Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.12.2009, 18:30   21
Citim:
Korporata energjetike e Sėrbis kėrkon rritjen e energjis elektrike

Beograd – Korporata energjetike e Sėrbis (EPS) ka njoftuar se nė ditėt e ardhshme do tė dėrgoj njė kėrkesė pėr rritjen e ēmimeve tė energjisė elektrike me njė mesatare prej 10 pėr qind nga 1 Janar i vitit 2010.

Drejtori i pėrgjithshėm i EPS Dragomir Markoviē tha se plani i biznesit pėr vitin 2010. ka parapar edhe njė rritje tė rrymės elektrike me 1 Korrik, gjithashtu me njė mesatare prej 10 pėr qind.

http://bujanoci.net/?p=187
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.12.2009, 14:27   22
Citim:
Rritja e energjisė, CEZ kushte qeverisė shqiptare

Tiranė – Kompania ēeke, CEZ qė ka blerė Sistemin e Shpėrndarjes sė Energjisė nė vendin tonė, i ka kėrkuar qeverisė shqiptare qė tė plotėsojė disa kushte tė saj nė mėnyrė qė tė mos shtrenjtohet ēmimi i energjisė nė masėn 44.2 pėr qind, por vetėm 23 pėr qind.

Kusht pėr kėtė, ėshtė kompensimi qė kjo kompani kėrkon, qė kap njė shumė prej 7.2 miliardė lekė si diferencė e krijuar nga mosrritja e tarifave mė 2009-ėn. Kopania e kėrkon kėtė kompensim pėr shkak tė humbjeve tė krijuara gjatė vitit 2009, tė cilat kapin njė vlerė 78 milionė dollarė.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...onomia&nr=8703
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2009, 16:16   23
Citim:
OSSH, nesėr do tė publikojmė ēmimin e ri tė energjisė

Joseph Heisek kreu i bordit tė OSSH deklaroi se tarifa e re e energjisė do tė bėhet publike nesėr.

Nė njė deklaratė tė posaēme pėr mediat Heisek u lėshoi apel dhe konsumatorėve duke thėnė se faturat e papaguara do tė zgjidhen nėpėrmjet gjykatės dhe nėse nuk paguhen brenda njė afati kohor prej 10 ditėsh do tė ketė ndėrprerje tė energjisė.
“Ne duhet tė rrisim mbėshtetjen ndaj OSSH-sė nė mėnyrė qė tė rrisim kualitetin. Rritja e ēmimit nuk ėshtė njė gjė e mirė prė cilindo qytetar, por nėse kėtė vit ne nuk e rrisim ēmimin, atėherė ai do tė duhet tė rritet mė shumė vitin qė vjen dhe humbjet nė vlerė monetare do tė jenė mė tė mėdha pasi do tė na duhet tė mbulojmė kreditė e marra nga huadhėnėsit.

Nėse marrim mbsėhtetjen e qeverisė dhe tė entit rregullator ne mund tė vazhdojmė me investimet. Pėr sa i pėrket familjeve debitore, tė cilat nuk kanė paguar faturat e energjisė ne i kemi dėrguar letra ku i kėrkojmė shlyerjen e faturave por ata sėrish nuk paguajnė. Nė kėtė nuk mund ta tolerojmė dhe nėse 17 % e debitit nuk paguhet brenda 10 ditėve duke filluar nga sot do tė ndėrpresim energjinė.

Gjithashtu ka pasur ndėrhyrje dhe tek aparatet e energjisė elektrike nga konsumatorėt mbase kėta tė ndihmuar dhe nga njėrezit tanė. Ne do i ndėshkojmė ata me fakte duke i ēuar nė gjykatė.”
OSSH do tė pushojė nga puna dhe 450 punonjės tė cilėt nuk zbatojnė kriteret dhe qė kanė ndihmuar konsumatorėt nė mėnyrė tė jashtligjshme tė grabisin energjinė elektrike.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=8479
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.12.2009, 14:43   24
Citim:
CEZ kėrcėnon ERE: Nėse nuk rrit ēmimin e energjisė, do ti drejtohemi Bankės Botėrore

Kompania ēeke CEZ, ka dalė ditėn e djeshme me njė paralajmėrim se nė rast se ERE, nė vendimin e sotėm nuk do tė japė vendimin pėr rritjen e ēmimit tė energjisė, ata mund ti drejtohen pėr zgjidhje Bankės Botėrore, e cila ka dalė garant pėr kėtė proces.

Banka Botėrore ka ngurtėsuar njė fond, i cili do tė pėrdoret vetėm nė rast se qeveria shqiptare nuk rrit sa duhet tarifat e reja, tė cilat janė parashikuar tė jenė ēdo vit 18 pėr qind mė tė larta. Kjo do tė thotė, se ky do tė jetė niveli dysheme me tė cilin do tė pėrballen qytetarėt, nga 1 janari i vitit tė ardhshėm.

“Kemi arritur marrėveshje me qeverinė qė nga viti 2010 deri nė 2014 energjia tė rritet ēdo vit me 15 pėr qind plus normėn e inflacionit. Kjo rritje do tė na jepte ne garancinė pėr tė vijuar me investimet. “Enti Rregullatorė ėshtė i detyruar ta zbatojė kėtė marrėveshje, pasi nė tė kundėrt ne i drejtohemi Bankės Botėrore. Ndaj enti duhet tė reflektojė mbi dokumentin qė ai vetė ka firmosur”, u shpreh Hejsek drejtori i pėrgjithshėm i OSSH-sė.

Edhe pse kjo konferencė e parė pėr shtyp e pronarėve ēek vjen njė ditė para pėrcaktimit tė tarifave, drejtuesit e kompanisė mohojnė qė ajo tė jetė njė presion ndaj strukturave tė shtetit.

Drejtori evidentoi njė sėrė institucionesh buxhetore dhe private qė i kanė borxh OSSH-sė, detyrime kėto qė arrijnė nė 24 miliardĖ lekė.

“15 milion lekė na ka kjo rafineri. Ndėrkohė qė kompanitė e tjera na detyrohen nė shumėn prej 91 milion lekė”, vijoi mė tej Hejsek.

E nėse kėsaj situate do ti shtonim edhe humbjet teknike, atėherė bilanci do tė pėrkeqėsohej mė tej. Por drejtori paralajmėroi se do tė nisė njė fushatė tė ashpėr pėr tė arkėtuar ēdo detyrim. Sipas tij i ėshtė dėrguar shkresė zyrtarė qeverive lokale ndaj tė cilave kėrkojmė qė ato tė paguajnė energjinė. Nė se kėtė nuk e realizojnė do ti paralajmėrojmė qė ti ndėrpritet energjia. E njėjta praktikė tha drejtori ėshtė ndjekur edhe nė Ēeki dhe ka pasur rezultat.

Sot Enti Rregullator pritet tė publikojė tarifat e reja tė cilat me sa duket nuk do tė jenė tė kėnaqshme pėr pronarėt e rinj ēek. Pėrveē kėsaj CEZ, ėshtė nėn hetim edhe nga Komisioni Europian, pėr thyerje tė rregullave tė konkurrencės dhe rritje artificiale tė ēmimit tė energjisė, nė tė gjitha shtet ku kjo kompani operon.

Ky ėshtė presioni i dytė qė po bėn CEZ, pasi pak ditė mė parė ajo kėrcėno se do ti marrė shtetit shqiptar dhe 7.2 miliardė lekė, pasi kėrkon kompensim pėr mos rritjen e ēmimit tė energjisė pėr vitin 2009.

Nga ana e saj CEZ ėshtė duke ushtruar presion mbi shtetin shqiptar dhe Entin Rregullator tė Energjisė, nė mėnyrė qė kjo e fundit tė pranojė me ēdo kusht kėrkesėn e CEZ pėr rritjen e ēmimit tė energjisė.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=19488
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.12.2009, 16:09   25
Citim:
Ēmimi energjisė, ERE miraton rritjen me vetėm 13 pėrqind

Enti Rregullator i Energjisė ka miratuar mesditėn e sė martsė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike nė nivelin 13 pėrqind.

3 muaj mė parė pronarėt e OSSH, ēekėt e CEZ, i kėrkuan ERE-s tarifa 23,1 pėr qind mė tė larta pėr energjinė elektrike, por Enti Rregullator pas njė analize tė detajuar tė kėtij propozimi, ka vendoosur tė pranojė njė rritje mė tė moderuar tė ēmimit, pasi ėshtė e mendimit se niveli i humbjeve nė rrejt ėshtė 4 pėrqind mė i ulėt nga sa pretendon OSSH-ja.

ERE ka vendosur tė mbajė tė pandryshuar fashėn e konsumit prej 300 kilovatorėsh nė muaj. Me tarifat e reja konsumatoret qė konsumojnė mė pak se ky prag, do tė paguajnė 7,7 lekė pėr kilovat/orė nga 7 qė ėshtė aktualisht, ndėrsa pėr ēdo kilovat/orė mbi nivelin 300 kilovat/orė ēmimi shkon nė 13,5 lekė.

ERE ka miratuar edhe rritjen e ēmimit tė kėrkuar nga Korporata Elektroenergjetike, nga 1,6 lekė aktualisht nė 2,03 lekė pėr kilovat orė, si edhe ēmimin e shumicės tė Operatorit tė Sistemit tė Transmetimit nga 0,5 nė 0,6 lekė pėr kilovat/orė.

Enti rregullator ka vendosur uljen e tarifave tė energjisė pėr furrat e bukės nga 8 nė 7,6 lekė pėr kilovat/ore.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=8486
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.12.2009, 11:04   26
Citim:
Konfindustria: Nuk ka arsye reale per rritjen e cmimit

Fill pas publikimit te lajmit nga Enti Rregullator i Energjise per rritjen e cmimit, Konfindustria eshte shprehu kunder vendimit. Permes nje deklarate per mediat Konfindustria vlereson se
"perpara vendimit per rritjen e cmimit te energjise elektrike ishte e domosdoshme te arsyetohet publikisht nga ERE, sesi eshte e mundur te kerkohet rritje e cmimit te energjise elektrike. Ne kushtet kur cmimi i energjise elektrike eshte ne ulje ne tregjet nderkombetare, si pasoje e uljes se ndjeshme te cmimit te karburanteve te ndodhur ne vitet e fundit, te gjendjes mjaft te mire prej disa vitesh radhazi perfshi edhe vitin 2009 te prodhimit te brendshem energjetik dhe te ecurise se nivelit te cmimeve ne rajon".
Konfindustria kerkon nga ERE te publikoje kushtezimet ligjore, ne rast se ka, te marreveshjes per privatizimin e OSSH-se nga shteti shqiptar, qe mund te lidhen me rritjen e cmimit te energjise elektrike.

Ne njoftimin per shtyp nenvizohen edhe pasojat qe sipas Konfindustrise do te sjelle vendimi i ERE per rritjen e cmimit te energjise.
"Pasoja e pare e ndjeshme, e rritjes se cmimit te energjise do te jete ndikimi i drejtperdrejte ne uljen e konkurueshmerise se prodhimeve dhe sherbimeve shqiptare ne krahasim me vendet e rajonit dhe me tej. Ulja e konkurueshmerise do te sillte pashmangmerisht rritjen e falimentimeve per industrite vendore me gjithe pasojat e padeshirueshme shoqeruese".
Nderkaq Konfindustria ka vleresuar si te domosdoshme, garancine e sigurimit te energjise elektrike per industrite e vendit.

http://www.kohajone.com/html/artikull_49493.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2009, 22:37   27
Citim:
OSSH u pret dritat institucioneve dhe kompanive tė mėdha

FIER- OSSH Fier ka nisur dje ndėshkimin e gjithė familjarėve dhe institucioneve shtetėrore debitorė tė energjisė elektrike.

Ditėn e djeshme ka nisur edhe ndėrprerja e furnizimit me energji elektrike pėr tė gjithė konsumatorėt qė gjatė kėtij viti nuk kanė shlyer sasinė e tė hollave pėr energjinė e harxhuar.

Nė kėtė listė qėndron nė krye kompania ARMO, e cila rezulton me njė shifėr prej 140 milionė lekėsh tė reja debi.

Pas saj renditet TEC Fier me njė debi prej 5.3 milionė lek tė reja, e treta debitore e rėndėsishme e OSSH Fier ėshtė kompania Albpetrol me njė debi prej 5.2 milionė lekėsh.

Debitorė tė tjerė janė institucionet vendore nė Bashki dhe komuna tė Fierit, si dhe Ndėrmarrjes Ujėsjellės-Kanalizimeve qė varen prej tyre.


Njė urdhėr i dalė nga zyrat qendrore tė OSSH-sė nė Tiranė ka mbėrritur edhe nė rajonin e Fierit, ku mesditėn e sotme pėr tė vėnė nė zbatim kėtė urdhėr kanė nisur ndėrprerjen e energjisė pėr ujėsjellėsit, kompanitė e mėdha debitore dhe njėsi tė qeverisjes vendore dhe institucioneve tė ndryshme shtetėrore.

Burime nga OSSH Fier ėshtė shprehur se ky aksion do tė vijojė edhe ditėn e nesėrme dhe nė vijim dhe se sipas kėtij burimi nuk do tė ketė asnjė tolerim derisa debitorėt shtetėrorė do tė derdhin tė hollat e prapambetura, qė kapin njė shifėr deri nė 2 milionė lek tė reja.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=63411
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.12.2009, 01:43   28
Citim:
Kreu i ERE-s raporton nė k.parlamentar

Kreu i Entit Rregullator tė Energjisė, Bujar Nepravishta raporton para komisionit pėr rritjen e energjisė.

Ai deklaroi se u vendos qė ēmimi i energjisė tė rritej me 13 pėrqind pasi kjo ishte mė e justifikueshme pėr tė mbuluar koston e operatorit dhe pėr tė mos dėmtuar shumė konsumatorin shqiptar.

"OSSH kėrkoi qė ēmimi tė rritej me 23 pėrqind, por humbjet tė cilat dolėn mė tė ulta se 38 pėrqind nuk e justifikuan njė rritje tė tillė", u shpreh ai.

Nepravishta deklaroi gjithashtu se deri nė vitin 2015 pritet qė tė liberalizohet tregu energjitik nė vend. Kėshtu konsumatori familjar do tė ketė mundėsi qė tė zgjedh operatorin qė dėshiron. Kjo pritet qė tė ndikojė edhe qė ēmimi i energjisė tė ulet.

Njė tjetėr pikė pėr tė cilėn u diskutua ishte dhe kontrata midis CEZ dhe qeverisė pėr rritjen e ēmimit tė energjisė nė katėr vitet nė vazhdim.

Nepravishta u shpreh se vendimin pėr ēdo rritje tė ēmimit e merr vetėm ERE dhe kjo do vendoset nė bazė tė humbjeve dhe faktorėve tė tjerė ndikues.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=41499
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.12.2009, 02:06   29
Citim:
71 % e familjeve nuk preken nga shtrenjtimi i energjisė

Pjesa dėrrmuese e familjeve shqiptare nuk do tė preken nga rritja e ēmimit tė energjisė elektrike me 13 pėr qind, e cila do tė hyjė nė fuqi nga 1 janari I vitit 2010.

Drejtuesit e Entit Rregullator tė Energjisė deklarojnė se mbrojtja e pjesės mė tė madhe tė konsumatorėve familjarė bėhet nėpėrmjet ruajtjes sė bllokut ndarės prej 300 kilovat orė. Pasi sipas ERE-s, 71 pėr qind e familjeve nuk konsumojnė mė shumė se kjo sasi.

“Enti Rregullator i Energjisė ėshtė institucioni qė ka autoritetin ligjor pėr tė monitoruar tė gjithė tė licencuarit nė sektorin e energjisė. Nė kėto kushte deklarojmė se konsumi i energjisė elektrike deri nė nivelin 300 kilovat orė nė muaj, pėr periudhėn janar-dhjetor 2009, e deklaruar nga OSSH, nė aplikimin e saj pėr ēmimet dhe tarifat e vitit 2010, pėrfaqėson 79 pėr qind tė konsumit tė pėrgjithshėm familjar dhe harxhohet nga 71 pėr qind e familjeve shqiptare, kurse konsumi deri nė 210 kilovat orė nė muaj harxhohet nga 47.4 pėr qind e familjeve. Konsumi mesatar vjetor i energjisė elektrike tė faturuar pėr klientėt familjarė pėr vitin 2008 ka rezultuar me 216 kilovat orė nė muaj”,- ka deklaruar Eduard Elezi, drejtor juridik pranė ERE-s.

Nga ana tjetėr, Enti Rregullator i Energjisė pranon rritjen mė tė madhe tė ēmimit qė ėshtė bėrė pėr bizneset.

Por sipas ekspertėve tė kėtij institucioni, ėshtė treguar kujdes me sektorėt bazė, si prodhuesit e miellit dhe furrat e bukės, me qėllim shmangien e shtrenjtimit tė bukės pėr qytetarėt.

“Pėr furrat e bukės ēmimi ka pėsuar njė ulje prej 0.4 lekė pėr kilovat orė. Rritje e vogėl e ēmimit tė energjisė ėshtė miratuar pėr industrinė dhe bujqėsinė, si sektorėt promotorė pėr zhvillimin e ekonomisė sė vendit. Ndėrsa njė rritje mė e madhe e tarifave ėshtė bėrė pėr tregtinė dhe shėrbimet. Por duket pasur parasysh, se furnizimi pa ndėrprerje kushton mė shumė se furnizimi I planifikuar me ndėrprerje. Prandaj, ėshtė menduar qė bizneset tė furnizohen pa ndėrprerje me energji,. Pėr tė mos penalizuar aktivitetin e tyre”,- shprehen specialistėt e Entit Rregullator tė Energjisė.

Ēmimi I energjisė pėr bizneset varet nga linja prej nga ku furnizohen. Pjesa dėrrmuese e subjekteve tė vogla dhe tė mesme furnizohen nga linja e tensionit tė ulėt.

Pėr kėto biznese qė operojnė nė sektorin e industrisė dhe bujqėsisė, ēmimi i energjisė rritet nga 10 lekė nė 10.5 lekė pėr kilovat orė, pėr tregtinė dhe shėrbimet tarifa rritet nga 10 lekė nė 12.2 lekė pėr kilovat orė, ndėrsa pėr sektorėt e tjerė do tė ketė njė rritje tė ēmimit nga 10 lekė nė 12 lekė pėr kilovat orė.

Pėr furrat e bukės dhe prodhuesit e miellit ēmimi ulet nga 8 lekė nė 7.6 lekė pėr kilovat orė, me qėllim shmangien e rritjes sė ēmimit tė bukės.

Ndėrsa pėr institucionet buxhetore, ēmimi i energjisė do tė rritet nga 12 lekė nė 14 lekė pėr kilovat orė.

Rritje ēmimi do tė ketė edhe pėr kompanitė e mėdha nė sektorin e industrisė, tė cilat furnizohen nga linja e tensionit tė lartė. Pėr to, ēmimi do tė rritet nga 5.2 lekė, qė ėshtė aktualisht nė 6.2 lekė pėr kilovat orė.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=11452&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.12.2009, 22:11   30
Citim:
Rryma mė e shtrenjtė pėr 9,98 pėr qind

Nga 1 janari i vitit tė ardhshėm, rryma do tė shtrenjtohet pėr 9,98 pėr qind, ka vendosur tė hėnėn Komisioni Rregullator pėr Energjetikė (KRE). Nga Viti i Ri, shtrenjtohet edhe nxehja qendrore nė Shkup.

Amvisėritė tė cilat fitojnė energji ngrohėse nga ngrohtoret Lindje, Perėndim dhe Qendėr, do tė paguajnė ēmim mė tė lartė pėr 1,49 pėr qind, ndėrsa ata tė cilėt i shfrytėzojnė shėrbimet e ngrohtores Veri, pėr 7,85 pėr qind.

Pėr subjektet afariste, duke pėrfshirė edhe shkollat dhe foshnjoret, ēmimi rritet pėr 20 pėr qind pėr ngrohtoret Lindje, Perėndim dhe Qendėr, ndėrsa 38 pėr qind pėr Veri.

Korrektura e ardhshme e ēmimit tė nxehjes ėshtė paraparė pėr qershor tė vitit 2010.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2761.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.1.2010, 22:57   31
Citim:
Ēmendet CEZ, kėrkon rritjen e ēmimit tė energjisė me 44 pėr qind

Kompanisė ēeke CEZ, nuk i ka mjaftuar rritja e ēmimit tė energjisė me 13 pėr qind e vendosur nga Enti Rregullator i energjisė, por ka ngulmuar duke e ēuar ēėshtjen nė gjykatė. Kjo vjen si pasojė e mungesės sė operatorėve tė tjerė nė tregun tonė, pasi CEZ-OSSH, kanė monopolin nė Shqipėri. N

Nė kėrkesėn e saj CEZ i ka kaluar kufijtė e ēmendurisė, duke mos e kėrkuar mė rritjen e energjisė 23 pėr qind por po e kėrkon qė brenda kėtij viti ēmimi tė rritet me 44 pėr qind. Mosmarrėveshjet mes kompanisė private tė shpėrndarjes sė energjisė dhe Entit Rregullatorė kanė pėrfunduar nė gjykatė.

Sikundėr ishte parashikuar, ēekėt e OSSH-sė kanė ngritur njė padi ndaj Entit Rregullator tė Energjisė Elektrike, ku kėrkojnė pavlefshmėri tė vendimit tė kėtij institucioni, i cili rriti tarifat e energjisė me 13 pėr qind, nga 44 pėr qind qė kishte kėrkuar kompania private.

Seanca e parė pritet tė zhvillohet nė datėn 10 shkurt nė Gjykatėn e Rrethit e Tiranės. Eduard Elezi, drejtor juridik nė ERE, tha se kompania private nė akt padinė e saj kėrkon qė gjykata tė mos njohė vendimin e entit pėr ēmimet e reja tė energjisė elektrike si dhe tė parashikojė nė kėto tarifa edhe nivelin e amortizimit tė rrjetit.

Por sipas Elezit vendimi qė ka marrė enti kanė bazė ligjore dhe janė tė mbėshtetura nė marrėveshjet e lidhura mes qeverisė dhe kompanisė. Ndėrsa pėr sa i pėrket ankimimit qė kompania OSSH mund tė bėjė pranė Bankės Botėrore, Elezi thotė se janė tejkaluar afatet qė tė ngrihet njė panel i cili tė analizojė mosmarrėveshjet e krijuara.

Pėrplasjet mes kompanisė dhe entit nisėn me sasinė e pretenduar tė humbjeve nė rrjet. Ēekėt kėrkuan qė humbjet teknike tė jenė 3 pėr qind mė tė larta nga se kishte pranuar Enti, por ky pretendim u hodh poshtė.

Mė pas Enti Rregullator mori vendimin pėr tarifat, tė cilat shtuan mė tej pakėnaqėsitė e kompanisė privatė, ēka detyruan kėtė tė fundit tė kėrkojė drejtėsinė e pretenduar nė gjykatė.

Ndėrsa pėr kreun e ERE Bujar Nepravishta, veprimi i bėrė nga ana e OSSH, ėshtė njė veprim i lirė, dujke theksuar se nė gjykatė do tė ktė njė pėrballje provash ndėrmjet CEZ dhe ERE.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=22093
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2010, 18:49   32
Citim:
Ushtria e CEZ-it

Korporata shtetėrore ēeke, CEZ dyshohet se ka krijuar njė grup paraushtarak qė stėrvitet si forcė ushtarake dhe qė shėrben si njė polici pėr mbledhjen e faturave tė dritave, njoftojnė mediet ēeke.

Nė kasetėn qė njė avokat u ka dorėzuar medieve ēeke, e cila ėshtė marrė nė polici, shihen njėsi paraushtarake qė stėrviten si ushtri.

Siē raporton “Actualne.cz”, politikanėt ēekė reaguan tė habitur ndaj lajmit se kompania CEZ, e cila ėshtė njė nga lojtarėt mė tė rėndėsishme nė tregun evropian tė energjisė, ka financuar dhe trajnuar prej vitesh njė njėsi speciale pėr ta pėrdorur kundėr vjedhėsve tė energjisė”.

Ministri i Financave, Eduard Janota, pritet tė merret nė pyetje nga Parlamenti gjatė ditėve tė ardhshme.

“Pėrdorimi i njė grupi paraushtarak pėr tė zbatuar ligjin ėshtė e papranueshme. Ne do tė pyesim ministrin mbi kėtė ēėshtje”, deklaroi kreu i Komisionit tė Mbrojtjes nė Parlamentin e Republikės Ēeke, Jan Vidim. Njėsia e njohur si seksioni i humbjeve joteknike u zbulua kur njė avokat i dorėzoi medias vendase njė kasetė filmike tė marrė nga policia, ku shihen njerėz duke u stėrvitur.

Kaseta i ėshtė sekuestruar njėsisė nga policia. Aty shikohen punonjėsit e CEZ-it, duke qėlluar me armė, duke u pėrgatitur pėr pėrleshje fizike dhe duke bėrė kurs mbijetese pėr kushte ekstreme. Pjesė tė tjera videosh paraqesin njėsinė duke kontrolluar shtėpitė si njė forcė e vėrtetė komandosh.

Policia e Ēekisė filloi hetimet kur u zbulua se kjo njėsi ushtronte dhunė tė tepruar psikologjike kundrejt konsumatorėve. Njė pjesė e videos tregon se si njė njeri kreu vetėvrasje gjatė njė kontrolli tė befasishėm tė njėsisė speciale nė vitin 2005.

Ministri i Financave, Eduard Janota, tha se e “imagjinoj se CEZ-i mund tė ketė njė grup qė pėrpiqet tė zbulojė vjedhėsit e energjisė”. Sipas tij, ligji zbatohet njėsoj pėr tė gjithė.
“Nuk i njoh detajet e kėsaj ēėshtjeje. Nė rast se informacioni del i vėrtetė, do tė diskutoj me menaxherėt e CEZ-it”.

Ndėrkaq, ministri i Brendshėm, Martin Pecina, u shpreh me mė shumė simpati pėr grupin paraushtarak: “Kėta njerėz merren me tipa tė kėqij si kultivuesit e marijuanės. Gjithsesi nuk ėshtė e drejtė qė i njėjti presion tė ushtrohet edhe mbi njerėzit e zakonshėm”, tha ai.

Ēėshtja tani pritet tė shqyrtohet nė gjykatė.

Nė Ēeki tregu i policive private dhe shėrbimeve tė sigurisė ka njė numėr mė tė madh tė punėsuarish sesa vetė policia ēeke. Kreu i Bordit tė mbikėqyrjes sė CEZ-it, Marin Kocourek, thotė se nuk sheh asnjė problem nė ekzistencėn e seksionit tė humbjeve joteknike. Ai thotė se ēdo kompani energjetike ka njė divizion tė tillė.

“Besoj se edhe RWE apo E.ON nuk veprojnė ndryshe”, tha ai, duke pėrmendur dy nga kompanitė mė tė mėdha gjermane tė energjisė elektrike.

Kompania ēeke CEZ, mė herėt ka shprehur interesin pėr ta marrė projektin Kosova e Re, por ėshtė tėrhequr mė vonė pėr kritika rreth tenderit.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../24323/C4/C14/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.2.2010, 19:06   33
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
E kemi pėrmendur dhe tek tema e bojkotit, kjo ėshtė e ardhmja e biznesit. Qė nga ēasti qė njė grup grumbullon fuqi tė atillė ekonomike ėshtė normale qė tė financojė mbrojtjen e investimit. Gjithashtu centralizimi kontinental qė po synohet do tė tjetėrsohet nga fragmentarizimi i kėtij tipi qė deri diku ėshtė i paparashikueshėm se ku mund tė ēojė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2010, 19:15   34
Citim:
KEK kėrkon shtrenjtime tė energjisė

Prishtinė, 9 shkurt 2010 - Korporata Energjetike e Kosovės ka dorėzuar aplikacionet finale pėr tarifat e reja, tė cilat do tė hyjnė nė fuqi mė 1 prill, sipas agjendės tė pėrcaktuar nga Zyra e Rregullatorit tė Energjisė (ZRrE).

Tė hėnėn pasdite, aplikacioni i KEK ut ka mbėrritur nė zyrėn e Rregullatorit. Zyrtaret e KEK ut nuk kanė qenė nė gjendje tė japin detaje tė aplikacionit tė tyre pėr shkak tė vonesave qė janė bėrė deri nė dorėzimin e aplikacionit nė ZRRE.

Megjithatė, burimet e gazetės brenda Korporatės Energjetike, kanė bėrė tė ditur se kjo korporatė ka kėrkuar qė energjia elektrike tė shtrenjtohet mbi 10 pėr qind. Deri mė 25 shkurt, ZRrE ja do t'i bėjė njė vlerėsim aplikacioneve tė KEK ut dhe Operatorit tė Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Nga kjo datė (25 shkurt) deri me 5 mars, pėr njė periudhė prej 10 ditėve palėt e interesit do tė kenė mundėsi t?i bėjnė komentet e tyre, pas tė sė cilave ZRrE ja do tė marrė vendimin pėrfundimtar. Tarifat e reja me pakicė tė energjisė elektrike llogariten nė bazė tė shqyrtimit tė kėrkesės sė KEK ut dhe tė KOSTT it dhe bazohen nė tė hyrat e lejuara pėr kėto dy ndėrmarrje pėr vitin 2010.

Ky ėshtė shqyrtimi i katėrt i tarifave tė energjisė elektrike nga ana e ZRrE sė. Nė njė letėr qė Kryesuesi i Bordit tė ZRrE sė, Ali Hamiti, i ka dėrguar palėve thuhet se vendimi final pėr tarifat e reja do tė merret mė 15 mars, ndėrsa nga data 1 prill do tė fillojnė sė aplikuari tarifat e reja.

Pėrderisa nė vitin 2008 ēmimi i energjisė elektrike ishte shtrenjtuar pėr 5%, nė 2009 ēmimi ishte rritur mesatarisht pėr 2.5 pėr qind. Ministrja e Energjisė dhe e Minierave, Justina Shiroka Pula ka pėrkrahur idenė qė duhet tė ketė njė ngritje graduale tė tarifave tė energjisė elektrike.

http://www.kosova.com/artikulli/59496
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.2.2010, 05:17   35
Citim:
Borxhet, ndėrpritet energjia nė 167 institucione

Nė pėrfundim tė afatit, Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes ka nisur ndėrprerjet e energjisė pėr buxhetorėt dhe jobuxhetorėt qė nuk kanė shlyer detyrimet. Nė total, borxhi i tyre llogaritet 4.5 miliardė lekė

Skadon afati qė Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes iu la institucioneve shtetėrore pėr shlyerjen e detyrimeve tė energjisė elektrike. Dje paradite, OSSH-ja ka ndėrprerė furnizimin me energji tė 167 instiucioneve buxhetorė dhe jobuxhetore nė tė gjithė vendin.

Kompania ka publikuar gjithashtu edhe listėn e kėtyre subjekteve. Bėhet fjalė pėr institucione nė Tiranė, Kukės, Elbasan, Berat, Fier, Burrel dhe Shkodėr. Ndėrkohė OSSH-ja ka paralajmėruar se energjia do tė ndėrpritet te tė gjithė debitorėt deri nė momentin qė do tė shlyhen detyrimet e prapambetura.


Institucionet, 4.5 miliardė lekė borxh

Mė datė 23 shkurt, Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes njoftoi se institucionet shtetėrore qė kishin fatura tė dritave tė papaguara kishin afat 72 orė pėr tė shlyer kėtė borxh. Nė tė kundėrt, do tė ndėrpritej energjinė elektrike.

OSSH-ja njoftoi se u ka dėrguar njė letėr informuese tė gjitha institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, tė cilat kanė borxh tė akumuluar kundrejt kompanisė, duke i informuar ata qė nėse nuk i paguajnė detyrimet e tyre financiare brenda 3 ditėve, nuk do tė furnizohen me energji nga ora 9.00 deri 13.00 ēdo ditė pėr njė afat tė papėrcaktuar.

Kompania bėn tė ditur se nė bazė tė llogaritjeve qė janė bėrė, ka rezultuar se nė fund tė vitit 2009-tė, kompania ka njė borxh tė akumuluar prej 28 miliardė lekėsh, prej tė cilave 3.2 miliardė lekė janė borxhe tė subjekteve jobuxhetore dhe 1.3 miliardė lekė tė atyre buxhetore.

OSSH-ja njofton se sipas ligjit, debitor konsiderohet ai klient qė nuk e ka paguar energjinė elektrike pėr mė shumė se dy muaj. Debitorėt do tė njoftohen tė paktėn 72 orė pėrpara dhe nėse pagesa nuk bėhet, OSSH do tė jetė e detyruar tė ndėrpresė furnizimin me energji elektrike.

Kompania ka kėrkuar mirėkuptimin dhe mbėshtetjen e konsumatorėve dhe autoriteteve lokale nė pėrpjekjen e saj pėr tė siguruar cilėsinė e shėrbimit pėr klientėt e saj dhe pėr t’i dhėnė fund kohės kur ata qė paguajnė, paguajnė dhe pėr ata qė nuk paguajnė.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=12735&l=a
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.2.2010, 07:25   36
Citim:
OSSH, lė pa drita TEC-in nė Vlorė dhe tunelin e Kalimashit

Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes ka filluar dje me ndėrprerjet e paralajmėruara tė energjisė pėr katėr orė ndaj debitorėve buxhetorė dhe jo buxhetorė.

Rreth 167 subjekte nė gjithė vendin kanė mbetur pa energji, nga ora 09:00 deri nė 13:00, ndėrkohė qė kompania njofton se ndėrprerjet do tė vazhdojnė edhe nė ditėt nė vijim.

Nė listėn e debitorėve pėrfshihen mes tė tjerash edhe selitė e partive politike si Partia Demokratike e Partia Socialiste. pėrkatėsisht nė Kukės e Tropojė. Pa drita janė lėnė edhe tuneli i Kalimashit dhe TEC Vlora.

OSSH, nė njė njoftim pėr shtyp jep detaje se 167 nuk ėshtė numri i plotė i debitorėve dhe se ka ende tė tjera subjekte qė do t’i nėnshtrohen masave ekstreme, nėse nuk bėjnė pagesėn e borxhit.

Ndėrprerjen e energjisė, ēekėt e paralajmėruan disa ditė mė parė duke deklaruar se borxhi i pėrgjithshėm ndaj kompanisė ėshtė nė vlerėn 28 miliardė lekė dhe nga kėto 3.2 miliardė lekė janė borxhe tė subjekteve jo buxhetore dhe 1.3 miliardė lekė tė atyre buxhetore.

Pronarėt e rinj tė Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes kanė vėnė si synim mbledhjen e njė pjese tė borxhit dhe pėr kėtė kanė organizuar strukturat pėrkatėse.

Momentalisht CEZ Albania ėshtė duke marrė masa ndėshkuese ndaj debitorėve tė mėdhenj, por siē edhe e kanė paralajmėruar masat do tė aplikohen pėr tė gjitha kategoritė qė janė nė borxh me OSSH-nė.

Fillimisht Operatori njoftoi se hapi i parė pėr strategjinė e mbledhjes sė borxhit ka qenė informimi pėrmes njė letre i gjithė debitorėve, nė tė cilėn ju kėrkohej shlyerja e borxhit. Atyre ju lihet njė afat prej 72 orėsh dhe pas kėsaj, nėse pagesa nuk kryhet ende, atėherė do tė fillohet me ndėrprerjen e energjisė.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=38642
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2010, 08:36   37
Citim:
KEK-u ripėrtėrin marrėveshjen me kompanitė serbe

Prishtinė, 13 prill – Korporata Energjetike e Kosovės sėrish u ka bėrė nder kompanive serbe, “Rudnap” dhe “Geni”, duke ua ndarė nė dy pjesė tenderin pėr import tė energjisė nga data 11 deri mė 30 prill tė kėtij viti.

Tė dyja kompanitė kanė fituar pėrqindje nė tė dyja lotet e tenderit, atė pėr energji tė moduluar me ēmim prej 42 euro pėr megavat/orė energji, dhe lotin pėr energji tė pikut me ēmim prej 49 euro pėr megavat/orė energji elektrike.

Tenderi pėr furnizimin me energji elektrike i dhėnė tek kompanitė serbe kap shumėn prej afėrsisht 3 deri nė 4 milionė euro pėr energjinė e blerė nė afatin prej 20 ditėsh.

Sipas zyrtarėve tė KEK-ut, gjatė ditės do tė importohen relativisht 200 megavat energji elektrike nė orė varėsisht nga ndryshimi i kėrkesave.

Nga tri ofertat pėr blerje tė energjisė, KEK-u ka pėrzgjedhur kėto dy kompani tė cilat njėherėsh njihen ndėrkombėtarisht pėr monopol tė energjisė elektrike nė rajonin e Ballkanit.

Pas pėrfundimit tė tenderit afatgjatė pėr import tė energjisė mė 31 mars, KEK-u sėrish e ka vazhduar tenderin me po tė njėjtat kompani, ndėrkaq ka lėnė anash njėrin nga tre aktorėt kryesorė, kompaninė “EFT”.

Qė tė tria kompanitė kanė pronarė tė ndjekur penalisht apo tė dyshuar pėr krime ekonomike nė rajon, ani pse prodhuesit i vetėm i energjisė elektrike nė vend nuk e ka pėrfillur kėtė aspekt.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,17831
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.4.2010, 21:37   38
Citim:
Marrėveshje e Shqipėrisė dhe Kosovės pėr energji elektrike

Shqipėria dhe Kosova do tė alternojnė mes tyre eksportin dhe importin e energjisė elektrike.

Nga njė marrėveshje qė kanė arritur dy korporatat respektive energjitike, tė premten nė Tiranė, Shqipėria do tė eksportojė gjatė periudhės sė dimrit dhe tė pranverės dhe do tė importojė, po tė njėjtėn sasi nga Kosova gjatė sezonit veror.

Drejtuesit e Korporatės Elektroenergjitike tė Kosovės (KEK) dhe homologes sė saj nė Shqipėri, KESH, e shikojnė marrėveshjen si njė zgjidhje pėr kapėrcimin e situatave tė vėshtira tė furnizimit me energji elektrike.

Vetėm gjatė 4 muajve tė parė tė vitit 2010, Kosova ka marrė nga Shqipėria rreth 100 milionė kilovat/orė energji. Por kjo sasi do tė kthehet mbrapsht nė sezonin veror, kur sistemi energjitik i Shqipėrisė ka nevojė pėr rreth 1.5 milion kilovat/orė nė cdo natė.

Pėr drejtorin e KEK-ut Arben Gjykaj, akordi mes dy institucioneve nuk ka vetėm pėrfitimin e menaxhimit tė energjisė sė tepėrt mes dy vendeve. Por kjo mėnjanon, sipas tij dhe pengesat qė vijnė nga sistemet e transmetimit tė vendeve fqinjė.

“Ju e dini problemet qė kemi me vendet fqinje, mes tyre dhe me Serbinė, pėr shkak tė moslejimit dhe mosshfrytėzimit tė rrugėve transmetuese. Kjo marrėveshje e lehtėson dhe e bėn stabil furnizimin me energji pėr popullatėn e Kosovės”, tha Gjykaj ne Tiranė.

Marrėveshja i lejon dy institucioneve qė tė kapėrcejnė dhe situatat kur nė sistemet e tyre tė transmetimit ka defekte dhe emergjenca nga avari teknike.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=58718
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2010, 17:26   39
Citim:
Energjia elektrike i djeg shtėpinė, hedh nė gjyq OSSH-nė

MAT - Njė banor i fshatit Xibėr-Murrizė nė rrethin e Matit ka hedhur nė gjyq OSSH-nė duke e akuzuar atė se ka qenė shkaku i djegies sė shtėpisė sė tij. Ka qenė Isa Hoxha, banesa e tė cilit u dogj nga njė shkėndijė elektrike, ai qė ka depozituar kallėzim nė Prokurorinė e rrethit.

Ai tha se pėrgjegjėsia e OSSH-sė rrjedh nga fakti se nuk ka marrė asnjė masė qė lidhjet elektrike tė ishin brenda standardit tė kėrkuar pėr tė dhėnė energji elektrike dhe kjo ēoi nė djegien e banesės duke shkaktuar dėm ekonomik dhe material tė papėrballueshėm pėr tė dhe familjen e tij.

“Kėrkoj nga Drejtėsia tė dėmshpėrblehem sepse OSSH-ja ėshtė fajtore pėr dėmin qė mė ėshtė shkaktuar", - thotė ai. Zjarri, sipas familjarėve, ka rėnė dje pasdite, por fatmirėsisht nė ato momente nuk gjendej asnjė person nė shtėpi dhe janė shkaktuar vetėm dėme materiale.

Edhe kryeplaku i fshatit shprehet nė mbėshtetje tė kėtij banori tė dėmtuar dhe thotė se luhatjet e shumta tė tensionit dhe defektet e shumta nė kabinėn dhe linjėn elektrike kanė shkaktuar dėme tė vazhdueshme nė banesat e fshatrave tė Xibrit. Banorėt shprehen se kur nuk paguajnė ua ndėrpresin energjinė elektrike menjėherė.

“OSSH-ja pėrdor pincat pa pikėn e mėshirės. Kemi apo nuk kemi tė paguajmė, ndėrsa nuk pėrgjigjet fare pėr kabinat, rrjetin elektrik tė shkatėrruar qė po na rrezikon fėmijėt, apo pėr lidhjet e vjetra jashtė ēdo parametri nėpėr banesa, e ku pėr pasojė ngjasin jo pak djegie tė tyre”, deklarojnė ata.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=26764
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.10.2010, 17:38   40

Shkrim i cituar Fier: Ndėrmarrjet kėrkojnė operator tjetėr elektrik


Citim:
Fier: Ndėrprerjet e shpeshta tė rrymės, reagojnė bizneset

Biznesi i Fierit i ėshtė drejtuar me njė peticion qeverisė shqiptare dhe Ministrisė sė Ekonomisė dhe Energjetikės pėr t’u angazhuar dhe lejuar konkurrencėn nė tregun energjetik.

Shkėputjet e vazhdueshme tė energjisė elektrike si dhe justifikimet pėr remonte herė pas here nga OSSH-ja, kanė detyruar biznesin qė tė kėrkojė mbrojtje dhe konkurrencė edhe pėr kėtė sektor.

Pėrfaqėsuesja e tyre, Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Fier, ka kėrkuar ndėrhyrjen e shtetit pėr tė lejuar futjen nė treg edhe tė ndonjė operatori tjetėr me qėllim shtimin e konkurrencės dhe pėrfitimin e njė shėrbimi mė cilėsor.

“Ne jemi tė ekspozuar dhe tė varur nga njė biznes tjetėr dhe kjo nuk ėshtė normale. Dritat ikin pa lajmėruar, mungojnė pėr orė tė tėra, dėmtojnė aparatura, mallra, dėme tė konsiderueshme nė biznesin tonė dhe askush nuk mban pėrgjegjėsi. A ėshtė privat OSSH-ja? Ashtu siē na kėrkohet llogari pėr shėrbimet dhe mungesėn e korrektėsisė, apo tė tjera shėrbime qė i kryejmė dhe nėse prekim ndokėnd na tėrhiqet vėmendje, pėrse kėtij operatori tė mos t’i bėhet e njėjta gjė?”, ka thėnė kreu i Dhomės sė Tregtisė Shezai Ēobo.

Biznesmenėt i janė drejtuar me letėr ankese dhe Ministrisė sė Ekonomisė dhe Energjetikės.

“Ashtu si lejohen hapjet e shumė aktiviteteve private qė konkurrojnė mes tyre pėr tė rritur cilėsinė e prodhimit apo shėrbimit, edhe nė kėtė fushė shteti le tė lejojė hyrjen e ndonjė apo dhe dy operatorėve tė tjerė me qėllim konkurrimin dhe rritjen e cilėsisė sė shpėrndarjes energjetike. Kjo ėshtė njė garanci pėr biznesin, por dhe tė gjithė qytetarėt qė paguajnė ēdo konsum, por nga ana tjetėr nuk dėmshpėrblehen pėr tė gjitha dėmet qė shkakton ndėrprerja dhe luhatja e vazhdueshme e tensionit”, ka thėnė Ēobo, i cili nuk ka mundur tė gjejė asnjė zgjidhje nė kėto tre muaj ndėrprerjesh tė vazhdueshme tė energjisė nė filialin e OSSH-sė Fier, i cili pothuajse ėshtė shpėrbėrė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=82645
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 06:41.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.