Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Popullsi
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 5.3.2008, 11:47   1

Shkrim i cituar Verior: 2 207 896 banorė nė qershor 2008 (ESK) (*R2011)


Citim:
2.1 mln, raporti i ri demografik pėr Shqipėrinė e Veriut

Enti i statistikes se Kosoves, perkatesisht Departamenti i statistikave te popullsise, prezantoi sot publikimin “Ndryshimet demografike te popullsise se Kosoves per periudhen 1948-2006".

Drejtori i Departamentit te statistikave te popullsise, Kadri Sojeva, beri te ditur se duke u bazuar ne rezultatet e regjisitrimeve te popullsise ne Kosove, prej vitit 1948 deri ne 1991 verehet se ka pasur nje shperputhje ne aspektin demografik, krahasuar me shtimin natyral dhe regjistrimet e popullsise.

Ne vitin 2006 Enti i statistikes ka bere nje vleresim, sipas te cilit Kosova eshte dashur t’i kete rreth 2 milion e 100 mije banore, pra kishte nje rritje te popullsise prej 7.4 % me shume se ne vitin 1991. Ne kete publikim jane perfshire te dhenat per lindjet, vdekjet dhe shtimi natyral. Ne baze te raporteve, jane bere te gjitha pergatitjet per regjistrimin e pergjithshem. Daten e mbajtjes se regjistrimit te popullsise e cakton parlamenti i Kosoves, ndersa Enti i statistikave eshte ne pritje te kesaj date.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=17305
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.3.2008, 06:41   2
Citim:
Kosova, ja harta e 2,1 milione banoreve

Republika e Kosoves numeron aktualisht mbi 2'126'708 banore. Ky eshte numri i publikuar zyrtarisht dje, nga zyra e Entit te Statistikes ne Prishtine. Ndonese nuk ka pasur regjistrim te popullsise prej me se 25 vjetesh, Enti i Statistikes i Kosoves - departamenti i statistikave te popullsise, prezantoi dje nje publikim per ndryshimet demografike te popullsise se Kosoves.

Sipas ketij materiali, Enti i Statistikes vlereson se ne vitin 2006 Kosova duhet te kete pasur rreth 2 milione e 100 mije banore dhe se kishte nje rritje popullsie prej 7,4 per qind me shume se ne vitin 1991.

Enti i Statistikes veren se regjistrimet e fundit te pergjithshme te popullsise ne Kosove jane te vitit 1921, kur ky vend ka pasur 439010 banore. Ndersa ne vitin 1981, kur eshte bere regjistrimi i fundit i popullsise (jo i pergjithshem), Kosova kishte 1584440 banore. Me 6 korrik 1962, gazeta "Rilindja" shkruante se Kosova "fitoi keto dite banorin e njemilionte".

Edhe pse te dhenat per kohen e pas regjistrimit te fundit jane vleresime te peraferta, duket se Kosova nga fillimi i shekullit 21 ka arritur te kete 2 milione banore. Nderkohe, sic eshte thene, ne Kosove po pergatitet regjistrimi i pergjithshem i popullsise qe pritet te mbahet brenda ketij viti. Sipas Entit te Statistikes, struktura aktuale e popullsise ne Kosove eshte 92 per qind shqiptare, 5,3 per qind serbe, 2,7 per qind grupet e tjera etnike.



Shifrat:

2'126'708 banore / 7,4 per qind rritje

92 per qind shqiptare
5,3 per qind serbe
2,7 per qind grupet e tjera etnike

http://www.kohajone.com/html/artikull_20704.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.10.2009, 00:13   3
Citim:
Pėrsėri shtyhet regjistrimi i popullsisė nė Kosovė?

Regjistrimi i popullsisė nė Kosovė duket se ėshtė njė problem politik i radhės i cili nuk mund tė zgjidhet vetėm me vullnetin e Prishtinės dhe pa “dritėn e gjelbėrt” tė Brukselit.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=33866
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.10.2009, 17:46   4
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Presin tė krijohen komunat serbe, tė mbushen me serbė, tė legalizohen serbėt si banorė tė ShV ndonėse nuk janė nė realitet. Dhe pastaj tė fillojė regjistrimi ku do na dalin 50% serbė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.10.2009, 19:24   5
alk
 
Citim:
Thėnė nga Kandhaon

Presin tė krijohen komunat serbe, tė mbushen me serbė, tė legalizohen serbėt si banorė tė ShV ndonėse nuk janė nė realitet. Dhe pastaj tė fillojė regjistrimi ku do na dalin 50% serbė.
Si pergjigje pėr kėtė, SHV do duhej qė tė shqyrtonte mundėsinė e riatdhesimit tė njė numri tė emigrantėve Shqiptarė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.10.2009, 20:34   6
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Si pergjigje pėr kėtė, SHV do duhej qė tė shqyrtonte mundėsinė e riatdhesimit tė njė numri tė emigrantėve Shqiptarė.
Nuk ka nevojė pėr pėrgjigje, por qė qeveria tė ketė kontroll tė plotė mbi regjistrimin. Mirėpo me nė komunat serbe do tė manipulohet.

Shumė thjeshtė, lėshon qindra letėr-njoftime nė ditė pėr serbė anembanė Serbisė, edhe u mbush Kosova me serbė, edhepse nuk janė fizikisht aty.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.10.2009, 21:10   7
alk
 
Citim:
Mirėpo me nė komunat serbe do tė manipulohet.
Shumė e mundshme duke u bazuar edhe nė dyftyrėsinė e bashkėsisė nderkombėtare, gjithashtu paaftėsinė apo vendosmėrinė e zbehtė tė klases politike Shqiptare, pėr tė gjitha ēėshtjet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.4.2010, 08:53   8
Citim:
Vitin e ardhshėm -regjistrimi i popullsisė

Kosova nė pranverėn e vitit 2011, pas 30 vitesh, do tė fillojė regjistrimin e popullsisė, ekonomive familjare dhe banesave.

Ministrja e Administratės publike Edita Tahiri, tha sot para kryetarėve tė komunave tė vendit se regjistrimi ėshtė sfidė, por qė do tė tejkalohet me sukses dhe pėrgjegjėsi.

" Regjistrimi konsiderohet prioritet kombėtar nė axhendėn shtetėrore, ėshtė njė ndėr projektet madhore pas pavarėsisė sė Kosovės. Regjistrimi i popullatės, ekonomive dhe banesave ėshtė shumė i nevojshėm, sepse na mundėson qė tė kemi tė dhėna institucionale mbi rrjedhat e demografisė, pasurive familjare dhe ėshtė njė faktor stimulues pėr zhvillimin e shtetit dhe ekonomisė", tha Tahiri.

Vitin e kaluar Komisioni qendror i regjistrimit dhe Enti i statistikės sė Kosovės bėnė tri regjistrime testuese nė disa komuna tė Kosovės. Kryetari i KQR, njėherit zv.ministri Rifat Blaku tha se tė gjitha komunat e kosovės do tė jenė pjesė e regjistrimit tė popullatės, pėrderisa pėr veriun e vendit paraprakisht duhet njė vendim politik.

Nė kėtė fazė fillon bashkėrenditja e aktiviteteve, siē ėshtė finalizimi i dokumenteve pėr regjistrim, krijimi i zyreve dhe i komisioneve komunale pėr regjistrim dhe senzibilizimi i opinionit rreth kėtij projekti. Tė dhėnat flasin se nė Kosovė janė 1460 lokalitete, 460 mijė vendbanime apo ekonomi shtėpiake dhe 5.100 caqe regjistruese.

I tėrė projekti deri nė finalizim sipas zyrtarėve qeveritarė do tė kushtojė mbi 10 milionė euro.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=37338
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2010, 15:57   9
Citim:
EUROSTAT ofron mbėshtetje pėr regjistrimin e popullsisė

Nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr vazhdimėsinė e procesit tė regjistrimit tė popullsisė, ekonomive familjare dhe banesave, ministrja e Administratės Publike, Edita Tahiri me bashkėpunėtorė ka pritur tė martėn Peter Everaers nga EUROSTAT-i, drejtor i bashkėpunimit, komunikimit dhe indikatorėve kyē me jashtė, si dhe udhėheqės i Grupit Menaxhues tė Monitorimit Operacional Ndėrkombėtar i shoqėruar nga bashkėpunėtorė tė tij nė EUROSTAT dhe nė Zyrėn Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian.

Everares ka theksuar vlerėsimin pozitiv tė Grupit Menaxhues tė Monitorimit Ndėrkombėtar pėr pėrgatitjet teknike tė bėra pėr regjistrimin e popullsisė dhe ka theksuar nevojėn e intensifikimit tė fushatės sensibilizuese pėr regjistrimin e popullsisė, cila do tė pėrfshinte dhe do tė aktivizonte tė gjithė faktorėt relevantė tė cilėt do tė jenė pjesė e regjistrimit.

Ministrja e MAP-it ndėrkaq, ka shprehur vendosmėrinė pėr tė rezultuar me sukses i gjithė procesi, i cili ėshtė njė nga prioritetet kryesore tė vendit. Tahiri ka theksuar rėndėsinė e statistikave pėr shtetin e ri tė Kosovės, tė cilat do tė krijonin bazėn e rėndėsishme tė tė dhėnave.

Njė proces i depolitizuar, pėr realizmin e tė cilit do tė pėrdoren standarde unike, qė do tė prodhojnė tė dhėna tė sakta dhe tė pranueshme, do tė jetė bazė pėr mirėqenien e qytetarėve tė vendit dhe do tė hap rrugėn drejt integrimeve euroatlantike”, ka thėnė ministrja Tahiri mė kėtė rast, e cila ka shtuar se fushata sensibilizuese qė tashmė ka filluar pėr regjistrim tė popullsisė dhe implementimi i strategjisė sė informimit dhe komunikimit, synon dialogun proaktiv dhe konstruktiv me qytetarėt, i cili do tė ndikojė nė ngritjen e vetėdijes pėr rėndėsinė e gjithėpėrfshirjes nė regjistrim dhe shmangien e perceptimeve jo tė drejta duke ofruar sqarime tė nevojshme dhe tė ofruara me kohė.

Nė mes tjerash nė kėtė takim u bisedua edhe pėr fuqizimin dhe qartėsimin e aspektit ligjor qė ka tė bėjė me regjistrimin e popullsisė dhe statistikat, si dhe me pėrfshirjen e pėrvojave tė vendeve evropiane nė kėtė proces.

Gjithashtu u theksua dhe roli i rėndėsishėm i donatorėve dhe koordinimi i tyre nė kėtė proces, i cili ėshtė i rėndėsishėm, kompleks dhe me implikime financiare, qė do tė pėrballohet bashkėrisht nga Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe donatorėt ndėrkombėtarė pėrmes Fondit tė Mirėbesimit. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=8326
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.4.2010, 16:05   10
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Pėrfytyroj njė tė ardhme tė tillė me grupe menaxhuese monitorimi operacional ndėrkombėtar... nė ndihmė procesesh jopolitike integrimi euroatlantik... po kushedi ē'lloj truri prapanik mė ka ra pėr pjesė qė nuk i shfaq siē duhet kėto vizionet multidimensionale tė avenirit komunitar.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.5.2010, 08:41   11
Citim:
Kosova bėhet gati pėr regjistrimin e popullsisė

Regjistrimi i popullsisė sė Kosovės, ekonomive familjeve dhe banesave, qė ėshtė shpallur tė zhvillohet nė vitin 2011, nga data 31 mars deri mė 15 prill, ėshtė nisma mė e madhe shtetėrore e Kosovės pėr hartimin e statistikave tė para gjithėpėrfshirėse tė shtetit, tė cilat do t’u prezantohen tė gjithė mekanizmave relevantė ndėrkombėtarė.

Kryetari i Komisionit Qendror Shtetėror tė Regjistrimit, zėvendėsministri i Administratės Publike, Rifat Blaku, thotė se pėrgatitjet pėr kėtė kapital me peshė tė madhe ndėrkombėtare, qė krijon parakushtet elementare edhe pėr definimin e politikave gjithėpėrfshirėse zhvillimore tė vendit nė suaza afatgjata, janė duke u zhvilluar me njė ecuri ndėr mė tė mirat tė mundshme.

“Jemi duke bėrė gjithēka qė ėshtė e mundshme pėr zhvillimin e njė procesi shumė tė suksesshėm tė regjistrimit, i cili do tė mbahet qė nga data 31 mars deri mė 15 prill 2011, kohė kur njė regjistrim tė tillė e mbajnė edhe shumica e shteteve anėtare tė BE-sė. Nė bazė tė pėrgatitjeve tė deritashme pėr kėtė proces, Kosova i ka plotėsuar tė gjitha kriteret, vėrejtjet dhe rekomandimet qė janė dhėnė nga ekspertėt, jo vetėm atyre tė EUROSTAT-it, por edhe tė vendeve tė tjera, me tė cilat po zhvillojmė bashkėpunimin tonė nė kėtė drejtim, dhe nė saje tė vlerėsimeve edhe tė ekspertėve tė EUROSTAT-it konstatohet se ėshtė bėrė njė progres i madh qė kėrkohet, sidomos nė planin teknik, por edhe nė atė hartografik”, tha zėvendėsministri Blaku.

Ai tha se tashmė ėshtė i njohur i gjithė organogrami i punės, i cili ėshtė pėrgatitur pėr realizimin e kėtij procesi, qė ėshtė hartuar si dokument bazik nga punėtorėt e Entit Statistikor tė Kosovės.

Ndonėse ky proces ka njė kosto bukur ta lartė, Blaku tha se edhe kjo ēėshtje ėshtė e zgjidhur dhe nuk do tė ketė asnjė problem rreth financimit tė projektit.

“I tėrė projekti kushton 11 milionė e 200 mijė euro, qė nga fillimi, organizimi dhe realizimi, me shpalljen e rezultateve preliminare e atyre pėrfundimtare. Prej kėtyre 4 milionė i siguron Qeveria e Republikės sė Kosovės, kurse pjesa tjetėr ėshtė premtuar dhe sigurohet nga Bashkėsia Ndėrkombėtare”, tha Blaku pėr gazetėn “Kosova Sot”.

http://www.kosova-sot.info/politike/...n-e-popullsise
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.9.2010, 03:33   12
Citim:
Serbėt, drejt bojkotimit tė regjistrimit tė popullsisė

Regjistrimi i popullsisė nė Kosovė do tė bėhet nga 1 deri mė 15 prill tė vitit 2011. Ky do tė jetė regjistrimi i parė zyrtar pas 30 vitesh. Bojkotimi i serbėve ėshtė pothuajse i sigurt, sidomos nė veri tė vendit.

Ministrja e Administratės Publike tė Kosovės, Edita Tahiri, tha se regjistrimi i popullsisė ėshtė njė projekt teknik, por ėshtė e vetėdijshme se nga njė pjesė e serbėve ai konsiderohet si njė ēėshtje politike.

"Sigurisht qė mund tė pritet qė njė pjesė e serbėve tė mos dėshirojnė tė marrin pjesė, pėr arsye se ende nuk e kanė pranuar realitetin e Kosovės. Zakonisht janė serbėt nė pjesėn veriore tė Kosovės, por unė do t'i ftoja ata dhe do t’u thosha se e para regjistrimi ėshtė edhe nė interesin e tyre, sepse me kėtė rast dėshmohet se ata janė qytetarė, banorė tė Kosovės dhe e dyta kjo ēėshtje nuk ėshtė politike, por ėshtė vetėm grumbullim i shėnimeve qė i duhen ēdo shteti. Pra jo vetėm shteti ynė, por ēdo shtet i ka statistikat e veta", thotė Edita Tahiri.

Rada Trajkoviē, njė prej pėrfaqėsueseve tė serbėve tė Kosovės, vlerėson se pjesėmarrja e serbėve nė regjistrimin e popullsisė vihet nė dyshim, pėr shkak tė numrit tė madh tė personave tė zhvendosur.

"Nė rrethana tė tilla pėr ne tė gjithė ėshtė shumė me rėndėsi qė regjistrimi tė pėrfshijė edhe regjistrimin e banorėve qė ndodhen jashtė Kosovės dhe Metohisė, nė Mal tė Zi, nė Serbi, nė Maqedoni. Pa njė regjistrim tė tillė pėr mua ēdo formė tjetėr e regjistrimit do tė ishte legalizim i spastrimit etnik dhe askush prej serbėve nuk do ta pranojė atė", thotė Rada Trajkoviē.

Ministrja Tahiri megjithatė thekson se gjendja e rėndė politike nė Kosovė, nėpėr tė cilėn ka kaluar Kosova, ka sjellė deri te zhvendosja jo vetėm e serbėve, por edhe e shqiptarėve dhe bashkėsive tė tjera dhe ata do tė pėrfshihen nė regjistrim, por vetėm si qytetarė qė jetojnė jashtė Kosovės.

"Regjistrimi nė fakt adreson popullsinė rezidente, pra ata qė jetojnė nė Kosovė, mirėpo edhe pėr ata qė nuk jetojnė nė Kosovė ėshtė krijuar njė listė suplementare, ku anėtarėt e familjes sė tyre mund tė deklarojnė se ku i kanė dhe ku janė familjarėt e tyre. Dhe kjo inkuadrohet nė kuadėr tė regjistrimit, por jo si popullsi rezidente, por si jorezidente", thotė zonja Tahiri.
Bindja e serbėve tė veriut

Sipas mendimit tė Edita Tahirit, njė bojkot i mundshėm i serbėve nuk mund tė krahasohet me bojkotin e shqiptarėve nė vitin 1991, pėr shkak se nė atė kohė shqiptarėt kanė qenė nėn okupimin ushtarak dhe shqiptarėt e Kosovės kanė kėrkuar tė drejtėn e tyre pėr vetėvendosje.

Kjo kėrkesė bazohej nė gjendjen e krijuar dhe nė padrejtėsinė historike qė u ishte shkaktuar atyre. Ajo vlerėson se njė pjesė e serbėve janė inkuadruar ndėrkohė nė institucionet kosovare dhe se do tė pėrdoren tė gjitha rrugėt demokratike qė serbėt e veriut tė binden pėr tė marrė pjesė nė procesin e regjistrimit.

"Me kėtė rast dua tė them se jemi duke punuar edhe me partnerėt tanė ndėrkombėtarė veēmas me Bashkimin Europian qė tė bisedohet me tė gjithė aktorėt e rėndėsishėm qė regjistrimi ėshtė nė interesin e tyre", thotė Tahiri.

http://216.75.13.41/index/rajon/b75a...498db052b.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.9.2010, 10:15   13
Citim:
Diskutohet rreth projektligjit pėr regjistrimin e popullsisė

Komisioni pėr Administratė Publike, Pushtet Lokal dhe Media mbajti dėgjim publik lidhur me projektligjit pёr regjistrimin e popullsisė, ekonomive familjare dhe banesave.

Ministrja, Edita Tahiri, tha se regjistrimi i popullsisė do tė jetė i njėjtė pėr tė gjithė dhe nuk do tė ketė privilegje pėr asnjė komunitet.

Projektligji pėr regjistrimin e popullsisė ėshtė proces politik ndėrsa vetė regjistrimi ėshtė proces teknik. Kėshtu u tha nė debatin e sotėm organziuar pėr projektligjin pёr regjistrimin e popullsisė, ekonomive familjare dhe banesave nė Komisionin pėr Administratė Publike, Pushtet Lokal dhe Media.

Ministrja e Administratės Publike, Edita Tahiri tha se regjistrimi nė Kosovė nuk ėshtė mbajtur qė 30 vjet pėr shkaqe politike, andaj shtoi ajo, regjistrimi sipas normave ligjore mundėson ēertifikimin ndėrkombėtar tė rezultatit.

Deputetja Melihate Tėrmkolli u shpreh nė favour tė miratimit tė projektligjit, por dha edhe disa vėrejtje, tė cilat, sipas saj, duhet tė inkorporohen nė ligj.

Ndėrkaq, Rifat Blaku nga Komisioni Qendror pėr Regjistrim, kėrkoi nga deputetėt qė sa mė shpejtė tė miratojnė nė shqyrtim tė dytė projekligjin pėr regjistrimin e popullsisė. Regjistrimi i popullsisė ėshtė planifikuar tė fillojė nė prill tė vitit tė ardhshėm.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=42006
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2010, 13:37   14
Citim:
Regjistrimi i popullsisė nė Kosovė nga 1 - 15 prill 2011

Prishtinė, 1 nėntor - Regjistrimit i popullsisė nė Kosovė tashmė ka njė datė tė caktuar. Nga 1 deri mė 15 prill, ky proces pritet tė zhvillohet nė tėrė territorin e Kosovės.

Ajo qė ėshtė pjesė e udhėheqjes sė procesit, ministrja e Administratės Publike, Edita Tahiri, nė njė intervistė pėr KTV-nė ka thėnė se kriza institucionale nė vend nuk do tė pengojė regjistrimin e popullsisė.

Madje, pėr kėtė ēėshtje, ajo i ka dėrguar njė letėr presidentit nė detyrė, Jakup Krasniqit, tė cilit i kėrkon qė nė ēdo vendim tė ardhshėm tė kihen parasysh datat e pėrcaktuar ndėrkombėtarisht pėr regjistrimin e popullsisė.
Me miratimin e Ligjit pėr Regjistrimin e Popullsisė nga Kuvendi i Kosovės, ėshtė precizuar edhe pėrmbajtja e formularit.

Por, formulari do tė ketė edhe njė listė suplementare, qė e plotėsojnė qytetarėt, familjarėt e tė cilėve jetojnė jashtė Kosovės. Kryesisht do tė pėrdoren dy gjuhė zyrtare, shqip dhe ajo serbe, ndėrsa nė pjesėt e Kosovės ku pėrqindja e komuniteteve tė tjera pakicė ėshtė mė e madhe se 5%, do tė pėrdoret edhe gjuha e komunitetit pėrkatės.

Kostoja e kėtij projekti sillet rreth 11 milionė euro, ndėrsa deri tash janė siguruar 3.9 milionė nga Qeveria e Kosovės dhe 2.5 milionė nga BE-ja, ndėrkaq pjesa tjetėr pritet tė sigurohet nga donacionet tė tjera.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,39003
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.12.2010, 23:39   15
Citim:
Diaspora jashtė regjistrimit
Hivzi Islami

Regjistrimi i popullsisė ėshtė njė projekt i madh dhe shumė kompleks statistikor, profesional e teknik, me rėndėsi tė posaēme shoqėrore, ekonomike, politike dhe kombėtare. Mirėpo, kėtu nuk do tė flasim hollėsisht as pėr rėndėsinė e tij, as pėr metodologjinė, as pėr definicionet e klasifikimet pėrkatėse, as pėr Ligjin dhe programin e aktiviteteve, as pėr kapacitetet profesionale-kadrovike dhe organizative tė Entit Statistikor tė Kosovės, as pėr koncepcionin mbi bazė tė tė cilit do tė realizohet operacioni, ku do tė dėmtohet mė sė shumėti popullata shumicė.

Pėr tė gjitha kėto do tė bėjmė fjalė nė njė rast tjetėr. Shkas pėr kėtė reagim janė deklaratat e ministres nė dorėheqje tė Ministrisė sė Administratės Publike, e cila e ka marrė me shumė zallahi e pompozitet operacionin e regjistrimit tė popullsisė (sikurse edhe njė ish-ministre zhurmėmadhe e kėtij dikasteri nė vitet 2005-2007), mbase edhe pėr motive personale elektorale.

Ministrja jonė kėto ditė, nė raste tė ndryshme, pėrsėriti pandėrprerė se regjistrimi do tė mbahet nė prill tė vitit 2011, duke prejudikuar suksesin e tij me “zgjidhjen” e dy ēėshtjeve, deri tash problematike: pėrfshirjen e serbėve nė regjistrim dhe pėrfshirjen e shqiptarėve nė diasporė. Ėshtė pėr ta admiruar ministren qė nuk shfaq asnjė dozė frike se ky regjistrim mund tė dėshtoj fare lehtė, pikėrisht pse serbėt ka shumė mundėsi qė ta bojkotojnė operacionin, nė njė anė, dhe duke mbetur pa u pėrfshirė nė tė shqiptarėt nė diasporė, nė anėn tjetėr.

Pėrmes tė ashtuquajturės “listė komplementare”, ku pjesėtarėt e popullatės shumicė nuk do tė pėrfshihen nė popullsinė e pėrgjithshme tė Kosovės nėse nuk jetojnė nė Kosovė mė shumė se njė vit (zbatimi i koncepcionit tė “popullsisė sė pranishme” e jo tė koncepcionit tė “popullsisė rezidenciale”), tentohet tė krijohet njė mjegullirė, me prapavi tė qartė.

Regjistrimi i popullsisė ėshtė shtyer me vite tė tėra pikėrisht pse serbėt nuk u pajtuan qė t’i pėrgjigjeshin operacionit. Ministrja jonė dhe faktori i jashtėm tash janė optimistė se serbėt nuk do ta bojkotojnė regjistrimin, ndėrsa shqiptarėt nė diasporė do t’i mashtrojnė me premtimin se do tė pėrfshihen nė regjistrim.


“Lista komplementare”: njė mashtrim ordiner i diasporės

E ashtuquajtura “Lista komplementare” ėshtė njė mashtrim i llojit tė vet, qė konsiston nė fshehjen e reagimit tė shqiptarėve tė Kosovės me bojkotim tė regjistrimit pse do tė mbesin jashtė pėrfshirjes nė regjistrim ata tė cilėt, pėr shkaqe tė dhunės ekonomike, politike, policore, ushtarake, etnike, racore etj., tė konceptuar mirė nga pushteti fashisoid serb pėr njė kohė tė gjatė, gjenden nė botėn e jashtme me status tė ndryshėm qėndrimi dhe kohėzgjatje mbi njė vit.

Nė fakt, “lista komplementare”, e rezervuar pėr shqiptarėt, ėshtė dinakėria e tė huajve qė pėrmes saj nė regjistrim tė pėrfshihen serbėt, tė cilėt e kanė braktisur Kosovėn pas sulmeve tė NATO-s dhe ēlirimit tė Kosovės nė qershor tė vitit 1999, pra para 12 vjetėve, pėr ta bėrė Kosovėn me dhunė multietnike! Faktori ndėrkombėtar nuk preokupohet me gjendjen strukturore demografike dhe sociale tė Kosovės, por i intereson vetėm pasqyra e tillė etnike, ku shqiptarėt do tė dalin nė numėr mė tė vogėl dhe serbėt nė numėr sa mė tė madh!

Deri tash, me zbatimin e kriterit “lidhja e personit me vendbanimin” dhe pengesave tė tjera, tė paktėn rreth 300.000 shqiptarė nė diasporė (mbi 18 vjet) nuk u pėrfshinė nė listat e votuesve nė Kosovė dhe mė tepėr nė regjistrimin civil (mbi 16 vjet), tė organizuar nga OSBE-ja pas luftės, duke u shkelur e drejta e tyre pėr tė zgjedhur dhe pėr t’u zgjedhur dhe pėr tė poseduar dokumente identifikimi.

A ka logjikė qė kėto 12 vjetėt e pasluftės tė thuhet zyrtarisht se Kosova ka rreth 2 milion banorė, kur shtimi natyror, me gjithė dobėsitė nė pėrfshirjen e ngjarjeve vitale (nėnregjistrimi), sillet midis 27.000 dhe 30.000 veta mesatarisht nė vit! Ndėrsa, tash njė vit, nė zgjedhjet komunale, lista e votuesve numėronte mbi 1.5 milion votues (!).

Pėr kėtė numėr, duke marrė parasysh moshėn e popullatės, Kosova duhet tė kishte sė paku 2.7 milion banorė. Kėto ditė KQZ-ja e shpalli listėn prej 1.630.636 votuesve (!), qė nėnkupton minimum 3 milion banorė. Shtrohet pyetja: a ėshtė pėrfshirė nė kėtė numėr edhe diaspora?

Me “listėn komplementare” (Formulari S1) nuk pėrfshihen nė popullsinė e pėrgjithshme tė Kosovės personat qė gjenden jashtė Kosovės mbi 12 muaj. Kėta persona nuk pėrfshihen as nė pyetėsorin individual (Formulari R3), ku edhe shėnohet se pėr personat qė jetojnė jashtė Kosovės “nuk plotėsohet pyetėsori individual” (R3), ndėrsa vetėm personat nga Formulari individual pėrfshihen nė popullsinė e pėrgjithshme tė Kosovės dhe trajtohen si persona rezidencialė nė Kosovė.

Mashtrimi do tė shkojė deri nė atė shkallė sa qė as qė do tė pėrpunohen tė dhėnat nga “lista komplementare” (Formulari S1), e cila eshe ashtu do tė jetė me plotė defekte sa i pėrket pėrfshirjes! Tė luhet me diasporėn tonė, qė dha kontribut tė madh nė ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės, nė dhėnien e ndihmave financiare pėr veprimtaritė vitale tė shqiptarėve dhe nė rezistencėn e armatosur kundėr okupatorit serb, ėshtė e pandershme dhe e turpshme. Mė e ndershme ėshtė t’i thuhet diasporės sonė se do tė mbesė jashtė procesit tė regjistrimit, sepse kėtė nuk po e lejojnė tė huajt!

Pėr dėmtimin e popullatės shqiptare, nesėr tė huajt nuk bartin pėrgjegjėsi. Atė e bartin vendorėt: shteti, ministrat, Enti i Statistikės, shoqėria civile, ekspertėt etj.

Pėr kėto 7-8 vite faktor i jashtėm dhe tė gjitha instancat relevante vendore kurrė nuk kanė menduar si tė ngritet niveli profesional-kadrovik dhe organizativ i Entit Statistikor nė mėnyrė qė tė pėrgatitej njė regjistrim gjithėpėrfshirės dhe cilėsor, sikundėr qė nuk ėshtė penguar as menaxhimi i keq i kėtij institucioni dhe keqpėrdorimet financiare.

Pėr kėto vite, kapacitetet e Entit kanė stagnuar, madje kanė rėnė me pensionimin e kuadrove profesionale ose edhe ndjekjen e tyre nga pėrgjegjės tė instancave pėrkatėse qeveritare nė vitet 2004-2007, me drejtorė tė regjistrimit tė popullsisė qė nuk ishin nė gjendje ta drejtonin as njė zyre tė ofiēarisė nė njė vendbanim tė vogėl rural, pėrfshirė Drejtorin e sotėm tė regjistrimit, i cili madje nuk di t’i nxjerrė as pėrqindjet, por e ka mbėshtetjen e fuqishme politike!

Ėshtė detyrė e mediave qė tė kėrkojnė nga njeriu mė pėrgjegjės i tėrė projektit (drejtori), tė intervistohet lidhur me regjistrimin e popullsisė, nė mėnyrė qė tė shihet kush ėshtė njeriu kryesor i kėtij operacioni dhe pastaj tė gjykohet pėr rezultatet e tij.


Inferioriteti ndaj tė huajve

Ėshtė e vėrtetė se ministrja jonė e ka gjetur njė situatė, tė cilėsuar si “fait accompli” lidhur me regjistrimin e popullsisė, ose thėnė mė thjesht i ka mbetur nė dorė “patatja e nxehtė”, sepse disa vjet pėrpara janė kryer “pazaret” pėr mėnyrėn e regjistrimit dhe veēanėrisht pėr koncepcionin dhe pėrkufizimin e “popullsisė rezidenciale” nga tė cilat varet sa banorė do tė ketė Kosova dhe ēfarė pėrbėrje etnike.

Ama ministrja nuk bėri as mė tė voglėn pėrpjekje pėr tė ndėrruar bile diēka. Enti Statistikor i Kosovės ėshtė shndėrruar nė mė pak se njė argat: tė gjithė pyetėsorėt (Formularėt R1, R2, R3 dhe S1) dhe materiali tjetėr pėr regjistrimin e vitit 2011 janė pėrgatitur nga tė huajt dhe janė njė pėrkthim mekanik nė shqip (me shumė gabime gjuhėsore e kuptimore), ku nuk guxohet tė ndėrrohet asnjė germė e vetme.

Kurajimi dhe pompoziteti i ministres sonė nė dorėheqje vijnė nga mbėshtetja qė isntancat ndėrkombėtare po i japin realizimit tė kėsaj ndėrmarrjeje. E vėrteta ėshtė se ka 7-8 vjet qė regjistrimi i popullsisė, nga instancat profesionale dhe politike, ndėrkombėtare dhe vendore, ėshtė dizajnuar ashtu qė tė shkojė nė dėm tė shqiptarėve dhe nė favor tė pakicave dhe, mė komkretisht, tė serbėve.

Qė nė vitin 2005 UNMIK-u kishte hartuar planin pėr formimin e qendrave tė veēanta nė Serbi dhe Mal tė Zi pėr regjistrimin e serbėve, ani pse kishin kaluar 6 vjet nga shpėrngulja e tyre. Ndėrkaq pėr tė tjerėt vlente kriteri se nėse mbi njė vit gjenden jashtė Kosovės, nuk do tė pėrfshiheshin nė regjistrim! Ky kriter diferencues, me tendencė tė aplikimit tė kamufluar, do tė vlejė nė regjistrimin e vitit 2011!

Po mbushen tashmė 12 vjet qė faktori kosovar nuk e ka kundėrshtuar pothuajse nė asnjė rast faktorin ndėrkombėtar atje ku ka pasur shumė tė drejtė, tė mbėshtetur nė fakte mė bollėk. Ėshtė pėr ta pėrshėndetur reagimin e ashpėr, tė argumentuar, tė ministrit tonė tė brendshėm dr. Bajram Rexhepi dhe ministrit tė Integrimeve Evropiane Besim Beqaj lidhur me kushtet shtesė pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt kosovarė, ku menjėherė u zbut toni i evropianėve.

Instancat e huaja, nė biseda me shqiptarėt, veēanėrisht nė bisedat ku ėshtė vendosur statusi politik-konstitucional i Kosovės, ēfarė janė p.sh. bisedimet e Vjenės nė vitet 2005-2007, dhe mė herėt e mė vonė -, kurrė nuk ka pasur versione dhe plane rezervė, ēfarė kanė pasur me Serbinė dhe serbėt. Plani i M. Ahtisarit (decentralizimi) ėshtė pėrpiluar mbi bazė tė tė dhėnave tė Serbisė (shifrat pėr numrin e banorėve, pėrbėrjen etnike dhe sipėrfaqen e vendbanimeve dhe komunave tė reja serbe; ēėshtjet kadastrale etj.) dhe kėrkesave tė saj.

Delegacioni i Kosovės ishte shndėrruar nė njė karnaval, ku shpeshherė shkohej nė Vjenė me 50-60 veta, pa profesionistė! Ky delegacion, si “zemėrgjerė dhe fleksibil”, vėshtrohej me simpati nga bashkėsia ndėrkombėtare, duke u lavdėruar pėr konstruktivitet, sepse ofroj mė shumė se sa prisnin tė huajt dhe vetė Beogradi zyrtar!

Kėshtu me shumė lehtėsi doli plani 5+1 komuna tė reja serbe, me privilegje tė papara nė Evropė dhe nė botė, ku kufijtė komunalė u bėnė dhe kufij ndėrkombėtarė! Pėr kėto 11-12 vjet pas ēlirimit janė bėrė shumė eksperimentime nė pėrpjekjet pėr tė zbatuar modele tė huaja nė fusha tė ndryshme. Nė rrethanat tona specifike, asnjė model nuk ka gjetur zbatim nė terren. Mė sė keqi ka kaluar dhe po kalon sistemi i arsimit, veēanėrisht ai shkollimit tė lartė.

Njė kundėrshtim i tillė nuk ndodhi as me problemin e regjistrimit tė popullsisė, operacion qė ka rėndėsi jo vetėm statistiko-demografike dhe ėshtė bazė pėr planifikimin e zhvillimit ekonomik dhe social, por ėshtė edhe ēėshtje politike, komponent qė e anashkalon ministrja jonė, gjė qė ėshtė njė miopi politike. Jemi dėshmitarė qė fakti etnodemografik dhe statistik, bile nė rastin e Ballkanit Perėndimor e Qendror, veēanėrisht tė Kosovės, ėshtė bėrė dhe ēelės i zgjidhjes sė raporteve politike dhe etnike.

Ėshtė i njohur fakti se nė Serbi nė regjistrimin e vitit 2002 janė pėrfshirė edhe serbėt e Kosovės, por shifra nuk ėshtė kumtuar, sepse e mbajnė pėr ta pėrdorur si shantazh nė momentin e duhur. Regjistrimi i vitit 2011 nė Kosovė mund tė jetė rast i pėrshtatshėm pėr ta pėrdorur kėtė shifėr.

http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ry=20&id=91014
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.2.2011, 23:52   16
Citim:
Jep dorėheqjen drejtori i Entit Statistikor tė Kosovės

Nė fazėn e pėrgatitjes sė institucioneve vendėse pėr tė filluar regjistrimin e popullsisė, i cili ėshtė paralajmėruar pėr nė prill tė kėtij viti, ushtruesi i detyrės sė postit tė drejtorit tė Entit tė Statistikave tė Kosovės, Nait Vrenezi, ka dhėnė dorėheqje nga ky post.

Nait Vrenezi ishte emėruar nė kėtė post nga kryeministri nė largim, Hashim Thaēi, nė prill tė vitit tė kaluar. Emėrimin e tij nė kėtė post kryeministri e kishte bėrė pas shkarkimit tė drejtorit tė mėparshėm Avni Kastrati, tė cilin Thaēi e kishte shkarkuar nga pozita e drejtorit nė kohėn e riformatimit tė Qeverisė sė Kosovės.

http://www.kosova-sot.info/ekonomi/j...kor-te-kosoves
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.2.2011, 21:28   17
Citim:
Debat pėr regjistrimin e popullsisė

Nė Prishtinė filloi fushata e sensibilizimit pėr regjistrimin e popullsisė, banesave dhe ekonomive familjare. Nė debatin e organizuar nga Enti Statistikor i Kosovės dhe Komuna e Prishtinės, u vlerėsua se regjistrimi i popullsisė do tė ofrojė njė pasqyrė tė qartė pėr gjithė vendin.

Tė dhėnat qė dalin nga regjistrimi i popullsisė, ekonomive familjare dhe banesave, janė shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, ngase me dekada me radhė institucionet e vendit e kanė ndier mungesėn e tė dhėnave tė sakta pėr indikatorėt nė vend.

Kėshtu u tha nė debatin e organizuar nga Enti i Statistikave i Kosovės dhe Komuna e Prishtinės. Shefi i hartografisė nė Entin e Statistikave Rrahman Tara tha se ēdo gjė ėshtė gati pėr realizimin e kėtij projekti dhe nė Prishtinė do tė jenė nė terren shtatė mijė punėtorė qė do tė bėjnė regjistrimin e popullsisė.

“Pėr banesa kemi 17 pyetje, pėr personin kemi 41 pyetje, dhe ēdo ekonomi familjare t’i pres regjistruesit sepse janė miqtė e tyre, dhe qėllim i secilit qė shkon nė derė do tė ketė njė me njė hartė nė tė cilėn do ta merr nga qarku i vet dhe nė tė cilėn do tė jenė tė gjitha objektet e vizatuara, secila ka njė kod qė banuesi do ta ketė shumė tė lehtė ta identifikoj regjistruesi bashkė me mbikėqyrėsin”, tha Tara.

Ndėrkaq, Arif Halili nga Komisioni Komunal i Prishtinės, tha se Komuna do tė ofrojė mbėshtetjen e plotė, pėr realizimin e projektit.

“Para vetės kemi njė projekt shumė tė madh, tė cilin e kemi pritur me vite tė tera. Ėshtė detyrė e jona qė tė angazhohemi dhe si Komision Komunal jemi mobilizuar, kemi caktuar edhe zyrat ku do tė pranohet materiali pėr regjistrim tė popullsisė”, theksoi Halili.

Nė takim u kėrkua nga qytetarėt qė tė jenė real nė tė dhėnat e tyre, duke i siguruar ata se tė gjitha tė dhėnat klasifikohen si sekret zyrtar dhe shėrbejnė vetėm pėr qėllime statistikore dhe janė tė mbrojtura me dispozitat ligjore nė fuqi. Regjistrimi i popullsisė mbahet prej 1 deri mė 15 prill.

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=45953
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.2.2011, 18:42   18
Citim:
ASHAK propozon shtyrjen e regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė

Kryesia e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės pėrmes njė komunikate ka shfaqur pikėpamjet rreth regjistrimit tė ardhshėm tė popullsisė nė Kosovė, duke e parė kėtė si njė punė me rėndėsi shumėdimensionale.

Nė komunikatė theksohet se ASHAK e vetėdijshme pėr peshėn shoqėrore, politike e kombėtare tė regjistrimit tė popullsisė, ASHAK i ka ndjekur me vėmendje proceset nė kėtė fushė veprimi si nė vitet ’90 tė shekullit tė kaluar, ashtu edhe pas luftės. Ajo ishte e pėrkushtuar qė me dijen, sugjerimet dhe kėshillat e anėtarėve tė saj ta jepte ndihmesėn pėr realizimin me sukses tė projektit nė mėnyrė qė rezultatet tė pasqyronin realitetin objektiv demografik dhe shoqėror shkencėrisht tė qėndrueshėm.

ASHAK, nė vitet e fundit, nė kontaktet me krerėt e institucioneve kryesore tė Kosovės, ka shprehur edhe shqetėsimet e saj pėr disa zhvillime jo tė volitshme lidhur me regjistrimin e popullsisė.

Rezultatet e regjistrimit tė popullsisė varen nė masė tė ndjeshme dhe nga koncepcioni nė bazė tė tė cilit zbatohet regjistrimi. Nė kėtė kontekst peshė tė veēantė ka pėrkufizimi i “popullsisė rezidente”. Prej tij varet drejtpėrsėdrejti pasqyrimi i numrit tė popullsisė dhe i shumė elementeve tė strukturės sė saj.

Sipas Ligjit pėr Regjistrimin e popullsisė (neni 3, alineja 1.1) regjistrimi bėhet jo sipas koncepcionit “popullsi rezidente”, por sipas koncepcionit “popullsi e pranishme” apo gjendjes faktike. Kjo do tė thotė se tė gjithė personat qė nuk janė nė Kosovė mbi 12 muaj, nuk pėrfshihen nė popullsinė e pėrgjithshme.

Ligji (neni 3, alineja 1.2) ka parashikuar njė “listė suplementare”, ku do tė pėrfshihen personat qė jetojnė jashtė Kosovės, por ky numėr nuk hyn nė numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė sė Kosovės. Nė kėtė mėnyrė cenohet pasqyrimi objektiv i gjendjes demografike dhe bashkatdhetarėve tanė nė botėn e jashtme u shkelet e drejta e pjesėmarrjes nė votime dhe tė drejta tė tjera civile.

Nė historinė e eksodeve etnike nė Evropė pas vitit 1945 Kosova bėn pėrjashtim pėr shkak tė mėnyrės sė detyrueshme tė shpėrnguljes dhe tė deportimit tė popullatės shqiptare nė fund tė shek. XX (dhuna policore, ushtarake, politike, ekonomike dhe ndjekja dhe shpėrngulja sistematike me masa tė ndryshme tė presionit deri te ndėrmarrjet gjenocidale me qėllim tė zvogėlimit tė numrit tė tyre).

Kėto arsye e detyruan bashkėsinė ndėrkombėtare tė ndėrhynte edhe ushtarakisht kundėr forcave serbe nė mars tė vitit 1999. Kėshtu njė numėr i madh i shqiptarėve gjendet nė botėn e jashtme mbi 12 muaj, por shumė prej tyre pa status tė rregulluar tė qėndrimit, siē janė refugjatėt, tė zhvendosurit, azilantėt, punėtorėt sezonalė, tė punėsuarit nė “tė zezė”, studentėt dhe kategoritė e tjera qė kanė ndonjė mbrojtje tė pėrkohshme tė pasigurt, e qė pritet tė riatdhesohen.

Tė dhėnat pėr pjesėtarėt e tė gjitha kėtyre kategorive do tė duhej tė mblidheshin gjatė regjistrimit pėrmes pyetėsorit individual dhe jo pėrmes “listės suplementare”. Tė dhėnat do t’i ofronin familjarėt, tė afėrmit dhe fqinjėt e tyre nė Kosovė

Bashkatdhetarėt tanė investojnė nė vendlindje nė ndėrtimin e shtėpive, nė bujqėsi, nė biznese tė ndryshme, i ndihmojnė familjarėt dhe tė afėrmit e tyre me tė holla dhe nė mėnyra tė tjera. Pėr kėto arsye janė reale supozimet qė njė numėr i konsiderueshėm i punėtorėve “pėrkohėsisht” tė punėsuar nė vendet perėndimore qė nga fillimi i viteve ’70 tė shek. XX do tė kthehet nė vendin e lindjes, pėrkatėsisht nė vendin e pėrhershėm tė banimit, pasi ta pėrfundojė karrierėn e punės dhe tė pensionohet.

Kėta persona duhet tė jenė pjesė e popullatės sė pėrgjithshme tė Kosovės dhe mbi bazė tė kėtij vėllimi demografik duhet tė bėhen planifikimet hapėsinore, urbanistike dhe shoqėrore.

Nga ana tjetėr, ka njohuri se qysh nga viti 2005 ekzistojnė plane tė UNMIK-ut pėr formimin e qendrave tė posaēme nė Serbi dhe nė Mal tė Zi, qė do ta organizonin regjistrimin e serbėve tė Kosovės sipas koncepcionit tė popullsisė rezidente, ēka nėnkupton pėrfshirjen e tė gjithė serbėve qė janė shpėrngulur nga Kosova nė Serbi e Mal tė Zi qė nga viti 1999.

Serbia kishte planifikuar ta mbante regjistrimin e popullsisė nė prill tė vitit 2011, por pastaj ka vendosur ta shtyjė pėr tetor tė kėtij viti, pa dhėnė ndonjė arsyetim. Pėr regjistrimin e popullsisė nė Kosovė Serbia zyrtare e ka ngarkuar tė ashtuquajturėn “Ministri pėr Kosovė dhe Metohi”, e cila ka deklaruar se serbėt e Kosovės nuk duhet tė dalin nė regjistrim pa lejen e Beogradit. Dihet se serbėt e Kosovės i kanė bojkotuar tri regjistrimet provuese nė Kosovė (2005, 2006 dhe 2009). Kjo i shton dyshimet pėr mundėsi manipulimi tė regjistrimit.

Sot jetojmė nė Ballkanin e pastabilizuar, ku fakti statistik dhe faktori demografik janė bėrė ēelės i zgjidhjes sė raporteve politike dhe tė problemeve etnike, kėshtu qė pasqyrimi joreal i dimensionit etnodemografik tė Kosovės mund tė ketė edhe pasoja politike.

Regjistrimi i popullsisė ėshtė operacion kompleks masiv i cili nė Kosovė parashihet tė mbahet nga 1-15 prill tė kėtij viti, ndėrsa nga preokupimi i tė gjitha instancave pushtetore dhe spektrit politik pėr zgjedhjet, nga tė cilat sapo dolėm, u konsumua shumė energji, duke u lėnė anash angazhimi i nevojshėm rreth regjistrimit tė popullsisė.

Duke u mbėshtetur dhe nė kėtė fakt, ASHAK u sugjeron instancave vendimmarrėse qė, pėr tė pasur njė regjistrim objektiv, gjithėpėrfshirės dhe cilėsor, tė merret vendim pėr shtyrjen e tij dhe pėr rishqyrtimin e tėrė ēėshtjeve kontestuese, pėrfshirė edhe Ligjin pėr Regjistrimin e popullsisė, pėrfundon komunikata, e nėnshkruar nga kryetari i saj akademik Besim Bokshi. (KD/INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...5659c3a43&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.3.2011, 08:49   19
Citim:
Shqiptarėt e veriut duan regjistrim nė veri

Edhe pse zyrtarėt pėr regjistrimin e popullsisė nė komunėn e Mitrovicės e kanė tė paqartė se kush do ta bėjė regjistrimin e tyre nė pjesėn veriore, burime ndėrkombėtare tė Agjencisė bėjnė me dije se ky proces do tė kryhet nga organizata ndėrkombėtare UNOPS.

Ramadan Kelmendi, ish-deputet i ish-Parlamentit tė Kosovės, banor i Lagjes sė Boshnjakėve, nė pjesėn veriore, pėr “Zėrin” ka thėnė se nuk ėshtė punuar sa duhet nga institucionet lokale e pėr tė bėrė njė regjistrim tė drejtė e me standarde tė kėrkuara dhe se komisionet pėr regjistrimin nė pjesėn veriore s’kanė arritur tė punojnė sa duhet nė kėtė proces.

Sipas tij, nė veri tė qytetit janė 720 banesa tė shqiptarėve, nga tė cilėt janė larguar me dhunė nga pushteti serb pas vitit 1999 e nė to janė vendosur serbėt. Prandaj, shtrohet pyetja kush do t’i regjistrojė ata, kur nė pronat e rreth 24 mijė shqiptarėve jetojnė serbėt.

“Ata nuk do tė kenė mundėsi tė regjistrohen si qytetarė tė Kosovės, pasi nuk jetojnė nė atė pjesė tė qytetit”, ka thėnė Kelmendi, i cili e ka vlerėsuar kėtė humbje tė madhe tė Mitrovicės dhe tė Kosovės.

“Komisioni Komunal dhe ai Qendror i kanė pasur kėto fakte parasysh, andaj ka kėrkuar qė tė krijohet njė zyrė e regjistrimit pranė komunės sė Mitrovicės, nė mėnyrė qė tė regjistrohen ku i kanė shtėpitė dhe pronat e tyre. Ky ėshtė obligim kushtetues i cili duhet ta sigurojė komisioni komunal zgjedhor dhe komisioni qendror”, ka thėnė Kelmendi.

“Nėse veprohet ashtu, do tė thuhet se nė veri nuk jetojnė aq shumė shqiptarė, ata nuk kanė prona, shtėpi dhe banesa atje, kurse nė bisedime teknike serbėt do tė kalkulojnė elementin e gjendjes faktike, duke e pranuar spastrimin etnik nė atė pjesė tė qytetit, nė tė cilin tash jetojnė rreth 20 pėr qind, kurse para vitit 1999, kanė jetuar afro 83 pėr qind shqiptarė.

Edhe qytetarėt qė kanė jetuar nė veri, por janė zhvendosur nė jug, thonė se ata deri tani asnjė institucion i Kosovės nuk i ka njoftuar si duhet tė regjistrohen - si banorė tė pjesės veriore tė Mitrovicės apo tė vendeve ku jetojnė, ndėrsa dėshira e tyre ėshtė tė regjistrohen si banorė tė veriut tė qytetit, ku i kanė pronat.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/2...strim-ne-veri/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.4.2011, 17:09   20
Citim:
Nis regjistrimi i popullsisė nė Kosovė

Nė Kosovė tashmė ka filluar Regjistrimi i Popullsisė, Ekonomive familjare dhe Banesave, ka njoftuar Enti i Statistikave tė Kosovės.

4900 regjistrues pėrgjatė 15 ditėve sa do tė zgjas procesi i Regjistrimit 2011, do te trokasin derė mė derė dhe tė plotėsojnė pyetėsorėt me tė dhėnat qė do tė marrin pėr individėt, ekonomitė familjare dhe banesat.

Ata do tė mbikėqyren nga 900 kontrollorė, 110 mbikėqyrės dhe 40 inspektorė tė shtetit tė cilėt do tė ofrojnė kėshillat e nevojshme gjatė punės nė terren dhe do tė mbikėqyrin punėn e regjistruesve. Komisionet Komunale tė regjistrimit gjithashtu do tė pėrkujdesen pėr mbarėvajtjen procesit si tėrėsi, nėpėr komunat pėrkatėse.

Enti i Statistikave tė Kosovės ka bėrė gjithė pėrgatitjet e nevojshme qė ky projekt i rėndėsishėm tė zhvillohet sipas kritereve dhe standardeve ndėrkombėtare. Operacioni Monitorues Ndėrkombėtar (IMO) dhe EUROSTAT-i pėrmes 27 monitoruesve ndėrkombėtarė do tė pėrcjellin procesin e Regjistrimit gjithandej nėpėr Kosovė, thuhet nė njė komunikatė shpėrndarė sot medieve.

"Regjistrimi i Popullsisė paraqet procesin mė tė plotė dhe gjithėpėrfshirės pėr mbledhjen e tė dhėnave mbi numrin dhe karakteristikat e popullatės nė Kosovė".

Regjistrimi ėshtė njė portret i popullsisė sė Kosovės dhe gjendjes socio-ekonomike tė kushteve tė jetesės, nė njė moment tė caktuar. Shifrat e Regjistrimit janė thelbėsore pėr politika vitale dhe efikase qė stimulojnė zhvillim, progres dhe mundėsi pėr tė gjithė, thekson ESK.

http://www.gazetaexpress.com/index.p...cid=1,15,50783
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 00:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.