Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.1.2008, 16:47   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Ē’tė bėjmė me Muzeun Kombėtar - nga Arben Kallamata


Kėt e gjeta diku nė kompjuter, qeka e 2004-ės po hudhini i sy se o me krypė.


Citim:
28/09/2004 / Arben Kallamata

Tė them tė vėrtetėn u zhgėnjeva pa masė qė po merremi me propozime* pėr zgjerimin e Muzeut Historik Kombėtar. E ē’i duhet njė populli tė vockėl dhe pavlerė si shqiptarėve njė Muze Historik Kombėtar? Puna mė e paqme qė mund tė bėhej me tė do tė ishte t’i bije e ta rrafshoje fare. Sė pari, pasi na ka zėnė gati njė tė katėrtat e Sheshit kryesor tė Tiranės (s’po guxoj ta quaj sheshin me emrin e qė i kanė vėnė, sepse kam frikė mos tingėlloj kombėtarist, ose nacionalist anakronik).

Duke rrafshuar gjithė atė ndėrtesė avdalle, me gjithė atė mozaik (ku mungon kazma, domethėnė mjeti shkatėrrues qė komunistėt e kishin simbol tė ndėrtimit), do hapet edhe mė tepėr vend nė shesh, duke iu krijuar mundėsi partive politike pėr tė organizuar demonstrata, mitingje dhe koncerte politike mė masive. Pėrfitim tė cilin vogėlsi tė tilla si puna e historisė, s’ta japin kurrė.

Kuptohet, pėrpara se t’i vihet dinamiti pėr ta rrafshuar Muzeun Historik Kombėtar, duhet bėrė edhe pak punė pėrgatitore. Sė pari, me shpirt njerėzor, duhet lajmėruar personeli i Muzeut qė tė largohet. Tė gjithė, me pėrjashtim tė Moikom Zeqos, i cili duhet lėnė dhe dėnuar tė rrėnohet aty pėr veprimtari antiglobaliste. Pos kėsaj, duhet bėrė njė punė e kujdesshme pėr largimin dhe dėrgimin nė destinacion tė tė gjitha materialeve me vlerė. Pėr shembull, tė gjitha poēet, qypat, statujat, shtizat, veglat e punės tė mbledhura nga lashtėsia i duhen shpėrndarė me kujdes atyre qė iu takojnė.

Kjo nuk ėshtė punė e kollajshme, prandaj duhen thirrur ekspertėt mė tė mirė vendas dhe tė huaj pėr tė marrė vendim. Nė fakt, vendasit nuk duhen thirrur fare, sepse janė nacionalistė. Mė mirė e bėjmė kėtė punė vetėm me tė huajt. Sidomos me fqinjėt. Ftojmė sė pari grekėt e u themi: “Ejani tė dashur miq shkencėtarė grekė. Ja ku i keni tė gjitha objektet e Muzeut tonė Historik Kombėtar, i cili ne s’na duhet mė. Merrni ē’iu takon. Gjithēka qė i pėrket qytetėrimit Helen”. Pastaj…

Prisni njė minutė. Kjo s’po mė duket shumė e logjikshme. Grekėt s’kanė pėr tė lėnė asgjė pas. Jo vetėm zbulimet e Bėnēės, por edhe fshesa e pastrueses sė Muzeut kanė pėr tė dalė objekte helene. Kam frikė se njė gjė e tillė nuk ka pėr t’i shkuar aspak pėr shtat Latinėve dhe Sllavėve, tė cilėve do tė mbeten me gisht nė gojė. Prandaj e mira do tė ishte tė ftoheshin njėkohėsisht edhe grekėt, edhe italianėt, edhe serbėt, edhe malazestė, edhe bullgarėt, edhe boshnjakėt, edhe francezėt, edhe turqit, edhe austriakėt, edhe gjermanėt, edhe romunėt edhe vllehėt.

Tė vihen nė start tė barabartė tė gjithė dhe tė fillojnė njėkohėsisht spastrimin e Muzeut. Jo siē mund tė jetė bėrė puna spastruese nė shekuj, nė mėnyrė kronologjike dhe tė pavarur, ku secili vidhte vlera nė muzeun e madh qė quhej Shqipėri dhe i ēonte nė vendin e vet pa pasur konkurrencė tė drejtpėrdrejtė. Jo siē bėnin dikur konsujt anglezė, austriakė, francezė, italianė apo gjermanė, qė s’i shqetėsonte kush rreth e rrotull.

Do tė ishte bukur sikur i gjithė procesi tė filmohej dhe tė transmetohej nė televizion. Mund tė krijohej njė “Reality TV” shumė i suksesshėm. E drejta e transmetimit t’i shitej domosdoshmėrisht me tender njė televizioni tė huaj, ndėrsa tė ardhurat t’i dhuroheshin fondit nė ndihmė tė tė pastrehėve nė …Kopenhagen.

Lėnia e gjithēkaje nė duar tė tė huajve do tė kishte edhe njė tė mirė tjetėr. Ata do tė na zgjidhin shumė pyetje me tė cilat po sfilitemi e s’po u japim dot pėrgjigje. Pėr shembull, ata mund tė na sqarojnė pėrfundimisht nėse Gonxhe Bojaxhi ėshtė serbe, maqedonase, vllahe apo rome.

Duke qenė brenda Muzeut, ata do tė dinin tė zbulonin dhe tė saktėsonin shkencėrisht (sepse vetėm ata kanė ekskluzivitetin e shkencės) se nė ē’datė dhe nė ē’rrethana ėshtė vjedhur nga banditėt shqiptarė aksh legjendė apo filan mit. Si dhe kujt i ėshtė vjedhur - serbit, malazezit, boshnjakut, kroatit, maqedonasit, vojvodinasit, sllovenit apo gjithė ish-Jugosllavisė njėkohėsisht. Si edhe sa u detyrohemi pėr kėtė vjedhje.

Unė personalisht jam shumė kureshtar tė di se kujt do t’i bjerė pėr hise Skėnderbeu. Jo se kam ndonjė afeksion tė veēantė pėr tė, tė kuptohemi (edhe sikur tė kisha, s’do tė guxoja ta pranoja hapur, sepse do tė mė akuzonin pėr kombėtarist). Po jam shumė i paqartė nėse ai do tė pėrfundojė nė Beograd, nė Athinė, nė Stamboll apo nė Sofje.

Sinqerisht, nuk ve dot bast, megjithėse do tė anoja pak nga Athina. Jo pėr gjė po kam dėgjuar se Skėnderbeu e mbante veten pėr pasardhės tė Piros sė Epirit (uroj tė mos jetė propagandė ultranacionaliste ky thashethem) dhe e di mirė qė Epir nė greqisht do tė thotė Greqi. Nė fakt, jo vetėm Epir. Edhe Pellazg, edhe Maqedoni, edhe Iliri, edhe Etruski, edhe Trojė, edhe Kostandinopojė, edhe Trakė, edhe Bizant, edhe Para Erės Sonė, edhe Krisht, edhe gjithēka tjetėr qė ka lidhje me historinė nė gjuhėn greke pėrkthehet Greqi.

Mbasi ta kishin spastruar mirė e mirė ish-Muzeun ish-Historik ish-Kombėtar, unė do t’iu lutesha studiuesve tė huaj tė mbanin njė simpozium me temėn: “Pėrcaktimi pėrfundimtar i datės sė saktė tė lindjes sė popullit shqiptar,” duke i orientuar qartė qė tė kėrkonin nė dokumente tė periudhės nga shekulli 11 deri nė shekullin 19 dhe t’iu referohen kryesisht autorėve serbė, si mė tė lėēiturit nė kėtė lėmė.

Le tė pėrcaktohet kjo njė herė e mirė, me vit, me muaj, me ditė dhe me orė. Pėr shembull, tė thuhet: Kombi shqiptar lindi nga hiēi nė 16 shkurt tė vitit 1372. Pikė. Ose, Kombi shqiptar mbėrriti nė territorin e sotėm pas njė udhėtimi tė gjatė qė nga Himalajet, nė 22 prill 1431, nė ora 5:35 tė mėngjesit. Pikė. Kėsaj i them unė saktėsi shkencore. Gjithė tė tjerat janė hamendje.

Tė dhėnat e simpoziumit do t’i pėrktheja nė tė gjitha gjuhėt e Europės Lindore, vende tė cilat kanė nevojė tė ndriēohen me pak kulturė demokratike (pasi edhe sot e kėsaj dite, 14 vjet pas rėnies sė Murit tė Berlinit, vazhdokan t’u quakan “ish-Demokracitė e Lindjes”, term qė vėrteton mė sė miri qė ato sot pėr sot kanė rėnė nė kthetrat e diktaturave dhe ėndėrrojnė ditėt e ndritura tė demokratit Stalin.)

Ndėrkohė, ne shqiptarėt (ose ēfarėdolloj kombi qofshim) nuk duhet tė rrimė duarkryq por duhet tė merremi aktivisht me punė spastruese: tė pėrjashtojmė nga kombi tė gjithė ato figura qė nuk janė shqiptare. Nė frymėn e pleniumeve tė KQ-sė tė Partisė, qė ia kishin marrė dorėn pėrjashtimeve, le t’u biem me radhė tė gjitha figurave tė dyshimta dhe tė paqarta, qė nga Ali Pasha i Tepelenės (grek), Bushatlliu (malazes), Fan Noli (bullgaro-amerikan), Ismail Kadare (francez), Ismail Qemali e Naim Frashėri (turq), Gjergj Fishta (italian), e kushdo qoftė, dhe t’ua fshijmė nga biografia ēdo grimcė tė tė qėnit shqiptar. Madje kėtė punė mund ta fillojmė me tė gjithė ata lojtarė tė ekipit kombėtar qė luajnė jashtė Shqipėrisė, sepse kėshtu u kursejmė goxha telashe brezave tė ardhshėm.

Pasi tė kemi pastruar mirė sheshin, pasi tė kemi pastruar mirė historinė dhe aktualitetin, pasi t’i kemi fshirė plotėsisht tė gjitha figurat, le tė dalim e tė demonstrojmė tė lumtur e tė pėrqafuar pėr partitė politike, internacionalizmin proletar, globalizmin demokratik, fqinjėsinė e mirė ballkanike dhe dashurinė e pastėr ndėretnike.


* Replikė me artikullin e z.Ardian Klosi, me titull “Tė zgjerohet Muzeu Kombėtar”, botuar nė “Shekulli”, numrin e datės 18.09. 2004
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 21:35.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.