Kthehu   Kreu > TM > Marrėveshje
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.2.2008, 11:55   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Dy fjalė...


Citim:
Dy fjalė
A.Z. Ēajupi 1866-1966 / Parathėnie e vėllimit me vjersha “Baba Tomorri”

Kėto vjersha qė dalėn sot nė dritė janė shkruarė pėr tė rrėfyer qė Shqipja ėshtė gjuhė si dhe tė tjeratė, nė mos mė mirė. Nė mos dimė t'a kuvėndojmė a t'a shkruajmė si duetė, ėshtė se s'duamė t'a mėsojmė, dhe fajn' e kanė: priftrėt e hoxhėt, kisha dhe xhamia, dhe Qeveri e Turqisė. Po fajnė mė tė math e kanė ata Shqiptarėt qė besojnė tė huajtė dhe shitenė e kėrkojnė tė shesėn dhe Shqipėrinė!

Ē'ėshtė gjua shqip? - thonė ca kokėprishurė. Gjua shqip, o vėllezėr Shqiptarė, ėshtė gju' e Shqipėrisė; ajo qė na flet mėma nė djep; ajo e Skėnderbeut dhe e shtrėgjyshrėvet tonė qė kanė nderuarė Atdhenė; ajo e vjershėtorit tė madh Naim beut, qė rjeth si mjaltė; ajo e gazetavet bukura qė dalėn nė Bruksel' a nė Sofje e nė Bukuresht; ajo e shoqėrisė «Pėrlindja dhe Diturija» dhe ajo e shoqėrivet Italisė, e tė tjera e tė tjera... S'ėshtė mjaft pėr tė bindurė qė kemi gjuhė tė bukur?

Po kush shitet me ergjėnt
Nuk bindetė me mėnt...

Kėto vjersha ndaenė mė tri pjesė pas qėllimit qė kanė: 1. Atdheu; 2. Dashuria; 3. Pėrralla tė rreme e tė vėrteta. Nė mos janė shkruarė mir' e bukur, janė prej zemėr Shqiptari, pa ndo njė qėllim tjetėr pėr veē dėshira pėr Mėmėdhenė e pėr shqipenė, pėr tė cilat cili do mėmėdhetar duet tė punojė sa t'ipetė, pas fuqisė q'i ka dhėnė Zoti: kush pak, kush shumė; po ėshtė nevojė tė punojmė tė gjithė pėr Shqipėrinė.

U lutem mėmėdhetarėvet tė mė ndjenė pėr fjalėt e huaj qė do tė gjejėnė. Po i mjeri! Kam vjet shumė qė jam larguarė nga Shqipėria dhe s'munt tė them se shqipenė e di mirė. Pastaj mė duketė se nukė duetė tė qėrojmė shqipenė nga gjithė fjalėt e huaj, se gjithė gjutė janė lidhurė me njera tjetėrnė dhe janė huarė: Ē'i mbetetė gjuhėsė franceze po tė mos ket fjalėt latinēe e elinishte? Ē'i mbetetė gjuhės sė grekut po tė qėronetė nga rrėnjėt e shqipesė?

Nuk' ėshtė pra turp tė shqipėrojmė fjalė tė huaj kur ėshtė nevojė, ashtu si kanė bėrė gjithė kombet e qytetėruarė. Njė gjė duetė tė kėrkojmė e t'a harrijmė: Tė shkruajm tė gjithė me njė Alfabet.

Ndaj Shqiptarėtė qė shkruajnė libra e gazeta duet tė mblidhen e tė mentohen mirė pėr tė pėrdorur gjithėnjė njė shkronjė, pėr pėrparimn' e gjuhėve tonė, e cila do tė sjellė mbrodhėsinė e bashkimn' e Shqiptarėvet dhe lirin' e Shqipėrisė...

1902
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 15:15.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.