Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.1.2010, 22:07   61
Citim:
Shkencėtarėt: Gripi i derrit njė alarm nė favor tė kompanive farmaceutike

OBSH-ja por dhe trustet farmaceutike janė kryqėzuar dje nė Kėshillin e Evropės nė Strasburg. Nė orėt e para tė ditės nė njė audicion publik me temė “Virusi A/H1N1 dhe transparenca ndaj tij” njė grup epidemiologėsh, doktorėsh dhe shkencėtarėsh kanė nxjerrė nė pah fakte tronditėse mbi tė ashtuquajturin kėrcėnimi fals i pandemisė duke parashtruar tė dhėna interesante pėrpara njė audience gazetarėsh deputetėsh dhe tė interesuarve tė tjerė tė pranishėm nė kėtė audicion.

Volfang Vodarg epidemiolog gjerman, nuk ka kursyer kritikat e tij nė drejtim tė asaj qė ai e quajti “xhestionim i gabuar i kėsaj pandemie nga ana e OBSH-sė”, pra tė njė pandemie qė sipas tij ishte mė shumė njė krijesė e presionit tė laboratorėve.

Sipas doktorit gjerman, por, edhe sipas kolegėve tė tij, ka ardhur koha tė dalė nė dritė arsyeja e vėrtetė se pėrse OBSH dekretoi njė alarm tė tillė fals dhe tė nxituar pėr njė epidemi e cila nuk ishte nė shkallėn e rrezikut me tė cilėn e paraqiti.

Epidemiologėt kanė shkuar mė tej dhe i kanė kėrkuar Kėshillit tė Evropės qė t’u kėrkojė tė 47 vendeve anėtare tė tij tė hapin njė hetim mbi konseguencat e njė alarmi tė tillė dhe tė marrin pėrsipėr gjithė shpenzimet e kota qė u bėnė pėr mbėshtetjen e njė alarmi fals.

Doktor Vodarg, ka bėrė me dije se kanė qenė laboratorėt ata qė kanė gėlltitur miliardat e eurove tė destinuara pėr shėndetin dhe i kanė drejtuar ato drejt stategjive tė njė vaksinimi fals dhe tė dėshtuar.

Doktor Vogard nuk ka kursyer edhe OBSH-nė duke pretenduar se ky organizėm ka qenė nėn presionin dhe influencėn e kompanive farmaceutike qė kanė nxitur shkencėtarėt tė ngrenė alarmin e rremė dhe tė detyrojnė qeveritė e vendeve evropiane dhe mė tej tė kalonin nė njė vaksinim masiv dhe jo efikas.

Pas kėsaj deklarate, i menjėhershėm ka qenė reagimi qė ka mbėrritur nga selia qendrore e OBSH-sė. PO dje ky organizėm ka bėrė me dije pėrmes njė komunikate se “OBSH-ja ka tė gjithė besimin e saj nė procesin qė inicioi nė drejtim tė pandemisė sė gripit. OBSH-ja ka hedhur poshtė gjithashtu edhe hamendjet dhe akuzat se ajo e ka krijuar kėtė alarm fals nė interes tė grupeve tė fuqishme farmaceutike.

Nė komunikatėn e saj OBSH ėshtė pėrpjekur tė mbrojė pozicionin e saj duke nėnvizuar se “Ky virus nė planin gjenetik ishte i ndryshėm nga viruset e tjerė gripale dhe se ai mund tė provokonte sėmundje tė tjera mė tė rėnda dhe vdekjeprurėse”.

Me zhvillimet e djeshme duket se OBSH-ja nuk do ta ketė tė lehtė tė lehtėsojė pozicionin e saj pėrballė akuzave tė cilat kanė tronditur reputacionin dhe besueshmėrinė e alarmeve tė saj mbi epidemitė nė botė.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=23772
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.3.2010, 07:27   62
Citim:
Holanda ua kthen prodhuesve 21 milionė vaksinat

Amsterdam, 7 mars – Qeveria holandeze ka vendosur t’i kthejė prodhuesve rreth 21 milionė vaksina tė papėrdorura kundėr gripit A (H1N1), pasi qė u konstatua se ato nuk janė tė nevojshme dhe asnjė vend nuk dėshiron t’i blejė, njoftoi sot Ministria holandeze e Shėndetėsisė.

Zėdhėnėsja e kėsaj ministrie theksoi se tashmė janė kontaktuar prodhuesit, koncerni britanik “Glaks-Smith-Kline” dhe kompania zvicerane “Novartis”, pėr kthimin e kėsaj sasie tė vaksinave, duke mos theksuar ēmimin, raporton agjencia Reuters.

Ministria pėrkatėse ka kėrkuar 34 milionė doza tė vaksinave nė kohėn kur raportet pėr pėrhapjen e pandemisė ishin tė frikshme, qė ishte e mjaftueshme qė ēdo banor i kėtij vendi tė vaksinohet dy herė. Nė Holandė janė pėrdorė 11 milionė vaksina, ndėrsa 2.2 milionė doza janė ruajtur nė rast tė emergjencave.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,6,13866
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.12.2011, 17:42   63
Citim:
Krijohet virusi qė mund tė vrasė gjysmėn e popullsisė sė botės

Amsterdam, 2 Dhjetor 2011, NOA – Studiuesit nė “Erasmus Medical Centre Roterdam” (Holandė) kanė prodhuar njė variant ekstremist ngjitės tė virusit H5N1 qė mund tė pėrhapet me lehtėsi pėr miliona njerėz, duke shkaktuar, kėshtu njė pandemi.

Shkencėtarėt, tė udhėhequr nga Ron Fouchier, kanė zbuluar se mjaftojnė vetėm pesė modifikimeve gjenetike pėr ta kthyer virusin nė njė patogjen shumė ngjitės qė mund tė shkaktojė njė epidemi e qė mund tė vrasė gjysmėn e popullsisė botėrore.

Kėrkimet e Fouchier janė pjesė e njė programi mė tė gjerė qė synon kuptim mė tė mirė tė funksionimit tė virusit H5N1.

Ishte pikėrisht Fouchier qė pranoi se varianti i virusit tė modifikuar gjenetikisht ėshtė njė prej viruseve mė tė rrezikshme qė kanė qenė krijuar ndonjėherė.

Gjithashtu njė grup tjetėr studiuesish nė Universitetin e Wisconsin, nė bashkėpunim me Universitetin e Tokios arriti nė njė rezultat tė ngjashėm me atė tė Fouchier, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

E gjithė kjo ka sjellė polemika nė mjedisin shkencor. Pėr momentin debat ėshtė pėrqendruar nė faktin nėse duhet apo jo publikuar studimi. Shumė shkencėtarė janė tė shqetėsuar pėr mundėsinė qė, nė duar tė gabuara, virusi mund tė kthehet njė armė biologjike.

Nė Shtetet e Bashkuara polemikat janė mė tė nxehta. Thomas Inglesby, njė ekspert pėr bioterrorizmin dhe drejtor i Center for Biosecurity University of Pittsburgh ėshtė kategorik: “Ėshtė vetėm njė ide e keqe ajo pėr ta kthyer njė virus vdekjeprurės nė njė virus shumė ngjitės dhe vdekjeprurės. Ėshtė njė ide e keqe pėr tė publikuar rezultatet e hulumtimit qė tė tjerėt mund ti kopjojnė”. Edhe, Richard Ebright, njė biolog molekular nė Universitetin e Rutgers nė New Jersey thotė: “Kjo nuk duhej bėrė”.

Publikimi i studimit, megjithatė, sipas Fouchier, do tė ndihmonte komunitetin shkencor pėr t’u pėrgatitur pėr njė pandemi tė virusit H5N1. Nė tė njėjtėn linjė me Fouchier qėndron Fabrizio Pregliasco, nė Universitetin e Milanos: “Mos lejimi i publikimit tė studimit do ti lejė hulumtuesit nė errėsirė ​​pėr t’iu pėrgjigjur njė epidemie. Shkėmbimi i njohurive ėshtė thelbėsor pėr tė parashikuar rrezikun e njė pandemie”.

http://www.noa.al/2011/12/zbulim-apo...sise-se-botes/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.11.2012, 20:44   64
Citim:
Dyshime mbi efektin e Tamiflu-sė

Njė revistė mjekėsore britanike, e cila vlerėsohet nga mė kryesoret, ka kėrkuar nga prodhuesi i barnave Roche, qė tė lėshojė tė gjitha tė dhėnat mbi Tamiflu-nė, duke pretenduar se nuk ka dėshmi se bari mund ta ndalojė gripin.

Rezerva tė barit tė tillė janė marrė nga dhjetėra qeveri nga tėrė bota, me rastin e shpėrthimit tė gripit global dhe ėshtė pėrdorur nė masė tė madhe gjatė pandemisė sė gripit tė derrit nė vitin 2009.

Tė hėnėn, njė nga hulumtuesit britanikė, iu kėrkoi qeverive evropiane qė ta padisin kompaninė Roche.

“Sugjeroj qė tė bojkotojmė produktet e Roche-s derisa ata tė publikojnė tė dhėnat e munguara tė Tamiflu-s”, ka shkruar Peter Gotzsche, lider i Qendrės Nordike nė Kopenhagė.

Ai tha se qeveritė duhet tė ndėrmarrin aksione legale kundėr Roche-sė pėr tė kthyer paratė qė kanė shpenzuar “pa nevojė” nė rezervat e Tamiflusė.

Nė vitin e kaluar, Tamiflu ėshtė pėrfshirė nė njė listė tė “barnave esenciale” nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, njė listė qė shpesh i nxit qeveritė dhe agjencitė e barnave ta blejnė njė lloj tė caktuar tė barnave.

Tamiflu ėshtė pėrdorur pėr tė trajtuar edhe gripin sezonal edhe virusat e rinj si ai i gripit tė shpezėve dhe tė derrave.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,55,155603
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:05.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.