Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Organizmi > Kolonizim > ZONA 2 > Lindor
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.3.2008, 09:25   1

Shkrim i cituar Z2: Lindor: Gjendja politike (tė pėrēarė)


Mbulim.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.3.2008, 09:26   2
kalimtar/e
 

Shkrim i cituar Presidenti sllavomaqedon nuk di tė numėrojė


Citim:
Cervenkovski: Nė Maqedoni ka vetem njė pakicė shqiptare

Popullin shqiptar ne Maqedoni, Cervenkovski e ka konsideruar vetem si pakice kombetare. Kete e ka bere ne takimin me presidenti sllovak Gashparovic.

Branko Cėrvenkovski dhe Ivan Gashparoviē, kane qene nje nje mendje se pavarėsia e Kosovės sjell rreziqe. Maqedonia i sheh rreziqet nga pavarėsimi i Kosovės por ėshtė e bindur se ka mjaft kapacitet demokratik pėr tė zgjidhur problemin e pakicės shqiptare tė saj, tha pas takimit Cėrvenkovski.

http://www.lajme.net/lajmi.php?lajmi=0000012272
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.3.2008, 09:31   3
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Po s'pati reagim nga asnjė forcė politike shqiptare, mund tė themi se "presidenti sllav i shqiptarėve" nė fakt di tė numėrojė...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.3.2008, 19:23   4
Citim:
Pas daljes sė Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) nga Qeveria, tė enjten edhe Partia pėr Prosperitet Demokratik (PPD) bėri tė ditur se lėshon koalicionin qeveritar.

Nė kėtė parti thonė se duke marrė parasysh situatėn e krijuar nė koalicionin qeveritar, kanė marrė hap pėr tė dalė nga koalicioni qeveritar.

“Konsiderojmė se kjo ėshtė nė tė mirė tė mbrojtjes pa hile tė interesave legjitime tė shqiptarėve, interesa qė duhet tė integrohen realisht dhe nė mėnyrė tė barabartė”, thonė nė kėtė parti.

http://www.lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=886
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2008, 09:21   5
Citim:
Cervenkovski: Maqedonia ndodhet ne krize te thelle politike

Presidenti i Maqedonisė Branko Cėrvenkovski tha se vendi ndodhet nė krizė serioze politike pas vendimit tė kryesisė sė Partisė Demokratike Shqiptare qė tė largohet nga qeveria.

Cėrvenkovski tha se situata duhet tė tejkalohet sa mė shpejtė. "Kemi njė krizė serioze politike. Kjo ndodh nė kohėn mė tė papėrshtatshme pėr vendin tonė, 20 ditė para samitit tė Bukureshtit, ku presim tė marrėm ftesė pėr nė NATO, dhe nė fazėn mė tė ndjeshme tė negociatave rreth emrit me Greqinė. Kjo situatė ėshtė e papranueshme dhe duhet ta tejkalohet. Ne duhet tė fokusohemi nė ēėshtjen kryesore, nė samitin e NATO-s dhe si tė marrim ftesėn", - tha Cėrvenkovski.

http://www.lajme.net/lajmi.php?lajmi=0000012283
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.3.2008, 09:29   6
kalimtar/e
 
Kush ishte "pakica" qė presidenti sllavomaqedon kontrollonte?! Ku janė kapacitetet?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.3.2008, 18:30   7
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
BDI nuk duhet fare t'i japė shancin Maqedonisė qė tė anėtarėsohet nė BE.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2008, 07:30   8

Shkrim i cituar Shkup: Mbi 50 tė arrestuar pėr dhunėn zgjedhore


Ministria e Brendshme e Maqedonisė ka arrestuar mbi 50 persona, tė dyshuar se janė pėrfshirė nė incidentet tė cilat ndodhėn ditėn e zgjedhjeve. Ndėrkohė, Komisioni Shteteror Zgjedhor i Maqedonisė ka pezulluar votimin nė 25 vendvotime, ku tė dielėn ka patur shkelje tė procesit zgjedhor.

BDI ka paralajmėruar pėr nesėr mbajtjen e njė proteste nė Shkup, ndėrsa PDSH ka kėrkuar dorėheqjen e kryetarit tė BDI-sė Ali Ahmeti. Bashkimi Demokratik pėr Integrim ka thėnė sot se policia i burgos aktivistėt e tyre, atje ku siē thonė, dhunuesit e PDSH-sė i mbushėn kutitė e votimit.

http://www.rtklive.com/?categoryId=3&newsId=22364
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.6.2008, 16:44   9

Shkrim i cituar Shkup: Gruevski kėrcėnon palėn shqiptare me nxjerrje nga koalicioni


Kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski deklaroi se nuk do tė formojė koalicion me parti qė mandatin e kanė fituar nėpėrmjet mėnyre jo tė rregullt zgjedhore, edhe nėse do tė mbesė pa partner shqiptar nė qeveri. Deklarata e Gruevskit erdhi gjatė njė konferencė pėr media tė zhvilluar sot nė Shkup.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shf...otaShqiptareID
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.6.2008, 16:46   10
allianz
 
Ia paska lon dobiēin nė derė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.6.2008, 16:52   11
kalimtar/e
 
Ēėshtja se kush nga gjelat shqiptar aty i duhet shkurtu koka, zgjidhet kur njėri prej atyre tė pranojė tė futet nė qeveri. Ndryshe nėse u ka ngel nai fije burrnie tė ngrihen dhe ta pėrmbysin atė shtet prej letre.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.6.2008, 13:51   12
Citim:
Ahmeti: Pa shqiptarėt nė qeveri vendi do tė futet nė krizė tė thellė

Njė qeveri qė nuk pėrfaqėson vullnetin e pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve nuk mund tė funksionojė dhe nuk do tė ketė jetėgjatėsi, deklaroi lideri i BDI-sė, nė njė intervistė nė gazetėn greke “Ta Nea”.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=963
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.7.2008, 13:18   13

Shkrim i cituar Shkup: Nėntė shqiptarė tė plagosur nė Radushė


Nėntė persona janė plagosur nė njė incident tė armatosur qė ka ndodhur mbrėmė nė orėn 23.45 minuta nė fshatin Radushė tė Shkupit. Ne mesin e tė plagusurve ėshtė edhe djali i nėnkryetarit tė BDI-sė, Rafiz Haliti, Besfort Haliti.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=23509
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.7.2008, 18:48   14
Citim:
Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme, Ivo Kotevski deklaroi se motivet e kėtij sulmi kanė tė bėjnė me zėnka dhe urrejtje midis Besfort Alitit, djali i deputetit tė BDI-sė, Rafiz Aliti dhe grupit tjetėr nga fshati Radushė.

http://www.shekulli.com.al/news/248/...008-07-04.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2008, 00:44   15

Shkrim i cituar Lindor: Krijohet tjetėr parti shqiptare...


Nesėr nė Shkup do tė promovohet partia e re shqiptare qė do tė udhėhiqet nga Imer Selmani, ish-nėnkryetari i PDSH-sė.

Nė promovimin e kėtij subjekti politik do tė prezantohet emri i partisė dhe kėshilli nismėtar qė do tė merret me strukturimin e partisė dhe hartimin e programit.

http://www.shekulli.com.al/news/248/...008-09-14.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.4.2009, 22:11   16

Shkrim i cituar Pazaraku i Tetovės - nga Avni Halimi


Citim:
Raundi i dytė i zgjedhjeve lokale dhe i atyre presidenciale nė Maqedoni e nxori nė plan tė parė njė fakt qė flet mbi njė tė vėrtetė tė vetme: strukturat udhėheqėse tė BDI-sė (ish-udhėheqėsit e UĒK-sė?!) sa herė qė i afrohen humnerės fatаle, i heqin rrypat, apo, i zgjidhin ushkurėt e brekusheve. Kėshtu bėnė kur formuan koalicion me LSDM-nė. Kėshtu bėnė edhe kur iu ofruan Gruevskit pėr koalicion qeveritar ndonėse nė pushtet ishte PDSH-ja dhe punėt nė tė mirė tė shqiptarėve tė Maqedonisė po shkonin pėr mrekulli. Marrėveshjen e Ohrit, respektivisht, interesat shqiptare i zbritėn nė njė “marrėveshje” pesė pikėsh qė kurrė nuk e pamė nė formė tė shkruar. Si kolektiv shquhemi me njė mbamendje tė fortė dhe, deri nė kėtė moment, askujt nuk na kujtohet se ēka u arrit nga kjo “marrėveshje”! Asgjė! Pėrfitues doli Gruevski ndėrsa humbės populli shqiptar.


Flijimi i interesave kombėtare nė tė mirė tė partisė

Gruevski arriti tė ēlirohet nga dyzginat qė ia kishte vėnė Menduh Thaēi, ndėrsa Ali Ahmeti arriti tė bėj njė furrik nė prehėrin e nacionalistit, pėr momentin mė tė madh nė rajon, Gruevskit. Asgjė nga ato pesė pikat ahmediane pėrveēse kėmbimit tė konteksteve shqiptare me kėnaqėsinė e tė qenurit nė pushtet. Kėsaj i thonė, tradhėti e madhe, shndėrrim nė vegėl tė shėrbimeve sekrete, kolaboracionizėm!

Ky fakt nuk mund tė fshihet me atė se dikush na paska zhvilluar luftė mė 2001-shin pėr liri tė popullit shqiptar! Me kėtė luftė nė fakt u betonua i vetmi qėndrim politik: shqiptarėt e Maqedonisė kurrė nuk do tė jenė dhe nuk do tė angazhohen pėr bashkim kombėtar; shqiptarėt kurrė nuk do tė rebelohen, nuk do tė shprehin revoltė, nuk do tė protestojnė pėr ndonjė tė drejtė kombėtare por, pėr gjithnjė do t’i lusin maqedonasit tė japin diēka, qoftė edhe koqet e dashit.

Sot, nėse analizojmė rjedhėn e koalicionit VMRO-BDI do tė dalim fare lehtė te kosntatimi se, e vetmja marrėveshje e BDI-sė me padronin e vet, VMRO-nė, paska qenė, pėrmes njė “marrėveshje” inekzistente tė vihet nė pushtet me qėllim tė miratimit brenda njė muaji tė mbi 100 ligjeve tė gjitha diskriminuese pėr shqiptarėt, ose, thėnė mė but, asnjė, absolutisht asnjė, nė tė mirė tė shqiptarėve.

Kur jemi te marrėveshjet politike nė mes tė VMRO-DPMNE-sė dhe BDI-sė, kėto marrėveshje asnjėherė nuk kanė qenė nė dėm tė Partisė “BDI” por gjithnjė kanė degraduar pozitėn shqiptare nė shoqėritė e Maqedonisė. Kjo ėshtė mė e rėnda. Nėse dikur PDSH-ja thoshte “japim njė ministri pėr njė ligj nė tė mirė tė shqiptarėve”, sot BDI-ja jep interesa kombėtare nė tė mirė tė Partisė. Kėtė e dėshmon edhe marrėveshja e fundit tė cilėn me shumė krenari e kumtuan edhe Ali Ahmeti edhe Nikolla Gruevski. Mjerisht, marrėveshje e dhembshme vasale!


Struga kafshatė e gurtė pėr BDI-nė

Qė kur BDI-ja u instalua nė pushtet e deri mė sot, VMRO-DPMNE vazhdimisht ka sinjalizuar se Strugėn do t’ua marrė shqiptarėve me ēdo kusht. Zhvilloi lloj-lloj provokimesh, e ngjalli nacionalizmin maqedonas, e stėrmbushi me policė e anėtarė tė njėsiteve speciale vetėm e vetėm qė t’i bind shqiptarėt qė tė heqin dorė nga qeverisja me Komunėn e Strugės.

Me marrėveshjen e fundit VMRO-BDI doli se kjo strategji e Gruevskit jo qė qe e rrezikshme por edhe shumė e shtrenjtė. Strategjia e Ali Ahmetit ishte tepėr e lirė dhe, aq sa befasuese pėr maqedonasit shumė fish mė tepėr shokuese pėr shqiptarėt! Nė raundin e dytė tė zgjedhjeve lokale dhe presidenciale BDI i fton shqiptarėt qė tė dalin masovikisht ta votojnė Gjorge Ivanovin si dhe tė gjithė kandidatėt dhe listat e kandidatėve tė VMRO-sė pėr pushtet lokal! Tė pėrkrahet Ivanovi pėr president, njeri tashmė i dėshmuar si ndrydhės i pakompromis i interesave shqiptare! Tė pėrkrahen kandidatėt pėr pushtet lokal tė VMRO-sė, prej tė cilėve kurrė nuk u dėgjua asgjė pėr tė mirėn e shqiptarėve. Por, nė kėtė marrėveshje ka njė tė mirė pėr BDI-nė! Gruevski i fton tė gjithė maqedonasit qė tė votojnė pėr Nevzat Bejtėn dhe pėr Hazbi Likėn, dy “komandantėt e regjur” tė UĒK-sė! Kaq ėshtė oreksi i Ali Ahmetit, Strugėn nuk mund ta kapėrdijė, ndaj le ta marrin e le ta menaxhojnė maqedonasit.


Marrėveshja qė shet Tetovėn

Me marrėveshjen e fundit tė Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit shqiptarėt nuk do tė fitojnė asgjė! Tetova u shitet maqedonasėve pėr njė kolltuk ndėrsa fiton vetėm Hazbi Lika! Natyrisht, kėshtu do tė pėrfundonte kjo punė nėse do tė arrijė tė fitojė BDI-ja nė kėto zgjedhje lokale nė Tetovė. Ish-komandanti Lika, sipas shumė dėshmitarėve, kėtė javė mė tepėr ka kaluar me maqedonasit e Falishtės e tė Saraqinės, me romėt maqedonasė tė Kolltukut e tė Potokut se sa me shqiptarėt e Malėsisė sė Tetovės!

Anėtarėt e VMRO-sė sė kėsaj Komune mburren me kėtė marrėveshje dhe, pėr kėtė sukses tė arritur ka gjasė qė tė dalin masovikisht e t’ia japin votėn Hazbi Likės. Zotėri Lika u paskėsh premtuar qė sėrish pakica maqedonase tė udheheq me Komunėn e Tetovės. Aktivistėt e VMRO-sė natė e ditė po i bindtkan maqedonasit qė tė dalin nė votim nė tė mirė tė z. Likės, sepse, marrėveshja parasheh qė kryesues i kėshillit tė Komunės sė Tetovės tė jetė maqedonas, Ndėrmarrja Publike “JKP” do tė drejtohet nga drejtori maqedonas, edhe “Geoinxhinjering” si dhe Ujėsjellėsi do tė drejtohen nga drejtorė maqedonasė, ndėrsa, sipas aktivistėve vmroistė, pėr herė tė parė, pas vitit 1990, me Gjimnazin e Tetovės “Kiril Pejēinoviē” do tė udhėheqė drejtori maqedonas! Po kėshtu, disa sektore (sidomos ai i urbanistikės) nė Komunė por edhe shumė shefa policorė do tė jenė maqedonasė.

Nėse kėto fakte kaq tė gėzueshme pėr aktivistėt e VMRO-sė janė tė vėrteta, atėherė ē’kuptim ka “programi” i Hazbi Likės, ē’kuptim do tė ketė fitorja e tij eventuale?! Vetėm pėr inat tė PDSH-sė! BDI-ja funskionimin e vet e mbėshtet vetėm nė inatin total qė e ka kundėr PDSH-sė, pa ēka qė ky inat shumė shtrenjtė po u kushton shqiptarėve. Atėherė, pse pra tė votohet Hazbi Lika kur shqiptarėt nuk do tė fitojnė asgjė, kur maqedonasit do tė fitojnė gjithēka dhe tė gjitha ato tė mira pastaj t’i bekojnė nė kishėn ortodokse qė do tė ndėrtohet nė mes tė Qytetit tė Tetovės!

Me kėtė ekip, dominues nga maqedonasit, tė zotėri Likės, vėshtirė se Tetova do tė ketė ujė, vėshtirė se Tetova do tė ketė pamje urbane metropoliane, Tetova do tė ngel pa bibliotekė kombėtare, pa kushte pėr investime e me kėtė pa mundėsira pėr t’u kthyer mėrgata jonė nė vendlindjen e vet, vėshtirė se do tė ketė mirėqenie dhe disponim pėr bashkėjetesė, do tė ketė shumė provokime etnike, bastisje e rrahje tė shqiptarėve, provat e shkeljes sė dinjitetit kombėtar shqiptar do tė jenė tė pėrditshme.

Marrėveshja VMRO-BDI pėr instalimin e pushtetit tė realtė maqedonas nė Strugė, nė Gostivar e nė Tetovė, nė Shkup e nė Kumanovė, nė fakt do tė thotė hapi i parė drejt shtrirjes sė nacionalizmit maqedonas qė nga pushtetet e ulėta e deri nė maje tė pushtetit.

BDI-ja po e pėrsėrit situatėn e trishtė tė shqiptarėve pas Luftės sė Dytė Botėrore. Edhe atėherė shqiptarėt luftuan pėr liri e dinjitet por, pas partizanllėkut, u shndėrruan nė skllevėr! Vetėm komandantėt partizanė fituan – nga njė kolltuk nė Beograd sa pėr ta miratuar shkeljen e shqiptarėve qė bėhej nė Prishtinė, Shkup, Tetovė e gjetiu!

http://www.ina-online.net/Default.as...40b81ecd3&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.4.2009, 17:22   17

Shkrim i cituar Lindor: BDI kėrkon kėshill shqiptar bashkėrendimi


Kreu i BDI-sė, Ali Ahmeti, po shikon mundėsinė e ringritjes sė kėshillit bashkėrendues tė subjekteve politike shqiptare nė shtetin Lindor, njoftojnė pėr gazetėn “Lajm” burime partiake qė dėshirojnė tė mbeten anonime.

Tė njėjtat burime pohojnė se Ahmeti gjatė javėve nė vazhdim synon tė takohet me krerėt e partive tjera shqiptare si dhe me pėrfaqėsues ndėrkombėtarė nė IRJM pėr tė sqaruar psenė e ringritjes sė kėtij kėshilli.

Kėshilli i pėrbashkėt shqiptar ka funksionuar pėr disa kohė pas konlfiktit tė armatosur shqiptaro-sllav tė vt. 2001, por pėr shkak tė mosmarrėveshjeve tė brendshme, u shpėrbė.

BDI vlerėson se sfidat e reja qė kanė dalė pėrpara shqiptarėve nė IRJM, sidomos ngecja procesit tė integrimit tė kėtij shteti nė botėn perėndimore, kėrkojnė riorganizim tė faktorit shqiptar.

Veē kėtyre BDI-ja pohon se nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė ketė dhe ndryshime nė statutin e saj nė kuadėr tė reformimit tė partisė para situatės sė re.

http://www.lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=5158
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.4.2009, 19:56   18
Citim:
BDI nė krizė, planifikohen largime

Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) ėshtė e pėrfshirė nė krizė tė brendshme pas disfatės nė zgjedhjet e fundit.

Burime tė larta partiake kanė theksuar pėr televizionin A1, se partia ėshtė nė prag tė pėrēarjes dhe largimit tė njė numri tė kuadrove tė vjetra nė kuadėr tė kėsaj partie.

Sipas A1, fshesa partiake do tė pėrfshijė nėnkryetarėt e partive duke filluar nga Rafiz Haliti, Musa Xhaferi dhe Fazli Veliu. Poashtu janė paraparė edhe ndryshime statutore nė kėtė parti, por duke mos bėrė tė ditur detaje mė tė hollėsishme rreth ndryshimeve tė paralajmėruara. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...bea9b950b&ln=3
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.5.2009, 22:45   19
Citim:
20 milionė euro pėr pėrēarjen e faktorit politik shqiptar

Zėdhėnėsi i Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH), Gafurr Adili ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski pėr pėrēarjen e shqiptarėve nėpėrmjet strukturave tė sigurimit shtetėror nė Maqedoni.

Ai kėtė e ka deklaruar nė njė opinion tė tij tė botuar nga mediat shqiptare, ku siē thuhet Gruevski i ka ndarė nga buxheti mbi 20 milionė euro Drejtorisė sė Sigurimit Shtetėror (DBK) pėr shpėrbėrjen e subjekteve kryesore shqiptare BDI dhe PDSH.

“Rruga e parė, ėshtė rruga qė tė vazhdojė tė mbetet nė qeveri (kolaborim) me Nikolla Gruevskin dhe t'i shpėrbėhet BDI, pėr shpėrbėrjen e sė cilės, pra BDI-sė, Sasha Mikajlov, shefi aktual i Drejtorisė sė Sigurimit Shtetėror tė Maqedonisė (DBK), djali i dajės sė Nikolla Gruevskit, vitin e kaluar ka marrė mbi 20 milionė euro nga Gruevski pėr diversion ndaj shqiptarėve dhe partive tė tyre”, ka theksuar Adili.

Sipas tij, rreth 5 milionė euro, DBK i ka pėrdorur pėr diversion kundėr PDSH nėpėrmjet Demokracisė sė Re tė Imer Selmani, dhe rreth 5 milionė gjatė zgjedhjeve tė fundit pėr president tė "Maqedonisė".

Zėdhėnėsi i FBKSH-sė, Gafurr Adili, me origjinė nga Kėrēova ditėve tė fundit ka shtuar vėmendjen pėr zhvillimet e brendshme nė Maqedoni, duke riaktualizuar ngjarjen e Brodecit. (INA)

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=15627
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 21:33   20

Shkrim i cituar Tetovė: Thaēi refuzon Gruevskin


Kreu i PDSH-sė, Menduh Thaēi, pėrmes njė letre tė hapur ka refuzuar ftesėn e kryeministrit, Nikolla Greuvski, pėr tė marrė pjesė nė takimin e liderėve i cili do tė mbahet sot nė Shkup.

“Ju falemnderit pėr ftesėn qė tė marr pjesė nė takimin e liderėve. Kėtė ide e pėruroi nė kohėn e vet z. Gligorov. Qėllimi i tij ishte relaksimi i marrėdhėnieve tė acaruara ndėrpartiake dhe ndėretnike nė [IRJ] Maqedoni. Si politikan i vjetėr me pėrvojė dhe urtėsi, ai kuptonte mirėfilli se nuk ka hije qė tė imponojė ndonjė ide pretencioze, por pėrpiqej tė krijojė njė atmosferė familjare. Ishte natyrisht njė njeri i dalė prej modės, por megjithatė nuk tentonte me metoda dinake tė na mashtrojė”, thuhet nė letrėn e kreut tė PDSH-sė, drejtuar kryeministrit.

"Ju e pėrvetėsuat kėtė ide fisnike prej tij, por assesi nuk ju ka hije tė silleni si babai i kombit. Jeni tepėr i ri pėr njė rol tė atillė", thuhet nė me tej nė letėr.

“Qėllimi im qė t’ju drejtohem me kėtė letėr tė hapur nuk ishte t’ju mbaj mėsim pėr bon-tonin, por tė ekspozoj juve dhe opinionit tė gjerė nė [IRJ] Maqedoni argumentet pėr se nuk do tė marr pjesė nė kėtė takim liderėsh: Deri mė tani kemi pasur dhjetėra takime tė kėtilla tė padobishme. Asnjėherė nuk kemi qenė tė konsultuar pėr rendin e ditės. Si duket, kur e humbni vetėbesimin, kėrkoni shpėtim nė takimet e kėtilla pėr tė ndarė pėrgjegjėsinė me ne"

"Nė takimet e deritashme kanė dominuar temat qė janė tė rėndėsishme pėr ju. Por, siē duhet tė dini edhe shqiptarėt i kanė problemet e tyre tė rėnda, por nė agjendėn tuaj pėr ta s’kishte vend; Metoda e juaj e punės ka kėtė veēori: sukseset i pėrvetėsoni, ndėrkaq dėshtimet hapakrah ua jepni tė tjerėve”, thuhet nė letėr.

PDSH-ja akuzon kryeministrin se ai e mban pėrgjegjėsinė pėr modifikimin e paturpshėm dhe tė papėrgjegjshėm tė Marrėveshjes sė Ohrit.

“Shqiptarėt, tashmė janė bindur se Marrėveshja Kornizė e Ohrit ėshtė shndėrruar nė njė floskulė, [sllavo]maqedonasit gjithnjė e mė shumė, tė molisur nga bara e varfėrisė shohin, por kurrsesi nuk mund tė kundėrvihen politikės suaj qė [IRJ] Maqedoninė e largon gjithnjė e mė tepėr nga sistemet globale tė sigurisė, ndėrkaq faktori ndėrkombėtar mbikėqyr dhe s’arrinė dot tė kuptojė se ē’po ndodhė. Pėr mua kėto probleme kanė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr ardhmėrinė e [IRJ] Maqedonisė. Kėtė ardhmėri ju pėrpiqeni ta tregtoni me zulmin e sė kaluarės prej sė cilės askush nuk ka dobi”, ka theksuar kreu i PDSH-sė.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=25054
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 17:08.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.