Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore > 1389-1444: Principata e Kastriotėve
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 15.3.2008, 20:27   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shkrim i cituar Kastrioti dhe Dardania


Citim:
Gjergj Kastrioti "Skėnderbeu" dhe Kosova
Dr. Jahja Dranēolli

Historiografia jonė nuk i ėshtė qasur sa duhet ēėshtjes sė historisė sė trojeve shqiptare gjatė Mesjetės, tė cilat sot gjenden jashtė kufirit politik tė Shqipėrisė. Qė kėtej, edhe territori i sotėm i Kosovės dhe trojet e tjera tė ish-Jugosllavisė janė gjetur jashtė kornizave tė historisė mesjetare shqiptare, pra edhe jashtė objektivit tė epokės sė shkėlqyeshme skėnderbejane.

Duke mbajtur mend atė qė u tha mė sipėr, nuk ėshtė e tepėrt tė theksohet se qėllimi i kėtij punimi nuk ėshtė tė theksohet rėndėsia e madhe e Kosovės nė njėrėn ndėr epokat mė tė ndritshme tė historisė sonė, por tė dėshmojė se edhe kjo pjesė e Shqipėrisė sė shek. XV, krahas trojeve tė tjera shqiptare, mori pjesė nė rrjedhat dramatike tė epokės sė Skėnderbeut.

Ėshtė pėr tė vėnė re se, qė nė fillimet e veta, familja e kryezotėrinjve Kastriotė, doli nga njė trevė qė sot gjendet kėndej e andej kufirit tė Shqipėrisė. Ėshtė fjala pėr trevėn e Hasit. Kjo dėshmi provohet nga njė e dhėnė, tė cilėn e ofron historiani i moēėm raguzan me origjinė shqiptare Pjetėr Lukari (1551 - 1615) nė veprėn Copioso Ristretto degli annali di Ragusa (Pasqyrė e gjerė e analeve tė Raguzės), si dhe nga njė akt kishtar boshnjak i botuar nė njė pėrmbledhje tė akteve boshnjake e tė publikuar nė vitin 1892 nga sutdiuesi E. Fermendjin. Janė ruajtur edhe burime tė tjera qė e kundėrshtojnė tezėn e prejardhjes hasiane tė Kastriotėve. Duke u nisur nga burime tė proveniencave tė ndryshme, rreth ēėshtjes nė fjalė, nė historiografinė tonė ėshtė zhvilluar njė polemikė qė ma thotė mendja se pėrkrahėsit e tezės sė prejardhjes hasiane sollėn prova mė tė argumentuara.

Meqė Pjetėr Lukari, njėri ndėr burimet kryesore nė polemikė, konsiderohet burim i huaj dhe si i tillė nuk njeh truallin shqiptar, ne kėtu do tė kishim shtuar se tė dhėnat e burimit raguzan provojnė prejardhjen shqiptare tė familjes bujare Lukari, e cila erdhi nė Raguzė nga njė trevė shqiptare, pėrkatėsisht nga Lezha ose nga fshati Morinė i rretheve tė Plavės e Gucisė.

Pas inkursioneve tė para osmane nė Ballkan dhe me zhbėrjen e shtetit serb, u la fushė e lirė veprimi pėr kryezotėrinjtė vendas Balshajt, Dukagjinėt e Kastriotėt. Kėtej, Kastriotėt qė nė fillim tė ngritjes sė principatės sė vet, pėrveē trevės sė Hasit, zotėronin edhe pjesė tė tjera tė Kosovės, si, p.sh. rrethet dhe qytetin e Prizrenit. Ky konstatim mbėshtetet mė sė miri nė njė tė dhėnė zyrtare raguzane qė doli nė vitin 1420. Sipas kėtij dokumenti, Gjon Kastrioti i dha Raguzės njė privilegj tregtar, qė prej Shufadasė e deri "nė tokat e veta nė Prizren".

Prijėsit e familjes Kastrioti qenė protagonistė pothuaj kryesorė nė dy betejat e Kosovės (mė 1389 dhe 1448). Nė Betejėn e Parė tė Kosovės, nė tė ashtuquajturin "koalicion ballkanik" i ngritur kundėr ekspansionit osman nė Ballkan, u gjendėn sė bashku me aleatėt boshnjakė, serbė e kroatė edhe kryezotėrinjtė shqiptarė Gjon Kastrioti (ose Gjergj Kastrioti, gjysh i Skėnderbeut), Gjergji II Balsha, Theodhor Muzaka e Dhimitėr Jonima. Madje, disa tė dhėna dėshmojnė se Gjon Kastrioti bėnte pjesė nė kėshillin luftarak tė "koalicionit ballkanik". Qė kėtej, edhe nė disa shėnime qė dalin nga kronika tė vonshme e literatura e moēme serbe e shohim Gjon Kastriotin sė bashku me Lazar Grebelanin si udhėheqės e bartės tė luftės. Falė pjesėmarrjes sė kryezotėrinjve shqiptarė nė fjalė, popullėsisė autoktonė shqiptare tė Kosovės dhe shqiptarėve tė Himarės, tė Epirit dhe tė zonės bregdetare nė anėn e aleancės, popullėsisė shqiptare tė Kosovės iu mundėsua tė afirmojė edhe mė shumė vetėdijen gjithėkombėtare, qė atėbotė shtrihej nė hapėsirėn pėrafėrshisht prej Kotorri e deri nė pjesėt anėsore tė Kosovės dhe prej Himarės deri nė Kostur.

Ajo qė tėrheq mė tepėr vėmendjen ėshtė pjesėmarrja e Skėnderbeut nė Betejėn e Dytė tė Kosovės (mė 17 - 19 tetor 1448). Sikur nė Betejėn e Parė, ashtu edhe nė Betejėn e Dytė, shqiptarėt, tashti nė krye me Skėnderbeun, qenė nė anėn e aleancės sė krishterė tė udhėhequr nga prijėsi hungarez Janosh Huniadi. Dihet mirėfilli se prijėsi nė fjalė qė nė vitin 1446 pėrgatiste planin pėr njė kryqėzatė tjetėr, me tė cilėn kishte pėr qėllim t'u hakmerrej turqve pėr mynxyrėn e Varnės (1444). Thirrjes sė Huniadit pėr kėtė kryqėzatė iu pėrgjigj negativisht Republika e Venedikut, me pretekst se kishte halle me Skėnderbeun nė Shqipėri; poashtu kėsaj thirrjeje nuk iu pėrgjigj as Alfonsi V; papa Nikolla V mendonte qė kryqėzata tė shtyhej pėr njė kohė, despoti Gjuragj Brankoviēi arsyetohej se kishte bėrė mė parė marrėveshje me sulltanin. Pra, siē shihet vetėm Skėnderbeu qe i gatshėm ta ndihmonte kėtė ekspeditė. Pėrveē kėtyre, Huniadi kėrkoi ndihmė edhe nga Raguza, e cila nė fund tė korrikut tė vitit 1448 i ofroi njė shumė prej 200 dukatėsh. Nė verė tė vitit 1448, pasi kishta tubuar njė ushtri nga reparte hungareze, polake, rumune, ēeke, dhe tė njė pretenduesi tė fornit osman, Huniadi kaloi Danubin dhe, duke i shkretėruar zotėrimet e despotit Gjuragj, doli nė Krushevc. Prej kėndej, duke kaluar nėpėr krahinėn e Rashės, luginėn e Toplicės, arriti nė Fushė-Kosovė. Me t'u informuar nga legatėt e despotit serb pėr paraqitjen e ushtrisė sė krishterė, Murati II ndėrpreu ekspeditėn qė kishte pėrgatitur kundėr Shqipėrisė dhe duke dhėnė kushtrim tė pėrgjithshėm, tuboi nė Sofje rreth vetes tė gjitha repartet, qė i zotėronte nė Azi dhe nė Evropė. Sipas burimeve turke, ato kishin rreth 50.000 deri 60.000 ushtarė. Mirėpo, nga kronikat perėndimore, numri tyre del i trefishuar. Repartet e aleancės sė krishterė, sipas burimeve perėndimore, arrinin 22.000 deri 72.000 ushtarė, ndėrsa sipas burimeve turke 24.000 ushtarė. Derisa Huniadi i afrohej Fushė-Kosovės, mejdan i vjetėr i vitit 1389, sulltan Murati II ishte nisur nga Sofja dhe i doli nė pritė. Lufta triditėshe mbaroi me disfatėn e plotė tė ushtrisė sė krishterė.

Gjersa pėr Betejėn e Parė tė Kosovės janė ruajtur pothuaj fare pak tė dhėna tė kohės, Beteja e Dytė ka lėnė gjurmė tė shumta nė dokumente tė burimit shqiptar, hungarez, italian, osman, raguzan, serb, etj.

Rėndėsi tė dorės sė parė pėr ēėshtjen qė kemi nė shqyrtim kėtu ka roli i Skėnderbeut nė kėtė luftė, si dhe vendi ku u zhvillua ajo.

Vlenė pėr tė vėnė re se para, gjatė dhe pas luftės nė fjalė faktori shqiptar nė luftėra kundėrosmane ishte bėrė i njohur nė gjithė Evropėn. Nė kėtė forcė llogaritnin papėt, shtetet e fuqishme ballkanike e evropiane. Qė kėtej premtimet qė i dha Skėnderbeu rreth angazhimit nė anėn e aleancės sė krishtere, e trimėruan Huniadin qė tė nxitonte pėr t'u ndeshur me osmanėt. Pėrgatitja e Skėnderbeut pėr kėtė ndėrmarrje provohet nga dokumentet zyrtare venedikase e raguzane, si dhe nga shumė shkrimtarė tė kohės, si p.sh. M. Barleci, Dh. Frėngu, A. Bonfini, L. Halkokondili, M. Orbini, J.Resti, etj. Nė kėtė aspekt, sipas tė dhėnave zyrtare venedikase, nėn muret e Lezhės, Skėnderbeu bashkė me pjestarėt e Lidhjes Shqiptare, mė 4 tetor 1448 bėri paqe me Republikėn e Venedikut, duke kėrkuar qė nė afat prej 15 ditėsh republika t'i paguanin njė provizion prej 1400 dukatėsh, me pretekst se kishte dėshirė t'i ndihmonte Huniadit. Skėnderbeu pėr kėtė ēėshtje mjete materiale kėrkoi edhe nga Republika e Raguzės. Veē pėrgatitjeve dhe gatishmėrisė sė Skėnderbeut, si dhe rrjedhave e pasojave tė luftės nė fjalė, shkrimtarėt qė u zunė ngoje mė sipėr, ofrojnė hollėsi pėr vonimin e shqiptarėve pėr t'u bashkuar me trupat hungareze, aleatė tė vet. Si shkak kryesor i vonimit tė prijėsit shqiptar pėr t'i ndihmuar aleatit konsiderohet pothuaj unanimisht se Skėnderbeu qe i penguar prej despotit serb Gjuragj Brankoviē, aleat i dhėndrrit tė vet dhe sovranit Murat II, i cili ia mbylli kėtij tė gjitha rrugėt e shtigjet, nga mund tė kalonte. Njė pjesė e madhe e burimeve tė kohės, duke arsyetuar vonesėn e Skėnderbeut, nxorėn nė shesh edhe pashkathtėsinė e Huniadit, i cili nuk ėshtė dashur tė pranonte betejėn para ardhjes sė Skėnderbeut nė Fushė-Kosovė, gjė qė u mirėprit nga Murati II, i cili, duke iu druajtur veēanėrisht pėrfshirjes sė shqiptarėve, mezi priste tė hynte nė luftė. Pėrveē tė dhėnave pėr epilogun tragjik tė aleancės sė krishterė, janė ruajtur hollėsi edhe pėr fatin e ushtrisė sė mbetur pas luftės. Qė kėtej del se njė pjesė e trupave, pasi qė kishte marrė rrugė pėr nė jug, jo shumė larg Fushė-Kosovės, u ndesh me Skėnderbeun qė ishte nisur t'i bėhej shok lufte Huniadit. Edhe pjesės tjetėr tė trupave qė ishin nisur nė drejtim tė Hungarisė, u buzėqeshi fati, sikur pohon edhe vetė Huniadi, meqė nė malet Ēiēavicė, nė afėrsi tė Vuēitėrnės, u pėrpoqėn me dukė Bogdanin, njė stėgjysh i Pjetėr Bogdanit tė madh, pėrmes tė cilit pa vėshtirėsi do t'i shmangen rrezikut nga trupat osmane qė u shkonin pas. Pasi u zu ngoje Pjetėr Bogdani, pinjoll i dukė Bogdanit tė pėrmendur, ėshtė pėr tė vėnė re se nė shtojcėn e veprės kapitalie Ēeta e profetėve provohet pjesėmarrja e shqiptarėve nė Betejėn e Dytė tė Kosovės.

Kur ėshtė fjala pėr vendin Fushė-Kosovė, vlenė pėr t'u theksuar se penat e kohės qė shkrujtėn pėr ngjarjen nė fjalė, kėtė vend e vendosin, p.sh., nė kuadrin e Dardanisė, te kufiri i Misisė, kufiri i Bullgarisė dhe i Rashės, kufiri Arbėrisė, Bosnjės, Bullgarisė e Sklavonisė, nė afėrsi tė maleve tė Arbėrisė, pjesė e "Illyricumit", pjesė e Arbėrisė etj.

Sukseset e arritura gjatė luftėrave kundėrosmane tė Lidhjes Shqiptare nė krye me Skenderbeun gjetėn afirmim nga njė varg burrash tanė tė shquar. Vend tė veēantė nė mesin e tyre zinin edhe dy kosovarė nga Novobėrda, diplomati Gjergj Pelini dhe humanisti Martin Segoni. Pėr tė dy kėta personalitete tė shkėlqyeshme ėshtė bėrė fjalė mė se njė herė, por asnjėherė nė kontekstin e ēėshtjes qė po shqyrtohet.

Pa dyshim se njėri nga vargu i diplomatėve mė tė shquar tė fatosit tonė pėr ēėshtjen italiane, sidomos pėr ēėshtjen e republikės sė Venedikut, qe abati i Rotecit, Gjergj Pelini. Sipas njė dokumenti raguzan qė mban datėn e vitit 1441, informohemi se kishte origjinė nga Novobėrda. Gjatė viteve 1438 - 1463 e ndeshim si drejtues tė Kuvendit tė Shėn Mėrisė nė Rotec. Aktivitetin diplomatik e filloi shumė herėt, por nė shėrbim tė Skėnderbeut hyri pikėrisht nė prag tė Betejės sė Dytė tė Kosovės, mė 4 tetor 1448, dhe ndenji gjer nė fund tė jetės sė vet, mė 1463. Gjatė viteve tė pėrmendura, mė saktėsisht gjatė viteve 1448, 1450, 1451, 1456, 1457, 1458 e 1463, gjersa Gjergj Pelini i udhėhiqte misionet diplomatike tė shtetit shqiptar nė Republikėn e Venedikut, gjithėherė bėri pėrpjekje tė dilte faqebardhė kundrejt problemeve tė shtruara. Dėshirė mė e madhe e tij ishte qė shteti i Skėnderbeut dhe Republika e Venedikut tė jetonin nė paqe tė pėrhershme. Nė kėtė frymė e zhvilloi tėrė aktivitetin e vet diplomatik. Mirėpo, ishte bukur vėshtirė t'i dilte mbanė realizimit tė kėtij misioni paqėsor, meqė Qeveria Venedikase gati asnjėherė nuk qe e sinqertė qė t'i vinte nė jetė vendimet qė dilnin nga traktet paqėsore me Skėnderbeun. Kėtė injorim tė Republikės u mundua ta kompensonte Pelini duke ndėrmjetėsuar nė ēastet mė tė vėshtira. Aktivitetin diplomatik nė shėrbim tė Skėnderbeut Pelini e provoi edhe nė Romė, gjė qė ėshtė shėnuar nė dy letra tė papės Kaliksti III qė mbajnė data tė vitit 1457.

Njė kosovar tjetėr qė qe i pėrfshirė drejtpėrdrejt nė afirmimin e jetės dhe veprave tė fatosit tonė, ėshtė humanisti i shquar Martin Segoni nga Novobėrda (? - 1485). Pasi qė qyteti i lindjes sė humanistit nė fjalė ra pėrfundimisht nė duart e osmanėve mė 1455, nga ky qytet, sikur edhe mė vonė nga Shkodra, morėn rrugėn e mėrgimit pothuaj tė gjithė novobėrdasit. Ėshtė pėr tė vėnė re se atėbotė nga Novobėrda u ndanė edhe disa krijues tė njohur, tė cilėt, duke vijuar shkollimet e filluara nė vendlindje, bėnė emėr tė burrave tė shquar nė dhé tė huaj. Qė kėtej, Martin Segoni mbaroi doktoratėn nė Universitetin e Padovės. Pėr tė qenė mė afėr ngjarjeve qė e kishin kapluar Atdheun, nė vitin 1482, erdhi nė Ulqin, ku shėrbeu si ipeshkėv. Duke qenė dėshmitar i afėrt i pėrmbysjes sė shtetit shqiptar dhe i nismės sė rrezikut pėr pushtimin e Italisė, Martin Segoni shkroi njė skicė jetėshkrimi mbi Skėnderbeun tė titulluar Tregim mbi Gjergj Kastriotin, i quajtur nga Turqit nė gjuhėn e tyre Skender Beg, d.m.th. Aleksandėr i Madh, shkrim i parė i njohur deri sot kushtuar fatosit tonė. Martin Segoni shkroi edhe shkrime tjera, nė tė cilat ndeshim fragmente mbi Skėnderbeun e familjen e tij. Shkroi edhe pėr Kosovėn, pėrkatėsisht pėr Dardaninė.

Po pėrfundoj duke shpresuar se kam plotėsuar kėshtu nevojėn e njė cave cenem jo krejt tė padobishme pėr ndonjė studiues qė do tė dėshironte nė tė ardhmen tė merrej me kėtė ēėshje.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:47.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.