Kthehu   Kreu > D1 > 1200 p.e.s. - 28 p.e.s.: Shtetet Ilire
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.2.2008, 13:22   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Nga historiku i lundrimit, Rrok Zojzi


Citim:
Nga historiku i lundrimit
Rrok Zojzi, 1968

Pėr traditat e lundrimit detar tė popullit tonė ėshtė shkruar disa herė dhe ėshtė hapur njėfarė traseje pėr studime mė tė thella, por pėr traditat e lundrimit nė ujra tė mbrendėshme tė vendit tonė ėshtė shkruar shumė pak.

Vendi i ynė, pėrveē njė bregoreje tė gjatė detare ka edhe njė sasi tė madhe ujrash tė mbrendėshme qė nė formė lumejsh e pėrshkojnė kryq e tėrthor e nė forme liqejesh. Rrjeti lumor i Shqipėrisė me pėrjashtim tė Bunės, pėr shkak tė rrjedhjes sė rrėmbyeshme, nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr lundrim.

Vėmendjen tonė po e pėrqėndrojmė mbi liqenin e Shkodrės dhe lumin e Bunės qė e lidhė atė me det, pse kėto formuan nė ēdo kohė tė historisė njė nyje me rėndėsi lundrimi tė mbrendėshėm.

Jo mė larg se 50 vjet mė parė, aq sa arrin kujtesa e jonė, sipėrfaqja pasqyrore e liqenit tė Shkodrės nxiente prej mjeteve tė vogla tė lundrimit. Me qindra e qindra sule, take dhe lundra, me atė siluetėn e thjeshtė dhe elegante tė tyre, me ato pėrpjestime tė harmonishme, shkėputeshin dita ditės prej brigjeve tė ndryshme rreth liqenit dhe merrnin sipėrfaqen e tij. Disa ngarkuar me rrjeta e kariqa, pa zbardhur drita niseshin pėr peshkim; disa tė tjera cipė nė cipė me prodhime tė fshatrave pėrreth niseshin qė nė orėt e para tė mėngjezit, pėr transport; tė tjera, plot me udhėtarė, kalonin skelė nė skelė tė bregut. I tėrė peshkimi, transporti e komunikacioni i fshatrave Shirokė, Zogaj, etj. i krahinave Krajė, Ljare, Shestan etj. bėhej mbi ujė. Nė kėto fshatra e krahina as nuk njihej peshkimi prej toke; as nuk kishin rrugė nė mes tė tyre pėr komunikacion e transport tokėsor. Veēanėrisht tė martave nė darkė dhe tė mėrkurave nė mėngjez, qė nė Shkodėr ishte ditė pazari, dilnin kėto mjete lundrimi nga skelet e ndryshme rreth liqenit, dhe tufa, tufa nga 7-8 bashkė, nė karvan njėra tufė mbas tjetrės, zbritnin nė Shkodėr pėr treg.

Mjeti i lundrimit ishte i domosdoshėm pėr banorėt e bregut tė liqenit ashtu si kali, gomari apo qerrja pėr fshatrat e tokės. Nuk kishte kuptim njė shtėpi pa mjetin e saj tė lundrimit. Kėto mjete lundrimi shpesh i punonin vetė, por kishte raste edhe qė i porositnin ndėr zejtarė nė fshat apo nė treg. Ne bregun e Bunės pranė tregut tė Shkodrės ishin nė rresht punishtet e mjeteve tė lundrimit.

Interesante janė format e kėtyre mjeteve krejt origjinale dhe paraqitja estetike e tyre shumė e bukur.

Nė mes tė kėsaj mori mjetesh lundrimi tė Liqenit tė Shkodrės ruhen disa vija tė pėrbashkėta nė forma dhe vetėm dimensionet e tyre ndryshojnė. Simbas madhėsisė populli i ynė i ndan nė tri kategori: sule, shkalla mė e vogėl, take, shkalla mesatare dhe lundėr mė e madhja. Sulja ka njė gjatėsi mesatare prej 5-7m e mundėsi transporti gjer nė 15kv; take-ja gjatėsi deri nė 10m e kapacitet gjer nė 45kv: lundra, 15-20m e gjatė dhe fuqija bajtėse gjer nė 100kv.

Tradita e lundrimit nė liqenin e Shkodrės pati njė burim te lashtė historik. Nė brigjet e liqenit tė Shkodrės ilirėt e vjetėr patėn punishtet e mjeteve tė tyre tė lundrimit dhe sipėrfaqen e tij si palestėr stėrvitjeje pėr aksione tė mėdhaja e tė largėta. Edhe gjatė Mesjetės sė vonė, banorėt e brigjeve tė liqenit, ardianėt, e mbartėn qėndrėn e mbretėrisė sė tyre nga Kotorri nė Shkodėr, sepse kėtu gėzonin kushte mė tė mira pėr zhvillimin e lundrimit.

Liqeni i Shkodrės, si vend, i hapur dhe i rrethuar me lėndė tė nevojshme pėr ndėrtimin e anijeve, i ndihmonte shumė nė kėtė drejtim. Nga ana tjetėr, i futur mbrenda dheut dhe i lidhur me anė tė Bunės me det, paraqiste kushte shumė tė favorshme strategjike pse mjetet e huaja nuk mund tė hynin pėr t'i shqetėsuar nė punėn e tyre. Nė brigjet e kėtij liqeni, ndėrtohej nė qetėsi ajo fuqi e madhe qė mė vonė pushtoi Adriatikun. Punishte tė mėdhaja anijesh lulėzonin rreth liqenit. Aty shquheshin mjeshtrat e ndėrtimit tė tyre. Ndėr tė tjera, pėrmendet Genci, i cili dha tė punoheshin 54 lembe pėrnjėherė. Filipi i Maqedhonisė mori prej kėndej mjeshtra tė dalluar pėr tė ndėrtuar 100 lembe pėr flotėn e tij. Mjetet ilire te lundrimit qė ndėrtoheshin kėtu dalloheshin si mjete tė lehta e tė shkathėta, qė pėrdoreshin me lehtėsi tė madhe dhe lejonin manovrime taktike nė shpejtėsi e befasi. Edhe gjatė Mesjetės, liqeni i Shkodrės, qe njė bazė e rėndėsishme lundrimi.

Sikundėr nė kohė tė lashtė qė lundrimi nė Liqenin e Shkodrės nuk kishte vetėm karakter transporti dhe komunikacioni por edhe karakter ushtarak e luftarak, ashtu edhe nė Mesjetė, si na e dėshmon Barleti nė librin e tij «Rrethimi i Shkodrės» dhe Becikemi, lundrimi e ruante gjithėnjė kėtė karakter. Nė pėrshkrimet e tyre tė luftės kundra turqve, vihet nė dukje ndihma e madhe qė i dhanė «mjetet e lundrimit vendase ushtrisė e popullit tė rrethuar nė keshtjellė.» Ditė pėr ditė, thotė Barleti, nga liqeni vinin me lundra e barkė nė shumicė, shqiptarėt qė banonin rreth e pėrqark atij liqeni e duke kaluar nėpėr Bunė suleshin si rrufeja mbi shatorret e barbarėve dhe bėnin kėrdi duke i shkaktuar dėme tė mėdhaja. Disa i vrisnin, disa i zinin rob dhe u merrnin kuajt e plaēka tė tjera. Kjo ndodhte sidomos natėn ku armiku hante prej tyre grushta mė tė fortė».

Njė kapitull me rėndėsi pėr historinė tonė, shkruan banorėt e rrethit tė Liqenit tė Shkodrės me traditėn e tyre tė lundrimit. Kjo traditė qė buroi nga kohėt mė tė lashta tė historisė sonė, vazhdoi e pandėrprerė gjer nė ditėt tona duke u pėrmbledhur sipas rastit.

Ndryshimet qė pėsuan kėto mjete lundrimi nga koha e lashtė nė tė mesmen e nga ajo nė tė sotmen ėshtė vėshtirė pėr t'u gjurmuar pse na mungojnė tė dhėnat. Pėr lembet ilire na ndihmon pak numismatika pse nė paret ilire paraqiten edhe figurat e mjeteve tė tyre tė lundrimit. Pėr Mesjetėn gjer sot nuk kemi asnjė tė dhėnė. Pėr tė ndjekur procesin historik tė zhvillimit tė tyre detyrohemi tė bėjmė krahasimin e tė lashtės me tė sotshmen. Nga ky krahasim gjejmė analogji tė mėdha nė mes tė lundrave ilire e tė suleve, takeve dhe lundrave tė sotshme.

Ndėr kohėt e vona, e gjer nė ditėt tona duke qenė tepėr afėr qytetit, mjetet e lundrimit ruajtėn karakterin e tyre ekonomik.

Mjetet e vjetra tė lundrimit – si mjete transporti – ngelėn jashtė pėrdorimit. Atyre u ngeli vetėm funksioni i peshkimit, qė kryhet me sule tė vogla, kurse taket u bėnė mė tė rralla dhe lundrat u zhdukėn fare.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.7.2009, 16:15   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Njė punim nė pdf pėr artin e lundrimit te ilirėt.

artidetar.pdf
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:09.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.