Kthehu   Kreu > D2 > D2L
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.3.2008, 11:52   1
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shkrim i cituar Ligji i maleve dhe e drejta romake


Citim:
E drejta e kanunit shqiptar dhe e drejta romake
Ernest Koliqi

Mikpritja, kjo dishiplinė, ky shpirt heroik, me tė gjitha parimet qi janė porsi ligjėt e tyne, mė tė gjith rregullat praktike qi drejtojnė zbatimin e tyne, nė gjuhė lakonike shqiptare, pėrfshihen nė nji fjalė tė vetme: Kanuni, ligja e tė parvet.
Mikrpritja e pėrmallshme e malsorit shqiptįr, tip i vėrtetė “bujari tė vorfėn”, i cilli kishte me u a hjekė vethes, gravet e fėmijivet tė vet, edhč mā tė mbrāmen kashatė bukė pėr tė ja shtrue “me krypė e me zemėr” mikut tė shtėpķs, e kishte me e lānė shtėpķn tė shuhet prei pushke, edhč t’i vźhet ferra prej praku e nd’oxhak, pėrpara se me e lėshue mikun ndorje – s’āsht tjetėr veē se nji e kėtij Kanuni.
Prej si frymzue besnikija shekulore e “kafazavet” shqiptarė, tė njiftun ānė e mb’ānė Lindjeje: prej si, gojtatija e rrebtė e e fuqishme e pleqvet e e krenvet, tė mbledhun okoll nė kuvend, tue i lānun armėt kryq; prei si ceremoniali i imėt e poetik i darsmavet, gjith i pėrshkuem nė vėshtrime tė mistershme.
Gjith jeta e malsorit shqiptįr, mendesija, gatshmenija pėr flijim tė jetės pį ngurrue kśr āsht punė ndere e detyre, marrėdhān’jet e tija familjare, kontratat, grindjet, gjakmarrjet, pjesėmarrjet e tij nė politikė tė mbrendshme e tė jashtme – tė gjitha janė rregullue prej kėso ligje: gjithēka āsht Kanū, i trashiguem prej tė Parvet, mā i pįshlyeshėm se po t’ishte i shkrīm nė dymbėdhetė pafta prej bronxi; kurrkush nuk e kį shkrue, por kurrkush s’kį pėr t’a shlye kurr nga shpirti i shqiptarit gjersį nji popull shqiptįr tė jétė, si qč qysh tash tridhetė qindavjeta n’atė breg t’Adriatikut.
Kuptimi i naltė moral e qytetįr, shpirti heroik qi e frymėzon kėtė ligjė gojdhānore, e vetmja qi u ruejt gjer sot n’Europė, na kujton vetvetiu vjetėrsķn klasike, e sidomos ata “antiqui mores” romakė e ato ligjė qi prej sish u lindėn, e na fton me studjue, ē’ndikime mund tė jénė mes tyne.
Kśr fuqķs sė Romės, sė shtrīme nji herė e mirė nė breg linduer t’Adriatikut, ju desht me organizue popullsķt e ndryshme Illyrike qi pėrbājshin kolektivitete individue – tė dallueme mā fort si grupe etnike me banesa jo gjithherė tė pį luejshme, se sį porsi krahina me kufij tė caktuem – shtini nė punė edhč kėtū, me atė urti tė vetė praktike, nji sistemė administrore si e lypte natyra e kombit tashmā tė bashkuem me fatet e Perandorķs.
U vendosen nji Prefekt pėr Illyrikun, kolonķ romake e kėshtjellė qytetarėsh romakė, legjone, kohorte, “alae”, me selķ tė caktueme; por aj organizim qi na sot kishim pėr t’a quejtė komunal e gjygjsuer, qč qi urtija e ekuiteti romak kishte sendėrgjue sė paku qyshė ndė kohė tė para tė Republikės pėr provincat e Siqilķs, t’Afrikės, tė Spājės, tė Galķs, me shteg tė hapun mā sė miri pėr bashkėpunim mes auktoritetevet prokonsullare e auktoritetevet vźndse pėr dobķ tė pėrbashktė, pėr sigurķ mā tė plotė tė tė drejtavet tė vźndasvet.
Ēdo krahinė e kishte qāndren e vetė tregtare nė kryevźndin e parė o nė tė dytin, ishte organizue nė nji “conventus juridicus”, tė pėrbām nga fisnikėt, nga nierzit me rāndsī e nga gjygjtarėt vendas, e ndėr kolonķ o gadi-kolonķ, kū elementi romak ja kishte lānė vźndin pėr nji pjesė tė madhe tė pėrparshmit, nė “conventus civium romanorum”.
Prefekti metodikisht e shetitte dhén, e tue u ndalė pėr inspektim ndėr kryevźnde tė ndryshme, e mblidhte “conventus” tė vendit me tė cilin mirrte nė shqyrtim ēāshtjet, sidomos tė sė drejtės civile, mbas rregullavet qi aj kishte paracaktue me nji “edictum”, por qi temeloheshin mbi tė drejtėn romake, mbi kuptime juridike vźndse e mbi “jus gentium”; veēanisht pėr procedurėn, punonte gjānas, nemos ndoshta vetun, instituti i “recuperatio”: ēdo qytetįr vźndas qi paditej nė gjygjė (in jus) nga nji romak, e anasjelltas, kishte tė drejtė me zgjedhė nji farė xhurije mprojsash, tė quejtun “recuperatores” qi kujdeseshin pėr zgjidhje tė drejtė tė gjygjit n’interesė tė tė paditunit.
Mā vonė, d.m.th. qė nga periudha e perandorvet Illyrikė e tektej, e sidomos qė prej kohe sė Konstantinit, “conventus” shkoi tue fitue randsķ gjithmonė mā tė madhe sį me i giį nji farė parlamenti provincjal, me tė drejtė t’i paraqesė qeverrķs perandorake ankime e pėrmisime pėr t’u bā.
Kėsi “conventus”, historikisht na njofim tre juridikė (Salona, Narona, Scardona) e nji “civium romanorum” (Lissus, Lezhja e soēme), por mund tė xāmė se edhč tjerė kanė qźnė nė qāndrra tjera.
Dekadenca e Perandorisė Romake-Bizantine njimend pruni me vedi nji regjim qi shkonte tue marrė e mā nji fizjonomķ feudale, natyrisht vetėm ndėr qāndra, ndėrsį popullsija illyrike gjithnji e organizueme nė fise, mund tė besojmė se shkonte tue fitue autonomķ pėr herė e mā tė madhe kaq sį me mbėrritjė m’u qeverrisė nė vedi mbas traditavet ethnike, ndoshta pjesnisht tė ndryshueme prei zakonevet tė prūme prei Romakvet.
Fjala “tribś” shpesh e pėrdorun nga albanologjt, vret pak si keq, dhe nuk e paraqet mirė kuptimin e “fisit”, qi āsht nji tok familjesh prej nji rrājet. Fisi i pėrgjet gjithsesi asajė qi Romakėt e quejshin “gens”, si mirė e difton Prof. Carlo Tagliavini nė veprėn e vet tė ēmueshme “L’Albanese di Dalmazia” (1).
Vershimet barbare, sodomos slave, n’ānė tjetėr, i zhdukne popullsķt illyrike nga fushat, nga lugjet e nga bregoret, qė prej veriu e deri nė Grykat e Kotorrit, edhč ushtruene nji ndikim nė konstitucjon tė fisevet illyrike, tue shtī nė tź, me shum gjasė, dishka prej konstitucjonit tė vet qi nuk ishte fort i ndryshėshėm; por nuk mund tė mohohet gjithsesi, se edhe konstitucjonet slave mund tė kenė ndie nji ndikim tė fort nga konstitucjoni illyrik, e, me ānė tė kėtij, ndoshta edhč nga kuptimet juridike romake.
Venediku, tue xānė vźnd ndėr bregore qė prej Kotorri e nė Vonice, gjet aty qytete mā sė forti tė latinizueme, shum a pak si ato tė Dalmatķs, do qytete shqiptare mā mbrendė e do kėshtjelle me rrethe tė veta tė qeverrisuna feudalisht nźn zotnķ bizantinė, slavė o napoletāj, tė shqiptarizuem fare o gadi, ose edhč shqiptarė prej fisi.
Vetėm aty kėtu, ndėr dokumentime tė kėsajė kohe o t’asajė fillė para kėsoje, na dalin do lajmime si nė mjegull mbi disį fise baritore o luftarake qi qeverrisen nė vedi po n’atė mėnyrė tė kompanjivet “di ventura” tė hījshin lirisht nė shėrbim tė njenit o tė tjetrit zotnķ; kėshtu edhč kėto fise, transumante pėr nevojė ushqimi, i shpėtojshin ēdo sundimi qeverritįr, e, tė mėsueme si ishin nė nji jetė t’ashpėr e luftarake barish tė lirshėm, i paraqitshin shėrbimin e vet ushtarak njenės o tjetrės qeverrķ.
Pėr kėto, kurrgjā s’diejmė me tė sakt nga pikėpamja konstitucjonale e juridike, por kį shum gjasė qi tė jénė qeverrisė me nji statut e nji kod gojdhānuer jo tė shkruem e gjithnji i lidhun, mė njen’ānė me psikologjķ tė fisit, e n’ānė tjetėr me konstitucjonin qi i pat pasė dhānė Roma “conventus”-it.
Kėsi lloji ishin fiset e Hotit, tė Kastratit, tė Kurbinit (nji ndėr ma tė moēmet qi njifen qyshė nė kohė illyrike e romake), tė Redonit.
T’u zhdukmen me pushtimin tyrk popullsķit qytetare latine-shqiptare edhč zotnķit vźndas, krahina malsore e pįshtegtė mbet plang pothue i pįvarun i kėtyne fiseve, tė cilat medje u hapne dhe nė krahinat qi pėrpara sundoheshin me dynastķ feudale, si ato tė zotnivet tė Pulėtit, tė Spājvet, tė Dushmanvet, tė Dukagjinvet e tė Kastriotvet.
U trajtue kėshtu nji krahinė e haptė nźn zotnimin e naltė tė Stambollit, pothue zyrtarisht e pįvarun prej Kanunit tė sultan Sylejmanit, e e rregullueme me nji kanū tė vetin gojėdhānuer, qi njifet me emnin, tashmā tė famshėm, tė “Kanunit tė Lekė Dukagjinit”. Por do t’ishte shum mā e pėrshtatun me e quejtė “Kanuni i Malsivet Shqiptare”.
Nė shka kį tė njinjishme ndėr fise tė ndryshme, ky kanū pėrmbahet sidomos nė nji systhem parimesh morali qytetįr e sė drejte konstitucjonale tė shprehun nė nji trajtė edhč mā tė permbledhtė se ligjėt lakonike tė XII dėrrasavet, e kaq tė gjalla n’atė stilin e tyne metaforik por tė téjpashėm, sį me mujtė m’u vū krahas ligjėt metrike tė sį vendeve tjera.
Kanuni jo vetėm mund u shpėtoi pėrpjekjevet t’unjisimit administruer e ligjuer tė perandorķs turk nė qindvjetėn e mbrāmė tė jetės sė kėsajė, ndihmue nga interesimi i fuqivet europjane qi e mbajshin porsi nji mjet pėr tė ruejtė autonomķn vźndse shqiptare, e sidomos prej lidhjes qi kishte me psikologjķ tė popullit; por edhč mbasi u ngreh nji shtet shqiptįr e u pajis me kode e me ligjė, fiset e malevet vazhduen praktikisht tue u qeverrisė mbas rregullavet tė Kanunit, nė kundėrshtim me ligjėt.
Mjerisht studjusat vetėm prej fundit tė shekullit tė kaluem filluene m’u interesue pėr tź mė nji mėnyrė pak systematike, prandej pak njoftime kemi qi tė na mbushin gollėn qi mbet nė periudha tė plota shekulore tė historķs sė Kanunit.
Āsht mandej punė mjaft e dyshimtė se u bā nji pėrpilim zyrtįr nė mėnyrė kodifikimi nė kohė tė Lekė Dukagjinit, si mendojnė disį, tue u pshtetė n’atė emėn tė rendomshėm tė “Kanunit tė Lekė Dukagjinit”; pėrpilime pėrmbledhsash privatė u bānė aty kėtu, por, natyrisht, asnji e plotė, se ajo, ma e gjāna ndėr tė gjitha e Atė Gjeēovit.
Diehet se, kśr na bje nė sy nji analogji mes Kanunit tė Malevet shqiptare e sė drejtės sė njij populli qi u pėrpoq me to, do tė dyshojmė gjithmonė mos āsht nji analogji e pėrftueme ndėr dy qarket pįvarsisht pse ndėr tė dyja e lypte gjendja e punvet, pse ndėr tė dyja ishte kultura nė nji shkallė ndėr tė dyja mėnyra e tė jetuemit ishte e njillojshme.
Por mbetė gjithnji studim i interesantshėm jo vetėm aj i varunivet mes njenitjetrit, por edhe aj i gjasimevet psikologjike; mun ndoshta, pėr do rrjedhime shpirtnore, gjasimet janė mā t’interesantshme e tė randsishme se vetė varunķt.

***

Jurisprudenca e Kanunit temelohet mbi nji kuptim moral krejt tė veēanėt tė njij populli, mė si duket, fisnik e krénįr, qi si dritėn e syvet i kėqyrė dinjitetin, pįvarsķn e nderėn personale – veti kėto qi ky popull nuk i merr n’atė kuptimin e tyne tė dukshėm e tė jashtėm aspak mā teper se nė pėrmbajtjen e tyne rrajėsore, si virtyte tė vėrteta.
Mrekullohet djali shqiptįr, tue gjetė gjith gjasim me psikologji e trashigueme prej sė parėsh kśr hīn me studjue, mes shkrimevet tė pėrpunueme t’atij pėrfaqėsuesi mā fisnik tė ndershmenķs romake qi āsht Ciceroni, po e xāmė traktatin “De Officiis”, kū nė librin e parė gjźjmė si nji vizatim tė bukur qi na pėrmbledhė idealin e virtytevet tė moēme romake.
Thotė, ndėr tjera, Ciceroni se, “rreth detyrevet, nuk mund t’ipen rregulla tė qindrueshėme, tė pįndrrueshme, tė pėrshtatuna me drejtimet e natyrės, veēse nga āna e atyne qi mėsojnė se vetėm ndėrshmenķn do tė kétė njeriu parasysh”. “Me ketė dėshir qi tė njofim tė vėrtetėn, bashkohet nji lakmi e fórtė pįvarsije, kaq sį nji shpirt tė cillit natyra t’i kétė falė shka i kį hije, s’ndigjon t’i shtrohet kurrkuj pėrveē atij qi e mėson e atij qi kį auktoritet tė pėrshtatun e tė ligjshėm: aut docenti aut utilitas causa iuste et legitime imperanti”. “Arėsyja e natyrshme na thotė se mā sė forti do tė kėqyret hijeshija e rendit ndėr fjalė e ndėr tė bāme e se do t'’ ruhemi vepravet tė pįgjashme e tė zburrnueme; e pėr mā tepėr nė ēdo tė menduem e tė bām, kurrgjā nuk do bā tue shkue mbas epshi: tum in omnibus et opinionibus et factis nequid libidinose aut faciat aut cogitet”
Le tė krahasaohet tash ky kuptim i ndershmenķs romake me atė ndjesin e nderės kaq tė gjallė nė shpirt tė ēdo malsori shqiptįr, qoftė edhč mā i vorfni e mā i panjoftuni. Pį dyshim, pėr tź ndera do me thānė qi edhe atij gjithkushi do tė ja kėqyrė njashtu si i pėrket mbas zakoni,edhč kėsaj sė drejte ai din me i dalė zot tue shkri pasunķ, familje e jetė. Por nė kėrkofshim cilla āsht konkretisht ndera nė kuptimin e tij, tue e pėvetė kź aj njeh pėr nierķ i ndershėm, sigurisht, si tė mendohet paksį, aj do tė dijė me pėrgjegjun: i ndershėm āsht aq sį trimi nė zā kah pushka mizore, njaj burr i matun e i urtė, njaj qi s’i hin kuj nė hak, qi kurr e pėr jetė fjalėn e dhānme nuk e ha, besėn e ndorėn nuk e ēartė, mikun nuk e lėshon; njaj qi āsht gjthmon gadi pėr detyrėt e veta qoftė pėr nė kuvend, qoftė pėr nė luftė: njaj qi pį ēue frota, pį marrina e pį ndrrue si hāna, difton drejtpeshimin e atij qi vedin e zapton, e āsht pėrashtū i dźj pėr atė dinjitet e pįvarsķ qi i pėrket burrit; ndėrsį njaj qi kėtyne detyrve nuk u rrin, njehet i zburrnuem, me njeshė xhubletėn e m’u sjellė nėpėr furka e enemija.
Shqiptarin, pėr t’a ftue pėr ēdo trimnķ mā tė madhė, pėr ēdo theorķ mā tė randė, pėr hatėr t’atyne vėlerave qi nė mendėsķ tė tijėn pėrbājnė ndėrshmenin e ndėrėn, mjefton ta pėvetish: a jé burrė?
Prandej nė temel tė mbarė etikės tė Kanunit na gjźjmė Burrnķn, e cilla pėrfshin gjithēka kapėrcen dukėn dhe sjelljen e jashtme, edhč detyrėt e drejtėsķs sė fjeshtė, pėr tė hypė nė shkallė tė shpirtit e tė ndėrgjegjės sė shėndritun.
Dy virtyte temelore na gjejmė tė shkrime nė burrnķ, nė kėtė kuptim tė fortė tė jetės: urtķn qi āsht drejtpeshim menduer, sjellje e matun e pėrshtatun ndėr marrėdhān’je tė nieriut me nierķ, edhe trimnķn qi āsht zemėr e guxim, por jo mārrķ.
Nė nji shoqėni qi qeverrim tė vėrtetė nuk pat, pėr nevojėt mā paranike tė marrėdhān’jevet nierzore, nji rāndėsi kryekėput shoqnore kį fjala e dhānun, premtimi. Kah del shpirti del fjala. Kėndej nė botėn shqiptare institucjoni temeltįr i Besės, qi āsht pėrnjiheri premtim, fjalė e dhānme, bé, ku shtohet edhč kuptimi i nderės sė vet tė vūme si peng sigurimi, e shpesh herė kuptimi i armė-pushimit e si besėlidhjes.
E pįshprehme e pothue gadi e lānun pį nji emėn tė vet (si kuptim fare paranik) mbet ndjesija e liris personale nė shkallė tė ndryhme (grueja, djali, burri i martuem, i zoti i shtėpķs): por gjithmonė nė mėnyrė qi kurr mos tė pranohet ndonji trajtė sklaverije, ose robnimi tė njij nieriu pėr shėrbim tė njij tjetri pį ndonji dobķ tė vetėn. I vorfėn o i pasun, sherbtuer, shegert, barķ, puntuer, zot shtėpije, ēdo shqipėtįr āsht pikė mā sė pari nieri ilirshėm si ēdo shqiptįr tjetėr.
Ky pėrplotsim virtytesh civile tė nalta e bujare qi, nji atmosferė kreshnike āsht ruejtė ndėr streha tė malevet t’ona, e pėrbān gjith idealin e burrnķs shqiptare. Kėshtu shejtnija e fjalės sė dhānun,e besės shqiptare, vetvetiu i mveshė ndėr sy t’onė malsorėt e rrebtė po me atė shkelqim tė fatosavet tė Romės.
Pėr nji krahashim mā t’imtė, do tė kujtojmė se romakėt, posė ndjesķs sė veēantė tė sė drejtės e tė drejtsķs qi kishin, tue vėrejtė se “summum jus summa iniuria”, randsķ tė madhe nė jetė shoqnore i ipshin “ekuitetit” qi pėrmbante gjith shka āsht virtyt nierzuer posė e pėrmbi tė drejtėn ngushtėsisht tė kuptueme.
Nji shfaqje e veēantė e besnikķs, bashkue me nji farė madhnije shpirtnore, āsht mproja qi secilli shqiptįr, i vorfėn o i paun, i vogėl o i fortė, e njeh vedin tė nderuem mė mujtė me ja dānė atij qi i bėrtet “ndore t’ande”. Edhč romakėt kėtė e kishin bā si nji institucjon tė veēantė, “klientela” nė tė cillėn “patroni” do t’i ipte klientit mproje, pėshtetje, kėshill.
Intersant me vėrejtė kufijt mbrenda tė cillvet pėrmbahet kjo detyrė, krejt njinji nė tė drejtėn romake e nė tė drejtėn kanunore shqiptare: marrėdhān’jet mes patronit e klientit romak ishin shźjte e ja kalojshin edhč lidhjes qi shtrėngon farefisin edhč qi bashkon miqt; i lėshonte rrugė vetėm detyrės sė mprojtjes sė tė mitunit e tė mikut tė shtėpis. Kėshtu ė Kanū gjaku i babė, i vėllaut e deri i mbarė njij kushrije, gjā e randė te s’ve, mund tė falet, por miku i vrįm s’falet kurr.
Kuptimi i fortėsķs romake, pėrmbante, si dihet, “et agere et pati fortia”; i tillė āsht edhč pėr Shqiptarėt, tė cillėt njaq e nderojnė trimin e vrįm sį trimin vrastįr, mjeft me u a vū veshin thān’jevet tė prekshme tė gjamvet e tė vajtimevet mbi tė vrįmin “qi diq si burrat”.
Ajo “gravitas” e Kuirivet kaq nė kundėrshtim me “levitas” tė Grekvet, nderimi pėr trashigimet e tė parvet, ajo “constantia” qi u qindron rrymavet pėrtrise, bindja ndaj “antiqui mores”, ndaj “instituta” tė gjyshavet, kanė nji randsķ tepėr tė madhe nė letėrsķn romake, dhe shfaqen tepėr qartas nė nji varg tė gjatė episodesh, pėr tė mujtė m’u mohue se edhe nė Romė kishte nji prirje pėr t’i ndejė zakonit. Po kjo prirje e fortė ndėr fiset e vjetra shqiptare, qi konkretohet n’ato thāna tė preme me tė cillat kėputet ēdo ēāshtje “si na e lānė tė parėt kanū”, e “nė katun tė vjetėr bidįt i rķ nuk qitet”, mund e ruejti deri mė sot nė Shqipnķ nji tė drejtė gojėdhānore tė fortė, tė vetmėn qi kį sot Europa.
Nė librin e parė “De Republica”, Ciceroni i shtinte nė gojė Shipjonit nji kėtė gjikim, se, ndėr trķ trajta qeverrimi, – monarkķ, aristokracķ, demokratķ – asnjena s’i dukej nė vetėvetėhe e mirė, por mā e pėlqyeshme se ēdo tjetėr ishte nji e katėrt, e pėrbāme me elementa tė matun, marrė nga tri tjerat. Nji ketė trajtė tė katėrt, aj e gjente shi n’organim tė republikės romake.
Āsht gjā pėr t’u vėré, sė paku si nji gjā e veēantė, se ato trķ lloje qeverrimi, gjinden tė bashkueme pėrpjesnisht nė konstitucjonin e fisit shqiptįr, mbasi aty gjejmė fuqķ monarkike nė bajraktarin, fuqķ oligarkike nė kėshill tė krenvet e tė pleqvet, e fuqķ demokratike nė vogjlķ o djelmnķ.
Mbret, nė vedi fisi nuk njef. Bajraktari āsht nji farė konsuli djalė mbas djali, i pėrjetshėm, por jo me fuqķ mā tė madhe se kishte konsuli romak, as me pėrjashtime nga barrėt e detyrėt, sikurse pėrjashtime nuk gėzonte as magjistrati romak. N’ānė tjetėr i pari i vogjlķs, nji farė tė plebes, e kį edhe aj atė zyrė djalė mbas djali, pį u bā kurrkund autokrat.
Ndėrsį ndėr qytete mesjetare tė Shqipnķs mund tė shofim trķ klasė shoqnore (cives, proniarii, nobiles) qi u pėrgjegjin trķ klasvet tė “plebeii, equites, senatores” nė Romė, n’organim tė komunitetit malsueri punvet e i gjygjvet tė fisit i pshtetet kuvendit tė pleqvet, e vetė, jashtzakonisht kuvendit burrė pėr shpķ. Kėndej shifet se kuvendi qźnka nji kėshill parsije: misa tė kuvendit janė, rregullisht, vetėm krenėt e disį familjeve qi e kanė ketė tė drejtė prei oxhakut; tjerat pėrmbājnė t’ashtuquejtunėn vogjlķ (o djelmnķ).
Porsč, posė krenvet e pleqvet prei oxhakut, mund tė thirren edhč tjerė pėr urtķ, d.m.th. pėr shkajk t’urtķs sė tyne personale. Pleqt, thotė Kanuni, janė tė parėt edhč burrat mė zā pėr urtķ e qi janė regjė ndėr gyjgje e pleqnķ.
Vėlen tė krahasohet gjith kėta me konstitucjonin e parė tė Senatit Romak qi kishte ato dy kategorķ sė “Patres” ose zot-shtėpijash fisnike, e “Conscripti”, osč, mbas Mommsen-it, nierz tė shtuem nga vogjėlija.
Pleqt, e , nė rasa tė randsishme, tė gjith sį janė zot shtėpije, pėrbājnė organin epruer tė qeverrimit tė fisit, njatź qi, tue u ruejtė ēudķ mbas sa qindavjetash skāji juridik romak, nė gjasim e nė vazhdim tė “Conventus juridicus” romak, quehet Kuvend.
Kryesķn e kėtij kėshilli tė pleqvet shqiptarė e kį, si thāmė, nji krye djalė mbas djali (Duca, Iudex, Vojvodė, o, ma vonė, Flamburjar o Bajraktįr) me auktoritet jo mā tė gjanė se atź qi kishte Konsuli nė Republikėn Romake; aj kį dorė me mbledhė Kuvendin kśr lypet o kśr e lypė ndokush, njashtu si e kishte Konsuli Romak. Si nė Romė thirrja bāhej me ānė tė njij ftuesi derė nė derė nė rasė ngutsije, njashtu Kasneci i soēėm shqiptįr derė nė derė ndėr rasa mā me randsķ do ta kryejė punėn e vet. Porse sikur nė kohnat fjesht republikane tė Romės, kreu shqiptįr kį vetėm kryesķn e kėshillit, zbatimin kśr atij ja pėshtesin, e kurrnji fuqķ tjetėr, por vetėm si nji “primus inter pares”.
Natyrisht, si nė Romė, ashtu edhč ndėr fise shqiptare, dallimi mes krenėsh e vogjlķs do tė shkaktonte, herėt a vonė, ndonji ndryshim interesash, ose kundėrshtim, o sė paku nji nevojė mproje e kontrolli: e, sikur nė Romė qénė “tribunėt e vogjlķs”, kėshtu nė fisin shqiptįr, e sidomos aty kū ushtrohet mā shpesh auktoriteti i pleqnķs, d.m.th. ndėr gjygje, posė pleqvet mund tė hijnė edhč stėrpleqt; posė kėsajė, nė ndonji fis, si p.sh. nė Shalė, vogjlija e pėrfaqsueme nga elementat e vet mā tė zott me thānė e me mbajtė fjalėn e vet, d.m.th. ata qi zakonisht rrokin armėt pėr luftė, u organizue nė nji korp, Djelmnja, mirė tė rregulluem, me tė drejta tė njoftuna ndėrmjetsije, ndalimi, kėputje pėr sė shkurtni tė ēashtjevet qi pleqt i lānė vrrā nė vrrā; tė kujtohet vet vetiu vogjlija romake qi lypte barasim n’emėn tė barrvet e tė meritimevet ushtarake tė veta.
Barasija e tė drejtave personale nė rreth tė klasvet shoqnore, nė Romė, sė paku nė temel, kį qźnė gjithmonė, edhe romakėt e kishin fort pėr zemėr; barasija mandej mes klasvet, qč lakmija e pėrhershme deri sį vogjlija arrijti me hīm nė senat e me lypėr nė konsulat.
Shqiptarėt, tė gjith njehen barabar, me gjith qi nji ndryshimi kį mes atyne qi janė rodi o fisi e atyne qi s’janė. Lakmija e vogjlķs pėr t’u vū krahas me pleqnķ o me krenėt, shkoi pak ka pak tue u pėrgjithsue.
Nė shoqnķn civile tė fisit shqiptįr, ndryshej se nė shoqnķn romake, sė paku tė kohvet tė vona, nuk kį nji klasė sklavėsh: tė gjith janė nierėz tė lirshėm, sa tė jétė jeta, edhč nė rasė qi s’pritojnė me hīm sherbim, o me punė o me armė, tė tjetėrkuj.
Posė kėtij pėrjashtimi, nuk janė tė pakta gjasimet mes dy ligjvet pėr shka i pėrket lirķs e dinjitetit personal, edhč n’atė ndjesķ dishipline qi āsht karakteristika e popullit romak; ky e kishte shum tė gjallė ndjesķn e lirķs, sidomos tė lirķs s’Atdheut, por edhe tė lirķs personale si e provojnė gjith ato ligjė qi sigurojshin tė drejtat e qytetarit romak; le tė kujtohen ato qi pėrmend Ciceroni ndėr Verrine, e ato penale qi prānojshin gjobėn, mėrgimin e dekėn, por burgimin vetėm rradhė e tė rrahunat kurr; vetė dėnimit pėr dekė mujtte nieri gadi gjith herė me i pėshtue tue marrė rrugėn e mėrgimit. Auktoritetin autokratik romaku e kishte mėnķ.
Shqiptari pį dyshim individualist āsht, me gjith qi pėrnjihei din me i dhānė rāndsķn e drejtė hjerarkķs, sidomos kur temelohet nė fis e n’urtķ; por sidomos aj don lirķn e malevet tė veta e lirķn individuale; krye nė vedi, thotė aj; e drejta e tij ndeshkimore njef gjobė e dāmshpėrblim osč tė qitunit prej fisit e tė djegunit tė shtėpķs, por nji ndeshkim personal tė vėrtetė jo, me pėrjashtim tė disa rasave qi hjekin fajtorit ēdo dinjitet nierzuer e ndeshkohen tu ja vū pushkėn katuni mbarė.
Mbarėshtimi i drejtsķs ndėr Male Shqiptare, mbas parimevet tė “ekuitetit” nė punė civile e kriminale, e mbas rregullash procedure tė caktueme mjeft imtas nė Kanū, i pshtetet zakonisht Kuvendit tė Pleqvet.
Por mun kėtu na bje nė sy mā forti nji gjā e ēuditshme – por e kuptueshme po tė kujtohet shpirti i besnikķs ndaj traditat qi ky popull e kį tė vetin – d.m.th. tė ruejtunit e atij statuti qi Roma i kishte falė: instituti i “recuperatio”.
E njimend aj qi, ndėr male, paditet prej kundėrshtarit nė gjygj tė pleqvet, kį tė drejtė, simbas rāndsķs sė ēashtjes e cillsķs sė vet, me paraqitė nji parotė ose tok dorėzānash a dishmitarėsh pėr mprojė, tė cillėt kanė me pasė rāndsķ kryesore nė tė kėputun tė gjygjit. Āsht e vėrtetė se e shuma ketė skāj teknik “parota” e lindhin me paralelin “parota” qi ndihej nė tė drejtėn gojėdhānore slave; por nuk mungojnė arsyenat pėr tė thānė, me studjuesa tjerė, se nga “recuperatio”, nepėr nji fjeshtsim “paratio”, mund tė kénė rrjedhė tė dyja trajtat, shqipja edhč slavja.
Tue hī tash ndėr imtime, sį pėr dishmitarė, nė tė drejtėn romake tė vjetėr si kshill, e nė tė drejtėn konstantiniane si detyrė, vėlente parimi se “testis unus testis nullus”; analogisht parota ose toku i dishmitarvet tė sė drejtės shqiptare, lypė se lypė nji shumicė, tė shumtėn deri nė 12 o 24, pse, si arsyeton vetė Kanuni, ndėr gjith ata burra, mos i pari, se paku i dyti o i treti, dishka kį me diejtė e s’kį me e shitė shpirtin me bé ne shtrembtė.
Tjetėr analogji po gjźjmė nė tė dhānun tė bés: kohėn e “legis actiones” ndėr romakė, njena ānė mujtte, pėr provė tė faktevet qi qitte, me ja lānė punėn ndėrgjegjės s’ānės tjetėr, tue e vū nė bé pėrmbi vėrtetsķn e atyne fakteve: kundėrshtari e bierte po mos tė donte me bā bé; kėshtu edhč mbas Kanunit, kśr i padituni āsht nė moh, i zoti i gjās sė vjedhun, josč pėrgjithsisht paditsi, kį tė drejt me i dhānė bčn: a bén me “sedije”, a gjān, a cubin,d.m.th. i padituni ndo bān bé se s’din gjā pėr atė vjedhje, ndo e kėthen gjān, ndo zblon se kush e vodh.
Tue marrė tash me pėrshkrue familjen e tė drejtėn e sajė si nė shtėpķ si jashta, do tė kujtojmė se nė familjen romake “paterfamilias” ishte i vetmi e mā i nalti rregullues, i vetmi gjygjtįr i fajevet tė bāme prei atyne qi vareshin nga “patria potestas” e tija; kishte tė drejtė tė pįkufijzueme qortimi e ndeshkimi mbė birt e vet (“jus vitae et necit”). Kėta deri kah fundi i qeverrimit konsulluer.
Sikurse ati ishte zotnija absolut i familjes, njashtu ishte dhe zotnija i vetėm e absolut i “patrimonit” shtėpijak. Gjithēka djali i lidhun ende nźn pushtet tė t’et, fitonte, qoftė mbas fjalės sė t’et, qoftė pį dijtun ky, i pėrkitte babės-familje; djali, posė rasash sė jashtėzakonshme, s’mujtte me ngrehė ēashtje nė gjysh n’emėn tė vet.
Analogjisht, mbas Kanunit, baba kį tė drejtė mbi jetė tė tė birvet: aj rreh. Lidhė, burgosė djalin osė vajzėn, Kanuni nuk i pėrzihet; kį tė drejtė me e shtķ djalin rrogtar kśr tė doejė; mund t’i ndeshkojė robt e shtėpķs tue i lānė pį hāngėr, tue u hjekun armėt pėr nji o dy javė, tue i lidhė o tue i burgosun nė shtėpķ,o tue i qitun jashta; aj kį tė drejtė mbi fitime tė gjindes sė shtėpķs, tė rrogės a tė falmevet, kį tė drejtė me blé, me shitė, e me ndrrue tokė si arė, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vades, gjā tė gjalla e rremet, ndėrsa gjendja e shtėpķs nuk munden me shitė, as me blé, as me ndrrue gjā.
Vetėm kush ishte “pater familias” gėzonte nė Romė tė drejtat e plota civile e politike. E nė Kanū i pėrket tė zott jose plakut tė shtėpķs me marrė pjesė nė jetė tė fisit; aty ku aj e pėrfaqson gjith familjen me tė gjitha tė drejtat e detyrėt.
Ēuni qi s’āsht endč armėvet, djali pėr pushke, burri i martuem por endč i pįndįm prei familjeje e nźn auktoritet tė gjyshit, tė babės, tė vllaut tė madh, kanė tė drejta civile tė caktueme imtimisht e marrin pjesė simbas shkalle sė vet nė jetė politike. Porse tė drejta tė plota civile e sidomos politike kį vetėm aj qi āsht zot shtėpije d.m.th. “pater familias”, sikurse edhč, si nė kuptimin romak, jo individui, por familja āsht qelula e shoqnķs politike.
Grues nė Romė kurr s’i binte “patria potestas” e prandej, nė kohna mā tė para pėrjashtohej nga zyrat botore. Kėshtu edhč nė Kanū, grueja nuk pranohet si plak, paditės, dishmitįr, mis i kuvendit tė pėrgjithshėm, trashigimtįr.
Posė grues e fėmijėsh, nźn auktoritet tė “pater familias” romak, ishin edhč “agnati”, d.m.th. gjith ata qi rridhshin nė vijė mashkullore nga baba e gjyshi i pėrbashkėt osč ishin adoptue pre si. Kushtetija e familjes patriarkore shqiptare, me plakun zot shtėpije, shtrihźt analogjisht mbi tė gjith ata qi, si misa tė familjes, bashkėjetojnė endč nźn nji strehė e rreth njij votre.
Mbas deke sė titullarit tė njij “patrimonium” romak, ky qindronte dhe i shkonte tok nji nieriut ose disį nierzvet qi quheshin “haeredes”; tue dekė kryetari i familjes, nė shoqnķn e vjetėr romake, toku i familjes nuk zgidhej, por mbette i bashkueme nźn nji kryetįr tjetėr qi ishte njaj mā i afėrmi pėr gjak me tė dekunin, ose nji tjetėr i caktuem prej si. Kėshtu edhe nė familjen malsore shqiptare, zakonisht, nė dekė tė babės e tė gjyshit, vazhdon bashkjetesa, edhč pasunija mbetė nji; djalit mā tė madh i pėrket sundimi i shtėpķs mbas deke sė t’et e do tė pėvet pėr ēdo ēāshtje nė shtėpķ edhe jashta.
Trashigimtarit romak i mbette edhe pasivi i trashigimit. E mbas Kanunit, nė qoftė se aj qi vdes pį lanė kźnd mbrapa, lźn borxhe, kėto do tė kahen tue zbritė shumėn e tyne nga dispozitat e tija qi kį mujtė me bā me testamend, e kėta āsht detyrė e kushrinķs (“agnati”).
Nga trashigimi nė Romė pėrjashtoheshin mbasardhsit nė vijė femnore; kėshtu edhe Kanuni lypė qi trashigimi t’i shkojė nipit tė trungut (ose tė gjakut) e jo nipit tė tamblit (osč nipit bijash).
Ndėr Romakė, kur s’kishte “agnat” (farefis) hījshin nė trashigim ligjuer “gentiles”, d.m.th. ata tė nji “gens” (fis), me gjith qi kjo ligjė u la shpejt mbas dore. Ndėr male shqiptare, me mbetė shpija pa mashkuj, kushrini mai afėrm merr sundimin e gjās. Me mungue edhč kushrinija, vėllaznija ose dhe fisi, edhč mė njiqind brźza nė kjoshin, kanė tagėr mbi gjā, prone e pasunķ tė pangut tė shuem.
Kėto janė ndėrvarunit, o ma mirė, shkurtas, analogjķt mes kodit tė Malevet shqiptare e tė drejtės Romake.

http://www.albanovaonline.com/module...hp?storyid=229
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:57.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.