Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Territor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 2.2.2008, 08:54   1

Shkrim i cituar Tiranė: 70% e pajisjeve elektrike me substanca kancerogjene


Citim:
Studimi, 70 pėr qind e pajisjeve elektrike me substanca kancerogjene
1 Shkurt 2008 / Ervin Koēi / Albania

Pas alarmit tė METE-s janė sekuestruar 600 pajisjet e para elektrike tė rrezikshme. IQT-ja kontroll dhe gjoba pėr pajisjet elektroshtėpiake tė prodhimit kinez

Qė prej disa ditėsh dhe pa bėrė bujė tė madhe, mbase pėr shkak tė njė paniku te qytetarėt, Inspektorati Qendror Teknik nė varėsi tė Ministrisė sė Ekonomisė ka nisur aksionin pėr bllokimin e pajisjeve elektrike me substanca tė rrezikshme. Vetėm nė tri ditėt e fundit, nė tregun elektrik tė Tiranės, nė rrugėn “Petro Nini Luarasi”, Ministria e Ekonomisė sė bashku me IQT-nė ka inspektuar tregtimin dhe dokumentacionin e pajisjeve elektrike dhe ka sekuestruar 600 pajisjet e para.

Ndėr kėto pajisje tė sekuestruara tashmė bėhet fjalė pėr stabilizatorė tė rrymės sė energjisė elektrike, priza treshe (bashkues) tė energjisė, zgjatues tė tjerė elektrikė, instalime elektrike murale, spina, hekura hekurosjeje, tharėse flokėsh, e deri te pajisje elektroshtėpiake si furra pjekėse, furra me mikrovalė, soba tė ndryshme elektrike, toste thekės, friteza dhe pajisje tė tjera.

Sekuestrimi i gjithė kėsaj game produktesh ėshtė kryer pas marrjes sė mostrave tė vlerėsimit, tė cilat iu nėnshtruan kontrolleve tė cilėsisė dhe tė materialit pėrbėrės. Por edhe pse kėto pajisje rezultuan si mjaft tė rrezikshme duke u konsideruar nga ekspertėt si “bomba” nė duart e pėrdoruesve, sekuestrimi i tyre ėshtė kundėrshtuar nga tregtarėt dhe grosistėt qė i kanė futur ato nga Kina dhe Turqia. Madje, shmangia ka shkuar deri aty sa tregtarėt kanė nisur t’i fshehin produktet e pasigurta pėr t’i tregtuar gjetkė.

Ndėrkohė, ekspertėt kanė theksuar faktin se pėrbėrja e tyre ishte kryesisht me amiant, si dhe me pėrbėrje tė tjera kanceroze dhe bakterologjike, tepėr tė rrezikshme pėr jetėn e njerėzve qė i pėrdorin.

Produktet e rrezikshme

Sipas Inspektoratit, tė gjitha produktet e bllokuara janė tė importuara nga vendet aziatike, kryesisht nga Kina. Po ashtu, pėrfundimi i kontrollit tė tregut elektrik do tė sjellė kontrollin e tregut tė pajisjeve elektroshtėpiake. Shumica e kėtyre produkteve qė tregtohen nė tregjet shqiptare, duke pėrfshirė pajisjet elektrike e pajisjet elektroshtėpiake janė jo vetėm tė falsifikuara, por edhe me pėrbėrės radioaktivė qė stimulojnė sėmundje vdekjeprurėse, gjė qė vė nė rrezik jetėn e qytetarėve.

Alarmi i IQT-sė vjen nė njė kohė qė shoqatat e ambientalistėve kanė kohė qė kanė ngritur zėrin pėr pajisjet elektrike me amiant dhe substanca tė tjera vrasėse, tė cilat kur shkrijnė ose prishen nga nxehtėsia lėshojnė nė ajėr dhe te lėkura e njeriut qeliza kanceroze.

Sipas IQT-sė, 70 pėr qind e produkteve aziatike janė tė falsifikuara dhe me rrezikshmėri pėr jetėn e njeriut. Drejtuesit e kėtij Inspektorati kanė pohuar pėr “Albania”-n se, “shifra e produkteve tė falsifikuara ka dalė pas njė studimi paraprak tė kryer nė qytetet kryesore tė vendit, si Tiranė, Durrės, Elbasan, Vlorė etj., nė tė cilat janė tė pėrqendruara shumica e qendrave tė shitjes”.

Prej njė muaji, tregu i shitjes sė kėtyre produkteve ėshtė duke u kontrolluar nga inspektorėt e Ministrisė sė Ekonomisė.

Alarmi i specialistėve

Drejtori i IQT-sė, Ilir Kurti, ka thėnė pėr mediat lidhur me kėtė fakt se masat pėr ndalimin e kėtyre mallrave do tė jenė mjaft tė rrepta, duke shkuar deri nė sekuestrimin e mallit te tregtarėt qė i shesin.

"Mund tė them se situata te tregu elektrik i Tiranės ėshtė problematike, rreth 70 pėr qind e produkteve qė tregtohen janė produkte false dhe me substanca kanceroze. Gjithashtu, i gjithė ky produkt fals ėshtė me parametra tė ulėt sigurie, sidomos te pajisjet elektroshtėpiake", - pohon Kurti. Ndėrkohė, edhe pėrfaqėsuesi i njėrės prej shoqatave ambientaliste mė tė njohura nė vend, prof. Romeo Hanxhari, i cili ėshtė njėri prej individėve qė ka ngritur i pari zėrin pėr kėtė problem, ka deklaruar: “Produktet e amiantit janė tepėr tė rrezikshme pėr jetėn e njerėzve qė i pėrdorin, pasi kanė substanca kanceroze”.

Por pajisjet elektrike me amiant, sipas specialistėve tė ambientit, janė shpėrndarė gjerėsisht nėpėr shtėpitė tona, kjo sepse firmat ndėrtuese pėr shkak tė uljes sė kostos sė ndėrtimit kanė kryer instalime elektrike nė pallatet e reja pikėrisht me kėto pajisje tė lira, qė herė pas here shkrijnė dhe oksidohen duke lėshuar nė ambient substanca tė rrezikshme.

Sanksionet

Pėrveē sekuestrimeve, nga ana e inspektorėve tė IQT-sė do tė vendosen gjoba, vlera e tė cilave varion nga 200 mijė nė 600 mijė lekė. Po ashtu, subjektet do tė gjobiten me 200 mijė lekė nė rast se ata nuk pranojnė t'u paraqesin inspektorėve dokumentacionin e nevojshėm pėr verifikim. Kontrollet parashikohet tė kryhen pėr tė gjitha kategoritė e kėtyre produkteve, ku nė mjaft raste do tė rishikohet pėrqasja e kontrollit.

Produktet elektroshtėpiake apo dhe ato elektrike, tė cilat shiten nė tregun shqiptar, duhet tė pėrmbajnė certifikatat, raportet e testimit dhe tė inspektimit tė lėshuara nga organet e vlerėsimit tė vendeve anėtare tė Bashkimit Europian, tė cilat njihen dhe nga vendi ynė. Plotėsimi i kėtyre kritereve tregon dhe sigurinė e shitjeve tė kėtyre produkteve.

Inspektorati Qendror Teknik kėrkon qė tė vihet nė dijeni pėrmes numrit jeshil nga blerėsit dhe konsumatorėt, mbi ēdo rast tė hasur dhe tė evidentuar pėr produkte tė ndryshme qė rezultojnė me defekte, qė shkaktojnė shok elektrik, shkėndija apo kanė efekte negative gjatė pėrdorimit tė tyre.

Njė situatė e tillė duket se ka molepsur tė gjithė tregun vendas, ku produktet aziatike mbizotėrojnė nga cepi nė cep. Duke marrė shkak nga raste reale, IQT ka vendosur tė ndėrhyjė kėsaj here pėrmes ēfarėdolloj mase administrative qė ėshtė e pėrcaktuar nė ligjin “Pėr sigurinė e pėrgjithshme, kėrkesat thelbėsore dhe vlerėsimin e konformitetit tė produkteve joushqimore”.

Njė ndėrhyrje e tillė paraqitet e domosdoshme pėr tregun tonė, me qėllim qė tė pastrohet nga mallra tė tillė e tė zėvendėsohen me tė tjerė mallra tė sigurt, duke i ngjarė kėshtu tregjeve europiane.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=909
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.2.2008, 08:58   2
Citim:
Lodrat e rrezikshme, IQT-ja sekuestron 890 copė tė tjera

Nga ana e Inspektoratit janė sekuestruar dhe 890 copė lodra plastike qė shiteshin nė tregjet shqiptare, pėr shkak tė pėrqindjes sė lartė tė plumbit dhe lėndės helmuese qė ato pėrmbanin.

Nė fund tė vitit tė shkuar, Ministria e Ekonomisė njoftoi se njė kategori lodrash tė kompanisė “Fisher Price” paraqisnin rrezikshmėri pėr pėrmbajtjen e plumbit mbi nivelet e lejuara. Sipas ministrisė, kjo shoqėri ka kėrkuar vetė tėrheqjen e kėtyre lodrave.

Nga ana tjetėr, nė kuadėr tė Sistemit pėr Kėmbimin e Shpejtė tė informacioneve pėr produktet e rrezikshme tė vendosura nė tregun e brendshėm tė BE-sė, Ministria e Ekonomisė informoi pėr njė kategori tjetėr lodrash tė rrezikshme. Bėhej fjalė pėr lodra tė tjera qė vijnė kryesisht nga Kina, tė cilat paraqisnin rrezikshmėri tė lartė ndaj asfiksimit ose helmimit, shokut elektrik, dėmtimeve tė ndryshme fizike apo bakteriologjike tė provuara nga testimet e laboratorėve tė vendeve tė Bashkimit Europian.

Nė kėtė kuadėr, Ministria e Ekonomisė ėshtė pėrgjegjėse pėr marrjen e tė gjitha masave pėr tė garantuar sigurinė e produkteve joushqimore nė treg, si dhe mbrojtjen e tė drejtave tė konsumatorėve. Ajo tėrheq nė vazhdim vėmendjen jo vetėm tė konsumatorėve pėr mosblerjen e tyre, por edhe tė shitėsve tė pakicės dhe shumicės pėr ndalimin e tregtimit tė kėtyre kategorie lodrash.

Gjatė asaj periudhe nga ana e ministrisė u morėn masa pėr koordinimin me sukses tė kėtij aksioni me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave pėr pezullimin e zhdoganimeve, si dhe me IQT-nė pėr ndalimin e tregtimit tė mėtejshėm tė tyre.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=909
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:39.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.