Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore > 1389-1444: Principata e Kastriotėve
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 2.3.2008, 13:19   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Titulli zyrtar i Gjergj Kastriotit


Zot i Shqipėrisė:

Citim:
Sigurisht ėshtė fjala pėr titullin zyrtar qė mbante Skėnderbeu gjatė periudhės 25 vjeēare kur udhėhoqi luftėn heroike kundėr pushtuesit otoman. Nė veprat e shumta shkruar nė shekujt e mėvonshėm kushtuar Skėnderbeut, shkrimtarėt i kanė atribuar nė shumė raste heroit tituj tė lartė shtetėrorė qė nuk janė tė dokumentuara, por qė kanė rrjedhur nga simpatia dhe admirimi pėr kėtė trim tė lavdishėm e me shokė tė rrallė nė histori. Pėr shembull, biografi mė i hershėm i heroit, Martin Barleci, nė veprėn monumentale tė botuar midis viteve 1508-1510, e quan Skėnderbeun “Princ i epirotėve” (Epirotarum principes) nė kuptimin “Princ i shqiptarėve”. Po ashtu edhe shkrimtarėt e tjerė shqiptarė si Dhimitėr Frėngu (1545) dhe Frang Bardhi (163(6) e quajnė “Princ i Epirit” (Principe di Epyro) apo “Princ i epirotėve” (Epirotarum Principes). Nė vazhdėn e tyre, Skėnderbeu ėshtė quajtur princ i Epirit ose i Shqipėrisė, nga njė varg shkrimtarėsh tė ndryshėm tė huaj deri nė shekullin tonė, tė cilėt po t'i pėrmendim do tė shkonte gjatė. Disa shkrimtarė tė tjerė kanė shkuar edhe mė larg duke i dhėnė Skėnderbeut titullin “Mbret i Shqipėrisė” (J. De Lavardin, J. N. Duponset, Z. J. Gentleman, G. B. Pontano, J. Riberts, J. J. Kesler, C. C. Moore, etj.)

Sikurse thamė kėto atribute janė tė padokumentuara. Nė asnjė nga aktet zyrtare drejtuar Skėnderbeut ose nė letrat e nėnshkruara prej tij — heroi ynė kombėtar nuk cilėsohet as princ, as mbret i Epirit apo i Shqipėrisė. Nga kėto akte dhe letra del se Skėnderbeu nuk ka mbajtur tė njėjtin titull gjatė gjithė periudhės njėēerekshekullore. Titujt kanė ndryshuar paralelisht me rritjen e rolit tė tij politik e ushtarak nė luftėn e madhe shqiptaro-turke. Nė fillim Skėnderbeu mbante njė titull tė thjeshtė feudal, njėsoj si dhe shumica e krerėve tė tjerė feudalė tė vendit. Ai ishte zot — (latinisht: domino, italisht signor, spanjisht: senyor, sllavisht: gospodin) i zotėrimit tė dikurshėm tė Kastriotėve. Nė Kuvendin e Lezhės ai nuk mori ndonjė ofiq tė lartė shtetėror; ai u zgjodh vetėm si kryetar i besėlidhjes shqiptare (dux, siē e quan M. Barleci) dhe Komandant i pėrgjithshėm i ushtrive tė besėlidhjes (capitaneus generalis, siē e quan Gjon Muzaka) duke mbetur, pėrsa i pėrket ofiqeve shtetėrore primus inter pares (i parė midis tė barabartėve). Nė dokumentat e viteve tė mėvonshme, Skėnderbeu vazhdon tė quhet zot (domino) nga senati i Venedikut (1445), nga Senati i Raguzės (1447) dhe nga papa Nikolla V (1447). Duke filluar nga viti 1447, titulli qė i jepet Skėnderbeut nga kancelaritė evropiane ėshtė mė i pėrcaktuar: zot i qytetit tė Krujės (dominus civitatis Croie, nė dokumentat latinisht; Signore della citate de Croya, nė dokumentat italisht, etj.) Edhe nė marrėveshjen e Gaetės qė Skėnderbeu lidhi me Alfonsin V tė Napolit mė 1451, ai cilėsohet Zot i qytetit tė Krujės. Kėtė titull e shohim tė pėrmendur edhe nė dokumentat e mėvonshme.

Por nga viti 1456 titulli i Skėnderbeut ndryshon; ai nuk quhet mė zot i Krujės por zot i Shqipėrisė (Albanie domino). Nė njė letėr qė duka i Milanos Franēesko Sforca i dėrgonte Skėnderbeut mė 15 tetor 1456 e quan-te Georgio Castrioto alias Scanderbeg domino provinciarum Albanaise (zot i krahinave tė Shqipėrisė). Nė korrespondencėn e tyre tė shpeshtė, papa Kalisti III dhe Piusi II e quajnė vazhdimisht Skėnderbeun Albanie domino. Nė letrėn qė i dėrgoi Fr. Sforcės nė Milano mė 17 shkurt 1461 Skėnderbeu ka nėnshkruar dominus Albanie. Edhe nė marrėveshjen e Skėnderbeut me Venedikun mė 1463, shėnohet Scanderbego Signor de Albania. Gjithashtu nė kronikėn e Raguzės, tė Nikolo de Raguina, Skėnderbeu quhet Signor dell'Albania.

Nga kėto tė dhėna mund tė nxirren kėto konkluzione: nė fillim Skėnderbeu ishte vetėm zot i Krujės krahas krerėve tė tjerė feudalė, qė ishin zotėr mė vete nė zotėrimet e tyre tė veēanta, por kur kėto zotėrime u shkrinė dalėngadalė nė njė formacion tė vetėm shtetėror shqiptar, Skėnderbeu u bė sundimtari i kėtij shteti me titull “zot' i Shqipėrisė” pa marrė asnjėherė titullin e princit dhe aq mė pak atė tė mbretit, tituj kėto qė atij iu dhanė nga literatura e mėvonshme.

1966 - Kristo Frashėri
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 20:55.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.