Svenska Dagbladet, many of the "independent experts" who sit on important WHO committees and who were instrumental in the fake swine flu scare have financial links with the pharmaceutical industry that stand to make billions from the scam.

http://www.svd.se/nyheter/inrikes/artikel_3866171.svd

Albert Osterhaus, a professor for virologie at Erasmus University in The Netherlands, and a key advisor of WHO and EU, is under investigation for having concealed slush funds from pharmaceutical companies, according to Polskaweb.

Polskaweb reports a Dutch parliamentary committee of inquiry has been launched into the connection between the large sums of money paid by big pharma into Osterhaus' private bank accounts and his role in ratcheting up the swine flu scare to allow a pandemic level 6 declaration – something which, in turn, has allowed big pharma to reap huge profits through the sale of toxic pandemic vaccines.

Osterhaus also played a leading role in creating the bird flu scare by maintaining that he had proved that the bird flu virus could be transmitted to humans.

The bird flu alarmism resulted in health minister pushing through pandemic plans that strip people of their constitutional rights and also to profits of 100 million euros for Roche.

But Osterhaus appears to have financial links not just to Roche but also to GSK, Aventis and Baxter.

The Dutch investigation is being extended to health officials, politicans, doctors and journalists.

According to Polskaweb, big pharma has earned 40 billion dollars already from the swine flu scam.

By putting mercury and squalene into the swine flu jab, WHO and big pharma have shown, however, that their intention was to do more than just earn huge amounts of money by staging a fake pandemic using massaged data and skewed scientific evidence.

The dangerous ingredients in the jab prove that their intention was to cause damage and death.

Danish journalists have also looked at the role of Dr. Frederick Hayden, an advisor of WHO and in charge of the special strategic group (LEGEND) which in July floated the plan of giving every person in the world two doses of the swine flu jab.

Hayden is allegedly on the payroll of Roche, RW Johnson, SmithKline Beecham and Glaxo Wellcome.

Other „experts“ who appear to be pushing junk science or even actively looking for virulent genes in the Swine Flu Gate, are John Oxford and Bruno Lina.

Both of these play leading roles in WHO and the EU.

As Climate Gate and now Swine Flu Gate show, the UN, WHO and EU are operating as criminal enterprises and they need to be called to account.

http://www.theflucase.com/index.php?...mid=64&lang=en
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.12.2009, 12:54   50
Citim:
Shėnohet viktima e 4 nga gripi i derrave nė Shqipėri

Shkon ne 4 numri i vdekurve nga gripi i derrit nė vendin tonė. Personi i katėrt qė ka humbur jetėn ėshtė njė 31 vjecar nga qyteti i Vlorės . Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare tė Ministrisė sė Shėndetėsisė. Sipas tė njėjtave burimeve 31 vjecari me iniciale E.M kishte disa ditė me gjendje gripale ndėrsa fillimisht ėshtė kuruar me antibiotikė nė shtėpi.

Mė pas ai ėshtė shtruar ne spitalin e Vlorės por pas pėrkeqėsimit tė gjėndjes ėshtė trasferuar nė Tiranė. Fillimisht ėshtė trasferuar nė senatorium me pas nė reaminacionin e QSUT-sė ku ka humbur dhe jetėn rreth orės 23.00 tė sė shtunės.

Burimet zyrtare konfirmojnė se shkaku i vekjes ka qenė virusi AH1N1, ndėrkaq po dje dy raste tė tjera vdekjesh janė konfirmuar me virusin e gripit tė derrit.
Behet fjalė pėr njė grua 47 vjecare nga Shkodra e cila prej 5 ditėsh gjendej e shtruar ne senatoriumin e Tiranės.

Sipas autoriteteve mjekėsore viktima vuante nga mushkėritė hipertensioni dhe hiperobeziteti. Ndėrkaq njė tjetėr 51 vjecar po nga qyteti i Shkodres ka humbur jeten nga virusi AH1N1.

Tre ditė mė pare Drejtori pėr Politikat Shėndetėsore nė Ministrinė e Shėndetėsisė, Pellumb Pipero konfirmoi se 6 pacientė tė prekur nga virusi i gripi tė derrit ndodheshin nė gjėndje tė rėndė shėndetėsore.

Ndėrkohė nė vend numri i rasteve tė tė prekurve nga virusi numėrohen 310 persona. Viktima e pare e AH1N1 nė Shqipėri ishte njė burrė 57 vjecar nga Sukthi i Durresit i cili vuante edhe nga tumori nė prostat.(s.g/Balkanweb)

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/21295.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.12.2009, 12:57   51
Citim:
Gripi i medias!
Vait Ajro

Grip kėtej e grip andej, gripi i derrave, gripi i stinės! Por gripi i medias xhanėm ēėshtė? Natyrisht, u mėsuam tani mė me fjalėn GRIP, por se nga, ku dhe si po na vjenė nuk e morėm vesh...!

Jo se, me afėr tė vėrtetės kemi lajmin e fundit ”Edhe tre viktima nga gripi i derrave” nė ballė tė medias sė shkruar, mandej me kryefjalėn “ Gripi mori dhe viktimėn e dhjetė” media televizive hapė ditarin qendror! Kjo do tė thotė se gripi na qenka brenda nė media! Po, po se kėrko aty e kėrko kėtu nuk e gjejmė dot, vetėm se nė gazeta e televizione.

Pėr ata qė kanė ndėrruar jetė me pretekstin, se ka qenė gripi i derrit ai qė ka ndikuar nė vdekjen e tyre, nuk ka as edhe njė shpjegim profesional tė shkruar dhe tė sqaruar nga mjekėt amė! Qė na bėnė tė kuptojmė se kontradita e lajmit me tė vėrtetėn mbi lajmin qėndron e thellė.

Nga aspekti profesional dhe etik i gazetarisė nė median e shkruar dhe atė televizive nė rajon nuk po mbrohet e drejta humane e tė informuarit mbi jetėn, por e drejta e tė informuartit mbi vdekjen.

Ka shumė argumente mbi kėtė konstatim, disa janė tė shkruara dhe tė thėna nė media, shumė nga ata nuk janė aspak tė pėrmendura nė media. Si pėr shembull: Analizat e mirėfillta mjekėsore mbi shkaktimin e vdekjes tek pacienti, mandej analizat para se pacienti tė sėmurej nga gripi, konstatimet mjekėsore nga ndonjė obdukcion i realizuar....dhe kėshtu me radhė.

Mirpo tė kėthehemi tek Gripi i medias, ēka nė tė vėrtetė paraqet dhe sa vdekjeprurėse ėshtė? Madje sa ndikon nė rritjen e vdekshmėrisė, apo sa ai mundėson pėrhapjen e gripi tė zakonshėm dhe nė fund sa kushton shėrimi i plotė i kėtij lloji tė gripit? Kėto dhe shumė pyetje tqė mund tė parashrohen kanė vetė njė pėrgjigje: Mjaft mė me shkrime dhe fjalime gazetareske pa argumente dhe pa analiza mjekėsore!

Sa i pėrket profesionalizmit gazetaresk dhe redaktimit profesional janė pakė ato media qė e pranojnė dhe e zbatojnė kėtė parim fundamental profesional nė media. Kur them pak vėrtet pak media janė. Gripi i medias nuk nėnkupton vetėm lajmin mbi gripin e derrave apo gripin e stinės, po edhe lajmin tė pakonfirmuar, lajmin tė pabotuar, lajmin e devijuar, lajmin e shpifur dhe lajmin amoral, pra janė ato qė paraqesin grip e kaluar gripit medial.

Sa ndikojnė nė shėndetin e njeriut dhe tė shoqėrisė? Kjo mbetet tė konstatohet me mjete rrethanore mjekėsore, por njė ėshtė e sigurt qė gripi i derrit “tė merr jetėn fėt e fėt” kurse gripi i medias tė vdes me ngadalė! Madje ka zėra qė flasin me konpetencė nga lėmia e mjekėsisė se media luan rolin kryesor nė pėrhapjen e gripit!

Ka zėra qė thonė se nuk mjaftonė kaq pėr informim tė opinionit publik por duhet tė ndėrmerren masa mė serioze si fushata kundėr gripit etj. Duke depėrtuar nė thellėsi tė kėsaj ēėshtjeje dalin zėra mė kontradiktore se kurrė!

Disa mjekė dhe specialistė kundėrshtojnė metodat dhe masat e ndėrmarra kundėr gripit, disa konstatojnė se gripi i derrave(medias) nuk ekziston si i tillė si deklarohet dhe paraqitet nė media, por se na qėnka njė simptom apo sėmundje qė tejkalohet pa zhurmė mediatike dhe pa lajme pėr vdekshmėrinė dhe pa argumente dhe kundėrargumente tė botuara dhe tė pa botuara.

Epiqendra e kėsaj epidemie mediatike vėshtirė se mund tė gjendet, mbase po kaplon tėrė globin toksor. Shumė argumente tė thėna dhe tė pathėna nė media pėrfundojnė nė shaka dhe si tė pa vlera! Vetėm e vetėm se dikujt i preket interesi madhor financiar.

Nė kėto raste ja vlenė tė ceket se institucionet shėndetėsore ndėrkombėtare dhe vendase nė rajon po luajnė rolin e atyre qė prodhojnė vaksinėn dhe rolin e atyre qė fshihen prapa skandalit tė mundėshėm ndėrkombėtar ( edhe pse ka pakė gjasa tė zbulohet kjo punė) , mirpo nuk mund tė pajtohemi me mdian( tė shumtėn) nė rajon se si po luan vallen e atyre qė nuk i njeh dhe nuk i sheh!

Institucionet shėndetėsore vendore kanė marrė hovin e tė shfaqurit nė ekran dhe nė gazeta duke proklamuar se ka grip... po vdesin nga gripi... gripi ėshtė rrezik... vdekjeprurės... etj.

Pak mė shumė mediat e shkruara dhe ato vizive tjerin lajmin vdekjeprurės pa komente dhe arsyetime, pa analiza dhe investigime...etj. Publiku kur e sheh dhe kur e lexon njė lajm tė tillė me siguri ka mė pranė gripin e derrave (medial). Ashtu qė do tė mjaftoj njė simtomė e vogėl e gripit dhe opa punė mė shumė pėr mjekėt dhe barnatoret!

http://lajmpress.com/opinion/2530.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2009, 15:17   52
Citim:
Maqedoni, fillon vaksinimi i tėrė popullatės

Shkup - Vaksinimi kundėr gripit tė derrave prej tė hėnės do tė fillojė pėr tėrė popullatėn nė Maqedoni. Autoritet maqedonase kanė filluar sot fushatėn pėr vaksinimin e gjithė popullsisė kundėr virusit tė gripit tė derrave.

Kėtė herė, pėrveē personalit shėndetėsor dhe grupeve tė rrezikuara, vaksinimi do tė pėrfshijė edhe qytetarėt e tjerė. Mjekėt rekomandojnė edhe ilaēin “Tamiflu”, krahas vaksinave.

Komisioni pėr grip pandemik informoi se nė mėnyrė emergjente furnizohen respiratorė plotėsues pėr spitalet, 50 mijė kuti tė ilaēit “Tamiflu” dhe 80 mijė vaksina. Deri mė tani, vaksinėn kundėr gripit tė derrave e kanė marrė afėr 2 000 qytetarė.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=8821
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.12.2009, 14:27   53
Citim:
Muhabete dhe thashetheme pėr vaksinėn e gripit tė derrit

Njė numėr i madh muhabetesh dhe thashethemesh kanė mbretėruar lidhur me vaksinėn e virusit AH1N1 apo tė ashtuquajturit gripit tė derrit.

Pikėrisht lansimi i propagandės kundėr vaksinės se ajo ka pasoja tė dėmshme pėr shėndetin e njeriut, ka bėrė qė shumica e qytetarėve tė mos paraqiten nėpėr ente dhe spitale pėr tė pranuar kėtė vaksinė.

Edhe pas thirrjes sė Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr tė pranuar qytetarėt vaksinėn e tillė, prap se prap nė mesin e qytetarėve, sidomos nė zonat rurale ka mbretėruar bindja se nuk duhet tė merret kjo vaksinė.

(...)

Pėr momentin ka sasi tė mjaftueshme tė ilaēit tamiflu nė shtet, informojnė nga Byroja pėr barėra. Dhjetė mijė kuti tamiflu janė shpėrndarė nėpėr barnatoret e shtėpive shėndetėsore nė Maqedoni.

Nė Shkup, tamiflu do tė jepet nė barnatoret nė poliklinikat e Bit Pazarit, nė Draēevė, Ēento "Jane Sandaksi", "Ēair", "Idadia", "Bukuresht" dhe "Gjorqe Petrov".

Nė Shkup, siē informon Ministria e Shėndetėsisė, gjatė fundjavės janė vaksinuar mbi 200 persona, me ē'rast numri i pėrgjithshėm i tė vaksinuarve arrin 2.100 persona.

Ministri i Shėndetėsisė Bujar Osmani para disa ditėve i ftoi qytetarėt qė tė vaksinohen dhe dėrgoi apel qė gripi i ri tė kuptohet shumė seriozisht nga tė gjithė, duke filluar nga qytetarėt pėrmes mjekėve amė, infektologėt, punonjėsit tjerė nė shėndetėsi, si dhe tė gjithė institutet, qė kanė pika tė pėrbashkėta me shėndetėsinė ose kanė ēfarėdo obligime nė bazė tė planit operativ pėr ballafaqim me pandeminė.

Komisioni pėr grip pandemik informoi se urgjentisht do tė furnizohen 55 respiratorė pėr sektoret infektive nėpėr spitale, ku ka stacionar, si dhe 80.000 vaksina. Nė Maqedoni deri tani nga gripi i ri i tipit A(H1N1)kanė vdekur 14 persona. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...b23019229&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.12.2009, 10:58   54
Citim:
Studentėt refuzojnė vaksinimin

Frika dhe paniku rreth vaksinės A(H1N1) nuk i bind tė rinjtė qė tė vaksinohen dhe tė mbrohen nga virusi qė shkakton gripin e derrit.. Shumė tė rinjtė janė tė bindur se vaksina kundėr gripit ėshtė vetėm trillim dhe mashtrim pėr popullin.

“Vaksina nuk ėshtė testuar aq kohė sa tė jetė e sigurt. Nė Fakultetin ku studioj po edhe nė tjerė fakultete mungon mos informimi dhe biseda rreth kėtij virusi. Njerėz kompetent pėr kėtė ēėshtje duhet tė mbajnė fjalim pėr vaksinimin se po tė jetė kėshtu asnjė i moshės time nuk do tė vaksinohet”, tha Hanėmsha Novobėrdalia, studente nė Fakultetin Filologjik.

Kjo vaksinė prodhohet si ēdo vaksinė tjetėr e gripit sezonal, dhe nga tė njėjtat procedura dhe nga tė njėjtit prodhues. Por tė rinjtė janė shumė pak tė informuar andaj refuzojnė qė tė vaksinohen.

“ Nga pranimi i vaksinimit keqėsohet ende mė shumė gjendja shėndetėsore e njeriut. Shumė njerėz qė janė vaksinuar ende mė tepėr janė sėmurė dhe gjendjen shėndetėsore e kanė pasur mė tė keqėsuar. Unė nuk kisha pranuar asnjėherė tė marr vaksinėn kundėr gripit shkaku i mos informimit real” tha studenti, Adnan Sulejmani.

Numri mė i madh i tė sėmurėve janė persona tė rinj. Ēdo ditė po regjistrohen raste tė reja dhe tė vdekur nga gripi A(H1N1).

“Pse nuk i informojnė nxėnėsit nė shkolla, studentėt nė fakultete mė hollėsisht pėr vaksinimin. Deri mė tani askush nuk ka ardhur nė fakultet ti mbledh gjithė studentėt dhe tė mbajnė fjalim dhe shpjegim pėr gripin dhe vaksinimin. Asnjėherė nuk do ta pranojė vaksinėn kundėr kėtij virusi. Simptomat janė tė njėjta kėshtu qė edhe ky lloj gripi ėshtė i njėjti me gripin sezonal” tha studenti, Emra Bilalli.

Tanimė ėshtė e qartė se gripi A(H1N1) po tregohet shumė mė i rrezikshėm dhe mė serioz nė Maqedoni por prapė tė rinjtė nuk binden dhe refuzojnė vaksinimin kundėr gripit.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2587.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2009, 22:06   55
Citim:
Mantelbardhėt e Skenderajt nuk pranojnė tė vaksinohen

Skenderaj, 17 dhjetor – Tė punėsuarit nė institucionet shėndetėsore nė komunėn e Skenderajt kanė refuzuar tė vaksinohen kundėr gripit A H1N1, kanė bėrė tė ditur drejtues shėndetėsorė tė kėtushėm tė enjten.

Sipas dr. Nazif Goxhulit, drejtor i Drejtorisė pėr Shėndetėsi dhe Mirėqenie Sociale, ndonėse janė siguruar vaksinat, punėtorėt shėndetėsorė kanė refuzuar t’i marrin ato.

“Unė dhe drejtori i QKMF-sė kemi shprehur gatishmėrinė pėr t’u vaksinuar, por pasi njė dozė pėrben vaksina pėr 10 persona, atėherė jemi duke pritur qė tė kompletohemi pėr tė qenė racionalė”, ka sqaruar dr. Goxhuli.

Ai ka treguar pėr gatishmėrinė e tij dhe kolegut pėr vaksinim tė domosdoshėm, i bindur se vaksinimi kundėr gripit A H1N1 jo qė nuk paraqet asnjė rrezik, po pėrkundrazi ėshtė preventivė e sigurt pėr t’u mbrojtur nga ky grip i rrezikshėm, andaj ka ftuar kolegėt e tij qė tė vaksinohen.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,8,5942
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.12.2009, 02:01   56
Citim:
Gjermania dhe Spanja kthejnė mbrapsht vaksinat kundėr virusit A/H1N1

GjermaniA dhe Spanja kanė njoftuar se do tė zvogėlojnė sasinė e vaksinave nė treg kundėr virusit H1N1.

Ky vendim ėshtė rezultat i numrit tė vogėl tė njerėzve qė duan tė vaksinohen. Kjo nėnkupton kthimin e sasive tė konsiderueshme tė vaksinave tek kompanitė farmaceutike qė i kanė prodhuar, e pėr pasojė humbje tė ndjeshme pėr kompanitė nė fjalė.

Disa proteina tė caktuara, qė gjenden nė organizėm, kanė efekt tė fuqishėm antiviral. Kjo mund tė ēojė nė gjetjen e mjekimeve mė efikase pėr gripin nė pėrgjithėsi dhe gripin e derrave nė veēanti. Studimi ėshtė kryer nga njė institut kėrkimor amerikan.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=41550
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2009, 22:44   57
Citim:
Politikanėt ia kanė frikėn vaksinės!

Politikanėt nė Maqedoni frikohen nga gjilpėrat e injeksioneve. Ata edhe pse idol tė tyrin pėr politikbėrje e kanė presidentin amerikan Barack Obama, nuk do tė shkojnė nė rrugėn e tij qė tė vaksinohen nga rreziku mė i ri ndaj shėndetit, virusi A/H1N1.

I ashtuquajturi “gripi i derrit” me nxehjen e motit pritet tė shpėrndahet edhe mė shumė, pas njė pushimi qė kishte me rėnien e dėborės. Asnjė prej krerėve tė partive politike nė Maqedoni, duke pėrfshirė edhe presidentin dhe kryeministrin nuk janė vaksinuar.

“Unė nuk e kam nė mend tė vaksinohem, pėrderisa nuk marrin gjilpėra fillimisht politikanėt. Thonė se kjo vaksinė ėshtė e pasigurt dhe e dėmshme pėr shėndetin e njeriut, pėr kėtė arsye nuk vaksinohem”, tha Selim Rexhepi, njė qytetar qė nuk iu beson fjalėve tė politikanėve.

Publikisht nga politikanėt nė Maqedoni, u vaksinuan vetėm ministri i shėndetėsisė, Bujar Osmani dhe deputeti i LSDM-sė, Andrej Petrov. Arianit Hoxha zėdhėnės i Demokracisė sė Re, beson se kryetari i partisė, Imer Selmani do tė vaksinohet edhe pse nuk ėshtė i sigurt se cilat do tė jenė veprimet e ardhshme tė tij.

Pėrgjigje nuk kanė pasur as zėdhėnėsit e VMRO-DPMNE-s dhe LSDM-sė. “Me sa e di unė kryetari ende nuk ėshtė vaksinuar, por s’jam shumė i sigurt”, tha pėr Nikolla Gruevskin, zėdhėnėsi Aleksander Biēikliski.

Ndėrkaq, pėrgjigje identike ka dhėnė edhe Emilian Stankoviē, nga LSDM-ja, duke komentuar se ndoshta Branko Cėrvenkovski planifikon tė vaksinohet nė tė ardhmen.

Ali Ahmeti dhe Menuh Thaēi, gjithashtu nuk janė vaksinuar, por nuk mėsuam nėse nė tė ardhmen ata do tė veprojnė nė tė mirė tė shėndetit tė tyre.

Presidenti Gjorge Ivanov nuk planifikon tė vaksinohet nga gripi H1N1.
Ndryshe, gjatė ditės sė hėnė presidenti amerikan Barack Obama u ka mbyllur gojėn tė gjithė atyre qė pohonin se vaksina kundėr gripit tė derrit ėshtė e dėmshme pėr shėndetin, duke pranuar edhe vet kėtė vaksinė.

Nė Maqedoni deri mė tani kanė vdekur 18 veta si rezultat i infektimit me A/H1N1, ndėrsa mbi 10 mijė veta janė tė tė prekur nga ky virus qė konsiderohet mė i rrezikshmi aktualisht nė botė.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2707.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.12.2009, 18:33   58
Citim:
Shqiptarėt refuzojnė vaksinėn

Mbi 90 % e personelit mjekėsor nė Shqipėri kanė refuzuar vaksinėn kundėr gripit tė derrit. Por jo vetėm kaq. Shumė drejtorė poliklinikash nuk kanė pranuar as tė furnizohen me kėtė vaksinė.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4958
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.1.2010, 13:41   59
Citim:
Shqipėria rrezikon stoqe vaksinash, OBSH nėn hetim pėr komplot

Edhe pas hezitimit tė mjekėve dhe qytetarėve pėr tė mos bėrė vaksinėn kundėr H1N1, nė vend pritet tė mbėrrijė porosia e dytė prej15 mijė dozash tė tjera. Drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli, ka pohuar pėr “standard” se dozat do tė vijnė brenda 10 ditėsh dhe se vaksinimi do tė vijojė me tė gjithė personat me sėmundje kronike dhe gratė shtatzėna.

Burime pranė ministrisė pohojnė se porositė e vaksinave janė kryer nė kohėn kur pandemia botėrore ishte nė kulmin e saj. Nė atė kohė alarmi dhe frika kundrejt kėtij virusi mundej tė gjente shpėtim vetėm nga vaksinimi.

Nga 10 mijė dozat e para tė porositura mė pak se 10% e dozave tė shpėrndara janė pėrdorur, ēka do tė thotė vetėm disa qindra doza. Ndėrkohė qė edhe drejtuesit e shėndetėsisė kanė pranuar se vaksinimi ka pasur neglizhim si nga personeli ashtu edhe nga personat nė risk tė lartė tė popullatės.

Por pavarėsisht kėsaj, doza tė tjera vaksinash janė nė ardhje, edhe pse kėshtu vendi ynė rrezikon tė krijojė stoqe vaksinash, tė cilat nuk do tė vlejnė asgjė.


Pandemia

Nė lidhje me virusin pandemik A/H1N1 ėshtė frika nėse kjo pandemi ėshtė e vėrtetė apo false. Debatet kanė nisur nė vendet e Bashkimit Evropian, ku doktorėt e shkencave tė mjekėsisė kanė hedhur shumė pikėpyetje.

Madje Bashkimi Evropian akuzon rėndshėm Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė pėr pėrshpejtimin dhe kalimin e disa kritereve me anė tė njė vendimi pėr shpalljen e pandemisė botėrore.

Teori tė shumta konspiracioni janė ngritur nė lidhje me pandeminė e gripit tė derrave. Mjeku dhe epidemiologu Volfgang Wodarg, kryesues aktual i Kėshillit tė Shėndetėsisė nė Parlamentin Evropian, vlerėson pandeminė A/H1N1 si njė nga skandalet mė tė kėqija mjekėsore tė shekullit.

I cituar nga radio “Evropa e lirė” dhe studimi i “Global Resarch”, Wodarg vlerėson se kompanitė farmaceutike “Gllakso Smith Klajn", "Rosh" dhe "Novartis” kanė ndikuar me qėllim tek shkencėtarėt dhe organet zyrtare botėrore tė shėndetėsisė, kanė alarmuar qeveritė e mbarė botės pėr tė shitur medikamentet dhe vaksinat e tyre.


Nė kėtė mėnyrė miliona njerėz tė shėndetshėm u janė nėnshtruar disa vaksinave tė rrezikshme me pasoja tek ta. Pėr kėtė arsye Kėshilli Evropian do tė ngrejė hetime pėr korrupsion qė kanė ēuar nė shpalljen e njė pandemie tė rreme, nga e cila kėto kompani kanė pėrfituar miliona dollarė.

Nė hetimin e Parlamentit Evropian do tė jenė jo vetėm industritė farmaceutike qė kanė udhėhequr fushatėn kundėr gripit tė derrit dhe tė shpendėve, por edhe roli i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, e cila pasi shpalli me urgjencė pandemitė ndryshoi kriteret e saj.

Sipas tė dhėnave tė kėsaj organizate nė vitin 2009, mbi 12 mijė persona kanė humbur jetėn nga ky grip. Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės (PACE), ka kaluar njė rezolutė qė bėn thirrje pėr njė hetim nė lidhje nė mes tė kompanive farmaceutike dhe agjencive zyrtare gjatė shpėrthimit tė virusit H1N1 dhe pėr parakualifikim tė kėsaj pandemie nga ana e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH parakualifikim) pėr egėrsi vaksinė e saj. Akuza e kėsaj asambleje kundrejt OBSH-sė ėshtė hetim pėr “epidemi tė rreme”.

Volfgang Wodarg, kryetar i Komitetit tė Shėndetit PACE, pohon se OBSH, nė bashkėpunim me disa kompani tė mėdha farmaceutike, kanė ripėrcaktuar termin pandemi. Kjo rezultoi gjatė nėnshkrimit e angazhimeve tė marketingut pėr vaksinat e reja dhe tė tjera, sipas Wodarg, duke rezultuar fitime tė mėdha pėr kompanitė farmaceutike.

Wodarg ėshtė duke planifikuar njė debat urgjent gjatė kėtyre muajve pėr tė diskutuar ndikimin e industrisė farmaceutike mbi OBSH-tė dhe qeveritė kombėtare nė Bashkimin Evropian.


H1N1, si u shfaq

Nė fillim tė vitit 2009, Meksika u bė qendra e njė epidemie misterioze. Njė sėmundje e rėndė e rrugėve tė frymėmarrjes po prekte tė rinjtė, ndryshe nga viruset e gripit qė zakonisht prekin tė moshuarit.

Zyrtarėt e shėndetėsisė nė Meksikė dhe nė SHBA mbetėn tė habitur nga virusi, njė kombinim i elementėve tė gripit tė njerėzve, gripit tė derrave dhe atij tė shpendėve.

Nė fillim atė e quajtėn gripi i derrave, por disa muaj mė vonė ekspertė tė shėndetit publik filluan ta quajnė me termin e saktė: A/H1N1. Ngaqė Meksika ėshtė njė destinacion popullor pėr turistėt, gripi i derrave u pėrhap me shpejtėsi pėrtej Amerikės Veriore, nė pjesė tė Evropės dhe Azisė.

Doktoresha Margaret Chan, Drejtoreshė e Pėrgjithshme e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, filloi tė jepte njė seri informacionesh tė pėrditshme lidhur me virusin A/H1N1, ndėrsa ai pėrhapej nė vende tė ndryshme tė botės. Mė 11 qershor, ajo njoftoi se gripi ishte shndėrruar nė njė epidemi.

"Virusi po pėrhapet, ndėrsa ne e kemi nėn mbikėqyrje tė plotė. Asnjė epidemi e mėparshme nuk ėshtė dalluar qė njė fillimet e saj".

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė i autorizoi prodhuesit e ilaēeve tė fillonin provat me vaksinat dhe njė muaj mė vonė filluan provat e vaksinimit tek njerėzit. Deri nė tetor, vaksinat e para iu shpėrndanė punonjėsve tė shėndetėsisė, grave shtatzėna, tė rinjve dhe njerėzve me sėmundje tė ndryshme.

Anne Shushat ėshtė drejtoreshė e Qendrave Amerikane pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve.

"Me prodhimin e vaksinave tė tjera, do tė pėrmirėsohet edhe procesi i vaksinimit tė njė numri mė tė madh njerėzish".

Deri nga fundi i dhjetorit, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė njoftoi pėr vdekjen e mė tepėr se 10 mijė njerėzve nga virusi A/H1N1, shumica e tyre nė Afrikėn e Veriut. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se njė numėr i madh vendesh nuk po i numėrojnė mė rastet kur sėmundja nuk ėshtė e rėndė.

Virusi u zbut nga fundi i vitit nė Afrikėn Veriore dhe nė Evropė. Por disa ekspertė thonė se nė fillim tė vitit tė ri ai mund tė fuqizohet pėrsėri.

http://www.standard-al.com/tekst.php?idt=25243
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.1.2010, 03:57   60
Citim:
Kėshilli i Evropės tė martėn diskuton pėr gripin e derrave

Kryetari i Komitetit pėr shėndetėsi nė asamblenė parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, Uolfgang Vodarg, ka deklaruar se pandemia e virusit A/H1N1 nuk ekziston dhe se industria farmaceutike nė bazė tė kėsaj ėshtė duke pėrfituar.

Me kėrkesė tė tij tė martėn nė Strasburg do tė mbahet njė debat parlamentar pėr menaxhimin e pandemisė sė gripit A/H1N1.

"Jemi dėshmitarė se pas njė fillimi tė dobėt, nė prill tė vitit tė kaluar, me disa qindra tė sėmurė dhe dhjetėra tė vdekur, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) paralajmėroi se kjo mund tė jetė pandemi. Kjo nuk ishte normale. Nuk ka pasur bazė shkencore pėr pandeminė. OBSH ka rekomanduar se bėhet fjalė pėr njė virus tė ri, i cili mund tė jetė shumė i rrezikshėm, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė", ka thėnė Vodarg.

Ai ka thėnė se ekziston njė ndikim i madh i shumė shkencėtarėve, tė cilėt njėkohėsisht punojnė edhe pėr industrinė farmaceutike dhe nuk kanė dashur tė dėgjojnė shkencėtarėt e tjerė, tė cilėt mendojnė ndryshe.

"OBSH ka ndryshuar definicionin e pandemisė, pak para alarmimit pėr rrezikun nga gripi A/H1N1. Gjithashtu, janė ndryshuar kriteret pėr alarmin nga pandemia. Janė pėrjashtuar ato pėr morbiditetin dhe vdekshmėrinė e lartė", ka thėnė Vodarg, pėr tė shtuar se nevojitet pėr tė bėrė hetime pėr tė parė se si funksionon tėrė kjo.

Ai ka theksuar se Kėshilli i Evropės ėshtė instanca e vetme, nė tė cilėn do tė mbahet debati ndėrkombėtar i deputetėve tė partive nė pushtet dhe atyre nė opozitė.

"Nė kėtė formė do tė paraqiten shumė argumente dhe informata nė tė gjitha parlamentet nacionale nė Evropė. U takon atyre qė tė punojnė edhe mė tej qė tė kėrkojnė pėrgjigje prej qeverive tė tyre. Kjo ka nisur. Diskutimet nė nivelin nacional po mbahen nė Francė, Rumani, Greqi, por edhe jashtė Evropės, nė gjithė botėn, ka thėnė Uolfgang Vodarg.

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=8049
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:03.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.