10.2.2010, 22:11
|
7
|
|
Citim:
Debati pėr toponimet e huaja nė Kosovė
Bruna Merko
Ēėshtja e ndryshimeve tė tė gjitha toponimeve tė huaja nė mbarė territorin e Kosovės pothuajse ėshtė lėnė krejtėsisht nė harresė, pavarėsisht nga dėshira dhe vullneti i studiuesve pėr ta realizuar apo ēuar deri nė fund kėtė nismė.
Ndėrmarrja e njė iniciative tė tillė pėr tė bėrė tė mundur rikthimin e emėrtimeve tė mėparshme shqiptare pėr tė gjitha ato vende, si: qytete, fshatra, rrugė dhe sheshe, qė sot mbajnė emra tė imponuar nga regjimi serb, nisi nga njė grup studiuesish nė Institutin Albanologjik, menjėherė pas lufte, dhe kjo gjė duhej tė bėrė krahas zhvillimeve tė tjera nė vend.
Sot, dy vjet pas Pavarėsisė sė Kosovės dhe disa vjet pas ngritjes sė atij komisioni zyrtar, me gjithė punėn e madhe qė ėshtė bėrė nė kėtė fushė, ende nuk ka kurrfarė rezultatesh pėrfundimtare.
“Menjėherė pas luftės jemi mbledhur duke filluar qė nga Akademia, Instituti, fakultetet e Universitetit dhe kemi funksionuar njėherė si Kėshill i Pėrgjithshėm, pėr mė shumė se njė vit, nė kushte shumė tė vėshtira, mandej kemi krijuar edhe kėshillat komunalė. Kjo punė ka zgjatur deri vonė”, -tregon pėr gazetėn prof. Rexhep Doēi, njė pėr iniciatorėve tė formimit tė Komisionit.
Sipas tij Komisioni filloi ndėrrimin e emrave tė fshatrave dhe tė qyteteve, tė gjitha atyre vendbanimeve emrat e tė cilave janė formuar me dhunė, ose kanė arsyet e tyre tė rikthehen nė orgjinė. Kėshtu pothuajse 90 pėr qind e emrave tė rrugėve, shesheve dhe lagjeve tė Prishtinės janė serbizuar, por edhe nė mbarė Kosovėn, dhe pas lufte ishte e domosdoshme qė studiuesit dhe ekspertėt tė nisnin nga puna.
“Atėherė kishim edhe pėrkrahjen e ndėrkombėtarėve, si dhe tė Qeverisė Teknike pėr kėtė nismė tonėn, por mė vonė ndryshuan qėndrim. Por qysh atėherė ne kemi shkuar nė instancat mė tė larta, sėrish nuk na pėrkrahėn”, shprehet prof. Doēi duke shtuar se ndėrkombėtarėt nuk pyesin se jemi shumicė, dhe ne nuk kemi ndryshuar emrat ku banojnė serbėt, por vetėm ato ku banojnė shqiptarėt.
Sipas profesor Rexhepit, presidenti Rugova ishte njė mbėshtetės i fortė i idesė sė ērrėnjosjes sė toponimeve sllave dhe tė huaja nė pėrgjithėsi nė gjuhėn shqipe ose kthim nė origjinė.
“Presidenti Ibrahim Rugova ka qenė njė njėri largpamės, i aftė, jo vetėm pėr shqiptarėt, kėtu nė Kosovė, por edhe mė gjerė. Ai pajtohej qė tė pėrmirėsoheshin, tė pėrshtateshin kėto toponime nė gjuhėn shqipe, ilire e pellazge. Ai e quante Dardania Antike, Gadishulli Ilirik”, tha prof. Doēi.
Megjithėse ishte njė punė e mundimshme dhe pa kurrfarė shpėrblimi ose stimulimi, ky Komision arriti tė ndryshojė disa prej toponimeve tė vendeve tė ndryshme tė Kosovės, por ende nuk e janė finalizuar qėllimet ose synimet qė i vendosi ky Komision.
Toponimet sllave nėpėr Kosovė janė ende aty dhe kėrkohet angazhim i tė gjithave institucioneve shtetėrore dhe joshtetėrore pėr t’i shndėrruar ato nė origjinėn e tyre.
http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=46900
|
|
|
|
|
|