Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.3.2008, 08:24   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar Gati ekspedita pėr kėshtjellėn e Tetovės


Citim:
Gati ekspedita e Kalasė sė Tetovės
11.03.2008 17:03 / Anila LIMANI

Emri:  keshtjellaTetoves.jpg
Shikimet: 283
Madhėsia:  28,9 KB
Nė dhjetėditėshin e dytė tė marsit do tė nisin gėrmimet arkeologjike nė Kalanė e Tetovės. Nė ekspeditėn e pėrbėrė prej rreth 50 personash do tė marrin pjesė edhe arkeologė nga Prishtina dhe Tirana.

Drejtori i Drejtorisė pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore (DMTK), Pasko Kuzman qė ėshtė edhe koordinator i projektit thotė se ekipi do tė jetė internacional. “Me siguri qė nė kėto hulumtime do tė marrė pjesė Qemal Luci nga Muzeu i Prishtinės sė bashku me dy bashkėpunėtorė tė tij si dhe njė profesor nga Tirana”, sqaron ai.

Nė ndėrkohė nė lokalitetin arkeologjik Kalaja e Tetovės ėshtė duke u de minuar terreni ku do tė bėhen gėrmimet arkeologjike, me qėllim qė tė mos e pėsojė ndonjėri prej arkeologėve.

Po ashtu, Muzeu i Tetovės e ka njoftuar Kėshillin e Qytetit tė Tetovės pėr hulumtimet qė do tė bėhen nė Kala. “Jemi marrė vesh qė mes 15 - 20 marsit tė nisin hulumtimet, ndaj dhe po pėrgatitemi intensivisht”, thotė Kuzman. Udhėheqėse e gėrmimeve nė kėtė lokalitet do tė jetė Luljeta Abazi nga

Muzeu i Tetovės, ndėrkaq qė ėshtė paraparė qė hulumtimet tė zhvillohen nė tre sektorė. “Do tė punohet nė tre sektorė, ndėrsa mė vonė do tė shohim, varėsisht se si do tė na diktojė terreni dhe si do tė lėvizin gjetjet arkeologjike”, sqaron drejtori. Ndėrkaq, nė muajt maj - qershor DMTK sė bashku me Qendrėn Nacionale pėr Konservim (QNK) do tė pėrgatisim projektin pėr konservimin dhe restaurimin e pjesėve tė veēanta tė Kalasė. “Nuk mund tė restaurohet e gjithė Kalaja menjėherė, pasi duhet shumė mjete. Por gjatė kėtij viti do tė nisim konservim dhe restaurim tė bedenave dhe tė kullave, jo tė gjithave, por vetėm nė disa pjesė. Pra projektin do ta pėrgatisim nė muajt maj - qershor dhe pas kėsaj do tė pasojė realizimi”, thotė Kuzman.

Ndėrkaq nuk ėshtė parashikuar kohėzgjatja e hulumtimeve, pasi varėsisht prej rezultateve ato mund tė vazhdojnė dy, tre, pesė ose 10-tė vjet, por, siē thotė drejtori i DMTK-sė, e gjithė kjo varet edhe nga mjetet qė do tė sigurojnė. Pėr hulumtimet nė Kalanė e Tetovės janė ndarė 40 milionė denarė nga buxheti i Maqedonisė. “Ato mjete nuk janė ndarė nga Ministria e Kulturės, por direkt nga Qeveria janė lėshuar tek Drejtoria pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore”, thekson drejtori i DMTK-sė, Pasko Kuzman.

Kalaja e Tetovės ndodhet nė maje tė Baltepes, menjėherė mbi qytet. Ėshtė ndėrtuar nė vitin 1820 nga ana e Abdurahman Pashės. Pėr brendinė e Kalasė janė interesante pesė “saraje”, kuzhina e madhe, banja, pusi si dhe tri tunelet.

http://www.lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=860
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.5.2010, 11:41   2
Citim:
U zbuluan 3 korridore nėntokėsore nė Kalanė e Tetovės

Nga gėrmimet masive arkeologjike nė gjithė territorin e Maqedonisė, u pėrfshi edhe Kalaja e Tetovės, por nė kėtė rast, pėr dallim nga lokacionet tjera ku nuk pranohet pėrfshirja e arkeologėve shqiptarė, kėtu bashkėrisht me arkeologėt maqedonas, marrin pjesė edhe disa kosovarė, tė cilėt kanė filluar gėrmimet nė lokacionin e kodrės sė Balltepes nga viti 2008 dhe do tė pėrfundojnė nė vitin 2012.

Aty gjindet “Kalaja e Abdurahman Pashės”, i cili nė kohėn e Perandorisė Osmane, mė saktėsisht nė vitin 1820 e ndėrtoi atė, ashtu siē veprohej zakonisht, mbi themelet e njė kalaje ilire qė ishte paraprakisht nė tė njėjtin vend.

Sipas menaxheres sė kėtij projekti arkeologjik Ljuljeta Abazi, kėto ditė janė zbuluar 3 korridore tė nėndheshme tė lidhura ndėrmjet veti dhe njė saraj vere qė ishte i mbuluar nėn dhe.

Zbulimi i kėtyre 3 korridoreve nėntokėsore ishte njė e papritur e madhe. Ata fillojnė nga mesi i kalasė, aty afėr kishės “Shėn Athanasi” dhe njėri shpie poshtė nė pjesėn jugore, deri nė qytet dhe tjetri shpie kah pjesa veriore pėr tek fshati i afėrt Llacė dhe i treti kah pjesa perendimore, pėr tek lumi Shkumbin.

Pėrndryshe, ekzistojnė gjithsejt tetė kala ilire nė rajonin e pollogut tė poshtėm (prej tė cilave del edhe njėra nga teoritė e emėrimit tė qytetit si “Tetė” dhe me prapashtesėn sllave “ov”), tė cilat presin rikonstruimet e munguara nga institucionet.

http://www.shqipmedia.com/2010/05/u-...ane-e-tetoves/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 21:34.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.