Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.3.2008, 10:53   1
Drit
 

Punim Sindroma e Brukselit


Strategji mbijetese

Nė momente kur individė vihen nė situata nė tė cilat ata nuk e kanė mė nė dorė fatin e tyre, kur ndjejnė njė frikė tė madhe dhe besojnė se fati i tyre ėshtė nė duart e rrėmbyesve, mund tė shfaqet njė strategji pėr mbijetesė e cila zhvillohet nė njė pėrgjigje psikologjike qė mund tė pėrfshijė simpati dhe mbėshtetje ndaj pengmarrėsit.

Nga vjen emri?

Emri Sindroma e Brukselit vjen nga situata e krijuar nė Shqipėri qė prej vitit 1990 deri mė 2008, ku 3'500'000 persona u mbajtėn peng tetėmbėdhjetė vjet. Pėrgjatė burgimit tė tyre, ndonėse nė rrezik, tė burgosurit mbronin aktet e pengmarrėsve dhe pėr mė tepėr refuzonin ēdo pėrpjekje pėr rrugėzgjidhje.

Nga ē’farė shkaktohet Sindroma e Brukselit?

Individėt mund tė preken nga Sindroma e Brukselit nėn konditat e mėposhtme:

– Bindja se pengmarrėsi mund dhe do ti vrasė.
– Izolim prej gjithkujt tjetėr pėrveē se pengmarrėsit.
– Bindja se ēlirimi ėshtė i pamundur.
– Interpretimi i mirėsjelljes sė pengmarrėsit si kujdes reciprok.

Viktimat e Sindromės sė Brukselit nė pėrgjithsi vuajnė nga njė izolim i rėndė dhe abuzim moral e fizik.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.10.2009, 11:52   2
Citim:
A i ka pėrmbushur Brukseli standardet?!
Sajmir Lleshi

Progres-raporti i publikuar nga Komisioni Evropian, vazhdon tė bėjė jehonė nė Tiranėn zyrtare. E si tė gjitha herėt e tjera, pozita dhe opozita u gėzuan nga ky raport. E para u gėzua sepse janė realizuar disa standarde, ndėrsa opozita u gėzua sepse nuk janė realizuar disa tė tjera. E njėjta histori u pėrsėrit edhe kėtė vit. Megjithatė, Shqipėria ėshtė nė rrugėn e duhur drejt Bashkimit Evropian, njė union i shumė etnive dhe nacionaliteteve. Kėshtu thuhet tė paktėn nė Bruksel, por mė shumė nė Tiranė.

Pėr Helmut Lohan, gota vazhdon tė jetė gjysmė plot. E kjo do tė thotė nė njė farė mėnyre se vendi ka ende shumė punė pėr tė bėrė, meqė ka vite qė kjo “gotė” standardesh qėndron mbi tavolinėn e zyrave tė ambasadave perėndimore nė kryeqytetin tonė, pa u mbushur.


Standardet e Brukselit

Po a janė standardet ato qė e pengojnė Shqipėrinė nė rrugėtimin e saj drejt “demokracisė”? Unė them qė deri diku, sepse BE-ja ėshtė mėsuar edhe me shkeljen e kritereve tė firmosura nga vetė ajo. Rastet janė tė shumta. Politika herė pa here shkel tė shkuarėn e saj, pėr tė bėrė atė qė i intereson pėr momentin. E kjo nuk ndodh vetėm nė Tiranė, por edhe nė Bruksel, atje ku trumbetohen mė sė shumti standardet dhe demokracia. Kritere tė tilla janė pėrsėritur kaq shumė, saqė tashmė janė bėrė rutinė pėr ēdokėnd qė dėgjon histori ndėrkombėtarėsh.

Kur ia dėshiron puna, Brukseli i kapėrcen tė gjitha kriteret e saj, e ia arrin qėllimit politik dh gjeostrategjik. Rasti i Bullgarisė ėshtė mė i pėrhapuri dhe mė i njohuri, por janė tė shumta edhe rastet e tjera. E sė fundi, BE-ja luajti marshin tjetėr, po nė Ballkan kur i ēeli dyert Serbisė, pėr tė udhėtuar pa viza kriminelėt e djeshėm tė luftės, tė cilėt do tė jenė qytetarėt e “mirė” tė nesėrm tė kėtij unioni.

Por kjo gjė nuk ndodhi me Shqipėrinė, e cila pėr fatin e mirė nuk numėron as kriminelė lufte nė radhėt e saj dhe e as nuk ka shkaktuar nxitje konfliktesh tė tjera. (ēdo vit e njėjta lėvdatė pėr Shqipėrinė, pėr marrėdhėnie tė mira me fqinjėt). Megjithatė, Shqipėria ende nuk i ka pėrmbushur standardet! E nė fakt, pėrveē kėsaj, nuk mund tė pritet asgjė tjetėr, pasi kushtet pėr tė arritur nė portėn e dėshiruar, duket se edhe kėsaj here janė mė tė vėshtira dhe mė tė rėnda pėr shqiptarėt. Pėr serbėt jo, as edhe pėr bullgarėt. E nėse tė parėt shquhen pėr krime lufte dhe pėr pėrēarje nė Ballkan, tė dytėt shquhen pėr krime mafioze, pėr tė cilat vetė BE-ja po i paguan shtrenjtė.

Kompromisi i saj me standardet e vėna nė kėtė rast, nuk e lėkundi unionin edhe nė rastin tjetėr, qė ėshtė Shqipėria. Krimet nė Bullgari dhe varfėria gjithashtu, janė ekstreme. Por kjo, nuk e shqetėson BE-nė, aq sa e shqetėsojnė disa kriminelė ordinerė nė Shqipėri, tė cilėt pėr hir tė vėrtetės nuk kanė arritur ende standardet e kriminelėve serbė, bullgarė, rumunė, por edhe nga vende tė tjera tė Evropės. BE-nė e shqetėson edhe korrupsioni nė Shqipėri. E nė fakt mirė bėn qė kėrkon njė politikė tė tillė, sepse standardet janė standarde. Vetė BE-ja do ta ketė harruar se sistemi i krijuar prej saj prodhon vetė korrupsion.

Qėllimet dhe mjetet e pėrdorura nga diplomatėt, atė qė bėjnė politikėn nė Tiranė dhe gjetkė, nuk tė lėnė tjetėr veēse tė jesh pjesė e korrupsionit dhe mashtrimeve. Por ndryshe nga Shqipėria, nė BE luhet me karta tė mėdha, pėr tė cilat vendi dhe politika jonė nuk do tė mundet t’iu bashkohet edhe nėse nesėr do tė jetė pjesė e unionit. E pra, vetė BE-ja ėshtė ngritur mbi korrupsionin dhe mashtrimin, duke filluar qė nga grabitjet e pushtimeve kolonialiste e mė tej, deri nė ditėt e sotme. Tashmė, ky bashkim vetėquhet legjitim, edhe mbi tė shkuarėn e saj qėndrojnė tė shkelura ligjet e pashkruara tė njerėzimit.


“Pasioni” i Tiranės

Pėrtej euroskepticizmit, do tė thoja qė Shqipėria nuk ka rrugė tjetėr, veēse duke qenė pjesė e Bashkimit Evropian. Ky tren i prishur, ku pjesėt mė tė shtrenjta i janė vjedhur nga politikanėt, nuk mund tė ketė ndryshim destinacioni, sepse do tė binte nė greminė menjėherė. E “standardet” pėr tė vijuar udhėtimin e kėtij treni, nuk mund tė shkelen, sepse kjo i jep energji makinistit (politikės shqiptare) pėr tė dhėnė edhe njė herė gaz nė udhėtimin evropian.

Por, a duhet qė raportet tė jenė shtylla kryesore dhe orientimi i Shqipėrisė? Unė them qė jo, sepse tė punosh pėr vendin tėnd, nuk duhen hiē standarde dhe as kritere tė vendosura nga dikush tjetėr. Tė punosh pėr vendin tėnd, do tė thotė tė planifikosh dhe tė mendosh pėr vendin tėnd. Deklaratat e Berishės se raporti i KE-sė do tė jetė udhėrrėfyes pėr Shqipėrinė duket paksa naive, pasi kjo do tė thotė nė njė farė mėnyre se deri dje, Shqipėria nuk kishte udhėrrėfyes. Megjithatė, puna pėr nė BE ka nisur. Ndėrsa deklaratat e opozitės, nuk ishin tjetėr vetėm se rreshta tė shkruar qė nuk meritonin vėmendje.

Sepse njė opozitė, nėse e do vėrtet vendin e saj, kontribuon. Kėtė, Partia Socialiste e ka harruar prej kohėsh, veēanėrisht pas zgjedhjeve tė qershorit. Kontributi bėhen nė institucione, e kjo parti - e cila duket se ka mbetur nė vagonėt e fundit tė trenit evropian, gati nė rėnie pėrtej shinave - nuk i njeh ato. Ēdo lėvdatė nga njė njeri perėndimor nė Tiranė pėrbėn lajm, ashtu sikurse ēdo kritikė. Edhe plotėsimi i disa standardeve ėshtė sukses i madh pėr kėta njerėz.

Do tė pyesja: Po pėr arabėt nė Dubai qė ndėrtojnė mrekulli, pėr standardet e BE-sė punojnė? Po japonezėt? Ata nuk i detyrojnė evropianėt pėr tė punuar, ashtu sikurse ndodh nė Tiranė. Ata punojnė pėr vendin e tyre, ndėrsa ne punojmė pėr standarde tė imponuara. Assesi nuk jam kundėr kritereve tė vėna nga BE-ja, duke mos dashur tė pėrmend kėtu kriteret e lobit holandez. Por jam kundra idesė, qė gjithēka nė kėtė vend tė shėrbejė si marketing politik dhe diplomatik. E pėrtej kėsaj, ndodhet dėshira pėr tė punuar vėrtetė pėr Shqipėrinė dhe jo pėr tekat e zonjave dhe zotėrinjve perėndimor.

http://www.gazetastart.com/analist.p...=Forum&nr=6507
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.12.2009, 10:44   3
Citim:
Sondazhi: 90 % e shqiptarėve po hyrjes nė BE

Shqiptarėt duan mė shumė se gjithė ballkanasit e tjerė tė hyjnė nė Bashkimin Evropian. Kėshtu thotė njė sondazh i kryer nga Gallup.

Sipas kėtij sondazhi, pas pyetjeve tė bėra mjaft qytetarėve nga vende tė ndryshme ballkanike, thuhet se nė Shqipėri dhe Kosovė, 88% e duan BE-nė dhe 90% thonė se, nėse njė referendum mbahet sot pėr kėtė ēėshtje, do votonin pro.

Sipas Gallup, ka luhatje nė dėshirėn e disa vendeve pėr tu anėtarėsuar. Kėshtu, maqedonasit dhe serbėt kanė njė dėshirė mė tė vogėl sesa tre vite mė parė pėr tė hyrė nė BE.

Ndėrsa mbėshtetja mė e ulėt ėshtė nė Kroaci, nė shtetin qė pritet tė anėtarėsohet mė shpejt nė BE. Ky vend, siē duket, ėshtė lodhur pėr shkak tė pritjes sė gjatė dhe vonesave pėr anėtarėsim nga vetoja e shpeshtė sllovene.

Data e afėrt pėr anėtarėsimin e kėtij shteti ėshtė viti 2011-2012. Por dėshira e kroatėve pėr tė hyrė nė BE ėshtė nė masėn 43%. Tė dhėnat e sondazhit qarkulluan dhe nė njė takim tė Miqve tė Evropės tė organizuar nė Bruksel.

http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=3001
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2010, 10:01   4
Citim:
Shqiptarėt, populli mė proevropian nė Ballkan

Shqiptarėt janė populli qė mė shumė se tė gjithė tė tjerėt nė rajonin e Ballkanit besojnė nė Integrimin europian.

Njė sondazh i kryer nga Gallup dhe disa organizata tė tjera dėshmon se 88 pėrqind e shqiptarėve mbėshtesin afrimin e vendit mė Bashkimin europian.

Sondazhi nxjerr edhe disa tė dhėna qė duken kontradiktore, pasi ndėrsa janė tė kėnaqur mė nivelin e jetesės, dhe kjo ka ardhur nė rritje, 64 pėrqind shohin mundėsi mė tė mėdha jashtė vendit ndėrsa 38 do tė donin tė emigronin, duke qenė pėrqindja mė e lartė nė rajon. /voa/

http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/26298.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.3.2011, 10:13   5
Citim:
Haxhinasto: Integrimi, aksion dhe detyrim kombėtar

Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm Edmond Haxhinasto deklaroi sot se prioriteti i vendit ėshtė integrimit nė Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se “integrimi po perceptohet si detyrim dhe aksion kombėtar”. Gjatė konferencės sė pėrbashkėt qė zhvilloi me Komisionerin pėr Zgjerim Stefan Fyle nė pėrfundim tė takimit BE-Shqipėri pėr realizimin e 12 pikave, Haxhinasto u shpreh se edhe opozita duhet tė bėhet pjesė e kėtyre reformave.

“Nė axhendėn tonė politike integrimi nė Be ėshtė prioriteti ynė. Procesi i integrimit dhe zbatimi i prioriteteve nuk janė ēėshtje teknike, por janė prioritare kombėtare. Jemi tė hapur dhe besojmė se jo vetė mazhoranca por edhe opozita do ėt vazhdojnė tė bashkėpunojnė pėr tė miratuar ligje tė rėndėsishme”, tha sot Haxhinasto.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=111886
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2011, 20:50   6
Citim:
Bie interesi i shqiptarėve pėr integrimin

Sipas njė raporti tė publikuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndėrkombėtare, vihet re qė pėrqindja e shqiptarėve pro integrimit ka rėnė.

“Gjetja mė e rėndėsishme e kėtij anketimi ėshtė se vetėm 80.7 pėr qind e shqiptarėve e mbėshtesin integrimin e Shqipėrisė nė familjen e madhe evropiane, ndėrkohė qė 10.5 pėr qind janė kundėr. Njė pėrqindje e konsiderueshme e tė anketuarve, 8.8%, thonė se nuk e dinė, njė sinjal ky i pavendosmėrisė sė tyre. Kjo pėrfaqėson njė rėnie te theksuar nė krahasim me shifrat e mbėshtetjes shumė mė pozitive tė vitit tė kaluar qė qėndronin nė 93.4% dhe pėrafrohet me shifrat e vitit 2009 (88.7%).

Numri i atyre qė janė kundėr anėtarėsimit nė BE dhe i atyre qė ende nuk janė tė vendosur ėshtė rritur”, thuhet nė raport. Sipas tė njėjtin Raport, vitin e shkuar vetėm 3.6% e tė anketuarve u pėrgjigjėn me “jo”, ndėrkohė qė kėtė vit, kjo shifėr shkoi nė 10.5%.

Njė tjetėr fakt ėshtė se numri i shqiptarėve qė e konsiderojnė integrimin si ‘shumė tė rėndėsishėm’, ka rėnė krahasuar me njė vit mė parė. Sipas tė dhėnave, vitin e kaluar 72.6% e tė intervistuarve e konsideronin integrimin shumė tė rėndėsishėm, kėtė vit vetėm 16.5% e tyre e konsiderojnė atė shumė tė rėndėsishėm, me pjesėn mė tė madhe tė tė intervistuarve, 63.3% qė thonė se integrimi ėshtė i rėndėsishėm por jo njė prioritet kryesor.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sequi, tha se ngėrēi politik i tejzgjatur ka ndikuar qė tė ulet besueshmėria e shqiptarėve tek integrimi.

“Perceptimi i shqiptarėve pėr tu integruar nė Bashkimin Evropian ka rėnė. Dhe kjo ėshtė njė shenjė e keqe. Shkak tė rėnies, ėshtė kriza politike dhe sa ka ndikuar ajo tek integrimi. Ka qenė pikėrisht ngėrēi politik qė solli pėr tė dytin vit radhazi refuzimin e statusit, duke humbur kėshtu edhe besimin. Jo pa qėllim shpesh dėshiroj tė theksoj se integrimi duhet tė jetė njė objektiv kombėtar. Njė pikė tjetėr ėshtė informimi qė kanė shqiptarėt pėr anėtarėsimin nė BE dhe tė rinjtė qė kanė pak njohuri. Pėr kėtė, klasa politike dhe mediat duhet tė ndėrmarrin njė fushatė informuese”, theksoi Sequi.

Gjithashtu, shqiptarėt nuk e shohim integrimin si arsye pėr pėrfitim ekonomik tė vendit, por pjesa mė e madhe (40%), thonė se integrimi do tė forconte demokracinė nė vendin tonė.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/44100/

Citim:
Sondazhi, shqiptarėt pesimistė ndaj integrimit nė BE

Mbėshtetja e qytetarėve nė Shqipėri, ndaj procesit tė integrimit europian ka pėsuar njė rėnie tė fortė prej 14 pėrqind nė vitin 2011.Sipas njė sondazhi tė pėrvitshem tė institutit tė studimeve ndėrkombėtare, pėr shumicėn e shqiptarėve integrimi nuk pėrbėn mė njė prioritet kryesor, ndryshe nga mė parė.

Hartuesit e sondazhit mendojnė se ka njė sėrė arsyesh qė kanė ēuar nė kėtė rėnie tė optimizmit ndaj Europės e qė lidhen me krizėn politike nė vend, liberalizimin e vizave, pesimizmin, konfuzionin rreth kohės sė anėtarėsimit apo dhe lodhjen me tejzgjatjen e proēesit.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...tet&Itemid=482

Citim:
Ettore Sequi: Shqiptarėt kanė humbur interesin pėr nė BE

Shifrat e publikuara nga raporti “Prespektiva Europiane e Shqipėrisė” nga Albania Institut tregon se shqiptarėt kanė humbur interesin pėr tu bėrė pjesė e Bashkimit Europian.Ndryshe nga njė vit mė parė niveli i mbėshtetjes pėr tu integruar nė Bashkimin Europian ka pėsuar ulje tė ndjeshme.

Pėrmbysjen e shifrave nga 93 % qė ka qenė nė vitin 2010 nė 80%, ambasadorėt e vendeve tė BE-s tė akredituar nė Tiranė, tė pranishėm, nė prezantimin e raportit e kanė cilėsuar mjaft alarmante. Pėr ambasadorin e BE-sė, Etore Sequi, shkaku kryesor i humbjes sė intersit tė shqiptarėve pėr tu bėrė pjesė e BE-sė, "ėshtė kriza e tejzgjatur politike nė vend, e cila, sipas tij solli edhe refuzimin e statusit te vendit kandidat pėr tė dytin vit radhazi."

Gjithashtu Sequi kėrkon nga "politika tė informojė shqiptarėt pėr avatazhet qė pėrfitojnė shqiptarėt me integrimin."Tė pranishmit nė tryezė ndanė mendimin se nėse kjo tendencė rritet mund tė shndėrrohet nė kundėrshtimin ndaj reformave tė nevojshme.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ike&Itemid=466
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.10.2012, 21:05   7
Citim:
Shqipėri, rritet mbėshtetja pėr anėtarėsimin nė BE

TIRANE - Nė Shqipėri njė sondazh i publikuar sot nga Instituti pėr Studime Ndėrkombėtare dėshmon se qytetarėt vazhdojnė tė mbėshtesin nė shumicė dėrrmuese anėtarėsimin e vendit nė Bashkimin Europian. Njė ditė pėrpara publikimit tė rekomandimit tė Komisionit Europian pėr Statusin e vendit kandidat, vetėm 39% besojnė se ai do t’i jepet Shqipėrisė, ndėrsa 33 % nuk janė optimist pėr njė pėrgjigje pozitive.

Mbėshtetja e shqiptarėve ndaj integrimit europian tė vendit ėshtė rritur krahasuar me vitin e kaluar kur sipas sondazhit tė kryer nga Instituti pėr studime ndėrkombėtare, ajo ra me 14 pikė, duke zbritur nė 80%. Vrojtimi i kėtij viti tregon njė pėrmirėsim. 86,5% e tė pyeturve janė pėrgjigjur se nė rast tė njė referendumi ata do tė votonin nė favor tė anėtarėsimit.

Qė nga nėntori i kaluar falė marrėveshjes mes shumicės dhe opozitės vendi ka bėrė hapa pėrpara nė plotėsimin e rekomandimeve tė Brukselit, ndonėse mosmarrėveshjet mes palėve vazhdojnė. Kjo situatė duket e reflektuar edhe nė pritshmėrinė e qytetarėve pėr rekomandimin e Komisionit Europian qė parashikohet tė publikohet nesėr. 39% e tė pyeturve mendojnė se Shqipėria do ta pėrfitojė statusin, ndėrsa 33,5% mendojnė qė jo. Pjesa tjetėr nuk ka njė ide pėr rrjedhėn e ngjarjeve.

Afro gjysma e qytetarėve, sipas sondazhit, mendon se vendi nuk ėshtė gati pėr anėtarėsim, ndėrkohė qė 30% mendojnė se Shqipėria ėshtė e pėrgatitur. Ndėrsa janė afėr 37% e qytetarėve qė mendojnė se Bashkimi europian duhet ta pranojė vendin para se tė jetė gati.

Duket se zhvillimet e brendshme kanė njė ndikim tė fortė nė perceptimin e shqiptarėve ndaj procesit tė integrimit. Ndėrsa vitin e kaluar, kur kriza politike ishte ende e fortė, 40% mendonin se integrimi do tė sillte forcimin e demokracisė, kėtė herė afėr 38% mendojnė se integrimi do tė sjellė njė rritje tė standardit tė jetesės, ndėrsa afėr 47% mendojnė se do tė shtojė vende pune, do tė forcojė shtetin e sė drejtės dhe do tė ketė mė pak korrupsion. Po arsyet ekonomike janė kryesoret edhe pėr ata qė do tė votonin kundėr, 40% e tė cilėve druajnė njė rritje tė ēmimeve, ndėrsa 26% shohin me rrezik humbjen e identitetit kombėtar.

Nesėr do tė jetė njė ditė e rėndėsishme pėr tė ardhmen e procesit tė integrimit. Pas dy refuzimesh radhazi, Komisioni Europian pritet tė publikoje raportin e vlerėsimit mbi ecurinė e vendit si dhe rekomandimin e tij pėr statusin. Shumė vėzhgues parashikojnė nė njė pėrgjigje pozitive, por tė kushtėzuar, ose me vetė statusin ose me hapjen e bisedimeve. Rekomandimi i Komisionit Europian ėshtė hapi i parė dhe vendimi pėrfundimtar pritet nė dhjetor nga vendet anėtare. Brenda kėsaj periudhe Shqipėria ka ende kohė tė japė prova se e meriton statusin e vendit kandidat.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.8.2013, 22:29   8
Citim:
73 pėr qind e kosovarėve e duan BE-nė

Popullariteti i Bashkimit Evropian mbetet i lartė nė Kosovė, ku 73% e popullsisė do tė votonte ‘po’ nė njė referendum hipotetik pėr hyrjen e vendit ballkanik nė BE me njė rritje tė lehtė me 1% nga viti 2012, bėn tė ditur agjencia e lajmeve, ANSA.

Kėtė e zbulon njė sondazh i tretė nė serinė e sondazheve me opinione, kryer nga UBO Consulting pėr EU Perspective, projekt i financuar nga BE-ja.

Sipas sondazhit, 71% e qytetarėve e mbėshtet idenė se integrimi nė BE do ta pėrmirėsonte, veē tė tjerave, edhe gjendjen e demokracisė dhe ekonomisė kombėtare.

http://www.kosova-sot.info/politike/...ve-e-duan-bene
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:01.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.