Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 2.3.2008, 16:10   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar 687-695: Dukagjinėt e Arbėrit


Citim:
1966 / Dhimitėr Pilika

Si njoftim, qė zinte nė gojė pėr herė tė parė Arbėrin mesjetar, ėshtė pėrmendur njė ngjarje e tetorit tė vitit 1081, e cila shėnohet nė veprėn e shkrimtares bizantine Anna Komnena –“Aleksiada”, tė pėrfunduar mė 1148. Sa pėr dukagjinėt, ata diktohen rėndom ndėr burime tė shkruara historike, sidomos tė shekujve tė XIII-tė — XV-tė.

Shumė historianė prapanikė nė botėn e jashtme janė pėrpjekur te ngrenė kėshtjella nė ajėr me pohimin se, sapo qė stėrgjyshėt e shqiptarėve — qysh prej shekullit tė II-tė tė erės sonė, kur dalin sheshit si popull mė vete nė librin e gjeografit aleksandrinas, Ptolemeut, e gjer nė shekullin XI-tė, kur pikasen sė njėzaj ndėr gurra historike — s'kanė lėnė gjurma tė emrit tė tyre, kjo do tė thotė se, gjatė kėtyre 900 vjetėve, nė mos qofshin tė ardhur ndėr djepet e tanishme, s'kanė ekzistuar fare! Ėshtė afėr mėnē se, sė kėtejmi, me tė tilla sofizma “shkencore” pėr t'i mohuar sot shqiptarit liri dhe pavarėsi, pėr t'i pregatitur terrenin e njė okupacioni tė ri, s'mbetet veēse ndonjė hap tjetėr pėrpara.

Emri:  malet-dukagjin.jpg
Shikimet: 445
Madhėsia:  47,4 KB
Malet e Dukagjinit - kėshtjella natyrale
Kundėr vullnetit tė tyre, ata, qė s’na e duan shėndetin, na mėsojnė kėshtu se ku lipset tė rrahė ēekani i gjurmimeve tona: ne duhet ta ndriēojmė sa mė shumė ēėshtjen e etnogjenezės sonė dhe tė kontributit tė vyer tė popullit shqiptar nė historinė e Evropės, duke pėrfshirė edhe periudhėn e mugėt midis shekujve tė II-tė dhe tė XI-tė, me qėllim qė tė provohet kėshtu njėkohėsisht edhe vazhdimėsia jonė kulturale dhe etnike, autoktonia e popullit tonė.

Nė rastin konkret, me fjalė tė tjera, shtrohen pyetjet: a ka pasur Arbėr dhe dukagjinė para shekullit tė XI-tė edhe a dokumentohen dot Arbėri dhe dukagjinėt para kėtij shekulli? Nė se po, qysh kur?

Dokumentat I-V (vitet: 687, 688, 689, 695), tė hetuara nė Pragė dhe tė riprodhuara shqip mė poshtė, janė nxjerrė prej njė kronike dalmate nė gjuhėn italishte — “tė rikopjuar nga njė “Dorėshkrim shumė i vjetėr dhe i konsumuar” — i cili, si duket, i pat shpėtuar humbjes gjer aty n'agimin e shekullit tė XlV-tė; tė dy fragmentet e fundit VI-VII (vitet: 687, 688) rrjedhin prej analesh tė tjera dalmate tė pėrpiluara italisht nja 300 vjet mė pas, po ashtu, mbi bazėn e njė bėrthame mė tė hershme. Shkurtimisht, vlera e tyre mund tė pėrmblidhet nė kėto vija tepėr tė trasha: Arbėri ka qenė shekuj tė tėrė mė i moēėm dhe mė i pėrhapur se sa pandehej; Dukagjini, si ngastėr e Arbrit, duhej tė zgjatej asohere gjer thellė nė Bosnjė; qytetet tona tė veriut Shkodra, Shurdhahu (Sarda), Leshi dalin tė dokumentuara nė shekullin e VII-tė; njė koloni arbėrish hedh themele nė Raguzė qysh 1300 vjet mė parė; rėndėsi tė veēantė rrok fakti se, edhe nė shekullin e VII-tė, popullit tonė i ėshtė dashur radhazi t'i mbrojė vatrat me gjak dhe heroizmė tė rrallė; rreth 800 vjet pėrpara Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut dallohet pėr trimėri figura e Dukagjinit, prijėsit tonė tė lavdishėm, qė ra dėshmor nė fushėn e nderit, pas dy luftrash tė drejta tė stėrgjyshėve tanė pėr shpėtimin e atdheut nga thundra e shkelėsve tė huaj.

Citim:
EKSTRAKTE KRONIKASH TĖ HUAJA MBI ARBĖRIN DHE DUKAGJINĖT
NĖ VITET 687 - 695 TĖ ERĖS SONĖ

Kronika e parė: vitet 687. 688, 689, 695

I.
“687. Nga ana e Bosnjės u bėnė trazira nė tė gjithė Bosnjėn pėr shkak se mjaft njerėz bosnjakė donin Dukagjinin e Arbrit /”Duchagini de Arbania”/ pėr zot, edhe mbretit Stefan i bėnė njė shkatėrrim tė madh nėpėr vendin e tij tė Bosnjės, kujt i pritej kryet, kush shqyhej, kush varej; edhe tė gjithė ata, qė donin Dukagjinin pėr zot, iknin, kush nė vendin e Dukagjinit, kush nė kėshtjellėn e Raguzės, edhe kushdo qė pat ardhur nė kėshtjellė, pat ardhur nė besė dhe me leje kalimi. Edhe tė gjithė s'kanė dashur t’ia dorėzonin mbretit Stefan kėta njerėz, edhe nga ky shkak mbreti Stefan e prishi paqen me raguzanėt, sepse i kėrkonte ata njerėz tradhėtarė tė tij qė t'i vriste, dhe kurrė s'kanė dashur raguzanėt t'ia dorėzonin, edhe nga ky shkak e kanė prishur paqen midis tyre.”

II.
“687. Mbreti Stefan bėri njė ushtri tė madhe, edhe, si sulmoi Dukagjinin, u bė kėrdi e madhe midis tyre; edhe Dukagjini qėndroi /fitimtar/ nė fushėn e luftės, sepse mbreti Stefan u plagos nga njė ushtė ndėnė gjirin e mėngjėr, edhe, si u kthye mbreti Stefan nė vendin e tij, vdiq; edhe pas vdekjes sė tij erdhi mbreti Radosav /sic/ nga ana e Kroacisė dhe e fitoi gjithė mbretėrinė e Bosnjės, sepse Radosavi /sic/ qe burrė trim... me dashjen e xaratinėve, sepse pjesa mė e madhe /e tyre/ donin mė shumė mbretin Radosav /sic/ se ndonjė zot tjetėr, sepse mbreti Stefan s'kishte asnjė /trashėgimtar/ nga fisi i tij.”

III.
“688. Mbreti Radosav /sic/ bėri ushtri tė madhe, sepse ishte mbret i Bosnjės e i Kroacisė, dhe ishte zot i madh, edhe e sulmoi Dukagjinin, sepse /ky/ kishte pjesė nė vendin e Bosnjės, dhe, nga dyshimi se /ky/ kishte pasonjės nė dheun e Bosnjės, shkoi tė bėjė luftė me tė, aq i a bėnė kėrdi tė madhe midis tyre: mė se fundi dolli fitimtar mbreti Radosav /sic/ edhe Dukagjini u vra, dhe Arbėrin, pėrveē Leshit, /“Leso”/, e mori Radosavi /sic/; edhe shumė vise tė tjera: kėshtjella, Shkodrėn, pėrveē Shurdhahut /“Schardo”/ dhe Leshit, sepse Leshi qe nga krahu i lindjes, i cili qe i Dukagjinit.”

IV.
“689. Erdhnė shumė njerėz nė Raguzė me mall e gjė nga Arbėri dhe nga ana e Bosnjės, sepse mjaft nga Bosnja ishin pasonjės tė Dukagjinit...”

V.
“695. Erdhnė nė Raguzė njerėzit e.Dukagjinit nga stereja e kėshtjellit tė Spilanit dhe e kėshtjellit tė Gradacit, edhe tė gjithė njerėzit i vendosnė banimet e tyre nė Kustera...”


Kronika e dytė: vitet 687, 688.

VI.
“687. Nė Bosnjė u bė njė luftė e pėrgjakshme, njė palė donin tė qeveriseshin nga dukagjinėt e Arbrit, njė palė nga mbreti Stefan. Nga partia e dukagjinėve disa u vranė nė fushėn e betejės dhe disa iknė, njė pjesė e tė cilėve gjeti strehė nė Raguzė. Bosnjakėt i kėrkuan /kėta/ nga raguzanėt, por, raguzanėve, tė cilėt s'donin t'i dorėzonin, iu shpall lufta nga bosnjakėt.

Nė kėtė vit mbreti Stefan mblodhi njė ushtri tė madhe dhe u nis kundėr dukagjinėve nė Arbėr, dukagjinėt qėndruan /fitimtarė/ nė fushėn e luftės, edhe mbreti u plagos pėr vdekje ndėnė gjirin e mėngjėr nga njė goditje ushte, duke mos lėnė pas trashėgimtar. Mbreti Radoslav /sic / i Kroacisė, si bėri njė ushtri me burra trima, erdhi nė Bosnjė dhe u bė zot i asaj mbretėrie.”

VII.
“688. Meqenėse nė Bosnjė ishin dy parti, njėra me Radoslavin /sic/, tjetra me dukagjinėt, Rodoslavi /sic/ e mblodhi ushtrinė dhe shkoi nė Arbėr kundėr dukagjinėve, tė cilėt i shpartalloi, edhe u pushtoi tė gjitha qytetet e tyre, pėrveē Leshit”
Brendinė e kėtyre dokumentave e mbėshtetin tėrthorazi, ndėr tė tjera, edhe tė dhėna tė shumta:

1) Bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjin Muzhaqi na kumton, mė 1510, se dukagjinėt mbaheshin mend brez pas brezi nė truallin tonė kėtu e 32 shekuj tė shkuar!

2) Shkencėtari ynė Frang Bardhi, mė 1635, e identifikon Arbėrin me Epirin e stėrmoēėm.

3) Historiani ynė i shekullit tė XV-tė, Dhimitėr Prėngu, thekson “Arbėrin e sipėrm”.

4) Autori ynė Pjetėr Bogdani, mė 1685, e quan shqip Pirron, qė ka rrojtur 23 shekuj mė parė, “mbretin e Arbrit tė poshtėm”.

5) Njė poet arbėresh i shekullit tė XVI-tė na siguron, me dokumenta plot duart, se nė kohėn e tij jetonin pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Pirro Mollosit, tė cilėt ishin shquar si udhėheqės ushtarakė, tė paktėn qysh nga shekulli i IV-t i erės sonė.

6) Shkrimtari ilir i shekujve tė IV-t dhe tė V-tė Jeronimi nga Stridoni (347-420) vėrteton se, asimoti, bashkatdhetarėt e tij, qė mbushnin trevat e Dalmacisė dhe tė krahinave kufitare gjer tej nė veri, nuk flisnin latinisht, por nė gjuhė tė vendit

7) Dijetari kroat S.M. Shtedimlija ngulmon, mė 1939, se tė parėt tanė kanė pasur “kanune” kishtare nė gjuhėn tonė qysh nga shekulli i V-tė, dhe vepra letrare qysh nė shekullin e VII-tė.

8) Disa autorė grekė gjejnė “arbėr” nė Greqi qysh nga fundi i shekullit tė VI-tė, nė shekullin e VII-tė dhe mė pas.

9) Njė letėr e Gjon Kastriotit, t'et tė Skėnderbeut, e vitit 1407, na e vulos pa hije dyshimi vjetėrsinė e Arbrit kur na shkoqit troē se, qysh 800 vjet mė parė, domethėnė qė nga fillimi i shekullit ti VII-tė, Arbėri pat pasur qendėr peshkopate bash nė pronat e Kastriotėve.

10) Njė burim arkivor dalmat, i panjohur tek ne gjer mė sot dhe qė do tė botohet s'afėrmi, na flet shprehimisht pėr Arbėrin nga fillimi i shekullit tė VI-tė (dhe mė vonė nė shekujt e VII-tė — IX-tė).

11) Studimet e fundit tė arkeologėve tanė na bindin se kultura karakteristike vendėse, qė ka lulėzuar mu nė zemėr tė Dukagjinit mesjetar, me rrezatime tė zbuluara dora-dorės brenda perimetrit Koman, Shurdhah, Lesh, Milot, Muzhli i Skėnderbeut, Krujė, Klos, Malaj, Bukėl, Shėn Pal, mori vrull, nė njė krah tė Arbrit, pikėrisht rreth shekujve VI-VIII.

12) Njė botim berlinez i vitit 1866 na mblon njė shėnim, qė regjistron “arbėr” nė vitin 886.

13) Njė kronist raguzan pėrjetėson dy “arbėr” nė fillim tė shekullit tė X-tė.

14) Njė kėngė “plakė” e anbėreshėve tė Kalabrisė e ruan kėshtu kujtimin heroik tė fatosave tanė tė “rrafshit tė Dukagjinit”, atėhere kur arrin kulmin, gjatė “Motit tė madh tė Arbrit”, nė kohėn e Skėnderbeut:

“Dje nė mes tė ditėzės,
Tek e gjėr' e Dukagjinit,
Tymi i dyfekėve
Mjegulloi detin...”

Ndonėse kėto dėshmi autentike ēmohen botėrisht, shumė “dijetarė” s'i pushojnė edhe sot e kėsaj dite orvatjet pėr tė shtrembėruar tė vėrtetėn, pėr tė errėsuar fitoret dhe zvogėluar meritat e popullit tonė nė tė shkuarėn.

Emri:  shq-dukagjin.gif
Shikimet: 595
Madhėsia:  6,2 KB
Simbol i Dukagjinėve, siē
ruhet der mė sot mbi njė burim
vendės: njė rrasė mermeri
38cm x 18,5cm nė Ndėrfandėnė
(ngjan tė jetė vepėr e
shek. XIII-tė).
Historiani jugosllav Ivan Bozhiē, edhe mė 1964, midis tė tjerash, jep e merr pėr ta cilėsuar si legjendė lashtėsinė e dukagjinėve, dhe, nė kundėrshtim tė plotė edhe me traditėn gojore tė malėsisė sonė tė veriut, rreh t'ua caktojė zanafillėn veē qysh prej shtatė shekujsh e kėtej. Ai s'e peshon fare as konkluzionin e pakundėrshtuarshėm dhe lapidar tė shkencėtarit hungarez Lajosh Talocit (1854-1916), njohėsit tė kujdesshėm tė sė kaluarės sonė: “Nuk ekziston popull tjetėr nė Ballkan, as ai i Greqisė sė re, qė tė mund ta ndjekė historinė e fisit tė tij, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohėve mė tė lashta gjer nė ditėt tona, sikurse populli shqiptar”.

Ėshtė e vėshtirė tė numurohen tok tė gjithė studimtarėt e paēveshur edhe nga prirjet pansllaviste, tė cilėt, sidomos ndėr kėto dekadat e pasme, janė coptuar e robtuar pėr ta paraqitur Shkodrėn si qytet sllav: kėtu do t'i ēiket emri vetėm historianit sovjetik AS. Jerusalimskit, i cili, nė vėllimin e shtatė tė “Historisė botėrore”, tė pregatitur nga Akademia e Shkencave e BRSS (Moskė 1960) — duke ia qepur dikujt tjetėr, kundėr realitetit objektiv, “hakun”, qė i takon vetė luftės dhe gjakut tė popullit shqiptar nė fitoren e pavarėsisė sonė mė 1912 — rropatet pėr tė krijuar pėrshtypjen se “Shkodra iu dha Shqipėrisė”, ndonėse kjo “e drejtė” i qėnke kontestuar nga tjetėrkush.

Medlevistja sovjetike Z.V.Udalcova, nė vėllimin e tretė, po tė “Historisė botėrore” (Moskė 1957), mundohet ta futė edhe Leshin nė radhėn e qyteteve sllave, aty nga fundi i shekullit tė VI-tė dhe fillimi i shekullit tė VII-tė.

Studimtarja greke E.L Vranusi pretendon me tė madhe, mė 1962, se “shqiptarin e parė tė njohur me emėr nė histori”, sipas saj nė shekullin e XI-tė, ajo mundi ta fshinte nga faqja e trashėgimit kultural, duke e nxjerrė tė paqėnė fare!

Bullgari R. Stojkov, pasi nėnvizon nevojėn e “sqarimit tė etnogjenezės sė shqiptarėve” dhe “paqartėsinė e plotė tė prejardhjes sė kombėsisė shqiptare” /sic: kėshtu!/ shpall plot gojėn, mė 1966, se shqiptarėt s'qėnkan autoktonė, por tė shpėrngulur ndėr brigjet e Adriatikut, jo mė afėr se nga... Skocia, nė shekullin e XI-tė!

Faktet historike s'kanė si ndryshohen me fjalė, sado tė dėshėrojė kush tė kundėrtėn; pastaj, vendi ynė sot ka zot; perėndoi pėr gjithmonė ajo kohė kur tė drejtat e popullit tonė merreshin si pa tė keq nėpėr kėmbė, qoftė nė sheshin diplomatik, qoftė nė fushėn shkencore apo nė ēdo lėmė tjetėr.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.3.2008, 20:19   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Ėshtė njė dokument shumė me rėndėsi ky. Nga ajo kohė ka plot shkrime qė bėjnė fjalė jo vetėm pėr ngjarjet e rėndėsishme politike, por edhe pėr jetėn e pėrditshme tė sllavėve. Prandaj duhet tė ketė shumė mė tepėr shkrime rreth arbėrve nė atė kohė.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.7.2008, 12:55   3
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Sa i pėrket Radosllavit tė Kroacisė e gjeta kėtė shkrim:


Citim:
c.626 – c.641
Klukas, Lobel, Kosjenc, Muhlo, Hrvat & Tuga, Buga
Five brothers and two sisters.

c.626 - c.641
The seven siblings lead the Croats from the area around Krakow in Poland into the Balkans. They are invited by Byzantine Emperor Heraclius to help him fight the Avars. The Croats receive their present-day lands to settle as a reward. This is a typical Roman foedus relationship, illustrated by tenth century Emperor Constantine VII Porphyrogenet: 'De Administrando Imperio' (On Ruling The Empire), Chapter 31).

c.641 – c.689
Radoslav

c.641 - c.689
Radoslav is a strong ruler. His name is preserved after his long reign in people's memory and folk balads up to the twentieth century as 'Old-Man Radoslav'. The introduction of Christianity is made under his rule (according to other sources the Croats were already Christianised when they arrived in the Balkans).


c.689 - c.800
Undocumented Period
Pra nga viti 641 deri mė 689 ka sunduar Radosllavi nė Kroaci. Nė baladat kroate pėrmendet me emrin Plaku Radosllav. Ky i paska kthyer kroatėt nga paganizmi nė krishterim.

Siē shihet njė vit pasi i mundi Dukagjinėt, vdiq. Pas vdekjes sė tij nuk ka dokumente qė bėjnė fjalė pėr kėto vende dmth Shekuj tė Errėt.

http://www.historyfiles.co.uk/KingLi...ernCroatia.htm
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.6.2010, 16:47   4
Hyllin
 
http://books.google.com/books?id=xx4...oslavo&f=false

Faqet 71 dhe 72, janė interesante. Pėrmenden si Arbania ashtu dhe Albania, po ashtu popullsia quhet njėherė arbanesi dhe pastaj albanesi.
Njėherė kemi Dalmatini over Arbanesi (italishte ovvero), pastaj Dalmatini et Arbanesi.

Ato kronikat e Dukagjinėve nė luftė me Radosllavin gjenden tek:
Monumenta spectantia historiam Slavorum meridionalium:
Edidit Academia Scienciarum et Artium Slavorum Meridionalium

Por nuk pėrmenden kroatėt, as tek versioni raguzan, ka vetėm Bosnja.

Njė me emrin Mujis jepet nė 832, njė me emrin Muie ne 887, nė Pagani, mes tyre njėfarė Drosaico . Faqja 36:

http://books.google.it/books?id=wZQA...ge&q&f=f alse
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.6.2010, 17:38   5
Hyllin
 
Njė fjalė qė bie nė sy ėshtė Chatunari, katunari qė jepet si tip kryeplaku i plotfuqishėm, nga katun. Kėtė fjalė e kanė edhe rumunėt pėr fshatin/katun(d)in. Kėta katunarė u mblodhėn nė kuvend/sboro(sllavisht) dhe e ndanė popullsinė nė 3 shtresa.
Edhe vllehėt kishin nė krye katunarėt, mirėpo nga pikėpamja institucionale vllehėt ish-qytetarė e kanė huazuar patjetėr nga shqiptarėt.

Katunar vjen nga katun, por do tė thotė kryeplak, i pari i fshatit e jo fshatar. Fjalėformimi ėshtė standart nė shqip , katun-ar, fshat-ar, qytet-ar.

Besoj se kemi atė qė e quajnė bashkėsia fshatare (shek 7-9) si e dalluar nga struktura e mirėfilltė fisnore qė ri-ndėrtohet mė vonė.
Lėvizjet nga fusha nė mal e nga veriu ne jug,fillimisht ngjeshja e popullsive nė male e pastaj zbritja nė fushė, mund tė ketė shkaktuar kėtė anomali tė bashkėsive fshatare,me nė krye njė katunar. Porsa u stabilizuan popullsitė qoftė ne fushė e qoftė nė male, popullsia u ri-strukturua nė fise/krahinė, ku fshati si njėsi bazė institucionale nuk kish mė kuptim por institucionet ngriheshin mbi bazė fisnore qė pėrfshinte disa fshatra ose dhjetra fshatra.

Kemi njė fazė ku strukturimi bėhet mbi baza territoriale e jo gjaku,mesa duket pėr shkak tė lėvizshmėrisė sė madhe sė popullsisė; strukturimi mbi bazė gjaku, nuk lejon tė ardhur nė territorin fisnor.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2010, 07:25   6
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Mė pėlqen shumė kjo q' ke sjellė Hyllin sepse Muji po na del tashmė person historik i argumentuar, ndėrsa pėr dalmatinėt kam pėrshtypjen se ishin njė popull mė vete shqiptar, krahas "Albanenses", qė jetonin nga Dukla e gjer lart tek Jutbina e ndoshta edhe deri te Sllovenia.

Do ishte me rėndėsi qė nė njė temė tjetėr tė diskutonim pėr emėrtimin "dalmatin", "dalmat" gjatė asaj kohe por duke mos e ngatėrruar me latinofonėt e bregdetit, si dhe pėr monedhėn Dalmat-Alban qė ėshtė gjetur diku nė rrethinat e Besianės.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.7.2010, 19:26   7
Hyllin
 
Doja tė shtoja se kėto tė dhėna mitike, dėshmojnė pėr njė luftė shqiptaro-sllave nė zonat dalmate e boshnjake, tė cilėn Raguzanėt e kanė ndjekur nga deti dhe e kanė ruajtur nė historinė e tyre. Po ashtu edhe qė arbėr tė ndryshėm jane vendosur nė qytetin e Raguzės qysh nė formimin e qytetit. Kujtoj edhe lidhjet e forta tė mėvonshme mes Dhimitrit te Arbrit dhe Raguzės.

Njė tjetėr e dhėnė ėshtė qė Arbania ishte nė kufi me zotėrimet e Radosllavit kroat (dhe Stefanit), i cili i dėbuar nga djali Berisllav erdhi nė Arbėri me 6 Baronė, para se te zbarkonte nė Pulja e shkuar mė tej nė Romė. Po ashtu Arbėria e pėrmendur ishte nė kufi edhe me Bosnjėn ku si thuhet nė shkrimin hapės kishte pjesė dhe pėrkrahes edhe Dukagjini.

Praktikisht c'kemi tek Eposi, njė luftė nė zonėn dalmato-boshnjake midis shqiptarėve dhe shkijeve e gjejmė kėtu.

Kėto tė dhėna qoftė edhe si mitike, kanė rėndėsi tė madhe, pasi mund tė quhen edhe si njė kėndvėshtrim tjetėr i ngjarjeve tė Epikes shqiptare, kėsaj radhe si e shikonin raguzanėt dhe latinėt e tjerė bregdetare, pra si i shikonin asnjanėsit ndodhitė nė afėrsi tė zonės sė tyre.

Duke pare kohėn e luftės ky Stefan mund tė spekullohet se ėshtė njė emėr i vėnė mė vonė 'arkondit tė panjohur' serb qė vdiq para vitit 680, ai qė udhėhoqi serbėt kur u vendosėn nė Bosnjėn veriore.
Lufta ėshtė posaēėrisht pėr Bosnjėn, kemi Dukagjinin, Radosllavin kroat dhe Stefanin serb (?) .
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.7.2010, 13:49   8
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Mua po mė duket se herė pas here ka njė ndėrrim tė dinastive shqiptare me ato sllave, dhe saherė kemi fuqizim tė familjeve fisnike sllave kemi edhe shpėrngulje masive nėpėr alpet dinarike.

Kėshtu fitorja e Radosllavit mbi Dukagjinėt, sjell njė valė tė madhe refugjatėsh. Ndoshta njė numėr i madh i fiseve ilire kanė vazhduar tė jetojnė atje, duke arritur si kompromis njė autonomi tė tipit romak ose tė atij tė mėvonshėm otoman.

Me fuqizimin e Mbretėrisė sė Duklės, mendoj tė jetė forcuar elementi shqiptar nė rajon.

Rėnia e Duklės korrespondon me ngritjen e dy fuqive sllave, Nemanja i Serbisė dhe Ban Kulini i Bosnjės. Kėto duhet tė kenė sjellur edhe njė valė tė madhe refugjatėsh, ajo qė ka mbushur veriun me kėto fise.

Pas kėsaj vje faza e sundimit tė shqiptarėve, ku shquhen Balshajt e familje tjera, ndėrsa nė Bosnjė janė Kosaēat dhe Kotromaniqėt si familje sunduese, pėr tė cilėt nuk kam ende ndonjė studim tė mirėfilltė, por lidhjet e tyre me shqiptarėt janė tė ēuditshme.

Pastaj kemi fuqizimin e boshnjakėve muslimanė qė bashkėpunuan me turkun, dhe kjo ka sjellur njė valė tė re refugjatėsh, qė mė tepėr ka mbushur Malin e Zi, por kanė arritur edhe deri tek Bjeshkėt e Nemuna. Ndėr kėto janė ardhja e fiseve tė Malėsisė sė Mbishkodrės qė llogaritet pas 1630. Me kėtė valė refugjatėsh edhe mund tė shpjegohet prania e elementeve muslimanė nė epikėn tonė, se s'ka si tė jetė ndryshe kur edhe fiset katolike i kėndojnė pėr shembull njė Arnaut Osmani, kėshtuqė mendoj se duhet tė jetė ndikim i boshnjakėve dhe mė pak i turqve.

Nė kėtė valė tė fundit, regjioni i Krahinės (Jutbinė, Klladushė, Likė etj), ėshtė pastruar fare, dhe mė pas ėshtė populluar nė veri me boshnjakė turkofilė, dhe nė jug me serbė e vlleh.

Sidoqoftė nevojitet njė studim mė i thellė pėr kėtė ēėshtje.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:40.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2017
Dijeni · Kontakt · Prektora · Pyetje · Kreu
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.