Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.10.2012, 20:35   81
Citim:
CEZ: Do largohemi nga Shqipėria

Zyrtarė tė kompanisė ēeke CEZ thotė se po marrin nė konsideratė largimin nga Shqipėria, pasi nuk kanė mundur qė tė zgjidhin mosmarrėveshjet me qeverinė shqiptare sa u pėrket tarifave dhe taksave tė jashtėzakonshme, raporton Bloomberg.

Anėtari i bordit tė CEZ, Tomas Peskac ka thėnė sot nė Pragė se CEZ nuk ka njė partner tė qartė nė Shqipėri pėr tė negociuar dhe se tregu shqiptar nuk ofron fizibilitet asgjėkundi.

CEZ, qė operon me rrjetin e shpėrndarjes sė energjisė nė Shqipėri, ka raportuar njė humbje prej 119 milion dollarė nė gjysmėn e parė tė vitit si pasojė e interesave, taksave, amortizimit, por edhe gjobave tė marra. Madje mosmarrėveshjet nė Shqipėri u pėrshkallėzuan pasi CEZ mori njė gjobė ekstra prej 30 milion dollarė nė verė.

“Gjėrat nė Shqipėri nuk po shkojnė mirė. Por ligjėrisht do jetė e vėshtirė pėr CEZ qė tė largohet nga vendi me elegancė”, thotė eksperti i ekonomisė nė Pragė, Peter Bartek.

Marrėdhėniet mes CEZ dhe qeverisė shqiptare janė pėrkeqėsuar aq shumė, sa CEZ ėshtė detyruar qė tė vendosė nė menaxhim njė kompani angleze me ekspertė pėr ndėrmjetėsim.

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,83,155042
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.11.2012, 21:06   82
Citim:
Importojmė energji edhe nga Serbia

Drejtori i Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK), Arben Gjukaj ka hedhur poshtė statistikat zyrtare pėr ekonomitė familjare, nė tė cilat thuhet se vetėm 6% e popullsisė ngrohen me energji elektrike. Ai kėtė pėrqindje e konsideron si njė tė pavėrtetė tė madhe duke hedhur dyshime nė mėnyrėn si janė nxjerrė ato tė dhėna.

Gjatė njė konference pėr media, ndėr tė tjera, ai ka pranuar se kėtė vit ėshtė rritur dukshėm importi i energjisė nė krahasim me vitin e kaluar, si dhe ka pranuar se importohet energji nga Serbia.

Gjukaj ka thėnė se energjia elektrike ėshtė burimi kryesor me tė cilėn ngrohen qytetarėt dhe statistikat e zyrtare se vetėm 6% e ekonomive familjare ngrohen me energji elektrike i ka quajtur si tė pavėrteta.

“Kjo ėshtė njė e pavėrtetė e madhe, sepse edhe ti e din se si ngrohen qytetarėt dhe si kanė mundėsi tė ngrohen. Sė pari duhet ta adresojmė se nė bazė tė cilit shėnim ka dal ai rezultat i ngrohjes. Unė ju them se konsumi verė dimėr ėshtė mbi 70% dallim, vitin e kaluar ne kemi pasur pikė 1700 MW, ndėrsa gjatė verės kemi pas deri nė 600, pra kemi dyfishim”, ka thėnė ai.

Gjukaj tregon edhe emrat e kompanive me tė cilat KEK-u ka kontrata aktuale pėr import tė energjisė,duke pranuar kėshtu se importon edhe nga Serbia.

“Kemi me GENAR-in, kemi me RUTNAT-in, kemi me EFT-ėn, EGEL-in dhe ajo ėshtė publike, i keni parė edhe ju publike, sepse publikohen edhe nė bazė tė KRPP-sė ”, ka thėnė ai.

Sa i pėrket importit tė energjisė, sipas tė dhėnave tė KEK-ut nė vitin 2011 ėshtė importuar energji nė vlerė prej 55 milionė gjatė tėrė vitit, ndėrsa kėtė vit vetėm deri nė fund tė muajit shtator ėshtė importuar energji nė vlerė prej 62 milionė euro.

Gjukaj pranon se dukshėm ėshtė rritur importi i energjisė.

“2011 ėshtė total ndėrsa 2012 ėshtė deri mė 1 tetor”, ka thėnė ai.

Sa i pėrket investimeve kapitale, Gjukaj ka thėnė se kėtė vit kanė mbi 112 milionė euro, qė i 60% tė tė hyrave, 50 milionė sipas tij, janė investuat pothuajse nė projekte ambientale, ndėrsa pjesa tjetėr nė miniera, gjenerim dhe shpėrndarje.

Sa i pėrket reduktimeve, ai ka thėnė se nėse paguhet energjia gjatė dimrit sikur edhe tani, nuk do tė ketė reduktime./Kosovapress/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,155462
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.11.2012, 20:34   83
Citim:
“Kemi probleme me CEZ, licencėn ia heq vetėm ERE”

Kreu i Ekonomisė, duke folur pėr krizėn financiare qė ėshtė krijuar nė sektorin energjetik, konfirmoi se marrėdhėniet mes qeverisė dhe CEZ janė problematike. “Qeveria do tė marrė tė gjitha masat qė kjo performancė tė pėrmirėsohet nė sistemin e shpėrndarjes dhe nuk ka rėndėsi nėse ky shėrbim ofrohet nga CEZ-i apo nga ndonjė entitet tjetėr publik apo privat”, tha Haxhinasto. Qeveria ende nuk ka marrė njė vendim pėrfundimtar mbi fatin e sektorit tė shpėrndarjes, i cili po pėrballet me njė krizė tė thellė financiare, duke detyruar qeverinė tė ndėrhyjė pėr tė garantuar furnizimin e vendit me energji. Ministria tha se heqja e licencės ėshtė nė dorė tė ERE-s, si ent i pavarur qė mbikėqyr dhe rregullon sektorin. Sa i takon ndėrprerjes nė disa zona tė vendit, ku ka pasur edhe protesta, ministri ėshtė kundėr kufizimeve kolektive. “CEZ ka njė kontratė me konsumatorin dhe nuk duhet ta shkelė atė. Kush nuk e paguan faturėn, nuk do tė ketė drita, por jo kufizime kolektive, pasi ėshtė e padrejtė. Kėtė situatė po e monitoron me kujdes ERE”, deklaroi mė tej kreu i METE-s. Sakaq, kanė vijuar edhe dje reagimet e PS-sė pėr situatėn e CEZ-it. Sipas deputetit tė PS-sė, Arben Ahmetaj, “Enti Rregullator i Energjisė (ERE) ėshtė kujtuar shumė vonė tė reagojė lidhur me superskandalin nė sistemin elektroenergjetik shqiptar, qė pėrveēse u ka kushtuar dhe po u kushton njė pjesė tė mirė tė tė ardhurave qytetarėve shqiptarė, e ka vendosur sistemin pėrpara njė situate kolapsi tė plotė”. Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, nė kuadėr tė denoncimit tė asaj qė ėshtė konsideruar tashmė nga opozita si njė piramidė e rrezikshme nė sistemin elektroenergjetik, ka deklaruar sot gjatė njė konference pėr shtyp, se qeveria dhe ERE kanė qenė tėrėsisht tė papėrgjegjshme dhe indiferente, ndėrsa shqiptarėt humbitnin njė pasuri kaq tė rėndėsishme publike. “Duke iu referuar ēmimeve tė paguara nga CEZ pėr shėrbime konsulence brenda pėr brenda kompanisė, deputeti socialist ka nėnvizuar se ato janė tė papranueshme pėr njė kompani qė nė tre vite ka humbur shumicėn e kapitalit, duke qenė nė njė pozicion monopoli”, deklaroi ai. Pėr Ahmetajn e gjithė kjo situatė e rėndė dhe mjaft e rrezikshme e krijuar me njė nga privatizimet mė tė mėdha nė vend, ėshtė pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e qeverisė dhe ERE-s. “Qeveria dhe ERE kanė qenė tėrėsisht tė papėrgjegjshme dhe indiferente, ndėrsa shqiptarėt humbitnin njė pasuri kaq tė rėndėsishme publike”, ka pėrfunduar fjalėn e tij deputeti socialist.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/1...heq-vetem-ere/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.11.2012, 20:45   84
Citim:
Ndėrprerja e energjisė, Konfindustria: Ankesa tė shumta nga industritė

TIRANĖ - Konfindustria kėrkon ndėrhyrjen e menjėhershme tė Qeverisė sė Shqipėrisė pėr tė ndaluar ndėrprerjen e paralajmėruar tė energjisė elektrike pėr ujėsjellėsat nga ana e CEZ Shpėrndarje.

Nė njė deklaratė pėr mediat, Konfindustria thekson se "kjo kėrkesė vjen pas paraqitjes sė shqetėsimeve tė shumta tė ardhura pranė Konfindustrisė nga ana e njė numri tė madh industrish, qė e kanė ujin pjesė tė domosdoshme tė procesit teknologjik tė prodhimit.

"Nėse ndėrprerja e furnizimit me ujė do tė ndodhi atėherė rrjedhim i drejtpėrdrejtė do tė jetė ndėrprerja e detyruar e prodhimit nga njė numėr te madh industrish nė vend me kosto tė larta financiare”", thuhet nė njoftim.

Konfindustria e quan krejtėsisht tė papranueshme ndėrprerjen e energjisė elektrike nė mėnyrė tė njėanshme nga ana e operatorit monopol tė sektorit tė furnizimit CEZ Shpėrndarje, pavarėsisht problematikės sė rėnduar tė sektorit dhe arsyeve qė operatorin shpėrndarės e shtyjnė drejt njė vendimi tė tillė tė pashembullt mė parė.

Konfindustria nė tė njėjtėn kohė i kėrkon Qeverisė Shqiptare, qė tė jetė shumė e kujdesshme nė vendimet e privatizimit dhe rregullimit tė sektorėve strategjike. Shembulli tejet negativ i performancės sė operatorit tė sistemit tė shpėrndarjes tė energjisė elektrike flet qartėsisht pėr domosdoshmėrinė e rishikimit tė plotė tė tė gjithė politikave tė administrimit tė sektorėve strategjike tė ekonomisė.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.11.2012, 18:37   85
Citim:
CEZ ndėrpret energjinė pėr ndėrmarrjet e ujėsjellėsit

Kompania “CEZ Shpėrndarje” ka ndėrprerė mėngjesin e sotėm energjinė elektrike pėr ndėrmarrjet e ujėsjellėsit qė janė debitore. Pak ditė mė parė kompania njoftoi qytetarėt qė tė merrnin masat dhe tė mbushnin tė gjitha rezervat e mundshme qė kishin nė dispozicion, si dhe tė interesoheshin pranė kompanive tė tyre tė ujėsjellėsit, nėse ata ofrojnė alternativa pėr furnizmin me ujė tė konsumatorėve tė tyre.

Mėngjesin e sotėm energjia elektrike u stakua nga stacionet e pompimit tė ujit qė furnizojnė qytetet e Durrėsit, Elbasanit, Sarandės, Fierit apo Lezhės. Sipas CEZ, shuma qė i detyrohen rreth 50 ndėrmarrje ujėsjellėsish ka arritur nė 5.4 miliardė Lek.

Sipas kompanisė, janė kryer takime tė shumta me pėrfaqėsues tė kompanive tė ujėsjellėsit duke ofruar mundėsi tė ndryshme zgjidhjeje si skema lehtėsuese pėr shlyerjen e debisė me kėste dhe mundėsinė e pagesės sė pjesshme tė debisė. CEZ gjithashtu thekson se ka ofruar dhe anullimin e borxheve tė kompanive tė ujėsjellėsit pėrkundrejt borxhit qė CEZ Shpėrndarje i detyrohet KESH-it, qė ėshtė refuzuar.

http://www.scan-tv.com/lajmet/lajmet...sjellesit.html

Citim:
“CEZ cenon Sigurinė Kombėtare”

Qeveria akuzon kompaninė CEZ pėr cenim te sigurisė kombėtare me aktin e ndėrprerjes se energjisė konsumatoreve shqiptare. Numri dy i ministrisė se ekonomisė Sokol Dervishaj ne njė deklarate pėr shtyp e ka cilėsuar si te paprecedente vendimin e CEZ-it pėr ti hequr energjinė usjellesave ne te gjithė vendin.

Dervishaj i bėn thirrje kompanisė qe te reflektoje pasi vendime te tilla te njėanshme nuk i shėrbejnė vendit dhe nuk i japin zgjidhje problemeve te krijuara. Ai shton me tej duke sqaruar se borxhi i CEZ ndaj KESH-it ka arritur ne 14 miliard leke, kundrejt 1 miliard qe ėshtė detyrimi i usjellesave ndaj kompanisė ceke. Nga ana tjeter ka reaguar edhe ministria e financave, duke deklaruar se kompania CEZ ka shkelur kontratėn me vendim pėr ndėrprerjen e energjisė se ujsllesave. Qeveria pretendon se i ka shlyer detyrimet kompanisė se energjisė, por kjo e fundit kerkon edhe pagesėn e kamatėvonesave. Ėshtė kjo arsyeja qe qeveria dhe kompania nuk gjejnė njė emėrues te pėrbashkėt pėr nivelin e borxheve.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...omi&Itemid=107

Citim:
ERE nis procedurat pėr heqjen e licencės sė “CEZ”

Bordi i komsionerėve tė Entit Rregullator tė Energjisė ka miratuar me 4 vota pro dhe njė kundėr fillimin e procedurave pėr heqjen e licencės sė shpėrndarjes dhe furnizimit tė energjisė elektrike me pakicė ndaj kompanisė CEZ Shpėrndarje. Nė njė mbledhje urgjente, bordi vendosi marrjen e kėsaj mase si e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar nga kolapsi sistemin energjetik shqiptar.

Kryetari i Entit Rregullator, Sokol Ramadani, tha se, kompania private nuk reagoi pėr pėrmirėsimin e situatės pas vendosjes sė gjobės prej 4 milionė euro dhe se e vetmja mėnyrė ėshtė heqja e licencės. Drejtori juridik i ERE, Eduard Elezi, shpjegoi se, kompania CEZ ka treguar paaftėsi nė menaxhimin e humbjeve nė rrjet, duke arritur nė nivel rekord prej 50%.

Gjithashtu, nuk ėshtė garantuar furnizimi 24 orė pa ndėrprerje dhe plani i investimeve pėr vitin 2012 ėshtė realizuar nė masėn 7%. Kompania CEZ Shpėrndarje ka afat 30 ditė pėr tė reaguam me shkresė zyrtare pėr vendimin e marrė nga ERE. Nė rast se kompania pranon heqjen e licencės, procedurat pėr pėrfundojnė pas tre muajsh dhe sistemi i shpėrndarjes do tė menaxhohet nga shteti, apo nga ndonjė kompani tjetėr private.

http://www.scan-tv.com/lajmet/lajmet...es-se-cez.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2012, 18:51   86
Citim:
ERE: Procedurat pėr “CEZ” nisin mė 21 Dhjetor

Enti Rregullator i Energjisė do tė nisė mė datė 21 Dhjetor procedurat pėr rishikimin e kontratės sė shpėrndarjes tė energjisė elektrike. Burime konfidenciale nga ky institucion bėjnė tė ditur pėr RTV SCAN se, kompania private e shpėrndarjes sė energjisė elektrike ka dorėzuar pranė ERE pretendimet e saj pėr kontratėn e energjisė. Bordi i komisionerėve tė Entit Rregullator do tė shqyrtojė ankesat dhe pretendimet e kompanisė “CEZ Shpėrndarje” deri ditėn e Enjte tė kėsaj jave, dhe njė ditė mė pas do tė fillojnė procedurat e rishikimit tė kontratės dhe konfirmimit ose jo tė kompanisė qė do tė operojė nė tregun shqiptar tė energjisė.

Kėto masa vijnė fill pas vendosjes sė gjobės ndaj “CEZ” prej 4 milionė euro, pėr rritje tė humbjeve nė rrjet, duke arritur nė nivelin 50%, pėr mosrealizim tė planit tė investimeve dhe garantimit tė furnizimit pa ndėrprerje. Kompania nuk reagoi pėr masat e ndėrmarra dhe e vetmja rrugė pėr zgjidhjen e situatės sė ngarkuar energjetike ėshtė heqja e licencės sė shėrbimit tė shpėrndarjes. Gjithsesi, procedurat pėr rishikimin e kontratės pritet tė zgjasin nga njė deri nė dy muaj kohė.

Ndėrkohė, Enti Rregullator i Energjisė ka kėrkuar sot bllokimin e llogarive bankare tė kompanisė private deri nė vlerėn prej 430 milionė lekė pas vendimit tė Gjykatės sė Tiranės qė vlerėsoi si tė drejtė gjobėn e vendosur pėr mosrealizim tė planit tė investimeve dhe uljes sė humbjeve nė rrjet. Nė njė reagim pėr mediat, kompania “CEZ Shpėrndarje” bėn tė ditur se, vonesat nė zėvendėsimin e linjave tė shkėputura pėr shkak tė motit tė keq dhe transformatorėve vjen pėr arsye tė vėshtirėsive financiare dhe bllokimit tė aseteve tė kompanisė nė tė gjitha bankat tregtare nė njė vlerė prej 430 milionė lekė. Kompania private sqaron se, nuk ka pasur shkėputje tė qėllimshme tė energjisė elektrike dhe nė tė gjitha rastet e avarive, janė dėrguar ekipet e specializuara pėr riparimin e tyre.

http://www.scan-tv.com//lajmet/vendi...1-dhjetor.html

Citim:
CEZ dorėzon pranė ERE-s pretendimet pėr licencėn

TIRANE - Kompania “CEZ Shpėrndarje” dorėzoi pranė Entit Rregullator tė Energjisė pretendimet pėr licencėn e shpėrndarjes sė energjisė elektrike nė Shqipėri.

Ndėrkohė ERE ka nisur prej njė muaji procedurat pėr rishikimin e licencės sė CEZ-it, duke i vendosur edhe disa kushte pėr tė pėrmbushur, afati pėr tė cilat ka pėrfunduar.

Negocimet me kompaninė ēeke zgjatėn 30 ditė, qė nga data 16 kur ERE nisi procedurėn pėr heqjen e licencės sė CEZ-it, pas ndėrprerjeve masive tė energjisė qė kjo kompani bėri nė ujėsjellėsit e disa qyteteve.

Aktualisht importi i energjisė nė vend, po sigurohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila garanton se do tė ketė energji pa ndėrprerje pėr konsumatorėt. Konsumi aktual i energjisė ėshtė rritur pėr shkak tė uljeve tė temperaturave. Pjesa tjetėr e energjisė, krahas importit prodhohet nga hidrocentralet vendase.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.2.2013, 21:48   87
Citim:
Ēeki: CEZ e fillon arbitrazhin kundėr Shqipėrisė

Pragė, 8 shkurt 2013 - Kompania e njohur e energjisė, CEZ, e cila udhėhiqet nga shteti, ka njoftuar se e fillon procesin e arbitrazhit ndėrkombėtar kundėr Shqipėrisė, duke pretenduar se Tirana ka dėshtuar t’i mbrojė investimet e saj nė Shqipėri.

Autoritetet e Shqipėrisė, muajin e kaluar, ia morėn liēencėn kompanisė CEZ, pėr shpėrdnarje tė energjisė elektrike, duke e fajėsuar pėr mungesa tė mėdha tė energjisė elektrike dhe tė ujit. Por, CEZ-i ka thėnė se ishte e detyruar ta ndėrpresė energjinė elektrike pėr shkak tė mospagesave tė faturave.

“CEZ-i sot zyrtarisht e ka njoftuar qeverinė e Shqipėrisė pėr planin e vet pėr ta filluar procesin e arbitrazhit ndėrkombėtar lidhur me investimin e pambrojtur nė CEZ Shpėrndarje”, thuhet nė kumtesėn e CEZ-it.

Kjo kompani ka pretenduar se CEZ Shpėrndarje ka pėsuar humbje tė mėdha, pasi afro gjysma e konsumatorėve nuk i kanė paguar faturat e rrymės, pėrfshirė edhe institucione shtetėrore.

Por, qeveria e Shqipėrisė e ka akuzuar CEZ-in se ka dėshtuar tė investoj nė sektorin e energjisė dhe se e ka penguar importin e energjisė elektrike dhe shpėrndarjen.

Kompania CEZ gjendet nė bursat nė Pragė dhe nė Varshavė dhe ėshtė kompania mė e madhe publike nė Evropėn Qendrore.

Ajo operon nė Shqipėri, Bullgari, Gjermani, Hungari, Poloni, Rumani, Sllovaki dhe Turqi.

http://www.kosova.com/artikulli/90423
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.2.2013, 20:43   88
Citim:
Vazhdojnė protestat kundėr keqpėrdorimeve tė KEK-ut

Reagimet e fundit institucionale janė tė pamjaftueshme dhe nuk i adresojnė tė gjitha pikat e ngritura gjatė protestave tė 7 dhe 8 shkurtit, thuhet nė njė kumtesė tė Grupit Organizativ tė Qytetarėve, i cili ka dhėnė ultimatum deri tė mėrkurėn (duke e shtyrė protestėn e tė hėnės) qė pikat e kėrkuara tė plotėsohen nė tėrėsi.

Grupi Organizativ i Qytetarėve protestues pėrmes njė kumtese ka bėrė publike kėrkesat e tyre ndaj KEK-ut.

Kėrkohet qė tė shpallet vendimi pėr mos ngritjen e ēmimeve tė energjisė elektrike;

Tė jepet vendim i prerė pėr tėrheqjen dhe rishikimin e tė gjitha faturave tė janarit;

Tė mos shkėputet nga rrjeti i energjisė elektrike asnjė konsumator qė nuk e ka paguar faturėn e muajit janar;

Tė krijohet komision parlamentar qė krahas Prokurorisė dhe Policisė tė Kosovės tė nisė edhe njė hetim parlamentar nė lidhje me keqpėrdorimet, duke siguruar qė mos tė ketė keqpėrdorime tė tjera gjatė hetimeve tė nisura.

Nė rast tė mos plotėsimit tė kėtyre pikave, protestat do tė vazhdojnė. Datat pėr vazhdimin e protestave nė koordinim me qytetarėt do tė shpallen tė mėrkurėn nė njė konferencė pėr shtyp. Pėrmes mjeteve tė informimit do tė njoftoheni pėr orėn dhe vendin e saktė, thuhet nė kumtesėn e Grupit Organizativ tė Qytetarėve. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=28994

Citim:
Bullgari, qytetarėt protesta kundėr CEZ: Ndiqni shembullin e Shqipėrisė

SOFJE- Dhjetėra qytete tė Bullgarisė kanė dalė nė protestė ditėn e dielė kundėr faturave tė kripura tė energjisė elektrike tė lėshuara gjatė kėtij dimri nga kompania CEZ, qė operon edhe nė kėtė vend.

Madje njė prej protestuesve mbante njė pankartė ku i bėnte thirrje qeverisė nė Sofje qė tė ndjekin shembullin e Shqipėrisė, duke i hequr licencėn kompanisė Ceke.

Protestat u mbajtėn nė Sofje, Varna, Blagovrad etj. Protestuesit madje dogjėn edhe faturat e lėshuara nga CEZ duke deklaruar se nuk do t’i paguanin ato.

Protesta nė Sofje u mbajt pėrpara ministrisė sė Ekonomisė.

Kompania ceke CEZ ushtronin aktivitetin e saj nė Bullgari prej disa vitesh nė sektorin e energjisė elektrike.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...se-119965.html

Citim:
Edhe bullgarėt protestojnė ndaj faturave tė fryra tė rrymės

Bullgarėt kanė dalė nė rrugė nė mbi 10 qytete nė shtetin mė tė varfėr tė BE-sė, pėr tė protestuar ndaj faturave tė fundit tė energjisė elektrike, qė iu kanė arritur tė fryra pas rritjes sė konsumit gjatė sezonės sė dimrit, njofton Reuters.

Duke brohoritur sllogane si “Mafia” dhe “Dorėheqje” mijėra qytetarė tė frustruar kanė marshuar nė qytetet e Sofjės, Varnės, Plovdivit dhe Blagojevgradit, duke i djegur faturat e tyre tė energjisė elektrike dhe duke kėrkuar rinacionalizimin e distribucionit tė energjisė.

Tregu i distribucionit tė Bullgarisė ėshtė i ndarė nė tri rajone, qė kontrollohen nga kompanitė ēeke CEZ dhe Energo-Pro si dhe nga EVN e Austrisė.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,17,103523
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.2.2013, 23:57   89
Citim:
Pas Shqipėrisė edhe Bullgaria i heq licencėn CEZ

Pas Shqipėrisė edhe Bullgaria pritet ti revokojė deri nė fund tė ditės sė sotme licencėn kompanisė sė shpėrndarjes sė energjisė CEZ.

Kryeministri i Bullgarisė, Boiko Borisov ka thėnė pėr mediat vendase se do tė ketė ulje tė ēmimit tė energjisė, si dhe do tė revokohet licenca pėr e kompanisė ēeke, CEZ.

Sipas mediave vendase, heqja e licencės vjen pas parregullsive sistematike tė kompanisė nė punėn e saj. Ndėrkaq, protestat qė pėrfshinė edhe kryeqytetin Sofje detyruan kompaninė CEZ qė tė ofronte kompensim pėr klientėt e saj tė pakėnaqur.

“Ne e kuptojmė plotėsisht zemėrimin e popullit. Nėse ėshtė e nevojshme, ne do tė kompėnsojmė klientėt tanė”- ėshtė shprehur Zėvendėskryetari i Bordit Drejtues dhe Zyrtari Kryesor Operativ i CEZ Bullgaria.

Nga ana e saj, kompania CEZ ka argumentuar se aktiviteti i saj nė Bullgari ėshtė nė pėrputhje mė tė gjitha kėrkesat dhe rregullat statusore dhe nuk ka asnjė arsye pėr tėrheqjen e licencės.

Zėdhėnėsja Barbora Pupanova tha pėr agjencinė ēeke tė lajmeve CTK qė kompania hedh poshtė vendosmėrisht ēdo shkelje qė mund tė ēojė nė teorinė pėr fillimin e procedurės pėr revokimin e licencės.

Ky hap pritet tė tensionojė raportet mes Bullgarisė dhe Republikės Ēeke.

http://www.panorama.com.al/2013/02/1...-licencen-cez/

Citim:
CEZ, nėn hetim nga policia ēeke pėr investimin nė Shqipėri

Policia ēeke ka nisur hetimin e investimit tė CEZ nė Shqipėri. Sipas agjencisė prestigjioze Reuters, policia kundėr korrupsionit po heton katėr marrėveshje tė grupit energjetik, pėrfshirė kėtu edhe investimin e CEZ-it nė Shqipėri. E pyetur pas njė artikulli tė publikuar nė gazetat ēeke, zėdhėnėsja e CEZ, Barbara Pulpanova tha pėr Reuters se policia ka nisur tė mbledhė informacione qė prej mė shumė se njė viti nė lidhje me kėto marrėveshje.

“I kemi dhėnė vazhdimisht informacionet e kėrkuara policisė”, tha Pulpanova, pa dhėnė detaje tė mėtejshme. Ndėrkohė, as policia antikorrupsion dhe as ajo bashkiake nuk kanė bėrė komente nė lidhje me kėtė lajm. Sipas agjencisė Reuters, njė prej hetimeve pėrfshin edhe CEZ Shpėrndarje, sė cilės iu hoq licenca nė janar tė kėtij viti. “CEZ mund tė humbasė deri nė 200 milionė euro nga investimi i tij nė Shqipėri dhe e ka cuar cėshtjen nė arbitrazh, kundėr shtetit ballkanik”, raporton Reuters.

Lajmi konfirmohet edhe nga Fox News, agjenci e cila citon njė tjetėr zėdhėnės tė grupit ēek, Ladislav Kriz. Ky i fundit konfirmon se nė 6 javėt e fundit policia ēeke ka kėrkuar informacione specifike lidhur me transaksionet e kryera nga CEZ. Nėn hetimin e policisė ēeke ėshtė gjithashtu shitja e 50 % tė aksioneve tė minierės sė qymyrgurit Mibrag nė Gjermani dhe marrėveshja pėr furnizimin e magazinave nė impiantin e energjisė bėrthamore Temelin tė CEZ lidhur me dyshimet pėr shkelje tė ligjeve tė prokurimit. Nė njė lajm tė publikuar dje nė tė pėrditshmen ‘Pragė Daily Monitor’, zėdhėnėsja e grupit energjetik CEZ, Pulpanova deklaronte se grupi ka realizuar qė nga viti 2005 investime jashtė vendit me njė vlerė rreth 2.8 miliardė euro dhe nga kėto investime problemet mė tė mėdha i ka hasur nė Shqipėri. Megjithatė sipas zėdhėnėses, CEZ pret rikthimin e tė gjithė investimit tė vet jashtė vendit, pėrveēse nė Shqipėri, pėr shkak se autoritetet shqiptare i hoqėn licencėn grupit ēek dhe kėshtu CEZ humbi kontrollin e firmės sė tij tė shpėrndarjes sė energjisė elektrike nė Shqipėri.

http://www.sot.com.al/ekonomia/cez-n...-shqip%C3%ABri

Citim:
Bullgaria vendos heqjen e liēencės sė CEZ. Grupi ēek: Vendimi i motivuar politikisht

SOFJE- Pas presionit tė madh publik, qeveria e Bullgarisė ka vendosur t’i heqė liēencėn e shpėrndarjes sė energjisė elektrike kompanisė ēeke CEZ. Siē raporton prestigjozja “Fox Bussines” lajmin e ka dhėnė vetė kryeministri i Bullgarisė Boyko Borisov, i cili shtoi se ka vendosur gjithashtu tė gjobisė tre shpėrndarės tė energjisė.

Pėrpara kėsaj deklarate zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Bullgarisė tha se do tė propozojė heqjen e licensės sė njėsisė bullgare tė grupit energjitik CEZ.

Ka reaguar menjėherė CEZ, pėrmes zėdhėnėses Barbara Pulpanova. “E konsiderojmė deklaratėn e kryeministri bullgar dhe prokurorisė njė shkelje tė rėndė tė normave ligjore nė Bullgari si shtet anėtar i Bashkimit Europian”-tha Pulpanova.

Sipas saj CEZ nuk ka bėrė asnjė shkelje nga ana e tij dhe se nuk ka asnjė bazė ligjore pėr kėtė vendim tė qeverisė sė Bullgarisė, tė cilin ajo e konsideroi tė motivuar politikisht pėrpara zgjedhjeve parlamentare qė mbahen kėtė verė.

Ndėrkohė CEZ ka deklaruar se vetėm Enti Rregullator i Energjisė elektrike nė Bullgari ka autoritetin t’i heqė licensėn dhe ky ent nuk ka marrė asnjė vendim.

Vendimi i qeverisė bullgare vjen vetėm dy ditė pasi dhjetėra mijė bullgarė protestuan nė mė shumė se 20 qytete tė vendit kundėr faturave tė larta tė energjisė elektrike dhe vetėm njė ditė pasi policia anti korrupsion nė Ēeki njoftoi se ka nisur hetimet pėr katėr marrėveshje ndėrkombetare tė CEZ. Nė protestėn e fundit 11 vetė mbetėn tė plagosur nė kryeqytetin bullgar Sofje. Nė javėt e fundit madje vendi ėshtė pėrfshirė nga trazirat politike dhe protestat anti qeveritare ēuan nė largimin e ministrit bullgar tė financave vetėm njė ditė mė parė duke shtuar presionin ndaj qeverisė. Kėshtu Bullgaria bėhet vendi i dytė qė i heq grupit energjitik ēek licensėn pėr shpėrndarjen e energjisė elektrike brenda njė muaji, pasi Enti Rregullator i Energjisė elektrike nė Shqipėri vendosi ti heqė liēencėn CEZ-it pėr shkelje tė kontratės.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.2.2013, 21:02   90
Citim:
“CEZ”, njė histori dėshtimi nė Shqipėri

Kalimi i shėrbimit tė shpėrndarjes sė energjisė elektrike nga sektori publik nė atė privat ėshtė parė nga qeveria shqiptare si njė privatizim strategjik qė do tė pėrmirėsonte ndjeshėm cilėsinė ndaj konsumatorėve shqiptarė. Pėr kėtė arsye, shteti shqiptar nė bashkėpunim me Bankėn Botėrore, nė Tetor tė vitit 2008 hapėn tenderin pėr privatizimin e ish OSSH. Kompania Ēeke paraqiti ofertėn mė tė lartė, pėr privatizimin e kėtij sektori, rreth 102 milionė euro pėr 76% tė aksioneve. Pjesa tjetėr e aksioneve u mbajt nga qeveria shqiptare dhe konkretisht nga Ministria e Ekonomisė, pėr tė mundėsuar diversifikimin e portofolit si edhe pėr tė parandaluar e njė monopoli nė tregun energjetik shqiptar qė mund tė krijohej nga kompania.

Nga tė katėr kompanitė ndėrkombėtare qė morėn pjesė nė tenderin e zhvilluar asokohe, CEZ ishte kompania e preferuar edhe e konsulentit, apo Bankės Botėrore, qė garantoi 60 milionė dollarė pėr privatizimin e sektorit. Cez operon edhe nė vende tė tjera tė Europės, si nė Ēeki, Turqi, Bullgari etj dhe pėrmbushte tė gjitha kėrkesat e vendosura pėr privatizimin e sektorit strategjik. Arsyeja kryesore qė kompania u shpall fituese ishte plani i saj i investimeve, i ndarė nė katėr periudha rregullatore dhe qė pritej tė pėrmirėsonte ndjeshėm rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Parashikohej investimi i rreth 300-400 milionė euro nė njė periudhė 5-vjecare pėr tė ulur humbjet nė rrjet, rritjen e cilėsisė sė shėrbimit dhe mbrojtjen e kosnumatorit shqiptar nga abuzimet. Pikėrisht, ky plan investimesh rezultoi edhe shkatėrrimi i kompanisė nė vendin tonė.

Paratė e parashikuara nuk u investuan kurrė, ndėrsa qeveria shqiptare nė dy vitet e para e pėrkrahu kompaninė me vendime tė ndryshme, qė sollėn rėndimin e situatės financiare pėr KESH. Por rritja e humbjeve nė rrjet, duke arritur nė masėn 50%, ulja e cilėsisė sė shėrbimit, sollėn edhe reagimin e institucioneve shtetėrore qė mbikqyrnin kompaninė. Ere filloi marrjen e masave parandaluese ndaj abuzimeve tė kompanisė dhe vendosjen e gjobave. Pas reagimeve negative tė CEZ dhe heqjes dorė nga importi i energjisė pėr tė mbuluar humbjet nė rrjet nė Shator tė vitit tė kaluar, ERE u detyrua tė rishikojė licencėn e kompanisė. Kėshtu nė Janar tė kėtij viti, Bordi i komisionerėve tė ERE, vendosi nė unanimitet heqjen e licencės sė operimit tė kėsaj kompanie nė vendin tonė, si njė masė pėr tė shpėtuar nga kolapsi sistemin energjetik dhe mbrojtjen e konsumatorėve shqiptarė.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-shqiperi.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.2.2013, 21:33   91
Citim:
CEZ nuk ka paguar faturat rreth 10 mld lekė ndaj KESH

Sipas urdhrave tė ekzekutimit tė firmosura nga togat e zeza, disa prej te cilave “ABC News” i ka siguruar, kompania CEZ ėshtė debitore pranė Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare me rreth 10 miliard lekė tė reja. Shumė kjo e grumbulluar nga mos pagimi i faturave tė furnizimit tė energjisė elektrike me shumicė pėr kompaninė CEZ.

Kjo kompani, sipas vendimeve tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė nė Tiranė, nuk ėshtė debitore vetėm karshi KESH-it. Mėsohet se pėrmbaruesit nuk kanė arritur tė ekzekutojnė vendime gjykate, tė individėve dhe kompanive tė tjera private, tė cilėve CEZ-i u detyrohet shuma tė mėdha parash nga mos shlyerja e detyrimeve.

Shoqėrisė CEZ shpėrndarje, tashmė i ėshtė hequr licenca pėr shpėrndarjen e energjisė elektrike nė vend. Pavarėsisht kėsaj, prokuroria e Tiranės prej kohėsh ka nisur hetimet pėr punonjės tė kompanisė CEZ dhe drejtuesit e saj, pėr abuzimet nė lidhje me shifrat fiktive, vendosjen e gjobave tė lartė, mbi faturimin dhe deklaratat fiktive tė importit tė energjisė elektrike. Prokuroria, ka caktuar dy eksperte pėr tė konstatuar dėmin qė CEZ shpėrndarje i ka shkaktuar shtetit shqiptar me kėto abuzime.

http://www.botasot.info/ekonomia/212...eke-ndaj-kesh/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.3.2013, 13:57   92
Citim:
Kompania ēeke CEZ padit ERE-n nė gjykatė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	largea_cez-shperndarje1362217056.jpg
Shikimet:	83
Madhėsia:	36,3 KB
NNJ:	4193Kompanisė ĒEZ nuk i ka pėlqyer heqja e liēencės pėr shpėrndarjen e energjisė elektrike me shumicė dhe pakicė nė Shqipėri. Heqja e kėsaj tė drejte me vendimin e datės 21 janar 2013 nga bordi I komisionereve tė Entit Rregullator tė Energjisė, pėr shoqėrinė ĒEZ shpėrndarja ėshtė e paligjshme dhe shteti shqiptar duhet ta dėmshpėrblej.

Bazuar nė kėto pretendime, kompania ēeke i ėshtė drejtuar Gjykatės sė Tiranės me dy padi civile, qė do tė gjykohen nga dy gjyqtar tė ndryshėm.

Padia qė do tė gjykohet nga gjyqtarja Brunilda Kadi, sipas tė dhėnave qė “ABC NEĖS” ka siguruar, ka dy pika pėr tė shqyrtuar. Atė tė kundėrshtimit tė vendimit tė ERE-sė pėr heqjen e liēencės sė shpėrndarjes sė energjisė elektrike dhe detyrimin e ERE-sė pėr tė kompensuar tė gjitha dėmėt, qė kompania ēeke ka pėsuar nga heqja e kėsaj liēence.

Ndėrsa padia tjetėr, qė do tė gjykohet nga gjyqtarja Ariana Caco, ka tre pika si objekt gjykimi. Konstatimin e pavlefshėm tė vendimit tė ERE-sė pėr miratimin e rregullore pėr mbi procedurat e emėrimit tė administratorit tė ri tė shoqėrisė ĒEZ. Kundėrshtimin e emėrimit tė administratorit tė pėrkohshėm z.Sait Dollapi nė krye tė ĒEZ-it. Si dhe detyrimin e ERE-sė me vendim gjykate tė dėmshpėrblej kompaninė ēeke pėr tė gjitha dėmet e shkaktuara nga kėto vendime tė paligjshme.

Kompania ĒEZ nė janar tė vitit 2008 fitoi licensėn pėr aktivitetin e shpėrndarjes sė energjise elektrike me pakicė dhe shumicė.

http://www.botasot.info/shqiperia/21...-n-ne-gjykate/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.3.2013, 21:47   93
Citim:
ZRRE: KEK-u bėri lexim jo korrekt tė njehsorėve

Komisioni pėr Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturė, Tregti dhe Industri i Kuvendit tė Kosovės vizitoi sot Zyrėn e Rregullatorit pėr Energji (ZRRE). Me kėtė rast, pėrfaqėsuesit e ZRRE-sė sqaruan se pasojė e gjendjes sė krijuar ėshtė sistemi i “ bllok tarifave” dhe KEK-u, ka bėrė lėshime gjatė faturimit tė konsumatorėve.

Komisioni u prit, nga Bordi i ZRRE-sė, nė krye me Enver Halimi, kryesues i Bordit, bashkėpunėtorėt e tij, Pėrparim Kabashi, Blerim Koci, Merita Kostari dhe Krenar Bujupi, anėtarė tė Bordit.

Temė qendrore e bisedės nė kėtė takim ishte pakėnaqėsia e qytetarėve lidhur me faturimin e energjisė pėr muajin janar, nga ana e KEK-ut.

Lidhur me kėtė, pėrfaqėsuesit e ZRRE-sė sqaruan se pasojė e gjendjes sė krijuar, ėshtė sistemi i “ bllok tarifave”, tė cilin ZRRE-ja kohė mė parė e ka miratuar si metodė tė faturimit tė energjisė sė konsumuar. Ky sistem, sqaruan tutje ata, nėnkupton tri nivele tė faturimit: niveli i parė i cili ėshtė i limituar deri nė 200 kilovatė (kw) tė energjisė, niveli i dytė deri nė 400 kw dhe niveli i tretė mbi 600kw tė energjisė sė konsumuar.

Sipas pėrfaqėsuesve tė kėsaj Zyre, konsumatori ėshtė i obliguar tė paguaj faturėn nė harmoni me nivelin e “ bllok tarifave” sipas ēmimit tė pėrcaktuar nga ZRRE-ja pėr secilėn kategori. Ky kategorizim, sipas ZRRE-sė, ėshtė bėrė me qėllim tė lehtėsimit tė konsumatorėve, pėrkatėsisht shtresės sė varfėr. Shkas tjetėr i kėsaj gjendje, ata thanė se ėshtė edhe leximi jo korrekt i njehsorėve nga ana e KEK-ut.

“ KEK-u, ka bėrė lėshime gjatė faturimit tė konsumatorėve”, u shpreh Pėrparim Kabashi, anėtar i Bordit tė ZRRE-sė.

Nė vijim tė kėtij takimi, u fol edhe pėr atė se nė ēmasė ZRRE-ja ėshtė e pavarur nė ushtrimin e funksioneve tė veta. Kjo temė u ngrit nga anėtarėt e Komisionit, tė cilėt iu referuan deklaratės sė ministrit tė Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Deklarimin e Beqajt se nuk do tė ketė ngritje tė ēmimit tė energjisė, anėtarėt e Komisionit e konsideruan si ndėrhyrje nė kompetencat e ZRRE-sė. Ndėrkaq, lidhur me kėtė, pėrfaqėsuesit e ZRRE-sė, siguruan Komisionin se janė plotėsisht tė pavarur nė ushtrimin e funksioneve tė veta nė harmoni me Ligjin pėr rregullatorin e energjisė.

Pėrfaqėsuesit e ZRRE-sė, folėn edhe pėr sfidat qė i pėrcjellin, duke theksuar se paqėndrueshmėria financiare nė sektorin energjetikė ėshtė ndėr ēėshtjet mė tė rėnda, ndėrkaq, po ashtu humbjet nė kėtė sektor i paraqitėn se janė shumė tė larta. “Humbjet e pėrgjithshme arrijnė nė kuotėn prej 38% (17% janė nė nivelin e shpėrndarjes dhe 18% humbje komerciale)”.

Duke folur pėr planet e ZRRE-sė nė tė ardhmen, pėrfaqėsuesit e ZRRE-sė thanė se do tė vazhdojė tė japin autorizime preliminare pėr prodhimin e energjisė sė ripėrtritshme, ndėrkaq, do tė pėrpiqen qė tė ulin humbjet e energjisė elektrike. Pėrfaqėsuesit e ZRRE-sė, me kėtė rast iu pėrgjigjėn edhe pyetjeve qė shtruan anėtarė t e Komisionit. Anėtarėt e komisionit nga ana e tyre, i siguruan ata se do tė kenė mbėshtetje tė pakursyer nė mėnyrė qė ZRRE-ja, tė ushtrojė funksionin e saj nė mėnyrė tė pavarur./RTK/

http://www.kosovapress.com/index.php?cid=1,3,162163
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2013, 22:26   94
Citim:
Zbulohet skema e vjedhjes sė CEZ Shpėrndarje nė kohėn kur drejtohej nga ēekėt

Matesat e energjisė gjate kohes kur CEZ Shperndarje drejtohej nga ceket, kontrolloheshin edhe ne 2 te mengjesit. Jo nga kontrolloret por nga persona te autorizuar nga drejtuesit ceke, te cilet me ane te kompjuterave, nga shtepia ndryshonin te dhenat duke shtuar ne menyre abusive kilovatet e energjise te konsumatoreve.

Skema eshte zbuluar nga prokuroria e cila pasi ka vezhguar te dhenat ne kompjuterat e sekuestruar te CEZ Shperndarje ka zbuluar nje skeme te mirefillte te gjobevenies ndaj qytetareve. Me ane te aparatatit te regjistrimit merrej numri i matesit te energjise per t’u kaluar fshehurazi ne rrjet. Me pas te dhenat e matesve te konsumatoreve te veēante ndryshoheshin ne mėnyrė te fshehte ne kompjuterėt e kompanise. Per konsumatoret e thjeshte shumat arrinin deri ne 65 mije leke te reja, ndersa per bizneset faturat abusive ishin afersisht rreth 450 mije leke te reja. Faturat vinin aforfe dhe si te tilla duhej te paguheshin menjehere.

Ne rast te kundert ndėrpritej energjia dhe konsumatoret kishin dy rruge, ose te paguanin me keste ose te hidhnin ne gjyq kompanine. Ne sistemin e te dhenave te CEZ keto fatura te larta arsyetoheshin si gjoba per shkak te lidhjeve te paligjshme, ndersa per te gjobiturit rezultonin fatura te rregullta aforfe. Sipas prokurorisė ėshėt provuar se jo pak, por per14 mijė konsumatore, CEZ ka abuzuar me mbifaturim dhe vendosje gjobash.

Tashme njė grup punonjėsish te CEZ Shpėrndarje po hetohen si personat qe kishin marre persiper te ekzekutonin kete skeme vjedhjeje. Deri tani 3 jane identifikuar dhe mbajne pergjegjesi direkte. Pėr tė gjithė kėto, ky grup faturistėsh kibernetike, janė paguar nėn dorė apo me shpėrlime me shuma tė ndryshme pėr sherbimin e vecante qe kryenin per kompanine ceke.

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/29892
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.5.2013, 22:49   95
Citim:
Preēi: “CEZ” praktika tė dyshimta nė Shqipėri

Ish-kompania private e shpėrndarjes sė energjisė “CEZ” ka kryer praktika tė dyshimta gjatė funksionimit tė saj nė Shqipėri. Mosrealizimi i planit tė investimeve, rritja e humbjeve nė rrjet dhe pamundėsia e mbulimit tė importeve, ngre dyshime pėr transferim tė fondeve jashtė vendit nga kompania ēeke. Kėto deklarata i ka bėrė ish-ministri i Ekonomisė, Zef Preēi, gjatė emisionit “Elite Business”, nė TV SCAN.

Preēi thotė se, veprimet financiare tė kompanisė duhet tė hetohen dhe se, pėrballja nė arbitrazhin ndėrkombėtar nuk do tė jetė e lehtė. Qeveria shqiptare dhe grupi “CEZ” do tė pėrballen nė gjykatėn ndėrkombėtare tė arbitrazhit. Ēekėt pretendojnė cėnim tė aktivitetit ekonomik nė Shqipėri dhe mosmbrojtje te investimit privat nga ana e qeverisė dhe kėrkon shlyerjen e njė dėmi financiar prej rreth 200 milionė euro.

Nga ana tjetėr, qeveria shqitare pretendon se dėmi i shkaktuar nė sistem nga kjo kompania ēeke qė kishte pėr tre vjet me radhė monopolin e shpėrndarjes dhe furnizimit me pakicė tė energjisė elektrike, arrin nė rreth 750 milionė euro. Kompania CEZ bleu 76% tė aksioneve tė ish-OSH nė nė vitin 2009 me njė vlerė prej 102 milionė euro.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-shqiperi.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.6.2013, 22:33   96
Citim:
KESH eksporton 1.6 mln kWh energji nė ditė

Situata energjetike nė vend vazhdon tė jetė pozitive edhe pse prej disa ditėsh vendi po vuan thatėsirėn. Stina e nxehtė ka bėrė qė konsumi i energjisė nė vend tė jetė nė vlera maksimale dhe tė pėrballohet nga KESH. Korporata po prodhon energji nė vlera tė larta, pėr shkak edhe tė nivelit optimal tė ujit nė digat e hidrocentraleve nė vend. Gjenerimi total i energjisė arrin nė rreth 21 mln kWh nė ditė, konsumi nė diēka mė shumė se 19 milionė kWh dhe pjesa tjetėr po eksportohet.

Sipas tė dhėnave tė KESH, piku i ngarkesės sė konsumit nė sistem arrin nė orėn 22:00 tė mbrėmjes me 1063 MW. Aktualisht, niveli nė liqenin e Fierzės ėshtė nė 295.6 metra, dy metra poshtė kufirit maksimal dhe prurjet ujore nė 230 metėr kub nė sekondė. Niveli nė liqenin e Komanit arrin nė vlerat e 174.6 metra dhe prurjet anėsore nė 100 metėr kub nė sekondė. Niveli nė liqenin e Vaut tė Dejės arrin nė 74.65 metra, ndėrsa prurje anėsore nuk ka.

Nė total, e gjithė rezerva hidrike nė shtratin e lumit Drin arrin nė 1500 GWh dhe sipas burimeve tė KESH, ėshtė e mjaftueshme pėr tė mbuluar tė gjitha nevojat e vendit gjatė stinės sė verės. Vetėm nė gjashtė muajt e parė tė kėtij viti, KESH ka prodhuar energji nė vlera tė pėrafėrta me totalin e prodhimit gjatė gjithė vitit 2012. Kėshtu, qė nga fillimi i vitit 2013 dhe deri tani, hidrocentralet nė vend kanė gjeneruar 3.4 TWh (teravat/orė) energji elektrike, ndėrsa totali i vitit tė kaluar ishte 4 TWh.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...i-ne-dite.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.7.2013, 12:43   97
Citim:
“Calik&Limak” ia “vjedh“ 4.5 milionė euro KEK-ut

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	f1_calik1373103785.jpg
Shikimet:	66
Madhėsia:	176,0 KB
NNJ:	5457Prishtinė, 6 korrik - Konsorciumi “Calik &Limak” ia ka “vjedhur” Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK) rreth 4.5 milionė euro, ende pa u bėrė plot dy muaj prejse e ka marrė nė menaxhim distribucionin. KEK-u pėr muajin maj tė kėtij viti kompanisė turke i ka shitur energji nė vlerė prej 14.2 milionė eurove, por kjo e fundit deri mė tash KEK-ut ia ka paguar vetėm 9.7 milionė, ndėrsa pjesėn tjetėr prej rreth 4.5 milionė nuk po ia paguan, me arsyetimin se konsorciumi turk e ka marrė nė menaxhim distribucionin jo nė fillim tė muajit maj, por me tetė ditė vonesė.

Burime tė besueshme tė gazetės “Zėri” brenda KEK-ut thonė se pronarėt e kompanisė turke edhe mė tutje nuk kanė shprehur gatishmėri pėr t’ia paguar borxhin.

“Ata po arsyetohen se distribucionin e kanė marrė nga 8 maji, dhe pėr pjesėn tjetėr ata nuk kanė ndonjė obligim ndaj kompanisė publike. Mirėpo, turqit konsumatorėve nuk ua kanė marrė vetėm 60 pėr qind tė faturės, por pėr krejt muajin. Nė kėtė rast ‘Calik &Limak’ ka mbledhur paratė nga klientėt e saj, por ato nuk i ka derdhur nė llogari tė KEK-ut”, bėn tė ditur burimi.

Sipas kėtij burimi, nuk ėshtė vetėm pagesa problemi i vetėm qė kanė KEK-ut dhe konsorciumi turk ”Calik &Limak”.Problem tjetėr i theksuar mbetet edhe sasia e energjisė qė ėshtė duke e prodhuar KEK-u, e qė nė disa momente duket si e tepėrt nga konsorciumi i turk.

Mė tej burimi bėn tė ditur se menaxhmenti i KEK-ut pėrballet me presione tė shumta nga ”Calik &Limak”, ku kėta tė fundit nė orė tė caktuara brenda ditės kėrkojnė qė tė ulet prodhimi, kurse nė orė tė caktuara kėrkojnė qė prodhimi tė rritet deri nė maksimum.

http://www.koha.net/?page=1,13,151406
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 23:33.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.